SHKOLLA
______________________________
RREGULLORE PER ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHOQATËS SË SPORTIT TË SHKOLLËS MIRATOI
MIRATOI
KRYETARI I SH.S.SH.
DREJTORI I SHKOLLËS
________________________
____________________________ KREU I. QËLLIMI I RREGULLORES
1. Kjo rregullore ka si qëllim të ndihmojë në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e
aktivitetit të përditshëm të Shoqatës së Sportit të Shkollës (Sh.S.Sh). 2. Sh.S.Sh është një organizim shoqëror dhe profesional, që synon të
promovojë kontributin e aktivitetit fizik dhe sportiv në zhvillimin social, fizik, emotiv dhe mendor të nxënësve, si dhe të krijojë për ta një mundësi për zhvillimin e talentit të tyre në disiplina të ndryshme sportive. 3. Të përcaktojë rregullat, të drejtat dhe detyrimet e të gjithë aktorëve që
përfshihen, bashkëpunojnë dhe kanë marrëdhënie me Sh.S.Sh.
KREU II QËLLIMI DHE DETYRAT E SHOQATËS
1. Qëllimi i Sh.S.Sh do të jetë promovimi, zhvillimi dhe realizimi i
veprimtarive sportive gjithvjetore në shkollë, me përfshirjen dhe organizimin e nxënësve të shkollës, si dhe përfaqësimin e shkollës në veprimtaritë sportive ndërshkollore jashtë procesit mësimor. 2. Brenda shoqatës sportive shkollore ekzistojnë seksione të ndryshme
sportive, në të cilat nxënësit stërviten në sportin që ata kanë zgjedhur dhe e përfaqësojnë shkollën e tyre në gara e ndryshme sportive. 3. Fusha
e veprimtarisë së Shoqatës Sportive të Shkollës është e përqendruar në kryerjen e aktiviteteve sportive e edukative me fëmijët e të rinjtë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
4. Shoqata Sportive e Shkollës është një organizatë e pavarur e cila
plotëson këto detyrime:
•
Organizon dhe zhvillon seancat stërvitore për nxënësit e shkollës së saj, në disiplina të ndryshme sportive.
•
Organizon aktivitete sportive në disiplina të ndryshme sportive kolektive dhe individuale.
•
Në planifikimin e veprimtarive sportive, kujdeset që të zhvillojë disiplina sportive, të cilat krijojnë mundësi reale të përfshirjes së nxënësve të të dyja gjinive, djem dhe vajza. Organizon pjesëmarrjen e ekipeve sipas grup moshave në aktivitetet sportive respektive.
•
•
Jep kontributin e saj në fushën sociale, në veçanti për largimin e të fëmijëve e të rinjve nga përdorimi jo i shëndetshëm i kohës së lirë, përfshirja në veprimtari të dëmshme e përdorimi i lëndëve narkotike.
•
Jep ndihmën në drejtim të edukimit të brezit të ri me një moral dhe etikë të lartë e t’i mësojë ata të duan dhe të vlerësojnë sportin si aktivitet që i shërben shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të tyre.
•
Organizon takime e seminare me pjesëmarrje të komunitetit të nxënësve, mësuesve dhe prindërve.
•
Përkrah, organizon e bashkëpunon me institucione të tjera shtetërore e private, që punojnë për realizimin e objektivave të përbashkëta në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar.
•
Menaxhon ose ndihmon në menaxhimin e çdo veprimtarie sportive.
•
Organizon ose të merr pjesë në aktivitete të ndryshme për marrje e dhënie eksperience me shoqata të tjera simotra në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar. KREU III
DREJTUESIT DHE BASHKËPUNËTORËT E SHOQATËS SË SPORTIT TË SHKOLLËS Roli dhe funksionet e tyre Ministria e Arsimit dhe Sportit
Veprimtari e përditshme e Sh.S.Sh-së, drejtohet nga: 1. Kryetari 2. Këshilli drejtues 3. Drejtuesi Teknik
KRYETARI 1. Kryetari
i Sh.S.Sh.-së është autoriteti më i lartë i drejtimit, administrimit dhe përfaqësimit të saj në marrëdhëniet me të tretët.
2. Kryetari i Sh.S.Sh.-së, ne bashkëpunim me Këshillin Drejtues miraton
politikat e drejtimit të Sh.S.Sh.-së që lidhen me; aspektet organizativ dhe financiar, me burimet njerëzore dhe me pjesëmarrjen e Sh.S.Sh.-së në aktivitete të ndryshme sportive, lokale, rajonale, kombëtare dhe në aktivitetet ndërkombëtare. 3. Kryetari i Sh.S.Sh.-së
përfaqëson Shoqatën dhe nënshkruan cdo dokument bashkëpunimi që i shërben zhvillimit dhe është në përputhje me qëllimin të Sh.S.Sh.-së.
4. Kryetari i Sh.S.Sh.-së
ka të drejtë të vendosë marrëdhënie konsulence me specialist dhe/ose personalitet të fushës sëportit në aspektin teknik.
5.
Kryetari i Sh.S.Sh.-së , ka të drejtë të propozojë, shqyrtojë dhe në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të bëjë ndryshimet që gjykohen të arsyeshme në strukturën organizative të Sh.S.Sh.-së.
6. Kryetari i Sh.S.Sh.-së, ka të drejtë të delegojë të drejta dhe vendimmarrje
të caktuara, që ai i gjykon të arsyeshme, tek Drejtuesi Teknik i Sh.S.Sh.-së. KËSHILLI DREJTUES 1. Përbëhet nga: Kryetari, Drejtuesi Teknik, një përfaqësues i zgjedhur nga
Bordi i shkollës, një përfaqësues i zgjedhur nga Këshilli i Prindërve, një nxënës sportist përfaqësues i zgjedhur/caktuar nga qeveria e nxënësve dhe një mësues përfaqësues i zgjedhur/caktuar nga stafi pedagogjik i shkollës. 2. Shqyrton dhe miraton drejtimet kryesore të aktivitetit të Sh.S.Sh.-së.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
DREJTUESI TEKNIK 1. Drejtuesi Teknik, më tej DT, vendoset dhe hiqet nga Kryetari
në
bashkëpunim me Këshillin Drejtues. 2. Ndjek realizimin e përditshëm të punës dhe veprimtarisë së Sh.S.Sh.-së . 3. Monitoron cilësinë e shërbimit që ofrohet nga trajnerët (mësues të edukimit
fizik pjesë e stafit pedagogjik ose trajnerë te jashtëm). 4. Drejtuesi Teknik ka të drejtë të bëjë çdo propozim dhe rekomandim që është
në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit që ofron Sh.S.Sh.-ja. 5. Miraton planet dhe programet stërvitore të secili trajner (mësues të edukimit
fizik pjesë e stafit pedagogjik ose trajnerë te jashtëm) . 6. Harton dhe miraton plane pune që i adresohen zhvillimi të Sh.S.Sh.-së. 7. Drejtuesi Teknik, çdo tre muaj raporton me shkrim opinionin e tij për
ecurinë e veprimtarisë së përditshme të Sh.S.Sh.-së dhe punës së secilit trajner. 8. Propozon mendimin dhe sugjerimin e tij për vendosjet dhe heqjet e
trajnerëve. 9. Merr
vendime dhe masa për organizimin e aktivitetit sportiv si brenda Sh.S.Sh.-së, ashtu dhe kur aktivitetet zhvillohen jashtë Sh.S.Sh.-së.
10. DT
përfaqëson Sh.S.Sh.-së në të gjitha takimet me prindër, me përfaqësues të institucioneve të ndryshme arsimore e sportive, me vizitorë dhe miq të Sh.S.Sh.-së. Këtë të drejtë ai e ushtron vetëm me miratimin e Kryetarit.
11. Përfaqëson Sh.S.Sh.-së në të gjitha aktivitetet sportive dhe në marrëdhënie
me organizata dhe shoqata të tjera. Këtë të drejtë ai e ushtron vetëm me miratimin e Kryetarit. 12. DT mban kontakte të përhershme me prindërit dhe i informon ata në
mënyrë individuale dhe në grup. Prindërit, mund të informohen nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë dhe me shkrim. Komunikimi me prindërit, orientohet vetëm në dy drejtime: 1) vlerësimin e progresit teknik të fëmijës dhe 2) në aspektin e sjelljes së tij nga aktivitetit në Sh.S.Sh.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
13. DT i paraqet Kryetarit, masa të motivuara disiplinore, (të parashikuara në
rregulloren e shkollës) që i adresohen, trajnerëve, si dhe nxënësve/sportistëve që rezultojnë me veprime dhe mos veprime që cenojnë imazhin dhe interesat e Sh.S.Sh.-së.
SEKRETARI 1. Sekretari është organi administrativ i Shoqatës. 2. Sekretari zgjidhet dhe mund të pezullohet nga Këshilli drejtues për shkelje të rënda statutore apo abuzime të ndonjë natyre tjetër. Detyrat e sekretarit janë: Zbaton vendimet e Këshillit Drejtues. • Bën përgatitjet e mbledhjes së K.D. • Mban korrespondencën e Shoqatës. • Mban librat e llogarisë së Shoqatës. • Merr pjesë rregullisht në mbledhjet e K.D-së pa të drejtë vote dhe • vendimmarrje, si dhe mban proces-verbalet e tyre.
TRAJNERI 1. Trajneri konsiderohet i tillë për Sh.S.Sh.-në, mësuesi i edukimit fizik, që
është pjesë e stafit pedagogjik të shkollës, por edhe specialistë të trajnimit sportiv, që angazhohen në stërvitjen e ekipeve të shoqatës në bazë të një marrëveshjeje midis tij dhe Kryetarit të Sh.S.Sh.-së. 2. Trajneri kujdeset për përfaqësimin në mënyrë korrekte të imazhit të
Sh.S.Sh.-së, të mbrojtjes dhe promovimit të interesave të Sh.S.Sh.-së përkundrejt të tretëve. 3. Ndërton marrëdhënie dhe komunikim që mbështetet në etikën dhe në
respektin për kolegët, drejtuesit e Sh.S.Sh.-së, për prindërit. Marrëdhëniet që vendosen dhe zhvillohen me fëmijët/sportistët, karakterizohen nga
Ministria e Arsimit dhe Sportit
dashuria, respekti dhe inkurajimi i fëmijëve në zhvillimin e talentit dhe sjelljes pozitive të tyre. 4. Informon dhe raporton sa herë që i kërkohet nga DT dhe Kryetari. 5. Raporton çdo muaj tek DT, për ecurinë, problematikën, arritjet dhe nevojat
e veprimtarisë së ekipit që ai drejton. 6. Ka për detyre realizimin e procesit stërvitor në mënyrë sa më profesionale. 7. Drejton sportistët në aktivitetet sportive në të cilat merr pjesë Ekipi
përfaqësues i Sh.S.Sh.-së. 8. Kontribuon në mikpritjen e ekipeve dhe shoqatave të tjera të cilat zhvillojnë
aktivitete sportive garuese në mjediset e Shkollës të cilës Sh.S.Sh.-së i përket . 9. Trajneri
kujdeset për ndërtimin e marrëdhënieve karakterizuara nga etike në komunikimin me prindërit.
korrekte
dhe
të
Detyrat e Trajnerit. 1. Në procesin stërvitor dhe në aktivitete sportive garuese (miqësore dhe
zyrtare), të paraqitet gjithmonë me uniformë sportive. 2. Të respektojë afatet kohore, oraret e zhvillimit të procesit stërvitor. 3. Të zhvillojë procesin stërvitor në përputhje me parimet metodike dhe
psiko-pedagogjike të këtij procesi. 4. Të hartojë planin vjetor të punës stërvitore me ekipin e tij. 5. Të plotësojë çdo kërkesë, raport apo informacion të DT, që i adresohet
ekipit të tij. 6. Të kujdeset maksimalisht për përdorimin e rregullt
të bazës materiale sportive dhe infrastrukturës së shkollës nga nxënësit/sportistë gjatë orareve stërvitore .
7. Të
raportojë çdo informacion që lidhet me sjelljen, fjalorin dhe komunikimin e fëmijëve dhe që bie ndesh me etikën dhe rregulloren e shkollës.
8. Kontaktet me prindërit, realizohen në mjediset e shkollës.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
9. Kur trajneri, për arsye objektive, mungon në procesin stërvitor, merr të
gjitha masat që seanca stërvitore të realizohet nga kolegët, ose të zëvendësohet menjëherë në ditën më të afërt. 10. Ndjek dhe dokumenton frekuentimin e sportistëve në procesin stërvitor.
Për këtë ai ndërton një fletore të posaçme për frekuentimin. 11. Propozon në mënyrë të motivuar masa disiplinore për një sportist të
caktuar. 12. Me ndërprerjen e bashkëpunimit, trajneri, dorëzon të gjithë bazën
materiale të marrë në dorëzim. Të drejtat e trajnerit, 1. Të gëzojë akses në përdorimin e të gjitha materialeve dhe infrastrukturës
që disponon shkolla, në funksion të realizimit të një procesi stërvitor sa më cilësor. 2. Të mbështetet maksimalisht nga drejtuesit e shkollës dhe drejtuesit e
Sh.S.Sh.-së në organizimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve sportive që zhvillohen brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës. 3. Të shprehë mendimin e tij për progresin, problemet dhe nevojat për
përmirësim të Sh.S.Sh-së. Nënësi/sportist 1. Nxënës/sportist i ekipeve të Shoqatës së Sportit të Shkollës do të
konsiderohet çdo nxënës i shkollës, i talentuar dhe i prirur në veprimtarive sportive, i cili dëshiron të jetë anëtar i shoqatës. 2. Nxënësi/sportist duhet të regjistrohet në regjistrin themeltar të Sh.S.Sh-
së dhe të pajiset me kartelën e anëtarësimit, e cila firmoset nga Kryetari i Sh.S.Sh-së dhe mban vulën e shkollës. 3. Anëtarësia e nxënësit/sportist, përfundon kur: -
Nxënësi/sportist heq dorë vullnetarisht.
-
Nxënësi/sportist nuk është më nxënës i shkollës në të cilën funksionon Sh.S.Sh.-ja.
Ministria e Arsimit dhe Sportit
-
Përjashtohet nga Sh.S.Sh.-ja me vendim të Këshillit drejtues, për arsye të shkeljes së rregullores dhe rregullave të etikës, të parashikuara në rregulloren e shkollës.
Të drejtat e nxënësit/sportist 1. Të përfitojë nga seancat stërvitore të organizuara dhe drejtuara nga
trajnerët e shoqatës. 2. Të marrë pjesë si përfaqësues i Sh.S.Sh-së në aktivitete sportive
(miqësore dhe garuese) ndërshkollore. 3. Të gëzojë akses në përdorimin e të gjitha materialeve dhe infrastrukturës
që disponon shkolla, në funksion të realizimit të një procesi stërvitor sa më cilësor. 4. Të mbështetet maksimalisht nga drejtuesit e shkollës dhe drejtuesit e
Sh.S.Sh.-së në organizimin e stërvitjeve dhe aktiviteteve sportive që zhvillohen brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës. 5. Të njihet me çdo vendim të marrë nga organet drejtuese të shoqatës. 6. Të zgjedhë e të zgjidhet si përfaqësues i nxënësve në Këshillin drejtues të
Sh.S.Sh.-së në bazë të procedurave të caktuara. 7. Të shprehë mendimin e tij për progresin, problemet dhe nevojat për
përmirësim të Sh.S.Sh-së Detyrat 1. Të zbatojë rigorozisht rregulloren e shoqatës dhe rregulloren e shkollës. 2. Të kontribuojë për prezantimin dhe mbështetjen e programit të shoqatës
në rrethe të ndryshme sociale. 3. Të kontribuojë për organizimin e veprimtarive të shoqatës. 4. Të zbatojë me korrektësi dhe në kohë të gjitha detyrat e ngarkuara apo të
marra përsipër. 5. Të paguajë kuotat sipas statutit të tij të anëtarësisë.
PRINDËRIT Ministria e Arsimit dhe Sportit
Të drejtat, 1. Kanë të dejtë të kërkojnë informacion në çdo kohë për progresin e
fëmijës. 2. Të paraqesë në çdo kohë, tek trajneri, Drejtuesi teknik dhe Kryetari, çdo
vërejtje dhe sugjerim që lidhet me cilësinë e shërbimit që i ofrohet në tërësi dhe për çdo specifikë që lidhet me interesin e fëmijës së tij. 3. Të marrë pjesë në të gjitha takimet dhe mbledhjet që Sh.S.Sh-ja
organizon me prindërit. 4. Të informohet për planet e Sh.S.Sh-së dhe çdo opinion vlerësues që
krijon trajneri lidhur me arritjet e fëmijës së tij, si në planin sportiv ashtu dhe në atë social dhe të sjelljes. 5. Të ndjekë procesin stërvitor në mjediset e caktuara të Sh.S.Sh-së dhe të
trajtohet me respekt nga i gjithë stafi drejtues dhe teknik. 6. Të shprehin vlerësimin e tyre, sa herë kjo i kërkohet nga Sh.S.Sh-ja, por
edhe kur ato e gjykojnë të arsyeshme, për cilësinë e shërbimit në tërësi dhe veprimtarinë e trajnerit në veçanti. 7. Të kërkojë shkëputjen nga anëtarësimi në Sh.S.Sh-së të tij dhe fëmijës së
tij. Detyrat e prindërve; 1. Të demonstrojë në mjediset e Sh.S.Sh-ja, sjellje dhe komunikim të
mbështetur thellësisht në etikë dhe në korrektësi. 2. Të respektojë dhe të mbrojë infrastrukturën në mjediset e Sh.S.Sh-së 3. Të bashkëpunojë me Sh.S.Sh-në për zhvillimin e vlerave edukative dhe
sportive tek fëmija i tij. 4. Të trajtojë dhe të komunikojë me respekt me stafin (punonjësit, trajnerët
dhe drejtuesit e Sh.S.Sh -së) 5. Të kujdeset për bazën materiale që ka marrë në dorëzim fëmija i tij dhe
ta kthejë atë në Sh.S.Sh-së, kur ai ndërpret anëtarësimin në të. BURIMET E FINANCIMIT TË SHOQATËS JANË: 1. Kuotizacionet e anëtarëve Ministria e Arsimit dhe Sportit
2. Donacionet e ndryshme 3. Subvencionet 4. Çdo burim tjetër të ardhurash që nuk është i ndaluar me ligj.
Vlera e kuotizacionit të anëtarësisë përcaktohet me vendim të Këshillit drejtues të Sh.S.Sh-së. KREU IV DISPOZITA KALIMTARE 1. Kjo rregullore është e detyrueshme për zbatim nga të gjithë anëtarët e
Sh.S.Sh-së. 2. Çdo ndryshim, shfuqizim aspo shtim në dispozitat e kësaj rregulloreje,
bëhet me vendim të Këshillit drejtues të Sh.S.Sh-së.
Ministria e Arsimit dhe Sportit