BANKIERI Nr. 2 Janar 2012

Page 1

Nr. 2 Janar 2012 Botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

Bankat & mirëadministrimi

www.aab.al • BANKIERI • 1


Shoqata Shqiptare e Bankave promovon standardet më të fundit bankare të anëtarëve të saj, zhvillimin, stabilitetin dhe efektshmërinë e sistemit bankar shqiptar në përgjithësi, duke kontribuar kështu në përparimin e ekonomisë shqiptare.

www.aab.al


Nr. 2 Janar 2012

Përmbajtja

Botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

kryesisht sektorit bankar shqiptar. BANKERI do t’i japë lexuesit një informacion të vlefshëm mbi

&Bankat

EDITORIAL f. 5

TEMA E DITËS Ndryshimet në ligj për qeverisjen e bankave nga Dr. Spiro BRUMBULLI Përmirësimi i qeverisjes së korporatave për sistemin bankar nga Rezarta CENAJ

arritjet e industrisë në përgjithësi dhe të bankave tregtare në veçanti.

Bankieri Nr. 2, Janar 2012 Botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

f. 6

Ekipi Editorial: Elvin Meka Kryeredaktor

f. 7

INTERVISTË Qeverisja e Korporatave në banka

i ri zyrtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave i cili do t’i dedikohet

mirëadministrimi

... dhe vendin e parë e zë: Qeverisja & Konkurrenca nga Dr.Elvin MEKA

BANKIERI është publikimi më

f. 9

FORUMI I EKPERTËVE

Klodian Tomorri Bashkëpunëtor Junida Tafaj (Katroshi) Koordinatore Produksioni Sonila Krashi Design & Layout Besa Vila Redaktore

Kriza dhe nevoja për të përmirësuar raportimin financiar në sektorin publik nga Prof.Asoc.Dr. Hysen ÇELA, CPA

f. 13

Gert Hoxha Fotograf

Financimi i projekteve dhe roli i tyre në ekonomi nga Flutura Veipi

f. 15

Bordi Editorial: Seyhan PENCABLIGIL Kryetar i AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm, Banka Kombëtare Tregtare

SISTEMI BANKAR Decentralizimi i ofrimit të shërbimeve të parasë elektronike nga Endrita XHAFERAJ

f. 17

Parandalimi dhe kontrolli i mashtrimeve në industrinë e kartave nga Enkelejda BALLIU

Ioannis KOUGIONAS Nënkryetar i AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm NBG Bank

f. 20

Bankat: Ja si garantohet siguria fizike nga Klodian TOMORRI

Christian CANACARIS Anëtar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm, Raiffeisen Bank

f. 21

Flutura VEIPI Anëtare e Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtuese e Drejtorisë Ekzekutive, Procredit Bank

KËNDI I EKONOMISTIT Nga Bazel I te Bazel III – tri dekada në kërkim të stabilitetit bankar nga Prof.Dr.Adrian CIVICI

PËRGJEGJSHMËRIA SOCIALE

Andrea GALATOULAS Anëtar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm, Alpha Bank

f. 24 f. 28

Hysen CELA Drejtor Ekzekutiv, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë

AUDITORI FINANCIAR Problemet me Huatë - Si t’i përballosh ato me maturi nga Junida TAFAJ (KATROSHI)

f. 31

f. 33

RRJETI BALLKANIK Lajme Ndërballkanike

AAB

Adrian CIVICI Drejtor, Shkolla Doktoriale Universiteti Europian i Tiranës

HTML Siguria e aplikimeve të e-banking-ut nga Akil NDRENIKA

Endrita XHAFERAJ Sekretare e Përgjithshme Shoqata Shqiptare e Bankave

f. 35 f. 39

Spiro BRUMBULLI Rektor - Tirana Business University SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE Bulevardi: "Dëshmorët e Kombit", KULLAT BINJAKE Kulla 1, Kati 6-të, A3, Tiranë Tel: +355 4 2280 371; Fax: +355 4 2280 359 E-mail: bankieri@aab-al.org; www.aab.al

www.aab.al • BANKIERI • 3



editorial

... dhe vendin e parë e zë: QEVERISJA & KONKURRENCA!

Duke ndjekur dhe zbatuar një praktikë të mirë gjatë aktivitetit të përditshëm të sistemit (bankar), vetëm sa vendoset një gur më shumë, ndoshta një gur themeli, në modelimin e një menaxhimi cilësor në periudhën afatgjatë, në krijimin e vlerës së shtuar për aksionarët, si dhe në përgjegjshmërinë e çmuar shoqërore. Dr. Elvin MEKA Kryeredaktor

K

ëto fjalë të famshme spektakli duket se përshtaten fare mirë me ndryshimet dhe me shtesat e fundit te “Ligji për Bankat” në Shqipëri. Siç pritej, e gjithë vëmendja e mediave u përqendrua te propozimet për “bankën urë” dhe te shndërrimi i degëve të bankave të huaja në filiale, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e prekshme dhe aktuale ndaj krizës financiare e bankare, sidomos në Eurozonë dhe në Bashkimin Evropian, si dhe vendin e rëndësishëm që këto zunë në grupin e ndryshimeve të propozuara. Në fund ato nuk morën asnjë “çmim” dhe ky fakt nuk ishte aspak i papritur, po të kemi parasysh natyrën “ad hoc” të ndërmarrjes së tyre (një bankë urë mund dhe shpresojmë të mos e shohë kurrë dritën e diellit në Shqipëri). Teknikisht, këto hyjnë në kategorinë e mekanizmave dhe të masave “parandaluese”, me qëllim administrimin e rrezikut sistemik, ose të situatave të tjera të ndërlikuara, që zakonisht pasojnë kriza të caktuara në sistemin financiar ose bankar. Ndryshimet e “heshtura”, si ato të lidhura me: • mandatin e anëtarëve të Bordit Drejtues të bankave; • strukturën e këtij Bordi, me një shumicë që përbëhet nga anëtarë të jashtëm të pavarur (jo drejtues); • decentralizimin praktik të tregut për instrumentet financiare siç është paraja elektronike;

janë yjet e vërtetë të skenës. Dhe këto ndryshime (tani pjesë e ligjit në fuqi) duhet të duartrokiten, së paku për dy arsye. Së pari, ndryshimet në elementet e qeverisjes së korporatave përafrojnë sistemin bankar me kërkesën e drejtë dhe themeltare për një sistem të shëndetshëm, që është ajo për qeverisje cilësore dhe të përgjegjshme të korporatave. Siç shprehet dhe OECD-ja: “...se, dobësitë e qeverisjes së korporatave në lidhje me shpërblimet e drejtuesve, me administrimin e rrezikut, me praktikat e Bordit dhe me ushtrimin e të drejtave të aksionarëve, patën një rol të rëndësishëm në zhvillimin e krizës financiare, dhe se të tilla dobësi u përhapën te shoqëritë në mënyrë më të përgjithshme1”. Pra, duke ndjekur dhe zbatuar një praktikë të mirë gjatë aktivitetit të përditshëm të sistemit (bankar), vetëm sa vendoset një gur më shumë, ndoshta një gur themeli, në modelimin e një menaxhimi cilësor në periudhën afatgjatë, në krijimin e vlerës së shtuar për aksionarët, si dhe në përgjegjshmërinë e çmuar shoqërore. Së dyti, elementet e qeverisjes cilësore dhe decentralizimi i shërbimeve të parasë elektronike tregojnë se sistemi bankar shqiptar përfundimisht ka lënë pas adoleshencën e vet, dhe tani ka hyrë në një nivel të ri zhvillimi: NIVELI TJETËR - BANKINGU MODERN!

CORPORATE GOVERNANCE AND THE FINANCIAL CRISIS - Conclusions and emerging good practices to enhance implementation of the Principles, 24 February 2010 - Directorate for Financial and Enterprise Affairs, OECD Steering Group on Corporate Governance.

www.aab.al • BANKIERI • 5


TEMA e DITëS

Ndryshimet në ligj për qeverisjen e bankave e Ligjin nr. 10 481, datë 17.11.2011 “Për disa ndryshime M dhe shtesa në ligjin nr. 9662, datë

nga Dr. Spiro BRUMBULLI Rektor Tirana Business University

Ndryshimi i numrit të anëtarëve të jashtëm të Këshillit Drejtues të një banke, nga “të paktën një e treta” në “shumicë”, përbën një risi’ në eksperiencën shqiptare të qeverisjes korporative, duke shënuar një standard të ri, të avancuar në fushën e drejtimit dhe të administrimit të shoqërive aksionare në industrinë bankare. 6 • BANKIERI • www.aab.al

18.12.2006” u miratuan disa ndryshime në ligjin “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” (të aprovuar më datë 18.12.2006). Neni 8 i ligjit për këto ndryshime saktëson ndryshimet në nenin 35 të ligjit për bankat, ku në pikën 2 fjalët “të paktën një e treta” zëvendësohen me fjalën “shumicë”. Bëhet fjalë për numrin e anëtarëve, pa konflikt interesi, të Këshillit Drejtues të një banke. Ky ndryshim, i cili nuk është komentuar gjatë diskutimit dhe aprovimit të ndryshimeve, përbën një risi në eksperiencën shqiptare të qeverisjes korporative, duke shënuar një standard të ri, të avancuar në fushën e drejtimit dhe të administrimit të shoqërive aksionare në industrinë bankare. Lidhur me këtë ndryshim duhen nënvizuar disa aspekte të rëndësishme. Së pari, ndryshimi kalon nga “një e treta” në “shumicë”. Pra, ligji për bankat e parashikonte praninë e anëtarëve pa konflikt interesi në Këshillin Drejtues, domethënë të atyre që nuk kanë konflikt interesi me aksionarët, me bankën dhe me drejtuesit ekzekutivë sipas përcaktimeve që bën vetë ligji për të qenë administrator në një bankë. E reja e ligjit nuk është prania e anëtarëve të jashtëm në Këshillin Drejtues, por numri i tyre. Së dyti, pyetja që lind natyrshëm është se përse i jepet kaq rëndësi këtij numri? Siç dihet, bankat janë ndërmjetësit më të mëdhenj financiarë, që zbatojnë në nivel shumë të lartë parimin e levës financiare, që do të thotë se kapitali i aksionarëve të një banke është 8 deri në 10 për qind e aktiveve gjithsej. Pjesa tjetër përbëhet nga detyrimet. Duke qenë se rreth 90 për qind e detyrimeve janë depozita dhe borxhe të tjera, prania e palës së tretë, të interesuar për përdorimin dhe për drejtimin e mjeteve të veta, është shumë e madhe. Pra, përveç shareholders (aksionmbajtësve), në bankë ka interes të fuqishëm edhe nga stakeholders (pala që ndikohet

nga veprimet e biznesit të një korporate të marrë si një i tërë). Kjo palë nuk mund të jetë moskokëçarëse dhe e painteresuar për mbarëvajtjen e shoqërisë së cilës i kanë besuar mjetet e veta financiare. Kështu përligjet domosdoshmëria e përfaqësimit të këtij interesi në Këshillin Drejtues. Kriza e vitit 2008 në industrinë financiare, midis shkaqeve të tjera, nxori në dritë konfliktin e interesit midis arritjes së rezultateve agresive nga drejtuesit për përfitimin e shpërblimeve dhe të riskut afatgjatë që shoqëron shoqërinë tregtare nga biznesi i ndërtuar. Kriza financiare, më shumë se aksionarët e korporatave financiare, rrezikoi depozituesit. Ndërhyrjet e menjëhershme të qeverive të vendeve të ndryshme nuk kishin për qëllim thjesht shpëtimin e kësaj ose asaj korporate, por ndërhyrja ishte një veprim i ndërmarrë në bllok për të qetësuar depozituesit dhe për të mos lënë hapësirë për t’u përsëritur fenomene të krizës së viteve 1929 – 1933. Kjo ndërhyrje nuk ishte pa kosto. Dhe kjo kosto ishte publike, e cila në shikim të parë duket si përfitim privat i aksionarëve të shoqërive në rrezik falimentimi, por e parë më gjerë ajo ishte një shpëtim i depozituesve. Mësimi nga kjo situatë ishte i qartë: politikat dhe strategjitë agresive të arritjes së objektivave dhe të rritjes së pjesës së tregut ranë në kundërshtim me stabilitetin financiar, me interesat e publikut. Ky interes publik duhet përfaqësuar më fort. Ndryshimi në ligj vjen pikërisht në këtë kontekst historik. Si një masë parandaluese ndaj rrezikut të stabilitetit financiar, ligjvënësi e ka menduar edhe këtë hallkë të rëndësishme të drejtimit të bankave. Synimi është rritja e pavarësisë së Këshillit Drejtues në gjykim dhe në vendimmarrje. Së treti, duke qenë pjesë e ndryshimeve për parandalimin e fenomeneve dhe të veprimeve, që në të ardhmen mund të kërcënojnë stabilitetin financiar, ky ndryshim duhet parë i lidhur edhe me shqetësimet që janë vënë re në praktikën e deritanishme nga autoriteti mbikëqyrës i sistemit bankar. Teorikisht, në situatën për-


Industria bankare dëshmon dhe një herë standardin e lartë të organizimit, të funksionimit, të administrimit dhe të drejtimit të bankave. para ndryshimit, për një bankë që mund të ketë vetëm një aksionar, pavarësisht nga emërimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues, mund të ndodhë që banka të drejtohet indirekt nga vetë aksionari duke qenë se shumica e anëtarëve i takonin atij. Kjo është situatë shumë e rrezikshme dhe përcaktimi tani i shumicës me individë, që nuk kanë konflikt interesi me aksionarin, me bankën ose me drejtuesit ekzekutivë, në mos e eliminon tërësisht, e zbeh presionin e aksionarit mbi anëtarët. Nëse, pa paragjykuar cilësitë e anëtarëve që do të zgjidhen nga aksionarët gjatë afatit (ende të papërcaktuar nga Banka e Shqipërisë) për zbatimin e këtij standardi, emërimi do të jetë profesional dhe i paanshëm, atëherë është hedhur një hap përpara drejt pavarësisë reale të drejtimit të bankave. Me këtë duhet nënkuptuar se ligji vetë krijon premisën e zgjidhjes dhe zgjidhjen teorike, por praktikisht ligji duhet plotësuar me kuadrin përkatës rregullues për ta bërë këtë ndryshim efektiv dhe me efekte pozitive. Frika dhe dyshimi, që ekziston lidhur me mënyrën e zgjedhjes dhe të emërimit të këtyre kandidaturave pa konflikt interesi prej aksionarëve, duhet të marrin përgjigje nga monitorimi i këtij procesi prej autoritetit përkatës mbikëqyrës. Zëvendësimet e anëtarëve të Këshillave Drejtuese nuk duhet të jenë formale, por reale dhe efektive. Së fundi, edhe një herë industria bankare dëshmon standardin e lartë të organizimit, të funksionimit, të administrimit dhe të drejtimit të bankave. Sistemi bankar është dukshëm më i mirorganizuar, i kontrolluar dhe i mbikëqyrur krahasuar me industritë e tjera. Emri i mirë, autoriteti, prestigji dhe profesionalizmi i Bankës së Shqipërisë kanë qenë përbërësit kryesorë të suksesit në zhvillimin dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit bankar.

PëRMIRëSIMI I QEVERISJES Së KORPORATAVE PëR SISTEMIN BANKAR

P

raktikat efektive të qeverisjes së korporatave janë thelbësore për arritjen dhe për ruajtjen e besimit të publikut dhe besimit në sistemin bankar, të cilat janë shumë kyçe për funksionimin e duhur të sektorit bankar dhe të ekonomisë në tërësi. Një qeverisje korporative e dobët çon në falimentimin e bankës, e cila mund të sjellë kosto publike dhe pasoja për shkak të ndikimit të tyre në sistemin e depozitave dhe pasojat mund të kenë një shtrirje më të gjerë pasojash makroekonomike, siç mund të jetë rreziku dhe ndikimi në sistemin e pagesave. Gjithashtu, qeverisjet e dobëta të korporatave mund t’i çojnë tregjet në humbjen e nga Rezarta CENAJ besimit për aftësinë e bankës për të Drejtore menaxhuar aktivet dhe likuiditetet Instituti i Qeverisjes së e saj, përfshirë depozitat, të cilat Korporatave – Shqipëri mundet që në kthim ta çojnë bankën në një krize likuiditeti. Parimet e OECD-së e përkufizojnë qeverisjen e korporatave si përfshirje e një grupi të marrëdhënieve ndërmjet menaxhimit të korporatës (shoqërisë), Bordit Drejtues të tij, aksionarëve të tij dhe partnerëve të tjerë. Qeverisja e korporatave paraqet strukturën me anë të së cilës përcaktohen objektivat, gjithashtu edhe mjetet me anë të të cilave arrihen këto objektiva, si dhe mënyra e monitorimit të ecurisë së tyre. Prezenca e një sistemi efektiv të qeverisjes së korporatave brenda një shoqërie si dhe në tërësi të një ekonomie ndihmon në ofrimin e një shkalle besimi, që është e nevojshme për mirëfunksionimin e tregut ekonomik. Nisur nga perspektiva e një sistemi bankar industrial, qeverisja e korporatave përfshin mënyrën sesi biznesi dhe çështjet e bankës janë të drejtuara nga Këshilli Drejtues dhe nga drejtuesit e lartë, të cilët ndikojnë sesi ata të : - vendosin objektivat e bankës; - operojnë biznesin e bankës çdo ditë; - realizojnë detyrimin e tyre të besueshmërisë tek aksionarët dhe të marrin në konsideratë edhe interesat e partnerëve të tjerë; - lidhin aktivitetin dhe sjelljen e bankës me pritshmërinë me të cilën bankat do të operojnë në mënyrë të sigurt dhe të shëndoshë dhe në përputhje me ligjet e aplikueshme dhe rregulloret; - mbrojnë interesat e depozituesve. Banka duhet të ketë një numër të përshtatshëm drejtorësh, të cilët të jenë të aftë të japin mendime të pavarura, sipas këndvështrimit të menaxhimit të bankës, nga interesat politike ose nga interesat e jashtme të papërshtatshme. Këshilli Drejtues ka përgjegjësi për të mbrojtur bankën nga veprimet joligjore, si dhe nga ndikimet e aksionarëve dominues ose të aksionarëve kontrollues, ndikime që janë gjithashtu të dëmshme ose jo në interesin më të mirë të bankës dhe të aksionarëve të saj. Pavarësia dhe objektiviteti mund të përmirësohet duke përfshirë

www.aab.al • BANKIERI • 7


drejtorë të kualifikuar joekzekutivë në Bord, ose duke pasur një Bord Kontrolli të ndarë nga Bordi Menaxhues. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos në ato fusha ku ka rrezik që Bordi i Drejtorëve të ketë ndikime për të ndërmarrë veprime që nuk janë në interesin më të mirë të bankës (megjithëse mund të jetë në interesin personal të personave të brendshëm ose të aksionarëve), ose ku mund të ketë një potencial për konflikt interesi në fushat kyçe. Shembuj të fushave kyçe përfshijnë sigurimin e integritetit të raportimit financiar dhe jofinanciar, rishikimin e transaksioneve me palët e përfshira, emërimin e anëtarëve të Bordit dhe të drejtuesve kryesorë ekzekutivë, shpërblimet e anëtarëve të Bordit dhe të drejtuesve ekzekutivë. Anëtarët, drejtorët e pavarur e të kualifikuar mund të sjellin perspektiva të reja nga biznese të tjera, të cilat mund të përmirësojnë drejtimin strategjik të menaxhimit dhe mund të jenë burime të rëndësishme të ekspertizës së menaxhimit, por është shumë e rëndësishme që ata të jenë njohës të sistemit bankar. Ndryshimet e reja në ligjin “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” parashikojnë disa nga parimet e qeverisjes më të mirë të korporatave dhe një nga këto është përbërja e Këshillit Drejtues, lidhur me numrin e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Parashikimi dhe në legjislacionin bankar i parimeve të “besnikërisë” dhe “konfliktit të interesave” jo vetëm për administratorët, për drejtorët, por edhe për anëtarët e Këshillit Drejtues ose administrativ si dhe për

8 • BANKIERI • www.aab.al

aksionarët, janë shprehje konkrete e parimit të detyrimit të besimit të personave të lartpërmendur, për t’i kryer detyrat e tyre të përcaktuara në ligj dhe në statut në mirëbesim dhe në interesin më të mirë të shoqërisë në tërësi. Nëse detyra si administrator ose si anëtar i Këshillit Drejtues vendoset në një pozicion të tillë që detyra ndaj shoqërisë është në konflikt me interesat e tjerë të tij ose me ato të personave të lidhur me të, ai rrezikon të shkelë detyrën e mirëbesimit ndaj shoqërisë. Ky rregull është një shprehje konkrete e normës së veprimeve juridike me veten, të parashikuar në Kodin Civil, të cilat nuk janë aspak absolute. Këshilli Drejtues ka detyrën e përgjithshme “të parandalojë dhe të mënjanojë” rastet e konfliktit të pranishëm ose të mundshëm të interesave personale me ato të shoqërisë, duke miratuar akte të brendshme, të cilat përcaktojnë mënyrat bazë të parandalimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave. Anëtarët e Këshilli Drejtues duhet të jenë të kualifikuar për pozicionin e tyre dhe të kenë një kuptim të qartë për rolin e tyre në qeverisjen e bankës dhe duhet të jenë në gjendje të japin një gjykim të shëndoshë rreth çështjeve të saj, dhe kjo nuk i referohet vetëm institucioneve financiare. Dobësitë në përbërjen dhe në kompetencën e Bordeve kanë qenë shumë të dukshme dhe gjerësisht të diskutueshme. Shpërblimi i anëtarëve të Bordit dhe i drejtuesve të lartë gjithashtu mbetet një çështje shumë e debatueshme në shumë vende të OECD-së. Kjo është dhe

Anëtarët, drejtorët e pavarur e të kualifikuar mund të sjellin perspektiva të reja nga biznese të tjera, të cilat mund të përmirësojnë drejtimin strategjik të menaxhimit dhe mund të jenë burime të rëndësishme të ekspertizës së menaxhimit, por është shumë e rëndësishme që ata të jenë njohës të sistemit bankar. një nga çështjet që doli në pah, në raportin e OEC-së, lidhur me mësimet e nxjerra nga kriza financiare e 2008ës, ku sektori bankar ishte sektori më i goditur. Krizat në institucionet financiare të vitit 2008 janë përshkruar si krizat më serioze financiare, që nga koha e Depresionit të Madh. Nga mesi i vitit 2008 ishte e qartë që, kriza në SHBA, e lidhur me mungesën e likuiditeteve pati një ndikim shumë të madh në institucionet financiare dhe në bankat e shumë vendeve. Bear Stearns u ble nga JP Morgan Chase, me mbështetjen e Federal Reserve Bank të New York-ut dhe institucionet financiare si në SHBA (Citibank, Merrill Lynch) ashtu dhe në Europë (UBS, Credit Suisse, RBS, HBOS, Barclays, Fortis, Societe Generale) vazhdonin të shtonin sasi të konsiderueshme kapitali, për të financuar ndër të tjera humbjet e mëdha në aktivet e tyre, duke zbehur, në shumë raste, ekzistencën e aksionarëve. Freddie Mac and Fannie Mae u desh të merreshin nën kontrollin e qeverisë, kur u pa se pozicioni i kapitalit të tyre ishte më i dobët nga ai që pritej. Kolapsi i Lehman Brothers thelloi krizën, duke çuar në një humbje të përgjithshme të besimit dhe dështime e rikapitalizime bankash në Europë dhe SHBA. Të gjitha këto dështime nxjerrin në pah nevojën për të rishqyrtuar, për të analizuar përshtatshmërinë e parimeve të qeverisjes së korporatave aty ku u vu re se ishin më të dobëta, sidomos në sistemin e menaxhimit të rrezikut dhe në shpërblimet e drejtuesve ekzekutive; të dyja kompetenca të Bordit Drejtues.


Intervistë

QEVERISJA E KORPORATAVE NË BANKA Intervistë e Kryeredaktorit të “BANKIERI” me disa drejtues të përgjithshëm të bankave. P1: Disa ndryshime dhe shtesa u miratuan së fundmi në Ligjin për Bankat në Shqipëri, veçanërisht në fushën e qeverisjes së korporatave në banka. Si i shihni ju këto ndryshime? SEYHAN PENCABLIGIL Ndryshimi i parë në kuadër të qeverisjes korporative të bankave është ai në mandatin e anëtarëve të Bordit Drejtues (bordi mbikëqyrës), organi vendimmarrës dhe mbikëqyrës i bankave. Tashmë është fiksuar “për një periudhë prej 4 vjetësh” në vend të “për një periudhë jo më shumë se 4 vjet”, që ishte më parë. Ky ndryshim ka një pasojë të rëndësishme në rritjen e përgjegjësisë së anëtarëve të Bordit Drejtues. Ligji ekzistues lejonte një mandat më të shkurtër të anëtarëve. Kështu,vendimmarrja e tyre mund të ishte e fokusuar më shumë te pasojat afatshkurtra të bankës, pa u kujdesur shumë për efektet afatgjata. Ndërsa, mandati katërvjeçar i fiksuar, i detyron ata që të kujdesen për pasojat afatgjata në bankë. Për më tepër, kjo rrit efektivitetin e Bordit Drejtues që është i rrezikuar nga ndryshimi i vazhdueshëm i anëtarëve. Ndryshimi i dytë ka të bëjë me përbërjen e Bordit Drejtues, duke e bërë të detyrueshëm numrin e shumicës së anëtarëve të pavarur – pa interesa të lidhur me bankën, me aksionarët ose me drejtuesit e saj ekzekutivë. Rritja e numrit

të anëtarëve të pavarur (nga një e treta e anëtarëve, që ishte më parë) kontribuon në marrjen e vendimeve ekonomike objektive dhe të paanshme që do të mbronte bankën dhe aksionarët e saj kundrejt konflikteve të mundshme të interesit. Sigurisht, kjo krijon premisat për mbrojtjen më të mirë edhe të interesave të aktorëve të tjerë, si depozituesit. Stefano FARABBI Ndryshimet dhe amendimet e reja të Ligjit nr. 10481, datë 17.11.2011 në Ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” kanë si qëllim: (i) të garantojnë stabilitetin dhe një mbikëqyrje më të ngushtë për zbatimin e politikave dhe strategjive të bankës si dhe një nivel më të lartë menaxhimi të rreziqeve, duke prezantuar një mandat të caktuar, fiks 4 (katër) vjeçar, për anëtarët e Këshillit Drejtues dhe përcaktimin se shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues nuk duhet të jenë të lidhur përmes interesave private me Bankën, me aksionarët dhe me drejtorët ekzekutivë; (ii) të rrisë kontrollin dhe

mbikëqyrjen e Bankës Qendrore te bankat e tjera që operojnë në Shqipëri duke prezantuar bankat “urë”; (iii) të rrisë nivelin e vlerësimit të rrezikut të kredisë, duke përcaktuar që jo vetëm bankat, por dhe institucionet e tjera financiare mund të jenë të detyruara nga Banka e Shqipërisë për të zbuluar informacion për kredimarrësit e tyre përmes dhe me anë të Regjistrit të Kredisë. GAZMEND KADRIU Ndryshimet e fundit në Ligjin për Bankat fokusoheshin qartësisht në disa detaje të fundit në lidhje me shpërbërjen e bankës dhe, në një farë mase te çështjet e pagesave elektronike; ndryshimet në qeverisjen e korporatave ishin dytësore.

P2: A vijnë këto ndryshime në momentin e duhur për bankat në Shqipëri? A tregojnë ato se tani është koha që bankat në Shqipëri të kenë një nivel tjetër (më të lartë) të cilësisë së administrimit të korporatës? SEYHAN PENCABLIGIL Ekzistojnë studime të shumta që arrijnë në përfundimin që edhe pse nuk është burimi, qeverisja e korporatave luan një rol kyç në zhvillimin e krizës. Deri tani, ne kemi kaluar me sukses valën e parë të krizës që filloi në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, problemet e vazhdueshme në tregjet

financiare europiane i transferojnë pasojat e tyre negative në Shqipëri në rrugë të ndryshme, sidomos duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e bankave këtu është në pronësi të bankave europiane. Për më tepër, të gjitha problemet e fundit financiare kanë kontribuar në një reputacion negativ të bankave dhe

“Përmirësimi i qeverisjes së korporatës patjetër do të kontribuojë në krijimin e një sistemi bankar shqiptar më të mirë, më të fortë dhe më të qëndrueshëm.” Seyhan Pencabligil

www.aab.al • BANKIERI • 9


në humbjen e besimit të publikut. Sakaq, përmirësimi i qeverisjes korporative të bankave mund të konsiderohet një masë e rëndësishme përkrah masave të tjera. Përmirësimi i qeverisjes së korporatës patjetër do të kontribuojë në krijimin e një sistemi bankar shqiptar më të mirë, më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Megjithatë, edhe pse parimet e qeverisjes së korporatave, të udhëhequra nga praktikat më të mira, janë globalisht të forta e të rëndësishme, zbatimi i tyre në tregje si Shqipëria paraqet sfida të konsiderueshme. STEFANO FARABBI Duke pasur parasysh krizën financiare ndërkombëtare, ndryshimet e bëra në ligjin nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, duket se forcojnë më tej pozicionin e sistemit bankar shqiptar. Për sa i përket cilësisë së administrimit të korporatave, anëtarësia aktuale e organeve të qeverisjes së korporatave, e përbërë nga anëtarë

me aftësitë profesionale dhe me përvojë si dhe me kapacitete të monitoruara dhe të miratuara paraprakisht nga Banka e Shqipërisë, garanton një nivel menaxhimi profesional dhe cilësor. Gjithsesi, duhet theksuar se ndryshimet e ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e Shqipërisë” shërbejnë për të siguruar stabilitetin e mëtejshëm të këtyre organeve. GAZMEND KADRIU Një përgjigje e shpejtë, e mundshme të do të ishte që ndoshta në këtë moment, një moment i trazirave të reja në skenën ndërkombëtare dhe këtë herë kudo në BE, nuk është koha e përkryer për ndryshime kaq të rëndësishme në qeverisjen e bankës. Megjithatë, duhet pranuar edhe se ndryshimet rregullative nuk do të miratoheshin kurrë në qoftë se do të pritej gjithnjë për “kohën e përkryer”. Ndryshimet në qeverisjen e korporatave, për nga natyra e tyre, nuk janë kurrë shumë urgjente, si-

domos në sistemin bankar, sistem i cili tradicionalisht ka struktura dhe praktikat shumë të mira të qeverisjes korporative. Pra, unë personalisht mendoj se këto ndryshime të planifikuara u ndërmorën thjesht në rastin më të parë praktik. kaq e thjeshtë.

...zbatimi i ndryshimeve ligjore nga Banka e Shqipërisë dhe nga bankat tregtare do të jetë efecient, duke ruajtur e përmirësuar më tej cilësinë korporative në sistemin bankar.

P3: Cili është mendimi juaj në lidhje me përbërjen e re të Bordit Drejtues të bankës (me më shumë anëtarë të jashtëm jodrejtues) në drejtim të garantimit të një qeverisjeje të përshtatshme, efektive e me cilësi të korporatës?

“...zbatimi i këtij ndryshimi nga të gjithë aktorët e përfshirë duhet të arrihet në përputhje me qëllimin e vërtetë të këtij ndryshimi dhe për rrjedhojë të parandalojmë çdo keqinterpretim që mund të sjellë përkeqësim të standardeve ekzistuese.”

Stefano Farabbi

10 • BANKIERI • www.aab.al

SEYHAN PENCABLIGIL Siç u përmend në pyetjen e parë, pasojë e rëndësishme e këtij ndryshimi është mbrojtja ndaj konflikteve të mundshme të interesit. Për më tepër, anëtarët e pavarur kanë kontribut të çmuar konstruktiv në vendimmarrjen e Bordit, që vjen prej njohurive dhe kontakteve të tyre. Bordet me përbërje më të shumëllojshme ka të ngjarë të kenë më shumë specialistë dhe si rrjedhojë të përfitojnë më shumë nga ekspertiza e tyre. Natyrisht, kjo është e vërtetë në rast se këta janë njerëz me karakterin dhe përvojën e përshtatshme. Përndryshe, rrezikohet të ndodhë efekti i kundërt. Stefano FARABBI Sikundër është thënë dhe më parë, qëllimi kryesor i këtij ndryshimi është të sigurojë një mbikëqyrje dhe monitorim më nga afër të aktiviteteve të bankës në lidhje me zbatimin e politikave dhe strategjive të bankës dhe menaxhimin në një nivel më të lartë të rreziqeve; ndërkohë që ky qëllim kryesor propozohet që

të arrihet nëpërmjet shumicës së anëtarëve të Këshillit Drejtues, të cilët nuk janë drejtues (të jashtëm), shmangin/parandalojnë konfliktin e interesave (parashikuar në nenin 44 të Ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë”). Megjithatë, duhet të theksohet se, zbatimi i këtij ndryshimi nga të gjithë aktorët e përfshirë duhet të arrihet në përputhje me qëllimin e vërtetë të këtij ndryshimi dhe për rrjedhojë të parandalojmë çdo keqinterpretim që mund të sjellë përkeqësim të standardeve ekzistuese, të paraqitura nga Grupet Ndërkombëtare Bankare, të cilat janë prezent në Sistemin Bankar Shqiptar. GAZMEND KADRIU Rasti e solli që banka jonë zgjodhi të ndërmerrte një konsultim të veçantë me IFC-në në lidhje me qeverisjen e korporatës, vetëm pak muaj para se të miratoheshin këto ndryshime në Ligjin për Bankat. Për rrjedhojë, ndër të tjera, ne në veçanti patëm diskutuar gjerësisht mbi çështjen e një shumice


besohet një grupi të tillë njerëzish anëtarësh të pavarur në Bordin Drejtues të bankës. Unë personalisht fuqia për të marrë vendimet më të e respektoj faktin që kohët e fundit, rëndësishme në një bankë? Nga disa prej institucioneve relevante vetë përkufizimi, anëtarët e ndërkombëtare, kanë ndryshuar pavarur të Bordit nuk kanë rekomandimet e tyre të përbashkëta lidhje tjetër me bankën përveç të hershme, nga pasja e “një numri të mbledhjeve të rastit të Bordit, më mjaftueshëm” të anëtarëve të pavarur së shumti mujore. Ata janë shumë në Bord, në pasjen e “shumicës” të rëndësishëm dhe të nevojshëm së anëtarëve të tillë. Jam i sigurt se si zëra të pavarur, pikërisht procesi i brendshëm i vendimmarrjes për këtë cilësi distancimi. Por, së tyre ka pasur baza të forta, dhe t’iu besosh drejtimin e bankës qëllimet e tyre drejtoheshin nga një shumice njerëzish të tillë interesi publik. Sidoqoftë, unë pata të “distancuar”, me interesa të shprehur gjithashtu rezervat e mia pamjaftueshme, më duket disi në lidhje me përshtatshmërinë dhe ekstreme, një rrezik ëndërrimi logjikën e përgjithshme të këtij i shkëputur nga realiteti i rekomandimi. Sipas mendimit tim, përditshëm. ky koncept përballet me dobësitë / 4. Në rastin më ekstrem, një Bord sfidat e mëposhtme: teorik, i përbërë vetëm nga 1. Është e vështirë në praktikë të anëtarë të pavarur, rrezikon t’i gjenden anëtarë të “pavarur”, shërbejë vetëm vetes, ose të jetë teknikisht të aftë të mbajnë një post thjesht kapriçioz, ose, në rastin kaq të rëndësishëm në Bordin e pothuajse më të mirë, e thënë Bankës. Bankat individuale e kanë troç, mrekullisht dhe suksesshëm shumë të vështirë të gjejnë një ose i manipuluar nga Drejtori i dy njerëz të tillë të kualifikuar, Përgjithshëm, ndoshta për të për të mos përmendur që do të mirën e bankës. Nëse Bordi ka nevojiten disa dhjetëra njerëz të “vetëm” shumicën e anëtarëve tillë për të gjithë sistemin. të pavarur, shpresohet që këta 2. Aftësia teknike nuk është e anëtarë, ndërkohë që vazhdojnë mjaftueshme. Njerëz të tillë duhet të jenë të pavarur dhe të të jenë të gatshëm të shërbejnë si përgjegjshëm e aktivë, të marrin anëtarë të Bordit të bankave, të në konsideratë superioritetin si ndiejnë përgjegjësinë dhe të jenë palë të interesuara të anëtarëve të përgatitur ta përballojnë atë. të Bordit, që përfaqësojnë Prej këtyre anëtarëve nevojitet që drejtpërdrejtë aksionarët e të evitojnë luajtjen e një roli formal bankës, dhe do të kufizohen në honorifik dhe të ndërmarrin një një rol më shumë mbështetës rol aktiv udhëheqës në bankë. sesa udhëheqës. Por, kështu do të 3. Pas gjetjes së anëtarëve të tillë të humbiste plotësisht kuptimi i një pavarur, të aftë teknikisht dhe të Bordi me shumicën e anëtarëve të përgjegjshëm, vijmë te sfida kyçe pavarur, apo jo? Sigurisht, tashme përballë këtij koncepti: a mund t’i që ligji është miratuar, e gjithë kjo

është vetëm teori. Cilatdo qofshin dilemat mbi konceptin, unë jam i bindur se zbatimi i tij nga Banka e Shqipërisë dhe nga bankat do të jetë efecient, duke ruajtur e përmirësuar më tej cilësinë, ndërkaq të mirë, të qeverisjes korporative në sistemin bankar.

“...ndryshimet rregullative nuk do të miratoheshin kurrë në qoftë se do të pritej gjithnjë për “kohën e përkryer”. Ndryshimet në qeverisjen e korporatave, për nga natyra e tyre, nuk janë kurrë shumë urgjente, sidomos në sistemin bankar, sistem i cili tradicionalisht ka struktura dhe praktikat shumë të mira të qeverisjes korporative..” Gazmend Kadriu

P4: Cili është ndikimi i pritshëm i këtyre veprimeve në promovimin e praktikave më të mira të qeverisjes korporative në Korporatat në Shqipëri (kompanive aksionare në Shqipëri)? SEYHAN PENCABLIGIL Dihet prej praktikave më të mira, se përgjegjësia kryesore për qeverisje të mirë i takon Bordit Drejtues të kompanisë. Megjithatë, ka shumë aktorë të tjerë si aksionarët, punonjësit, qeveritë, bursat, etj. që mund ta nxisin atë përmes mekanizmave të ndryshëm. Bursa është një faktor i rëndësishëm që mund të nxisë qeverisjen e mirë nëpërmjet kërkesave për dhënien e informacionit dhe listi-

min. Në çdo bursë funksionale në të gjithë botën, kompanitë e listuara janë të detyruara të përmbushin kriteret që lidhen me zbatimin e parimeve të qeverisjes korporative dhe të paraqesin për publikun informacionin e kërkuar. Për më tepër, çdo vit kërkohet një paraqitje me shkrim e informacionit mbi kriteret e papërmbushura, si dhe shpjegimi i arsyeve mbi to.

Stefano FARABBI Duke qenë se ndryshimet e Ligjit rrisin pavarësinë e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës për të parandaluar çdo konflikt të mundshëm interesi, pritet që kjo lëvizje do të përmirësojë zbatimin e parimeve të qeverisjes së korporatës si, për shembull, miratimi dhe kontrolli i politikave dhe i strategjive, monitorimi i efikasitetit të praktikave të menaxhimit, mbrojtja e interesave të aksionarëve, të aktorëve e të depozituesve etj.

www.aab.al • BANKIERI • 11


12 • BANKIERI • www.aab.al


FORUMI I EKSPERTëVE

KRIZA DHE NEVOJA PËR TË PËRMIRËSUAR RAPORTIMIN FINANCIAR NË SEKTORIN PUBLIK

N

nga Prof.Asoc.Dr. Hysen ÇELA, CPA, Drejtor Ekzekutiv IEKA

Ndonëse rrënjët e krizës qëndrojnë diku tjetër, problemet janë përkeqësuar si nga dështimet rregullatore ashtu edhe nga ato kontabël. Kjo është ilustruar shume qartë në Greqi, ku statistikat qeveritare mbi deficitin dhe të dhënat e borxhit janë rishikuar disa herë.

ë kohën kur kriza e Eurozonës po vazhdon dhe borxhet sovrane po rriten, kërkesa më imediate ndaj qeverive të vendeve të BE-së mbetet reformimi i praktikave të tyre të kontabilitetit. Në takimin e përvitshëm të Këshillit të IFAC-ut, që u mbajt në Berlin me 16-17 dhjetor të 2011-ës, Steve Freer, drejtor ekzekutiv i CIPFAs (The Chartered Institute of Public Finance and Accountancy) bëri thirrje për një përpjekje të përbashkët të të gjithë profesionistëve kontabël për të transformuar menaxhimin financiar publik në nivel global. Kriza e borxhit sovran është thelluar vazhdimisht gjatë dy ose tri viteve të fundit, për të arritur kulmin e saj në Greqi, në Spanjë, në Itali, etj. Origjina e saj qëndron në dështimet financiare si dhe në kolapsin global të viteve 2007-2008. Në të vërtetë, borxhi sovran është vetëm kapitulli i fundit në këtë krizë, e cila po lëviz si një stuhi e madhe financiare që kërcënon çdokënd. Në një klimë të tillë aspak miqësore, është e rëndësishme që shpenzimet publike, të ardhurat, aktivet dhe detyrimet të kontrollohen dhe të administrohen me mjeshtëri, që politikat e qeverisë të jenë të bazuara mirë dhe vendimet të merren me përgjegjësi dhe në interes publik afatgjatë. Ndonëse rrënjët e krizës qëndrojnë diku tjetër, problemet janë përkeqësuar si nga dështimet rregullatore ashtu edhe nga dështimet kontabël. Kjo është ilustruar shumë qartë në Greqi, ku statistikat qeveritare mbi deficitin dhe të dhënat e borxhit janë rishikuar disa herë. Tregjet e urrejnë pasigurinë. Por çfarë mund të jetë më e pasigurt se gjendja financiare e një qeverie që hyn në transaksione komplekse për të shpëtuar bankat, në kohën kur llogaritë e saj vazhdon t’i mbajë në një bazë cash-i (sipas konta-

blitetit të arkës)? Janë të pakta qeveritë në Europë dhe në botë që janë organizuar ashtu siç duhet për të përmbushur kërkesat e menaxhimit modern të financave publike. Shumica e qeverive vazhdojnë të buxhetojnë dhe të trajtojnë ngjarjet dhe transaksionet nga pikëpamja kontabël, sipas parimit të arkëtimeve dhe pagesave - ose mbi bazën cash. Një gjë e tillë në fakt ndodh edhe në vendin tonë, ndonëse vitet e fundit ka prirje për të organizuar një sistem të paraqitjes e të raportimit mbi një bazë cash të modifikuar, me anën e të cilit bëhen përpjekje për të njohur dhe për të evidentuar edhe detyrimet. Është koha kur qeveritë do të përballen me rreziqet që janë evidente për shkak të të metave të tyre kontabël dhe ato duhet të fillojnë t`i marrin më seriozisht përgjegjësitë e menaxhimit të financave publike. Kjo do të thotë që buxhetimi dhe kontabiliteti duhet të trajtohen mbi bazën e të drejtave dhe të detyrimeve të konstatuara (accuals) dhe duhet të raportohet vazhdimisht dhe me transparencë në përputhje me standardet bashkëkohore, pra duhet të ketë auditim të pavarur e profesional. Pa këto masa, përgjegjshmëria, transparenca dhe, ç›është më e rëndësishmja, besimi, do të vazhdojnë të mbeten në nivele të ulëta. Rreziqet dhe pasojat e dështimeve dhe të dobësive, gjerësisht të përhapura në menaxhimin e financave publike, janë jashtëzakonisht serioze. Ato kanë ndikim në një shumëllojshmëri të variablave të rëndësishme, siç janë: ecuria ekonomike, zhvillimi dhe mundësia, standardet e jetesës dhe cilësia e jetës, ofrimi i shërbimeve, përgjegjshmëria, besimi te qeveria, dhe shumë më tepër se kaq. Kjo është arsyeja pse njerëzit reagojnë në mënyrë emocionale me protesta dhe me demonstrata, sa herë që qeveritë paralajmërojnë shkurtime

www.aab.al • BANKIERI • 13


të shpenzimeve publike, siç kemi parë në Greqi, në Itali, etj. Problemi aktual kërkon zhvillimin e një fushate të përbashkët globale, e cila duhet të përfshijë krahas profesionit edhe të gjithë partnerët dhe aktorët e tjerë. Brenda një periudhe pesëvjeçarë, mund të arrihen përmirësime të mëdha në kontabilitetin publik (të qeverisë), në auditim dhe në praktikat e menaxhimit financiar, vetëm nëse do të kryhen veprime të mirëpërcaktuara dhe të koordinuara me kujdes. Në rastin e vendit tonë, mendoj se është pikërisht koha kur ka nevojë të rregullohet më mirë kontabiliteti për sektorin publik, me objektivin që brenda një periudhe kohe disavjeçare të kalohet nga sistemi aktual drejt hartimit dhe zbatimit të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit Publik, të cilat duhet të konvergjojnë me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik (IPSAS). Parimet, sistemet dhe metodologjia e kontabilitetit publik kombëtar, duhet të synojnë të jenë plotësisht në pajtim me “Acquis Communautaire” të Bashkimit Europian, dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe Europiane. Objektivi parësor i kontabilitetit publik është t`u japë mundësi përdoruesve që në të gjitha tran-

14 • BANKIERI • www.aab.al

saksionet publike të shohin transparencën, të vlerësojnë eficiencën dhe përgjegjshmërinë si dhe të kuptojnë informacionin financiar publik. Transparenca arrihet nëpërmjet paraqitjes së informacioneve të plota e të sinqerta, për qëllime të vendimmarrjes, në dhënien e informacioneve për Kuvendin e Shqipërisë, për publikun në përgjithësi, për politikëbërësit, për nëpunësit dhe për komunitetin ndërkombëtar, për vendet e tjera, për agjencitë dhe për organizatat ndërkombëtare, për investuesit e huaj dhe për tregjet financiare. Ndoshta kjo do të kërkonte që Ministria e Financave të shohë mundësinë që të organizojë dhe të rregullojë edhe profesionin e kontabilistit publik, ku mund të parashikojë krahas mbrojtjes së këtij titulli, edhe detyrimin e anëtarëve të tij për të respektuar standardet profesionale dhe kodin e etikës. Mbase është koha që të rimerret në konsideratë projektligji për kontabilitetin publik, i përgatitur para disa kohësh, për të garantuar lidhjen që duhet të ekzistojë midis kontabilitetit publik dhe sistemit të kontrollit të brendshëm financiar në sektorin publik, dhe për të rregulluar më mirë procedurat e kontrollit të brendshëm publik që kanë të bëjnë me dokumen-

timin, verifikimin, vëzhgimin, organizimin dhe me kontrollet monetare. Besueshmëria e informacioneve financiare rritet kur ato i nënshtrohen auditimit, që realizohet si nga organi suprem i auditimit (Kontrolli i Lartë i Shtetit), ashtu edhe nga auditues të jashtëm të pavarur. Përpjekjet për të përmirësuar menaxhimin financiar publik (MFP) dhe për të zhvilluar kuadro ndërkombëtarë të raportimit dhe të auditimit në nivel global, të cilat janë në themel të transparencës dhe të përgjegjshmërisë, nuk mungojnë. Mjafton të përmendim punën që bëhet nga dyja Bordet e pavarura të Federatës Ndërkombëatare të Kontabilistëve (IFAC) që janë: • Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (IPSASB), i cili krahas zhvillimit të një pakete të plotë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit për subjektet e sektorit publik, merret edhe me trajtimin e sfidave të tilla si matja dhe raportimi për qëndrueshmërinë fiskale afatgjatë. • Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit e Sigurisë (IAASB), i cili ka hartuar një paketë të standardeve ndërkombëtare të auditimit të qartësuar dhe të standardeve të tjera të cilat janë pranuar gjerësisht. Edhe Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit (INTOSAI) ka pranuar SNA-të e IAASB-së dhe veç kësaj ka zhvilluar një seri të mëtejshme të standardeve profesionale për entet e sektorit publik. Që transformimi dhe përmirësimet të kenë efekt afatgjatë, është e nevojshme që qeveritë të ndërtojnë një konsensus të gjerë kombëtar e global, që garanton një nivel të lartë të angazhimit dhe të energjisë për një periudhë kohe të gjatë. Në këtë mënyrë duhet të veprojnë drejtuesit e organizatave të shërbimit publik dhe individët me ndikim, siç janë kontabilistët në përgjithësi, audituesit e përgjithshëm dhe drejtuesit financiarë në organizmat publikë. Freer thekson: “Nuk ka dyshim që këto kohë janë historike. Njerëzit do të flasin për krizën globale të fillimit të shekullit XXI për 20, 30 ose 40 vjet resht...”


FORUMI I EKSPERTëVE

Financimi i projekteve dhe roli i tyre në ekonomi

F

nga Flutura Veipi Drejtuese e Drejtorise Ekzekutive ProCredit Bank

Projektet e mëdha publike ose private ofrojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e ekonomisë së vendit, në të cilën projekti zhvillohet, duke siguruar punësim, fitime dhe transferimin të teknologjisë për ndërmarrjet, të ardhura nga taksat për shtetin, rritje të konsumit vendas ose dhe të eksporteve.

inancimi i projekteve, si metodë e financimit të kreditimit afatgjatë, bazohet në flukset e parasë që gjeneron vetë projekti dhe kjo është një teknikë novatore financimi e përdorur në shumë projekte të mëdha. Tradicionalisht, projektet e mëdha publike financohen nga qeveria ose nga institucionet ndërkombëtare, ndërsa projektet e mëdha private financohen me kredi nga sistemi bankar. Ndërmarrja e procesit të privatizimit dhe e rregullimit në shumë ekonomi ka ndikuar në rritjen e rolit që sistemi privat ka marrë përsipër në procesin e financimit të projekteve. Në mënyrën tradicionale të financimit të një projekti, rëndësi parësore ka identifikimi, analiza, shpërndarja dhe menaxhimi i çdo rreziku që lidhet me projektin. Në këtë skemë financimi mund të përfshihen shumë tipologji agjentësh ekonomikë, duke përfshirë shoqëritë private, qeverinë qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore, banka dhe institucione të tjera financiare. Vënia në jetë dhe operimi i projekteve të mëdha publike ose edhe private ofron mundësi të mëdha për zhvillimin e ekonomisë së vendit në të cilën projekti zhvillohet. Këto projekte nxisin zhvillimin ekonomik të vendit duke siguruar punësim, fitime dhe transferimin të teknologjisë për ndërmarrjet, të ardhura nga taksat për shtetin, rritje të konsumit vendas ose dhe të eksporteve. Në të njëjtën kohë, kur qeveria përfshihet në këto projekte përfiton më shumë të ardhura, të cilat do të përdoren për projekte në fusha të tjera publike si: arsimi, kujdesi shëndetësor, etj. Gjithashtu, ky mekanizëm rrit mundësinë që programet e privatizimit, që ndërmerren nga qeveria, të jenë më të suksesshme, pasi financimi i projekteve është një mekanizëm i qartë që lidh shumë palë, të cilat mund të mos jenë të lidhura më parë, në ndarjen e rre-

ziqeve dhe përfitimeve. Në të njëjtën kohë, financimi i projekteve do të ndihmonte qeverinë qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore në përmirësimin e infrastrukturës parësore dhe dytësore. Zbatimi i këtij lloj financimi nga sistemi financiar mund të tërheqë në vend investues të huaj strategjikë, të cilët angazhohen nëpërmjet investimeve afatgjata.

ProCredit Bank dhe financimi i projekteve

Përfshirja e ProCredit Bank në financimin e projekteve është parë e lidhur ngushtë me qëllimin dhe me vizionin që banka ka për të nxitur rritjen ekonomike në vend, duke financuar bizneset vendase. Përmirësimi i kapaciteteve energjetike dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore që lidhen me bujqësinë, janë dy fushat e rëndësishme që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit e që banka iu është dedikuar përgjatë një periudhe të gjatë kohe, duke krijuar aftësitë dhe kapacitetet e nevojshme.

Industria energjetike

ProCredit Bank prej disa kohësh është përfshirë në investimet në fushën e eficiencës së energjisë dhe të energjive të rinovueshme. Krahas financimeve për rritjen e kapaciteve të bizneseve, që veprojnë në industrinë e eficiencës së energjisë dhe për përmirësimin e kushteve të banimit për familjarët, ProCredit Bank ka mbështetur financiarisht edhe investimet në fushën e hidroenergjetikës. Fusha e hidroenegjetikës ofron shumë përparësi dhe interes për disa arsye: • si një fushë kyçe, ajo ndikon në rritjen e përgjithshme të mirëqenies dhe mbështetja për këtë sipërmarrje materializohet në ndihmë të drejtpërdrejtë për zhvillimin e industrisë dhe të ekonomisë. • minimizimi i gjurmës së paevitueshme të karbonit në mjedis.

www.aab.al • BANKIERI • 15


rave të qëndrueshme, duke e bërë të vështirë shlyerjen në kohë të detyrimeve kontraktuale. Në gamën e produkteve që i përshtaten agrobizneseve, ProCredit Bank ka dizenjuar produktin e saj më të ri për financimin e bizneseve që hapen për herë të parë - kreditë “Start-up”. Sipas nesh një kredi do të konsiderohet e tillë (Start-up), kur analiza financiare bëhet mbi të ardhura të pritshme nga investimi dhe nga projekti që do të realizohet, ku këto të ardhura mund të jenë të rregullta ose sezonale. Qëllimi i këtyre kredive është ndihma që banka ndërmerr mbi vete për të mbështetur hapjen e një aktiviteti të ri, por dhe zgjerimin ose zhvillimin e konsiderueshëm të aktivitetit aktual, që çon në dyfishimin ose trefishimin e tij. Deri tani, përfshirja e sektorit bankar në këtë fushë ka qenë e kufizuar. Është për t’u përmendur fakti se qeveria me mbështetjen e disa institucioneve financiare ndërkombëtare, ka ndërmarrë disa nisma drejt përmirësimit dhe plotësimit të kuadrit ligjor, duke e bërë atë më të pranueshëm si nga ana e investuesve, ashtu edhe nga ajo e institucioneve financiare. Për bankat, një nga avantazhet e mbështetjes financiare për projektet hidroenergjetike qëndron në faktin se këto investime përmbajnë në vetvete një rrezik më të kufizuar për sa i përket kthimit, të paktën për 15 vitet e para të funksionimit të veprës energjetike. Siguria e sipërpërmendur, nga këndvështrimi i institucioneve financiare, vjen për dy arsye: • Vetë natyra e vendit favorizon industrinë energjetike, duke siguruar prodhim energjie dhe të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar detyrimet financiare si dhe për të gjeneruar fitime të kënaqshme për koncesionarin. • Në bazë të kontratave të koncesionit, të lidhura me autoritetin kontraktues, 15 vitet e para të funksionimit të hidrocentralit, koncesionari është i detyruar t’ia shesë të gjithë energjinë e prodhuar KESH-it dhe ky i fundit është i detyruar ta blejë këtë energji me një çmim të përllogaritur me anë të një formule favorizuese për koncesionarët. Megjithatë, si çdo aktivitet biznesi, përfshirja e institucioneve finan-

16 • BANKIERI • www.aab.al

ciare në këtë industri përmban rrezik. Disa nga rreziqet më të spikatura janë si më poshtë: • Boshllëqet në kornizën ligjore. • Kryerja e pagesave drejt koncesionarit nga KESH për energjinë e blerë. • Afati i skadencës së kontratës së koncesioneve, për fillimin e kryerjes së ndërtimeve ose për përfundimin e tyre dhe për vënien në funksionim të veprës. Bujqësia

Zhvillimi i zonave rurale është një proces shumë i rëndësishëm, që ndikon drejtpërdrejt në kushtet e jetesës së popullsisë që jeton në këto zona si dhe të gjithë popullsisë. Zonat rurale janë faktor shumë i rëndësishëm zhvillimi ekonomik, pasi aktiviteti parësor i lidhur me këto zona, bujqësia dhe blegtoria punësojnë thuajse gjysmën e burimeve njerëzore në vend dhe kanë burime të rëndësishme kapitale. Gjithashtu, mbi prodhimin bujqësor mbështetet aktiviteti i industrisë ushqimore përpunuese. Zhvillimi rural u jep mundësinë banorëve të zonave rurale, që të menaxhojnë vetë zhvillimin e tyre, duke bërë të mundur shfrytëzimin e qëndrueshëm të mjediseve rurale. Agrobizneset kanë qenë sektori më pak i kredituar nga bankat, pasi konsiderohet si aktivitet me rrezik. Mungesa e ekonomive të shkallës, sezonaliteti i lartë i prodhimtarisë, aksesi i kufizuar në treg si pasojë e mungesës së infrastrukturës ndikojnë negativisht në gjenerimin e të ardhu-

Përmirësimi i kapaciteteve energjetike dhe shfrytëzimi i burimeve natyrore që lidhen me bujqësinë, janë dy fushat e rëndësishme që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ky shërbim do t’i vijë në ndihmë dhe do jetë një opsion më shumë për të motivuar dhe për të riintegruar më shpejt shtetasit shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë vendit. Kjo mundësi kam bindjen se do t’i ndihmojë ata të rikonsiderojnë kthimin e tyre në Shqipëri dhe të marrin pjesë aktive në zhvillimin e vendit tonë. Gjithashtu, nëpërmjet kredive “Start-up”, shtetasit shqiptarë, që jetojnë në Shqipëri, do të kenë një arsye më shumë për të mos shkuar në emigracion, por për të përfituar nga mundësia e ofruar për hapjen e biznesit të tyre. Jam e sigurt se, zhvillimi i këtyre bizneseve do të sillte rritje të të punësuarve, të të ardhurave, por pa dyshim rritje të mirëqenies dhe zhvillim të zonave rurale.


SISTEMI BANKAR

Decentralizimi i ofrimit të shërbimeve të parasë elektronike

N

nga Endrita Xhaferaj, MA Sekretare e Përgjithshme Shoqata Shqiptare e Bankave

Paraja Elektronike ka potencialin të zëvendësojë cash-in, si mjeti kryesor në pagesat me vlera të vogla, të cilat mund t’i bëjë më të lehta për t’u kryer e më pak të kushtueshme, si për konsumatorin ashtu dhe për tregtarin.

dër ndryshimet e miratuara në nëntor 2011 nga Kuvendi i Shqipërisë në Ligjin “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” ishin edhe ato në lidhje me zgjerimin dhe decentralizimin e tregut të instrumenteve financiarë, të ndryshëm nga ato tradicionalë – në rastin konkret “parasë elektronike”. Konkretisht, ndryshimet në fjalë përmblidhen si më poshtë: • ripërkufizimin e “veprimtarisë bankare”, duke u hequr ekskluzivitetin bankave për emetimin e mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike, • përkufizimin e “institucionit të parasë elektronike” dhe të “parasë elektronike”, • shtimi në listën e subjekteve që mund të pranojnë depozita i enteve të cilat pranojnë fonde monetare, përkundrejt emetimit të menjëhershëm të parasë elektronike. Këto ndryshime u ndërmorën nga Banka e Shqipërisë në kuadrin e përafrimit me legjislacionin Evropian e më konkretisht, në përafrim me Direktivën e BE-së 2009/110/EC1 dhe kanë për qëllim zgjerimin e tregut në mënyrë të tillë që, emetimi i parasë elektronike, përveçse nga bankat, të mund të kryhet dhe nga subjektet financiare jobanka. Ndryshimet e mësipërme në Ligjin “Për Bankat në Republikën e Shqipërisë” vijnë dhe si përgjigje e Bankës së Shqipërisë ndaj një kërkese të zhvillimeve të brendshme në tregun shqiptar dhe janë hapi i parë drejt ndryshimit dhe krijimit të një kuadri më të plotë rregullativ, për instrumentet e parasë elektronike. Pritshmëria ndaj këtij kuadri është të hapë rrugën për lojtarë të rinj dhe risi’ në transaksionet nëpërmjet parasë elektronike, pa dobësuar mbrojtjen e

fondeve monetare të konsumatorëve.

Por çfarë është paraja elektronike?

Paraja elektronike (e-money) në mënyrë të përgjithshme kuptohet si vlera monetare, të ruajtura elektronikisht si një mekanizëm i parapaguar, për të kryer transaksione kundrejt një pale të tretë, që nuk është vetë emetuesi. Ruajtja elektronike nuk nënkupton gjithmonë një pajisje fizike elektronike; mund të jetë një kartë, një telefon celular, por edhe një sistem kompjuterik. Edhe ekzekutimi i këtyre transaksioneve mund të kryhet në terminale por dhe në rrjete kompjuterike, si interneti. Në varësi të llojit të pajisjes dhe të rrjetit të përdorimit, produktet e parasë elektronike janë të shumtë e të ndryshëm, si: karta të parapaguara; portofol elektronik (e-wallet); para’ telefonike (Mobile Money), etj.

Ndikimi mbi sistemin financiar në Shqipëri

Vitet e fundit në Shqipëri janë shfaqur shenjat e para të revolucionit të parasë elektronike, që ka më shumë se një dekadë që ka ndryshuar ndjeshëm sistemet e pagesave në botë. Deri më tani, fare pak shoqëri kanë guxuar të hyjnë në këtë biznes, pjesërisht dhe në mungesë të kuadrit përkatës rregullator, duke u licencuar si subjekte financia re jobanka, nën një grupim të përgjithshëm të veprimtarive të lejuara, si: ‘pagesa dhe transferta parash’. Më shumë aktorë pritet të hyjnë në këtë treg, çka pritet të sjellë me vete një sërë avantazhesh për konsumatorin shqiptar, si në drejtim të reduktimit të cash-it në qarkullim, ashtu edhe për përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve të pagesave. Paraja Elektronike ka potencialin të zëvendësojë cash-in, si mjeti kryesor në pagesat me vlera të vogla, të

1 Direktiva 2009/110/EC mbi nisjen, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e kujdesshme të biznesit të institucioneve të parasë elektronike.

www.aab.al • BANKIERI • 17


18 • BANKIERI • www.aab.al


cilat mund t’i bëjë më të lehta për t’u kryer e më pak të kushtueshme, si për konsumatorin ashtu dhe për tregtarin. Duke i parë zgjidhjet teknologjike si faktorë të rëndësishëm për gjithëpërfshirjen financiare, roli i parasë elektronike bëhet i rëndësishëm në mbulimin me shërbim financiar dhe të asaj pjese të popullsisë, që nuk arrihet aktualisht nga bankat. Bankat deri më sot kanë qenë i vetmi motor i matjes, ruajtjes, rritjes dhe krijimit të parasë. Ato tradicionalisht kanë garantuar ruajtjen e flukseve financiare nëpërmjet shërbimit të depozitave, kanë lehtësuar shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve dhe tregtinë nëpërmjet funksionit të pagesave, kanë dhënë kredi për prodhim dhe konsum. Gjithashtu, në bazë të ligjit të kërkesës dhe ofertës, bashkë me aktorët e tjerë të tregut të parasë, kanë përcaktuar dhe vlerën e parasë. Paraja elektronike e ndryshon këtë kuadër në të gjitha ngjyrat e veta, si rrjedhojë e avantazheve që ka ndaj parasë tradicionale, në aspektet e transferueshmërisë, informacionit që mbart, kostove më të ulëta, etj. Banking-u tradicional do të ndihet disi i rrezikuar nga ky transferim gradual, nga paraja tradicionale drejt asaj elektronike, por vetëm nëse do të refuzohet të pranohet paevitueshmëria e epokës së re, dhe bankat do të vazhdojnë të ofrojnë vetëm produktet tipike tradicionale. Risitë teknologjike mund të sjellin hapësira

Banking-u tradicional do të ndihet disi i rrezikuar nga ky transferim gradual, nga paraja tradicionale drejt asaj elektronike, por vetëm nëse do të refuzohet të pranohet paevitueshmëria e epokës së re, dhe bankat do të vazhdojnë të ofrojnë vetëm produktet tipike tradicionale.

të mëdha veprimi, për ato banka që do të përqafojnë në kohë transformimin e konceptit të banking-ut. Nga ana tjetër, kthimi i parasë elektronike në një formë tjetër monedhe, përveçse mund të ndryshojë konceptin e parasë siç e njohim sot, mund të ketë ndikim dhe mbi efektivitetin dhe zbatueshmërinë e politikës monetare. Rritja e përdorimit të parasë elektronike do të kufizojë aftësinë e bankës qendrore për të kontrolluar ofertën e parasë. Ndërkohë që teknologjia e pagesave zhvillohet dhe konsumatorët gjithnjë e më shumë ua besojnë transaksionet me paratë e tyre palëve të treta (shpesh jobanka), kuadri rregullativ përballohet me sfidën e madhe për të qenë në lartësinë e zhvillimeve teknologjike. Në kushte të tilla, ligjet dhe rregulloret e reja nevojiten të jenë të qarta për bankat dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve, në mënyrë që të gjitha palët të kuptojnë qartë sesi të mbajnë a krijojnë pozicionet e tyre konkurruese në këtë fushë të re. Çështje të cilat duhet të adresohen nga Banka e Shqipërisë në këtë kontekst mund të përfshijnë ato se si do të:

mbikëqyret në mënyrë efektive natyra dhe fusha e zbatimit të veprimtarisë së parasë elektronike; • sigurohet efikasiteti dhe siguria e pagesave elektronike; • mblidhen statistika efektive dhe do të monitorohen aktivitetet e parasë elektronike; Ndërsa janë të konsiderueshme avantazhet e lejimit të veprimeve dhe kontrollit jobankar të shërbimeve të caktuara të parasë elektronike, duhet të konsiderohet në mënyrë të veçantë rreziku i erozionit të pikave të forta të sistemit bankar. Në veçanti, duhet të konsiderohet efekti mbi llogaritë bankare dhe depozitat që shërbejnë si burim financimi për konsumatorët dhe biznesin. Pikat më të forta të sistemeve të pagesave bankare, tradicionale dhe të mirëzhvilluara, duhet të riprodhohen ose të përshtaten në një mjedis jobankar të parasë elektronike. Këto pika të forta përfshijnë kërkesat për «njohjen e konsumatorëve», mundësinë e ndjekjes në çdo hap të transaksioneve, strukturën konsistente dhe të kuptueshme të ripagimit, etj.

www.aab.al • BANKIERI • 19


sistemi bankar

PARANDALIMI DHE KONTROLLI I MASHTRIMEVE NË INDUSTRINË E KARTAVE

M

nga Enkelejda BALLIU Kryetare Komiteti i AAB-së për luftën kundër mashtrimeve nëpërmjet kartave

Aplikimi i teknologjive të reja e ndihmon shumë luftën kundër mashtrimeve. Kartat me “chip” dhe PIN në nivel transaksioni janë shumë efektive.

20 • BANKIERI • www.aab.al

ashtrimi nëpërmjet kartave është një nga çështjet më shqetësuese në industrinë e kartave. Çdo vit industria e kartave vuan nga humbje të konsiderueshme si pasojë e mashtrimeve me karta duke filluar që nga individë të paskrupullt rastësorë deri te grupet e organizuara kriminale që operojnë në të gjithë botën duke vjedhur dhe klonuar kartat bankare. Biznesi i industrisë së kartave është kaq i rëndësishëm për kriminelët, sepse një akses i paautorizuar, qoftë edhe në një fraksion të volumit total të industrisë së biznesit të kartave përkthehet në miliarda dollarë. Ndërkohë që shoqëritë emetuese të kartave kanë investuar qindra milionë dollarë, për të zhvilluar teknologji të sofistikuara kundër mashtrimeve, industria e kartave mbetet gjithmonë në konflikt të vazhdueshëm me botën e krimit të organizuar të mashtruesve të kartave, të cilët i përqendrojnë përpjekjet e tyre në zhvillimin dhe në gjetjen e mënyrave të reja për vjedhjen dhe për manipulimin e informacionit të kartave bankare. Shoqëritë emetuese të kartave kanë marrë masa për t’i parandaluar këto aktivitete mashtruese. Ato gjithashtu kanë vendosur parametra të rrezikut, të cilët nëpërmjet sanksionimit dhe verifikimit të kartëmbajtësit dhe transaksionit zvogëlojnë mundësitë e mashtrimeve. Këto shoqëri gjithashtu punojnë ngushtë me njëra-tjetrën, por dhe me organizmat e zbatimit dhe të mbrojtjes së ligjit, për të luftuar në mënyrë të vazhdueshme kriminelët e organizuar.

Politikat e menaxhimit të rrezikut

Për një emetues kartash është vendimtare që të ketë një politikë të mirëpërcaktuar të menaxhimit të rrezikut ndaj mashtrimit, që të jetë e kuptueshme jo vetëm nga stafi i

menaxhim të rrezikut, por edhe nga të gjithë punonjësit. Politikat e menaxhimit të rrezikut ndaj mashtrimeve nevojiten të jenë gjithëpërfshirëse dhe në linjë me politikat e tjera në nivel shoqërie. Ato duhet të përfshijnë edhe llojet e parametrave të autorizimeve që do të përdoren, por dhe nga kush përcaktohen të dhënat, të cilat duhen monitoruar me kujdes, me qëllimin e zbulimit të rasteve të mundshme të mashtrimit. Politikat e rrezikut ndaj mashtrimit nëpërmjet kartës duhet të mirëpërcaktojnë procedurat dhe kontrollet, të cilat duhet të minimizojnë ekspozimin në të gjitha aspektet e funksionimit të biznesit dhe konkretisht në: - procesin e aplikimit për hapjen e llogarive të reja, - prodhimin e kartave dhe shpërndarjen, shërbimin me klientin (help desk ose call center), - blerjet në internet, etj. Në shërbimin e klientit, për shembull, aplikimi i kontrolleve të rrezikut bën të mundur vërtetimin dhe verifikimin e identitetit të klientit që merr në telefon. Në shpërndarjen e kartave, aplikimi i një politike efektive të rrezikut do të thotë zgjedhje e një shpërndarësi të posaçëm për shpërndarjen e kartave, ose për marrjen e kartës nga vetë klienti në agjenci. Kjo vlen edhe për administrimin dhe shpërndarjen e PIN1-it, që bëhet gjithmonë nga persona të ndryshëm nga ata që administrojnë kartat. Në të dyja rastet shanset që kartat e reja të keqpërdoren para se të arrijnë te klienti legjitim janë minimale. Gjithashtu, politikat e rrezikut përcaktojnë procedurat për sigurinë fizike të kartave plastike, si vendosja e akseseve në kasafortat ku mbahen kartat dhe PIN-et, proceset e inventarizimit të stokut, të prodhimit të kartave të reja si dhe të shkatërrimit


të kartave të vjetra. Aplikimi i teknologjive të reja e ndihmon shumë luftën kundër mashtrimeve. Kartat me “chip” dhe PIN në nivel transaksioni janë shumë efektive. Aplikimi i limiteve zero, në nivel autorizimi të transaksionit, do të thotë që shanset e identifikimit të një aktiviteti mashtrimi të jenë në rritje për çdo transaksion. Ndodh shpesh që, bankat emetuese t’i referohen ose t’i drejtohen klientëve të tyre, duke i telefonuar për konfirmimin e transaksioneve që ata kryejnë. Po ashtu, edhe bankat pranuese kërkojnë verifikim të të dhënave të klientit gjatë procesit të autorizimit të transaksioneve të caktuara, nëpërmjet bankës emetuese. Transaksionet në internet kërkojnë një protokoll sigurie me të avancuar, që të tregojnë vlefshmërinë e mirëfilltë të transaksionit, duke përdorur teknologji të ndryshme të sigurisë. Për autentikimin e transaksioneve me telefon, ose dhe për ato që realizohen “online” nëpërmjet internetit përdoren mjete të tjera, që ndihmojnë për të ulur në minimum mashtrimet, siç është shërbimi për verifikim e adresës së kartëmbajtësit, i cili i jep mundësi tregtarit virtual të verifikojë përputhshmërinë e adresës së kartëmbajtësit me adresën ku do dërgohet malli. Një tjetër mjet është dhe aplikimi i sistemit “CVV”2 (ose kodi i verifikimit të kartës), ose siç quhet ndryshe “CSC”3 (kodi i sigurisë së kartës), i cili është një numër treshifror që përdoret për realizimin e transaksionit në distancë. Mashtrimi me blerjet në distancë, ose siç quhen në terminologjinë e biznesit të kartave, transaksione pa prezencën e kartave (CNP4) është gjithnjë në rritje dhe një çështje shqetësuese. Qartësia e politikave të rrezikut të institucionit i ndihmon departamentet e teknologjisë së informacionit që të planifikojnë në mënyrë të drejtë investimet e tyre të ardhshme. Kjo bëhet me qëllim që të sigurohen se të gjitha programet dhe pajisjet e përdorura janë në përputhje me kontrollet e përcaktuara të sigurisë.

1 PIN - Personal Identification Number (Numri Personal i Identifikimit). 2 CCV - Card Code Verification (Kodi i Verifikimit të Kartës). 3 CSC – Card Security Code (Kodi i Sigurisë së Kartës). 4 CNP – Card Not Present (Transaksion pa prezencën e kartës).

BANKAT: JA SI GARANTOHET SIGURIA FIZIKE Gazetar Klodian Tomorri

I

pyetur se pse i grabiste bankat, Willie Sutton, një nga grabitësit më të mëdhenj të bankave në historinë e SH.B.A-ve, u përgjigj thjesht: ”Sepse bankat janë vendi ku ndodhen paratë”. Bankat tregtare, por jo vetëm, administrojnë, përpunojnë dhe qarkullojnë vlera të konsiderueshme monetare, duke krijuar vazhdimisht një premisë për të qenë në “vëmendje” të veprimeve grabitëse dhe kriminale. Në vitin 2010, sipas shifrave zyrtare të Zyrës Federale të Hetimeve (FBI) në SH.B.A u regjistruan mbi 4,997 grabitje në bankat tregtare të vendit. Përllogaritjet tregojnë se përmes tyre janë vjedhur mbi 43 miliardë dollarë, prej të cilave mbi 95 për qind janë marrë si para’ cash. Grabitjet fizike kanë qenë një problem i hershëm i sistemit bankar, që daton me lindjen e tij. Për këtë arsye në gjithë botën, bankat i kushtojnë një vëmendje të veçantë masave të sigurisë fizike, jo vetëm për të parandaluar grabitjet e vlerave monetare, por edhe për të shmangur dëmtimin apo terrorizimin e personelit dhe klientëve të tyre.

Siguria e bankave shqiptare

Sistemi bankar në Shqipëri është relativisht i ri, por bankat private i kushtojnë vëmendje të veçantë të sigurisë fizike dhe sot ndjekin e zbatojnë standardet më të larta botërore në këtë drejtim. “Siguria e bankave ka avancuar shumë herë më shumë se sulmuesit kriminalë,” thotë Qirjako Taçe, shef i sigurisë në Union Bank. Siguria është prioritet për çdo bankë, pasi ajo ka të bëjë jo vetëm me ruajtjen e vlerave monetare, por edhe sigurinë fizike të personelit dhe klientëve. “Strukturat e caktuara për kryerjen e shërbimit të sigurisë qofshin këto departamente, sektorë apo dhe njësi në bashkëpunim me shërbimet e ruajtjes dhe sigurisë fizike, shërbimet e Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera të specializuara janë gjithë kohën të angazhuara për parandalimin dhe garantimin e kushteve normale të punës së aktivitetit bankar,” thotë Sokrat Dylgjeri, shefi i sigurisë në Raiffeisen Bank. Por lufta vazhdon. Studimet e bëra për sulmet ndaj bankave tregojnë se sa here që bankat zbatojnë metoda apo teknologji të reja për mbrojtjen fizike, fillimisht sulmet kriminale pësojnë një stepje të përkohshme, por më pas sulmet rikthehen dhe më me egërsi. “Kështu ka ndodhur me aplikimin e sistemeve të alarmeve, të sistemeve të vëzhgimit e rregjistrimit. Fillimisht ka patur një farë stepje e më pas janë sulur më me dhunë më të ashpër,” pohon Taçe. Intesa San Paolo Bank ka një personel prej 45 vetësh në departamentin e Shërbimit të Sigurisë Fizike. “Por kjo është vetëm një pjesë e rrjetit tonë të sigurisë” thotë Barjam Ibraj, shefi i sigurisë në Intesa San Paolo. “Veç kësaj kemi adoptuar sistemet më bashkëkohore të sigurisë së lartë, dhe nga ana tjetër, shërbim ynë i sigurisë është i mbështetur edhe nëpërmjet 11 SHRSF-ve në Tiranë dhe rrethe, me te cilat kemi nënshkruar kontrata sherbimi”, vijon ai. Një pjesë e bankave e “transferojnë”shërbimin dhe njëkohësisht edhe rrezikun e sigurimit fizik të jashtëm të degëve të tyre, monitorimit të sinjalit të alarmit dhe sigurimit fizik gjatë transportimit të vlerave monetare e furnizimit të ATM-ve, në SHRSF-të e kontraktuara. “Por ne u kërkojmë atyre zbatim korrekt dhe cilesi të lartë në shërbimin ndaj bankës sonë”, tregon Ibraj.

Masat e sigurisë

Qëllimi kryesor i shërbimeve të sigurisë në banka është ai që të ofrojë një klimë sigurie për personelin, por natyrisht dhe për klientët. ”Ne themi se ja kemi arritur. Klientët e bankës duhet ta dine se ata jane te sigurte në kufijtë maksimale që mund të krijojë mundesinë praktike një banke”, thotë Ibraj. Ambientet janë maksimalisht të mbikëqyrura. Një degë ban-

www.aab.al • BANKIERI • 21


22 • BANKIERI • www.aab.al


ke me një sipërfaqe 100 m2, ose edhe me shumë se kaq, sigurohet minimalisht me rreth 10 kamera të brendshme dhe të jashtme, dhe me disa lloje sistemesh sigurie. Vetë ambienti brenda bankës është i ndarë me disa zona sigurie ku edhe personeli nuk ka kompetenca dhe mundësi të hyjë dhe të dalë në to, në qoftë se nuk kanë akses të posaçëm të dhënë nëpërmjet kartave të identifikimit nga strukturat e sigurisë. Paralelisht, ka punonjës të brendeshëm të sigurisë, staf i bankës të gjithë me experiencë, kryesisht në fushat e sigurisë dhe me përvojë të mirë. Personeli i sigurisë përfshin edhe punonjësit e sigurimit fizik të jashtëm i SHRSF-se, ndërkohë që ka monitorim të sinjalit të alarmit nëpërmjet kombinatorit telefonik me dy mundesi komunikimi dhe me sistem radio-via përmes bankës

“Siguria e bankave ka avancuar shumë herë më shumë se sulmuesit kriminalë.” Qirjako Taçe dhe sallës operative të SHRSF-se së kontraktuar nëpërmjet grupit të gatshëm për ndërhyrje. Të njëtat lidhje funksionojnë edhe me strukturat vendore të Policisë së Shtetit, të cilat dislokojnë vazhdim-isht shërbimet e tyre në afërsi të zonave ku janë përqëndruar degët e bankave, për të ofruar një mbrojtje sa më të mirë.

Siguri e plotë

“Siguria në banka është e pranishme dhe ndjehet brenda dhe jashtë saj, ajo ndjehet nga personeli dhe klientët në kryerjen e veprimeve bankare” thotë Ibraj. Ai tregon se përveç sistemeve të mësipërme ka edhe mjete të tjera, të cilat bëjnë që grabitësit

“...sa herë që bankat zbatojnë metoda apo teknologji të reja për mbrojtjen fizike, fillimisht sulmet kriminale pësojnë një stepje të përkohshme, por më pas sulmet rikthehen dhe më me egërsi.” Sokrat Dylgjeri

Në gjithë botën, bankat i kushtojnë një vëmendje të veçantë masave të sigurisë fizike, jo vetëm për të parandaluar grabitjet e vlerave monetare, por edhe për të shmangur dëmtimin apo terrorizimin e personelit dhe klientëve të tyre.

të minimizojnë veprimet e tyre dhe nga ana tjetër të lënë gjurmë të identifikueshme për Policinë dhe Prokurorinë, për të dokumentuar me prova krimin e tyre. Vlerat që mbajnë bankat në sirtaret apo minikasafortat e tyre janë minimale dhe nga ana tjetër po vendosen pajisje të avancuara cash rollers –minikasaforta, të cilat nxjerrin prerjet e mëdha me kohë vonesë, ç’ka është e jo e favorshme për grabitësit. “Rreziku për një person që planifikon të grabisë një bankë është shumë i madh, nga ana tjetër shumat që ai mund të grabisë janë

...kemi adoptuar sistemet më bashkëkohore të sigurisë së lartë...” Bajram Ibraj

të vogla dhe provat ndaj tyre janë të plota duke patur parasysh edhe faktin që krimi që ata kryjnë mund të parashkruhet pas shumë vitesh, pra do të jenë gjithnjë në ndjekje të vëmendshme të Policisë brenda dhe jashtë vendit” thotë Ibraj. Nga ana tjetër, qytetarët nuk rrezikojnë asgjë. Vetë bankat janë të siguruara për vlerat monetare dhe vlerat që mund të grabitet, rimbursohet menjëherë duke bërë që klientet të mos jenë të rrezikuar. Përkundrazi ata që rrezikojnë maksimalisht janë grabitësit, të cilët në përplasje me Policinë e Shtetit mund të humbasin deri edhe jeten dhe shëndetin e tyre, veç krimit dhe pasojave të tjera, që ato do shlyejnë deri në ditën e fundit të dënimit, por edhe pas daljes nga burgu me dëmshperblimet e dëmit që i kanë shkaktuar bankës dhe Shoqerisë së Sigurimit, që ka bërë sigurimin e vlerave monetare të bankës.

www.aab.al • BANKIERI • 23


këndi i ekonomistit

Nga Bazel I te Bazel III – tri dekada në kërkim të stabilitetit bankar

P

nga Prof.Dr.Adrian CIVICI Drejtor i Shkollës Doktorale Universiteti Europian i Tiranës

Koha dhe ngjarjet që ndodhën në periudhën 1990-2000 treguan se, norma e mjaftueshmërisë së kapitalit prej 8% nuk mund të siguronte efektet që shpresoheshin, sidomos për faktin se nga ky rregull mbetën të përjashtuara aktivitetet jashtë bilancit të bankave, të cilat e fshihnin ose e maskonin nivelin e vërtetë të rrezikut në mjaft “nisma” të bankave dhe të institucioneve financiare. 24 • BANKIERI • www.aab.al

ërpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një sistem rregullator dhe prudencial të aftë që të pengonte falimentimin e bankave, dhe mbi të gjitha për të gjetur pasojat e këtij veprimi mbi sektorët e tjerë të ekonomisë filluan që në vitet 70-të të shekullit të kaluar. Por, do të ishte falimentimi i bujshëm i bankës Herstatt në Gjermaninë perëndimore, në vitin 1974, ai që do të trondiste rëndë tregjet financiare e monetare jo vetëm në Gjermani, por do të paralizonte edhe sistemin e pagesave ndërbankare në New York, duke ndezur kështu sinjalin e alarmit për nevojën e harmonizimin të praktikave të mbikëqyrjes dhe të sigurisë bankare. Megjithëse ishte një bankë e vogël, rënia spetakolare e Herstatt-it evidentoi rrezikun sistemik të lidhur me ndërkombëtarizimin gjithnjë e më të madh të bankave dhe tregjeve financiare. Vetëm pak javë më vonë, Peter Cooke, drejtori i mbikëqyrjes në Bankën e Anglisë, propozoi krijimin e një komiteti të bankave qendrore dhe të organizmave të rregullimit dhe të mbikëqyrjes bankare të 10 vendeve (Francë, Belgjikë, Kanada, Itali, Japoni, Luksemburg, Gjermani, Holandë, Spanjë, Suedi, SHBA, Angli). Propozimi i Cooke-s u shndërrua shpejt në një Komitet që do të mblidhej rregullisht çdo 4 vjet në qytetin Bazel të Zvicrës nën siglën “Banka e Rregullimeve Ndërkombëtare”, synimi kryesor i të cilit ishte nxjerrja e rekomandimeve dhe sugjerimet e praktikave të mira në fushën e sigurisë bankare duke synuar një audiencë shumë më të gjerë se 10 vendet themeluese. “Marrëveshja e Bazelit”, e publikuar për herë të parë në 1975ën dhe e plotësuar në vitin 1983, parashtronte parimin e një mbikëqyrjeje të konsoliduar të bankave dhe të shoqërive financiare që nuk ishin

objekt mbikëqyrjeje i autoriteteve mbikëqyrëse nacionale. Ky ishte hapi i parë drejt një mbikëqyrjeje ndërkombëtare të bankave. Ndërkohë, vitet 1980-të u shfaqën si vite të arta për bankat dhe për fitimet e tyre, por dhe si vite mjaft të turbullta për tregjet financiare e monetare. Ishte epoka e fitimeve pa limit dhe e obligacioneve me risk të lartë, por shumë fitimprurëse, të të famshmeve “junk bonds”, të emetuara në SHBA për të paguar borxhet e vendeve (ekonomive) të reja në zhvillime emergjente, me në krye Meksikën, por të klasifikuara si mjaft “spekulative”. Trazirat dhe kriza e këtij sistemi obligacionesh treguan, veç të tjerave, edhe dobësitë dhe limitet e “Marrëveshjes së Bazelit” për të parandaluar praktika të tilla, në emër të një harmonizimi më të mirë të rregullimeve bankare dhe ndalimit të “aventurave financiare” ose konkurrencës së pandershme. Përballë kësaj sfide, në vitin 1988, Komiteti i Bazelit përpunoi dhe publikoi një marrëveshje të re të quajtur “Cooke ratio”, i cili u bë “guri i themelit” të sistemit rregullator bankar që u quajt “Bazel I”. “Cooke ratio” u mbështet në parimin sipas të cilit financimi i çdo rreziku duhet të nënkuptonte ose të garantohej nga një sasi kapitalesh ose fondesh të vetë bankave në mënyrë që të garantonte një siguri globale të tregjeve; të minimizonte rreziqet me natyrë sistemike dhe evitonte “efektet domino”. Kjo sasi kapitali u fiksua në nivelet 8%. A ishte kjo e mjaftueshme për të garantuar rregullimin dhe sigurinë e sistemit bankar? Koha dhe ngjarjet që ndodhën në periudhën 1990-2000 treguan se ajo nuk mund të siguronte efektet që shpresoheshin, sidomos për faktin se nga ky rregull mbetën të përjashtuara aktivitetet jashtë bilan-


cit të bankave, të cilat e fshihnin ose e maskonin nivelin e vërtetë të rrezikut në mjaft “nisma” të bankave dhe të institucioneve financiare. Skandalet bankare ose falimentimet spektakolare të tyre ndoqën njëra-tjetrën. Në vitin 1995, shpërtheu skandali i bankës Barings, banka e familjes mbretërore dhe një nga bankat më të vjetra e më me reputacion të Anglisë. Një “golden boy” 25 vjeçar, Nick Leeson, spekulator në tregjet financiare, që luante në bursë me “produktet derivative financiare”, i shkaktoi bankës një humbje prej 850 milionë Sterlinash, rreth 1.3 miliard USD, ose më shumë se gjysmën e kapitaleve të bankës Barings. E gjithë kjo u bë e mundur falë faktit se Leeson-it “iu lejua” që të ishte njëkohësisht urdhërues dhe regjistrues i veprimeve të tij, pra të ishte njëkohësisht “front office” dhe “back office”. Skandale të tjera bankare ose financiare si “Skandali Enron”, “WorldCom”, si dhe skandale bankare të shoqërisë së auditimit “Arthur Andersen”,etj., dëshmuan se “Bazel I” ishte i pamjaftueshëm, prandaj kërkohej një marrëveshje ende më e avancuar dhe më e plotë që t’i përgjigjej zhvillimeve të kohës, sidomos domosdoshmërisë së normave të reja kontabël të aplikueshme në shkallë ndërkombëtare, normave të quajtura IFSR (International finan-

cial reporting standards). Në vitin 2004 lindi “Bazel II” i cili, në përgjigje të gjithë këtyre turbullirave dhe paqëndrueshmërive bankare e financiare propozoi “integrimin e riskut operacional” në analizën e rrezikut të kredisë (besueshmërisë) si dhe transparencën e informacionit, në lidhje me cilësinë e kredimarrësve. Kjo marrëveshje e re u mbështet në 3 shtylla kryesore. Së pari, në ekzigjencën e kapitalit të vetë bankave, duke marrë në konsideratë rreziqet operacionale dhe rreziqet e tregut, në vend që të përqendrohej vetëm te rreziku i kredisë. “Cooke ratio” u zëvendësua me “McDonough ratio”, emri i Presidentit të Komitetit të Bazelit në atë kohë, i cili kërkonte që norma e kapitaleve të veta të bankës të ishte më e lartë se 8% jo vetëm përballë rrezikut të kredisë, por të ishte mbi 8% e ndarë dhe e ponderuar në tre komponentë (rreziku i kredisë 85%, rreziku i tregut 5% dhe rreziku operacional 10%). Së dyti, “survejimi (mbikëqyrja) e administrimit të kapitaleve” ose e fondeve të vetë bankës. Bankat mund të fiksonin nivele prudenciale të larta në fusha e aktivitete për të cilat ato kishin interes, por me kusht që të provonin në mënyrë transparente që niveli i kapitalizimit të tyre ishte i mjaftueshëm në raport me këto ambicie. Së treti, “transparenca e tregjeve”, që nënkuptonte një tran-

sparencë të uniformizuar të praktikave të mira bankare, një transparencë të portofoleve të rrezikut duke i bërë ato sa më të qarta e të kuptueshme për të gjithë të interesuarit me të cilët banka kishte lidhje të drejtpërdrejta ose të tërthorta. “Leximi” i portofoleve të rrezikut duhet të ishte identik për të gjitha bankat që përfshiheshin në zonën ose në hapësirën ku vepronte Komiteti i Bazelit. Një nga pikat më të rëndësishme të “Bazel II” ishte domosdoshmëria e vlerësimit ose e notës financiare, si element thelbësor në vlerësimin e nivelit të rrezikut. Kjo marrëveshje parashikonte që ky vlerësim të realizohej nga agjenci të specializuara dhe të pranuara ndërkombëtarisht për këtë rol si: Standard & Poor’s, Fitch, Moody’s, si dhe nga vetë bankat me një metodologji të tyren të përcaktuar. Por, me gjithë besimin e mjediseve bankare e financiare te garancia që jepte paketa e masave të “Bazel II”, shpërthimi i krizës financiare të vitit 2008 do ta rikthente dhe njëherë në skenë nevojën e kompletimit dhe të zgjerimit të instrumenteve të mbikëqyrjes bankare. Në një situatë krize globale, shtysa kryesore erdhi si pasojë e falimentimit të bujshëm, në 15 shtator të 2008-ës, të bankës shumëkombëshe të investimeve Lehman Brothers, një nga aktorët më të mëdhenj amerikanë në tregun

www.aab.al • BANKIERI • 25


26 • BANKIERI • www.aab.al


Normat e reja të Bazel III dhe kërkesa për shtimin e kapitalit të vetë bankave mund të çojë në një ngushtim të paketës së kredive për financimin e bizneseve dhe konsumatorëve, çka do të ishte negative për stimulimin dhe për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe për largimin e frikës së recsionit ose depresionit.

e kredive, aksioneve dhe obligacioneve. Ajo u akuzua për maskim dhe fshehje tëë qëllimshme të borxheve të saj dhe për përdorim abuziv të teknikës kontabile Repo 105, gjë që e çoi në paraqitjen e bilanceve të rreme. Megjithëse amerikanët nuk i kishin zbatuar asnjëherë në mënyrë strikte rregullat e “Bazel II”, kriza bankare dhe financiare, e shpërthyer në SHBA dhe pastaj e përhapur në shumë vende e rajone të botës, dëshmoi për dobësitë e sistemit të mbikëqyrjes dhe kërkoi me urgjencë një rishikim dhe plotësim të tij, në përgjigje të mësimeve të krizës. Marrëveshja e re “Bazel III”, e nxitur veçanërisht nga Financial Stability Board, i krijuar në Londër në prill të vitit 2009 në kuadrin e takimit të G20-ës, u finalizua në 16 dhjetor të 2010-ës. Vëmendja e saj u përqendrua tek aktivitetet jashtë bilancit të bankave - sidomos te produktet derivate, te mjaftueshmëria e kapitaleve të vetë bankave në raport me rreziqet që ato mund të implikoheshin në tregjet financiare e monetare, si dhe te rreziku i nivelit të likuiditetit. E destinuar që të fillojë të hyjë në fuqi në vitin 2013, marrëveshja “Ba-

zel III” fokusohet në disa objektiva themelore: 1. fiksimi i një niveli të caktuar likuiditeti për bankat, duke futur dy elemente të reja “LCR” (Liquidity Coverage Ratio), që i jep mundësi bankave t’i rezistojnë krizave të shkurtra të likuiditetit, deri në 1 muaj, si dhe treguesit NSFR” (Net Stable Funding Ratio”, që i jep mundësi bankave të rezistojnë për 1 vit ndaj situatave specifike të krizave të sistemit ose të vetë bankave. 2. fiksimi i një niveli të dhënë për “efektin levë (përdorimin e levës financiare”). 3. ripërcaktimi i nocionit dhe i përmbajtjes së kapitaleve të vetë bankave. 4. rishikimi i mënyrave dhe i formave të mbulesës së disa lloje rreziqeve, sidomos atyre të lidhura drejtpërdrejt dhe tërthorazi me likuiditetin. 5. aplikimi i masave kundraciklike. Domosdoshmëria e marrëveshjes së “Bazel III” imponoi dhe një konsensus thuajse të plotë për zbatimin e tij në praktikë. Edhe SHBA-ja, deri tani indiferente dhe shumë pak e përfshirë në këto marrëveshje, pranoi që të aplikojnë standardet e saj, në mënyrë që të mos përballen më me një krizë të ngjashme si ajo e viteve

2008-2009 në sektorin e tyre bankar e financiar. Gjithsesi, dhe për “Bazel III” janë shfaqur dhe disa rezerva, sidomos për rreziqet makroekonomike që aplikimi i saj mund të provokojë. OECD-ja publikoi para disa muajsh një studim sipas të cilit: “Normat e reja të Bazel III mund t’i kushtonin deri në 0.15% të PBB-së në vit vendeve që do t’i zbatonin ato”, shumë kjo e konsiderueshme po t’i referohemi shifrave minimale të rritjes ekonomike, që mjaft vende të botës po përjetojnë aktualisht. Nga ana tjetër, kërkesa për shtimin e kapitalit të vetë bankave mund të çojë në një ngushtim të paketës së kredive për financimin e bizneseve dhe konsumatorëve, çka do të ishte negative për stimulimin dhe për mbështetjen e rritjes ekonomike dhe për largimin e frikës së recesionit ose depresionit. Megjithatë, koha kur pritet që “Bazel III” të hyjë plotësisht në funksion është ende larg. Bankat kanë kohë deri në vitin 2019 për të marrë të gjitha masat e parashikuara në këtë marrëveshje. Kjo datë konsiderohet e mjaftueshme që bankat të jenë të qeta në strategjitë dhe masat për shtimin e kapitaleve të tyre, por nga ana tjetër kjo kohë konsiderohet e gjatë për të larguar frikën e krizave ose të tensioneve të reja në tregjet bankare e financiare.

www.aab.al • BANKIERI • 27


përgjegjshmëria sociale

INTESA SAN PAOLO BANK Aty ku ka dëshirë ka dhe rrugëzgjidhje! “Eko-Mobility - (Transport-ekologjik), Gara me biçikleta” Intesa San Paoolo Bank përpiqet që çështjet e mjedisit dhe mënyrën ekologjike të të jetuarit t’i bëjë pjesë të jetës së përditshme të punonjësve të saj. Në ditën Botërore të Mjedisit, banka organizoi një garë me biçikleta në parkun e Liqenit Artificial me punonjësit e saj, duke ecur në rrugën e iniciativave ekologjike. Aktiviteti u mbështet fuqishëm nga punonjësit, të cilët duan ta zhvillojnë këtë iniciativë më tej në të ardhmen.

Iniciativa e Dhurimit Vullnetar të Gjakut Në nëntor të vitit të kaluar rreth 25 punonjës të Intesa Sanpaolo Bank Albania morën pjesë vullnetarisht në një iniciativë për dhurimin e gjakut. I organizuar nga Grupi i Dhuruesve Vullnetarë të Intesa-s, kjo bankë dhuroi tri herë gjak gjatë vitit që shkoi, 2011-ës. Iniciativa mbështet fëmijët talasemikë për nevojat dhe përpjekjet e tyre të përditshme. Në Shqipëri ka rreth 500 talasemikë dhe secili prej tyre ka nevojë për rreth 50 paketa gjaku në vit. Ne jemi të përkushtuar t’i shërbejmë shoqërisë ku jetojmë me gjithçka që mundemi, bazuar në vlerat që ndajmë në bankën dhe në grupin tonë bankar; njëra prej tyre është “Sjellja me përgjegjshmëri”

Çmimi Universitar për Kënaqësinë e Klientit Gjatë vitit 2011, Intesa Sanpaolo Bank Albania nisi Programin e Çmimit Universitar, një iniciativë ndërkombëtare e Intesa Sanpaolos. Në kuadrin e programit për kënaqësinë e klientit “Ju dëgjojmë 100%”, ky aktivitet synoi angazhimin e studentëve më të mirë për përmirësimin e produkteve dhe proceseve të bankës. Projekti, i organizuar në bashkëpunim me disa fakultete ekonomike të vendit, përzgjodhi 12 studente, që krijuan projekte reale në fushën e kënaqësisë së klientit, duke u dhënë mundësinë të fitojnë një eksperiencë ndërkombëtare të shkëlqyer.

Bashkëpunim me Caritas-in për edukimin e fëmijëve në zonën e Kasallës Intesa Sanpaolo Bank Albania kontribuoi në projektin e Caritasit për ngritjen e një kopshti me 30 fëmijë nga 3 deri në 6 vjeç. Ky kopsht ofronte edukim përmes aktiviteteve krijuese për fëmijë dhe ndihmonte prindërit për t’i kuptuar më mirë nevojat e fëmijëve të tyre duke kontribuar kështu në përmirësimin e marrëdhënies prindër-fëmijë. Ky kopsht ofronte edhe takime të rregullta të fëmijëve me dy punonjëse sociale.

28 • BANKIERI • www.aab.al


PROCREDIT BANK

RAIFFEISEN BANK

ProCredit Bank bashkëpunon me lëvizjen Ecovolis në mbrojtje të mjedisit

Raiffeisen Bank nderohet me Çmimin e Filantropisë për Kontributin në nivel lokal

ProCredit Bank, mbështeti iniciativën Ekovolis për përdorimin e biçikletës në vend të makinës. Stacioni Ecovolis - Rruga e Elbasanit është pika e mbështetur nga ProCredit Bank si një nga zonat me trafik të lartë automjetesh në qytet. Në nëntor të vitit të kaluar 50 punonjës dhe drejtues të ProCredit Bank, së bashku me anëtarët e nismës Ekovolis, të veshur me ngjyrë të gjelbër, pedaluan për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar gjatë bulevardit kryesor të qytetit. Kjo nuk ishte një ditë e caktuar, por angazhimi afatgjatë që ProCredit-i ka në mbrojtjen e mjedisit si pjesë e përgjegjësisë sociale.

FIRST INVESTMENT BANK

Fibank e ka në konsideratë në mënyrë të vazhdueshme akordimin e fondeve për aktivitetet mbi Përgjegjshmërinë Sociale.Në periudhën e fundvitit 2011-të, Fibank ka dhuruar një fond në ndihmë të fëmijëve të “Fshatit SOS”, fond i cili është përdorur me qëllimin që çdo fëmijë që ka nevojë për strehë e familje t’i gjejë këto pranë këtij institucioni. Një tjetër shumë është akorduar për Shoqatën «Martirë të Policisë së Shtetit» me qëllimin e përdorimit në favor të familjeve të policëve të vrarë në krye të detyrës.

Raiffeisen Bank u nderua me Çmimin e Filantropisë për Kontributin në nivel lokal, në Shkodër. Çmimi iu dha Z. Christian Canacaris, Drejtor Ekzekutiv i kësaj banke në Shqipëri me motivacionin: Për kontributin në mbështetje të zhvillimit të arsimit dhe të kulturës në qytetin e Shkodrës. Raiffeisen ka mbështetur financiarisht disa shkolla në këtë qytet”. “Ne jemi bankë e komunitetit dhe e shohim seriozisht pjesën tonë për të kontribuar për mirëqenien e tij. Kjo nuk është punë e një viti të vetëm; ne do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën në vitet që vijnë”, - tha z. Canacaris. Konkursi, që vlerëson individët ose bizneset që kontribuojnë për komunitetin, u organizua nga Partnerët në Shqipëri, Qendra për Ndryshim dhe Manaxhim Konflikti. Çmimi u vlerësua nga një juri gjithëpërfshirëse nga shoqëria civile, nga media dhe prej institucioneve mbështetëse me programe zhvillimi ekonomik dhe social në Shqipëri.

TIRANA BANK Me filozofinë e saj të mbështetjes dhe të zhvillimit të jetës shoqërore e kulturore, Tirana Bank është angazhuar në sponsorizimin e disa prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në qytete të ndryshme të vendit. Në Fier, u mbështet hapja e ekspozitës vetjake të njërit prej personaliteteve më të njohura intelektuale të qytetit, piktorit Vullnet Alushaj. Gjatë tri ditëve u paraqitën veprat e këtij përfaqësuesi në zë të artit shqiptar, të ndjekura me interes nga shumë artdashës. “Fshati SOS” Tirana Bank ka një histori të gjatë bashkëpunimi dhe mbështetje për “Fshatin SOS”. Banka e ka ndihmuar atë për organizimin e festave të fundvitit, por edhe duke i dhënë mbështetje financiare për fëmijët. Vitin që shkoi Tirana Bank e mbështeti dhe e ndihmoi “Fshatin SOS” duke blerë dhurata për Vitin e Ri 2012 për 83 fëmijë. Dhuratat u shpërndanë nga drejtues të Tirana Bank gjatë festës të organizuar nga “Fshati SOS”. “Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë” Në 17 nëntor, në “Ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë” Tirana Bank iu bashkëngjit thirrjes së Kryqit të Kuq Tiranë: “Ndihmo ata që nuk janë si ju!” Në kuadër të kësaj dite, Tirana Bank mundësoi shpërndarjen e 100 kutive me ushqime, të cilat iu dhuruan 100 familjeve në nevojë, pranë zyrave të Kryqit të Kuq Tiranë.

www.aab.al • BANKIERI • 29


30 • BANKIERI • www.aab.al


aUDITORI fINANCIAR

Problemet me Huatë Si t’i përballosh ato me maturi

B

nga Junida Tafaj (Katroshi) AAB

Juve do t’ju jepet çdo mundësi për të rënë dakord me kushte të kënaqshme për shlyerjen e borxhit tuaj. Është e rëndësishme që ju të jeni në kontakt me bankën gjatë gjithë procesit të shlyerjes, sidomos nëse ndryshojnë rrethanat tuaja.

orxhet mund të bëhen problem kur nuk di si t’i menaxhosh dhe të dalësh prej tyre. Dëshirat e njeriut janë të pakufizuara; për njeriun nuk ka asnjë cak ku mbaron ngopja lidhur me nivelin e kënaqësisë. Një individ ka fonde të kufizuara dhe është e pamundur që ai t’i përmbushë të gjitha dëshirat në të njëjtën kohë. Kështu, ai provon të marrë hua në treg; qoftë në formën e kredisë, qoftë duke përdorur kartat e kreditit. Por, ndërsa është normale të duash që t’i realizosh të gjitha nevojat dhe kërkesat sa më mirë, marrja e huasë duhet të jetë vetëm në atë nivel që të jetë e mundur të paguhet lehtësisht. Megjithatë, situata në jetën reale është tërësisht ndryshe. Njerëzit priren të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë, duke marrë para borxh nga burime të jashtme. Këto borxhe mund të kthehen në një problem të madh kur vjen koha për t’u shlyer dhe ndërkohë ato janë shtuar, kështu që të përballosh shlyerjen e tyre bëhet më e vështirë dhe më e ndërlikuar Borxhi është një problem serioz dhe prandaj është gjithmonë e udhës të mundohesh ta zgjidhësh atë që në fazat e para. Sa më gjatë të injorohen borxhet, aq më shumë

do të përkeqësohet situata. Pra, gjëja e parë që duhet bërë është të evidentohet sa është shuma e borxhit dhe përkundrejt kujt është detyrimi. Hapi tjetër është të gjendet zgjidhja për këtë problem. Mund të ketë disa zgjidhje, por, është e domosdoshme të kërkohet ndihma më e mirë. Kredia është një mjet i rëndësishëm për të financuar borxhet personale, por ajo nuk duhet të keqpërdoret. Kredia mbart detyrime në formën e interesit dhe detyrime për shlyerjen e shumës së marrë, prandaj është i domosdoshëm përdorimi i saj me maturi. Zgjidhjet e mundshme mund të jenë mes ristrukturimit të borxhit të kredisë ose të zgjidhjes së borxhit. Ristrukturimi i kredisë bëhet për të mundësuar huamarrësit që të menaxhojnë borxhet në mënyrë efektive. Qëllimi i saj është që pagesat mujore të bëhen të përballueshme në kushte më të mira. Gjithsesi, është më mirë që shpenzimet të mbahen gjithmonë brenda kufijve, për t’u qëndruar larg problemeve që shkaktojnë borxhet. Një përpjekje e vogël sot ndihmon për kursime të shumta në të ardhmen.

Si mund të merrni ndihmë? Bankat shërbejnë për t’ju ndihmuar të administroni mirë financat tuaja në një botë të ndërlikuar. Ju mund të merrni ndihmë në kohë të mira dhe të këqija. Bankat e kuptojnë që ju mund të përballeni me ndryshime të papritura të kushteve tuaja, për shembull, nëse sëmureni ose humbisni punën tuaj, çka mund të prishë planet tuaja financiare dhe aftësinë tuaj për të paguar huatë që mund të keni marrë.

www.aab.al • BANKIERI • 31


Ju mund ta gjeni veten në vështirësi financiare nëse ndryshon mënyra juaj e jetesës dhe të ardhurat tuaja të disponueshme bien (diferenca mes të ardhurave tuaja dhe shpenzimeve të domosdoshme), për shkak të rrethanave të tilla si: • humbja e punës • aftësi të kufizuara • sëmundje serioze • ndarja nga /apo vdekja e partnerit • leje prindërore / përkujdesjeje • punësim i ri me një pagë më të ulët Ju mund të jeni përballë vështirësive financiare nëse filloni të përjetoni një nga eksperiencat e mëposhtme: • nuk mund të përmbushni më pagesat e kredisë ose angazhime të tjera; • tejkaloni në mënyrë të përsëritur limitin e overdraft-it të kartës suaj të kreditit; • bëni tërheqje të shpeshta parash nga karta e kreditit; • kërkoni rregullisht rritje të kredisë ose riskedulime të përsëritura të saj; • merrni më shumë hua për të paguar borxhet ekzistuese; • merrni njoftimin për mosshlyerje dhe për fillimin e procedurave gjyqësore. Çfarë mund të bëhet kur ndodhesh përballë vështirësive financiare? Sa më të hapur dhe sa më të ndershëm të jeni në lidhje me problemin dhe shkaqet e tij, aq më shumë banka juaj do të jetë në gjendje t’ju ndihmojnë. Për shembull, kur ju e dini se kushtet tuaja do të ndryshojnë, duhet të kontaktoni me bankën tuaj. Bankat nuk mund ta dinë në çdo moment se kushtet tuaja kanë ndryshuar nëse ju nuk i vini në dijeni - dhe do të përpiqet t’ju ndihmojë nëse ju po përballeni me vështirësi financiare. Në bankë mund t’ju vënë në kontakt me një ekip më të specializuar në këtë fushë. Zgjidhje të ndryshme mund të jenë të përshtatshme për njerëz të ndryshëm. Tregojini bankës buxhetin tuaj dhe përpiquni të bini dakord për një plan veprimesh. Këto mund të përfshijnë shtyrjen e pagesave derisa të rimëkëmbeni. Si veprojnë bankat me klientët të cilët janë në vështirësi financiare? Nëse ju jeni në vështirësi të vërtetë financiare, është në interesin e bankës, si edhe në tuajin, të gjendet një zgjidhje. Në përgjithësi, punonjësit e bankës do të mundohen të veprojnë si më poshtë: • Do t’ju kontaktojnë nëse mendojnë ose vihen në dijeni se mund të keni vështirësi financiare. • Do t’ju orientojnë me informacion mbi mundësi këshillimi gratis dhe të pavarur. • Do të diskutojnë çështjen me ju. Ata kërkojnë informacion që do t’i ndihmojë të identifikojnë mundësitë më të mira të veprimit.

32 • BANKIERI • www.aab.al

• Do të qëndrojnë në kontakt. Nëse ju doni komunikime me ta me shkrim, me fax ose me telefon, ata do të jenë të gatshëm ta bëjnë këtë për sa kohë që ju qëndroni në kontakt me to. • Do t’ju japin informacion të qartë në lidhje me shumën që keni borxh . • Do të hartojnë së bashku me ju një plan për shlyerjen e borxhit që ju të mund ta përballoni me ndihmën dhe bashkëpunimin tuaj. Një plan i tillë mund të variojë nga një marrëveshje joformale deri në ristrukturimin e borxhit, që ju të mund ta paguani atë në një periudhë të zgjatur. Ata do t’ju japin konfirmimin me shkrim për atë që është rënë dakord. • T’ju informojnë paraprakisht mbi veprimet që banka mund të ndërmarrë si, për shembull, dërgimin e çështjes në gjykatë, ose për tarifat shtesë që mund t’ju duhet të paguani nëse banka e bën këtë. Si mund të më ndihmojë banka ime? Sa më shpejt të diskutoni mbi problemet tuaja, aq më lehtë do të jetë për të gjetur një zgjidhje. Bankat do të përpiqen për zgjidhjen më të mirë. Kjo mund të përfshijë shqyrtimin e pasurive që keni në dispozicion, të mjeteve që ju duhen për të shlyer detyrimin, si dhe analizimin e të ardhurave dhe të shpenzimeve tuaja, në mënyrë që të bihet dakord për një plan të arsyeshëm për shlyerjen e borxhit. Bankat trajtojnë secilin rast në mënyrë të veçantë dhe nuk do t’ju inkurajojnë që të angazhoheni ose të bini dakord për një marrëveshje ripagimi, e cila nga njohuritë që ka mbi situatën është e qartë që nuk mund të përballohet nga ju. Banka mund të marrë një vendim në lidhje me çfarë ju mund të keni mundësi dhe aftësi të arsyeshme që të paguani kur bankat kanë një pasqyrë të plotë të rrethanave tuaja financiare. Ato gjithashtu mund të jenë të gatshme të pranojnë pagesa më të vogla. Juve do t’ju jepet çdo mundësi për të rënë dakord me kushte të kënaqshme për shlyerjen e borxhit tuaj. Është e rëndësishme që ju të jeni në kontakt me bankën gjatë gjithë procesit të shlyerjes, sidomos nëse ndryshojnë rrethanat tuaja. Kur nuk është arritur asnjë marrëveshje tjetër me bankën, atëherë përpiqu që me miratimin e saj, ta shesësh vetë kolateralin (garancinë e lënë peng në bankë për garantimin e huasë) në mënyrë që të arrish të gjesh në treg një çmim maksimal të kënaqshëm. Nëse e arrin këtë atëherë me të ardhurën nga shitja mund të ripaguash gjithë detyrimin në bankë dhe të të mbetet një sasi të hollash për përdorim vetjak. Nëse nuk e bën vetë këtë gjë, atëherë banka do ta shesë kolateralin tënd nëpërmjet aktorëve të jashtëm (përmbaruesit) dhe çmimi që mund të merret nga shitja mund të mos jetë i kënaqshëm (mjaftueshëm) dhe për pasojë ti vazhdon të mbetesh ende debitor ndaj bankës.


HTML

SIGURIA E APLIKIMEVE TË E-BANKING-ut

P

nga Akil NDRENKA Kryetar i Komitetit të AAB-së për Sigurinë e Informacionit Banka Kombëtare Tregtare

Nuk ka ndonjë strategji të vetme, të veçantë, që mund të përfshijë të gjitha rreziqet e ndryshme kërcënuese për platformat e-banking.

latformat elektronike bankare janë futur si një kanal gjithnjë e më efikas për të kryer transaksione bankare. Megjithatë këto aplikime (web-based) janë të ekspozuara në internet, duke i bërë përdoruesit e tyre një objektiv shumë tërheqës për individët. Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Komiteti për Sigurinë e Informacionit (ITSECOM) rekomandon zbatimin e strategjive të fuqishme, për të forcuar procesin e vërtetimit të origjinalitetit (autentikimit), jo vetëm për t’u pajtuar me rregulloret në fuqi, por dhe për shkak të ekspozimit të lartë të aplikimeve e-banking ndaj sulmeve në internet (web). Më poshtë paraqiten disa prej arsyeve bazë pse platformat ebanking-ut janë një objektiv i tillë, pra shumë tërheqës për t’u sulmuar nga keqbërësit e internetit (cybercriminals): • E-banking-et janë të ekspozuara e të hapura për përdoruesit në internet; • Përdoruesit janë shumë tërheqës ndaj tyre, pasi në fund të fundit qëllimi i tyre është për të realizuar kryerjen e një transaksioni financiar. Historia e këtyre sulmeve ka filluar vite më parë, që në fillimin e asaj që shpejt u bë e njohur si “phishing”. Sofistikimi i tij është rritur në të njëjtin nivel me teknologjitë e reja të sigurisë, të miratuara nga industria bankare me qëllim zbutjen dhe\ose asgjësimin e problemit në fjalë. Për ITSECOM-in, disa nga çështjet që na bëjnë të arrijmë në përfundimin se lufta kundër krimit kibernetik, kundër aplikimeve të e-banking-ut është larg nga përfundimi, janë si më poshtë: • Skemat e autentikimit e bazojnë sigurinë e tyre kryesisht te vendimet e përdoruesve të fundmë, pra klientëve, të cilat i bëjnë përdo-

ruesit të pambrojtur ndaj sulmeve të “social engineering-ut”. Për shembull, në skemat e autentikimit të “fjalëkalimit njëpërdorimësh” (One Password Time - OTP), e përdoruesit të fundmë, duhet të sigurohen se ata janë të lidhur në faqen e duhur të internetit dhe si rrjedhim do të hyjnë në aplikimin e-banking-ut duke përdorur FNP-në (OTP) e tyre; Hendeku i autentikimit (authentication gap), i cili është një term teknik, përdoret zakonisht për t’iu referuar një dobësie të brendshme të procesit të autentikimit. Në mjedise të ekspozuara shumë, të tilla si e-banking-u, ky boshllëk ose kjo dobësi, reflektohet në mungesën e pjesshme ose të plotë të kontrollit të institucionit që autentikon (institucioni financiar), mbi elementet e autentikimit (pra përdoruesit), ngaqë nuk ka kontroll në këto medium-e (në Internet dhe në lidhjen kompjuterike të përdorur në aksesimin e platformës së e-banking-ut). Kjo i hap dyert keqbërësve (cybercriminals) që të kryejnë sulme kundër platformave të e-banking-ut, të cilët i përqendrojnë përpjekjet e tyre në sulme “pharming + malware” (viruse) që lejojnë: • manipulimin e skedarëve të konfigurimit duke shtuar “hyrje” (entries) për ridrejtim (redirection) drejt host-ve të tjera; • sulme më të sofistikuara që përfshijnë “Malware + Pharming + Man In The Middle Proxy”, në të cilën platformat e-bankingut, të shënjestruara, janë të ridrejtuara në adresën e loopback 127.0.0.1 ose në hostin lokal, ku një “Man In The Middle Proxy” është duke përgjuar komunikimet midis klientit dhe serverit, i cili i mundëson keqbërësve të modifikojnë mesazhet (komunikimet) në kohë reale. Pasi përdoruesi fut kredencialet

www.aab.al • BANKIERI • 33


e tij/saj në aplikimin e e-banking’ut, “Man-in-the-Middle Proxy” i kap ato, dhe i përdor për qëllimet e tij. Një shembull hipotetik është paraqitur me poshtë. Ai tregon procesin e vjedhjes së kredencialeve të përdoruesit në këtë lloj sulmi. Platforma që përdor sulmuesi (attacker) e ofron të gjithë informacionin e nevojshëm për të rrëmbyer sesionin, duke përdorur “session cookie”, dhe për të vjedhur kredencialet e përdoruesit, duke përfshirë OTP-në, me të cilën ata do të kenë 30 deri në 60 sekonda kohë për ta përdorur atë para se të skadojë. Një pikë që ia vlen të përmendet është që, e njëjta platformë e lejon sulmuesin të manipulojë të dhënat në lëvizje, mes klientit dhe serverit. Në këtë mënyrë, sulmuesi mund të presë për momentin e kryerjes së një transaksioni, për të manipuluar të dhënat e llogarisë marrëse të fondeve, ndërsa transaksioni është në rrugën e tij i “pashqetësuar” për në platformën e e-banking-ut. Në shumë raporte në internet, konsiderohet se këto lloj sulmesh do të rriten në numër dhe do të përmirësohen, ndërkohë që keqbërësit do të vazhdojnë të shpikin mënyra të reja për të hyrë në llogaritë e përdoruesve të paautorizuar. ITSECOM-i rekomandon zbatimin e strategjive të qëndrueshme, për të forcuar procesin e autentikimit, jo vetëm për t’u pajtuar me rregulloret, por edhe për shkak të ekspozimit të lartë të e-banking-ut ndaj sulmeve për “phishing” dhe “pharming”, që mund të komprometojnë ose të prishin imazhin e organizatës si dhe të shkaktojnë humbje fi nanciare. Kur përcaktohen strategjitë e autentikimit, është e rëndësishme të kihen parasysh vektorët e ndryshëm të sul-

34 • BANKIERI • www.aab.al

meve në web. Disa janë paraqitur më poshtë: • “Social engineering attacks” që çorientojnë përdoruesit e fundmë. • “Man in the Middle attacks” që përgjon komunikimin mes klientit dhe serverit. • “Man in the Browser attacks” që ridrejtojnë përdoruesit e fundmë në faqe interneti të falsifi kuara, me qëllim që të vjedhin kredencialet e përdoruesit. • “Malware attacks” që manipulojnë skedarët e konfi gurimit, duke shtuar “hyrje” për ridrejtime drejt host-ve të tjera dhe/ose DNS-të e tjera ridrejtojnë përdoruesit në faqe interneti të falsifi kuara, me qëllim që të vjedhin kredencialet e tyre. • “Trojan Proxy attacks” që instalon një “Redirector http”, që ekzekutohet në adresën lokale 127.0.0.1 e që ridrejton të gjithë trafi kun e browser-it në këtë Proxy, duke bërë një kopje të mesazheve dhe dërgimin e tyre në sulmues, etj. Nga të gjitha këto më sipër, arrihet në përfundimin se, nuk ka ndonjë strategji të vetme, të veçantë, që mund të përfshijë të gjitha rreziqet e ndryshme kërcënuese për platformat e-banking. Përkundrazi, fokusimi në një qasje shumëplanëshe (multilayer) të mbrojtjes, do të jetë alternativa më e mirë për proceset e autentikimit masiv në aplikime që janë të ekspozuara në internet, duke përfshirë një kombinim faktorësh të ndryshëm që lejojnë: • Disponimin nga ana e përdoruesit të zbatimit të strategjive të autentikimit “përdorues – site”, që mundësojnë verifi kimin e faktit se përdoruesi është i lidhur me faqen e duhur të internetit të

platformës e-banking. • Zbatimin e faktorëve të autentikimit, që eliminojnë vendimet e përdoruesit nga ekuacioni i autentikimit. • Zbatimin e faktorëve të autentikimit, bazuar në njohuritë që banka ka mbi përdoruesin (për klientin e saj). • Zbatimin e faktorëve të autentikimit, të bazuar në atë që zotëron përdoruesi (OTP, Device USB, etj). • Ofrimin e një mbrojtjeje plotësuese për pajisjet e përdoruesit. • Njoftimin e përdoruesit, për transaksione të mundshme të manipuluara (fraud transaction), etj. Përmbledhtazi, mund të themi që është e rëndësishme përcaktimi i një strategjie autentikimi, e cila ngrihet mbi themelet e një platforme, së cilës mund t’i shtohen faktorë të shumtë të sigurisë dhe/ose të metodave për t’u autentikuar në aplikime të ekspozuara në internet. Faktorët e mësipërm duhet të kombinohen me zgjidhje të tjera, që kanë të bëjnë me «monitorimin e sjelljes së një përdoruesi”, që mbron përdoruesit në bazë transaksioni. Këto zgjidhje kanë të bëjnë me atë që një përdorues çfarëdo ka aktivitetin e tij/saj normal, duke u bazuar në transaksionet e kryera prej tij, për shembull: çdo fi llim muaji paguan qiranë ose telefonin, etj, pra ka një sjellje të përgjithshme të caktuar, kështu këto zgjidhje aftësojnë institucionet për të studiuar dhe për të përcaktuar sjelljen e përdoruesve (klientëve). Ky kombinim rrit aftësinë për të mbrojtur transaksionet dhe të dhënat e konsumatorëve që kanë një ndjeshmëri të caktuar, por që në të njëjtën kohë janë në përputhje me rregulloret e ndryshme të biznesit.

* Burime të ndryshme në internet


rrjeti ballkanik

LAJME NdëRBALLKANIKE BOSNJE HERCEGOVINA

Boshnjakët rritën kursimet e tyre Balkan Business News 19.10.2011 Vlera e kursimeve në bankat boshnjake në fund të gushtit të këtij viti ishte 6.79 miliardë marka (rreth 3,37 miliardë euro), me një rritje prej rreth 300 milionë marka në krahasim me vitin e kaluar. Nga autoritetet qendrore bankare është konfirmuar se kursimet e shtetasve të BiH përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të depozitave në Bosnjë, që në fund të gushtit arritën në 12.81 miliardë marka.

BULLGARIA

Kreditë me probleme në Bullgari do të arrijnë kulmin në fund të vitit 2012 ose në fillim të vitit 2013

Fitch: Cilësia e dobët e aktiveve të bankave mund të rezultojë në pritshmëri negative për sektorin

Balkan Business News 04.11.2011 Drejtori ekzekutiv i UniCreditBulbank, Levon Hampartsoumyan, tha se kreditë bullgare me probleme (ato me më shumë se 90 ditë vonesë pagese) do të arrijnë kulmin në fund të vitit 2012 ose në fillim të vitit 2013, kur do të rriten në 17 ose 18 për qind. Hampartsoumyan tha se segmenti i parë i tregut, që do të arrijë kulmin e vet, do të jetë ai i kredisë së individëve, ku rritja e kredive me probleme ka një ritëm më të shpejtë. Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare Bullgare në fund të shtatorit të 2011-ës, kreditë e këqija arritën në 14.45 për qind të portofolit të kredive bruto.

Balkan Business News 16.12.2011 Fitch Ratings u shpreh se dobësimi i vazhdueshëm i cilësisë së aktiveve të bankave në Bullgari, në Rumani dhe në Kroaci, në mungesë të forcimit të kapitalit të tyre, mund të rezultojë në pritshmëri negative për sektorin. Sipas Fitch-it, në afatin e shkurtër dhe të mesëm, mungesa e fondeve mund të kufizojë rritjen e kredisë dhe do të ushtrojë presion mbi marzhet, veçanërisht në tregjet që mbështeten më së shumti në financimin nga jashtë, të tilla si Hungaria, Rumania dhe Sllovenia.

KROACIA

Banka Hypo AlpeAdria përgënjeshtroi raportimet e medias në lidhje me planet e saj për t’u tërhequr nga Kroacia Balkan Business News 20.12.2011 Banka Hypo AlpeAdria përgënjeshtroi lajmet e medias në lidhje me planet e saj për t’u tërhequr nga vendet e ish-Jugosllavisë. Drejtuesit e bankës thanë se mediat e huaja e keqinterpretuan intervistën e Kryetarit të Bordit Drejtues, Gottwald Kranebitter, në gazetën austriake “Trend”. Kranebitter-i përsëriti atë që kishte deklaruar gjatë shtetëzimit të bankës nga Republika e Austrisë, kur u bë e ditur se banka do të riprivatizohej, pasi ajo ishte stabilizuar,

www.aab.al • BANKIERI • 35


36 • BANKIERI • www.aab.al


thuhet në deklaratë. Hypo AlpeAdria zotëron 10 për qind të tregut bankar në Kroaci. Qeveria austriake mori nën kontroll bankën Hypo në vitin 2009, për të parandaluar një falimentim që mund të kishte tronditur Europën Qendrore dhe Lindore. Banka Kombëtare Kroate uli normën e huadhënies Lombard në 6.25% Balkan Business News/Bloomberg 28.11.2011 Banka Kombëtare Kroate uli normën e saj të kreditimit Lombard me 275 pikë bazë në 6.25% nga 9.00%. Ndërkohë banka mbajti normat e tjera të interesit të pandryshuara. Banka informoi: Bloomberg-u raportoi se paralelisht, banka qendrore është duke i lejuar bankat tregtare të përdorin fondet e tyre rezervë në kushte të caktuara, ku banka qendrore duhet të miratojë përdorimin e rezervave dhe do të kërkojë një normë interesi të barabartë me normën lombard plus 1 për qind për periudha deri në 3 muaj, dhe lombard plus 2 për qind për periudha më të gjata.

GREQIA

Financimi i BQE-së për bankat greke u ul me 3.46 miliardë euro në tetor Balkan Business News/Reuters 09.12.2011 Financimi i BQE-së për bankat greke u ul në tetor me 3.46 miliardë euro nga muaji i kaluar, ndërsa asistenca për emergjenca likuiditeti (ELA) nga Banka Qendrore e Greqisë u rrit në 36.25 miliardë euro, siç raportoi Banka e Greqisë të enjten. Bankat greke përthithën 9.69 miliardë euro nga fondet e ELA-s në tetor pas tërheqjes së 20.14 miliardë në shtator. Banka e Greqisë nuk dha detaje mbi bankat që i përdorën këto fonde. Kreu i fondit grek të bankave thotë se depozituesit duhet të ndihen të sigurt Balkan Business News/Reuters 26.10.2011 Kreu i fondit të stabilitetit bankar të Greqisë, z. Panagiotis Thomopoulos, tha se depozitat në bankat greke nuk ishin në rrezik pasi fondi i tij ishte gati të rikapitalizonte huadhënësit e dëmtuar nga ristrukturimi i borxhit publik të shtetit.“Kapitali që do të si-

gurohet për bankat nga ne duhet të bëjë që depozituesit të ndihen të sigurt. Kjo duhet të heqë frikën që ekziston sot në lidhje me depozitat”,- tha z. Thomopoulossaid. Depozitat bankare të bizneseve dhe të individëve janë tkurrur me 48.8 miliardë euro ose 20.5 për qind që nga janari i vitit 2010, kur filloi kriza e borxhit të Greqisë. Bankat franceze janë në gjendje të absorbojnë fshirjen e borxhit grek Balkan Business News/Reuters 16.10.2011 Bankat franceze nuk do të kenë vështirësi në amortizimin e çdo humbjeje nga fshirja e borxhit ​​ të Greqisë, tha të dielën Guvernatori i Bankës së Francës, Christian Noyer, duke shtuar se ato duhet të jenë në gjendje të rrisin rezervat e kapitalit pa nevojën e fondeve publike. “Greqia nuk është një problem për bankat franceze,”- shprehet Noyer. Ai tha se bankat franceze kishin 8 miliardë euro borxh grek në pasqyrat e tyre financiare, ndërkohë që ato regjistruan fitime prej 11 miliardë euro në gjysmën e parë të vitit 2011.

KOSOVA

Sistemi bankar kosovar ka dëshmuar që është një sistem i qëndrueshëm - Guvernatori Gërguri. Sektori financiar, dhe veçanërisht sistemi bankar, vazhdon të rritet fuqishëm, duke regjistruar norma dyshifrore të rritjes së kredive dhe depozitave, tha Guvernatori i BQKsë, Gani Gërguri. Ai shtoi se: “Ndërsa kapitalizimi i sistemit bankar mbetet i lartë (mbi 17 për qind), kreditë me probleme kanë lëvizur në nivele të ulëta (më pak se 6 për qind), dhe në të njëjtën kohë fitimi i bankave vazhdon të jetë i lartë”. Bankat në Kosovë kanë ruajtur vazhdimisht norma të larta të likuiditetit dhe të kapitalizimit, duke tejkaluar madje edhe kërkesat rregullatore të Bankës Qendrore dhe disa standarde ndërkombëtare në këtë fushë. Kosovë: Ekonomia me rritje më të shpejtë në eurozonë Balkan Insight 01.12.2011 Parashikimet e FMN-së, të publikuara rishtazi, mbi ritmet e rritjes për vitin 2012 tregojnë se Kosova, vendi më i varfër i Europës, do të përjetojë

normën më të lartë të rritjes në Eurozonë, në të cilën ajo është jozyrtarisht anëtare. Sipas FMN-së, ekonomia është parashikuar të rritet me 5 për qind në terma realë gjatë këtij viti dhe inflacioni ka të ngjarë të bjerë vitin e ardhshëm.

MALI I ZI

Mali i Zi nuk do ta braktisë euro-n, pavarësisht krizës në eurozonë Balkan Business News 29.11.2011 Kryeministri i Malit të Zi, Igor Luksiç, tha se qeveria e tij nuk do ta braktisë euron si valutë të vetën, pavarësisht shqetësimeve se kriza në Eurozonë mund të dëmtojë ekonominë e vogël të Ballkanit. Luksiç tha në një intervistë se ai nuk beson që euro do të shembet, ose se vendi i tij prej rreth 650,000 banorë do të vuajë një krizë ekonomike si ajo e Greqisë, edhe pse të dyja vendet mbështeten kryesisht tek turizmi dhe tek investimet e huaja. Mali i Zi e adoptoi euron kur ajo u prezantua në vitin 2002, duke anashkaluar kriteret rigoroze ekonomike të vendosura ndaj kombeve tashmë në bllok, por ende jo gati për të adoptuar monedhën e përbashkët. Banka Qendrore e Malit të Zi nuk e preferon arin Balkan Business News 03.10.2011 Banka Qendrore e Malit të Zi (CMB) në dhjetë vitet e fundit, qysh kur u krijua si një autoritet i pavarur monetar, nuk ka blerë ar, dhe siç ka njoftuar, nuk ka në plan të blejë as në të ardhmen. “Investimi në ar përmban një element të rëndësishëm të transaksioneve spekulative, kështu që mbart një rrezik të konsiderueshëm të realizimit të humbjeve të kapitalit në të ardhmen. Ari tani ka një çmim shumë të lartë dhe është e pritshme që pas stabilizimit në nivel global dhe pas zgjidhjes së krizës së borxhit të ketë një rënie në vlerën e metaleve,” -thanë zyrtarët e CBM-së.

MAQEDONIA

Drejtori i Bankës së Maqedonisë qetëson frikën e euro-s BalkanInsight 06.12.2011 Duke ndjekur prirjen e vënë re në një pjesë të mirë të botës, disa maqedo-

www.aab.al • BANKIERI • 37


nas po shesin euro dhe po blejnë dollarë amerikanë dhe franga zvicerane, ndërsa disa po i kthejnë investimet në monedhën vendase të Maqedonisë, denar, edhe pse normat e tyre të interesit ishin shumë më të ulëta sesa për kursimet në euro. Për të qetësuar frikën, kreu i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, NBM, Dimitar Bogov, theksoi se kursimet e njerëzve ishin të sigurta pavarësisht pasigurive lidhur me euro-n. “Nuk ka vend për frikë,”- tha Bogov-i. Bankat maqedonase janë të afta të përballojnë krizën greke, thotë Bogova Balkan Business News/Business week/ Bloomberg 26.10.2011 Industria bankare e Republikës së Maqedonisë i ka mundësitë ta përballojë kërcënimin e kontaminimit nga kriza e borxhit në Greqinë fqinje, tha Guvernatori i Bankës Qendrore Dimitar Bogov. Maqedonia vendosi rregulla për t’i parandaluar bankat që të mbështeten te huadhëniet nga mëmat e tyre për më shumë se 10 për qind të kapitalit të tyre, tha Bogova. Dy bankat greke në Maqedoni janë Stopanska Banka, një njësi e Bankës Kombëtare të Greqisë SA, dhe Alpha Bank, Shkup, në pronësi të Alpha Bank AE. Bankat në Republikën ish -Jugosllave të Maqedonisë raportuan rritjen më të lartë të aktiveve prej 11 për qind në Europën Qendrore dhe Lindore Balkan Business News 04.10.2011 Bankat në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë patën një rritje në vlerën e aktiveve prej 11 për qind, që është rritja më e shpejtë mes vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore në vitet 2009 dhe 2010, edhe pse kjo rritje ka një vlerë prej vetëm 6 miliardë euro, informon një raport i konsulencës daneze “Interlace Research”.

RUMANIA

Disa banka të huaja mund të tërhiqen nga tregu rumun në vitin 2012 Balkan Business News 13.12.2011 Disa banka të huaja mund të tërhiqen nga tregu rumun në vitin 2012 pasi

38 • BANKIERI • www.aab.al

nuk kanë mbështetjen e bankave mëma për të vazhduar aktivitetin në tregun financiar dhe bankar, tha CezarFurtuna, partner i KPMG-së në Rumani dhe në Moldavi. KPMG-ja thotë se bankat e mëdha nuk kanë ndërmend të largohen, por vëren se në Rumani operojnë 40 banka dhe jo të gjitha do të mbështeten nga mëmat e tyre. Bankat rumune raportojnë një humbje neto të kombinuar prej 860 milionë Lei në tremujorin e tretë Balkan Business News 21.11.2011 Bankat rumune kanë raportuar një humbje neto të kombinuar 860 milionë Lei (rreth 200 milionë euro) në tremujorin e tretë, përkundrejt një fitimi prej 95.4 milionë Lei një tremujor më parë, raportoi Mediafax, duke cituar burime anonime bankare. Sipas burimeve të cituara, shpenzimet neto të rrezikut vazhduan të rriten dhe tejkaluan pragun prej 30 miliardë Lei në fund të shtatorit, me rritjen e kredive me probleme. Sistemi bankar rumun kaloi në humbje të kombinuar prej 516 milionë Lei në vitin 2010, për herë të parë me rezultat negativ në 11 vjet.

SERBIA

Serbia ka hapësirë të ulë normat, thotë shefi i Bankës Qendrore, Soskiç Balkan Business News/Business Week/ Bloomberg 29.12. 2011 Guvernatori i Bankës Kombëtare serbe, Dejan Soskiç, tha se politikëbërësit mund të detyrohen të ulin koston e huamarrjes në gjysmën e parë të vitit 2012 për të ndihmuar rritjen ekonomike pasi inflacioni do të vazhdojë të ngadalësohet. Banka parashikon që inflacioni vjetor do të ngadalësohet në tremujorin e parë drejt intervalit të synuar për fundvitin 2012 midis 2.5 dhe 5.5 për qind, nga 8.1 për qind që ishte në nëntor. Banka qendrore e Serbisë më 8 dhjetor uli normën e saj bazë dyjavore të riblerjes një çerek pike në 9.75 për qind, për herë të gjashtë që nga qershori, me shqetësimin se kriza e borxhit të Europës do të godasë kërkesën për eksporte duke ulur rritjen ekonomike.

Java e Kursimeve të vitit 2011 ka përkuar në Serbi me kursimet bankare rekord prej 7.5 miliardë euro në monedhë të huaj dhe depozita Balkan Business News 02.11.2011 Java e Kursimeve të vitit 2011 ka përkuar në Serbi me kursimet bankare rekord prej 7.5 miliardë euro në valutë dhe depozita në monedhën vendase, dinar, prej rreth 200 milionë euro. Analiza e Bankës Qendrore (NBS) tregon se kursimet në dinarë paguajnë më shumë interes se ato në valutë të huaj; rreth 13%. Gjithashtu, shumica e bankave kanë vendosur t’i bindemi kërkesës së guvernatorit dhe të frenojnë rritjen e normave të interesit.

TURQIA

Rritja e aktiveve dhe e kredive në sektorin bankar të Turqisë do të ngadalësohet në vitin 2012 Balkan Business News/Reuters 23.12.2011 Rritja e aktiveve dhe e kredive në sektorin bankar të Turqisë do të ngadalësohet dhe kështu fitimet e bankave mund të bien në vitin 2012, kryesisht për shkak të masave të marra nga Banka Qendrore, tha të enjten Drejtori i Përgjithshëm i huadhënësit me pronësi shtetërore, Vakifbank, Suleyman Kalkan. Rritja në kreditë bankare pritet të ngadalësohet në vitin 2012 në 16,6 për qind në vit, tha Kalkan në një konferencë shtypi. Fitch Ratings informon se profili kredidhënës i bankave turke në vitin 2011 ka mbetur i shëndetshëm Balkan Business News/Hurriyet Daily News 09.11.2011 Fitch Ratings informon se profili kredidhënës i bankave turke në vitin 2011 ka mbetur i shëndetshëm, pavarësisht sfidave të konsiderueshme rregullatore e të tregut. Fitch-i vazhdon ta vlerësojë situatën afatmesme për sektorin si të favorshme. Megjithatë, sipas vlerësimit të Fitch-it, standardet e huadhënies në përgjithësi kanë mbetur të forta, dhe leva financiare në sistem është ende e kufizuar. Rritja e kredisë filloi të ngadalësohet në tremujorin e tretë të vitit, për shkak të masave rregullatore dhe të situatës globale të përkeqësuar, duke ulur mundësinë për rritje të shpejtë të rrezikut në të ardhmen e afërt.


AAB

Veprimtaritë e Shoqatës Shqiptare të Bankave

shtator - dhjetor 2011

Çështje Operacionale Vendimi i Këshillit të Ministrave mbi shërbimet financiare nga Posta Shqiptare Ministria e Arsimit dhe Shkencave nxori në shtator një Udhëzim për kryerjen e pagesave të tarifave për universitetet publike nëpërmjet Postës Shqiptare, bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 241, i cili instrukton të gjitha institucionet publike të kryejnë shërbimet e tyre financiare nëpërmjet Zyrave të Postës. Pas një takimi me përfaqësuesit e bankave, AAB-ja informoi Ministrinë e Financave (duke vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Bankën e Shqipërisë, dhe Autoritetin e Konkurrencës), mbi shqetësimin se ky vendim mund të çojë në interpretime të tilla që i japin Postës Shqiptare ekskluzivitetin e shumë shërbimeve bankare. Në një përgjigje zyrtare, Autoriteti i Konkurrencës, pas vlerësimit të situatës, i rekomandoi Ministrisë së Arsimit dhe Shkencave të ndryshojë Udhëzimin, në mënyrë të tillë që të shmangë kufizimet në konkurrencën e lirë për ofrimin e shërbimeve financiare.

Memorandum Bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës Asambleja e AAB-së miratoi nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës, në kuadër të projektit të saj për të krijuar një kartë studenti, me të cilën studentët mund të përfitojnë ulje çmimesh dhe kushte më të mira për shërbimet bankare. Bankat do të përfshihen në të individualisht, sipas interesave të tyre, dhe AAB-ja do të jetë koordinatore midis tyre dhe Bashkisë.

Faqja e re e internetit të AAB-së AAB-ja ka ridizenjuar faqen e saj të internetit, e cila synohet të jetë më interaktive, më informative dhe lehtësisht më e përdorshme. Në të do të ketë një hapësirë dedikuar edukimit financiar, si dhe aktiviteteve të Komiteteve të AAB-së, por dhe një hapësirë për lajmet më të fundit.

Bashkëpunimi me IFC-në Pas përvojës së mirë të bashkëpunimit me IFC-në në projektin e Financimit për Banesa, AAB-ja dhe IFC-ja do të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre për zhvillimin e tregut të Eficencës së Energjisë, duke shtuar në faqen e internetit të AAB-së një lidhje të veçantë, të quajtur: “Kredi për Eficiencën e Energjisë”, ku do të pasqyrohen informacione të hollësishme për publikun e gjerë në këtë drejtim.

Statistikat e sistemit bankar shqiptar Publikimi i statistikave tremujore (raportet e paaudituara të bankave, sipas standardeve të BSH-së dhe IFRS-së), u shoqërua për herë të parë me një deklaratë të lëshuar për median nga Sekretariati i AAB-së, deklaratë që do të jetë e rregullt për çdo publikim tremujor nga Sekretariati.

Grupi i punës për standardet e Bazel II

përafrimin

me

Në kuadrin e procesit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë për rishikimin e rregullores “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit”, me qëllim përafrimin me standardet e Bazel II, BSH-ja dhe AAB-ja krijuan një grup të përbashkët pune me pjesëmarrjen e specialistëve nga BSH-ja dhe nga 6 banka anëtare. Në takimin e tij të parë, në nëntor të 2011-ës, grupi i punës u njoh me detajet konkrete të projektit, por dhe përcaktoi rrugën që do të ndiqet për takimet e ardhshme.

Aktiviteti i Komiteteve të AAB-së Komiteti Ligjor i AAB-së Kryetari dhe Sekretarja e Përgjithshme e AAB-së së bashku me anëtarë të Komitetit ligjor të AAB-së në tetor të 2011-ës morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, për të diskutuar projektligjin e ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Komiteti Ligjor përmblodhi të gjitha komentet e sistemit bankar mbi këtë projektligj, shumë prej të cilave u morën në konsideratë nga Ministria e Drejtësisë.

Komiteti i AAB-së për Sigurinë e Informacionit Komiteti i AAB-së për Sigurinë e Informacionit diskutoi në mbledhjen e dhjetorit 2011 mbi tema të ndryshme lidhur me: kontrollin e aksesit, vlerësimin e rrezikut, kriptografinë dhe mbi disa nga rregulloret e Bankës së Shqipërisë mbi sigurinë e informacionit në banka.

www.aab.al • BANKIERI • 39


40 • BANKIERI • www.aab.al


Fillon punën Komiteti i Burimeve Njerëzore

Komiteti i AAB-së për Sistemet e Pagesave

AAB-ja ka tashmë një Komitet të ri të përhershëm teknik, atë të Burimeve Njerëzore, i cili do të përqendrojë punën në evidentimin e nevojave për trajnim të personelit të bankave anëtare dhe për lehtësimin e trajnimeve të organizuara nga AAB-ja, si dhe për përmirësimin e politikave të menaxhimit të personelit në bankat anëtare. Takimi i parë i Komitetit u mbajt më 23 dhjetor të 2011-ës.

Në takimin e nëntorit të vitit 2011, Komiteti i AAB-së për Sistemet e Pagesave diskutoi vendimin e fundit të Asamblesë së AABsë për të hequr komisionet vendase mbi transfertat për pagat e punonjësve. U krijua një grup pune brenda Komitetit, për të punuar mbi modalitetet teknike të projektit.

Komiteti i AAB-së për Përputhshmërinë

Komiteti i AAB-së për Sigurinë Bankare

Komiteti i AAB-së për Përputhshmërinë pati një mbledhje në dhjetor të 2011-ës, pas një kërkese informacioni nga Drejtoria e Tatimeve të Bashkisë së Tiranës, mbi gjendjet e llogarive dhe të dhëna të tjera për rreth 23.000 taksapagues. Duke pasur parasysh sasinë dhe tipologjinë e informacionit të kërkuar, si dhe pamundësinë praktike të bankave për t’u përgjigjur saktësisht dhe në kohë, AAB-ja shprehu shqetësimet përkatëse duke kërkuar edhe një takim të posaçëm.

Komiteti i AAB-së për Sigurinë Bankare u mblodh dy herë gjatë tremujorit të katërt të 2011-ës, për të diskutuar mbi grabitjet e fundit të bankave në Vlorë dhe në Tiranë. Komiteti u takua me drejtuesit e Policisë së Shtetit në të dyja qytetet, me qëllim rritjen e mëtejshme të masave të sigurisë.

Komiteti i AAB-së për Luftën Kundër Mashtrimit me Karta Komiteti i AAB-së për Luftën Kundër Mashtrimit me Karta u mblodh në nëntor të 2011-ës, kryesisht për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit të mashtrimit nëpërmjet kartave, ngjarje të ndodhura në Greqi, gjatë fundit të verës, që patën ndikim edhe në pagesat me karta të bankave shqiptare.

Trajnime, Evente dhe Takime të AAB-së

Seminari për Dërgesat e Parave dhe Pastrimin e Parave AAB-ja në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, organizoi në mjediset e AAB-së më 25-27 tetor të 2011-ës, një seminar për oficerët e përputhshmërisë mbi dërgesat e parave, me qëllim analizimin e tipologjive operacionale të rreziqeve të pastrimit të parave. U mbajtën prezantime nga dy ekspertë të BE-së dhe seminari u ndoq nga bankat anëtare, Banka e Shqipërisë dhe përfaqësues të DPPPP-së.

Takim me Këshilltarin e Kryeministrit Kryetari i AAB-së, Sekretarja e Përgjithshme dhe Këshilltarja Ligjore në dhjetor të 2011-ës patën një takim me Këshilltarin e Kryeministrit, gjithashtu anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, z. Petraq Milo. Përfaqësuesit e AAB-së i transmetuan atij çështjet më kryesore shqetësuese për bankat, si: ekzekutimi i kolateralit dhe problematikat me zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, urdhrat e shumta të bllokimit si nga autoritetet tatimore qendrore ashtu edhe nga ato lokale, ndryshimet e shpeshta dhe të pakonsultuara në kuadrin rregullator mbikëqyrës dhe periudha e shkurtër për përshtatjen me to, niveli i primium-it dhe skema e Sigurimit të Depozitave, etj.

Trajnimi mbi Sigurinë e ATM-ve dhe PCI DSS Sekretariati i AAB-së, në bashkëpunim me LiquidNexxus, një kompani e specializuar dhe e licencuar për trajnime, organizoi një kurs trajnimi 3 ditor (1-3 nëntor 2011) në mjediset e AAB-së, ku u mbuluan aspektet e mbrojtjes fizike dhe logjistike të ATM-ve kundër sulmeve, si dhe përputhshmëria me standardet në fuqi për sistemet e pagesave me karta.

Takimi i 33-të i Anëtarëve të Asociuar të EBF-së në Bruksel AAB-ja u përfaqësua nga Sekretarja e Përgjithshme në takimin e 33-të të Federatës Bankare Europiane, të zhvilluar në Bruksel, më 8 dhjetor të 2011-ës. Zj. Xhaferaj mbajti një prezantim mbi zhvillimet e fundit në ekonominë dhe sistemin bankar shqiptar.

Pritje lamtumire AAB-ja organizoi në nëntor të 2011-ës një koktej lamtumire për z. Rawat Mahendra Singh, i cili u largua nga pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm në Bankën Ndërkombëtare Tregtare, ku iu dha mirëseardhja në Shoqatë Drejtorit të ri të BNT-së, z. Gideon van den Broek.

www.aab.al • BANKIERI • 41


Të Dhëna mbi Sistemin Bankar - Nëntor 2010 / 2011 milionë LEK Nr

TREGUESI

1

Totali i mjeteve

981,459.2

1,108,005.1

2

Toali i huave

483,199.7

552,576.2

2.1 Hua për individë

146,568.9

154,704.0

2.2 Hua për biznes

336,630.8

397,872.2

805,179.4

917,846.1

3.1 Depozita nga individë

681,279.7

789,167.7

3.2 Depozita nga biznese

123,899.8

128,678.4

5,157.8

3,064.4

91,588.2

95,562.7

16.85

14.64

3

Totali i depozitave

4

Fitimi (kumulativ)

5

Kapitali aksioner

Nëntor 2010

Nëntor 2011

në % 6

Mjaftueshmëria e Kapitalit*

7

ROE - Kthimi nga Kapitali i vet

6.4

3.6

8

ROA - Kthimi nga Mjetet

0.6

0.3

9

Hua me Probleme/Totali i Huave

14.4

18.7

10

Nr. i degëve & agjencive**

533

548

11

Karta me funksion cash-i

673,333

718,988

12

Karta me funksion pagese

673,333

718,988

13

- Karta Debiti

646,658

687,597

14

- Karta Krediti

26,675

31,391

15

Nr. i ATM-ve

760

788

16

Nr. i POS-eve

4,759

4,991

17

Nr. i transaksioneve me karta***

906,119

970,130

18

Volumi i transaksioneve me karta (në mil LEK)***

9,699

9,946

* Në Qershor 2010 / 2011 ** Në Dhjetor 2009 / 2010 *** Të dhëna kumulative për vitin përkatës

42 • BANKIERI • www.aab.al

Anetarët e AAB


SPECIALE AAB

Në 21 Dhjetor 2011, AAB organizoi darkën e përvitshme të fundvitit ku ishin të ftuar Drejtorët e Përgjithshëm të bankave, Guvernatori dhe të ftuar të tjerë specialë nga Banka e Shqipërisë, si dhe anëtarët e Bordit Editorial të Revistës Bankieri. Kryetari i AAB-së, Z. Pencabligil, theksoi në fjalimin e tij, vështirësitë e vitit 2011 për bankat, në këtë postim të krizës nga Amerika drejt Evropës. Ai nënvizoi imunitetin relativ të Shqipërisë ndaj ngjarjeve të deritanishme, me një sistem bankar akoma me fitime, megjithëse ndarja e fitimeve ka qenë shumë e pabarabartë. Ai theksoi gjithashtu, se kërkesa për rritje kapitali të bankave Evropiane, në kushtet e pamundësisë për gjetjen e burimeve të reja kapitalesh, po i detyron këto banka të zvogëlojnë aktivet e tyre me rrezik, fatkeqësisht më së shumti në vendet e Evropës Lindore e Juglindore. Zoti Pencabligil përmendi edhe ndryshimet e rëndësishme që AAB i bëri Statutit të vet këtë vit, që rezultuan në më shumë fonde në dispozicion dhe një Bord Drejtues më përfaqësues.

Në fjalën e tij të përshëndetjes, Guvernatori Fullani vuri në dukje rëndësinë e ndryshimeve në kuadrin rregullator e mbikëqyrës të aktivitetit bankar, dhe monitorimin e vazhdueshëm nga BSh, për sigurimin në çdo moment të funksionimit dhe stabilitetit të sektorit bankar. Ai përshkroi ecurinë e sistemit si të qëndrueshëm, me likuiditet e kapitale të mjaftueshme, si dhe ekonominë e vendit, me rritje pozitive e aftësi të agjentëve ekonomikë për të përthithur goditjet e jashtme. Guvernatori theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemeve me ekzekutimin e kolateraleve dhe angazhimin serioz të BSh-së në këtë drejtim. Mesazhi i tij për drejtuesit e bankave u fokusua në rëndësinë e drejtimit të përgjegjshëm bankar për të mirëadministruar rreziqet dhe për të testuar qëndrueshmërinë ndaj skenarëve të ndryshëm të zhvillimeve të ardhshme.

www.aab.al • BANKIERI • 43


44 • BANKIERI • www.aab.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.