5 minute read
Një botë e Ndritshme
Është e njohur tashmë që njerëzit ndikojnë shumë në mjedisin tonë. Ndikimi antropologjik është i dukshëm në shumë mënyra. Veçanërisht tema e ndotjes është një simbol i ndikimit antropologjik për shumë njerëz. Ne mund të shohim dëmin në ndotjen e ajrit, ndotjen e ujit, apo edhe në ndotjen e zhurmës. Një lloj shqetësimi për të cilin ne e mendojmë shumë rrallë është shkaktohet nga një prej shpikjeve më të çmuara të njerëzimit - drita elektrike. Ndotja nga drita elektrike është një kërcënim gjerësisht i panjohur për shëndetin e njeriut dhe mjedisin tonë.
“Ndotja nga drita” përshkruan praninë e dritës artificiale të padëshiruar ose të tepërt, veçanërisht gjatë natës. Është një faktor që vjen padyshim me procesin e urbanizimit dhe industrializimit. Edhe pse prania e dritës artificiale është një lloj masë paraprake për të garantuar sigurinë në natën e errët, veçanërisht në qytet, njerëzit priren të përdorin shumë dritën. Drita përdoret për dekorim si ndriçimi i jashtëm dhe i brendshëm i ndërtesave, për reklama, prona komerciale, zyra, fabrika dhe ambiente të ndriçuara. Sipas vlerësimeve, më shumë se 83% e popullsisë së botës jeton në një zonë të ndotur nga drita. Ndotja mund të përkufizohet në veprime më specifike të shqetësimit të dritës. Skyglow është fenomeni i një qielli nate të ndriçuar. Glare përshkruan ndriçimin e tepërt të dritave, që mund të shkaktojë siklet vizual duke kufizuar shikimin tek njerëzit. Sidomos në zonat me ndriçim të madh si në qytetete, mund të gjendet një tjetër komponent, si që është një shkelje e lehtë.
Advertisement
Ky komponent karakterizon dritën, duke ndriçuar një zonë që nuk supozohet të ndriçohet. Mjerisht, ky është një problem i zakonshëm te llojet e papërshtatshme të ndriçimit, të cilat mund të shihen kur burime të dobishme drite, si dritat e rrugëve, ndriçojnë zona të tjera për shkak të dizajnit të keq.
Drita artificiale imiton rrezet e diellit, e cila është një nga arsyet pse ndotja nga drita është e dëmshme për njerëzit. Drita artificiale e përmendur ndërpret ritmin cirkadian – orën tonë të brendshme që drejton aktivitetet tona të ditës dhe natës, si dhe proceset fiziologjike në trupin tonë. Për më tepër, “drita e rreme” shqetëson prodhimin natyral të melatoninës që është tejet e lidhur me shkëlqimin dhe errësirën. Shtypja që rezulton e prodhimit të melatoninës dhe ritmi i ndërprerë cirkadian jo vetëm që mund të çojë në çrregullime të gjumit, por në probleme të tjera në lidhje me shëndetin e një personi. Problemet e zakonshme shëndetësore si dhimbja e kokës, lodhja e punëtorëve, stresi i përcaktuar nga ana mjekësore dhe madje edhe ankthi janë lidhur me ndriçimin artificial.
Nuk janë njerëzit të vetmit që përjetojnë probleme të lidhura me shëndetin për shkak të dritës artificiale. Shumë kafshë janë të natës dhe për këtë arsye flenë gjatë ditës dhe janë aktiv gjatë natës. Drita artificiale ndërpret ritmin e tyre duke ndryshuar mjedisin e natës. Ndotja nga drita shqetëson dinamikën natyrore të gjuetisë së gjahut dhe grabitqarit. Ndërsa grabitqarët përfitojnë nga drita artificiale, kafshët grabitqare luftojnë të fshihen kur nata është e ndriçuar në mënyrë të panatyrshme. Për më tepër, hulumtimet kanë vërtetuar se amfibët ndikohen nga ndotja nga drita. Disa lloje, si popullata mashkullore e bretkosave jeshile shfaqin sjellje të ndryshme gjatë sezonit të shumimit, gjë që mund të tregojë rezultate negative në numrin e pasardhësve.
Për më tepër, përdorimi aktual i dritës artificiale është një humbje e madhe e energjisë. Ndërsa drita artificiale ndikon negativisht në mjedis duke ndërprerë zakonet natyrore të jetës së egër, ajo për më tepër dëmton mjedisin duke kontribuar shumë në ndryshimet klimatike. Në këtë fazë të ndotjes nga drita, ajo fillon të kërcënojë kërkimet shkencore.
Për shkak të fenomenit të “shkëlqimit të qiellit”, të shkaktuar nga drita artificiale, qielli i natës ndriçohet, gjë që na pengon të shohim qartë qiellin e natës me yje. Drita artificiale ul “raportin sinjalzhurmë”, që do të thotë se drita sintetike fsheh objektet në qiellin e natës. Këto objekte, duke përfshirë galaktikat, yjet ose mjegullnajat, janë të një rëndësie të madhe për shkencëtarët. Duke mos qenë në gjendje t’i identifikojmë apo lokalizojmë në çdo moment, e bën më të vështirë vëzhgimin e qiellit tonë.
Për fat të mirë, ka njerëz që marrin masa. Për të ndihmuar në rimëkëmbjen e qiellit tonë të errët u themeluan disa shoqata dhe organizata. Një pjesëmarrës kryesor në këto veprime është Shoqata Ndërkombëtare e Qiellit të Errët (IDA e shkurtër). Që nga viti 1988 organizata ka punuar në mënyrë aktive në rikuperimin e qiellit tonë të natës. Për momentin, IDA ka projektuar më shumë se 170 vende ndërkombëtare të qiellit të errët që mbrojnë një sipërfaqe prej rreth 110 000 km katror të globit. Për më tepër, ata mbështesin dizajnin e pajisjeve të reja të dritës që nuk ndikojnë në qiellin e errët.
Tamina Schulze
Translator: Dora Arifi
Burimet:
B.J. Baker; J.M.L. Richardson: Efekti i drites artificiale ne sjelljen e bretkosave mashkullore në periudhën e ciftëzimit
F. Falchi; R. Furgoni: Ndotja nga drita në SHBA dhe Evropë: E mira, e keqja dhe e shëmtuara. cescos.fau.edu, globeatnight.org, darksky.org