Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Jonida Kollcaku Spring, Texas, U.S.A
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Një Dashuri pa Kushte Unë u rrita në Tiranë në një familje muslimane, si shumica e shqiptareve. Gjatë kohës së komunizmit u duk se në përgjithësi teoria e shtypjes se besimit punoi ashtu si ishte planifikuar. Rrënjët e besimit në Shqipëri u dobësuan nëse nuk u zhdukën fare. Kur liria e besimit erdhi në fuqi familja ime me rrënjë në Kosovë u dedikua Islamit si fe. Daja im ishte Hoxha dhe sot është jashtëzakonisht i dedikuar në xhami, familja ime festoi dhe mësoi të gjitha festat si dhe Kuranin. Mua më çuan në shkollë private muslimane, Kolegjin turk të njohur nga shumica e Tiransave dhe në këtë kolegj përveç mesimeve sigurisht në kohën e lirë (ishte me flejtje atje) mësohesh Islami, lutje, e vendi i femrave. Të gjithë ata që ishin muslimanë të mirë u trajtonin më mirë, dhe kështu shumica e vajzave dhe e djemve në kolegjin tjetër u mësuan me këto vlera. Të them të drejtën kur erdha në Amerikë isha shumë e kënaqur që të isha larg nga gjithçka e të filloja jetë të re. Jetova e përqëndruar në shkollë e nuk e praktikova Islamin fare. Nuk ishte deri në situatat që erdhën më pas kur u gjeta në vështirësi jete, mall familjeje, zgjedhje
Zanafilla | Dëshmi Personale
të keqe të fejuari që u mendova se këto ishin nga që nuk isha muslimane e mirë. E vërteta ishte që këtë herë kur fillova të praktikoja e të studioja Kuranin me sy të hapur, në sytë mijë ishte një eksperiencë tjetër, e boshte. Kisha pasur një shoqe që më kishte ftuar në kishë shpesh, e më së fundi e mora në telefon dhe pranova. Rradhën e parë që shkova u habita dhe thashë që këta njerez ose janë gënjeshtarë të mëdhenj që duken sikur luten e qajnë e këndojnë me aq ndjenjë, ose mbase janë të ndryshëm. Fillova të lexoj dhe të pyes dhe doja të shikoja raste konkrete, kjo është e pamundur nëse vendos të mos hapësh sytë përpara me besim. Në Hebrenjtë 11:1 thotë “Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen,tregim i gjërave që nuk shihen.” U deshën muaj e muaj, të lija muret rreth meje të binin, të lija traditën e Islamit të shkonte dhe lidhjet e familjes mënjanë, derisa unë të filloja që të besoja fuqinë e Shpirtit të Zotit. Një të martë në mbledhjen e femrave të kishës, shoqja ime Karen (38 vjec) erdhi tek unë, më mori në fund të kishës e filloi të lutesh me mua. Pa e ditur e pa kuptuar pse, unë fillova të qaja nga fuqia a prezencës së Zotit, që
Zanafilla | Dëshmi Personale
më preku në mënyrë që asnjeri nuk mund të tregojë me fjalë, por asnjeri nuk mund të dyshojë kur provon këtë moment. Me logjikë ishte një gjë tjetër të dije se ishte për mua që Jezusi vdiq, por ishte shume e ndryshme ta ndieje fuqinë, paqen e prekjen e Shpirtrit të Zotit. Jeta ime e unë nuk kanë qënë më asnjëherë të njëjta. Mëson që me çdo lexim e kapitull të biblës feja jote rritet më shumë çdo ditë e adhurimi për një Zot që të jep Shpëtim pa kushte, vuan e vdes për ty është i pa evitueshëm. Në çdo kapitull të Dhjatës së Vjetër sheh se si çdo profeci e thënë u mbush me Jezusin, çdo pikturim i Shpengimit e larjen e mëkateve ishte një parathënie për përmbushjen e planit të rilindjes së njeriut me Zotin. Mua mu desh të kaloja shumë hape, familje, indipendencë, gabime, mendimi i të dashurve që kishin vdekur e s'do ti shija në parajsë si edhe shumë vështirësi në ndryshim besimesh me familjen tani. Por jeta ime është për Jezusin, për shërbimin e shpërndarjen e Fjalës së tij. Për 4 vjet tani kam shërbyer në kishë por këtë vitin e fundit zemra ime filloi të punonte për Shqipërinë. Kemi filluar të përkthejmë shërbesa kasetash e shtypi në Shqip falas, e shpresoj një
Zanafilla | Dëshmi Personale
ditë të shkoj e përgatitur ti tregoj Shqiptarëve se kanë një Zot që i don pa kusht, që i pret pranë tij, që i fal të gjitha ç'kanë bërë, që i krijoi për një plan të madh e që një ditë do ti takojë fytyrë më fytyrë.
Jonida Kollcaku Spring, Texas, U.S.A Burimi: www.albkristian.com