KOSOVO 2.0 NJERËZ/POLITIKË/SHOQËRI/ART/KULTURË #5 PRANVERË/VERË 2013
HAPËSIRA PUBLIKE DORACAK PËR REVOLUCIONET HAPËSIRAT PUBLIKE TË PRISHTINËS FARAT E PROTESTËS MONUMENTET PËRÇARËSE FANTAZIA E MISIONIT HAPËSIRA (PUBLIKE) VIRTUALE KOSOVË: Û 3,- JASHTË: Û 10,-/ $ 12,-
Fjala e kryeredaktores Besa luci
— Publikimi i numrit tonë tematik për seksin, në dhjetor të vitit të kaluar, nxiti sulme të dhunshme nga islamikët radikalë, huliganët dhe të vetëquajturit policë të moralit. Ata u mobilizuan me fanatizëm dhe sharje raciste, dhe vepruan duke u bazuar në gjoja legjitimitetin e tyre për të sjellë në shoqërinë tonë atë që ata e konsiderojnë “rend dhe kontroll”. Më pas rrodhën një varg reagimesh nga përfaqësuesit e Qeverisë së vendit dhe të komunitetit ndërkombëtar, – duke përmbushur përgjegjësinë për të ofruar siguri dhe për të zbatuar ligjin, – dhe nga Avokati i Popullit dhe organizatat e shoqërisë civile (duke u shprehur kundër shkeljeve të lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut). Ndërkohë, raportimi i mediave sensacionale dhe reagimi i publikut të painformuar për zhvillimet u shoqëruan me urrejtje dhe injorancë. Ky incident ishte i ngjashëm me shumë raste të tjera në 13 vjetët e fundit gjatë “demokratizimit” të Kosovës, raste në të cilat liritë e individëve ose të grupeve janë shkelur dhunshëm, duke u bazuar në pikëpamje të caktuara në përpjekje për të imponuar të drejtat e autoritetit, kontrollit dhe veprimit. Në mesin e këtyre ishte shkatërrimi i përkujtimoreve të Luftës së Dytë Botërore dhe të varrezave serbe në shenjë hakmarrjeje ndaj heqjes me forcë nga Serbia të monumentit të martirëve shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit (UÇPMB) në Preshevë, në jug të territorit të Serbisë, në dhjetorin e 2012-ës; sulmi i marsit të sivjetshëm kundër aktivistes Nazlije Balaj, që kërkonte përfshirjen e femrave të përdhunuara gjatë luftës së 1999-ës si kategori ligjore në legjislacionin ekzistues të Kosovës për veteranët e luftës, invalidët dhe viktimat civile; dhe një numër sulmesh ndaj gazetarëve që raportonin për politika dhe biznese kriminale. E përbashkëta e të gjitha këtyre rasteve është dështimi i gjyqësorit për t’i vënë keqbërësit para drejtësisë.
Sot, në Kosovë, ne duhet ta mendojmë hapësirën publike jo vetëm si hapësirë fizike përreth nesh, por si vend për prodhim dhe shprehje të kritikës në kërkim të një dialogu të lirë. Diskursi ynë në 13 vjetët e fundit është infiltruar nga kritikat ndaj politikanëve të korruptuar, politikave mashtruese, institucioneve jofunksionale, ekonomive të pushtuara, dështimeve për të zbatuar legjislacionin dhe politikave diskriminuese ndërkombëtare. Përderisa kritika e tillë duhet të shprehet me qëllim që të përmirësohet jeta jonë demokratike, në vend nuk do të ndodhin kurrfarë ndryshimesh substanciale derisa ne të mos e përqafojmë kuptimin e vërtetë të pjesëmarrjes dhe debatit të lirë publik në demokraci. Prandaj, në këtë numër, ne e shikojmë hapësirën publike si thelbësore për adresimin e vështirësive të pjesëmarrjes, të drejtave qytetare, lirisë, e madje edhe përkujtimit. Nuk do të ndodhë demokratizimi i vërtetë i shoqërive tona derisa ne të mos sqarohemi mirë se çfarë presim nga demokracia, si dhe çfarë japim në shkëmbim. Hapësira publike ofron një pikënisje domethënëse për këtë diskutim. Kur flitet për hapësirat publike, ia vlen të bëhet një analizë retrospektive e transformimeve sociopolitike dhe ekonomike që çuan drejt ngritjes së qyteteve moderne industriale dhe e pasojave të tyre. Ne gjithashtu shqyrtojmë shfaqjen e koncepteve moderne të ekspansionit ndërurban dhe se çfarë na tregon ajo për vlerat e komunitetit. Përveç kësaj, ne sjellim detaje të betejave për kontroll shoqëror dhe dominim politik; lexoni temën tonë kryesore “Autopsia e Prishtinës”, dhe rrëfimet për Gjakovën, Prizrenin, Mitrovicën, Prishtinën,Tiranën, Zagrebin, Sarajevën, Shkupin dhe Novi-Sadin. Duke vënë në pah gabimet në planifikimin urban, duke u apeluar qytetarëve të kërkojnë ndryshime, dhe duke paraqitur hapësirat publike si pika për tubim dhe propozim të zgjidhjeve,
4
kosovo 2.0
— Në këtë numër e shikojmë hapësirën publike si thelbësore për adresimin e vështirësive të pjesëmarrjes, të drejtave qytetare, lirisë, e madje edhe përkujtimit.
shkrimet tona vazhdimisht zbërthejnë lëmshin ndërmjet atyre që qeverisin, – dhe mënyrën se si qeverisin ata, – dhe atyre që marrin pjesë në hapësirat e tilla. Marrëdhëniet e tilla, në fund të fundit, gjithashtu tregojnë se si janë të bëra strukturat fizike në hapësira publike për të mundësuar apo për të kufizuar pjesëmarrjen e publikut. Këto struktura veçanërisht pasqyrojnë rolin e qytetarit në sistemin e caktuar shoqëror ose politik. Për shembull: shkrimet tona për monumentet socialiste në Kosovë dhe për përkujtimoret e luftës së 1999-ës konfrontojnë përpjekjet e vazhdueshme për të lokalizuar dhe kontestuar domethëniet e tyre, dhe shërbejnë si përkujtues të treguesve kundërthënës të autoritetit për atë se kush (de)legjitimon dhe si. Prandaj është e rëndësishme të vështrohen hapësirat publike nëpërmjet prizmave të protestës, pjesëmarrjes, legjitimitetit, madje edhe të përjashtimit. Këto janë diskutime që i shtrojmë në platformën globale të lëvizjeve shoqërore gjetiu në botë, në vende ku hapësirat publike shërbejnë si vende për t’u mobilizuar dhe për të kundërshtuar politika. Mund të lexoni për precedentët e rebelimeve në Francë dhe të mësoni se si demonstratat studentore të 1981-ës në Prishtinë e kanë sfiduar regjimin e atëhershëm jugosllav, duke u transformuar në një rezistencë dhe në një thirrje për pavarësi. Artikujt tanë flasin edhe për lëvizjet transformuese të viteve të fundit, – për lëvizjen “Occupy”, për Pranverën Arabe, për protestat studentore në Kili, – ku ato jo vetëm që i kanë sfiduar politikat pjesëmarrëse dhe kanalet e të shprehurit, por edhe i kanë ndryshuar rolet e qytetarëve. Ky numër tematik i revistës bën fjalë edhe për ndërhyrjet dhe performancat e shumta artistike që sjellin kritika dhe reagime në rrugë dhe në fushat e reja publike në hapësirën kibernetike. Nëpërmjet formave dhe interpretimeve të tyre të #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
reja, këto vepra kreative synojnë t’i përmirësojnë hapësirat që i krijojmë, i banojmë dhe i shfrytëzojmë, hapësirat në të cilat jetojmë dhe nëpërmjet të cilave komunikojmë. Unë dua t’i kthehem edhe njëherë temës së drejtësisë. Ky është qëllimi ynë nëse ne duam të luftojmë hapësirën e zaptuar publike. Kur flasim për hapësirën publike, duhet të kujtohet një njeri: axha im Rexhep Luci, arkitekt dhe drejtor për planifikim urban në Prishtinë. Me gjithë vrasjen e tij në vitin 2000, ai ende quhet “i vetmi njeri me një vizion të vërtetë për Prishtinën”. Veprimtaria e tij në Kosovën pas vitit 1999 është përqendruar në krijimin e rendit urban në mes të transformimeve kaotike dhe ilegale, që e ngufasnin qytetin tonë atëherë dhe që e ngufasin edhe sot.Vdekja e tij i solli fundin atij vizioni. Shpeshherë dëgjoj ta quajnë vdekjen e tij pikë kthese në Kosovën e çliruar të pasluftës – moment kur komuniteti ndërkombëtar humbi kontrollin në fushën e sundimit të ligjit dhe kur shumë kosovarë panë se pjesëmarrja dhe ndikimi i tyre ishte në rrezik, dhe kur ata u kërcënuan me shfarosje. Shumë padrejtësi kanë pasuar pas vrasjes së Rexhepit dhe në mesin e tyre është fakti se vrasësit e tij mbeten të pazbuluar. Në këto aspekte, vrasja e axhës tim ka vazhduar t’i ndjekë pas si fantazmë kujtimet tona për qytetin; edhe kujtimi i vdekjes së tij e ka penguar gatishmërinë tonë për t’iu kundërvënë represionit dhe ka dobësuar ndikimin tonë personal dhe kolektiv në shoqëri. Në kujtim të jetës dhe veprimtarisë së tij ne mund të aspirojmë për hapësira të hapura dhe transformuese publike. Duke u bazuar në atë veprimtari, qytetarët mund të rimarrin vendin që u takon. Unë shpresoj se ky numër tematik i revistës do t’i kontribuojë kësaj përpjekjeje. — K
5
KOSOVO 2.0 RELOADED
NEVER-ENDING SCROLLS WWW.KOSOVOTWOPOINTZERO.COM
6 176
kosovo 2.0 KOSOVO 2.0
PËRMBAJTJA REVISTA koSoVoTwopoInTzERo HApËSIRA pUBLIkE — #5 2013
PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA
Si të bëSh një revolucion
Zanafilla e lëviZjeve
Një udhërrëfyes nëpër momente historike të para përmes pikëpamjeve kundërshtuese. Nga Michael S. McKenna
Përafrimi mes njerëzve dhe hapësira publike janë rrënjët e revolucionit. Nga Agon Maliqi
38
44
54
68
"qyteti i ki it?"
kryeqyteti i PërPlaSjeve
PriShtina: Përbrenda hiStoriSë Së Saj
ShPëtimi i "dokufeStit"
Shkupi, “qyteti i solidaritetit”, mbetet i humbur në mesin e monumenteve të tij. Nga Kristina Ozimec
Zagrebi (Kroaci) merret me një të kaluar interesante dhe një të ardhme të kontestuar. Nga Danijela Simrak
Kryeqyteti dhe ndryshimet e shumta të tij asnjëherë nuk kanë formuar një qytet modern. Nga Besnik Pula
Festivali i njohur i filmit ka nevojë për ndihmë nga Prizreni. Nga Agron Demi
➳ #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
7
PËRMBAJTJA REVISTA koSoVoTwopoInTzERo HApËSIRA pUBLIkE — #5 2013
VAjTImI dHE kUjTImET Monumentet përkujtimore të luftës në Kosovë nxisin respekt dhe kritikë. Nga Anna di Lellio
RELIkTET E SË kALUARËS Monumentet jugosllave, pavarësisht madhështisë së tyre, janë lënë të shkatërrohen. Nga Vesa SahatÇiu
86
100
110
112
HApËSIRA pUBLIkE - VIjA pËRfUndImTARE
QyTETI I ËndRRAVE TË pAREALIzUARA
dUkE RImARRË QyTETIn
GRAfITI ARTISTjA AfGAnE
Alban Muja dëshiron të ndihmojë Prishtinën në tejkalimin e vështirësive të saj me hapësirat publike. Nga Farhad Mirza
Punishtja më e madhe e artistit Nikolin Bujari: hapësira publike. Nga Eriola Pira
Artistja ikonë e grafitit në Afganistan fiton tifozë, përderisa ballafaqohet me kritikë. Nga Ellie Kealey
Qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë ndryshime për qytetet e tyre. Nga Enver Robelli
8
KoSoVo 2.0
PËRMBAJTJA REVISTA koSoVoTwopoInTzERo HApËSIRA pUBLIkE — #5 2013
PËRMBAJTJA PËRMBAJTJA
114
120
124
146
E dËGjon ndRySHImIn?
pA fRIkË nË kILI
SHokU SI ARmË
Demonstruesit kërkojnë hapësirë publike dhe janë të gatshëm të luftojnë për të. Nga Ines Pousadela
Art grupi “Voina” nga Rusia duke organizuar protesta në hapësirat publike lufton kundër asaj që e sheh si tirani. Nga Eamonn Sheehy
VËzHGImI I EULEX-IT
Evolucioni i muzikës së protestës vazhdon lëvizjen e saj. Nga Sezgin Boynik
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit: ide të mëdha dhe realitete të turbullta. Nga Ajkuna Hoppe
153
157
pËRdoRUESIT E InTERnETIT pUSHTojnË kInËn
mEdIAT SocIALE SHTRIHEn nË TËRË BoTËn
Kinezët mblidhen në hapësirat publike online dhe kështu e ndryshojnë vendin. Nga Jiahui Chen
Teknologjia ndryshon vendet, nga shtetet ish-sovjetike deri tek Azia Juglindore. Nga Lume Hyseini
njERIU I pRoTESTËS Rron Gjinovci ka vite që ngre zërin. Nga Hana Marku
➳ #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
9
PËRMBAJTJA REVISTA kosovotwopointzero HAPËSIRA PUBLIKE — #5 2013
72 Të zhytur në dëshpërim
04
Nga kryeredaktorja
Mendimi i Besa Lucit për hapësirat publike.
20 HARTA E DEBATIT Në vitet e ‘90-ta hapësirat joformale ndryshuan diskursin publik në Prishtinë. Nga Dardan Zhegrova
24
Mistika femërore
Ndikimi i femrës në qytet duhet të forcohet. Nga Eliza Hoxha
27
Qyteti pa një të kaluar
Historia e paqëndrueshme dhe e tashmja kaotike e Prishtinës krijojnë një vend pa identitet. Nga Gyler Mydyti
31
Brenda bibliotekës
Shtëpitë e koleksioneve të librave janë po ashtu vendet për të fituar dituri. Nga Rozafa Basha
34 Fuqia e Prishtinës
Mundësia më e mirë për të ardhmen e kryeqytetit të Kosovës është kaosi. Nga Michael S. McKenna
40 Qyteti i artit Tirana (Shqipëri) ka qenë subjekt artistik e po ashtu vatër e nxehtë politike. Nga Eriola Pira
48 Pika ky e E hapësirave publike
Gjakova (Kosovë) është zënë në kurthin e proble meve të së kaluarës. Nga Dren Pozhegu
94
Ndërtimi i një qyteti më të mirë
Një shikim nga afër i planit urbanistik zhvillimor për Prishtinën. Nga Douglas Morris
106 Zaptimi i hapësirës publike
Në rrugëtim me artistët që gjallërojnë Prishtinën. Nga Cristina Mari
122
Më shumë se një vepër
Performuesit indianë të teatrit të rrugës përçojnë mesazhin e tyre nëpër rrugë. Nga Priya M. Menon
128 Protestat dhe hapësirat publike
Lufta për të drejtat e njeriut fillon në rrugë. Nga Dardan Zhegrova
130 Pa parti, pa problem Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit anashkalon shtyllat tipike të fuqisë. Nga Una Hajdari
132 Gjendja e tatimit
Të bësh kosovarët të paguajnë pjesën që u takon është e vështirë, por e mundur. Nga Lumir Abdixhiku
134 Jeta përmes kamerës Lidhja ndërmjet hapësirës dhe njerëzve shqyrtohet në një seri të fotografive. Nga Agim Balaj
151 Kërkohen: Agjentë të ndryshimit
Aktivistët në Novi-Sad punojnë në ndërtimin e një vendi për mbledhjen e njerëzve dhe shkëmbimin e ideve. Nga Danijel Sivinjski
50
Qendra e problemeve
174 Nga libri në libër
Kompleksi “Skenderija” në Sarajevë ka probleme, sikurse qyteti në të cilin gjendet. Nga Justyna Gorniak
70 Qyteti i ndarë Hapësirat publike në Mitrovicë shtrihen gjatë akrepave të busullës. Nga Lulzim Hoti
10
A do të duhej të bëheshin mediat kosovare vend për debat publik? Nga Ardian Arifaj
Recensionet e librave vënë në pah librat më mahnitës. Nga Hana Marku
176 Editorial: Seksi dhe dhuna Dhuna dëmtoi lansimin e kaluar të revistës “Kosovo 2.0”. Tani, përgjigjja. Nga Arben Idrizi
kosovo 2.0
M
I
N
*
N G A
M
I
c
Doracak për revolucionet ✌ H
A
&
E
N
N A
*
A
K
G
M c
E
N
S .
S U L K I
L
nga partia e ajit e bostonit e deri te pranvera arabe, dallojnë faktet ndërmjet fitimtarëve dHe Humbësve.
Historia, si e dimë të gjitHë, sHkruHet nga fitimtarët. nuk ekziston asnjë vend në botë ku librat e sHkollave fillore i përsHkruajnë tHemeluesit e tij si "një tufë mesHkujsH të parruar, me një kamion inë". ne priremi t'i zbukurojmë gjërat pak; i bëjmë ata më pak të mendur e konfuzë.
P A V I P R A J A
Michael McKenna është shkrimtar dhe gazetar nga Montreali i Kanadasë, ndërsa tani jeton në Prishtinë. Shkrimet e tij mund të gjenden në botime, si: “Kosovo 2.0”, “Vice”, “AskMen”, “The Huffington Post”, si dhe në blogun e tij në adresën inpristina.com.
-Ne parapëlqejmë të jetojmë në një botë, e tashmja e së cilës konsiderohet e pashmangshme. marie antoinette kurrë nuk ka thënë: “lërini ata të hanë tortë”. paul revere kurrë nuk ka bërtitur: “po vijnë britanikët!” Në rastin e parë, fraza e famshme është shpikur nga jean-jacques rousseau për veprën e tij “rrëfimet”, e publikuar kur mbretëresha e ardhshme ishte 9-vjeçare. Në rastin tjetër, Henry Wadsworth longfellow e ka zgjedhur emrin e reveret nga një grup i patriotëve të rajonit të NjuIngllëndit, meqenëse ai rimonte me foljen “hear” (shqip: dëgjoj). Në fushën jofrymëzuese të historisë së vërtetë, tregimi i reveret përfundon me arrestimin e tij në një kafene. por kjo nuk është e rëndësishme. Këto janë vetëm fakte. Faktet janë gjëra të pluhurosura, të mërzitshme. ato janë vogëlsira. Faktet janë për dështakët dhe pedantët. Siç ka thënë joan Didion: “Ne i tregojmë vetvetes tregime për të jetuar”. Bile, edhe gjatë shikimit më të nxituar të historisë, – të historisë revolucionare, në veçanti, – shpejt kupton se tregimet janë ato që vërtet na mbajnë. Heronjtë dhe të kë-
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
qijtë; fitoret dhe humbjet; netët e errëta; gjasat e vogla; shpirtrat e trazuar; dhe përfundimet e befasishme. Kur bëhet fjalë për vetë historinë tona, ne priremi t’i shmangemi rolit të “historianit”. parapëlqejmë atë të “skenaristit”. për dallim prej fakteve, tregimet na përshkruajnë disi. Dhe, kjo është arsyeja përse neve na pëlqejnë ato. tregimet janë të lirshme, të ndryshueshme dhe shumëdrejtimëshe. tregimet u përshtaten rrethanave të tyre. prandaj, ne kemi zgjedhur ta bëjmë në disa mënyra prezantimin e shkurtë të revolucioneve të caktuara historike. Ne nuk e dimë se si do të shihen ato gjatë rrjedhës së shekujve. prandaj, po ofrojmë alternativa: e vërteta sipas fakteve; e vërteta që mund të shkruhet kur revolucionarët janë të suksesshëm; dhe e vërteta që mund të shkruhet kur ata dështojnë. Në shumë prej këtyre rasteve, siç ka thënë Zhou enlai për revolucionin Francez, më 1972, “është shumë herët për ta kuptuar”.* * Natyrisht, ai kurrë nuk e ka thënë këtë. Ka qenë përkthim i gabuar. Ka qenë një tregim.
11
#1 pranvera arabe
- FaKtet: Një valë protestash, kryengritjesh, demonstratash dhe trazirash të nisura në tunizi tronditin botën arabe. qeveria në atë vend rrëzohet, ashtu sikurse ato në libi, egjipt dhe jemen. Sundimtarët në Bahrejn, marok, algjeri, Irak, jordani, liban, Kuvajt dhe Siri ndodhen të mbështetur për muri. Konfliktet e vazhdueshme në Siri dhe mali shndërrohen në luftëra civile. Versioni i fitimtarëve: të lodhur nga korrupsioni, autokracia, autoritarizmi, pabarazia dhe qeveritë kukulla, popujt e botës arabe ngrihen në këmbë dhe e kthejnë kontrollin e vendeve të tyre në duart e veta. Versioni i humbësve: të nxitur nga etja për pushtet dhe figurat e fshehta ndërkombëtare, kryengritësit arabë përpiqen t’i rrëzojnë qeveritë shumëvjeçare dhe të qëndrueshme të tyre, duke i çuar vendet e tyre në një varg luftërash të gjata për pushtet ndërmjet fanatikëve fetarë, udhëheqësve ushtarakë dhe agjentëve të imperializmit amerikan.
#2 kryengritjet në sHesHin "tiananmen"
- FaKtet: Një varg protestash pro demokracisë, të udhëhequra nga studentët, fitojnë mbështetje popullore në pekin, duke çuar në një okupim civil të sheshit më të shquar publik të kryeqytetit kinez. partia Komuniste në pushtet shtyp me forcë kryengritësit dhe ndërpret okupimin shtatëjavësh me plumba të vërtetë, duke vrarë mijëra njerëz. Versioni i fitimtarëve: me botën duke i vëzhguar, aktivistët idealistë kinezë trimërisht tubohen për të shfaqur pakënaqësitë e tyre me partinë e mbyllur dhe të papërgjegjshme qeverisëse të vendit. Ndonëse nuk arrijnë sukses, kryengritja mbjell farat e lirisë individuale, duke e ndryshuar përgjithmonë Kinën dhe partinë Komuniste. Versioni i humbësve: Kundërrevolucionarët kapitalistë përpiqen të rrëzojnë me dhunë sistemin komunist që e ka bërë Kinën fuqinë numër një në botë. ata shpërndahen domosdoshmërisht, dhe Kina vazhdon të shijojë dy dekada me qëndrueshmëri dhe zhvillim të paprecedentë.
12
KoSoVo 2.0
#3 revolucioni iranian
- FaKtet: Demonstratat popullore kundër shehut reza pahlavi shndërrohen në një varg grevash dhe kryengritjesh që e paralizojnë mbarë vendin. Grupet islamike plotësojnë zbrazëtirën e krijuar në pushtet, dhe më 1979 një klerik 80-vjeçar në azil zgjidhet, me referendum, “udhëheqës suprem”. Versioni i fitimtarëve: Një shoqëri konservatore dhe fetare rrëzon një shtresë politike dekadente dhe të mbështetur nga perëndimi, dhe kthen Iranin në një sistem të qeverisjes fetare, e cila gëzon mbështetje popullore gjithkund, përveç në disa distrikte të perëndimorizuara të teheranit. Versioni i humbësve: Fanatikët ruralë fetarë shfrytëzojnë pakënaqësitë e mëdha publike, duke propozuar një rikthim në praktikat tradicionale morale që sipas tyre do të luftonin korrupsionin. Sapo marrin pushtetin, ata instalojnë një teokraci mesjetare, duke dëmtuar ekonominë dhe duke frenuar prodhimin kulturor të një vendi dikur të sofistikuar dhe modern.
#4 revolucioni kuban
- FaKtet: pas një peticioni të pasuksesshëm për largimin e udhëheqësit kuban, Fulgencio Batista, më 1953, Fidel Castro dhe “lëvizja e 26 Korrikut” (të ndihmuar nga mjeku dhe revolucionari argjentinas Che Gueveara) nisin një konflikt të armatosur. Batista ikën nga Kuba pas rënies së qytetit të Santa Klaras, duke i mundësuar Castros të marrë pushtetin më 1959. Versioni i fitimtarëve: revolucionarët largpamës socialistë marrin kontrollin e Kubës nga një diktator cinik, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Një program i madh komunist i ristrukturimit rrit përqindjen e njerëzve që dinë shkrim-lexim dhe i bën arsimimin dhe përkujdesjen shëndetësore më të arritshme për popullin. Versioni i humbësve: Një celulë lokale e radikalëve me lidhje me sovjetikët, e ndihmuar nga furacakë të tjerë të huaj, zhvillon një luftë të përgjakshme për t’u bërë aleate e humbësve të luftës së Ftohtë. Investimet e huaja pothuajse zhduken dhe Kuba hyn në një periudhë të çuditshme historike, në të cilën e vetmja barazi është varfëria.
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
13
#5 revolucioni rus
- FaKtet: Bolshevikët që operojnë në petrograd, – i njohur më parë si Shën pjetërburg, më pas si leningrad, dhe tani përsëri si Shën pjetërburg, – rrëzojnë qeverinë e përkohshme, duke u dhënë pushtetin kolektivave të punëtorëve lokalë, të njohur si “sovjetë”. ata më pas marrin pallatin Dimëror dhe përfundimisht formojnë BrSS-në. Versioni i fitimtarëve: rrëzohet një regjim i lashtë i çuditshëm, i përgjakshëm dhe shtypës, i udhëhequr nga cari Nicholas II, dhe i organizuar sipas diktateve të murgut Grigori rasputin. ai zëvendësohet nga perandoria e parë komuniste në botë, e cila udhëheq rusinë drejt supremacisë së padiskutueshme globale brenda disa dekadave. Versioni i humbësve: Figurat e fshehta politike, të frymëzuara nga teoritë e pavërtetuara të ekonomistit Karl marx, marrin pushtetin rus, duke zëvendësuar një diktaturë shtypëse me një tjetër. Vdesin miliona njerëz gjatë sundimit të diktatorit paranojak dhe hakmarrës, josef Stalin.
#6 revolucioni gjonturk
- FaKtet: Intelektualët dhe disidentët e spikatur turq anulojnë suspendimin e parlamentit otoman, që ishte urdhëruar nga sulltani abdul Hamid II. ai më vonë rrëzohet nga froni, dhe ndonëse vëllai i tij emërohet sulltan, perandoria otomane shpejt shpërbëhet, duke i hapur rrugën themelimit të republikës moderne turke, nën udhëheqjen e Kemal ataturkut. Versioni i fitimtarëve: Dijetarët me pikëpamje moderne i japin goditjen përfundimtare një perandorie të sëmurë autokratike. Vizioni i tyre properëndimor, me frymëzim evropian, çon drejt themelimit të republikës demokratike dhe laike të turqisë më 1922. Versioni i humbësve: Një grup turqish të shtresës së lartë, në përputhje me interesat e tyre vetjake, shkatërrojnë aristokracinë otomane dhe marrin kontrollin e turqisë. pa statusin e perandorisë, dhe e bazuar në një konsensus laik që mbetet i jopopullarizuar në shumë pjesë të vendit, turqia bie nga qendra e një perandorie botërore në një vend mesatar dhe provincial, ambicia kryesore e të cilit është anëtarësimi në Bashkimin evropian.
14
KoSoVo 2.0
#7 revolucioni francez
- FaKtet: të nxitura nga konceptet iluministe të lirisë dhe të të drejtave qytetare, fraksionet e sapoformuara liberale politike të Francës rrëzojnë regjimin e lashtë aristokrat. Heqja e monarkisë dhe e fisnikërisë bëhet “periudhë e terrorit”, në të cilën vriten dhjetëra e mijëra njerëz. parimet thelbësore të republikës së sapoformuar Franceze dominojnë diskursin politik deri më sot. Versioni i fitimtarëve: Një kuadër dekadent i fisnikëve parazitë dhe mendjelehtë rrëzohet me forcë, teksa idealet e lirisë dhe të drejtave të individëve ngjallen në kryeqytetin e kohës së iluminizmit. Versioni i humbësve: Një varg luftimesh të përgjakshme rrugore i mundësojnë shtresës tregtare të Francës të marrin privilegjet që dikur mund t’i arrinin vetëm aristokratët e caktuar. të nxitur nga të drejtat dhe idealet abstrakte, populli i Francës krijon, nën maskën e lirisë popullore, një diktaturë të butë të kapitalizmit tregtar që mbizotëron edhe sot.
#8 revolucioni amerikan
- FaKtet: Banorët e kolonive britanike, të zemëruar nga taksimi i madh dhe qeveria jopërfaqësuese, shpallin pavarësinë e tyre më 1776, duke shkaktuar një konflikt të gjerë. pas tetë vjetësh luftime, dhe me ndihmë të konsiderueshme nga francezët, këta banorë arrijnë pavarësinë me traktatin e parisit, duke themeluar Shtetet e Bashkuara të amerikës. Versioni i fitimtarëve: Një grup i çorganizuar i banorëve të kolonive britanike, të frymëzuar nga idealet e iluminizmit për liri dhe demokraci, i kundërvihen një monarku grykës, të pashpirt dhe mbase të çmendur. Vendi i ri bëhet më i suksesshmi që ka parë bota ndonjëherë. partia e Çajit e Bostonit përbën një shfaqje të guximshme të idealizmit dhe vendosmërisë. Versioni i humbësve: Disa tregtarë të dëshpëruar të Bostonit refuzojnë t’i paguajnë taksat e tyre, duke shkaktuar një luftë që merr dhjetëra e mijëra jetë njerëzish. ata më pas formojnë një “projektshtet”, të bazuar në një kushtetutë, forma abstrakte ligjore e të cilit përmban farat e kolapsit të tij eventual. partia e Çajit e Bostonit përbën një kryengritje të turpshme të huliganëve të veshur si amerikano-indianë.— K
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
15
Shkupi: i humbur në mesin e monumenteve Kryeqyteti i Maqedonisë mban emrin "Qyteti i solidaritetit", por më mirë i përshtatet togfjalëshi "Qyteti i ki it" NGA Kristina Ozimec / FOTOGRAFITË IVANA KUZMANOVSKA
- Në vendlindjen time, Shkup, vitet e fundit ka ndryshuar shumë në krahasim me dekadat e kaluara. Nëse vizita juaj e fundit, ishte para disa viteve, harrojeni—se mund ta njihni vendin. Çorientoheni, ju humb busulla, merrni kahen e gabuar atëherë kur jeni të sigurt se e dini rrugën. Por mos u merakosni. Kjo u ndodh shkupjaneve çdo ditë. Hapësira e jetesës në Shkup për momentin është përplot pluhur nga vendndërtimet, dhe shtyllat e barokut. Qendra e qytetit është shndërruar në pamje të befasishme të qindra skulpturave, monumenteve dhe gjërave tjera kishe të mira; secila një metër larg njëra-tjetrës, e shpeshherë
përmbi njëra-tjetrën. Ne brigjet e lumit Vardar, një grumbull ndërtesash janë ndërtuar në stile të përziera historike, neoklasike, barok, — të gjitha janë këtu. Pazari i vjetër i qytetit— që ishte i vetmi vendpushim, u pushtua nga konstruksionet konstante, ndërtesat, vinçat, pluhuri dhe pengesat. E gjithë kjo, është një rezultat i një projekti megaloman “Shkupi 2014”, që e ka shndërruar një qytet që posedonte hapësirë në qytet pa hapësirë. “Kosovo 2.0” kërkoi nga unë të shkruaj një profil të qytetit tim, në vendin ku jam rritur dhe, të jem e sinqertë, as idenë e vetme nuk e kam se si duket Shkupi. Nuk e di as në cilin drejtim po shkon`. Shumica e njerëzve me të
cilët flas duket se e ndajnë me mua ndjenjën e konfuzitetit. Një kolege imja, Ana Alibegova, që studion ne Itali, dhe që kthehet në kryeqytetin maqedonas njëherë në 3 muaj, për të, sikurse për mua, qyteti i ri është çorientues dhe kaotik. “Çdoherë që udhëtoj drejt aeroportit”, - thotë Alibegova, - “shikoj nga dritarja dhe
— Hapësira e jetesës në Shkup për momentin është përplot pluhur nga vendndërtimet, dhe shtyllat e barokut.
Një nga shumë urat e reja që kalojnë mbi lumin Vardar në Shkup, kryeqyteti i Maqedonisë.
Arc de Triomphe e Shkupit, e quajtur Porta Macedonia.
38
kosovo 2.0
— Shkupi i ka dhënë vetes epitetin e një fytyre të rrejshme me qëllim të reprezentimit të historisë që kurrë nuk e kishin — duke injoruar të kaluarën që e kemi përjetuar.
Një pasqyrë e ndërtimeve që janë duke u bërë në ndërtesën e re të Ministrisë së Jashtme në Shkup, Maqedoni.
them: “Wow, një monument i ri, një ndërtesë e re.” Kam vështirësi ne identifikimin e vendeve.” Sinqerisht, kjo “wow” nuk është një shprehje e ngazëllimit për bukurinë e re
të qytetit, por me parë një reagim shoku. “Unë jam pro ndërtimit, rinovimit dhe krijimit, por disi (ndryshimet e fundit më bëjnë të ndihem disi) e bllokuar në një kaos urban,” shton Alibegova. “Nuk ka asnjë vend intimiteti të mbetur në Shkup, nuk është më ajo ndjenja ‘Shkupi dhe unë’. Në vend të kësaj, qyteti duket se është gëlltitur nga mekanizimi dhe megalomania”. Jo çdo gjë është zhdukur. Verën e kaluar, një mik imi më vizitoi nga Irlanda dhe u frymëzua nga mali Vodno dhe bukuritë natyrore që rrethojnë qytetin. “Kjo duhet të jetë një nga vendet e pakta ku Shkupi ruan shpirtin e saj të fshehur nga djajtë urban”, tha ajo. Ndonjëherë duket sikur gjërat kanë marrë një kthesë djallëzore. Në Shkup, hapësirat publike duket se më nuk ekzistojnë për publikun, por për monumente. Shumë nga këto - të tilla si Harku Triumfal - nuk kanë asnjë kuptim lokal, dhe sigurisht është e padobishme. E gjithë
kjo vjen me një çmim të lartë; disa vlerësime thonë se “Shkupi 2014” tashmë u ka kushtuar maqedonasve më shumë se 500 milionë euro. Artisti shkupjan, Matej Bogdanovski, thotë se “Shkupi 2014” është një projekt antiurban, një masë imponuar e gjesteve të pakuptimta estetike në shkallë të gjerë, e cila e kthen atë në një lloj të “vrimë të zezë” historike që gllabëron hapësirën dhe kohën. “Nuk mendoj se janë shkatërruar vetëm vendet dhe ndërtesat, hapësirat janë uzurpuar gjithashtu. Gjithashtu mendoj se shumë kujtime të banorëve të saj janë shkatërruar”, thotë artisti. Bogdanovski është një kritik i shquar i “Shkupi 2014”, dhe kolazhi digjital i projektit të tij, “Shkup: Do të shkëlqejë me gëzim,” dokumenton atë që ai e sheh si një pushtim i hapësirës publike dhe historike nga projekti. Duke folur rreth këtyre punimeve, ai thotë: “Kjo filloi si një reagim ndaj ‘Kryengritjes arkitektonike’ e shtypur në vitin 2009, ku një
grup i njerëzve të rinj përparimtarë, kryesisht arkitektë, u ankuan kundër ndërtimit të kishës në sheshin kryesor të qytetit. Kam postuar fotot në “Fejsbukun” tim, dhe u befasova nga reagimet e shumta pozitive. ” “Kjo ndoshta do të përfundonte aty, por disa muaj më vonë, qyteti shfaqi videon e saj të famshme ‘Shkupi 2014’, në të cilin vizioni i ri për qytetin u paraqit. Nuk mund ta përshkruaj atë përzierje emocionesh që kisha nga ... “Kjo nuk është e mundur 'deri te, A është e mundur të jem i vetmi që nuk kuptoj?” Bogdanovski shfaqi kolazhin e tij në një ekspozitë në Nju-Jork, ku përsëri e përqendroi vëmendjen e tij në “Shkupi 2014”. “Në një seri prej tetë fotografive të ndryshuara digjitale, qëllimisht rrita dimensionet e objekteve për disa herë, në mënyrë që të dominojnë ambientin, ndërsa njerëzit janë zvogëluar. Në këtë mënyrë, kam dashur të njoftoj për ndjenjën e shqetësimit tim personal kur
✈ VAZHDON NË FAQEN 165 #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
39
për ta ndërtuar dhe mbajtur rrjetin e tyre të aktivistëve. Këta tashmë kanë kaluar bashkërisht nëpër shumë përvoja që çimentojnë lidhje njerëzore – prej përjetimit të acarit në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë e deri te netët e kaluara nëpër burgje. Grupet islamike në Kosovë po arrijnë rezultate të ngjashme përmes socializimit dhe aktivizmit që ndodh nëpër xhami ose organizata lokale. Ky fenomen nuk është veçanti e Kosovës – hulumtues të shumtë kanë konstatuar se rrjetet e fuqishme janë tipike për organizatat islamike dhe se ato luajtën rol kritik në mobilizimin i cili ndodhi gjatë Pranverës Arabe. Të ndërtosh një lëvizje Suksesi që këto grupe kanë treguar në mobilizimin e njerëzve nuk do të thotë se jemi nisur drejt ndonjë përmbysjeje të establishmentit politik – larg prej kësaj. Pjesëmarrja në protesta është e kufizuar dhe partitë tradicionale politike akoma gëzojnë mbështetje të gjerë. Ndonjë lëvizje që synon të bëjë revolucion duhet t'i bëjë dy gjëra të cilat lëvizjet me ideologji të ngushtë si Vetëvendosje! nuk mund t'i bëjnë: ta përvetësojë një kornizë ideologjike më gjithëpërfshirëse, si dhe ta mposhtë sistemin e patronazhit politik që i ushqen “free-riders”. Një revolucion në Kosovë s'duket se ka për të ndodhur dhe, meqë ra fjala, as nuk është diçka e mençur ose e nevojshme. Por ajo që lëvizjet si Vetëvendosje! dhe kryengritësit e Komunës së Parisit mund të na mësojnë është se veprimi kolektiv rreth çfarëdo çështjeje publike, – prej faturave të larta të rrymës, te mbrojtja e trashëgimisë kulturore e deri te të drejtat e njeriut, – kërkon hapësira fizike dhe struktura që lehtësojnë shoqërimin: interaksionin e drejtpërdrejtë dhe krijimin e marrëdhënieve të sinqerta njerëzore. — K Agon Maliqi është studiues i zhvillimeve ndërkombëtare, me vendbanim në Prishtinë. Ai ka mbaruar studimet postdiplomike (master) për politikat e zhvillimit ndërkombëtar në universitetin “Duke” në SHBA dhe studimet për shkenca politike në Universitetin Amerikan në Bullgari.
✈ VAZHDON NGA FAQJA 39
Shkupi, i humbur në mesin e monumenteve
kalon pranë këtyre objekteve, që varen mbi hapësirën publike - (të gjitha) të grumbulluara dhe kiç”, tha ai. Të huajt që vizitojnë Shkupin priren të kenë ndjenja të ngjashme të shokut dhe mosbesimit. Gazetari nga Berlini, Maximilian Ulrich, i cili vizitoi Shkupin së fundmi, thotë se i pëlqente Shkupi për miqësinë e saj dhe njerëzit e shoqërueshëm, por ishte i tronditur me pamjen e tij. “Kam dëgjuar shumë për monumentet para se të arrij, (por) kur e pashë, unë nuk mund ta besoja. Nuk e di nëse duhet të qesh apo qaj. Është kaq e shëmtuar dhe bombastike. Për mua, kjo duket si puna e fëmijës së vogël, i cili dëshiron të paraqesë të gjitha lodrat që i ka”. Duke vërejtur shpenzimet e mëdha lidhur me këtë projekt, Ulrich thotë: “Ishte shokuese, sepse e di se Maqedonia është njëra ndër vendet më të varfra të Evropës, ndërsa qeveria po shpenzon aq shumë të holla për monumente. Kanë mundësi të veprojnë më mirë”. Fatkeqësisht, situata e Shkupit nuk përfundon me shpenzimin e mjeteve për monumentet e çuditshme. Së fundmi “Ploshtad Sloboda”, —një organizatë që akuzon projektin“Shkupi 2014”, — analizoi së fundmi shkatërrimin e vazhdueshëm të parqeve të qendrës së qytetit, ku 75% e hapësirave gjelbëruese janë shkatërruar brenda 10 vjetëve të fundit. Dhe kjo nuk është e tëra, sepse nga “Shkupi 2014” — disa parqe janë shkatërruar ose lënë pas dore para këtij
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
projekti. Por bëhet edhe më e tmerrshme kur e kupton se sa shumë ka humbur”, thotë aktivisti i Ploshtad Sloboda-së Nikola Maumoski. “Parqet, sheshet, trotuaret, pazaret e librave ... dhe kjo kur shprehemi për gjërat fizike! Ky projekt ka ndërruar çdo gjë. Nuk ka më zgjidhje logjike urbane, nuk ka arkitekture urbane, jofunksionalitet ;në vend të kësaj, ne kemi kollume antike, skulptura ushtarake dhe tipa në kuaj”. Pas tërmetit katastrofal të vitit 1963, dhe ndërtimit ndërkombëtar, Shkupi filloi ta quante veten si “Qyteti i solidaritetit.” Sot, është çdo gjë përveç saj. Sipas Maumoski-it, më shumë iu kishte përshtatur titulli “Kryeqyteti i kiçit”. “Shkupi i ka dhënë vetes epitetin e një fytyre të rrejshme”, thotë aktivisti, “me qëllim të reprezentimit të historisë që kurrë nuk e kishin — duke injoruar të kaluarën që e kemi përjetuar”. Për shumë shkupjanë të vjetër, ekziston një ndjenjë e çuditshme – se fare nuk e njohin vendin e tyre. — K Kristina Ozimec është gazetare nga Shkupi. Ajo ka punuar për gazetën e përditshme “Kapital”, për revistën “Fokus” dhe për agjencinë “Deutsche Welle”.
➳ 165
Tirana si art - nga qyteti drejt qytetarit Imazhi i kryeqyteti të Shqipërisë i përkufizuar gjithnjë e më shumë me përfaqësimin e tij në art NGA Eriola Pira / FOTOGRAFITË OLSON LAMAJ
Programi "Kthimi në identitet" i ish-kryebashkiakut Edi Rama ka bërë që shumë ndërtesa dikur të zymta të Tiranës t'i jenë kthyer jetës, ndërsa artistët spërkasin modele kumbuese nëpër muret e tyre dikur ngjyrë hiri.
— Arti bashkëkohor në Shqipëri duket shumë si Tirana. Kjo nuk do të thotë se, sikurse Tirana, arti është në një gjendje transicioni nga izolimi nën komunizëm në kapitalizëm global, por ky art bashkëkohor në Shqipëri i tëri ka të bëjë me Tiranën ose në mënyrë më abstrakte, me qytetin.Ajo çfarë vijon është tregimi se Tirana u bë edhe subjekt i artit ashtu edhe vend për të. Le të fillojmë me premisën se ngjyrosja e fasadave të ndërtesave të Tiranës është projekti i artit publik më gjithëpërfshirës, bindës dhe kundërthënës i llojit të vet — si në fushëveprim ashtu edhe 40
“Tirana është një burim i hapur për artin bashkëkohor, që ofron një ndërveprim të pashembullt ndërmjet artistëve dhe publikut, që tërheq një numër në rritje të vizitorëve dhe turistëve. Ndëerkohë që qyteti vazhdon orvatjet në rrugën e tij drejt së ardhmes, spektakli i ngjyrave, tashmë i kthyer në investim politik për zhvillim, shpaloset përditë dhe mbetet në pritje për të vazhduar”. Ñ Edi Rama, ISH-KRYETAR KOMUNE
kosovo 2.0
në kontekst.Ajo që filloi si pjesë e fushatës për kryetar bashkie për vitet 2000-03 e titulluar “Kthim në identitet”, ngjyrosja masive e fasadave të qytetit mori jetë tjeter brenda kornizës së Bienales së Dytë të Tiranës dhe të tjera iniciativa të artit public apo private, pasi zhvilluesit dhe qytetarët adoptuan projektin e kryebashkiakut. Peizazhi postsocialist i qytetit u përdor si një kanavac i zbrazët në një përpjekje për të estetizuar hapësirën, përmirësuar imazhin e saj dhe për të projektuar një identitet kulturor evropian, e gjithë kjo ndërsa përgatitej terreni për komodifikimin, privatizimin e hapësirës publike dhe rrjedhën e lirë të kapitalit global. Falë deridiku “Dammi i Colori”, një videodokumentar i vitit 2003 nga artisti shqiptar, Anri Sala, si projekti i ngjyrosjes ashtu edhe njeriu prapa tij, — artisti i kthyer në kryebashkiak, Edi Rama, — u përshendetën për ekspozimin e efikasitetit politik të artit dhe u katapultuan në skenën ndërkombëtare, Imazhi i ri dhe i përmirësuar i
Tiranës u bë markë e qytetit: menjëherë e dallueshëme dhe shumë e investuar me kapital kulturor, ndërkohë që Tirana hyri në imagjinatën globale. Tirana nuk ishte ndonjë subjekt veçanërisht i shquar për hetim artistik deri kur Rama e rreshtoi artin si një instrument, si për formësimin e qytetit ashtu edhe të perceptimeve për të, duke ndryshuar peizazhin material dhe imazhin e tij. Ndërkohë që imazhi ikonik i
fasadave të ngjyrosura erdhi duke zëvëndësuar vetë Tiranën, duke farketuar një identitet të ri dhe përmirësues dhe një marrëdhënie ndërmjet qytetit, qytetarëve të tij dhe botës së jashtme, u shfaq nevoja për të marrë pjesë në bërjen, për të negociuar kuptimin, ose për të kontestuar fuqinë e një imazhi të tillë. Projekti “OptimisticViolation”, kuratorë të të cilit ishin Anri Sala dhe Hans Ulbrich Obrist për Bienalen e Tiranës në 2003, komisionuan gjashtë artistë ndërkombëtarë të dorëzonin dizenjo për ngjyrosjen e fasadave si vazhdim i mëtejshëm të projektit të Ramës. Punimet e propozuara të Olafur Eliasson, Dominique
Gonzalez Foerster, Liam Gillick aspiratave për një të ardhme dhe Rirkrit Tiravanija u realizuan Europiane. Ky imazh nuk është i duke e kthyer Tiranën një vepër ndryshëm nga ai fqinjëve të tij arti bona fide. Kryesisht përmes ose ai i qyteteve në zhvillim, por Bienales së Tiranës, qyteti u bë falë ngjyrave të Edi Ramës, njëkohesisht imazhi i “Tiranës si art” u vend për artin — duke krijuar etiketua, duke u lidhur kështu me hapësira të reja publike dhe ekonominë kulturore globale private për ekspozimin e tij — si Mënyra se si qytetet dhe subjekt dhe burim për përfaqësohen dhe bëhen frymëzim artistik. Hapësirat e përfaqësime është thelbsore ne ekspozimit të bienales të 2005 konstruktin e tyre si vende përfshinë bodrumin e kompleksit qenësore dhe domethënëse për të madh komercial dhe komunitetet lokale dhe rezidencial “Villa Goldi”, i pa strukturat e pushtetit. Nderkohë perfunduar në atë kohë. që qytetet konkurrojnë për Edicioni i vitit 2009 u mbajt resurcet e kufizuara në në hotel “Dajti” dhe i ishte ekonominë globale, përfaqësimi i dedikuar kryesisht përgjigjeve tyre vizual, ose “markat” — ndaj zhvillimit urban të Tiranës, veçanërisht ato të mirëmbajtura duke përfshirë arkitekturën dhe përmes artit (publik), — janë proceset e urbanizimit e jo vetëm instrumentale për zhvillimin e pjesëmarrjen në botën e artit të artet vizuale. Në këtë moment, tyre të kapitalit kulturor dhe atij predikuar ne pritshmëritë reale Tirana arriti të shfaqet jo vetëm financiar. si imazh i gatshëm, por edhe si Së bashku me Tiranën, artistët apo te imagjinura të përfaqësimit dhe performimit të kësaj qytet i imagjinuar si një e kryeqytetit të Shqipërisë, vendndodhje gjeografike, si praktikat artistike dhe përpjekjet diference,Tirana u dha artistëve kontekst historik dhe si situatë për të konceptuar “qytetin si art” shqiptarë gjithë këtë, por edhe më shumë.Tirana, me sociopolitike ndaj peizazhin e saj që të cilit artistët — Ndërkohë që imazhi ikonik i shërben si vendruajtja mund të reagojnë. Cilësitë e veçanta fasadave të ngjyrosura erdhi duke fizike e proceseve të lartpërmendura fizike dhe zëvëndësuar vetë Tiranën, duke ideologjike, dhe me eksperienciale të imazhin e saj të mbarsur Tiranës, farketuar një identitet të ri dhe me kapital kulturor — identiteti dhe përmirësues dhe një marrëdhënie ndërkombëtar, dëshmoi imazhi ndërmjet qytetit, qytetarëve të tij për artistët i saj, — kanë marrë bashkëkohorë shqiptarë trajtat nga dhe botës së jashtme, u shfaq të ishte subjekti më i tranzicioni prej nevoja për të marrë pjesë në përkryer në komunizmit në kombinimin mes kapitalizëm të bërjen, për të negociuar seriozes dhe ekzotikes . tregut. Peizazhi i kuptimin, ose për të kontestuar Dhe për shkak se ndërtuar, — tanime fuqinë e një imazhi të tillë. është po aq e një përfaqësim detyrueshme që punë të kompozit i një tilla të shfaqin më shumë atë që vendi, ku Xhamia e Ethem Beut u mirëpritën në dhe u bënë enë për botën ndërkombëtare të artit. shkrimtari Guillermo bashkëjeton me arkitekturën Kjo përfshirje u ushqye nga Gomez-Pena e quan “sofistikim staliniste dhe me rrokaqiejt e logjika e botës së artit trans dhe ndërkulturor, qelqtë postmodern, — ka bashkëkohor global, që dikton që eklekticizm të paparashikuar dhe prodhuar dhe si pasojë identitetet dhe kontekstet lokale një hibridësi cool” sesa ndonjë riprodhohet nga qyteti si një te valëviten, ndërkohë që antagonizëm a shqetësim të imazh. Një imazh ideologjikisht dallimet mes tyre në të njëjtën vërtetë lokal, përfaqësimet e dhe vizualisht i koduar me sfidat kohë fetishizohen dhe Tiranës përbëjnë në tërësi një e së djeshmes komuniste, të homogjenizohen. Me fasadë-imazh njësues dhe ikonik ➳ sotçmes të pa percaktuar dhe
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
41
i cili dominon mbi qytetin. Kjo fasadë, natyrisht, në mënyrë të përshtatshme — e jo rastësisht — korrespondon me imazhin e kërkuar nga ekonomia neoliberale dhe nga kërkesat e botës së artit ndërkombëtar për praktikat të reja artistike, për produkte të reja dhe tregje të reja. I idhni një sy artit bashkëkohor të prodhuar në Shqipëri gjatë dekadës së fundit, dhe joshja e pamohueshme që Tirana — si qyteti në veçanti ashtu edhe eksperienca urbane në përgjithësi — ka ushtruar mbi imagjinatën e artistëve bëhet tërësisht e dukshme. Në deklaratat e artistëve, tekstet kritike, konceptet kuratoriale, propozim-projektet, titujt e ekspozitave dhe dallueshëm në vetë punet, gjen një bollek kureshtar të koncepteve siç janë: urbanizmi, modernizimi, zhvillimi, arkitektura, peizazhi, hapësira dhe ndjesia e vendit. Trendi është aq dominues saqë do të ishte e vështirë të gjeje artistë bashkëkohorë lokalë që nuk i kanë zhytur furçat e tyre proverbiale në ngjyrat e qytetit. Edhe punë që nuk i referohen Tiranës drejtpërdrejt, por më shumëmerren me qytetin dhe përvojën urbane në sensin
42
abstrakt, e bëjnë këtë brenda brenda për brenda te njëjes kornize diskursive dhe fjalorit vizual të Tiranes. Për artistët bashkëkohorë shqiptarë,Tirana është bërë tepër e shumëngjyrshme dhe domethënëse për t’u injoruar. Dhe me komunitetin ndërkombëtar artistik duke i kushtuar vëmëndje — duke nxitur projekte të artit urban, duke marrë pjesë në ekspozitat lokale, duke bashkëpunuar me artistë lokalë dhe në fund të fundit duke e prezantuar dhe ndërmjetësuar me boten e jashtme — estetika urbane e Tiranës ka gjetur një skene, një sistem amplifikimi dhe një audiencë. Prezenca dhe interesi ndërkombëtar për Tiranën është treguese e vendit të rënësishëm që ka zënë qyteti në diskursin dhe prodhimin lokal artistik, është instrumentale në përftimin dhe kuptimin e tij. Por, tregu për një art të tillë nuk u materializua asnjëherë, në Shqipëri apo jashtë saj, në atë gradë sa tepricat e këtyre punëve dhe gumëzhimi i diskursit estetiko-urban do t’ju bënin të besonit. I vërtetë apo i trilluar, interesimi për artin rreth Tiranë gjeneroi dhe qarkulloi kryesisht në flluskën e vet. Por tregimi nuk është kaq i thjeshtë. Në përfaqësimin e dhe angazhimin me Tiranën, këta artistë janë aktivisht duke e bërë kryeqytetin në një “vend”; një vend ku hapësira fizike dhe mentale janë edhe represive, edhe ekspresive e kondidave materiale dhe marrdhenieve sociale; një vend ku arti është instrumentalizuar për të fshehur represionin, me shpresë se ngjyrat nuk do të shpërlahen me të rënë shi. Është një vend — është shtëpia — me të cilin artistët duhet të pajtohen; është vend të cilit i përkasin, dhe vend brenda kufijve të të cilit duhet të bëjnë vend për veten si artistë,
veçanërisht nëse duan të marrin pjesë në botën ndërkombëtare të artit. Nëpërmjet praktikave tyre artistike, këta artistë ri-imagjinojnë jo vetëm marrëdhënien subjektive të tyre me qytetin dhe me realitetin social ne transformim, por ata dhe ri-imagjinojnë edhe vetë qytetin, edhe si temë, subjekti edhe si vend. Qyteti i krijuar nga dhe i prezantuar në këto punime ka edhe cilësi të strukturuara edhe asi strukturimi. Këto përfaqësime të Tiranës kanë themeluar një tipologji sociale dhe ikonografi urbane që kontribojnë në bërjen e qytetit si një dukuri estetike dhe diskursive. Në kontekst të artit bashkëkohor shqiptar, kjo është arritur në dy mënyra kryesore. Shumica dërrmuese e praktikave urbane estetike në Shqipëri bien gjatë një spektri të caktuar, në njërin pol, në qytetin që shërben si subjekt për artin, kurse në tjetrin, vetë qyteti si art. Për shumë artistë, arkitektura dhe e shtrirja urbane që Tirana përjetoi pas viteve ‘90 shërben si prokurë për Shqipërinë bashkëkohore dhe për ta kuptuar atë. Në këto punime qyteti dokumentohet dhe haset si art, me arkitekturën që prezantohet si shprehi dhe deshmi e kosovo 2.0
hapsirë-vizuale dhe marrëdhënieve sociale e ideologjive aktive në kryeqytet. Kryesishtë ne pikture dhe fotografi, arkitektura shfaqet si skulpture e qarkueshme; e rrethuar plotësisht me hapësirë të zbrazët, për tu parë nga të gjitha anët. Duke qëndruar më vete apo pjesë te panoramave të gjëra të qytetit, këto struktura shfaqen abstrakte dhe në izolim nga forcat sociale që iu kanë dhënë. trajtat e kompozimit formal dhe kualitetet informale. Si fragmente të peizazhit urban të qytetit, këto punime e drejtojnë atë në përputhje me vizionin konceptual të artistit. Të shqetësuara me përshkrimin dhe sipërfaqen vizuale, më shumë se sa me narracion dhe shpjegim, këto vepra nuk janë, në esencë, retorike, por më parë grafike. Rreziku që vjen me përfaqësime të tilla është se ato e reduktojnë qytetin në figurat e zakonshme të qytetit postsocialist dhe imazhe të gatshme për kartolina.Theksi mbi formën si e shkëputur nga dimensionet sociopolitike që në mënyrë aktive përbëjnë dhe përbëhen nga hapësira të ndërtuara, e paraqesin një hapësirë dinamike e të kontestuar si të përfunduar, ose të plotë. Estetizimi i hapësirës dhe estetika në hapsirë që pa dashje
Ndërtesa banimi me përdorim të përzier në rrugën "Bardhyli" pasqyrojnë identitetin e ri të kryeqytetit shqiptar në pastela tropikale.
ndodh në shumë prej këtyre veprave e shkëput Tiranën si subjekt nga referencat e saja politike. Në ktë mënyrë, vëmendja zëvëndësohet dhe kritika devijohet nga realiteti socioekonomik në cilësite estetike sipas proceseve ideologjike të neoliberalizmit. Për artistë të tjerë, qyteti nuk manifestohet thjesht në nivel fizik, vizual, por në një nivel të eksperiencës sociale, politike dhe kulturore. Qyteti i tyre është ai që krijon, komunikon dhe sfidon identitetin hapësinor dhe marrëdhëniet shoqërore. Këta artistë janë të interesuar të intervenojnë në peizazh dhe tiu kundërvihen narracioneve dominuese dhe perceptimeve të hapësirës dhe eksperiencës urbane. Për pjesën më të madhe, ata kanë qasje performative ndaj qytetit, duke hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me hapësirën e ndërtuar të qytetit dhe strukturen e ndjesore të saj. Kjo merr formën e punëve artistike të performuara dhe prezantuara ne hapsiren publike: si instalacione specifike për
vendin ose ndërhyrje, dhe nuk trajtojnë vetëm hapsirën e ndërtuar por sferën publike si të tillë. Këto artistë kanë tendencë të angazhohen drejtpërdrejt me qytetin dhe qytetarët e tij në nivel të përditshëm që operon nën, dhe kundër, diktateve hapësinore dhe sociale të qytetit, Këto lloje të ndërveprimeve mund të marrin një sërë të gjerë të formave taktike, duke filluar nga ato vizuale e poetike deri tek ato aktiviste dhe të angazhuara socialisht. Ata i qasen qytetit jo si një temë e historisë së artit apo subjekt estetik, por si një imazh dhe ndërtim për tu dekoduar.Ata kërkojnë të zbulojnë çfarë shtrihet nën përfaqësimet e favorizuara nga fuqitë politike dhe financiare që kontrollojnë qytetin. Përmes përfaqësimeve vizuale, si dhe taktikave performuese dhe intervenuese, këto vepra prodhojne vendin(det) ndërkohë që e vizualizojne dhe ndryshojnë hapsirën, duke ofruar mënyra të reja të shikimit, imagjinimit dhe jetesës në qytet. Imazhi i qytetit,
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
sikurse vetë qyteti, ripërfytyrohet, performohet dhe krijohet; përmes këtyre veprave ndërtohet qyteti si vend me kuptim. Nëpërmjet kësaj pasqyre të shkurtër,Tirana shfaqet sa si hapësirë fizike sa dhe si ide: një dukuri e definuar si nga hapsira e ndërtuar, ashtu edhe nga përsëritja e imazheve dhe shenjave vizuale specifike. Dhe, megjithëse penelatat e gjera të kësaj pasqyre mund të lënë të nënkuptohet se një mënyrë e përfaqësimit dhe angazhimit me Tiranën, — ose një mënyrë e të bërit art — është më e preferueshme se një tjetër, unë do të mbaja qëndrimin se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Artet me bazë imazhin vazhdojnë të posedojnë potencë estetike dhe politike, edhe nëse janë më pak participuese, ose më pak drejtperdrejtë “publike”. Interpretimi i hapësirës në terma vizualë është esenciale në bërjen të dukshme të proceseve dhe pasojave se si shoqëria e percepton veten. Me fuqizimin e marrëdhënies ndërmjet zhvillimit urban dhe artit,
estetizimi i hapsires dhe përfaqësimi visual i qytetit duhet të analizohet për neutralizimin e politikave hapsinore, në dukje e padëmshme por politikisht dhe ekonomiksht e motivuar. Arti bashkëkohor në Shqipëri, ka rrezikuar të bëj inerte sa artin sa dhe hapsiren ndaj shqetësimeve sociale dhe pabarazisë urbane. Kjo, jo për të thënë se qyteti si objekt është shterur ose është jashtë limiteve, por se, me ndryshimin e qytetit ndryshon edhe roli kritik që artistët luajnë në përfaqësimin e tij. Në fund, arti nuk mund të shërbejë vetëm si mami në lindjen e qytetit dhe imazhit të tij, por gjithashtu edhe për atë të qytetarit. Eriola Pira është kuratore dhe shkrimtare, me vendbanim në Nju-Jork.
43
Zagrebi: Hapësira publike, mospajtime publike Kryeqyteti i Kroacisë është në hall me të kaluarën e tij, teksa po zhvillohet dhe po ecën përpara. NGA Danijela Simrak
"Nuk hoqi dorë nga rruga e Varshavës", një parullë në një ballkon në Zagreb, duke protestuar kundër ndryshimeve të propozuara për rrugën.
FOTO: SMILJKA GUSTAK
— Në shumë mënyra, Zagrebi mund të quhet kryeqytet tipik ballkanik. Por, pika ku ai dallon nga të tjerët është krenaria e madhe e popullatës së saj. “Purgerët”, – emër i preferuar nga banorët e Zagrebit, – janë njerëz që e duan qytetin e tyre... edhe kur ata e urrejnë atë. Në këtë vend, neve na pëlqen t’i urrejmë gjërat që i duam; mbase duhet të jeni kroatë që ta kuptoni këtë ndjenjë të ndërlikuar. Aktualisht, ne i urrejmë dy shatërvanë të rinj që janë inauguruar së fundi nga prefekti Milan Bandic. Ne i urrejmë ata, sepse ata kanë kushtuar më shumë se 2 44
milionë euro dhe sepse ata nuk i kontribuojnë asgjë pamjes së qytetit – përveç nëse jeni admirues i spektakleve të dritave. Edhe në këtë rast, do ta kishit vështirë ta shijonit këtë shfaqje të caktuar, e cila është e izoluar në mes të trafikut, larg nga zonat e caktuara për këmbësorët. Së fundi, me sa duket, ne “purgerët” jemi të zënë duke urryer shumë gjëra të reja dhe të shtrenjta. Ne urrejmë tramvajet e rinj të shëmtuar, të cilët janë dëshmuar të padobishëm këtë dimër që lamë pas, kur ata s’mund t’i bënin ballë as një stuhie të vogël bore.Të vjetrit, natyrisht,
mund të depërtonin nëpër borë – po, kështu është, gjithçka e vjetër është më e mirë.“Purgerët” janë njerëz nostalgjikë. Neve na mungon Zagrebi i dikurshëm, para se
biznesmenët ta merrnin atë në dorë dhe ta ndryshonin përgjithmonë pamjen e qytetit tonë. Sheshi “Ban Josip Jelacic” ndodhet në zemër të Zagrebit
Pjesë e fushatës "Zivi zid za Varsavsku" ("Muri i gjallë për rrugën e Varshavës). Fotografitë x2: LOVRO RUMIHA
kosovo 2.0
— Ndonëse Horvatincic ka prezantuar projektin e tij si diçka në interesin e publikut të gjerë, pak kanë mundur të kuptojnë argumentin se si një qendër tjetër tregtare në një qytet me fuqi të vogël blerëse mund t’u shërbyeka nevojave të publikut.
Artisti konceptual, Tomislav Gotovac, gjatë performancës së tij të famshme në rrugë në vitin 1981 në Zagreb, Kroaci. FOTOGRAFI x3: IVAN POSAVEC
dhe është hapësira më e rëndësishme publike në qytet. I emërtuar sipas përkrahësit të madh të pavarësisë kroate, – statuja e të cilit në qendër të sheshit “mbikëqyr” turmat kalimtare, – ky shesh është një vend për gjëra të ndryshme, si për zbavitje, ashtu edhe për protesta publike. I shumëngjyrshëm dhe i
shumëllojshëm, ai tubon njerëz të të gjitha gjeneratave dhe formimeve. Ky është vendi ku të vjetrit vijnë të ankohen për paturpësinë e të rinjve, ku të famshmit përzihen me lypsarë dhe ku artistët përballen me realistët. Në nëntor të 1981-s, artisti i shquar konceptor,Tom Gotovac, kishte dalë nga një shtëpi aty afër dhe ishte nisur në drejtim të sheshit. Ai kishte qenë cullak dhe kishte nisur të bërtiste:“Zagreb, të dua!” Herë pas here ai ishte ulur në tokë dhe e kishte puthur betonin. Kur kishte mbërritur te sheshi, kishte ndërhyrë policia, duke ia ndërprerë atij “performancën radikale” dhe duke e arrestuar. Në Zagreb, megjithatë, Gotovac kujtohet si “njeriu që ka dalë cullak në sheshin “Ban Josip Jelacic”. “Purgerët” e çmojnë një person që e do qytetin dhe di si ta shfrytëzojë atë. Në emër të sheshit Teksa klima politike në Kroaci ndryshonte, ashtu ndodhte edhe me emrat e shesheve publike. Kur komunistët kishin marrë pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore, emrat e shesheve, të rrugëve dhe të institucioneve që më parë kishin nderuar kroatët e shquar ishin ndryshuar me emra që u përshtateshin më
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
shumë rrethanave politike. Kështu, sheshi “Ban Jelacic” ishte bërë “Sheshi i Republikës”. Më 25 korrik të 1947-s, statuja e famshme e Banit ishte çmontuar në mënyrë të fshehtë në mes të natës dhe ishte larguar nga vendi. Për të kuptuar rëndësinë e këtij akti, njeriu duhet t’i kuptojë përmasat e figurës gati të shenjtë të Jelacicit në historinë kroate. Asokohe, heqja e një statuje konsiderohej shenjë e qartë e së ardhmes që ky vend do ta kishte në unionin e sapoformuar jugosllav. Me këtë akt, një statujë u bë simbol i mbarë kombit. Pas vdekjes së regjimit komunist dhe krijimit të Republikës Demokratike të Kroacisë, qeveria e re ishte e gatshme të luftonte trashëgiminë e lënë nga komunistët. Më 1990,“Sheshi i Republikës” ka kthyer emrin e tij origjinal, dhe më 16 tetor, – në ditëlindjen e Jelacicit, – statuja e rinovuar e Banit është rikthyer në shesh. “Lenucijeva Potkova” apo “Patkoi i Lenucit” është një kompleks i përbërë nga shtatë sheshe dhe parqe, i ndërtuar (siç mund ta paramendoni) në formën e një patkoi. Ideja ka ardhur nga arkitekti i shekullit të 19-të, Milan Lenuci, dhe kompleksi, – ku ndodhen
institucione, si: Arkivi Shtetëror, Akademia e Shkencës dhe e Artit dhe Teatri Kombëtar, – është mbase koleksioni më i bukur i hapësirave publike në qendër të Zagrebit. Në lindje të patkoit ndodhet sheshi “Marshal Tito”. Fakti se një prej hapësirave më të mëdha publike në qytet mban emrin e një njeriu që ka drejtuar regjimin e neveritshëm komunist nuk pritet mirë nga shumë “purgerë”. Gjatë shtatë vjetëve të fundit, protestuesit janë mbledhur më 1 maj për një iniciativë të quajtur “Krug za Grad” (“Rrotullim për Sheshin”); qëllimi i tyre është riemërimi i sheshit dhe kthimi i respektit të tij si vend në kryeqytet. Jo larg sheshit, – mbase disa qindra metra më tutje, – ndodhen institucionet, si: Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit, Akademia e Arteve Dramatike, dhe një kompleks i ri i ndërtuar për t’i shërbyer Akademisë Muzikore të universitetit, si dhe Teatrit Kombëtar të Kroacisë. Duke marrë parasysh këtë, aktivistët vlerësojnë se sheshi duhet të mbajë ose emrin që e ka pasur për gati 30 vjet,“Sveucilisni trg” (“Sheshi universitar”), apo “Kazalisni trg” (“Sheshi teatror”), një emër që ai e
45
➳
Qytetarët tubohen në rrugën e Varshavës në përkrahje të fushatës "Zivi zid za Varsavsku". FOTO: LOVRO RUMIHA
kishte pasur para atij që ai e mban sot. Deri më tani të gjitha përpjekjet e aktivistëve dhe të qytetarëve nuk kanë shënuar sukses. Hapësirat publike dhe interesat private Sheshi “Marshal Tito” nuk është e vetmja hapësirë e kontestuar publike në Zagreb. Në rastin e “Cvjetnit” kryeqyteti ka parë një shembull të qartë se si tregtia private mund të ndryshojë fytyrën e qytetit në mënyrë po aq drastike sa një kryengritje politike. Kur biznesmeni Tomisllav Horvatincic ka bërë të ditur planin e tij për të rrënuar disa ndërtesa dhe për të ndërtuar një qendër tregtare (bashkë me një grup të zakonshëm ndërtesash banimi) në një prej shesheve më të dashura dhe më piktoreske të qytetit, 46
“purgerët” kanë reaguar ashpër. Ndonëse Horvatincic ka prezantuar projektin e tij si diçka në interesin e publikut të gjerë, pak kanë mundur të kuptojnë argumentin se si një qendër tjetër tregtare në një qytet me fuqi të vogël blerëse mund t’u shërbyeka nevojave të publikut. Edhe më shqetësues ishte fakti se planet parashihnin eliminimin e një pjese të “zonës për këmbësorë” të Zagrebit. Këshilli i qytetit, megjithatë, ka vlerësuar se projekti është vërtet njëfarë plani i madh publik, ndaj e ka aprovuar ndërtimin e kompleksit. Planet dhe rregullat ekzistuese urbane janë ndryshuar për t’ia përshtatur investitorit. Ndonëse aktivistët nga “Zelena Akcija” (“Aksioni i gjelbër”) dhe “Pravo na Grad” (“Drejtësi për qytetin”) u janë bashkuar qytetarëve në vendin e ndërtimit për të protestuar
kundër projektit, paratë dhe interesat private kanë fituar në përballje me kërkesat e publikut. Zona e çmuar për këmbësorë në qendër të qytetit të Zagrebit, tani e ndarë përgjysmë, është bërë një hyrje e madhe për një garazh pjesërisht publik. Ndonëse ndërtuesit e qendrës tregtare kishin premtuar se do të lëshonin dy salla të brendshme për ngjarje kulturore, forume publike, debate dhe prezantime, Këshilli i Zagrebit në fund e kishte hedhur poshtë edhe këtë kompromis, duke thënë se qyteti nuk është përgjegjës për organizimin e ngjarjeve të tilla. Ata kanë mundur, megjithatë, të bashkëfinancojnë sallat, gjë që ka bërë që ndërtuesi të jetë i lirë t’i lëshojë ato me qira për shfrytëzim komercial. Përfundimisht, në marsin e sivjetmë, pas shumë vjetësh protestash dhe aksionesh kosovo 2.0
qytetare, Këshilli i Zagrebit ka anuluar ndryshimet e rregullave që i kishin lejuar Horvatincic-it të ndryshonte planin urban të qytetit dhe të realizonte megaprojektin e tij. Vendet publike të Zagrebit tani supozohet të jenë të mbrojtura nga interesat private kapitaliste dhe projektet megalomane të ndërtimit. Por, planet për ndërtime të reja private vazhdojnë të shfaqen në horizontet e qytetit, me secilin prej tyre që premton “dekorimin” e hapësirës publike të Zagrebit. Vallë, a do të na lënë ndonjëherë rehat këto ndërhyrje? — K Danijela Simrak është gazetare e pavarur nga Zagrebi. Ajo ka diplomuar për gazetari në Fakultetin e Shkencave Politike.
54
kosovo 2.0
Autopsia e Prishtinës Kryeqyteti i Kosovës është qytet për nga emri, por zombi për nga shpirti. ➳ #5 HAPËsIRA PUBLIkE PRANvERË/vERË 2013
55
Historia mijëravje are e qytetit ësHtë vërtet një prelud i konstruksioneve njerëzore që ne i njoHim sot. me pak përjasHtime, ato që ne i quajmë "qytete", në pjesën më të madHe të Historisë, me gjasë, sot do të klasifikoHesHin si fsHatra të mëdHa. zHvillimet më të fundit në qytete përbëjnë një evolucion të vazHduesHëm të qytetit modern, i cili ësHtë sHfaqur rretH 200 vjet më parë. deri në sHekullin e 19-të qytetet kisHin formësuar aq sHumë jetën sociale, ekonomike dHe politike në evropë, saqë sHfaqja e qytetit modern industrial paraqet njëfarë vazHdimi të qyteteve të vjetra. NGA BEsNIk PULA / FoToGRAFITË ATdHE MULLA
- Shtetet e vona meSjetare të evropëS ishin ndërtuar mbi infrastrukturën institucionale të qyteteve të tyre dhe ato kishin filluar të plasaritnin institucionet feudale të evropës agrare. nëpër qytetet e mëdha në evropë sot njeriu mund të gjejë ende mbetjet e bërthamës dikur energjike mesjetare urbane, mbetjet e fortifikatave dhe të mureve të qyteteve të moçme. Qytetet morën një rol kyç bash në këtë periudhë, pas zgjerimit të Kalifatit Islamik në Lindjen e mesme, afrikën veriore dhe evropën jugore. Shumë shpejt institucionet republikane që ishin zhvilluar në qytetet mesjetare u përhapen kudo në evropën feudale. mesjetari henri pirenne thotë në veprën “Qytetet mesjetare” se pa islamin, perandoria e Frankëve me gjasë nuk do të kishte ekzistuar kurrë, dhe Karli i madh, pa muhamedin, do të ishte i papërfytyrueshëm. ngritja e modernitetit kapitalist shënoi një ndarje nga qytetet mesjetare. në parisin e shekul- ➳ 56
kosovo 2.0
Një prej zoNave me popullsiNë më të deNdur të prishtiNës: komplekset e apartameNteve Në lagjeN "ulpiaNa" jaNë baNesa të Një Numri të madh të baNorëve të qytetit.
breNdësia e Ndërtesës së parlameNtit të kosovës e Ndërtuar Në vitet '70, që është përdorur Nga qeveritë e Ndryshme Në pushtet që Nga atëherë.
#5 HAPËsIRA PUBLIkE PRANvERË/vERË 2013
57
Komplekset e apartamenteve, si këto në lagjen "Tophane", të ndërtuara afër njëra-tjetrës për të akomoduar popullsinë në rritje të Prishtinës.
58
kosovo 2.0
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
59
Ndodhur ndërmjet Tregut të Gjelbër dhe ndërtesës së Postës dhe Telekomit, ky udhëkryq në lagjen e "Ulpianës" është shpeshherë i ngufatur nga automjetet e shumta gjatë ditës.
60
kosovo 2.0
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
61
— por, për dallim prej qyteteve mesjetare, ku tregu zakonisht ishte i kufizuar në një zonë të caktuar, në modernitetin kapitalist e tërë hapësira urbane iu gjunjëzua fetishit.
lit të 19-të. Kjo ngritje u pasqyrua nga jeta urbane dhe kultura. rritja e konsumit, veçanërisht nga borgjezia e re, përfshiu ndryshimin e domethënies së objekteve kulturore dhe ndryshimin e marrëdhënieve e tyre me përkohshmërinë. Kjo solli analizën e marxit për fetishizmin e mallrave, – si objekte që posedojnë vlerat e tyre, përderisa njëkohësisht maskojnë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, – në hapësirën urbane. hapësira e publikut po pushtohej nga tregu. por, për dallim prej qyteteve mesjetare, ku tregu zakonisht ishte i kufizuar në një zonë të caktuar, në modernitetin kapitalist e tërë hapësira urbane iu gjunjëzua fetishit. Intelektuali publik amerikan, Lewis mumford, e ka përshkruar qytetin pjesërisht si “teatër të veprimit shoqëror”. por, me fetishizmin e mallrave, teatri urban ishte transformuar në një vend të konsumit. moderniteti kapitalist solli gjithashtu ndryshime edhe në kompozicionin social të qytetit. në mesin e këtyre ndryshimeve ishin shfaqja e një grupi të ri shoqëror, e “bohemëve”: artistë dhe shkrimtarë që zakonisht vinin nga radhët e borgjezisë. ata ishin shpesh kritikë të kulturës borgjeze, ndonëse politikisht të palidhur me proletariatin në rritje dhe tendencat e tij revolucionare. arti i tyre, i cili mund të shihet në poezinë e Charles Baudelairet dhe në veprën e honore de Balzacut, solli nocionin e shikimit të jetës shoqërore në një mënyrë të shthurur dhe të shkëputur, një simptomë e izolimit nga bota shoqërore. Planifikimi si fuqi Ishte bash shekulli i 19-të kur Baron von haussman transformoi parisin, duke asgjësuar qytetin mesjetar dhe lagjet e vjetra të tij, duke krijuar hapësira të reja urbane të përqendruara mbi bulevarde të gjera, duke organizuar lagjet e banimit në formë skare, dhe duke inkorporuar një pamje të planit urban nga perspektiva e kontrolluar dhe e racionalizuar e zogut. Shkatërrimi i qytetit të vjetër dhe rikrijimi i parisit nga haussmann u shërbeu edhe interesave të spekulatorëve financiarë që investonin në patundshmëritë urbane, edhe interesave të regjimit të napoleonit III. monarku dëshironte t’u jepte fund trazirave dhe protestave të shtresave popullore të parisit, duke mundësuar hapësira të gjera urbane, që mund të mbikëqyreshin lehtë dhe të viheshin nën kontrollin e ushtrisë në momente të krizës. praktika e planifikimit urban dhe organizimi i hapësirës urbane sipas strategjisë lart-poshtë në këtë epokë u dëshmuan të afta për të bërë bashkë kryeqytetin dhe shtetin kundër kërkesave politike në rritje të shtresave popullore. në shekullin e 20-të, urbanizimi dhe industrializimi u bënë kërkesa të qarta të elitave që po modernizoheshin. pas 1945-ës, bota u nda në blloqe të reja të pushtetit (“kapitaliste” dhe “socialiste”), ndërsa kolapsi i rendit të vjetër perandorak e vuri dekolonizimin dhe zhvillimin në krye të agjendës globale. jashtë blloqeve të pushtetit, Bota e tretë pritej t’i bënte disa hapa që i kishte bërë dikur perëndimi, ndonëse me një ritëm më të shpejtë. Qëllimi ishte që modernizimi të mjeshtërohej politikisht dhe administrativisht. Do të pasonte urbanizimi në një mënyrë të ngjashme si në evropën e shekullit të 19-të. me ngritjen e industrializimit, qytetet do të zhvilloheshin, shoqëritë do të bëheshin më të arsimuara dhe më të lëvizshme dhe vlerat do të ndryshonin për të pasqyruar kulturën “moderne” të pjesëmarrjes dhe konsumimit. Shoqëritë ku nuk ndodhën proceset e tilla lineare u akuzuan për mospërshtatje me kërkesat e modernizimit, për shkak të fuqisë së vazhdueshme të shoqërisë tradicionale. urbanizimi i ri në Bashkimin Sovjetik dhe në evropën Lindore socialiste, një ekonomi e menaxhuar politikisht gjithashtu prodhoi një rrugë të përcaktuar politikisht drejt urbanizimit. përderisa qytetet dhe industritë u zhvilluan, kolektivizimi dhe kufizimet ligjore ndaj imigracionit ruajtën popullsi relativisht të mëdha rurale. Bash në këtë situatë ndodhi edhe urbanizimi në pjesën tradicionalisht agrare jugperëndimore të Ballkanit. nuk është se qytetet në Ballkan janë krijim i shekullit të 20-të, natyrisht. por, qytetet në evropën otomane kurrë nuk u zhvilluan po aq shpe-
62
kosovo 2.0
jt sa ato në evropën ve v veriperëndimore. riperëndimore. Dendësia e popullsisë në terrenet e dhëmbëzuara dhe malore të evropës otomane ishte më e vogël se në pjesët e tjera të evropës. në fakt, historianët ekonomikë theksojnë se numri i popullsisë ishte aq i vogël gjatë pjesës më të madhe të shekujve 16 dhe 17 në evropën otomane, saqë mungesat e punëtorëve lanë pjesë të mëdha të tokave pjellore të pabanuara. ekonomia agrare otomane i shihte komunitetet e vogla rurale dhe tregtinë e kufizuar në distancë të gjatë si ndihmues të zhvillimit. Shtresa tregtare në Ballkan mbeti e vogël, dhe merrej kryesisht me mallra vendore. në të njëjtën kohë, transporti detar dhe orientimi atlantik i evropës pas shekullit të 16-të minimizoi rëndësinë e rrugëve historike tregtare nëpër Ballkanin e lashtë. tregtia në distancë të gjatë në perandori ishte e përqendruar në Stamboll dhe në porte të mëdha, si Selaniku. Kështu, tokat periferike të perandorisë mbetën si zona agrare me produktivitet të ulët. “raja aaja (njerëzit e zakonshëm) krijon pasurinë”, dhe “sulltani mban rajën nëpërmjet sundimit të drejtësisë” ishin pjesë të ideologjisë së perandorisë, që ndryshe quhej “rreth i barazisë”. Këto kushte mbijetuan më së gjati në rajonet otomane të Shqipërisë, Kosovës dhe maqedonisë, sepse urbanizimi shoqëronte formimin e shtet-kombeve të reja në ishrajonet otomane. por kjo nuk ndodhi deri në shekullin e 20-të në këto anë të ishperandorisë. në rastin e Kosovës, interesi politik për urbanizim nuk u pa deri pas Luftës së Dytë Botërore, me lindjen e jugosllavisë së re socialiste dhe nismën e saj për zhvillim të shpejtë industrial. lindja e një qyteti Këtu shfaqet prishtina moderne. më 1945 prishtina ishte një qytet i vogël i rreth 20.000 banorëve. tu turqishtja t rqishtja ishte gjuha më e folur nga banorët e saj. Sikurse banorët urbanë në shumicën e qyteteve të Kosovës, ata përdorën gjuhën e vjetër perandorake për t’u dalluar nga shqipfolësit dhe serbishtfolësit në fshatrat përreth. prishtina dhe Kosova dolën nga një luftë e tmerrshme, për të hyrë në dominimin kolonial të sundueses postotomane të vendit, Serbisë. Udhëheqësit serbë i identifikonin shqiptarët myslimanë dhe turqishtfolësit si elementë të padëshiruar në rajonin e rimarrë të “Serbisë së vjetër”. prandaj, Beogradi zbatoi një varg politikash për shpërnguljen e popullsisë, të shoqëruara nga kolonizimi i drejtpërdrejtë nga serbët dhe malazeztë. Këta kolonë u sollën për të rimarrë atë që udhëheqësit politikë e quanin trashëgimi të vërtetë të Serbisë në Kosovë. megjithëse për qeverisen e Kosovës së porsapushtuar Beogradi kërkoi bashkëpunimin e elitës së pasur shqiptare në Kosovë. Fundi i Luftës së Dytë Botërore e vuri Kosovën nën një regjim të ri dhe nën një projekt krejtësisht të ri politik të zhvillimit industrial socialist, të drejtuar nga shteti. efektet ffektet u panë në vitet e ‘50-ta, por transformimi industrial i Kosovës nuk mori hov deri më 1965, me themelimin e Fondit federal për rajonet e pazhvilluara. Kosovës i ishte ndarë nja 40 për qind e fondit të përgjithshëm. Udhëheqja provinciale kërkonte këtë ndihmë për të ndihmuar rajonin e sëmurë, që kishte mbetur bajagi prapa pjesës tjetër të jugosllavisë. Shumica e parave shkuan për zhvillim urban, veçanërisht në prishtinë. mund të shihen edhe sot fotografitë e lagjeve të reja të qytetit në fundin e viteve të ‘60-ta dhe në fillim të viteve të ‘70-ta, një periudhë që disa e kujtojnë si “ditët e lavdishme” të prishtinës. Struktura e prishtinës moderne pasqyron këtë histori; reliktet e zhvillimit socialist jugosllav shihen në disa prej mbeturinave të pakta të shesh-pazarit të vjetër otoman. pushteti i drejtpërdrejtë administrativ ishte themeluar me ndërtesat e para qeveritare, – duke përfshirë ndërtesën e Komunës së prishtinës dhe ndërtesën aktuale të Qeverisë së Kosovës, – të bëra në një stil imitues të atij të haussmannit, por më pak mbresëlënës dhe në një shkallë më të vogël. ndonëse mjaft modeste sipas standardeve botërore, këto simbole të reja të pushtetit zhdukën qendrën e vjetër të stilit otoman të qytetit, zemrën e prishtinës së vjetër. Zhvillimi i qendrës së re, asaj zgjatjeje të ngushtë rreth gjysmëkilometërshe që ekziston edhe sot, kërkonte edhe shkatërrimin e qytetit të vjetër. Kjo në mënyrë vendimtare zhvendosi zhvillimin e qytetit në perëndim dhe në jug, drejt rrafshinave #5 HAPËsIRA PUBLIkE PRANvERË/vERË 2013
— mund të shihen edhe sot fotografitë e lagjeve të reja të qytetit në fundin e viteve të ‘60-ta dhe në fillim të viteve të ‘70-ta, një periudhë që disa e kujtojnë si “ditët e lavdishme” të prishtinës.
➳ 63
të Fushë-Kosovës, dhe larg nga shpatet në të cilat ishte ngritur qyteti i vjetër. terreni i ri mundësonte ndërtimin e banesave të reja shumëkatëshe, që e karakterizuan zhvillimin e qytetit në vitet e ‘70-ta dhe në fillim të viteve të ‘80-ta, duke përfshirë lagjet e reja të “Ulpianës”, “Dardanisë” dhe të Kodrës së Diellit.
— vërtet, si shumica e qyteteve, prishtina u rrit kryesisht falë imigrimit të ardhacakëve, dhe sot pasardhësit e tyre janë më të shumtë në numër se ata të familjeve që jetonin në qytet më 1945.
64
avancimi ngritja e prishtinës urbane është paralele me krijimin e Kosovës moderne. Qyteti është qe një kohë të gjatë magnet për joprishtinasit. vërtet, si shumica e qyteteve, prishtina u rrit kryesisht falë imigrimit të ardhacakëve, dhe sot pasardhësit e tyre janë më të shumtë në numër se ata të familjeve që jetonin në qytet më 1945. por, në periudhën jugosllave, ky imigrim ishte i kontrolluar. njerëzit zhvendoseshin për arsye institucionale: për arsimim në gjimnaz apo universitet, për një punë të re (veçanërisht në sektorin e madh administrativ), apo për t’u bashkuar me anëtarët e tjerë të familjes. për dallim me situatën e tashme, dëshpërimi ekonomik ka qenë një arsye e pazakontë për zhvendosje në kryeqytet jo se ai nuk ka ekzistuar (papunësia në Kosovën socialiste nuk ka qenë kurrë më e vogël se 25 për qind), por sepse mundësitë për punësim në qytet ishin jo edhe aq më të mira se ndokund tjetër. Dhe gjetja e një vendi për të jetuar do të kishte qenë e vështirë, sepse ndërmarrjet i zgjidhnin banorët e shumëkatësheve të banimit. mundësitë për iniciativa private kanë qenë të vogla. Gjatë aparteidit të viteve të ‘90-ta, arsyet për zhvendosje në kryeqytet kanë qenë edhe më të vogla. por kjo dinamikë e popullsisë ka ndryshuar pas 1999-ës, me ekonominë e transformuar të Kosovës dhe shpresën për një shtet të ri. Gjatë luftës së 1999-ës, forcat serbe dëbuan shumicën e banorëve shqiptarë nga prishtina, ndonëse qyteti u kursye nga dëmtimet e rënda fizike. pas luftës, vazhdoi ekspansioni, bashkë me përpjekjet për të rregulluar zhvillimin urban. tani kryesisht nën kontroll privat, problemet me zhvillimin u përkeqësuan nga qeverisja e dobët e pasluftës, e cila mundësoi uzurpimin e pronave publike dhe private nga bandat e caktuara. një baticë shtetasish të huaj erdhi në qytet si pjesë e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UnmIK) dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, me xhepat përplot para për t’i shpenzuar për marrje të pronave me qira, duke shkaktuar bumin e patundshmërive. Pengimi i vdekjes në mesin e viktimave të kaosit të pasluftës është arkitekti i shquar rexhep Luci, i cili u vra në vitin 2000 nga vrasës ende të panjohur. Luci u mundua të parandalonte zhvillimin e pakontrolluar të prishtinës dhe të sillte rend në zhvillimin urban, por pa sukses. ai organizoi konferencën “vizioni për prishtinën 2000-05” pak para vrasjes së tij, por vizioni i tij u dëshmua i pakapshëm. vdekja e tij shënoi fundin e një epoke për qytetin dhe u pasua nga një periudhë e ekspansionit të “egër” dhe e kaosit të madh në strukturën urbane shoqërore. Ky kaos erdhi jo vetëm si rezultat i ardhjes së udhëheqësve të rinj të huaj të Kosovës (që qeverisnin zyrtarisht) dhe të të fortëve vendës (që dominonin jozyrtarisht), por edhe për shkak të valës baticore të njerëzve që vinin nga zonat rurale. ata ikën nga shtëpitë e shkatërruara dhe ekonomitë e rrënuara lokale. ndryshe nga e kaluara, dëshpërimi ekonomik ishte ai që tani nxiti imigrimin drejt kryeqytetit. të tjerët u joshën nga oportunizmi i qartë dhe shpresa për përfitime të shpejta. Lufta goditi zonat rurale bajagi shumë, dhe më pas ushqimi i lirë, i importuar vërshoi tregjet lokale, duke minimizuar bujqësinë vendëse. ekonomia e re shërbyese e prishtinës, duke përfshirë sektorin e organizatave ndërkombëtare, dukej se krijonte mundësi për punësim të leverdishëm, veçanërisht për të rinjtë, ndonëse punët shpesh ishin jetëshkurtra. nga të gjitha qytetet, prishtina ofronte të vetmen shpresë ekonomike. Kolapsi industrial bëri që qendrat e tjera urbane të Kosovës të lihen anash. motorët e dikurshëm industrialë, si mitrovica dhe Gjakova, ranë në varfëri të thellë. Deri më 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, prishtina kishte marrë një imazh të ri, një simbol të pasurisë së re dhe të pushtetit politik nën kapitalizmin grabitqar ➳ kosovo 2.0
termoceNtrali "kosova a" Në periferi të prishtiNës furNizoN me rrymë kryeqytetiN e veNdit, që është edhe qyteti më i madh. Në fakt, kosova është Në prag të primatit urbaN, Në të ciliN Një Numër joproporcioNal i popullsisë jetoN Në Një qytet të vetëm.
➳
"ulpiaNa" është Njëra Nga lagjet e prishtiNës që lulëzoi Në vitet e '70-ta dhe '80-ta me NdërtimiN e shumë Ndërtesave të larta të baNimit.
#5 HAPËsIRA PUBLIkE PRANvERË/vERË 2013
65
Zhvilluesit janë aq të etur për të ndërtuar ndërtesa banimi në Prishtinë në ditët e sotme, saqë i fusin projektet në pika të ngushta, disa pothuajse në krye të rrugëve të ngarkuara. Hapësirat e reja të banimit akomodojnë fluksin e vizitorëve nga vendet tjera që punojnë për OJQ-të, si dhe njerëzve që migrojnë nga fshatrat në kryeqytet për mundësi më të mira ekonomike.
66
kosovo 2.0
të transformimit të pasluftës. ajo kishte sjellë një konsensus politiko-ekonomik, që studiuesi kosovar, agon hamza, e quan “ideologji e porsalindur”. buzë humnerës Kosova sot është në rrezik të “parësisë urbane”, një gjendje në të cilën një qytet i vetëm përmban një përqindje të shpërpjesëtuar të popullatës urbane të vendit dhe të popullatës në përgjithësi. Kjo është e zakonshme kudo në botën në zhvillim, ku ritmi i përqendrimit urban ka çuar drejt kushteve të mjerueshme për të varfrit në vendbanime joformale, si “favelat” e Brazilit, barakat e afrikës së jugut, dhe lagjet gjysmëformale, si “Bathorja” në tiranë. Fuqia e lidhjeve shoqërore në Kosovën rurale, dhe mbështetja që gëzojnë shumë familje nga pjesëtarët e tyre që jetojnë jashtë vendit, e ka mbajtur nën kontroll zhvendosjen e popullsisë tani për tani, por kjo mund të mos zgjasë shumë. Sektorët tradicionalë industrialë të Kosovës nuk janë përtërirë, dhe njerëzit përballen me shumë pengesa për të imigruar jashtë vendit. njerëzit do të vazhdojnë të kërkojnë shpëtim në prishtinë. një qytet është fillimisht institucion shoqëror e pastaj strukturë fizike, ka argumentuar mumford. në mesin e problemeve më serioze të prishtinës moderne është dështimi i institucioneve shoqërore për të zhvilluar dhe për t’i forcuar lidhjet e asociacionit urban dhe vetorganizimit. Struktura e copëtuar shoqërore e qytetit është e dukshme për këdo që kalon kohë në të. e dukshme është edhe pritja se të gjitha problemet do të zgjidhen sipas strategjisë lart-poshtë, dhe fajësimi i “atyre” (politikanëve, ndërtimtarëve, ardhacakëve, të huajve etj.) për dështimet e qytetit. “Bashkësia” është një fjalë me pak kuptim në qytet dhe është e prirë t’i kujtojë përpjekjet e dështuara të shtetit jugosllav për të inkurajuar angazhimin nëpërmjet “bashkësive lokale” të famshme. ato ende ekzistojnë, ndonëse në një formë të degraduar, si njësi të administratës komunale dhe si kanale për nepotizëm për partitë politike. rritja e pakontrolluar, imigrimi i lartë, varfëria e madhe, rreziku i intensifikimit të parësisë urbane, krimet rrugore, keqmenaxhimi infrastrukturor, dështimi i qytetit për të krijuar një strukturë shoqërore – të gjitha këto e kanë stagnuar prishtinën në fazën që ka qenë që prej lindjes së saj moderne. prishtina është një qytet për nga emri, por zombi për nga shpirti. ajo mbetet e lodhur politikisht dhe pre e përhershme e tekave të forcave politike dhe ekonomike që shtrihen përtej kontrollit të saj. — K
— në mesin e problemeve më serioze të prishtinës moderne është dështimi i institucioneve shoqërore për të zhvilluar dhe për t’i forcuar lidhjet e asociacionit urban dhe vetorganizimit.
Besnik Pula është sociolog historik dhe ekonomist politik, aktualisht studiues postdoktoral në Universitetin e Princtonit. Ai ka doktoruar në Universitetin e Miçiganit, ndërsa është lindur dhe është rritur në Prishtinë.
#5 HAPËsIRA PUBLIkE PRANvERË/vERË 2013
67
Mbi monumentet e ish-Jugosllavisë dhe interpretimin e së kaluarës ~
Simbolet e Jugosllavisë janë lënë të kalben në botën e sotme NGA Vesa SahatÇiu / ILUSTRIMET DRITON SELMANI
➳ #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
75
“Ëndërroj një Evropë pa monumente, pa monumente të vdekjes dhe të shkatërrimit. Ndoshta monumente të dashurisë, të gëzimit,të shakave dhe të qeshurave”. — Bogdan Bogdanovic, arkitekt
— Diskutimet mbi trashëgiminë kulturore të ish-Jugosllavisë janë shpesh të izoluara me komente banale në faqet e internetit dhe në bisedat nëpër kafene. Në mesin e disa shqiptarëve ka mungesë dëshire, ndoshta për shkak të përtacisë intelektuale, për të trajtuar këtë periudhë historike dhe efektet e saj me një vështrim më serioz. Mjetet për debat duhet të jenë më të thella dhe më objektive se sa vetëm të pyetet:“A është kjo trashëgimi shqiptare apo jo?” ose “Nëse e mbështesim mbrojtjen e kësaj trashëgimie, a jemi patriotë apo jo?” Reduktimi i debatit për këtë periudhë në terme degraduese si “tradhtar” dhe “joshqiptar” nga fillimi është keqinterpretim i ish- Jugosllavisë, duke e zhvendosur dhe privuar atë nga konteksti historik. Thjeshtëzimi i tillë mohon edhe rolin e shqiptarëve në ndërtimin e saj. Monumentet e ish-Jugosllavisë, së bashku me objektet, rrugët, parqet dhe sheshet, nuk janë thjesht serbe: Ato janë jugosllave. Dhe, pasi që shqiptarët kanë qenë pjesë e saj, monumentet mbesin pjesë e trashëgimisë sonë. Atëherë pra, çfarë janë këto monumente që përbëjnë trashëgiminë tonë? A janë të rëndësishme për ne? A kanë vlerë historike apo kulturore? Ndarja e Jugosllavisë nga aleanca e Bllokut Lindor në vitin 1948 dhe marrëdhëniet e acaruara ndërmjet Titos dhe Stalinit kanë pasur pasoja të shumta politike në Jugosllavi; patën ndikim edhe në art dhe kulturë. Realizmi socialist, një doktrinë pothuajse e padiskutueshme në Bllokun Lindor, menjëherë u zëvendësua me një qasje të re konceptuale dhe estetike. Ndryshe nga Bashkimi Sovjetik dhe Shqipëria, ky mjedis i ri nuk kishte ngurtësinë e realizimit socialist, duke lejuar një liri që çoi në forma abstrakte, të ndikuara thellësisht nga rrymat moderne të Perëndimit. Megjithatë, temat nën zhvillim mbetën plotësisht brenda kornizës së ideologjisë socialiste, duke përfshirë përmendoret kushtuar ushtarëve të Luftës së Dytë Botërore, antifashiste. Sheshi që lartëson bashkim- vëllazërimin në qendër të Prishtinës quhet “Monument kushtuar luftëtarëve të rënë” dhe është projektuar nga Miodrag Zhivkovic në vitin 1961. Në Mitrovicë, monumenti nga arkitekti Bogdan Bogdanovic u kushtohet par-
tizanëve shqiptarë dhe serbë të luftës antifashiste. Edhe pse konceptet ishin të njohura, format ishin të freskëta. Bogdanovic e pranoi se Titoja nuk ishte i mbrujtur në mënyrë kulturore dhe nuk i dinte trendët në art. Por udhëheqësi ishte i etur për të angazhuar artistë që do të shkëputeshin nga shablloni sovjetik, thoshte Bogdanovic. Titoja donte që lëvizja e re të përfaqësonte kujtesën dhe identitetin e federatës jugosllave. Pasi Titoja kishte parë veprat abstrakte të Bogdanoviqit, me motive floreale dhe forma totemike, ai mandatoi projektin e artistit. Nga viti 1948 deri më 1980 monumentet e Jugosllavisë ishin jashtë klasifikimit, qoftë në stilet kapitaliste të Perëndimit, qoftë ato komuniste të Lindjes. Ishin thellësisht të ndikuara nga idetë moderniste të kohës dhe projektuesit ishin të lirë për të eksploruar idetë e arkitektëve modernistë: Le Corbusier-it dhe Mies van der Rohe-s, si dhe atyre surrealistë dhe trendët e tjerë. Kjo krijimtari e papenguar lejoi idetë nga jashtë të filtrohen përmes lokalitetit dhe specifikave sociale dhe politike të Jugosllavisë. Kjo periudhë prodhoi monumente padyshim specifike për rajonet e ish-Jugosllavisë. Kjo ishte koha kur edhe Kosova përjetoi një lëvizje dramatike përpara në konceptimet e saj për artin dhe arkitekturën. Pa këtë periudhë ne nuk do të kishim vrullin e artit modern të karakterizuar nga veprat e Muslim Mulliqit, Xhevdet Xhafës dhe Nysret Salihamidzicit. Përveç nga këndvështrimi politik dhe ideologjik, edhe si federatë supranacionale, Jugosllavia kishte për qëllim të krijonte një gjuhë vizuale dhe një kujtesë kolektive që përfshinte të gjitha nacionalitetet e saj. Nëse kishte diçka që ishte anatemë për Jugosllavinë, kjo ishte rindezja e ndjenjave dhe armiqësive të vjetra nacionaliste. Në fund të fundit kjo ishte edhe në kontekstin ideologjik dhe politik pas Luftës së Dytë Botërore, ku pozicionet e majta dhe të djathta ishin më të rëndësishme për organizimin politik dhe social sesa nacionalizmi, shtetësia dhe identiteti kombëtar. Kështu që aplikimi i këtyre kornizave sot për një analizë të trashëgimisë kulturore të Jugosllavisë është revizionizëm historik i devijuar. Konkluzionet rreth së kaluarës nuk duhet të ba-
76
kosovo 2.0
➳ #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
77
zohen ekskluzivisht në ndjenjat politike, sociale ose ideologjike të së tashmes, ato duhet të marrin parasysh edhe dinamikën e së kaluarës. Është e qartë se këto monumente, edhe në ditët e sotme, nuk janë serbe, kroate, sllovene, malazeze, maqedonase e as shqiptare. Për dëshmi, duhet vetëm të vihet re se ato janë lënë pas dore nga shtetet ku gjenden dhe janë lënë të shkatërrohen në të gjitha rajonet e ish-Jugosllavisë. Ne jemi të gjithë ambivalentë (nëse jo plotësisht antagonistë) ndaj këtyre monumenteve. Ndjenjat nacionaliste të rilindura nuk lënë hapësirë për monumente pa komb. Nuk ka hapësirë për këto relikte kur disa janë të zënë duke rishkruar historinë, siç po bën Maqedonia me monumente kiçi dhe historikisht mospërputhëse. Kujt i nevojiten monumentet që nuk janë as serbe as shqiptare, por përfshijnë të dyja? Ato, sidoqoftë, mund të shikohen me dashamirësi së paku nga pikëvështrimi i historisë së artit, si dëshmi të modernizmit kosovar. Ato mund të jenë burime frymëzimi dhe njohurie për brezin e ri të artistëve dhe arkitektëve. Ndoshta ato edhe do t’i rezistojnë kohës- nëse kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, nuk vazhdon me rrafshimin e sheshit të bashkim-vëllazërimit për të ndërtuar një parking shumë të diskutuar. Vëzhguesit e kanë karakterizuar stilin surrealist, modern të monumenteve jugosllave si “futurist”. Dhe kjo është e përsht-
— Vëzhguesit e kanë karakterizuar stilin surrealist, modern të monumenteve jugosllave si “futurist.”
78
kosovo 2.0
atshme, sepse këto monumente nuk kanë histori. Është shumë e saktë të thuhet se këto monumente do të kenë një trajtim më ndryshe në të ardhmen se sa e kishin qe një kohë të gjatë. Ato thjesht nuk kanë hapësirë në precedentin historik të cilin e vlerësojmë sot. Më e shumta, ato janë mbetje, anomali në rrjedhën e sheshtë dhe të njëtrajtshme të historisë sonë. — K Vesa Sahatçiu ka mbaruar studimet për histori arti në Universitetin e Oklendit, në Zelandë të Re, dhe studimet postdiplomike (master) për teori të artit bashkëkohor në qendrën “Goldsmiths” të Universitetit të Londrës. Në Kosovë ajo ka punuar për Galerinë Kombëtare të Kosovës, dhe si opinioniste për gazetën e përditshme “Express”.
Një vend për hapësirë NGA Enver Robelli / FOTOGRAFITË MAJLINDA HOXHA
Tash një ngastër e zbrazët, e mbushur me bar, kjo hapësirë është planifikuar të jetë vendi i Teatrit të Operës dhe Baletit në Prishtinë.
86
kosovo 2.0
Pas shumë gabimeve, qytetarët duhet t'i shtyjnë zyrtarët të marrin shembull nga qyteti i Bilbaos në Spanjë
“Një tufan i tmerrshëm shembi idhujt. Disa i bani pluhun e disa i la pa krena. Tufani i tmerrshëm nuk frynte as nga një anë e horizontit, dhe as nga qiella, por duel nga zemra e dheut... Idhujt pa krena! Shëmtim i natyrës!” Migjeni, “Idhujt pa krena”
- Nëse ndonjëherë shkruhet historia e mirëfilltë e Kosovës pas vitit 1999, atëherë një kapitull i gjatë duhet t’i kushtohet hapësirës publike dhe shkatërrimit të saj. Ky shkatërrim përfshin pothuaj gjithçka që qytetari i Kosovës sheh përtej mureve të tij private. Shpesh edhe muret e tij private janë të ndërtuara ilegalisht dhe ia zënë hapësirën fqinjit për jetë normale. Në qytetet e Kosovës këmbësori është në konfuzion të përhershëm: hapësira e tij ngushtohet prej vitesh dhe ai detyrohet të bredhë në qytetin e tij si të ishte në labirint. Revolucioni i betonit pandërprerë mbulon çdo skutë me bar që mund të ketë mbetur, trotuaret ngushtohen dhe mujsharët zgjerojnë ndërtimet e tyre – herë me leje (të marra me ryshfet), herë pa leje hiç. Pothuaj gjithçka që shohim pas luftës së viteve 1998-99 është jo vetëm zaptimi i hapësirës publike, por në të njëjtin kontekst edhe hiperbolizim dekadent ngjarjesh dhe personash, përvetësim meritash dhe përjetësim komandantësh në përmendore bajagi bajate. Përmendoromania në Kosovë flet për një mungesë serioziteti; nuk duhet të jesh skulptor, as kritik arti për të parë se përmendorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, në Prishtinë më shumë i jep hov humorit të pavullnetshëm. Loja qesharake me simbole e motive pa- ➳ #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
87
triotike e arriti kulmin në vjeshtë të vitit 2012 në fshatin Radushë afër Shkupit, ku politikanë dhe njerëz të tjerë me profesion “shqiptar” valëvitën si në trans disa flamuj me shkabën dykrerëshe (prodhim kryesisht kinez), mbajtën ca fjalime patetike dhe në fund pasoi ekstaza: shpalosja e përmendores së Adem Jasharit, njërit prej nismëtarëve të aksioneve të armatosura kundër forcave serbe në vitet ‘90. Dhe ç’shihte publiku? Adem Jashari, i ngarkuar me pushkë e allti, dhe duke mbajtur drejtpeshimin si valltar baleti mbi një tank, gryka e të cilët na qenkësh e drejtuar “nga Shkupi”. Bëhej fjalë për një tank që gjoja kryengritësit shqiptarë ua kishin konfiskuar forcave maqedonase gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001. Kjo pamje e Jasharit është artistikisht e llahtarshme. Në një grumbull hiçi, figura e Jasharit ndërtohet me një kombinim fatal mes egërsisë së realsocializmit, desperadove mendjelehtë meksikanë, Charlie Chaplinit, Super Marios dhe heroit partizan jugosllav Boshko Buha. Këtu, mërzitshëm shkëlqen edhe estetika e pornografisë patriotike: gryka e tankut në formë të fallusit, në prapaskenë dy shtylla prej hekuri në formë të dy këmbëve të ngritura dhe mes tyre, natyrisht, një shqiponjë dykrerëshe prej teneqeje! Shikuar nga aspekti i psikanalizës, kjo përmendore e shoqëruar edhe me simbolin e fallusit përpiqet të tregojë “gjigantomaninë patriotike”, por rezultati është i mjerueshëm: një komb i tredhur!
sheshit. Sheshet nuk janë vetëm një grumbull pllakash të shtruara. Si shoqëri kemi problem tejet të madh me kujdesin ndaj hapësirës publike. Nuk kemi përvojë serioze në planifikim urbanistik. Ndërtojmë dosido, dhe ku mundemi. Nuk kemi ndjenjë se po e pengojmë tjetrin – dhe në fund e bllokojmë edhe veten, jo vetëm mentalisht. Nuk është turp që për gjërat në të cilat nuk kemi përvojë të kërkojmë ndihmë ose këshilla nga jashtë. Por parakusht për këtë duhet të jetë gatishmëria jonë si shoqëri për të pranuar disa kritere, vlera, rregulla që vijnë nga jashtë, nga vendet moderne. Kjo vlen si për përmendoret, si për respektimin e ligjeve. Ndryshe mund të ndodhë që pas disa dekadave të vijnë gjenerata të tjera, të cilat do t’i rrëzojnë të gjitha këto përmendore të ndërtuara në frymën cinike të neosocializmit, sepse do t’u vijë turp para botës.
KUPTIMI I MONUMENTIT Shikojeni të ashtuquajturën përmendore të Agim Ramadanit para ndërtesës së Teatrit në Gjilan - dhe pak më tutje monumentin e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. Duket se autori i asaj vepre nuk i ka pasur parasysh dy aktivistë dhe kundërshtarë të regjimit jugosllav, por dy njerëz që ikin nga dyqani. Kjo zgjedhje fatkeqe nuk e nderon askënd, as sakrificën e të rënëve. Kështu njerëzit edhe për së vdekuri po degradohen. Përmendorja e Agim Ramadanit, ta zëmë, më shumë të kujton një nxënës që mendueshëm shkon në shkollë sesa një luftëtar lirie. Në Rahovec mund të shihet se si mbi një përmendore që i kushtohej rezistencës antifashiste pas luftës së fundit (1998-99) janë vendosur përmendoret e disa komandantëve të UÇK-së. Një përzierje kjo që krejt idenë e nderimit dhe të përkujtimit e zbret në improvizim dhe sharlatanizëm. Shembuj të tillë ka plot, gjithandej nëpër Kosovë. I njëjti problem është me emrat e rrugëve. Të gjitha rrugët kryesore në qendër të Prishtinës, ta zëmë, bartin emra të luftëtarëve të luftës së fundit – thuajse ky vend është krijuar më 1998-99 dhe përpara nuk ka ekzistuar asgjë. A thua ku gjendet rruga e Anton Çettës në Prishtinë? Ose e Esad Mekulit dhe Anton Pashkut? Me siguri emrat e tyre janë futur në ndonjë qorrsokak. Së fundi një debat u zhvillua rreth ngritjes së përmendores së presidentit Ibrahim Rugova në sheshin qendror të Prishtinës. Konkursi i parë dështoi, sepse juria nuk e vlerësoi asnjë propozim nga artistët. Përmendorja duhet të përshtatet edhe në kontekst të
FUQIA E NJË EMRI Një shembull tjetër i lojës me emra të të vdekurve, dhe me emocione të njerëzve të gjallë, është propozimi i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, që një universiteti që po planifikohet të hapet në Gjilan t’i ngjitet emri “Kadri Zeka”. Mendimet për këtë propozim janë të ndara, qarqe të Lidhjes Demokratike të Kosovës po kërkojnë që kjo shkollë të bartë emrin e Xhavit Ahmetit, një shkencëtar e pedagog i Universitetit të Prishtinës, dhe aktivist i LDK-së, i vdekur në një aksident komunikacioni në vitet ‘90. Këtu më së miri do të ishte që vetë familjet të reagonin dhe të deklaroheshin qartë kundër keqpërdorimit të emrave të pjesëtarëve të tyre. Emrat e Kadri Zekës dhe Xhavit Ahmetit, Haxhi Zekës dhe Fehmi Aganit, Ukshin Hotit dhe Hasan Prishtinës po keqpërdoren për poenë politikë. Pse duhet ta lejojnë këtë familjet e tyre? Pse duhet ta lejojë këtë shoqëria? A kemi të bëjmë vetëm me apati e indiferencë ndaj hapësirës publike? Këta emra, me merita të ndryshme për lirinë e Kosovës, nuk duhet të hidhen në lotarinë politike. Fundja, pse ndodh gjithë kjo lojë me emra? Ndodh, sepse politikanët provincialë përherë janë përpjekur që me këso emërtimesh edhe simbolikisht të marrin në pronësi hapësirën publike. Pastaj ngado që shikon – gjithçka do të asociojë vetëm me gardën politike (aktuale). Ky është një lloj pushtimi. Para 150 vjetësh historiani i madh, Jakob Philipp Fallmerayer, shkruante: “...nuk duket se shqiptarët kanë pasur ndonjëherë nevojën që të kapërcejnë horizontin e kufizuar të familjes dhe të klanit, të pronës private, të egoizmit, të mllefit dhe të hakmarrjes. Shqipëria është vendi i mendjes të shkurtër, vendi që me dashje nuk i bindet as vetvetes e as të tjerëve”. Fallmerayer i quante viset shqiptare territore ku “anarkia dhe mungesa e ligjit janë njëkohësisht shpirt dhe frymë e jetës”. A kemi sot përgjigje ndaj këtyre konstatimeve? Apo mjaftohemi si shoqëri me një rafal sharjesh ndaj Evropës shtrigë. A duhet t’u bindemi edhe më tutje shtrigave, ose frikës nga shtrigat, ose duam të jemi të sunduar nga ligji? Kjo mënyrë e pushtimit të hapësirës publike dhe kjo qasje e çuditshme e njëanshme në kujtimin e të kaluarës, përqendrohet vetëm
88
kosovo 2.0
te heronjtë – të vërtetë dhe të shpifur. Viktimat nuk kanë vend në kujtesën kolektive, por vetëm private, familjare. Andaj pothuaj askush ndër shqiptarë nuk e di si e ka pasur emrin gruaja e Adem Jasharit. Shoqëria maskuline e burrave barkmëdhenj, të cilët tërë ditën e kalojnë nëpër kafehanet e kotësisë, në imazhin e historisë nuk duron viktima – as gra të dhunuara, as fëmijë të therur me bajonetë, e as plaka të vdekura në rrugët e ikjes. Bile së fundi në një fotografi iu mbulua gjoksi një nëne, e cila po i jepte gji foshnjës në kolonën e mjerimit, duke ikur për në Maqedoni. Këtë fotografi e kishte bërë një fotograf kroat, dhe në pranverë të vitit 1999 është botuar në ballinën e revistës gjermane “Der Spiegel”. Kjo fotografi nuk është e turpshme, as epshore. Ajo e simbolizon dhimbjen dhe dëshpërimin. E turpshme është të zbulosh këso përmendoresh si në Radushë të Maqedonisë dhe gjithandej nëpër Kosovë – dhe kështu të tregosh faqe botës krejt marrëzinë e një shoqërie në krizë të thellë.
Përmendorja kushtuar ish-presidentit të SHBA-së Bill Klinton, përkrahës i madh i pavarësisë së Kosovës, përshëndet njerëzit gjersa hyjnë në Prishtinë në bulevardin me të njëjtin emër.
— Shikuar nga aspekti i psikanalizës, kjo përmendore e shoqëruar edhe me simbolin e fallusit përpiqet të tregojë “gjigantomaninë patriotike”, por rezultati është i mjerueshëm: një komb i tredhur! #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
KRITIKË KOSOVËS Më 2009 revista prestigjioze holandeze e arkitekturës “A10” botoi disa shembuj të arkitekturës kosovare, të cilët e bëjnë atë të krahasueshme me rajonin. Arkitekti kosovar, Lulzim Kabashi, shkruante se as dhjetë vjet pas luftës Kosova s’ka mësuar asgjë nga përvojat e vendeve fqinje. Derisa në këto vende kalimi nga sistemi socialist në ekonominë e tregut dhe në demokraci ka ndodhur me më shumë kujdes, në Kosovë qytetet dhe hapësirat urbane janë shkatërruar nga një furtunë
dramatike. Kjo ka ndodhur, sipas Kabashit, si pasojë e diskontinuitetit historik të sipërpërmendur. Qytetet e Kosovës janë të fragmentuara, dhe zhvillimi kaotik i tyre është pasojë e mungesës së një politike të artikuluar hapësinore. Megjithëkëtë, punimet e kolegëve kosovarë, të prezantuara nga Kabashi, japin shpresë se arkitektët në të ardhmen do të zënë një vend më të rëndësishëm në ndërtimin e objekteve të ndryshme në Kosovë. Të qahesh kundër gjendjes ekzistuese në hapësirën publike të Kosovës nuk është ndonjë meritë edhe aq dobiprurëse. Duhet të pranohet ideja se arkitektët e mirë munden dhe do të transformo- ➳ 89
— Ndryshe mund të ndodhë që pas disa dekadave të vijnë gjenerata të tjera, të cilat do t’i rrëzojnë të gjitha këto përmendore të ndërtuara në frymën cinike të neosocializmit, sepse do t’u vijë turp para botës. jnë qytetet tona për të mirë, dhe munden të krijojnë vende që ne do t’ua linim pasardhësve tanë me krenari. Çfarë duhet bërë tjetër? Shoqata e Arkitektëve e Kosovës duhet të jetë më aktive në nxitjen e debateve mbi rëndësinë e planifikimit hapësinor, dhe duhet të jetë më e hapur për bashkëpunim me kolegë të tjerë në rajon dhe në Evropën Perëndimore. Me një fjalë, siç nënvizon Kabashi, arkitektët e Kosovës do të duhej të ishin këmbëngulës në gjetjen e mënyrave se si autoritetet do të mund të nxirrnin përfitim publik nga iniciativat private. Duhet vetëm pak vullnet dhe shumë dëshira të mira. Atëherë
të gjithë mund të përfitojnë. Ndryshimet në kaosin urban nuk mund të ndodhin brenda një kohe të shkurtër. Për këtë duhet durim, këmbëngulje dhe hapje kulturore. SFIDA PËR TË VEPRUAR Është e habitshme pse mediat në Kosovë nuk merren më seriozisht me çështjen e dëmtimit të hapësirës publike. Për çdo ditë mund të lexojmë mbi ndërtimet pa leje dhe inspektorët e korruptuar ndërtimorë, por pothuaj asnjëherë nuk prezantohet qoftë edhe një projekt i pranueshëm. Në këtë mënyrë ndoshta njerëzit sadopak do të detyroheshin bile të mendonin se ka ilaç për kaosin arkitektonik dhe urbanistik të Kosovës. Sepse: arkitekturë domethënë jetë! Këtë e kanë kuptuar të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, ndonëse duhet të thuhet se planet e Edi Ramës për Tiranin janë premtuese. Mësimi më i rëndësishëm që duhet nxjerrë nga shumë dështime dhe krime urbanistike që janë bërë në Kosovë është ky: projektet publike, të cilat nënkuptojnë ndërhyrjen në hapësirën publike dhe rrjedhimisht në përditshmërinë e qytetarëve, duhet të projektohen dhe drejtohen nga profesionistët dhe të mbikëqyren nga autoritetet e pakorruptueshme. Kjo është lehtë të thuhet, por ilaç tjetër nuk ka. Për të siguruar mbarëvajtjen e një projekti do të duhej që edhe qytetarët të braktisnin rolin e “vëzhguesve apatikë” dhe të angazho-
Monumenti i Gjilanit për Agim Ramadanin qëndron para Teatrit të qytetit.
90
kosovo 2.0
heshin në mbrojtje të hapësirës së tyre publike. Para disa vjetësh, një studio arkitekture nga Berlini, e cila nuk kishte ndonjë referencë mbresëlënëse, u përzgjodh për të ndërtuar objektin e Teatrit dhe Operës në Prishtinë, i cili do të bartte emrin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. (Nuk do të ishte habi sikur nesër dikush të kërkonte një teatër dhe operë me emrin Adem Jashari). Emri i Rugovës nuk do t’ia shtojë as ulë vlerën arkitektonike Teatrit dhe Operës në Prishtinë. Vetë arkitekti Kai Auffermann nga studioja “ARW Planungsgemeinschaft” kishte thënë me habi: “Një punë të tillë e fitojnë vetëm arkitektët e njohur”. Në gazetën “Berliner Morgenpost”, Auffermann po ashtu ka shpjeguar se për Teatrin dhe Operën në Prishtinë ai ka projektuar një formë të thjeshtë, dhe ka hequr dorë nga “elementet prestigjioze”. Pra, vetë arkitekti është i vetëdijshëm se Prishtina nuk do të hyjë në hartën e arkitekturës botërore, madje as rajonale, kur të ndërtohet Teatri dhe Opera. Projekti i Auffermannit i përngjan një qendre tregtare, dhe është një përzierje e keqe e pseudomodernizmit me neoklasicizmin e imituar. Kriteret kanë qenë qesharake. Është theksuar nga autoritetet se do të fitojë ai që ofron çmimin më të ulët, dhe që premton realizimin sa më të shpejtë të projektit. Si kriter i fundit është përmendur forma arkitektonike. Thonë se “çorba e lirë t’i djegë buzët”, dhe kështu ndodhi. Opera e ëndërruar ende është një gropë me baltë në qytet. Nuk dihet kur do të fillojnë punimet. Nuk ka transparencë sa i përket financimit, dhe për këtë episod katastrofal ende nuk ka dhënë askush përgjegjësi. E mira e së mirës do të ishte sikur Qeveria e Kosovës të anulonte përfundimisht këtë projekt të keq. Por, çfarëdo që ndodhë – gati një milion euro janë shpenzuar deri më tani për hartimin e projektit dhe, siç thuhet, për fazën e parë të punimeve. Në dhjetor të vitit 2009, gurin themeltar për ndërtimin e shtëpisë së Teatrit dhe Operës e kishin vënë presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi. DEBATI PËR XHAMINË Një shembull tjetër po aq shqetësues i problemeve me të cilat përballemi: në dhjetor të 2012-ës, pa ndonjë bujë apo debat publik, Bashkësia Islame e Kosovës shpalli konkurs ndërkombëtar për projektin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Parimisht, ishte punë e mençur që të shpallej konkurs ndërkombëtar për një projekt, i cili do të zërë një vend të rëndësishëm në kryeqytetin e Kosovës. Si çdo objekt publik, edhe ngrehinat fetare është mirë t’i përshtaten kontekstit urban dhe shoqëror, dhe të tregojnë diçka për të kaluarën e vendit dhe të fesë. Por, këto punë është më mirë t’u lihen në dorë profesionistëve. Kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën Është krejt në rregull që Prishtina të ketë katedrale për besimtarët katolikë, por duhet të lejohet së paku kjo pyetje: a është ky ndërtim që shohim i përshtatshëm dhe në harmoni me ambientin përreth? Katedralja “për fat të keq nuk është duke u ndërtuar sipas modelit profesional”. Si mund të presim që xhamia e madhe do të jetë ndryshe? #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
Pjesë e asaj që së shpejti do të jetë universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan.
Kjo bën vaki sërish te ne për shkak se nuk jemi mësuar, nuk duam të mësohemi dhe nuk jemi të gatshëm që gjërat me interes publik t’i diskutojmë hapur. A nuk do të kishte qenë më mirë që Katedralja të ishte projektuar nga një arkitekt me famë botërore, dhe pastaj ta bënte kureshtare edhe një audiencë ndërkombëtare? Kështu, pa shumë mundim, do t’i bëhej reklamë edhe shtetit të ri kosovar, vlerave të shoqërisë dhe pasurisë fetare. A e dimë kush është arkitekt i Katedrales së Prishtinës? Ja çfarë shkruan në prezantimin në internet të Katedrales: “Ipeshkvia bëri kontaktet e para me disa arkitekt(ë) universitarë në Romë, të njohur si projektues të bazilikave dhe katedraleve nëpër Itali. Shumë shpejt u nënshkrua marrëveshja mes arkitektëve të Shoqatës së Arkitektëve të Romës dhe Ipeshkvisë që të punojnë projektin e katedrales, dhe u vendos që ajo të projektohet në stilin neoromak”. Thënë më së buti, këtu kemi të bëjmë me një projekt jotransparent: nuk ka pasur konkurs, as nuk dihen emrat e arkitektëve. Për fat të keq, shenjat e para tregojnë se konkursi i Bashkësisë Islame të Kosovës është shpallur sa për sy e faqe. Edhe këtu mungon transparenca. Duket se sërish do të humbet një shans për të ndërtuar një xhami, e cila nuk është imitim i ndonjë arkitekture bizare të shkretëtirave dhe jashtë kontekstit historik të shoqërisë shqiptare të Kosovës. Konkursi ishte shpallur më 10 dhjetor 2012, dhe data e dorëzimit të projekteve ideore ishte 8 marsi 2013, ndërsa fituesi ende nuk është bërë publik. Në një letër përcjellëse mbi ➳ 91
hapësirën e xhamisë dhe dizajnimin arkitektonik, shefi i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, ka parashtruar një sërë kërkesash ndaj arkitektëve që mendojnë të konkurrojnë me projekte. Këto kërkesa e bëjnë konkursin të pakuptimtë. XHAMI APO QENDËR TREGTARE? Tërnava dhe shokët e tij kërkojnë që krahas hapësirave për lutje (për 3.800 meshkuj dhe 3.600 femra), xhamia e re të ketë në njërin kat “50-60 dyqane” në një hapësirë prej 2.200 metrash katrorë. Në katin tjetër parashihet të jenë “15-20 dyqane” (700 metra katrorë). Duhet shtruar pyetjen: a dëshiron Naim Tërnava të ndërtojë objekt fetar apo qendër tregtare, një lloj “Albi Mall” me minare? Athua çka do të shitet në këto 80 dyqane? Do të ishte normale sikur brenda xhamisë të hapeshin dy-tri dyqane të vogla për të shitur gjërat më të nevojshme për besimtarë, tjetër që në kuadër të xhamisë të hapen tri garazhe një restorant për “150 deri 200 veta, dhe një çerdhe për 60 fëmijë. Nëse shikohet pak më gjerë, atëherë do të gjenden shembuj se si arkitektura dhe planifikimi urban mund ta përmirësojnë ekonominë, të transformojnë hapësirat publike dhe të rrisin cilësinë e jetës. Qyteti industrial i Bilbaos në Spanjë deri së voni nuk ka qenë aq i njohur në botë. Por, pas ndërtimit të Muzeut të Guggenheimit në vitet ’90 nga arkitekti kanadezo-amerikan, Frank Gehry, termi “Efekti Bilbao” ka shërbyer për të treguar se si ndërtesat spektakulare mund të gjallërojnë qytetet në agoni. Me fjalë të tjera, një qytet si Bilbao, i cili nuk ka çfarë t’u ofrojë turistëve, me ndërtimin e strukturave moderne mund të transformohet në një vend të njohur në botë. STRUKTURA DEFINUESE Bilbao tani është magnet i turizmit falë strukturës së guximshme të Gehryt. Pas suksesit të këtij projekti, Bilbao ka vazhduar të angazhojë arkitektë me famë botërore për projektet e tij publike: arkitekti britanik Sir Norman Foster ka projektuar të gjitha stacionet e metrosë së qytetit, ndërsa spanjolli Santiago Calatrava ka ndërtuar urën e njohur Zubizuri dhe aeroportin ikonik të qytetit. E tërë kjo është bërë në një qytet dikur në rënie, i njohur në mesin e spanjollëve si “qyteti i zi” për shkak të së kaluarës së tij industriale, dhe në një vend të konsideruar si i shëmtuar dhe provincial edhe brenda Spanjës. Në vitin 2004, Bilbao mori një çmim për projektet më të mira arkitekturore në botë. Për Prishtinën, Bilbao është model. Bilbao është shembull se si një qytet i neglizhuar dhe kaotik mund të lërë gjurmë në botë. Por, për këtë duhet shumë më tepër se vullnet deklarativ. Në stilin “migjenian”, çdo qytetari të Kosovës mund t’i bëhet pyetja: a don hapësinë, zotni? Përgjigjja me siguri do të jetë “po”. Por, çka pas përgjigjes? Provojeni me angazhim qytetar. — K
92
Monumenti i Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Gjilan, dëshmorë të luftës së vitit 1999.
Enver Robelli është korrespondent për Ballkan i gazetës “Sueddeutsche Zeitung” në Munih, si edhe i gazetës “Tages Anzeiger” në Cyrih.
kosovo 2.0
Kukulla, puthje dhe gaz lotsjellës: Lufta për hapësirë publike në Kili Protestuesit nuk ngrihen më për të drejtat e tyre te një komb në lulëzim e sipër derisa regjimi është kontroll NGA Ines Pousadela / FOTOGRAFITË FabiAn NUNez Acevedo
➳ 120
kosovo 2.0
1. Studentët në Kili kanë krijuar një terren të përbashkët në protestat e tyre kundër praktikave selektive në arsimit të Qeverisë së re demokratike. 2. Ndërsa protestat po merrnin vrull, filluan të marrin mbështetje nga pjesëtarët e tjerë të shoqërisë kiliane, pra jo vetëm të studentëve. Rritja në numër shkaktoi reagim nga forcat speciale.
FOTO: ANTITEZO
— “Kjo është e papranueshme, qendra e qytetit Santiago është nën rrethim, e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur në Plaza Italia është duke u shkelur” postoi në “Twiter” Camila Vallejo pak para orës 11:00. Pak minuta më vonë ajo dërgoi një lajm tjetër: “Urdhri i Policisë është që të kontrollojnë çantat e shpinës të të gjithë studentëve që ecin përmes Alameda-s; kjo është plaçkitje e vërtetë nga ana e qeverisë.” Gati 4 minuta më vonë, ajo shtoi: Djathtistët janë duke kërcënuar demokracinë në vendin tonë përsëri, por bombat e tyre me gaz lotsjellësi nuk na frikësojnë.” Ishte mëngjesi i 4 gushtit 2011. Nxënësit e shkollave të mesme ishin duke u përpjekur, pa autorizimin e qeverisë, për të dalë në rrugë. Ata donin një demonstratë. Amaranta Camila Vallejo Dowling, atëherë një 23-vjeçare, që studionte gjeografinë, me një unazë me shkëlqim në hundë, së fundmi ishte zgjedhur presidente e Federatës së Studentëve të Universitetit të Kilit dhe anëtare e bordit ekzekutiv të CONFECH (Konfederata Kombëtare e Organizatave Studentore). E bukur, karizmatike dhe një vokal aktivist i Partisë Komuniste, - aktualisht kandidon për Kongresin Kombëtar në fletën e votimit të partisë, - ajo u përshkrua nga “The New York Times” si “Revolucionarja më joshëse në botë”. Në shtëpi, megjithatë, ajo ishte portretizuar në mënyrë të përsëritur si një kukull nën kontrollin komunist dhe, jo çuditërisht, ajo u bë cak i sulmeve seksiste. Sipas armiqve të saj, ajo ishte një person talentet e së cilës ishin më të përshtatshme për një konkurs bukurie sesa për lidership politik. Duke filluar në prill të vitit 2011, dhe duke zgjatur për shumicën e vitit, lëvizja studentore përfaqësoi procesin më të gjatë të mobilizimit në Kili që kur demokracia u rivendos në fillim të viteve ‘90. Studentët e drejtuan gishtin në të gjithë sistemin politik, për të cilin ata u ndienë se ruante një sistem të “aparteidit arsimor”. Arsimi ishte në dispozicion për të pasurit, por jo për të varfrit - dhe kjo gjendje nuk mbështetej vetëm nga qeveria e tanishme e krahut të djathtë, por edhe nga paraardhësja e saj e qendrës së majtë. Këndvështrimet e studenteve, që thoshin se përjashtimi dhe pabarazia po deformonin shoqërinë kiliane, shpejt fituan mbështetjen e masave. Në gjykatën e opinionit publik, - siç matet nga sondazhet e opinionit, si dhe nga numri i madh i njerëzve të cilët morën pjesë në demonstrata, - studentët patën diçka të vlefshme për të thënë. Në numër gjithnjë e më të madh, njerëzit vinin për të dëgjuar. Lëvizja u bë protesta masive më e madhe në historinë e kohëve të fundit të Kilit, dhe nuk mori shumë kohë para se stu#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
FOTO: ELI BERTARIA
dentët dhe përkrahësit u desh të merren me problemet e një hapësire publike të tejrregulluar. Kishte formular për të plotësuar, kërkesa për autorizime që duhet deponuar dhe negociata të gjata me zyrtarët qeveritarë për vendet e tubimeve, rrugët dhe oraret. Studentët shpejt e kuptuan se hapësirat publike të Kilit nuk ishin aspak publike. Përkundrazi, ato ishin hapësira në pronësi të shtetit dhe ishin të kontrolluara nga shteti. Studentët e Universitetit ishin më të prirur të pajtohen me ato rregullore dhe më në tërësi, se sa nxënësit e shkollave të mesme. Këta studentë, shumë prej të cilëve ishin nga kolegje profesionale më të varfra, më pak prestigjioze, shpesh neglizhonin rregulloret dhe demonstronin pa autorizim shtetëror. Këto demonstrata, nga ana tjetër, u shtypën shpesh. Por edhe kur të gjitha procedurat ndiqeshin, policia ishte e shpejtë për të vepruar kur studentët largoheshin paksa nga rrugët e duke rënë dakord, ose kur nuk shpërndaheshin në kohën e kërkuar. Derisa demonstratat u mbështetën nga populli, ato zgjeruan fokusin e tyre. Familje dhe qytetarë marshuan së bashku me studentët dhe ngjarjet filluan të kenë shfaqje kulturore, të tilla si koncerte. Të përshkruara shpesh si “ahengje” ose “karnavalet”, demonstratat filluan që të përfshijnë gjëra të tilla si kostume të përpunuara, ngjyrosje të fytyrës, muzikë, vallëzim, shfaqje me kukulla, instalime arti dhe slogane tërheqëse. E gjithë kjo, - si edhe dhuna që pasoi shpesh, - ishte dokumentuar tërësisht nga demonstruesit vetë. Qindra fotografi dhe video janë marrë, janë postuar online dhe pafund ripostuar dhe diskutuar në blogjet dhe mediat sociale.
✈ VAZHDON NË FAQEN 170 121
vërtiten rreth rektoratit, por kampuam 24 orë me tenda, luajtëm kitarë dhe shfaqëm një film. Brenda 24 orëve, ministri i Arsimit erdhi dhe deklaroi se Durimi dhe unë kishim të drejtën të merrnim pjesë në zgjedhje. Për 24 orë, transformuam vendin në një hapësirë për studentë”, tha Gjinovci. Shumica e Kosovarëve e kanë parë Gjinovcin në lajme së fundi për punën e tij në protestat civile kundër KEKut. Pasi korporata energjetike rriti çmimet në fillim të vitit 2013, një lëvizje qytetare u zhvillua mbi dy ankesa kryesore: se faturat e reja janë shumë të larta dhe se kompania po keqmenaxhohet. Vullnetarët organizojnë protestat, që tërheqin një rang njerëzish: studentë, pensionistë, persona të moshuar, biznesmenë dhe të tjerë. Është një protestë e rrallë në Kosovën e paspavarësisë, sepse është e frymëzuar nga parime të qeverisjes së mirë dhe shërbime të mira publike, sesa nga integrimi në BE, liberalizimi i vizave ose bashkimi kombëtar. Pjesëmarrja në çdo protestë arrin nga qindra deri në 1.000 persona. “Këto protesta janë të veçanta, sepse nuk ka organizatë, por ka organizim”, tha Gjinovci. “Kjo po mungon në Kosovë”. I nisur nga një prezantues televizioni në Prishtinë, aksioni është quajtur Lëvizja e Qytetarëve të Organizuar, dhe ka marrë një jetë më vete. “Nuk ka organizatë zyrtare, por është një grup i pak personave që punojnë ditën në punët e tyre, organizojnë një protestë, dhe lidhin grupet e ndryshme. Nuk ka vijë politike ose agjendë politike për të ardhur në pushtet. Janë qytetarë që po përdorin të drejtën e tyre për të protestuar”, tha Gjinovci. “Filloi si ankesë nga populli për faturat e energjisë elektrike. Kjo ankesë bëri që 1.000 qytetarë të dilnin në rrugë, dhe kur kjo ndodhi, njerëzit filluan të lidhnin situatën me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, me drejtorin e KEK-ut. Ankesat filluan të shpreheshin si kërkesa. Kur u krijuan kërkesat, kjo është një kauzë, një kauzë që i bën njerëzit të dalin në rrugë”, tha ai. 170
Protestat janë mbajtur rregullisht që kur filluan në shkurt. Pasi vazhduan, u hap një hetim nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në zyrën e prokurorit të Kosovës. Por, sipas Gjinovcit, vlera e vërtetë e këtyre protestave gjendet në aftësinë për të ringjallur një sens të humbur para shumë kohëve të përkatësisë qytetare, të solidaritetit. “Në një nga protestat e fundit nuk prisnim që do të vinin mijëra persona, por erdhën. Pothuajse qava”. Shkalla e protestës ka arritur në nivel kombëtar, dhe këto veprime mund të mbjellin farën e një kulture të re politike në Kosovë. Në një peizazh të dominuar nga besnikëria partiake dhe apatia e përgjithshme, protesta për diçka bazike si shërbimet publike mund të jenë baza mbi të cilën njerëzit ordinerë mund të sjellin ndryshim. Gjinovci pajtohet: “Duket se “institucioni” i vetëm që funksionon është institucioni i protestës. Mendojmë se është më shumë “institucionale” që 1.000 persona të ndershëm të protestojnë sesa një grup huliganësh të vjedhin (teksa ulen) në ndërtesa (institucionale).. Çështja s’ka nevojë të jetë e lartë, idealiste. Njerëzit mund të pajtohen për çështje që kanë lidhje me mirëqenien e tyre të përditshme”. Pas vite protestash, arrestimesh dhe burgosjesh, çfarë do Gjinovcit tek Prishtina? “Kryesisht njerëzit, siguria, ndjenja e përkatësisë”, thotë ai “Do ta kisha të vështirë të largohesha”. — K Hana Marku është redaktore përgjegjëse për internet e “Kosovo 2.0”.
kosovo 2.0
✈ VAZHDON NGA FAQJA 121
Kukulla, puthje dhe gaz lotsjellës: Lufta për hapësirë publike në Kili
Përtej demonstratave masive në rrugë, pushtimi hapësirave publike të Kilit nga ana e lëvizjes mori forma të ndryshme. Edhe pse grevat dhe marshimet ishin në qendër të procesit, shumë strategji plotësuese për prezantimin publik të kërkesave u zhvilluan. Në të vërtetë, repertori i veprimeve që u përdorën nga studentët kilianë dallohet për shumëllojshmërinë e tij të mahnitshme. Midis tyre ishin pushtimet e gjata të shkollave të mesme dhe universiteteve, si dhe një numër i madh i rrëmbimeve të shkurtra, - që zgjasnin nga disa minuta e deri në disa orë, - simbolike të vendeve të tjera. Këto ishin shpesh të improvizuara dhe rezultonin zakonisht me dëbim nga policia. Ndër objektivat e favorizuara për këto pushtime të “decentralizuara” (jo të urdhëruara nga shoqatat e studentëve) ishin zyrat qeveritare, selitë e partive politike dhe kanalet televizive. Nxënësit e arsimit sekondar gjithashtu u drejtuan në greva urie të dukshmërisë së lartë. Protesta tjera, shpesh të organizuara përmes mediave sociale, morën formën e teatrit. Ndër më origjinalet dhe që binin më shumë në sy nga këto prodhime ishin turmat e çastit, që performoheshin nga grupe të mëdha me kostume dhe grim. Këto përmbanin elemente si vetëvrasjet simbolike për arsimim, ose të performuara nga vetë studentët, ose me kukulla që i përfaqësonin studentët e varur;
“puthje” masive për edukim të publikut; përgjigje ironike në ngjarje aktuale, si vendosja e një plazhi artificial në sheshin e qytetit, në të cilin studentët në rroba larjeje talleshin me ndryshimet e bëra të pushimeve të tyre dimërore; dhe, në fund të dhjetorit, instalimi i një kutie postare gjigante në Plaza de Armas, në të cilën qytetarët do të depononin “dëshirat e tyre të Krishtlindjes” lidhur me edukimin. Ngjarje të tjera synonin ruajtjen e dukshmërisë publike, duke përfshirë shëtitjet nga qytete të largëta drejt Santiagos, Valparaisos ose vendin e Kongresit Kombëtar dhe një garë rele të pandërprerë 75-ditore rreth pallatit presidencial. Studentët gjatë natës vendosën edhe qirinj, të frymëzuara fetarisht (“velatones”) për të protestuar ndaj represionit dhe huazuan nga grupet e të drejtave të njeriut një strategji të njohur si "ekspozimi" (“funa”), që kishte në shënjestër demaskimin e zyrtarëve publikë “fajtorë”. Me gjithë atmosferën festive, mobilizimeve masive dhe, në një masë më të vogël, pushtimit të shkollave dhe vendeve të tjera, ato shpesh përfundonin me përleshje me policinë, arrestime dhe herë-herë me grabitje dhe automjete të djegura. Përleshjet përgjatë Alameda-s, një nga rrugët kryesore të Santiagos, duke përfshirë edhe hedhjen e gurëve, barrikadat, policinë e pajisur, topat me ujë dhe gazin lotsjellës. Prania e oficerëve me rroba civile është raportuar gjithashtu. Ndoshta jo çuditërisht, konfrontimet zakonisht fillonin kur policia përpiqej të shpërndante studentët që demonstronin, apo për të nxjerrë protestuesit të cilët kishin zënë ndërtesat, sepse mendohej se ata nuk duhej të ishin atje; ka pasur një ndjenjë se këto veprime ishin të nevojshme dhe duhej të lejoheshin për të vazhduar. Edhe pse autoritetet i justifikuan dëbimet për shkak të dëmit të mundshëm, studentët pretenduan se pjesa e madhe e dëmit ndodhi gjatë dëbimeve, madje edhe policia ka raportuar "mbjelljen" e koktejeve të Molotovit dhe gjëra të tjera të tilla për të fajësuar studentët. Shumë shpesh vetë prania e policisë ishte ajo që nxiste dhunën, dhe jo aktivitetet apo synimet e studentëve. Nga ana tjetër, të rinjtë të maskuar të njohur si "encapuchados" (fjalë për fjalë
“persona të maskuar”) shpesh shfrytëzuan praninë e policisë për të nisur dhunën ose për të provokuar beteja. Njerëzit me maska ishin kryesisht të radikalizuar, studentë të klasës më të ulët e jo njerëz që ishin të përfshirë me organizatat studentore. Edhe pse ata ishin një pakicë e vogël, të mediat kryesore tentuan të barazojnë këta njerëz me lëvizjen studentore në tërësi. Përfundimisht, lëvizja studentore filloi të merrte në konsideratë idenë se, në një demokraci të vërtetë, nuk duhet të kërkoni leje - apo “autorizim”, apo ndonjë gjë tjetër të kësaj natyre. Në korrik dhe gusht, zyrtarët publikë filluan të ndalojnë demonstratat. Mbështetur nga një numër i ligjvënësve të opozitës, studentët ngrenë padi për të mbrojtur të drejtën e tyre kushtetuese për të protestuar. Me autorizim ose pa të, ata këmbëngulën për të marshuar. Gjatë marshimit “të paautorizuar” të nxënësve të shkollave të mesme në mëngjesin e 4 gushtit, studentët e universitetit nuk anuluan marshimin e tyre të planifikuar për në mbrëmje; në vend të kësaj, në “Facebook”, Vallejo deklaroi “MARSHI DO TË MBAHET! Asnjë masë represive nga qeveria nuk do të ketë sukses në minimin forcës së lëvizjes sonë. Ne do të përgjigjemi me më shumë unitet dhe më shumë përpjekje!” Derisa represioni rritej, një orë më vonë ajo postoi në “Tweeter”: “Sot, në 9 pasdite, krisma me tenxhere në të gjithë Kilin në kundërvënie ndaj represionit”. Kjo formë e veçantë e protestës ka një histori të gjatë në Kili, por nuk ka qenë parë për dy dekada. E gjithë ajo që u desh për të ringjallur atë, megjithatë, ishte një “tweet” i vetëm. Pas kësaj,u kthye në popullaritet pothuajse menjëherë, një pushtim simbolik i hapësirës publike nëpërmjet zhurmës, duke lejuar mijëra njerëz për të shmangur ndalesat e qeverisë kundër protestave në rrugë, duke bërë krisma me tenxhere në ballkonet e tyre, te dyert e shtëpive dhe te dritaret. “Ne nuk po tërhiqemi me gjithë kërcënimet te shumta”, shkroi Camila. Së shpejti në “Twitter” denoncimet e saj vazhduan të rrjedhin njëra pas tjetrës. “Forcat Speciale janë duke u përpjekur për të hyrë në FECH, ata po hedhin bomba me gaz lotsjellës në brendësi.
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
Studentët dhe stafi janë nën rrethim, ne nuk mund të dalim jashtë,” lexohet në një prej tyre. “Ajri nuk është për frymëmarrje. Stop represionit!” lexoi tjetri në vijim. Prej atëherë e tutje, organizatat studentore kiliane denoncuan represionin policor si një politikë të qëllimshme të qeverisë, duke paraqitur raporte të shumta mbi dhunën e tepruar, arrestimet e paligjshme, sulmet, kërcënimet, rrahjet dhe abuzimet e autoritetit. Fëmijët e shekullit të 21-të dhe përdoruesit e etur të teknologjive të reja dhe të mediave sociale, të rinjtë urbanë e ditën menjëherë se hapësirat fizike urbane nuk ishin të vetmet për të cilat ia vlente të luftohej: “Web”-i ishte gjithashtu një hapësirë politike që duhej pushtuar. Rrjetet sociale shërbyen si mjete thelbësore të organizatës, një mjet i paçmuar i komunikimit, dhe një burim alternative i informacionit që kundërshtoi pikëpamjen e mediave kryesore të protestuesve - si kriminelë. Interneti funksionoi si një vend proteste, një fushë beteje verbale, dhe, - në formën e veprimeve hakerimit kundër faqeve të qeverisë, - një armë luftarake. Ai gjithashtu i siguroi lëvizjes një dukshmëri dhe mbështetje të paparë ndërkombëtare. Në rrugë dhe në internet, u shfaq një diskurs politik novelash në mes së ardhmes demokratike dhe së kaluarës diktatoriale, dhe ishte i bazuar në zbulimin e fuqisë kolektive, e cila ishte (siç e zbuluan studentët) antidot i përsosur për frikën. Në luftën për rimëkëmbjen e të gjitha gjërave publike, - arsim publik për të gjithë, hapësira me të vërtetë publike, diskutim publik dhe një zë në çështjet publike, - studentët kuptuan se nuk ishin të frikësuar. Ata nuk kishin frikë nga represioni, nga ndryshimi ose nuk shihnin lodhje të sistemit me kërkesat e tyre “të tepruara”. Konkluzioni ishte i drejtpërdrejtë: “Ata na kanë frikën, sepse nuk jemi të frikësuar”. — K Ines M. Pousadela është politologe, me vendbanim në Uashington. Më parë ka qenë profesoreshë në Universitetin e Buenos-Airesit, dhe profesoreshë vizitore në Universitetin e Xhorxhtaunit dhe në Universitetin e Merilendit. Pousadela aktualisht punon si hulumtuese dhe si këshilltare e pavarur politike.
➳ 171
Irritim në Rusi "Voina Art Group" nuk ka frikë të shokojë botën duke protestuar për besimin e tij NGA Eamonn Sheehy / FOTOGRAFITË VOINA ART GROUP
➳ 124
kosovo 2.0
Aktivistët e "Voina"-s vizatuan një organ seksual të mashkullit gjigant në urën lëvizëse Liteiny në Shën Petersburg, përtej lumit nga zyrat e Shërbimit Sekret Federal, pasardhësit të KGB-së. Aktivisti i "Voina"-s, Alex Plutser-Sarno, shpjegoi se, konceptualisht, anëtari ishte 'ndezur' jo vetëm nga zyra e fuqishme e sigurisë, por edhe nga e tërë hierarkia e pushtetit në Rusi.
— Për autoritetet ruse, performancat e “Voina Art Group” janë si thonj nëpër një dërrasë të zezë: shpues dhe neveritshëm të bezdisshëm. Udhëheqësit e “Voina-s...” pretendojnë se anëtarësia e tyre, 200 aktivistë, të gjithë marrin pjesë në performancat publike militante që u kanë grumbulluar atyre të paktën 20 hetime penale, disa prej tyre në vazhdim e sipër. “Voina”, — në përkthim është “luftë”, — jo vetëm që i përdor hapësirat publike në të gjithë Rusinë në favor të vetin, por në të njëjtën kohë përdor mediat sociale për të hyrë në ndërgjegjen e njerëzve anembanë Rusisë dhe më gjerë.Veprimet e tyre të nxitura nga protesta janë luajtur në hapësira publike të ndryshme, duke filluar nga restorantet “McDonald’s” e deri në ura të mëdha qyteti, gjykatore e supermarkete. “Voina” është themeluar në Moskë në vitin 2005 nga Oleg Vorotnikov dhe Natalia Sokol. Alexei Plutser-Sarno e Leonid Nikolayev u bashkuan në vitin 2006 dhe 2009, përkatësisht, dhe tash të katërtit krijojnë konceptet dhe bashkërendojnë veprimet e grupit. Veprimet e “Voina”-s ilustrojnë potencën e përdorimit të hapësirave publike dhe mediave për të ndikuar dhe për të angazhuar një grumbull më të gjerë njerëzish. Marifetet e tyre kanë tronditur dhe neveritur shumë veta, por gjithashtu kanë zgjuar interesim anembanë botës, duke kulmuar me përdorimin e hapësirave publike në Estoni, Itali, Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të treguar përkrahje. Grupi ka ofruar një arenë provokuese, ndonjëherë tronditëse, për debat në tema të cilat të pakët janë të tjerët në Rusi që guxojnë t’i tjerrin. Orientimi politik zyrtar i “Voina”-s është anarkist. Faqja e tyre e internetit jep emrat e armiqve të grupit dhe paraqet strukturën e grupit: “Armiqtë: filistinët, policët, regjimi. “Lloji i organizatës: bandë militante e dominuar nga lidhje horizontale në jetën e përditshme dhe me aktivizim të lidhjeve #5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
vertikale gjatë aksioneve. Grupi predikon heqjen dorë nga të hollat dhe shpërfillje të ligjit”. Manifesti i grupit kujton Mayakovsky-n dhe futuristët rusë të fillimit të viteve 1900, të cilët përdorën në mënyrë të ngjashme hapësirat publike, duke kënduar me zë të lartë manifestet nga qoshet e rrugëve, duke refuzuar artin tradicional dhe normat shoqërore. Por hidhërimi i “Voina”-s drejtuar autoriteteve ruse e çon grupin në një nivel të ri të ekstremeve publike. Ata kundërshtojnë korrupsionin, autoritetin dhe artin. Vorotnikov i tha reporterit të lajmeve të televizionit: “Nuk besoj në protestë paqësore, sepse protesta paqësore është e mundur në Rusi. Nëse përdor vetëm metodat ligjore, siç propozojnë organizatorët e demonstratave të mëdha, atëherë nuk do të jesh në gjendje t’i dalësh përballë shtetit.” Një përfaqësues i “Voina”-s tha për “Kosovo 2.0” se për shkak të statusit të saj të jashtëligjshëm, kontakti me grupin është i mundur vetëm nëpërmjet një adrese e-maili.” Çfarëdo adrese tjetër, si dhe Skype dhe telefoni nuk janë kontakte të “Voina”-s. Nëse dikush ua ofron ato, këto janë provokime të dukshme të policisë.” Ashtu siç aktivistët e “Voina”-s kanë inkorporuar kaosin në performancat publike, ashtu edhe parregullsia ka depërtuar në punët e brendshme të grupit. Argumentet kanë ndarë organizatën në fraksione, ku më i famshmi është grupi i ndarë “Pussy Riot”. Duke qenë se “Voina” është tash në listat kombëtare dhe ndërkombëtare të të kërkuarve, nuk dihet nëse bota ka parë performancën anarkike të fundit të grupit. 125
"Voina" në aksion: Koncepti i protestës radikale përmes performancës në rrugë
Penisi në bythë / Punk Koncerti në gjykatore - maj 2009
Gjatë një seance dëgjimi federale të kuratorit të shquar rus, Andrei Yerofeyev, në gjykim për “fyerje të identitetit njerëzor” me një ekspozitë të cilën ai kishte organizuar, “Voina” ia plasi në gjykatore si pank banda “Cock in the Ass”. Performuesit ndezën pajisjet e skenës në zë të plotë, kërcyen në banka dhe performuan këngën e tyre “All Cops are Bastards — You Ought to Remember That! (Të gjithë policët janë bastardë – mbajeni në mend këtë!)” nga albumi “Fuck the Police, Those Motherfucking Bosses. (Shkërdhe Policinë, ata shefa të nënëqirë)”
Revolucioni i Pallatit / "Lutu për mëshirë, polic" - shtator 2010
Polici me veladon prifti - korrik 2008
“Në Ditën e Gjykimit, policët do të bien në gjunjë dhe të na përgjërohen neve, punuesve të arteve të bukura, për falje. Dënimi nga Zoti po vjen. Pendohuni për mëkatet tuaja, ju policë dyfytyrësh, fëlliqësira!” Demonstruesit përmbysën një veturë policie, nominalisht për t’i nxjerrë një top në fëmije. Protesta e Ministrisë së Punëve të Brendshme ishte titulluar “Ndihmo një fëmijë – ndihmo vendin!” Vorotnikovi, 35-vjeçar dhe Nikolayev, 27-vjeçar ishin arrestuar, por më vonë u nxorën në dorëzim nga Banksy, artist rruge nga Mbretëria e Bashkuar, i cili dhuroi 80.000 £ që “Voina” të lirohej.
Oleg Vorotnikov mban të veshur një mantel të priftërinjve ortodoksë rusë dhe një kapelë polici.Veshur me këtë kostum, ai kishte mbushur një karrocë me gjëra ushqimore, pastaj kishte dalë nga dyqani pa paguar. Ky veprim kishte për qëllim protestën kundër mosndëshkimit me të cilin kisha dhe policia vepronin. “Voina” lëshoi një deklaratë ku thuhej: “Nuk ka pushtet të kapitalit në Rusi. Paraja forcon statusin e klanit të korruptuar që sundon kundërligjshëm. Kjo është arsyeja pse ne refuzojmë tërësisht përdorimin e parasë”.
126
kosovo 2.0
Turpërimi i policit në vet domenin e tij - maj 2008
Përkujtimi i Dhjetoristëve / Ekzekutimi publik në supermarket - shtator 2008
Një pllakat i presidentit të atëhershëm të Rusisë, Dimitri Medvedev, rri varur në grila në një stacion policor të Rusisë, të cilin e pushtuan protestuesit e ‘Voina”-s. Ata formuan një piramidë njerëzore dhe pastaj recituan poezi: “Përshëndetje, policë! Ju nuk jeni vetëm policë pisa e dyfytyrësh! Kemi ardhur këtu për t’ju turpëruar dhe për t’ju mësuar mirësjelljen! “Voina” ju uron festat e majit dhe ditën e inaugurimit të presidentit të Rusisë Medvezhonok. Nuk ka rëndësi se Medvezhonoku është i ri dhe pa përvojë - ju do t’ia mësoni truqet tuaja të thjeshta!” Emri përkëdhelës “Medvezhonok” rrjedh nga rrënja e mbiemrit të zotëri Medvedevit dhe do të thotë “këlysh ariu”.
Në ditën e Qytetit të Moskës në vitin 2008, aktivistët e “Viona”-s pushtuan departamentin e ndriçimit të supermarketit më të madh dhe vunë në skenë një varje tallëse të pesë njerëzve që përfaqësonin grupe për të cilat “Voina” thotë se janë cak i institucioneve kombëtare: punëtorët emigrantë të Azisë Qendrore, homoseksualët dhe hebrenjtë. Linçimi tallës u prezantua si dhuratë për autoritetet e korruptuara ruse, të cilat nxisin homofobinë, mizantropinë dhe antisemitizmin, sipas aktivistëve të “Voina”-s. Vrasja e punëtorëve emigrantë është bërë një realitet i përditshëm në Rusi, thonë ata. Komentet homofobike dhe raciste të bëra nga kryebashkiaku i Moskës, Yuri Luzhkov, nxitën veprimin, thanë aktivistët.
Ora Mordoviane - maj 2007
Në një restorant të “McDonald’s”-it në Serpukhovskaya të Moskës, aktivistët hodhën mace “për të thyer angarinë e ditëve rutinë të punëtorëve”, siç thanë ata. Aktivistët thërrisnin: “Vdekje ushqimit të shpejtë!” “Ta godasim globalizimin me mace të pastreha!” dhe “Jo fashizmit global!” Policia ndërpreu aksionin dhe shoqëroi aktivistët në stacion të policisë së bashku me tri macet e mbledhura si provë penale. Akuzat më vonë u tërhoqën. — K
#5 HAPËSIRA PUBLIKE PRANVERË/VERË 2013
Eamonn Sheehy është autor i pavarur irlandez, i përqendruar në edukimin për të drejtat e njeriut dhe në gjeopolitikën në Lindje të Mesme, Ballkan dhe Kaukaz (Rusi).Ai punon me organizata të ndryshme joqeveritare që merren me çështje të të drejtave të njeriut dhe të refugjatëve. Sheehy gjithashtu udhëheq projektin “Migrate to the Fringe”.
127