Koha tjeter koha jone 11 shtator 2015 albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 11 SHTATOR 2015


14

Era Rusi:

E premte, 11 SHTATOR 2015

Intervistoi: Albina Gjergji

A

bën diferencën nga këngëtaret e tjera, Era Rusi? Nëse do jua bënim këtë pyetje dashamirësve të muzikës së saj, padiskutim përgjigjia do të ishte, "PO", por edhe po të pyesje përtej; kolegë, artistë me përvojë e këngëtarë të muzikës që vlen, pjesa më e madhe do të pohonin, sepse në llojin e saj, Era Rusi është unike. Me një potencial zanor që tund skenën, energji interpretative dhe… ndjeshmëri të theksuar që i lexohet në portret, që në momentin kur radhë zënë baladat, për Era Rusin, që një këngë të quhet e bukur, duhet të plotësojë disa standarde. Teskti, muzika, performanca, duhet patjetër të jenë në harmoni me njëra-tjetrën, përndryshe… sidomos pa elementin e parë, një këngë kurrsesi nuk mund të quhet e bukur. Ama, qershia mbi tortë për të mbetet interpretimi skenik. Ndër të tjera, pwr suplementin e "Koha Jonw", këngëtarja rrëfen jetën e saj përtej skenës, pushimet e verës, planet e ardhshme, si dhe vendimin për të mos marrë pjesë në asnjë kompeticion muzikor…

Këngëtarja e njohur rrëfen jetën e saj përtej skenës, pushimet e verës, planet e ardhshme, si dhe vendimin për të mos marrë pjesë në asnjë kompeticion muzikor

Kjo verë duket se ka qenë shumë argëtuese për ju Era. Pushime, koncerte, party… Si do ta cilësoje ti vetë? Vera pa argëtim nuk do të ishte e tillë. E adhuroj këtë stinë, sepse gërshetohet puna dhe kënaqësia e relaksit të pushimeve me njëra-tjetrën. Unë kisha fatin të gjeja ekuilibrin mes një axhende të ngjeshur profesionale dhe ditëve të bukura në bregdet. Ku pushove sivjet dhe me kë? Sivjet çdo gjë ka qenë spontane, nganjëherë rastësia i bën gjërat më të bukura. Vendosa të ndjek shoqërinë për në ishullin Mykonos të Greqisë vetëm dy ditë para nisjes dhe biletën e preva një natë përpara. Adrenalina e Mykonos i la vendin relaksit në bregdetin shqiptar në Sarandë, kësaj radhe dedikuar familjes. Pse jashtë Shqipërisë? Fatkeqësisht Shqipëria nuk i plotëson kushtet e një shërbimi cilësor për aq sa kërkohet për t'u paguar. Megjithatë unë i dua bukuritë e vendit tim dhe pres që një ditë shqiptarët të mos kenë nevojë të udhëtojnë jashtë shtetit për të gjetur pushimet e tyre ideale. Koncertet, si ka qenë axhenda juaj këtë sezon? Nga pikëpamja artistike kjo verë ka pasur ngarkesën e saj si gjithmonë. Unë e dashuroj punën time dhe jam e lumtur që jam e kërkuar edhe pse tregu vazhdon të jetë kaotik. Ndërkohë në aspektin profesional, me çfarë po merreni, ndonjë projekt në dorë? Projekti më i ri që nis më datë 17 shtator është "Cavaliero Live". Skena ku unë tashmë performoj live prej vitesh. Përsa i përket një materiali të ri muzikor jam ende në kërkim.

INTERVISTA

Nuk ka këngë të bukur pa tekst të mirë


15 E premte, 11 SHTATOR 2015

Unë nuk bëj muzikë për biznes, thjesht se duhet të bëj një këngë. Ndjej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj adhuruesve të muzikës sime dhe në asnjë moment nuk dua t'i zhgënjej ata. Jam shumë "maniake" që muzika ime të jetë sa më perfekt dhe nuk më mbushet mendja thjeshtë. Këngët e tua janë nga ato që dashurohen me dëgjimin e parë dhe të fiksohen për shumë kohë. Cili është sekreti i punës tënde? Unë nuk bëj muzikë për biznes, thjesht se duhet të bëj një këngë. Ndjej një përgjegjësi shumë të madhe ndaj adhuruesve të muzikës sime dhe në asnjë moment nuk dua t'i zhgënjej ata. Çfarë mendon se e bën të dashur në këngë, cili është për ju elementi më i rëndësishëm, muzika, teksti, apo performanca? Të treja këto duhet të harmonizohen me njëra-tjetrën. Nuk ka këngë të bukur pa tekst të mirë dhe anasjelltas, performance është qershia mbi tortë. Ka një kriter për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve Era? Natyrisht që po. Përvoja më ka treguar që jo çdo kompozitor mund të krijojë për mua. Ajo që e bën të veçantë një bashkëpunim është përkushtimi. Po një këngë më të dashur? Asnjë regjisor nuk e veçon filmin e tij më të mirë, apo një ak-

tor rolin më të dashur. As unë nuk mund të vcecoj një këngë. Secila prej tyre ka një histori dhe plot kujtime të bukura. Iku vapa me gushtin dhe shtatori njihet si muaji i rifillimit të projekteve të reja, i një sezoni që përcakton vazhdimësinë e 11 muajve të tjerë. Keni menduar për startin e projektit tuaj më të rëndësishëm për këtë sezon, cili është? Sezoni dimëror më rikthen në "shtëpinë e vjetër", Cavaliero Live. Çdo gjë do të jetë krejtë-

sisht e re dhe unë mezi po pres të ndaj emocionet e mia me publikun. Cavaliero është një ambient që rezervon shumë surpriza këtë sezon, ndaj edhe unë kam nisur numërimin mbrapsht deri në natën e shumëpritur të premierës, datë 17 shtator. Festivalet gjithashtu nisin programet e tyre. Keni menduar për pjesëmarrjen e radhës në ndonjë festival të sivjetëm? Ky është viti i dytë ku unë kam vendosur të mos jem pjesë e fes-

Çmimet janë një impuls më shumë për t'u ndjerë e vlerësuar për punën, stresin, netët pa gjumë dhe orët e tejzgjatura për të nxjerrë një produksion artistik sa më të mirë. Ndjehem me fat që jam vlerësuar pothuajse gjithmonë për këngët e mia, por në fund mendoj se verdiktin final e ka në dorë gjithmonë publiku, i cili nuk mund të korruptohet kurrë. tivaleve. Nuk kam ndonjë arsye të veçantë, thjesht kam menduar të bëj pak pushim nga kompeticionet. Megjithatë i kam shijuar gjithmonë në sallë duke duartrokitur kolegët e mi. Çmimet duket se ju kanë ndjekur gjithmonë, sa të rëndësishme janë për ju Era? Çmimet janë një impuls më shumë për t'u ndjerë e vlerësuar për punën, stresin, netët pa gjumë dhe orët e tejzgjatura për të nxjerrë një produksion artistik sa më të mirë. Ndjehem me fat që jam vlerësuar pothuajse gjithmonë për këngët e mia, por në fund mendoj se verdiktin final e ka në dorë gjithmonë publiku, i cili nuk mund të korruptohet kurrë. Kur merrni një çmim, cila është gjëja e parë që mendo-

ni? Nuk arrij të mendoj diçka, sepse në atë moment më duket sikur fluturoj. Miqtë çfarë vendi zënë tek ju? Nuk quaj këdo mik, kam shumë të njohur dhe pak miq. Miqësia për mua është çështje besimi dhe përkushtimi. Në kohët që jetojmë është e vështirë të bësh miq të mirë. Miqësitë e vërteta të miat i kanë fillimet që në vegjëli dhe jam me fat që i kam ende. Cila është motoja juaj në miqësi? Një mik i vërtetë të pranon ashtu siç je. Gjen gjithnjë mënyrën e duhur për të të thënë të vërtetën dhe të gjendet pranë si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Kanë qenë pjesë e jetës suaj zhgënjimet? Natyrisht që në jetë kam pasur edhe zhgënjime, çfarë kuptimi do të kishte jeta pa zhgënjimet? Ato na ndihmojnë të marrim leksione për të menaxhuar më vonë një situatë të ngjashme që të mos zhgënjehesh sërish, të paktën jo për të njëjtën arsye. Çfarë ju mërzit më shumë? Mosmirënjohja. Përveç këngës, keni menduar të ushtroni një profesion tjetër në jetë? Sapo kam përfunduar një Universitet të dytë, përveç atij të muzikës moderne në Athinë. Zgjodha të ndjek një degë tjetër si menaxhim mediash, duke mbetur në fushën e artit, por në një këndvështrim tjetër, prapa kamerave. Profesioni im do të mbetet gjithmonë kënga, diploma e re është një zgjedhje që më plotëson një dëshirë.


16 E premte, 11 SHTATOR 2015

Anila Konomi: INTERVISTA

Stina e vjeshtës, ngjyrat dhe stilimet që frymëzojnë

Stilistja Anila Kononi sjell detaje nga koleksioni i saj vjeshtë-dimër, i cili prezantohet në fund të tetorit

Intervistoi: Sidorela Lepri

A

rdhja e stinës së vjeshtës shoqërohet me tendencat për katëse në stile, ngjyra dhe aksesorë, të cilat vijnë në shumëllojshmërinë e tyre. Ndikimi nga tendencat e viteve të shkuara në veshje të caktuara, do të jetë edhe një nga risitë e këtij sezoni. "Vjeshta gjithmonë shfaq tendenca të reja, por kësaj radhe stilistët nuk kanë ardhur me një trend të vetëm, por me një shumëllojshmëri prurjesh. Kjo sepse kemi karaktere, tipe, shije dhe fizionomi të ndryshme. Trendet për këtë sezon janë të shumta, mbi 10 të tilla që do të kryesojnë", tregon për "Koha Jonë", stilistja e njohur Anila Konomi. Koloritet, printimet, lulet e zbehta, çantat e mëdha, xhaketat oversize, çizmet dhe këpucët me material të fortë janë disa nga tendencat që do të mbizotërojnë këtë sezon. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", stilistja Anila Konomi shpjegon me detaje tendencat kryesore të këtij sezoni, ngjyrat që do të dominojnë, kombinimet me aksesorët shtesë, veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një femre, si dhe jep disa këshilla sesi të vishemi bukur dhe me stil. Jemi në stinën e vjeshtës. Cilat janë disa nga tendencat kryesore që do të mbizotërojnë në këtë sezon? Vjeshta gjithmonë kërkon tendenca të reja, por kësaj radhe stilistët nuk kanë ardhur me një tendencë të vetme, por me një shumëllojshmëri prurjesh. Kjo sepse kemi karaktere, tipe, shije dhe fizionomi të ndryshme. Trendet për këtë sezon janë të shumta, mbi 10 të tilla që do të kryesojnë. Koloriti është një nga trendet e kësaj stine dhe e ndan një veshje nga verore në dimërore. Është kthyer kolori blu, blu e fortë dhe gati-gati në blu elektrik, ngjyra e zezë, e cila kësaj radhe vjen me kombinimin bardh e zi, ngjyra mustardë dhe pana. Shohim edhe një vazhdimësi të luleve në këtë sezon, por stilistët janë të kujdesshëm dhe e kanë sjellë atë më tone të ulëta. Ka stilistë që kanë sjellë copa të ndryshme me printime kafshësh, flutura, apo pilivesa të ndryshme. Çdo stilist ka sjellë një ide ndryshe dhe identifikuese për koleksionin e tij. Përsa i përket formave është hequr dorë nga masat e mëdha, palltot dhe xhaketat oversize. Është një lloj tendence e palltove stil boyfriend, pra kemi pallton e lirshme me supe të rëna dhe rrip në mes. Kryesisht frymëzimet janë marrë nga vitet 50, përsa i

përket kashmirit dhe palltos. Tek pardesytë kemi rikthimin nga vitet '70, me jaka të mëdha dhe kopsa. Femra në këtë sezon nuk është e brishtë, por potente, e fortë dhe potencën ia japin pikërisht ngjyrat e forta. Çizmet dhe këpucët në këtë sezon janë me materiale të forta dhe të ngurta. Përsa i përket çantave, është po kjo tendencë, çanta në formë të madhe. Veçoria është që janë rikthyer çantat e viteve '50. Po ashtu, shohim edhe çanta të printuara me aligatorë. Këto janë pak a shumë. Ka disa stilistë të tjerë që e kanë sjellë çantën të madhe, me disa akesorë të tjerë të vendosur sipër, siç janë lulet që krijojnë pamjen 3D. Sikurse e përmendët edhe ju më lart rikthimi i tendencave të kaluara është një risi. Por a do të ndjehet shumë prania e tyre në këtë sezon? Tashmë stilistët nuk përqendrohen në një stil apo rrymë të vetme, apo të përqendrohen në një ngjyrë. Kemi një shumëllojshmëri trendesh. E përgjtihshmja është respektimi i tyre. Po të kthehemi paksa të shohim çfarë kanë sjellë stilistët në atë kohë, fare mirë e gjejmë edhe sot. Unë do të thoja që tre janë gjërat që udhëheqin rikthimin e këtyre tendencave, palltot dhe pardesytë pak oversize të lirshme, pantallonat stil boyfriend të

viteve 50 dhe rithimi i lëkurës teksturë, pra të punuar. Po përsa i përket ngjyrave që do të dominojnë në këtë sezon? Pavarësisht se çfarë sjellin stilistët apo pavarësisht se çfarë shohim në pasarela, bluja elektrike, e bardha, e zeza, prapë stilistët në koleksionet e tyre private nuk heqin dorë nga ngjyrat pastelë, ku veshja kthehet në një përrallë, me ato ngjyrat e qeta, rozë antike, e kuqja e ardhur në bordo, ose shohim ngjyrat e nudës, bojëqielli etj. Do të thoja që mjafton të jenë kolore të qeta, që të mund të dallojmë sezonin. Stilistët në momentin që e shohin një ngjyrë është trend edhe në sezonin tjetër, ato ulin tonalitetin. Përshembull, në koleksionin e Valentinos mbizotëron elementi i fluturës, por me tone të ulëta. Pra, stilistët zgjedhin një simbol dhe punojnë me të. Edhe unë në koleksionin tim përzjedhur të tillë elementë (qesh). Kur do të ju shohim me koleksionin tuaj? Së shpejti, në fund të tetorit del koleksioni vjeshtë-dimër, i cili do jetë shumë i personalizuar, nuk do të ketë fustane më shumë se tre masa, tre kolore dhe një model. Pak a shumë të limituara. Kryesisht do jenë koloret e ngrohta të dimrit pa lënë menjëaneë blunë e bordonë. Të gjitha


17 E premte, 11 SHTATOR 2015

Suedia propozon që të ndërrohet orari i transmetimit të Eurosong

S

uedia si mikpritëse e edicionit të sivjetëm të Eurosong ka propozuar që orari i transmetimit të Eurosong të ndryshohet për një orë. Sipas tyre, përgjatë propozimit ata theksin e kanë vënë se shtetet që i janë bashkuar së fundmi kësaj ngjarjeje të madhe e kanë problem të transmetojnë këtë festival në orët e vona të natës. Propozimi i Suedisë është që orari i transmetimit

të këtij festivali të ndërrohet, të paktë për një orë, nga ora 21:00 në 20:00. Ndërkaq, ky festival do të prezantohet në datat 10, 12 dhe 14 maj të vitit 2016.

Diktatori shqiptar që rrëmbeu yjet e Hollywood-it në Festivalin e Antikitetit në Maqedoni

N

ga data 8-22 shtator në festivalin e Antikitetit do të marrin pjesë 10 trupa ndërkombëtare nga Maqedonia, Turqia, Sllovenia, Greqia dhe nga Shqipëria. Pjesëmarrëse në këtë festival do të jetë edhe shfaqja “Elektra” e regjisorit Laert Vasili, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Ky festival është në edicionin e pesëmbëdhjetë. “Elektra” pati premierën në vitin 2015. Për këtë pjesë të zgjedhur të antikitetit regjisori Vasili ka angazhuar aktorë të rinj. Në role interpretojnë aktorët: Eralda Çaushi, Amos Muji Zaharia, Mimoza Marjanaku, Vilma Hodo, Suela Bako, Besmir Bitraku, Gjergji Doçi, Xhejni Fama, aktorë të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Kjo shfaqje ishte pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të teatrove, “Butrint 2000”, në muajin korrik 2015. Festivali Ndërkombëtar i Antikitetit në Stob-Maqedoni është skena e tragjedive dhe komedive të antikitetit. Me përjashtim të shfaqjeve me autorë si Aristoteli, Eskili, Sofokliu, Aristofani dhe të tjerët, kompanitë e ftuara teatrore nga vende të ndryshme japin shfaqje, të krijuara për këtë amfiteatër dhe festival. Festivali i Antikitetit nderon me çmime shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë dhe aktorët më të mirë.

Një diktator është ylli i një filmi të Hollywood-it që kurrë nuk u publikua, por tani është publikuar në formën e një

arkivi. “The Phynx”, film i zhanrit rock-komedi, i realizuar nga studioja filmike Warner Brothers në vitin 1970, ka të bëjë

me një diktator shqiptar, i cili rrëmbeu yjet amerikane si Pat O’Brien, Colonel Sanders, Xavier Cugat, Dorothy Lamour, Butterfly McQueen dhe Ruby Keeler. Përveç yjeve, sipas regjisorit, diktatori shqiptar vjedh edhe një kompjuter të CIA-s të quajtur “Motha” që krijon një bandë rocku të quajtur “The Phynx”. Ky grup bëhet i famshëm dhe ftohet që të performojë në Shqipëri për të shpëtuar yjet e rrëmbyer. Këngët që këndon ky grup janë “What’s Your Sign?” dhe “Nearly Blew My Mind”. Këto këngë u realizuan nga të famshmit Jerry Leiber dhe Mike Stoler.

INTERVISTA veshjet janë të punuara me dorë dhe janë me një ide ku flet firma ime. Kryesisht janë përdorur materiale origjinale dhe tekstile të zgjedhura me kujdes, duke qenë se klientela është e përzgjedhur dhe kjo përzgjedhje nis që me materialin. Si një emër i njohur në fushën e stilimit, do të donim të ndanit me ne disa këshilla përsa i përket kombinimit të veshjeve me aksesorët, pasi mendohet që është edhe pjesa ku gabohet më shumë. E rëndësishme është të kemi parasysh që nuk kombinohet çanta me këpucën me një të tërë, ose patjetër pallton me pjesën e brendshme të fustanit. Kontrastet janë gjëja më e bukur që po ndodh sot në modë. Por të kemi parasysh që kur kombinojmë dy ngjyra të jenë të së njëjtit intensitet. Të mos kombinohen ngjyrat e forta pastel me ngjyrat romantike. Përsa i përket aksesorëve nuk është e thënë të kombinohet këpuca me një kolor të vetëm, por të jenë të së njëjtit stil. Nuk mund të mungojnë çantat që nuk kanë aksesorë apo kapelat, të cilat stilistët e kanë sjellë në forma të ndryshme dhe thjesht duhet ta përshtasim. Nuk mund të veshësh një palë pantallona kauboj me një kapele të stilit Channel. Në këtë aspekt duhet të jemi të kujdesshëm. Po ashtu është edhe kombinimi i

veshje. Duhet patjetër një fustani i zi mëndafshi, të cilin mjafton ta kombinosh me një palë perla dhe del nga situata. Po ashtu, pallto kamel, ose e zezë. Edhe vathët, të cilët bëjnë ndryshim tërësor në një veshje. Shallet e mëndafshit nuk duhet të mungojnë në garderobën e zonjave më në moshë. Dhe së fundmi, si e shihni qasjen e shqiptarëve ndaj modës? Do të thoja që janë shumë të fokusuar dhe janë një popull që e përthithin majft mirë pjesën e artit të modës. Bëjnë shumë përpjekje për t'u veshur me stil, madje edhe duke sakrifikuar mbi mundësitë që kanë. Vërtetë më vjen mirë, pasi në Shqipëri nuk kemi më klientë që e kanë domosdoshmëri veshjen, por që e kanë luks. shalleve, i cili është një trend i rëndësishëm. Nëse ka diçka që nuk shkon me veshjen tone, apo ka një gabim, mund të korporojmë me shallet e mëdhenj, që mjafton t'i vendosësh në një mënyrë asimetrike në trup dhe je shumë IN. Duhet të bëjmë disa zgjedhje praktike në kombinime. Më e rëndësishme është të jesh e zgjuar në zgjedhje, sesa të kesh një kuletë plot. Të vishesh bukur është gjithmonë çështje stili? Gjithmonë është çështje stili. Po çështje parash? Jo. Sa po vjen e po shohim që

bota jashtë po e lufton shumë këtë idenë e markave të njohura. Shumë artistë të njohur po japin shembuj që mund të vishesh bukur edhe më çmime të lira. Mund t'i drejtohesh firmave si Zara, apo H.M që janë të lira dhe mjafton të dish të zgjedhësh për t'u veshur bukur. Paraja të ndihmon të blesh, por është mendja ajo që udhëheq paranë. Çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën e një femre në këtë periudhë? Patjetër një shall i madh kashmiri, ose i punuar me dorë. Duhet patjetër edhe një palë xhinse,

pasi xhinset janë rikthyer sërish, por jo shumë të grisura, pak a shumë tip boyfriend. Po ashtu një pallto kashmir nuk duhet të mungojë, apo edhe një parsdesy e zezë, ose kamel. Këto janë dy ngjyra që mund të kombinohen lehtësisht. Po ato veshje që nuk duhet të mungojnë gjatë gjithë vitit? Thuhet se xhinsi dhe një këmishë e bardhë nuk duhet të mungojë asnjëherë, sepse të nxjerr nga situata, majfon t'i veshësh një palë taka dhe një bizhu sipër dhe mund të drejtosh edhe një spektakël me këtë


18 E premte, 11 SHTATOR 2015

Tan Brama,

INTERVISTA së shpejti në T

eksa flasim për "Break dance"-in, menjëherë ndër mend na vjen emrin e tij. Është pikërisht fjala për Tan Bramën, kërcimtari i parë që solli para shumë vitesh stilin e "rrugës" në skenat shqiptare. E kemi parë në gjini të ndryshme, midis muzikës dhe kërcimit, por gjithmonë në qendër të vëmendjes me talentin e tij ndryshe. Pjesëmarrja e tij në videoklipet e artistëve është shumë e madhe e kjo duket se e bën edhe një bashkëpunëtor të mirë. "Nuk është e vështirë të punosh me ta, pasi në radhë të parë i kam miq dhe pastaj bashkëpunëtorë. Në këtë mënyra edhe puna me ta bëhet më e lehtë", tregon ai përsa i përket bashkëpunimit me këngëtarët e njohur. Por kësaj radhe sikurse rrëfen vetë artisti për gazetën "Koha Jonë", Tan Brama do të sjellë një video muzikore, ku përpos kërcimit së bashku me grupin e tij, ai edhe do të këndojë. "Më i përqendruar jam në kërcim dhe jam munduar që të sjell një frymë të re, ndryshe nga videoklipet e tjera që kanë pasur prezencë kërcimin", thotë Brama. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", ai rrëfen për angazhimet e sezonit të verës, pushimet, si dhe planet e ardhshme artistike.

një film dhe me koleksion veshjesh Vera cilësohet si periudha më me angazhime për artistët. Si ishte kjo verë për ju? Përsa i përket angazhimeve kjo verë ka qenë shumë e ngjeshur me spektakle, si brenda vendit dhe po ashtu jashtë tij. Por përpos këtyre që përmenda, kam qenë i angazhuar edhe me videoklipet muzikore, ku gjithmonë nuk mungon gupi im me performanca. Dhe meqënëse jemi tek kjo pjesë, ku i kaluat pushimet? Sa për pushimet trishtohem kur më pyesin, se vera e ngrohtë me kaloi duke punuar në palestër si dhe duke lëvizur jashtë vendit. Tani më mbetet të pres muajin nëntor që të mund të bëj disa ditë pushime në Gjermani, një vend në të cilin kam shumë shokë dhe miqë të mirë. Në cilën periudhë të vitit angazhimet janë më të shumta, në raport me pjesën tjetër të vitit? Sezoni më i angazhuar janë koha e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri. Po ashtu dhe muaji Maj, ku çdo këngëtar/e vrapon të mbyllë klipet e tyre që më pas të mund t'i kenë gati për sezonin e verës. Një sezon i ri ka mbërritur dhe në postimin tuaj të fundit në facebook keni lajmëruar për projektin e ri muzikor. Na tregoni ndonjë detaj më shumë? Projekti im më i fundit ështe një

video muzikore ku unë me grupin tim (Last Shoot Crew) performojmë bashkë në një video dance clip, ku aty edhe këndoj. Por më i përqendruar jam në kërcim dhe jam munduar që të sjell një frymë të re, ndryshe nga videoklipet e tjera që kanë pasur prezencë kërcimin. Tan Brama është një emër i njohur prej vitesh nga publiku shqiptar. Çfarë do të donit të bënit në jetë, veç "break dance-it"? Në vitin 2004 unë tentova të bëhesha këngëtar, por shyqyr që nuk pata sukses (qesh). Kështu që iu përkushtova kërcimit, të cilin e bëja më mirë. Përveç koreografisë, muzikës, me çfarë merreni tjetër? Përveç kërcimit, tani po ushtroj dhe një pasion tjetër, i cili është dizajni dhe për veshjet më trendi që quhet TAB Dance Design by TANBRAMA.

Shumë shpejt do të vij me një koleksion të këtyre veshjeve, të cilat do të jenë dhe për publikun e gjerë. Bashkëpunoni me një sërë këngëtarësh të njohur. Është e vështirë të bashkëpunosh me personazhe të njohur? Jo, aspak. Nuk është e vështirë, pasi në radhë të parë i kam miq dhe pastaj bashkëpunëtorë. Në këtë mënyra edhe puna me ta bëhet me e lehtë. A janë të impenjuar sa duhet artistët kur bëhet fjalë për kërcimin? Duke qenë se është kthyer në një trend për videoklipet dhe për performancat skenike, artistët e kanë marrë shumë seriozisht kërcimin ndaj dhe impenjimi është shumë i madh. Planet e ardhshme artistike? Ehhh, shumë plane (qesh), por më i rëndësishmi është realizimi i një filmi. Për këtë projekt, i cili është akoma në hapat e parë unë po bashkëpunoj me regjisorin shumë të talentuar, Endi Hoxha, me skenar të Saimir Muslia. Është një ndër ëndrrat e mia që kam pasur dhe tani po merr jetë. Ky projekt është shumë madhor, kështu që për çdo detaj të tij, do t'i publikojmë së shpejti.


19 E premte, 11 SHTATOR 2015

Urimi i Amit për Ermalin në 5 vjetorin e martesës A

marda Toska dhe Ermal Mamaqi, ditën e djeshme kanë festuar 5vjetorin e martesës. Një ndër çiftet më të ndjekura dhe më të pëlqyera të showbiz-it janë gjithmonë në qendër të vëmendjes përsa u përket aktiviteteve artistike, por edhe jetës private. Fryt i dashurisë së tyre disavjeçare është edhe djali Joel, i cili ka filluar "aktivitetet" e para artistike me të atin, edhe me postimet në rrjetet sociale. Përtej festës së familjes së ngushtë, Ami ka zgjedhur ta ndajë gëzimin e këtij përvjetori edhe me miqtë në rrjetet sociale. Me një dedikim të veçantë, ajo ka uruar Ermalin edhe nga Instagrami, ku ka publikuar një foto nga ceremonia e martesës: "5-vjet nga dita kur u betuam në altar... Do të të dua gjithmonë si ditën e parë që hyre në jetën time. Je thjesht frymëmarrja ime", shkruan Ami. Të shumta janë urimet dhe përgëzimet e ndjekësve. Madje, ka edhe nga ata dëshmitarë, miq të afërt të çiftit, që e kujtojnë ditën e parë të tyre, si Xhemi Shehu, e cila, përveç urimit, shkruan: "Si dje më duket ajo ditë."

Kukulla bamirëse e Albana Osmanit

Ndahet çifti Tuna-Cozman K

ishte kohë që spekulohej se çifti i famshëm "Fenix" i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre, por mbrëmjen e mërkurë, mediat kosovare kanë konfirmuar: Tuna dhe Cozman janë ndarë. Pas tri vitesh bashkë në art dhe në jetë, dy këngëtarët i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ndonëse askush prej tyre nuk e ka konfirmuar, apo mohuar publikisht shkrimet e portaleve për fundin e lidhjes, nëpër rrjetet sociale duken qartë që ata nuk e ndjekin më njeri-tjetrin, madje prej ditësh tashmë, janë në destinacione të ndryshme. Tuna po pushon me familjen në Turqi, ndërsa Cozman është nisur drejt Londrës, atje ku ka familjen. Një ndër sukseset më të mëdha të bashkëpunimit trevjeçar të dy këngëtarëve, që u bë shkak edhe për lidhjen e tyre, ka qenë hiti "Fenix". Gjatë kësaj vere, ata publikuan edhe dy klipe të reja, "Nobody there" dhe "Holla".

N

jë projekt i fundit i krijuar në Hong Kong ka shndërruar në kukulla personazhet e njohur dhe do që të shiten për bam irësi. Projekti "Meng-Me" është krijuar si një mini version i 3D printing, ku çdokush mund te argëtohet duke krijuar një version të vetes së tij. Një nga këto personazhe që tani është kthyer në kukull është edhe prezantuesja simpatike Albana Osmani që gjithashtu ka edhe linja të denja për t'u kthyer në kukull. Megjithatë ajo e trajton me humor e modesti kthimin e saj në kukull, teksa shpërndan lajmin në instagram. Albana shfaqet shumë e lumtur, përkundrazi, që shitjet e 5 kukullave me imazhin e saj, do të shërbejnë për bamirësi. Ja si shkruan Albana: "Më thanë që ishin bërë ca kukulla të vogla në 3D, tani kanë ardhur në Shqipëri nga një kopje e vetme. Gjithsej 5 të tilla! U gëzova shumë kur më thanë do të takojmë të japim kukullën "Albana". Gati qesha me të madhe. Me vete mendova, motra ime ka qenë më e bukur se unë tërë jetën, asaj i thoshin kukulla tërë njerëzit, mua më donin për radhën e bukës. Këto kukulla do shiten online dhe çdo fitim do shkojë për bamirësi. Në ato momente më rrahu zemra! Mendova sërish motra ime del fituese se edhe kur më thirrën "kukull" më bënë për t'më shitur. Në të vërtetë zemra më rrahu nga gëzimi, sepse me çdo gjë timen dhe çfarë përfaqësoj do gëzoj me shpirtin plot, nëse i shërbej minimalisht një fëmije, një zonje, apo zotërie kudo në një cep të vendit tim. Do ju njoftoj sapo të kem në duar produktin që do ju sensibilizojë, shpresoj të gjithëve! P.S motra do blejë kukullën me zor dhe madje do e mbajë mbi televizor", ka shkruar prezantuesja e njohur.

Kur Luana Vjollca prezantonte aktivitetet në shkollë Ëndrra për të qenë pjesë e ekranit, për Luana Vjollcën ka nisur shumë herët. Në vitet e para të adoleshencës, biondia e bukur e televizionit është bërë shpeshherë pjesë e aktiviteteve artistike që organizonte shkolla e saj. Në këtë foto është pikërisht në njërin prej tyre dhe kuptohet qartë që është në rolin e prezantueses me skenar në dorë. Siç ka thënë edhe ajo vetë në media, dëshira për të qenë protagoniste ka qenë e dukshme që në shkollë të mesme, derisa sot është një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Sa për ndryshimet, edhe ato janë të dukshme. Pavarësisht se prej kohësh Luana e ka gjetur veten te biondia, të gjithë e mbajnë mend ëmbëlsinë natyrale të Luanës brune. Me gjithë aludimet e herëpashershme të mediave, ndryshimet e pamjes së saj 24vjeçarja i ka komentuar thjesht si efekt i moshës.


20 E premte, 11 SHTATOR 2015

Bruno Mars,

sërish në "Super Bowl 2016"

K

ëngëtari i shpërblyer me çmim Grammy, Bruno Mars, është ftuar të performojë në finalen e kampionatit të futbollit ameri kan, vitin e ardhshëm. Kjo do të jetë hera e dytë që këngëtari do të kujdeset për pjesën argëtuese të finales "Super Bowl", pasi para dy vitesh performanca e tij në këtë show theu rekord shikueshmërie. Përveç performancës në këtë ngjarje shumë të rëndësishme në Amerikë, Marsit i është kërkuar edhe ta kurojë këtë spektakel, kështu bëri të ditur revista prestigjioze "Billboard". Kjo do të thotë se këngëtari 29-vjeçar do t'i zgjedhë i vetëm artistët e ftuar, të cilët do të kenë nderin të performojnë me të në skenë. Finalja e kampionatit të futbollit amerikan do të mbahet në Santa Clara të Kalifornisë, në shkurt të vitit të ardhshëm. Zëdhënësit e Bruno Marsit ende nuk kanë bërë komente rreth këtij lajmi, i cili vetëm sa e vulos suksesin e karrierës muzikore të këngëtarit. Ndër yjet të cilët në të kaluarën kanë performuar në finalen e "Siper Bowl-it" janë: Madona, Beyonce, Katy Perry, grupi "The Black Eyed Peas" etj..

Jessica Simpson

i rikthehet muzikës pas 5 vitesh

Pas një shkëputje 5-vjeçare, Jessica Simpson do t'i kthehet këngës. Këtë lajm mjaft të mirë për të gjithë fansat e ka bërë me dije vetë këngëtarja, e cila ka qenë e ftuar në emisionin e NBC, "Today". "Kështu fillova. Ka qenë gjithnjë një nga pasionet e mia më të mëdha në botë. Më pëlqen të përdor zërin tim", ka thënë 35-vjeçarja në programin e mëngjesit.

Justin Timberlake

Për Justin Timberlake, ardhja në jetë e djalit është gjëja më e mrekullueshme që i ka ndodhur në jetë. 34 vjeçari, i ftuar në programin "The Tonight Show", me plot emocione ka folur për djalin e tij Silas. Timberlake zgjodhi Twitter-in për të ndarë disa foto të realizuara në programin e drejtuar nga Jimmy Kimmel, po jo vetëm. Ai ndau gjithashtu foto të vogëlushit 5 muajsh Silas në krahët e tij dhe bashkëshortes, Jessica Biel.

Hamilton "peshkon" ish të dashurën e Balotellit Para një muaji kishte zëra për një lidhje të mundshme të tij me këngëtaren Rihanna, pas ndarjes nga Nicole Scherzinger. Por duket se Lewis Hamilton ka lëvizur drejt ish-të dashurës së futbollistit të Milanit, Mario Balotelli, Fanny Neguesha. Dyshja u fotgorafuan duke hyrë në një festë në Londër. Kampioni i Formula 1 ishte i veshur i gjithi me të zeza dhe kishte lyer flokët me ngjyrë të verdhë. Veshje me të njëjtën ngjyrë kishte dhe Fanny.

pozon me djalin

Beyonce rikthehet me set të ri fotografish Këngëtarja Beyonce nuk e ka problem të zhvishet dhe të realizojë foto seksi. Këtë e tregoi edhe një herë për revistën "Flaunt Magazine", për të cilën ajo pozoi me të brendshme. Bukuroshja, tashmë 34 vjeç shfaqet duke pozuar për kopertinën e revistës, e famshme për fotografi të "nxehtai ".


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.