Koha tjeter koha jone 25 shtator albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 25 SHTATOR 2015

Foto: Armand Sallabanda


14 E premte, 25 SHTATOR 2015

EVENTI

Rikthehet për të dytin vit radhazi në Sheshin “Nënë Tereza” ngjarja e vitit. 17 banda rocku; Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Ukraina dhe Shqipëria pritet të performojnë mbrëmjen e sotme e të nesërme

ROCKSTOCK MUSIC FESTIVAL

Tirana tingëllon Rock… Albina Gjergji

K

ryeqyteti i Shqipërisë, Tirana do të tingëllojë rock. Falë iniciativës së artistëve dhe organizatorëve, Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja, Rockstock Music Festival rikthehet për të dytin vit radhazi me gjithë madhështinë e tij në Sheshin “Nënë Tereza”. Shtatëmbëshjetë grupe, që kanë udhëtuar nga Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Ukraina, si dhe Sh-

qipëria pritet të performojnë tek Ish-Kolonat, në ngjarjen më të madhe muzikore, i cili çdo vit do të trokasë në formën e maratonës për tre net me radhë. Por edhe pse moti me shi duket se nuk ka qenë në favorin e eventit mbrëmjen e parë të Festivalit, organizatorët kanë menduar edhe planin B. Tre netët e Rock&Roll të planifikuara, përkatësisht për enjten, të premten dhe shtunën, do të përmblidhen në dy. Pra sonte dhe nesër mbrëma RockStock Music Festival, mes gru-

peve të renditura sipas programit artistik do të ngjisë në skenë edhe bandat që ishin planifikuar të këndonin mbrëmjen e djeshme. “Miq të RockStock Music Festival, moti me shi duket se nuk është në favorin tonë sonte. Me gjithë dëshirën e madhe për t’u takuar të gjithë bashkë në natën e parë të Festivalit, NJOFTOJME që eventi shtyhet për nesër e pasnesër, përkatësisht në datat 25 dhe 26 shtator (sonte dhe nesër). Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, PREMTOJMË që nesër e


15 E premte, 25 SHTATOR 2015

Leonard Bombaj: Elton Deda, protagonist i ‘90-ës dhe influencë tek brezat sot R

Altin Goci (Ritfolk): Privilegj që jam pjesë e këtij Festivali N

djehem i privilegjuar që jam pjesë e këtij festivali, terësisht live, me një stage të mrekullueshëm dhe ku luhet rock i bukur. Vjet ishte një publik i shkëlqyer, që si gjithmone më lë pa fjalë. Sivjet besoj se do jetë edhe më bukur, pasi ndërgjegjësimi është rritur. Një gjë që i ka munguar shumë këtij vendi. Ideja e një Festivali të tillë është shumë e mirë dhe gjej momentin për të falenderuar ideatorët dhe organizatorët, miqtë e mi Elton Deda dhe Erjon Zaloshnja. Vit pas viti ndërgjegjësimi për muzikë të mirë rock po shtohet edhe falë këtij eventi. Muzika duhet bërë me pasion dhe duhet të ngelet ndër vite, jo të harrohet pas një stine. Këtë e tregojnë këngët tona (këngët e gjithë brezit tonë), të cilat edhe sot këndohen nga të gjithë brezat. Tregu ka evoluar në teknologji dhe kjo mbase i ka bërë keq vlerave, duke ju dhënë mundësi edhe pseudoartistëve të sundojnë tregun. Por është koha ajo që i tregon vlerat e vërteta. Mesazhi që unë dëshiroj të shpërndaj nëpërmjet pjesëmarrjes sime në këtë Festival është: Peace and Love.

pasnesër do ia vëmë FLAKEN edhe shiut... po guxoi të na e ndalë hovin. Domethënë, SMOKE ON THE WATER”, thuhet në njoftimin zyrtar të Festivalit Rockstock. Sipas Elton Dedës, disi i pezmatuar për anullimin e natës së parë të Festivalit nga moti i paqëndrueshëm, lidhur me eventin shprehet se, synimi është që ky festival të kalojë nga rajonal në ndërkombëtar vitet e ardhshme. “E gjithë tendenca është që nga festival rajonal të kalojë në festival internacional, kjo sigurisht që ka projektin e vet dhe duhen 4-5

vite, por të fillojë të dalë fjala se edhe Tirana ka një festival që pret të gjithë rockerët nga gjithë bota”. E rëndësishme për kantautorin është që ky festival jo vetëm të krijojë traditën e tij të përvitshme, të mbledhë rreth vetes zërat brilantë të së shkuarës dhe të së tashmes, por edhe të shpërndajë mesazhe dashurie, miqësie dhe bashkëpunimi. Sipas tij këtë nuk mund ta bëjë asgjë dhe askush më mirë sesa muzika e mirë. Gipsy Groove, Asgjë Sikur Dielli, Offchestra, Altin Goci & Band, Shpat Deda, Renis Gjoka

espekt për Elton Dedën që nga protagonist i 90-ës është influencë tek brezat sot. Respekt për suportin “Frë of Charge” të Erjon Zaloshnjës në këtë mision historik – është shprehur Leonard Bombaj lidhur me iniciativën e dy artistëve për Fesivalin e Rockstock Music, por edhe mbi përbajtjen e filmit dokumentar, “Antologjia e muzikës rock shqiptare”, premiera e së cilës u dha të hënën në Kinema Imperial.

& Band dhe “Tre musketierët” (Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda), janë vetëm disa prej artistëve të muzikës rock shqiptare që do të performojnë sonte dhe nesër mbrëma. Të tjerë, si; The Curlies, Altin Goci Band, Offchestra, Irie FM, Duck Lord, RockStock Band, Centaur (Reunion), Muscle Tribe of Danger and Excellence (të ardhur posacërisht nga Kroacia), Crossbones, Gipsy Groove, Shpat Deda, Jinjer (Ukraine), Jericho, Elita 5 pritet të argëtojnë publikun dhe fansat e muzikës rock.

Renis Gjoka: Rockstock, ilaç për “sëmundjen” që ka kapluar muzikën O

rganizimin e një Festivali rocku në vend e shoh si ilaçin më të mirë për të shëruar sëmundjen që ka kapluar muzikën shqiptare. Publiku duhet të vijë në Rockstock festival, sepse këtu do të luhet muzikë live dhe kualitative. Sa i takon idesë që Festivali i rockut të kthehet në një event ndërkombëtar më duket një ide shumë e mirë, por do të doja që megjithëse RockStock mund të kthehet në Festival Ndërkombetar, prioriteti kryesor, do ishte mirë të ishin sërish artistët shqiptarë. Sepse, nëse artistëve të huaj i shtohet edhe një festival rock-u më shumë ndër dhjetra, ne të Shqipërisë një kemi (qesh). Këtë, që është unik në llojin e tij tek ne.


16

Megi Luka:

E premte, 25 SHTATOR 2015

INTERVISTA

Gabriel Garko thirri emrin tim... Intervistoi: Sidorela Lepri

P

ak ditë më parë ajo ka rrëmbyer kurorën e "Miss Univers Albania" dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Miss Univers. Bëhet fjalë për bukuroshen 19-vjeçare, Megi Luka. Por kush është Megi Luka? Cila është lidhja e saj me modelingun? "Në moshën 17 vjeçe kam filluar të merrem me modë. Kam qenë gjithashtu edhe imazhi i Agon Channel.", tregon Megi. "Miss Universe Albania" ka qenë prioritet nga të gjitha angazhimet e mia, andaj i kam kushtuar vëmendjen e duhur dhe kam qenë tërësisht e angazhuar me këtë super projekt", thotë më tej Miss Univers Albania. Në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", Megi ndan me ne momentet më të bukura të mbrëmjes së Miss Univers, angazhimin e saj në të këtë konkurs, angazhimet e tjera, pasionet si edhe planet e ardhshme në këtë fushë.

Megi, ju sapo jeni zjedhur "Miss Univers Albania" dhe do të përfaqësoni Shqipërinë në Shangai në "Miss Univers 2015". Si u ndjetë në momentin që u tha se ishit pikërisht ju fituesja? Sigurisht ishte një emocion tepër i madh dhe i papërshkrueshëm me fjalë, kur shpallesh fituesja e një konkursi të përmasave të tilla. Një kurorë e tillë të bën të ndihesh superiore. Duke marrë parasysh jurinë dhe vajzat pjesëmarrëse, e kishit menduar se do të ishte ju e zgjedhura si "Miss Univers Albania"? Duhet të theksoj që konkurenca ishte tepër e fortë. Në fakt ishte kjo ajo që shpresoja dhe një dëshirë e madhe e imja, por nuk

ia kisha ngulitur mendjes që mund të fitoja, pasi zhgënjimi do të ishte i madh pastaj. Çfarë mendon se të veçonte ty nga vajzat e tjera dhe të bëri fituese? Origjinaliteti dhe sjellja ime, të cilat nuk ishin vetëm për të fituar këtë çmim, pasi unë e tillë jam. Ndoshta vajzat e tjera ishin pak të ngrira. Miss-i duhet të jetë miss në të gjitha aspektet. Mund të ndani me lexuesit tanë, disa nga momentet më të bukura nga nata finale e Miss Univers Albania 2015? E gjithë mbrëmja ime ishte e mbushur me momente emocionuese. Por do të veçoja momentin kur Gabriel Garko thirri emrin tim, ishte një ndër momentet më të bukura. Të prezantohesh në një konkurs ndërkombëtar sikurse është Miss Univers, është njëkohësisht privilegj, por

Miss Univers Albania, Megi Luka flet për "Koha Jonë" lidhur me pjesëmarrjen në Miss Univers në Shangai

edhe përgjegjësi. Jeni optimiste për një fitore të mundshme? Do të jenë vajzat më të bukura të universit, sigurisht që do të jetë garë tepër e fortë. Por, pse të mos jem optimiste për një fitore të mundshme (qesh)? E shihni Miss Univers, si një

çelës që hap plot dyer në karrierën e mëvonshme, duke marrë parasysh rastet e suksesit të vajzave shqiptare pjesëmarrëse? Absolutisht që po. I tillë është çmimi, një çelës për të hapur një derë plot suksese. Megi, kur keni filluar të jeni pjesë e botës së modës? Në moshën 17 vjeçe kam filluar të merrem me modë. Kam qenë gjithashtu edhe imazhi i Agon Channel. Me çfarë jeni angazhuar deri tani? Miss Universe Albania ka qenë prioritet nga të gjitha angazhimet e mia. Andaj i kam kushtuar vëmendjen e duhur dhe kam qenë tërësisht e angazhuar me këtë super projekt. A mendoni se të jesh miss në Shqipëri është një CV e mirë për karrierën e mëvonshme? Absolutisht që po, mendoj se është një CV e duhur për një karrierë të mëvonshme. Çfarë ju ka nxitur të ushtroni

këtë profesion? Ndoshta pamja ime, ndoshta dëshira. Ndoshta të dyja njëkohësisht. Kush janë njerëzit që të kanë mbështetur në këtë rrugëtim? Familja ime ka qenë mbështetjan ime më e madhe. Ato kanë qenë forca ime në të gjitha momentet, veçanërisht në këtë konkurs bukurie. Keni hasur ndonjëherë në paragjykime lidhur me punën e modeleve në Shqipëri? Në vitin 2015 nuk ka vend për paragjykime lidhur me këtë profesion. Keni linja perfekte. Si kujdeseni për të qenë kaq në formë? Palestrat dhe dietat luajnë një rol shumë të rëndësishmë në linjat e mia. Është e vështirë të ruash linjat, duke qenë se në këtë profesion është patjetër e domosdoshme? Sigurisht që të ruash linjat, nuk është aspak e lehtë. Duhet të privohesh nga shumë ushqime të ndryshme që janë të ndaluara, apo edhe ëmbëlsirat. Pasionet e tua më të mëdha? Pasioni im ky ishte, bota e modës dhe bota e medias. Keni një filozofi, ose moto për jetën? Motoja e jetës sime është: "Jetoje jetën ashtu sikur të vijë, bëj çfarë të bën të lumtur". Dhe së fundmi, planet në vazhdim? Për momentin vijojnë përgatitjet për në Shangai si edhe pjesëmarrja tek "E diela Shqiptare".


17 E premte, 25 SHTATOR 2015

Jonida Maliqi, një tatuazh për motrën

N

uk është e panjohur dashuria e këngëtares Jonida Maliqi për tatuazhet. Për të tashmë vizatimet në lëkurë janë adrenalinë. Aq më tepër që të gjithë i ka me një domethënie dhe të dedikuar dikujt a diçkaje. Disa muaj më parë, Jonida bëri një tatuzh tjetër, të cilin fillimisht do ta mbante si shumë "personal". Të paktën këtë la të kuptohet nga fotoja e postuar në rrjetet sociale. Ndërsa dje, sërish nga një foto e postuar në Instagramin e saj, Jonida ka

Noizy feston Bajramin me fëmijët jetimë K

ëngëtari i hip-hopit, i njohur me emrin e artit Noizy, ka vizituar ditën e djeshme jetimoren e Durrësit. Me rastin e Kurban Bajramit, i gjendur pranë fëmijëve pa prindër, Noizy ka përcjellë mesazhet e paqes që i takojnë festës së Bajramit. Mësohet se këngëtari ka shpërndarë dhurata për Shtëpinë e Fëmijës, ndërsa miq të tij bëjnë të ditur se Noizy e bën shpesh këtë vizitë.

treguar kujt ia ka dedikuar tatuazhin e fundit. Një nga personat më të dashur të familjes, motra e Jonidës, e cila prej vitesh jeton me familjen në Qipro, ia ka shtuar edhe më shumë këngëtares adrenalinën e

pikturave në trup. Buzët e saj janë vizatimi i fundit që Jonida ka bërë në lëkurë: "E varur nga tatuazhet, adrenalinë. Dashuri motrash. Buzët e saj në lëkurën time", shkruan Jonida në krah të fotos.

Lorik Cana

pagëzon djalin me emër ilir M

Look-u i çmendur i Era N

Istrefit

ediat kosovare kanë bërëtë ditur lajmin për emrin e djalit të Lorik Canës. Loriku dhe Monica, bashkëshortja e tij italiane, janë bërë prindër për herë të parë ditën e mërkurë, por për emrin e djalit duket që e ka vendosur i ati, kapiteni i skuadrës së Shqipërisë në futboll, sepse emri është me origjinë ilire. Djali quhet Bojken dhe ka lindur më 23 shtator. Bashkëshortja italiane e Lorikut ka respektuar dëshirën e tij për t'i vënë djalit një emër të origjinës së tij, që për Lorikun është shumë e rëndësishme. Ai e shkruan shpesh nëpër postime frazën "Jemi ilirë" dhe tani e konkretizon këtë vazhdimësi duke quajtur të birin Bojken, një emër ilir.

uk është e habitshme që Era Istrefi të ndryshojë look, sepse e kemi parë shpesh të eksperimentojë sidomos me flokët e saj. Por ndryshe nga herët e tjera, modeli më i fundit i flokëve që po mban këngëtarja mund të konsiderohet si më i çmenduri që keni parë prej saj. Në foton që kolegu i saj, reperi Ledri Vula ka publikuar pak më parë në Instagram, Era shihet me flokë ngjyrë lejla, për të cilat nuk dyshojmë aspak që janë të saj, marrë parasysh stilin e yllit të "Shum pis".

Zajmina siguron biletën për ndeshjen Shqipëri-Serbi

T

ë gjithë janë në pritje të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila do të luhet me 8 tetor në stadiumin "Elbasan Arena". Fluksi i madh për blerjen e biletave për të qenë pjesëmarrës në këtë ndeshje ka arritur kulmin, duke u shitur të gjitha biletat. Por këngëtarja Zajmina Vasjari ka arritur të sigurojë biletën për të ndjekur ndeshjen. Këtë fakt, Zajmina e ka bërë me dije përmes rrjetit social Intagram, teksa ka postuar foton e biletës.

RTSH konfirmon pjesëmarrjen në Eurovizion

R

adio Televizioni Shqiptar ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin europian të këngës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Suedi. Fituesi i festivalit të 54 të Këngës, do të përfaqësojë vendin tonë për të 13-in vit radhazi në spektaklin më të madh të muzikës europiane. Herën e fundit Shqipëria u prezantua me këngën "I'm Alive" të Elhaida Danit.


18

Vjeshta, Për të gjitha vajzat e apasionuara pas modës, vjeshta nuk është thjesht stina e gjetheve shumëngjyrwshe, apo e aromave të mira. Më në fund, mund të heqim dorë nga rrobat e verës për të rendur drejt veshjeve tona të preferuara, të punuara me një sërë materialesh.

E premte, 25 SHTATOR 2015

stina e preferuar e fashionistave

Sikurse e kemi thënë edhe me herët, e bukura e këtij sezoni është se mund të përdorim veshjet e sezoneve të kaluara, ose mund t'i alternojmë ato me të rejat që stilistët kanë sjellë për vjeshtën 2015. Në këtë stinë, kemi shansin që të mos humbasim disa nga truket më të reja të stilistëve.

Sigurisht, do të na marrë malli për netët e ngrohta të verës dhe diellin plot shkëlqim, por ka diçka tepër inkurajuese që lidhet me faktin që ne mund të vishemi po aq bukur dhe kënd-

shëm, edhe kur temperaturat bien. Kështu që ka shumë arsye përse vajzat e dhëna pas modes, apo fashionistat e konsiderojnë vjeshtën stinën e tyre të preferuar.

Ne mund të kombinojmë shumë trende, pa u dukur të çmendura.

Mund të kombinojmë veshjet e ngushta me të gjerat, do të dukeshim këndshëm.

Pantallonat në dukje si pizhama, janë një alternativë që vjeshta ofron.

Mund të veshim disa veshje njëkohësisht.

Një triko e leshtë kombinohet dhe duket bukur me gjithçka.

Kapelat janë të përshtatshme në çdo kohë.

Çdo veshje duket më e bukur me një shall të vendosur në krye.

Altetet me qafë janë një domosdoshmëri në vjeshtë.


19

moda

E premte, 25 SHTATOR 2015

Xhaketat e gjata janë ato që dominojnë.

Në vjeshtë mund të thyejmë rregullat klasike të të veshurit dhe do të shkëlqejmë.

Mund të luajmë me përmasat e veshjeve.

Kjo është koha e veshjeve të punuara me copa të leshta.

Mund të veshim peliçet tona të preferuara.

Është koha e çizmeve të gjata deri në gju.

Mund të luajmë duke u shtuar detaje veshjeve të verës.

Çorapet dhe çizmet kanë kohën e tyre të duhur.

Lëkura mbi lëkurë është tërësisht stil.

moda

Nuk është aq ftohtë sa të na mbajë larg fundeve të shkurtër.

Përgatiti: S.L


20 E premte, 25 SHTATOR 2015

Soraja Vuçelic

malazezja po e "çmend" Neymarin D

uket se Neymar i ka punët mirë sa i përket jetës sentimentale. Madje, futbollisti brazilian është aq romantik dhe i dhënë pas vajzave të bukura, saqë nuk kursen asgjë nga vetvetja. Ylli brazilian ka dërguar një herë një avion privat për ta marrë nga Ballkani në Barcelonë. Është fjala për Soraja Vuçelic, e cila ka marrë vëmendjen e futbollistit të famshëm dhe së fundi, ka filluar të kalojë shumë kohë me Neymar. Sipas medieve spanjolle, modelja malazeze dhe futbollisti brazilian janë takuar tashmë disa herë pas ndeshjeve të lojtarit me skuadrën e tij.

700 dollarë, një libër nga

Gisele Bundchen N

jë ndër femrat më të paguara në botën e modelingut, Gisele Bundchen, në muajin nëntor do të publikojë një libër me fotot e saj, e cila do të kushtojë 700 dollarë. Engjëlli i "Victoria Secret" do të publikojë një libër i cili do të përmbajë 300 fotot e saj, duke përfshirë në të dy dekada të ndryshme që kur ajo u bë pjesë e industrisë së modës. Shtëpia botuese gjermane "Taschen" do ta botojë këtë libër në nën-

Calvin Harris & Taylor Swift D

tor, ku përkon dhe 20 vjetori i karrierës së modeles në fjalë. Tabloidi "Daily Mail" bën me dije

se si fillim do të dalin në treg vetëm 1000 kopje, të cilat do të mbajnë autografin e saj.

YouTube promovon këngëtaren Jennifer Aniston në pritje të dy kosovare në Los Angeles

kurorëzojnë lidhjen P

as 9 muajsh lidhje, mendohet se Calvin Harris do t'i propozojë Taylor Swift. Këngëtarja është shprehur se nuk është në dijeni të këtij plani, por nëse ndodh kjo gjë, përgjigjja e saj do të ishte "po". Unaza për Calvin Harris ka rëndësi të veçantë dhe mendohet se vlera e saj do të jetë 1 milion e 400 mijë dollarë. Lajmin e bënë të ditur disa miq të afërt të 31-vjeçarit, ekskluzivisht për revistën "OK" dhe propozimi do të bëhet deri në fund të tetorit.

uket se këngëtaren kosovare po e pret një karrierë e ndritshme në botën e muzikës. Pas Rita Orës, edhe Dua Lipa ka filluar të ngjitet majave të muzikës botërore. Së fundi, Dua është prezantuar para publikut amerikan të Los Angelesit me një baladë. Në fakt, kanali muzikor Yuotube ka një hapësirë kohore të titulluar "YotubeSpace", ku promovon talentet e reja muzikore, ndërsa kësaj radhe ka prezantuar, Lipën. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja

bebeve binjakeve

J përmes publikimit të disa fotografive dhe videove në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet duke kënduar para publikut amerikan të "Qytetit të Engjëjve". Kujtojmë se këngëtarja aktualisht është duke punuar në projektet e reja muzikore, të cilat pritet t'i publikojë në muajt e ardhshëm.

ennifer Aniston është në pritje të dy bebeve binjakeve. 46-vjeçarja ka bërë me dije se ka arritur më në fund të realizojë ëndrrën e saj. Sipas OK!Magazine, çifti i është drejtuar një klinike të specializuar dhe më në fund pas pothuajse një viti tentativash, ka mbërritur lajmi. Edhe për emrat duket se çifti ka vendosur tashmë. Vajzat do të quhen Viola dhe Ava.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.