4 minute read

Miratimi është seksi

Paralajmërim: Abuzim sek sual

Dy persona janë bashkë, njëri i afrohet tjetrit dhe para se të puthen, është një moment i shkurtër kur nuk e dinë nëse është në rregull të vazhdojnë. A nuk do të ishte seksi të kërkonin leje?

Advertisement

Miratimi seksual do të thotë që njerëzit janë aktivisht të gatshëm për t’u përfshirë në një aktivitet seksual. Kjo do të thotë që një person pranon lirisht diçka që do të ndodhë në lidhje me një veprim seksual. Është e rëndësishme të jepni ose të merrni miratim entuziast kur bëhet fjalë për puthjen, kryerjen e seksit, seksting ose dërgimin e fotove nudo, për shembull. Në këtë kontekst, entuziast do të thotë që personi me të vërtetë dëshiron ta bëjë këtë dhe jo vetëm të thotë po, që të kënaqë personin tjetër ose sepse mendon se duhet të sillet ashtu siç pritet. Por si ta dini se personi tjetër është i interesuar, ose si duket miratimi entuziast?

Nëse një person është zgjuar gjatë aktivitetit seksual, i vetëdijshëm dhe ndihet i lirë për të ndërmarrë vendimet e tij, do të thotë se ka miratim entuziast. Një person gjithashtu mund t’ju japë miratimin përmes fjalëve dhe veprimeve. Por nëse një person thotë “Jo!” qoftë me gjuhën e trupit apo me zë, kjo tregon se ata nuk ju japin miratimin për ta bërë këtë. Njerëzit mund të ndryshojnë mendjen edhe pse ju tashmë keni filluar të kryeni veprime seksuale dhe thonë “Jo” kundrejt diçkaje që ata zakonisht thonë “Po”. Heshtja nuk është konfirmim për të vazhduar dhe gjithashtu një tundje koke nuk mjafton për të përcaktuar miratim.

Ndonjëherë është e vështirë të thuash “Jo.” sepse nuk doni të hyni në një konflikt ose nuk doni të zhgënjeni dikë. Pra, nëse dikush thotë fjali si “Jam i lodhur”, “Ndoshta më vonë”, “Jo tani”, kjo është një flamur i madh i kuq dhe ju duhet të ndaloni menjëherë. Ashtu siç qarja, dridhja, humbja e ndjenjave, mungesa e kontaktit me sy dhe heshtja nuk janë një shenjë pranimi.

Por si mund ta dini nëse personi tjetër dëshiron të puthë, të bëjë seks, të preket apo madje dëshiron të shohë fotot nudo tuaja? Ju duhet të pyesni. Pyetini nëse ndihen rehat me këtë dhe nëse është në rregull për ta. Dëgjoni se çfarë thonë. Nëse nuk jeni të sigurt nëse mund të vazhdoni, kontrolloni dy herë dhe mos supozoni kurrë.

Megjithatë, a është vërtet e nevojshme të kërkoni miratim, edhe nëse jeni të martuar ose në një lidhje?

Sipas UNIFEM, një në tre gra në mbarë botën do të përdhunohet, rrihet, detyrohet të kryejë marrëdhënie seksuale ose abuzohet në një farë mënyre gjatë jetës së saj. Bazuar në të dhënat e UNODC, më shumë se një milion përdhunime kryhen çdo vit. Kjo nuk merr parasysh që shumë viktima të përdhunimit nuk raportojnë dhe krimi nuk regjistrohet. Bazuar në informacionin nga Qendra Kombëtare për Luftimin e Dhunës Seksuale, çdo grua në pesë në SHBA ka përjetuar një tentativë ose përdhunim të plotë gjatë jetës së saj dhe një në tre e ka përjetuar këtë për herë të parë midis moshave 11 dhe 17 vjeç. Rreth gjysma e viktimave femra të përdhunimit të raportuara në Shtetet e Bashkuara është përdhunuar nga një partner intim dhe 40.8% nga një i njohur. Gati një e katërta e meshkujve përjetojnë një formë të dhunës seksuale me kontakt në jetën e tyre.

Pra, po, është e rëndësishme të kërkoni miratim. Pa të, një aktivitet seksual është dhunë seksuale dhe kjo lë pasoja të mëdha në shëndetin fizik, mendor dhe seksual të mbijetuesit.

Nuk është kurrë faji i të mbijetuarit, personi që i mbijetoi një abuzimi, sulmi apo përdhunimi, dhe nuk ka justifikime. Nëse kjo ju ka ndodhur, ka vende ku mund të gjeni ndihmë. Ju duhet të flisni me dikë që keni besim dhe keni një marrëdhënie të mirë. Qëndroni të sigurt dhe kërkoni gjithmonë miratim.

Annik Fasold

Përkthyese: Ejona Limanaj

This article is from: