Kadire Januzi: Dëshmi Personale

Page 1

Zanafilla | Dëshmi Personale

Zanafilla | Dëshmi Personale

Kadire Januzi Prishtinë

www.zanafilla.com | office@zanafilla.com


Zanafilla | Dëshmi Personale

Çlirimin që kam përjetuar dua që tërë bota ta dijë! Unё jam Kadire Jonuzi. Jam 65 vjeçare. Kam qenё myslimane dhe tash jam bija e Krishtit. Jam anëtare e Kishёs “Bashkёsia Ungjillore e Mesisё” dhe kjo ёshtё dëshmia ime: Pёr shumё vjet kam jetuar nё depresion. Si nёnё isha shumё e lënduar dhe e zhgënjyer nё jetё sepse njёri nga bijtë e mi me vite tё tёra përdori substanca narkotike. Pёr kёtё shkak tri herё kam tentuar qё tё bёj vetëvrasje duke pirё medikamente tё rrezikshme por dhe duke përdor metoda tё tjera. Ishin kёto ndenja tё rёnda prej ferri. Një natё gushti tё vitit 2008, pas gjithë këtyre tronditje kur edhe biri im po mё kërkonte para e unё nuk kisha fare pёr t’i dhёnё, nё mesnatё, nё krevatin tim, nё tё cilёn pak gjumё tё rehatshëm kam bёrё – pasi flija vetëm duke pёrdor qetёsues u ula dhe fillova ta thёrras Zotin: ”Zot mё ndihmo! Kёrkoj ndihmё prej teje!”. Kaloi njё kohё dhe erdhi marsi i vitit 2009. Zakonisht kam mbajtur nё shtypinё time banues me qira, dhe ndёrkohё nё shtypinё time banonte njё pakistanez pas pak kohёsh edhe iku. Duke e pastruar dhomёn ku ai e kishte pёrdor, i gjeta 2-3 libra nё gjuhёn arabe. I mora dhe sapo kam dalё nё qytet, mbi njё objekt e lexova fjalёn “Bashkёsi”, dhe mendova qё ishte ndonjë zyrё ose xhami e Bashkёsisё Islame, pasi nuk e lexova gjithё emërtimin. Thash me vete e me injorim: gati nё qendёr tё qytetit paskan hapur edhe njё xhami, sa keq! Si myslimane jam lutur, kam besuar nё mёnyrёn time, kam


Zanafilla | Dëshmi Personale agjëruar sa pёr t’iu bashkuar tё tjerёve dhe qё nga viti 2006 fillova t’i humbja ndjenjat e mia pёr islamin, por mendova se kёto libra mё mirё t’i dërgoja kёtu qё tё mund t’i përdoret dikush tjetër sesa t’i hedhja nё mbeturina. Hyra brenda dhe e hapa çantën t`i nxjerr librat e pakistanezit dhe njё zonjё qё punonte aty mu afrua dhe mё tha “urdhёro”! Unё ju drejtova duke i treguar pёr librat qё i kisha dhe i thash “mbajini kёtu nё librarinё tuaj”. Ajo mu drejtua dhe mё tha se kёto nuk janё pёr ne. Dhe nё atё moment e ngrita kokёn lart dhe thash: ku paskam hy dhe çka paskam lexuar unё plaka? Zonja mu drejtua dhe mё shpjegoi se kjo ёshtё Bashkësi Ungjillore. Ky ishte kontakti im i parё me tё krishterё shqiptarё nё vendin tim ndërsa kjo kishë ishte larg shtёpisё sime jo mё shumё se 1000 metra. Pas kёsaj fillova tё interesohem se çka zhvillohej brenda kёtij objekti. Zonja filloi tё mё fliste pёr besimin e saj dhe iu drejtova asaj duke i thanё se e dua besimin katolik, duke mos ditur qё bёhej fjalё pёr protestantёt. Nё atё moment jam shpreh nё vaj duke i treguar asaj brengёn time shpirtёrore. Zonja mё kuptoi dhe me pyeti: a do qё tё lutem pёr ty? Unё pa ditur se çfarё lutjesh do tё pasonin, i thash PO. Zonja Ajtene u lut me zemёr dhe nga lutja e saj mua me pikonin lotёt nё prehёr. Aty e ndjeja se po shpëtohesha dhe m’u kujtua ndihma qё i kisha bёrё Zotit para disa muajve. Aty u binda se Zoti po mё thërriste dhe po mё drejtonte. Njё natё ishim nё njё takim tё lutjes nё Kishё dhe papritmas Ajtenja, tani motёr nё Krishtin, mu drejtua dhe mё tha: a do


Zanafilla | Dëshmi Personale qё ta pranosh Jezusin? Dhe unё me njё gёzim shumё tё madh pa hamendje dhe me njё “GJITHË ZEMËR” i thash PO. Pastaj filluan tё gjitha tё mirat tё mё rrethojnё, tё mё inkurajojnё dhe tё mё rrisin nё besim. Gjithё familjes dhe rrethit tim u kam treguar se besoj Jezusin. Prej ditës sё parё vazhdimisht kam ardhur nё takimet e kishёs. Menjёherё ia fillova t’i lexoj librat qё Ajtenja m’i dha dhe ato ma kënaqnin shpirtin dhe kam menduar se çka ndodhi atё ditё dhe çfarë librash solla nё kishё dhe çfarë mora me vete, çfarë shkëmbimi i madh nga Zoti! Deri tani kam lexuar shumё libra krishtere qё mё kanё ndihmuar pёr ta kuptuar besimin tim dhe Krishtin. Prej asaj dite e deri tani Biblёn jam duke e lexuar pёr herën e tretё. Kam pasur njё gёzim tё madh me rastin e pagёzimit mё datёn 28 qershor 2009. Vendi ku unё u pagёzova quhet Liqeni i Batllavёs. Kur isha e robëruar nё shpirt pёr shkak tё birit tim pata menduar qё ta pёrfundoja jetёn nё kёtё liqen sepse mё ёshtё dukur njё vdekje mё e lehtё, dhe e pata porositur vajzёn time Vlorёn: kur tё mos mё gjeni nё shtёpi, ejani dhe mё kёrkoni tё vdekur nё liqenin e Batllavёs!”. Njё javё para se tё pagёzohesha me ujё pastori i Kishёs mbajti mësime pёr tё gjithё grupin qё po pagëzoheshim dhe pasi ai na tha se ku do tё bёhet pagëzimi filloi tё lexonte nga Rom.6:3-4: “ A nuk e dini se ne tё gjithё qё u pagëzuam nё Jezus Krishtin, u pagëzuam nё vdekjen e tij. U varrosёm, pra me tё me anё tё pagëzimit me vdekje, qё ashtu si Krishti u ringjall prej sё vdekurish dhe me anё lavdisё sё Atit kështu


Zanafilla | Dëshmi Personale edhe ne tё ecim nё risinё e jetёs”. Dhe pastori pastaj na shpjegoi se si lidhen simbolikisht dhe frymёrisht pagëzimi me vdekjen dhe ringjalljen. Nё kёtё moment mё ёshtё kujtuar mua dëshira qё tё mbytesha nё kёtё liqen por tani e kuptova se unё po shkoja aty qё tё pagëzohem, pra qё tё vdes nga mёkatet, por qё do tё jetoj sёrish nё njё jetё tё re, dhe jam rrёqethur prej gёzimi prej këtij fakti se Krishti ka vdekur nё vendin tim dhe ёshtё Ai qё po ma jep jetёn e re. Nё kёtё liqen u pagёzova, u rilinda dhe u shpëtova dhe kёtu e kam përjetuar thellё Zotin dhe dorёn e tij, andaj e falënderoj motrën time Ajtenen, pastorin e Kishёs, tё gjithё vallezёrit dhe motrat e mia nё besim, e sidomos e falënderoj Perёndinё shumё pёr librarinё time tё dashur nё B.U.M. tё cilёn Zoti e ka përdorur pёr mua si njё derё qё tё shpëtojё. Po ashtu dua tё dёshmoj se Zoti ka ndёrhyrё nё jetёn time pasi tash ndihem si e re, jam e rilindur, jam me gёzim e me qёllim nё jetё. Tani Zoti ka dëgjuar edhe lutjet tona pasi biri im Visari i cili dikur pёrdorte “helme” tash ёshtё shumё mirё, lavdi Zotit! Gjendja ime fizike dhe shpirtёrore ёshtё e shkёlqyeshme. Qё nga koha kur e gjeta shpёtimin, kam takuar shumё motra e vallezёr tё krishterё nga mbarё bota, Amerika, Anglia, India, Holanda, Zambia, etj. gjё qё ёshtё njё bekim shumё i madh pёr mua! Mё 24 dhjetor 2009 ndjeva njё fjalё nga Krishti qё mё duhej t’i falё gjithё bijtë e mi. Ata mё kishin lënduar shumё, dhe u ula nё gjunjë dhe i fala tek Zoti dhe pastaj i mora me telefon


Zanafilla | Dëshmi Personale dhe u dhashë faljen dhe ata u gёzuan pёr kёtё. Pёr Krishtin tani bёj çdo gjё me dёshirё dhe me bindje. Pёr nxitje nga Shkrimi dua t’iu kujtoj Psalmin 118:5,14,15,21,28 (vёrtet ZOTI mё ёshtё pёrgjigjur!) Kam edhe shumё e shumё tё shkruaj dhe tё flas pёr bekimet nga i madhi Zoti ynё Jezus Krisht Biri i Perёndisё, por dua qё t’i drejtohem secilës nёn shqiptare qё mund tё jetё nёn vuajtje tё ngjashme sikur unё, me fёmijёt e tyre qё përdorin narkotikё, se ёshtё njё Çlirimtar jo vetëm i nёnёs qё vuan pёr fёmijёt e saj por se ky Çlirimtar, pra Krishti, mund t’i bёjё tё lirё edhe vetё tё droguarit a prej cilitdo mёkat a dështim. Tani kur unё flej nuk përdor asnjë medikament, por vetëm lutjet dhe Frymёn e Shenjtё. Keni parasysh qё unё jam njё plakё 65 vjeçare, por nuk jam mё e vetmuar siç isha dikur. Tani kam Jezus Krishtin dhe shumё motra e vёllezёr tё tjerё.

Kadire Januzi Bashkësia Ungjillore e Mesisë Prishtinë www. kishaprotestante-bum.com


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.