Koha tjeter koha jone suplementi 4 shtator 2015 albert vataj

Page 1

CYANMAGENTAYELLOWBLACK

13 E premte, 4 SHTATOR 2015


14 E premte, 4 SHTATOR 2015

Kamela Islamaj: Intervistoi: Sidorela Lepri

Muzika e vërtetë dhe me vlera duket se gjatë viteve të fundit është zbehur nga pseudokëngëtarët, të cilët më shumë sesa këndojnë ekspozojnë lakuriqësinë e tyre. Por përpos këtij fakti, fatmirësisht ka ende nga ata këngëtarë që bëjnë diferencën. E padyshim një ndër to është edhe këngëtarja Kamela Islamaj. Prej vitesh, jemi mësuar ta shohim dhë dëgjojmë, teksa këndon live mbrëmjeve në emisionin “Top-Show”. Por jo vetëm kaq, ajo është kudo ku luhet muzikë e mirë, e për më tepër muzikë e stilit të saj. Me çiltërsinë dhe realizmin që e karakterizon, mënyrën e saj të veçantë të të thënurit të gjërave ashtu siç i mendon, Kamela tregon për suplementin “Koha Tjetër”, se sezoni që shkoi ishte një sezon plot emocione dhe suksese. Përpos angazhimeve në “Top-Shoë”, “The Voice of Albania”, koncerteve, apo aktiviteteve, këngëtarja punon edhe si mësuese në një shkollë private. Një intervistën e mëposhtme dhënë për “Koha Jonë”, Islamaj rrëfen karrierën e saj, planet e ardhshme në muzikë, raportin me koncertet, familjen dhe miqtë. Në mbyllje të intervistës, ajo jep edhe disa këshilla për të gjithë artistët e rinj.

Zakonisht në mbyllje të çdo sezoni pune e në nisje të një sezonit të ri bëhen bilancet. Si ishte ky sezon për ju në tërësinë e tij Kamela? Në tërësinë e tij ishte me uljengritje. Qëllimi ishte që të nxirrja një këngë, por duke parë sesi po shkon muzika në Shqipëri, hoqa dorë. Nga ana tjetër ishte një sezon plot emocione dhe suksese. Isha pjesë e ekipit fitues të “The Voice of Albania”. Ishte arritje tepër e madhe dhe mbi të gjitha të bënim një gjë të mirë me muzikë të mirë. Po ashtu gjatë këtij viti, kam filluar të shkruaj edhe

muzikë vetë. Kjo është diçka shumë pozitive. Do jeni sërish pjesë e stafit të “The Voice of Albania” edhe për këtë vit? Jam pjesë e stafit që merret me parapërgatitjet. Unë dhe Landi merremi me këngëtarët përpara se të dalin në televizor. Është një përgatitje shumë e madhe dhe e lodhshme, por njëkohësisht shumë e bukur, pasi punon me njerëz që kanë dëshirën për të ecur përpara. Jemi mësuar të të shohim mbrëmjeve në Top-Show për vite radhazi. Po përsa i përket këtij sezoni do të vazh-

dojmë të të shohim sërish? Po, sigurisht. I mblodha të gjitha fuqitë për të rifilluar sezonin e ri (qesh) dhe tani… gati. Kam dëgjuar muzikë të mirë,

Unë e kam filluar pak ndryshe muzikën, në krahasim me atë çfarë bëjnë këngëtarët përgjithësisht, duke qenë se e kam filluar nga jazz, më pas tek blues, për të kaluar tek rock, e tani jam tek kjo pjesa electro-fang dhe R&B.

me qëllim që edhe të parashtroj muzikë akoma më të mirë. Përveç të gjithë angazhimeve që përmendëm më lart, me çfarë merreni tjetër? Merrem më shumë gjëra në fakt (qesh)! Jam edhe mësuese në një shkollë private që ka lidhje me muzikën dhe është një nismë e cila ka nisur shumë bukur, pasi fillimisht ishin 4 mësues dhe 3 studentë, por tani kemi arritur një numër relativisht të madh. A jeni angazhuar me koncerte gjatë periudhës së verës? Kam ndërthurur edhe punën edhe pushimet bashkë. E mira jonë është që çdo mundësi për të kënduar është edhe një mundësi për të pushuar (qesh).

Këngëtarja e njohur ndan me lexuesit e “Koha Jonë” karrierën e saj, planet në muzikë, raportin me koncertet, familjen dhe miqtë

INTERVISTA

Dikur... i gjithë populli ushtar, sot të gjithë këngëtarë


15 E premte, 4 SHTATOR 2015

Familja është shumë e rëndësishme për mua dhe kam një lidhje tepër të fortë, pavarësisht distancës. Por kur largohesh e vogël, mësohesh disi me këtë fakt, pasi unë kam ikur nga Korça që në moshën 16-vjeçare. I vizitoj shumë shpesh dhe më merr malli. Fakti që jetoj me motrën më bën ta ndjej edhe më afër familjen. Dhe meqënëse jemi tek koncertet, si i keni raportet me to? T’ju them të drejtën, unë jam pak selektive në këtë pjesë. Nuk më pëlqen të shkoj kudo dhe të bëj gjithçka. E rëndësishme është të ndjehem mirë kur këndoj e të mos kem surpriza. Duke qenë se unë bëj edhe një muzikë më specifike, nuk mund të shkoj kudo. Kështu që jam e detyruar të jem selektive.

Duke qenë se e kishit nisur një këngë dhe vendosët të hiqnit dorë, do ta realizoni gjatë vitit që po vjen? Unë kam 10 këngë të miat dhe më pëlqejnë të gjitha, por e kam bërë pushim këto kohë, derisa kuptova se në çfarë rryme dua të qëndroj. Tani i kam idetë më të qarta dhe kam kuptuar së më çfarë dua të merrem realisht. Albumi muzikor është një plan i afërt?

Ajo varet. Nuk jam e mendimit që albumi bëhet për një muaj, por merr të paktën një vit, apo më shumë kohë. Keni menduar të prezantoheni me ndonjë këngë në festivalet dhe kompeticionet muzikore që po afrojnë? Jo, jam skeptike! Shohim vazhdimisht kaq shumë prurje muzikore. Si do ta komentonit këtë fakt? Unë kam një shprehje që e përdor shpesh: Dikur kishim të gjithë popullin ushtar dhe sot të gjithë këngëtarë (qesh). Ka këngëtarë shumë të mirë, por ka edhe të tjerë të cilët nuk kanë ndonjë vlerë muzikore. Këndoni një rrymë muzikore jo shumë popullore tek ne, por që absolutisht kullon art. Na tregoni diçka më shumë lidhur me zhanrin që këndoni. Unë e kam filluar pak ndryshe muzikën, në krahasim me atë çfarë bëjnë këngëtarët përgjithësisht, duke qenë se e kam filluar nga jazz, më pas tek blues, për të kaluar tek rock, e tani jam tek kjo pjesa electro-fang dhe R&B. Po ashtu, spikasni për stilin e veçantë të veshjeve. Nga se frymëzoheni? Që në fillim veshja ime ishte pak e “çuditshme” për kohën, por edhe sot e kësaj dite jam në të njëjtën linjë të veshuri (qesh). Sa e rëndësishme është për ju që një artist të identifikohet me stilin e tij? Ajo është gjëja më e mirë që mund të ndodhë, pa patur nevojën t’i referohet dikujt, por duhet ta pranojmë që të gjithë i referohemi dikujt. E rëndësishme është të zgjedhim modelet e duhura. Çfarë melodie ka dashuria për ty? Sikur të ta përshkruaja me një rrymë më mirë (qesh). Një

melodi të ndjerë dhe të bukur. Çfarë do të thotë familje për ju? Familja është shumë e rëndësishme për mua dhe kam një lidhje tepër të fortë, pavarësisht distancës. Por kur largohesh e vogël, mësohesh disi me këtë fakt, pasi unë kam ikur nga Korça që në moshën 16-vjeçare. I vizitoj shumë shpesh dhe më merr malli. Fakti që jetoj me motrën më bën ta ndjej edhe më afër familjen. Si është raporti yt më motrën? Është njeriu më i afërt për mua, mikja ime më e mirë dhe kritikja më e mirë, sepse edhe ajo është muzikante vetë (qesh). Pas familjes edhe miqësia është po aq e rëndësishme. Çfarë do të thotë miqësi e vërtetë për Kamelën? Më pëlqen të kem shumë njerëz afër vetes dhe nuk di të rri vetëm. Kam miq shumë të mirë, pasi është shumë e vështirë të gjesh njerëz të mirë në ditën e sotme. Sigurisht, rrethi i miqve të mi më të mirë, është shumë i vogël. Jeni zhgënjyer ndonjëherë prej tyre? Po, si çdokush tjetër. Çdo njeri ka të mirat dhe të këqijat e

veta.Nuk duhet të idealizojmë askënd, por t’i pranojmë siç janë. Miqtë më të mirë i keni jashtë muzikës, apo kolegë? Edhe në profesion edhe jashtë saj. Keni dashur ndonjëherë të hiqni dorë nga muzika? Jo, pavarësisht lodhjes, apo fryrjeve të momentit, duke parë sesi ecën muzika, por të heq dorë asnjëherë. Nuk do të merresha me asgjë tjetër, përveç muzikës, pasi kjo është edhe fusha që kam studiuar. Por edhe mësimdhënia më pëlqen. Kur bëhet fjalë për jetën personale të personave të njohur ata tregohen tepër diskretë. Duket se edhe ju keni qëndruar në këto linja. Përse kjo zgjedhje? Mua nuk më pëlqen që jeta ime personale të jetë publike dhe jo sepse ka diçka për të fshehur. Çdonjeri që është afër meje nuk ka nevojë përse të jetë i eskpozuar, pasi mjafton që e ekspozuar jam unë. Kështu që për këtë arsye të thjeshtë kam zgjedhur ta mbaj larg medias. Si është një ditë e Kamelës? Sikurse ajo e çdo njeriu tjetër, vetëm se oraret tona janë paksa ndryshe. Keni një filozofi, ose moto që udhëheq jetën tuaj? Mundohem t’i marr gjërat me shumë sportivitet dhe të jem shumë praktike. Dhe së fundmi, cilat janë disa nga këshillat që do të jepnit për të gjithë artistët e rinj? Mos hiqni dorë dhe mos u dekurajoni asnjëherë. Rruga e artit është me shumë brryla, por nëse ke një karakter të fortë dhe dëshiron shumë ta bësh diçka, vazhdoje pa u ndalur. Është e rëndësishme të kesh një identitet dhe të mos bëhesh si gjithë të tjerët.


16 E premte, 4 SHTATOR 2015

INTERVISTA

Aromë gatimi... Jemi tek Dandy, Bar-Restaurant-Lounge në zemër të Bllokut

Nga Eglantina Nasi

T

rëndafil në pjatë... Një detaj krejt i vogël në dukje, por që pas të cilit fshihet një aromë sekretesh. Aromë gatimi... Jemi tek Dandy, Bar-RestaurantLounge në zemër të Bllokut. Aty ku klasi, shërbimi ekselent dhe mjedisi mjaft atraktiv, ndërthuren hijshëm tek njëri-tjetri, për t’u finalizuar në një kënaqësi unike që vetëm ai arrin t’u falë gjithë frekuentuesve të tij. Thonë se dashuria vjen nga stomaku. Pse jo, klientët e Dandy-t e duan atë edhe për kuzhinën e tij. Për aromat e saj të veçanta, guximin në të eksperimentuarit me elementët që e formësojnë gastronominë si të tillë, por edhe gjetjet aspak të zakonta që i befasojnë shpesh. Të cilat, në fakt e kanë një autor: Ai quhet Moris Moko! Një shef kuzhine që suprizon në vazhdimësi e që në këtë rrëfim të tij për “Koha Jonë” arrijmë t’i “vjedhim” disa nga sekretet e profesionit. Por edhe të magjisë që mbart arti i gatimit...

Kush është shefi i kuzhinës së “Dandy” Bar-RestaurantLounge? Quhem Moris Moko, një shef kuzhine që krahas punës që ushtroj këtu e kam edhe pasion. Që në

moshë të vogël, 13 vjeç pothuajse e nisa këtë punë e tani mbas një eksperience 15-vjeçare kam arritur aty ku unë dëshiroja. Pra të gatuaja dhe eksperimentoja jo vetëm me kuzhinën shqiptare, por

edhe ato të huaja. Koncepti juaj për kuzhinën, përtej konturimit të saj thjesht si një vend gatimi. Çfarë ndjesish ju lindin, teksa nisni të përgatisni për klientët? Kuzhina për mua është një art më vete dhe si e tillë nuk e shikoj vetëm si një vend ku gatuhet për klientelën, por edhe si një mundësi për të provuar gjëra të reja, duke sjellë edhe specialitete individuale. Çdo ditë mundohem të përgatis pjata të realizuara më së miri dhe patjetër me shumë shije për çdo klient. Pjesa tjetër, varet edhe nga shijet e tyre, pasi klienti për ne është “mbreti” dhe si i tillë ai duhet të ndahet gjithmonë i kënaqur nga kuzhina. Kjo është edhe motoja e “Dandy-t”! Një trëndafil, apo dizenjo të çuditshme, shpesh në brendinë e pjatave që ju servirni... Ç’sinjifikojnë për ju elementë të tillë? Ky është arti i kuzhinës e siç thonë “pjatën e ha syri”. Një pjatë e bukur, me dekore, estetikisht bën diferencën. Ndërsa kur vjen puna tek trëndafili, ky detaj simbolizon

të bukurën në tërësi, por është edhe një sinjal që fton nëpërmjet aromës së mirë të ushqimit. Tek trëndafili ka shumë buzëqeshje e mirësi, por edhe dashuri brenda, sepse siç thoni ju, dashuria vjen nga stomaku! Të eksperimentosh në kuzhinë. A guxoni shpesh dhe deri ku arrin imagjinata juaj? Idetë dhe imagjinata e bëjnë këtë profesion më të organizuar dhe joshës. Personalisht gjithmonë kam ide dhe guxoj çdo ditë, duke bërë gjëra të reja. Mendoj se ia kam dalë. Si njohës i mirë i gastronomisë, cili është sipas jush evoluimi që po pëson së fundmi kuzhina tradicionale shqiptare? A mendoni se ajo po humbet gjatë rrugës, apo po përsoset teksa fiton elementë të rinj nga kuzhinat e tjera? Jo mendoj se kuzhina shqiptare nuk po humbet, sepse ajo është traditë e gjatë e popullit tonë, pra e trashëguar, e cila ruhet nga çdo familje shqiptare, por ashtu sikurse në çdo aspekt tjetër edhe në kuzhinë futen përbërës të rinj,

por pa humbur në esencë. Në kuzhinën italiane e gjej veten më shumë, pasi atje e mora këtë profesion, ku edhe u diplomova për kuzhinier, por duke lëvizur në vende të ndryshme njoha dhe kuzhinën zvicerane dhe atë franceze. Si është kultivuar sipas jush shija e klientelës sonë në tërësi? Çfarë kërkojnë tashmë shqiptarët më shumë? Kuzhina në Shqipëri ka përparuar shumë. Ndërthuret midis tradicionales dhe modernes. Kam parë që tek ne pëlqehet kuzhina greke, italiane, por pa humbur edhe elementët e kuzhinës sonë, ku në një ditë festive organizuar në familje ushqimi është tradicional. Pjata më ekstra që ke përgatitur ndonjëherë, apo di të bësh? Janë shumë të tilla, por them fileto peshkaqeni me salcë haviar dhe avocado. Një gatim mjaft i shijshëm, por që nuk mund ta gjesh kudo. Mund të përgatisësh pjatën më të mirë, por në fund është klienti ai që vendos, nëse është e tillë apo jo. Sipas jush, cili është “kodi” i fshehur që e lidh një shef kuzhine dhe pritshmërinë e atij që konsumon produktin e tij? Kuzhina të do në këmbë, të përqendruar, pasionant dhe të përkushtuar. Çdo klient ka shijet e veta, por klientët e mi kanë ngelur gjithmonë të kënaqur dhe tek unë kjo ka ndikuar që të ec përpara. Kjo mendoj se vërtetohet edhe nga klientela e Dandy-t, e cila përveçse është shtuar në numër, është edhe e rregullt, me personazhe VIP dhe qytetarë të thjeshtë, por me shije.


17 E premte, 4 SHTATOR 2015

K

ur bëhet fjalë për dyqane veshjesh, jemi mësuar të shohim fasada plot shkëlqim dhe ambiente sa më moderne e tw ekspozuara që tërheqin vëmendjen tonë çdo ditë duke na ftuar t'i vizitojmë. Por ka edhe njerëz që mendojnë ndryshe. Piktorja Ledia Konstandini së bashku me miken e saj, piktoren Gloria Boba kanë ideuar një dyqan të vogël veshjesh, tejet origjinal dhe unik në llojin e tij në kryeqytet. Veshje të ndryshme të punuara plot stil dhe kreativitet, këpucë, çanta dhe plot aksesorë të tjerë të punuara të gjitha me dorë, janë disa nga produktet të cilat gjenden në këtë ambient të quajtur "Vendi Sekret". Gloria, njëra nga themelueset, tregon në një intervistë për suplementin "Koha Tjetër", sesi lindi shkëndija fillestare për hapjen e këtij dyqani, trendet që mbizotërojnë, klientelën që e frekuenton si edhe vështirësinë për të gjetur materialet e duhura për tw krijuar veshjet. "Ndonjëherë hasim vështirësi, sepse klientët presin shumë, por në përgjithësi e kemi përballuar", rrëfen Gloria. Më tej, ajo na tregon se të dyja bashkw janë kujdesur për çdo detaj, duke nisur që me dizenjimin e veçantë të fasadës e deri tek përzgjedhja e veshjeve.

"Vendi Sekret", një vend që tashmë nuk është dhe aq sekret. Si lindi shkëndija fillestare për hapjen e këtij dyqani veshjesh? Para 2 vitesh, diku në mendjen tonë ne kishim ndërtuar një dyqan prej kohësh (qesh). Por tani u bë thuajse 1 vit e gjysmë që unë dhe Ledia e menaxhojmë më së miri "Vendin Sekret", i cili pak nga pak duket se është zbuluar. Veshje të ndryshme, të punuara plot stil dhe kreativitet, këpucë, çanta dhe plot aksesorë të tjerë unik, mund të gjenden tek "Vendi Sekret". Na tregoni diçka më shumë

Gloria Boba

Ledia & Gloria,

dy vajzat e "Vendit sekret"...

për këtë dyqan… Kjo ka qenë idea jonë. Të hysh dhe të humbasësh në larminë e ngjyrave, dekoreve, formave të çuditshme dhe unike. Është nje process, i cili kërkon impenjim dhe ditë të tëra pune, si gjetja, personalizimi i tyre, fotografimi, etiketat të cilat dhe ato marin një pjesë të caktuar të kohës. Kjo, sepse ccdo gjë është e ricikluar dhe gati për t'u servirur në atë që tani e ka një emër, "Vendi Sekret". Ka një klientelë të caktuar që zgjedh të vishet nga "Vendi Sekret", duke marrë parasysh stilin e veçantë të veshjeve dhe aksesorëve të tjerë?

Tani u bë kohë e gjatë dhe sigurisht dyqani ka një klientelë besnike, por çdo ditë ai zbulohet nga dikush, i cili që në momentin e parë prezantohet për ta ruajtur shoqërinë e tij me vendin që sapo ka zbuluar. Veshjet kanë një lloj stili, janë deri diku të guximshme, por duke qenë se dyqani ka dhe aksesorë është thuajse e pamundur të dalësh pa blerë. Gjithmonë ka diçka për dikë, qoftë ky dhe një libër. Pothuajse dy herë gjatë javës ne veshim modelet duke i kombinuar veshjet, realizojmë sete fotografike vetë dhe më pas i reklamojnë në rrjetet sociale. Cilat trende të veshjeve dominojnë kryesisht? Veshjet janë kryesisht të viteve '60-'70, deri në ditët e sotme. Stil pak i gjerë, por i kombinuar mirë. Kjo bën që veshja të mos jetë e madhe, apo e marrë borxh, por e rehatshme. Po ato që kërkohen më shumti? Veshjet që kërkohen më së shumti janë veshjet, të cilat kanë forma të ekzagjeruara dhe njëkohësisht dekore unike. Pra, aty nuk vijnë të kërkojmë diçka që e kanë në mendje, aty vijnë për të gjetur diçka që akoma s'e kanë në mendje. "Vendi Sekret" është i vetmi dyqan në llojin e tij në kryeqytet. Nga çfarë u frymëzuat për hapjen e tij? Më vjen mirë që dëgjoj që është i vetmi. U frymëzuam nga pasio-

ni i të dyjave për veshje të tilla, si edhe për t'i dhuruar kryeqytetit një ambient praktik të gjetjes së tyre. Si i përzgjidhni elementët, me të cilat punoni veshjet dhe aksesorët? Atëherë… çdo gjë që ka të bëjë me ngjyrat dhe bie në sy menjëherë, ky është elementi që ne kapemi tek veshjet. Sa për aksesorët mundohemi vazhdimisht të bëjmë aksesorë të ndryshëm duke mos i përsëritur, një koleksion dhe aq. Më tej mendohemi për koleksionin e rradhës, por sa herë që ne gjejmë kohë. Aksesorët përgjithësisht kanë elementë piktoreske. Më duhet të pranoj që nuk ka veshje të shëmtuara, ka veshje të pa kombinuara bukur. Është e vështirë për ju të gjeni gjithmonë materialet që kërkoni? Ndonjëherë hasim vështirësi, sepse klientët presin shumë, por në përgjithësi e kemi përballuar. Fasada e dyqanit është ajo çfarë të bie menjëherë në sy, ku pikasin shprehjet kaq të njohura tashmë nga fotografitë e shumta si "Omg, I'm so retro", "The old is the neë" si edhe ngjyrat tepër të këndshme. Jeni marrë personalisht me të gjitha këto detaje? Po çdo gjë është e bërë nga unë dhe Ledia. Detajet janë ato që bëjnë diferencën dhe ne i dashurojmë detajet, sekret profesional ky (qesh). Jemi të dyja piktore dhe kështu që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Të ndalemi pak tek ju. Ju Glo-

Ledia Konstandini

ria, për çfarë studioni? Unë sapo jam diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, për Pikturë/ tekstil dhe modë. Me çfarë merreni tjetër? Deri para 2 muajsh meresha edhe me shkollën, por ia dola mbanë. Aktualisht vetëm me "vendin sekret". Jam duke menduar për të tjera projekte, por derisa t'i realizoj do të jenë sekret edhe ato. Cilat janë pasionet e tua më të mëdha? Piktura ka qenë primare deri para disa vitesh, por tani dhe moda, duke qenë se vitet e fundit devijova. Gjithashtu dhe fotografia, të cilën mundohem ta praktikoj tek vendi i vogël sekret. Dhe së fundmi, meqënëse sezoni i vjeshtës ka trokitur, cilat do të ishin disa nga sugjerimet tuaja lidhur me mënyrën sesi mund të vishemi dhe çfarë trendesh duhet të "përqafojmë"? Më pëlqen shumë vjeshta si sezon. Akoma nuk e kam kuptuar pse, por një gjë e di, jam fanse e xhaketave dhe është periudha më e mirë për t'i përdorur. Edhe nëqoftëse është vapë duhet ta keni gjithmonë një të tillë me vete, në një dorë çantën, në tjetrën xhaketën. Duke qenë se vjeshta sjell zymtësi, kjo dihet lulet nuk çelin, por e kundërta, njerëzit i përshtaten shpeshherë stinës. Le të jetë kjo stina ku lulet çelin në garderobën tuaj dhe ju dukeni plot humor dhe të qeshur, pa dalë nga stili juaj personal, shtojini pak më shumë ngjyra veshjes tuaj. Le të kemi pak verë vizualisht këtë vit.


18 E premte, 4 SHTATOR 2015

Ditëlindja e parë pa Albert Verrinë, flasin familjarët dhe miqtë Nga Zenepe Luka

A

rtisti i Popullit, Albert Verria më 3 shtator mbushi 79 vjec. Ditëlindja pa artistin ngjalli emocione tek familjarët, kolegët, miqtë e të afërmit, që në vend të urimit, shprehën konsidratat dhe mallin për artistin e madh. Në 3 shtatorin e vitit të kaluar, në ditën e 78vjetorit të lindjes, "Kapedani", pyetjes së çfarë i uronte vetes në këtë ditë të shënuar, do t'i përgjigjej: "I bëj vetëm një lutje Zotit. Të kem shëndet dhe memorie të fortë deri në fund. Deri tani e ndjej veten të ri. I jam përveshur krijimtarisë, por ka një censurë brenda meje, që jo vetëm do të jetë ndryshe, por më e arrirë se të tjerat". Gjykoj se kjo është detyra e artistit të popullit, pasi unë bashkë me të, ngrejmë lart virtytet e Kombit, pse jo edhe qëndrimin tonë, për ta përsosur këtë virtyt në ndërgjegjien tonë. Diku, Ezopi thotë: Gjeni gjuhën, o njerëz, sepse me gjuhën e arsyeshme, shtrijmë perspektivën tonë, por të mos harrojmë se me gjuhën e mos arsyes, shprehim regresin tonë. Por cfarë thonë të tjerët në këtë ditëlindje, 17 ditë pasi është larguar nga kjo jetë Artisti i madh? Meqë për artistin "peng" mbeteshin gratë, zgjodhëm vetëm gra për t'u shprehur në këtë ditëlindje të parë, pa artistin. Bashkëshortja Jolanda Verria: Na duket se ka shkuar për xhirime dhe do të kthehet Me lot në sy, bashkëshortja e Albertit shprehet eskluzivisht për

"Koha Jonë". Ishte një buqetë e madhe me lule, që i dërguam si familje Albertit tek varri, që është shndrruar në një mal lulesh. Është një ditë e pazakontë 3 shtatori, pasi për 47 vite që jetojmë bashkë, është shndrruar në një festë familjare. Është ditëlindja e parë pa Albertin dhe sigurisht, nuk mund të ndjehemi mirë. Nuk kanë munguar urimet, mirënjohja dhe vlerësimet për artistin dhe fjala ngushëlluese se "Kapedani" nuk ka vdekur. Është një ngushëllim i madh, njëherësh krenari për mua, djemtë, nipër e mbesa. Zgjodha këtë ditë, që të sistemoj në një dosje të veçantë, ngushëllimet dhe vlerësimet që i janë bërë Albertit në ditën e ndarjes nga jeta dhe më pas nga drejtues të shtetit, kolegë dhe artëdashës. Në mëndje më ka mbetur zëri që ndërpritej herë pas here i shkrimtarit të madh Dritëro Agolli. Çfarë ju tha? Bashkëshorte e aktorit të madh, që unë dhe artëdashësi e radhisim ndër më të mëdhenjtë e kohës, sidoqë nuk jam mirë me

shëndet, dua të të them: Alberti nuk ka vdekur, as nuk mund ta zbehin kohërat që do të vijnë. Kjo është shumë e rëndësishme dhe shërben si ngushëllim jo vetëm për familjen, por për tërë shoqërinë shqiptare. Vendosa të flas vetë, me zërin që më dridhet, për shkak të sëmundjes që kaloj, jo vetëm pse nuk di të shkruaj mesazhe në celular dhe nuk bëhen më telegrame, jo pse nuk kam tjetër e ku ta di unë se çfarë përdoret sot për të komunikuar, por për të përcjellë nga thellësia e shpirtit se"Kapedani" i artit shqiptar, është dhe mbetet një ndër yjet që do të ndricojë udhën e skenës dhe kinematografisë shqiptare për brezat e ardhëshëm. Çfarë ka lënë në mes Albert Verria? Janë dy libra në dorëshkrim, të përfunduar, por që nuk mundi t'i bototjë e të shihte gëzimin e tyre, pasi nuk gjeti sponsor. Nuk reshtte së shkruari, kishte dëshirë të interpretonte role të reja. Për Albertin puna krijuese nuk kishte limit për shkak të moshës. Atë e ndau vetëm sëmundja e rëndë, ndërsa vdekjen do ta priste me buzëqeshje, sikur donte të thoshte: Nuk ka frikë Kapedani nga vdekja. Tinka Kurti, "Nderi i Kombit" Kam qënë e dashura e Albert Verrisë. Kur më pyesni për Albert Verrinë, që në fillim dua të them se kam një peng. Si nuk e mora vesh që ishte i shtruar në spital, që të shkoja ta shihja dhe që nuk munda të shkoj në përcjelljen e tij në Vlorë. Kam interpretuar shumë role me Bertin, por dua të ndalem tek virtytet e tij si njeri. Ishte dhe mbetet një ndër shokët e mi të veçantë, pasi ishte i sinqertë, i thjeshtë, i dashur. Ai gjithmonë thoshte: Tinka është e dashura ime. Po, po edhë për mua Albert Verria është i dashuri, i shtrenjti im. Ndante mirësinë, kafshatën e bukës, përcillte vetëm respekt e mirënjohje për kolegët. Jo me të gjithë ndodh kështu. Si aktor, është i papërsëritshëm, që intepretoi një galeri me role negative përsosmërisht. Është e habitshme që një njeri me virtyte kaq njerëzore, të interpretojë role negative, të tjetërsohej në skenë, apo filma. Askujt mos i shkojë ndër mend se "Kapedani", apo "Xha Sulo" e role të tjerë, do t'i interpretojë dikush tjetër në

nivelin dhe përsosmërinë që i solli Albert Verria. Ishte dhe mbetet aktor i madh, njeri i madh, një shok i shtrenjtë, që na krijoi brengë me ikjen e tij të parakohshme. Margarita Xhepa, "Nderi i Kombit" Nuk e kam ditur se e paskam dashur kaq shumë Albert Verrinë. Në cdo 3 shtator e kemi uruar Albertin, "Pac jetë, miku ynë, koleg e aktor i madh". Në këtë 3 shtator na duhet të shprehemi se Albert Verria nuk ka vdekur, është në skenë, në film, ka qënë mes nesh me humorin dhe vir-

Madhe" Në këtë datëlindje të Albert Verrisë, unë do të "flas" me këngë për dhimbjen që na krijoi ndarja nga jeta e aktorit, por edhe krenarinë që ndjen një popull i tërë për Artistin e Madh. Gjykoj se nuk është thjeshtë titulli "Artist i Popullit", që të bën pjesë të shpirtit të popullit tënd. Jo, nuk është medalja. Është roli, që ka depërtuar në cdo qelizë dhe është "vulosur" në kujtesën e artdashësit. Artisti bën histori me rolet që ka "nxjerrë" nga brenda vetes, sikurse edhe këngëtari me "këngën", që i del nga shpirti.

tuozitetin e interpretimit të tij. Vlerësoj shumë që pas ndarjes nga jeta, telivizionet kanë dhënë emisione, kanë shfaqur pjesë e filma ku ka interpretuar Albert Verria. Kësisoj, nuk e kemi ndjerë dhe as do ta ndjejmë mungesën e tij. E kam thënë, takimi i fundit me Bertin ishte në Lushnjë, në ambientet ku u xhirua filmi "Koncert i vitit 1936", ku u mblodhëm të gjithë aktorët e këtij filmi dhe humori e batutat e tij, na mbajtën gjallë. Vërtetë është e cuditshme që ky aktor i madh, interpretoi vetëm role negative, që nuk është kurrë njësoj si të luash pozitiven, ishte një njeri kaq pozitiv në jetë. Sidoqoftë, fizikisht ai nuk është më dhe unë për vete, nuk e dija se e paskam dashur kaq shumë Albert Verrinë, "Kryekapedanin" e skenës dhe filmit shqiptar. Irini Qirjako, "Mjeshtre e

Është biologjike ndarja nga jeta e njeriut, e rëndësishme është se çfarë lë pas. Albert Verria la një galeri rolesh, të papërsëritshëm dhe prandaj 3 shatori i cdo viti, pavarësisht se artisti mungon mes nesh, është një ditë e lumtur, një ditë e madhe për popullin dhe Kombin, që solli në jetë një artist të përmasave kaq të mdha, sikurse është Albert Verria. Karriera e Artistit të Popullit Albert Verria Albert Vërria ishte një aktor shqiptar. Lindur në Fier më 3 shtator 1936. Vdiq më 17 Gusht 2015. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore punoi si zooteknik në vitet 1956 - 1959. Përfundon shkollën e lartë për aktor "Aleksandër Moisiu" (1959 -1963). Në vitin 1963 emërohet aktor në Teatrin e Vlorës. Në vitin 1979, Albert Vërrisë i është dhënë titulli "Artist i Popullit".


19 E premte, 4 SHTATOR 2015

Saranda, vendi ku Vesa dhe Big Basta do të kurorëzojnë dashurinë P

as një lidhjeje të gjatë, këngëtarja kosovare Vesa Luma dhe artisti nga Shqipëria, Big Basta, kanë vendosur t'i japin fund beqarisë. Çifti është në përgatitjet e fundit të dasmës, që,

sipas burimeve të emisionit Express të KTV-së do të mbahet më 12 shtator. Vesa ka publikuar disa foto në rrjetet sociale që kanë nxitur spekulimet për martesën e saj, por ajo ka preferuar të

mos tregojë detaje rreth dasmës. Megjithatë, një burim i afërt me çiftin, ka bërë të ditur se ceremonia e martesës do të mbahet në Sarandë. Çifti është fejuar në vitin 2012 në Paris.

Albërie Hadërgjonaj u përgjigjet xhelozeve...

S'ka më "Shqip" në Top Channel P rogrami më i vjetër i televizionit "Shqip" nga Rudina Xhunga do të mbyllet e ndërsa episodi i parë për këtë sezon të ri që do transmetohet këtë të hënë do të jetë edhe i fundit. "Shqip" është emisioni i parë në transmetim në Top Channel më 3 maj të vitit 2002 e ndërsa mësohet se një nga arsyet e largimit të gazetares Xhunga ishte shikueshmëria gjithnjë e më e ulët, që emisioni i saj po regjistronte nga viti në vit. Vetëm këto ditë, kur gazetarja ishte kthyer në punë e po përgatiste nisjen e transmetimeve i kanë komunikuar lajmin e mbylljes të një prej emisioneve ikonë që nga krijimi i Top Channel. Sipas albeu.com Xhunga do të nisë përgatitjet për një format të ri, por ende nuk dihet nëse do kthehet në "Shqip", apo do vijë me risi.

Edhe pse së shpejti do të bëhet gjyshe, këngëtarja e njohur, Albëria Hadërgjonaj duket shumë e freskët. Me bukurinë dhe format e saj madje është një konkurrente e fortë edhe për femrat e reja. Sigurisht për aparencën e saj janë xheloze shumë femra. Por Albëria ka gjetur mënyrën se si t'u përgjigjet xhelozisë së tyre. "Ja edhe një foto për ato femrat xheloze, lol. Ju dua shumë. Xo", ka shkruar këngëtarja përbri fotografisë që ka postuar në Instagram. Në planin muzikor Albëria ka kohë që nuk ka ardhur me ndonjë projekt të ri.

“Miss Universe” sjell Gabriel Garkon në Tiranë

A

ktori i famshëm italian Gabriel Garko, i cili konsiderohet në Itali një seks-simbol, do të mbërrijë në Tiranë si i ftuar special në "Miss Universe Albania 2015". Këtë vit spektakli do të vijë në një dimension të ri, pasi është konceptuar ndryshe, duke u frymëzuar nga sfilatat e "Victoria Secret". Përveç bukurosheve konkuruese në "Miss Universe Albania", atmosferën pritet ta ndezin edhe dyshja Noizy dhe Era Istrefi me hitet e tyre muzikore që janë dëgjuar gjatë gjithë kësaj vere. Ky kompeticon bukurie i është besuar në prezantim, Albert Dumanit, ndërsa regjisor i spektaklit do të jetë, Bledar Laço. Vajza që do të "rrëmbejë" kurorën e më të bukurës për këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Shangai të Kinës në "Miss Universe 2015".

Publikohet një pjesë e klipit të Bleonës për tregun amerikan Më në fund, këngëtarja shqiptare, Bleona Qereti duket se po hedh një hap të madh në industrinë më të madhe të muzikës. Bleona, e cila ka vite që është vendosur në Amerikë me qëllimin për të ndërtuar karrierë atje, ka realizuar projektin e parë. "Take you over" titullohet kënga, të cilën e ka realizuar edhe me videoklip, një pjesë e të cilit është publikuar në Youtube. 21 shtatori është data e zgjedhur nga kompania Vevo, ku do të promovohet klipi, për të publikuar videoklipin e parë të artistes shqiptare.


20 E premte, 4 SHTATOR 2015

Taylor Swift

akuzohet për racizëm

V

ideoklipi i këngës "Wildes Dreams" i këngëtares Taylor Swift është cilësuar racist. Klipi që flet për ëndrra të egra është xhiruar në Afrikë me kafshë të egra dhe arsyet pse kritikët e kategorizuan si video raciste është fakti që në të, shumica e aktorëve janë të bardhë dhe dy njerëz me ngjyrë paraqiten në prapavijë shumë pak dhe në rolin e ushtarit. Spoti flet për dy protagonistë filmi në vitet 1950 që luhen nga vetë këngëtarja

dhe aktori Scott Eastwood. Regjisori Joseph Khan insiston që kjo video sjell një histori dashurie dhe nuk ka agjendë politike, por shumë fansa kanë reaguar në Twitter duke e përshkruar klipin si "mbeturinë koloniale". Kënga thuhet se sjell dashurinë klasike në Hollywood, por në fakt pasqyron racizmin e vjetër të yjeve. Megjithatë përkundër kritikave, video ka marrë mbi 19 milionë klikime.

Avril Lavigne ndahet pas dy vitesh martesë P

as dy vitesh martesë, këngëtarja Avril Lavigne i ka dhënë fund lidhjes me Chad Kroeger. Ende nuk dihen shkaqet pse ata janë ndarë, por këtë lajm këngëtarja e ka ndarë

me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram. "Me të vërtetë gjërat në jetë janë të komplikuara". Kështu e nis shkrimin Us Weekly për çiftin Avril Lavigne dhe Chad Kroeger.

Rita R

Ops, Britney e bën sërish... K

arriera artistike duket se po i ecën shumë mirë dhe Britney Spears tashmë mund të krenohet me këtë fakt. Kohët e vështira kanë kaluar dhe 33-vjeçarja po ecën përpara. Të mërkurën ajo është fotografuar duke dalë nga palestra, por sërish nuk e harron zakonin e vjetër për të ekspozuar pak nga vetja…

ita Ora ka folur për veshjen që ka shkaktuar shumë komente, të cilën ajo e veshi në koncertin e saj në Los Angeles. Rita në një intervistë së fundmi ka përkrahur prezantimin e Miley Cyrus në MTV VMA, duke justifikuar edhe gjithë zhveshjen e saj. Ajo ka thënë se

tregon arsyen pse e teproi me veshjen Miley është ndër femrat e pakta, e cila është rehat me lëkurën e saj dhe këtë gjë e ka filluar Madonna. Rita gjithashtu ka folur për paraqitjen e saj në koncertin e Los Angelosit në "El Rey" javën e kaluar, për të cilën është kritikuar shumë. "Unë nuk isha e zhveshur.

Ju prezantojmë me të dashurën e re të V

etëm një muaj, pasi njoftoi fundin e martesës së tij me Caroll Cheliko, Leite Kaka ka gjetur një partnere të re. Sipas portalit brazilian, "Glamourama", ish-futbollisti i Milanit dha aktualisht i Orlando City, ka nisur një romancë me Vanessa Siqueira Ribeiro, bukuroshen bionde që punon në departamentin e marketingut të një kompanie në Sao Paulo. E njëjta media jep detaje se të dy janë takuar në Orlando, në një ditëlindje. Ndërsa Kaka dhe Vanesa po flirtojnë, braziliani po negocion për kushtet e divorcit me gruan e tij.

Kënga ime e re ka titullin "Body on me" dhe është për trupin tonë dhe që ne të ndihemi rehat me atë se kush jemi, kështu që unë mendova që të vishja të njëjtën gjë në shtëpinë time dhe me miqtë e mi. Pse mos ta bëja edhe në koncertin tim?", kanë qenë fjalët e Ritës.

Kaka


21 E premte, 4 SHTATOR 2015 1. Triko të leshta dhe të trasha

Vjeshtë 2015, dhjetë trendet mbizotëruese të sezonit

Trikot e leshta dhe të trasha, me dizenjo të ndryshme, qoftë edhe të punuara me dorë do të jenë një nga tendencat e këtij sezoni. Sa më e gjerë trikoja, aq më bukur do të dukeni. Mund të kombinohen lehtësisht me të gjitha llojet e xhinseve. Nëse nuk ekziston në garderobën tuaj, jeni në kohë për zgjedhjen.

alimi nga njëra stinë tek tjera, përveç ndryshimeve klimaterike shoqërohet edhe me ndryshimin e gar derobës. E bashkë me ardhjen e vjeshtës, stilistët botërorë kanë nxituar të sjellin koleksionet e tyre bashkë me sugjerimet respektive për këtë sezon. Por e veçanta

K

në këtë sezon qëndron në faktin që ka një rikthim tendencash, kështu që mos u harxhoni me blerje të reja. Një pjesë e mirë tyre, mund të jetë në garderobën tuaj. Më poshtë, po ju sjellim 10 prej tendencave që stilistët botërorë sugjerojnë për këtë sezon. Zgjedhja u takon juve...

2. Çizme të zeza e të sheshta

3. Fundet e shkurtra shumëngjyrëshe

4. Pantallonat e gjera deri në fund të këmbëve

Çizmet e zeza të sheshta, tepër të shkurta janë një nga tendencat kryesore të këtij sezoni. Në fakt këto lloj çizmesh që deri diku të krijojnë edhe iluzionin e këpucës, ofrohen në një sërë diversitetesh dhe janë lehtësisht të kombinueshme.

Pasarelat këtë sezon janë të mbushura me shumë modele fundesh të shkurtra shumëngjyrëshe. Edhe materialet e tyre janë tepër të larmishme. Duke marrë parasysh larminë e modeleve dhe materialeve, edhe mundësitë e krijimit të kombinacioneve të ndryshme janë të pafundme.

Këtë sezon ky model pantallonash, të cilat janë të ngushta në pjesën e sipërme dhe të gjera në fund të këmbëve, është rikthyer fuqishëm. Është një model i hershëm, por që tashmë rikthehet me detaje të reja. Mund t'i vishni me një xhaketë, ose pulovër. Në varësi të ngjyrës së pantallonave, zgjidhen edhe askesorët.

5. Veshjet me copë të leshtë

6. Xhaketa të gjata

7. Getat dhe çorapet plot dizenjo

"Veshje me copa të leshta plot ngjyra", është një nga motot e kësaj vjeshte. Funde, këmisha, bluze, çanta dore, çizme dhe aksesorë të tjerë, të gjitha të punuara me copëza të leshta, janë një nga tendencat që do të dominojnë këtë sezon dhe që zënë një vend të rëndësishëm në pasarela.

Ju ndoshta nuk e keni në garderobën tuaj posaçërisht këtë model xhakete, por me siguri diçka e ngjashme nuk mungon. Mund të luani me elementët shtesë, të shtoni, apo hiqni një rrip, të shtoni kopsa, apo ndonjë detaj që ju pëlqen. Gjithsesi do të dukeni bukur.

Në këtë sezon getat dhe çorapet e llojeve të ndryshme, do të jenë tepër të larmishme. Plot printime, dizenjo, ngjyra të gjalla do t'i japin veshjeve tuaja edhe një tjetër dimension. Mos i anashkaloni.

8. Xhupat e fryrë

9. Vëthët e ekspozuar

10. Xhup me kapuç

Jo vetëm xhaketat e gjata, por edhe xhupat e fryrë janë një prej tendencave të vjeshtës 2015. Ngjyrat janë të pafundme. E veçanta në këtë sezon qëndron në faktin se ato shoqërohen edhe me pantallona, apo çizme të së njëjtës natyrë.

Vëthët e mëdhenj e të ekspozuar janë një prej tendencave kryesore të kësaj vjeshte. Në vend që të vendosni dy palë vëthë, këtë sezon mjaftohuni me një.

E në fund të kësaj liste me 10 tendencat kryesore, nuk kishte sesi të mungonin xhupat me kapuç. Janë një prej tendencave që nuk mungojnë asnjëherë dhe kohë pas kohe rikthehen fuqishëm, sikurse edhe në këtë sezon.

Përgatiti: Sidorela Lepri


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.