3 minute read
Historia e Shteteve të Bashkuara përmes syve të Martin Scorsese
Martin Scorsese lindi në vitin 1942 në Queens, Nju Jork në një familje tradicionale siciliane. Ai është inkuadruar shumë herët në botën e kinemasë për faktin se dy prindërit e tij ishin aktorë. Duke qenë astmatik, ai nuk ka mundur të ushtrojë asnjë sport, ndaj në vend të kësaj, prindërit e tij e dërgonin shumë shpesh në kinema. Ai ra në dashuri me kinemanë e John Ford, Hitchcock apo Orson Ëelles. Më vonë ai vendosi të shkojë në universitetin e artit për të studiuar kinema. Suksesi i tij i parë ishte Mean Streets në 1973, i cili ishte gjithashtu edhe rasti që ai të takonte Robert DeNiro. Në vitin 1976, ai fitoi Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë me një nga kryeveprat e tij, Shoferi i Taksisë. Pas kësaj, fillon karriera e tij.
Martin Scorsese është i njohur për filma si Casino, Goodfellas ose Mean Streets sepse është një lloj filmi vërtet i veçantë që vetëm aim und ti zotërojë, por ai bëri gjithashtu filma të ndryshëm si Ujku i Ëall Street ose Shutter Island, të cilët nuk janë në këtë stil italian njujorkez si zakonisht.
Advertisement
Duke qenë astmatik, ai nuk ishte vërtet i shoqërueshëm gjatë fëmijërisë së tij dhe kjo është gjithashtu një tipar karakteri që mund ta ndiejmë në filmat e tij, ashtu si tek Shoferi i Taksisë. Mund të vërejmë lehtësisht se Scorsese-s i pëlqen të zgjedh aktorë specialë. Ai përdor një sërë aktorësh që shfaqen në shumicën e filmave të tij. Dy kryesorët janë sigurisht Robert DeNiro, i cili luajti në nëntë filma me regji të Martin Scorsese, Leonardo Dicaprio, i cili luajti në pesë nga filmat e tij, si dhe Harvey Keitel. Ai gjithashtu po inkurajon aktorët e tij që të dalin nga teksti për të krijuar momente improvizimi që u bënë skena klasike nga вkinemaja bashkëkohore. Thënja e famshme e DeNiros "Po më flet?" përballë pasqyrës së tij tek Shoferi i Taksisë ose Joe Pesci duke sfiduar Ray Liotta në Goodfellas janë një nga shembujt më të mirë.
Kështu siç thamë Martin Scorsese njihet për filmat për italianët që jetojnë në Nju Jork. Por në përgjithësi ka të bëjë me emigrantët në Shtetet e Bashkuara, irlandezët, hebrenjtë dhe natyrisht italianët. Filmat e tij më të njohur shpesh kanë të bëjnë me turmat, bandat apo banditë italiane. Filmat e Scorsese ndjekin historinë e emigrantëve evropianë në Shtetet e Bashkuara. Duke filluar me Bandat e Nju Jorkut që tregojnë përleshjet midis amerikanëve dhe emigrantëve irlandezë gjatë shekullit të 19të. Kazino, duke shpjeguar se si mafia italiane lindore mori kontrollin e Las Vegas. Ose edhe The Irishman për lidhjen e fortë mes Jimmy Hoffa-s dhe mafies italiane. Scorsese po frymëzohet nga fëmijëria e tij në Queens. Ai është me të vërtetë i saktë për këto tema, sepse ai është rritur në këtë lloj ambienti, kështu që ai e di saktësisht se për çfarë po flet, kjo është edhe arsyeja pse filmat e tij janë kaq realistë. Martin dëshiron që filmat e tij të jenë vërtet të dhunshëm dhe ndonjëherë edhe të vështirë për t'u parë, kjo tregon të vërtetën pa filtra. Kinematografia e Martin Scorsese përfaqëson mirë historinë e emigracionit në Shtetet e Bashkuara dhe më veçanërisht mënyrën se si ai evoluoi në Nju Jork midis viteve 50 dhe 60.
Joaquim Renaud
Përkthyes: Dora Arifi