VOICES September 2021

Page 10

reportage

Dashuri në shikim të parë. Si përfundoi qenushja maqedonase në Spanjë? Kur shkojmë jashtë vendit, jo vetëm për pushime, por edhe si pjesë e projekteve ose takimeve të biznesit, ne përpiqemi të njohim sa më shumë kulturën e një vendi tjetër. Ne fitojmë përvoja të reja, takojmë miq dhe largohemi nga zona jonë e rehatisë. Shumë nga momentet që përjetojmë qëndrojnë me ne për një kohë të gjatë, ndonjëherë edhe për gjatë gjithë jetës. Çdo udhëtim është i ndryshëm për ne, na ofron histori të ndryshme dhe na mëson diçka të ndryshme. Edhe pse emocionet që na shoqërojnë mbesin në mendjen tonë, neve gjithashtu na pëlqen të lidhemi me gjërat materiale. Për këtë arsye, ne shpesh blejmë suvenire të vogla që, pasi të kthehemi në shtëpi, të na kujtojnë vendin ku kemi qenë. Zakonisht, ato janë magnete, kartolina, veshje ose dekorime, të cilat më pas zbukurojnë brendësinë e shtëpive tona. Megjithatë rrallë kush sjell një

suvenir të gjallë në shtëpi.

Askush nuk e priste që një nga vullnetarët spanjollë, i cili erdhi në Maqedoni për një shkëmbim dy mujor, të merrte një qenush në Spanjë. David Valero Torrado tregon se si filloi kjo histori: “E gjeta në hyrje të pazarit të vjetër, po haja me kolegët e mi spanjollë dhe dëgjuam një qenushe duke qarë, ajo ishte brenda një kutie mes rrënojave dhe plehrave, dhe kishte disa infeksione në hundë dhe pjesën anash”.Është fare e lehtë të gjesh kafshë të pastreha në rrugët e Shkupit, përfshirë mace dhe qen. Njerëzit mësohen me këtë pamje, kështu që jo të gjithë reagojnë ndaj kafshëve që hasin.

10 - VOICES

Pra, pse David vendosi të kujdeset për qenushen? “Në fillim, po planifikoja ta sillja tek një veteriner dhe ti gjeja një familje birësuese, por përfundimisht, u lidha me të dhe vendosa ta merrja me vete.” David jetonte në një konvikt me vullnetarë VETERINER. Vetë fakti që shumë njerëz jetonin në një dhomë tregon se këto nuk ishin kushtet më të mira për t’u kujdesur për një qenushe. Sidoqoftë, David mori një vendim të tillë dhe vendosi të kujdeset për Brunën.

hershme, ajo nuk mund të ecë shumë, por zakonisht dita ime fillon me tu zgjuar ajo në orën 6-7 të mëngjesit, pastaj pastroj gjithçka që ajo ka lënë gjatë natës dhe ecim derisa të lodhet. Pasi të jemi kthyer, më duhet të vendos një krem për infeksionin dhe një tjetër në pasdite pasi kemi bërë shëtitjen të radhës, si dhe gjithashtu duhet ta laj me një shampo të veçantë dy herë në javë. Pjesën tjetër të ditës, unë luaj me të shumicën e kohës “. - shton David.

Kujdesi për kafshët është punë shumë e vështirë.”Përshkak të infeksionit dhe moshës së saj të

Pas një kohe, u krijua një lidhje e veçantë midis Davidit dhe Brunës:”Unë u lidha vërtet me të


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.