Gjuha shqipe klasa 3 OLIMPIADA XVI KOMBËTARE

Page 1

Gjuha shqipe 3


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

KLASA 3 Literaturë ndihmëse: Gjuha shqipe (A.Shkurti) GRAMATIKA 1. Mesazhi. Në një mesazh duhet të dallohet: a) kush e thotë, b) cili është mesazhi dhe c) kujt i drejtohet.(Fq. 6, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 2. Teksti. Dallimi i tekstit nga joteksti (grupi i fjalive pa lidhje). (Fq. 7, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 3. Fjalia. Një grup fjalësh nuk mund të jetë fjali nëse a) fjalët nuk janë lidhur si duhet nga ana ndërtimore b) nuk jep një kuptim të caktuar. (Fq. 11, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Shembull 1: Maces i hoqën syzet dhe i dhanë një çmim. (Është e lidhur nga ana ndërtimore, por nuk ka kuptim) Shembull 2: Mami shoku im punoj si mësuese. (Nuk janë të lidhura fjalët, por duket që është kuptimi Mami i shokut tim punon si mësuese.) 4. Togfjalëshi emër plus emër Të dallojnë, ose të formojnë togfjalësha emër+emër. (Fq. 15, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Në një fjali të caktuar të dallohet togfjalëshi emër+emër. Shembull: Në fjalinë “Kapaku i fletores mbante fotografinë e Majkut”. Togfjalëshat emër+emër janë “Kapaku i fletores” dhe “fotografinë e Majkut”. 2

5. Kryefjala Kryefjala mund të shprehet me një fjalë (emër, përemër) ose me një grup fjalësh. (Fq. 19, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Në një fjali të dhënë të dallohet kryefjala. Kryefjala në fjalinë pyetëse mund të jetë vetë fjala pyetëse kush, cili, cilët. Me se është shprehur kryefjala? Rastet a) me emër, b) me përemër c) me togfjalësh 6. Emri Dallimi i emrit nga përemri vetor që mund ta zëvendësojë atë kur përsëritet. (Fq. 20, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Dje takova Elmën. Ajo ishte e sëmurë. (Emri Elma zëvendësohet me përemrin ajo) Kontrolli Gjej emrat në një fjali të dhënë. Cilin emër ka zëvendësuar përemri vetor në fjalinë e dytë? 7. Dallimi i emrave të përveçëm nga emrat e përgjithshëm Emri i përveçëm tregon me saktësi vetëm një person, kafshë apo send. Emri i përgjithshëm emërton diçka që nuk është e vetme. (Fq. 25, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli:Pse emri Besa është i përveçëm, kur ka disa vajza që e kanë emrin Besa? Pse emri popull është i përgjithshëm?Sa emra të përgjithshëm (të përveçëm) ka në fjalinë e dhënë?

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

8. Gjinia e emrit Nxënësi duhet të dallojë nëse një emër është në gjininë mashkullore apo femërore. (Fq. 27, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Në një grup emrash të dhënë të dallohen cilët janë në gjininë femërore dhe cilët janë në gjininë mashkullore. 9. Numri i emrit Vendos në shumës emrat. (Fq. 32, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Me –e nga pas. (Gabim – gabime, stadium – stadiume) Me –a nga pas. (Arkë – arka, pulë – pula, egërsirë – egërsira) Me –ë nga pas. (Rosak – rosakë, kapak – kapakë) Me –nj nga pas. (Bari – barinj, kushëri – kushërinj) Me –enj nga pas. (Lumë – lumenj, përrua – përrenj) Me –inj nga pas. (Gjarpër – gjarpërinj, shkëmb – shkëmbinj) Me – ër nga pas. (Mbret – mbretër, princ – princër) Me –ra nga pas. (Bar – barëra, fshat-fshatra) Kontrolli Me çfarë mbaron në shumës fjala kapak? (alternativa –ë, -inj, -enj, -qe)? Gjej formën e njëjësit (shumësit) kur jepet shumësi (njëjësi) të emrit. 10. Emra që nuk ndryshojnë në shumës (mike, shami, anije, pako, bakllava, shaka, orë) (Fq. 37, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Cili nga këta emra nuk e ndryshon formën në shumës? Çfarë kanë të përbashkët emrat që nuk ndryshojnë në shumës anije, dele, mace, rrufe, lule? (Mbarojnë me –e)

11. Trajta e emrit Gjetja e trajtës në të cilën shFq.t një emër. (Fq. 38, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Cili nga këta emra është në të shquarën (pashquarën)? 12. Togfjalëshi emëror Dollap arre, vajzë fshati, tryezë buke, mish qingji, një lugë sheqer, ekskursion me shokët, gjellë pa kripë, lodra për fëmijët, djali i tezes, dëshira për të kënduar, pastiçier i zoti, dy djem, kjo dëshirë, shtëpia majtas (Fq. 42,45 Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Togfjalëshi mish qingji është: a) emër + emër, b) emër + mbiemër, c) emër + përemër? Cili togfjalësh i ngjan tokfjalëshit “ekskursion me shokët”? (koncert me Majkëllin) 13. Togfjalëshi Lidhja me përshtatje. Nëse themi “shtëpia e bukur” duhet të themi “shtëpisë së bukur”. Nxënësi nuk flet teorikisht për lidhjen me përshtatje në togfjalëshin emëror, as emërton me fjalët togfjalësh emëror, por kupton që fjala e dytë i përshtatet së parës nëse kjo ndryshon formën e saj. (Fq. 46, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Një shtëpi e bukur qëndronte në majë të kodrës. Gimi iu afrua shtëpisë .... (plotëso) a. e bukur b. të bukur c. së bukur 14. Të gjejnë fjalën kryesore në një togfjalësh emëror (Fq. 49, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Fjala kryesore, ose fjala bërthamë, është ajo kuptimin e së cilës plotësojnë fjalët e tjera.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 3


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

15. Logjikë rreth togfjalëshit Sa më shumë fjalë që i shtojmë fjalës kryesore, aq më pak elemente nga fjala kryesore ka. (Fq. 52, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Shembull: “Topa” ka më shumë se “topa të kuq”. “Topa të kuq” ka më shumë se “topa të kuq llastiku”. Kontrolli Cili grup do të vinte i treti për nga numri nëse renditeshin nga grupi më i vogël tek grupi më i madh? 16. Grupi i fjalëve që lëviz së bashku në fjali Ndarja e fjalisë në grupe (etiketa). Fjala “etiketë” emërton një grup fjalësh që lëviz së bashku në fjali, që mund të zëvendësohet me një fjalë të vetme. (Fq. 57, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Në sa etiketa mund të ndahet fjalia? Pas cilës fjalë nuk mund të vendoset viza e ndarjes në etiketa? 17-18. Fjalët e grupet e fjalëve që tregojnë vend, kohë, mënyrë Të ndërtojmë fjali me fjalë që tregojnë vend, kohë, mënyrë. (Fq. 58,59,63,67,68,71 Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 19. Folja (Fq. 64, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Gjej foljen në fjalinë e dhënë. 20. Fjalë ku bie veprimi i foljes Kundrinori i drejtë. Kthimi i kundrinorit të drejtë në kryefjalë. (Fq. 76,77, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Në fjalinë e dhënë të gjendet kundrinori. Të rishkruhet fjalia duke e kthyer kundrinorin e drejtë në kryefjalë. 21. Fjalë që tregojnë kohën e shkuar, kohën e tashme, kohën e ardhme (Fq. 84, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 4

Kontrolli Cila fjalë (grup fjalësh) tregon kohën e shkuar, të ardhme, të tashme? 22. Koha e foljes Nxënësit të dallojnë tri kohët e foljes: e tashme, e shkuar, e ardhme. (Fq. 86, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 23. Foljet e zgjedhimit të parë Veta. Nxënësit të dinë të zgjedhojnë foljen në kohën e tashme. (Fq. 89,90, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Të vendosin përemrin që duhet në një formë të foljes. P.sh. “Ju”, para fjalës “lexoni”. Të vendosin formën e duhur të foljes pranë një përemri vetor të dhënë. 24. Togfjalësha me folje Hap dritaren, i flas shokut, u lodha së punuari, mblidheshim të shtunave, dolën maleve, u ftoha nga akullorja, vij nga dreka etj. (Fq. 94, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Të japim për secilin rast një shembull tjetër. Shembull: Cili nga shembujt është i njëjtë me “mblidheshim të shtunave” (takoheshim pasditeve). 25. Shkrimi i foljeve në kohën e tashme Kujdes: ne pimë dhe jo pijmë, ata punojnë dhe jo ata punojn. (Fq. 95, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontroll: Cila nga foljet është shkruar drejt (ose gabim)? 26. Drejtshkrimi i foljeve marr, dal, jap, shoh në kohën e tashme Marr – merr – merrni (mirrni) / dal –del – dilni/ jap – jep – jepni (jipni)/shoh-sheh-shihni. (Fq. 95, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Vendos në një vetë dhe numër të caktuar foljen marr, dal, jap, shoh. Cila folje është shkruar si duhet (ose gabim)?

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

27. Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e tashme (përgatit, shëtit, ndrit, ujit, ngjit, çudit, përshpërit etj.) (Fq. 99, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 28. Zgjedhimi i foljeve në kohën e pakryer Të dallojnë cila folje është në të pakryerën. Të vendosin një folje në kohën e pakryer. Të konstatojnë që një folje në kohën e pakryer tregon një veprim të nisur por të papërfunduar në një çast të së shkuarës. Të konstatojnë mbaresat që janë karakteristike për kohën e pakryer (-ja, -je, -nte, -nim, -nit, -nin) (Fq. 102, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Gjej cila nga foljet është në kohën e pakryer. Shembull 1: Vendos foljen X në kohën e pakryer, veta 2, numri njëjës. Shembull 2: Cila mbaresë e kohës së pakryer i takon vetës së tretë, numri shumës (-nin) 29. Togfjalëshat me folje (u ndala te dera, fituam në sajë të ..., pyes për ty, fshij me peshqir, u nis pa bukë, fillova të punoj në ..., më 7 mars u hap shkolla) (Fq. 104, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 30. Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e pakryer (Fq. 106, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 31. Koha e kryer e thjeshtë e foljes. Të dallojnë foljet që janë në kohën e kryer të thjeshtë. Të njohin mbaresat karakteristike për kohën e kryer të thjeshtë. (-va, -ve, -i, -uam, -uat, -uan, zgjedhimi i parë) (Fq. 107, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Cila nga foljet është në kohën e kryer të thjeshtë?

Shembull 1: Cila nga mbaresat përdoret për të bërë kohën e kryer të thjeshtë në vetën e parë njëjës –va,ja,-j ? (-va) Shembull 2: Vendos foljen shkoj në kohën e kryer të thjeshtë në vetën e tretë, njëjës. 32. Togfjalëshat me folje (i binin mbi supe, u ulën nën hijen e pishës, dolën prej klasës, kap për mesi, mbaruan para dy ditësh, u mbajt pas një litari, fshihej midis gjetheve) 33. Foljet kam dhe jam në kohën e pakryer dhe të kryer të thjeshtë (Fq. 111, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Vendos në vetën, numrin dhe kohën e caktuar foljen kam (ose jam). 34. Trajta e shquar emrave shami, shtëpi (jo shamija, shtëpija, por shamia, shtëpia). (Fq. 114, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 35. Foljet në kohën e ardhme Të dallojnë (ose të vendosin) foljet në kohën e ardhme. (Fq. 115, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 36. Togfjalëshat me folje (shkonte tatëpjetë malit, fluturoi jashtë kafazit, u ul pranë ngrohëses, vajta për të mbushur ujë, udhëtoi pa u ndalur, u gëzua shumë, humbi diku) (Fq. 116, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 37. Drejtshkrimi i foljeve që mbarojnë me –t në kohën e ardhme Kujdesi nga gabimet tipike. (Fq. 119, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 38. Emërzimi i foljeve (shkruaj – të shkruarit, vrapoj – të vrapuarit, qesh – të qeshurit)(Fq. 123, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Kthe foljet në emra. Kthe sipas shembullit: Agroni shkroi bukur. Të shkruarit e Agronit ishte i bukur.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 5


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

39. Përshtatja e foljes me kryefjalën Zgjedhja e vetës dhe numrit të duhur për foljen. (Fq. 124, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Shembull 1: Folja shkoj në një fjali është shkuan. Cila është kryefjala? a. unë dhe mami b. Bujari dhe e motra c. ti dhe babi 40. Zgjerimi dhe ngushtimi i fjalive (Fq. 127, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 41. Fjalë dhe grupe fjalësh që i përgjigjen pyetjes Kujt? Cilit? Cilëve? (Fq. 129, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 42. Togfjalëshi. Lidhja me bashkim (zoti Petrit, dëshira për të kënduar, etj.) (Fq. 132, Gjuha shqipe 3, A. Sh.)

46. Fjalia dëftore dhe pyetëse. (Fq. 139, 140, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Pse një fjali, në dukje dëftore, ku nuk është vendosur shenja e pikësimit, mund të jetë edhe pyetëse? (Sepse pyetja mund të bëhet edhe pa fjalë pyetëse, por me anë të intonacionit) 47. Zëvendësimi i fjalëve dhe i grupeve të fjalëve. Nxënësi të jetë i aftë të zëvendësojë një fjalë me një tjetër të ngjashme me të për nga funksioni. Detyra për të zëvendësuar një fjalë apo një grup fjalësh mund të jetë evazive për nxënësin. Do të pranohet zëvendësimi që ruan strukturën e fjalisë dhe e nxjerr atë me kuptim. (Fq. 142, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) 48. Fjalia pohore dhe fjalia mohore. Nxënësit duhet të kthejnë një fjali pohore në mohore dhe anasjelltas. (Fq. 143, Gjuha shqipe 3, A. Sh.)

43. Togfjalëshat mbiemërorë, numërorë dhe përemërorë (i ri nga mosha, e kuqe si shega, dy prej tyre, i aftë në muzikë, i dobishëm për skuadrën, i dashur me shokët, mjaft i mirë, gjithmonë i kënaqur, i aftë për të kënduar, tre prej tyre) (Fq. 135, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli Formo një togfjalësh që t`i ngjajë togfjalëshit “i aftë në muzikë” pa përsëritur asnjë nga fjalët.

49. Drejtshkrimi i pjesëzave mohuese nuk dhe s`. Shmangia e pjesës mohuese ‘s para foljeve që fillojnë me s, z, zh, sh. (Fq. 145, Gjuha shqipe 3, A. Sh.)

44. Drejtshkrim ndajfoljesh. (mirë dhe jo mir, poshtë dhe jo posht, shumë dhe jo shum, etj.) (Fq. 135, Gjuha shqipe 3, A. Sh.)

51. Shenjat e pikësimit .!? (Fq. 149, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Vendos shenjën e pikësimit që duhet në fund të fjalive.

45. Drejtshkrimi i mbiemrave që mbarojnë me –t, -të, -ët. (i akullt, i artë, i cekët...) (Fq. 136, Gjuha shqipe 3, A. Sh.)

6

50. Fjalia dëftore thirrmore (habitore). Kthe një fjali nga dëftore në çuditëse, ose anasjelltas. (Fq. 146, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Kthe sipas shembullit: “Fshatarët i kanë qethur delet”. “Fshatarët i paskan qethur delet!”.

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

52. Sinonimet dhe antonimet (Fq. 150, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Për një fjalë të dhënë të jepet fjala me kuptim të njëjtë (sinonim) ose me kuptim të kundërt (antonim).

Shembull: Iku me të katra – krahasimi është me katër këmbët e një kafshe.

53. Shkrimi i fjalëve mohuese: askush, kurrkush, asnjeri, asnjëra, askurrkush, kurrkund, kurrgjë, etj. (Fq. 152, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Të dallohet gabimi në të shkruar të këtyre fjalëve, p.sh., as një ra duhet asnjëra.

3. Ku ndryshon përralla nga një tregim. Çfarë duhet t`i bëjmë një tregimi që ta kthejmë në një përrallë?

54. Formimi i fjalëve me parashtesë, prapashtesë dhe fjalët e përbëra (Fq. 153, Gjuha shqipe 3, A. Sh.) Kontrolli: Të gjendet parashtesa (ose prapashtesa) në një fjalë të dhënë të prejardhur.

Kontrolli: A kemi fabul nëse historia është e shkurtër dhe jep një mësim për sjelljen, por nuk është me kafshë?A kemi fabul nëse kemi një mësim për sjelljen dhe me kafshë, por është histori i gjatë?

Leximi 1. Si vjen kuptimi i figurshëm nga kuptimi i parë. Kjo mund të duket evazive por kërkesa do të jetë për shprehje që mendohet se janë në përvojën e nxënësit.

2. Ndikimi që ka në ngjarje ndryshimi i një elementi të pjesës letrare.

4. Fabula është një histori e shkurtër që na jep një mësim për sjelljen, zakonisht me anë të kafshëve.

5. Analiza e tekstit kërkon në radhë të parë të kuptuarit e pjesës. Pyetjet rreth përmbajtjes së një pjese, do të zbulojnë vëmendjen, të thelluarin në përmbajtjen e pjesës.

KLASA 3 - VJERSHAT PËRMENDËSH Librat rrinë rradhë rradhë Xhevahir Spahiu Librat rrinë rradhë - rradhë, presin dorën që t’i marrë.

Librat rrinë krah për krah; cili rradhën sonte ka?

Presin dorën t’i shfletojë, presin syrin t’i lexojë.

Sa përralla rrinë aty; eja t’i këndojmë të dy! Sa figura, sa tregime, duan të hyjnë në botën time.

Thotë i pari: merrmë mua; siç më do dhe unë të dua.

Flet i dyti poshtë në xham: po unë rradhën kur e kam?

Librat rrinë rradhë - rradhë, presin dorën që t’i marrë …

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 7


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

Erdhi prilli, ç’u shkri bora Himariote

Mëmëdheu Çajupi

Erdhi prilli, ç’u shkri bora majave. Mbani vesh, bije këmbora, majave. O pranvera, vera-vera, sa gëzim, këndojn zogjtë nëpër ferra, pa pushim. Gjithë natyra ç’u ndryshua, dhe ndryshon. Gjithë toka zbukuruar, lulëzon.

Mëmëdhe quhet toka Ku më ka rënurë koka, Ku kam dashur mëm’ e atë, Ku më njeh dhe gur’ i thatë, Ku jam rritur me thërrime, Ku kam folur gjuhën time, Ku kam fis e ku kam farë, Ku kam qeshur, ku kam qarë, Ku rroj me gas e me shpresë, Ku kam dëshirë të vdesë.

Zogjtë dy nga dy jetojnë, në fole. Çajnë qiellin e shkojnë, si rrufe.

Përralltarja Xhevahir Spahiu

Tarja nuk e lan fytyrën… Dionis Bubani

S’do që s’do të bjerë qepalla, s’më zë gjumi pa përralla; pa arush, ujk e të tjerë s’mbyllet syri që të flerë.

Tares mjalti i pëlqen, e shijon edhe yndyrën, por, pas buke, kohë s’gjen, kurrë nuk e lan fytyrën.

Asnjë zë s’ndihet në dhomë: - Mami, mami, hë, tregomë! Një përrallë për zonjën dhelpër, po s’desh dhelpra, për një ketër.

- Kafshët, - thotë, - (dhe fik dritën) porsa panë gjahtarët, ikën …

- O moj mami, përralltare, Çdo përrallë një dritare. Ti kallzon, kallzon kaq bukur, Në çdo fjalë rri një flutur.

Në çdo fjalë trokon kali, vret e prêt kuçedrën djali; del qerosi mendjemprehtë bukuroshen e merr vetë.

Pasi shqepet me ushqim, del në rrugë i palarë, i flet nëna pa pushim, por më kot, avazi i parë!

Gjithmonë bërtet mamaja, le të lodhet ajo kot… … Taren na e zu belaja, se e ndoqën grenxa plot.

U pendua “trimi” Tare, kur pa grenxat mizëri… Po ato s’iu ndanë fare, e pickuan mirë e mirë, sa u ënjt, u bë fuçi!

Ja qepalla zë e ulet, mami thotë diçka për lulet. Mijëra lule buzë një lumi… Mua, trak, më zuri gjumi.

8

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

Vizitë në muzeun arkeologjik Xhevahir Spahiu

FËMIJA Ndre Mjeda

Ciceron, na merr përdore, udhët na trego; shekuj, armë dhe stërgjyshër ti nga gjumi, zgjo!

E kandshme asht hana Kur del me zana, E n’tokë me dritë përndaret.

Te kjo enë e vogël balte një e fshehtë rri; te kjo thikë e hershme guri rron një histori.

Shih sa bukur mozaiku, art të madh zbulon! Kokës së një luftëtari trupi i mungon.

Kur të dalin në na pyetshin, ku ishim dhe ç’pamë, - Folëm ilirisht, - do t’themi, me stërgjyshërit tanë.

Ekskursioni dhe aspirina - Dionis Bubani Ikën shokët n’ekskursion, Gimi, strukur pranë zjarrit, i kënaqur po mendon: - Besa, sot i rashë qarit! Është natë… Kushedi se sa larg do të kenë shkuar, una mbeta në shtëpi, u tregova më i zgjuar. Po më ranë fort havale, do t’u them troç se ç’mendoj: “Mund të ftohesh nëpër male, unë dua të jetoj!” Ja, kështu mendonte, por doli Gimi i djersitur që nga soba, në oborr, dhe u plevitos papritur… Kur u kthyen gaz e jetë, nga ato kreshta dhe lëndina, shokët Gimin na e gjetën duke pirë aspirina!

Hyjzit që shndrisin E që shëtisin Npër qiell, janë t’bukur faret. Kur del agimi E rruzullimi Me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet, E përmbi kashta Shndrit pika lashta, Zemra me mall gazmohet. Asht i madh shendi, Kur ndihet shpendi Ndër pyje tuj pingrue; E knaqshme a’j lule Kur ju përkule, O fllad i let, me e lmue. Por s’i giet qielli, Nuk i giet prilli As fllad që shëtit lulet E me erna veshet, Foshnjës që i qeshet, Nanës kur mbi të përkulet. BUKA Dritëro Agolli Të duket gjë e zakonshme: jap pare, marr bukë! Po ne e pritëm kaq shumë! E mbollëm, e korrëm e djersët na vanë çurkë, Pastaj e shimë në lëmë e mbetëm pa gjumë; I mbushëm thasët dhe ecëm në pluhur e në gurë, Mullirit e bluam dhe e vumë në magje, Në krahë e morëm dhe e shpumë në furrë, Pastaj rrodhi në sofër nga korja e ngrohtë një paqe ... Të duket një gjë e zakonshme?

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School 9


OLIMPIADA XV KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM 1-9 qershor 2015

ATDHEU Ali Asllani

SHQIPËRI, O JETË GJATË Naim Frashëri

Sa të rroj e sa të jetë, Gjiri i qiellit plot me yje, Ty shqiptari do të ketë, Si ka diellin përmbi krye; Si ka diellin si ka hënën, Mu si nëna që ka djalën, Mu si burri që ka fjalën.

Shqipëri, o jetëgjatë! Ty të kemi mëm’e atë, Dhe për ty do të luftojmë, Gjersa të të trashëgojmë. Për ty gjithë dit’ e natë Mejtohemi gjër’ e gjatë.

Un’, im at’ e gjysh stërgjysh e di bota si dhe qysh, cilin kemi më të shenjtë, shum të dashur e të shtrenjtë, dhe për cilin bëjmë be, be për qiell e be për dhe, be për tokën kombëtare, dhe për ty, moj tok’ bujare.

10

UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.