4 minute read
“Ulni pritshmëritë” – Si të fitojmë një rol në një shfaqe të Netflix
VOICES bisedoi me Jones Mutegi, i cili fitoi një rol në shfaqjen e Netflix “Kukulla Ruse”. Studenti i inxhinierisë civile ishte një shtesë në sezonin e dytë duke luajtur rolin e kërcimtarit. Ata filmuan pjesën në vendin e tij në Hungari, në kryeqytetin Budapest. Ai na jep një pasqyrë të atmosferës në xhirime dhe asaj që nuk shohim pas kamerave.
Kukulla Ruse është një shfaqje dramë dhe komedi e drejtuar nga Natasha Lyonne. Seriali paraqet Nadia Vulvokov, një zhvilluese lojërash që vdes në mënyrë të përsëritur dhe rijeton të njëjtën natë në një lak k hor të vazhdueshëm.
Advertisement
Pra, si u fut Jones në shfaqjen e Netflix që mori 19 nominime për Emmy dhe fitoi tre prej tyre? Ai , mori një telefonatë në një grup në Facebook që po kërkonte një burrë me pamjen e tij! “Mashkull, në fillim të viteve 20, i gjatë, i aftë, me ngjyrë”. Ai bëri audicionin e tij në Budapest. “Audicioni zgjati 20 minuta”. Së pari më duhej të ecja dhe pastaj të kërceja me dhe pa muzikë. Gjashtë drejtorë të kastit bënë audicione për tre javë. Pas një jave, mora lajmin e mirë.” Është një mjedis me konkurencë. “Unë mendoj se rreth 100 njerëz aplikuan për rolin e kërcimtarit” kujton Jones.
Përveç aktrimit në shkollë të mesme, ai nuk kishte përvojë tjetër. Gjithashtu, ai nuk u përgadit për aktrimin. “Nuk ju thuhet se çfarë të bëni paraprakisht. Gjatë aktrimit, ata ju japin 10 minuta për t’u përgaditur.” Si e fitoi ai rolin? Për të, është një përzierje mes fatit të mirë dhe aftësisë për kërcim.
Duke parë statistikat, edhe marrja e një roli të vogël është një sukses në botën e aktrimit.
Sfidat e zakonshme për to janë refuzimi i vazhdueshëm dhe ngarkesat financiare. Shumica e aktorëve nuk kanë një punë të vazhdueshme. Ata mund të luajnë në një rol komercial ose një rol të vogël – por ata nuk e kanë kurrë garancinë e një kontrate të qëndrueshme. Të ardhurat e vetme të besueshme mund të jenë një punë dytësore në një restorant ose një qendër thirrjesh. Edhe kur e merrni rolin, është punë e vështirë! Jones i përshkruan xhirimet si mjaft të lodhshme. “Ata ju marin në orën 6 të mëngjesit dhe xhirojnë deri natë vonë, rreth orës 10 të mbrëmjes – e gjithë kjo për dy skena. Ne përsërisnim dhe kontrollonim skenat gjatë gjithë kohës. A eshtë ndriçimi mirë? A janë të gjithë në vendin e duhur? Ishte një ditë e gjatë!” Ai e cilësoi atmosferën e krijuar si tejet profesionale. Ekziston një person përgjegjës për çdo problem. Dikush po ofron ujë dhe aty gjendet mensa. Ai nuk hasi në asnjë dallim mes kastit kryesor dhe atij dytësor. Ata morrën të njëjtën ushqim në të njëjtën kohë. Kur u pyet për Natasha Lyonne, drejtoreshën e shfaqjes dhe aktoren kryesore, ai nënqesh.
“Në fillim, ajo dukej arrogante. Me kalimin e kohës ajo u bë e qetë, por ishte jashtëzakonisht komanduese, dhe mund të ndihej prania e saj”.
Lyonne ka një rezyme të suksesshme në botën e aktrimit. Roli i saj në “Orange is the New Black” fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm, gjë që i solli asaj një nominim për Emmy.
Pas asaj përvoje, ai është më i vetëdishëm me realitetin e jetës së aktrimit. Ai u befasua kur pa stresin në fytyrat e aktorëve. “Prisja që aktorët të ishin shumë të lumtur dhe xhirimet të ishin argëtuese. Por është punë e vërtetë dhe e vështirë”. Për më tepër, nuk është vendi për të bërë miq. “Takova disa njerëz atë ditë, por në nuk kishim kohë për të qenë në kontakt:, thotë ai. Mos u lidhni shumë me njerëzit. Kur të keni mbaruar, keni mbaruar.”
Ajo që shume shikues nuk e dinë: Skenat nuk janë xhiruar domësdoshmërisht në Shtetet e Bashkuara. Jones xhiroi skenëne tij në Budapest sepse kostot e prodhimit janë më të ulta në një vend të Evropës Lindore sesa në Shtetet e Bashkuara.
Një prioritet i lartë është të mos lejoni që të ashtuquajturit “spoiler” të hyjnë në botën e jashtme. Gjatë xhirimeve, ata na morën celularët dhe na kthyen përsëri pas përfundimit të xhirimeve. “Më lejohet t’u them njerëzve se kam luajtuar në “Kukulla Ruse”. Por, ata nuk duan që të bëjmë postime në rrjetet sociale. Nuk mund të informosh shumë njerëz përmes bisedës, por nëse bën postim në rrjetet sociale, atëherë të gjithë njerëzit do ta ripostojnë.
Gjithashtu, Jones nuk lejohet të thotë saktësisht sa para ka marrë. Por, edhe për një rol të vogël, janë “para të mjaftueshme”. Ju duhet të prisni rreth një ose dy muaj për ta marrë pagën. “Nëse jeni hungarez, ata ju paguajne më pak. Por, nëse jeni aktorë ndërkombëtar, ata paguajnë deri në dyfishin e asaj që marrin hungarezët”.
Së fundmi cila është këshilla e tij për aktorët aspirantë?
Ulni pritshmëritë tuaja!
“Shihni aktrimit si çdo punë tjetër. Sigurisht, këtë do ta mbej mend përgjithmonë. Por, sidoqoftë ju duhet të vazhdoni përpara sepse do të keni shumë mundësi të reja.”
Clarissa Leute
Përkthyes: Dora Arifi
Burimet:
Kuantifikimi dhe parashikimi i suksesti në biznesin e shfaqjes | Universiteti
Queen Mary i Londrës Ngecur në përsëritje: për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë në Kukullën Ruse të Netflix? | Televizioni | The Guardian