Viktro Majer ne ´82: Shqiperia qe une pashe! - Nga Armand Plaka

Page 1

NDRYSHE

SHQIP 20

Histori

& reportazh

E DIEL, 27 MAJ 2007

Çfarë pa dhe çfarë shkroi ish-korrespondenti i njohur i së famshmes gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", për Shqipërinë komuniste, dy vjet para se të realizohej vizita e parë e Shtrausit në Tiranë. Në cilat qytete e fshatra shqiptare shkeli dhe çfarë konstatoi ai rreth të djeshmes e të ardhmes së një vendi sa të izoluar, aq dhe të çuditshëm si RPSSH-ja e fillimviteve '80

Viktor Majer në '82: Shqipëria që unë pashë NGA ARMAND PLAKA

M

egjithëse marrëdhëniet me RFGJ-në akoma nuk ishin vendosur, e vizita e parë e Franc-Jozef Shtrausit në vendin tonë donte dhe dy vjet të bëhej realitet, duket se të paktën izolimi në një aspekt tjetër kishte pësuar krisje. Pas vdekjes së Mehmet Shehut, ndërsa në jetën e përditshme shoqërore e politike në vend po përjetohej një fazë e re "marrëzie", reportazhet e korrespondencat e gazetarëve të huaj që raportonin atë çka shihnin e preknin me dorë vetë në Shqipëri po njihnin rritje. Nuk ishte hera e parë që një korrespondent i huaj perëndimor, apo më saktë, gjermano-perëndimor, shkruante për vendin komunist me tiparet më ekzemplare në mbarë "botën e kuqe". Por këtë radhë kemi të bëjmë me një "ujk të vjetër" e njohës të mirë të problemeve të rajonit, që duket se ndoshta nuk kishte ardhur në Shqipëri vetëm me atë mision, pra vëzhgimin nga pranë e raportimin e gjendjes për lexuesit e së famshmes "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Nga ngjarjet që rrodhën më vonë të lind përshtypja se ai, përveç të tjerash, kishte ardhur në vendin tonë edhe si një faktmbledhës apo misionar në emër të Bonit zyrtar, për t'u paraprirë vizitave të bujshme të mikut të tij, Franc-Jozef Shtraus. E pra bëhet fjalë për gazetarin-korrespondent, ekspertin e njohur gjerman të çështjeve ballkanike, Viktor Majer (Meier), i cili përmendet shpesh në studime e hulumtime që i takojnë, sidomos periudhës së viteve '70 e '80, epokë kur roli i Gjermanisë po rritej dita-ditës e kërkimi apo joshja e partnerëve nga blloku lindor për të ulur ndikimin e Moskës ishte në kulmin e saj. Ai na shfaqet me një reportazh të datës 13 nëntor 1982, me titull "Në vendin e izoluar të Enver Hoxhës - Shqipëria, stacioni mes Lindjes e Perëndimit", duke hedhur në letër të gjitha ato çka kishte parë e dëgjuar në vizitat që pati kryer thuajse në mbarë Shqipërinë, në maj të vitit 1982. Reportazhi në fjalë është marrë nga arkiva e gazetës së famshme gjermane, "Frankfurter Allgemeine Zeitung", për të cilën ai punoi për vite e vite me radhë, derisa doli në pension në vitin 1993, kohë e cila nuk korrespondon me fundin e veprimtarisë e kontributit të tij në çështjet e Evropës Juglindore. Majer, ndërsa shkel vetë rrugët e takon shqiptarët nga Gjirokastra në Shkodër, nga Korça në Berat e Himarë, nga Durrësi në Tepelenë, interesohet shpesh edhe për aspektin historik e zhvillimin ekonomik, të cilin e ndërthur me aktualitetin politik, duke "futur hundët" në shumë fusha, për t’ia përcjellë në mënyrë sa më realiste imazhin e një "vendi shumë të çuditshëm", opinionit gjermano-perëndimor. Viktor Majer në fakt nuk ishte i pari, pasi shumë të tjerë kishin përcjellë në mënyra të ndryshme realitetin komunist shqiptar në mediat e huaja, që nga korrespondentët e TIME-it, që kishin ardhur në Shqipëri me identitet të rremë e me pasaporta holandeze, e deri te kolegët e tij, Dr. Karl Stroehm, i dërguari i posaçëm i gazetës "Die Welt", Dorothea Graeffin Razumovsky (e cila kishte shkruar një artikull jashtëzakonisht të gjatë në

“KRYEQYTETI” Gjirokastra, në mbarë botën e njohur më shumë thuajse me emërtimin e saj në greqisht, Argyrokastron, vlerësohet si "kryeqyteti i fshehtë" i Shqipërisë. Shumë njerëz me peshë sot në Shqipëri e kanë origjinën prej këtej...

Majer na shfaqet me një reportazh të datës 13 nëntor 1982, me titull "Në vendin e izoluar të Enver Hoxhës - Shqipëria, stacioni mes Lindjes e Perëndimit", duke hedhur në letër të gjitha ato çka kishte parë faqet e "Frankfurter Allgemeine Zeitung" në vitin 1978), apo dhe Karl Buhala, korrespondent special i "Sueddeutsche Zeitung" në Beograd etj. Por në reportazhet e tij ndihet një farë realizmi, apo dhe dashamirësie përkrah edhe një doze kritike për falsitetin e boshllëkun e jetës në kafazin komunist shqiptar të kohës. Ai e nis artikullin e tij duke shkelur në sokakët e Gjirokastrës, për të cilën pohon se më shumë njihet me emërtimin në greqisht "Argyrokastron" në botën perëndimore, por nga ana tjetër thekson se është djep e qendër e nacionalizmit e krenarisë shqiptare, që ka nxjerrë shumë figura që kanë bërë emër në histori. Më tej kalon në Tepelenë, ku ndalet te bëmat e Pashait të Janinës, për të shkuar më pas te jeta e minoritarëve grekë në jug të Shqipërisë. Mundohet të sjellë fakte rreth bashkëjetesës shqiptaro-greke, por edhe të nxjer-

rë në pah ndonjë detaj problematik, megjithëse në sipërfaqe nuk duket e tillë. Majer rrëmon në histori, takon njerëz e bisedon me ta, por ngre shpesh edhe pikëpyetje logjike. Gjatë gjithë kohës ai është i shoqëruar nga njerëzit e pushtetit, të cilët herë pas here kujdesen ta lenë të lirë, në mënyrë që miqve të huaj të mos u krijohet përshtypja se janë të vëzhguar e të kontrolluar ngado që shkojnë. Mbetet i mahnitur nga bukuritë e Beratit e bregdetit shqiptar, flet për vrionasit e prejardhjen e Enver Hoxhës, por me shpoti ndoshta thekson edhe "aftësitë" e pragmatizmin e shqiptarëve për të bërë përpara në karrierë qysh gjatë kohës së perandorisë osmane, gjë e cila, siç konstaton edhe ai, është trashëguar deri në ditët e sotme. Viziton Shkodrën dhe sheh gjurmët e një "ishulli me ndikim të dukshëm perëndimor". Mundohet të bëjë edhe hamendësime rreth një "ndjenje faji", që ndoshta po vihej re tek udhëheqja komuniste e kohës në lidhje me sjelljen e saj "të nxituar" në raportet me religjionin dhe parasheh se shumëçka mbi fatin e Shqipërisë do të zgjidhej ndoshta pas vdekjes së Enver Hoxhës. Sigurisht që për shumë konstatime që ai bën nuk është shumë i saktë e shpesh i pathelluar, por në krahasim me shumë kolegë të tjerë të mëparshëm, ai na shfaqet si një njohës më i ndjeshëm i realitetit e historisë shqiptare. Në artikull nuk theksohet kurrë fakti se Shqipëria nuk kishte marrëdhënie zyrtare me RFGJ-në dhe autori mundohet ta anashkalojë këtë handikap, por nga ana tjetër ai e rendit vendin e tij tek ato vende perëndimore, të cilat nuk do vijonin më tej ta "toleronin" Shqipërinë me sjelljet e saj shumë larg një

shteti e imazhi normal. Më poshtë, ekskluzivisht për lexuesit e "Shqip", për herë të parë po e botojmë thuajse të plotë reportazhin e gazetarit Viktor Majer: *** Gjirokastra, në mbarë botën e njohur më shumë thuajse me emërtimin e saj në greqisht, Argyrokastron, vlerësohet si "kryeqyteti i fshehtë" i Shqipërisë. Shumë njerëz me peshë sot në Shqipëri e kanë origjinën prej këtej: Enver Hoxha, Kryeministri aktual, Adil Çarçani dhe shkrimtari Ismail Kadare. Mehmet Shehu, që thuhet se vrau veten dhjetorin e shkuar, nuk vinte nga këto anë, por nga Shqipëria e Mesme. Ka njerëz që thonë se ky fakt nuk ka qenë i parëndësishëm. Gjirokastra, e ndërtuar plotësisht me gurë, e me çatitë e shtëpive të mbuluara me rrasa, rri ngjitur ndanë një mali. Në brendësi ndahet në degëzime të tjera dhe nëpërmjet një kështjelle të lartë, ndahet më pas në dy pjesë të mëdha. Çdo shteg në qytet është një ngjitje në mal. Tri lagje janë ortodokse dhe shtatë myslimane. Ish-perandorinë e vjetër osmane mund ta shohësh të gjallë edhe sot në sarajet e moçme. Disa nga familjet më në zë aty kanë pasur prona e toka rreth qytetit, të cilat punoheshin nga argatë shqiptarë apo grekë, ose merreshin me tregti. Por një grup i tretë, dhe ky ishte dhe më i njohuri, arriti të bënte emër në mbarë perandorinë otomane si juristë, shtetarë apo dhe administratorë në nivele të ndryshme. Kjo traditë, me ç`duket, ka vijuar të mbesë e gjallë edhe sot e kësaj dite. Edhe i ati i Enver Hoxhës, na thonë, ka qenë një nëpunës i bashkisë së qytetit. Shtëpia e familjes së tij që na tregohet më pas, sot është zgjeruar me një shtëpi tjetër, duke e shndërruar atë në një lloj saraji. Udhëheqësi i Shqipërisë komuniste duket se i ka dhënë rëndësi prejardhjes. Ai është rritur, të paktën kështu na thonë shoqëruesit, në një shtëpi shumë më të vogël, këtu në qytet.

Greqia është afër, por në qytet askush nuk duket se e flet greqishten. Gjirokastra dikur ka qenë një qendër e nacionalizmit shqiptar. Me krenari na tregohet një shtëpi guri me një si shesh përpara ndërtesës, shtruar po me gurë, është shkolla e parë shqipe që është ndërtuar në atë qytet. Në dimrin e vitit 1940-'41, pas disfatës që pësuan trupat e Musolinit për të kryer një ofensivë rrufe kundër Greqisë, Gjirokastra u pushtua nga trupat greke. "Ata donin të helenizonin ortodoksët shqiptarë, ashtu siç donin të bënin dhe turqit para tyre me myslimanët shqiptarë", na thotë drejtori i muzeut. "Por ata s'mundën të bënin dot më tej, sepse nisën sulmet ajrore dhe trupat greke e kaluan më pas kohën duke u fshehur në kazermë, domethënë në mjediset e kështjellës. Pushtimi grek pati ndërkohë një ndikim të madh ndër shqiptarët. Ai u tregoi atyre se pushtuesit e parë, italianët, paskëshin qenë të dobët, dhe kjo i dha shkas formimit të një bërthame rezistence. Ngaqë Gjirokastra ishte një qytet intelektualësh dhe ngaqë të rinjtë intelektualë shqiptarë asokohe më shumë ishin të prirur nga idetë majtiste, u ndez kësisoj një lëvizje komuniste. Në Tepelenë, akoma më në perëndim, janë të gatshëm të na tregojnë se si trupat greke arritën të depërtonin aq thellë asokohe. Kurrë në ofensivë të madhe, por gjithnjë me njësi të vogla, duke kaluar nga mali në mal e duke u tërhequr, prej nga niseshin sërish dhe hidheshin në lugina pastaj, duke përfituar qindra metra terren, derisa arritën të pushtonin një pjesë të konsiderueshme territoresh shqiptare. Në prill të vitit 1941, pas sulmeve gjermane, grekët u zmbrapsën. *** Tepelena ka hyrë ndërkohë në histori për historira të tjera. Këtu, në vitin 1740 lindi Ali Pasha, i cili për disa dekada, deri në vdekjen e tij në vitin 1822, udhëhoqi


NDRYSHE

E DIEL, 27 MAJ 2007

SHQIP 21

"Laiko Vima" ("Zëri i Popullit"), gazeta që del një ose dy herë në javë, të jep me formalizmin e saj të pajetë një ide imagjinare të asaj se si mund të ngjante Greqia sot, nëse në pushtet do të kishin qenë komunistët

nga Janina pashallëkun e tij (Dhespotatin). Në fillim ai s'ishte veçse një kaçak e kusar, kurse më pas një "përmbushës i pazëvendësueshëm" i vullnetit të Sulltanit në ato rajone të trazuara, asokohe të mbushura me nacionalitete të ndryshme e ku myslimanët e ortodoksët jetonin së bashku, zot i të cilave ai u bë në fund plotësisht vetë. Edhe sot e kësaj dite mund të shihen rrënojat e kështjellës së rrethuar nga malet, të cilën e vizitoi dhe Lordi Bajron asokohe. Sot, Tepelena është vetëm një "kasolle e harruar". Vetëm një ndërtesë moderne ngrihet ndanë mureve të rrënuara të kështjellës së dikurshme. Atë çka arriti të bënte Ali Pasha në pashallëkun e tij jetëshkurtër e tregon dhe ndikimi e emri që ai ka edhe matanë kufirit të mbyllur në mënyrë hermetike. *** Fshatrat në anën e djathtë të Gjirokastrës, deri në kufirin me Greqinë, banohen nga grekë. Rreth 25000 është numri i tyre, sipas të dhënave zyrtare shqiptare dhe thuajse një popullsi me të njëjtin numër banorësh, jeton matanë maleve përballë detit në Sarandë. Disa qarqe irredentiste në Greqi flasin sot akoma për Epirin e Veriut dhe kërkojnë helenizimin pa kushte të këtij rajoni e bashkimin me atdheun mëmë. Nga ana tjetër, në vitet 1944-'45, rreth 45000 shqiptarë myslimanë, të ashtuquajtur çamë, u përzunë nga Epiri grek drejt Shqipërisë, të ndodhur nën presionin e dhunshëm të lëvizjes djathtiste greke EDES nën drejtimin e Zervas-it, që asokohe në Epir ishte shumë i fuqishëm. Shqiptarët ortodoksë thjesht u reklamuan si grekë, e Shqipëria, sipas shoqëruesit tonë, mund të kishte reaguar me masa të ngjashme ndaj grekëve që jetonin në Shqipëri, por preferoi t'u jepte atyre të gjitha të drejtat për minoritetet. U përpoqëm të pyesnim nëse një pjesë e grekëve që jetojnë në Shqipëri do të don-

te të jetonte sot në Greqi. Kohët e fundit dëgjohet shpesh se ka pasur përpjekje për t'u arratisur nga malet, ose duke notuar drejt ishullit të Korfuzit. Fshati që ne vizituam ishte një qendër e disa kooperativave të bashkuara, që ndodhej vetëm dy kilometra larg kufirit. Kalimi në të, si dhe më parë, është i ndaluar. Shoqëruesit tanë janë krerët komunistë të zonës: kryetari i kooperativës, sekretari i partisë, një mjek dhe një shkrimtar lokal që shkruan në gjuhën greke, nga Gjirokastra. Djathi i deles dhe rakia nuk na u ndanë nga tavolina. Shoqëruesit shqiptarë e lenë me kast të lirë dhomën, për të shmangur çdo ndjesi "të mbikëqyrjes". Nuk është fort e diktueshme, por në buzët e shoqëruesve tanë nuk del asgjë që mund të konsiderohet "jo e përputhshme" me normat. "Ata (minoritarët) kanë të gjitha të drejtat, duke përfshirë këtu edhe mësimin në gjuhën e nënës. Feja u hoq me dëshirën e popullit". Por, nëse e di se çfarë roli ka luajtur kisha në jetën greke, se çfarë kuptimi kanë festat fetare, si Pashkët për shembull, atëherë këtë lloj pretendimi nuk mund ta marrësh dhe aq seriozisht. Në dyqanet e kooperativës, ku mund të shohësh të pranishme të gjitha llojet e ushqimeve bazë, mund të blesh edhe libra të klasës fillore në greqisht. Ata janë shkruar në "Dimotiki", korrekte "I Patrida mas (Atdheu ynë), është shkruar mbi njërin nga kapitujt e tyre. Me Atdhe mendohet Shqipëria. "Ne e kemi lidhur fatin tonë përgjithmonë me popullin shqiptar". Me ardhjen e pushtetarëve të rinj në Athinë, të paktën kështu dëgjojmë, kanë nisur të vendosen edhe kontaktet e para: këmbime grupesh valltarësh popullorë. Valët e programeve në gjuhën greke është vështirë të kapen dhe përveç të tjerash ata janë ca si "shumë amerikanë". Gjatë luftës civile, në anën tjetër u ngrit "Ushtria popullore", por në këto anë nuk

ndodhi asgjë. "Laiko Vima" ("Zëri i Popullit"), gazeta që del një ose dy herë në javë, të jep me formalizmin e saj të pajetë një ide imagjinare të asaj se si mund të ngjante Greqia sot, nëse në pushtet do të kishin qenë komunistët. Refugjatët që asokohe vinin nga kufiri me Greqinë, prej shumë vitesh tashmë, Shqipëria i dërgoi në vende të tjera. *** Disa ditë më vonë ne zbritëm në Himarë, në brigjet e thepisura shqiptare të jugut. Një rrugë e ngushtë na çon nga Saranda drejt saj, duke na shoqëruar gjithë kohës vargmalet që vareshin thikë poshtë në det. Lokaliteti i fshehur rrëzë maleve, i hapur vetëm ndaj detit, duket si një oaz i vërtetë me plantacionet e ullinjve e agrumeve që shpalos. Himarjotët nën Turqi gëzonin një lloj autonomie: nga dhjetë fshatrat që e përbëjnë atë, tre janë grekë dhe shtatë shqiptarë. Ata kanë pasur shpesh këmbime të dendura me ishujt Jonianë dhe kanë marrë pjesë në luftën për pavarësi të Greqisë. Himara e vjetër me kështjellën e saj është gjysmë e rrënuar. Shumica e banorëve kanë zbritur me kalimin e kohës më poshtë, drejt bregut. *** Ajo çka Gjirokastra ka përfaqësuar për Jugun e Shqipërisë, do të thotë nga ana tjetër edhe Shkodra për veriun. Me një rrugë kryesore të gjerë, më parë ajo ishte e ndarë në mënyrë strikte mes myslimanëve e katolikëve. Ngaqë fuqitë perëndimore konkurronin mes tyre për të ngritur konsullata, shkolla e misione fetare, qyteti ndërkohë kishte përfituar shumë ndikim nga Perëndimi. Disa nga ndërtesat e konsullatave të huaja akoma dhe sot e kësaj dite janë në këmbë. Madje këtu patën ngritur një mision edhe protestantët anglezë. Ai ndodhej për-

ballë hotelit të ri të turizmit. Por ai duhet të ketë shërbyer për qëllime të tjera, pasi asgjë nuk të dëshmon apo të bën të mendosh se shqiptarët kanë qenë të dhënë pas protestantizmit. Mund të vihet re madje edhe sahati i madh i moçëm i misionarëve. "Sahati i inglizit", njihet mirë e përdoret në qytet si simbol i saktësisë. Sot, rruga e vjetër kryesore është rindërtuar sërish në formën e një muzeu natyror. Ai duket disi artificial dhe i pajetë. Në fshatrat matanë Shkodrës shihen gra në kostume bardhezi, që mbajnë në kokë një shami të mbyllur, ku zakonisht dalin mbi ballë dy palë kaçurrela. Ky është dhe kostumi tradicional i katolikëve. Edhe këtu në fshatrat katolikë sheh se si kudo në Shqipëri kishat, nëse nuk janë shkatërruar, janë mbyllur e janë shndërruar pjesërisht në magazina. Në Shkodër mund të hasësh lehtësisht një surprizë: muzeu ateist i ngritur në vitet '60, që u mendua se do të dëshmonte lidhjet e katolikëve me forcat e huaja pushtuese, është i mbyllur. Rastësisht mund të vesh re se mungon madje edhe pllakati me agjitacionin ateist. Ndoshta qeveria ndërkohë e ka kuptuar se lufta e saj me religjionin ka qenë disi e ekzagjeruar e sot mund të shkaktojë trazira të pakëndshme? Në fakt, shenja konkrete për një gjë të tillë akoma nuk ka, por zhvillime të mëvonshme në këtë drejtim nuk mund të përjashtohen. Pasi edhe nuk mund të pritet që shtete perëndimore, duke ia nisur qysh nga Greqia, Italia e deri te Republika Federale, të vijojnë ta trajtojnë Shqipërinë miqësisht, përderisa akoma është në fuqi përndjekja ndaj fesë. Ndoshta këtu mund të ketë edhe probleme të tjera, që janë lënë, me shumë gjasa, të zgjidhen pas vdekjes së Hoxhës.

*** Shqipëria islamike, ndërkohë, e ka shfaqur veten më së miri në monumentin e saj më të bukur natyror në qytetin e Beratit, në zonën qendrore, në një rajon kodrinor të vendit. I shtrirë në dy pjesë ndanë një lumi, ky qytet me shtëpi të bukura e të gjera, zgjatet tej malit, i prirë në majë nga një kala, që sot rrethohet nga një pavijon turistik me çati e dyer druri e saraje. Kur bie mbrëmja dhe dritat ndizen në qytetin e dritareve që rrinë varur pas njëra-tjetrës, atëherë mund të ndjesh diçka nga qetësia e tij, që së bashku me mbrëmjen të hedh në një panoramë që haset në të gjitha qytetet orientale. Në këmbë të malit, një xhami dhe një teqe, një tempull i sektit bektashi, së bashku me hanin dhe pusin që ndodhen aty pranë, përbëjnë një kompleks ndërtesash që qëndrojnë me njëratjetrën në një harmoni të admirueshme. Tempujt e Zotit janë të mbyllur, por shihen të moshuar, që për forcë të zakonit vijojnë të takohen akoma këtu dhe të shtrohen në biseda të gjata. Më lart, e vogël dhe si e fshehur, gjendet edhe një kishë ortodokse, e rrethuar nga një mur i vogël e që tashmë është kthyer në një muze ku shfaqen ikona të piktorit të famshëm, Onufri. Jo shumë larg xhamive të restauruara, në ngjitjen e parë të rrëpirës malore, ndodhet saraji i vrionasve. Sot ai s'është veçse një pallat banimi me divanin që spikat në një sipërfaqe më të ngritur, që përfundon me ballkon, ku dikur paria e vendit debatonte mbi politikën dhe bizneset dhe në të njëjtën kohë vështronin nëpërmjet tri dritareve, zhvillimet në oborr (shesh). Sheshi me pusin e kupolën e tij prej guri, me shtëpitë e dyqanet zejtare e hanet ku strehoheshin shërbëtorët, është shkatërruar plotësisht. Vrionët dikur ishin zotërit feudalë më të pushtetshëm në Shqipërinë e Mesme dhe më pas patën një post e rol të rëndësishëm, në mos më të rëndësishmin në administratën e Zogut. Vrionët ishin një nga ato familje tipike feudale shqiptare, të cilave Shqipëria e themeluar në 1912 u dukej shumë e vogël dhe nisën të flirtonin më pas me Italinë, në mënyrë që- siç e formulonte njëri prej pinjollëve të tyre -të paktën të bëhej një lloj Prefekti i Como-s në Shqipëri. Funksionarët e sotëm shqiptarë ankohen se ata nuk i kuptojnë dot vizitorët e turistët e huaj që vijnë në vend. Vendi, thonë ata, ka qenë gjithmonë një stacion transiti mes Lindjes e Perëndimit. *** Në Durrës, Dyrrahu antik, u hodhën themelet e "Via Egnatia"-s, rruga e famshme që lidhte dikur Romën me Selanikun e që vijonte deri në Kostandinopojë. Në të njëjtën kohë qyteti thuajse përbënte edhe kufirin mes gjuhëve zyrtare të dy perandorive, atë greke e latine. Mbishkrimet që tashmë gjenden në rrënojat e amfiteatrit, janë pjesërisht latine e pjesërisht greke. "Via Egnatia" kalon mes përmes Elbasanit, nëpër një luginë që ngjitet në një terren shkëmbor dhe në fund zbret sërish nëpër një shteg të ngushtë që të çon në liqenin e Ohrit. Sot, në gjurmët e saj këtu kalon një autostradë moderne dhe një binar hekurudhor i ndërtuar me "punë vullnetare". Gjatë kësaj rruge has në kamionë jugosllavë transporti, që kalojnë këtej transit nga Struga në kalimin kufitar shqiptaro-jugosllav, deri sa hyjnë sërish në territor jugosllav, duke kaluar në veri të Shqipërisë, e mbërrijnë në qytetin malazez të Titogradit. Jugosllavia në bisedimet e fundmit që ka pasur me palën shqiptare, ka këmbëngulur se me këtë transit mund të përfitojnë të dyja vendet dhe i "detyroi" kësisoj shqiptarët të bënin një lëshim të vogël. Linja hekurudhore përfundon në liqenin e Ohrit. Në drejtim të Selanikut, ku ajo do të përfundojë dikur, ndërkohë ka vetëm një vendkalim kufitar gjysmëprovizor e pjesërisht të çelur. Në Korçë mund të vizitosh edhe ndërtesën modeste e të këndshme të liceut francez, ku studioi dhe Enver Hoxha, që dikur mori aty një edukim sipas normave evropiane e humaniste. Sot është pikërisht ai vetë që i mban kufijtë e mbyllur, e që ka mbushur vendin me bunkerë, duke çuar përpara një luftë kundër besimit të prindërve e të të parëve të vet.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.