Joshka Fisher - Lamtumira e nje politikani - Nga Armand Plaka

Page 1

SHQIP 26

E SHTUNE, 1 KORRIK 2006

NDRYSHE

portret

Ish-ministri i Jashtëm gjerman, që konsumoi dy mandate në kabinetin Shrëder, largohet përfundimisht nga politika

Politikani ARMAND PLAKA

N

jë poster i madh bardh e zi, varur në faqen e një muri përballë derës së zyrës së deputetit gjerman, ku isha caktuar të bëja praktikën në tetor të vitit 2001, ishte ajo që më ra në sy menjëherë sapo shkela në të. Posteri në shtrirje vertikale ishte dizenjuar me tone satiriko-humoristike, në kufijtë e një karikature, sigurisht dashamirëse, ku paraqitej imazhi i ngjashëm i Olios e Stelios që ne kemi parë shpesh kur ishim të vegjël. Deputeti në fjalë i përkiste Partisë Socialdemokrate, asokohe në pushtet në Gjermani, e çuditërisht në murin e zyrës së tij, nuk ndodhej foto apo portreti i kancelarit Shrëder, por ishte pikërisht posteri i lartpërmendur i ministrit të tij të jashtëm, Joshka Fisher. Çudi? Jo dhe aq. Isha i përgatitur për këtë gjë. Joshka Fisher ishte tashmë një idhull për shumëkënd, edhe jashtë partisë së vet. Ai ishte lideri karizmatik i të Gjelbërve gjermanë dhe figura më e spikatur brenda koalicionit qeveritar të kryesuar nga Gerhard Shrëder. Më pas, pata rastin ta shoh edhe “live” në një fjalim të tijin në Bundestag, e madje edhe ta dëgjoja në kongresin e partisë së tij, në nëntor 2001 në Rostok, (pasi kisha siguruar një ftesë nga Fondacioni Hajnrih Bël), ku ai po ndeshej me kundërshti të mëdha nga anëtarë e simpatizantë të partisë së vet, për shkak të angazhimit të Gjermanisë me trupa në Afganistan. Duhet të kemi parasysh faktin se partia e tij përbëhet nga një përzierje rrymash pacifistësh, ambientalistësh, antiglobalistësh, aktivistësh antiluftë, shpeshherë fanatikësh me prejardhje radikale ultramajtiste e antiamerikanësh të skajshëm. E pashë se si ia doli të bënte për vete shumicën e anëtarëve në atë kongres, pashë se si arriti t’i bindte me forcën e fjalës dhe argumentet që hodhi gjatë fjalimit të tij me tone të larta, shumicën e simpatizantëve, megjithëse nga kupola partiake kishte shumë kundërshtime. Politikani i një prerjeje ndryshe Ai tashmë, prej kohësh përbënte një fenomen më vete. Ishte njeriu që si askush tjetër tregoi se me këmbëngulje se mund të arrihet gjithçka. Ai tregoi se njeriu mund të ndryshojë, kurdo e kudo, nëse ai e vlerëson se kjo është gjëja e duhur. Ai diti të prekë suksesin në mënyrën e tij. Diti të përballojë probleme, diti të kalonte vetveten (shumëkush që e njeh nga brenda politikën e ditës në Gjermani dhe personazhet e saj, e di se ai ndryshoi edhe fizikisht), dhe cakun e ideologjisë së partisë së tij, e të gëzonte megjithatë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të saj e më gjerë edhe kur përfaqësonte vetëm mendimin e vet. Ai do të vijojë edhe më tej të mbetet një njeri karizmatik; pragmatist kur duhej dhe stoik nëse sërish do të duhej. Ai do të mbahet mend gjatë, sidomos për fjalimet e tij plot patos e qartësi mendimi, që bënte ta admironin jo vetëm adhuruesit, por edhe kundërshtarët e kritikët më të ashpër të tij. Ai shquhej për rrethin e tij të gjerë të fansave. Së fundmi, ishte vetëm deputet në fraksionin e partisë së tij në Bundestag, atë të të Gjelbërve gjermanë, që njihen ndryshe edhe si “Bundnis’90/Die Grunen”. Demokracia dhe limitet “Në demokraci çdo gjë është e limituar në kohë”, tha Joshka Fisher dy ditë më parë dhe “njeriu nuk përmirësohet nëse qëndron më gjatë në politikë”. Ai nuk mundet të vazhdojë më gjatë dhe madje edhe nuk e ka dashur një gjë të tillë. Pothuajse një gjysmë ore, ish-ministri i Jashtëm gjerman ka folur gjatë “ceremonisë” së lamtumirës së tij me kolegët e fraksionit (grupit parlamentar) të partisë së tij në Bundestag. Kjo përbënte dhe paraqitjen për herë të fundit të tijën si deputet e politikan përballë gazetarëve. Karriera politike e Joshka Fisherit mund të konsiderohet tashmë e përfunduar. “Më në fund...”, theksoi ai, kur kjo iu kërkua nga gazetarët e shumtë dy ditë më parë. Ai nuk ka pasur as qëllimin që ta lerë këtë karrierë për të bërë përpara në një tjetër, atë ndërkombëtare. Jo, kurrsesi. Parashikime të tilla si “ai do rikthehet sërish”, sipas Joshka Fisherit vetë, janë për t’u harruar. “Dera është e mbyllur dhe çelësi do të thyhet në mes e do të hidhet tej”. Nga shtatori e në vijim të këtij viti, ai do të punojë si profesor i asocuar

Lamtumira e një politikani E ARDHMJA DHE FISHER

JOSHKA DHE BOTIMET

Lektor në Amerikë

Ish-ministri i Jashtëm gjerman është i shquar edhe në një fushë tjetër. Ai ka qenë shumë aktiv në fushën e botimeve dhe ka renditur në to shumë kujtime e eksperienca personale dhe ka parashtruar në to filozofinë e mendimin politik sa të partisë së tij, aq edhe atë personal. Një ndër to në aspektin politik është dhe ai i botuar në vitin 1984 me titull: “Rreth fuqisë së gjelbër dhe pushtetit”. I famshëm u bë ai sidomos me botimin e një libri biografik për veten, ku shpjegon se si një njeri mund ta prekë suksesin në sajë të këmbënguljes.

I

sh-ministri i Jashtëm, Joshka Fish er, ka deklaruar dorëheqjen e tij nga politika. Vendimi është definitiv. Nuk do të ketë rikthim, as nuk do të pretendojë t’i hyjë ndonjë karriere tjetër brenda politikës, megjithëse për një kohë të gjatë është folur se ai pëlqente të angazhohej në sferat e larta të politikës së BE-së. Përkundrazi, Fisher dëshiron tashmë të kontribuojë në një mënyrë tjetër: të japë mësim e leksione mbi marrëdhëniet ndërkombëtare në një universitet elitar si ai i Prinstonit në SHBA. Në fakt, Fisher kishte deklaruar qysh më parë, nga fundi i javës që shkoi, me fillimin e periudhës së pushimeve verore, se do ta linte mandatin e tij në Bundestag. Fisher, që shpesh ka lënë të kuptohet se ka pasur një interesim për ndonjë post në sferat e larta të politikës së BE-së, gjithsesi me deklaratat e tij i ka vënë kapakun një herë e mirë edhe spekulimeve në lidhje me ambiciet e tij: “Unë nuk kam ndërmend t’i hyj karrierës politike ndërkombëtare”. Gjatë fjalimit të tij njëzetminutësh para derës së fraksionit të të gjelbërve në Bundestag, politikani është dashur të pohojë shpesh se “kjo është një ndarje me dhimbje megjithëse ndjehem i gëzuar për këtë ditë”, tha Fisher, që vlerësoi se me këtë akt se tashmë ishte mbyllur përfundimisht një kapitull i jetës së tij”. Fisher e argumentoi edhe detyrën e tij të fundit politike si deputet me vendimet e tij personale, për të shijuar edhe një herë një fillim të ri në një fushë tjetër larg politikës.

në një universitet elitar amerikan, atë të Prinstonit, ku do të japë leksione mbi marrëdhëniet ndërkombëtare. Mandatin e tij si deputet i Bundestagut, ai mendon ta lerë në njërën nga javët në vazhdim. Kjo do të ishte një lamtumirë me mall e nostalgji, shpjegoi vetë 58-vjeçari para kamerave. “Asnjë sekondë të mandatit tim në postin shtatëvjeçar si ministër i Jashtëm, nuk kam dashur ta çoj dëm”, shtoi ai më tej. Fisher, i cili i ka drejtuar të Gjelbërit gjermanë shpesh në mënyra autoritare, ka gjetur gjithsesi fjalë të tilla në momentet e ndarjes: “Unë i jam mirënjohës në një mënyrë të pakufishme par-

tisë e fraksionit parlamentar të partisë sime, edhe për debatet e zënkat që kam zhvilluar me ta”, tha ai. Me pakëz distancë, ai megjithatë do të vazhdojë t’i përkrahë e mbështesë në vijimësi të Gjelbërit. Jo lamtumirë, por transformim Shefi i fraksionit parlamentar të të Gjelbërve gjermanë në Bundestag, Fritz Kuhn, tha: “Kjo nuk është lamtumirë, por një transformim”. Fisher do të qëndrojë me të Gjelbërit edhe pse do të shfaqet në tribuna të tjera. Papritur, Fisher theksoi se edhe nëse do të kishte pasur një fitore të

Koalicionit Kuq e Gjelbër në zgjedhjet e shkuara parlamentare në Gjermani, do ta kishte lënë gjithsesi postin e tij si ministër i Jashtëm pas një viti. Ndarja dhe dhuratat e miqve I shfaqur disi i nxirë nga rrezet e diellit në fytyrë, i çliruar e i buzëqeshur, Fisher u drejtua drejt foltores. Fjalimi i tij i fundit para fraksionit të partisë së tij në parlament u mbyll me fjalët: “Shumë faleminderit të gjithëve dhe lamtumirë”. Fraksioni dhe partia më pas “morën revanshin”, duke kaluar te shampanja e dhuratat: 12 shishe verë të kuqe, dy “tonë” gurë, disqe


E SHTUNE, 1 KORRIK QERSHOR 2006

SHQIP 27

NDRYSHE

Joshka dhe gazetarët

Curriculum Vitae

NDJESE, POR RESPEKTONI PRIVATESINE Për sa u përket gazetarëve, të cilët ai shpesh i kishte ofenduar edhe me fjalë jo fort të goditura, “njeriu i lirë”, tashmë Josef Fisher ka gjetur rastin t’i përshëndesë me fjalë të ngrohta dhe madje t’u kërkojë dhe falje: “Unë nuk i kam trajtuar ata gjithmonë siç ata kanë dashur, e madje ndonjëherë unë jam sjellë edhe arrogant me ta”, tha Fisher, jo pa shtuar një paralajmërim, për ta respektuar jetën e tij private e mos të ndërhynin aty ku s’duhet: “Unë tashmë jam një njeri privat, që do të thotë me fjalë të tjera se ajo çfarë unë bëj me jetën time, nuk ju intereson më”. Joshka Fisher dhe ish-kancelari Shrëder gjatë një samiti të NATO-s

JETA PRIVATE

Poster zgjedhor i të Gjelbërve gjermanë gjatë fushatës së ‘02

Joshka është martuar pesë herë N

Joshka Fisher me bashkëshorten, Minu Barati, 2005

Joshka Fisher duke matur pulsin pas një vrapimi

muzikore, një I-Pod për të dëgjuar muzikë, ndërsa bën “jogging”, një nga hobet e tij. Vlerësimet e kundërshtarëve Kolegu i tij i moçëm, kundërshtari i tij brenda partisë, Hans-Christian Strobele, edhe në rastin e çështjes së komisionit parlamentar për veprimtarinë e shërbimeve të fshehta, nuk do t’ia verë fare veshin Fisherit. Pardje, megjithatë, ai është shfaqur më i tërhequr nga tonet e tij kritike. “Tërheqja e Fisherit ka gjetur dhe vlerësimin tim të lartë”, tha ai. Edhe rivali e bashkudhëtari i moçëm i

Fisherit nga Partia Socialdemokrate, ishministri i Brendshëm, Otto Schily, tregoi respekt të patundur për ish-kolegun e tij në kabinetin qeveritar. Ish-ministri i Jashtëm, sipas tij “është një njeri me një biografi tejet interesante, që nis qysh nga shoferi i taksisë e mbërrin deri te zyrat e funksionet më të larta shtetërore”. Kush do ta zëvendësojë në Bundestag Për sa i përket vendit të Fisherit në Bundestag, ai do mbulohet nga politikani i gjelbër, Omid Nouripour nga Landi i Hesenit. 31-vjeçari gjermano-iranian qysh

ë Gjermani qarkullon një barso letë, ku në qendër të saj janë dy liderët karizmatikë të ish-koalicionit të shkuar qeveritar: pra figura e Shrëderit dhe ajo e ish-ministrit të Jashtëm, Joshka Fisher. Dihet tashmë se të dy ata kanë konsumuar disa martesa dhe gjermanët (përtej namit që ndoshta qarkullon sot në botë për ta, janë shumë shakaxhinj), ia kanë gjetur batutën. “Nëse Gerdi dhe Joshka do të udhëtonin të dy së bashku në një avion, e largqoftë avioni do të rrëzohej, atëherë sigurimet shëndetësore e shoqërore do të kishin shumë punë, pasi pas tyre qëndrojnë një tufë me gra e detyrime financiare”. Në fakt, Joshka Fisher është martuar pesë herë dhe gruaja e tij e fundit është një producente filmash gjermano-iraniane, me të cilën ai u martua më 29 tetor 2005 e që quhet Minu Barati. Por para saj ai ka konsumuar siç e thamë më lart, edhe katër martesa të tjera. Fisher ka dy fëmijë nga martesa e dytë me matematikanen Inge. Por gjithsesi, kjo përbën një kuriozitet nga jeta e tij private, për të cilën ai ka kërkuar së fundmi edhe respektin e gazetarëve, kështu që edhe ne nuk po e zgjasim më shumë me këtë temë.

prej vitit 2002 është tashmë anëtar i kryesisë federale të Partisë së Gjelbër dhe angazhohet sidomos në çështje të politikave që kanë të bëjnë me emigracionin. Fisher: Koalicioni aktual, i pashpresë Koalicionit të madh (atij aktual që qeveris Gjermaninë), ai nuk i parashkruan ndonjë të ardhme, me gjithë rezultatet optimiste të arritura prej tij nën drejtimin e zonjës Merkel. Që tani ka pasur sipas tij, një proces erozioni, ashtu sikurse përjetoi edhe Koalicioni Kuq e Gjelbër në fund të mandatit të tij të dytë në qeverisje.

Kush ishte Joshka Fisher, taksisti që u bë ministër M

ë 12 prill 1948, lind në Gerabronn (Landi i Baden-Vyrtembergut.) Jozefi (emri i tij i vërtetë), fëmija i tretë i një gjermani të thjeshtë me profesion kasap, me emrin Martin Fisher. Prindërit e tij sapo ishin larguar nga Hungaria dy vjet më parë, më 1946, si hungaro-gjermanë që ishin. Në vitin 1965, familja e tij zhvendoset drejt Shtutgartit. Në vitet 1965-‘66, pak para përfundimit të vitit të dhjetë të shkollës, Joshka vendos ta lerë gjimnazin përgjysmë. Në të njëjtën kohë nis një kurs si fotograf, që shumë shpejt do ta linte përgjysmë. Në vitin 1966 ndërmerr një udhëtim njohës drejt Anglisë, Francës, Spanjës, Italisë, Greqisë e nëpërmjet Turqisë mbërrin deri në Kuvajt. Kthehet në Gjermani për shkak të sëmundjes së të motrës e punon si shitës lodrash për fëmijë, për të fituar bukën e gojës. Në nëntor të atij viti i vdes i ati nga një aksident e pak më vonë i vdes edhe e motra nga një krizë në veshka. Në vitin 1967 martohet për herë të parë në Britani, pasi këtë fenomen do ta përjetonte edhe katër herë të tjera gjatë jetës së vet. Emri i nuses është Edeltraud. Së bashku angazhohen në lëvizjet studentore. Në vitet 1968-1975 merr leksione në Frankfurt nga Theodor Adorno, Jurgen Habermas dhe Oskar Negt. Fillon të njohë mirë Karl Marksin, Mao Ce Dunin dhe Hegelin. Ndërkohë e fiton bukën e gojës me punë të ndryshme part-time. Fillon të marrë pjesë në demonstrata të dhunshme rrugësh, si pjesëtar i grupimit radikal militant majtist “Lufta revolucionare” (RK). Arrestohet gjatë një manifestimi në Shtutgart dhe mbahet i izoluar dy herë nga tri ditë në qeli. Nga viti 1976-1981 Fisher punon pjesërisht si taksist në metropolin e Frankfurtit mbi Main. Në vitin 1977 nis edhe kthesa në jetën e tij. Ngjarjet e dhunshme që shkaktoi organizata terroriste radikale majtiste “Fraksioni i Armatës së Kuqe”, e njohur me emrin RAF (një organizatë kjo e përafërt nga ideologjia e veprimtaria me Brigadat e Kuqe në Itali), bënë që ai të përjetonte një proces reflektimi, siç e cilëson edhe ai vetë këtë moment në shkrimet e tij dhe të hiqte dorë përfundimisht nga angazhimi e përkrahja direkte apo indirekte e të tilla grupimeve e organizatave. Në 1982 regjistron për herë të parë edhe emrin në Partinë e të Gjelbërve gjermanë. 19831985, të Gjelbërit hyjnë për herë të parë në Bundestag me 5,6 për qind të votave. Fisher arrin të bëhet deputet si pasojë e listës partiake, duke qëndruar në Bon deri në 1985, për t’ia lënë vendin një tjetri, sipas skemave të rotacionit që funksiononin në këtë parti. Fillon e aktivizohet totalisht në politikë e bëhet një ndër figurat kyçe të partisë së tij. Në Bundestag ndërkohë kishte bërë emër si një folës elokuent e mjeshtër i shkëlqyer i retorikës. Pasi bën një karrierë si min- (Në rreth) Fisher gjatë një demostrate ‘74 istër e deputet në nivel landi (më konkretisht në atë të Hesenit), Në vitin 1977 nis edhe kthesa në nga vitet 1985-1987 jetën e tij. Ngjarjet e dhunshme që kalon shumë eksperienca. Reformon partinë, përpiqet të shkaktoi organizata terroriste riaktivizohet në nivel federal, “Fraksioni i Armatës së Kuqe”, por pa sukses. Njeh dorëheqje bënë që ai të përjetonte një proces e zhgënjime për shkak se gjente pak vend për të përmbushur reflektimi, dhe të hiqte dorë përfunobjektivat e partisë së tij mbi dimisht nga angazhimi e përkrahja planet ambientaliste, të cilat bëheshin shpesh shkak direkte apo indirekte e të tilla zënkash me partitë e tjera të grupimeve e organizatave koalicioneve që të gjelbërit arrinin të ngrinin në këmbë. Kjo periudhë vazhdoi deri në vitin 1994. Në prill 1996 Fisher propozon që në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm të dilnin si një koalicion më vete me Partinë Socialdemokrate gjermane të Shrëderit. Ndërkohë ndërmerr një udhëtim njohje në ish-Jugosllavi, për të parë nga afër situatën e atjeshme. Më 13 dhjetor deklaron në Bundestag se ai personalisht është për angazhim të trupave gjermane në kuadër të SFOR-it në Bosnjë. Partia e tij është pothuajse e gjitha kundra. Më 27 tetor, pas fitores së koalicionit Kuq e Gjelbër në Fisher, ministër i jashtëm, 2003 zgjedhjet parlamentare, Joshka Fisher caktohet zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm në kabinetin e udhëhequr nga kancelari Gerhard Shrëder. Në janar të vitit 1999 shpall në kuadrin e presidencës të radhës së Gjermanisë në BE edhe zgjidhjen e krizës së Kosovës, si një ndër prioritet bazë të BE-së. Në nëntor të vitit 1999 merr pjesë në maratonën e Nju Jorkut dhe e përshkon distancën e saj në 3 orë e 45 minuta. Pas sulmeve të 2001it, në SHBA, Fisher u shpreh mbështetjen e tij të plotë amerikanëve në luftën ndaj terrorit. Merr mbështetjen e dy të tretave të partisë së vet për politikat e tij antiterroriste proamerikane. Në maj të vitit 2002 merr çmimin Doktor Nderi i Universitetit Haifa në Izrael dhe çmimin tjetër Gottlieb-Duttweiler në Zvicër. Në shtator të këtij viti, në zgjedhjet parlamentare të Gjelbërit mundën ta përmirësojnë përqindjen e tyre duke kapur nivelin e 8,6 në nivel federal. Me këtë fitore ata i mundësuan edhe mbijetesën koalicionit Kuq e Gjelbër. Në tetor të po këtij viti vjen edhe riemërimi i tij në postin e ministrit të Jashtëm në kabinetin Shrëder. Më 25 prill 2005, Fisher pranon përgjegjësinë e tij politike të qeverisë për çështjen e vizave, por mohon kategorikisht konsekuencat politike që mund të vinin prej saj. Më 18 tetor 2205, me përfundimin e mandatit të kabinetit Shrëder, merr fund dhe karriera e tij si ministër i Jashtëm. Më 27 qershor 2006 merr fund definitivisht edhe karriera e tij si politikan, pasi ai deklaron se ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike në parti e parlament dhe se nuk do të rikthehet më prapa.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.