Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Fatmir Ibrahimi Prishtinë, 2014
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Për mësuesin dhe Zotin tim Jezus Unë Fatmir Ibrahimi jam i martuar, kemi tre fëmijë të mrekulleshëm. Dëshmia ime në besim fillon qysh në kohën e shkollës së mesme. Për herë të parë kam dëgjuar ne moshën 17 vjeçare prej një shoqeje të shkollës në kuptimin e festës së Pashkës. Ne nxënesit e tjerë ishim me traditë islame dhe ajo ishte katolike. Unë e kam pyetur se çka janë pashkët ajo ka spjeguar për disa sekonda se si Jezusi është ringjallur, atëherë unë kam shikuar shokët e tjerë dhe asnjeri nga ata nuk ka reaguar, mirëpo unë qysh atë çast jam prekur nga ajo histori e atij shpjegimi që realisht më ka përcjellur përafërsisht dy vite. Në janar 1992 kam shkuar për herë të parë në shërbesën e të rinjëve, atë ditë ishte hera e parë për mua që une hyra në një Kishë, Kishe Protestante. Kur profesori që më kishte ftuar, ka filluar të këndoj dhe t’u bie instrumenteve në grupin e adhurimit, unë kam menduar se jam në ndonjë Teatër, kam qeshur me të madhe dhe profesori më ka pyetur se çka u bë Fatmir? Unë i thashë po më duket më shumë se jam në një teatër dhe se krejt budallenjë po më dukeshin… ai pastaj më ka spjeguar për Davidin dhe profetët e tjerë se si kanë kënduar këngë për Zotin e kështu me radhë... pas disa minutave aty u mblodhën student e qyetetar të ndryshëm në atë takim të të rinjëve, tema kishte të bente për “mëkatin”, ka patur disa të rinjë 10 veta ose
Zanafilla | Dëshmi Personale
më shumë student edhe nga kisha katolike, myslimane e protestantë… Në diskutim e sipër një besimtare më tha se ti qenke me ne! Një besimtarë Katolik apsolvent i mjekësisë ka menduar se unë jam ai që e lexoi Biblën më shume se të tjerët e kështu unë kam mbetur si i pa tekst dhe kur kemi përfunduar takimin, i kam spjeguar atij burrit nga Kisha katolike se unë nuk e kisha lexuar asnjeherë Biblën dhe se është hera e parë që jam në këtë takim, ai u habit dhe më ka thënë “ky është vendi me i mirë për ty”, kam marrë me vete disa prej broshurave qe m’i kanë dhënë pa pagesë, Ungjillin sipas Gjonit, dhe rrugës për në shtëpi, kur jam nda me profesorin dhe mikun tim të nderuar Sami Krasniqin ai më tha, “Unë do të lutem për ty”, kjo nuk më gëzoi aspak, sepse, në mendësinë time kam menduar se lutja ka të bëjë me njerëz të lënë e të pazot, meqenëse unë vetë isha lutur me lot disa herë për lypsat e rrugëve dhe krenaria e trupit me bëri të mendoj ‘‘ah sa keq unë dukem si një njeri i dobët”. Në sistemin tonë kemi mësuar që mësuesit dhe njerëzit me vlerë janë të përsosur e pa dobësi ose të meta… kisha mësuar se një mësues duhet të jetë i fortë, trim, besnik e me ideale të ngjashme “jashtokësore”, ndërkohe u ktheva për në shtëpi, vellai im më pyeti se çka janë ato broshura që i ke në dorë e kur unë i spjegova me pak fjalë ai më kritikoi për broshurat dhe më tha se këto janë për katolik dhe se ne jemi mysliman, unë i thashë jo këta ishin protestant, më
Zanafilla | Dëshmi Personale
ndryshe e bla-bla përderisa ne filluam që të shfletojmë nga ato shkrime… filluam të lexojmë, unë kam lexuar Ungjillin sipas Gjonit, prej kap. 1-11 aty kam pasur një ndjesi të veçantë dhe nuk kam pasur më forcë të vazhdoj tutje me lexim, sepse, po lexoja për njeriun më perfekt të jetës sime, mësuesin më të mirë, dhe me gjithë atë autoritet ai përulej para turmave dhe “Jezusi qau”, në vargun më të shkurtër në Bibël (Gjoni 11, 35). Ai ringjalli Lazarin, oh, kjo ishte ajo që unë nuk e konceptoja dot dhe kam ndjerë një zjarr brenda meje në zemrën time, unë nuk kam mundur që të vazhdojë më leximin në kapitujt e tjerë, jam kthyer tek ky kapitull që e kam lexuar pastaj me një vajosje të brendshme me siguri më shume se 7 herë dhe aty pastaj kam filluar të i flasë vëllaut tim Agimit për Jezusin… të nesërmen në Kishë përgjatë shërbesës një grup misionaresh nga Holanda janë lutur për mua, dhe me lot të ngushellimit unë jam çliruar nga ndjenja e fajit dhe njëkohësisht kam pasur një gëzim aq të madh sa kam menduar vërtetë ky eshte vendi im me i mirë ku unë mund të veproj dhe se kjo është familja ime, thirrja ime. Jam i gëzuar shumë që unë do të kem punë gjatë gjithë jetës sime për të dhënë dëshmin time, për punën e Zotit, kam menduar se ky do të jetë edhe profesioni im, sepse, unë mund të flasë kudo që të jem, në familje, shkollë, burg e kudo tjetër… për Mësuesin dhe Zotin tim Jezus…
Zanafilla | Dëshmi Personale
Veprat e Apostujve 4,19 dhe Filipianëve 1: 1-11- Këto janë vargjet më të preferuara që kam zgjedhur për ju. Bekime.
Fatmir Ibrahimi Prishtinë, 2014