70 laue maks

Page 1

Maks fon Laue 1879 - 1960 Fitues i Çmimit Nobel në fizikë më 1914 Fizikani i famshëm teorik Maks fon Laue zbuloi difraksionin e rrezeve X dhe tregoi se si mund të përdoret për të analizuar strukturën e brendshme të kristaleve. Për këtë punim i jepet Çmimi Nobel në fizikë për vitin 1914. Kur mbi një kristal lëshohet një tufë rrezesh X, jo të gjitha rrezet e përshkojnë atë pa ndryshuar drejtimin. Disa rreze ndryshojnë drejtimin dhe dalin nga kristali në drejtime të ndryshme nga ai i hyrjes. Ky ndryshim i drejtimit të përhapjes së rrezeve quhet difraksion. Kur mbas kristalit që rrezatohet me rreze X vendosim një pllakë fotografike, në të do të regjistrohen një sistem njollash të errëta në qendër dhe larg saj, njollat Laue, e që shkaktohen nga rrezet e difraktuara. Nga studimi i kujdesshëm i njollave, një kristalograf mund të përcaktojë renditjen e atomeve brenda kristalit. Maks Teodor Feliks fon Laue (Max Theodor Felix von Laue) lindi në Pfafedorf të Gjermanisë në vitin 1879, ishte i biri i një oficeri ushtarak. Për shkak të profesionit të të atit, familja zhvendosej shpesh nga një vend në tjetrin, ndaj Maksit në fëmijëri kaloi nga një shkollë një shkollë në tjetrën. Fillon të tregojë interes të veçantë për fizikën që në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Studimet universitatare i kreu në universitetet e Strasburgut, Gëtingenit dhe përfundimisht në atë të Berlinit në të cilin mbron dhe doktoratën në vitin 1903.

Atij i pëlqente të ngiste makinën shpejt, ndaj dhe vdiq në një aksident automobilistik.

Në vitin 1909 Laue shkon në Universitetin e Munihut ku dhe fillon studimin e natyrës së rrezeve X dhe të strukturës së kristaleve. Laue përpunoi teorinë e tablosë së difraksionit të shkaktuar nga një rrjetë trepërmasore kurse asistentët e tij Fridrih dhe Kniping e verifikuan eksperimentalisht.

Ai përdori tablonë e difraksionit të rrezeve X për të studiuar kristalet.

70

Laue i bëri përmirësime të mëtejshme teorisë së difraksionit të rrezeve X dhe elektroneve nga kristalet, përmirësime që kërkonin njohuri të thelluara matematike, fushë në të cilën ai ishte një mjeshtër i vërtetë. Caktohet drejtor i Institutit të Fizikës Teorike në Berlin. Qëndron aty deri në vitin 1943, vit në të cilin caktohet drejtor i Institutit Maks Plank në Gëtingen. Laue është ndër të paktët shkencëtarë që u përpoqën të kundërshtonin publikisht pushimin nga puna të Ajnshtajnit nga ana e nazistëve për shkak të origjinës çifute. Vazhdon t’i shkruajë Ajnshtajnit në Shtetet e Bashkuara edhe gjatë kohës së luftës, pa marrë parasysh rrezikun që i kanosej. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, Laue dhe shkencëtarë të tjerë gjermanë u internuan në Britani. Me kthimin në Gjermani në vitin 1946, ndihmon në rindërtimin e shkencës gjermane. Laue u martua me Magdalen Degen. Patën dy fëmijë, një djalë e një vajzë. I pëlqenin ngjitjet nëpër male, lundrimi, muzika klasike dhe ecja shpejt me makinë. Në vitin 1960, në moshën 81-vjeçare, duke nxituar të shkonte në një takim shkencor, Laue godet me makinë një motor dhe pak kohë më vonë vdes nga plagët.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.