Zanafilla | Dëshmi Personale
Zanafilla | Dëshmi Personale
Elvis Plaku Tiranë
www.zanafilla.com | office@zanafilla.com
Zanafilla | Dëshmi Personale
Pse unë jam i Krishterë Ka shumë arësye të ndryshme që unë jam sot i krishterë/kristian, por në rradhë të parë më duhet të them që krishterimi nuk ishte zgjedhja e as alternativa e parë që unë konsiderova për jetën time. Sidoqoftë, ajo ishte dhe mbetet zgjedhja e alternativa më e mirë - unë jam më se i bindur për këtë. Pjesën më të madhe të fëmijërisë time e jetova gjatë kohës së komunizmit në vendlindjen time në Tiranë, Shqipëri. Gjatë asaj kohe (shumë prej jush duhet ta dini) nuk lejohej praktikimi i ndonjë feje dhe ky ishte shkaku që njerëzit nuk kishin mundësi praktike për të besuar në Zotin. Unë mbaj mend që, që në vitete e mia të para të fëmijrisë, brenda meje kishte një nevojë dhe një dëshrië për të besuar në Zotin. Kuptohet që kjo është diçka krejt normale për të gjithë njerëzit, pasi është një nevojë që Zoti e ka vën brenda nesh dhe që vetëm Ai mund ta përmbushi. Por fatkeqësisht gjatë kohës së komunizmit kjo qe e ndaluar. Mbas rënies së komunizmit, njerëzit fituan shumë prej të drejtave dhe lirive të tyre njerëzore dhe demokratike. Njëra prej këtyre lirive, qe edhe liria (e drejta) e besimit. Njëkohësisht, shumë prej kishave dhe xhamive të cilat ishin mbyllur gjatë kohës së komunizmit u hapën dhe njerëzit filluan që të shkonin për të praktikuar dhe mësuar më shumë në lidhjë me fenë e tyre, (qoftë islami
Zanafilla | Dëshmi Personale
apo kristianizmi). Kjo bëri që edhe unë të filloja kërkimin e identitetit tim fetar dhe shpirtëror. Tradicionalisht isha mysliman pasi, babai im ishte mysliman prej disa gjeneratash, prandaj ishte plotësisht normale që edhe unë të ndiqja fenë e tij. Si rrjedhojë, unë së bashku me disa shokët e mi, shumica e të cilëve qënë mysliman në të njejtën mënyrë si unë, filluam që të vizitonim xhaminë që gjendej në mes të qytetit si edhe disa qendra të tjera myslimane në të cilat mësohej Kurani dhe parime e praktikat e fesë islame. Ky vendim i imi u mbështet edhe nga prindërit e mi. Gjithashtu, u inkurajua edhe nga një shoku i babit, i cili më dha disa materiale në lidhje me islamin për ti lexuar. Por faktikisht, megjithëse ishte plotësisht normale për mua që të futesha më thellë ne fenë islame, kishte disa arsye që më pengonin ta bëja këtë, dhe ca prej tyre ishin: Mungesa e paqes nga njëra anë; dhe nga ana tjetër unë e kisha shumë të vështirë që të kuptoja se si ishte e mundur që të kishe një mardhënie më Zotin kur në dukje kjo mardhënie ishte e bazuar në bërjen e riteve të ndryshme fetare! Unë vazhdova që të kërkoja dhe nga ana tjetër fillova që të konsideroja një alternativë tjetër për fenë time. Siç thashë, nga ana e babit unë isha mysliman, por nga ana e mamit unë isha i krishterë, dhe kështu që mbas një farë kohe fillova që të frekuentoja edhe dy kishat e tjera; ortodokse dhe katolike të tiranës, por fatkeqësisht
Zanafilla | Dëshmi Personale
atje pata pothuajse të njejtin zhgënjim, pasi megjithëse ato nuk ishin si xhamia dhe islami në bindje, nga ana tjetër ishin në shumë mënyra njësoj pasi edhe ato ishin të bazuara në bërjen e riteve fetare. Ky kërkim i imi zgjati pak më tepër se tre vjet, dhe ndërkohë unë vazhdoja studimet e mia për trompë në Liceun Artistik “Jordan Misja”, ku kisha qëne prej disa vjetësh duke studiuar. ishte gjatë kësaj kohe (Qershor, 1994), unë isha në vitin e fundit të shkollës së mesme dhe një ditë profesori im i trompës më kërkoi që të shkoja tek ‘Pallati i Pionerëve’ për të ndihmuar atje me njërin prej programeve që ata po bënin për fëmijët, në lidhje me ‘Festivalin e Fëmijëve’ për atë vit. Zakonisht provat ishin çdo ditë të javës përveç të djelave, por kur po afrohej fundi organizatorët e programit na kërkuan që të vinim edhe të djelave, dhe herën e parë që në kishim për të bërë prova të djelën, unë gjeta një kishë e cila i bënte takimet e saj në po të njejtën ndërtësë ku ne bënim praktikë gjatë javës. Ajo që ishte më e rëndësishme në lidhje me këtë kishë (Protestante), ishte fakti që unë pata paqe në zemrën time që në momentet e para që hyra. Mbas asaj here të parë, unë vazhdova që ti ndjek takimet e tyre deri sa një ditë, pranova Jezus Krishtin si Zotin dhe Shpëtimtarin tim personal. Që nga ajo kohë jeta ime nuk ka qenë më e njëjta. Brenda një kohe të shkurtër pasi unë u bëra i krishterë, njëri prej shkokëve të mi më të ngushtë, i cili ishte mysliman vetë dhe nuk dëshironte që unë të bëhesha i
Zanafilla | Dëshmi Personale
krishterë pasi ai besonte që krishterimi nuk është feja e vërtetë, filloi që të më tregonte në lidhje me ato që ai besonte të ishin gabime në Bibël. Unë isha shumë i ri në besim dhe kështu që shpesh nuk dija se si tu përgjigjesha me siguri shumë prej argumentave të tij. Megjithatë unë u mundova që ti përgjigjesha argumentave të tij me aq sa dija, por kjo ishte goxha e vështirë për mua pasi njohuria ime ishte shumë e kufizuar në lidhje me Biblën në atë kohë. Mbas debatesh të shumta në lidhje me Biblën dhe Kuranin besimi im po fillonte që të lëkundej jo vetëm në Biblën ose Kristianizmin, por edhe në Zotin gjithashtu. Mbas disa javësh debatimi me njëri tjetrin, shoku im më tha që ishte duke përdorur një libër të vogël që kishte marrë tëk njëra prej qendrave myslimane ku ai vazhdonte të shkonte. Unë arrita që të merrja një kopje për vete dhe fillova që ta shfletoja për ti konsideruar edhe një herë argumentat që jepeshin kundra Biblës, por tani nuk u mundova që ti gjeja të gjitha përgjigjjet vetëm, por për ato gjëra të cilat nuk i kuptoja mirë pasi nuk i kuptoja unë shkova që të pyesja njërin prëj misionarëve tek kisha ime. Ai më ndihmoi shumë dhe arriti që të më shpjegonte në lidhje me të ashtuquajturat ‘gabime të Biblës’. Unë ndërkohë vazhdova që të studioja për vetën time dhe sot sa herë që shoh mbrapa, tek ato kohë të vështira në besimin tim, i jam falenderues Zotit sepse Ai ishte aty me mua në kohët e vështira dhe gjithashtu kur unë fitova fitoren
Zanafilla | Dëshmi Personale
time të parë në besim dhe njëkohësisht u binda akoma më tepër në lidhje me vërtetësinë e Fjalës së Tij. Qysh prej asaj kohe, unë kam qenë më i vendosur në besimin tim në Perëndinë dhe Fjalën e Tij. Njëkohësisht, unë nuk kam ndaluar që të lexoj dhe studioj argumentat e ndryshëm që janë ngritur kundër Fjalës dhe besimit tonë në Perëndinë. Arsyeja që unë zgjodha që të bëhem i krishterë, nuk kishte të bënte thjeshtë me shijevet e mia personale, përsa i përket njërës fe apo tjetrës; por kishte të bente me përmbushjen personale shpirtërore dhe morale që vijnë nga fakti që krishterimi është më tepër se një fe ose besim në Perëndinë! Unë zbulova që krishterimi është më tepër se një besim statik në Perëndinë, e vërteta është që krishterimi është një shprehje praktike e një mardhënjeje personale me një Perëndi personal.
Elvis Plaku Tiranë Burimi: www.albkristian.com