Vlerësimi dhe raportimi

Page 1

VLERËSIMI DHE RAPORTIMI 2014-2015 VLERËSIMI PARA SE TË REGJISTROHET NXËNËSI NË SHKOLLË Para se të hyjë në shkollë, nxënësi i nënshtrohet testimeve të ndryshme natyra e të cilave vlerësohet sipas rastit nga drejtoria e shkollës. VLERËSIMI (notë, përshkrim, certifikatë) Vlerësimi në shkollën “Udha e shkronjave” Cambridge International School synon të tregojë pikat e dobëta dhe të forta të zotërimit të një lënde të caktuar. Kjo bëhet në mënyra të ndryshme: 1. Vlerësimi i mësuesit 2. Vlerësimi i drejtorisë 3. Vlerësimi i jashtëm i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit 4. Vlerësimi i jashtëm i Cambridge International Examinations 5. Vlerësimi i jashtëm i Cambridge English Language Assessment Vlerësimet tona janë me “përshkrim” dhe kjo ndodh më shumë në detyrat e shtëpisë, me notë nga 1-10 dhe kjo ndodh zakonisht në miniteste dhe teste, ose me përshkrim dhe me notë. Nxënësit përshtaten edhe me vlerësime të Cambridge International Examinations që janë nga 1-6, duke qenë “shkëlqyeshëm” nëse merr 5-6, “shumë mirë” nëse merr 4-5, “mirë” nëse merr 3-4. Nxënësi, në përfundim të provimit të anglishtes për certifikatat YLE (starters, movers, flyers), KET, PET, FCE merr vlerësime nga Cambridge English Language Assessment dhe ato janë të ndryshme për çdo certifikatë. Synimi ynë është që në anglisht nxënësi të marrë një tregues të qartë dhe të pagabueshëm të vlerësimit sipas CEFR (Common European Framework of Reference for Languages) RAPORTIMI I VLERËSIMEVE Raportet e shkollës “Udha e shkronjave” Për detyrat e shtëpisë dhe vlerësimet e përditshme, nxënësi merr shënime në fletore. Për notat që janë në regjistër, prindi merr një pasqyrë notash çdo muaj, ku detajohet nota e mësuesit, nota gjatë kapitullit dhe në fund të tij, nota e drejtorisë. Raportet e Cambridge International Examinations Për provimet Cambridge Progression Test, merret një raport i detajuar në fund të vitit shkollor i cili tregon jo vetëm përqindjen e realizimit të testit në përgjithësi, por edhe përqindjet në fusha të caktuara të vetë lëndës, psh. në matematikë. Raporti del nga Cambridge Progress Checker që është një tipar i funksionimit i bazëz zyrtare të të dhënave të Cambridge International Examinations. Për provimet Cambridge Primary Checkpoint (fundi i fillores së Kembrixhit) dhe për Cambridge


VLERËSIMI DHE RAPORTIMI 2014-2015 Checkpoint (fundi i Cambridge Secondary 1) vjen një raport me shkrim nga Cambridge International Examinations (me postë nga Angia në adresën e shkollës). Të dy raportet japin një vështrim mjaft të imët të rezultatit të testit (pra jo vetëm në përgjithësi por edhe në detaje). CERTIFIKATAT Nga “Udha e shkronjave”

Certifikata që jepet në përfundim të Olimpiadës Kombëtare të Matematikës dhe të Formimit të Përgjithshëm (1-9 qershor) e cila përmban një nga vlerësimet “Shkëlqyeshëm”, “Shumë mirë”, “Mirë” ose “Mjaftueshëm”. Certifikata e Olimpiadës Lokale, që jepet kryesisht për aftësitë në matematikë të dala gjatë testit të zhvilluar në një olimpiadë lokale. Nga Cambridge International Examinations Certifikata Cambridge IGCSE që është edhe më e njohura dhe më popullorja në botë dhe që jepet rreth moshës 14-16 vjeç. Certifikata Cambridge ICT Starters e cila jepet duke filluar nga klasa e dytë lidhur me nivelet First Steps, Next Steps, On Track.

Nga Cambridge English Language Assessment Jepen certifikatat për rezultatet e testeve Young Learners English (nivelet starters, movers, flyers) (YLE), certifikata për Key English Test (KET), Preliminary English Test (PET), First Certificate in English (FCE).

DËFTESA Dëftesa përmbledh notat (sistemi me 10 nota) që janë marrë gjatë vitit dhe një përshkrim të shkurtër me fjalë rreth sjelljes, përparimit dhe arritjeve kryesore. Dëftesa mund të përmbajë edhe certifikatat kryesore të marra.

APELIMET Për vlerësimet, raportimet që janë kompetencë e shkollës “Udha e shkronjave” nxënësi ka të drejtë të ankimohet dhe i kryen ankimimet në drejtorinë e shkollës, e cila i kthen përgjigje nxënësit ose


VLERËSIMI DHE RAPORTIMI 2014-2015 prindit brenda 15 ditëve. Për vlerësimet që merren Cambridge International Examinations, dhe Cambridge English Language Assessment sheh faqet e tyre zyrtare për t’u interesuar lidhur me ankimimet e mundshme ose jo.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.