Revista Bankieri nr 25 shqip

Page 1

Viti i VI i botimit Nr. 25 Tetor 2017

Bankieri


ANËTARËT E AAB


www.aab.al

PËRMBAJTJA

Bankieri

Viti i VI i botimit Nr. 24 Korrik 2017

Bankieri Nr.25, Tetor 2017 Botim i Shoqatës Shqiptare të Bankave

SNRF 9: SFIDA

REDAKSIA: Elvin Meka Kryeredaktor Eftali Peçi Koordinatore Produksioni Junida Tafaj (Katroshi) Bashkëpunëtore Andis Rado Fotograf Design & Layout: FCB Afirma Printed by:

Editorial Thellimi i sistemit financiar në Shqipëri - Tani është koha e të vërtetës! Prof. Asoc. Dr. Elvin MEKA

5

Tema e Ditës Bursa Shqiptare e Titujve e sapokrijuar Kaan PEKIN Eficienca e bursës së titujve - Kyçi i suksesit të funksionimit të saj Niko KOTONIKA, CFA

6 8

Intervistë Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE) - Koha për thellim të sistemit financiar shqiptar Maltin KORKUTI Andi BALLTA Ilir ADILI

11

Këndi i Gazetarit Fatura e rëndë e tarifave të reja të përmbarimit Klodian TOMORI

14

Sistemi Bankar Ekspozimi ndaj rrezikut të kursit të këmbimit dhe disa sugjerime për ta përballuar me sukses Suela TOTOKOÇI (VOKO) Mënyrat e komunikimit dhe transaparenca në banka Viola NDOJA (SMAJA) Forumi i Ekspertëve Sfidat e Audituesve të Brendshëm në Sistemin Bankar Shqiptar për t’u bërë këshilltarë të besuar Silvana ZOTO, CIA Të jesh këshilltar i besueshëm nëpërmjet shërbimit ndaj klientit Stavri PASHKO E ardhmja e faktoringut në Shqipëri Dr. Maria Mogilnaya Siguria për tregtinë elektronike PAYLINK Revolucioni Financiar Teknologjik troket në rajon - FinTech po prek edhe Shqipërinë Lindita SHOMO

SHOQATA SHQIPTARE E BANKAVE Rr. Ibrahim Rugova, SKY TOWER, 9/3, Tiranë Tel: ‘+355 4 2280371/2 Fax: +355 4 2280 359 E-mail: bankieri@aab-al.org; www.aab.al

19

20 24 26 29 31

Këndi i Ekonomistit Financiarizimi i Ekonomisë - Sfidat dhe rreziqet e “kohës financiare” Prof. Dr. Adrian CIVICI

34

Përgjegjshmëria Sociale

38

AAB Aktivitete, Trajnime, Publikime

42 43

TOK Digital Agency

Bankieri është publikimi zyrtar i Shoqatës Shqiptare të Bankave i cili i dedikohet kryesisht sektorit bankar shqiptar. Bankieri i jep lexuesit një informacion të vlefshëm mbi arritjet e industrisë në përgjithësi dhe të bankave tregtare në veçanti.

17

BORDI EDITORIAL: Periklis DROUGKAS Kryetar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania

Frederic BLANC Anëtar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm i Societe Generale Albania

Silvio PEDRAZZI Nënkryetar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm i Intesa Sanpaolo Bank Albania

Andi BALLTA Anëtar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm, American Bank of Investments

Dritan MUSTAFA Anëtar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank

Bozhidar TODOROV Anëtar i Bordit Drejtues të AAB-së & Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Shqipëri

Ervin KOÇI Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare Adrian CIVICI President i Universitetit Europian të Tiranës Hysen ÇELA Kryetar i Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar Spiro BRUMBULLI Sekretar i Përgjithshëm, Shoqata Shqiptare e Bankave

Tetor 2017

Bankieri

3



www.aab.al

EDITORIAL

Thellimi i sistemit financiar në Shqipëri Tani është koha e të vërtetës!

Ekonomisë shqiptare i nevojitet tani thellimi i sistemit financiar, në mënyrë që të sigurohet që shtyllat institucionale të ekonomisë të jenë të fuqishme dhe të afta për ta financuar dhe mbështetur atë në mënyrë të balancuar, efikase dhe të qëndrueshme.

Prof. Asoc. Dr. Elvin MEKA1 Kryeredaktor

N

ga data 3 korrik 2017 Shqipëria ka një bursë të re të letrave me vlerë: Albanian Securities Exchange - ALSE. Fakti më i interesant me këtë rast është se ajo është themeluar nga sipërmarrja private, pikërisht nga dy banka tregtare dhe një institucion financiar jo-bankë. Kjo shënon përpjekjen e tretë për të krijuar një infrastrukturë të veçantë institucionale të tregut të letrave me vlerë në Shqipëri, pas hapjes së parë të Bursës së Tiranës, si departament i Bankës së Shqipërisë në vitin 1996 dhe si një shoqëri shtetërore e pavarur në vitin 2002. Dy përpjekjet e para filluan dhe e përfunduan ciklin e tyre të jetës pa asnjë tregtim të aksioneve apo obligacioneve; edhe këtë radhë, prania institucionale (bursa) i parapriu ekzistencës së produkteve të tregtueshme, pasi aktualisht asnjë

1 2 3

shoqëri nuk është në pritje për të emetuar dhe listuar aksione, ose obligacione. Për më tepër, ALSE është licencuar fillimisht për të tregtuar vetëm letra me vlerë të qeverisë. Megjithatë, tashmë është krejt ndryshe, jo sepse kjo është hera e tretë (dhe e vërtetë), por sepse realiteti aktual ekonomik, i zhvillimit të biznesit dhe institucional nuk ka të krahasuar me atë që i përket 15-20 viteve më parë, apo edhe 10 viteve më parë. Ekonomia shqiptare, bizneset dhe sistemi financiar kanë ndryshuar shumë, që kur u hap bursa e parë. Dhe jo vetëm kaq, ato kanë ndryshuar për mirë, megjithëse iu është dashur të përballen me shumë pengesa dhe sfida gjatë këtij zhvillimi. Tashmë ekonomia shqiptare dhe sistemi financiar përballen me tjetër sfidë, më komplekse e më të sofistikuar: ato kanë arritur në kufijtë e zhvillimit tradicional dhe duhet të hyjnë në rrugën drejt thellimit financiar, rrugë në ndërtim e sipër. Kjo nuk është një zgjedhje; përkundrazi është një "domosdoshmëri", për të siguruar rritjen ekonomike, tani dhe në të ardhmen. "Shumë rezultate empirike sugjerojnë se nxitësit financiarë të rritjes ekonomike janë zhvendosur nga shërbimet bazë të ndërmjetësimit të ofruara nga sektori bankar në formën e kredive dhe depozitave në shërbime më efikase dhe më të sofistikuara të tregut të kapitalit2" (Hsin-yu & Reichert, 2007). Pra, ekonomisë shqiptare i nevojitet tani

thellimi i sistemit financiar, për të siguruar që shtyllat institucionale të ekonomisë të jenë të fuqishme dhe të afta për ta financuar dhe mbështetur atë në mënyrë të balancuar, efikase dhe të qëndrueshme. Ndërkohë Gould & Melecky, nga Banka Botërore3, theksojnë në raportin e saj të fundit se: "... zhvillimi financiar duhet të shkojë përtej përmirësimit të qasjes në huamarrje dhe çmuarjes së saj. Ai duhet të ndihmojë në ndërtimin e një sistemi financiar me bazë të gjerë dhe të balancuar të tregjeve bankare dhe jo-bankare, që mundëson përfshirjen e përgjegjshme financiare të bizneseve dhe individëve e që rrit efikasitetin dhe stabilitetin financiar". Sigurisht, tregu i letrave me vlerë dhe Bursa nuk mund të tejkalojnë industrinë bankare, pasi kjo e fundit do të jetë gjithmonë shtylla më e madhe e sistemit financiar dhe e ndërmjetësimit, por ajo do të ndihmojë në balancimin e sistemit dhe në sigurimin e një menaxhimi më të mirë të rrezikut sistemik. Mbetet një fakt i mirënjohur se, përveç rritjes së kapitalit dhe likuiditetit, tregjet dytësore ekzistojnë kryesisht për arsyen e menaxhimit të rrezikut. Tregjet e bëjnë atë më mirë dhe tregjet duhet të jenë funksionale, e në këtë drejtim, ALSE është më shumë se e mirëpritur, për t’i shtuar vlerë sistemit financiar shqiptar. Megjithatë, ky është vetëm fillimi: bursa private u krijua; tani mbetet të ekzekutohen transaksionet!

Përgjegjës i Departamentit të Financës & Ekonomiksit, UET. HSIN-YU, L, REICHERT, A.: “Economic Growth And Financial Sector Development”, The International Journal of Business and Finance Research, Vol. 1, No. 1, 2007, p.77. RISK AND RETURN - Managing Financial Trade-Offs for Inclusive Growth in Europe and Central Asia, World bank Group, 2017

Tetor 2017

Bankieri

5


www.aab.al

TEMA E DITËS

Bursa Shqiptare e Titujve e sapokrijuar Bursa Shqiptare e Titujve e sapokrijuar është vetëm hapi i parë i një faze fillestare të zhvillimit të tregut dhe ajo mund të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare në të ardhmen, nëse me kalimin e kohës, ajo do të mund të ofrojë përmirësimet e duhura.

Në fazën e hershme të krijimit dhe zhvillimit të bursave të organizuara, fokusi përqendrohet zakonisht në përmirësimet kryesore të tregut, si: digjitalizimi i tregut dhe tërheqja e një baze më të gjerë të investuesve dhe emetuesve vendas. Përmirësimet kryesore të tregut nuk mund të realizohen vetëm nga themeluesit (investuesit privatë) të bursës së organizuar, por mund të bëhet në bashkëpunim të ngushtë edhe me qeveritë, rregullatorët dhe bankat qendrore, me synim sistemimin e mjedisit rregullator dhe tatimor.

Kaan PEKIN

Drejtor i Grupit të Thesarit & Institucioneve Financiare BANKA KOMBËTARE TREGTARE

B

ursat e organizuara mund të luajnë një rol të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendeve të vogla si Shqipëria, nëse ato mund të: • nxisin krijimin dhe zhvillimin e një bazë të larmishme investuesish, duke tërhequr jo vetëm investuesit institucionalë vendas, por edhe ata ndërkombëtarë, si dhe duke rritur pjesëmarrjen e investuesve të vegjël, • zgjerojnë “shportën” e produkteve financiare dhe letrave me vlerë, duke rritur numrin e shoqërive të listuara, vendase ose të huaja, duke lançuar produkte të reja, dhe • përmirësojnë mjedisin e tregut shqiptar, duke investuar në teknologji, për të siguruar të dhëna bazë e të besueshme për tregun, si dhe kontribuojnë në zhvillimin e skemave të huadhënies dhe huamarrjes së letrave me vlerë.

6

Bankieri

Tetor 2017

Promovimi i një baze të diversifikuar të investuesve vendas, përfshirë këtu si investuesit individualë ashtu dhe një sërë investuesish institucionalë (jo vetëm investues vendas, por edhe të huaj) me horizonte dhe perspektiva të ndryshme investimi, është thelbësore për zhvillimin e bursave të organizuara vendase.

Bursa Shqiptare e Titujve e sapokrijuar është vetëm hapi i parë i një faze fillestare të zhvillimit të tregut dhe ajo mund të kontribuojë në zhvillimin e ekonomisë shqiptare në të ardhmen, nëse me kalimin e kohës, ajo do të mund të ofrojë përmirësimet e përmendura më lart. Personalisht besoj se, licenca që i është dhënë bursës së sapokrijuar për të tregtuar fillimisht letrat me vlerë të

qeverisë, lidhet me faktin që në Shqipëri mungon ende skema mbrojtëse për investuesit e mundshëm në një gamë më të madhe produktesh financiare, ndërkohë që mungojnë përditësimet e nevojshme rregullatore për këtë qëllim. Megjithatë, mjedisi rregullator mund të përmirësohet hap pas hapi dhe skemat e nevojshme mbrojtëse të investuesve mund të krijohen me kalimin e kohës në Bursën Shqiptare të Titujve në Shqipëri. Roli i bankave në një bursë të organizuar duhet të shihet në këndvështrimin e palëve që sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për të. Megjithatë, bankat nuk do të kenë interes të sigurojnë likuiditet në ndonjë bursë të organizuar, nëse kostoja e transaksionit në të do të jetë më e lartë se kostoja e transaksionit jashtë saj. Nga një vështrim i shpejtë i veprimtarisë fillestare të Bursës Shqiptare të Titujve, shihet se ekzekutimi i transaksioneve me bono thesari, ose obligacione të thesarit në këtë bursë do të ishin më të kushtueshme se sa ekzekutimi i të njëjtave transaksione jashtë saj, pra pa u bërë anëtare e Bursës Shqiptare të Titujve. Nisur nga kostot më të larta, besoj se bankat më të mëdha shqiptare nuk do të jenë të interesuara të bëhen anëtare të Bursës Shqiptare të Titujve dhe të ofrojnë likuiditet atje. Nga ana tjetër, bursat e organizuara nuk mund të jenë të suksesshme nëse nuk sigurohen nga qeveria disa stimuj fiskalë. Pra, duke pasur parasysh faktin e kostos më të lartë të transaksionit dhe mungesën e stimujve, bankat më të mëdha shqiptare mund të mos duan të luajnë ndonjë rol në Bursën Shqiptare të Titujve. Meqenëse kostoja e kryerjes së transaksioneve në letrat me vlerë në një bursë të organizuar do të ishte më e lartë, atëherë Bursa Shqiptare e Titujve


www.aab.al

nuk mund të konkurrojë bankat. Nga ana tjetër, duhet të merret në konsideratë fakti që bankat shqiptare sigurojnë të ardhura shumë të parëndësishme nga komisionet, ose pësojnë edhe humbje të vogla, kur kryejnë transaksione të letrave me vlerë me investues institucionalë, ose kur ata sillen si ndërmjetës midis klientëve individë dhe qeverisë për

Roli i bankave në një bursë të organizuar duhet të shihet në këndvështrimin e palëve që sigurojnë likuiditetin e nevojshëm për të. Megjithatë, bankat nuk do të kenë interes të sigurojnë likuiditet në ndonjë bursë të organizuar, nëse kostoja e transaksionit në të do të jetë më e lartë se kostoja e transaksionit jashtë saj.

ankandet e tregut parësor të bonove apo obligacioneve të thesarit. Bursa Shqiptare e Titujve nuk mund të jetë gjithashtu një ent plotësues, për shkak të kostos më të lartë të kryerjes së transaksionit të letrave me vlerë në të. Promovimi i një baze të diversifikuar të investuesve vendas, përfshirë këtu si investuesit individualë ashtu dhe një sërë investuesish institucionalë (jo vetëm investues vendas, por edhe të huaj) me horizonte dhe perspektiva të ndryshme investimi, është thelbësore për zhvillimin e bursave të organizuara vendase. Arsyeja kryesore për një pjesëmarrje të ulët të investuesve, veçanërisht në fazat e hershme të zhvillimit të bursave në vendet në zhvillim, është rrallësia relative dhe/ose mungesa e apelit që shoqëron alternativat e investimeve që ofrohen. Me maturimin e tregjeve, Bursa Shqiptare e Titujve mund të përqendrohet në rritjen e shumëllojshmërisë së shoqërive të listuara dhe të kërkojë të diversifikojë gamën e letrave me vlerë të vlefshme për tregtim, duke përfshirë instrumente të rinj si: produktet derivate dhe fondet

e investimeve të tregtueshme në bursa (ETFs). Bursa Shqiptare e Titujve duhet të përpiqet të rrisë si bazën e investuesve, ashtu dhe atë emetuese, duke krijuar një lidhje me tregjet e tjera rajonale të organizuara, për të krijuar një treg më të madh rajonal. Kjo mund të bëhet vetëm duke harmonizuar standardet rregullatore me të gjithë vendet pjesëmarrëse, duke lehtësuar emetimet dhe investimet ndërkufitare, si dhe duke vendosur lidhje teknike ndërmjet tregjeve. Likuiditeti është një element kritik i zhvillimit të tregut financiar. Ndërsa likuiditeti shërben për thellimin dhe forcimin e tregjeve financiare, masat që synojnë nxitjen e likuiditetit do të kenë një ndikim pozitiv në zhvillimin e përgjithshëm të tregut financiar. Rrjedhimisht, përpjekja për të siguruar likuiditet më të madh duhet të jetë një objektiv kritik për Bursën Shqiptare të Titujve, rregullatorët e tregut, emetuesit dhe investuesit.

Tetor 2017

Bankieri

7


www.aab.al

TEMA E DITËS

Eficienca e bursës së titujve

Kyçi i suksesit të funksionimit të saj Hapja e bursës së parë private është një zhvillim i mirëpritur, si një element që kontribuon në rritjen e eficiencës dhe transparencës së tregjeve, ndihmon në tërheqjen e investuesve ndërkombëtarë institucionalë, nxit zhvillimin ekonomik dhe përdorimin efektiv të mjeteve monetare, ndikon në përmirësimin e qeverisjes së korporatave, rrit transparencën e pasqyrave financiare, rrit mundësitë për diversifikim për investuesin, etj.

e shoqërive të përzgjedhura nga ato të listuara në bursat e Europës Lindore, si dhe përfshirja në këtë indeks e shoqërive të listuara në bursat e Kroacisë, Serbisë, Rumanisë dhe Sllovenisë, tregon interesin në rritje të investuesve institucionalë ndërkombëtarë për të orientuar dhe kanalizuar fondet e tyre në këto tregje, bazuar në profilin e tyre të rrezikut. Indeksi shërben kryesisht si një referencë për të analizuar ecurinë e investimeve në këto tregje.

Niko KOTONIKA1, CFA

Kryetar i Komitetit të Thesarit, AAB Drejtues i Divizionit të Thesarit BANKA NBG ALBANIA

Z

hvillimet e fundit të tregjeve ndërkombëtare, rritja e dëshirës për të marrë përsipër rrezik të investuesve institucionalë ndërkombëtarë, si dhe hapja e fondeve të investimit që investojnë në tregjet e hyrjes në zhvillim, të klasifikuara si “frontier markets”, e bëjnë të domosdoshëm zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri. Këto investime do të ndikonin drejtpërdrejt në bilancin e pagesave, duke rritur investimet e portofolit, të cilat kanë qenë në nivele mjaft të ulëta pikërisht sepse nuk ka pasur një treg të organizuar të tregtimit të titujve. Krijimi në shkurt të 2008-ës i indeksit MSCI Frontier Markets & Eastern Europe & CIS2, i cili gjurmon përkatësisht ecurinë

Për të pasur sukses ajo duhet të ofrojë përparësi konkurruese të dukshme, në raport me tregun e vetorganizuar (otc), duke garantuar procesin e shlyerjes kundrejt pagesës për të gjitha letrat me vlerë, që do të emetohen me ofertë publike nëpërmjet saj. Në këtë kontekst, hapja e bursës së parë të titujve me kapital privat ka qenë një zhvillim i vonuar, jo vetëm për kontributin që ajo ka në zhvillimin e tregut financiar dhe përmirësimit të likuiditetit,

por edhe si një element i domosdoshëm për të nxitur rritjen ekonomike, duke thithur më tepër investime. Sigurisht, në fazat e para të saj, investuesit do të jenë lokalë, por me përmirësimin e standardeve të përputhshmërisë, në një perspektivë afatgjatë, do të ketë interes edhe nga investuesit ndërkombëtarë, ashtu siç ka ndodhur edhe me bursat e tjera te rajonit. Ndërkohë, bursa duhet të tregojë se çfarë përparësish ofron ajo në krahasim me tregun e vetorganizuar (over-thecounter). Në tregjet e zhvilluara, për të konkurruar zhvillimin e jashtëzakonshëm të tregut të vetorganizuar, shohim një seri bashkimesh bursash, në mënyrë që të krijojnë përparësi konkurruese kundrejt njëra – tjetrës, si dhe ndaj tregut të vetorganizuar (OTC) (për shembull: bashkimi i Bursave të Amsterdamit, Brukselit dhe Parisit në Euronext në 2006-ën, bashkimin e Bursës së Londrës me Bursën e Milanos në 2007-ën, duke formuar London Stock Exchange Group etj.), në tregjet e hyrjes në zhvillim (frontier markets) kanë filluar përpjekjet e bursave lokale për t’u ndërlidhur ndërmjet tyre. Vlen të përmendet se, ne vitin 2016, u krijua SEE- link, një nismë e Bursave të Sofjes, Shkupit dhe Zagrebit, me objektivin për të krijuar një infrastrukturë rajonale për tregtimin e letrave me vlerë të listuara në këto tregje. Objektivi kryesor i kësaj nisme është përmirësimi i likuiditetit të instrumenteve të tregtuar në këto tregje, si dhe duke tërhequr më shumë investues

1  Mendimet e shprehura në këtë artikull janë të autorit dhe nuk pasqyrojnë pozicionin zyrtar të bankës. Ky artikull nuk duhet të konsiderohet si një këshillë investimi, ose si mbështetje, apo si një rekomandim për tituj, fonde, monedha, ose shoqëri. Opinionet dhe analizat e përfshira në këtë artikull janë bazuar në burime që mendohen si të besueshme dhe të shkruara në mirëbesim, por asnjë përfaqësim ose garanci e shprehur apo e nënkuptuar këtu i referohet korrektësisë, ose plotësisë së tyre. 2

www.msci.com

8

Bankieri

Tetor 2017


www.aab.al

institucionalë. Do të ishte e nevojshme që në një të ardhme të afërt edhe bursa që do të operojë në vendin tonë të jetë pjesë e kësaj strukture rajonale. Por çfarë është një Bursë? Bursa është një vend tregtimi i organizuar, ku komisionarët dhe tregtarët e licencuar tregtojnë tituj të kapitalit, ose të borxhit, për llogari të tyre ose të klientëve. Në fillimet e tyre bursat kanë qenë vende fizike, por me zhvillimin e teknologjisë, nëpërmjet zbatimit të platformave shumëpalëshe të tregtimit, nuk është e nevojshme që bursa të jetë një vend fizik. Nga ana tjetër, suksesi i saj do të varet se deri në çfarë shkalle garantohet shlyerja e letrave me vlere që tregtohen në bursë, kundrejt pagesës duke eliminuar rrezikun e palëve të treta për investuesit. Për të realizuar këtë është e nevojshme të ekzistojë një Depozitar Qendror i Letrave me Vlerë (CSD), në mënyrë që të mundësohet transferimi i titujve kundrejt pagesës në të njëjtën kohë. Një sistem i tillë për letrat me vlere të Qeverise Shqiptare është dhe

sistemi AFISaR (Sistemi Shqiptar për Regjistrimin dhe Shlyerjen e Instrumenteve Financiare) i Bankës së Shqipërisë. Lidhja e drejtpërdrejt me sistemin AFISaR është një hap pozitiv dhe i domosdoshëm, për të mundësuar shlyerjen e titujve të qeverisë në bursë. Megjithatë, nevojitet një sistem që të mundësojë regjistrimin dhe shlyerjen e të gjithë titujve të shoqërive që do të listohen në bursë (jo vetëm ato të Qeverisë Shqiptare), e që do të garantojë një proces të shlyerjes kundrejt pagesës, në te njëjtën mënyrë si sistemi AFISaR e garanton këtë proces për titujt e qeverisë. Shumë bursa të njohura ndërkombëtare kanë lidhje të drejtpërdrejta me shtepitë e klerimit të llogarive, të cilat në shumë raste janë në pronësi të tyre. Për shembull, ofruesi më i madh i shërbimeve “post trade” në Europë, Clearstream AG zotërohet nga Deutsche Boerse. Nëpërmjet Clearstream garantohen të gjitha transaksionet që kryhen në Deutsche Boerse, si dhe pjesa më e madhe e transaksioneve të kryera në

tregun e vetorganizuar (otc) në Europë3. Zhvillimi i bursës në Shqipëri duhet të mbështetet në eksperiencat më pozitive të vendeve të rajonit por edhe më gjerë që realisht të kthehet në një burim të zhvillimit ekonomik të vendit. Si përfundim, hapja e bursës së parë private është një zhvillim i mirëpritur, si një element që kontribuon në rritjen e eficiencës dhe transparencës së tregjeve, ndihmon në tërheqjen e investuesve ndërkombëtarë institucionalë, nxit zhvillimin ekonomik, ndikon në përmirësimin e qeverisjes së korporatave si dhe rritjen e transparencës së pasqyrave financiare, rrit mundësitë për diversifikim për investuesin, etj. Për të pasur sukses ajo duhet të ofrojë përparësi konkurruese të dukshme, në raport me tregun e vetorganizuar (OTC), duke garantuar procesin e shlyerjes kundrejt pagesës për të gjitha letrat me vlerë, që do të emetohen me ofertë publike nëpërmjet saj.

3

http://www.ebrd.com/news/2016/see-link-becomes-operational.html

Tetor 2017

Bankieri

9



www.aab.al

INTERVISTA

Bursa Shqiptare e Titujve (ALSE)

Koha për thellim të sistemit financiar shqiptar Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) licencoi më datë 3 korrik 2017 shoqërinë “Bursa Shqiptare e Titujve, ALSE" sh.a., (Albanian Stock Exchange,) si bursa e parë shqiptare me kapital privat e licencuar në vend, me tre aksionarë themelues: Banka Credins sh.a., me 42.5% të kapitalit, Banka Amerikane e Investimeve sh.a. me 42.5% të kapitalit dhe shoqëria AK Invest sh.a. me 15% të kapitalit.

Intervistë me Maltin KORKUTI, Drejtor i Përgjithshëm, CREDINS BANK Andi BALLTA, Drejtor i Përgjithshëm, AMERICAN BANK OF INVESTMENTS Ilir ADILI, Drejtor i Përgjithshëm, AK INVEST BANKIERI: Para pak muajsh AMF licencoi Bursën Shqiptare të Titujve - ALSE, si një treg zyrtar letrash me vlerë. Kjo është e para bursë private në Shqipëri. Çfarë nënkupton për sistemin financiar shqiptar një ngjarje të tillë?

Maltin KORKUTI Drejtor i Përgjithshëm CREDINS BANK

Maltin Korkuti: Licencimi i një tregu financiar, siç është dhe bursa e titujve, padyshim që është një zhvillim pozitiv për ekonominë e çdo vendi. Nëse këtu marrim parasysh një vend si Shqipëria, që kurrë nuk e pati mundësinë të kishte një treg funksional kapitalesh, atëherë rëndësia dhe ndikimi pozitiv i këtij

zhvillimi shumëfishohet disa herë. Stadi aktual i zhvillimit të sistemit financiar në vend, por dhe nevoja gjithnjë në rritje e biznesit vendas për fonde, si pjesë e një prirje rritëse të një ekonomie në zhvillim, e ka bërë tashmë të nevojshme zhvillimin e tregut të kapitaleve, si sektori që i mungon arkitekturës së tregut në vend. Shqipëria ka një ekonomi ku likuiditeti është gjithnjë i konsiderueshëm, ndërsa biznesi në mënyrë të vazhdueshme është në kërkim të burimeve sa më pak të kushtueshme të financimit. Në anën tjetër bankat, sa për shkak të rreziqeve, aq edhe për shkak të kufizimeve rregullatore, e kanë të pamundur të plotësojnë këto nevoja për financim. Në këto kushte, vënia në funksionim e bursës dhe tregut të kapitaleve tashmë nuk është një luks, por një domosdoshmëri, në mënyrë që ekonomia e vendit të marrë frymë lirisht dhe të përparojë me një rritje të qëndrueshme. Andi Ballta: Licencimi i bursës së parë private të titujve – ALSE, është një ngjarje e rëndësishme për kohën kur ndodh dhe për nismëtarët e saj. Tregu do ta mirëpresë këtë mundësi të re likuiditeti financiar, në një kohë kur raporti hua - depozita vazhdon të jetë i ulët, sidomos në krahasim me vendet e rajonit. Depozituesit do të kenë më shumë mundësi për të investuar paratë; huamarrësit do të kenë një burim alternativ dhe afatgjatë për të mbështetur

Andi BALLTA

Drejtor i Përgjithshëm AMERICAN BANK OF INVESTMENTS

bizneset e tyre; likuiditeti do të investohet në vend dhe do të nxisë rritjen e ekonomisë. Në të ardhmen afatmesme, ashtu sikurse ndodh edhe në vende te tjera, ecuria e bursës do të përdoret dhe si tregues i shëndetit ekonomik dhe interesit të investuesve ndaj potencialit të vendit. Palët e interesuara për bursën janë të shumta. Ne jemi të hapur ndaj pjesëmarrjes së bankave të tjera, pasi kjo rrit vëllimin e biznesit dhe gjithë përfshirjen e institucioneve. Bashkimi në këtë nismë i një banke lokale historike, një bankë/ investues amerikan, si dhe një institucion financiar jo-bankë tregon gjithanshmërinë dhe përputhjen e interesave dhe pjekjen e kushteve për bursën.

Tetor 2017

Bankieri

11


www.aab.al

Ilir ADILI

Drejtor i Përgjithshëm AK INVEST

Ilir Adili: Disa nga tregjet e para të aksioneve u krijuan në shekullin e XVII-të në shtëpitë e kafesë të Londrës. Në këto mjedise afroheshin njerëz të interesuar që zotëronin, ose dëshironin të fitonin aksione të shoqërive tregtare. Më e famshmja ishte “Jonathan Coffee shop”, ku novatorët si John Castaing publikuan për herë të parë çmimet e aksioneve dhe çmimeve të mallrave për "letrat me vlerë të tregtueshme në Londër" (sipas të dhënave historike të bursës së Londrës - si dëshmia më e hershme e tregtisë së organizuar). Gjithkush mund të habitet kur të zbulojë numrin e tregjeve të aksioneve të shpërndarë në të gjithë globin. Edhe një vend i panjohur për një ekonomi të sofistikuar, si Ruanda, mbështetet në bursën e saj për të ndihmuar bizneset të rrisin kapitalin dhe t'u japin investuesve mundësi për të mbështetur ngritjen e sipërmarrjeve të reja.

BANKIERI: Pse vendosët të jeni një prej aksionarëve të këtij institucioni? Sa rëndësi paraqet prania e institucioneve në krijimin dhe kapitalin themeltar të një tregu të tillë? Maltin Korkuti: Në fakt Banka Credins është origjinuesja dhe mbështetësja kryesore e projektit të Bursës Shqiptare të Titujve duke filluar që nga viti 2014 e deri në korrik të vitit

12

Bankieri

Tetor 2017

2017, kur AMF i akordoi licencën. Banka u angazhua në çdo hallkë të procesit, që nga origjinimi i idesë, studimi i tregut, përgatitja e kuadrit rregullativ, përgatitja e planit të biznesit, përzgjedhja e sistemit elektronik të tregtimit, deri te përfshirja e partnerëve të tjerë në këtë nismë ambicioze, por të domosdoshme për ekonominë e vendit. Në vitin 2016 pati një interesim ta qartë fillimisht nga një institucion financiar jo-bankar lider, si AK Invest. Në fund të vitit 2016, projektit tonë iu bashkua edhe Banka Amerikane e Investimeve, një bankë e re dhe mjaft ambicioze në tregun vendas, me një eksperiencë të konsiderueshme në tregun e financimit të kapitalit (equity & debt finance). Duke qenë një ndër 3-4 bankat më të mëdha në vend dhe për më tepër bankë me një fokusim të qartë te biznesi i madh korporatë, Banka Credins është më afër prirjeve të zhvillimit të biznesit, e për rrjedhojë, nevojave të tij. Në këtë këndvështrim, Banka Credins është treguar gjithnjë guximtare dhe pararojë në drejtim të ndjekjes së prirjeve, apo shtrirjes së veprimtarisë financiare në sektorë të ndryshëm të pashkelur më parë, duke krijuar një profil të mirëfilltë të një banke universale, sipas standardeve më bashkëkohore. Përfshirja e institucioneve financiare, sidomos banka në procesin e zhvillimit të tregut të kapitaleve është një element mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për zhvillimin e industrisë së titujve, por edhe për vet këto institucione. Tashmë prirjet e zhvillimit të tregjeve financiare, të ndikuara fort nga doktrinat liberale, por edhe nga zhvillimi i teknologjisë dhe informacionit e kanë nxjerrë bankingun nga kornizat tradicionale, duke e drejtuar drejt shërbimeve financiare jokonvencionale. Kështu, në ndryshim nga disa dekada më parë, bankat sa vijnë e i qasen konceptit universal onestop-shop, ku në një sportel banke mund të gjeni një gamë shumë të gjerë produktesh dhe shërbimesh bankare, nga ato më tradicionalet (pagesa, transferta, depozita etj.) te investimi në tituj, nënshkrimi dhe kujdestaria e tyre, ofrimi i policave të sigurimit, etj. Parë në këtë këndvështrim, gjykoj se ka ardhur

koha tashmë që sektori bankar në vend duhet të jetë më i guximshëm e të fillojë hap pas hapi të tejkalojë kornizat e bankingut tradicional, duke iu gjendur më afër klientëve edhe me shërbime që kanë të bëjnë me industrinë e titujve, apo ndërmjetësimin në tregun e kapitalit për biznesin, siç janë: nënshkrimi, apo emetimi i titujve të borxhit privat (obligacionet e korporatave), apo dhe organizimi i ofertave publike fillestare (IPO) për aksionet e shoqërive që duan të rrisin kapitalin e tyre në Bursën Shqiptare të Titujve ALSE. Andi Ballta: Ne jemi investues pionierë, të durueshëm dhe afatgjatë. NCH Capital njihet si pjesëmarrës aktiv në zhvillimin e bursave në Letoni dhe Rumani. Ne jemi të specializuar në ndërmarrjen e nismave që janë të thjeshta dhe fitimprurëse. Ne besojmë në suksesin e bursës, si një ngjarje me rëndësi të lartë në imazh dhe përfitueshmëri. Ilir Adili: Modele të shumta teorike tregojnë se operatorët, ose agjentët ekonomikë, mund të jenë ndërmjetës financiarë të suksesshëm për të zvogëluar kostot e marrjes së informacionit, hulumtimit të investimeve mundshme, kontrollin ndaj korporatave, menaxhimit të rrezikut, mobilizimit të kursimeve, si dhe kryerjes së transaksioneve. Ajo që mund të thuhet me siguri është që, duke i ofruar këto shërbime për ekonominë ndërmjetësit financiarë ndikojnë në vendimet e përdorimit të kursimeve në mënyra që ndikojnë thelbësisht në ritmet e rritjes afatgjatë.

BANKIERI: Si e vlerësoni rolin e kësaj burse brenda sistemit financiar, në raport me bankat, si dhe kontributin e saj në drejtim të thellimit të tij, e më tej, ndikimin që pritet të ketë në zhvillimin ekonomik? Maltin Korkuti: Siç e thashë edhe pak më lart, teoritë moderne ekonomike nuk i shikojnë tregjet e kapitalit dhe sektorin bankar si konkurrentë, por si pjesë plotësuese të njëra tjetrës, bashkëveprimi i të cilave sjell një eficiencë më të lartë në treg dhe kosto ndërmjetësimi më të ulët.


www.aab.al

Për rrjedhojë, jemi besimplotë se bankat në vend do ta shohin krijimin e bursës dhe zhvillimin e tregut të kapitalit si një fushë e re për t’u eksploruar dhe marshuar me guxim, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, por dhe të rritjes së të ardhurave për aksionarët e tyre. Angazhimi i drejtpërdrejt dhe i tërthortë i bankave si aktorë të rëndësishëm në nxitjen e zhvillimit të tregut të kapitalit do të mundësojë zhbllokimin e ngërçit të likuiditetit të tepërt në sistemin bankar, në kushtet e mungesës së alternativave të investimit (përveç titujve të borxhit të qeverisë) dhe të nevojës gjithnjë e në rritje të biznesit për financime më pak të kushtueshme. Një pozicionim i tillë i bankave do të shkonte në të njëjtin kah, si me politikën monetare dinamike të Bankës së Shqipërisë, ashtu dhe me luftën kundër evazionit fiskal që ka shpallur qeveria, si çështje prioritare në agjendën e saj për mandatin e ri. Andi Ballta: Prania në kapitalin themeltar të bursës të institucioneve financiare, me një përqasje të kultivuar në vite ndaj menaxhimit të rreziqeve financiare dhe respektimit të kërkesave rregullatore, është thuajse

një domosdoshmëri, pasi institucionet themeluese përzgjedhin mënyrën teknike të operacioneve dhe kulturën e të bërit biznes. Gjithashtu ato vendosin kriteret e listimit dhe përputhshmërisë për shoqëritë që duan të listohen dhe të tregtohen në bursë. Ne vlerësuam që themeluesit kanë një eksperiencë dhe njohje të gjatë e të thellë të biznesit në vend, si dhe të praktikave më të mira në rajon për drejtimin e bursës. Ata kanë gjithashtu nismën e duhur dhe etikën profesionale për këtë veprimtari. Ilir Adili: Bursat pavarësisht nga qendra e tregut parësor dhe dytësor, kanë rol shumë të rëndësishëm në ekonominë e vendit. Disa prej tyre janë: Rritja e kapitalit për bizneset. Shkëmbimet ndihmojnë shoqëritë të mirë-kapitalizohen, duke shitur aksionet te publiku që investon. Mobilizimi i kursimeve për investime. Ato ndihmojnë publikun që të mobilizojë kursimet e tyre për të investuar në sektorë me rentabilitet të lartë ekonomik, gjë që rezulton me rritje të prodhimit dhe të ardhurave të individit. Lehtësimi i rritjes së shoqërisë. Ato ndihmojnë shoqëritë të zgjerohen dhe të

rriten me blerjen ose bashkimin me të tjera. Ndarja e fitimit. Ndihmojnë investuesit e rastësishëm dhe profesionalë të aksioneve, për të marrë pjesën e tyre në pasurinë e bizneseve fitimprurëse. Qeverisja e korporatave. Shkëmbimet e aksioneve imponojnë rregulla të rrepta për t'u regjistruar në to. Shoqëritë e listuara publikisht kanë të dhëna më të mira të menaxhimit sesa ato private. Krijimi i mundësive për investime për investuesit e vegjël. Investuesit e vegjël gjithashtu mund të marrin pjesë në rritjen e shoqërive të mëdha, duke blerë një numër të vogël aksionesh. Rritja e kapitalit të qeverisë për projektet e zhvillimit. Ato ndihmojnë qeverinë të rrisin fondet për veprimtaritë zhvillimore, nëpërmjet emetimit të obligacioneve. Një investues që i blen ato do t’i huazojë para qeverisë, e cila është më e sigurt dhe nganjëherë gëzon edhe përfitime tatimore. Barometri i ekonomisë. Ecuria e tregut të kapitaleve shkon përgjithësisht në të njëjtin kah me zhvillimin ekonomik, madje zhvillimet në këtë treg janë shpesh parashikues të saktë të zhvillimeve të ardhshme në ekonomi.

Tetor 2017

Bankieri

13


www.aab.al

KËNDI I GAZETARIT

Fatura e rëndë e tarifave të reja të përmbarimit Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore ishte të lehtësonte procesin e ekzekutimit të garancive dhe uljen e borxhit të keq në ekonomi, por tarifat e reja e kanë përmbysur këtë qëllim, duke rrezikuar të krijojnë një efekt bumerang, jo vetëm për sistemin financiar, por edhe për ekonominë.

Klodian TOMORI Gazetar

S

istemi jofunksional i përmbarimit u identifikua nga Banka Botërore si një nga arsyet kryesore për rritjen e huave me probleme dhe ngadalësimin e fortë të veprimtarisë huadhënëse në Shqipëri. Pas një skaneri të hollësishëm, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeruan qeverisë një paketë me 10 masa ligjore, për të forcuar sistemin financiar, pjesë e rëndësishme e të cilave ishte dhe ndryshimi i ligjit të përmbarimit. Ekspertët e Bankës Botërore rekomanduan që ligji i ri duhej të nxiste ekzekutimin e suksesshëm të kolateraleve, për të ulur borxhin e keq në ekonominë shqiptare. Kjo do të rigjallëronte veprimtarinë huadhënëse, duke nxitur rritjen ekonomike. Në këtë frymë, në tetor të vitit të kaluar, Kuvendi miratoi ligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 031, datë 11.12.2008 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat (të ndryshuar)”. Përmes ligjit të ri u amenduan, u shtuan dhe u ndryshuan dispozitat ligjore në disa

14

Bankieri

Tetor 2017

nene të ligjit ekzistues dhe Kodit të Procedurës Civile, por caktimi i tarifave të përmbarimit u la në kompetencën e Ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë. Nisur dhe nga zhvillimet politike, procesi i miratimit të tarifave të reja u zvarrit disa muaj, por në datën 26 qershor, vetëm një ditë pas zgjedhjeve, dy ministrat teknikë të opozitës, ai i drejtësisë z. Gazmend Bardhi dhe ministrja e Financave, zj. Helga Vukaj, miratuan udhëzimin e ri, duke rritur deri në 260% tarifat fikse të përmbarimit. Vendimi i dy ministrave teknikë, i marrë pa asnjë konsultim me grupet e interesit, ka lënë të habitur jo vetëm ekspertët, por edhe institucionet ndërkombëtare, të cilat ndihmuan në hartimin e ligjit të ri.

Vendimi i ri krijon një nxitje malinje në sistemin e përmbarimit. Për shkak të tarifave të larta që marrin paraprakisht, shoqëritë përmbaruese nuk kanë më asnjë nxitje të ekzekutojnë borxhin e keq. Kjo do të përkeqësojë nivelin e huave me probleme, duke penalizuar rëndë ekonominë.

Tarifat Përmes udhëzimit, tarifat fikse të shërbimit përmbarimor janë rritur deri në 2.6 herë, e po ashtu, është rritur ndjeshëm

edhe tarifa e suksesit. Konkretisht, sipas vendimit për ekzekutimin e një borxhi të keq në vlerën 2 milionë lekë, tarifa fikse që duhet t'i paguhet paraprakisht shoqërisë përmbaruese rritet në 200 mijë lekë, nga 96 mijë lekë që ishte më parë. Të njëjtën rritje dyshifrore pësojnë tarifat thuajse për të gjitha shumat e ekzekutuara. Për ekzekutimin e një shumë në masën 5 milionë lekë, tarifa rritet nga 220 mijë lekë në 400 mijë lekë, ndërsa për një borxh të keq në masën 9 milionë lekë tarifa shkon në 630 mijë lekë, nga 360 mijë lekë që ishte më parë. Ndërkohë, për ekzekutimin e pronave me vlerë të lartë, tarifa fikse që duhet t'i paguhet përmbaruesit arrin deri në 60 mijë dollarë!!!


www.aab.al

Në LEK

Shuma e ekzekutuar

Tarifat e vjetra

Tarifat e reja

Rritja

10,000

6,000

15,000

250%

50,000

10,000

15,000

150%

150,000

17,000

22,000

129%

600,000

34,800

60,000

172%

2,000,000

96,000

200,000

208%

5,000,000

220,000

400,000

182%

9,000,000

360,000

630,000

175%

20,000,000

760,000

1,200,000

158%

30,000,000

1,080,000

1,800,000

167%

90,000,000

2,160,000

3,600,000

167%

200,000,000

2,270,000

6,000,000

264%

Gjithsesi, udhëzimi nuk ka rritur vetëm tarifat fikse, por edhe ato të suksesit. Megjithëse masa e tarifës së suksesit caktohet në marrëveshjen dypalëshe, mes kreditorit dhe përmbaruesit gjyqësor, sipas rregullave të parashikuara në ligj, niveli minimal dhe maksimal i saj përcaktohet me udhëzim nga Ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave. Me udhëzimin e ri të dy këto fasha janë rritur ndjeshëm; tarifat e shërbimit përmbarimor janë shumëfishuar me një të rënë të lapsit. Vendimi i dy ministrave teknikë, z. Bardhi dhe zj. Vukaj, do të ketë pasoja të rënda financiare, jo vetëm për debitorët, por për të gjithë qytetarët. Kjo, pasi ky vendim prek drejtpërdrejt edhe buxhetin publik, arkën e përbashkët të qytetarëve.

Pasojat Legjislacioni shqiptar ia ngarkon debitorëve pagesën e shërbimit përmbarimor. Kjo do të thotë se ata që do të paguajnë kostot e larta të tarifave të reja janë debitorët, të cilët nuk kanë shlyer në kohë borxhet e tyre, jo vetëm ndaj sektorit bankar, por edhe subjekteve të tjera. Një debitori, të cilit i mblidhet më forcë një shumë borxhi në masën 600 mijë lekë, deri dje i mbaheshin 34

mijë lekë si tarifë për përmbarimin, por me tarifat e reja kostoja që ai duhet të paguajë shkon në 60 mijë lekë. Udhëzimi i miratuar dyfishon tashmë, me dhunën e ligjit, biznesin e përmbaruesve në kurriz të gjithë të tjerëve, por humbësi më i madh nga ky vendim është vet shteti, si debitori më i madh në ekonomi. Çdo ditë, dhjetëra institucione publike përfundojnë në përmbarim, për shkak se nuk shlyejnë në kohë pagesat, apo detyrimet që kanë ndaj subjekteve private. Vetëm si pasojë e këtij vendimi, shteti shqiptar humbet dhjetëra milionë euro në vit, para’ të cilat do të duhet të paguhen nga taksat e qytetarëve. Nga ana tjetër, vendimi ka një tjetër pasojë të madhe negative për ekonominë, përtej rritjes shumë të madhe të kostove; ai krijon një nxitje malinje në sistemin e përmbarimit. Për shkak të tarifave të larta që marrin paraprakisht, shoqëritë përmbaruese nuk kanë më asnjë nxitje të ekzekutojnë borxhin e keq. Kjo do të përkeqësojë nivelin e huave me probleme, duke penalizuar rëndë ekonominë. Si rezultat, udhëzimi ka përmbysur plotësisht frymën e ligjit, i cili u hartua pikërisht për ta bërë sa më

efikas ekzekutimin e garancive.

Alarmohet FMN Rritja jashtë çdo logjike dhe në kundërshtim me ligjin e tarifave për shërbimin përmbarimor privat ka alarmuar edhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në deklaratën përmbyllëse të misionit, FMN e ka listuar rritjen e tarifave të përmbarimit privat një hap mbrapa në kundërshtim me frymën e ligjit. "Tarifat e miratuara së fundmi për përmbarimin privat me gjasa do të pengojnë procesin e ekzekutimit të kolateraleve. Ky vendim duhet të anullohet," deklaroi FMN. Sipas FMN, kuadri i dobët ligjor për zgjidhjen e huave me probleme po pengon rigjallërimin e kreditimit të ekonomisë, e në këtë kontekst, anulimi i vendimit që rrit ndjeshëm tarifat për shërbimin përmbarimor privat është një hap mbrapa. Qëllimi kryesor i ndryshimeve në ligjin për Përmbarimin, ishte të lehtësonte procesin e ekzekutimit të garancive dhe uljen e borxhit të keq në ekonomi. Por tarifat e reja e kanë përmbysur krejtësisht këtë qëllim duke rrezikuar të krijojnë një efekt bumerang, jo vetëm për sistemin financiar, por edhe për ekonominë.

Tetor 2017

Bankieri

15



www.aab.al

SISTEMI BANKAR

Ekspozimi ndaj rrezikut të kursit të këmbimit dhe disa sugjerime për ta përballuar me sukses Një element shumë i rëndësishëm për të ruajtur vlerën fillestare të investimeve tona, e pse edhe për të përfituar nga zhvillimet, apo luhatjet e tregjeve financiare, është njohja bazë e tyre si dhe të qenit të informuar me ngjarjet e ndodhura në to. ndërkombëtare. Kjo prirje ka qenë e pavërtetë për tregun vendas, ku kemi parë një prirje rënëse të kursit EUR/ LEK, me një zhvlerësim të ndjeshëm të

Suela TOTOKOÇI (VOKO)

Drejtore e Departamentit të Thersarit dhe ALM-së INTESA SANPAOLO BANK ALBANIA

V

iti 2017 mund të thuhet se është një vit kthese për ekonominë botërore. Pas tërmeteve të mëdha politike të vitit 2016 me Brexit si dhe zgjedhjen e një presidenti nacionalist në Amerikë, në 2017-ën është vënë re një stabilitet më i madh, i cili mund të jetë baza e fillimit të një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në vazhdim. Tregues i kësaj është edhe ekonomia europiane, e cila në hapësirën e disa muajve ka dhënë shenja të një përmirësimi shpresëdhënës. Këto përmirësime të mirëpritura, sidomos pas viteve të gjata të krizës më të madhe që ka njohur njerëzimi, shpresohet që të sjellin një rrjedhë më logjike të lëvizjeve të parametrave kryesorë të ekonomisë e rrjedhimisht, edhe të kurseve të këmbimit, si një nga levat e rëndësishme të ekonomisë dhe biznesit botëror. Në këtë kuadër, ajo çfarë është parë ka qenë një qëndrueshmëri më e madhe e kursit të këmbimit EUR/USD, si dhe një vlerësim i saj (Euro) në tregjet

Mbrojtja nga luhatjet e kurseve të këmbimit nuk është aspak e lehtë dhe bëhet edhe më e vështirë kur tregu i derivateve të FOREX-it është shumë pak i zhvilluar, apo dhe i përdorur nga investuesit vendas. Aktualisht, tregu bankar vendas nuk i ofron të gjithë instrumentet për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit, kur bëhet fjalë për çiftet EUR/LEK, apo USD/LEK, pavarësisht se ekzistojnë instrumente të ofruar si: Kontratat e Këmbimit Valutor me Afat (Forward/Outright), të cilat i ofrohen publikut nga disa banka dhe më shpesh për çiftin e monedhave EUR/USD.

EUR përkundrejt LEK-ut. Ky fenomen është një ndryshim në sjelljen e kursit te këmbimit EUR/LEK, i cili ka treguar një luhatje të vogël të Euro-s përkundrejt Lek-ut për vite me radhë. Megjithatë, monedha që ka pësuar zhvlerësimin më

të madh, pavarësisht se jemi mësuar me luhatjet e saj përkundrejt LEK-ut, është Dollari amerikan. Kjo monedhë, jo vetëm ka mbartur zhvlerësimin e saj në tregjet ndërkombëtare, por ka vuajtur dhe vlerësimin e ndjeshëm të Lek-ut. Për ta bërë më konkret apo të matshëm këtë zhvlerësim, mjafton të shohim kursin e këmbimit në dy momente dhe t’i krahasojmë: USD/LEK në Janar 2017 ishte 129.75 ndërsa sot ka kapur nivelet e 113.50, pra një rënie prej rreth 1213%. Duke u nisur nga ecuria e kurseve të këmbimit, ajo që mund të thuhet është që të gjithë investuesit që mbajnë depozita në valutë të huaj, si: EUR dhe USD, kanë pësuar një “humbje” potenciale të vlerës së kursimeve të tyre, për shkak të zhvlerësimit të këtyre monedhave përkundrejt LEK-ut, ku është më se e qartë se ata që kanë “humbur” më shumë janë ata që kanë mbajtur kursimet në USD. Natyrshëm lind pyetja se si mund të ruajë vlerën e kursimeve një investues, duke u mbrojtur nga luhatjet e kurseve të këmbimit? Mbrojtja nga luhatjet e kurseve të këmbimit nuk është aspak e lehtë dhe bëhet edhe më e vështirë kur tregu i derivateve të FOREX-it është shumë pak i zhvilluar, apo dhe i përdorur nga investuesit vendas. Aktualisht, tregu bankar vendas nuk i ofron të gjithë instrumentet për t’u mbrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit, kur bëhet fjalë për çiftet EUR/LEK, apo USD/LEK, pavarësisht se ekzistojnë instrumente të ofruar si: Kontratat e Këmbimit Valutor me Afat (Forward/Outright), të cilat i ofrohen publikut nga disa banka dhe më shpesh për çiftin e monedhave EUR/ USD. Kontratat e Këmbimit Valutor

Tetor 2017

Bankieri

17


www.aab.al

me Afat janë instrumente derivate që mund të përdoreshin shumë mirë si mbrojtje përkundrejt rrezikut të kursit të këmbimit, sidomos në rastet kur kemi të bëjmë me një pagesë në një monedhë në një moment të caktuar në kohë, që do të realizohet nga të ardhurat e arkëtuara apo kursimet në një monedhë tjetër. Në fakt, ky produkt është më i përshtatshëm për bizneset, që mund t’i përdorin këto instrumente në mënyrë që të dinë saktësisht që sot sasitë e likuiditetit në një monedhe, që do të nevojiten në momentin e lëvrimit të një kontrate të caktuar (future cash-flow) në një monedhë tjetër. Në radhë të parë duhet të theksohet që, një element shumë i rëndësishëm për të ruajtur vlerën fillestare të investimeve tona, e pse edhe për të përfituar nga zhvillimet, apo luhatjet e tregjeve financiare, është njohja bazë e tyre si dhe të qenit të informuar me ngjarjet e ndodhura në to. Ajo që shpesh mungon në masë të dukshme në tregun shqiptar është marrja e informacionit, si dhe mungesa e edukimit financiar për ta interpretuar atë në mënyrën e duhur. Ka shumë mënyra me të cilat mund të arrihet një edukim i mirë financiar i publikut, duke filluar që nga sistemi arsimor, me shembuj më të përditësuar të prirjeve më të fundit financiare, deri tek edukimi autodidakt, duke shfrytëzuar informacionin e pafund që mundëson teknologjia sot. Megjithatë, ajo që qëndron mbi të gjitha është këshillimi

18

Bankieri

Tetor 2017

personal në nivel bankar. Në kushtet aktuale ku edukimi financiar është i kufizuar dhe tregu i derivateve është shumë pak i zhvilluar, një strategji e mirë për të mbrojtur vlerën e kursimeve nga luhatshmëria e kurseve të këmbimit është ndarja e tyre në disa monedha kryesore, ose e thënë ndryshe, krijimi i një shporte monedhash. Nëse sot do të krijonim një shportë investimesh të përbërë nga tre monedha kryesore si p.sh.: EUR, USD apo LEK, do të mund jo vetëm të përfitonim një normë mesatare kthimi të investimit të përbërë nga normat e interesit të të tre monedhave, por gjithashtu do të kishim njëlloj mënyre mbrojtjeje nga luhatshmëria e kurseve të këmbimit, duke qenë se efekti negativ nga zhvlerësimi i një monedhe do të kompensohej nga vlerësimi i monedhës tjetër. Kuptohet që sa më sipër arrihet të bëhet mirë vetëm në rastet kur kemi një planifikim financiar, i cili do të

Në kushtet aktuale ku edukimi financiar është i kufizuar dhe tregu i derivateve është shumë pak i zhvilluar, një strategji e mirë për të mbrojtur vlerën e kursimeve nga luhatshmëria e kurseve të këmbimit është ndarja e tyre në disa monedha kryesore, ose e thënë ndryshe, krijimi i një shporte monedhash.

përcaktonte qëllimin final, si dhe kohën e përdorimit të këtyre kursimeve kur kemi një të tillë. Ky rregull që vlen për individin, bëhet edhe më i rëndësishëm për biznesin. Në këtë kuadër, është për t’u përshëndetur prirja më e fundit e bizneseve korporatë në Shqipëri për të krijuar departamentet e tyre të thesarit. Në kuadër të parashikimeve, pavarësisht se në përgjithësi në tregun tonë është një dukuri që ndeshet më rrallë, duhet të synohet të zgjatet fokusi i analizës financiare, nëse duam vërtetë të flasim, apo të përcaktojmë një strategji investimi, si në rastin e një shoqërie, ashtu edhe të një në individi. Në përfundim duhet të vlerësohet si shumë pozitiv fakti që tashmë në Shqipëri kemi filluar të flasim për analizë të mirëfilltë financiare, apo dhe për strategji investimi, pavarësisht mungesave aktuale të zhvillimit të tregut vendas dhe ofrimit të instrumenteve, apo edhe shërbimeve më të sofistikuara. Jam e sigurt që shumë shpejt do të shohim të ofruara nga bankat shërbimet e “asset management” (Menaxhim Aktivesh), apo “wealth management” (Menaxhim Pasurie), si dy shërbime të mirënjohura në tregjet mbarëkombëtare, sidomos për pjesën e klientëve të kategorizuar si “high net worth individuals”, kategori e cila ka njohur rritje në tregjet ndërkombëtare, sidomos në kushtet kur bankat po përpiqen të bëjnë bazë të të ardhurave të tyre komisionet përkundrejt të ardhurave nga marzhi i interesit.


www.aab.al

SISTEMI BANKAR

Mënyrat e komunikimit dhe transaparenca në banka Faqja e internetit është vendi ku klientët informohen për gjithçka, lidhur me bankën, marrin informacion të përgjithshëm rreth bankës dhe veprimtarisë së saj, produktet dhe shërbimet që ajo ofron në të gjithë segmentet e biznesit, oferta dhe fushata marketing, veprimtari të ndryshme të përgjegjshmërisë sociale, etj.

Viola NDOJA (SMAJA) Kryetare e Komitetit të Komunikimit, AAB Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut RAIFFEISEN BANK SHQIPËRI

K

omunikimi transparent me klientët është mjaft i rëndësishëm për bankat dhe po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në kohën që po jetojmë. Në ditët e sotme, kur informacioni është shumë dinamik dhe i aksesueshem nga të gjithë, transparenca dhe cilësia e informacionit që përcillet nga banka duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm. Klientët dhe e gjithë shoqëria sot kërkon një informacion të besueshëm, të përshtatshëm dhe të kuptueshëm prej bankave, për mënyrën se si ato kryejnë veprimtarinë e tyre, si dhe tarifat e kushtet e produkteve dhe shërbimeve që ato ofrojnë për klientët. Të pasurit e këtij informacioni ndihmon në krijimin e besimit midis bankave dhe klientëve dhe është pikërisht besimi baza e çdo marrëdhënieje të suksesshme. Për më tepër, një raport i disa viteve më parë arriti në përfundimin se konsumatorët e vlerësojnë transparencën nga bizneset dhe janë më të gatshëm të blejnë produkte dhe shërbime nga ato shoqëri që ata i konsiderojnë si më transparente

(Edelman Trust Barometer 2014). Në këtë kuadër, bankat sot përdorin mënyra të ndryshme komunikimi me klientët, në mënyrë që informacioni të shkojë tek ata në kohë dhe i plotë, për çdo aspekt të

Duke qenë se shumica e njerëzve sot janë përdorues të rrjeteve sociale dhe përdorin gjithnjë e më shumë telefonat e zgjuar dhe tabletët për të marrë informacion, edhe bankat e kanë “shfrytëzuar” këtë mundësi për të komunikuar me klientët, si dhe për t’iu përshtatur nevojave të tyre.

marrëdhënies që klienti ka me bankën. Faqja e internetit është vendi ku klientët informohen për gjithçka, lidhur me bankën, marrin informacion të përgjithshëm rreth bankës dhe veprimtarisë së saj, produktet dhe shërbimet që ajo ofron në të gjithë segmentet e biznesit, oferta dhe fushata marketing, veprimtari të ndryshme të përgjegjshmërisë sociale, etj. Gjithashtu, një mënyrë mjaft e shpejtë dhe efektive komunikimi sot është dhe përdorimi i rrjeteve sociale, i cili është rritur mjaft vitet e fundit dhe është edhe një mënyrë komunikimi ndërvepruese me klientët. Duke qenë se shumica e njerëzve sot janë përdorues të rrjeteve sociale dhe përdorin

gjithnjë e më shumë telefonat e zgjuar dhe tabletët për të marrë informacion, edhe bankat e kanë “shfrytëzuar” këtë mundësi për të komunikuar me klientët, si dhe për t’iu përshtatur nevojave të tyre. Kjo është një gjë shumë pozitive nga njëra anë, sepse tregon që bankat sot ecin me hapin e kohës, me ritmin me të cilin po ecën teknologjia sot dhe i përgjigjen kërkesave dhe nevojave të klientëve në kohë reale, por nga ana tjetër ka edhe problematikat e saj. Në këtë komunikim të drejtpërdrejt me klientët, bankat jo rrallë përballen edhe me komente të papërshtatshme, të pasakta madje edhe ofenduese, të cilat ndikojnë në dëmtimin e imazhit të tyre. Komunikimi dinamik me klientët tani po bëhet edhe nëpërmjet platformave alternative, si: Facebook Messenger, Whatsapp, Viber, etj. Tashmë klientët mund të komunikojnë drejtpërdrejt me bankën nëpërmjet këtyre platformave dhe të marrin, në kohë reale, përgjigje për çdo pyetje, duke shmangur kështu radhën për të pritur një përgjigje, pasi kjo bëhet nëpërmjet këtyre platformave, shpejt dhe saktë. Sot, pothuaj të gjitha bankat janë të pranishme në rrjetet sociale: Facebook, Instagram, Linkedin, etj. dhe është e natyrshme që dhe informacioni duhet të përçohet përmes këtyre kanaleve të komunikimit. Teknologjia tashmë nuk është një risi, por është një domosdoshmëri dhe nuk i përket më të ardhmes, por është e prekshme dhe e pranishme.

Tetor 2017

Bankieri

19


www.aab.al

FORUMI I EKSPERTËVE

Sfidat e Audituesve të Brendshëm në Sistemin Bankar Shqiptar për t’u bërë këshilltarë të besuar Për audituesit e brendshëm, të pozicionuar në një vend "të besuar" në organizatë, pritshmëritë janë që të marrin mesazhet e grupeve të interesit dhe t'i transformojnë sfidat në mundësi për përmirësimin e ecurisë, me qëllim që të shtojnë vlerë në organizatë.

Silvana ZOTO, CIA

Kryetare e Komitetit të Auditimit të Brendshëm, AAB Drejtuese e Auditimit të Brendshëm BANKA NBG SHQIPËRI

N

jë nga strategjitë kryesore për të ardhmen e profesionit të audituesit të brendshëm është monitorimi/reagimi ndaj perspektivave kryesore të grupeve të interesit", siç theksohet nga z. Richard Chambers, President dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit Global të Audituesve të Brendshëm (IIA). Për të arritur njohjen nga grupet kryesore të interesit, audituesit e brendshëm duhet të kuptojnë pritshmëritë e tyre dhe të adresojnë në kohë çdo hendek midis pritshmërive dhe ecurisë së auditimit të brendshëm. Grupet e brendshme të interesit janë pjesë e kuadrit qeverisës të organizatave dhe përfshijnë: anëtarët e Bordit Drejtues, Komitetit të Auditimit dhe menaxhimin ekzekutiv, të cilët ndikojnë kryesisht në ecurinë e auditimit të brendshëm. Ndër grupet kryesorë të jashtme të interesit janë rregullatorët, të cilët ndikojnë në mjedisin ku veprojnë audituesit e brendshëm, duke vendosur

20

Bankieri

Tetor 2017

standardet/kërkesat përkatëse, si dhe audituesit e jashtëm. Në përputhje me këtë strategji, tema e Forumit të 2-të të audituesve të brendshëm ishte: "Përgjegjshmëria ndaj grupeve të interesit”. Ky forum ishte një mundësi e shkëlqyer për grupet kryesore të interesit, për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi njohuritë, perspektivat dhe rekomandimet e kërkuara nga audituesit e brendshëm, për të lehtësuar arritjen e objektivave. Këtu është e rëndësishme të mbahet parasysh që mjedisi bankar dhe ekonomia në përgjithësi po ballafaqohen me sfida të vazhdueshme, për shkak të faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm. Për audituesit e brendshëm, të pozicionuar në një vend "të besuar" në organizatë, pritshmëritë janë që të marrin mesazhet e palëve të interesit dhe

në sektorin bankar shqiptar, u krye një anketë me grupet kryesore të interesit të auditimit të brendshëm, përfshirë drejtorët ekzekutivë, anëtarët e Bordit Drejtues, si dhe anëtarët e Komitetit të Auditimit të bankave. Gjithashtu, një tjetër anketë u zhvillua me drejtorët dhe menaxherët e auditimit të bankave, për të marrë mendimin e tyre mbi profesionin e audituesit të brendshëm dhe për të identifikuar sfidat e përbashkëta, drejt përmbushjes së pritshmërive të grupeve të interesit.

Kuptimi i kërkesave të grupeve të interesit dhe përgatitja për t’iu përgjigjur atyre me qëndrimin e duhur, do ta drejtonte auditimin e brendshëm drejt shtimit të vlerës dhe përmirësimit të operacioneve të organizatës, për të përmbushur objektivin e synuar për të qenë këshilltarë të besuar për menaxhimin dhe bordin drejtues.

3. Të jetë aktiv në lidhje me rreziqet aktuale dhe ato në zhvillim e sipër.

t'i transformojnë sfidat në mundësi për përmirësimin e ecurisë, me qëllim që të shtojnë vlerë në organizatë. Në mënyrë që të kuptohet perspektiva e përgjithshme mbi qëllimin, funksionin dhe ecurinë e auditimit të brendshëm

Mesazhet kryesore nga grupet e interesit drejtuar auditimit të brendshëm ishin si në vijim: 1. Të njihet plotësisht me strategjinë, objektivat dhe rreziqet e organizatës. 2. Ofrimi i funksionit të sigurisë është thelbësor, ofrimi i këshillimit është shumë i dëshirueshëm.

4. Të zhvillojë aftësitë e domosdoshme, që përfshijnë marrëdhëniet dhe komunikimin efektiv me grupet e interesit. Mesazhi i parë për audituesit e brendshëm është mbajtja parasysh e panoramës së përgjithshme të organizatës dhe harmonizimi i veprimtarive të tyre me misionin, strategjinë, objektivat dhe rreziqet e organizatës. Drejtuesit ekzekutivë presin që audituesit e brendshëm të jenë në gjendje të bëjnë analiza për nismat e reja dhe sfidat lidhur me praktikat ekzistuese të biznesit, që do të çonin në përmirësim të ecurisë së tij. Prioritet për audituesit e brendshëm është të zotërojnë njohuri


www.aab.al

të shëndosha të industrisë, duke përfshirë ligjet, rregulloret, praktikat etj. Sipas rezultateve të anketës, rreziqet strategjike janë pothuajse të papërfshira në zonat e fokusit, ndërkohë që rreziqet operative, të përputhshmërisë dhe të raportimit vazhdojnë të qëndrojnë midis prioriteteve. Mesazhi i dytë është i rëndësishëm duke pasur parasysh se misioni i auditit të brendshëm, i përkufizuar nga IIA është: Rritja dhe mbrojtja e vlerës së organizatës, duke ofruar siguri, këshillim dhe analiza objektive dhe të mbështetura në rrezik. Natyrisht, ofrimi i sigurisë mbetet një funksion thelbësor për audituesit e brendshëm, por nga ata kërkohet, gjithashtu, të ofrojnë dhe këshillim dhe analiza që vijnë si rezultat i aktiviteteve të sigurisë ose të këshillimit. Duke pasur parasysh se biznesi është në ndryshim dhe zhvillim të vazhdueshëm, edhe funksioni i auditimit të brendshëm duhet të ndryshojë vazhdimisht me të. Kjo kërkon që Drejtuesit e Auditit, si dhe audituesit e brendshëm, duhet të shkojnë përtej zonës së "qetësisë" dhe të marrin nismat përkatëse, për t’i ofruar grupeve të interesit pikëpamjet dhe shqetësimet e tyre, përpara se problemet të vazhdojnë, për të siguruar që çdo veprim të kryhet në mënyrën e duhur. Ndikimi i pritshëm do të ishte rritja dhe mbrojtja e vlerës së organizatës. Sipas rezultateve të anketës, grupet e interesit dhe Drejtuesit e Auditimit shprehen se rishikimi i kuadrit qeverisës të organizatës si dhe veprimtarive të tjera këshilluese nuk janë midis veprimtarive të perceptuara për të sjellë më shumë vlerë në organizatë. Në këtë drejtim, nevojitet mbështetje nga Bordi Drejtues. Mesazhi i tretë përfshin të qenurit depërtues, proaktiv dhe i orientuar drejt të ardhmes për të ndihmuar drejtimin të marrë vendime të sigurta. Nga audituesit e brendshëm pritet gjithashtu, një analizë e zgjeruar e rrezikut, me fokus rreziqet kryesore të organizatës në kontekstin e ‘oreksit të rrezikut’. Një prej prioriteteve për auditimin e brendshëm mbetet koordinimi me funksione të tjera kontrolli brenda organizatës që veprojnë në linjën e dytë të mbrojtjes

(funksioni i rrezikut, i përputhshmërisë etj.) Fokusi kryesor duhet të jetë në koordinimin me funksionet e rrezikut, për të ofruar siguri në lidhje me efektivitetin e proceseve të menaxhimit të rrezikut, kontrollit dhe qeverisjes. Sipas rezultateve të anketës, grupet e interesit besojnë se koordinimi i auditit të brendshëm me funksionet e kontrollit është në një nivel të mirë, ndërkohë që më shumë se 70% e Drejtuesve të Auditimit shprehen se nuk mbështeten plotësisht në sigurinë e ofruar nga funksionet në linjën e dytë të mbrojtjes. Mesazhi i fundit është është shumë i rëndësishëm për audituesit e brendshëm me qëllim që të bëhen këshilltarë të besuar. Ai i drejtohet zhvillimit të aftësive të nevojshme, që përfshijnë marrëdhëniet dhe komunikimin efektiv me grupet e interesit. Marrëdhënia duhet të ndërtohet dhe të jetë e qëndrueshme, duke qenë një prioritet. Kjo kërkon shumë përpjekje dhe një qëndrim pozitiv, të përqendruar në ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe partneritetit, pa kompromentuar pavarësinë, etikën dhe detyrimet e tjera profesionale të auditimit të brendshëm. Me qëllim të promovimit të etikës dhe vlerave në organizatë, audituesit e brendshëm do të ndikojnë pozitivisht në krijimin e kulturës së duhur organizative, një përgjegjësi kryesore e bordit dhe menaxhimit të lartë. Domosdoshmëri mbetet zhvillimi i aftësive thelbësore në lidhje më burimet dhe metodologjitë, me përparësi kryesore komunikimin efektiv. Pra, nevojitet jo vetëm që të shpërndahen mesazhet e duhura, por të përdoren mënyra efektive komunikimi, duke përfshirë takimet dhe komunikimin me shkrim. Sipas rezultateve të anketës, grupet e interesit besojnë se marrëdhënia me audituesit e brendshëm është në nje nivel të mirë, ndërkohë 68% e Drejtuesve dhe Menaxherëve të Auditimit besojnë që kjo marrëdhënie nuk është në nivelin e kërkuar. Sfidat kryesore të Drejtuesve dhe Menaxherëve të Auditimit si dhe rezultatet e anketës janë prezantuar më poshtë: Pozicionim i duhur i funksionit të

auditimit të brendshëm, për të siguruar pavarësinë dhe objektivitetin e tij - 16% e të anketuarve konsiderojnë që struktura raportuese e auditimit të brendshëm ka nevojë për përmirësim si në formë dhe në përmbajtje, për të siguruar pavarësinë dhe objektivitetin e duhur. Mbështetje më e madhe nga Komiteti i Auditimit është një domosdoshmëri – 48% e të anketuarve shprehen se nuk janë takuar në mbledhje në mënyrë private me Komitetin e Auditimit në baza vjetore. Burime të mjaftueshme përsa i përket numrit të punonjësve dhe ekspertizës të tyre – 80% e të anketuarve nuk janë të kënaqur me nivelin aktual të departamenteve të auditimit të brendshëm përsa i përket numrit dhe ekspertizës së personelit. Zhvillimi i aftësive dhe atributeve në nivelin personal, relativ dhe profesional, me fokus në inovacion dhe fleksibilitet – pjesa më e madhe e të anketuarve nuk besojnë se inovacioni dhe fleksibiliteti janë midis aftësive të Drejtuesve të Auditimit. Zhvillimi dhe përshtatja e planit vjetor të auditimit sipas metodologjisë së bazuar në rrezik, fokus më i madh në rreziqet strategjike – 40% e të anketuarve shprehen që nuk kryhet përshtatje e Planit Vjetor të Punës të Auditimit. Gjithashtu, 60% e të anketuarve shprehen se analiza e strategjisë dhe e objektivave të biznesit nuk është marrë në konsideratë gjatë hartimit të planit vjetor të punës. Përputhshmëri me detyrimet profesionale të përcaktuara në instruksionet e detyrueshme të IIA si dhe në aktet rregullative – 76% e të anketuarve besojnë se janë në përputhje të plotë me instruksionet e detyrueshme, 24% veprojnë në përputhje të pjesshme ose jo në përputhje me këto instruksione. Zbatimi i një Programi efektiv të Përmirësimit dhe Sigurimit të Cilësisë – 44% shprehen se nuk ka një program të tillë të aplikueshëm, 56% shprehen se programi është pjesërisht i aplikueshëm duke përfshirë vlerësime të brendshme të vazhdueshme/periodike dhe/ose vlerësime të jashtme. Nevojitet një kuadër i plotë

Tetor 2017

Bankieri

21



www.aab.al

rregullativ i auditimit të brendshëm (Statuti i auditimit të brendshëm) si dhe mjete dhe teknika informatike të përshtatshme për të mbështetur proceset e auditimit të brendshëm – 38% shprehen që nuk kanë ndonjë Statut të auditimit të brendshëm, 92% shprehen se kanë manuale operative dhe kod etike për auditimin e brendshëm. Gjithashtu, vetëm 20% e të anketuarve shprehen se përdorin software/mjete informatike për të mbështetur proceset e auditimit, 72% përdorin vetëm letra pune në formë elektronike dhe 36% përdorin mjete të automatizuara për të ndjekur rekomandimet e auditimit. Koordinim më i fortë dhe më efektiv me funksionet në linjën e dytë të mbrojtjes – ndarje e qartë midis linjës së dytë dhe të tretë dhe nevoja për të rritur besimin mbi sigurinë e ofruar nga funksionet e tjera të kontrollit – 28% shprehen se ndarja midis linjës së dytë dhe të tretë të mbrojtjes nuk është e qartë. Duke marrë parasysh se funksioni i menaxhimit të rrezikut është i zhvilluar

formalisht, ka hapësira për përmirësim në koordinimin me këtë funksion – 36% shprehen se nuk ka ndërveprim midis funksionit të auditimit të brendshëm dhe menaxhimit të rrezikut. Përmirësime nevojiten në drejtim të bashkëpunimit me Auditorët e Jashtëm dhe me Autoritetet Rregullative – 56% shprehen se ky bashkëpunim është i kufizuar vetëm në ofrimin e dokumenteve/ informacioneve të kërkuara. Modernizim i procesit të ndjekjes së cështjeve të auditimit, përfshirë cështjet nga auditimi i brendshëm, auditimi i jashtëm dhe auditimet e rregullatorëve – 16% shprehen se nuk aplikohet ndonjë proces për ndjekjen e cështjeve të auditimit. Në lidhje me rreziqet e Teknologjisë së Informacionit (TI), më shumë fokus nevojitet në drejtim të adresimit të rreziqeve të sigurisë kibernetike, mediave sociale, intranet etj. – më pak se 50% e të anketuarve shprehen se rreziqet që lidhen me sigurinë kibernetike, mediat sociale, intranet janë në fokus të audituesve të

brendshëm, 92% janë të fokusuar në rishikimin e rreziqeve të përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, 72% në sigurinë fizike të qendrave të të dhënave. Forcimi i marrëdhënieve me grupet e interesit – sic është përmendur në mesazhin 4 më sipër, 68% e të anketuarve shprehen se nuk kanë marrëdhënie të forta me grupet e interesit. Trajnime të zgjeruara dhe zhvillim i vazhdueshëm, duke përfshirë certifikime ndërkombëtare profesionale (CIA, ACCA, CFE, CPA etj.) – 36% janë zotërues të certifikimeve ndërkombëtare profesionale, ndërsa 56% janë në proces për certifikim. Kuptimi i kërkesave të grupeve të interesit dhe përgatitja për t’iu përgjigjur atyre me qëndrimin e duhur, do ta drejtonte auditimin e brendshëm drejt shtimit të vlerës dhe përmirësimit të operacioneve të organizatës, për të përmbushur objektivin e synuar për të qenë këshilltarë të besuar për menaxhimin dhe bordin drejtues.

RESPONDING TO THE VOICE OF STAKEHOLDERS

Tetor 2017

Bankieri

23


www.aab.al

FORUMI I EKSPERTËVE

Të jesh këshilltar i besueshëm nëpërmjet shërbimit ndaj klientit Audituesit e brendshëm duhet të dalin vërtet nga zonat e tyre të rehatisë dhe nga mënyrat tradicionale, për t’i shtuar vlerë të madhe ekuacionit përfundimtar.

Stavri PASHKO

Drejtor Ekzekutiv INSTITUTI I AUDITUESVE TË BRENDSHËM (IIA) SHQIPËRI

P

ërditësimi i fundit i Kornizës Ndërkombëtare të Praktikave Profesionale (IPPF) ka parashtruar një koncept të ri emocionues: Misioni i auditimit të brendshëm, ose ashtu siç emërtohet edhe në Kornizë, thjesht, Misioni. Koncepti i ri, që është pjesë e udhëzuesit të detyrueshëm të IPPF-së, është i thjeshtë dhe tejet racional: "Rritja dhe mbrojtja e vlerës së organizatës, duke ofruar siguri, këshillim dhe analiza objektive dhe të mbështetura në rrezik." Misioni është një deklaratë e përgjithshme, që synon të ndihmojë grupet e interesit dhe profesionistët të kuptojnë praktikën profesionale të auditimit të brendshëm. Misioni mund të përmbushet nga audituesit e brendshëm, të cilët qëndrojnë në pozita udhëheqëse dhe besimi, me njohje dhe respekt të spikatur nga grupet e interesit. Gjatë një trajnimi, të organizuar nga AAB në bashkëpunim me Institutin 24

Bankieri

Tetor 2017

Shqiptar të Audituesve të Brendshëm, ngrita një pyetje për pjesëmarrësit: Kush është klienti i audituesit të brendshëm? Megjithëse vijova me disa komente, për t'i drejtuar pjesëmarrësit drejt përgjigjeve të mundshme, ata nuk mundën të kapërcenin heshtjen dhe konfuzionin që ndihej qartësisht në sallë. Çfarë nënkuptoj unë me klient? Ne si auditues të brendshëm nuk punojmë me klientë ... Gjithsesi, nuk ka konfuzion kur flasim për rolin e këshilltarit të besuar të biznesit. Tema ka qenë pjesë e agjendës së profesionit të audituesit të brendshëm për disa dekada, me synimin për ta shndërruar auditimin e brendshëm nga një funksion policimi në një funksion të një partneri të besuar biznesi. Në të vërtetë, shumë departamente të auditimit të brendshëm, gjatë viteve të fundit, kanë lëvizur në këtë drejtim. Shumë të tjerë ende po përpiqen për këtë dhe nuk po arrijnë ta ndryshojnë rrjedhën e veprimtarisë së tyre. Në rolin e këshilltarëve të besuar të biznesit, audituesit e brendshëm duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht për “punën” e tyre. “Puna” jonë është të ofrojmë shërbime sigurie dhe këshillim. Që të shkëlqesh në punën tonë, na duhet të mendojmë për shërbimin ndaj klientit. Ne duhet ti konsiderojmë njësitë e biznesit dhe zotëruesit e proceseve që ne auditojmë, si klientë. Në një organizatë biznesi, shërbimi ndaj klientit është vendimtar dhe kjo nuk vihet fare në diskutim. Çdokush që është serioz në arritjen e suksesit, i detyrohet klientit të tij/saj, me qëllim që të mund të qëndrojë në biznes. E njëjta gjë vlen edhe për audituesit e brendshëm. Ndër të tjera, qasja e orientuar ndaj klientit

për audituesit e brendshëm do të thotë që sigurohet jo vetëm përfundimi i një angazhim auditues e që mundëson një vendim-marrje më të mirë, por edhe që klientët janë të kënaqur me punën e auditimit, përballen me ndërprerje minimale gjatë auditimit dhe trajtohen me kujdes dhe preokupim, zakonisht i rezervuar për klientët pagues. Në një perspektivë të tillë, audituesit e brendshëm duhet të kryejnë veprimtaritë e tyre duke marrë parasysh orarin dhe preokupimet e klientëve të tyre që ata auditojnë, duke angazhuar kontributin e tyre gjatë fazave të planifikimit dhe caktimit të detyrave, duke kërkuar mënyra të tjera sipas të cilave aftësitë e tyre të auditimit mund të kthehen në një vlerë për organizatën, e shpesh duke ndërmarrë nisma që dalin jashtë fushës tradicionale të auditimit të brendshëm. Ky fokus në rritje në shërbimin ndaj klientit është një lëvizje e madhe, që mund të çohet përpara jo vetëm me një vullnet të mirë, por gjithashtu ka nevojë dhe për angazhimin e aftësive, të tilla si: menaxhimi i projekteve, planifikimi, mendimi kritik dhe të dëgjuarit aktiv. Ata duhet ta njohin klientin, biznesin, industrinë dhe duhet të shkëlqejnë në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve me ta. Të gjitha këto aftësi “soft” janë të nevojshme, për ta shtyrë audituesin e brendshëm drejt rolit të këshilltarit të besuar. Audituesit e brendshëm duhet të promovojnë një kulturë në të cilën ata nuk bëjnë vetëm formalisht detyrën, por i qasen departamenteve të tjera si klientë apo konsumatorë. Audituesit e brendshëm me fokus shërbimin ndaj


www.aab.al

klientit nuk janë në kërkim të problemeve, por ata kërkojnë zgjidhjet. Audituesit e brendshëm janë të veçantë në mesin e shumicës së punonjësve, pasi shqyrtojnë proceset dhe veprimtaritë nga fillimi në fund, e kështu mund t’i lidhin të gjitha fijet së bashku. Për rrjedhojë, ata mund të ofrojnë informacione të vlefshme për zotëruesit e proceseve, që kërkojnë të rrisin efikasitetin në operacionet e tyre. Natyrisht, ata duhet të flasin me gjuhën e biznesit. Duke pohuar se procesi është joefikas, ndonjëherë është më e qartë se sa të thuhet se "procesi i mungon kontrolli", e kështu mund të tërheqë më shumë vëmendje rreth çështjes së ngritur. Zbatimi i qasjes së shërbimit ndaj klientit është në përfitim si të auditimit të brendshëm, ashtu dhe të subjekteve të audituar. Si këshilltarë biznesi ne duam tu tregojmë të tjerëve në organizatë se "jemi të gjithë në të njëjtën anije". Pasi fillohet me qasjen e shërbimit ndaj klientit, është e rëndësishme të dimë se sa janë të kënaqur janë ata. Kjo realizohet kryesisht duke kryer një sondazh mbi kënaqësisë e klientit. Për audituesit e brendshëm, kjo do të thotë të vendosen në rolin e të audituarit dhe t'i pyesim: "Tani është radha juaj! Si e kryem

punën?" Në Shqipëri nuk ka aq shumë departamente të auditimit të brendshëm, të cilët kryejnë sondazhe të tilla. Dikush mund të mendojë se ndoshta audituesit e brendshëm kanë frikë të auditohen, ose më keq, kanë frikë të përmirësohen. Pavarësisht nga kjo, anketat e kënaqësisë së klientit, ose intervistat pas auditimit janë të rëndësishme dhe mund të ndihmojnë departamentet e auditimit të brendshëm që të kalibrojnë fokusin ndaj klientëve të tyre dhe të përmirësojnë proceset e tyre. Këto anketime i sigurojnë subjekteve të audituara një mekanizëm rreth procesit të auditimit si dhe për përvojën në përgjithësi. Rezultatet duhet të analizohen nga audituesit e brendshëm dhe të përdoren për të identifikuar boshllëqet dhe fushat se ku ato mund të përmirësohen. Shpesh këto studime evidentojnë e nxjerrin në pah boshllëqe të rëndësishme në fushat e aftësive “soft”, siç janë: komunikimi dhe menaxhimi i kohës, të cilat janë të vështira të identifikohen. Me qëllim që të mos humbasin mundësitë për përmirësim, është e rëndësishme që anketa e kënaqësisë së klientit të jetë një proces formal shqyrtimi dhe nuk bëhet vetëm në mënyrë rastësore dhe joformale. Qasja e shërbimit ndaj klientit nuk do

të thotë që klienti ka gjithmonë të drejtë. Audituesit e brendshëm duhet ende të mbajnë pozicionin e tyre si vlerësues të pavarur dhe objektiv, kur puna e klientit nuk është në linjë me vlerat dhe objektivat e organizatës dhe nuk kupton rreziqet për ta bërë këtë. Departamenti i auditimit të brendshëm ende duhet të raportojë dhe të konsiderojë komitetin e auditimit si një nga klientët më të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë, ndërsa shumica e audituesve të brendshëm përqendrohen në parandalimin e rreziqeve, përmbushja e Misionit kërkon që audituesit e brendshëm të jenë më të preokupuar ndaj organizatës që është në gjendje të optimizojë rezultatet e saj dhe të shkojë drejt përmbushjes së objektivave të saj, duke marrë përsipër rreziqe të llogaritura. Kjo nuk ndodh thjesht duke folur me njerëz të tjerë në organizatë, por përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe konsiderimit të nevojave të të gjithë grupeve të interesit në organizatë, përfshirë këtu dhe ata që auditohen. Audituesit e brendshëm duhet të dalin vërtet nga zonat e tyre të rehatisë dhe nga mënyrat tradicionale, për t’i shtuar vlerë të madhe ekuacionit përfundimtar.

Tetor 2017

Bankieri

25


www.aab.al

FORUMI I EKSPERTËVE

E ardhmja e faktoringut në Shqipëri BERZH do të punojë me të gjitha palët e interesuara për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi faktoringun, veçanërisht për NVM-të, të cilat do të jenë përfituesit kryesorë.

faktoringu përbën një mjet veçanërisht të dobishëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të). Ata vunë në dukje më tej se, grupet e interesit duhet të punojnë së bashku, për të identifikuar vështirësitë që kanë penguar deri më tani zhvillimin e këtij instrumenti të rëndësishëm financiar në Shqipëri.

Dr. Maria Mogilnaya

Bankiere, Programi për Lehtësimin e Tregtisë BANKA EUROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, BERZH

B

izneset e vogla janë shumë të rëndësishme për një ekonomi vitale e për rrjedhojë, është po kaq e rëndësishme t’u sigurohet atyre një qasje e lehtë për të siguruar financim. Një nga mjetet e financimit – faktoringu - është ende në fillimet e tij në Shqipëri, por mund të ndihmojë në rritjen e këtyre bizneseve. Si i tillë, ai përbën një burim të madh potencial për të nxitur rritjen ekonomike. Bazuar në këtë argument, Banka e Shqipërisë dhe BERZH zhvilluan më 5 shtator 2017 në Tiranë, një seminar mbi faktoringun, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit mbi këtë instrument mes bankave, institucioneve financiare jo-banka, firmave ligjore, shoqërive të sigurimit, shoqërive të kontabilitetit dhe grupeve të tjera të interesit. Në fjalën e hapjes, zj. Natasha Ahmetaj, Zëvendësguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë dhe z. Matteo Colangeli, kreu i BERZH-it për Shqipërinë, theksuan se 1

“Faktoringu mund të jetë një mjet shumë i rëndësishëm për sektorin financiar në Shqipëri, me një potencial të lartë zhvillimi. Ky shërbim mund të ofrojë më shumë financim sesa kreditimi tradicional, duke reduktuar rreziqet". Natasha Ahmetaj, Zëvendëguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë

Diskutimet në seminar u fokusuan në kuadrin ligjor, rregullator dhe atë tatimor për faktoringun në Shqipëri, në sfidat kryesore me të cilat përballet industria në ofrimin e shërbimeve të faktoringut, dhe zgjidhjet e mundshme. Gjithashtu, u diskutua dhe roli i BERZH-it, Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) Shqipëri dhe FCI-së – që është trupa përfaqësuese globale e faktoringut - për zhvillimin e këtij të fundit. Z. Erik Timmermans, Zëvendësekretar i Përgjithshëm i FCI-së dhe zj. Ardita Seknaj, Sekretare e Përgjithshme e ICC - Shqipëri, theksuan rëndësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira dhe promovimit të mëtejshëm të faktoringut, duke rritur ndërgjegjësimin mes pjesëmarrësve të tregut dhe grupeve të interesit, të tilla si gjykatat dhe rregullatorët.

Situata aktuale Aktualisht, 6 nga 28 institucionet financiare jo banka (IFJB) janë licencuar për të ofruar shërbimin e faktoringut

Burimi: Banka e Shqipërisë Raporti Vjetor i Mbikëqyrjes 2016, publikuar në korrik 2017.

26

Bankieri

Tetor 2017

në Shqipëri, konkretisht: Albanian Factoring Services, Albanian Financial Institution, Crimson Finance Fund Albania, Omnifactor, Tirana Factoring & Lease dhe Tranzit. Në vitin 2016, shërbimi i faktoringut (vetëm faktoringu në nivel kombëtar) përbënte 2.8% të totalit të portofolit të IFJB-ve, me një qarkullim vjetor prej 6,639,7101 lekë, i cili thuajse është katërfishuar, që nga viti 2015. Gjithashtu, 9 nga 16 bankat në Shqipëri kanë licencë për të ofruar shërbimin e faktoringut. Bazuar në statistikat e Bankës së Shqipërisë, sektorët që janë financuar më shumë përfshijnë: industrinë e përpunimit, prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe ujit, tregtinë, riparimin e automjeteve dhe artikujve shtëpiakë, ndërkohë që veprimtaritë e faktoringut kryhen vetëm në Tiranë. "Faktoring-u në Shqipëri është ende në fillimet e tij dhe ekziston nevoja për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë, si dhe për të krijuar praktikat më të mira në këtë drejtim. Gjithashtu, është e nevojshme të përmirësohet mjedisi ligjor dhe rregullator për shërbimin e faktoringut (përfshirë disponueshmërinë e të dhënave financiare për bizneset). Një nga rrugët e zhvillimit për industrinë shqiptare të faktoringut do të ishte nëpërmjet veprimtarive ndërkombëtare të faktoringut, përmes rrjetit të FCI-së dhe shpresoj që së shpejti të shohim një ose dy lojtarë që do t’i bashkohen FCIsë" Erik Timmermans, Zëvendës sekretar i Përgjithshëm i FCI-së.

Çfarë thonë tregjet Gjatë përgatitjeve për këtë seminar, BERZH dhe ICC - Shqipëri


www.aab.al

zhvilluan një vrojtim me bankat dhe institucionet financiare jo-banka, për të kuptuar më mirë situatën në treg. Rezultatet treguan se shumica e të anketuarve besojnë se faktoringu si koncept nuk kuptohet në treg, veçanërisht nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) dhe se ata (të anketuarit) nuk janë të kënaqur me kuadrin e përgjithshëm ligjor dhe rregullator për faktoringun në Shqipëri. "Si një organizatë biznesi, ICC – Shqipëri është e përkushtuar të vazhdojë veprimtarinë e grupit të punës për faktoringun. Grupi trajton pengesat për zhvillimin e faktoringut në Shqipëri, në mënyrë që NVM-të të mësojnë - dhe të përfitojnë - nga ky shërbim financiar" Ardita Seknaj, Sekretare e Përgjithshme e ICC - Shqipëri.

Legjislacioni shqiptar për faktoringun përmend këto lloje të faktoringut: (i) faktoring vendas, eksporti dhe importi; dhe (ii) faktoring me dhe pa garanci, të cilat sipas ligjit shqiptar konsiderohen si transaksione të pastra shitjeje. Për të qenë e vlefshme, kontratat për llogaritë e arkëtueshme duhet të bëhen me shkrim. Megjithëse legjislacioni për nënshkrimet elektronike është miratuar, procedura e nënshkrimit elektronik nuk përdoret gjerësisht dhe preferohen marrëveshjet në letër. Këto marrëveshje duhet t'i bëhen të ditura edhe debitorit. Për qëllime të pagesës së TVSH-së, faktorigu konsiderohet si një shërbim financiar ku norma e aplikueshme e TVSH-së është 0%. Megjithatë, ndryshimet e fundit në legjislacionin e TVSH-së nuk e përjashtojnë qartazi

faktoringun nga TVSH-ja, dhe kjo është e nevojshme të sqarohet. Gjithashtu, Shqipëria nuk është anëtare e Konventës UNIDROIT të vitit 1988 mbi “Faktoringun Ndërkombëtar”, ose e Konventës UNCITRAL të vitit 2001 mbi “Përcaktimin e Llogarive të Arkëtueshme në Tregtinë Ndërkombëtare”. Të anketuarit në vrojtim identifikuan disa pengesa në zhvillimin e një tregu të shëndetshëm të faktoringut në Shqipëri, si dhe disa katalizatorë të mundshëm, të tillë si: • aksesi më i mirë në informacionin përkatës rreth besueshmërisë së debitorëve, mundësisht përmes një regjistri të centralizuar të kredive, • zhvillimin e produkteve të sigurimit nga rreziku i kredisë, prej shoqërive të sigurimeve, • përjashtimi i qartë nga TVSH-ja i faktoringut, si shërbim financiar, • sqarim të mënyrës së regjistrimit dhe të raportimit të faktoringut pa garanci, • trajnim dhe ndërgjegjësim më të mirë për: (i) shoqëritë; (ii) autoritetet qeveritare, përfshirë gjykatat, si dhe (iii) specialistët e faktoringut, në banka dhe institucione financiare jo-banka.

Si e mbështet BERZH-i faktoringun Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) është angazhuar prej disa kohësh në promovimin e faktoringut, nëpërmjet Programit të Lehtësimit të Tregtisë (TFP) dhe punës së saj me institucionet financiare jobanka. I lançuar në vitin 1999, TFP i BERZH-it ka synuar të promovojë tregtinë e jashtme mes vendeve në të cilat

BERZH investon. Që nga viti 2007, kur u miratua praktika e parë e faktoringut, BERZH ka nënshkruar 14 kontrata të tjera faktoring me bankat dhe shoqëritë e faktoringut, me një xhiro totale prej 670 milionë euro. Krahas sigurimit të fondeve për të mbështetur zhvillimin e operacioneve të faktoringut në bankat dhe institucionet financiare jo-banka, BERZH-i, nëpërmjet TFP-së, ofron edhe shërbime këshilluese për faktoringun. Këshillimi ka qëllim të njohë bankat dhe institucionet financiare jo-banka me shërbimin e faktoringut, e gjithashtu të ofrojë trajnim në terma praktikë dhe rritje të kapaciteteve për punonjësit e këtyre institucioneve, në mënyrë që NVM-të të mund të kenë një qasje më të mirë në drejtim të faktoringut. Shërbimet këshilluese janë përshtatur për nevojat e secilës bankë, apo institucioni financiar jo-bankë, për t'i ndihmuar ata të ndërtojnë dhe të optimizojnë operacionet e tyre të faktoringut. Nga përvoja jonë dimë se mjedisi ligjor dhe rregullator në çdo vend mund të ketë një ndikim të madh në zhvillimin e faktoringut, gjë që ndonjëherë mund të dëmtojë përpjekjet e BERZH-it në promovimin e këtij instrumenti financimi. Në përgjigje të kësaj, me anë të Programit të Tranzicionit Ligjor të BERZH-it u krijua një program zhvillimi, veçanërisht për faktoringun, që u ofron ndihmë teknike qeverive që duan të krijojnë një mjedis legjislativ dhe rregullator, që mundëson dhe mbështet zhvillimin e programeve lokale dhe /ose rajonale të faktoringut. Seminari në Bankën e Shqipërisë ishte në të vërtetë vetëm hapi i parë në procesin e zhvillimit të faktoringut në Shqipëri dhe ne do të punojmë me të gjitha palët e interesuara për të përmirësuar kuadrin ligjor dhe rregullator dhe për të rritur ndërgjegjësimin dhe njohuritë mbi faktoringun, veçanërisht për NVM-të, të cilat do të jenë përfitueset kryesore.

Tetor 2017

Bankieri

27


KREDI PËR www.aab.al SHTËPI

Lumturi është të jetosh në shtëpinë tënde! Jemi gjithmonë pranë jush dhe vazhdojmë të plotësojmë kërkesat tuaja! Kredi për blerje, ndërtim dhe rikonstruksion shtëpie me normë interesi fikse për vitin e parë 3.5% në Lekë dhe 2% në Euro.

28

Bankieri

Tetor2017 Prill 2017


www.aab.al

FORUMI I EKSPERTËVE

Siguria për tregtinë elektronike Siguria e tregtisë elektronike mund të jetë një subjekt i ndërlikuar, por tregtari ka një përgjegjësi e madhe për të mbrojtur faqen e internetit nga grabitja dhe nga vjedhja e të dhënave të ndjeshme të konsumatorëve.

G

jatë viteve të fundit, rritja e biznesit online (të tregtisë elektronike) ka qenë dramatike dhe ritmi vijon të rritet edhe për vitin 2017. Qëllimet dhe objektivat e tregtisë elektronike janë të përbashkëta për çdo biznes, që të ofrojë vlerë për klientët, shërbime dhe mirëfunksionim, reklama, imazh, për të ofruar një ndjenjë komuniteti mes të tjerëve e më e rëndësishmja, besueshmëri dhe siguri për të gjithë, gjatë blerjeve online.

Biznesi i tregtisë elektronike nënkupton shumë më tepër sesa thjesht menaxhimi i një faqe interneti të suksesshme; ai duhet të sigurojë që të gjitha të dhënat e klientëve trajtohen në mënyrë të sigurt.

Transaksionet online janë bërë pjesë e pandarë e jetës sonë këto ditë, falë pranimit në rritje të tregtisë elektronike, si një alternativë e përshtatshme kundrejt tregtisë tradicionale. Gjithsesi, duhet të kemi parasysh se industria e tregtisë elektronike është një nga objektivat më

tërheqës edhe për kriminelët kibernetikë. Industria online ka pasur pjesën e saj në morinë e incidenteve që përfshijnë shkeljet e sigurisë. Sipas studimeve të kohëve të fundit, lidhur me faktin se cilat sulme janë përdorur më së shumti nga keqbërësit kibernetikë dhe cilat industri po shënjestrohen dhe në cilat mënyra, lista e mëposhtme shpjegon rezultatet: • Organizatat qeveritare dhe financiare, si dhe shoqëritë e tregtisë elektronike e treguan veten si objektiva në veçanti. Këto sektorë i nënshtrohen gjithashtu nivelit më të lartë të përpjekjeve manuale (jo automatike) për kompromentim. • Llojet e sulmeve janë të përshtatura sipas sektorëve të veçantë. Për shembull, tregtia elektronike përjeton një miks përpjekjesh të dizenjuara për të shkaktuar kohë joproduktive dhe qasje në skedarët e brendshëm. Rreth 65% e të gjitha sulmeve në sektorin e financave përpiqen të vjedhin kredencialet e hyrjes së vizitorëve në faqet e internetit. • Metodat e lehta për t'u ekzekutuar, siç janë: "SQL Injection" dhe "OS Commanding", janë metodat më të zakonshme të përdorura në të gjithë sektorët. Sulme më të rralla përfshijnë: "Arbitrary File Execution" dhe "Cross-Site Request Forgery". Faqet në internet të tregtisë elektronike, të karakterizuara nga një bollëk aplikacionesh në rrjet, janë të dytat për nga numri mesatar më i lartë i sulmeve në ditë, sipas mostrës së analizuar. Ky sektor përpunon vëllime të mëdha të të dhënave të ndjeshme

të konsumatorëve, të tilla si: të dhëna personale dhe financiare. Një nga vektorët më të njohur të sulmit në këtë sektor është "PathTraversal", që potencialisht u jep sulmuesve qasje në direktoritë e skedarëve të sistemit. Gjithashtu, sulmet "Denial of Service" (DoS) përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të sulmeve, një metodë që mund të bëjë që aplikacionet në internet të jenë të paarritshme, në një sektor, në të cilin, koha aktive e përdorimit (uptime) është kritike. Ne duhet të mbrojmë biznesin e tregtisë elektronike nga kërcënimet e mundshme të sigurisë. Kjo mund të jetë sfiduese, por është praktikisht e mundur. Në fakt, ekzistojnë praktikat më të mira dhe ato mund të zbatohen, për të ruajtur integritetin e blerjeve online dhe konfidencialitetin e të dhënave të klientit. Praktikat e sigurisë ekzistojnë që të parandalohen mashtrimet dhe shkeljet e sigurisë së tregtisë elektronike, si dhe për të mbajtur sigurinë në internet. Siguria e tregtisë elektronike lidhet me parimet kryesore, por pa u kufizuar në to, si më poshtë: • Integriteti - d.m.th. për të siguruar që informacioni në faqen e internetit të tregtarit nuk është ndryshuar, • Mos-refuzimi - për të siguruar që veprimet online, d.m.th. blerja, nuk mund të mohohen/refuzohen, • Autenticiteti - për të identifikuar personin, ose entin me të cilin po tregtoni në internet, • Fshehtësia - për të siguruar që informacioni u shfaqet vetëm atyre personave që janë të autorizuar ta shohin atë, • Privatësia–për të kontrolluar

Tetor 2017

Bankieri

29


www.aab.al

përdorimin e informacionit të ofruar për vete, nga klienti te tregtari, • Disponueshmëria - për të siguruar që faqja e internetit për tregtinë elektronike vazhdon të funksionojë, siç është menduar, edhe në rast të ndërprerjeve. Për të qenë në gjendje të keni një biznes të tregtisë elektronike, d.m.th. një dyqan në internet, e natyrisht, nëse vendosni të tregtoni në internet, kjo duhet të jetë e sigurt dhe e besueshme. Hapi i parë drejt një faqe të sigurt interneti për tregtinë elektronike është përdorimi i një platformë të sigurt. Në qarkullim ka aq shumë platforma të tregtisë elektronike të tipit “open source” sa që zgjedhja e më të mirës, mund të jetë një detyrë e vështirë. Megjithatë, më shumë se dy të tretat e të gjitha faqeve aktive të tregtisë elektronike përdorin Magento ose WordPress,WooCommerce, kryesisht për shkak të karakteristikave të tyre të sofistikuara të sigurisë. Megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë, por ajo që i bën ata të qëndrojnë veçmas të tjerëve është siguria e madhe. PrestaShop dhe VirtualMart janë një tjetër zgjedhje me një kuadër të provuar sigurie. Së dyti, pa marrë parasysh se cila platformë vendoset për përdorim, sigurohuni që ajo do të jetë në përputhje me standardet e PCI-së (Payment Card Industry) dhe të përmbushë kërkesat respektive. Përputhja me PCI-në është e detyrueshme, nëse pranoni pagesa me kartë krediti. Paylink si kompani e çertifikuar sipas PCI DSS (Payment Card Industry Data Security Standard) ofron "plugins"-e për platformat e lartpërmendura. Këto u vijnë në ndihmë tregtarëve që të arrijnë përputhshmërinë me PCI-në brenda një kohe të shkurtër dhe që të jenë më të sigurt. Gjithashtu, Paylink ofron “portën” e vet të pagesave, e cila është gjithashtu në përputhje dhe e çertifikuar sipas PCI-së. Plugins-et lehtësojnë mënyrën se si bizneset online komunikojnë me “portën” e pagesës. Me pak fjalë, ajo që duhet të bëjnë tregtarët për të qenë në gjendje të kryejnë tregti

30

Bankieri

Tetor 2017

elektronike, është thjesht të zgjedhin një platformë të sigurt, të përputhsme me PCI-në. Megjithatë, shumë nga tregtarët mendojnë se PCI nuk zbatohet për ta, sepse ato janë shumë të vegjël. Ky është një keqkuptim shumë i zakonshëm. PCI vlen për çdo biznes që përpunon, ruan ose transmeton të dhënat e kartës së kreditit. Faqja e internetit e PCI-së shpjegon se sa seriozisht konsiderohet fakti që tregtarët e vegjël janë objektivi kryesor për grabitësit e të dhënave. Nëse të dhënat e kartëmbajtësit vidhen - dhe kjo për faj të tregtarit tregtari mund të marrë gjoba, madje mund t’i ndërpritet e drejta për të pranuar pagesa nëpërmjet kartave. Nëse tregtari nuk merr seriozisht sigurinë dhe grabitet, e kur të dhënat e klientit i vidhen, ai/ajo do të ballafaqohet me pasoja serioze. Megjithatë, arsyeja e vërtetë për të qenë në përputhje me PCI-në është se kjo e fundit jep një sërë rekomandimesh shumë të mira, për të siguruar biznesin online. Ato do të minimizojë rrezikun që faqja të mund të kompromentohet, apo që të dhënat të vidhen. Klientët do t’u jenë shumë mirënjohës që të dhënat e tyre nuk vidhen nga faqja juaj e internetit. Gjobat për mosplotësimin e përputhshmërisë me PCI-në mund të jenë të mëdha, por nuk do të jenë më keq se sa dëmtues që i shkaktohet markës, imazhit dhe reputacionit të shoqërisë dhe humbjes së besimit nga klientët, lidhur me mungesën e seriozitetit në drejtim të

sigurisë. Pra, si i mbrojmë faqet tona të tregtisë elektronike nga grabitja dhe të dhënat e ndjeshme të klientëve nga vjedhja? • Zgjidhni një ofrues të sigurt për hosting të faqes tuaj, • Zgjidhni një platformë të sigurt të tregtisë elektronike. • Përdorni checkout të sigurt në internet. • Sigurohuni që jeni në përputhje me standardet e PCI-së. • Mos ruani të dhëna të ndjeshme. • Përdorni një sistem të verifikimit të adresave dhe të kartave. • Vendosni alarme për veprimtari të dyshimtë. • Ofroni trajnime rreth sigurisë për punonjësit tuaj. • Monitoroni rregullisht faqen tuaj. • Kryeni kontrolle të rregullta të skanimeve të PCI-së. • Etj. Biznesi i tregtisë elektronike nënkupton shumë më tepër sesa thjesht menaxhimi i një faqe interneti të suksesshme; ai duhet të sigurojë që të gjitha të dhënat e klientëve trajtohen në mënyrë të sigurt. Siguria e tregtisë elektronike mund të jetë një subjekt i ndërlikuar, por tregtari ka një përgjegjësi e madhe për të mbrojtur faqen e internetit nga grabitja dhe nga vjedhja e të dhënave të ndjeshme të konsumatorëve. Një biznes i sigurt online dhe përputhshmëria me PCI-në mund të arrihen relativisht lehtë nëse tregtarët ndjekin rekomandimet e mësipërme.


www.aab.al

FORUMI I EKSPERTËVE

Revolucioni Financiar Teknologjik troket në rajon FinTech po prek edhe Shqipërinë Penetrimi i FinTechs në Shqipëri pritet të rritet, duke ndjekur zhvillimet teknologjike të viteve të fundit, të cilat po prekin një sërë shërbimesh dhe me përshtatjen rregullatore të sektorit financiar, në mbështetje të këtij zhvillimi. 15% në 2015, në 33% deri më tani. Gjatë këtij procesi, shoqëritë FinTech po shkrijnë pengesat midis produkteve financiare dhe stilit të jetesës moderne, duke vendosur standarde të reja brenda shërbimeve financiare. Pikat kryesore që diferencojnë shoqëritë FinTech janë fokusi te eksperienca e konsumatorit dhe dëshira për të jetësuar teknologjinë në mënyra të pazakonta. Konsumatorët tërhiqen nga mundësia për të aksesuar shërbime financiare më të thjeshta, më

Lindita SHOMO

Drejtore e Përgjithshme EASYPAY

F

inTech, apo ndryshe teknologjia financiare, është një term që përfshin të gjithë shoqëritë teknologjike që hyjnë në sistemin financiar, për të ofruar produkte alternative financiare. Institucionet FinTech kombinojnë modele biznesi novatore dhe teknologjinë e fundit, për të mundësuar lehtësimin, rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve financiare. Ky sistem i përparuar i financës alternative po sfidon modelet konvencionale të biznesit dhe bankave! Rritja e shpejtë e FinTech-save në industrinë e shërbimeve financiare dhe lulëzimi i investimeve në këtë sektor në mbarë botën, ka tërhequr shumë vëmendje nga ndjekës të prirjeve të industrisë, por dhe nga mediat. Nga studimet e fundit, investimet në shoqëritë FinTech në botë janë katërfishuar, nga 2010 në 2015, duke arritur deri në 19 miliardë USD në vit. Ndërkohë, penetrimi i FinTechsave në tregun global është rritur nga

Ritmi i rritjes së FinTech në Shqipëri varet në mënyrë të drejtpërdrejt nga rritja e tregtisë digjitale, kryesisht nga shërbimet qeveritare që kapin shumicën e popullsisë, por dhe nga bizneset që po investojnë në tregtinë digjitale, qoftë kjo tregtia online apo ajo me celulare.

të favorshme, më të qarta dhe lehtësisht të personalizueshme. Rrjedhimisht, efekti bëhet zinxhir, pasi pritshmëritë e konsumatorit rriten respektivisht edhe në sektorë të tjerë financiarë, duke përfshirë bankat, shoqëritë e huadhënies, etj. Bankat tradicionale po vërejnë rritjen e konkurrencës së institucioneve FinTech në shumë aspekte, përfshirë këtu dhe pagesat. Kjo ka sjellë edhe nevojën për futjen e strategjive të reja në shumë banka të zhvilluara, disa prej te cilave kanë nisur të investojnë për të qenë në të

njëjtat nivele me inovacionet e FinTech-s, ndërkohë që të tjera po ndihmojnë shoqëri të reja (startups) në procesin e revolucionit të shërbimeve financiare.

FinTech, tashmë dhe në Shqipëri Rritja e dukurisë FinTech është nxitur kryesisht nga tregjet në zhvillim. Kjo ndodh sepse shoqëritë FinTech janë të afta në kapjen e klientelës, që janë deri diku të edukuar për teknologjinë, edhe pse jo të favorizuar financiarisht, fenomen që është veçanërisht i përhapur në vendet në zhvillim, si Shqipëria. Në Shqipëri, koncepti FinTech është ende i panjohur mirë, edhe pse shoqëri si EasyPay gradualisht po ndryshojnë mentalitetin dhe sjelljen në treg, për sa i përket këtij sektori. Sektorët që kryesojnë në nxitjen e penetrimit FinTech janë transfertat e parave dhe pagesat. Ky është një faktor që vihet re edhe në tregun shqiptar, ku EasyPay, shoqëria lider në sektorin FinTech, operon kryesisht në pagesat online dhe celulare. Sipas nje studimi të EY, 50% e konsumatorëve aktivë digjitalë në botë kanë përdorur një nga shërbimet e mësipërme, gjatë gjashtë muajve të fundit të 2017-ës. Në mënyrë surprizuese, këto statistika përkojnë me shifrat e përdoruesve të shërbimeve të EasyPay në Shqipëri. Sipas statistikave tona, një ndër dy persona të rritur, që janë pjesë e popullsisë së aftë për punë në Shqipëri, kanë përdorur të paktën një herë shërbimet e EasyPay. Kjo pasqyron rritjen e FinTech-s edhe në tregun shqiptar, që ka kontribuar jo vetëm në ofrimin e shërbimeve më cilësore, por dhe në zvogëlimin e parasë së gatshme (cash) në Shqipëri dhe formalizimin e

Tetor 2017

Bankieri

31


www.aab.al

32

Bankieri

Tetor 2017

www.unionbank.al


www.aab.al

ekonomisë. Penetrimi i FinTechs në Shqipëri pritet të rritet, duke ndjekur zhvillimet teknologjike të viteve të fundit, të cilat po prekin një sërë shërbimesh dhe me përshtatjen rregullatore të sektorit financiar, në mbështetje të këtij zhvillimi. Ritmi i rritjes së FinTech në Shqipëri varet në mënyrë të drejtpërdrejt nga rritja e tregtisë digjitale, kryesisht nga shërbimet qeveritare që kapin shumicën e popullsisë, por dhe nga bizneset që po investojnë në tregtinë digjitale, qoftë kjo tregtia online apo ajo me celular. Sfidat regullative dhe PSD2 Në janar të 2016-ës, me miratimin e PSD2 (Revised Payments Service Directive), Parlamenti Europian mandatoi një revolucion të vërtetë në industrinë e pagesave. Direktiva e re i hap rrugë sektorit Fintech në Europë për të luajtur një rol shumë më të rëndësishëm, që deri më tani ka qenë kryesisht jashtë fushës së direktivës PSD, pra jashtë rregulloreve të BE-së. PSD2 pritet të hyjë në fuqi më 13 janar 2018 në të gjitha shtetet e BE-së dhe pritet të sjellë një super zhvillim dhe konkurrencë në sektorin financiar, duke krijuar kushte njësoj të shëndetshme veprimtarie, si për lojtarët e vjetër, ashtu dhe për ato të rinj (apo ato potencialë). ME fjalë të tjera, pritet të ndodhë transformimi nga “Treg i Vetëm Europian” në “Treg i Vetëm Digjital Europian”. Në kuadrin

Përveç vlerësimeve vendase, që përfshijnë çmimin “Blerta e Artë” për sektorin teknologjik dhe “Gruaja e vitit ne ICT”, EasyPay së fundmi është përzgjedhur si një nga tre shoqëritë më të mira në European FinTech Awards 2017, në kategorinë e gjithë-përfshirjes financiare.

e reformave që Shqipëria po kryen për hyrjen në BE, pritshmëritë e sektorit financiar shqiptar janë që së shpejti rregulloret e sektorit të pagesave në Shqipëri të kthehen në përputhje me PSD2. EasyPay, një rast suksesi në Shqipëri EasyPay është i vetmi Institucion i Parasë Elektronike që operon tashmë në tregun shqiptar dhe ofron një gamë të gjerë pagesash dhe transfertash, ku përfshihen: shërbimet publike, taksat, gjobat, rimbushjet elektronike, pagesa e-commerce, etj., për popullsinë brenda dhe jashtë bankave. Përdoruesit e EasyPay mund të bëjnë pagesa në kohë reale, nëpërmjet celularit (aplikacionit EasyPay), ose rrjetit të agjentëve (mbi 300 agjentë) në mbarë Shqipërinë. EasyPay, e përqendruar në tregun e

personave që nuk kanë ende akses në shërbimet bankare (“unbanked”), mundëson pagesat celulare nëpërmjet kreditimit të llogarisë me “cash”, te agjentët EasyPay, apo kreditimit të llogarisë online, nëpërmjet kartave bankare (Visa dhe Mastercard), apo dhe drejtpërdrejt nga llogaria bankare (aktualisht mundësuar nga banka BKT dhe Union Bank). Me krenari pohojmë se paralelisht me shërbimet, rriten edhe çmimet vlerësuese për ne! Përveç vlerësimeve vendase, që përfshijnë çmimin “Blerta e Artë” për sektorin teknologjik dhe “Gruaja e vitit ne ICT”, EasyPay së fundmi është përzgjedhur si një nga tre shoqëritë më të mira në European FinTech Awards 2017, në kategorinë e gjithë-përfshirjes financiare. European Fintech Awards është konkursi më prestigjioz në fushën e Fintech-s në Europë, ku mbledh çdo vit shoqëritë më novatore dhe ndikimsjellëse në kontinent, prej të cilave në 2017-ën u përzgjodh edhe EasyPay. Ky ishte përfaqësimi i parë i Shqipërisë në fushën e FinTech në nivel ndërkombëtar dhe pritet të tërheqë vëmendjen e investuesve të huaj në këtë nismë lokale shqiptare. Përfaqësimi i EasyPay në këtë konkurs të rëndësishëm në Bruksel, si e vetmja shoqëri e përzgjedhur nga rajoni, është në të njëjtën kohë dhe një sukses i sistemit financiar shqiptar.

Tetor 2017

Bankieri

33


www.aab.al

KËNDI I EKONOMISTIT

Financiarizimi i Ekonomisë Sfidat dhe rreziqet e “kohës financiare” Financiarizimi i ekonomisë po shfaqet çdo ditë e më shumë në pushtetin dhe forcën e pakufishme të aktorëve financiarë në ekonomi, në kapacitetin e tyre për të zotëruar, apo disponuar kapitale të jashtëzakonshme, me përdorimin e të cilave krijojnë fitime kolosale, megjithëse shpesh këta “super aktorë” dhe strategjitë e tyre të sofistikuara nuk njihen sa duhet.

Prof. Dr. Adrian CIVICI

President UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS

Si ta kuptojmë “financiarizimin e ekonomisë”? Në një kuptim të gjerë, procesi i financiarizimit të ekonomisë mund të përkufizohet si një “rritje e pranisë dhe pushtetit të praktikave e teknikave, që përfaqësojnë dhe mbështeten në vlerat e sistemeve financiare”. Ky ndryshim i rëndësishëm po e transformon ekonominë dhe shoqërinë bashkëkohore, duke i organizuar dhe vlerësuar ato ekskluzivisht në optikën e “eficiencës financiare” dhe vizionit të “kohës financiare”. Veçanërisht, në vendet e zhvilluara, pesha e veprimtarive financiare në PBB dhe rritjen ekonomike po shtohet në mënyrë eksponenciale. Kjo shpjegohet me zgjerimin e jashtëzakonshëm të llojeve të aktiveve financiare dhe zhvillimin spektakolar të praktikave të operacioneve financiare. Këto zhvillime kanë nxjerrë në plan të parë “kapitalin financiar”, duke zhvendosur në plan të dytë “kapitalin prodhues” dhe investimet e orientuara

34

Bankieri

Tetor 2017

“Ekonomia reale”– prodhimi, konsumi, paga, kursimet – dhe rrjedhat e parave të lidhura drejtpërdrejt më të, po dominohen gjithnjë e më shumë nga financa dhe logjika e financiarizimit: sipërmarrjet po financohen më shumë nga tregjet financiare dhe jo nga bankat tregtare, shoqëritë e kuotuara në bursë po orientohen drejt kërkesave për rritjen e vlerës së aksioneve, punonjësit janë të prirur më shumë drejt investimeve në tregjet financiare dhe bursat, kontributet për pensionet po orientohen drejt kursimeve të individualizuara, apo kapitalizimit të pensioneve; konsumi dhe rritja ekonomike po mbështetet gjithnjë e më shumë te huadhënia; etj.

drejt prodhimit, tregtisë apo shërbimeve. Nga ana tjetër, besimi se shkaku i një sërë krizash të rënda që kanë tronditur themelet e kapitalizmit dhe shoqërive bashkëkohore, është pikërisht “financiarizimi i tepërt i ekonomisë”, ka bërë që ky fenomen të anatemohet dhe të vihet në bankën e të akuzuarve, si “shkatërruesi i vlerave etike e morale të shoqërisë dhe ekonomisë”, si “instrumenti që favorizon diferencimin social dhe stimulon përqendrimin e pasurisë”, etj. “Financiarizimi i ekonomisë” është një proces që e ka zanafillën e tij në historinë dhe zhvillimin e kapitalizmit. Ai ndikon veçanërisht mbi elemente të

rëndësishme: mënyrat dhe instrumentet e rregullimit të ekonomisë, në kërkim të përgjigjes për pyetjen se: “cilat janë institucionet që strukturojnë raportet ekonomike?” dhe logjikën e akumulimit kapitalist, në kërkim të përgjigjes se: “cilat janë rrugët dhe mënyrat e riprodhimit të kapitalit?” Në fazën e tij industriale, kryesisht në shek.XVIIIXIX, kapitalizmi mbështetej thuajse tërësisht në ekonominë reale dhe sektorin prodhues. Kapitali investohej kryesisht në investimet prodhuese, d.m.th, atje ku ekzistonte mundësia e shtimit të kapaciteteve prodhuese, të tilla si: ndërtimi i uzinave të reja, blerja e makinerive më moderne, ndërtimi i hekurudhave, etj. Në këtë rast, rreziqet e dështimit të kapitaleve janë të vogla dhe të kontrolluara. “Logjika financiare” është krejtësisht tjetër gjë. Kapitali nuk ka nevojë të kalojë nëpërmjet ekonomisë reale, apo prodhimit, për tu shumëfishuar apo për të qenë fitimprurës. Për të qenë eficient dhe riprodhues, kapitalit i mjafton vetëm qarkullimi në tregjet financiare. Spekulimi financiar bëhet faktori kryesor që shton vlerën e aktiveve financiare. Zotërimi i një aktivi financiar nënkupton zotërimin e të drejtës për një të ardhur financiare në të ardhmen, vlera e së cilës krijohet thjesht nga luhatjet e këtij aktivi, që gjenerohen nga spekulimet e llojeve dhe natyrave të ndryshme. Krahasuar me “investimet prodhuese” dhe ato në sektorët realë të ekonomisë, fitimet në tregjet financiare janë më të larta, por nga ana tjetër, rreziku i aktiveve financiare është gjithashtu shumë më i lartë, pasi vlera e tyre varet ndjeshëm nga besimi, apo dyshimet që kanë aktorët e ndryshëm ekonomikë ndaj tij.


www.aab.al

Kur u shfaq fenomeni i financiarizimit të ekonomisë? Fillimi i dominimit të “kohës financiare” dhe rritja e tregjeve financiare është rezultat i një vendimi me natyrë politike: vendimit të Presidentit të SHBAsë Richard Nixon në 18 dhjetor të vitit 1971 në konferencën e Washingtonit, në Smithsonian Institute, për të ndërprerë këmbimin e dollarit amerikan në ar, duke i dhënë fund Marrëveshjes së Bretton Woods të vitit 1944, e cila kishte hedhur bazat për krijimin e sistemit monetar ndërkombëtar. Ky sistem bazohej në këmbyeshmërinë në ar të monedhës kryesore të botës, dollarit amerikan, me kurs këmbimi fiks, ndërkohë që, pas vendimit të Presidentit Nixon, kursi i këmbimit të monedhave në treg u përcaktua nga raportet midis kërkesës dhe ofertës së çdo monedhe në tregjet financiare, pra me një kurs këmbimi të luhatshëm. E gjithë kjo u shoqërua edhe me një dukuri tjetër të rëndësishme: gjatë viteve ‘80–‘90 pati një zgjerim të jashtëzakonshëm në drejtim të liberalizimit të përqindjeve të interesit. Shtetet dhe qeveritë kaluan nga modeli i financimit të deficiteve të tyre nëpërmjet emetimit monetar, në financimin e tyre nëpërmjet tregjeve financiare dhe emetimit të obligacioneve. Kjo bëri që edhe përqindjet e interesave, të aplikuara për çdo vend apo ekonomi të dhënë, të përcaktohen nga raporti kërkesë - ofertë i titujve të obligacioneve. Në kushtet kur kursi i këmbimit korrespondon me çmimin e monedhave dhe përqindja e interesit është çmimi i përdorimit të saj (ose çmimi i huadhënies), mund të thuhet se në këtë sistem të ri botëror të liberalizuar, çmimet e aktiveve financiare bëhen gjithnjë e më shumë të luhatshme e të paqëndrueshme, duke qenë nën ndikimin e “spekulimeve”. Në përgjigje të kësaj situate plot paqartësi dhe rrezik, institucionet financiare krijuan produkte të reja financiare, të projektuara për mbulimin e rrezikut të lidhur me luhatjen e vlerës së aktiveve, si dhe transformimin e borxheve në aktive financiare, proces i njohur me emrin “titullizim”. Ky novacion financiar, i binjakëzuar me fenomenin e globalizimit

të shpejtë të tregjeve financiare, stimuloi edhe më shumë rritjen e fenomenit të spekulimit, e për pasojë, krijoi edhe më shumë paqartësi e rrezik destabiliteti. Kjo hipertropi e sektorit financiar, ose e thënë ndryshe, financiarizim shumë i madh i tepërt i tij në raport me sektorë të tjerë të ekonomisë, jo vetëm që ndryshoi natyrën dhe strukturën e mjaft institucioneve financiare e bankare, por pati dhe vazhdon të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe në ekonominë reale. Sfida kryesore qëndron në fenomenin e krijimit dhe shpërthimit të flluskave financiare, pasojë e spekulimeve me disa prej kategorive kryesore të aktiveve financiare. Shpërthimi i flluskave financiare rrezikon paralizimin e tregut të huas, e në një fazë të dytë, paralizimin e ekonomisë reale. Kriza financiare globale e vitit 2008 e kishte zanafillën e saj pikërisht nga shpërthimi i flluskës së tregut të pasurive të patundshme, një prej aktiveve financiare të rëndësishme siç janë produktet financiare derivate të huave hipotekore. Financa – një superfuqi e re sfiduese dhe konkurruese. Financiarizimi i ekonomisë po shfaqet çdo ditë e më shumë në pushtetin dhe forcën e pakufishme të aktorëve financiarë në ekonomi, në kapacitetin e tyre për të zotëruar, apo disponuar kapitale të jashtëzakonshme, me përdorimin e të cilave krijojnë fitime kolosale, megjithëse shpesh këta “super aktorë” dhe strategjitë e tyre të sofistikuara nuk njihen sa duhet. Konkretisht disa prej tyre, që aktualisht zotërojnë menaxhojnë aktive financiare kolosale prej dhjetëra mijërash miliardë dollarësh amerikanë, janë: fondet mbrojtëse, fondet private të kapitalit, fondet sovrane, entet për qëllime të veçanta (SPVE – special purpose entity), mekanizmat për qëllime të veçanta (SPV- special purpose vehicle), Shoqëritë për qëllime financiare (FVCK- financial vehicle corporation), Shoqëri investimesh në kapitale me rrezik (SICAR - Investment company in risk capital), fondet reciproke dhe ato të mbyllura të investimeve, etj. Përmasat

gjigande financiare dhe forca e tyre në tregjet financiare janë mëse evidente. Këto superfuqi financiare të 2-3 dhjetëvjeçarëve të fundit kanë bërë që bankat tradicionale – pavarësisht përfshirjes së tyre gjithnjë e më të madhe në këtë treg - të mos jenë më kanali i vetëm i financimit të ekonomisë. Përtej elementëve pozitivë të padiskutueshëm që paraqesin këta “aktorë të rinj financiarë”, për funksionimin dhe eficiencën e tregjeve financiare, si: reduktimi i rreziqeve bankare, falë instrumenteve të transferimit të rrezikut që ato disponojnë, optimizimi i administrimit financiar të kapitaleve të ndryshme, lehtësimi dhe komplimentariteti i huadhënies bankare, krijimi i sipërmarrjeve të reja, sidomos ato të lidhura me kërkim - zhvillimin, teknologjitë e reja dhe start-up-et, mobilizimi i shpejtë i kapitaleve dhe fondeve të lira jashtë sistemit bankar, mobilizimi i fondeve thelbësore për realizimin e investimeve afatgjata, etj., veprimtaria e tyre është e lidhur me një sërë problematikash e pikëpyetjesh, si: vështirësitë e kuptimit dhe interpretimit të strategjive të tyre, që kërkojnë kompetenca të reja cilësore, vështirësitë e informacioneve sa më transparente për funksionimin e tyre, aq më tepër që një pjesë e madhe janë të regjistruara në qendra offshore, zbatimi i të ashtuquajturave “shitje në të bardhë”, që nënkupton shitjen e aktiveve financiare që nuk zotërohen; zbatimin sistematik të praktikave të levave financiare, që e vështirësojnë kontrollin dhe modifikimin e likuiditeteve bankare; rreziqet e krizave sistemike në tregjet specifike të këtyre aktorëve të rinj financiarë, etj. Si ta menaxhojmë më mirë “financiarizimin e ekonomisë’? Një nga shqetësimet dhe debatet më të mëdha sot ka të bëjë me përgjigjen e pyetjes se: “cilat janë pasojat e financiarizimit të ekonomisë, kundrejt ekonomisë jo-financiare”? Zgjerimi i vazhdueshëm i financiarizimit kërkon që sektori financiar të krijojë vazhdimisht para’ nëpërmjet shtimit të huas dhe transformimit të rrjedhave të parasë në aktive financiare, si p.sh., rasti i

Tetor 2017

Bankieri

35


www.aab.al

36

Bankieri

Tetor 2017


www.aab.al

transformimit të borxheve të ndryshme në tituj financiarë të tregtueshëm. Në këtë kuptim, të konsumosh, të kursesh, të punosh, të studiosh, të përfitosh shërbime mjekësore, të drejtosh një sipërmarrje, të investosh, etj., janë të gjitha realitete që kanë një prirje të fortë financiarizimi. “Ekonomia reale” – prodhimi, konsumi, paga, kursimet – dhe rrjedhat e parave të lidhura drejtpërdrejt më të, po dominohen gjithnjë e më shumë nga financa dhe logjika e financiarizimit: sipërmarrjet po financohen më shumë nga tregjet financiare dhe jo nga bankat tregtare, shoqëritë e kuotuara në bursë po orientohen drejt kërkesave për rritjen e vlerës së aksioneve, punonjësit janë të prirur më shumë drejt investimeve në tregjet financiare dhe bursat, kontributet për pensionet po orientohen drejt kursimeve të individualizuara, apo kapitalizimit të pensioneve; konsumi dhe rritja ekonomike po mbështetet gjithnjë e më shumë te huadhënia; etj. Financiarizimi i ekonomisë po ndikon

pozitivisht për zgjerimin dhe rritjen ekonomike, por nga ana tjetër, po e bën atë më delikate dhe të ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta, të njohura dhe të panjohura. Pas “Depresionit të Madh” të 1929-ës dhe krizës ekonomike globale të viteve ‘30, qeveritë e mjaft vendeve të botës të prekura nga kjo krizë i përqendruan politikat dhe përpjekjet e tyre për përballimin e pasojave dhe daljen nga kriza në “kontrollin dhe kufizimin e pushtetit të aktorëve të mëdhenj financiarë”, duke zbatuar ligje e rregulla shtrënguese kundrejt veprimtarisë së tyre. Ky rregullim me natyrë politike i “pushtetit financiar” u mbështet në teorinë dhe filozofinë kejnsianiste të “asfiksimit të rentierëve dhe zbehjes së parazitizmit financiar”. Kriza globale financiare e viteve 2008 - 2010 e shkaktuar nga shpërthimi i flluskës financiare të pasurive të patunshme dhe derivateve financiare, në vend të filozofisë së “darvinizmit financiar”, apo “asfiksimit të rentierëve financiarë”, u trajtua në logjikën e

konceptit “to big to fail”. Qeveritë dhe bankat qendrore, përveç forcimit të rregullave të mbikëqyrjes dhe kontrollit mbi këta “aktorë gjigandë financiarë”, ndërhynë në mënyrë masive në mbështetje të tregjeve financiare dhe monetare, për të mos lejuar bllokimin, apo tronditjet shkatërruese të tyre. Pasoja më e drejtpërdrejt e një politike të tillë mbështetëse ishte shfaqja me përmasa të mëdha e “krizës së borxheve publike”, fenomen i panjohur më parë në këto përmasa. Debatet dhe sugjerimet për politikat dhe masat më eficente për transparencën dhe kontrollin më të mirë të “financiarizimit të ekonomisë” janë më shumë se kurrë në rend të ditës, gjithnjë brenda dilemës se si mund të njihet, kontrollohet dhe disiplinohet më mirë fenomeni i financiarizimit, për të eliminuar daljen nga kontrolli publik dhe menaxhuar rreziqet sistemike, ndërkohë që zhvillimi i vazhdueshëm i tij është një nga faktorët bazë të zhvillimit ekonomik e social të ekonomisë botërore.

Tetor 2017

Bankieri

37


www.aab.al

PËRGJEGJSHMËRIA SOCIALE

Objektivi 4 • Banka iu bashkua nismës "Dhuro një çantë", të "Fundjavë Ndryshe" dhe mundësoi blerjen e çantave dhe set-eve shkollore për 250 fëmijë. • Banka sponsorizoi pjesërisht projektin për rikonstruksionin e ndërtesës së Institutit të Nxënësve që nuk Shikojnë. Objektivi 9 Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Kujdesit ndaj Klientit, në periudhën 2-6 tetor 2017, Alpha Bank Albania nëpërmjet Programit të Shpërblimit Alpha Bonus, shpërbleu dyfish të gjithë klientët që përdorin kartat e lëshuara nga banka. Kulturë, Art Dhe Sport Alpha Bank Albania ishte sponsori i përgjithshëm i edicionit të 5të të Tirana International Guitar Festival.

të Ditëve Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Kjo veprimtari kishte në qendër promovimin e etnografisë shqiptare, artizanatit dhe organizimin e tavolinave të rrumbullakta mes bizneseve, studentëve dhe studiuesve të etnografisë. • ABI Bank, duke filluar nga muaji Gusht, është mbështetësi kryesor i ekipit të basketbollit për femra “Flamurtari” i qytetit të Vlorës, i cili, në muajin Maj, fitoi kampionatin kombëtar të basketbollit për femra.

Objektivi 3 Banka Kombëtare Tregtare vazhdon bashkëpunimin afatgjatë me Spitalin “Xhaferr Kongoli”, duke sponsorizuar blerjen e 2(dy) pajisjeve për matjen e sedimentit të eritrociteve (ESR Fast Detector.) Objektivi 4

Objektivi 4 ABI Bank, së bashku me Bashkinë e Tiranës dhe Sport Klub "Studenti" ka iniciuar organizimin e orëve sportive në qendrat sociale të Tiranës, në të cilat janë angazhuar dhe punonjës të Bankës. Objektivi 11 Gjatë muajve korrik-gusht, me mbështetjen e Bankës u organizuan: • Spektakli “Maratona e Këngës” në Gjirokastër, i cili përkoi dhe me vitin e 12-të hyrjes së qytetit në UNESCO. • Edicioni i 8-të i simpoziumit “Skulptura e Parkut 2017” në qytetin e Korçës. • Festa e Birrës, për të 11-in vit, në qytetin e Korçës. Objektivi 17 Për të dytin vit rresht, Banka Amerikane e Investimeve ishte partneri kryesor i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, në organizimin e ceremonisë festive me rastin e Festës së Pavarësisë së SHBA-ve. Kulturë, Art Dhe Sport • Në datat 29 shtator – 01 tetor 2017, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar u organizua nga TI Institute dhe Ministria e Kulturës "Muzeu i Stilit Etno Vibe", në kuadër

38

Bankieri

Tetor 2017

• Banka zgjodhi të jetë pranë maturantëve të qytetit të Vlorës, me rastin e mbylljes së vitit shkollor 2016-2017. Për të frymëzuar nxënësit dhe për t’u dhënë vlerësimin e merituar që ata luajnë në të ardhmen tonë, Banka sponsorizoi organizimin e festës së maturës. • Banka Kombëtare Tregtare ka hedhur në treg Kredinë për Studentë, për t’u ardhur në ndihmë studentëve që janë në programin e studimeve Bachelor dhe Master. Për të qenë sa më pranë studentëve, Banka Kombëtare Tregtare ka zgjedhur që të promovojë produktin e saj, në Universitetin Mesdhetar dhe në Universitetin Luarasi.

Objektivi 2 Credins Bank mbuloi shpenzimet e 3 fëmijëve në fshatin SOS, duke nxitur fuqizimin e mëtejshëm të: “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqiptarë”. Objektivi 4 Credins Bank mbështeti shkollën e mesme “Bilal Golemi” Ura e Kardhiqit,


www.aab.al

Gjirokastër në mbulimin e shpenzimeve për veprimtarinë me biçikleta për 40 nxënës të kësaj shkolle, në kuadër të edukimit formal dhe progamit mësimor të shkollës. Objektivi 9 Gjatë muajit Gusht, banka ofroi mbështetjen e saj financiare, në përmirësimin e kushteve të Spitalit R a j o n a l S h k o d ë r, m e p a j i s j e bashkëkohore dhe të Agjencisë së Trajtimit të Pronave në rikonstruktimin e mjediseve të brendshme të saj. Objektivi 10 Gjatë muajit Shtator, banka dhuroi çanta shkolle për kopshtin e fëmijëve me aftësi ndryshe në qytetin e Çorovodës. Objektivi 17 Credins Bank mbështeti Dhomën Britanike të Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri, në organizimin e konferencës për Promovimin e Zhvillimit të Agrobiznesit në Shqipëri. Kulturë, Art Dhe Sport • Credins Bank sponsorizoi TI Institute dhe Muzeun Historik në veprimtarinë “Muzeu i Stilit Etno Vibe”, e para në llojin e saj, ku promovohet Moda Bashkëkohore nga Tradita, në ditën e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare, më 29 shtator. • Credins Bank, për të disatin vit rradhazi, mbështet FSHB-në me qëllim nxitjen zhvillimit të sportit në vend. Mbështetja vazhdon edhe më gjerë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen në Eleminatoret e Botërorit 2019 të Basketbollit për meshkuj. • Banka financoi për rinkonstruksionin e Klubin Shumësportësh TIRANA. • Në kuadër të sezonit artistik, nën nismën #ejanëteatër, u vu në skenë vepra dramaturgjike angleze “Shirli Valentina” e përshtatur në shqip. • Mbështeti Universitetin e Arteve, duke sponsorizuar veprimtarinë kushtuar 100 Vjetorit të lindjes së kompozitorit tonë të madh, Prenk Jakova.

Fibank Bullgari u përzgjodh si “Banka e Klientit” 2017. Çdo vit, Shoqata e Bankave e Bullgarisë, organizon një konkurs online, ku klientët mund të

votojnë për bankën më të mirë në tregun Bullgar për kujdesin ndaj klientit. Fushatat verore të Fibank Këtë vit, fushatat e Fibank Shqipëri, u fokusuan së tepërmi në të gjithë kanalet e medias sociale, duke krijuar mundësinë për t’u gjendur sa më pranë, si në kohë reale ashtu edhe në eksperiencë përdorimi, pranë klientit. Fushatat kryesore ishin: “travel.fibank.al” ku klientët e Fibank mund të rezervojnë nëpërmjet faqes Fibank te booking.com dhe të përfitojnë rreth 7% ulje në të gjithë blerjet e tyre për udhëtim. Depozita 2 vjeçare ofertë e limituar – ishte një produkt depozite vetëm për periudhën e verës, i fokusuar kryesisht në monedhat Euro dhe Lek, me norma interesi ndër më konkurueset në treg, si 1% në Euro dhe 2% në Lek. Fushata #LoveSummer Travel u lançua në Faqen Zyrtare të Facebook Fibank dhe kryesisht konsistonte në foton më të “dashur” të pushimeve verore, me kartën Fibank.

Objektivi 4 ICB, në bashkëpunim me organizatën “Një fundjavë ndryshe” u bë pjesë e projektit të kësaj nisme për çantat e shkollës. Kjo nismë u mundësua përmes kontributit vullnetar të punonjësve të bankës. Kontributi i bankës konsistoi në 86 çanta shkolle (të plotësuara dhe me mjete shkollore) për 86 nxënës në fshatin Kus, Tiranë.

Objektivi 4 Në bashkëpunim me Shoqatën “Junior Achievement”, Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të tretin vit r radhazi organizoi thir rjen për Mentorimin Vullnetar. Objektivi 9 Novathon #withPBZ, - Maratona e Inovacionit e Grupit Intesa Sanpaolo organizuar këtë vit në bashkëpunim me Privredna Banka Zagreb, u zhvillua në Zagreb në 23-24 shtator. Konkursi mbi 24 orësh i Kodimit, pati 144 pjesëmarrës nga 7 vende që konkuruan. 22 shtator - Dita e Kënaqësisë së

Tetor 2017

Bankieri

39


www.aab.al

40

Bankieri

Tetor 2017


K l i e nt ë ve! B a n k a va z hd i m i s ht mundëson sisteme dhe mekanizma për të bërë më të thjeshta produktet dhe mban një komunikim të hapur me klientët, lidhje me produktet dhe shërbimet bankare, nëpërmjet të gjitha kanaleve që ka në dispozicion, si: ATM, Internet Banking, Mobile Banking, SMS dhe e-mail. Objektivi 11 Në 16 shtator u zhvillua TEDx Tirana, një event lokal i sjellë në Shqipëri në formatin e njohur ndërkombëtar të TED Talks, nga Qendra IDEO dhe një grup vullnetarësh që mundësojnë përkujdesjen në detaje, për çdo element të tij. Banka ishte një nga mbështetësit e kësaj veprimtarie. Objektivi 16, 17 Intesa Sanpaolo Bank Albania vijon të jetë e përkushtuar në fushatën e saj të ndërgjegjësimit mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe në shtator 2017, përkujtoi dy nga ditët e kalendarit të Kombeve të Bashkuara (UN): 21 shtator, Dita Ndërkombëtare e Paqes 27 shtator, Dita Botërore e Turizmit

Organizon seminarin me temë «Mbështetja e Agrobiznesit në Shqipëri» Në dhjetor 2016, Banka Société Générale Albania dhe BERZH, bashkuan forcat nën Albania Agribusiness Support Facility, me qëllim rritjen e aksesit në financime për fermerët vendas dhe agrobizneset, veçanërisht në rajonet më të largëta të vendit. Në kuadër të këtij projekti, në 20 shtator 2017, në mjediset e “Fermës Uka” u zhvillua seminari me temë: “Mbështetja e Agrobiznesit në Shqipëri”.

Objektivi 3 • Këndi i lojrave pranë Piramidës, shënon këndin e 5-të të lojrave të sponosrizuar nga Raiffeisen Bank, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë. • Raiffeisen Bank mbështeti Qendrën Spitalore Universitare në projektin e

saj të rëndësishëm, të rehabilitimit të reanimacionit të sëmundjeve të zemrës. Ky projekt synon t’u japë përkujdesje cilësore pacientëve të reanimacionit të kardiologjisë në QSUT. Objektivi 4 Shkolla e Baletit u rikonstruktura dhe hapi dyert për nxënësit e saj në ditët a para të shtatorit. Me kontributin e Raiffeisen Bank, u mundësua pajisja e mjediseve me kamera sigurie për mbikëqyrjen e shkollës dhe rritjen e sigurisë së nxënësve. Objektivi 10 Raiffeisen Invest sponsorizoi festivalin e filmit për të drejtat e njeriut, një festival që synon të rrisë ndjeshmërinë ndaj temave me karakter shoqëror, barazinë gjinore, tolerancën fetare, etj.

Objektivi 3 • Këtë vit, banka, dhurimin e gjakut ia kushtoi një familje në Adë të Fierit, me dy fëmijë talasemikë. • Organizata “Një Fundjavë Ndryshe” dhe Tirana Bank organizuan nismën “Dhuro një çantë”, në disa qytete e fshatra të vendit. Kulturë, Art Dhe Sport Në datat 3 - 7 korrik në qytetin e Korçës, Federata Shqiptare e Badmintonit zhvilloi një kamp trainimi me ekipet e Bullgarisë, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, me mbështetjen e Tirana Bank.

Objektivi 3 Punonjësit e Union Bank dhuruan gjak për fëmijët talasemikë. Nisma u organizua në mjediset e Union Bank, në thirrje të situatës emergjente të shpallur nga “Kryqi i Kuq Shqiptar".


www.aab.al

AKTIVITETE Memorandumi i bashkëpunimit Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB), Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (IAA) dhe Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimeve (LPIFA) nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi. Ceremonia, e zhvilluar në 13 shtator, u krye në prani të Drejtorit të

Përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, drejtorëve ekzekutivë të bankave dhe të shoqërive të sigurimeve, së bashku me ekspertë të sektorit financiar. Ngjarja u mbulua dhe u transmetua gjerësisht në media.

Veprimtaria me gazetarët ekonomikë Më 14-17 shtator 2017, AAB organizoi për të tretin vit radhazi, një veprimtari me gazetarët ekonomikë. Edhe këtë vit,

veprimtaria u projektua si një kombinim i trajnimit dhe udhëtimit argëtues, që u zhvillua në qytetin e Bansko, në Bullgari.

Si të ndërtoni një portofol fitimprurës me biznesin e kartave Më 22 shtator, AAB dhe Komiteti i saj për Kartat organizuan takim-diskutimin: “Si të ndërtoni një portofol fitimprurës me biznesin e kartave”. Përfaqësues të shoqërive VISA dhe MasterCard kryen disa prezantime mbi këtë temë. Takimi u përqendrua në trajtimin e strategjive, ose teknikave për rritjen e përfitueshmërisë së

portofolit të kartave; të rejat dhe udhëzimet më të fundit të industrisë së kartave nga ekspetët e pagesave të MasterCard dhe Visa, si dhe praktikat më të mira dhe historitë e suksesit në të gjithë botën. Takimi u ndoq nga përfaqësues të Bankës së Shqipërisë, anëtarët e Komitetit të kartave të AAB-së dhe ekspertë të bankave.

TRAJNIME Programi i Certifikimit: Menaxhimi i Rrezikut në Banka – Niveli bazë, Pjesa I dhe II AAB, në bashkëpunim me ATTF Luksemburg, organizoi programin e certifikimit: "Menaxhimi i Rrezikut në Bankë, Niveli bazë", i cili u dha pjesëmarrësve njohuri themelore në menaxhimin e rrezikut, që mund të shërbejë

si bazë për kurse më të përparuara, ose si hyrje në menaxhimin e rrezikut. Programi u zhvillua nga Stefano Bragoli, Anëtar i “House of Training Quality Circle ALRiM in Risk Management” dhe u ndoq nga 12 pjesëmarrës.

PUBLIKIME Gjatë tremujorit të tretë, AAB publikoi dy raporte: • Raporti Vjetor 2016 • Raporti vjetor i Përgjegjësisë Sociale të Korporatës

Statistikat: Sistemi i ri i përpunimit të të dhënave tashmë në internet AAB ka zhvilluar një sistem të ri të përpunimit të të dhënave statistikore. Ky aplikacion është tashmë online dhe në

42

Bankieri

Tetor 2017

dispozicion në faqen e internetit të AAB-së (www.aab.al).

Video e re informative mbi Kredinë Konsumatore AAB lançoi videon "Kredia Konsumatore", si pjesë e serive informuese "Banka sime". Projekti synon të ofrojë informacion për klientët e rinj dhe ata ekzistues të bankave. Videoja mund të gjendet në faqen zyrtare të AAB-së dhe profilet e AAB-së në rrjetet sociale.


www.aab.al

D

itët e sotme ekonomia e informacionit po i afrohet në rëndësi asaj të prodhimit, duke tërhequr pranë vetes të rinj të talentuar, që në shumë pak kohë, po kthejnë shoqëri të themeluara në garazhe, në gjigandë miliarda-dollarëshe. Sot, edhe në Shqipëri është bërë thuajse e pamundur të gjesh një biznes, organizatë apo shoqatë që nuk gjendet diku në internet, ndaj edhe shoqëritë që ofrojnë shërbime në këtë drejtim po shtohen, madje kanë nisur edhe të konsolidohen në treg. Në numrin e kësaj rradhe, do t´ju flasim për Agjencinë Digjitale TOK, një nga shoqëritë që vepron në fushën e imazhit dhe webdesign-it, që është rritur më shumë kohët e fundit. Shoqata Shqiptare e Bankave, u njoh me Agjencinë TOK kur ishte në kërkim të një shoqërie, që do të krijonte faqen e re të internetit të Shoqatës dhe të ndërtonte sistemin e ri statistikor. "Ne jemi një organizatë e përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme – që nga dizajni e web-i, deri te konsulenca e imazhit dhe biznesit – me një eksperiencë mbi dhjetë vjeçare në Shqipëri e jashtë saj; jemi specializuar në ofrimin e një gamë të gjerë shërbimesh, që shumë pak shoqëri në Shqipëri, në mos asnjë, i ofron nën një ombrellë të vetme” thotë Erind Aliçkolli, administratori i TOK. "Që në bisedën e parë me AAB-në kuptuam se nuk po kërkohej një shoqëri që do të ri-dizenjonte faqen e internetit, por një shoqëri që krahas kësaj, duhej të ofronte një zgjidhje për krijimin e një sistemi të ri statistikor, që nuk do të ishte thjesht një bazë të dhënash, por një sistem ndërveprues në ndërfaqen e të dhënave, që do t´u mundësonte lexuesve krijimin e grafikëve, raporteve krahasuese dhe tabelave përmbledhëse për ata tregues që u interesojnë atyre", thotë Enid Bala, një nga bashkëthemeluesit e Agjencisë TOK. "Kjo është një nga gjërat më të bukura të punës tonë” – thotë Klevis Miho, nuk bën asnjë herë punë rutinë, pasi gjithmonë vijnë klientë që kanë një problem të veçantë, i cili kërkon gjithashtu një zgjidhje të veçantë. Çdo klient përbën një sfidë, sepse edhe speciailiteti ynë është të ofrojmë zgjidhje specifike, për klientë specifikë. Duke u sfiduar vazhdimisht, ne përmirësojmë profesionalisht veten tonë, por më e rëndësishmja është që rrisim edhe shoqërinë tonë". Por çfarë e bën të veçantë Agjencinë TOK? Nëse i hedh një sy adresës së saj të internetit, www.tok.al, vëren se klientët e tyre janë po aq të ndryshëm, sa shërbimet që kjo agjenci ofron. Përveç klientëve në Shqipëri, ata kanë kryer një sërë shërbimesh për klientë ndërkombëtarë nga Amerika, Kanadaja, Australia, apo Mbretëria e Bashkuar. Ndërsa shërbimet që ata ofrojnë, variojnë që nga brandimi i një shoqërie apo produkti, te dizajni i imazhit, logo-ve, faqeve të internetit, te ndërtimi dhe programimi i sistemeve të ndryshme kompjuterike, e madje edhe analizë tregu online, marketing online dhe shitje produktesh online. "Synimi ynë parësor është që t´u ofrojmë klientëve tanë gjithçka që ka të bëjë me imazhin e tyre”, thotë Taulant Musabelliu, bashkëthemelues i TOK. “Ne jemi të ndërgjegjshëm që klientët nuk preferojnë që të bashkëpunojnë me shoqëri të ndryshme, për të realizuar punë që janë në fakt pjesëza të një të tëre. Ne jemi shumë krenarë që i asistojmë klientët tanë në çdo hap. Le të marrim shembullin e një klienti që dëshiron të bëjë një fushatë promocionale të shoqërisë, apo një produkti specifik. Ne ofrojmë gjithçka në këtë drejtim, që nga strategjia e fushatës dhe target-i që duhet të ketë ajo, dizenjimi i imazhit të fushatës, ideimi dhe realizimi i posterave, apo videove promovuese, e deri te menaxhimi i eventeve, siç bëmë me TurtleFest në Dhërmi. E njëjta gjë mund të thuhet për klientët që kërkojnë sisteme informatike, aplikacione, apo faqe interneti. Një gjë e tillë klientëve ju pëlqen, pasi e kanë shumë më të lehtë që të komunikojnë vetëm me një shoqëri, në vend të disave, e madje ju kushton edhe më lirë sesa kontraktimi i shoqërive të veçanta për çdo kërkesë. Ky është çelësi i suksesit të shoqërisë tonë". Sot gjithnjë e më shumë bizneset shqiptare po ndërgjegjësohen për vlerën e shtuar që ka për ta një imazh i mirë dhe kujdesi e marrëdhënia me klientët. Kurdo që një shoqëri kërkon një shërbim, apo zgjidhjen e një problemi, agjenci si TOK janë aty për të ofruar zgjidhje.

Tetor 2017

Bankieri

43


.................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. .................................................................................................. ..................................................................................................


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.