Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 UDHA E SHKRONJAVE Cambridge International School rr.Qemal Stafa, nr.226, Tiranë tel. 00355 692076068 – 04 2267048 www.udhaeshkronjave.edu.al Viti 2013-2014 është edhe viti i parë në të cilin ne plotësojmë Kartën e Performancës së Shkollës Të dhëna të përgjithshme për shkollën Shkolla “Udha e shkronjave” Cambridge International School është në Tiranë dhe mbikqyret nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë. Ajo është licensuar në 30 maj 1997 si shkollë private në sistemin bazë, tashmë 9-vjeçar. Numri i nxënësve të shkollës në vitin 2013-2014 ishte 56. Nxënësit në shkollën tonë vijnë nga lagje të ndryshme të Tiranës. Prindërit e nxënësve janë kryesisht specialistë të fushave të ndryshme (ekonomistë, ushtarakë, mjekë, mësues, informaticienë, biznesmenë kryesisht të mesëm). Ka një numër thuajse të njëjtë ndërmjet vajzave dhe djemve. PROGRAMET Shkolla ofron jo vetëm programet shtetërore, por edhe paketat mësimore Cambridge Primary, Cambridge Secondary 1 dhe Cambridge Secondary 2 (Cambridge IGCSE). Kjo u bë e mundur në saj të licensimit tonë në 2012 si Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit (Cambridge International School) prej Cambridge International Examinations. Paketat mësimore të Kembrixhit ndikojnë mësimdhënien e këtyre lëndëve anglisht, matematikë, shkencë, kimi, fizikë, biologji, TIK duke filluar që nga klasa parashkollore dhe deri në klasë të nëntë. Shkolla ofron edhe mësimdhënien e gjuhës gjermane, duke filuar që nga klasa e parë. TË VEÇANTAT NË PROGRAMET E SECILËS KLASË Parashkollori – Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 1 Klasa 1 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 1&2 Klasa 2 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 3 Klasa 3- Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 4 Klasa 4 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 5 Klasa 5 - Cambridge Primary (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 6 Klasa 6 – Cambridge Secondary 1 (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 7 Klasa 7 - Cambridge Secondary 1 (anglisht, matematikë, shkencë, TIK)– Niveli 8 Klasa 8 - Cambridge Secondary 1 (anglisht, matematikë, shkencë, TIK) – Niveli 9 Klasas 9 – Cambridge IGCSE 1|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 PËRQINDJA E KALUESHMËRISË – 96% (dy nxënës ngelur për vjeshtë) NOTA MESATARE – 9.15 SYNIMET E PLANIT AFATMESËM TË SHKOLLËS Të rrisë rezultatet në provimet ndërkombëtare të Cambridge International Examinations. Të rritë cilësinë në Olimpiadat Kombëtare dhe Lokale të organizuara nga “Udha e shkronjave” dhe në Olimpiadat Lokale të organizuara nga Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë si edhe ato kombëtare nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. NË PLANIN MËSIMOR PËR VITIN 2014-2015 Të ketë një certifikim ndërkombëtar 100% të nivelit të anglishtes nga Cambridge English Language Assessement si edhe certifikim të plotë në Cambridge ICT Starters dhe po ashtu pjesëmarrje 100% në provimet Cambridge Progression Test, Cambridge Primary Checkpoint, Cambridge Checkpoint si edhe në certifikatat Cambridge IGCSE. Për herë të parë do të futim gjuhën gjermane si gjuhë e dytë e huaj, pas anglishtes. Gjithashtu këtë vit do të hapim edhe klasën e parashkollorit që do të ketë krejt të veçantë programn nivelin 1 të Cambridge Primary. Të dhëna financiare: Kapitali i shkollës: 4.865.563 lekë Fitimi për vitin 2013: 208458 lekë Buxheti i shkollës për vitin 2014-2015 do të jetë në rritje si pasojë e faktit që shkolla do të rritë regjistrimet me të paktën 18%. Faqja e internetit tonë është www.udhaeshkronjave.edu.al
Kontrollet nga inspektoriatet e ndryshme Gjatë vitit 2013-2014 shkolla pati kontroll nga Inspektoriati i Punës dhe ai i Higjienës dhe doli mirë.
2|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 KURRIKULA E PËRVETËSUAR Kalueshmëria në provimet e lirimit: në të gjitha vitet 100% Nota mesatare në provimet e lirimit, viti 2013 (në 2014 nuk patëm nxënës të klasës së nëntë): Gjuhë shqipe 9.3 dhe Matematikë 8.8. Në provimet Cambridge Progression Test realizuar nga Cambridge International Examinations: Nga 40 fusha, kemi qenë më mirë se mesatarja e shkollave të Kembrixhit në botë në 29 kapituj. Në provimin Cambrige International Mathematics (0607) për Cambrige IGCSE (matematikë e avancuar) u morën 2 nota A*, 2 nota A, dhe një notë B (që janë edhe vlerësimet më të larta). Gjatë vitit 2014, 60% e nxënësve u certifikuan, nga Cambridge English Language Assesment këto certifikata: Cambridge Young Learners English – starters Cambridge Young Learners English – movers Cambridge Young Learners English – flyers Cambridge Key English Test (KET) Cambridge Preliminary English Test (PET) Diferenca ndërmjet notës së provimit të lirimit dhe notës sonë si shkollë është pozitive, pra nota e vendosur nga Ministria në Provimet e Lirimit ishte më e lartë se nota e vendosur nga shkolla “Udha e shkronjave” në dëftesë për të njëjtën lëndë. Shpërndarja e notave në provimin e lirimit 2013 (në vitin 2014 nuk kishim nxënës për Provim Lirimi)
PROVIM Gjuhë shqipe LIRIMI (nr.i notave) Nota 5 0 Nota 6 0 Nota 7 0 Nota 8 1 Nota 9 5 Nota 10 5 MESATARE 9.3
Matematikë (nr.i notave) 0 0 2 1 5 3 8.8
3|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014
KURRIKULA QË ZBATOHET Programet shtetërore hartuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës Programet ndërkombëtare hartuar nga Cambridge International Examinations. Për disa nga programet që ne i bëjmë fakultative pyeten edhe nxënësit së bashku me prindërit. Nxënësit pyeten për lëndët e arteve nëse kanë preferencë të caktuar. Deri tani disa prej tyre kanë zgjedhur pianon dhe kanë vijuar mësimet individualisht.
TEKSTET ME TË CILAT PUNOI SHKOLLA Tekstet që përdor shkolla “Udha e shkronjave” merren nga Katalogu i Ministrisë për programet shtetërore dhe nga botuesit Cambridge University Press dhe Oxford University Press për paketat mësimore Cambridge Primary, Cambridge Secondary 1 dhe Cambridge Secondary 2.
Rezultatet në Olimpiadën XIV Kombëtare 1-9 qershor 2014 66% e nxënësve morën pjesë në Olimpiadën Kombëtare. Nga 111 medalje, shkolla “Udha e shkronjave” mori 17 medalje. Gjuhë shqipe – 2 vende të para dhe 4 vende të treta Matematikë – 2 vende të para dhe 1 vend të dytë Shkencë – 1 vend i parë, 1 vend i dytë, 5 vende të treta CERTIFIKATAT E MARRA nga 35 pjesëmarrësit tanë në Olimpiadën XIV Kombëtare: (Në përfundim të Olimpiadës jepen certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit me vlerësimet: “Shkëlqyeshëm”, “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm” ose certifikatë pjesëmarrjeje për ata që nuk arrijnë as mjaftueshëm). Në përfundim kemi këtë tabelë certifikatash.
Shkëlqyeshëm Shumë mirë Mirë Mjaftueshëm Pa vlerësim
GJUHË SHQIPE 16 13 3 3
MATEMATIKË SHKENCË 17 23 6 10 9 2 1 2
4|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 Rezultatet tona në provimet Cambridge Progression Test (në fund të vitit) krahasuar me mesataren e shkollave të Kembrixhit. Provimet fillojnë në fund të klasës së dytë.
REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në lëndën Cambridge Primary English as a Second Language Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Me ngjyrë kafe tregohen arritjet tona. Me ngjyrë gri mesatarja e shkollave të Kembrixhit që realizuan të njëjtin test vjetor.
KLASA 2 – FILLORE – ANGLISHT 80% nxënësve kanë marrë certifikatën Young Learners English – Starters nga Cambrige English Language Assesement
5|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 KLASA 3 – FILLORE – ANGLISHT 40% nxënësve kanë marrë certifikatën Young Learners English – Movers nga Cambrige English Language Assesement
KLASA 4 – FILLORE – ANGLISHT 60% nxënësve kanë marrë certifikatën Young Learners English – Movers dhe 40% nxënësve certifikatën Starters nga Cambrige English Language Assesement
6|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 KLASA 5 – FILLORE – ANGLISHT 66% nxënësve kanë marrë certifikatën Young Learners English – Flyers dhe 33% nxënësve certifikatën Starters nga Cambrige English Language Assesement
Klasa 6 nuk e ka dhënë testin e certifikimit dhe do ta plotësojë në vitin 2014-2015.
Klasa 7 – ANGLISHT 22% nxënësve kanë marrë certifikatën KET (Preliminary English Test) dhe 11% nxënësve certifikatën PET nga Cambrige English Language Assesement, prej të cilëve 11% është në nivelin A2, 11% në nivelin B1 dhe 11% në nivelin B2. Pjesa tjetër nuk e ka dhënë testin e certifikimit dhe do ta plotësojë në vitin 2014-2015.
Klasa 8 - ANGLISHT 80% nxënësve kanë marrë certifikatën PET (Preliminary English Test) nga Cambrige English Language Assesement, nga të cilët 40% me nivelin B1 dhe me nivelin 40% B2. Pjesa tjetër nuk e ka dhënë testin e certifikimit dhe do ta plotësojë në vitin 2014-2015.
7|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në lëndën Cambridge Primary MATHEMATICS Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST Me ngjyrë vjollcë arritjet e nxënësve tanë në matematikë. Me ngjyrë gri mesatarja e shkollave të Kembrixhit në botë që kanë kryer të njëjtin test. KLASA 2 – FILLORE – MATEMATIKË
KLASA 3 – FILLORE – MATEMATIKË
8|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 KLASA 4 – FILLORE – MATEMATIKË
KLASA 5 – FILLORE – MATEMATIKË
9|faqe
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014
SHKENCA REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në lëndën Cambridge Primary SCIENCE Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST Me ngjyrë blu arritjet e nxënësve tanë në matematikë. Me ngjyrë gri mesatarja e shkollave të Kembrixhit në botë që kanë kryer të njëjtin test.
KLASA 2 – FILLORE – SHKENCË
KLASA 3 – FILLORE – SHKENCË
10 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014
KLASA 4 – FILLORE – SHKENCË
KLASA 5 – FILLORE – SHKENCË
11 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014
KLASA 7 – ANGLISHT REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në programin Cambridge Secondary 1 ENGLISH Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST
12 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 KLASA 7 – MATEMATIKË REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në programin Cambridge Secondary 1 MATHEMATICS Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST
KLASA 7 – SHKENCË REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në programin Cambridge Secondary 1 SCIENCE Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST
13 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014
KLASA 8 – ENGLISH REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në programin Cambridge Secondary 1 ENGLISH – year 9 Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST
KLASA 8 – MATEMATIKË REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në programin Cambridge Secondary 1 MATHEMATICS – year 9 Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) 14 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST
KLASA 8 – SCIENCE REZULTATET NË PROVIMET E KEMBRIXHIT Kontrolli në programin Cambridge Secondary 1 SCIENCE – year 9 Statistikat kanë dalë nga faqja zyrtare e Cambridge (Cambridge Progress Checker) Provimet CAMBRIDGE PROGRESSION TEST
KLASA 9 Rezultatet e vjetshme (nëntor 2013) në kursin e matematikës së avancuar Cambridge IGCSE në programin Cambridge International Mathematics (0607) 15 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 2 certifikata Cambridge IGCSE me vlerësimin A* 2 certifikata Cambridge IGCSE me vlerësimin A 1 certifikatë Cambridge IGCSE me vlerësimin B PROJEKTE studimore të shkollës “Udha e shkronjave” gjatë vitit 2013-2014 Gjatë këtij viti në një periudhë katër mujore u realizua studimi “Ndryshimet në arritjet në matematikë ndërmjet nxënësve të Kosovës dhe të Shqipërisë”. U realizuan 1800 teste (u shfrytëzuan veprimtaritë Olimpiada Lokale e Matematikës) dhe u hartua grafiku përkatës, të cilin po e japim edhe këtu. Ky studim është i vetmi i këtij lloji. Është viti i dytë që ne e realizojmë.
MENAXHIMI I SHKOLLËS Realizimi i planit vjetor në 2013-2014 “Udha e shkronjave” ka realizuar gjatë vitit të kaluar objektivin e saj kryesor: stabilizimin në të gjitha anët të zbatimit të programeve të Kembrixhit nga klasa e parë në të tetën. Ia arriti të futë në certifikimin e anglishtes më shumë se 60% të nxënësve. Arriti të realizojë 15 olimpiada lokale në Shqipëri, në qytetet Tiranë, Vlorë, Fier, Berat, Lushnje, Shkodër, Korçë, Pogradec, Elbasan, Librazhd dhe në Kosovë në qytetet Prishtinë, Mitrovicë, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë. Olimpiadat Lokale patën një rritje prej më shumë se 80%. Arriti të organizojë me sukses Olimpiadën XIV Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm në datat 1-9 qershor 2014, me një rritje në pjesëmarrje prej 15%, duke shkuar tre klasa (2,3,4) në kufijtë maksimal të mundësive të pranimit. U arritën të kryheshin edhe shumë veprimtari argëtuese me nxënësit dhe cilësia u rrit thuajse në të gjitha lëndët. Drejtoria e shkollës Ka përballuar gjatë vitit 2013-2014 volume të jashtëzakonshme pune. Puna me prindërit 16 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 Shkolla “Udha e shkronjave” është një shkollë e vogël dhe e stabilizuar në praktikat e saj që janë të njohura për prindërit. Puna jonë e veçantë është me prindërit e rinj, të cilëve u shpjegojmë shumë mirë kushtet, programet dhe mënyrën e funksionimit të shkollës.
Këshilli i mësuesve Është mbledhur disa herë në vit për të shqyrtuar përparimin dhe probleme të tjera të shkollës dhe ia ka dalë të zgjidhë me sukses problemet.
Komisioni i disiplinës Shkolla jonë ka një kolektiv nxënësish që janë mjaft harmonikë, të dëgjuar dhe që reagojnë pozitivisht ndaj vërejtjeve të mësuesve. Megjithatë ka patur 2 raste të sjelljes jo të mirë dhe kemi marrë masa që kanë patur vlerën e tyre edukative.
Shërbimi psiko-social Shkolla ka staf që ka mbaruar për psikologji, por i gjithë stafi është shumë i përgatitur për të përballuar në mënyrën më të mirë çdo shqetësim të nxënësve. Nxënësit tanë janë të qetë dhe gjithmonë me humor të mirë. Qeveria e nxënësve dhe pjesëmarrja e nxënësve në veprimtari Është vënë në funksionim sidomos në rastet kur nxënësit ushtrojnë të drejtat e tyre për të propozuar veprimtaritë argëtuese me të cilat do të merren.
Ndjekja e procesit mësimor nga mësuesit Ka qenë në 98% të kohës në rregull.
Mungesat e nxënësve Nxënësit e ndjekin mjaft mirë shkollën “Udha e shkronjave” dhe mungesat rrallë janë problem për mbarëvajtjen në mësime të ndonjë nxënësi.
Lëvizja e nxënësve në shkolla të tjera Lëvizja në shkolla të tjera është një proces që e shoqëron çdo shkollë dhe kështu ndodh edhe tek ne. Ne jemi të kënaqur se kudo që ata venë, tregojnë mirë për nivelin e shkollës sonë. 17 | f a q e
Cambridge International School KARTA E PERFORMANCËS viti 2013-2014 KLIMA, ETIKA DHE KUJDESI NDAJ NXËNËSIT Shkolla “Udha e shkronjave” është një shkollë e sigurtë dhe e pastër. Në shkollë mbisundon harmonia, por ka ndonjë rast që nxënësi nuk e kupton rëndësinë e fjalës si dhunë psikologjike. Kjo i sqarohet nxënësit. Ndonjëherë debati sidomos në fiskulturë shkon në zënkë, por deri tani nuk kemi patur asnjë rast që nxënësit të mos jenë pajtuar dhe të shkojnë mirë. Nxënësve u tërhiqet vërejtja dhe prindi lajmërohet nëse ka sjellje të rrezikshme për veten (po themi që i kapërcen shkallët 2 e nga 2, apo kërkon të rrëshqasë në anësoret e shkallëve) Në shkollën tonë gjatë vitit 2013-2014 nuk kemi patur nxënës me nevoja të veçanta. Mendojmë që prindërit, nxënësit dhe mësuesit janë të kënaqur nga jetesa dhe puna në shkollën “Udha e shkronjave” Cambridge International School
18 | f a q e