2 minute read

2. Kuadri ligjor

02. KUADRI LIGJOR

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit, si organ i lartë shtetëror, i pavarur, i ngarkuar për administrimin e procesit të informimit për dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, për realizimin e misionit të vet, udhëhiqet nga parimet e pajtimit dhe unitetit kombëtar, transparencës dhe bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore.

Advertisement

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit, si organ i lartë shtetëror, i pavarur, i ngarkuar për administrimin e procesit të informimit për dokumentet e ish–Sigurimit të Shtetit, për realizimin e misionit të vet, udhëhiqet nga parimet e pajtimit dhe unitetit kombëtar, transparencës dhe bashkëpunimit midis institucioneve shtetërore. Autoriteti organizohet dhe funksionon sipas rregullave të përcaktuara në ligjin nr. 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” i ndryshuar, ligji nr. 8480, datë 27.5.1999 “Për Funksionimin e Organeve Kolegjiale të Administratës Shtetërore dhe Enteve Publike”; ligji nr. 8457, datë 11.02.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror”, i ndryshuar; ligji nr. 9154, datë 06.11.2003, “Për Arkivat” dhe Normat Tekniko-Profesionale dhe Metodologjike të Shërbimit Arkivor në Republikën e Shqipërisë; ligji nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; ligji nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Shërbimet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”; ligji nr.7514, datë 30.9.1991“Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, i ndryshuar; ligji nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar; ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”; ligji nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, në akte nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim

të ligjit organik, si: Vendimi i Kuvendit nr. 95, datë 22.12.2016, “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të institucionit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”; VKM nr. 98, datë 15.02.2017, “Për përcaktimin e procedurës së kalimit nën administrimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të materialeve arkivore që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe në autoritete të tjera publike”; VKM nr. 935, datë 28.12.2016, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes tek Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të objektit nr. 52, me emërtim “Arkivi i Ri”, brenda Territorit të Pronës nr. 12, me emërtimin “Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes”, VKM Nr.93, datë 27.02.2019, “Për përcaktimin e tarifave dhe pagesave për shërbimet ndaj institucioneve apo personave që ofrohen nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit”, etj; si dhe, në Rregulloren “Për Organizimin dhe Funksionimin e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit”, miratuar me vendimin e Autoritetit nr. 21, datë 09.05.2017, dhe një sërë aktesh të tjera rregullatore që normojnë veprimtarinë e institucionit. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, Autoriteti ndihmohet nga Sekretariati Teknik.

This article is from: