VALENTINA LLAPRI
XHAXHAI NGA AMERIKA TREGIME
*************************** “ Nje ndodhi ne Mirabello”. Ata kishin kohë që ishin vendosur në Mirabello, një provincë e Ferrarës .Momenti i ardhjes së tyre ishte shumë i veshtirë. Ishin larguar nga Shqipëria në netët e ftohta të etjes për një jetë më të mirë, madje atë ditë të zymtë dimri , së bashku me dy vajzat e tyre të vogla, Ermirën dhe Dianën, ishin nisur pa lajmëruar asnji njeri.Sokoli dhe Laureta ishin të papunë, dhe jeta e vështirë që ata bënin në vendin e tyre, i detyroi të ndërmernin një aventurë të tillë. Ata jetonin në një apartament dy dhoma dhe
një kuzhinë të vogël, brenda këtij apartamenti banonin prindërit e Sokolit , dhe vëllai i tij së bashku me nusen dhe tre fëmijët.Sokoli e kishte ndarë mendjen që të nisej drejtë së panjohurës, dhe këtë aventurë e shfrytëzoi sapo u dha momenti i duhur, në vitet 91 shumica e bashkatdhetarëve u nisën drejtë ambasadave apo anijeve që u mbushën me plotë shqipëtarë e prisnin të niseshin drejtë shtetit Italian.Tashmë Sokoli i detyruar nga varfëria dhe nga mungesa e punës , u nis së bashku me Laureten dhe dy vajzat nëpër natën e errët. Prindërve nuk u thanë gjë. Anija e tejmbushur gati sa nuk po
ndahej në mes. Ajo ka qenë për ta një eksperiencë që nuk do harrohet lehtë. Të gjithë ishin të etur për një jetë më të mirë, dhe nisja drejtë shtetit Italian ishte për ta si një ëndërr.Sokoli dhe Laureta kishin marrë me vete një çantë me pak rroba për vajzat dhe një shishe me ujë dhe ca biskota . Nuk e kishin menduar që ajo ikje nuk ishte dhe aq e lehtë, rrugës u përballën me dhimbjen e fortë në gjoks për të afërmit qe i kishin lënë pa u thënë gjë prej gjëje , po dhe me faktin që ajo që i priste andej nuk ishte kurrsesi një fushe me lule…Udhëtimi me traget ishte i vështirë, edhe nga mbipopullimi i madh , po dhe nga koha e
keqe. Atë ditë binte një shi dhe nga mesi i rrugës filloi të frynte dhe një erë e tërbuar. Të tërë Shqipëtarët shtrëngoheshin pas njëri tjetrit , dhe shpresonin që të mbërrinin shëndoshë e mirë në bregun italian.Vajzat e rraskapitura i zuri gjumi ashtu në këmbë , njëra pas tjetrës, Sokoli i jepte kurajo të shoqes, e ndërsa buzët po i thaheshin për një pikëz ujë, pasi ai pak ujë që ishte ai e ruante për vajzat…Mbërritja në bregun e bardhë italian sikur u ngrohu zemrën , ngado kishte policë dhe ambulanca, të gjithë ishin të preokupuar për këta njerëz të rraskapitur e tej mase të
lodhur. Të gjithë u sistemuan në një kamp shumë të madh jeshil. Aty u dhanë ushqime dhe rroba për tu veshur. Ata që kishin nevojë emergjente për ndihmë mjekësore , i nisën me ambulancë drejtë spitalit të Brindisit.Pas një farë kohe , Sokoli me familjen e tij u drejtuan drejtë Ferrarës. Aty qëndruan në një shtëpi dykatëshe ,disa muaj, e më pas definitivisht u shpërngulën në Mirabello. Një fshat i këndshëm , ku njerëzit vërtetë u treguan shume mikpritës me emigrantët shqipëtare.Sokoli u vendos në një shtëpi dykatëshe , dhe shumë shpejtë ata u sistemuan me punë . Vajzat
filluan shkollën dhe Laureta ndihmonte një të moshuar me punët e shtëpise. Përballë shtëpisë së tyre ishte një kishë e madhe ,dhe çdo të dielë ata shkonin dhe ndiznin nga një qiri.Sokoli punonte në një fabrikë qumeshti , rroga nuk ishte dhe aq e lartë, po ishte i kënaqur, sepse kompania i paguante sigurimet shoqërore.. Ermira me Dianën u stabilizuan dhe u ambientuan shumë shpejt në shkollë. Mësuesja e tyre i mbante afër , madje kjo ndodhte dhe me shokët dhe shoqet e shkollës.Ato që në momentin e parë ndjenë një ngrohtësi shumë të madhe , kur shkuan dhe u rrethuan nga shokët dhe shoqet e
reja.Vajzat italiane ishin kurioze dhe i pyesnin vogëlushet për çdo gjë në lidhje me vendin prej të cilit ato vinin. Pyetjet e tyre nuk kishin të mbaruar, dhe Diana nuk lodhej së kthyeri përgjigjet. Ato zunë miqësi shumë shpejt me shoqet e klasës së tyre dhe kjo i gëzoi pa masë prindërit e tyre.Ditët kalonin dhe vajzat gati gati po ambientoheshin kaq mirë si me njerëzit ashtu edhe me gjuhën dhe zakonet e atij vendi.Ato filluan ta flisnin gjuhën italiane njësoj si shoqet e tyre .Përballë shtëpisë së tyre , pranë kishës së madhe, ishte nje pallat trekatësh dhe në katin e dytë banonte një grua italiane, rreth të 60-tave
që quhej Simona.Me dy sy të ftohtë si akull, e me zërin e trashë e të folur të thatë e të ashpër. Shikimi i saj herë-herë i humbur, tregonte për një pikëllim të fshehur.E gjatë dhe pakëz e kërrusur, të jepte përshtypjen e një zonje të vuajtur. Çdo mëngjes e shihje tek çohej e dilte nga pazari i vogël për të psonisur.Te sheshi kryesor ajo ndalej pak, e u hidhte nga një vështrim , bashkuar me një buzëqeshje të akullt disa zogjve që hanin ushqimin e mëngjesit, ata zogj ishin shoqëruesit e saj në ato ditë te zymta e të vetmuara.. Prej shumë vitesh që Sokoli me familjen e tij kishin ardhur në Mirabello, nuk kishin
parë asnji njeri të trokiste në derën e shtepisë së Simonës! Atë grua nuk vinte kush ta vizitonte, me përjashtim të disa fetarëve.Simona herë -herë dukej një grua e mbyllur në vetvete ,dhe herë - herë shpërrthente në të shara e mallkime ndaj njerëzve që kishte përreth. Dhe kjo ndodhte shpesh , ndaj njerëzit e komunitetit tashmë ishin mësuar me tipin e saj ,dhe nuk ja vinin re.Sokoli kishte krijuar me të gjithë banorët përreth një mardhënie korrekte. Çdo mëngjes ai përshëndeste, dhe me buzëqeshje përherë vazhdonte rrugën drejtë punës se tij.Një të dielë Sokoli së bashku me të shoqen dhe
vajzat, u nisën drejte kishës , këtë gjë ata e bënin thuajse çdo të dielë. Në fundin e rrugës edhe pak sa të hynin në kishë ata u ndeshën me Simonën. Buongiorno, - Simona , come stai? Simona as që i ngriti sytë fare nga ata , po në të ikur e sipër Sokoli kapi disa fjalë ... herë si sharje e herë si mallkime, ekzaktësishtë nuk i dalloi mirë se ç,ishin. Ngeli i shtangur , ndërsa Laureta e shoqëroi Simonën një copë herë me sy dhe i thote të shoqit!: Po kjo ç,ka me ne xhanëm!! ne me bukë e kjo me gurë !! Lëre të gjorën, i thotë Sokoli , kushedi se ç,hall do ketë , se ke parë që ndihet e
vetmuar dhe se viziton asnji njeri?? Ndoshta është e trishtuar apo kushedi ç,hall tjetër do ketë!! Mos mendo keq për të, kështu i thotë Sokoli të shoqes , dhe të gjithë së bashku hyjnë brenda në kishë. Laureta hyri brenda me habi e duke tundur pak kokën majtas e djathtas. Ajo ditë kaloi këndshëm për ta, pas kishës dy vajzat e tyre , shkuan në kinema se bashku me tre shoqet e tyre të ngushta , kinemaja ishte shumë prane kishës dhe rrugën e benë të gjithë së bashku. Diana me Ermirën ishin shumë të lumtura, pasi atë ditë do të shikonin një film italian në të cilën bëhej fjalë për historinë e një të
riu shqipëtare , i cili me shumë sakrifica ishte nisur drejtë shtetit Italian, në kërkim të ëndrrës së tij, për një jetë me të mirë. Dhe shoqet e tyre ishin kurioze për të parë ketë film. Vajzat hynë në kinema ndërsa Sokoli me Lauretën shkuan drejtë shtëpisë së tyre. E diela ishte një moment i bukur pasi familja mblidhej dhe kishin më shumë kohë per ti kushtuar njëri tjetrit. Sokoli sapo do hapte derën kur dëgjoi një zë: Të gjeta më në fund o Koliii!! Ktheu kokën dhe pa shokun e tij të fëminisë Arturin!! Ngeli i shtangur Po ti këtu!! i thotë dhe i habitur!! Arturi
ishte shoku i fëminisë dhe i ushtrisë . Ata kishin plotë kujtime bashkë, si në fëmini, po ashtu dhe në ushtri , dhe në momentin sa u panë sy më sy nga cepat e syve të të dyve, nisën të rrëshkisnin disa pikla loti. Sa vite kishin kaluar. Sokoli ju hodh në qafë shokut te tij , dhe ashtu të përlotur hynë brenda në shtëpi. Arturi u ul në kolltukun hijerëndë gri, pranë sallonit, duke nxjerrë një shishe raki mëni. Laureta me të shpejtë u pregatiti dicka për të ngrënë, dhe mendoi që ti linte dy shokët vetëm me mallin e madh dhe kujtimet pafund, si të ëmbëla ashtu edhe të hidhura. Arturi ishte nisur drejtë Italisë njësoj si
Sokoli , atë natë dimri të egër me luftën e madhe në gji midis mallit që po linin të dashurit e tyre, nënën e babanë , dhe midis asaj të panjohure që se dinin se si do të përfundonte.. Laureta i le vetëm dhe mendon të shkojë në supermarket. Sokoli filloi të fliste e të fliste pambarim me shokun e tij të mirë, dhe hera herës ai permallohej e prekej nga ato që vete po tregonte dhe syte i mbusheshin me lotë,Arturi i tregoi për sakrificat e mëdha që kishte bërë , ai ishte nisur përmes detit të egër të dimrit të asaj nate të trishtuar e që s,dihej si do përfundonte, po më në
fund ja ku ishin , në një qytet të dy dhe per fatin e mirë ishin stabilizuar më së miri.Arturi ishte martuar me një vazjë italiane , dhe kishin një fëmijë. Ai ishte shume i lumtur , e ndërkohë që fliste për të shoqen ,Alesian atij i ndrinte fytyra. Kam gjetur vajzën e ëndrrave të mia, Alesia është kaq e ëmbël , shumë punëtore dhe shumë e bukur. Alesian e kam njohur që në momentin e mbërritjes , në Brindisi , ajo kishte ardhur si vullnetare për të ndihmuar emigrantët në momentin e parë të mbërritjes së tyre. Dhe që nga momenti kur sytë tanë u ndeshën, ne u bëmë një, dhe nuk u ndamë asnjihëre nga njëri tjetri .
Arturi nisi e nuk mbaronte së foluri për të shoqen e tij.. Fliste pafundësishtë plotë ngrohtësi, ëmbëlsi dhe dashuri. Djalit i tyre quhej Jon. Miqtë po kalonin momente të këndshme, dhe të dy shkëmbyen numrat e telefonave ,që të mund të takoheshin edhe në ditët me pas . Shumë vonë Arturi përshëndetet me ta, e largohet i kënaqur që kishte rigjetur shokun e tij më të mirë, dhe shumë i prekur nga të tëra ato që kishin kujtuar. Të nesërmen Sokoli u kujtua që duhej të ngrihej pak më herët , pasi do të punonte në dy turne në fabkrikë,
Piu kafen me të shoqen, dhe zbriti shkallët nji e nga nji. Doli në rrugë dhe nxitoi drejtë qendrës. Bënte shumë ftohtë , te kthesa e fundit ai u ndesh me Simonën.Ajo çuditërishte ishte ndalur te rruga e gjerë ,dhe dukej sikur po fliste me zogjtë që ishin aty pranë sheshit. Sokolit i bëri përshtypje!! Që në pikë të mëngjesit!, Po kjo çdo këtu xhanëm!! Çudi, Buongiorno Simona!, i thotë dhe ndalet përballë saj, ashtu i qeshur sic e kishte tipin përherë Sokoli. Simona i ngriti sytë, dhe me një vështrim të thatë i drejtohet: Ma va, Vai via, vaiiiiii.
Sokoli se zgjat më, po shkon drejtë qendrës për të kapur autobusin e verdhë,Ai ngeli keq kur dëgjoi sharjet nga anë e Simones , po kjo ç,të ketë vallë !! që si qesh buza asnjiherë!! Sokoli mbërriti në fabrikën e vogël të qumështit , dhe ju përvesh punëve, kishte plotë punë për të bërë atë ditë. Mendjen çuditërisht e kishte tek Simona!! Duhet të pyes ndonjë për të , mendoi Sokoli, pse duket kaq e trishtuar Simona!! Në kohën e drekës , ndërsa po hante bukën qe i kishte vënë me vete e shoqja, ai nisi të bisedonte me një shokun e tij për Simonën.
Çudi Antonio! Ne e përshëndesim dhe ajo na e kthen me sharje, nejse ne si mërzitemi , pasi ajo është e moshuar e kushedi se ç,hall do të ketë e gjora , po se di pse jam kurioz të di për jetën dhe të kaluarën e saj, a ka qenë ndonjëherë e martuar kjo Simona?? Po fëmije a do ketë,?? Antonio pasi e dëgjon me kujdes Sokolin i thotë: Ajo në rininë e saj ka qenë prostitutë, pa mbaruar shkollën e mesme, ajo u largua nga shtëpia dhe niset drejtë Romës me qëllimin për të gjetur ndonjë punë . Babai i saj i vdiq që kur Simona lindi, dhe e ëma ishte martuar me një tjetër, prej të cilit
kishin bërë dhe dy djem.Simona ishte larguar nga shtëpia drejtë Romës , ajo donte të jetonte vetëm,largë njerkut të saj me te cilin nuk kishte mardhënie të mira , dhe largë kunjave të dy vëllezërve të saj , të cilët e ngacmonin orë e cast. E ëma punonte ,dhe vinte shumë vonë në shtëpi. Jeta në atë shtëpi sa vinte dhe po i bëhej e vështirë, kunjat e djemve dhe fjalët e njerkut si: pse s,punon ti, ne s,do të mbajmë tërë jetën me bukë ty, etj si këto, e detyruan Simonën të nisej drejtë aventurës më të hidhur të jetës së saj, ajo kishte akumuluar një zhgënjim në zemrën e saj , dhe momentet e vështira që kishte kaluar, i
mbante në zemrën e saj dhe nuk i nxirrte me asnji njeri. Simona kishte përfunduar si prostitutë... nuk dihej se si e se qysh, po që nga momenti i mbërritjes në Romë e deri më vonë ajo ishte nje prostitutë e vetmuar , dhe shumë e mënjanuar nga të tërë. Nuk fliste me asnji, rrinte e mbyllur në vetvete dhe fliste vetëm me zogjtë aty tek sheshi. Nëse dikush e përshendeste, ajo turrfullonte dhe shpërrthente në të shara pafund. Sytë e saj ishin përherë të akullt e dukeshin pa jetë . Teksa po dëgjonte për Simonën , Sokolit ju dhimbs shumë e gjora dhe i dha të
drejtë.. Gruaja e gjorë, sa e vetmuar që ndihet , mendoi Sokoli . U ngrit nga stoli, dhe pa orën , kishte kaluar goxha, përshëndetet me Antonion, dhe niset drejtë shtëpisë. Derën e hapi Diana , e cila direkt i hidhet të atit në qafë, duke e mbuluar me të puthura pafund. Erdhe babushi im!! i thotë ajo ,dhe të dy të përqafuar, hyjnë në sallon. Laureta pregatit darkën së bashku me vajzat. Diana me Ermirën kishin bërë pica “ margerita” që të tërë i pëlqenin shumë, Mbrëmja u mbyll me batuta dhe humor
dhe pak më vonë shtëpia ra në qetësi . Dëgjohej vetëm tik-taku i orës mbi murin ngjyrë krem të lehtë. Nuk kishte kaluar as mesi i natës, kur papritur Sokoli zgjohet nga një zhurmë e lehtë , hapi sytë dhe ju duk sikur në tavan dicka lëvizi. U ngrit dhe s,po u besonte syve , karriget po lëviznin sa andej këndej.Mos!! po bie tërmet!! thirri ai dhe me të shpejtë zgjon të shoqen, e më pas të dy së bashku shkojnë te dhoma e vajzave per ti zgjuar. Ato ishin duke bërë një gjumë te thellë, e as po e ndienin zhurrmën përreth tyre.Tavani i dhomës po lëkundej sa andej këndej ,
Sokoli mori në krahë Dianën , ndërsa e shoqja po përpiqej të zgjonte Ermirën. Pak më vonë vajzat hapën sytë, dhe me shpejtësi me rrobat që kishin në trup vrapuan drejtë derës . Shpejtë, - thërriti Sokoli, dilni sa më parë jashtë, Ata dolën me të shpejtë, dhe panë që rreth e përqark të tërë po bënin të njëjtën gjë. Dukeshin të gjithë shumë të alarmuar. Njerëzit po drejtoheshin drejtë një sheshi të madh të hapur , pranë një shkolle . Sokoli u ndje me i qetë pasi mbërritën në shesh të hapur. Të gjithë ishin të shqetësuar dhe shumë të frikësuar. Disa pallate largë sheshit, ishin bërë pluhur ,
ndërsa kisha ishte shembur komplet. Pallati i tyre dukej si i ndarë përgjysmë, nga largë dukej si një tortë e kafshuar. Sokoli pasi la vajzat dhe të shoqen, mendoi të kthehej pas për të parë se mos ndonjeri kishte nevojë per ndihmë. Afrohet me kujdes pranë kishës që pothuajse ishte shembur e tëra. Pak më tej pranë pallatit të tij, atij ju bë sikur dëgjoi një zë. Aiutooo, një zë i mbytyr vinte që lartë, Sokoli vendosi të ngjitej lartë për të parë , dikush po kërkonte ndihmë dhe ai duhej të bënte diçka, ngjitet me frikë të madhe dhe me kujdes pasi mund të rrezikonte dhe
jetën e tij, ai e dëgjon prapë zërin po kësaj here më qartë: aiutoooo, hapi me kujdes disa tulla dhe dalloi fytyren e Simonës!! Ne momentin e rënies së tërmetit Simona ishte frikësuar dhe i gjithë veprimi që kishte bërë ishte ai i futjes poshtë tavolinës së madhe të sallonit gjigand.Ajo kishte qëndruar aty poshtë dhe lartë saj kshin rënë tulla e plotë pluhur nga tavani i shembur. Sokoli nxitoi për të larguar shtresat e pluhurit nga tavolina ,dhe me shumë mundim e nxjerr Simonën nga ai makth, Simona dukej e dërmuar, e trembur , ajo në momentin që Sokoli i largon gurët
dhe pluhurat, dhe e merr në krahë, ajo i thotë vetëm : grazie mille , grazie di cuore, figlio mio , dhe i bie të fiktë. Sokolit ju dhimbs shumë kjo grua e vetmuar , me të në krahë fluturon drejtë sheshit ku ishin mbledhur të gjithë, pas disa minutash vjen ambulanca dhe bashkë me Simonën hipi dhe Sokoli me Lauretën. Rrugës për në spital Sokoli i tregoi të shoqes gjithçka që dinte për Simonën. Lauretës ju mbushën sytë me lotë.Ishte një tërmet me të vërtetë shumë i fortë dhe shumica e shtëpive në Mirabello u prishën, ndërsa kisha pësoi një dëmtim tepër të madh.
Simona qëndroi në spital edhe disa ditë më vonë, ajo filloi të bëhej më mirë . Një mbasdite Sokoli bashkë me të shoqen e vajzat , shkuan ta vizitonin Simonën në spital.Ajo sa dalloi Sokolin i rreshkasin dy pika loti nga të dy cepat e syve dhe i thotë: Figlio mio, Sokoli buzëqesh dhe pasi i afrohet e puth ne ballë dhe i thotë: “Nëna ime” Diana me Ermirën kishin blerë një buqetë me lule të madhe plotë me erë të mirë dhe ja vendosin Simonës në një gotë me ujë aty pranë komodinës së bardhë. Laureta i hedh dorën ngrohtësishtë Simonës , dhe e shikon me shumë
ngrohtësi. Nuk je vetëm Simona, i thotë ajo , tani na ke dhe ne , ti na ke ne, e ne te kemi ty, Simona buzëqesh shumë e lumtur, ajo ndihej e mbrekulluar dhe shumë e habitur me këta njerëz kaq të mirë dhe të ngrohtë , asaj i ishte filluar ti kthehej buzëqeshja e humbur. Tani duhet të shpejtojmë, thotë Sokoli , makina po na pret dhe ne s,duhet të vonohemi, Simona, sot ti do të rrish në shtëpinë tonë , sot dhe deri sa të duash , ne nuk do të lemë asnji çast vetëm ty,
si thua ? i thotë Sokoli duke e parë Simonën në sy. Ajo vetëm qesh , dhe thotë të vetmet fjalë: Kjo që po më ndodh mua , është një mbrekulli !!! Ata së bashku me Simonën u nisën drejtë shtepisë së re të tyre. Ishin caktuar në një shtëpi tjetër, që u kishte dhënë komuna. Edhe pse nuk ishte shumë e kompletuar me placka ,ajo dukej shumë e ngrohtë dhe e mbushur. Ajo ishte e mbushur me dashuri njerëzore, të gjithë ndiheshin kaq të lumtur, Laureta pregatiti darkën , kur sapo do uleshim në tavolinë ra zilja e derës.
Sokoli u ngrit për ta hapur kur pa, dy gazetare dhe një fotograf ja aty te dera e shtëpise së tij. Ata kishin ardhur per ti bërë nje intervistë. Po nuk është nevoja,- thotë Sokoli duke buzëqeshur, Na lejoni të hyjmë disa minuta brenda ? i thotë gazatarja bionde me sytë blu të qeshur, patjetër , ja kthen Sokoli dhe së bashku me gazetaret dhe fotografin pasi hane darkën bëjnë një bisedë të ngrohtë , madje ..aq të ngrohtë saqë edhe gazetareve s,po u vinte dëshira që të iknin nga ajo shtëpizë e thjeshtë, dhe kaq shumë e ngrohtë.
Simona ndihej e lodhur ,dhe pasi i përshëndeti të gjithë , u shtri në shtëpizën e re. Laureta po merrej me pastrimin e tavolinës. Gjithçka kishte mbaruar shumë bukur. Sokoli kishte brenda vetes nje energji kaq të madhe , dhe atë natë donte vetëm të fliste. U ulën me Laureten në kuzhinë, dhe pasi Simona fjeti , bashkë me vajzat e tyre në një dhome, ata filluan të flisnin e të flisnin ëmbëlsishtë deri në agim. **********************************
Nje interviste me nena Violeten. Po si sme mori nje here ne telefon ky djale mor aman!!- He!! Nena Violeta ecte e menduar dhe dukej sikur mermeriste ca fjale me vete, me ze te ulet. Ajo capitej e vetme ne bulevardin e madh te atij qyteti gjigand. Qytet bregdetar, me gjalleri shume te madhe ne behar, ndersa tani ne dimer jo dhe aq. Rruga cuditerisht ishte me pak njerez e shume makina qe kalonin me shpejtesi. Po keta ku vene me kaq shpejtesi xhanem, - mendoi nena Violeta e nderkohe
vazhdonte te ecte ne rrugen e saj. Ajo jetonte e vetme prej kohesh, I shoqji I kish vdekur para dy vjetesh , ndersa djali I saj I vetem ishte ne Greqi. Ai ishte martuar me nje vajze aty nga Vlora , po si nuk e merrte nje here nene ne telefon moj te keqen!!- He‌. Cudi , Nusja e tij ishte nje pispiliqke , nje llafezane shume e madhe , dhe mburravece, ashtu e kish pasur dhe te emen , helbete , beme mama te te ngjaje keshtu I thone kesaj pune‌. Nena ecte e menduar , po shkonte te merrte pensionin e saj.
E cdo bej me pare une me ate te uruar pension!!-He , do marr ilacet e zemres apo te tensionit?? Apo te paguaje faturen e energjise qe nje zot e di pse po me vjen aq shume‌Me keto mendime nena mberrin tek vendi ku shperndahej pensioni I pensionisteve. Oh zot I madh kush pret ketu, paska kaq shume njerez, U ul ne nje stol , aty afer dhe priti deri sa I erdhi rradha, kembet spo I mbanin me, nje vajze e re gjimnaziste , qe po kalonte aty rastesishte, e pa nenen te stoli ulur me fytyren e zverdhur dhe e menduar, dhe I
afrohet: Pershendetje! -Si je moj bije , te keqen nena?? Mire o nene , une jam mire po se di nese do te mundesh te me ndihmosh ti mua?? A mund te me ndihmosh me dicka?? Gjithmone nese do‌ - I thote vajza bukuroshe , nenes se zverdhur e te lodhur nga hallet e jetes.. E me cfare mund te ndihmoje ty nje si puna ime???? E lodhur e vetmuar , pa njerez, he??? Ja kthen nena duke e veshtruar vajzen me syte e saj te fikur e te pashprese..
Me degjo moj nene e mire, ju drejtua bukuroshja , Une jam ne vitin e trete ne gjimnaz , dhe kam per te bere nje projekt-detyre, duhet te zgjedh nje teme dhe ta pasqyroj ne nje video-montazh. Dhe kam kohe qe po mendoje te bej dick a ne lidhje me kete. Shoqet e mia , e kane bere gati video-montazhin e projektit , dhe te them te drejten kane zgjedhur tema , te tilla si psh : Hotele me pese apo dhjete yje, apo hairstile, modele flokesh , stilime, apo vererat me te mira e me te shitura etj si keto,
Une te flas me pasterti ne kete mengjes qe te pashe ty te ky stoli I ulur dhe me nje shprese te fikur ne fytyre , mendova dicka‌ se di nese ti je dakort moj nene. Ma thuaj te keqen nena se skam pike fuqie me duhet te shkoje ne shtepi,. Gjunjte po me dhembin e po me therrin kockat nga reumatizma‌ Po m,e pare me thuaje qe je dakort, Po nese une kam ne dore te ndihmoj , I tha nena , do ta bej , A bejme bashke nje interviste te vogel , pra une te filmoj ty dhe ti I pergjigjesh
pyetjeve te mia‌ Dhe e gjithe intervista pastaj do shkoje ne arkivin e shkolles.. Po , pranon nena , kaq pak gje e bej.. Vajza nxjerr nje aparat canon nga canta e saj e shkolles, dhe e drejton nga nena, pasi e con tek obsioni : camera Ajo fillon dhe flet, Ne kete mengjes te ftohte dimri, ndersa isha duke shkuar per ne shkolle , papritur syte e mi u ndalen tek nje e moshuar e cila ishte e ulur ne nje stol , prane nje lulishtjeje afer qendres ku shperndahen pensionet e pensionisteve te qytetit te
Vlores. Se di , pse po sa pashe syte e saj , me therri dicka ne zemer, krijova pershtypjen e nje neneje te vetmuar , dhe te pafuqishme, syte e saj ishin kaq shprehes e domethenes, Nderkohe te jem e sinqerte isha ne hezitim me projektin me idene e tij , po me mbushej mendja te intervistoja disa gra qe punonin ne nje baxho ne te dale te qytetit, do ishte interesante – mendova te prezantoja dicka si prodhohej djathi apo moxarela ketu tek ne, te shihnim
ambientin e prodhimeve te tyre dhe te njiheshim me nga afer me te gjitha produktet bulmetore qe prodhonte kjo baxho dhe me pas I nxirrte ne tregjet e vendit tone. Kisha planifikuar daten e intervistes , dhe babi do me shoqeronte per kete pasi baxhoja ishte pak large nga shtepia.. Por ja ku ne kete mengjes mu kthye mendja, sapo pashe kete nenen qe jam duke e intervistuar tani, tju them te verteten , une nuk di shume per kete nenen deri tani ne kete moment, gji9thcka
qe rastesore fale intuites time. Bashke me mua , gjithmone duke I marre leje nenes per kete interviste une dua qe dhe ju te shikoni dhe te degjoni se cdo te na thote nena. Une pyetjet nuk I kam pregatitur pasi kjo eshte krejte rastesore, dhe nese bej ndonje gabim te vogel ju lutem te me kuptoni, Vajza fliste lirshem , ajo thoshte ate cka I ndjente shpirti , me njeren dore mbante aparatin e ndersa me tjetren ajo kishte shtrenguar doren e nenes.. Cmund te me thuash , per veten tende
moj nene, I drejtohet gjimnazistja nenes duke I afruar aparatin akoma dhe me shume , ne menyre qe zeri I saj te degjohej.. Quhem Violeta, te keqen nena, jetoje e vetmuar, im shoq para dy vjetesh me vdiq, nje djale kam, dhe ai jeton ne Greqi me nje vajze , ketej nga Vlora e zgjodhi nusen, as kujtohen te me marrin nje here ne telefon. Une jam ketu te ky stoli vetem e semure dhe ne pritje te nje pensioni qe sme del as per ilace,
Ne kete kohe gjimnazistes I shpetuan dy pika loti nga faqja , asaj I erdhi keq per nenen, por nderkohe I duhej te vazhdonte intervisten, Po njerez te afert nuk kini??!! Nuk interesohet askush per ju?? Djalin kam me te afert moj cup e nenes , djalin dhe ty tani qe po me flet, skam njeri tjeter, disa me kane vdekur te tjere kane ikur pas femijeve jashte shtetit , dhe une nuk shoh as mire nga syte, sdi ku te shkoj , nuk me ndihmon njeri. Po djali pse nuk kujdeset per ty??
Ta thashe moj bije , nuk e le nusja , eshte shpirtkatran , I mori te gjithe njerezit e saj I mbeshtolli pas vetes ne Greqi , mori te emen , te atin dhe dy motrat dhe ja ka bere mendjen corap atij te gjorit, Se le as te me marri ne telefon‌ nuk e di si ndryshokan njerezit keshtu , djalit qe I kam bere koken !! te me behet si I huaj!!!! Se di, Gjimnazistja nuk I mbajti me lotet , ajo po qante , po po syte e saj ishin me lot, po nderkohe ende po e vazhdonte intervisten ja ashtu me lot , aty ne mes te asaj
lulishtjeje prane asaj qendreje ku shperndaheshin pensionet. Nena fliste e fliste me syte e lodhur , te fikur dhe me fytyren e verdhe, vajza filmonte me aparatin e saj te vogel. Ne fund ajo nisi ta mbyllte intervisten keshtu: Ketu po e mbyll kete intervisten time, te cilen do me duhet ta dorezoje ne shkolle , dhe do perpiqem ta dorezoje keshtu pa I hequr apo shtuar asgje, ky eshte realiteti qe nuk eshte mire te tjetersohet apo zbukurohet,
Kjo nene me nje pension qesharak e vetmuar ketu ne kete stol duke pritur pensionin qesharak qe si del as per ilace, Une jam akoma e perlotur nga keto qe degjova , dhe mendoje qe bashke me shoqet e mia te ngreme nje grup dhe te gjendemi prane ketyre njerezve qe kane vertete nevoje per ndihme, nje ore sherbim ne dite do tja kushtojme nena Violetes, si dhe te gjitheve te moshuarve qe jetojne te vetmuar e kane nevoje per ndihme. Po e mbyll kete interviste me nje thirrje
qe me del nga shpirti: Te gjithe gjimnazistet, duhet te jemi me tolerant , me human , te ndihmojme me te moshuarit , kudo qe te jene dhe me cfaredo menyre te mundshme, ka ardhur koha qe duhet te jemi me te mire, te jemi njerez me mish dhe me gjak , e jo robote manekine , qe rendim pas posteve per pushtet e lavdi. Po e mbyll me mendimin qe kjo interviste do shikohet nga te gjithe dhe mendoj qe ja vlejti, vajza e mbylli duke e puthur nena Violeten ne te dyja faqet.
Ajo e shoqeron deri ne shtepi dhe I premton qe do ta vizitoje shpesh se bashku me shoqet e saja. 2014 ********************************** XHAXHAI NGA AMERIKA Feniksi u zgjua nga një e trokitur e fortë në derë. U ngrit me të shpejtë, dhe ashtu pergjumur shkoi të hapte derën.U shtang kur pa postierin me një letër në dorë dhe për më tepër që në pikë të mëngjesit. -C,të jetë kjo letër vallë!!-mendoi Feniksi dhe me letrën në dorë e duke hedhur një firmë në bllokun e postierit shkoi e u ul te
karrigia në kuzhinë . Feniksi ishte rreth 37 vjec dhe jetonte në një apartament të thjeshtë në katin e pestë .Ai ende nuk kishte krijuar një familje,- pasi sa herë që binte muhabeti me ndonje shokun e tij që hera herës e pyeste, ai ja kthente direkt: Ska ardhur momenti!!Ai jetonte vetëm, dhe prindërit kishin kohë që I kishin vdekur të dy, shtëpinë e prindërve e kishte marrë një motra e tij e cila ishte pa shtëpi, pasi të tëra lekët që kishte grumbulluar nga emigrimi në Greqi ajo I kishte humbur te firmat piramidale.Feniksi kishte dy motra: Helën dhe Benildën!! Hela ishte kopjo e së
ëmës, ishte më e madhe nga Benilda, Hela ishte e martuar dhe kishte tre vajza, ajo pas vdekjes së mamasë erdhi dhe u vendos te shtëpia e prindërve të saj , babai I kishte vdekur më përpara , dhe kështu ajo vendosi të rrinte te këto shtëpi pasi nuk kishte tjetër mundesi për momentin , vetëm të rrinte me qera , po dhe me qera si për cudi spo gjeje dot më!! Vjehrra dhe vjehrri I Helës kishin një palë shtëpi të mëdha përdhese , po ata jetonin me dy nuse të tjera brenda e kështu për Helën nuk kishte vend atje.. I shoqi I Helës ishte murator , ai punonte shumë dhe ishte një njeri I mirë, përpiqej
edhe pse me lodhjen e madhe në punë përpiqej ti bënte qefin së shoqes duke dalë një shëtitje mbasdite e duke diskutuar për vajzat e tyre. Kurse Hela sapo kishte mbaruar një kurs për edukatore në kopësht dhe kishte tre muaj që kishte filluar punë në një kopësht aty pranë.Vajzat e tyre ishin si yje dhe shkonin mirë në mësime. Në mbrëmje në shtëpinë e tyre krijohej nje ambient shumë I bukur I mbushur me humor, me biseda nga më të ndryshmet që nga ato politike e deri në bisedat e thjeshta.Kurse Benilda vazhdonte shkollën për mjekësi . Ishte një nxënëse e shkëlqyer dhe përpiqej që
krahas shkollës të bënte dhe ndonjë punë për të përballuar shpenzimet e shkollës .Feniksi I donte që të dyja shumë motrat po Benildën perpiqej ta ndihmonte më shumë si nga ana financiare , pasi ajo vazhdonte shkollën dhe normale që I duheshin të holla cdo muaj, plus librat që kushtonin shumë, megjithëse Benilda mbasditeve punonte në një shtëpi aty pranë konviktit tek një grua , merrej me hekurosjet.Benilda kishte qenë shumë më tepër e lidhur me prindërit dhe vdekjen e tyre mezi sa e perballoi, sidomos humbjen e mamasë, Sa herë që e kujtonte ate ditë asaj I mbusheshin sytë me lotë,Benilda
shkonte shumë me Helën dhe burrin e saj , ajo kur vinte nga shkolla kënaqej kaq shumë me Helën dhe vajzat e saja , rrinin deri natën vonë duke diskutuar e duke kujtuar gjëra të bukura.Feniksi , Hela dhe Benilda kishin një harmoni midis njëri tjetrit që të tërë ja u kishin zili.Feniksi vendosi të hapte menjeherë letrën pasi po bëhej vërtetë shumë kuriozë.E hapi dhe lexoi: letra ishte e shkruar me një shkrim të keq, dhe me një shqipe të ngatërruar, duket sikur ta kishte shkruar ndonjë fëmijë I vogël..Feniksi u bë shumë kurioz e vazhdon të lexojë në heshtje,“ I shtrenjti Feniks!!! E di që kur të jesh duke lexuar
letrën unë ndoshta nuk do të jem më!!!Po ta shkruajë këtë letër dhe ndërkohë që shkruajë sytë më mbushen me lotë, e di?? Janë lotë malli për vendlindjen time të shtrenjtë , Shqipërinë , që e lashë të vogël fare, janë lotë dhimbjeje e vuajtjeje,Se di në të ka folur babai po unë jam xhaxhai yt Antoni!!!!!!!!!! Po të shkruaj nga Amerika!!! Kam ikur që I vogël me një familje që kërkonin strehim poltik, është pak punë e ngatërruar po në një letër tjetër që do t,ia lë avokatit do të të sqaroj me detaje për ikjen time,të lutem Feniks, unë e kam lënë si amanet që pas
vdekjes të prehem në tokën time, afër prindërve të mi të shtrenjtë, te fshati ynë I vogël ….te fshati im I lindjes!! Të lutem djalë!! Ma ploteso këtë dëshirë!!Ikja ime nga Shqipëria , me bëri të pasur , krijova pasuri , hapa pesë restorante ku xhirua ditore ishte marramendëse!!Kam bërë një jetë qejfi , kam shkuar me femra që ti si merr dot me mend , dhe sërish ndihem kaq bosh!!Kam gjithë këtë pasuri e ndihem si një qen I braktisur, ti do thuash :-Po pse nuk krijove familje???Po hë pse!!- ashtu them edhe unë, u harrova pas punës , sa isha I ri mendoja që : hë,- se ka kohë ka, pastaj koha iku e une u harrova pas
aventurave të moshës e tani jam fillikat!!!I vetmi ngushellimi im jeni jy : je ti Feniks, është Hela dhe Benilda!!Tani që e sjell në kujtesë cdo gjë që kam bërë në jetën time, me mbushen sytë me lotë, fajësoja veten time pasi mund të veproja më me mencuri e maturi, mund të bëja dicka më te mire per jeten time, po tani eshte vone dhe une nuk mund ta ktheje kohen pas!!Feniks I dashur!!! Bëj të pamundurën që trupi im pas vdekjes, të prehet afër varrit të nënës e babait , shpenzimet I kam llogaritur vetë të tëra... madje ja kam lënë me shkrim edhe avokatit tim I cili do të merret me të gjitha shpenzimet që duhen. Kam menduar edhe
për ty , Helën , dhe Benildën!!! Ju kam lënë një shumë modeste secilit, dhe shpresoj qe juve tju hyjë në punë, Feniks I shtrenjtë , mos e kalo jetën vetem , mendo të krijosh familje e të shumohesh , pasi vetmia nuk është e mirë , syno të gjesh shoqen e jetës tënde , ashtu të jetë si ty e mirë e dashur , dhe së bashku të dy të krijoni një trung të fortë dhe me degë të bukura e krenare!!! Të përqafon xhaxhai yt ty , Helën dhe Benildën!! Ju dua shumë!! Lamtumirë!! Biri im!!!!!!!!!!!!” Feniksi e lexoi dhe e rilexoi disa herë
letrën. Frymëmarrja ju shpeshtua dhe sytë po I krijonin një mjegull tymi… -Xhaxhai nga Amerika!! I kishte folur babai për të, ai kishte një histori të dhimbshme, kishte ikur që I vogël me nje familje që kërkonte strehim politik , dhe nëpër tym po sillte historinë që I kishte treguar I ati….. Feniksit ju mbushën sytë me lotë, ndoshta xhaxhai I tij kishte vdekur tashmë, sa keq mendoi Feniksi dhe I prekur nga ajo trokitje e mëngjesit vendosi që të shkonte ne ambasadë e te interesohej me gjerë për xhaxhain e tij nga Amerika. Ai duhej të mbante dëshirën që kishte
xhaxhai I tij per tu prehur pranë prindërve te tij. Toka e tij po e thërriste pranë vetes.. Shume konfuze Feniksi vishet dhe del jashtë. Duhet të shkojë e të bisedojë me Helën, ai bisedonte cdo gjë me të në fillim , e kishte dhe si motër po dhe si nënë , e mira e tyre ishte që shkonin mbrekullishtë mirë dhe kjo ishte pasuria me e madhe që të bën vërtetë të ndihesh si një flutur e mirë dhe e bardhë. Feniksi ndjeu një pështjellim në stomak, ndaloi pranë një lokali aty afër shtëpisë së Helës, dhe nga mendja spo I hiqej ajo letra e xhaxhait nga Amerika!.
Gjysma e zemres Manela!- Eja hyr Brenda , Boll veshtrove nga dritarja, hajde se do te ftohesh. Manela ishte duke veshtruar nga dritarja e dhomes se saj. Kishte rene mbremja dhe kishte filluar te frynte nje ere pak e forte. Gjithe paraditen kishte rene shi, dhe e kishte mbushur token plote me uje. Para shtepise se Maneles ishte krijuar nje si liqen I vogel, mbushur plote me uje. Ishte ne fakt nje grope e madhe , dhe sa here qe binte shi ajo mbushej plote e perplote. Rruget e qytetit kishin nisur te
rregulloheshin, por lagjes se Maneles nuk I kishte ardhur rradha. Persefoni (mamaja e Maneles), kishte kohe qe po I thoshte vajzes te mbyllte dritaren e te hynte Brenda, por Manela ende vazhdonte te veshtronte matane rruges. Gledisi, ( babai I Maneles) kishte rene per te fjetur shume heret, pasi neser do te nisej per ne Tirane. Ai menaxhonte nje dyqan kepucesh ne te hyre te qytetit, dhe te nesermen e kishte lene te shkonte per furnizim .Manela sapo ishte dipllomuar ne mjekesi dhe kishte filluar praktiken ne nje spital te qytetit.Epo hajde moj cupe dhe ti, degjoi serish zerin e mamase. Nuk e zgjati me por mbylli
dritaren , dhe kur ktheu koken pas veshtroi syte e habitur te se emes. Po c’veshtron nga dritarja moj cupe!! Hic mami, qesh Manela me kuriozitetin e se emes. Kot, moj ma , edhe ti. Manela rregulloi shtratin dhe mbylli driten. Eldisa (motra e saj) kishte nje cope here qe e kishte zene gjumi. Eldisa vazhdonte nje kurs per mamie ne Korce. Mamaja mbylli driten e kuzhines , dhe pasi u hodhi dhe nga nje veshtrim vajzave, shkoi te shtrihej edhe ajo. Shtepia u mbulua nga erresira. Manela ndezi abazhurin roze qe e kishte te komodina e vogel blu. Dhoma u ndricua nga drita e dobet e tij. U kthye ne anen e
murit dhe u perpoq te mbyllte syte e te flinte. Por ende pa mbyllur mire syte ajo degjoi nje zhurme ere te forte. Dukej sikur nga jashte fshikullonte dicka. Ishte nje zhurme ere e forte. Manela u ngrit dhe hapi pak perden , veshtroi jashte dhe ajo qe arriti te shikonte ishin vetem deget e pemeve qe levisnin sa andej kendej. Oborri ishte mbuluar nga erresira dhe me tutje ajo nuk pa asgje pervec asaj erresire te tejskajshme. Mbylli perden dhe mendoi te flinte. Le te frynte ajo ere e nates, ate pune kishte ajo. Mbuloi koken me jorganin e bute , me qellim qe ta zinte me shpejte gjumi.Manela ishte vajza e madhe
e shtepise. Ajo dallohej per karakterin e saj te bute dhe te embel njekohesishte, ishte nje njeri I dashur me te gjithe, dhe shume e qeshur. Me prinderit kishte arritur te krijonte nje mardhenie shume te afert dhe te ngrohte. Me babin ajo kuptohej aq mire , e kishte si nje vella te madh, I hapej per cdo gje, ndersa me mamin mundohej qe ta kishte si nje shoqe shume te mire. Shtepia e tyre rrethohej nga humori dhe diskutimet cdo darke. Eldisa sa here qe vinte nga Korca , niste nga shakate dhe batutat qe te benin te shkriheshe se qeshuri.Persofoni ishte nje grua rreth te 55-save. Ne pamje te pare te krijonte idene
e nje gruaje te ftohte dhe fjalepake. Por sapo miqesoheshe ajo te bente per vete. Ishte goje-embel, e dashur, dhe perpiqej te bente me te miren ne cdo gje. Merrej me broden hera heres, I kishte sjelle daja nga Anglia nje makine qepese , dhe ajo ja kishte marre doren mire brodenit.Persefoni ishte nje grua qe kurre nuk rrinte pa bere gje. Ajo u thoshte vajzave perhere qe; femrat duhet te merren me pune mos te rrine kot, Eldisa, ndonjehere I thoshte: Moj mami , po ulu pak moj dhe ti, s'te kemi pare nje here te shplodhesh, Persefoni qeshte me te bijen , dhe ja kthente: Une punen shplodhje e kam. Zilja
e celularit kishte kohe qe binte. Ora shenonte 4 e 30. Gledisi ishte ngritur dhe pasi ishte veshur po priste te degjonte borien e fugonit. Ai do te nisej per furnizim ne Tirane, me fugonin e tregetareve. Mori nje cante te madhe dhe portofolin me leket e mallit. E shoqja u ngrit me te shpejte dhe vuri xhezvene dyshe ne sobe. Beje shpejte se zere se ka ardhur fugoni, I thote Gledisi te shoqes. Mamaja e beri kafene dhe me pas u ul afer kolltukut .Nisen ta pinin dhe ende pa e perfunduar degjuan borien, Babai u ngrit e puthi te shoqen dhe doli. Nga ora 4 jam ne shtepi, I thote ai se shoqes, dhe del me te
shpejte. Puthi vajzat nga ana ime. Patjeter, ja kthen Persefoni, dhe pasi mbyll deren me celes shkon ne ballkon dhe e shoqeron te shoqin me sy nje cope here. Ai pershendetet me shoferin dhe hyn brenda . Fugoni humb ne rrugen gjarperuese dhe Persefoni nis te merret me disa pune. Ajo e kishte kete zakon , kur I dilte gjumi heret nuk shtrihej me por niste nga punet e perditeshme. Vuri ne sobe gjellen me bizele , dhe nderkohe shkoi te kontrollonte se mos kishte ardhur cezma. Vendosi rrobat me ngjyre ne lavatrice dhe shkoi te mblidhte rrobat ne ballkonin e kuzhines. Do merrem me hekurosje sa te zgjohen
vajzat- mendoi ajo , me pas e hame mengjesin bashke. I mblodhi rrobat dhe I vendosi ne divan , nderkohe nisi te hekuroste, mbylli deren e ballkonit dhe ndezi televizorin. Keshtu ishte mamaja , I pelqente te bente disa gjera njeheresh, Manela gjithmone I thoshte qe te mos lodhej aq shume, pasi ne ate shtepi te gjithe duhej te benin dicka, por mamaja ja priste duke I thene se ato punera ajo I bente me kenaqesine me te madhe. Se mos kam pune tjeter une moj cupka, Po te isha ne pune shteti, atehere me ndryshe do te ishte, Ajo ishte nje grua e vecante . E dashur e qeshur dhe kurre nuk nxehej. Me
te shoqin kishte nje mardhenie te shkelqyer. Sa here qe ai kthehej nga dyqani ajo I hidhej ne qafe e puthte forte dhe e pyeste se si I kishte ecur dita. Por edhe babai nga ana e tij, e respektonte dhe e donte shume ate. Ata kishin gjetur njeri tjetrin. Shkonin kaq mire saqe te gjithe I kishin zili.Eldisa kur I shikonte qe ata perqafoheshin (sidomos kur babai kthehej nga puna) I shkelte syrin Maneles dhe I thoshte: Po boll de boll, hej cifti mjafte u puthet tani. Hajde babush tani se te duam edhe ne , Gledisi rrethohej nga Manela dhe Eldisa te cilat e kishin si shok dhe si vella babin e tyre. Ishin nje familje shume
e lumtur.Manela ndjeu zhurme ne kuzhine dhe hapi syte. Veshtroi nga dritarja, ende degjohej nje zhurme ere po jo si ajo e djeshmja. U ngrit , Ne kuzhine pa te emen qe po hekuroste. Mami , iku babi?? Po zemer tani sa iku, dhe mua ngaqe me doli gjumi mendova te merresha me ndonje pune. Aman o ma dhe ti po shplodhu fli moj fli se ke kohe per punet e shtepise. Pse lodhesh kaq shume. Persefoni qeshi dhe ja beri me dore si per ti thene , s'ka gje zemer. C'ishte ajo ere dije moj ma!!! Epo ka kohen moj cupe s'ke ci ben. Manela shkoi te lahej dhe te behej gati per ne spital.Sot do dal me shoqet , mos me
prisni per dreke. Do shkojme te piceria. Si te duash zemer e mamit, bizele kam vene per dreke , babi nga ora 4 mund te kthehet, Eldisa ne 9 niset ne Korce, kenaqu me shoqet, zemra ime. Manela nisi te behej gati per ne pune. Veshi xhaketen ngjyre ulliri pas trupit, dhe fundin e zi siper gjurit,nje bluze te bardhe nejloni me jake te rrumbullaket te hapur, dhe vethet e bardhe ne forme rrethi qe ja kishte blere mami per ditlindje,i pelqente ato vethe ajo, ishin shume te lehte , e te vegjel, dhe i shkonin shume. Floket e gjate geshtenje me pak onde poshte supeve i valeviteshin si dallget e nje deti te qete. Doli ne ballkon
per te pare kohen. Ngriti syte nga qielli dhe ju duk i vrenjtur, po e marr nje here cadren ndoshta bie shi sot. Veshtrimi ju ndal tek nje re e madhe e zeze. Kishte nje forme te cuditeshme, ishte si nje katror i madh dhe dukej sterr e zeze. Kjo e ka shkaktuar gjithe ate ere dije, ishte ere e frikshme ne fakt, duhet ta pranoje, mendoi Manela dhe hyri brenda. Mami une po iki tani, mos me prit per dreke, Ik shpirt , kalofsh mire me shoqet, te kam zemer. Manela mori canten e bardhe dhe doli ne oborr. Oborri I shtepise se tyre ishte i madh dhe ne te babai kishte mbjelle peme , hardhi rrushi, nje qershi te madhe,
kumbulla sheqeri dhe mena. Manela ne momentin qe do te dilte ne rruge ndjeu dicka siper kokes, Cte jete!! mendoi ajo dhe vuri doren mbi floke, te pjesa e balukeve, dora ju lag nga dicka, mos, mendoi ajo me paska bere glasen zogu ne baluke, hahahahha po tek mua e gjete more zog, ajo u kthye prape ne shtepi dhe mamaja e veshtroi me habi!! Pse u ktheve ?? Me beri glasen zogu ne koke moj ma, he i ke faj ti, mamaja qeshi dhe mori nje pecete te lagur me uje , hajde ta fshi une se ti nuk e sheh dot, Persefoni nisi ti pastronte baluken Maneles, kur nisi te binte telefoni i shtepise. Kush mund te
jete!!! Eldisa sapo ishte ngritur nga gjumi dhe po shikonte me cudi!! Po ju c'po beni!!Manela qeshi dhe ja kthen : Me beri glasen zogu moj i ke faj ti, Eldisa qeshi bashke me Manelen.Ngrije pak telefonin Eldisa, Mire ma ja nje sekonde. Ajo fshin syte me peshqir dhe nxiton te ngreje telefonin. Alo, po jam vajza e Gledisit. Cfare!!! Kur ndodhi??? Eldisa dukej e trembur. Cfare ka moj vazje!! Mamaja nxitoi te receptori i telefonit. Alo jam Persefoni, po cfare!!!Mamaja u rrezua pa ndjenja. Manela u afrua te telefoni dhe e ngriti , por qe andej s'pergjigjej asnji njeri. Kush ishte , ?? Ka ndodhur aksident ,
fugoni eshte perplasur!! Kaq degjoi Manela. Nxitoi te merrte nje gote me uje. Mami o ma pije , ,Persefoni piu ujin dhe s'po e mblidhte dot veten . Fugoni eshte perplasur me nje automjet tjeter. Serish bie zilja e telefonit. Alo alo si eshte babai?? Lavdi zotit, Eldisa nxitoi te vishej dhe bashke me te emen dhe motren u nisen drejte spitalit. Moren vesh qe fugoni ishte perplasur me nje makine te vogel ne te dale te qytetit, dhe pasagjeret ishin ne spital. Rrugen pothuajse e beme me vrap. Mamase po i dridheshin gjunjet. Sa hyme te dera e spitalit pame qe atje kishte shume njerez, te afermit e pasagjereve. Shkuam
menjehere tek dhoma ku ishte babai, e pame qe nga xhami i deres pasi nuk na lejohej te hynim brenda. Si eshte?? si eshte , thoshte mamaja duke mos ja ndare syte Gledisit.Manela veshi bluzen e bardhe dhe hyri brenda. Ja shtrengoi doren te atit me dashuri dhe ne moment nga syte e tij rreshkiten dy pika loti.Ai i hapi syte dhe nuk kishte fuqi te fliste, dukej ne nje gjendje shoku. Manela qendroi gjithe kohen me te, me vone hyn edhe mamaja me Eldisen , Babai i veshtronte i perhumbur, pa pasur fuqi te fliste. Nga syte i rreshkisnin here pas here lot. Ishte nje skene e trishtueshme. Manela , del ne
korridor dhe flet me mjekun, Cfare demtimi ka doktor?? Lavdi zotit moj vajze , vetem shembje dhe traume asgje tjeter, por ne ditet ne vazhdim do te shohim si do reagoje , do ti bejme dhe nje kontroll me te detajuar. E rendesishme eshte qe nuk ka demtime serioze. Nga gjithe ai aksident vetem shoferi ishte demtuar rende, ai kishte perplasur koken pas xhamit te perparme, dhe e kishin futur menjehere ne sallen e operacionit.Manela hyri ne dhome me e qete dhe me e sigurte, ajo e donte kaq shume te atin dhe u mbrekullua kur mesoi qe ai nuk kishte demtime serioze. Mamaja dukej e shqetesuar, ndersa Eldisa
e veshtronte me ngrohtesi dhe kurajo te atin. Babi, do kaloje, gjithcka , lavdi zotit qe qe me kaq , te dua shume babi im I dashur, Manela u perkul dhe e puthi te atin lehte ne balle. Nga syte i rreshkiten lot te cilet u bashkuan me lotet e te atit. Ishin lot dhimbjeje, ngrohtesie, dashurie dhe jete. Mamaja shkoi te dritarja e dhomes dhe nisi te lutej me ze te ulet: te falenderoj o Zot i madh qe me shpetove gjysmen e zemres time, pa te une nuk mund te rroja dot. qershor 2014
********************************** PO E NESËRMJA SI DO T’JETË!? Zot , na mbro nga e keqja, na mbro nga sëmundjet, dhe bëj të mundur, që të kemi punë edhe sot!.Grigori mbyll derën e shtëpisë, dhe del në rrugën e ftohtë, të atij qyteti gjumash. Nga largë dukeshin ca drita të zbehta ndërtesash njëkatëshe. Grigori po shkonte në vendin e tij të punës , disa metro largë shtëpisë ku banonte. Një kioskë e vogël prej llamarine, një tavolinë e vogël druri, dhe këpucë , mastiç, gozhda. Ai ishte
këpucar, jetonte vetëm. Këtë vit mbushte rreth 55 vjec , dhe mbahej goxha mirë. Ish një burrë i gjatë , i hequr në fytyrë, dhe kish një ecje prej ushtaraku. E shoqja , i kishte vdekur para gjashtë vjeshtësh, dhe që nga ajo kohë, ai s’qe martuar më. Pothuajse pjesën më të madhe të ditës e kalonte këtu, në kioskën prej llamarine , të cilën, në ato vite turrbullire (vitet 1996-1997), e kishte të vetmin mjet fitimi , për të siguruar përditshmërinë.Nata s’kishte qenë dhe aq e qetë. Tek tuk , dëgjoheshin krisma armësh. Grigori kishte qëndruar indiferent, ndaj marrjes së armëve ,
bombave apo fishekeve. Në atë qytet , nuk kish mbetur njeri pa u armatosur gjer në dhëmbë. Pas rënies së firmave piramidale, nisi të ndihej një erë pasigurie dhe ndjesi frike. Nuk vonoi shumë , dhe frika me e madhe erdhi. U hapën depot e armëve në të gjitha qytetet e vendit. Dhe në qytetin e vogël të Grigorit, nisën marshimet drejtë këtyre depove. Armë, kallashnikov, mitraloza të zinj, gjerdan fishekësh, dhe bomba dore. Prindërit në krye, pastaj fëmijët , të gjithë drejtë një piksynimi final, të merrnin sa më shumë armë, dhe ti fshihnin nëpër “vrimat” e shtëpive , që mezi sa u
qëndronin në këmbë. Shtëpitë në qytet, pothuajse ishin të gjitha njëllojë, kush banonte në një dhomë e një kuzhinë me një ballkon, e dikush tjetër banonte në dy dhoma e një kuzhinë. Të mobiluara pothuajse njëllojë. Një bufe njëmbëdhjetëmijëshe, me qelqurinat në mes të saj, anash dy divanë tetëmijëlekësh, me kukulla kaucukë sipër si zbukurime, në mes ndodhej tavolina, në të cilën qytetarët hanin ato vaktet e varfëra e të kursyera, të kohës mendjemadhe.Grigori hap llamarinën e kioskës, dhe nxjerrë tavolinën e punës.Nga large dalloi shokun e tij , me
fugonin jeshil, Bimin. Bimi ishte shoku i shkollës dhe i fëmijnisë së hershme. Se si i kishte terezitur ato lekë që bleu kët fugon, një Zot e di.Ai e përdorte fugonin për të transportuar njerëz nga qyteti në fshatrat pranë tij, dhe anasjelltas. Në këto kohë turbullire, i kishte rënë shumë puna, pasi njerëzit rrinin strukur në shtëpi , e madje edhe fshatarët hezitonin të vinin në qytet për të shitur prodhimet e tyre.-Hajde Bimo, pimë kafe, marrim dhe nga një teke raki, Grigori e drejton gishtin nga një lokal aty pranë. Bimi ndaloi , qeshi ashtu siç bënte përhera, dhe tundi kokën duke thënë,- Jo tani Grigor,
ndoshta pastaj kur të kem bërë ndonjë rrugë, apo kur të kthehem, më mirë. Bimi e përshëndet nga large, dhe humbet midis rrugës gjarpëruese. Grigori u ul , dhe nisi të arnonte një pale këpucë kafe lëkure. Ndezi radion,e nisi të dëgjonte. Zëri që mbushi hapsirën përreth, ishte shumë alarmues. Lajmet ishin shokuese. Hëm, këto i shohim përditë, me sytë tanë, shohim frikën ,shohim pasigurinë e krijuar nga forca keqdashëse, e të pangopura me t’bërë konfuzion e keq. Grigori arnonte këpucën e mendonte, mendonte e vetëm mendonte. Përpiqej të sillte ndër mend, kohën komuniste, fjalimet e shokut
Enver, “jetën e lumtur”, “të begatë e të qete” sic thoshte Bimi me të qeshur, dhe kur e krahasonte me kët katrahurë të sajuar për mbrojtje interesash politike, apo diçka tjetër ndoshta, ajo kohë i dukej “Parajsë”. Të paktën kishte siguri, mendoi Grigori , ndërkohë që arnonte këpucën. Tashmë që populli ka armë në duar, do të ketë përplasje, ndoshta!! pse jo, lufte civile. - Xhaxhi, të lutem, do të mi rregullosh pak këpucët e mamit??? Një vajzë 17 vjeçare qëndronte para tij me një qeskë blu në dorë. Një vrimë qe hapur poshtë qeskës, dhe që andej Grigori dalloi takën prej gome, të një pale këpucëve grash. Ngriti
sytë dhe ndeshi në vështrimin e Gridës. Grida ishte një gjimnaziste në vitin e dytë në gjimnaz. Jetonte me të ëmën fillikat, pasi i ati kish marrë para disa javësh një plumb qorr në shpatull, dhe nuk kish mundur të shpëtonte dot.E ëma kujdesej për tokat përreth shtëpisë përdhese , dhe për disa pula e zogj. Shtëpinë e kishin në dalje të qytetit, dhe fatmirësisht , kishin përreth njerëzit e burrit, dy vëllezërit e tij, dhe të ëmën e saj, që e ndihmonin. Atë ditë kur kish marrë plumbin, i ati i Gridës, Pëllumbi, kish dalë në mbrëmje nga tokat. Shpresa, e shoqja , i ishte lutur të mos dilte
në mbrëmje, se kushedi nga s’mund të vinte e keqja. Dhe vërtetë, e keqja ndodhi, dikush ndoshta me armë në dorë , në dëshirë e sipër për të bërë një gjuajtje me armën që nga ballkoni , e kish gjuajtur. E keqja e atyre gjuajtjeve , ishte se nuk merrej asnji shënjestër, thjeshte gjuhej dhe kaq, gjuhej ndaj askujt, gjuhej për qef.Me se shumti gjuajtjet fillonin gjatë natës. Po edhe gjatë ditës tek - tuk dëgjoheshin të shtëna , të rralla. -Po pse paske dale moj Grida!, - te keqen xhaxhi!!patjetër që do ti rregullojmë, pa
merak, lëri aty, dhe shko menjëherë në shtëpi , -S’ka gjë xhaxhi Grigor, nesër po vjen xhaxhai im ti marri , mos ki merak për mua, ja po iki me vrap më mirë. Grida u përpoq të buzëqeshte sforcuar, dhe pasi përshëndeti, iku rrëmbimthi drejtë shtëpisë së saj. Grigori e ndoqi një copë herë me sy, derisa ajo u zhduk në fund të rrugës. Zot i madh!, mendoi ai, ç’është kjo punë kështu!Të kesh frikë të dalësh nga shtëpia, pse u katandisëm kështu, … Grigori u shkund nga mendimet. Këto
kohët e fundit binte shpesh në të tilla mendime, dhe çdo darkë i ndante me shokun e tij të ngushtë Bimin. Bimi i merrte gjerat me sportivitet , ai nisej që në mëngjes me fugon, e kthehej mbasditeve ende pa u errur. Nuk kishte frikë, as nga plumbat, dhe as nga bandat me maska që kishin filluar të dilnin (sidomos natën).E shoqja e tij nuk punonte, dhe i vetmi burim fitimi për të përballuar jetesën, ishte pikërisht ky fugon. Dhe Bimi ishte i papërtuar. Nisej me këngë në gojë, që në mëngjes . Këto kohërat e fundit që kishin nisur trazirat, e shoqja Majlinda, ngulte
këmbë që ta shisnin fugonin , ajo kishte shume frikë për të shoqin…Në rrugën e gjatë, përballë kioskës së Grigorit, pothuajse nuk kalonte asnji njeri. Një lokal i vogël aty pranë , rrinte hapur, dhe pronari herë pas here dilte e i hidhte ndonjë sy rrugës së gjatë përballë. Asnji këmbë njeriu nuk shihje. Grigori u mor me disa punë që i kishin ardhur ditë më parë, dhe nuk e vuri re kohën që kishte kaluar me shpejtësi.Ngriti sytë nga qielli, dhe pa disa re shtëllunga shtëllunga ngjyrë gri , që lëviznin të shqetësuara nga kushedi se çfarë. Do ketë shi , mendoi
Grigori , me vështrimin humbur në fundin e rruges gjarperuese. Po Bimi!! Pse po vonohet kaq shumë! Në kët orë duhej të kishte ardhur. Grigori nisi të shqetësohej, dhe pasi nxitoi të mblidhte gjërat e punës, i futi me kujdes ne kioskën prej llamarine. Më pas mori rrugën drejt lokalit aty pranë. U ul jashte në oborr, dhe vështrimin e kishte andej nga rruga . Oh Zot , bëj që Bimit mos ti ketë ndodhur asgjë e keqe, bëja udhën dritë, të lutem. Grigorin e zuri frika për shokun. Po sikur , nisi të mendonte e mendonte… kur pronari, një mesoburrë i shëndoshë, me vështrimin e
habitur, i drejtohet: - Çfarë do marrësh Grigor?? -Pak më vonë , pak më vonë, ja kthen Grigori ende me vështrimin e ngulur tek fundi i rrugës. Pronari largohet , e ndërsa Grigori ende vështronte rrugën i menduar. Një turmë zogjsh të shqetësuar, e ndalën fluturimin tek një pemë e lartë aty pranë lokalit.Qielli dukej kaq i zymtë, dhe retë gri ishin shtuar kaq shumë, saqë i jepnin qiellit, një ngjyrë mërzie.Më në fund!!!-thërret Grigori duke u ngritur menjëherë në këmbë. Del me të shpejtë
jashtë lokalit, në rrugë . Nga large, ai dalloi fugonin e Bimit. Sa u lehtësua, në gjoks ndjeu një lehtësim goxha të madh. Bimi u afrua, i shkeli pak syrin ashtu si bënte gjithmonë duke i thënë: Porosite dhe për mua;)!. -Bimoo më trembe vëlla , gati gati po mendoja të keqen për ty. Po i lutesha Zotit me gjithë fuqinë e shpirtit, të të mbronte edhe sot. Bimi qeshi duke ja kthyer: – Hahahahahhaah po s’më gjen gjë mua jooo, jam kockë hekuri unë. Dhe
ashtu me të qeshur, të dy u ulen në një tavolinë brenda në lokal, e ja nisën muhabetit. Bimit si pushonte goja, ndërsa Gregorit kishin nisur ti dilnin djersë të ftohta nga balli. Kaloi edhe një ditë- mendoi ai duke kthyer teken e rakisë së rushit, që i solli pronari.Po e nesërmja si do t’jetë?? Kishte filluar të errej. ********************************** FLUTURIMI I NATËS SË TRISHTË.
Pam! Unë të dua.Të dua më shumë se
jetën time.Më fal qe ika, pa ty. Kishte rënë mbrëmja,dhe kishte nisur i ftohti dimëror. Rubensi ishte mbështjellë me xhupin e tij xhins, dhe rrinte shtrënguar pas një burri trupmadh, i cili zinte pjesë në atë anije të tejmbushur me emigrantë, sa për tre vetë!. -Oh Zot!mendoi Rubensi, po më zihet fryma, a thua vallë do mbërrijmë gjallë??.Hodhi me kujdes vështrimin (me aq sa mund të kapte, pasi anija partizani ishte aq shumë e tejmbushur me emigrantë , saqë nuk kishe vend të lëvizje as kokën, për të parë majtas apo djathtas).Burra, gra
e fëmijë, madje Rubensit i zunë sytë edhe gra shtatëzane.Të gjithë donin të iknin.Ndihej një dëshirë e çmendur , për të ikur sa më largë që të ishte e mundur.Në atë anije të tejmbushur plotë e përplotë me fytyra të verdha , të drobitura e të vrara, Rubensi i nguli sytë në fytyrat e njerëzve që kishte përpara. Sy të drobitur, të lodhur, diku më tej , një shkëlqim i ngratë,i sfilitur , i paqartë, që nga çasti në çast dukej sikur do të fikej, flokët të pakrehura, shumica e burrave i kishin flokët si bishtpëllumbi , dhe poshtë veshëve me pak onde si kacurrela.Gratë,
dukeshin si sonambula të përgjumur, të enjtura nga fytyra(pasi kishin qarë), sytë i kishin në ngjyrë gjaku (nga të qarët)dhe flokët të prera shkurt, deri në rrëzë të veshit. -Oh Zot! Na ndihmo, bëj të mundur që të mbërrijmë gjallë të paktën. Rubensit si ngelej gjë tjetër veç lutjes. Me kujdes bëri një rrotullim të ngadalshëm , në mënyrë që të shkonte pak më në brendësi të anijes. Por çdo gjë i dukej e kotë, aty nuk kishte vend për llukse te tilla, edhe të rrotullohej apo të ndryshonte krahun në
ato moment ishte lluks, pale pastaj të mendonte për ndonjë pikëz ujë.Minuti nisi të dukej orë, dhe ora shekull… Po behej natë e thellë. Asgjëkundi nuk shihej asgjë, përveç errësirës së plotë , e cila dukej si mbretëreshë , në tërë atë det hallesh. Madje edhe qielli i bashkangjitej atë natë errësirrës së plotë. Pikë yjesh nuk dukeshin gjëkundi! Po hëna!!-ku qe fshehur vallë! . As ajo nuk kishte dalë atë natë. - Çudi, mendoi Rubensi ç’qiell i cuditshëm!. Ndjeu një etje shumë të
madhe për një pikëz ujë. Rubensi ishte një djalë rreth të 25 -save. Punonte tornitor në uzinë, dhe jetonte së bashku me prindërit e tij dhe vëllanë e vetëm, me nusen e tre fëmijët, në një shtëpi.Me Pamelën, qe dashuruar që fëmijë. Ishin lidhur kur ishte në klasën e tetë në fillore , dhe që nga ai moment nuk ishin ndarë më. Në shtëpi nuk ua kishte prezantuar prindërve, akoma jo, po thjeshtë dashuroheshin .Pamela ishte një vajzë rreth të 20 –tave. Flokëzezë, e gjatë , belhollë, dhe çuditërisht sytë e saj jeshile binin në kontrast me flokun e saj të zi origjinal!
Rubensi i pëlqente kaq shumë sytë e Pamit, dhe sa herë që ata takoheshin mbremjeve, i pari veprim që ai bënte, ishte puthja e të dy syve të saj. -Të dua shumë Pam, dhe menjëherë e puthte në të dy sytë, e me pas e shtrëngonte forte pas vetes.Ajo qeshte duke i thënë: -Rubi, ti nuk duhët të mi puthësh sytë!,sepse ndjell fatkeqësi kështu. Por Rubensi, nuk u besonte këtyre fjalëve , i quante gjepura, budallallëqje. Ai e puthte Pamin e tij të dashur, që e donte vërtetë
shumë, shumë.Pami , vazhdonte Universitetin në Tiranë, studionte në degën bio-kimi.Ishte në vitin e dytë, dhe prindërit e saj, si mami ashtu dhe babi, e kishin si dritën e syve, ishte vajzë e vetme.Rubensi shkonte dy herë në muaj në Tiranë për ta takuar.Ndërsa kur Pamela kishte pushimet, ata pothuajse gjithë kohën e lirë, e kalonin bashkë. -“Ah, Pam sa më mungon e dashura ime”! Rubi zuri të mendohej, të paktën kishte akoma energji për të menduar.Para syve i dilte e dashura e tij e ëmbël, Pamela, të
cilën ai e donte kaq shumë, -Pse ika, pse pse , tanimë edhe po të donte të kthehej , ai nuk mund ta bënte dot këtë gje. Ishte në mes të një anijeje të tejmbushur me njerëz , të uritur, të etur për një pikëz ujë, dhe të përmalluar për të parë një pikëz “ lirie” . Po ti shihje me vëmendje tërë këta njerëz, të krijohej përshtypja sikur qenë mbajtur shumë gjatë në një kafaz hekuri, me shtate kyçe të pahapshëm, e tepër të fortë. Kyçet ishin kaq të mëdhenjë, saqë as që mund të mendoje që të hapej ndonjëri prej tyre.
Rubi u përpoq të risillte nëpër mend takimin e fundit me Pamelën.Ishin takuar tek fusha e madhe , pranë shtëpisë së saj.Ajo sapo ishte kthyer nga Tirana, e ëmbël, e butë dhe e dashur, ajo nuk e kishte marrë me mend që një ditë mund të ndahej nga Rubi i saj i dashur, të cilin ajo e donte vërtetë shumë.Rubi në fakt kishte kohë që po e bluante në kokë mendimin e ikjes. Hidhte sytë vërrdallë, dhe shihte moshatarët e tij të merrnin udhën drejtë portit të Durrësit, me shpresën dhe ëndrrën për një botë tjetër, më të mirë, më të hapur, më të lirë.Të tjerë , ishin nisur
drejtë dyerve të ambasadave të ndryshme në Tiranë, “Franceze, Gjermane, apo Turke.Dëshira që u ziente shumë njerëzve në kokë, ishte vetëm të iknin, të iknim , dhe vetëm të ikim, largë varfërisë, largë zinxhirave që i mbajtën për vite e vite me rradhë, të lidhur fortë aq shumë, saqë vragat u dukeshin në mish, në trup e madje kishin nisur të shfaqeshin haptas dhe në tru. -Do më duash gjithmonë ,gjithmonë, i thote Rubi të dashurës së tij të shtrenjtë , atë mbrëmje kur hëna qe aq e plotë , kur
yjet vallëzonin rreth saj të lumtur, të brishtë, e të paqme. Hëna vërtetë dukej si mbretëresha e atij qielli magjik atë natë. Pami e vështroi në sy dhe qeshi.Ajo vetëm qeshte, dhe Rubensi e dinte përgjigjen e saj, veç nga ajo buzqeshje e ëmbël. Ajo e donte, e donte kaq shumë Rubin e saj të dashur , dhe dashurinë e saj të ëmbël e shprehte veç me buzqeshje dhe përqafime. -Ëmbëlsira ime!, vazhdon me këmbëngulje Rubi, duke e shtrënguar fortë të shtrenjtën e tij të zemrës dhe
mendjes. Atë natë, ndejtën shumë vonë ashtu të përqafuar e shtrënguar pas njëri tjetrit. Rubi e puthte Pamin , dhe nuk guxonte ti thoshte asnji fjalë për ikjen e tij. Po sikur të iknim të dy bashkë?, mendoi një çast , po pastaj e hoqi menjëherë mendimin nga mendja , Pamela ishte vajzë e vetme, dhe kurrë nuk ishte larguar nga prindërit, pastaj po të iknin fshehurazi prindërve , mund të kishte pasoja për prindërit e saj. Si do ta përjetonin ata largimin e vajzës së tyre të vetme?? Apo s’vuante dhe nga zemra babai i saj. Rubensit i vinte keq për prindërit e saj.
Ndaj vendosi që të ikte pa të, pastaj më vonë, me tu rregulluar një herë vetë andej , ndoshta mund të bashkoheshin sërish një ditë. -Më duaj gjithmonë, Pam. Këto ishin fjalët e tij të fundit që i thotë së dashurës, dhe ikën , largohet duke marrë me vete ëmbëlsinë e saj, e duke e futur brenda në shpirtin e tij djaloshar.Ndërsa për prindërit e tij, ai mendoi, që hë për hë, mos tu thoshte gjë, ja tha vetëm vëllait të tij Drinit, i cili nga anë e tij , sa e mori vesh , u përpoq ti mbushte mendjen të
qëndronte, po pasi pa këmbënguljen e Rubit, u dorëzua duke i dhënë një mal me këshilla. -Kujdesu për veten vëllaçko, mos harro të më lajmërosh sa më parë që të jetë e mundur. Sapo të mbërrish atje, gjëja e parë që do bësh, është të gjesh ndonjë mënyrë për të më lajmëruar mua të paktën, të lutem ma premton këtë gjë?.Rubi ngriti sytë, dhe pa lotët , nga sytë e vellait të tij, Drinit. Drini s’para prekej me kollaj. Rubi e përqafoi fortë të vëllanë duke i thënë: -Mos ki merak për mua Drin, kujdesu për
mamin dhe babin, sapo të sistemohem (në dashtë Zoti) do t’ju lajmërojë. Të premtojë… -Të lutem Drin , dua të më bësh diçka, i thotë me pas Rubi, duke i zgjatur një letër.Drini e veshtroi letrën, më pas zgjat dorën për ta marrë. -Më parë më premto, këmbëngul Rubi, duke mos ia shqitur vështrimin për asnji cast .Dua që t’ia japesh Pamit, po pasi të kem arritur unë atje, kur unë të jem larguar e t’ju kem kthyer përgjigje që kam mbërritur , atëherë jepja letrën…Drini,
akoma me sytë plotë me lot, e merr letrën, dhe i premton të vëllait që do të bëjë ashtu siç don ai. Pastaj përqafohen fortë, e në këtë moment ,i sheh nëna, e cila afrohet duke i parë me vëmendje të dy djemtë e saj, aty para oborrit të shtëpisë, të përqafuar sikur do të ndaheshin, përgjithmonë nga njëri tjetri! -Po ju ç’bëni tani në mesin e natës ketu!!! Drini fshiu menjëherë sytë me mëngën e xhaketës gri, dhe u përpoq të buzëqeshte. -Po ja nënë, hiç po flsinim pak, mes vëllezërish. Ndërsa Rubi , përpiqej ti
vidhej vështrimit këmbëngulës të së ëmës. -Se mos ikën gjëkundi të keqen mami! i thotë ajo gjithë merak Rubit. -Jo mami , jo , mos ki merak .Dhe kjo qe e gjitha, tanimë ai ndodhej i vetëm mes gjithë asaj mizërie njerëzish, që kërkonin të iknin sa më largë vendit të tyre. Të gjithë kishin lënë njerëzit e tyre të shtrenjtë, dhe ishin ngjeshur pas atij fati , në mesin e natës pishë të zezë. Dukeshin të pashpresë.Rubit në çast i hipi një dëshirë e madhe për të qenë pranë njerëzve të tij të shtrenjtë, pranë mamasë,
e cila merakosej për çdo gjë të vogël, pranë babit të tij, që dhe pse fjalëpakë , dhe pak i sertë në dukje, ishte kaq njeri i drejtë dhe i mirë, pranë vëllait të tij, me të cilin nuk qe grindur një herë të vetme, pranë nuses së tij ,e cila ishte mjaftë e respektueshme me të gjithë, pranë fëmijëve të tyre të ëmbël, që e gjallëronin shtëpinë mbrëmjeve, dhe sillnin alegri përreth saj, pranë Pamit të ëmbël, dhe të bukur. -Oh Zot!- Sa e dëshironte në atë çast ta kishte pranë.Hodhi sytë e lodhur përreth
anijes, dhe pa që disa njerëz i kishte zënë gjumi në këmbë. A thua vallë të jenë në gjumë?!. E si mund të flejë njeriu xhanëm në këmbë!.Po të ishin në gjumë, ata do të kishin rënë përtokë, mendoi ai, duke parë me rradhë fytyrat e njerëzve përballë. Të gjitha fytyrat dukeshin si limon i zverdhur. Në të vërtetë, ata nuk flinin, ata thjeshtë kishin mbyllur sytë e prisnin, prisnin të arrinin, diku, a thua se po ti mbanin sytë mbyllur, mbërritja do të ishte më e afërt.Rubi ndjeu një shtrëngim në gjoks, nuk po mbushej dot me frymë, donte të shpërrthente në të qara, po nuk ishte e
mundur, as për të qarë nuk kishte vend, as për të shpërrthyer në dënesa nuk qe dot e mundur , në terë atë mizëri njerëzish të përgjumur!. Tentoi të bënte para, por hapi i tij, ngrinte sërish në po të njejtin vend, 50 cm vend kish për të, dhe asnji cm më shumë si lejohej të zinte me shumë, u struk në mendimet e veta , me shpresën e mbërritjes sa më parë që të ishte e mundur, në at vend të ëndërruar.Ndjeu rëndesën e syve mbi qepalla, i vinte për gjumë, ja tani ju mbyllën sytë. -Ah Pam, pse ika!! A do të shihemi
sërish?! -Të dua shumë Pam, - Më fal që ika pa të thënë gjë, ndoshta ti këtë s’ke për të ma falur kurrë, ah e dashur, mos më harro kurrë. Me sytë gjysëm të mbyllur, Rubi arriti të dallonte errësirën që dalëngadalë kishte nisur të zbehej, dhe vendin po ja linte mëngjesit. Një mëngjes i trishtë, i murrmë, si det pa ngjyrë, shtrihej para tij. Buzët i ishin tharrë , si mendimet e një nate më parë. Dukej i pafuqishëm, ashtu si mijëra të tjerë të hipur në atë anije kockë-fortë , e të
vendosur për të shkuar në destinacion. Rubi , ngriti dorën e djathtë me vështirësi të madhe , dhe fërkoi sytë. Nga largë, arriti të dallonte diçka të bardhë. - Bregu, mendoi , dhe trupin ja përshkoi menjëherë një valë ngrohtësie . Arritëm, oh zot arritëm shëndoshë e mirë, më në fund , jemi gjallë, jetojmë akoma. Pami im, mos më harro e dashur, ja edhe pak dhe arritëm, unë do të të shkruajë. Të dua shumë.