2 minute read
7. Ndryshimet në kuadrin rregullator për vitin 2020 dhe efektet e tyre
from Raporti vjetor 2020
by AIDSSH
07. NDRYSHIMET NË KUADRIN RREGULLATOR PËR VITIN 2020 DHE EFEKTET E TYRE
Plani vjetor 2020 përcaktoi drejtimet kryesore të Autoritetit për përmbushjen e detyrave të
Advertisement
parashikuara në ligjin nr. 45/2015, në VKM-
në nr. 98/2017 “Për përcaktimin e procedurës së kalimit nën administrimin e AIDSSH të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit, që gjenden në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shërbimin Informativ të Shtetit dhe në autoritetet e tjera publike”, në aktet e tjera ligjore dhe nënligjore që normojnë veprimtarinë e
institucionit, si dhe në Planin Strategjik dhe atij të veprimit (2017-2020). Në përmbajtje të
planit vjetor të çdo drejtorie/sektori u vendosën objektivat, aktivitetet që do të zhvillohen për të arritur objektivat, afati kohor, struktura përgjegjëse që do të realizojë objektivat, si dhe dokument provues për arritjen e objektivave. Sa më sipër, Autoriteti në ushtrim të detyrave funksionale të ngarkuara me ligj, për të bërë më të qartë e transparente vendimmarrjen dhe veprimtarinë e tij, ka hartuar një sërë rregullash dhe normash që i vijnë në ndihmë mirëfunksionimit të institucionit, të cilat kryesisht janë si më poshtë: • Vendimi i Autoritetit për miratimin e Udhëzuesit të planit të masave organizative dhe administrative nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës së Shqipërisë (AIDSSH) në kushtet e epidemisë së shkaktuar nga COVID-19; • Vendimi i Autoritetit për miratimin e Planit vjetor të veprimtarisë për vitin 2020 të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Njëherazi gjatë vitit 2020 janë përgatitur dhe nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucione dhe shoqata si më poshtë: 1. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) dhe Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ishSigurimit të Shtetit – AIDSSH, miratuar me vendimin nr. 391, datë 23/07/2020; 2. Marrëveshja e Bashkëpunimit me Qendrën MEMO, miratuar në mbledhjen e Autoritetit me nr. 212/1 datë 10/1/2020 me vendimin nr. 777, datë 17/12/2019 të Autoritetit; 3. Marrëveshja e Bashkëpunimit me Shoqërinë ”European Education Initiative” shpk – Universiteti Europian i Tiranës” - UET, miratuar në mbledhjen e Autoritetit me vendimin nr. 676, datë 25/10/2019 të Autoritetit; 4. Marrëveshja e Bashkëpunimit me Institutin e Integrimit të ish-të Përndjekurit Politikë, me nr. prot. 492, datë 21.06.2018, e ndryshuar dhe miratuar në mbledhjen e Autoritetit me vendimin nr. 50/1, datë 15/1/2020; 5. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet AIDSSH dhe Shoqatës “Tirana”, miratuar në mbledhjen e Autoritetit më 22 tetor 2020; 6. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet SHISH dhe Autoritetit, me objekt bashkëpunimin e Autoritetit me SHISH, për rregullimin e marrëdhënieve institucionale në fusha të interesit të
përbashkët, nënshkruar më datë 7 dhjetor 2020 me nr.125 prot.,
Gjithashtu, gjatë vitit 2020 janë miratuar një sërë urdhrash të nxjerrë nga titullari i institucionit, në aspektin organizativ dhe funksional, të cilët kryesisht normojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë e Sektretariatit Teknik në Autoritet, në bazë të ligjit organik dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, ku vlen të përmendet urdhri nr.6. datë 16.01.2020 “Mbi politikat dhe procedurat për trajtimin e kërkesave individuale, institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe personave privatë për informim pranë Autoritetit”.