OLIMPIADA VIII KOMBËTARE E PARASHKOLLORËVE - 25 prill 2015

Page 1

25 prill 2015

OLIMPIADA VIII KOMBËTARE

e parashkollorëve


UDHA E SHKRONJAVE

Cambridge International School “Udha e shkronjave” është një Shkollë Ndërkombëtare e Kembrixhit, licensuar në korrik 2012 nga Cambridge International Examinations, departament i vlerësimeve ndërkombëtare të Universitetit të Kembrixhit, i njohur dhe i besuar për shkëlqimin e vet në edukim, në krye të listës në klasifikimin botëror të universiteteve (i dyti në klasifikimin për vitin akademik 2014-2015).

Përfitimet e nxënësit

Së bashku me Kembrixhin, ne zhvillojmë nxënës që janë të sigurt, reagues, që mendojnë dhe dinë si të mendojnë e të mësojnë, janë krijues, punëtor dhe bashkëpunues, të gatshëm për të bërë ndryshimin. Programet dhe kualifikimet e Kembrixhit kanë një reputacion të provuar si përgatitje e shkëlqyer për universitet, punësim dhe për jetën. Cambridge Primary, paketë mësimore filloren, kurrikul e klasit botëror që zhvillon aftësitë dhe të kutpuarin e nxënësve në anglisht, matematikë, shkencë dhe TIK. Vlerësimi nxënësve realizohet prej Kembrixhit përmes: Cambridge Primary Progression Tests (çdo vit, pas të dytës) dhe Cambridge Primary Checkpoint (klasa 5).

Cambridge Secondary 2 është kryesisht për moshat 14 deri16 vjeç. U ofron nxënësve dy rrugë: Cambridge IGCSE deCambridge O Level. “Udha e shkronjave” ka zgjedhur Cambridge IGCSE. Sivjet nxënësit kryen këto programe: English as a Second Language, International Maths, ICT, Chemistry, Accounting.

Cambridge Secondary 1, zhvillon aftësitë dhe të kutpuarin e nxënësve në anglisht, matematikë, shkencë dhe TIK për klasat 6,7 dhe 8. Vlerësimi i Kembrixhit realizohet përmes testeve Cambridge Progression Test (çdo vit dhe në çdo lëndë) dhe përmes Cambridge Checkpoint (në përfundim të klasës së tetë)

Mijëra nxënës nga e gjithë bota fitojnë vendet në universitetet më të mira përmes Cambridge International AS and A Levels. Progrmet zhvillojnë një të kuptuar të thellë të lëndëve dhe aftësitë e të menduarit të pavarur. “Udha e shkronjave” po shkon me shpejtësi drejt këtij niveli.


ARRITJET TONA

si SHKOLLË NDËRKOMBËTARE E KEMBRIXHIT Janë të pakrahasueshme me ndonjë shkollë tjetër në Shqipëri për të gjitha klasat. Certifikimi Cambridge IGCSE për klasën e nëntë dhe për 5 lëndë (anglisht, kimi, matematikë, shkencë, kontabilitet). Certifikatat IGCSE janë të njëvlershme me GCSE që shteti anglez jep në fund të edukimit sekondar. Nivel B2 (sipas CEFR) në zotërimin e anglishtes në klasë të nëntë, vërtetuar me certifikata të Cambridge English (PET, FCE) dhe Cambridge International Examinations (IGCSE), të dy departamente të Universitetit të Kembrixhit. Certifikimi në anglisht nga Cambridge English klasat 2-8 (certifikatat YLE, KET, PET). Kontrolli vjetor Cambridge International Examinations me teste Cambridge Progression Tests, klasa 2-8. Kontrolli në fund të ciklit të ulët (klasa 5) përmes provimeve të Kembrixhit Cambridge Primary Checkpoint (anglisht, matematikë, shkencë). Kontrolli në fund të ciklit të dytë (Cambridge Secondary 1, klasa 8), përmes provime zyrtare Cambridge Checkpoint në lëndët matematikë, shkencë, anglisht. Certifikimi në Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, përmes certifikatave: ICT Starters First Steps, ICT Starters Next Steps, ICT Starters On Track


GJERMANISHTJA

GJUHË E DYTË E HUAJ Duke filluar nga viti 2014, në shkollën tonë, duke filluar nga klasa e gjashtë zhvillohet edhe lënda e gjermanishtes, si gjuhë e dytë e huaj. Bazat e fuqishme të anglishtes dhe mbështetja jonë edhe në gjuhën gjermane ju shtojnë nxënësve tanë garancitë që udhëtimi i tyre arsimor të mund të vijojë në alternativa të ndryshme në universitete në gjuhën angleze ose në gjuhën gjermane. Gjuha gjermane mësohet me metoda të Hueber Verlag, një nga shtëpitë botuese kryesroe të mësimit të gjermanishtes. Gjuha e dytë e huaj është edhe një nga kërkesat e Cambridge International Examinations për marrjen e dëftesës Cambridge ICE. Niveli i synuar në fund të klasës së nëntë është B1, sipas CEFR.


OXBRIDGE BOOKS Librat tanë me të cilët realizojmë mësimdhënien janë të botuar nga Cambridge University Press dhe Oxford University Press dhe kanë vulën e miratimit nga Cambridge International Examinations si autore e programeve për të cilat janë shkruar këta libra.


Edukimi në dy gjuhë në shkollën

“UDHA E SHKRONJAVE” Cambridge International School

Bilingual Education Edukimi në dy gjuhë (bilingual education) është sistem shkollimi në gjuhën angleze ku nxënësve me pak njohuri të gjuhës angleze ju mësohen lëndët njëkohësisht në gjuhën amtare dhe në gjuhën angleze. Kjo ndodh në shkollën “Udha e shkronjave”. Kemi mësim në shqip dhe mësim në anglisht. Shkencat mësohen edhe në anglisht edhe në shqip, duke synuar njëkohësisht fjalorin shqip dhe anglisht. CLIL (Content and Language Integrated Learning) Ky sistem i referohet mësimit të lëndëve si shkenca, matematika, teknologjia e informacionit përmes një gjuhe të huaj, në rastin tonë në anglisht, duke synuar njëkohësisht edhe mësimin e përmbajtjes së lëndës edhe të gjuhës angleze. Në shkollën “Udha e shkronjave” mësuesi që jep matematikën, shkencën dhe TIK ka vetë njohuri shumë të mira të anglishtes dhe kujdeset që nxënësit ta zotërojnë lëndën në gjuhën angleze duke zgjeruar fjalorin, aftësitë për shpjegim të përmbajtjes së lëndës në gjuhën angleze. Tekstet e lëndëve janë në gjuhën angleze dhe gjithashtu kontrolli nëpër teste është në gjuhën angleze duke filluar që në klasë të parë.


ZGJEDHJA E KLASËS SË PARË REZULTON

ZGJEDHJA E JETËS Ndryshe nga çfarë konceptohet nga prindërit që shkojnë me mendimin “e ndërrojmë shkollën, po nuk na pëlqeu” faktet tregojnë të kundërtën. Megjithëse nuk u pëlqen shkolla, shumica e prindërve që ndodhen në këtë dilemë nuk kanë forcë ta ndryshojnë zgjedhjen e bërë. Kjo ndodh sepse fëmija është përshtatur në shkollë, ka ndërtuar një shoqëri, lidhje më mësuesit, një rutinë dhe një steriotip. E njëjtë edhe për prindërit.

Pse ardhja në vitet e tjera të shkollës “Udha e shkronjave” rezulton e vështirë? Nxënësit tanë kanë një shkëputje shumë të madhe nga nxënësit e shkollave të tjera dhe kjo shkëputje duhet riparuar në vitet e ardhshme me kurse shtesë individuale (mësues-nxënës). Çfarë e krijon shkëputjen tonë? Pikërisht paketat mësimore Cambridge Primary, Cambridge Secondary 1 dhe Cambridge Secondary 2 (IGCSE), që zënë më shumë se 40% të orëve mësimore që nga klasa e parë, ose mbi 500 orë në vit. Nëse prindi zgjedh shkollën “Udha e shkronjave” në klasë të parë e ka të lehtë të kalojë në një shkollë tjetër më vonë, por e kundërta nuk është e vërtetë, pra ardhja në vitet e tjera tek ne është e vështirë dhe me probleme që kanë të bëjnë me mungesat që shfaq fëmija nga shkolla prej nga vjen për t’u përshtatur.



OLIMPIADA KOMBËTARE E MATEMATIKËS DHE E FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM

provë e përvitshme për nxënësit e shkollës “Udha e shkronjave” Cambridge International School Në asnjë shkollë tjetër përgatitja për olimpiadë nuk ka gjerësinë dhe thellësinë e përgatitjes që kryhet nga shkolla “Udha e shkronjave”. Duke qenë organizatorë të olimpiadës, jemi në dijeni të plotë të zhvillimeve, jemi në dijeni të cilësisë që prodhojnë shkollat e tjera, kemi arkivin më të madh të materialeve përgatitore, kemi një studim historik të arritjeve tona. Nxënësit tanë, ndryshe nga shumica e nxënësve që vijnë në olimpiadë, kanë ndihmën e organizuar të shkollës që është gjithëvjetore, në çdo garë dhe fazë të olimpiadës. Kjo nuk ndodh në shkollat e tjera private dhe shtetërore të Tiranës. Fakt është që më pak se 10% e nxënësve parashkollorë të Tiranës që vijnë në Olimpiadën e Parashkollorëve, të nxitur kryesisht nga kopshtet private, e përsëritin ardhjen në Olimpiadën e klasës së parë. Kjo tregon se vajtja e tyre në shkolla private dhe shtetërore të tjera shoqërohet me një dekurajim të madh të ndjekjes së olimpiadës. Ky është zhvillim negativ për një parashkollor që nga kopshti vjen i gëzuar, plot humor dhe optimizëm në olimpiadën e parashkollorëve, ndërsa pasi shkon në shkollë, në klasë të parë, bie në rutinë, pasivitet dhe humor jo të mirë dhe vendos (ose të tjerët kanë vendosur për të) të mos vijë më në Olimpiada ku pjesëmarrja nga viti në vit gjithnjë e më e madhe.


Modello leader per l’intero paese “....Nel caso della scuola “Udha e shkronjave” vediamo un’impostazione felice nelle condizioni di una scuola e società che deve pensare non solo alle eccellenze e ai più deboli, ma anche e soprattutto alla maggioranza dei giovani, che ritengo abbiano livelli medi di apprendimento. Io vedo che le attività didattiche, e non solo, della scuola “Udha e shkronjave” aprono un varco molto interessante in questo spazio vitale dell’educazione. Loro organizzano delle olimpiadi pluridisciplinari che, penso, portano l’alunno ad avere forti motivazioni allo studio di molte materie. Queste attività non esiguono particolari talenti e sono a portata di tutti. La seconda mia osservazione riguarda non strettamente l’aspetto disciplinare della preparazione del giovane, ma l’educazione o meglio, la sua formazione come un futuro cittadino che comprende la collettività, diritti e doveri e più importante a giorno d’oggi, conoscere a fondo la tradizione culturale della propria nazione. Quest’ultima, penso che sia un’esigenza fondamentale per maturare un sentimento e la consapevolezza di appartenenza alla collettività. Gli alunni di “Udha e Shkronjave” quando si mettono a ballare danze folkloristiche o cantare canzoni patriottiche, creano un ambiente molto suggestivo e toccante, che deriva forse anche dalla loro convinzione e sincerità. Loro non appartengono alla società per l’ordine formale delle cose, ma anche affettuosamente. Loro comprendono e interiorizzano le ragioni dello stare insieme e questa circostanza, penso,


rende più naturale la collaborazione, la solidarietà che tutto insieme significa equilibrio, pace e armonia. La terza e l’ultima mia osservazione: tutto il lavoro dello staff per la preparazione di queste attività significa qualità nell’apprendimento di molte materie, educazione al lavoro di gruppo e soprattutto rendere serena e felice la vita scolastica dell’alunno. Quest’ultima diventa chiave di successo per la maggior parte dei giovani, che spesso sono delusi delle propria esperienze scolastiche. Mi sono permesso esprimere alcune mie osservazioni, perché nelle esperienze della scuola “Udha e shkronjave” vedo un modello leader per l’intero paese. Nello stato attuale la scuola albanese ha abbandonato molte delle sue funzioni fondamentali che riguardano la formazione del futuro cittadino, la consapevolezza di appartenere alla collettività e la formazione culturale dei giovani.” Prof. Alberto Fràsher Terni, 08 febbraio 2015 Marrë nga letra në origjinal, që prof. Albert Frashëri, i ka dërguar Cambridge International Examinations, lidhur me vendin e shkollës “Udha e shkronjave” në sistemin arsimor shqiptar.


OLIMPIADA VIII KOMBËTARE E PARASHKOLLORËVE 25 prill 2015

Në olimpiadën e parashkollorëve marrin pjesë nxënës nga Tirana dhe qytetet e tjera rreth moshës 5-6 vjeç. Olimpiada është një veprimtari me dy gara: gjuhë shqipe dhe matematikë. Parashikohet që secili test të jetë 30 minuta, me pushim ndërmjet 15 minuta, megjithatë koha në dispozicion të veprimtarisë do të jetë 2 orë. Përvoja e grumbulluar në olimpiadat e tjera na ka orientuar që të mos tejkalojmë kufijtë e moshës në kërkesat që shtrojmë para nxënësve dhe teza të sigurojë që të pasqyrohen arritjet e nxënësve për të cilat kanë punuar kopshtet gjatë gjithë vitit, pra të mos humbasë puna e kryer. Nga ana tjetër, kujdesemi që Olimpiada të jetë një ditë e bukur për të gjithë.

Këshillohen prindërit që të theksojnë më shumë anën argëtuese të kësaj veprimtarie. Humori i mirë është edhe një kusht që fëmija të nxjerrë më të mirën. Brenda sallës ka një personel të madh nga ana e shkollës “Udha e shkronjave” dhe fëmijët kanë mbikqyrje (me listë emërore të caktuar) nga një mësues. Certifikata me vlerësim “Shkëlqyeshëm”, “Shumë mirë” ose “Mirë” merren disa ditë më vonë.


Drejt klasës së parë së bashku!

www.udhaeshkronjave.edu.al


VLERËSIMI I PËRGJITHSHËM PËR REGJISTRIMIN NË KLASË TË PARË

Kryhet nga “Udha e shkronjave” Cambridge International School, në bashkëpunim me prindin. Informacioni i këtij dokumenti shfrytëzohet nga prindi në këto drejtime:

✓ Zgjedhjen e shkollës. ✓ marrëveshjen për tarifat e shkollimit ✓ zgjedhjen e klasës ose mësueses së përshtatshme ✓ marrjen e masave për përshtatjen e fëmijës në klasën e parë ✓ paraqitjen e dokumentit në shkollë si pjesë e njohjes “Vlerësimi i përgjithshëm” përmban:

➢ Vlerësimin e Olimpiadës VIII Kombëtare të Parashkollorëve ➢ Vlerësimin e kopshtit (edukatores) ➢ Vlerësim i vetë prindit për fëmijën ➢ Kushtet e prindit që ndikojnë në përparimin e fëmijës.


✴ ✴ ✴ ✴ ✴

Për të patur dokumentin “Vlerësimi i Përgjithshëm për regjistrim në klasën e parë”, paraqitet: 1. Certifikata e Olimpiadës VIII të Parashkollorëve. 2. Formulari nr.1 i plotësuar nga kopshti (edukatorja). 3. Formulari nr.2 i plotësuar nga prindi. 4. Certifikatën e lindjes. 5. Pagesa 10 000 lekë.

REGJISTRIMI

NË OLIMPIADËN VIII TË PARASHKOLLORËVE

NGA ANA E PRINDIT:

1. Kryhet pagesa 3000 lekë për Olimpiadën ose pagesa 10 000 lekë e cila përfshin Olimpiadën dhe procedurën për dokumentin “Vlerësimi i Përgjithshëm për Regjistrim në Klasën e Parë”. Në pagesë shëno komentin: “Për regjistrim të emri atësia mbiemri, kopshti, qyteti”. Bankat janë ProCredit ose në BKT në llogarinë “Udha e shkronjave” ProCredit IBAN AL52209111220000100135720101 ose në BKT IBAN AL6820511289743025CLPRCLALLK

2. Dërgohet mandatpagesa me email në arturshkurti@gmail.com dhe njoftim në SMS në numrin 0692076068, me tekst (edhe në email) “Kreva pagesën për emri atësia mbiemri, kopshti, cel...., email...”.

NGA ANA E SHKOLLËS “UDHA E SHKRONJAVE”: Në adresën e emailit të dhënë ju nisim Kartën e Regjistrimit dhe udhëzimet për ditën e olimpiadës dhe për materialet ndihmëse. AFATI I FUNDIT I REGJISTRIMEVE: 22 PRILL 2015


“UDHA E SHKRONJAVE” Cambridge International School Shkolla e parë private shqiptare (1997), organizatore e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm (që nga 2000) e 16 olimpiadave lokale në Shqipëri dhe Kosovë, botuese e teksteve mësimore, disa prej të cilëve fitues në konkurset e Ministrisë së Arsimit. Ajo ka statusin Cambridge International School, miratuar nga Cambridge International Examinations, departament i vlerësimeve ndërkombëtare të Universitetit të Kembrixhit.

PËR INFORMACION

DHE REGJISTRIME rr. Qemal Stafa, nr.226, Tiranë rruga e Pazarit të Ri cel. 0692076068 arturshkurti@gmail.com info@udhaeshkronjave.edu.al www.udhaeshkronjave.edu.al www.olimpiadakombetare.com www.cie.org.uk


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.