EVROPA JUGLINDORE Reporti i Zhvillimeve Ekonomike #5

Page 1


Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 5 RIMEKEMBJA E NGADALTE

9 Dhjetor 2013



Falënderime

Ky Raport i Zhvillimeve Ekonomike mbulon zhvillimet, perspektivat dhe politikat ekonomike në gjashtë vende të Evropës Juglindore (EJL6) Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Raporti nxirret dy herë në vit nga stafi i ekonomistëve në Departamentin për Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik të rajonit të Evropës dhe Azisë Qendrore në Bankën Botërore (ECA PREM). Ekipi i autorëve është udhëhequr nga Gallina Andronova Vincelette, Željko Bogetić dhe Abebe Adugna; anëtarët e mëposhtëm të ekipit kanë detyra tematike dhe/ose të vendeve: Simon Davies (zhvillimet fiskale dhe borxhi; dhe Bosnjë Herzegovina); Agim Demukaj (sektori i jashtëm; dhe Kosova); Doerte Doemeland, Nikola Kojucharov, dhe Ivan Kusen (tregu i punës; politika monetare; zhvillimet e inflacionit); Raquel Letelier (financial sector); Anil Onal (menaxher i databazës; dhe Shqipëria); Lazar Sestović (sektori real; dhe Serbia); Sanja Madzarević-Sujster (Mali i Zi); Bojan Shimbov (sektori financiar, Maqedonia), Ekaterine Vashakmadze dhe Mizuho Kida (zhvillimet dhe perspektiva globale); Maria Andreina Clower, Christopher Pala, dhe Budy Wirasmo ofruan asistencë të paçmuar në redaktimin dhe dizenjimin e këtij raporti.. Shpërndarja e raportit dhe marrëdhëniet me jashtë dhe median është menaxhuar nga Lundrim Aliu, Anita Bozinovska, Ana Gjokutaj, Jasmina Hadzić, Andrew Kircher, Vesna Kostić, Sanja Tanic; Boris Balabanov, Mirjana Popović, John Mackedon, Kristyn Schrader-King, dhe Dragana Varezić. Ekipi i është mirënjohës Ellen Goldstein (Drejtore e Vendit, Evropa Juglindore), Roumeen Islam (Drejtor Sektori në Detyrë, ECA PREM), Satu Kähkönen (Menaxher Sektori, ECA PREM2), dhe Njësia e Menaxhimit të Vendit për Evropën Juglindore për udhëheqjen e tyre në përgatitjen e këtij raporti. Ekipi falënderon për komentet në draftet e mëparshme të këtij raporti të marra nga Bankat Qendrore dhe Ministritë e Financave në vendet e EJL6. Ky dhe raportet e tjera SEE RER mund të gjenden në: www.worldbank.org/eca/seerer


Deklaratë standard: . Ky volum është një produkt i stafit të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/ Banka Botërore. Gjetjet, interpretimet, dhe përfundimet e shprehura në këtë raport nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore ose qeverive që ata përfaqësojnë. Banka Botërore nuk garanton saktësinë e të dhënave të përfshira në këtë punim. Kufijtë, ngjyrat, emërtimet, dhe informacionet e tjera të pasqyruara në cilëndo hartë në këtë punim nuk nënkuptojnë asnjë paragjykim nga ana e Bankës Botërore sa i përket statusit ligjor të ndonjë territori apo pajtimin me/ose pranimin e kufijve të tillë. . Deklaratë e të Drejtave të Autorit: . Materiali në këtë publikim mbrohet nga e drejta e autorit. Kopjimi dhe/ose transmetimi i pjesëve apo i tërë këtij punimi pa leje mund të jetë shkelje e ligjeve përkatëse. Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/ Banka Botërore nxit shpërndarjen e punës së saj dhe normalisht e jep menjëherë lejen për riprodhimin e pjesëve të punimit. Për lejen për të fotokopjuar ose rishtypur cilëndo pjesë të këtij punimi, ju lutem dërgojeni me informacion të plotë tek Copyright Clearance Center, Inc., 222 Rosewood Drive, Danvers, MA 01923, USA, telephone 978-750-8400, fax 978-750-4470, http://www.copyright.com/. Të gjitha kërkesat për të drejtat dhe licencat, përfshirë të drejtat e varura, duhet të adresohen tek Zyra e Publikuesit, The World Bank, 1818 H Street NW, Washington, DC 20433, USA, fax 202-522-2422, e-mail pubrights@worldbank.org.


PERMBAJTJA KAPITULLI 1: ..................................................................................................................................................... 9 ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE TË KOHËVE TË FUNDIT ................................................................ 9 RRITJE MODESTE PAS RECESIONIT TË DYFISHTË .....................................................................................................10 PËRMIRËSIME TË VAZHDUARA NË TREGTI DHE BORXHIN E JASHTËM ......................................................................14 PËRFITIMET E PUNËSIMIT QË PO RIFILLON ...............................................................................................................16 RËNIA E INFLACIONIT ..............................................................................................................................................18 RRITJA E DOBËT E KREDISË .....................................................................................................................................21 PRESIONE NGULMUESE FISKALE ..............................................................................................................................27 KAPITULLI 2: ................................................................................................................................................... 32 PERSPEKTIVA MAKROEKONOMIKE ......................................................................................................... 32 RRITJE E DOBËT NË TË ARDHMEN ............................................................................................................................33 NGA RRITJA E DOBËT DREJT NJË RRITJEJE MË TË FORTË EKONOMIKE: PËRMIRËSIMI I PRODUKTIVITETIT DHE KONKURRUESHMËRISË ............................................................................................................................................. 34 KLIMË E PËRMIRËSUAR BIZNESI, POR NEVOJITEN REFORMA TË MËTEJSHME ..........................................................35 SHTOJCA I: ....................................................................................................................................................... 38 SHTOJCË: INDIKATORËT MAKROEKONOMIKË .................................................................................... 38

IV | P Ë R M B A J T A


Përmbledhje Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit Rajoni i Evropës Juglindore (EJL6) doli nga recesioni i dyfishtë në gjysmën e parë të vitit 2013, e mbështetur nga një rimëkëmbje në fillimet e saj në në zonën e Euros. Industria-veçanërisht eksportet e produkteve dhe energjia--ishin shtysë e rimëkëmbjes. Rajoni përjetoi një ngritje të mirëpritur të eksporteve në 2013, veçanërisht eksportet e makinave nga Serbia. Kushtet e favorshme të motit mbështetën një kontribut të fortë të prodhimit bujqësor në rritjen ekonomike dhe ndihmoi të dobësohen presionet inflacioniste. Megjithatë, kërkesa e brendshme mbeti e dobët në shumicën e rajonit, duke pasqyruar papunësinë e lartë, rritjen e ngadaltë të të ardhurave dhe kredisë familjare dhe një klimë të vështirë investimesh. Vetëm në Kosovë dhe Maqedoni investimet publike kontribuan në njëfarë forcimi të kërkesës së brendshme. Përtej këtyre faktorëve afatshkurtër, një ngadalësim në rritjen e produktivitetit dhe kostot në rritje të njësisë së fuqisë punëtore prekën negativisht rritjen ekonomike, duke ulur konkurrueshmërinë dhe kërkesën për fuqi punëtore. Papunësia në rajon, me një mesatare prej rreth 24 përqind1, filloi të bjerë në gjysmën e parë të vitit 2013 nga nivelet e saj kulmore të krizës. Ndërkohë që punësimi u rrit në Shqipëri, Maqedoni dhe Malin e Zi, ai mbeti i ulët në Serbi dhe Bonjë dhe Hercegovinë. Por edhe aty ku punësimi është

Të gjithë agregatet mesatare në nivel rajonal në EJL6 janë mesatare të thjeshta përveç rasteve kur vihet në dukje ndryshe. 1

rimëkëmbur në mënyrë të konsiderueshme që nga 2010, përfitimet nuk kishin bazë të gjerë dhe u përqendruan kryesisht tek shërbimet. Rritja ekonomike afatshkurtër do të jetë tepër e dobët për të mbështetur përmirësime të rëndësishme në punësim. Ndërkohë që performanca e eksporteve u forcua dhe importet ranë, bilancet e llogarisë korente u ngushtuan. Rimëkëmbja graduale në Zonën e Euros ndihmoi që eksportet e kombinuara (mesatare e ponderuar) të mallrave të EJL6 të rriten me afër 13 për qind (bazë vjetore), duke dhënë një kontribut të fortë në rritjen e përgjithshme ekonomike. Rritja e eksporteve filloi kudo, e shtyrë nga kapacitetet e eksportit të bazuara në investimet e huaja direkte (IHD). Megjithatë, qëndrueshmëria e kësaj rritjeje të lartë të eksporteve është e pasigurt duke pasur parasysh bazën e ngushtë të eksporteve të rajonit dhe problemet e konkurrueshmërisë. Kërkesa e dobët e brendshme i tkurri importet në të gjithë vendet përveç Serbisë, ku rritja e tyre u udhëhoq nga lëndët e para dhe pjesët që përdoren në industritë me orientim eksportin. Investimet e huaja direkte (IHD) mbetën të ngadalta në EJL6, duke u rritur vetëm me 0.7 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), por përqindja e tyre në financimin e llogarisë korente u rrit. Remitancat vazhduan të rezistonin përgjithësisht, por kriza greke filloi të kishte ndikim, veçanërisht mbi Shqipërinë. Tkurrja e kreditimit të bankave të huaja nga EJL6, kreditë e këqija (NPL-të) në ngritje dhe rritja e dobët e kredisë, përforcojnë nevojën për reforma të vrullshme për reduktimin e vulnerabiliteteve në sektorin financiar. PËRMBLEDHJA |V


Bankat evropiane vazhduan të tkurrin kreditimin dhe reduktuan ekspozimin e tyre në rajonin e EJL6. Me synimin për të përmirësuar elasticitetin dhe kapacitetin mbikëqyrës të tyre, vendet e EJL6 bënë përparim në zbatimin e reformave bankare gjatë vitit të kaluar. Bankat mbeten të mirëkapitalizuara me treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit mbi kërkesat e rregullatorëve në të gjashtë vendet. Likuiditeti ishte i lartë në 2535 për qind të aseteve totale. Megjithatë, Kreditë e këqija (NPL) arritën në nivele shqetësuese me rreth 20 për qind të kredive totale në Shqipëri dhe Serbi dhe rreth 18 për qind në Malin e Zi. Rritja e tyre erdhi nga gjendja e ngadaltë e ekonomisë, regjimet e dobëta të paaftësisë paguese dhe mungesa e përhapur e disiplinës së sektorit privat në pagesa, të përkeqësuara nga pagesat e prapambetura të sektorit publik për bizneset në disa prej vendeve të EJL6. Në këtë mjedis, pavarësisht nga likuiditeti i gjerë dhe shkurtimet në normat bazë të interesit, bankat mbetën hezituese në lëshimin e kredive të reja. Si rezultat, rritja e kredisë u ngadalësua në shumicën e vendeve të EJL6. Deficitet fiskale mbetën të larta dhe borxhi publik u rrit në 2013. Mesatarja e deficitit fiskal në EJL6 parashikohet të mbetet në nivele të larta në 4.2 për qind të PBB-së në 2013 (krahasuar me 4.1 për qind të PBB-së në 2012). Ngurtësitë strukturore në shpenzimet publike, baza e dobët tatimore dhe të ardhurat fiskale të ulëta kontribuan në këtë rezultat. Pavarësisht nga disa përpjekje të konsolidimit fiskal, qeveritë në EJL6 nuk adresuan ngurtësitë kryesore si fatura e madhe e pagave të sektorit publik (me një mesatare 9 për qind të PBB-së) dhe transfertat sociale të shënjestruara keq (12 për qind të PBB-së mesatarisht). Si rezultat, ritmi i korrigjimit VI | F a q e

fiskal mbeti i pamjaftueshëm për të përmbysur dinamikën negative të borxhit në disa vende. Borxhi publik mesatar u rrit në EJL6 dhe pritet të arrijë në 45 për qind të PBB deri në fund të vitit 2013, nga 42 për qind një vit më parë. Borxhi publik mbeti në mbi 60 për qind e PBB në Shqipëri, Malin e Zi dhe Serbi. Normat e Rritjes Ekonomike, 2012-2014 2012

2013f

2014f

Shqipëria

1,6

1,3

2,1

Bosnja dhe Hercegovina

-1,1

0,8

2,0

Kosova

2,7

3,0

4,0

Maqedonia

-0,4

2,5

3,0

Mali i Zi

-2,5

1,8

2,5

Serbia

-1,7

2,0

1,0

EJL6*

-0,7

1,8

1,8

Zona e Euros

-0,6

-0,4

1,1

Burimi: Parashikime të stafit të Bankës Botërore. Shënim: (mesatare e ponderuar)

Perspektiva dhe Rreziqet e Rritjes Me një kërkesë të dobët, të ardhme të paqartë të eksportit dhe rreziqe të konsiderueshme të jashtme, perspektiva afatshkurtër e EJL6 mbetet e brishtë. Pas ringritjes së ekonomisë rajonale në gjysmën e parë të vitit 2013 dhe duke marrë parasysh të dhënat e fundit me frekuencë të lartë, rritja ekonomike për vitin pritet të jetë rreth 1.8 për qind. Eksportet neto do të vazhdojnë të jenë shtysë e rritjes në EJL6 në afat të shkurtër. Megjithatë, për shkak të bazës së kufizuar të eksporteve të ekonomive të EJL6 dhe kapaciteteve të reja të pasigurta të eksporteve të nxitura nga investimet e huaja direkte (IHD-të), rimëkëmbja e qëndrueshme e udhëhequr nga eksportet nuk është e garantuar. Shumë varet nga zgjatja e


rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme. Në kontrast me këtë, kushtet e pafavorshme të tregut të punës, një klimë e dobët e investimeve, dhe kushtet e vështira të kreditimit që shkaktojnë ulje të konsumit dhe investimeve do të mbajnë të mbyllur aktivitetin e përgjithshëm ekonomik. Prandaj, PBB-ja reale e ponderuar e rajonit të EJL6 tani pritet të rritet me 1.8 për qind në 2014, rreth një pikë përqindje më pak se vlerësimi i mëparshëm në mes të 2013. Ngadalësimi nxitet nga ekonomia e Serbisë, e cila tani pritet të rritet me vetëm 1 për qind në 2014 (krahasuar me një vlerësim prej 2 për qind në mes të vitit 2013) për shkak të konsolidimit të planifikuar fiskal dhe rënies së konsumit privat. Në kontrast me Serbinë, rritja ekonomike në pesë vendet e tjera të EJL pritet të forcohet në 2014 dhe të kapërcejë ritmin e zgjerimit ekonomik të vitit 2013. Rreziqet në panoramën afatshkurtër të EJL6 janë në rënie. Rreziqet kryesore të jashtme lidhen me ritmin e rritjes në normat globale të interesit dhe kostot e huamarrjes sovrane që vijnë nga një reduktim i mundshëm i lehtësimit monetar në SHBA; rimëkëmbja e Zonës së Euros; dhe tkurrja e kreditimit si dhe dalja e mundshme e bankave mëmë nga vendet e EJL6. Rreziqet e brendshme lidhen me "lodhjen nga reforma" e cila mund të vonojë zbatimin e politikave, dhe sfidat e mëdha fiskale dhe të borxhit në disa vende. Gjithashtu, zgjidhja e ngadaltë e kredive të këqija, grumbullimi i pagesave të prapambetura në disa vende dhe rritja e dobët e kredisë mund të mpakë më tej perspektivat e rritjes. Përtej këtij horizonti të vështirë afatshkurtër, si munden vendet e EJL6 të ngrenë perspektivën e tyre afatgjatë të

rritjes? Ndërkohë që ruajtja e stabilitetit makro-ekonomik mbetet një prioritet politik maksimal, reformat strukturore duhet të ndiqen me vrull. Rritja ekonomike e udhëhequr nga eksportet e vitit 2013 është një zhvillim pozitiv, por mbajtja e saj do të jetë një sfidë. Përveç nevojës për të përmirësuar pozicionet e tyre fiskale, uljes së borxheve publike dhe forcimit të sistemeve bankare, EJL6 përballen me sfida të mëdha strukturore në përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, përfshirë në fushat e klimës së investimeve, tregut të punës dhe sektorit publik. Kapërcimi i këtyre sfidave është i mundshëm. Një sfidë e ngjashme të transformimit strukturor është përballuar me sukses nga vendet e Baltikut, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia, ndërmjet vendeve të tjera. Ato e filluan tranzicionin e tyre para dy dhjetëvjeçarësh në kushte të pafavorshme dhe tani kanë ekonomi dinamike, të hapura dhe të orientuara drejt eksportit me investimet e huaja direkte (IHD) të mëdha dhe transferim përkatës të teknologjisë dhe know-how. Me përparimin e kohëve të fundit të vendeve kandidate për në Bashkimin Evropian (BE) Mali i Zi dhe Serbi, dhe me marrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës që sinjalizon stabilitet dhe siguri më të madhe, perceptimi i rrezikut rajonal për investitorët mund të bjerë gradualisht në kohë. Aderimi i Kroacisë në BE, hapja e procesit të aderimit me Serbinë dhe përparimi i bërë nga Mali i Zi, si dhe ndryshimet politike të kohëve të fundit në rajon, mund të ofrojnë një nxitje të përtërirë për reforma. Momenti për të përdorur këtë mundësi është tani.

P Ë R M B L E D H J A | VII


VIII | F a q e


KAPITULLI 1:

ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE TË KOHËVE TË FUNDIT

Faqe |9


Rritje Modeste pas Recesionit të Dyfishtë

Në gjurmët e një rimëkëmbjeje të vakët të Zonës së Euros, rajoni i EJL6 doli nga recesioni në gjysmën e parë të vitit 2013. PBB reale e kombinuar e vendeve të EJL6 u ringrit nga një rënie 0.7 për qind në vitin 2012 në një rritje 1.8 për qind (bazë vjetore) në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 1). Rritja ekonomike u mbështet nga një kërkesë e jashtme për eksportet e EJL6, e cila po rimëkëmbet ngadalë (Kutia 1). Ndërkohë që rritja ekonomike në Serbi dhe Shqipëri (me 1.4 për qind) udhëhiqej nga industria, bujqësia dhe eksportet, rritja në Maqedoni (me 3.4 për qind, më e larta në rajon) pasqyroi një rimëkëmbje të fortë në ndërtim dhe shërbime në gjysmën e parë të vitit 2013.

Figura 1: Rritja në EJL6, 2012-13 Percent, annual growth

4

Percent, semi-annual y-o-y growth H1 2012

2012 3

H1 2013

2 1

0 -1

-2 EU11

EU15

SRB

SEE6

MNE

MKD

BIH

KOS

ALB

ALB BIH KOS MKD MNE SRB SEE6 EU15 EU11

-3

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe vlerësimet e stafit të Bankës Botërore Shënim: nuk ka të dhëna të disponueshme për Kosovën dhe Bonjë Hercegovinën; shifrat janë parashikime për vitin.

Figura 2: Rritja e Prodhimit Industrial në 2013 (tremujor), në % 20

Q1

Q2

BIH

MKD

15 10 5 0 ALB

MNE

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave.

një vit më parë.

10 | F a q e

SRB

Industria--veçanërisht eksportet e produkteve dhe energjia--ishin shtysë e rimëkëmbjes në 2013. Në dallim nga viti 2012, prodhimi industrial u rrit në gjithë rajonin në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 2). Në Serbi, fillimi i prodhimit dhe eksportet nga FIAT kapërcyen parashikimet, me më shumë se 100.000 makina të eksportuara deri tani këtë vit. Në vendet e tjera të EJL6, rritja e prodhimit industrial ishte më e dobët, por kontribuoi pozitivisht në rimëkëmbjen e përgjithshme ekonomike. Kushtet e mira të motit mbështetën një kontribut të fuqishëm të bujqësisë në rritjen ekonomike në EJL6. Për shkak se vetëm një pjesë e vogël e tokës bujqësore është e ujitur dhe/ose e mbrojtur nga përmbytjet, prodhimi bujqësor varet në mënyrë kritike nga kushtet e motit. Në Serbi, pas një rënieje me 20 për qind në vitin e mëparshëm, bujqësia u rrit me 21 për qind në gjysmën e parë të vitit 2013 (bazë vjetore) me një mot më të mirë, duke kontribuar 1.6 pikë përqindjeje në rritjen e përgjithshme të PBB. Në vendet e tjera, rritja ishte më pak e fortë, por pozitive. Për shembull, në Maqedoni, prodhimi bujqësor u rrit me 0.7 për qind dhe të dhënat jopërfundimtare nga Kosova gjithashtu sugjerojnë një vit të mirë bujqësor për shkak të motit dhe projekteve të financuara nga donatorët në sektor. Oferta më e madhe ndihmoi në përmbysjen e inflacionit të çmimit të ushqimeve nga


Nga krahu i kërkesës, eksportet ishin shtysa e rimëkëmbjes ekonomike në EJL6. Rimëkëmbja graduale në Zonën e Euros ndihmoi që eksportet e kombinuara të mallrave të EJL6 të rriten me afër 13 për qind (bazë vjetore), duke dhënë një kontribut të fortë pozitiv në rritjen e përgjithshme ekonomike (Tabela 1). Serbia e udhëhoqi këtë ngritje të eksporteve me investime nga kompani të mëdha të huaja (përfshirë FIAT, Michelin, dhe Stada): eksportet e saj u rritën me 20.5 për qind në gjysmën e parë të 2013 krahasuar me të njëjtën periudhë në 2012), me një kontribut prej 5.1 pikë përqindje në rritjen e PBB-së reale. Të dhënat paraprake sugjerojnë që kjo ngritje e eksporteve vazhdoi në tremujorin e tretë të vitit 2013, me një rritje të vlerësuar në 38.5 për qind (bazë vjetore). Përveç rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme Tabela 1: Rritja e Eksporteve të Mallrave, (Në nga BE, rritja e eksporteve të vendeve të Euro) EJL6 u ndikua nga faktorë të përkohshëm. ndryshim H1 2012 H1 2013 në % Për shembull, Mali i Zi dhe Bosnjë Shqipëria 720 840 16,7 Hercegovina përfituan nga një ngritje në Bosnja dhe eksportet e energjisë nga hidrocentralet e tyre Hercegovina 1.250 1.382 10,6 Kosova 135 149 10,4 duke përdorur akumulime rekord të ujërave. Maqedonia 1.507 1.523 1,1 Gjithashtu, një rritje në eksportet ushqimore Mali i Zi 194 209 7,7 nga Bosnjë Hercegovina drejt Kroacisë lidhet Serbia 4.145 4.993 20,5 EJL6 7.951 9.096 12,6 me hyrjen e këtij vendi në BE. Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe vlerësimet e stafit të Bankës Botërore

Kërkesa e brendshme mbeti kryesisht e dobët në EJL6 në 2013. Megjithëse statistikat mbi anën e shpenzimeve të PBB-së në EJL6 janë të disponueshme vetëm për Maqedoninë dhe Serbinë, disa indikatorë-kredia, pagat, inflacioni, papunësia, importet dhe borxhi i familjeve--të gjitha sugjerojnë kërkesë të brendshme të dobët. Në Serbi, konsumi i brendshëm dhe investimet kishin një kontribut veçanërisht negativ në rritjen e PBB me rreth 2 pikë përqindjeje secili në gjysmën e parë të 2013. Vetëm në Maqedoni dhe Kosovë kërkesa e brendshme u forcua, kryesisht për shkak të investimeve të shtuara. Në Maqedoni për shembull, investimet u rritën me 8.2 për qind në gjysmën e parë të vitit 2013 (bazë vjetore), e nxitur nga investimet në projektet e mëdha të sektorit publik. Përkundrejt këtyre zhvillimeve afatshkurtra, rritja e produktivitetit -- një shtysë kryesore për rritjen afatgjatë -- u ngadalësua shumë në dy vitet e fundit. Në vitet përpara krizës globale financiare, produktiviteti i fuqisë punëtore u rrit në vendet e EJL më shpejt se në BE11 dhe BE15, një tendencë që u ruajt në periudhën menjëherë pas krizës (Figura 5). 2 Megjithatë, që nga fillimi i vitit 2012, rritja e produktivitetit të fuqisë punëtore në EJL ra në një nivel poshtë atij të vitit 2008 në disa vende, meqenëse rritja e ngadaltë e prodhimit nuk e ruajti ritmin e përmirësimit në punësim (Figura 6).

BE11 përbëhet nga Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Republika Sllovake dhe Sllovenia. Grupi i vendeve të BE15 përbëhet nga: Austria, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar. 2

F a q e | 11


Kutia 1: Zhvillimet e Jashtme në 2013 Pas disa viteve dobësie, rritja në vendet me të ardhura të larta po forcohet, duke përfshirë Zonën e Euros (Figura 3). Rritja në vendet me të ardhura të larta u përshpejtua në T2 2013, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara; Zona e Euros u rimëkëmb pas 6 tremujorëve në tkurrje, dhe rritje e fortë u shënua në Japoni. Ky përshpejtim u zbut në Zonën e Euros dhe Japoni në tremujorin e tretë. Në SHBA, një rritje e udhëhequr nga sektori privat u rrit në 2.8 për qind nga tremujori i mëparshëm, pavarësisht nga normat në rritje të interesit dhe efektet e sekuestrimit fiskal. Recesioni në Zonën e Euros ka përfunduar me rritjen me bazë vjetore në T2 në 1.2 për qind në një numër ekonomish dhe anketat e PMI sugjerojnë kërkesë më të fortë nga konsumatorët dhe importet. Megjithatë, Gjermania dhe Franca e humbën momentin në T3, duke regjistruar norma rritjeje përkatësisht 1.2 për qind dhe 0.5 për qind negative. Aktiviteti ekonomik është forcuar në Kinë në muajt e fundit (T3 deri në 9.3% nga 7.3% në T2) dhe po rimëkëmbet në ekonomitë e tjera të mëdha me të ardhura të mesme, përfshirë Afrikën e Jugut, Turqinë dhe Brazilin, megjithëse rezultatet e T2 ishin zhgënjyese në Indi dhe Meksikë.

Figura 3: Prodhimi Industrial dhe Tregtia Globale: Në rimëkëmbje

Figura 4: Kostot e Huamarrjes në Vende të Caktuara Evropiane: Në zbutje

Burimi: Banka Botërore dhe DataStream.

Burimi: Banka Botërore dhe DataStream.

Flukset e kapitalit drejt vendeve në zhvillim filluan të ringrihen dhe presionet mbi çmimet e aseteve dhe monedhave u lehtësuan. Megjithatë, mbeten rreziqe dhe pasiguri të lidhura me momentin eventual të reduktimit të aktivitetit bankar dhe ndikimet e tij mbi vendet në zhvillim. Flukset globale të kapitalit mbeten të paqëndrueshme: flukset globale të kapitalit drejt vendeve në zhvillim ranë në Tetor, duke e përmbysur plotësisht ringritjen më të hershme në Shtator. Tregjet duket që po bëjnë dallime në bazë të kuadrove dhe rreziqeve të brendshme politike. Tranzicioni drejt normave më të larta të interesit paraqet rreziqe të një korrigjimi të çrregullt nëse normat ngrihen tepër shpejt apo nëse një ndalim i papritur në flukset e kapitalit ekspozon dobësitë në nivel vendi. Megjithëse kanë ndodhur disa korrigjime (kostoja mesatare afatgjatë e financimit të bonove për vendet në zhvillim u shtrëngua me 50 pikë bazë që nga Maji), të ardhurat nga investimet në SHBA ndoshta do të rriten me 200-220 pikë të tjera bazë, me të ardhurat nga investimet në vendet në zhvillim ndoshta do të rriten mesatarisht 300-350 pikë bazë në afat të mesëm. Ekonomitë me vulnerabilitete thelbësore mund të shohin kostot e tyre të huamarrjes të rritet shumë më shumë. Vendimi i përkohshëm i Rezervës Federale për të mbajtur lehtësimin monetar në ritmin aktual ka vonuar ndikimin mbi vendet në zhvillim që përballen me dobësi të financimit të jashtëm.

12 | F a q e


Figura 5: Produktiviteti i Fuqisë Punëtore të Figura 6: Produktiviteti i Fuqisë Punëtore të EJL, në EJL kundrejt BE11 dhe BE15, EJL, Indeks (2008=100) Indeks (2008=100) 120 Albania 115 110 105 100 95 90 85 80 75 70

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore.

2012

2011

2010

2009

2008

2007

2012

2011

2010

2009

2008

2007

2006

2005

2004

2003

2002

EU-15

2006

EU-11

2005

SEE5 (ex. Kosovo)

Bosnia FYR Macedonia Montenegro Serbia

2004

110 105 100 95 90 85 80 75 70 65

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore.

Rritja e ngadaltë e produktivitetit dhe kostot në rritje të njësisë së fuqisë punëtore në disa vende ndikuan negativisht mbi rritjen ekonomike. Vetëm në Shqipëri dhe Serbi, kostot reale të njësisë së fuqisë punëtore ranë pas vitit 2008 (Figura 7), të ndihmuara pjesërisht nga rritja më e fortë e produktivitetit në këto dy ekonomi krahasuar me pjesën tjetër të EJL. Por pagat reale në Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni, për shembull, vazhduan të rriten, ndërkohë që rritja e produktivitetit ra (Figura 8). Kjo solli rritje të mëtejshme në kostot e njësisë së fuqisë punëtore në këto vende pavarësisht nga ngadalësimi ngulmues në tregjet e tyre të punës. Kërkesa për fuqi punëtore dhe kanalet e konkurrueshmërisë tregtare ndikuan negativisht mbi rritjen ekonomike.

F a q e | 13


Figura 7: Kostot reale të njësisë së fuqisë Figura 8: Kontributet për ndryshimin e punëtore, Indeks (2008=100) kostove të njësisë së fuqisë punëtore që nga 2008 (pikë përqindjeje). 120 15

110

10

100

5

90

0

Albania Bosnia FYR Macedonia Montenegro Serbia

80 70 60

-5 -10 -15 2012

2011

2010

2009

2008

2007

2006

2005

2004

50

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore. Shënim: Viti 2009 reflekton një thyerje strukturore në të dhënat për Maqedoninë për shkak të rishikimeve në metodologji në përkufizimin e pagave bruto.

Real wage growth Productivity growth Total change in unit labor costs

-20

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave, vlerësimet e stafit të Bankës Botërore.

Përmirësime të Vazhduara në Tregti dhe Borxhin e Jashtëm Bilancet e llogarisë korrente u ngushtuan në të gjithë vendet e EJL6 përpos kërkesës në rimëkëmbje të Bashkimit Evropian (BE) për eksporte. Si rritja në eksporte dhe rënia në importe kontribuuan në një ribalancim madhor në tregti dhe përmirësime në bilancet e llogarisë korrente (Figura 9, Figura 10 dhe Figura 11). Ndërkohë që tregtia ndërrajonale në EJL6 u rrit në vitin 2012, eksportet filluan të zhvendosen drejt BE në 2013. Kjo ishte e vërtetë veçanërisht për Bosnjë Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë; ndërsa përqindja e eksporteve të Malit të Zi dhe Kosovës drejt rajonit të EJL u rrit. Figura 9: Bilancet e Kombinuara të Llogarisë Korrente dhe Tregtisë në EJL6 (Përqindje e PBB)

Figura 10: Bilanci i Llogarisë Korrente të Vendeve të EJL6 në Gjysmën e Vitit (Përqindje e PBB) MNE KOS SEE6

CAD

Trade Balance

2011

2012

ALB

SRB

MKD

BiH

0

H1 2013 -10 -20

-7.0 -9.9

-11.9 -14.9 -22.8

-22.0

Burimi: Bankat Qendrore, IMF WEO dhe përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore.

14 | F a q e

-30

H1 2011

H1 2012

H1 2013

-40 Burimi: Bankat Qendrore të EJL6 Shënim: Përmirësimi i CAD në MNE ndodhi çdo vit në T3 për shkak të sezonit kryesor turistik që prodhonte një CAD vjetor mjaft më të ulët.


Figura 11: Rritja e Eksporteve në EJL6 (Përqindje) 2011

2012

Deficitet e llogarisë korrente (CAD) u financuan kryesisht nga investimet e portofolit dhe IHD. Investimet e portofolit ishin burimi më i madh i financimit në gjysmën e parë të vitit 2013 duke përbërë pothuajse gjysmën e financimit të CAD. Pjesa e IHD-ve në financimin e CAD u rrit shumë nga 18.4 për qind në 2012 në rreth 45.3 për qind në gjysmën e parë të 2013. IHD-të financuan një të tretën e CAD në Serbi dhe Malin e ZI, rreth gjysmës së tij në Maqedoni, dy të tretat në Bosnjë Hercegovinë, dhe mbi 90 për qind në Kosovë dhe Shqipëri.

H1: 2013

30.0 25.0 20.0 15.0 10.0 5.0 0.0 -5.0

ALB

BiH KOS MKD MNE SRB SEE6

-10.0

Flukset mesatare të Investime të Huaja Direkte (IHD-ve) drejt vendeve të EJL6 u rritën në 2013, Burimi: Bankat Qendrore, IMF WEO dhe megjithëse duke u nisur nga nivele të ulëta. përllogaritjet e stafit të Bankës Botërore. Investimet e Huaja Direkte (IHD-të) në Serbi dhe Maqedoni—kryesisht në industrinë prodhuese—u dyfishuan, megjithëse duke u nisur nga nivele të ulëta. Në Kosovë dhe Shqipëri, IHD-të u drejtuan kryesisht drejt infrastrukturës--Aeroporti i Prishtinës dhe hidrocentralet, përkatësisht.

Figura 12: Remitancat e Punëtorëve 2010--H1 2013 (% e PBB) 16

2011

2012

H1 2013

14 12 10 8 6 4 2 0 KOS

BIH

SEE6

ALB

MNE

SRB

MKD

Burimi: Bankat qendrore të EJL6 Shënim: Shqipëria, Kosova dhe Bosnjë Hercegovina i përkufizojnë remitancat që përfshijnë kompensimin e punonjësve; Serbia dhe Mali i Zi përdorin përkufizime më të ngushta. Të dhënat për Maqedoninë përfshijnë vetëm remitancat e punëtorëve që vijnë nga kanalet zyrtare të bankave dhe të raportuara si të tilla, por jo të gjithë transfertat private.

Kriza e Eurozonës. Remitancat drejt rajonit ranë me 0.5 pikë përqindjeje si përqindje e PBB në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 12) kryesisht për shkak të kushteve ekonomike me të cilat përballen emigrantët në Itali dhe Greqi. Rënia më e madhe ishte në Shqipëri, ku madhësia e tkurrjes ishte më shumë se 2 pikë përqindje të PBB, si rezultat i kthimit të shumë emigrantëve nga Greqia. Borxhi i jashtëm mbeti i lartë, megjithëse në rënie, kryesisht për shkak të tkurrjes së kreditimit të sektorit privat (shih seksionin fiskal). Borxhi i jashtëm total në EJL6 ra me 2.4 pikë përqindjeje në 67.1 për qind të PBB në gjysmën e parë të 2013, kryesisht për shkak të rënies së madhe prej 5.2 pikë përqindjeje të borxhit të jashtëm të Serbisë (Figura 13, Figura 14). Përveç Serbisë, borxhi i jashtëm ra në Maqedoni me 0.9 për qind të PBB, dhe në

F a q e | 15


Kosovë3 dhe Shqipëri me rreth 0.3 për qind të PBB përkatësisht (Figura 14).

Figura 13: Borxhi i Jashtëm Mesatar i EJL6 Figura 14: Borxhi i Jashtëm Total Publik (Përqindje e PBB) dhe Privat 2010-13 (Përqindje e PBB)

External debt 80

65.8

63.3

o/w Gov. debt

69.5

67.1

2010

2011

2012

H1 2013

150.0

60

100.0 40

50.0

20 0

24.4

26.4

30.5

30.6

2010

2011

2012

H1 2013

0.0

MNE SRB SEE6 MKD BiH

Burimi: Bankat qendrore dhe ministritë e financave (MF) të EJL6 Shënim: Vija e gjelbër përfaqëson normën e Maastricht për nivelet e borxhit.

ALB

KOS

Burimi: Bankat qendrore dhe ministritë e financave të EJL6; FMN; Banka Botërore. Shënim: Borxhi i jashtëm i Mali i Zi (MNE) është llogaritje e përafërt. Borxhi i jashtëm privat për Kosovën është një llogaritje e përafërt dhe mund të jetë pak i nënvlerësuar. Borxhi i saj i jashtëm përfshin gjithashtu borxhin potencial ndaj Klubeve të Londrës dhe Parisit i cili duhet të negociohet me Serbinë.

Përfitimet e Punësimit që po Rifillon Ndërkohë që normat e punësimit në EJL6 u përmirësua në 2013, rritja e tyre pati vetëm një ndikim të vogël në normat e larta të papunësisë. Krahasuar me BE11 dhe BE15, ku nivelet e punësimit mbetën mjaft më të ulëta se kulmet e tyre para krizës, punësimi në EJL6 ishte pothuajse në nivelin kulmor të para krizës së 2008 në gjysmën e parë të 2013 (Figura 19). Megjithatë, përmirësimet në punësim po përkthehen ngadalë në rënie të ndjeshme të normave të papunësisë. Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi përjetuan rritjen më të fortë në vendet e punës që nga 2010, ndërkohë që punësimi në Serbi dhe Bosnjë Hercegovinë mbetet e dobët (Figura 16). Edhe aty ku punësimi është rimëkëmbur ndjeshëm që nga 2010, përmirësimet nuk kanë qenë me bazë të gjerë por të përqendruara kryesisht tek sektorët e shërbimeve. Në kontrast me këtë, industria vazhdoi të pakësojë fuqinë punëtore (Figura 17).

3

Borxhi i jashtëm privat për Kosovën është një llogaritje e përafërt dhe mund të jetë pak i nënvlerësuar.

16 | F a q e


Figura 15: Punësimi në kontekst rajonal, Figura 16: EJL: Shtigjet e rimëkëmbjes së Indeks (2008=100) punësimit Indeks (2008=100) 105

110 105

100

100

95

95

SEE5 (ex. Kosovo) EU-11

90

90

ALB

BIH

85

MNE

SRB

2007

2008

2009

2010

MKD 2011

2012

2012

2011

2010

2009

2008

2007

2006

2005

2004

2003

2002

85 Burimi: Zyrat Kombëtare të Statistikave

Burimi: Eurostat, Zyrat kombëtare të statistikave Papunësia në EJL6 ngulmon të qëndrojë në nivel të lartë, pavarësisht nga rëniet e kohëve të fundit në disa vende. Norma mesatare e papunësisë për EJL6 ishte 23.6 për qind në mes të 2013, shumë mbi mesataren e BE11, dhe tregon pak përmirësim nga nivelet kulmore të krizës (Figura 18). Vetëm në Maqedoni papunësia ra në mënyrë të konsiderueshme, megjithëse duke u nisur nga nivele shumë të larta. Norma e papunësisë në Shqipëri (12.8 për qind) mbeti më e ulëta në EJL6, ndërkohë që ajo e Kosovës, në 30.9 për qind, mbeti më e larta. 4 Në kontrast me këtë, në BE11 dhe BE15, normat e papunësisë kanë vazhduar të rriten (Figura 19).

Figura 17: Shtysat sektoriale të rimëkëmbjeve të punësimit, pikë përqindjeje 10 8 6

Services Industry Agriculture TOTAL

4 2 0 -2 -4 Albania FYR Macedonia Montenegro Burimi: Eurostat, Zyrat kombëtare të statistikave

Kosova kohët e fundit nxori shifrat e papunësisë për 2012 nga Anketa e saj për Fuqinë Punëtore, pas një hendeku 3vjeçar në të dhëna. 4

F a q e | 17


Figura 18: Normat e papunësisë (2013), Figura 19: Normat e papunësisë në përqindje e fuqisë punëtore kontekstin rajonal, përqindje e fuqisë punëtore 40

Normat

35 30 25

25

27.6 25.5

Mesatarja e

20

20.5

20 15

30

33.5

15

13.8

EU-11 EU-15

10

10 5 0

SEE5 (ex. Kosovo)

12.8

ALB

BE11 mesatare 19.2 23.5 MNE

SRB

27.5

28.8

30.9

BIH

MKD

KOS

Shënim: Të dhëna të T2 2013 për të gjithë përveç Kosovës (2012). Kosova e ndryshoi metodologjinë e saj për LFS në 2012, duke i bërë shifrat e vitit të mëparshëm të pakrahasueshme. Burimi: Anketat Kombëtare të Fuqisë Punëtore.

5 0

Burimi: Eurostat, të dhëna kombëtare të LFS, vlerësime të stafit të Bankës Botërore

Rënia e Inflacionit Inflacioni në EJL6 u ngadalësua në tre tremujorët e parë të 2013 si ndikim i çmimeve të energjisë dhe ushqimeve që po stabilizohen. Rënia në inflacionin e CPI—krahasuar me normat kulmore në Dhjetor 2012/Janar 2013—ishte e konsiderueshme: ajo u luhat nga 7.9 pikë përqindjeje në Serbi në 3.5 pikë përqindjeje në Kosovë, dhe 3 pikë përqindjeje në në Maqedoni (Figura 20). Pjesa më e madhe e ngadalësimit pasqyron një shpërbërje të faktorëve unikë që e ngritën inflacionin në vitin 2012—çmime të administruara, disa ngritje taksash dhe ndikimi i motit të keq mbi prodhimin bujqësor dhe furnizimin me ushqime. Inflacioni i ushqimeve ra me 9 pikë përqindjeje (Figura 21), ndërkohë që inflacioni i energjisë ra me 5 pikë përqindjeje. Serbia ishte një përjashtim ku inflacioni u ngrit përkohësisht në Gusht për arsye të një rritjeje unike në çmimet me pakicë të energjisë (Figura 22). Me këto zhvillime, deri në Shtator, inflacioni i CPI në EJL6 (2.5 për qind) konvergoi në mënyrë të konsiderueshme, vetëm një për qind më lart se ai i rajoneve të tjera (Figura 23).

18 | F a q e


Figura 20: Inflacioni i CPI, përqindje (vjetore) 14 12 10 8

Figura 21: Inflacioni i Çmimit të Ushqimeve, përqindje (vjetore) 20

Albania BiH Kosovo Macedonia, FYR Montenegro Serbia SEE6

18 16

6

Albania BiH Kosovo

14

Macedonia, FYR

12

Montenegro

10

Serbia

8

4

6

2

4

SEE6

2

0

0 -2

-2

-4

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore

Figura 22: Inflacioni i çmimit të energjisë në Figura 23: Krahasimi rajonal i inflacionit të EJL6, përqindje (vjetore) CPI, përqindje (vjetore)

18 16 14 12 10 8 6 4 2 0 -2 -4 -6

Albania

BiH

8

Kosovo

Macedonia, FYR

7

Montenegro

Serbia

SEE6

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore

6

SEE6 EU15 EU11

5 4 3 2 1 0

Burimi: Zyrat kombëtare të statistikave dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore

Me inflacion në rënie dhe kapacitet rezervë ende të lartë, disa banka qendrore të EJL6 lehtësuan politikën monetare. Në mënyrë specifike, hendeqet ende të mëdha të prodhimit në EJL6 (Figura 24) F a q e | 19


mbështetën një farë lëshimi në vendet me norma këmbimi fleksibël (Shqipëria dhe Serbia) dhe tavanet e menaxhuara (Maqedonia). Normat bazë të interesit u shkurtuan me një mesatare prej 50 pikë bazë në gjysmën e parë të viti 2013 (Figura 25). Për të mbështetur likuiditetin, vendet e "eurozuara" (Bosnjë Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi)5 ruajtën norma relativisht të ulëta të rezervave të kërkuara: 9.5 për qind në Malin e Zi, 10 për qind në Bosnjë dhe 10 për qind në Kosovë.

Figura 24: Hendeqet e prodhimit në EJL6 Figura 25: Normat Zyrtare Bazë të Interesit (Përqindje e PBB potenciale)* (Përqindje) 10 Montenegro Serbia FYR Macedonia Albania Bosnia and Herzegovina

8 6 4

20 Albania FYR Macedonia

15

Serbia Euro area (ECB refi rate)

2 10

0 -2

5

-4 -6 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013

0 2008

2009

2010

2011

2012

2013

Burimi: FMN WEO dhe Raportet e stafit të vendeve. Shënim: * Të dhënat për Kosovën nuk disponohen.

Figura 26: Oferta reale e parasë së gjerë, Indeks (2009:Q1=100) 125 120 115 110 105 100 95

SEE6 EU15 EU11

90

Shënim: Të dhënat e 2013:H1 është shprehur si një normë me bazë vjetore. Burimi: FMN IFS, Bankat qendrore kombëtare

Burimi: ECB, Zyrat kombëtare të statistikave.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, EJL6 përjetoi rimëkëmbje të kufizuar të agregateve monetare, duke pasqyruar aktivitetin real të ngadaltë. Oferta reale e parasë së gjerë (M2) në Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi nuk është rritur dukshëm që në mes të vitit 2010. Vetëm në Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë ka pasur një rritje të matshme në M2 reale që nga kriza, por fushëveprimi për ekspansion të mëtejshëm shtrëngohet nga flukset e kufizuara të jashtme brenda strukturës së këmbimit të këtyre vendeve. Megjithatë, për balancat, rimëkëmbja monetare pas krizës në EJL6 ka qenë përgjithësisht e barabartë me rajonet e tjera, megjithëse mjaft më e paqëndrueshme (Figura 26).

Kosova dhe Mali i Zi kanë adoptuar në mënyrë të njëanshme euron si monedhën e vetme ligjore, ndërsa Bosnjë Hercegovina ka një bord monedhe të bazuar në euro. 5

20 | F a q e


Rritja e Dobët e Kredisë Kushtet e financimit për vendet e EJL6 u përmirësuan disi në vitin 2013. Pas masave mbështetëse të marra nga bankat qendrore madhore të botës, ndjesia e tregut u përmirësua dhe refuzimi i rrezikut ra. 6 Normat e spredeve të CDS (sigurimi ndaj moskthimit të kredive) arritën nivelet më të ulëta në shumicën e vendeve të EJL6 që nga fillimi i vitit 2011 dhe tregjet e kapitalit u ngritën (Figura 27, Figura 28). Flukset bruto të kapitalit në hyrje në rajonin EJL6 u ngritën në 2013, duke shkuar në 0.5 për qind të PBB. IHD-të panë një ngritje me 0.7 për qind të PBB-së në gjysmën e parë të vitit 2013 dhe investimet e portofolit mbetën të shëndetshme ndërsa tregjet e kapitalit mbetën mbështetëse të emetimeve të bonove sovrane të EJL6.

Figura 27: Financimi dhe Kostot e Financimit Figura 28: Spredet e CDS-ve të vendeve të për Vendet e EJL6 EJL6 3,000

1,000

2,000

800

1,400 1,200 1,000

1,000

600

0 400

-1,000 -2,000

200

-3,000

0

800

600 400 200 0

Change in BIS reporting banks external position vis-à-vis SEE6 (left axis)* Parent Banks CDS spread average (right axis)** SEE6 sovereign CDS spread, bps (right axis)***

ALB

MKD

MNE

SRB

Burimi: Bloomberg, Banka për Zgjidhje Ndërkombëtare (BIS) dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: *Vendet e përfshira: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. ** Bankat e përfshira: Raiffeisen Bank, Erste Bank, Banca Intesa, UniCredit Bank, Societe Generale, Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) dhe Alpha Bank. *** Vendet e përfshira: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Një studim i Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS) “Kriza e zonës së euros dhe huadhënia ndërkufitare e bankave për tregjet e reja” (http://www.bis.org/publ/qtrpdf/r_qt1212f.htm) konfirmon që ndërmjet mesit të 2011 dhe mesit të 2012 ishte kryesisht stresi i bankave mëmë që shtynte tkurrjen e kreditimit. 6

F a q e | 21


Tabela 2: Përqindja e aseteve të bankave të huaja në EJL6, 2012 (përqindje e aseteve totale të vendit)

Megjithatë, bankat e huaja evropiane vazhduan të tkurrin kreditimin nga rajoni i Austria Greqia Sllovenia EJL6. Bankat e huaja evropiane, të cilat dominojnë peizazhin financiar të EJL6 (Tabela Shqipëria 28,8 18,8 2) mbeten nën presione të tregut dhe Bosnja dhe Hercegovina 37,2 8,5 rregullatorëve që i penguan ato të zgjeronin bilancet e tyre dhe inkurajuan filialet e tyre të Kosova 24,1 16,1 vazhdonin të diversifikonin burimet e tyre të Maqedonia 4,7 23,0 16,9 financimit. Në fakt, krahasuar me fundin e tremujorit të tretë të vitit 2012, ekspozimi Mali i Zi 21,2 17,0 ndërkombëtar të bankave të huaja ra në sektorin Serbia 16,4 14,0 3,5 financiar të EJL6 ndërkohë që bankat mëmë vazhduan të reduktojnë praninë e tyre në rajon. Burimi: Bankscope, Bankat Qendrore. Për shembull Hypo Alpe Adria Bank e Austrisë, i nxori në shitje filialet e saj në rajon (Bosnjë Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi). Nova Ljubljanska Banka (NLB) e Sllovenisë arriti kohët e fundit një plan ristrukturimi me Komisionin Evropian për të reduktuar portofolin, duke rritur rrezikun e shpronësimit nga rajoni. Ndërkohë që negociatat ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme për Konkurrencën e Komisionit Evropian dhe Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG) për ristrukturimin e bankës nuk kanë përfunduar ende, një nga zgjidhjet e raportuara do të ishte që NBG të tërhiqej nga Evropa Juglindore. Përballë këtij sfondi, vendet e EJL6 bënë një farë progresi në zbatimin e reformave bankare gjatë vitit të fundit me qëllimin për të përmirësuar aftësinë ripërtëritëse dhe kapacitetin mbikëqyrës të tyre, por sfidat mbetën. Kuadrot e stabilitetit makro u forcuan në shkallë të ndryshme, marrëdhëniet ndërmjet vendeve të bankave mëmë dhe vendeve të bankave degë të tyre u përmirësuan, dhe disa vende bënë përpjekje për të reduktuar nivelet e tyre të larta të kredive të këqija (NPL-ve) (përfshirë me asistencë të huaj teknike (shih Kutinë 2)). Megjithatë, mbeten katër sfida: (i)

zbutja e problemit të kredive të këqija ende të rritje,

(ii)

ulja e treguesit të lartë kredi-depozita, në disa vende

(iii)

rritja e përfitueshmërisë bankare, dhe

(iv)

rifillimi i rritjes së kredisë.

Kreditë e këqija (NPL-të)-të vazhduan të rriten në gjysmën e parë të vitit 2013, duke arritur nivele kulmore në shumicën e rajonit. Kreditë e këqija filluan të ngrihen në mes të 2012 dhe vazhduan të rriten në secilin nga vendet e EJL6 në gjysmën e parë të vitit 2013 (Figura 29). Rritja e tyre në EJL6 reflektoi një përzierje të bazave të dobëta ekonomike, cilësia e përkeqësuar e kredive (Figura 30) dhe regjimet e dobëta të paaftësisë paguese. Gjithashtu, disiplina e dobët fiskale rezultoi në pagesa të prapambetura të sektorit publik, gjë që kufizoi likuiditetin e sektorit privat dhe reduktoi aftësinë e kompanive për të shërbyer kreditë e tyre. Kreditë e këqija (NPL-të) arritën nivele shqetësuese mbi 20 për qind të kredive totale në Shqipëri dhe Serbi, dhe rreth 18 për qind në Malin e Zi. Përveç kësaj, kreditë me probleme (kreditë e Kategorisë 2), të cilat

22 | F a q e


përbënin shumicën e kredive të këqija (NPL-ve) të krijuara rishtas, mbetën ende të larta në disa vende dhe kanë nevojë për monitorim më të afërt (Kutia 2).

Figura 29: Kreditë e Këqija (përqindja e kredive totale)

Figura 30: Cilësia e aseteve të portofolit të kredisë (përqindje e kredive totale), Dhjetor 2012

30 25 20

15 10 5 0 ALB Dec-12

BIH Jun-13

KOS

MKD

Peak since 2008

MNE

SRB

Pre crisis level (end 2007)

Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Burimi: Bankat qendrore të vendeve të EJL6. Shënim: Të dhënat për nivelin e NPL-ve para krizës (2006-2008) për Serbinë i referohen vetëm nivelit të 2008.

Kutia 2: Përpjekjet e Zgjidhjes së Kredive të Këqija (NPL-ve) në EJL6: Përvoja e Deritanishme Të gjashtë vendet e Evropës Juglindore kanë marrë ose kanë filluar tashmë diskutimet për asistencën e jashtme për të mbështetur zgjidhjen e kredive të këqija (NPL-ve). Kryerja e proceseve të zgjidhjes së kredive të këqija (NPL-ve) kërkon përpjekje të konsiderueshme në një numër dimensionesh kryesore, duke përfshirë ndërmjet të tjerave: i) zhvillimi i një kuptimi të qartë objektiv të pengesave ligjore dhe rregullatore në lojë, si lokale dhe ndërkombëtare, pengesat ligjore dhe rregullatore, dhe mungesat në aftësitë organizative dhe teknike në banka ii) futja e kuadrove të ristrukturimit vullnetar të borxhit, dhe një gjyqësor të përgatitur për të ekzekutuar zgjidhje për këta huamarrës jobashkëpunues, iii) një gatishmëri për të caktuar qëllime të arritshme të ndërmjetme dhe afatgjata të reduktimit të kredive të këqija (NPL-ve) dhe vendosmëri mbikëqyrëse për t'i zbatuar ato, dhe iv) angazhimi i grupeve kryesore të interesit për të adoptuar masat e nevojshme. Të gjitha këto dimensione duhet të renditen me kujdes në përputhje me një strategji të miratuar dhe të vendosur në kohë. Duke pasur parakushtet e mësipërme të vendosura, procesi i reduktimit të kredive të këqija ka të ngjarë të kërkojë të paktën 18 muaj për të demonstruar rezultate të qëndrueshme. Shqipëria: Banka e Shqipërisë (BSH) me Qeverinë ka filluar një varg të gjerë reformash në vitet e fundit për të mbështetur zgjidhjen e NPL-ve duke mbuluar çështje legjislative, procedurale dhe tatimore. Në një përpjekje për tu bazuar në praktikën më të mirë ndërkombëtare për të mbështetur zbutjen e kredive të këqija (NPL-ve), Banka e Shqipërisë hyri në një Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën Këshillimore të Sektorit Financiar (FinSAC) të Bankës Botërore në Vienë, në Tetor 2012. Amendimet e kohëve të fundit në 2013 në Kodin e Procedurës Civile, të miratuara me mbështetjen e FinSAC synojnë të shkurtojnë dhe thjeshtojnë procedurat e zbatimit të kolateralit dhe reduktojnë në mënyrë të konsiderueshme të drejtën e gjykatave për të ndërhyrë në zbatim ose ekzekutim të pronave të paluajtshme. Megjithatë, bankat vazhdojnë të përballen me paqartësi të rëndësishme tatimore në përpjekjet e tyre për të hequr kreditë e këqija (NPL-të) e

F a q e | 23


parekuperueshme. Për të qartësuar këto çështje, Ministria e Financave në emër të Autoritetit Tatimor ka krijuar në Nëntor 2013 një Grup Pune me Bankën e Shqipërisë, të mbështetur nga ekspertë ligjorë dhe kontabilistë nga institucionet përkatëse. Meqenëse bankat po vazhdojnë të ruajnë një pjesë të konsiderueshme të kredive problematike të parekuperueshme në bilancet e tyre, nëse këto paqartësi tatimore do të zgjidheshin, bankat mund të ulnin nivelet e kredive të këqija (NPL-ve) me 5-6 pikë përqindjeje. Në Tetor 2013, Banka e Shqipërisë ka njoftuar një Platformë të Zgjidhjes së kredive të këqija (NPL-ve), duke përfshirë ndërhyrje të përmirësuar rregullatore në lidhje me strategjitë për rekuperimin dhe zgjidhjen e kredive të këqija (NPL-ve) nga bankat, të mbështetur nga FinSAC. Rezultati i kësaj nisme do të jetë forcimi i aftësisë së Bankës Qendrore për të orientuar bankat për të përshkallëzuar përpjekjet e tyre për të reduktuar stokun e kredive të këqija (NPL-ve) në një kornizë kohore të ngjeshur. Bosnja dhe Hercegovina: Në përgjigje të kërkesës së autoriteteve për asistencë teknike për një kuadër të zgjidhjes së kredive të këqija (NPL-ve), në prill 2013 Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kreu një studim për të përcaktuar masa të ndryshme afatshkurtra dhe afatgjata për të ndihmuar në pastrimin e kredive të këqija (NPL-ve). Raporti është propozuar të identifikojë hapat për forcimin e kuadrit për zgjidhjen e kredive të këqija (NPL-ve) duke hequr pengesat tatimore dhe institucionale. Fondi Monetar Ndërkombëtar po konsideron dhënien e asistencës teknike të mëpasshme në dy fusha kyç: i) fillimin e një "Qasje Stambolli" për zgjidhjen e kredive të këqija përmes së cilës borxhi i kompanive në vështirësi që kanë shumë kreditorë do të ristrukturohej në mënyrë kolektive nga një komitet kreditorësh, dhe ii) hartimi i një ligji mbi factoring dhe/ose propozimi i legjislacionit të ri mbi kompanitë e menaxhimit të aseteve për të lehtësuar shitjen e aseteve problematike nga bankat. Gjithashtu, gjetjet e ekipit diagnostikues të FMN-së venë në dukje një nevojë kritike për të përmirësuar ligjet tatimore që lidhen me ristrukturimin e kredive dhe shitjen e kredive, ristrikturimin e borxhit korporativ jashtë gjykatës, ligjin mbi paaftësinë paguese të korporatave dhe futjen e një regjimi gjithëpërfshirës të falimentimit të konsumatorit. Duke shfrytëzuar analizën e ardhshme të cilësisë së aseteve të bankave të përzgjedhura të kërkuar nga FMN, FinSAC ka propozuar të shtojë një modul të rekuperimit të kredive të këqija (NPL-ve) që do të krijonte më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri për përpjekjet e bankave për të ulur rrezikun në bilancet e tyre. Kosova: Nga ana institucionale, nuk ka sistem funksional për zgjidhjen kolektive të Kredive të këqija (NPL-ve) dhe vështirësive të ndërmarrjeve. Statuti modern i likuidimit dhe riorganizimit, ndërkohë që është në përputhje me praktikën e mirë, është krejtësisht i fjetur për shkak të mungesës së një kuadri për trajnimin, licencimin, mbikëqyrjen apo përgjegjshmërinë e profesionistëve të falimentit. Ka vetëm një gjykatë të specializuar tregtare, e cila ka mungesë stafi dhe burimesh. Vetëm në kohët e fundit Kosova futi shërbimet noteriale dhe shërbimet e ndërmjetësimit si mekanizma alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, që funksionon pranë Dhomës së Tregtisë së Kosovës dhe Dhomës Amerikane të Tregtisë. Mali i Zi: Banka Qendrore e Malit të Zi (CBCG) po udhëheq futjen e "Qasjes së Podgoricës", një program i ri i integruar për të përmirësuar reduktimin e Kredive të këqija (NPL-ve). Me asistencën teknike të ofruar nga Qendra Këshillimore e Sektorit Financiar (FinSAC) e Bankës Botërore me qendër në Vienë, CBCG është në procesin e zbatimit të një kuadri më formal për përmirësimin e aktiviteteve të reduktimit të Kredive të këqija (NPL-ve). Bazuar afërsisht në Rregullat e Londrës, qasja është hartuar për të krijuar një kuadër vullnetar me bazë stimujt për të mbështetur ristrukturimin real (operacional si dhe financiar) dhe për të dhënë zgjidhje për ristrukturimin e borxhit në një shkallë sistematike. Qasja bazohet në Lex specialis të propozuar, Ligji mbi Ristrukturimin Vullnetar Financiar të Borxheve, i cili pritet të futet në fuqi në fund të 2013. Si pjesë e bazës analitike për të vendosur kostot dhe përfitimet e ristrukturimit financiar, FinSAC ka përfunduar kohët e fundit një vlerësim të gjerë të rekuperueshmërisë së katër portofoleve bankare më të mëdha të Kredive të këqija (NPL-ve), duke përfshirë analizën nga poshtë lart të 120 huamarrësve të mëdhenj jo-performues. Rezultati ishte një demonstrim i rëndësisë kritike të një nisme të suksesshme të ristrukturimit financiar, meqenëse vetëm një pjesë e vogël e portofolit të Kredive të këqija (NPL-ve) pritet të shërohet pa veprime të forta ndreqës.

24 | F a q e


Maqedonia: Në vazhdim të një projekti të Asistencës Teknike të Bankës Botërore mbi planifikimin për emergjenca në mes të vitit 2012, Banka Kombëtare e Republikës së Maqedonisë ka hartuar një plan veprimi që synon përmirësimin e përgatitjes në rast krizash. Projekti u fokusua mbi mjetet, burimet, kompetencat dhe mekanizmat e bashkërendimit ndërmjet agjencive të disponueshme për autoritetet në rast të një krize sistemike. Qëllimi kryesor i planit të propozuar të emergjencave në rast krize është të parandalojë dhe reduktojë ndikimin e një krize duke ndërmarrë veprime për: i) kuptimin më mirë të rreziqeve (përfshirë rreziqet e lidhura me NPL-të) dhe ndërlidhjet në sistemin financiar, ii) përdorimin e mbikëqyrjes për të forcuar aftësinë përtëritëse të bankave, iii) krijimin e legjislacionit dhe politikave përkatëse (përfshirë NPL-të), dhe iv) pasjen e një strategjie për të menaxhuar një krizë duke përdorur skenarët e përzgjedhur me kujdes. FinSAC po kontribuon në ngritjen e kapaciteteve në BKRM, duke u fokusuar në reduktimin e NPL në gjithë sistemin. Serbia: Megjithëse me provigjone të plota (bazuar në standardet lokale të stabilitetit dhe kontabilitetit), niveli i lartë i Kredive të këqija (NPL-ve) është një burim shqetësimi serioz në Serbi. Nëpërmjet amendimeve të vendimit mbi Klasifikimin e Aseteve të Bilanceve bankare dhe Zërave jashtë Bilancit që u miratua në Dhjetor 2012, u fut një trajtim më i butë rregullator i kredive të vonuara të garantuara plotësisht me hipotekë. Pengesat rregullatore janë lehtësuar për shitjen e aseteve të konfiskuar klientëve të tyre korporativë. Është futur ristrukturimi jashtë gjykatës i Kredive të këqija (NPL-ve), por përgjigja e bankave ka qenë mjaft e vakët, me vetëm pak ristrukturime vullnetare të regjistruara deri tani. Ka probleme me kapacitetet e ndërmjetësuesit të përcaktuar (Dhoma e Tregtisë) dhe mungesës së ndërgjegjësimit të kompanive rreth sistemit. Banka Kombëtare e Serbisë hartoi një grup amendimesh të Vendimit mbi Klasifikimin e Aseteve të Bilanceve Bankare dhe Zërave jashtë Bilancit për të hequr disa nga pengesat në trajtimin e Kredive të këqija (NPL-ve). Amendimet u hodhën për debat publik në 27 Nëntor 2013.

Figura 31: Koeficientet Kredi-Depozitë 180 160 140 120 100

80 60

40 20 0 ALB

BIH Dec-12

KOS Jun-13

MKD

MNE

SRB

Peak level since 2006

Treguesit kredi ndaj depozitave vazhduan të jenë të lartë në tre nga gjashtë vendet e rajonit (Figura 31). Serbia e ka reduktuar treguesin e saj kredi ndaj depozitave dhe bankat e saj e rritën likuiditetin në mënyrë të konsiderueshme, por ajo ende ka treguesin më të lartë në rajon, me 140 për qind në mes të vitit 2013. Mali i Zi ka nivelin e dytë më të lartë me 122 për qind në mes të vitit 2013 (në rënie nga 167 për qind në mes të vitit 2009), e ngjashme me Bosnjë Hercegovinën.

Përfitueshmëria e bankave mbeti nën presion. Përfitueshmëria e bankave, e matur nëpërmjet kthimit mesatar mbi asetet (ROA) ra në gjysmën e parë të vitit 2013 në Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Maqedoni, dhe u rrit vetëm pak në Serbi dhe Kosovë. Në Malin e Zi, ndërkohë që rritja pozitive e kredisë rifilloi, edhe përfitueshmëria e bankave u bë pozitive për herë të parë që nga mesi i vitit 2008. Megjithatë, provigjonimi i rritur për NPL-të në ngritje, zbatimi i mëtejshëm rregullator dhe të ardhurat më të ulëta vazhduan të bëjnë presion mbi përfitueshmërinë dhe gatishmërinë e bankave për huadhënie. Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Për shkak të harmonizimit të kontabilitetit me SNRF, të dhënat për Malin e Zi nuk janë të krahasueshme me raportin e fundit.

F a q e | 25


Pavarësisht nga likuiditeti i bollshëm dhe shkurtimet e dukshme në normat bazë të interesit gjatë 2013, rritja reale e kreditimit mbeti e pakapshme në EJL6, duke mos e mbështetur rimëkëmbjen ekonomike. Bankat në vendet e EJL6 ishin të mirë-kapitalizuara (Figura 32). Likuiditeti në sistemin bankar ishte gjithashtu i lartë në 25-35 për qind të aseteve totale (Figura 33). Likuiditeti i lartë dhe mjaftueshmëria e kapitalit shërbyen si mbrojtës kundër flukseve financiare të paqëndrueshme dhe paqartësisë rreth financimit dhe daljes së mundshme të bankave mëmë. Megjithatë, NPL-të me rritje të shpejtë, futja e standardeve të pranuara më të shtrënguara për kreditë, dhe përpjekjet e bankave për të pastruar bilancet e tyre dhe për të frenuar kostot shtuan presionin mbi huadhënien në 2013. Kjo i dekurajoi bankat që të rifillonin huadhënien, veçanërisht ndaj SME-ve. Si rezultat, rritja e përgjithshme e kredisë në vitin 2013 u dobësua më tej në rajonin e EJL6, përveç Malit të Zi (Figura 34).

Figura 32: Norma e Mjaftueshmërisë së Figura 33: Treguesi i likuiditetit Kapitalit 45 40

25

35

30

20

25 20

15

15

10 5

10

0 5 0 ALB

BIH Dec-12

KOS Jun-13

MKD

MNE

SRB

ALB

BIH

MKD

MNE

SRB

Average (2006-2008), quarterly

Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Të dhënat për Serbinë për mesataren tremujore 2006-2008, i referohet vetëm vitit 2008.

Përkundrejt këtij sfondi, cila është axhenda e reformave prioritare të mbetura në sektorin financiar? Së pari, 60 reduktimi i suksesshëm dhe i qëndrueshëm i 50 Kredive të këqija (NPL-ve) është detyra më e 40 rëndësishme përpara. Siç u vu në dukej më sipër, që nga numri i fundit i Raportit 30 (Qershor 2013), nivelet e Kredive të këqija 20 (NPL-ve) janë rritur në mënyrë të 10 konsiderueshme dhe rritja e kredisë mbeti e 0 nënshtruar. Kjo thekson nevojën për masa ALB BIH KOS MKD MNE SRB -10 vendimtare dhe gjithëpërfshirëse për të ulur 2009 2010 2011 2012 2013:Q2 Avg. growth 2003-2005 nivelet e Kredive të këqija (NPL-ve). Së dyti, forcimi i mëtejshëm i kuadrit të stabilitetit Shënim: Norma mesatare e rritjes për periudhën 2003-2005 për Shqipërinë makro është i nevojshëm. Megjithëse është dhe Serbinë, dhe për periudhën 2004-2005 për Maqedoninë dhe Malin e bërë punë e konsiderueshme, nevojiten Zi. Burimi: Autoritetet kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore përpjekje të mëtejshme në përforcimin e e kapaciteteve të autoriteteve rregullatore (njerëzore dhe financiare) për të zbatuar rekomandimet e vlerësimeve

Figura 34: Normat e Rritjes së Kredisë (Ndryshim Përqindjeje)

26 | F a q e


të bëra tashmë. Së treti, huadhënia në monedhë të huaj paraqet rreziqe të njohura jo plotësisht në vendet e prekura. Themelet e dobëta ekonomike dhe niveli i lartë i huadhënies në monedhë të huaj dhe të indeksuar në monedhën e huaj (që varjon nga 79 për qind në Serbi në 49 për qind në Maqedoni7) paraqesin një rrezik të mundshëm në vendet me monedha vendase. Këto vende duhet të monitorojnë nga afër evolucionin e ekspozimit të monedhës së huaj ndaj huamarrësve të pambrojtur, dhe të marrin masa për të kufizuar ose reduktuar huadhënien në monedhë të huaj apo huadhënien e indeksuar me monedhat e huaja.

Presione Ngulmuese Fiskale Deficitet fiskale në EJL6 mbetën të larta, pjesërisht për shkak të ngurtësive strukturore në shpenzimet publike, bazave të dobëta tatimore, dhe të ardhura fiskale të ulëta. Balancat fiskale nuk u rivendosën në 2013 dhe deficitet mbetën afër niveleve kulmore të 2009. Pavarësisht përpjekjeve për të kontrolluar shpenzimet në 2013, qeveritë nuk adresuan ngurtësitë strukturore kyçe në themel të shpenzimeve të larta publike, d.m.th. shpenzimet e larta në paga dhe transfertat sociale të shënjestruara keq (Figura 35, Figura 36). Gjithashtu, ekonomia e madhe informale dhe rimëkëmbja e dobët ekonomike rajonale rezultuan në humbje të mëdha të të ardhurave në disa nga vendet (Shqipëri, Mali i Zi, Serbi) ku shkurtimet e shpenzimeve ishin të pamjaftueshme për të frenuar deficitet. Në vende të tjera (Serbia), edhe shpenzimet vazhduan të rriten, duke vonuar rregullimin e nevojshëm fiskal. Si rezultat, deficiti mesatar fiskal i EJL6 mbeti në një trajektore rritjeje dhe parashikohet të arrijë në 4.2 për qind të PBB në 2013 (Figura 37). Në lidhje me këtë, performanca fiskale e EJL6 mbeti më e keqe krahasuar me vendet e BE11, deficiti mesatar i paponderuar i të cilave qëndroi në 3.6 për qind të PBB të 2013.

Figura 35: Bilanci Fiskal Strukturor Figura 36: Balancat Fiskale Strukturore Mesatar dhe Rritja Ekonomike (Përqindje) (Përqindje e PBB) 8.0

Structural balance

ALB

BiH

KOS

Average growth

MKD

MNE

SRB

2012

2011

2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012

-6.0

2010

-4.0

2009

-2.0

2008

0.0

2007

2.0

2006

4.0

2005

8.0 6.0 4.0 2.0 0.0 -2.0 -4.0 -6.0 -8.0 -10.0

6.0

Burimi: Qeveritë kombëtare dhe përllogaritje të stafit të Bankës Botërore Shënim: Bilanci strukturor i referohet bilancit të përgjithshëm qeveritar ciklik. Bilanci i korrigjuar ciklik është bilanci fiskal i korrigjuar për ndikimet e ciklit ekonomik duke përdorur filtrin Hodrick-Prescott (HP). Për një diskutim shih Giorno et al. (1995) i disponueshëm nga: http://78.41.128.130/dataoecd/2/43/33928808.pdf

Maqedonia arriti të ulte huadhënien në monedhën e huaj nga 56 për qind të të gjithë kredive në fund të vitit 2009 në nivelin e tanishëm prej 49 për qind, ndërkohë që rriti në të njëjtën periudhë sasinë e depozitave në monedhën vendase nga 41 për qind të të gjithë depozitave në fund të 2009 në 56 për qind në fund të Shtatorit 2013. 7

F a q e | 27


Vendet e EJL6 me deficite fiskale në rënie në 2013 ishin ato që ishin në gjendje të shkurtonin shpenzimet (Figura 38). Në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, duke supozuar zbatimin e planeve buxhetore, shkurtimet e shpenzimeve parashikohen të bëjnë më shumë se të kompensojnë rënien e të ardhurave dhe kontribuojnë në reduktimin e deficiteve fiskale ndërmjet 0,5 dhe 3 për qind të PBB. Në Serbi, deficiti fiskal parashikohet të ngushtohet nga 7 në 6.3 për qind të PBB. Deficiti fiskal i Kosovës parashikohet të ulet në 2.4 për qind të PBB, nga 2.7 për qind. Në Kosovë, futja e një rregulli fiskal përcakton një deficit maksimal statutor në 2 për qind të PBB nga viti 2014 dhe më vonë. Në kontrast me këtë, deficiti në Shqipëri pritet të rritet me 2.5 pikë përqindje të PBB në 2013 (krahasimisht me synimin origjinal) duke arritur në 5.9 për qind, për shkak të mungesave në mbledhjen e të ardhurave si dhe rritjes së shpenzimeve të lidhura me zgjedhjet.

Figura 37: Deficitet Fiskale (Përqindje e Figura 38: Kontributet drejt Ndryshimit në PBB) Deficite, 2012-13

3.0

8.0 7.0

2.0

6.0 5.0

1.0

4.0 3.0

0.0

2.0 1.0

-1.0

0.0 ALB

BiH KOS MKD MNE SRB EU11 SEE6 2011

2012

2013

Expenditure contribution Revenue contribution

-2.0 -3.0 ALB

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

BiH KOS MKD MNE SRB SEE6

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Baza e dobët tatimore dhe një administratë tatimore joefiçencte e rritën më tej barrën e korrigjimit fiskal duke pakësuar të ardhurat në EJL6. Treguesi mesatar të ardhura ndaj PBB ra nga 37 për qind në 2008 në 35.1 për qind në 2012, pavarësisht nga rifillimi i rritjes. Grumbullimi i dobët i taksave ndikoi negativisht mbi bilancet fiskale në EJL6. Pavarësisht nga rritjet e kohëve të fundit në nivelin e TVSH dhe akcizës në disa vende, që solli të ardhura shtesë (kryesisht Mali i Zi dhe Serbi), të ardhurat në EJL6 u pakësuan mesatarisht me rreth 0.6 për qind të PBB në 2013. Faktorët kryesorë në bazë të të ardhurave të dobëta të EJL6 duket që janë pjesërisht strukturorë (administratë tatimore dhe të ardhura doganore të dobëta) dhe pjesërisht ciklikë, duke reflektuar kërkesën e dobët dhe të ardhura më të ulëta në TVSH.

28 | F a q e


Çekuilibrat e mëdhenj fiskalë në EJL6 u nxitën nga një strukturë e ngurtë e shpenzimeve publike, të përqendruar mbi pagat publike dhe 60.0 transfertat sociale (Figura 39). Mesatarisht, fatura e pagave të vendeve të EJL6 është shumë e lartë në mbi 50.0 9 për qind të PBB në vitin 2012, dhe ishte ende në ngritje nga nivelet e para krizës (Figura 40 dhe Figura 40.0 41). Transfertat sociale, duke përfshirë asistencën sociale mjet i fundit, pensionet dhe përfitimet e 30.0 lidhura me luftën, ndërmjet të tjerave, në 12.5 për qind të PBB-së, mbetën të mëdha dhe të shënjestruara 20.0 keq, duke mos i mbrojtur të varfërit (Figura 42 dhe Figura 43). Në Bosnjë Hercegovinë, mbi 12 për qind 10.0 e përfitimeve sociale u llogarit që shkojnë në kuintilën 0.0 më të pasur dhe në Maqedoni, mbi 11 për qind. Në të kundërt, më pak se 40 për qind e përfitimeve shkuan tek kuintila e poshtme në Bosnjë Hercegovinë. Atje 2011 2012 2013 dhe në Kosovë, përfitimet e veteranëve të luftës morën një përqindje të madhe të buxheteve të mbrojtjes sociale por nuk arritën të shkonin tek të Burimi: Autoritetet kombëtare, Eurostat dhe përllogaritjet e stafit varfërit dhe ata më vulnerabël. Prandaj, ka një fushë të gjerë veprimi për të racionalizuar shpenzimet sociale në këtë fushë ndërkohë që rritet mbrojtja sociale për të varfërit dhe perspektiva për prosperitet të përbashkët e kuintilave të poshtme të popullsisë. SEE6

EU-11

SRB

MNE

MKD

KOS

BiH

ALB

Figura 39: Shpenzimet Publike, (Përqindje e PBB)

Figura 40: Kontributet drejt Ndryshimit në Figura 41: Fatura e Pagave dhe Shpenzimet Shpenzime, 2009-12 e Përfitimeve Sociale, 2012, (Përqindje e PBB) 35.0

8.0 6.0

30.0

4.0

25.0

2.0 0.0

20.0

-2.0 -4.0

15.0

-6.0

10.0

-8.0

5.0

-10.0 -12.0

0.0 ALB

BiH

KOS

MKD

MNE

CoE

G&S

Interest

Subsidies

Soc.Ben.

Other

Capital

Total

Burimi: Vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

SRB Grants

ALB

BiH

KOS

MKD

Compensation of employees

MNE

SRB

Social benefits

Burimi: Vlerësime të stafit të Bankës Botërore.

F a q e | 29


Figura 42: Mbulimi Përfitime, (Përqindje)

i

Familjeve

me Figura 43: Shënjestrimi: Përqindje e Përfitimeve që Shkojnë tek Familjet në Kuintilat e Sipërme dhe të Poshtme

35.0

9.0

90.0

14.0

30.0

8.0

80.0

12.0

7.0

70.0

6.0

60.0

20.0

5.0

50.0

8.0

15.0

4.0

40.0

6.0

3.0

30.0

2.0

20.0

1.0

10.0

2.0

0.0

0.0

0.0

25.0

10.0 5.0 0.0 ALB

BiH

10.0

4.0

KOS MKD MNE SRB

Bottom quintile (lhs)

ALB

Top quintile (rhs)

BiH

KOS MKD MNE SRB

Bottom quintile (lhs)

Top quintile (rhs)

Burimi: Autoritetet Kombëtare dhe Databazat e shpenzimeve dhe vlerësimit të Mbrojtjes Sociale në Evropë dhe Azi Qendrore, Banka Botërore. Të dhënat janë nga vitet e mëposhtme ALB: 2008; Bosnja dhe Hercegovina 2007; KOS: 2009; MKD: 2010; MNE: 2011; SRB: 2010.

Figura 44: Borxhi i Përgjithshëm Qeveritar pa Figura 45: Garancitë Shtetërore (Përqindje Garanci (Përqindje e PBB) e PBB) 70 60 50 40 30 20 10 0

14 12 10 8 6 4

2011

2012

SEE6

EU-11

SRB

MNE

MKD

KOS

BiH

ALB

2

2013 (proj.)

Burimi: Perspektiva Ekonomike Botërore, Prill 2003 dhe Ministria e Financave e Kosovës Shënime: Është përdorur koncepti bruto. Përjashton garancitë

0 ALB

BiH

KOS

2012

MKD

MNE

SRB

2013 (proj.)

Burimi: Vlerësime të autoriteteve kombëtare dhe stafit të Bankës Botërore

Nivelet e borxhit publik vazhduan të rriten në 2013 në shumicën e vendeve të EJL6. Borxhi mesatar publik (përjashtuar garancitë) u rrit nga 36.2 për qind të PBB-së në 2011, në 42 për qind në 2012 dhe 44.8 për qind të PBB-së në 2013. Nivelet e borxhit publik mbetën veçanërisht shqetësuese në Shqipëri, Malin e Zi dhe 30 | F a q e


Serbi në vitin 2013. Në mënyrë të veçantë, borxhi publik i Shqipërisë parashikohet të kapërcejë nivelin 66 % të PBB-së pa përfshirë pagesën e lajmëruar të pagesave të prapambetura, e cila shkon në një 4.1 përqindësh tjetër të PBB-së. Garancitë shtetërore nuk janë të pakëta dhe mund t'i shtohen presioneve të borxhit publik (Figura 44 dhe Figura 45). Këto shkuan në rreth 7.5 për qind të PBB-së në 2012, por parashikohen të bien në 2013, për shkak të përfundimit të një garancie të madhe në Malin e Zi. Renditjet e kredisë sovrane të Standard and Poor kanë mbetur të pandryshuara që në Qershor 2013 (Tabela AI.1).

F a q e | 31


KAPITULLI 2:

PERSPEKTIVA MAKROEKONOMIKE

32 | F a q e


Rritje e Dobët në të Ardhmen Tabela 3: Rritja Parashikimet

Reale

e

PBB

Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina

2012 1,6 -1,1

2013f 1,3 0,8

2014f 2,1 2,0

Kosova

2,7

3,0

4,0

Maqedonia

-0,4

2,5

3,0

Mali i Zi

-2,5

1,8

2,5

Serbia

-1,7

2,0

1,0

EJL6

-0,7

1,8

1,8

-0,6

-0,4

1,1

Memo item: Zona e Euros

dhe

Me kërkesë të dobët, të ardhme të pasigurt të eksporteve dhe rreziqe të konsiderueshme të jashtme, Rajoni i EJL pritet të rritet me një ritëm prej 1.8 për qind në 2013, përgjithësisht në përputhje me parashikimin e raportit të EJL6 RER në Qershor. Bosnjë Hercegovina dhe Kosova mbeten përkatësisht ekonomitë që rriten më ngadalë dhe më shpejt në EJL6. Perspektiva e rritjes për vitin 2013 për Maqedoninë dhe Malin e Zi janë ngritur pak, ndërkohë që janë rishikuar në ulje për Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë (Tabela 3).

Megjithatë, efektet unike të ringritjes së aktivitetit pas recesionit dhe kushtet e mira të motit janë duke u tretur. Aktiviteti ekonomike është duke u ulur, duke pasqyruar dobësitë madhore në kërkesën e brendshme, pavarësisht nga kërkesa e jashtme që po rimëkëmbet dhe ringritja në eksporte. Ekonomia serbe po fillon një konsolidim të madh fiskal për ta sjellë borxhin e saj në një nivel të qëndrueshëm dhe ka të ngjarë të veprojë si një frenim mbi aktivitetin. Ekonomitë e Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi kanë një farë ngritjeje në ndërtim, shërbime dhe turizëm, por pesha e tyre në ekonominë rajonale të EJL6 është tepër modeste për të ndryshuar panoramën e përgjithshme rajonale. Burimi: Parashikime të stafit të Bankës Botërore. Shënim: Mesatare e ponderuar

Prandaj, perspektiva e rritjes ekonomike të EJL6 në 2014 mbetet e ndrydhur dhe varet nga vazhdimi i rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme. Përgjithësisht, eksportet neto do të vazhdojnë të jenë shtysë e rritjes në afat të shkurtër. Megjithatë, kushtet e pafavorshme të tregut të punës, klima e dobët e investimeve dhe konsumi dhe investimet e ndrydhura do të kufizojnë aktivitetin ekonomik. Rajoni i EJL6 parashikohet të rritet me 1.8 për qind në 2014 në vend të një rritjeje të parashikuar më parë prej 2.7 për qind. Frenimi kryesor i rritjes rajonale ka mundësi të jetë një ngadalësim i ekonomisë të Serbisë.8 Serbia tani pritet të rritet vetëm 1 për qind në vitin 2014 krahasuar me 3 për qind të parashikuara më parë, për shkak të rënies së konsumit privat dhe konsolidimit fiskal. Në kontrast me Serbinë, rritja ekonomike në pesë vendet e tjera të EJL pritet të forcohet në 2014 dhe të kapërcejë ritmin e zgjerimit ekonomik të vitit 2013. Bilanci i rreziqeve ndaj kësaj perspektive është në rënie. Për shkak se ekonomitë e tregut në zhvillim dhe të reja, përfshirë dhe EJL6, po futen në një periudhë të një shtrëngimi të pritshëm financiar global, qëndrimi i zakonshëm politik nuk përbën më një alternativë: politikë-bërësit do të ishte mirë të reduktonin dobësitë makroekonomike, të ringdërtonin amortizatorët fiskalë dhe të rigjallëronin reformat strukturore të orientuara drejt rritjes. Rreziqet kryesore të jashtme ndaj perspektivës së EJL6 janë të lidhura me: (i) ritmin me të cilin normat globale të interesit mund të rriten, me pakësimin e pritshëm të lehtësimit sasior në SHBA, (ii) rimëkëmbjen e Zonës së Euros, dhe (iii) ndikimin e mundshëm të daljes së bankave mëmë mbi sistemet bankare të vendeve të EJL6. Rreziqet e brendshme lidhen me "lodhjen nga reforma", e cila mund të vonojë zbatimin e politikave, dhe sfidat e mëdha fiskale për stabilizimin dhe reduktimin e borxhit publik në disa

8

Rishikimi me ulje i parashikimeve për rritjen e Kosovës për vitin 2014 është mjaft i vogël me 0.1 pikë përqindjeje.

F a q e | 33


vende. Gjithashtu, mungesa e progresit në zgjidhjen e Kredive të këqija (NPL-ve), dhe pagesat e prapambetura të sektorit privat mund të ndikojnë negativisht rimëkëmbjen e kreditimit dhe perspektivën e rritjes.

Nga Rritja e Dobët drejt një Rritjeje më të Fortë Ekonomike: Përmirësimi i produktivitetit dhe konkurrueshmërisë Përtej këtij horizonti të vështirë afatshkurtër, si munden vendet e EJL6 të ngrenë perspektivën e tyre afatgjatë të rritjes? Mbajtja e stabilitetit makroekonomik mbetet një përparësi kryesore politike: Vendet e EJL6, veçanërisht ato me borxhe të larta publike, do të kenë nevojë të shpejtojnë korrigjimin fiskal dhe të rindërtojnë amortizatorët fiskalë, veçanërisht duke pasur parasysh ngritjen e mundshme në kostot e tyre të huamarrjes sovrane për shkak të ndryshimeve në kushtet e tregut ndërkombëtar (p.sh. pakësimi i lehtësimit sasior në SHBA). Me të njëjtën rëndësi, reformat strukturore do të duhet të ndiqen me vrull. Rritja e re ekonomike e udhëhequr nga eksportet është një zhvillim pozitiv, por mbajtja e saj do të jetë një sfidë. EJL6 duhet të përmirësojnë pozicionet e tyre fiskale, të ulin borxhet publike dhe të forcojnë sistemet bankare, ndërkohë që përballen me sfida të mëdha strukturore në përmirësimin e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë, përfshirë në fushat e klimës së investimeve, tregut të punës dhe sektorit publik. Rajoni i EJL6 ende nuk del mirë në shumicën e matjeve krahasuese mbi reformat strukturore. Me një progres të madh në reduktimin e kostos të të bërit biznes, Maqedonia ka filluar të tërheqë flukse modeste të IHD-ve. Vendet e EJL6 kanë përparësi madhore krahasuar me shumë vende të tjera në zhvillim: reformat e tyre janë të lidhura me procesin e aderimit në BE dhe ato ndodhen shumë pranë një nga blloqeve më të mëdha ekonomike botërore. Për më tepër, marrëveshja e kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ka sinjalizuar stabilitet dhe siguri më të madhe në rajon. Aderimi i Kroacisë në BE (Kutia 3), hapja e procesit të aderimit me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe ndryshimet politike të kohëve të fundit në rajon, mund të ofrojnë një nxitje të përtërirë për reformat dhe prosperitetin e ardhshëm për rajonin. Momenti për të përdorur këtë mundësi është tani. Kutia 3: Pasojat e Aderimit të Kroacisë në BE për EJL6 Pas aderimit të Kroacisë në BE, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) duhet të ndryshohet. Në 1 Korrik 2013, regjimi i ri tregtar ndërmjet EJL6 dhe Kroacisë futi një regjim asimetrik të liberalizimit të tregtisë. Kjo nënkupton që vendet e EJL6 ruajtën preferencat e eksporteve pa doganë drejt tregut kroat siç rregullohet në Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit me BE. Megjithatë, eksportet kroate janë subjekt i tarifave të vendosura mbi produktet e BE. Eksportet e tanishme drejt vendeve të CEFTA-s përbëjnë 20 për qind të eksporteve totale të Kroacisë. Në vitin 2012, Kroacia eksportoi produkte me një vlerë 1.66 miliardë Euro, dy herë më shumë se sa u importua nga CEFTA drejt Kroacisë. Kompanitë kroate kanë humbur disi përparësinë konkurruese – më të prekurat janë produktet e duhanit dhe bujqësoret. Për shembull, Agrokor Ltd. (që fokusohet në përpunimin e ushqimeve, verës dhe agro-biznesin), ju desh të transferonte 18 për qind të vlerës së investimeve të saj prej 1.38 miliardë Euro në rajonin e EJL6 (që nga 1993) në 2012, përpara aderimit të Kroacisë në BE. Serbia ka përjetuar një ngritje në investimet nga firmat kroate në vitin përpara aderimit. Për vendet e EJL6, eksporti i verë, mishit të vicit, sheqerit dhe peshkut do të kufizohet në një kuotë të caktuar, ndërkohë që produktet e tjera bujqësore do të jenë pa taksa në kuadër të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE, megjithëse duke qenë subjekt i standardeve më të larta fitosanitare dhe veterinare të harmonizuara me BE. KE ka filluar një diskutim me anëtarët e CEFTA-s rreth Nenit 7 në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të CEFTA-s, i cili nënkupton zbutjen e kushteve të parashkruara dhe një reduktim të normave të larta. Megjithatë, Kroacisë mund t'i

34 | F a q e


kërkohet kohë për të rivendosur nivelin e tyre të mëparshëm të flukseve tregtare të prekura nga dalja nga zona e CEFTAs, nëse ato do të mund të rivendosen. Kompanitë kroate që kanë qenë të pranishme në tregjet e EJL6, veçanërisht në industrinë ushqimore, kanë transferuar pjesë të prodhimit të tyre në EJL6 për të zbutur ndikimin e barrierave të tarifave.

Rruga drejt rritjes së fortë afatgjatë kalon përmes përmirësimeve në produktivitet dhe konkurrueshmëri. Në këtë numër të RER, theksohet një fushë e tillë—përmirësimi i mjedisit të biznesit, që do të ndihmojë heqjen e barrierave ndaj ekspansionit të bizneseve dhe do të lehtësojë barrën mbi investimet private.

Klimë e Përmirësuar Biznesi, por Nevojiten Reforma të Mëtejshme Vendet e EJL6 vazhduan të heqin pengesat rregullatore ndaj të bërit biznes. Treguesi i lehtësimit të përgjithshëm të të bërit biznes, siç matet nga numri i fundit i Indikatorët e të Bërit Biznes, u përmirësua në vendet e EJL6 nga 60.4 në vitin 2009 në 64.9 në 2013. Rritja ishte më e madhe se përparimi i BE11 prej 3.4 pikë përqindjeje, megjithëse mesatarja e EJL6 mbeti ende poshtë asaj të BE11. Kosova dhe Maqedonia regjistruan përmirësimet më të mëdha në rajonin e EJL6, me përkatësisht 9.8 dhe 9.1 pikë përqindjeje. Shqipëria, nga ana tjetër, mbeti i vetmi vend në rajon me një pozicion në përkeqësim me gjithë progresin e vogël të kohëve të fundit (Figura 46). Bosnjë Hercegovina performon më keq në rajon dhe duhet të kapë me shpejtësi fqinjët e saj nëse duhet të tërheqë investime dhe të përmirësojë rritjen e saj ekonomike.

Figura 46: Distanca me Kufirin rreth Lehtësisë së Bërit Biznes, 2009-13 Distance to the frontier (best practice = 100) 80 2009

2010

2011

2012

2013

75 70 65 60 55 50 Albania

Bosnia and Herzegovina

Kosovo

Macedonia, Montenegro FYR

Serbia

SEE6

EU11

Burimi: Banka Botërore, Raporti i Të Bërit Biznes 2013.

F a q e | 35


Figura 47: Distanca me Kufirin rreth Lehtësisë së Bërit Biznes e EJL6, 2009 vs. 2013 Distance to the best practice (best practice = 100) 100 90

2009

2013

80 70 60 50 40

30 20 10 0 Resolving insolvency

Enforcing contracts

Dealing with Protecting Paying taxes construction investors permits

Getting electricity

Trading across borders

Registering property

Getting credit

Starting a business

Overall

Burimi: Banka Botërore, Raporti i Të Bërit Biznes 2013.

Fushat specifike ku vendet e EJL6 kanë bërë progresin më të madh në pak vitet e fundit përfshijnë: fillimi i një biznesi, trajtimi i lejeve të ndërtimit dhe pagesa e taksave. Në shkallën e fillimit të një biznesi, EJL6 përmirësoi pozicionin e tij krahasuar me praktikën më të mirë botërore nga 78.8 në 2009 në 86.1 në 2013, ku Kosova regjistroi nivelin më të lartë të progresit ndërmjet vendeve të EJL6. Për sa i përket pagesës së taksave, pesë nga vendet e EJL6 vazhduan të mbyllnin hendekun e tyre me praktikën më të mirë botërore ndërmjet 2009 dhe 2013, ku Mali i Zi raportoi përparimin më të madh dhe Serbia atë më të vogël. Progresi në trajtimin e lejeve të ndërtimit ishte gjithashtu i madh: një përparim prej 8.3 pikë përqindjeje ndërmjet 2009 dhe 2013, ndërkohë që EJL6 përmirësoi pozicionin e tij nga 46.6 në 55 në vitin 2013. Progresi i EJL6 erdhi kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia, ku kjo e fundit është bërë një udhëheqës rajonal me pozicionin e saj që u përmirësua në 80.4 në 2013 në krahasim me praktikën më të mirë botërore. Megjithatë, pavarësisht nga ky progres, nevojiten reforma të mëtejshme për të adresuar ngurtësitë strukturore dhe për të rritur konkurrueshmërinë e rajonit. Për shembull, zgjidhja e paaftësisë paguese mbeti fusha më e dobët për grupin e EJL6 me vetëm 2.5 pikë përqindjeje përmirësim të moderuar në renditje nga 2009 në 2013. Ndërkohë që të gjashtë vendet kanë bërë përmirësime ndërmjet 2009 dhe 2013, progresi është i pamjaftueshëm për të sjellë procedura efektive të paaftësisë paguese. Gjithashtu, fushat e zbatimit të kontratave dhe mbrojtjes së të drejtave të pronësisë mbeten veçanërisht shqetësuese (Figura 47). Duke e përmbledhur, ndërkohë që rritja ekonomike në rajonin e EJL6 ka rifilluar, vendet duhet të vazhdojnë të forcojnë themelet e tyre të brendshme makroekonomike dhe të ndjekin politika që nxisin produktivitetin dhe elasticitetin ndaj problemeve të jashtme. Kalimi nga një rimëkëmbje e ngadaltë të udhëhequr nga eksportet në një rritje të fortë mbetet një sfidë kryesore politike për EJL6. Përbërësi i parë i suksesit është sigurimi i stabilitetit të gjatë dhe të qëndrueshëm makroekonomik, i cili do të thotë reduktim dhe ruajtje e niveleve të moderuara të deficiteve fiskale dhe borxhit. Në frontin e politikave strukturore, rritja e fortë afatgjatë kërkon reforma të produktivitetit dhe përmirësimit të konkurrueshmërisë, përveç reformave të tregut të punës dhe sektorit publik.

36 | F a q e



SHTOJCA I:

INDIKATORËT MAKROEKONOMIKË

38 | F a q e


Tabela AI. 1: EJL6: Indikatorë dhe Parashikime të Përzgjedhura Ekonomike, 2012-14 Rritja e PBB Reale (përqindje) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Deficitet Fiskale (përqindje e PBB) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Borxhi publik1 (përqindje e PBB) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Inflacioni i çmimeve të konsumit2 (përqindje, mesatare e periudhës) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Niveli i papunësisë3 (përqindje) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Bilanci i llogarisë korrente(përqindje e PBB) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia Borxhi i Jashtëm4 (përqindje e PBB) Shqipëria Bosnja dhe Hercegovina Kosova Maqedonia Mali i Zi Serbia

2012

2013f

2014f

1,6 -1,1 2,7 -0,4 -2,5 -1,7

1,3 0,8 3,0 2,5 1,8 2,0

2,1 2,0 4,0 3,0 2,5 1,0

-3,4 -2,7 -2,7 -3,9 -5,4 -7,6

-5,9 -2,0 -2,4 -4,0 -4,3 -6,5

59,4 45,1 8,4 34,3 54,0 50,6

66,2 44,7 9,7 35,5 54,2 55,9

2,0 2,1 2,5 3,3 4,1 7,3

2,1 0,7 2,2 3,3 2,9 8,2

13,0 28,0 30,9 31,0 20,0 24,0

12,8 27,5

-10,9 -9,6 -7,6 -3,1 -18,7 -10,5

-9,7 -7,5 -10,7 -3,1 -15,0 -6,0

56,6 53,0 7,6 67,0 119,2 86,2

56,9 54,2 7,2 66,1 113,4 81,0

28,8 19,2 24,1

Përjashton garancitë. Të dhënat e 2013 tregojnë mesataren e periudhës deri në Shtator, përveç Gushtit për Bosnjë Hercegovinës. 3 Të dhënat e 2013 tregojnë përllogaritjet e tremujorit të parë për Bosnjë Hercegovinën; dhe tremujorit të dytë për të tjerët. Të dhënat e 2012 tregojnë mesataret vjetore. 4 Të dhënat e 2013 tregojnë stokun e borxhit të jashtëm të tremujorit të dytë. 1 2


Figura AI. 1: PBB Reale: Ndryshimi në Përqindje që nga Kulmi Para Krizës Percentage change from 2008

Real GDP index (2002=100) 170

Albania

Bosnia and Herzegovina

160

Kosovo

150

Macedonia, FYR Montenegro Serbia

Albania Kosovo

140

Montenegro

130

Macedonia, FYR

120 SEE6

Bosnia and Herzegovina

110

EU11

Serbia

2012

2013f

2011

2010

2009

2008

20

2007

15

2006

10

2005

5

2004

0

2003

-5

2002

100

EU15

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Figura AI. 2: Parashikimet e Rritjes së PBB Reale për vitin 2013

Projected GDP growth in 2013, percent

Percent

Albania

12.5

Bosnia and Herzegovina

10.0

Kosovo

7.5

Macedonia, FYR

5.0

Montenegro

2.5

Serbia

Macedonia, FYR Montenegro

0.0

Albania

-2.5

SEE6

Bosnia and Herzegovina

-5.0

EU11

-0.5 0.0 0.5 1.0 1.5 2.0 2.5 3.0 3.5

Burimi: Parashikime të stafit të Bankës Botërore.

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013f 2014f

-7.5

EU15

40 | F a q e

Kosovo

Serbia


Figura AI. 3: Niveli i papunësisë H1 2013, percentage of labor force (aged 15-64)

Percentage of labor force (aged 15-64) 40

Albania

Macedonia, FYR

Bosnia and Herzegovina

35 Kosovo

Kosovo 30

Macedonia, FYR

Bosnia and Herzegovina

Montenegro

25 Serbia

Serbia

20 Montenegro

SEE6

15 Albania

EU11

35

H1 2013

30

2012

25

2011

20

2010

15

2009

10

2008

5

2006

0

2007

10

EU15

Shënime: Shqipëria deri në 2012; Bosnja dhe Hercegovina deri në 2013. Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Figura AI. 4: Bilanci Fiskal Projected 2013, percentage of GDP

Percentage of GDP 7.5

Albania

Bosnia and Herzegovina 5.0

Bosnia and Herzegovina

Kosovo

Kosovo

2.5 Macedonia, FYR

Macedonia, FYR

0.0

Montenegro

Montenegro -2.5

Serbia

Albania -5.0

SEE6

Serbia

2013f

2012

2011

2010

0

2009

-1

2008

-2

2007

-3

2006

-4

2005

-5

2004

-6

2002

-7

2003

-7.5

EU11

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Figura AI. 5: Borxhi Publik Projected 2013, percentage of GDP

Percentage of GDP 80

Albania

Albania

70

Bosnia and Herzegovina

60

Kosovo

50

Macedonia, FYR

40

Montenegro

30

Montenegro Serbia

Bosnia and Herzegovina

20

Serbia

Macedonia, FYR

10

Kosovo

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

2013f

80

2012

70

2011

60

2010

50

2009

40

2008

30

2007

20

2006

10

2005

0

2004

SEE6

2003

0


Figura AI. 6: Rritja e Eksporteve

2012, percentage of GDP

Annual growth, percent 50

Albania

Serbia

40

Bosnia and Herzegovina

30

Kosovo

20

Macedonia

10

Montenegro

0

Serbia

-10

Montenegro Albania

Bosnia and Herzegovina Macedonia

-20 -30

SEE6

Kosovo

2012

H1 2013

2011

2010

50

2009

40

2008

30

2007

20

2006

10

2005

0

2003

EU15

2004

-40

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Figura AI. 7: Rritja e Importeve 2012, percentage of GDP Albania Bosnia and Herzegovina

Annual growth, percent 60 50

Serbia

40

Montenegro

Kosovo

30

Macedonia

20

Montenegro

10

Serbia

0

Macedonia Kosovo Albania

-10 SEE6

Bosnia and Herzegovina

10

20

30

40

50

60

2012

2011

2010

2009

2008

2007

2006

2005

70

H1 2013

0

2004

2003

-20

EU15

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Figura AI. 8: Bilanci i Llogarisë Korente Projected 2013, percentage of GDP

Percentage of GDP 20

Albania

Macedonia, FYR

Bosnia and Herzegovina

10

Kosovo

0

Macedonia, FYR

-10

Bosnia and Herzegovina

Montenegro

-20

Albania

Serbia

-30

Kosovo

-40

SEE6

Montenegro

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

2013f

2012

2011

2010

2009

2008

2007

0

2006

-5

2005

-10

2004

-15

2003

-20

2002

-50

EU11

42 | F a q e

Serbia


Figura AI. 9: Rritja e Depozitave dhe Kredive Private Private credit growth, percent

Deposit growth, percent 50

Albania

Bosnia and Herzegovina

Montenegro

Jan-13

Jun-13

Aug-12

Oct-11

Mar-12

May-11

Jul-10

Dec-10

Sep-09

Feb-10

Apr-09

-30

Jun-08

Jan-13

Kosovo

-20

Jun-13

Aug-12

Oct-11

Mar-12

May-11

Jul-10

Dec-10

Sep-09

Serbia

0

Montenegro

Feb-10

Macedonia, FYR

-10

Kosovo

Apr-09

Bosnia and Herzegovina

10

Serbia

Jun-08

Albania

30 20

Macedonia, FYR

Nov-08

40

Nov-08

90 80 70 60 50 40 30 20 10 0 -10 -20

Burimi: Përllogaritje të stafit të Bankës Botërore.

Figura AI. 10: Kreditë e Këqija H1 2013, percentage of total loans

Percentage of total loans 25

Albania

Albania 20

Bosnia and Herzegovina

Montenegro

Kosovo

15

Bosnia and Herzegovina

Macedonia, FYR

10

Serbia

Montenegro

Macedonia, FYR

5

Serbia

Kosovo

Burimi: Bankat qendrore.

Tabela AI.2: Renditjet e kredisë sovrane Dhj 2010

Dhj 2011

Dhj 2012

Shtat 2013

B+

B+

B+

B+

Bosnja dhe Hercegovina B+

B

B

B

MKD

BB

BB

BB

BB-

MNE

BB

BB

BB-

BB-

SRB

BB-

BB

BB-

BB-

ALB

Burimi: Standard and Poor’s. Shënim: Kosova nuk ka një renditje të kredisë.

H1 2013

2012

2011

2010

2009

2008

25

2007

20

2006

15

2005

10

2004

5

2003

0

2002

0


Figura AI. 11: Lehtësia e të Bërit Biznes 2013, proximity to frontier (best practice = 100)

80

Albania

Montenegro

70

Kosovo

65

Macedonia, FYR

Kosovo

60

Montenegro

Serbia

55

Serbia

50

Albania

45

SEE6

Bosnia and Herzegovina

80

2013

75

2012

70

2011

65

2010

60

2009

55

2008

50

2007

45

2006

40

2005

40

EU11

44 | F a q e

Macedonia, FYR

75

Bosnia and Herzegovina

Burimi: Të Bërit Biznes

Proximity to frontier (best practice = 100)



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.