1 minute read
Detyrime ligjore nga AIDSSH dhe përgjegjësitë në rastet kur ligji është shkelur
from Raporti vjetor 2020
by AIDSSH
H Y R J E Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (Autoriteti) është institucion i pavarur, i krijuar me ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, për të bërë të mundur ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, nëpërmjet një procesi demokratik dhe transparent, mbrojtjes së personalitetit të individit, si dhe unitetit e pajtimit kombëtar. Në vitin 2020, ligji funksional pësoi ndryshime që përmirësuan kuadrin ligjor të veprimtarisë së institucionit, sa i takon informimit, hulumtimit shkencor, edukimit qytetar dhe kontributit për të zhdukurit në komunizëm.
Raporti vjetor i punës 2020 është hartuar dhe miratuar në mbështetje të ligjit nr. 45/2015 i ndryshuar dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë dhe për zbatim të tij, që normojnë dhe rregullojnë veprimtarinë funksionale të institucionit.
Advertisement
Në një vit pandemie dhe post-tërmeti, faktorë që ndikuan ndjeshëm aspekte të veprimtarive të përditshme, institucioni gjeti zgjidhje të përshtatshme duke vijuar punën me organizimin e të dhënave arkivore dhe sigurimin e aksesit në to, në koordinim të të gjitha drejtorive dhe sektorëve. Mbajtja e komunikimit aktiv online me të interesuarit ruajti prirjen e kërkesave për informim, çoi në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të bashkëpunimit, punë koordinuese për të zhdukurit në komunizëm
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (Autoriteti) është institucion i pavarur, i krijuar me ligjin nr. 45/2015 “Për të drejtën e informimit mbi dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, për të bërë të mundur ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
dhe për përkujtimin e nderimin e viktimave e të dënuarve të ndërgjegjes.
30 vjet pas ndryshimeve demokratike në vend, - në respekt të vlerave europiane e properëndimore, rezolutave kombëtare dhe ndërkombëtare për trashëgiminë historike, - Autoriteti u mbështet me ekspertizë nga institucionet homologe ndërkombëtare të kujtesës, mes të cilave ENRS (ku Shqipëria u paraqit duke angazhuar edhe Ministrinë e Kulturës), Rrjeti Europian i Arkivave të ishPolicive Sekrete, IPN polake me studimet shkencore dhe përvojën me të zhdukurit, ICMP dhe BE për të zhdukurit në komunizëm, dhe përfaqësi të huaja në vend, të interesuara të kontribuojnë në proceset koordinuese të drejtësisë tranzitore.