SA VJET PËRPARA ËSHTË SHKOLLA "UDHA E SHKRONJAVE"?

Page 1

Sa vite përpara jemi? (krahasim me shkollat që kanë program shtetëror)

AFTËSI TË SHEKULLIT 21 (Global Perspectives)

Të paktën 4 vjet përpara Pse? Në aftësitë e shekullit 21 hyjnë kryesisht kërkimi, analiza, reflektimi,

vlerësimi, komunikimi dhe bashkëpunimi. Programi lidhur me to quhet Cambridge Global Perspectives është program pilot i Cambridge International Examinations, për të cilin shkolla “Udha e shkronjave” do të jetë një nga 5 shkollat pilot në Evropë dhe një nga 25 shkollat pilot në botë. Pilotimi zgjat 2 vjet, por edhe pas kësaj shkollave të tjera do t’u duhen vite ta shtrijnë programin në nxënësit e tyre, të paktën 2 vjet sa ju deshën Kembrixhit për ta vënë në zbatim (pilotim). Në rastin më të mirë, zbatimmi i këtyre programeve në shkolla të tjera do të dojë jo më parë se katër vjet.

ANGLISHT - të paktën 3 vjet përpara

Pse? Kjo duhet parë lidhur me përcaktimet që kanë ministritë përkatëse. Ministria e Arsimit në dokumentin e saj për provimin e lirimit në lëndën e anglishtes përcakton si nivel të provimit A2, që tek ne merr fund në klasë të gjashtë, ndërsa ne nivelin e provimit Cambridge IGCSE në klasë të nëntë e kemi B2, që do të thotë një nivel në IELTS nga 6 - 6.5 deri në 7.00. Mësuesit e anglishtes e dinë që nga A2 deri në B2, normalisht kalohet për 3 vjet. KIMI - të paktën 3 vjet përpara

Pse? Duhet ditur që njohuritë e kimisë janë hequr nga klasa e gjashtë dhe e

shtatë nga programi shtetëror. Duke qenë se edhe në klasë të pestë ne bëjmë kapitullin e kimisë, dhe vijojmë me kiminë edhe në klasën e gjashtë dhe të shtatë, diferenca jonë në kimi bëhet të paktën 3 vjet me shkollat shtetërore dhe private me program shtetëror.

MATEMATIKË - të paktën 1 vit përpara

Pse? Duhet ditur që Ministria e Arsimit ka zgjedhur t’u ofrojë shkollave

tekste mësimore që më parë janë botuar për t’iu përgjigjur programeve të miratuara nga Cambridge International Examinations, që është institucioni që i ka miratuar shkollës “Udha e shkronjave” statusin “Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit”. Ne filloren e mbyllim me 6 nivele të Kembrixhit që na mbarojnë në klasën e pestë, ndërsa programi shtetëror e mbyll në klasën e gjashtë atë që ne e bëjnë në të pestën dhe kjo kështu vazhdon saktësisht në çdo klasë më lart. Nivelin IGCSE në matematikë të avancuar shteti e ka planifikuar të mbarojë në të njëmbëdhjetën, ndërsa ne këto vite të fundit e kemi përfunduar në të nëntën, në anglisht dhe të certifikuar nga Kembrixhi me certifikatat Cambridge IGCSE. Nëse shohim cilësinë që vjen edhe prej provimeve ndërkombëtare dhe olimpiadave në lëndën e matematikës mendojmë se së bashku me diferencën në programe garantohet më shumë se një vit diferencë në arritjet e nxënësve tanë.

TIK - të paktën 4 vjet përpara

Pse? Në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi jemi të paktën 4 vjet

përpara në krahasim me programin shtetëror. Koha që ne i kushtojmë në orarin tonë kësaj lënde gjatë nëntë viteve është 4.5 herë më shumë. Shtuar kjo me seriozitetin me të cilën zhvillohet kjo lëndë që përfaqësohet nga programi i Kembrixhit që zbatojmë, nga kontrolli i cilësisë që Kembrixhi na ofron dhe nga numri i vogël i nxënësve nëpër klasa në mësime që zhvillohen me një kompjuter përpara, të gjitha së bashku japin këtë rezultat. Jemi e vetmja shkollë që kemi dhënë certifikatat Cambridge IGCSE në dy lëndë Shkencë Kompjuteri dhe Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Jemi të vetmit që kemi kaluar edhe në lëndën Shkencë Kompjuteri.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.