UDHA E SHKRONJAVE
Cambridge Professional Development Centre
CERTIFIKATA NDËRKOMBËTARE E KEMBRIXHIT NË MËSIMDHËNIE DHE MËSIMNXËNIE (6208) DIPLOMA NDËRKOMBËTARE E KEMBRIXHIT NË MËSIMDHËNIE DHE MËSIMNXËNIE (6209)
www.teacher.al
Pse Kembrixhin? Kualifikimet e Kembrixhit për Zhvillim Profesional ofrojnë një kornizë të fortë për të mbështetur një zhvillim profesional të vazhdueshëm dhe të frytshëm për mësuesit dhe drejtuesit. Këto kualifikime i ndihmojnë mësuesit: • të përfshihen në mënyrë kritike me konceptet, parimet, teoritë dhe praktikat më të mira ndërkombëtare që lidhen me kualfikimin • të zbatojnë idetë dhe kapjet e reja në praktika që përfshijnë edhe reflektimin në kontektin e tyre të mësimdhënies dhe të mësimnxënies. • të vlerësojnë përvojat dhe arritjet për të planifikuar një zhvillim të mëtejshëm • të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies së tyre dhe të drejtimit për të rritur cilësinë e mësimit të nxënësve të tyre.
Kualifikimet e Kembrixhit për Zhvillim Profesional janë skicuar të integrohen me planifikimin e zhvillimit profesional, të vepritarive dhe të kulturës së shkollës që i realizon. Këto kualifikime i ndihmojnë shkollat të përmirësohen, përmes programeve të përshtatshme (edhe nga këndvështrimi i kostove), që janë një përfitim për mësuesit dhe nxënësit e tyre. Ato u dëshmojnë prindërve, komunitetit të shkollës dhe investitorëve që shkolla e vlerëson dhe ndihmon në zhvillimin e stafit.
NJOHJA Kualifikimet e Kembrixhit për Zhvillim Profesional njihen gjithashtu në arenën ndërkombëtare si tregues i shkëlqimit për mësuesin apo drejtuesin. Në Mbretërinë e Bashkuar, Certifikata akreditohet me 60 kredite të nivelit 4 të FHEQ* ndërsa Diploma akreditohet me 60 kredite të Nivelit 5 të FHEQ. Kualifikimet ndihmojnë në përmirësimin e profilit të të mësuesit dhe drejtuesit dhe vlerësohen në hapat e mëtejshëm të zhvillimit dhe të karierës profesionale. * FHEQ është shkurtimi për Kuadrin e Kualifikimeve të Arsimit të Lartë të Agjensisë së Garantimit të Cilsisë në Angli, Uells dhe Irlandën e Veriut.
2
Kualifikimet e Kembrixhit, kur jepen në anglisht, janë të akredituara nga UCL Institute of Education (IOE) IOE është qendra lider në botë për edukimin dhe shkencat sociale. Ajo është renditur dy herë në vendin e parë në botë, për renditjen e universiteteve, në fushën e arsimit. (shih http://www.ioe.ac.uk/)
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
“Udha e shkronjave” merr statusin Cambridge Professional Development Centre “Udha e shkronjave” i bashkohet komuniteti global që ofron Kualifikimet e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional për mësues dhe drejtues “Udha e shkronjave” mori statusin Cambridge Professional Development Centre prej Cambridge International Examinations dhe është e miratuar të ofrojë Cambridge International Certificate in Teaching and Learning (Certifikatën Ndërkombëtare të Kembrixhit në mësimdhënie dhe mësimnxënie), një nga Kualifikimet e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional për mësues dhe drejtues, e cila pasohet nga Cambridge International Diploma in Teaching and Learning. Michael O’Sullivan, Drejtuesi Ekzekutiv i Cambridge International Examinations, u shpreh: “Ne jemi të kënaqur që “Udha e shkronjave” iu bashkua komunitetit global në rritje të Qendrave të Kembrixhit për Zhvillimin Profesional. Ne mezi presim të shohim një marrëdhënie afatgjatë dhe produktive që do të jetë një përfitim i madh për mësuesit, drejtuesit dhe nxënësit e tyre në rajon.”
Kualifikimet e Kembrixhit njihen dhe vlerësohen nga punëdhënësit nëpër botë. Kembrixhi i është përkushtuar ndihmës ndaj shkollave që ato të ofrojnë arsimin më të mirë të mundshëm duke ofruar mbështetje të gjithanshme, duke përfshirë dhe zhvillimin dhe trainimin profesional, materiale për klasat e tyre dhe anëtarësi në një komunitet global të të mësuarit. Kualifikimet dhe programet e Kembrixhit mësohen në mbi 10 000 shkolla në 160 shtete. Artur Shkurti, drejtor i “Udha e shkronjave” u shpreh:
Michael O’Sullivan dhe Artur Shkurti gjatë Konferencës së Shkollave të Kembrixhit zhvilluar në 3-5 shtator 2014, në Homerton College, Kembrixh, UK
www.teacher.al
“Hapi ynë i fundit për përgatitjen profesionale me kualifikime të Kembrixhit do të jetë një zhvillim shumë i rëndësishëm për mësuesit dhe pedagogët në Shqipëri. Pika jonë e fortë ku mbështetim suksesin me certifikimet ndërkombëtare është përvoja e gjatë e shkollës “Udha e shkronjave” në punën me nxënësit si të vetët ashtu edhe të shkollave të tjera, njohja shumë e mirë e kurrikulës dhe pozicioni si vlerësues në Olimpiadat Kombëtare”.
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
3
Përmbajtja
1. Hyrje në program ........................................................................................................5 Cili është qëllimi i Certifikatës dhe i Diplomës në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie? Për kë janë këto kualifikime? Mbi cilat parime themelore mbështetet skicimi i këtyre kualifikimeve? Cila është struktura e kualifikimit? Çfarë përfshin programi i një Certifikate ose Diplome? Si vlerësohet Certifikata dhe Diploma?
2. Certifikata në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie .......................................................8 Hyrje në Certifikatë
Moduli 1 Eksplorimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies
Kreu 1 Të kuptuarit e parimeve të mësimnxënies dhe të mësimdhënies Kreu 2 Të dhënit e një mësimi të frytshëm Kreu 3 Të ndihmuarit e mësimit aktiv përmes mësimdhënies të frytshme Kriteret e vlerësimit
3. Diploma në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie ........................................................18 Hyrje në Diplomë
Moduli 2 Mësimdhënia dhe mësimnxënia në veprim Moduli 3 Zhvillimi i praktikës profesionale Kriteret e vlerësimit
4
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Cili është qëllimi i Certifikatës dhe i Diplomës në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie? Certifikata dhe Diploma janë skicuar për të ndihmuar mësuesit të zhvillojnë të menduarin dhe praktikën e tyre profesionale, dhe të përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies së tyre. Praktika me reflektim pasurohet me përfshirjen në mënyrë kritike me idetë dhe kapjet e reja.
Për kë janë kualifikimet?
Certifikata dhe Diploma janë për mësues që e ushtrojnë profesionin. Ato përqëndrohen në zhvillimin e njohurive, aftësive dhe të të kuptuarit në aspekte kyç të mësimdhënies dhe të mësimnxënies. Ato përfshijnë dhe lidhen me të gjtha kontekstet ku ndodh mësimdhënia dhe mësimnxënia: nga arsimi fillor dhe arsimi i përgjithshëm sekondar (i mesëm i ulët ose i mesëm i lartë), deri tek arsimi i lartë ose i të rriturve. Ato (certifikata dhe diploma) ndihmojnë mësuesit të zbulojnë (eksplorojnë) dhe të zbatojnë ide të reja në kontekstin (rrethanat) e tyre, të integrojnë kapjet, metodat, teknikat e reja në praktikën e tyre, dhe të dëshmojnë zhvillimin e tyre profesional si praktikantë që reflektojnë. Ka shumë terma të ndryshëm në përdorim për ‘mësues’, ‘nxënës’, ‘kontekst të nxënëni’ dhe ‘sesion nxënie’. Në këtë program, ne u referohemi termave ‘mësues’, ‘nxënës’, ‘shkollë’ dhe ‘mësim’ ashtu si kuptohen ato në përgjithësi. Për qëllime të vlerësimit, ne përdorim gjithashtu termini ‘kandidat’, aty ku është e përshtatshme, për t’iu referuar mësuesit që përgatitet për kualifikimin.
Cilat janë parimet që udhëheqin këto kualifikime? Mësimdhënie e shkëlqyer
Studimet tregojnë që mësimdhënia e shkëlqyer është faktori pozitiv më kuptimplotë që ndikon në zhvillimin e nxënësit. Cilësia e një shkolle apo një sistemi shkollor varet nga cilësia e mësuesve të vet dhe e mësimdhënies së tyre. Karakteristikat e mësuesve të shkëlqyer përfshijnë: • njohjen mirë të fushës së tyre kurrikulare • të kuptuarin e nxënësve të vet dhe plotësimin e nevojave të tyre si individë • inkurajimin e nxënësve për t’u përfshirë aktivisht në mësimnxënien e tyre • krijimin e lidhjeve, për shembull me përvojat e nxënësve, botën reale, dhe me kontekste më të gjera • përdorimin në mënyrë të përshtatshme të një vargu strategjish dhe veprimtarish mësimdhënëse • të qenit praktikantë reflektues dhe krijues të përfshirë në mësimnxënien e vazhdueshme profesionale • të qenit bashkëpunues dhe mbështetës ndaj kolegëve, shkollës dhe komunitetit. Certifikata dhe Diploma në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie janë projektuar të inkurajojnë dhe të njohin këto tipare. Ato përqëndrohen në një cikël reflektues të praktikës së mësimdhënies dhe mësimnxënies në të cilin mësuesit: • planifikojnë përvoja të përshtatshme mësimnxënie për nxënësit • i zbatojnë dhe i menaxhojnë këto përvoja • vlerësojnë frytshmërinë e tyre • përshtatin mësimdhënien e tyre dhe mësimnxënien e nxënësve të tyre për ta zhvilluar atë • reflektojnë dhe ndajnë me kolegët mësimnxënien profesionale të tyre.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
5
Zhvillim profesional i shkëlqyer
Studimet tregojnë që zhvillimi profesional i shkëlqyer për mësuesit: • është i integruar me me jetën e përditshme të shkollës dhe të mësuesit • merr parasysh njohuritë dhe përvojat e mëparshme të mësuesit • ofron mundësi për reflektim dhe mësim nga përvoja • inkurajon dhe ndihmon risitë dhe bashkëpunimin • ndihmon mësuesit të zhvillojnë, dhe të përfshihen në mënyrë kritike me teoritë e tyre të të nxënit • pasuron mësiminxënien e mësuesit përmes përfshirjes kritike me teoritë e të tjerëve • është i mbështetur në çdo kohë dhe i ndihmuar prej njerëzve që kanë ekspertizë. Certifikata dhe Diploma janë hartuar për të ofruar një zhvillim të tillë profesional. Ato përfshijnë një mësimnxënie profesionale në formë spirale - çdo fazë është një cikël i mësimnxënies eksperimentale dhe praktike reflektuese që ndjek ciklin e mëparshëm dhe udhëheq tek pasardhësi. Fushat e mësimnxënies rikapen në mënyrë sistematike brenda programit në mënyrë të tillë që mësuesi mund të përfshihet me to në thellësi e detaj, dhe të fitojë njohuritë dhe aftësitë që lidhen me to.
Cila është struktura e kualifikimit?
Moduli 1 mund të merret më vete si Certifikatë. Kandidatët mund të vijojnë me Modulet 2 dhe 3 për të plotësuar Diplomën.
Moduli 1
Moduli 2
Certifikata
Moduli 3
Diploma
Kandidatët duhet të marrin një vlerësim Kalues ose Shumë mirë para se të kalojnë në modulin tjetër. Diploma i përfshin të tre modulet.
Moduli 1
Moduli 2
Moduli 3
Orët mësimore për përgatitje
120
120
120
Zgjatja e këshilluar për programin
4 muaj
4 muaj
4 muaj
Vlerësimi
Portofoli i dëshimeve të praktikës, i mësimit dhe i reflektimit
Portofoli i dëshimeve të praktikës, i mësimit dhe i reflektimit
Portofoli i dëshimeve të praktikës, i mësimit dhe i reflektimit
Gjatësia e dëshmive 3600 fjalë me raporte 3600 fjalë me raporte 2400 fjalë me raporte me shkrim mbi praktikën mësimore mbi praktikën mësimore mbi praktikën mësimore
6
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Çfarë përfshin programi i Certifikatës ose Diplomës? Një program tipik për Certifikatë ose Diplomë i ndjekur nga Qendrat e Kembrixhit siç është “Udha e shkronjave” (Cambridge Professional Development Centre) konsiston në një ekuilibër të gjerë të veprimtarive, të përshtatshme për nevojat dhe rrethanat e mësuesve dhe shkollës (shkollave) së tyre. Programi planifikohet prej drejtuesit dhe skuadrës së tij si një tërësi veprimtarish koherente të lidhura me mësimnxënien përgjatë kohës, me një seri elementesh. Të gjitha programet përfshijnë: • mësimnxënie të udhëhequr – p.sh. punë në grup, seminare, shpjegime • studim individual dhe mësimnxënie në bashkëpunim– p.sh. lexime, kërkime dhe diskutime • mësimnxënie e bazuar në punë dhe e mbështetur nga shkolla – p.sh. zbatimi i ideve të reja dhe i metodave të reja në praktikë, duke marrë edhe përshtypjet e kolegëve. Qendrat e Kembrixhit (si “Udha e shkronjave”) duhet të ofrojnë të paktën 40 orë mësimore të mësimnxënies së udhëhequr për çdo modul. Mësuesit duhet të integrojnë sa më shumë kohë përgatitje të munden në përgatitjen e tyre të përditshme. Ata duhet të lejojnë kohë për lexime shtesë në fushë dhe për diskutime me kolegët e tyre, për të pasuruar praktikat e tyre reflektuese. Gjatë secilës fazë të programit të tyre, mësuesit eksplorojnë një numër pyetjesh kyçe dhe përfshihen në një varg veprimtarish të lidhura ngushtë me punën e tyre të përditshme profesionale. Këto veprimtari, dhe reflektimet e lidhura me to, prodhojnë dëshmitë për vlerësim. Një rol të rëndësishëm për t’u luajtur u jepet kolegëve me eksperiencë dhe të besuar në mbështetjen, ndihmën ndaj kësaj mësimnxënieje. Përmes diskutimit dhe përmes aftësive të tyre në shtrimin e pyetjeve, këta kolegë inkurajojnë mësuesit praktikantë të reflektojnë mbi mësimnxënien e tyre dhe çfarë kuptimi merr ajo për qasjen e tyre metodologjike ndaj mësimdhënies. Ata gjithashtu i ndihmojnë mësuesit praktikantë të demostrojnë, përmes shembujve dhe dhe raporteve nga praktika, që ata: • janë duke fituar aftësi të reja • janë duke mësuar si t’i përdorin njohuritë dhe aftësitë e tyre • janë duke i përdorur ato me maksimumin e efektit.
Si vlerësohet Certifikata dhe Diploma? Vlerësimi bëhet përmes një portofoli dëshmish, që shqyrtohen prej Kembrixhit. Në portofolin (dosjen) e tyre, çdo mësues demostron njohuritë e veta, aftësitë dhe të kuptuarin në kontekstin e punës së tyre, prej burimesh të ndryshme: • vëzhgimet dhe praktikat në klasë • materialet që dalin natyrshëm nga procesi i mësimdhënies • përshtypjet e kolegëve, nxënësve dhe të tjerëve • reflektimet e vetë mësuesit mbi praktikën e tij.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
7
CERTIFIKATA NDËRKOMBËTARE E KEMBRIXHIT NË MËSIMDHËNIE DHE MËSIMNXËNIE (Cambridge International Certificate in Teaching and Learning)
Hyrje në Certifikatë Qëllimet
Në Certifikatë, mësuesit do të kenë mundësinë: • të kuptojnë parimet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies dhe t’i zbatojnë këto parime në praktikën e tyre • të artikulojnë teorinë e tyre personale të mësimnxënies • të hartojnë veprimtari mësimore koherente që përqëndrohen në planifikim për mësimdhënie dhe mësimnxënie aktive • të përdorin metodologji mësimdhënieje dhe mësimnxënieje të përshtatshme në ndihmën ndaj nxënësit që të mësuarit e tyre të jetë efektiv • të zhvillojnë aftësitë e tyre të praktikës me reflektim për t’i ndihmuar ata të vlerësojnë dhe të zhvillojnë praktikat vetjake • të mësojnë në mënyrë bashkëpunuese, të mbështetur nga kolegët e tyre.
Struktura
Certifikata përbëhet nga tre kapituj të lidhur me praktikën, dhe formojnë Modulin 1: Eksplorimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies të Diplomës në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie. Kreu 1 Kreu 2 Kreu 3
Të kuptuarit e parimeve të mësimdhënies dhe të mësimnxënies Të dhënët mësim një orë efektive Të ndihmuarit e mësimnxënies aktive përmes mësidhënies së frytshme
Çdo kapitull është paraqitur më poshtë në terma të rezultateve të të mësuarit, pyetjeve kyç, metodave të vlerësimit dhe kërkesave për dëshmitë, dhe kritereve të vlerësimit. • Çdo rezultat i të mësuarit përcakton çfarë pritet prej një kandidati të dijë, të kuptojë dhe/ose të jetë i aftë të të demonstrojë pas plotësimit të procesit të mësimnxënies në këtë kapitull. • Pyetjet kyç në çdo kapitull tregojnë se ku duhet të përqëndrohet të mësuarit profesional. • Metodologjia e vlerësimit dhe kërkesat për dëshmitë shpjegojnë se si kandidatët mund të tregojnë që ata kanë arritur objektivat e të mësuarit. • Kriteret e vlerësimit përdoren nga vlerësuesit e Kembrixhit në gjykimet e tyre mbi cilësinë e dëshmive të paraqitura. Ato përcaktojnë çfarë pritet një kandidatë të bëjë për të demonstruar që ai i ka arritur objektivat e të mësuarit.
8
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kërkesat për kandidatin Kandidati duhet: • të jetë mësues me kohë të plotë ose të pjesëshme, që jep mësim në një institucion arsimor si shkollë, institut, universitet apo qendër trainimi për të rritur • të japë mësim në shkollë për më shumë se një vit akademik, për të paktën 24 javë dhe me të paktën 6 orë në javë • të ketë një mbështetje të vazhdueshme nga të paktën një koleg i besuar dhe me përvojë, i cili kupton parimet e përgjithshme që ndërtojnë këtë kualifikim, dhe që mund të ofrojë vëzhgime dhe këshillim ndihmues • të japë mësim për një grup me të paktën 6 nxënës • të jetë përgjegjës për planifikimin dhe ndihmën për veprimtaritë mësimore të nxënënsve të vet.
Kërkesat për dëshmitë e punës Në portofolin e Certifikatës, kandidatët përdorin modelet e gatshme të Kembrixhit për të mbledhur, për të organizuar dhe për të paraqitur dëshmitë e tyre për të plotësuar kriteret e vlerësimit. Në hyrjen e portofolit, kandidatët konfirmojnë që ata plotësojnë kërkesat e kandidatit dhe ofrojnë informacion mbi të kaluarën e tyre në përvojat profesionale dhe rolet që kanë luajtur, dhe kontekstin në të cilin ata mësojnë. Kjo është mundësia e tyre për të treguar ndikimin domethënës mbi punën e tyre dhe zhvillimin e tyre profesional. Kjo paraqitje hyrëse nuk vlerësohet apo gjykohet, por e ndihmon vlerësuesin të kuptojë dhe të interpretojë dëshminë e punës dhe reflektimet. Certifikata është hartuar në mënyrë që kandidati të mund të demostrojë të menduarin dhe praktikën e tij profesional sa më qartë dhe frytshëm të jetë e mundur. Dëshmia e kërkuar përkon me rezultatet e të mësuarit. Në portofol, dëshmitë e kandidatëve kanë të bëjnë me: • praktikën – praktikat mësimdhënëse të kohës (në të cilin kryhet certifikata) • të mësuarin – njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarin e fituar së fundmi • reflektimin – aftësitë në analizimin, sintetizimin dhe vlerësimin e përvojave të tyre për të zhvilluar praktikat e tyre të ardhshme profesionale. Me dëshmitë e shkruara, kandidatët duhet të mbajnë kufijtë e numrit të fjalëve dhe t’u përgjigjen në mënyrë koncize shtysave në modelet e gatshme që do t’u ofrohen. Shtysat tregojnë se si të fokusohen dhe t’u japim një formë spjegimeve, reflektimeve dhe dëshmive të tjera. Kandidatët duhet gjithashtu të ndjekin rregullat e Kembrixhit për formatin dhe madhësinë e dëshmisë dixhitale si p.sh. fotot. Reflektimet e kandidatit duhet të shoqërohen me referenca ndaj mendimeve dhe përvojave të personave të tjerë, qofshin këto në formën e publikimeve akademike, apo të postuara në forume apo blogje diskutimi online. Të gjitha burimet duhet të kenë referenca të qarta.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
9
Moduli 1 Eksplorimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies
Kreu 1 Të kuptuarit e parimeve e mësimnxënies dhe mësimdhënies Rezultatet e të mësuarit
Kandidati do të merret me parimet dhe konceptet e të mësuarit dhe mësimdhënies. Ai gjithashtu do të eksplorojë çfarë e bën efektiv një orë mësimi në mënyrë të tillë që ai të mund: A B C D
të shpjegojë të kuptuarin e vet për mësimnxënien dhe se si njerëzit mësojnë të shqyrtojnë metodat e mësimdhënies dhe veprimtaritë mësimnxënëse që bëjnë që nxënësi të përfshihet dhe motivohet për të mësuar të shpjegojnë të kuptuarin e tyre për qëllimet e vlerësimit të identifikojnë dhe shpjegojnë tiparet kyç për atë çka ata mendojnë se e bën efektiv një orë mësimore (një mësim), dhe të vlerësojnë ndikimin që do të ketë çdo nxënie e re në praktikën e tyre të ardhshme profesionale.
Pyetjet kyç Për të mbështetur procesin mësimnxënës, kandidatët do të eksporojnë pyetjet kyç që vijojnë: • Çfarë kuptojmë me mësimxënie – konceptet dhe modelet bazë? • Si mësojmë ne – si e “ndërtojmë” formojmë të kuptuarin? • Çfarë është vlerësimi gjatë procesit mësimor? Si dhe pse përdoret në procesin mësimnxënës? • Çfarë e bën efektiv një mësim në terma të mësimnxënies dhe të mësimdhënies? Pse? • Çfarë kuptohet me vlerësim përfundimtar? Si dhe pse përdoret për të zhvilluar praktikën mësimdhënëse të mësuesit dhe mësimnxënien e nxënësit? • Si i transmenton një mentor njohuritë, aftësitë, informacionin dhe perspektivën për të zhvilluar rritjen personale dhe profesionale të një mësuesi?
10
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kontrolli Kandidati: • do të vëzhgojë një mësues me përvojë që jep mësim një grupi me të paktën 6 nxënës për 40-120 minuta • do të vëzhgojë praktikën e mësuesit me përvojë, i shoqëruar nga kolegu me përvojë • të diskutojë me kolegun me eksperiencë tiparet kyç që mendohet se e bëjnë efektiv një orë mësimore. Në portofolin e tyre, kandidatët duhet të paraqesin: Dëshmi të praktikës: • një Formular Përshtypjesh për Vëzhgimin • një kopje të planit mësimor të mësuesit me përvojë që është vëzhguar. Dëshmi të mësimnxënies (800 fjalë): • një shpjegim të të kuptuarit të tij për mësimnxënien dhe se si njerëzit mësojnë • një identifikim i metodave të mësimdhënies dhe veprimtarive mësimnxënëse që ata mendojnë se i vënë në punë dhe motivojnë nxënësit për të mësuar, dhe një shpjegim se pse ata mendojnë këtë • një shpjegim e të kuptuarit të tij për qëllimet e kontrollit të njohurive. Dëshmi e reflektimit (400 fjalë): • një identifikim dhe shpjegim të tipareve kryesore që ata mendojën se e bëjnë efektiv një orë mësimore • një vlerësim të ndikimit që ka mësimnxënia dhe përvoja e tyre e re prej Kreut 1 në praktikën e tyre ndërkohë që përgatiten për Kreun 2. Kandidatët mund të paraqesin gjithashtu në portofolin e tyre pamje dixhitale të çasteve kyç në mësim. Nëse paraqiten, këto pamje do të referohen në seksionin Dëshmi reflektimi.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
11
Kreu 2 Të dhënit e një ore mësimi të frytshme
Rezultatet e të mësuarit
Kandidatët duhet të eksplorojnë praktikën e mësimdhënies dhe të mësimnxënies në mënyrë të tillë që ata të mund : E F G H
të planifikojnë një mësim që ka synime dhe objektiva të qarta dhe një strukturë koherente të japin një orë mësimore që mbështetet në të mësuarin ekzistues të nxënësit për të zhvilluar nxënien e re, me metoda të përshtatshme mësimore, veprimtari dhe resurse mësimnxënieje të kontrollojë, në një orë mësimore, mësimnxënien e nxënësit në etapa të përshtatshme, duke përdorur metodat e duhura të kontrollojë dhe vlerësojë një mësim, duke përdorur përshtypjet që jepen nga një vëzhgues dhe reflektimet e veta për të zhvilluar praktikën e ardhshme.
Pyetjet kyç Për të mbështetur procesin mësimnxënës, kandidatët do të eksplorojnë këto pyetje kyç: • A ka mësimi synime dhe objektiva të qarta? Nga vijnë ato? • A ka mësimi: – – –
një fillim të qartë për të paraqitur mësimnxënien e re? një seksion në mes që zhvillon dhe përforcon mësimnxënien? një konkluzion të qartë ku nxënësit reflektojnë mbi atë që është mësuar dhe vlerën dhe rëndësinë e saj?
• Cilat metoda mësimdhënieje dhe veprimtarish mësimnxënëse do të përdoren për të ndihmuar nxënësit të arrijnë objektivat dhe synimet mësimore? Pse janë zgjedhur këto? • Çfarë burimesh do të përdoren për të mbështetur mësimdhënien dhe mësimnxënien? Pse? • Cilat metoda do të përdoren për të kontrolluar në proces (vlerësimi formativ) mësimnxënien e nxënësit, për shembull, vëzhgim i drejtpërdrejtë dhe teknika të shtrimit të pyetjeve? Pse? • Si do ta dijë mësuesi nëse mësimin ka qenë efektiv?
12
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kontrolli Kandidati: • do të planifikojë dhe do të japë një orë mësimore • do të organizojë punën që mësimi të vëzhgohet nga një koleg me përvojë, për të ofruar përshtypje ndihmuese për praktikën reflektuese. Në portofolin e tij, kandidati duhet të paraqesë: Dëshmi të praktikës: • një Plan Mësimor • një Formular Përshtypjesh Vëzhgimi të bazuar në Planin Mësimor. Dëshmi të mësimnxënies (600 fjalë): • një shpjegim se si e strukturoi orën mësimore që ajo të ishte koherente • një shpjegim se si metodat mësimore, veprimtaritë mësimnxënëse dhe burimet që ai përdor ndihmuan të zhvillojnë mësimnxënien e nxënësit • një përshkrim se si kontrolloi mësimnxënien e nxënësit. Dëshmi reflektimi (600 fjalë): • një analizë e frytshmërisë së mësimit, duke vënë në pah aspektet që shkuan mirë dhe duke shpjeguar pse ai mendon se shkoi mirë • një vlerësim të praktikës mësimdhënëse ekzistuese – kjo duhet të identifikojë cilat aspekte kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm dhe të shpjegojë se si ata ka ndërmend t’i ndryshojë dhe zhvillojë këto këto aspekte në praktikën e tij të ardhshme. Kandidatët mund të paraqesin gjithashtu në portofolin e tyre pamje dixhitale të çasteve kyç në mësim. Nëse paraqiten, këto pamje do të referohen në seksionin Dëshmi reflektimi.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
13
Kreu 3 Lehtësimi i mësimnxënies aktive përmes mësimdhënies së frytshme Rezultatet e të mësuarit
Kandidatët do të eksplorojnë më tej praktikën e mësimdhënies dhe mësimnxënies në mënyrë të tillë që ata:
I J K L
të planifikojnë mësime që janë koherente dhe kanë lidhje të qarta me mësimet e kaluara të japin orë mësimore, duke përdorur kapje të përshtatshme mësimdhënieje dhe mësimnxënieje të kontrollojnë dhe vlerësojnë gjatë orëve për të monitoruar përparimin dhe mësimnxënien e nxënësit të vlerësojnë orët mësimore, duke përdorur përshtypjet nga disa burime për të identifikuar pikat e forta dhe fushat për zhvillim të mëtejshëm të praktikës profesionale.
Pyetje kyç Për të mbështetur procesin e mësimnxënies, kandidatët do të eksplorojnë pyetjet kyç që vijojnë: • A është i dukshëm qëllimi i mësimit, me synime dhe objektiva të qarta? • A ka ora mësimore një strukturë të qartë, me: – një fillim, me lidhje me mësimet e marra më parë dhe një hyrje për mësimin e ri? – një seksion të mesit që i ndihmon nxënësit të zhvillojnë dhe zbatojnë mësimnxënien e tyre? – një konkluzion të qartë ku mësimnxënia e re rishihet? • Përse kanë nevojë mësuesit të përdorin një seri metodash mësimdhënieje dhe mësimnxënieje në praktikën e tyre? • Si do të bëjnë të mundur burimet e informacionit dhe mjete e tjera të mbështetin mësimnënien e nxënësit? • Cilët faktorë nevojitet të merren parasysh për të siguruar që mësimnxënia është përfshirëse? Pse? • Kur dhe si do të kontrollohet dhe vlerësohet gjatë procesit mësimnxënia e nxënësit për të lejuar një kalim të butë në fazat e orës mësimore? • Si do ta dijë mësuesi nëse mësimi ka qenë i frytshëm dhe që nxënësit kanë arritur rezultatet e synuara të mësimnxënies?
14
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kontrolli Kandidati: • planifikon dhe jep një orë mësimi • organizon punën që mësimi të vëzhgohet dhe të vlerësohet gjatë procesit prej një kolegu me përvojë. Në portofolin e tyre, kandidati duhet të paraqesë: Dëshmi të praktikës: • një Plan Ditar Mësimor të plotësuar • një Formular Përshtypjesh Vëzhgimi (feedback) bazuar në Plan Ditarin Mësimor. Dëshmi e mësimnxënies (400 fjalë): • një shpjegim se si e ka strukturuar mësimin që të ishte koherent dhe i lidhur me mësimnxënien e mëparshme për t’i ndihmuar nxënësit të arrijnë objektivat ose rezultatet e synuara të mësimnxënies • një shpjegim se përse ai ka përdorur një varg metodash të mësimdhënies dhe mësimnxënies • një shpjegim se si mësimi ishte përfshirës. Dëshmi reflektimi (800 fjalë): • një shpjegim se si ai e përdor kontrollin dhe vlerësimin gjatë procesit për të monitoruar mësimnxënien dhe përparimin e nxënësit dhe të vlerësojnë sa i frytshëm ishte • një analizë e praktikës së tij aktuale të mësimdhënies dhe mësimnxënies për të identifikuar pikat e forta dhe fushat që kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm • një vlerësim të njohurive dhe aftësive të reja që ai ka zhvilluar në Certifikatë dhe një shpjegim se si kjo do ta ndihmojë të zhvillojë praktikat e tij të ardhshme profesionale në mënyrë që nxënësit e tij të mësojnë më frytshëm. Kandidatët mund të paraqesin gjithashtu në portofolin e tyre pamje dixhitale të çasteve kyç në mësim. Nëse paraqiten, këto pamje do të referohen në seksionin Dëshmi reflektimi.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
15
Kritere të vlerësimit Kandidatët do të vlerësohen për Certifikatën sipas kritereve të më poshtme, të zbatuara në portofolin e dëshmive si një e tërë: • Të kuptuarit e mësimdhënies dhe mësimnxënies • Zhvillimin e të menduarit dhe të praktikës • Analiza dhe diskutimi • Komunikimi dhe paraqitja.
SHKËLQYESHËM
16
Të kuptuarit e mësimdhënies dhe të mësimnxënies
Demostron kuptim të qartë të koncepteve dhe parimeve që lidhen me fushën, me dëshmi të analizës së pikave të forta dhe të dobta. Zbaton koncepte dhe parime të fushës në praktikën e vet, me dëshmi të vlerësimit kritik dhe kufizimeve të veta.
Zhvillimi i mendimit dhe praktikës
Dëshmon praktikë të frytshme, me kuptim të qartë të teorive dhe parimeve bazë të praktikës në mësimdhënie, dhe të zbatuara në praktikën e vet. Dëshmi vlerësimi reflektues të praktikës së vet, dhe identifikim i mësimnxënies nga përvoja.
Analiza dhe diskutimi
Analizon probleme dhe çështje që dalin nga studimi, hetimi, diskutimi dhe përvoja, në një mënyrë të qartë, mbështetur me shembuj të duhur dhe të dobishëm të nxjerrë nga dëshmi të vlefshme dhe të besueshme. Dëshmi burimesh informacioni që mbështet analizën dhe diskutimin. Punë e strukturuar mirë.
Komunikimi dhe paraqitja
Paraqet ide, argumente dhe informacione në një mënyrë harmonike dhe të strukturuar mirë. Kapje profesionale në prezantimin e punës, me opinione që jepen kur justifikohen ose vërtetohen me dëshmi. Ndjekje e rregullave të shkrimit akademik, me referenca të përshtatshme ndaj veprave të publikuara apo burimeve të tjera të dëshmive të pranuara.
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
KALON Të kuptuarit e mësimdhënies dhe të mësimnxënies
Demostron një të kuptuar të gjerë të koncepteve dhe parimeve të duhura, dhe është i aftë t’i zbatojë ato me një vlerë për praktikën e vet.
Zhvillimi i mendimit dhe praktikës
Dëshmon praktikë të frytshme, me një kuptim të mirë dhe të saktë të teorive dhe parimeve të duhura që janë bazë e praktikës së mësimdhënies. Disa dëshmi të zbatimit të teorive dhe parimeve në praktikën e vet. Disa dëshmi të vlerësimit reflektiv.
Analiza dhe diskutimi
Analizon probleme dhe çështje që dalin nga studimi, hetimi dhe përvoja në një mënyrë ndjeshëm korrekte. Përdorim i shembujve të duhur të nxjerrë nga një përvojë e mirë. Përdorim i burimeve të ndryshme të informacionit për të “ushqyer” diskutimin dhe analizën. Kapje e strukturuar e analizës dhe diskutimit.
Komunikimi dhe paraqitja
Paraqet ide, argumente dhe diskutime në një mënyrë të rregullt dhe harmonike. Mënyrë profesionale e paraqitjes së punës. Opinione mund të paraqiten kohë pas kohe në dukje pa mbështetje me prova ose burime të pranuara. Rregullat e shkrimit akademik ndiqen shpesh, me tentativa të referencave të përshtatshme.
DËSHTON Të kuptuarit e mësimdhënies dhe të mësimnxënies
Demostron kuptim të papërshtatshëm ose të varfër të koncepteve dhe parimeve që lidhen me fushën. Zbatimi në praktikën vetjake mund të jetë shumë i kufizuar, i pamjaftueshëm ose i papërshtatshëm.
Zhvillimi i mendimit dhe praktikës
Dëshmi e pakët ose e varfër e lidhjeve të praktikës së frytshme me teori dhe parime. Kuptime me kufizime ose të pasakta të teorive dhe praktikave të fushës. Dëshmi e pakët e zbatimit të teorive dhe parimeve në praktikën vetjake.
Analiza dhe diskutimi
Raporte përshkruese, me pasaktësi dhe keqkuptime aty-këtu. Opinione dhe pikëpamje të shprehura, por pa lidhje me dëshmi dhe/ose shembuj që lidhen me to. Punë që duket e organizuar ose strukturuar në mënyrë të varfër.
Komunikimi dhe paraqitja
www.teacher.al
Puna dëshmon dobësi të theksuara në paraqitje dhe mund të jetë e varfër në strukturë, jo mirë e organizuar dhe nuk është e prezantuar në mënyrë profesionale. Jepen opinione të gjata pa përpjekje për të ofruar mbështetje nga burime të tjera.
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
17
DIPLOMA NDËRKOMBËTARE E KEMBRIXHIT NË MËSIMDHËNIE DHE MËSIMNXËNIE
(Cambridge International Diploma in Teaching and Learning)
Hyrje në Diplomë Synimet
Në Diplomë, mësuesit do të kenë mundësi: • të kuptojnë parimet e mësimdhënies dhe të mësimnxënies dhe t’i lidhin këto në mënyrë kritike me praktikën vetjake • të përfshihen në mënyrë kritike me teori të edukimit dhe të hetojnë për dëshmi, prova për të furnizuar me informacion dhe zhvilluar mendimin e tyre profesional • të planifikojnë mësime dhe programe koherente që përqëndrohen në planifikim të mësimdhënies dhe mësimnxënies aktive • të përdorin një seri kapjesh për mësimdhënie dhe mësimnxënie të përshtatshme që nxënësit të ndihmohen të mësojnë më efektivisht • të zhvillojnë aftësitë personale të praktikave reflektive, të pasuruara me ide dhe përvojë prej burimeve të jashtme • të mësojnë në mënyrë bashkëpunuese, duke mbështetur dhe duke u mbështetur nga kolegët e tyre.
Struktura
Diploma përfshin tre module të lidhura me praktikën: Moduli 1 Moduli 2 Module 3
Eksplorimi i mësimdhënies dhe mësimnxënies Mësimdhënia dhe mësimnxënia në veprim Zhvillimi i praktikës profesionale
Për Diplomën, kandidatët duhet të arrijnë një “kalim” ose “shkëlqim” në Modulin 1 për të përparuar në Modulin 2. Moduli 2 dhe 3 do të thellojë dhe shtrijë më tej njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarin e tyre, dhe do t’i udhëheqë drejt marrjes së Diplomës. Kandidatët duhet të marrin një “kalim” ose “shkëlqim” në Modulin 2 para se të hyjnë në Modulin 3. Çdo modul është paraqitur më poshtë në terma të rezultateve të të mësuarit, pyetjeve kyç, metodave të kontrollit dhe vlerësimit, kërkesave për dëshminë, dhe kritereve të vlerësimit. • Çdo rezultat i mësimnxënies specifikon çfarë pritet prej një kandidati të dijë, të kuptojë, dhe/ose të jetë i aftë të demostrojë pas plotësimit të procesit të mësimnxënies në modul. • Pyetjet kyç në çdo modul tregojnë se ku duhet të përqëndrohet mësimnxënia profesionale. • Metoda e vlerësimit dhe të kontrollit dhe kërkesat për dëshmitë sqarojnë se si kandidati mund të tregojë që ai e ka mbërritur rezultatin e të mësuarit. • Kriteret e vlerësimit përdoren prej vlerësuesve të Kembrixhit në gjykimin e tyre mbi cilësinë e dëshmive të paraqitura. Ato specifikojnë çfarë pritet nga kandidati të bëjë për të demostruar që ai ka arritur një rezultat të të mësuarit.
18
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kërkesat për kandidatin Kandidati duhet: • të jetë mësues me kohë të plotë ose të pjesëshme, që jep mësim në një institucion arsimor si shkollë, institut, universitet apo qendër trainimi për të rritur • të japë mësim në shkollë për më shumë se një vit akademik, për të paktën 24 javë dhe me të paktën 6 orë në javë • të ketë një mbështetje të vazhdueshme nga të paktën një koleg i besuar dhe me përvojë, i cili kupton parimet e përgjithshme që ndërtojnë këtë kualifikim, dhe që mund të ofrojë vëzhgime dhe këshillim ndihmues • të mësojë të njëjtin grup nxënësish për veprimtaritë e planifikuara në Modulet 2 dhe 3 • të japë mësim për një grup me të paktën 6 nxënës • të jetë përgjegjës për planifikimin dhe ndihmën për veprimtaritë mësimore të nxënësve të vet.
Kërkesat për dëshmitë e punës Në portofolin e secilit modul, kandidatët përdorin modelet e gatshme të Kembrixhit për të mbledhur, për të organizuar dhe për të paraqitur dëshmitë e tyre për të plotësuar kriteret e vlerësimit. Në hyrjen e portofolit, kandidatët konfirmojnë që ata plotësojnë kërkesat e kandidatit dhe ofrojnë informacion mbi të kaluarën e tyre në përvojat profesionale dhe rolet që kanë luajtur, dhe kontekstin në të cilin ata mësojnë. Kjo është mundësia e tyre për të treguar ndikimin domethënës mbi punën e tyre dhe zhvillimin e tyre profesional. Kjo paraqitje hyrëse nuk vlerësohet apo gjykohet, por e ndihmon vlerësuesin të kuptojë dhe të interpretojë dëshminë e punës dhe reflektimet. Diploma është hartuar në mënyrë që kandidati të mund të demostrojë të menduarin dhe praktikën e tij profesionale sa më qartë dhe frytshëm të jetë e mundur. Dëshmia e kërkuar përkon me rezultatet e të mësuarit. Në portofol, dëshmitë e kandidatëve kanë të bëjnë me: • praktikën – praktikat mësimdhënëse të kohës (në të cilin kryhet diploma) • të mësuarin – njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarin e fituar së fundmi • reflektimin – aftësitë në analizimin, sintetizimin dhe vlerësimin e përvojave të tyre për të zhvilluar praktikat e tyre të ardhshme profesionale. Me dëshmitë e shkruara, kandidatët duhet të mbajnë kufijtë e numrit të fjalëve dhe t’u përgjigjen në mënyrë koncize shtysave në modelet e gatshme që do t’u ofrohen. Shtysat tregojnë se si të fokusohen dhe t’u japim një formë spjegimeve, reflektimeve dhe dëshmive të tjera. Kandidatët duhet gjithashtu të ndjekin rregullat e Kembrixhit për formatin dhe madhësinë e dëshmisë dixhitale si p.sh. fotot. Reflektimet e kandidatit duhet të shoqërohen me referenca ndaj mendimeve dhe përvojave të personave të tjerë, qofshin këto në formën e publikimeve akademike, apo të postuara në forume apo blogje diskutimi online. Të gjitha burimet duhet të kenë referenca të qarta.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
19
Module 2 Teaching and learning in action
Rezultatet e mësimnxënies
Në këtë modul, kandidatët do të eksplorojnë praktikat e tyre të mësimdhënies dhe të mësimnxënies më në thellësi dhe në mënyrë më kritike që të munden:
M N O P Q R
të hartojnë një tërësi mësimesh (plan-program ose plan mësimor) që është koherent dhe përputhet me kërkesat e kurrikulës dhe nevojat e nxënësit të planifikojnë mësime që janë gjithëpërfshirëse dhe kanë një strukturë koherente, me lidhje të qarta me mësimet e mëparshme dhe rezultatet e synuara të mësimnxënies të përdorin një seri metodash të mësimdhënies dhe të veprimtarive të mësimnxënies që në masë të madhe bazohen në metodat konstruktiviste (aktive) dhe që janë gjithëpërfshirëse në mënyrë që të gjithë nxënësit të mësojnë mirë të organizojnë mësimet në mënyrë të frytshme, duke përdorur kombinim të punës individuale, në çift ose në grup, në mënyrë që të gjithë nxënësit të jenë të motivuar dhe të qëndrojnë të përfshirë në procesin e mësimnxënies të kontrollojnë dhe vlerësojnë në proces e sipër, duke përdorur një seri metodash, për të mbështetur mësimnxënien tek nxënësin, dhe të përdorin rezultatet nga përshtypjet (kontrollet) për të informuar mësimnxënien e ardhshme të nxënësve dhe praktikën e tyre mësimdhënëse të vlerësojnë një grup mësimesh dhe mësime të caktuara duke përdorur rezultate të marra nga një seri burimesh për të ndihmuar të zhvillohet praktika e ardhshme profesionale dhe mësimnxënia e nxënësit.
Pyetje kyç
Për të mbështetur procesin mësimnxënës, kandidatët do të eksplorojnë pyetjet kyç që vijojnë: • Si mund të interpretohet një program lëndor dhe të përdoret për të hartuar një grup mësimesh? • Çfarë kuptohet me ‘arsim gjithëpërfshirës’? • Pse metodat konstruktiviste të mësimdhënies dhe të mësimnxënies e ndihmojnë nxënësin të mësojë më me sukses? • Si mund të përfshihen të gjithë nxënësit dhe të mbështeten në një orë mësimore? • Pse është e nevojshme për nxënësit të dinë dhe të kuptojnë se si po shkon procesi i tyre mësimor dhe çfarë është e nevojshme që ata të bëjnë për ta zhvilluar? • Si do të përdoren përshtypjet e dhëna nga nxënësit dhe nga vëzhguesi për të zhvilluar praktikën e ardhshme profesionale?
20
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kontrolli dhe vlerësimi
Kontrolli dhe vlerësimi në modulin 2 përqëndrohet në praktikën reflektuese të kandidatit. Kandidatët përzgjedhin një grup mësimesh brenda programit të tyre të përgjithshëm të mësimit. Ata duhet të zgjedhin një grup mësimesh që është më i duhuri dhe më i interesanti për ta, nxënësit e tyre dhe shkollat, në dritën e ideve dhe metodave të reja që ata duan t’i vënë në praktikë. Në dëshmitë e tyre, ata do të analizojnë dhe do të vlerësojnë në veçanti dy mësime. Këto mësime duhet të jenë njëra pas tjetrës (fqinje). Kandidatët: • do të planifikojnë dhe japin mësim një grup (kapitull) mësimesh (plan program) me: – të paktën 10 orë në kontakt – me të paktën 5 orë të njëpasnjëshme prej 40-120 minuta secila – me një grup të paktën prej 6 nxënësish • do të planifikojnë mësime njëri pas tjetrit prej plan programit • të japin dy orë mësimore • të marrin përshtypjet e vëzhguesit për të dy mësimet • të marrin përshtypjet e nxënësve për të dy mësimet. Në portofolin e tyre, kandidatët duhet të paraqesin: Dëshmi të praktikës: • një plan-program për grupin e lidhur të orëve mësimore të dhëna • plan-ditaret e tyre të mësimeve për dy orë të veçanta mësimore • një Formular Përshtypjesh (feedback) të Vëzhguesit të plotësuar për secilën nga dy orët e mësimit të dhëna • një veprimtari mësimore që ata hartuan dhe përdorën në një nga dy orët mësimore – kjo duhet të ofrojë dëshmi risije (diçka të re) në praktikën e tyre mësimdhënëse dhe të mësimnxënies që është gjithëpërfshirëse • një veprimtari të konrollit dhe vlerësimit në proces e sipër (vlerësim formativ) që ata e kanë hartuar dhe përdorur në një nga dy mësimet që jep dëshmi se si ai mbështet dhe monitoron mësimnxënien e nxënësit • një Përmbledhje e Formularit të Përshtypjeve (feedback) të Nxënësit dhe katër shembuj të përshtypjeve të nxënësve prej dy mësimeve (dy nga secili mësim). Dëshmi të mësimnxënies (1600 fjalë): Bazuar në dy orët mësimore fqinje të dhëna: • një identifikim i burimeve (materialeve) të përdorura për të planifikuar mësimet, duke shpjeguar se si këto kanë ndihmuar për t’i bërë mësimet koherente • një shpjegim të kuptimit që kanë për të mësuarin gjithëpërfshirës, duke identifikuar aspektet që ndihmuan për të bërë gjithëpërfshirës të mësuarin e nxënësve • një diskutim se pse përdorimi kryesisht i metodave konstruktiviste (aktive) të mësimdhënies dhe të mësimnxënies i ndihmon nxënësit të mësojnë, përparojnë dhe të arrijnë në mënyrë të frytshme • një përshkrim si ata i përgatitën burimet e të mësuarit (për shembull veprimtaritë, materialet dhe pajisjet) dhe mjedisin mësimor për të mbështetur mësimnxënien e nxënësit • një shpjegim se si e përdorën punën individuale, në çift dhe/ose në grup në dy mësimet për të përfshirë, ndihmuar dhe udhëhequr nxënësit në mësimnxënien e tyre • një përshkrim të metodave të kontrollit dhe vlerësimit në proces (formativ) që ata kanë përdorur për të mbështetur dhe monitoruar mësimnxënien e nxënësve, duke shpjeguar pse ata përdorën këto • një përshkrim se si ata siguruan të dhëna, rezultate, përshtypje kur përdorën metoda të ndryshme të kontrollit dhe vlerësimit në proces (formativ) dhe pse i përdorën këto • një shpjegim se si i përdorën rezultatet prej vlerësimit formativ për të informuar mësimdhënien dhe mësimnxënien e ardhshme.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
21
Dëshmi reflektimi (2000 fjalë): Bazuar në dy orët mësimore (njëra pas tjetrës) të dhëna dhe përvojat e tyre gjatë modulit: • një analizë të metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies që ata kanë përdorur në dy mësimet e vëzhguara – kjo do të identifikojë çfarë bëri të mundur përfshirjen dhe motivimin e nxënësve të tyre për të mësuar, dhe të shjegojë arsyet pse • një vlerësim të të dy mësimeve, duke vënë në pah çfarë funksionoi mirë dhe pse, dhe çfarë nuk funksionoi mirë dhe pse – kjo duhet gjithashtu të shpjegojë çfarë zhvillimesh synojnë ata të kenë në të ardhmen • një vlerësim të veprimtarisë mësimnxënëse dhe të veprimtarive të kontrollit dhe vlerësimit në proces (formativ) që ata kanë skicuar dhe përdorur që ishin ‘të reja’ për praktikat e tyre • një vlerësim të praktikës së tyre mësimdhënëse dhe të mësimnxënies së nxënësit, duke përdorur përshtypjet prej burimeve të ndryshme për të identifikuar pikat e forta ekzistuese dhe ato aspekte që kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm. Kandidatët mund të paraqesin gjithashtu në portofolin e tyre pamje dixhitale të çasteve kyç në mësim. Nëse paraqiten, këto pamje do të referohen në seksionin Dëshmi reflektimi.
22
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Moduli 3 Zhvillimi i praktikës profesionale Rezultatet e mësimnxënies
Në këtë modul, kandidatët do të përfshihen në mënyrë kritike me teoritë kyç të mësimnxënies. Kjo do t’i ndihmojë atë të reflektojnë mbi praktikën e tyre profesionale më në thellësi në mënyrë që ata të mund: S T U V X Y
të vlerësojnë një varg njësish mësimore (plan program) për të planifikuar zhvillime të ardhshme të vlerësojnë strategji të përdorura për të lehtësuar mësimnxënien e nxënësit për t’i ndihmuar të përparojnë dhe të arrijnë rezultate të vlerësojnë strategji të përdorura për të zhvilluar aftësinë krijuese të nxënësit dhe mësimnxënien gjithëpërfshirëse të analizojnë se si kontrolli dhe vlerësimi në proces (formativ) është vënë në praktikë për të mbështetur dhe monitoruar mësimnxënien e nxënësit, për t’i përgatitur ata për kontrollin dhe vlerësimin përfundimtar, dhe për të informuar praktikën e tyre mësimdhënëse të shqyrtojnë në mënyrë kritike teoritë e mësimnxënies për t’u ndihmuar të kuptojnë dhe zhvillojnë praktikën e tyre profesionale dhe mësimnxënien e nxënësit. të vlerësojnë praktikën e tyre profesionale dhe ndikimin që ajo ka patur tek nxënësit dhe mësimnxënia e tyre.
Pyetje kyç Për të mbështetur procesin mësimnxënës, kandidatët do të eksplorojnë pyetjet kyç të mëposhtme: • Cilat teori të mësimnxënies udhëheqin praktikën ekzistuese dhe si të paturit e një kuptimi më të mirë për to ndihmon zhvillimin e ardhshëm profesional? • Përse kanë nevojë mësuesit të hartojnë dhe planifikojnë për mësimnxënie dhe mësimdhënie? • Si munden mësuesit të mbështesin, nxitin dhe zgjerojnë mësimnxënien e nxënësve të tyre? • Si mund të zhvillojnë mësuesit krijimtarinë tek të gjithë nxënësit? • Pse konsiderohet kontrolli dhe vlerësimi në proces dhe përshtypjet që pasojnë një pjesë e rëndësishme e procesit mësimnxënës? • Pse kanë nevojë mësuesit të jenë praktikues reflektiv? • Pse nevojitet që evoluimi i mësimnxënies dhe mësimdhënies të jetë një proces në vazhdim?
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
23
Kontrolli dhe vlerësimi Si pjesë e praktikës së tyre, kandidatët: • do të reflektojnë dhe mësojnë prej përvojave të Diplomës • do të planifikojnë për zhvillime të ardhshme në praktikën e tyre profesionale për të ndihmuar nxënësit të përparojnë dhe të kenë arritje në mësimnxënien e tyre. Në portofolin e tyre, kandidatët duhet të paraqesin: Dëshmi të praktikës: • Planin e plotësuar të Zhvillimit Profesional. Dëshmi të mësimnxënies dhe të reflektimit (2400 fjalë): Bazuar në përvojat e Diplomës së tyre dhe të mësimdhënies së një grupi njësish mësimore (plan programi) hartuar për Modulin 2: • një vlerësim të plan programit ekzistues duke treguar cilat ndryshime praktike dhe të mundshme do të donin të bëheshin për të zhvilluar programet e ardhshme të mësimnxënies • një analizë të ndryshimeve domethënëse në planifikimin e tyre, në praktikën e tyre të mësimdhënies, kontrollit dhe vlerësimit – kjo duhet të shpjegojë pse janë pranuar të bëhen këto ndryshime dhe ndikimin që këto kanë patur në mësimnxënien e nxënësve • një analizë të strategjive të përdorura për të përkrahur mësimnxënien gjithëpërfshirëse dhe ndikimin që ka patur tek nxënësit dhe mësimnxënia e tyre • një analizë të veprimtarive që nxitën nxënësit të jenë kureshtarë dhe krijues në mësimnxënien e tyre dhe sa të frytshëm ishin vetë ata (mësuesit) që t’i motivojnë ata për të mësuar • një vlerësim se si mësimnxënia ka qenë gjithëpërfshirëse në mënyrë të tillë që e mësinxënia e gjithë nxënësve mbështetej, nxitej dhe zgjerohej • një analizë se si u përdor në mënyrë të frytshme kontrolli dhe vlerësimi në proces (vlërësimi formativ) për të mbështetur dhe monitoruar mësimnxënien e nxënësit • një përligjie të faktit se si një kuptim i konceptit të të mësuarit dhe se si njerëzit mësojnë ndihmon të zhvillojnë praktikën e tyre profesionale • një vlerësim të njohurive dhe aftësive që ata kanë zhvilluar gjatë programit të Diplomës – kjo duhet të shpjegojë gjithashtu çfarë ata synojnë të zhvillojnë në praktikën e tyre të ardhshme profesionale për të ndihmuar nxënësit e tyre të mësojnë më frytshëm.
24
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Kritere të vlerësimit Kandidatët do të vlerësohen për çdo modul sipas kritereve të mëposhtme, zbatuar ndaj portofolit të dëshmive si një i tërë: • Të kuptuarit e mësimdhënies dhe mësimnxënies • Zhvillimi i të menduarit dhe i praktikës • Analiza dhe diskutimi • Komunikimi dhe paraqitja. Për të mbërritur në vlerësimin “Shkëlqyeshëm” në Diplomë, një kandidat duhet të arrijë të ketë të paktën dy module me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.
SHKËLQYESHËM Të kuptuarit e mësimdhënies dhe të mësimnxënies
Demostron se kuptimi i tij i koncepteve dhe parimeve bazë është i pasur me dije të shumta dhe të sakta, dhe me një vlerësim të ideve dhe metodave të ndryshme. Ka dëshmi të një analize kritike dhe vlerësim në vijimësi gjatë zbatimit të tyre në praktikën e vet dhe atë të të tjerëve.
Zhvillimi i mendimit dhe praktikës
Dëshmon praktikë të frytshme në mënyrë të detajuar dhe me intuitë, me vetëdije dhe analizë të përshtatshme dëshmon se si teori dhe parime të ndryshme zbatohen në praktikë. Zbatim të një numri teorish dhe parimesh të zhvilluar mirë në praktikën e vet. Vlerësim reflektues, i zhvilluar mirë, mbi praktikën e vet dhe mënyrat specifike të të mësuarit nga përvoja.
Analiza dhe diskutimi
Analizon, me intuitë dhe në detaj, probleme dhe çështje që dalin nga studime të fushës, të temave në shqyrtim, hetimeve dhe përvojave. Shembuj të duhur dhe të përshkruar përshtatshëm të zgjedhura prej të dhënave të qarta. Larmi burimesh informacioni të ndryshme të ndërlidhura me fushën, shfrytëzuar për të pasuruar analizën dhe diskutimin. Kapje metodike e strukturuar mirë.
Komunikimi dhe paraqitja
Paraqet ide, argumente dhe informacione në një mënyrë shumë mirë të strukturuar, që është në përputhje me qëllimin dhe shumë qartë e shprehur. Paraqitja është shumë lart nga ana profesionale, dhe pikëpamjet/opinionet mbështeten me referenca të jashtme ndaj burimeve që lidhen me to. Rregullat e shkrimit akademik respektohen në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë punës, me referenca ndaj burimeve ekzistuese të dëshmive të publikuara apo të pranuara.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
25
KALIM Të kuptuarit e mësimdhënies dhe të mësimnxënies
Demonstron kuptim të qartë dhe me informacione për konceptet dhe parimet bazë, i vetëdijshëm për ide dhe metodika të ndryshme. Analizon dhe vlerëson zbatimin e parimeve dhe koncepteve kyç si në praktikën e vet ashtu edhe atë të të tjerëve.
Zhvillimi i mendimit dhe praktikës
Dëshmon me detaje në disa fusha praktikë efektive. Kuptim të qartë dhe me informacion se si teori dhe parime zbatohen në praktikë. Zbatim i mirë i teorive dhe parimeve në praktikë. Dëshmi të vlerësimit me reflektim rreth praktikës së vet, dhe tregon intuitë në mësimin nga përvoja.
Analiza dhe diskutimi
Analizon përshtatshëm probleme dhe çështje që dalin nga studime të lidhura me fushën, kërkime dhe përvoja. Dëshmi të përdorimit të burimeve të ndryshme të informacionit për të mbështetur diskutimin apo analizën. Metodë e strukturuar në analizë dhe debat.
Komunikimi dhe paraqitja
Paraqet ide, argmente dhe informacion në një mënyrë të mirë dhe të rregullt, me nivele të mira të shprehjes dhe të koherencës. Paraqitje profesionale e punës, me përdorim të burimeve të jashtme të dhënave. Ndjekje si duhet e rregullave të shkrimit akademik, me përdorim të kodeve të pranuara për referencën.
DËSHTIM
26
Të kuptuarit e mësimdhënies dhe të mësimnxënies
Demonstron kuptim të varfër dhe të papërshtatshëm të koncpeteve dhe parimeve që lidhen me fushën. Zbatimi në praktikën e vet apo të të tjerëve është i kufizuar, i papërshtatshëm ose i zbatuar jo si duhet. Zbatimi në praktikën e të tjerëve mund të mungojë.
Zhvillimi i mendimit dhe praktikës
Dëshmi e pakët ose e varfër e lidhjeve të praktikës së frytshme me teori dhe parime. Kuptim i kufizuar apo jo i saktë i teorive apo praktikave të fushës. Dëshmi e pakët e zbatimit të teorisë dhe parimeve në praktikën e vet.
Analiza dhe diskutimi
Kapje përshkruese, me pasaktësira dhe keqkuptime. Opinione dhe pikëpamje të shprehura, por lidhje të varfëra ose të papërshtatshme me të dhëna dhe/ose shembuj të duhur. Punë që duket se është organizuar ose strukturuar varfër.
Komunikimi dhe paraqitja
Puna demostron dobësi në paraqitje dhe mund të jetë strukturuar varfër dhe nuk është paraqitur në mënyrë profesionale. Opinionet mund të jenë dhënë pa ndonjë përpjekje për të ofruar mbështetje në burimet e jashtme të të dhënave.
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
SHKOLLA USHTRIMORE “Udha e shkronjave” Cambridge International School PROGRAMET dhe PLANET MËSIMORE
VËZHGIME dhe PRAKTIKA MËSIMORE
Është shkolla e vetme në Shqipëri me një kombinim të përkryer mësimeve për programe ndërkombëtare të Cambridge International Examinations, të cilat jepen në gjuhën angleze (matematikë, anglisht, shkencë e kombinuar, kimi, fizikë, biologji dhe teknologji informacioni dhe komunikimi) dhe i lëndëve që jepen në gjuhë shqipe dhe që kryesisht janë produkte të Ministrisë së Arsimit.
Kërkesat kryesore të Certifikatës dhe të Diplomës janë praktikat e vëzhgimeve dhe e orëve mësimore të dhëna nga kandidati. Shkolla “Udha e shkronjave” do të ofrohet si shkollë ushtrimore për mësuesit kandidatë për Certifikatën dhe Diplomën Ndërkombëtare të Kembrixhit në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie. Përvoja jonë e gjatë mësimore, arkivat e pasura me punë mësimore, biblioteka jonë e pasur didaktike, koherenca e stafit mësimor dhe drejtues, nxënësit e shkëlqyer, laboratorët, lidhjet tona të shumta me sistemin arsimor shqiptar (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) do të na bëjnë të suksesshëm për çdo kandidat.
CIKLET MËSIMORE (5-19 vjeç)
“Udha e shkronjave” u miratua në 1997 duke qenë shkolla e parë private shqiptare; në 2015 u miratua të jetë edhe shkollë e mesme. Në 2012 u miratua statusi Shkollë Ndërkombëtare të Kembrixhit nga Cambridge International Examinations, departament i Universitetit të Kembrixhit për të katër ciklet mësimore: Cambridge Primary, Cambridge Secondary 1, IGCSE dhe Cambridge A Level.
MËSUES QË OFROHEN PËR REFLEKTIM PROFESIONAL Për realizimin e kërkesave të Certifikatës dhe të Diplomës, kandidatët do të kenë nevojën e mësuesve me përvojë. Mësuesit e shkollës “Udha e shkronjave” janë të trainuar të presin mësues kandidatë për Certifikatën ose Diplomën e Kembrixhit në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie. Ata do t’u ofrojnë mësuesve kandidatë programet dhe planet e tyre mësimore, ditarin e orës që do të vëzhgojnë, bisedat para orës së mësimit dhe pas saj, për të diskutuar me kandidatin se çfarë shkoi mirë dhe përse dhe çfarë nuk shkoi mirë dhe përse. Ata janë të hapur, të përgatitur, të trainuar të dëgjojnë dhe të respektojnë mendimin e kandidatit mbi atë çfarë kanë vëzhguar. Ata do të jenë të nderuar të zgjidhen prej kandidatit në rolin e “mësuesit me përvojë” ose në “mësues për t’u vëzhguar” që janë edhe kërkesa për kandidatin e Certifikatës ose të Diplomës së Kembrixhit.
Fotot: (1) Forum mësues - prindër (2) Orë mësimore me prof.dr. Idriz Haxhiu për ruajtjen e faunës detare (3) Çast mësimi në shkollën “Udha e shkronjave” (lënda anglisht)
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
27
“Udha e shkronjave” merr pjesë në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit, 13-15 shtator 2015 SHKOLLË PËRSHTATUR NDAJ SË ARDHMES Kjo ishte tema e Konferencës së Shkollave të Kembrixhit, zhvilluar më 13-15 shtator 2015 në Robinson College, Kembrixh të Mbretërisë së Bashkuar. Konferenca organizohet çdo vit nga Cambridge International Examinations, departament i Universitetit të Kembrixhit. 215 delegatë nga 51 shtete morën pjesë. Shqipëria u përfaqësua me z. Artur Shkurtin, drejtor i shkollës “Udha e shkronjave”.
TË MËSUARIT AKTIV - theks i Konferencës Thuajse të gjitha seminaret që ishin pjesë e Konferencës ishin organizuar si një mësim aktiv, ku si drejtuesit ashtu edhe delegatët ishin të futur në veprimtari synimi i të cilave ishte nga një anë të merreshin idetë kryesore të të mësuarit aktiv, pikërisht përmes një shembulli konkret të të mësuarit aktiv që ishte vetë seminari. “Udha e shkronjave” mori pjesë tek lëndët shoqërore.
KOMPETENCA GLOBALE Dr Veronica Boix Mansila mbajti referatin “Arsimi me botën në mendje” ku trajtoi aftësimin për Kompetencën Globale. Në konferencë u dha përkufizimi i kësaj kompetence: “Kompetenca globale është aftësia dhe dispozicioni për të kuptuar dhe për të vepruar në çështje globale me rëndësi”.
28
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
KONFERENCA - zhvillime tek “UDHA E SHKRONJAVE” Drejtori i shkollës “Udha e shkronjave”, z.Artur Shkurti merr pjesë për herë të dytë në këtë ngjarje me rëndësi globale për arsimin. Revista “Me botën në mendje” që keni në dorë është një nga frymëzimet e Konferencës së vitit 2015 që do t’i kushtohet kryesisht Kompetencës Globale dhe programit më të fundit Cambridge Global Perspectives, që po gjen një përhapje të madhe ndër shkollat ndërkombëtare. HAPAT E MËTEJSHËM NË VLERËSIM Prof. Gordon Stobart (djathtas fotos), në referatin e tij iu përgjigj pyetjeve: Si duhet të duket vlerësimi në të ardhmen? Roli i teknologjisë në vlerësim? Si t’i përshtatemi së ardhmes sonë brenda sistemit dhe rrethanave ku ndodhemi? Si duhet të ekuilibrojmë nevojat konkurruese ndaj njëra-tjetrës për inkurajim të mësimit gjatë gjithë jetës dhe aftësi të shek.21 me vendosjen e standardeve për llogaridhënie dhe për përzgjedhje?
ME FYTYRË NGA E ARDHMJA Tony Little (foto lart, majtas) nënvizoi dy zhvillime kryesore që ndikojnë thellësisht arsimin: zhvillimi i teknologjisë dhe i shkencës së neuroneve, por ku përdorimi i të cilave nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por të nënshtruara ndaj qëllimeve të edukimit. Theks në leksionin e tij ishte rëndësia që ka zhvillimi tërësor i gjithanshëm i të rinjve dhe roli i mësuesit më shumë si vizionar sesa vetëm menaxhues i procesit mësimor. HAPËSIRAT KU ZHVILLOHET MËSIMI Prof. Stephen Heppell, në fjalën e tij iu kushtua përmirësimit të hapësirave për mësidhënie dhe mësimnxënie, si fizikisht ashtu edhe virtualisht, brenda dhe jashtë shkollës, duke theksuar nga një anë kompleksitetin e saj, nga ana tjetër thjeshtësinë që paraqet të marrurit me çdo detaj të këtij problemi kompleks. “Më mirë” është e arritshme.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
29
Frymëzimi i mësimdhënies - frymëzimi i mësimnxënies Përshtypje nga Konferenca e Kembrixhit, shtator 2014 Vendimi më 2012, për t’u bashkuar me komunitetin më të madh global të shkollave që drejtohet nga Cambridge International Examinations, ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme dhe më pozitive që kemi marrë që nga viti 1997, kur u krijuam. Kembrixhi ndikoi mbi programet, tekstet mësimore, praktikat e drejtimit të shkollës, mjedisin rrethues ku futen edhe laboratorët dhe tashmë së fundmi edhe mbi zhvillimin profesional të mësuesve. Me pak fjalë ai ka një ndikim të gjithanshëm mbi një shkollë. Në 2014 “Udha e shkronjave” mori pjes në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit mbajtur në Homerton College, Cambridge, UK. Ishte e vetmja shkollë përfaqësuese nga Shqipëria. “Frymëzimi i mësimdhënies - frymëzimi i mësimnxënies” ishte tema e konferencës që ishte një grup veprimtarish trainuese në auditorë dhe klasa seminaresh, me specialistë nga më të mirët që ka Anglia dhe vetë Universiteti i Kembrixhit. “Shkolla të shkëlqyera, mësues të shkëlqyer - si t’i kemi?” Referat i mbajtur në konferencë nga prof. Chris Husbands që është edhe drejtuesi i Institute of Education, Universiteti i Londrës, që mban Nr.1 në botë në klasifikimin e institucioneve akademike për fushën e edukimit.
Workshop për Shkencën e Fillores gjatë Konferencës së Shkollave të Kembrixhit, në Homerton College, në Kembrixh, UK, shtator 2014. Arritjet e “Udha e shkronjave” në programet e Kembrixhit janë vërtetuar me provimet Cambridge Primary Progression Tests dhe Cambridge Primary Checkpoint në anglisht, matematikë, shkencë, teknologji informacioni dhe komunikimi.
30
Me Martin Nuttall, drejtues rajonal për Europën, gjatë Konferencës së Shkollave të Kembrixhit, në Homerton College, në Kembrixh, UK, shtator 2014
“Metoda e të krijuarit të fuqisë mësimnxënëse për të patur nxënës të pavarur në të mësuar për gjithë jetën” Referat i mbajtur në konferencë nga prof. Guy Claxton, profesor e Shkencave të Mësimit në University of Winchester dhe jep mësim edhe në King’s College London.
Me Ron Pickering, trainues i mësuesve të shkencës, autor i librit Complete Biology for Cambridge IGCSE, botuar nga Oxford, gjatë Konferencës së Shkollave të Kembrixhit, në Homerton College, në Kembrixh, UK, shtator 2014. Udha e shkronjave tashmë ka arritjet e para të shkëlqyera në Cambridge IGCSE në anglisht, kimi, matematikë, teknologji informacioni dhe komunikimi.
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
www.teacher.al
Seminari “Cambridge Global Perspectives”, në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit, shtator 2014 Prof.Paul Bullen-Smith është Drejtues për departamentit për Cambridge Global Perspectives, një nga lëndët e reja që mban në qendër aftësitë ndërlëndore. “Udha e shkronjave” është duke aplikuar idetë më të reja në moshat 6-15 vjeç me projektin e saj të Kompetencës Globale, që ndërlidh shumë nga idetë e dhëna në Cambridge Global Perspectives si orientim për shkollat e Kembrixhit. Duhet theksuar se Kembrixhi do ta pilotojë këtë projekt në shkollat fillore në vitet 2016-2018, ndërsa “Udha e shkronjave” po e piloton që sivjet me një grup nxënësish nga Shqipëria dhe Kosova që janë pjesë e Olimpiadës XVI Kombëtare për Kompetencë Globale, ndoshta e vetmja veprimtari e këtij lloji në Europë. “Frymëzimi i mësimdhënies - mësime nga matematika dhe shkenca” Nga Charlie Gilderdale dhe Dr. Mark Winterbottom: I pari pjesë e projektit NRICH Mathematics në Universitetin e Kembrixhit, i dyti lektor për Mësimin e Shkencave në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Kembrixhit. Helen Rees Bidder Mësuese e Letërsisë Angleze prej 27 vjetësh. Vlerësuese e nivelit të lartë, aktualisht është drejtuese e trupës vlerësuese për programet IGCSE First Language English. Në konferencë ishte pjesë e tri pedagogëve që patën temën “Frymë-
zim i mësimdhënies mësime nga arti, gjuhët Si të fitojmë ekulibrin ndërmjet të mësuarit për të kuptuar dhe të mësuarit për kualifikim dhe shkencat humane.”
Diskutim me panelin e Konferencës së Shkollave të Kembrixhit
Në Konferencën e Shkollave të Kembrixhit 2014, në Homerton College, UK, morën pjesë rreth 200 delegatë nga rreth 50 shtete të botës, ku Shqipëria u përfaqësua nga “Udha e shkronjave” tashmë Qendër e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve, përveç se Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit.
www.teacher.al
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al
“Udha e shkronjave”
është e vetmja shkollë në Shqipëri që kryen IGCSE First Language English.
31
UDHA E SHKRONJAVE Nga 2015, Qendër e Kembrixhit për Zhvillim Profesional
Nga 2015, “Udha e shkronjave” është edhe Qendër e Kembrixhit për Zhvillimin Profesional. Statusi Cambridge Professional Development Centre u dha nga Cambridge International Examinations, departament i Universitetit të Kembrixhit. Shkolla “Udha e shkronjave” kthehet në Shkollë Ushtrimore për mësuesit kandidatë për Certifikatën ose Diplomën Ndërkombëtare të Kembrixhit në Mësimdhënie dhe Mësimnxënie.
“Udha e shkronjave” funksionon si Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit që nga viti 2012 për të katër ciklet. Logot tregojnë katër ciklet e shkollimit të Kembrixhit.
Për më shumë informacion www.teacher.al Cel. 0692076068 Klasat 0 dhe 1-5
Klasat 6, 7, 8
E-mail: teacher@udhaeshkronjave.edu.al rr. Qemal Stafa, nr.226 Tiranë
Klasat 9, 10
E mesmja