KlasifikimiiReaksioneveImunologjikeU-IX

Page 1

Ushtrime

Reaksionet Imunologjike


Klasifikimi i Reaksioneve Imunologjike 1. Reaksioni imunologjik i tipit të I

(anafillaktik)

2. Reaksioni imunologjik i tipit të II

(ndjeshmëria citotoksike e varur nga At)

3. Reaksioni imunolgojik i tipit të III

(reaksioni

i

shkaktuar

imunokomplekset)

4. Reaksioni imunologjik i tipit të IV

(reaksioni i tipit të vonshëm)

5. Reaksioni imunologjik i tipit të V

(ndjeshmëria stimulative)

nga


Reaksioni imunologjik i tipit të I (reaksioni anafillaktik, atopia, alergjia)

Hipersensitiviteti i ndërmjetësuar me IgE Ag sjell kryqëzimin e IgE të lidhura në mastocite dhe bazofile të cilat lirojn mediatorët vazoaktiv

Manifestimet tipike përshfijn anafilaksën sistemike dhe lokale siq janë alergjia në barna, astma, urtikaria, alergjia në ushqim dhe ekzema




Mekanizmi themelor i tipit të I të reaksionit të hipersenzitivitetit. Shaqja e alergjenit aktivizon shëndrrimin e Limfociteve B në plazmocite për sekretimin e IgE. Molekulat e IgE së sekretuar lidhen për Fc - receptorët specifik në mastocite dhe bazofile. Ekspozimi sekondar i alergjenit që bënë lidhjen e dy IgE, shpie në nxitjen e lirimit të mediatorëve aktiv farmakologjik, aminave vazoaktive prej mastociteve dhe bazofileve. Mediatorët shkaktojn kontraksionin e muskulaturës së lëmuar, rrisin permeabilitetitn vaskular dhe vazodilatimin.


Paraqitja grafike e ngjarjeve biokimike në aktivizimin e mastociteve dhe degranulimin. Urëzimi i IgE rezulton në agregimin e FceRI dhe aktivizimin e Protein Tirozin Kinazës (PTK). (1) PTK pastaj fosforilon enzimën fosforilazën C, e cila konverton PIP2 në DAG dhe IP3. 2) DAG aktivizon protein kinazën C (PKC) e cila me Ca2+ është e domosdoshëme për mbledhjen e mikrotubulave dhe fusionin e granulave me membranën. IP3 është mobilizator i fuqishëm i Ca2+ intracelular. (3). Urëzimi i FceRI gjithashtu aktivizon një enzimë që konverton Fosfatidilserinën (PS) në fosfatidiletanolamine (PE). Përfundimisht, PE metilohet për të formuar fofatidilkolinën (PC) prej enzimit fofolipid metil transferazën I dhe II (PMT I dhe II). (4) Akumulimi i PC në faqen e jashtme të membranës shpie në rritjen e fluiditetit dhe lehtësimit të krijimit të kanaleve të Ca2+. Kjo rezulton me influksin e Ca2+ që aktivizon fosfolipazën A2 e cila vepron duke e ndar PC në lizofofatidilkolin (lyso PC) dhe acid arachidonik. (5) Acidi Arachidonik konvertohet në mediator të fushishëm: Leukotriene dhe Prostaglandine D2. (6) Urëzimi i FcerI gjithashtu aktivizon adenil ciklazën membranore, duke krijuar një rritje tranzitore në AMPc për 15 herë. Pika e mëvonshme në AMPc është niveli i ndërmjetësuar nga protein kinaza që kërkohen në procesin e degranulimit. (7) Protein kinazat AMPc te varura kanë për qëllim foforilimin e proteinave membranore, ashtu që ndryshojn permeabilitetin e granulave të ujit dhe Ca2+. Si rrjedhim i fryerjes së granulave lehtësohet fusioni për plasma membran dhe





Reaksioni imunologjik i tipit të II (ndjeshmëria citotoksike e varur nga At)

Hipersensitiviteti citotoksik i varur nga At At i lidhur me Ag në sipërfaqen e qelizës sjell vdekjen e saj nëpërmes të aktivizimit të komplementit, fagocitit ose qelizave citotoksike. Manifestimet tipike përshfijn reaksionet e transfusionit të gjakut, erythroblasosa fetale dhe anemia hemolitike autoimune.



Reaksioni imunologjik i tipit të III (reaksioni i shkaktuar nga imunokomplekset)

Hipersensitiviteti i ndërmjetësuar me imunokomplekse Kompleksi Ag-At depozitohet në inde të ndryshme dhe aktivizon komplementin duke shkaktuar një përgjegjëje inflamatore të ndërmjetësuar me infiltrim masiv të neutrofileve

Manifestimet tipike përshfijn reaksionet lokale të Arthusit dhe reaksionet e gjeneralizuar siq është sëmundja e serumit, vaskuliti nekrotizant, glomerulonefriti, artriti reumatoid dhe lupusi eritematos sistemik.







Reaksioni imunologjik i tipit të IV (reaksioni i tipit të vonshëm)

Hipersensitiviteti me ndërm- jetësim qelizor Limfocitet TH1 të sensibilizuara lirojnë citokina që aktivizojnë makrofagët ose Limfocitet TC të cilat shkaktojn direkt dëmtimin qelizor Manifestimet tipike përshfijnë dermatitin e kontaktit, lesionet tuberkulare dhe hudhjen e transplantatit.




(b) Reaksionet hipersensitive të vonshme me ndërmjetësim qelizor (tipi i IV) a)Testi i Mantu-së tregon reaksionin e hipersensitivitetit të vonshëm në tuberkulinë, që karakterizohet nga induracioni dhe eritema. b)Tipi i IV reaksionit imunologjik të shkaktuar nga Nikli në përbërje të bizhuterisë



Reaksioni imunologjik i tipit të V (ndjeshmëria stimulative)

• Antitrupat reagojnë me komponentet në sipërfaqen e qelizës siç janë receptorët hormonal kështu që stimulojnë qelizën. • Një shembull i tillë është tek tireotoksikoza si psh. tireoiditi hiperreaktiv sëmundja e Graves-it shkaktuar nga autoantitrupat tiropid stimulues.



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.