LUTFI ALIA
1
LUTFI ALIA
Mbesёs Emma ALIA
DIXIT.1
Siena 2014
2
Titulli origjinal:
Lutfi ALIA
DIXIT. 1
Kopertina: Pashk PERVATHI – “Mёngjez vjeshte nё bjeshkё” - 2012 Realizimi grafik: Genci ALIA, Christina Kruuse CHRISTENSEN
Siena 2014
3
KUSHTUAR “DIXIT”... Entela BINJAKU “Unë vetëm kur e shkruaj, e kuptoj atë që mendoj”, kjo shprehje e Flannery O’Connor më erdhi në mendje, sapo nisa të shkruaj këto rreshta për librin e Lutfi Alia. Autori, një mik i dashur, shqiptar i mençur, shqiptar patriot dhe bashkëkohor, njeri i rëndësishëm i mendimit shqip, vjen për lexuesin me një përmbledhje shkrimesh nën titullin: “DIXIT”, nje fjale latine, me kutpimin “kam diçk per t’u treguar”. Kur mësova se do të shkruaja këtë fjalë hyrëse, u entuziazmova dhe u ndjeva shumë e vlerësuar për ftesën, por nuk e fsheh shqetësimin dhe ankthin, që përjetova për të shkruar në atë lartësi, që kërkon një libër i shkruar nga një mendje e mrekullueshme. Shqetësimi për të ftuar sa më shumë lexues, për t’i u qasur me dashuri dhe pa hezitim kësaj përmbledhjeje, do të vazhdojë të më shoqërojë, por gëzimi për daljen e “DIXIT. 1”, e tejkalon atë dhe çdo lloj pasigurie tjetër timen. Të dashur lexues, “DIXIT.1” asht një cikël shkrimesh, që mbart informacion të pasur e mbresëlënës ne shumë aspekte të jetës shqiptare, një kulturë e gjerë, shumëdimensionale e autorit, një mozaik ndjesishё e përshkrimesh, që rrallë të qëllon t’i takosh të trupëzuara kaq bukur në një të vetme. Ky libër çelet me dy shkrime te kushtuara dy prej pasurive më të çmuara të kombit tonë, gjuhës shqipe dhe humanistes tone të madhe, nobelistes Nënë Tereza, si për ta ftuar e magjepsur lexuesin me ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe vlerësimit për pasuritë e kombit. Kjo asht një gjetje e mençur e autorit, që përshtatet me nevojën e madhe, që kanë sot shqiptarët, për të zgjuar këtë ndjenjë të rëndësishme për vazhdi-mësinë e një kombi. Më tej libri të mbërthen me përjetime njerëzore, personale, nga fillimet e viteve ‘90 kohë të vështira shpresash të mëdha, ku tek një njeri i vetëm qëndrojnë pranë ndjesi të shumta, dilemash, pikëpyetjesh, trishtimesh, zhgënjimesh, por dhe besimi ne te ardhmen. Përshkrimet me një kulturë të rrallë të festes te ditës së verës, vlerësimet për miq të mendimit shqip, reflektime mbi të tjerë shqiptarë që kontribuojnë në pasurimin e kulturës shqiptare, pasurojnë më tej faqet e këtij libri, i cili ndodhet në vëllimin e tij të parë. Miqtë e familjes së madhe të “Zemrashqiptare”, zënë një vend të konsiderueshëm në këtë përmbledhje dhe përmes tyre dhe vetë lexuesit e kësaj reviste ndjehen pjesë e tij.
4
Ky cikël vijon drejt mbylljes me një shkrim shumë emocionues, i kushtuar mjekut Dorian J. Wilson, si për të kujtuar dhe një herë lexuesin për pasionin e jetës të z. Alia, mjekësinë dhe siç e pohon dhe për “mrekullinë” e mjekësisë moderne. Të dashur miq, “DIXIT.1” është në fillimet e veta, jam e bindur, që rruga e tij do të jetë e gjatë dhe lexuesit do t’i ketë të shumtë. Sa për zotin Alia, jam thellësisht e lumtur, qe njoha një shqiptar te tillë, një mendje e pasur, njeri i ditur dhe me kulturë, një mjek me shpirt artisti dhe mbi të gjitha një njeri me kaq shumë dashuri për atdheun dhe kulturën shqiptare, që ndihmon në pasurimin e saj përmes fjalës, te shprehur ne librit “DIXIT”...
5
AGNES GONXHE BOJAXHIU - NËNË TEREZA. “Sot kemi privilegjin të kemi mes nesh dhe te degjojme gruan më të fuqishme të botës. Nene Tereza është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është OKB- ja. Ajo është paqa në botë”. Perez de Cuellar. Nene Tereza, kjo grua e madhe me trup vogel, e veshur me sarin e bardhe, me kordona blu ne buzet anesore, me koken te mbuluar ashtu si e vinte shaminё nena Drane; me kryqin te fiksuar nёn supin e majte mbi zemer; ne kembe vetem sandalet, gjithnje ne shtegetim me hap te shpejte, por te sigurte, si neper rruget e botes dhe kur ngjiste shkallet e pallateve mbreterore, kur hynte ne zyrat e presidentave, te kryeministrave, te pushtetareve, me te njejtin ritem ecte ne shtepite e motrave te Misionit dhe kur hynte ne shtepite e popullit te thjeshte dhe ne barakat e slum-eve te botes, per herë dhe kudo ishte Nënë Tereza, dinamike e fuqishme dhe e thjeshte deri ne madheshti. Nën hapat e saj, merrte jetë gjitheçka dhe Ajo bëhej me flatra qiellore.
Kur veshtroja Nënë Terezen, perballesha me pamjen e saj hyjnore, me as me te voglin dyshim në këtë aspekt; shihja syte e saj te zinj, plot drite, nga buronte nje vështrimi i bute, i embel, i qeshur, depertues, plot miresi, por dhe serjoz e guximtar, mbushur me preokupim dhe
6
rralle here me zemerim, qe e kthente ne force e ne aksion, per te zgjidhur problemet shumta te pjeses se mbrapsht te botes. Ky portret i mirenjohur dhe i dashur nga te gjithe, plotesohet me nje karakteristike tjeter te veçante te Nene Terezes, me pershendetjen e saj tipike, me dy pellembet e duarve te bashkuara para gjoksit te vogel, qe i puthiste lehte – lehte, si te merrte per te vendosur brenda zemres te saj te madhe, te mbushur me dashuri nëne. Kush e ka takuar Nënë Terezën, nga njerezit e zakonshem e deri te burrat e mëdhenj të shteteve, Papet, artistët e shquar, shkencetaret, anonimët, varfanjakët, miliarderët, gazetaret, diktatorët, mbreterit dhe mbretëreshat, kryeministrat e ministrat, burra e gra në rrugë dhe ne shtepite e misionit, shkrimtarë të famshëm, të gjithë pa perjashtim, për ta përqafuar detyroheshin të përkuleshin para shtatit të saj të paktë, si shkruan poeti Visar Zhiti, “kjo s'ishte thjesht përkulje fizike, por metaforë e adhurimit dhe e magjepsjes, që të impononte Nene Tereza, kjo ikonё e re e kohërave moderne, shenjtoria e gjallë”. Nene Terezen e njihte e gjithe bota qe e quante "Nena e dashurise”, “Nena e botes”, “Ungjilli i gjallë","pena e Zotit", "sheruesja e plagëve të botës", kurse nderimet për të janë të gjithanshme, nga te gjithe vendet e botes. Kujtesa e jone eshte ushqyer me fotografitë e panumërta të Nene Terezes, te “Shenjtores së Kalkutës” dhe te gjithe e lidhim me fytyrën e bukur e fisnike, me buzeqeshjen e embel, plot dashuri e perkushtim, qe kurre nuk shprehu lodhje. Rendja e viteve, kishte lene gjurmet e moshes dhe te mundimit, por dhe pse fytyra i ishte zbukuruar me rrudha, mbetej gjithnjë e qeshur dhe me ndriçim te brendshem hyjnor, prej nga vërshonte ngrohtësi, dashuri, besim, guxim, forcë dhe optimizem. Një vështrim i ngrohtë, i qeshur dhe plot dashuri për një botë të mjerë, kështu shfaqet Nënë Tereza, shumë më përtej kufijëve të Kishës katolike dhe ftohetesise zyrtare te pushteteve. Përsiatje dhe dëshmi për një jetë të madhe, andaj Zoti ndjeu nevojën e përsëdytjes së Krishtit mbi tokë dhe zgjodhi Nene Terezen për barazi, ndofta per shpërblim ndaj kombit tonë të martirizuar dhe solli në jetë Gonxhen e vogël më 26 Gusht 1910. Per kontributet shpirterore dhe humanitare, murgesha misionare Nene Tereza – Nena e dashurise, u vleresua si gruaja me e shquar e shekullit XX dhe per meritat ne aktivitetin misionar, shume shtete dhe institucione e nderuan me urdhera, medalje, çmime prestigjioze, ndersa ne vitin 1979 i u dha çmimi Nobel per paqen, per vepren e shquar ne aktivitetin e saj humanitar dhe ne inspirimin shpirteror.
7
Ashtu si populli e “kanonizoj” papën e mirë Joanin XXIII, shumë më përpara se të hynte zyrtarisht në katalogun e të fatlumëve edhe lumnimi “i posaçëm” e i shpejt i Nënë Terezës shqiptare, nuk shkaktoj kurrfarë dyshimi, apo proteste të rrëmbyer, perkundrazi, nxiti deshiren e pergjitheshme “te shpallej menjehere shenjetore” dhe populli, ashtu si dikur e quajti Nena e Dashurise, sot e ka “kanonizuar” e ne mbare boten e ka shpallur e Shenjta Nene Tereza. Gjithkush sot eshte i bindur se Papa Gjon Pali II, admiruesi i madh i murgeshës trupvogël shqiptare, i detyrohej asaj si prova mirënjohje në emër të Kishës, per vepren madheshtore dhe te rralle, qe Ajo kreu në emër të varfërve dhe te njerezve qe vuanin, në emër të dashurise për njerëzimin. Ashtu si shenjёtorёt e tjere, Nene Tereza eshte kudo e pranishme dhe frymezuese, pasi Ajo ka lene testamentin e besimit katolik te paster dhe te ndjere ne shpirt, optimizmin dhe shpresen gjithmone fitimtare, thjeshtesine e admirueshme, dashurine hyjnore per njeriun, forcen, dhembshurine dhe perkushtimin per te ndihmuar te gjithe te varferit, te uriturit, jetimet, te semuret, ata qe vuanin e qe ishin ne veshtiresi, ata qe shoqeria i braktiste dhe qe i konsideronte te “pa prekshmit”. Gadishmeria dhe perkushtimi i saj ndaj thirrjes se Jesu Krishtit “Eja, behu drita ime”, e bene misionare te bamiresise, nenen e dashurise, nenen e te varferve, deshmitare e dashurise te Zotit, simbol te konpasionit per boten, per te neperkemburit dhe te gjithe njerezit pa dallime fetare, etnike, kulture dhe niveli ekonomik, per çka populli e ka quajt dhe “Nena e botes”. Si e njoha Nёnё Terezёn. Nёnё Tereza ishte e nj0hur kudo ne bote, ndersa ne Shqiperi ishte pothuajse e panjohur dhe ndonje, qe e dinte kush ishte kjo murgeshe e shquar, nuk guxonte te fliste nga frika, qe impononte politika e marrё ateiste e regjimit komunist. Une e njoha Nene Terezen me 10 dhjetor te vitit 1979, diten kur i u dha çmimi Nobel per paqen. Ne mbremje, duke ndjekur lajmet ne kanalin italian RAI 1, degjova komentet per aktivitetin dhe meritat humanitare te Nene Terezes dhe e percolla me shume gezim dhe me emocione, kur mesova se ishte Moter shqiptare. Ne ato vite, informacionet nga bota ishin teper te kufizuara. Nga nje here degjonim stacionet e huaja ne radio, por me shume kujdes. Kanalet e huaja televizive ishin te bllokuara. Me veshtiresi ndiqja kanalin italian RAI1, qe e shihja me ndihmen e amplifikatorit-kanaçe,
8
qe ma kishte dhuruar kusheriri im Sami Alhasa. Revistat e huaja, qe hynin ne Bibliotekat tona, ishin te pakta, por ato me lajme qe me interesonin, lejoheshin vetem me autorizim. Lajmi i nderimit me çmimin Nobel te nje murgeshe shqiptare, me nxiti kuriozitetin te kerkoj informacion me te plote. Ne keto rrethana, me erdhi ne ndihme shume e sjellshmja Donika Buda, kryesekretaria e Fakultetit te Mjekesise, e cila me pajisi me autorizim per Biblioteken Kombetare, qe te me lejonte te shfrytezoja literature te rezervuar. Kesisoj, lexova shkrime te shumta per Nene Terezen dhe sa me shume lexoja, aq me e madhe me shfaqej figura e saj. Ndermjet shkrimeve, me terhoqi vemendjen nje fakt i çuditshem, pothuajse sureal. Nene Tereza shkonte ne leprozaret e Hindise dhe jo vetem i mjekonte dhe u jipte ilaçet, por dhe i ushqente dhe i lante keta te semure te gjymtuar. U befasova nga ky lajm, pasi sipas kritereve te mjekesise, ne te gjithe leprozaret e vendeve te Europes, pra ne qendrat e kurimit te semureve me leper, personeli mjekesor vishej me nje uniforme mbrojtese, me maska, me syze, me kapuça e me doreza, per te shmangur infektimim me bacilin e lepres, sepse eshte teper ngjites. Nene Tereza i kishte kapercyer te gjitha kufijt e ketij realiteti dhe te ketyre kritereve mjekesore, pasi u sherbente te semureve pa masa mbrojtese, pra nuk vinte as maska, as doreza, as syze, asgje nga keto. Kur lexoja per keto veprime te pazakonta, pyesja vehten: Nga buron gjithe ky guxim dhe nga e merr kete force kjo grua, qe arrine te sfidoj nje semundje ngjitese si lepra? Kjo veper humanitare e pashoqe, kjo sakrifice sublime unikale, me perkushtim shembullor per njerezit e semure me leper, me la mbresa te thella. Me shume kujdes e ne konfidence u a tregova disa miqeve si Sokrat Meksi, Bardhyl Bejo,Tahir Hysa, Kristaq Morcka, Feçor Agaçe dhe Shaban Çollaku, por ata me degjonin me shprehje mosbesimi. Lexoja shkrimet per Nene Terezen dhe mbaja shenime, qe i ruajta per shume kohe, madje i perdora si ilustrime dhe ne leksionet. Ne vitin 1957, Nene Tereza vendosi te organizoj sherbimin ndaj te semureve me leper. Me ndihmen e nje mjeku hindian, grumbulloj dhe kuroj disa te semureve te prekur nga kjo semundje. Kjo eksperience e ndihmoj ta çoj me tej kete nisem, kesisoj me pas, duke ndjekur modelin, qe zbatonte mjeku belg Madras, per t’i kuruar te semuret me leper ne shtepite ku banonin, Nene Tereza organizoj disa klinika mobile (te levizeshme), qe shkonin neper shtepite dhe ne qendra te tjera, ku trajtoheshin te semuret me leper. Ne vitin 1958, Nene Tereza hapi qendren e kurimit te semureve me leper ne Tigarah, nje lagje e degraduar ne periferi te Kalkutes. Si tregonte kushuriri i saj, Lorenc Antoni: “Gonxhia ishte e lindur per te
9
organizuar” e kete aftesi e perdori gjate gjith jetes, kesisoj ne luften kunder lepres, arrijti te mobilizoj nje numer te madh motrash misionare dhe krijoj infermieri, ku i sherbenin te semureve me leper dhe per “çudi te shkences”, as nene Tereza dhe as njera prej motrave nuk u preken e nuk u semuren nga lepra. Semundja e lepres ne Hindi ishte plage e madhe shoqerore, madje ishte leprozari i hapur me i madh i botes. Per te semuret me lepra, kishte kontribuar dhe Gandhi, andaj Nene Tereza, per te nderuar vepren dhe ne kujtim te tij, qendren e kurimit te semureve me lepra e quajti Gandhiji's Prem Niwas - Dhurate e dashurise per Gandhi-n. Sherbimi dhe perkujdesja njerezore, qe i perkushtoj Nene Tereza ketyre te semureve, filloj te japi rezultate. Aktiviteti intensiv higjenik ishte parimi mbi bazen e te cilit e filloj punen kunder lepres, duke e shoqeruar me mjekimin e kujdesshem, madje kjo praktike sot eshte shembull pergjithesues, ku mjekesia e gjen vehten te zbatuar si profesion dhe si mision, me dimensionet qe i a dha Nene Tereza me motrat e saj, qe i sherbyen atyre te semureve te braktisur nga pushteti dhe nga shoqeria. Nene Tereza thoshte: “Nuk ka leproze, eshte vetem semundja e lepres, e cila mund te kurohet”. Dua te theksoj nje aspekt të veçantë dhe pse eshte i njohur dhe i dokumentuar me filmime. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që të perkedheli, t’i lajë dhe t’i veshi leprozët. Shoqëria i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon, ndersa Nënë Tereza u ka shërbyer me dashuri, i ka përkedhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës. Nuk ekziston asnje shenjtore tjeter ne historine e krishterimit, qe ti kete sherbyer te semureve leproze me kaq dashuri, me perkushtim te jashtezakonshem si i Nene Terezes e kjo eshte nje mrekulli e vertete. Ne vitin 1961, guvernatori i shtetit Bengala, i dhuroj Misionit te Nene Terezes, nje terren 300 km larg Kalkutes, ku Ajo ngrijti qendren e Shanti Nagar “qyteti i paqes”, ku mblodhi te semuret me lepra, te cilet aty jetonin, punonin token, mbanin bageti e zhvillonin aktivitete artizanale dhe shoqerore. Ne kete leprozar, kane sherbyer vullnetarisht Nene Tereza dhe motrat e misionit. Prania dhe kontributi i tyre ishte jo vetem mjekesor, por ishte dhe faktor i fuqishem psikologjik e moral, qe ndihmoj, ne rikuperimin social te ketyre se semureve, duke evituar emargjinimin dhe braktisjen. Nene Tereza, me kete veprimtari fisnike dhe humanitare, sfidoj semundjen e lepres, mjekesine, politiken dhe shtetin e Hindise.
10
Ajo, bashke me motrat e misionit, i sherbeu me dashuri e dedikim hyjnor te semureve me leper, per me teper se ne ato vite, shkencat mjekesore ishin te pa afta te kuronin kete semundje te rende inavlidizuese dhe gjymtuese. Ne fund te vitit 1979 fillova ciklin e leksioneve me studentet e vitit III te mjekesise. Sipas programit didaktik, ne leksionin per inflamacionet kronike, trajtoja lepren dhe tuberkulozin, si dy semundjet me tipike te kesaj kategorie e ndersa flisja per lepren, u tregova studenteve, se ne luften kunder kesaj semundje, eshte shquar murgesha shqiptare Agnes Gonxhe Bojaxhiu e njohur ne bote si Nene Tereza, te cilen pak dite me pare, e nderuan me çmimin Nobel. Kaq u thashe studenteve. Shkurt dhe qarte, sa mund te flitej ne nje leksion. Kete informacion, studentet e priten me entusiazem e shume prej tyre, pas leksionit me bene shume pyetje. Te nesermen, sapo perfundova mesimin me studentet, laborantja e katedres Donika me tha: “Telefonuan nga sekretaria e fakultetit, te kerkon dekani, te shkosh menjehere”. Pa asnje lloj preokupimi e ne qetesine time shkova ne dekanat. Ne zyre ishte dekani dhe sekretari i Byrose te Partise te Fakultetit. Nuk me ftuan te ulem e ndersa qendroja ne kembe para tyre, sekretari i partise menjehere m’u versul: - Qe kur ke filluar te na mbajsh leksione per fene dhe per murgeshat?” Ne moment shtanga, per kete pyetje kesisoj brutale dhe akuzuese, por ai nuk me la kohe as te hap gojen, se vazhdoj edhe me eger: - Ti ke ofenduar figuren e pedagogut, ke vepruar ne kundershtim me mesimet dhe politiken ateiste te partise. Ky eshte veprim antiparti. Nuk do ta kalojme ne heshtje, do ta analizojme ne kateder dhe ne organizaten e partise e do te marrim masa. - Me lejoni t’i u spjegoj, - nderhyra ne momentin, qe sekretari i partise beri nje pauze te shkurter, per te marre fryme nga vrulli i kritikave. - Pusho! Do te na japish dhe spjegime, degjo e mos fol. Harrove se per pikpamjet e tua liberale, partia te qarkulloj dy vjet ne Dumrè, por ti nuk ke reflektuar, nuk e ke vleresuar ndihmen e partise dhe tani na propogandon dhe fene katolike. Turp. - Me lejoni te shprehem, insistova une, - por sekretari u be me i eger. - Jo, nuk te kemi thirrur per te degjuar justifikimet tuaja, por degjo çfare te themi. Ne leksionet ti duhet te pasqyrosh boshtin ideologjik te Partise dhe jo te na flasish per murgesha e per fe katolike. Ne kete atmosfere te nxehte, nuk prita te mbaronte dhe nderhyra. - Nene Tereza eshte nderuar me çmimin Nobel per paqen, kete kam thene dhe ky eshte nje fakt, qe nderon kombin tone e s’kemi perse ta fshehim, per me teper se ajo e deklaron publikisht se eshte shqiptare.
11
- Po na kundervihesh, - m’u hakerrye sekretari, - po na tregon se çfare duhet te bejme. Ne vend qe te rfelektosh e te bejsh autokritike, ti po vazhdon t’i thellosh gabimet e ky qendrimi tend eshte preokupant. Dekani qendronte kokeulur e nuk po fliste, por kur pa se debati u acarua, nderhyri e m’u drejtua butesisht dhe qarte: - Shiko Lutfi, ke gabuar e duhet te reflektosh. E mbyllim kete ngjarje te papelqyeshme ketu mes nesh, shko dhe mos e perserit më, ne rast te kundert, do te na detyrosh te mbajme qendrim te rrepte. Dola pa i pershendetur dhe i revoltuar me qendrimin e eger te sekretarit te partise, por nuk me bindi dhe zgjidhja qe dha dekani, qe me teper ishte nje urdher dhe kompromis per te mbyllur gojen. Isha i bindur, se nuk kisha gabuar, nuk ishte sakrilegj te flisja per vepren humanitar te Nene Terezes, per perkujdesjen dhe kurimin e te semureve me leper, pasi kesisoj i transmetoja studenteve nje mesazh te qarte, per misionin e mjekut ne trajtimin e te semureve te rende e njekohesisht i çliroja nga psikoza e frikes per kete semundje ngjitese. Si kuptohet u bera viktime e paragjykimeve ideologjike, qe ne kete rast, binin ndesh me misionin humanitar te mjekesise bashkekohore. Kete ngjarje te papelqyeshme e diskutova vetem me miqt e mi dhe ata te preokupuar insistonin te beja kujdes e te mos flisja me te tjere. Natyrisht nuk i mora shume ne konsiderate keto keshilla, pasi here pas here, ne ambjente te ngushta intelektualesh dhe jo rralle, Nene Tereza ishte objekt diskutimi. Me 19 shtator 1988, ne Bolonja, rektoret e universiteteve europiane firmosen Magna Charta Universitatum Europearum, dokument i rendesishem, qe shpalli parimet fondamentale te reformes te sistemit universitar. Ne kete takim merrte pjese dhe Nene Tereza. Ne ceremonin e hapjes te ketij aktiviteti ne sallen “Alma Mater”, rektori i Universitetit te Bolonjes, i akordoj Nene Terezes diplomen “Doctor Honoris Causa” ne shkencat sociale, per kontributin e shquar shoqeror, ne mbrojtjen e te drejtave te njeriut. Nene Tereza, duke shprehur mirenjohjen per kete vleresim, nuk harroj te perseriste origjinen dhe gjakun e saj shqiptar e te theksonte se ky nder nuk i perkiste vetem asaj, por te gjithe motrave misionare. Ne fund te fjales per te shprehur mirenjohjen per vleresimin nga Universiteti i Bolonjes, Nene tereza tha: “vepra e jone eshte dashuri per te varferit eshte dashuri per paqen”, nje mbyllje kuptimplote e njejte si fjalimi i pershendetjes ne Oslo, kur i dhane çmimin Nobel. Ne kete aktivitet merrte pjese dhe nje delegacion i Universitetit te Tiranes, por ata nuk e takuan Nene Terezen, madje Partia i urdheroj dhe te mos firmosnin Magna Charta. Kjo ngjarje u be objekt diskutimi me koleget dhe miqt e mi.
12
Te gjithe vleresonim nderimin e merituar, qe i u be Nene Terezes, si e para grua shqiptare me titullin Doctor Honoris Causa, por shprehëm dhe indinjaten, qe takimi i Bolonjes dhe nderimi i Nene Terezes, nuk u pasqyrua ne mass median tone mjerane e te politizuar. Rektori i Universitetit te Tiranes, qe merrte pjese ne takimin e Bolonjes, nuk u rezervua te shprehte hapur paknaqesine, per keto vendime absurde. Nuk vonoj shume, madje me pak se nje vit dhe Nene Tereza erdhi ne atdheun e saj te dashur dhe u be protagnosite e jetes shqiptare. Une pata fatin e madh ta takoj shume here dhe ta njoh, ndofta me shume se te tjeret. Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri. Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe e te kahereshme per te vizituar Shqiperine. Ndonese ishte nje vizite e shkurter, ato pak dite Nene Tereza u çmall me atdheun, si u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”. Ne aeroportin e Rinasit, Nene Terezen e priti Jorgo Milica kryetari i Komitetit Shteteror i Mardhenieve me Jasht dhe Dr. Ciril Pistoli, kryetari i Kryqit te Kuq Shqiptar. Ne kete vizite, Nene Terza shoqerohej nga nje grup i vogel motrash misonare, mes tyre motra Agnese kosovare dhe gazetaria kanadezoamerikane Jannette Petriè. Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti i parë shqiptar, që parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave kulturore të shumë personaliteteve shqiptare ne emigracion, që i u rikthyen publikut tonë pak vite më vonë, si Martin Camaj, Isuf Luzaj, Xhim Belushi, Sten Dragoti, Arshi Pipa, Eliza Dushku etj. Për opinionin shqiptar dhe të huaj, vizita e Nënë Terezës misionare katolike dhe humanitare e shquar ishte befasuese, duke menduar se regjimi komunist, të dyja këto i kishte të ndaluara, por nga ana tjetër, ardhja e Nënë Terezës ishte mirësia dhe mesazhi i parë i ndryshimeve pozitive, që do të përfshinin jetën shqiptare, madje kjo vizitë parapriu lirisë të besimeve fetare, që u shpallën një vit më pas dhe ndryshimeve të medha politike e sociale, që e çuan Shqipërinë e vogel, në rrugën e madhe te demokracisë. Gazetari spanjoll Luis González-Balado, ne librin biografik per Nënë Terezen, te botuar ne vitin 1997, pershkruan deshiren dhe emocionet e saj, kur me se fundi, iu dha mundesia te vizitonte Shqiperine. Ai kujton nje leter te vitit 1990, qe Nene Tereza i dergonte motrave te misionit te saj ne Shqiperi, ku nder te tjera u thoshte: "Lavdi Hyut,
13
per gjithcka ka bere per ne në Shqiperi, ku njerezit kane kaq shume dashuri dhe etje per Zotin". Pavaresisht pamundesise, per t'u gjendur prane fizikisht dhe shpirterisht me “njerezit e saj, qe vuanin ne mjerimin e diktatures”, Nene Tereza kurre nuk i harroi, perkundrazi i mbajti ne zemer dhe lutej perdite per vendlindjen, per Shqiperine dhe per Kosoven. Papa Gjon Pali II shkruan: “Aktiviteti dhe deshmia e saj kontribuan ndjeshem ne bote per mbajtjen gjalle te miqesise me atdheun e saj edhe gjate periudhes se erret te persekutimit komunist antifetar”. Per viziten e pare ne atdhe, Nënë Tereza shkruante: "Shqiperia nuk eshte enderr. Njerezit e mi kane vdekur atje, por une e kam marre Krishtin per dore, qe t'ia çoj fisit tim, te ringreme tempujt e fese me misionaret, qe u dergjen burgjeve; t’i perkedhel guret dhe te lutem ne gjuhen time shqipe". Ardhjen e Nënë Terezes ne Shqiperi, opinioni zyrtar komunist i kohës e komunikoj si “vizitë private” dhe “vizitë jo zyrtare”, por ne fakt e mbylli ne kronizen e ngushte te zyrtarizmit komunist. Për mendimin tim, pavarësisht nga ky motivim politik dhe burokratik, ardhja e Nënë Terezës ishte rikthimi ne vendin e vet, ardhje ne “gjini”, si shprehej publikisht “po shkoj te takoj fisin tim” dhe pse për shumë vite, kjo e drejtë i ishte mohuar me urdhera dhe justifikime absurde politike dhe pa asnjë bazë morale e njerëzore. Nënë Tereza, prej vitesh kishte kerkuar te vinte ne Shqiperi per te takuar nena Dranen dhe motren Age, qe jetonin ne Tirane dhe qe nuk i shihte qe nga viti 1928, kur u nis ne mision. Kishte derguar letra disa ambasadoreve, i kishte drejtuar kerkesa Ministrise se Jashteme e deri qeverise, por gjithmone i ishte refuzuar, madje ne shumicen e rasteve, as nuk i ishin pergjigjur. Duke pranuar ardhjen e Nënë Terezes, regjimi konservator i kohës bëri një hapje të ndrojtur, për t’i treguar opnionit të brendshëm dhe atij të jashtëm, se po ndryshonte. Vizita e Nënë Terezës u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i servirur popullit vetëm takimet me zyrtarët e regjimit, vizitën ne varrazet e dëshmoreve dhe per “te shpetuar shiprtin e tyre mëkatar”, njoftuan shkurt per vizitën, qe Nene Tereza beri ne varrezat e Sharres, ku janë varrosur nëna Drane dhe motra Age. Shpirti i Nene Terezes, ishte perveluar nga malli per nenloke Drane dhe motren Age, qe nuk arrijti t’i shohi sa ishin gjalle. Ishte nje mall i madh e plot dhimbje, qe i rendonte ne zemer prej shume vitesh. Vizita ne varreza ishte shume emocionuese. Nene Tereza u ul ne gjunje dhe perkedhelte mermerin, vuri lule e ndersa lutej, i rrodhen lotet. U lut per nena Dranen dhe motren Age e ne fund, ngrijti duart
14
drejt qiellit e me denesa tha ne shqip: “O nanlokia jeme Drane, o motra jeme Age, shpirti u pushofte ne paqe, amen”. Gjate vizites në varrezat e Sharres, Nene Terezen e shoqëroj kengetarja Marie Kraja, mikesha e motres Age, e cila gjate rruges te kthimit ne qytet, i tregoj dhe rrugicen, ku dikur kishte banuar nena Drane dhe e motra Age.
. Ne programin e aktiviteteve ishte dhe nje vizitë e shkurter ne spitalin onkologjik. Nënë Tereza, pas takimit zyrtar me drejtuesit, hyri ne dy dhoma, i pershendeti dhe i perqafoj te semuret, si t’i njihte prej kohesh. Gjate vizites ne spitalin onkologjik, Nene Terezen e priti dhe e shoqeroj Dr Adelina Mazreku. Kur dolem nga spitali onkologjik, Jannette Petriè dhe motra Agnes, me moren mё njё anё dhe me kerkuan t’i ndihmoja per dy ilaçe. I degjova me vemendje dhe ndersa po i veshtroja, ndofta me pak habi, Jannette Petriè, me konfidoj: “I duam per Nënë Terezen” dhe ne vazhdim shtoj “disa muaj me pare Nënë Tereza kaloj infarkt miokardi, me çrregullime te ritmit, andaj i kane vene pacemaker, por me qe keto dite pati rritje te presionit te gjakut, i telefonuam mjekut tone dhe ai na keshilloj te marri keto dy ilaçe”. Pasi me tregoj kete sekret, Jannette beri nje shenje me dy gishta te kryqezuara para buzeve, duke me sugjeruar, se ky ishte nje sekret i madh midis nesh. Dhe une bera te njejtin veprim e i thashe, se do t’u
15
çoja une vete ilaçet. Kete bisede e kete rrethane shendetesore te Nënë Terezes, po e tregoj publikisht pas 25 vitesh dhe besoj se mikja ime Jannette Petriè do te me fali, qe nuk e mbajta fjalen e dhene.
U ktheva ne zyre dhe i telefonova drejtorit te Depos se Barnave, mikut tim Sadik Berisha, i cili ne kohe te shpejt m’i solli te paketuara. Nuk kishte kaluar as nje ore nga biseda dhe kur shkova t’i takoj e t’i dorezoj ilaçet, Jannette dhe Agnes u befasuan e u gezuan. Janette me pyeti sa duhej te paguante e une i u pergjigja: “Sherbimi mjekesor per Nënë Tereza eshte gratis, perderisa dhe ajo i sherben njerezve gratis”. Te nesermen Nënë Terezen e shetiten neper Tirane. Kuptohet se te gjitha keto aktivitete ishin te organizuara brenda kornizes të burokracisë komuniste, ishin vizita protokollare, me pak publik të zgjedhur, por kjo hapsirë zyrtare, ishte shumë e ngushtë, për permasat gjigande të Nënë Terezës. Ndryshe nga protokolli i ngurte shteteror, Nënë Tereza mbante qendrim të thjeshtë, pa formalizem, pa sjellje artificiale, ishte krejt e çpenguar nga zyrtarizmi, çka e rriste edhe më shumë madhështine e shpirtit te saj fisnik. Në takim me presidentin Ramiz Alia, Nënë Tereza i a mbajti duart shtërnguar, i foli hapur me dashuri nëne, duke e quajtur “biri im”, ndërsa presidenti u mundua të tregohej miqësor, por nuk harroj dhe ta genjejë, duke i thënë se në Shqipëri nuk ka të varfer dhe as të braktisur, kësisoj i a mohoj kërkesën, për të hapur ne atdhe, shtëpinë
16
e misionit të dashurisë, ndërkohë, që deri ne vitin 1989, ajo i kishte hapur në 96 vende të botës, madje dhe në vendet më të zhvilluara si USA, Anglia, Kanada, Italia, Franca etj. Propoganda e kohës e mbajti te fshehur këtë rrethanë, ndërsa në takimin e Ramiz Alise me intelektualet e kryeqytetit, Ismail Kadare e kritikoj duke i thene: “I treguat gënjeshtra një plake të shkretë”. Nënë Tereza pothuajse nuk njihej në Shqiperi, ndersa figura e saj kishte pushtuar mbarë botën, si misionare katolike si Misionare e Dashurise, si personaliteti me i shquar i veprimtarive humanitare. Qendra e aktivitetit të misionit është Kalkuta, ku ndodhet “Shtepia e Nënës”, e cila dikur kishte qenё një nga tempujt më të lashtë hindu. Ne kete seli te Nene Terezes, kishin shkuar ta takonin Mbreteresha e Anglise, Presidenti dhe kryeministri i Hindise, presidentat e SHBA (George Bush, Jimmy Karter), principesha Diana, Yaser Arafat dhe shumë personalitet të tjera boterore. Me veprën dhe shpirtin e saj humanitar, Ajo e kishte rrokur tërë botën, ishte bërë qytetarja më e nderuar. Në se do ta përmbledhim në pak fjalë veprën e Nënë Terezës, do të perkufizohej perkushtim në besimin katolik, dashuria për njeriun dhe shpresë për të varfërit, te semuret dhe të vuajturit e kësaj bote të pamëshirëshme. Pikërisht dashuria për njeriun dhe per jeten, ishin te mishëruar ne perfeksionim te Nënë Tereza, e cila i u përkushtua me pasion sublim njeriut të varfër, të semurëve, të vuajturve, te braktisurve, jetimeve, të gjithe nevojtarëve pa dallime etnie dhe feje. Ajo u shërbeu me pasion të gjithë atyre, që jeta dhe shoqëria i kishte braktisur, u sherbeu me përkushtim, u kujdes me devotshmëri për t’i ndihmuar, per t’i shëruar dhe ju dha dashuri, gëzim e shpresa. Per kete veper sublime humanitare te Nene Terezes – misionare, bota e nderoj duke e quajtur Nëna e dashurisë. Gjatë ditëve të qendrimit në Shqipëri, mass media shpërndante lajme të shkurtëra, të thata, pa komente, pothuajse heshti, nuk tregoj asgje per aktivitetin dhe kontributet e shquara te Nënë Terezes dhe as per kerkesat, qe u kishte prezantuar politikes shqiptare. Aktiviteti i parë publik ishte takimi ne një nga sallat e Piramidës, ku merrnin pjesë të gjitha përfaqesit diplomatike të akredituara në Tirane, intelektuale dhe funksionarë te partise dhe te shtetit. Në këtë “vizitë”, shoqerohej nga gazetarja Janette Petriè, autorja e shumë filmave dokumentare për veprën humanitare të Nënë Terezës, madje një nga këto dokumentare u shfaq ate mbrëmje, çka ndihmoj të njihej madhështia e figurës të shqiptares më të madhe të planetit.
17
Si ndodhte ato kohe, gazetaren kanadezo-amerikane Janette Petriè nuk e perfilli askush, madje e harruan dhe ajo, bashkë me dy motrat e Nënë Terezës, me vështirësi gjetën vende ne rradhën e fundit të sallës. Pas perfundimit të ceremonisë, Nënë Tereza u rrethua nga trupa diplomatike e akredituar ne Tirane, madje dhe ambasadoret e pranishem e shkelen protokollin dhe nuk i linin rradhë njeri tjetrit, për ta takuar e për ta pershendetur. Shumica e shqiptareve pjesmarrës ne kete takim u larguan, ndërsa Prof. Ylli Popa dhe une pritëm “rradhen”, per ta takuar dhe per ta përshendetur. Ishim dy te fundit kur u afruam e Prof Ahmet Kamberi, Ministri i Shendetësisë, që e drejtoj kete aktivitet na prezantoj. Prof Ylli i tha: “Ky gjoks i vogël, mban brenda një zemër të madhe, ku merr ngrohtësi e gjithë bota”. Unë isha tepër i emocionuar e kur ma dha dorën, i a mora, i a putha e përqafova dhe i thashë: “Jam i lumtur, se përqafova Nënën e dashurise, Nënën e botes”. Gjatë qendrimit në Tiranë, Nënë Tereza i respektoj rregullat, që kishte përcaktuar protokolli zyrtar, por shteti nuk e respektoj e nuk i plotesojë asnjë nga kërkesat e saj. Ajo nuk kërkoj favore, as privilegje, as dhurata, thjeshtë propozoj të hapte dhe në vendin vet, shtëpinë e Misionit te Dashurisë (Missionaries of Charity), ashtu si kishte hapur në shumicen e vendeve te tjera të botës. Gazetarja Jannette Petriè, ishte prekur dhe revoltuar per refuzimin e kerkeses te Nene Terezes. Në asnjë vend tjetër nuk e kishin refuzuar, askush nuk i a kishte mohuar kerkesen modeste per hapjen e shtepive te bamirësise, ishte hera e parë, që ballafaqohej me një qendrim te tillë mosperfillës, por ajo nuk shprehu zemërim, as paknaqësi, madje as nuk u dekurajua, përkundrazi, kjo ngjarje i dha forca e kurajo, per t’i zgjidhur vetë të gjitha punët, si veproj në udhetimet e më pasme. Kembengulja dhe llogjika e forte ishin armet e Nënë Terezes, si vepronte kur ndodhej para kryetareve te shteteve dhe diktatoreve te asaj kohe, qe nuk ishin te paket. Para tyre Nene Tereza fliste me dashuri hyjnore, pa bere kritika, por me forcen e dashurise e me llogjike te forte, qe e karakterizonte, arrinte t'i imponohej çdo shpirti te trazuar dhe te eger te pushtetarve. I tille ishte qendrimi i Nënë Terezes kur takoi Fidel Kastron, i cili fillimisht kundershtoj hapjen e shtepive te bamiresise ne Kube, duke i thene se popullit kubane, u a siguron shteti çdo nevoje per arsimim, punesim dhe shendetesi. Nënë Tereza iu pergjigj: "Shume mire zoti President. Por a nuk ka ketu njerez te vetmuar, femije te braktisur, vajza-nena, pleq te lene vetem, te alkoolizuar apo ish te burgosur? Edhe ata jane bij te Hyut e
18
ne kujdesemi dhe per ata". I mposhtur nga kjo llogjike, Fidel Kastro u dorezua e i u pergjigj: "Revoluconi dhe populli kuban ju mirepret". Takimi me Nënë Terezen, i la mbresa te thella Kastros, i cili ne vitin 1991, gjate nje vizite ne Ambasaden tone ne Havana u shpreh: “Shqiptaret jane popull i madh, perderisa kane nxjerr nje figure te madhe si Nene Tereza”. Njelloj ndodhi dhe me dikatatorin e Irakut Sadam Husein. Si dihet, Ai i kishte refuzuar takimet me perendimoret e çdo niveli, por pranoj te priste Nënë Terezen dhe pasi e degjoj kerkesen e saj per te hapur Shtepite e Misionit te Dashurise ne Irak, per te ndihmuar popullin, te varferit, jetimet pa dallim feje, femijet e semure, atehere urdheroj t’i viheshin ne dispozicion ndertesa te pershtateshme. “Te gjithe njerezit, te krishtere, mysliman, budista, hindù jane bij te Zotit dhe pa Zotin jemi te varfer, per te ndihmuar te varferit”, i tha Nene Tereza diktatorit, qe u dorezua pa kushte para forces se llogjikes dhe shpirtit te saj te madh humanitar. Ky rast ishte pa preçedenta ne historine e vendeve arabe, ishte hera e pare qe nje moter katolike behej protagoniste dhe impononte nje diktator mizor si Sadami, te thyhej para llogjikes dhe thjeshtesise te kesaj gruaje te madhe, moter katolike. Me hapjen ne Irak te Shtepive Misionarie della Carità, Nënë Tereza sfidoj si politiken perendimore, qe bente presion me embargo, por dhe Sadamin, qe me kryeneçesi masakronte popullin e vete dhe refuzonte hapjen dhe bashkpunimin me perendimin. Populli i thjeshte irakian, myslimanet sunit dhe shiite, i shprehen mirenjohje, e nderuan dhe e respektuan Nënë Terezen dhe motrat misionare, qe punuan me perkushim dhe shpetuan nga thonjte e vdekjes me mijera femije te uritur e te semure, me mijera njerez te cfilitur nga semundjet dhe nga lufta. Ata hapen disa Shtepi te Dashurise ne kete vend te martirizuar nga konflikti i armatosur. Gjate vizites se pare ne Shqiperi, Nënë Tereza u be protagoniste e disa ngjarjeve, qe shprehnin personalitetin e fuqishem te kesaj gruaje me zemer te madhe, ndonese keto u mbajten te fshehura nga regjimi komunist. Nder keto ngjarje do te permend nje me rëndësi të veçantë, që shpreh madhështinë e figurës të Nënë Terezës, tolerancen e saj, shpirtin mëshiremadh dhe pajtues. Shteti komunist, per shume vite i a mbylli deren Nene Terezes, por Ajo i fali shtetarët shqiptarë për padrejtesitë që i kishin bërë, i fali dhe i ftoj që të shikojmë përpara, drejt një të ardhme të re, madje pranoj dhe ftesën të hante darkë me Nexhmie Hoxhën, e cila dhe ajo e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër.
19
Vendimi Nene Terezes, per te pranuar ftesen per darke me gruan e diktatorit, ishte nje perjashtim, ndofta i vetmi, pasi Nene Tereza kurre nuk kishte pranuar ftesa per darka e dreka me funksionar shteti apo partiake, nuk kishte marre pjese as ne bankete zyrtare, ose private, gjithmone i kishte refuzuar me shume dinjitet e personalitet. Kesisoj veproj dhe me Komitetin e Çmimit Nobel, kur e ftoj në darkën zyrtare, por Nene Tereza e refuzoj duke u thënë: “Nuk mund të pranoj një darke te tille, per deri sa njerezit vuajnë dhe vdesin nga uria ... Une dua te jem e varfër si janë ata”. Me 8 gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria duke marrë me vete nderimin, respektin dhe shume dashuri nga populli. Gjate kesaj vizite te shkurter, mori vetem një qylym të vogël me motive shqiptare, qe i a dhuruan puntorët e Artistikes Migjeni. Kete qylym e mbante me vehte dhe e risolli perseri kur u kthye ne Shqiperi, sepse e përdorte personalisht në dhomën e lutjeve, madje deri në ditët e fundit të jetës. Ne shtator te vitit 1989, Nene Tereza dha dorheqien si superiore e urdherit Misionaret e Dashurise, por pas nje votimi masiv te motrave misionare, me unanimitet e ndonje abstenim te rralle, e rizgjodhen perseri, andaj u detyrua te qendroje ne drejtimin e kongregacionit. Megjithe rendesen fizike nga mosha dhe problemet serjoze shendetesore, Nene Tereza i vazhdoj aktivitetet me te njetin intensitet, per here ne aksione, per zgjerimin dhe fuqizimin e Misionit te dashurise. Shtepite e Misionit te Nene Terezes gjallonin ne mbare boten. Rradhet e misionit shtoheshin me motra te reja, por keto suksese nuk e qetesuan shpirtin e trazuar, nuk e çliruan nga pengu, qe nuk mundi te hapi ne Shqiperi misionin dhe shtepite e Dashurise. Ne dhjetor te vitit 1989, Nene Tereza me dergoj nje leter me urimet per krishtlindje, ku me shkruante se megjithe impenjimet e shumta, mendjen e mbante ne Shqiperi e po perpiqej te gjente kohe te lire, per t’u rikthyer dhe ne fakt nuk vonoj ne vitin 1990 erdhi perseri dhe e kurorezoj me sukses hapjen e Misionit te Dashurise ne vendin tone.
20
SHKRIMET DHE SHKOLLAT NË GJUHËN SHQIPE. “Gjuha shqipe ёshtё i vetmi mjet i ndriçimit dhe i perparimit moral. Ajo ёshtё gjuhё e fuqishmee dhe e bukur, qe duhet te jete krenaria e folёsve te saj dhe nje mjet i shenjtё pёr zhvillimin kulturor dhe intelektual tё kombit te vjetёr shqiptar”. Holger PEDERSEN
Me 7 mars, Shqiperia kremtoj 127 vjetorin mesonjetores shqipe, qe u hap ne Korçe me 7 mars 1887, nje ngjarje me rëndësi historike dhe kulturore për popullin tone, qe shenoj fillimin e nje periudhe te re, te zhvillimit te aresimit tone kombetarë. Hapja e mesonjetores ne Korçe, ishte kurorezimi i perpjekjeve te vazhdueshme te Komitetit Kombetar per mesimin e gjuhes shqipe, qe arrijti ta konkretizoje hapjen e shkolles ne nje periudhe të vështire, kur mësimi i gjuhës shqipe ishte ndaluar nga Perandoria Osmane. Pas pushtimit turk, populli yne kaloj nje kalvar te vertete dhe pas masakrave, shkaterrimeve, djegieve dhe bastisjeve, Sulltan Bajaziti II, detyroj perdorimin ne administrate te gjuhes turke. Sulltan Sulejmani I shpalli ligje te rrepta, qe ndaluan hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze, ndersa me 31 maj 1775, Sulltan Abdyl Hamiti I, nxorri fermanin me famekeq antialbanez, me te cilin ndaloj te flitej dhe te shkruhej ne gjuhen albaneze dhe urdheroj mbylljen e te gjitha shkollave albaneze. Me ket vendim barbar, Perandoria Osmane synonte te çdukte gjuhen dhe kulturen albaneze, te shkaterronte identitetin tone kombetare. Keto masa drastike, Perandoria Osmane nuk i zbatoj me as nje nga popujt e tjere te pushtuar, as me greket, as me sllavet, as me rumunet, as me bullgaret, as me ukrainasit dhe as me arabet, te cilet vazhdonin te perdornin gjuhet e tyre. Barbaret turq i mbyllen te gjitha shkollat ne gjuhe albaneze, vranё shume mesues, dogjen librat dhe dokumentat ne gjuhen albaneze, çka spjegon pse librat dhe shkrimet ne gjuhen albaneze te asaj kohe, gjenden vetem ne bibliotekat dhe arkivat e vendeve te huaja. Deri ne vitin 1887, ne trojet shqiptare funksiononin rreth 2000 shkolla ne gjuhet turke, greke, bullgare, italiane etj, por asnje ne gjuhe shqipe. Kontributi i atdhetarëve te shquar të Rilindjes tone kombetare Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Thoma Avrami Nuçi Naçi, etj, per hapjen e shkolles ne gjuhe shqipe, shprehte e dëshiren e zjarrtë, për të përhapjen e diturise në popull, si faktor i rendesishem ne rizgjimin e ndergjegjies kombetare. Rilindasit tane hartuan tekstet e para ne gjuhe shqipe per mesenjetoren e Korçes. Autori i abetares dhe i gramatikes shqipe ishte Sami Frashëri, aritmetika u pergatit nga Jani Vreto, historia e Shqiperise nga Naim Frashëri etj.
21
Tekstet mesimore, shquheshin për nivel didaktik, si ne metode dhe ne përmbajtje patriotike. Keto tekste u perdoren ne shkollat shqipe, qe u hapen me pas ne Oher, Pogradec, Reka, Elbasan, Erseke, Prizren. Nxenesit e shumte, qe mesuan ne keto shkolla, u formuan me dije, u edukuan me frymën e lartë të atdhedashurise, u bënë dishepujt e denjë të ideologjisë sone kombetare, disa prej tyre u bene mësues dhe perhapen diturine ne trojet mbareshqipetare, shume prej tyre u bene luftëtarë të devotshëm ne luftën për liri dhe pavarësi. Populli shqiptar, i etur per aresim dhe dituri, i perkushtohet me nderim te veçante 7 marsit, kesaj feste tradicionale, qe eshte dhe festa e mesuesit, per çka eshte bere kulture, te pershendesim e te nderojme mesuesit tane, qe kontribuan me fisnikeri e perkushtim, per edukimin e formimin aresimor dhe kulturor te femijeve dhe rinise shqiptare. Ne diten e 7 marsit, te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te parë, qe na mesuan shkrim-kendimin ne gjuhen shqipe, na mesuan se si ta duam e ta respektojme atdheun, na mesuan poezite e bukura te autorve tone, qe çdo fjale e varg i tyre te mbetej i ngulitur thelle ne kujtesen tone. Me dashuri dhe respekt, mesuesit na edukuan te mos gabojme dhe te behemi qytetare te ndershem e te devotshem per atdheun, na treguan rrugen e te ardhmes dhe ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone te pavarur. Sukseset tona ne jete i a dedikojmë mesuesve tanë fisnike. Mesuesit, ne çdo kohe e ne çdo treve, ishin jo thjeshte profesionista te arsimit, por mbi te gjitha ishin patriote dhe njerez te emancipuar, agjitatore te shqiptarizmes, ishin idealista dhe artista te edukimit. Shqiptaret perhere i kane nderuar mesuesit, keta figura fisnike dhe patriote, qe nuk kursyen kohen, pasionin, entusiazmin dhe jeten, per te brumosur popullin me dije, me kulture dhe edukate. Kete dite feste, ashtu si shume te tjere, kujtova dhe nderova mesuesit e mi, duke filluar me zyshen Violeta Malaj, mesuesja e klases se pare, e cila 60 vjet te shkuara, me dashuri dhe me pasion na mesoj shkrim-kendimin, kujtova mesuesit e fillores Skender Malaj dhe Lutfi Bajrami, drejtorin e gjimnazit Anton Beça dhe mesuesit Nexhmie Bordi, Karmelina Papleka, Coli Mançi, Kol Papajani, Kadri Shupeja, Nazif Shmili, Ferdinand Shkalla, Mustafa Kila, Kosta Retos, Fatmir Selita, Bulent Tela, Kosta Panxhi etj. Ne diten e 7 marsit dhe facebook-u ishte mbushur me pershendetje dhe urime per mesuesit dhe ndermjet mesazheve te shumta ndoqa me vemendje nje debat, lidhur me 7 marsin. Shumica, me te drejte sugjeronin, se kjo date nuk eshte e sakte, pasi shkollat e gjuhes shqipe kane ekzistuar shume kohe me pare, por disa prej tyre, kundershtonin me kokefortesi e skepticizem, duke insistuar se 7 marsi, duhet te mbetet
22
festa e shkolles se parë laike. Festa e 7 marsit, i rrjeshtoj debatuesit ne dy kampe, ne njeren ane skeptiket dhe nihilistet dhe ne krahun tjeter realistet e optimistet, por ky ballafaqim nuk arrijti te evidencoje te verteten historike, askush nuk u shpreh, kur eshte hapur shkolla e pare ne gjuhen shqipe. I nxitur nga ky debat, vendosa te shkruaj rreth shkollave te para ne gjuhen albaneze – shqipe dhe te bej nje veshtrim te shkurter historik per lashtesine e shkrimeve ne gjuhen tone te bukur. Në hapësirën shqiptare, dihet se kane ekzistuar shkolla shkruesish, qysh prej paleokrishterimit e ne vazhdimesi deri ne kohet moderne. Historia e shkrimit ne shqipe është një pjesë e vogël e historisë së shkrimit, në kuptim terminologjik. Prej shume shekujsh, shkrimi ka qenë jo thjesht një teknokraci e bartjes së kumteve gojore në kumte letrare, por mjeshtëri dhe art i zbatuar. Vazhdimesia e gjuhes pellasgo - iliro - albaneze - shqipe, eshte fakt i padiskutueshme, e konfirmuar nga gjuhetare te shquar, te huaj dhe shqiptare. Ndonese ende nuk jane gjetur dokumenta te shkruara ne gjuhen ilire, kjo nuk e perjashton mundesine qe dhe ilirishtja ka qene shkruar, si e deshmon Prof Shaban Sinani, ne nje studim analitik, per lashtesine e gjuhes tone. Shkrimet iliro – albaneze ne antikitet. Fiset ilire flisnin gjuhen e tyre, ilirishten dhe pavaresisht se ende nuk kemi dokumenta te shkruara, shume studiues mendojne, se gjuha ilire shkruhej me alfabetin e vet, i cili ndofta ishte i ngjashem me alfabetin grek, ose me alfabetin etrusk, apo me alfabetin latin. Zbulimet arkeologjike te deritanishme, si mbishkrimet ne gure dhe ne stelat funerale, evidencojne ekzistencen e emerave ilire te njerezve dhe te vendeve te shkruara me alfabet grek antik dhe me alfabet latin. Nga lashtesia e larget pellasgo - ilire, kane arritur te pandryshuar emerat ilire te qyteteve si Skodra, Dimali etj, emera te perendive ilire, emera vendesh, malesh, qe jane te pranishme ne shume mbishkrime dhe ne librat e historianeve te antikitetit, çka sugjerojne se gjuha ilire, ka qene jo vetem gjuhe e folur, por dhe e shkruar. Ndofta ilirishtja shkruhej me alfabet helen, apo ate latin, por mund te jete shkruar dhe me alfabetin e vet, i ngjashem me alfabetin etrusk. Ne Itali, jane zbuluar shume mbishkrime etruske, te cilat kuptohen vetem me gjuhen shqipe (Zaharia Marjan, George Dennis, Niko Stilos, U. Kaliaritano etj), çka sugjeron se kjo nuk eshte nje rastesi, por lidhje me origjinen e gjuhes etruske me ilirishten, si shihet ne ngjashmerine e alfabeteve, andaj fjalet etruske perkthehen lehtesisht me shqipen.
23
Disa vite me parë, Prof Shaban Sinani, qe ne ate kohe ishte drejtori i Arkivit te Shtetit, u takua me Vangjel Kapidanin, nje koleksionist i shquar i mbijetojave të arkeologjisë, numizmatikës e të paleografisë, i cili i tregoj “katër pllaka dylli të mbishkruara”, që nuk ishin rastisur herë tjetër në kërkimet arkeologjike dhe në traditën tone te shkrimit. Vangjel Kapidani, njeri i sunduar prej pasionit të botës së moçme, i vetëdijshëm për rëndësinë e gjetjeve të tij, bashkëpunoj me Arkivin e Shtetit për ruajtjen, vlerësimin dhe tejshkrimin e kater pllakave dylli. Kur u njohën me këto gjetje të rralla dhe te çuditeshme shkrimi të lashtë, mendimi i ekspertëve shqiptare ishte se mund të jenë “dëshmi shkrimore të ngjashme me tabulat romake”. Përcaktimi i ketyre pllakave dylli te llojit tabula (emeri latinisht), (italisht “tavolette”; frengj: “tablette”), ishte shtytje për të menduar një moshë të tejhereshme të krijimit të tyre, qe shkonte larg ne antikitetin iliro - romak. Tabulat u shfaqën në qytetërimin e Romës republikane si teknikë e re të shkruari, e kryer mbi nje shtrese te holle dylli, e shtrire mbi nje dërrasë te lëmuar, madje mbi te njejten shtrese shkruhej disa herë, pasi fshihej shkrimi i mëparshëm dhe zëvendësohej me nje kumt të ri. “Kultura e tabulave” u shfaq afërsisht në shekujt III – II para Krishtit dhe u zbatua vijimisht për disa shekuj. Ne “pllakat e dyllit”, kuptohet se scriber-it e senatorëve, patriceve, te perandorëve dhe prijesve romakë, mbanin shënime me “stylus” për urdhërat dhe këshillat e tyre, madje kesisoj shkruanin dhe ligjëtata e me pas i përcillnin si kumte të shkruara, për t’i ruajtur ne biblioteka. Ne shekullin II para Krishtit, Iliria u pushtua nga romaket, kesisoj teknika e shkrimit ne pllaka dylli, sigurisht u praktikua dhe ne trevat ilire. Mendimi se burimi i kater pllakave të çuditshme, ishte një kohë e moçme, në kufijtë e antikitetit me paleokrishtërimin, provohet me rrethanen se, sipas Vangjel Kapidanit, keto pllaka u gjeten në qytezen antike te Selcës. Prof. Neritan Ceka, ka provuar se kultura e Selcës së Poshtme i përket pikërisht periudhës së shekujve III-II para Krishtit. Vlerësimi i parë i tabulave, u bë nga grupi i dijetarëve shqiptarë, Prof. Kristo Frashëri, Prof. Dhimitër Shuteriqi, Prof Muzafer Xhaxhiu, Prof. Muzafer Korkuti dhe studiues të tjerë, por asnjeri nuk arrijti të nxjerrë përfundime, qoftë dhe relative, kesisoj doli e nevojshme, qё të kërkoheshin këshilla dhe studime nga partnerë kompetenta te huaj. Ne fazen e dyte, pllakat u studiuan nga nje grup arkivista francezë të specializuar në latinistikë, bizantologji dhe paleografi. Bazuar dhe ne lënden arkeologjike bashkëshoqeruese, të gjetura në të njëjtën enë me pllakat në “varrin me oxhak” dhe me materiale te tjera të ofruara nga koleksionisti Vangjel Kapidani, si numizmatikë ilire, greke e maqedone dhe gjetje te tjera si vazo, lakrimatore, i ndihmuan studiuesit
24
franceze te konkludonin se te gjitha keto gjetje arkeologjike, perfshi dhe pllakat e dyllit, i përkisnin shekujve III – II para Krishtit. Per lashtësinë e pllakave, jane shprehur dhe specialistë britanikët, sipas të cilëve keto shkrime “dëshmojnë një ekspozim dhe ndikim kulturor kryesisht helen, i ardhur përmes tokes, që i përgjigjej jo rastësisht rajonit ku u krijua dhe ku u ruajt kultura e Selcës dhe jo si nje ndikim latin, i ardhur përmes detit”. Paleografi rumun Costin Fenejan, bazuar në fotografite e pllakave, kumtoi se mesazhet, që përmbanin mund te jene shkruar në kufijtë e mijëvjeçarit të parë dhe i takonin traditës bizantine. Mendim të njëjte e në mënyrë të pavarur, kishin shprehur edhe disa studiues shqiptarë. Për të konsoliduar përfundimin rreth një kronologjie relative të pllakave te dyllit, u ftua për bashkëpunim helenisti dhe romanisti Dr. Francesko D’Aiuto, nënprefekt i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Pasi u njoh me imazhet fotografikë të katër pllakave, dr. F. D’Aiuto, në vlerësimin e tij shkruan: “Jam duke i studiuar tabulat me shumë interes. Mund t’ju pohoj menjëherë se alfabeti i përdorur është një derivat i alfabetit grek, por gjuha, për aq sa mundem të vërej prej fotove, nuk ngjanë te jete greke. Duhet kërkuar midis gjuhëve të ndryshme antike, të shkruara duke përshtatur alfabetin grek, si në rajonin italik, ne atë ballkanik dhe në Azinë e Vogël. Tabulat, në çdo rast, nëse janë autentike, pa dyshim janë antike, të denja për shume vëmendje” “.... é derivato dal greco, anche se la lingua, per quanto posso vedere dalle imagini, non sembra greca. Forse si deve cercare fra le varie lingue antiche che hanno utilizzato, modificando l’alfabeto greco, sia in area italica, sia in area balcanica, sia in Asia Minore). Le tavolette, in ogni caso, se sono autentiche, senz’altro sono antiche, e degne della massima attenzione”. Dr. Françesko D’Aiuto, gjatë analizes te tabulave konkludoj se dy: “kanë të njëjtin tekst, të shkruar në të njëjtën mënyrë dhe po bëjmë përpjekje t’i deshifrojme përmes një transkriptimi të krahasuar”. Nje kontribut te veçante dha paleografi dhe teologu britanik Prof. Dr. Roderic Mullen, njohës i kulturës helene dhe i traditave kalimtare të historisë së mendimit prej paganizmit në paleokrishtërim. Sipas Mullen, “tabulat mund të jenë ndonjë tip amulete” (nuska – hajmali). Duke i u referuar kryesisht formës së dëshmive dhe tipologjisë së shkrimit, Dr. Mullen fillimisht mendoj se këto tabula “duhej të ishin përdorur jo më vonë se shekulli i VII pas Krishtit, që u viheshin te vdekurve (dhe nga te krishteret), kur përcilleshin në botën tjetër, duke i shoqeruar me tekste të tilla, ndoshta me përmbajtje lutjesh, për të lehtësuar pranimin e tyre në jetën tjetër”.
25
Roderic Mullen në muajin maj 2002, vizitoi arkivat e Shqipërisë dhe një pjesë të kohës ia kushtoi studimit të katër pllakave, duke dale me këto përfundime: 1. Dy pllaka kane thuajse të njëjtin tekst, ndoshta eshte një formulë lutje, qe shkruhej për të vdekurit pasanik, duke ndryshuar mbi dyllë vetëm emrin, pa prekur, ose duke e prekur fare pak tekstin. Te dy shkrimet perfundojne me fjalen “” dhe dy fjale të identifikuara Y dhe , ky i fundit emer ilir Monina, qe mund te jete emeri i personit, qe porositi shkrimin. Në pllaken e tretë gjendet vetëm një fjalë e shkruar dhe një vizatim naiv, që të kujton një figurë njerëzore, ndërsa në pllaken e katërt nuk ka gjurma shkrimi, por vetëm vizatime, por jo me motive të botës së gjallë (as bimë dhe as kafshë). 2. Alfabeti i shkrimeve kryesisht është helen. Në shkrimet latine përdorimi i germës “K” është i rrallë, për të mos thënë i përjashtuar, sikurse vihet re ne fjalen “KAEIPTA” (nderime: ne greqishte antike), qe u identifikua ne nje nga pllakat. Ka ndërhyrje me fjale të shkruara me alfabeti tjetër, ndoshta me germa latine të modifikuara, por teksti nuk eshte latin. Germa “”, e perdorur nga shkruesi mund ta jetë përshtatur për të plotësuar grafemat e gjuhës vendëse. 3. Dy grafemat ““ - sigma dhe “A” – alfa, te shkruara me vijë të përthyer, i përkasin periudhës së greqishtes së mbishkrimeve, ndersa në periudhën e greqishtes së shkruar në libra në vend të ““ përdoret rregullisht sigma hënore “C”, kurse grafema “A” shenjohet me vijë të drejtë, sikurse përdoret edhe ne ditet e sotme. 4. Si kulturë, këto pllaka dëshmojnë praninë e ndikimit helen, çka na bën të mendojnë, se duhet të jenë gjetur në një rajon në thellësi të vendit. Shenjat e ndikimit roman janë të pakta, megjithëse dihet se tabulat ishin te zakonshme dhe shpesh te përsëritshme për latinët. 5. Një traditë e ngjashme është vërejtur edhe në Egjyptin antik. 6. Ne pllakat, nuk ka shenjë dhe nderhyrje të jashtme, që të vejne në dyshim autenticitetin e tyre. Ato nuk janë cënuar nga dora e njeriut modern, përveçse ndonje pastrim dhe një ngjitje në njërin cep të thyer ne një prej tabulave. Përjashtohet fabrikimi i këtyre tabulave në një kohë të afërme, ndërsa, ekzistenca në Albanine e herëshme te një tradite falsifikimi të dëshmive të tilla, eshte e pamundur. 7. Nga sa mund të lexohet ne tekstet e tabulave, ato nuk permbajne elemente te krishtërimit, nuk ka gjurmë të trinitetit, të kryqit dhe as të shenjëzime të krishtera. Mund të flitet për një kronologji që do të gjendej prej shekullit të III para Krishtit, deri në shekullin e VII pas Krishtit. Tekstet ngjajnë si lutje sakrale (te shenjta), por mund të jenë dhe dëshmi të ndërgjegjes totemike të njerëzimit të hershëm.
26
8. Prof Roderic Mullen, ndryshe nga studiuesit e tjere, që studiuan tabulat para tij, ka dhene mendimin se teknika e të shkruarit në rastin e këtyre tabulave ndryshon prej të shkruarit latin. Nuk është përdorur incizimi (shkrimi me shtypje, ose me stylus), as stampimi (riprodhimi me forma të gatshme mbi ose nën reliev). Germat janë te formuara me mbledhjen e dyllit anash (plastifikim), duke i dhene formen e tyre. Ne keto pllaka dylli, alfabeti është i njëjti, mirëpo e njëjta shkronjë paraqitet në forma të ndryshme. Shkrimi është scripta-continuae, pa ndarje të fjalëve. Ne teresi këto të dhëna kane favorizuar lashtësinë e ketyre dëshmive shkrimore. Fryma e parakrishterë e kumtit, shmangia e alfabetit grek, shkrimi me grafemat greke të periudhës së mbishkrimeve, prania e germave të alfabetit latin, sugjerojne mundësine, që shkrimi t’i përkasi “një prej gjuhëve antike të arealit ballkanik”; çka duhet te nxisi e te inkurajoj kërkimet për te gjetur burimin dhe landin e kohës ilire”.
Tabula e dyllit Nr 1
Studimet e “varreve monumentalë” të Selcës bënë të njihet nje rit i veçante varrimesh, i kryer nga iliret, pikerisht prania e një “tradite faraonike”, praktika e varrosjes të prijësve ilirë, me pasuri dhe vlera materiale të rralla, ndër te cilat ishin edhe 4 pllakat e dyllit. Nga keto te opinione mund te sugjerohet se ilirishtja eshte gjuhë, e cila mundt te jete shkruar me alfabetin e vet, ose me alfabet te kombinuar me germa te huazuara nga alfabeti helen dhe nga alfabeti latin. Ky kombinim alfabetesh, justifikohet me periudhen kohore, shekujt III – II para Krishtit, kur u prodhuan tabletat, pasi jemi ne kapercyell te ndikimit te gjate te kultures dhe te gjuhes helene ne jeten ilire dhe me fillimet e ndikimeve te kultures e te gjuhes latine, e cila u perhap ne trojet ilire, menjehere pas pushtimit romak, ndersa me pas u ndje dhe ndikimi i kishes se krishtere. Konkluzioni i Dr F. D’Aiuto se “alfabeti i përdorur është degëzim i alfabetit grek, por gjuha, nuk ngjan te jete greke, por duhet kërkuar
27
midis gjuhëve të ndryshme antike, që jane shkruar duke përshtatur alfabetin grek”, eshte nje orientim drejt idese, se shkrimet ne pllakat e dyllit, i perkasin ilirishtes se folur ne trojet ilire. Konstatimi i Mullen se ne pllakat, ka ndërhyrje me fjale të shkruara me alfabet tjetër, pra te nje gjuhe tjeter, e cila flitej ne trojet ku jane gjetur pllakat, eshte e dhene e rendesishme, qe e perforcon idene se keto fjale mund te jene te gjuhes ilire, si na sugjeron dhe perdorimi i germave te veçanta, si “”, per te cilen mendohet se mund të jetë përshtatur nga shkruesi, ndofta për nevoja të plotësimit grafematik të gjuhës vendëse, pra te gjuhes ilire. Ne trojet ilire te shekullit III para Krishtit, shume qyteti ishin te zhvilluar si Durresi, Shkodra e ne veçanti Apollonia, qe ishte nje qytet madhështor e hijerëndë, metropol i botës ilire, ku krahas tempujve, sidomos atij te Artemises, shkelqente dhe Gymnasium, nje shkolle me famë në botën antike, per te cilin ka shkruar dhe Straboni. Ne shekullin I pas Krishtit, ne Gymnasium te Apollonise jane shkolluar oratori i famshem Ciceroni, shume patricë ambiciozë romakë si Oktaviani (i biri i adoptuar i Jul Çezarit, i cili me pas u be perandori Augustus), por kane studiuar dhe shume ilire, nder te cilet shquhet Agripa, gjeneral i famshem i Çezarit, si dhe shume ilire te tjere. Pra, ne shkollat e Apollonise studiuan dhe ilirёt, qe pas shkollimit sherbenin si scriber (shkrues) dhe karahas latinishtes, qe ishte gjuha zyrtare, ata shkruanin dhe ne gjuhe ilire. Nuk perjashtohet mundesia, qe scriber-at ilirё, te kene marre porosi nga nje prej patriceve vendas, per te shkruar «nje dokument», apo «amulete» ne pllaka dylli, çka na sugjerohet nga prania e emerit ilir Moninan, ne brendesi te shkrimit. Lexuesi me te drejte mund te pyesi : cilet jane iliret e tjere, qe kane studiuar ne keto shkolla dhe kush jane shquar ne boten tone ilire ? Natyrisht Iliria ka nxjerre figura te shquara, si gjeneralin Agripa, historianin Ulpiano, shume perandor si per perandorine Romake dhe per Bizantin, historiane dhe dy poetet Stasius - atё e bir. Kete nuk e them une, por nje studiues i apasionuar francez P.L. Cormiliolle, ne vepren ”Euvres de Stace-Veprat e Stasit”, botim i Société Libre des Sciences, Lettres et Arts de Paris. Tome 1, 1783. Cormiliolle, shkruan se ne shekullin I pas Krishtit, u shqua poeti ilir Publius Papinus Statius i Riu, i biri i Publius Papinus Statius - Plaku, me origjine nga qyteti ilir Selles (Helles) i Kaonise, qe ndodhej prane Apollonise. Historiani romak Marcus Annaeus Lucain, në veprën ”Farsalle”, te botuar ne vitin 62 pas Krishit, pershkruan epopene e Çezarit kunder Pomeput, ku na jep një dëshmi të vagullt për vendndodhjen e Sellesit, jo si emër qyteti, por si emër fisi, duke shkruar: “Thesprotët rendën bashkë me Dryopët: Sellët braktisën Kaoninë dhe lisat e vjetër, që nuk
28
shpallnin më orakuj (B.M. Marti, «La structure de La Pharsale», in Entretiens sur l’Antiquité classique, t. XV, Lucain, Genève, 1968). Publius Papinus Statius – Plaku, lindi në qytetin Selles te Kaonise dhe u shkollua në letrat greke në Gymnasium te Apollonisë, qyteti yne madhështor i kulturës ilire. Statiusi - plaku njihej ne boten antike si gramatik dhe si poet. Ai kishte nje djale Publius Papinus Statius i Riu dhe ai poet i njohur. Këtë zbulim i a dijme për nder studjuesit francez P.L. Cormiliolle, i cili hapi nje dritare te re te historise te kultures ilire. Statiusi i Riu (Publius Papinius Statius) nën udhëheqjen e të atit, i u fut plot besim e shpresë rrugës së magjishme të artit, u be poet.
Kuader i L. Signorelli Portreti i poetit Publius Papinius Statius (45 – 96 pas Krishtit)
Studimet ne Napoli, talenti dhe fantazia e pasur, kultura ilire, qe i kish transmetuar i ati, e nxiten poetin e ri drejt motiveve mitologjike, drejt mitit dhe heronjve mitikë. Motivet mitologjike i shtjelloj dhe i zbukuroj me hir te rrallё, sa pak poetë te asaj kohe, ishin në gjendje ta bëjnë. Që në moshë të re, Publius Statius i Riu korri suksese ne krijimtari. Në prani të atit, mori çmim leterar gjatë kremtimeve të festës së Dhemetrës; u nderua me tre çmime të letrare në Romë; u kurorëzua me medalje ari, si fitues i çmimit të madh i lojrave te Minervës (Athenas), që zhvilloheshin në kodrën Alba te Romes. Medaljen e artë i a dha vetë Perandori i Romës Domiciani, qe ishte dhe miku i të atit, Publius Statius Plaku. Vepra kryesore poetike e Publius Statius i Riu është “Tebaida”, nje poemë e gjatë epike me 12 libra. Nxitjen për te shkruar këtë vepër i a dha i ati, i cili e udhezoj per subjektin, zgjedhjen e heronjve, në shtjellimin e ngjarjeve, në përshkrimin e vendeve e te perëndive, të armatimit, si dhe në teknikën e krijimit letrar. Ne disa vargjet te poemes, Ai permend trojet dhe emera ilire si Shpella e Syrras (Syrras ishte
29
mbreti i pare i mbreterise ilire), lisat e Kaonise, tempullin e Dodones, fiset ilire te Molloseve etj, si shihet ne vargjet ne vazhdim. O Jupiter i fuqishëm! Ti i dhe zogjeve fluturues privilegjin të drejtojnë pa mëdyshje veprimet tona, te parashikojne të ardhmen, nga ata marrim orakuj të sigurtë. Jeta e ka përligjur besimin e etërve tanë! Shpella e Syrrhas, Lisat e Kaonisë, që si thonë, profetizojnë në emrin tënd, në vendin ku banojnë Molosët. Ne vargun ku flet per “Zogjte fluturues”, Publius Statius i Riu, e ka fjalën për Plakat prifteresha të Tempullit Dodona te Kaonisë. Poeti ilir bën lojë mes fjales “pëllumb” dhe fjales “plakat”, dy fjalë të ndryshme ne gjuhen ilire, por që ngjajnë ne shqipetim, prandaj autorët e vjetër greko-romakë i ngatërronin, duke i marrë si një fjalë e vetme. Kete loje fjalesh e vazhdoj dhe Statius i Ri ne poemen e tij. Per ngaterresen e ketyre dy fjaleve jane shprehur shume autore antike, si e spiegon Abate Sallier, ne vepren e tij me kujtime.
"Zoti Abate Sallier ne vellimin e V, me kujtime te “Accademia delle Inscrizioni” thote, se shpjegimi i dhene per vendin e Homerit nga Ateneo nuk eshte kaq i thjeshte, pasi pershkruan ate qe Aristoteli, i tha si pergjigjie ndaj pyetjes te Aleksandrit te Madh. Ai vёren tek Esikio, Eustasio dhe Pausania, se fjala Peleiai ne dialektin e popujve te Epirit do te thote "gra te vjetra" (plaka), ndersa ne Greqi do te thote
30
"pellumba". Ky kuptim i dyfishte, ndikoj qe Homeri te thote se pellumbat e furnizonin Zeusin me Ambrosia (Αμβροσία-ushqimi dhe pijet per Hyjnite); ndersa e verteta ishte, se disa Plaka prifteresha kishin detyre te pregatisnin mishrat, ose oferta te tjera, qe sakrifikoheshin per Zeusin ne Epir ... Ne se Homeri do kishte ditur kete fjale Epirote, sigurisht nuk do t’i kish shpetuar te thonte se Plakat ishin Sherbetore te Zeusit ...." Krahas “Tebaida” ne 12 libra, Publius Statius i Riu shkroj dhe vepra te tjera si “Sylvae” ne 5 libra, «Akileida» dhe shumë poema, tragjedi dhe dedikime të tjera, shumica e të cilave kanë humbur. Historia e dy poeteve ilirё Publius Papinus Statius, at dhe bir, nuk asht unikale, pasi ka dhe shume ilirё te tjerё tё shquar, por ende kane mbetur te fshehur ne prepotencen e kultures romake, qe i absorboj dhe i adaptoj duke pervehtesuar vlerat e larta ne krijimtarine artistike te atyre ilireve te shquar ne shekujt e larget te antikitetit. Tradita e shkrimeve tё shenjta nё trojet iliro – albaneze nё shekujt VI – XI. Krahas mbishkrimeve me emera njerezish ne mermer e ne stellat funerale, si dhe te emerave te qyteteve dhe toponimeve te shumta, nga bota ilire kemi trasheguar dhe traditen e shkrimeve, te deshmuara ne kodiket iliro-albaneze te shekujve VI - XIX, qe tregojne se ne trojet e banuara nga fiset ilire, ekzistonin shkollat e shkrimeve. Dorëshkrimet më të hershme origjinale te periudhes ilire, jane: - Codex Purpureus Beratinus "Beratinus 1", i shekullit V-VI, veper e ralle e Testamentit të Ri. Krahas vlerave ne lëndë te pasur nga ungjilli sipas Mateo dhe Markut, ky kodik shquhet per tekniken e shkrimit me "kaligrafi imperiale" ne pergamen te purpurte (Th Popa, Sh. Sinani, P. Batiffol, E. Crisci, G. Cavallo, Duchesne etj). - Codex Aureus Anthimus – “Beratinus 2", i shekullit IX, asht shkruar me germa te arta, ne pergamenë te purpurte dhe përmban tekste te Ungjillit të periudhës biblike. - Codex Beratinus 3, qe permban perikopea e ungjillit e shekullit IX. - Codex Beratinus 4, i shekullit X. - Kater kodiket e Vlores dhe te Beratit te shekullit XI. Pavaresisht se kodiket jane shkruar ne gjuhe greke, rendesi ka fakti se ato jane prodhuar nga shkruesa ilir dhe njekohesisht deshmon se ne trojet tona kishte mjeshtra artizanë, qe prodhonin pergamenen e purpurt dhe se ekzistonin shkolla shkrimi te librave te shenjte, te cilat ishin shkruar me germa argjendi dhe ari, te realizuara me nivel te larte kaligrafie dhe te mbeshtjella me kapak cilesore, shume prej tyre
31
te punuara ne pllake argjendi, te zukuruara me figura shenjetoresh dhe me motive floreale. Si ne periudhen antike dhe gjate gjithe mesjetes, keto doreshkrime voluminoze realizoheshin ne manastire, nga murgj te specializuar ne shkrimet e shenjta, te cilet prodhonin ungjille, pjese liturgjie, lutje, tekste katekizme, çertifikata pagezimi, inkubula dhe kenge fetare. Shkrimet e hereshme kishtare ishin ne latinisht, por shumica jane ne greqishte antike, çka shprehte ndikimin e patrarkanes te Kostantiinopojes ne kishat ilire. Pozicioni i ilirise, ndermjet lindjes dhe perendimit ishte bere terren konfliktesh ndermjet kishes se lindjes me ate te perendimit, ku sejcila synonte te dominonte kishat ilire. Perdorimi i gjuhes greke antike ne keto doreshkrime, deshmon se keto vepra u shkruan ne troje, ku kishat vareshin nga Kostantinopoja. Ndonese ne kete kohe krishterimi ende nuk ishte ndare ne katolike dhe ortodokse, ndikimi i kishes lindore shtrihej nga Tivari, Shkodra, Durresi, Elbasani dhe ne veçanti ne jug ne Oher, Berat, Janina e Arta. Shizma e pare ndermjet kishes se lindjes dhe te perendimit ndodhi ne vitin 404, kur perandori bizantin Arkadi, shkarkoj Gjon Gojartin si patriark i Kostantinopojes dhe e internuan ne Epirin e Jugut. Gjon Gojartin e shkarkuan se perkrahte Romen, kesisoj u provokua konflikti i patriarkanes te lindjes me kishen e perendimit. Ne kete situate, Papa i Romes i prishi mardheniet me patriarkanen e lindjes, per pasoje per me shume se nje dekade, te dy kishat mbeten te ndara. Nje shizem tjeter u provokua ne vitin 482, nga perandori bizantin Zenone, i cili me editin Henotikon, kerkoj te pajtonte diferencat, qe ekzistonin ndermjet monofisiti te lindjes, te cilet thonin se Krishti ka vetem natyre hyjnore, me doktrinen e kishes perendimore, qe insistonte se Krishti kishte natyre te dyfishte - humane dhe hyjnore. Editi i Zanone u kritikua nga patriarket e Aleksandrise, te Antiokia dhe nga Papa Feliçe III, te cilet e skomunikuan patrarkun Akacio te Kostantinopjes, si perkrahes i Editit te perandorit. Kjo shizem zgjati deri ne vitin 519 dhe u mbyll me perandorin bizantin Justini I, i cili e njohu skomunikimin e Akacio nga ana e Papes. Nga keto rrethana kuptohet se ne shekujt V – VI, qe eshte periudha kur u shkrua Kodiku i Purpurt i Beratit, shumica e kishave dhe e manastireve ilire ishin nen ndikimin e Patriarkanes te Kostantinopojes dhe per rrjedhoje, liturgjia dhe ritet zhvilloheshin ne gjuhen greke e natyrisht shkrimet ishin ne greqishte, qe ishte gjuha zyrtare e perandorise dhe gjuha e kishes bizantine. Nje shizme e rende e tronditi krishterimin ne vitet 863 dhe 867, me patriarkun Fozio, por ndarja perfundimtare ndodhi ne vitin 1054, kur Papa Leone IX dergoj ne Kostantinopoje si legat, kardinalin Umberto
32
Silvakandida, me synim te zgjidhte kete situate kritike. Me 16 korrik 1054, Kardinal Umberto, depozitoj ne altarin e Shen Sofia, bullen, qe skomunikonte patriarkun Mikele Cerulario dhe mbeshtetesit e tij. Ky akt u kuptua si skomunikim i tere kishes bizantine, andaj patriarku Cerulario i u pergjigj ne te njejten menyre dhe e skomunikoj Umberto Silvakandida dhe legatet e tjere papalë. Nga kjo kohe, te dy kishat filluan te sulmojne e te mallkojne njera tjetren dhe u ndane ne Kisha Katolike, me pretendimin e titullit kisha e shenjte, katolike dhe apostolike dhe dhe Kisha Ortodokse, mbrojtese e Ortodoksise kristiane. Ne trojet arberore ekzistonin te dy kishat, ato te lidhura me Romen dhe Kisha te lidhura me Kostantinopojen, madje ne shekujt VI-XV, shume dioqeza iliro – albaneze ishin dykishtare, pra e njejta dioqeze kishte ipeshkev katolikё dhe ipeshkev ortodoksa. Njihen shume manastire te hereshem ne trojet iliro-albaneze, por nuk dime per aktivitetin dhe rolin e tyre ne shkrimet e shenjta, ndersa ne shekullin XII njihet roli i manastirit te Shen Trifonit ne Kunavia. Dy kodiket e Beratit, jane trashegimi me vlera te historise dhe te kultures iliro-albaneze te antikitetit dhe tregojne se çfarë ndodhi gjatë procesit te kalimit prej fjalës së shenjtë, ne shkrimet e shenjta dhe nga predikimi ungjillor gojor, ne predikimet kanonike. Keto dy vepra ungjillore, per here te pare u bene te njohur ne vitin 1862, nga Hiresia e tij Anthim Aleksudhi, kryeipeshkevi i Metropolise te Beratit, i cili botoj ne nje reviste te Athines shkrimin “Veshtrim mbi historine e Metropolise se Shenjte te Beratit dhe doreshkrimet e saj”, ku i kushtoj vemendje te veçante koleksionit me libra te bibliotekes te kishes se Shen Gjergjit te Beratit, mes te cileve ishin dhe doreshkrimi i purpurt i shekullit te VI pas Krishtit dhe doreshkrimi i arte i shekullit IX pas Krishtit, i nohur dhe si Kodiku i arte i Anthimit. Ne vitin 1882, studiuesi belg Ludovic Duchesne, analizoj shkrimin e Hiresise se tij Anthimi dhe ne perfundim i bashkoj kater veçorite e te dy veprave: a. tipat kodikё, b. ngjyra e purpurte e pergamenes; c. shkrimi me germa argjendi dhe me ari, d. emeri i qytetit te Beratit ku u ruajten me besnikeri te rralle e kesisoj i permblodhi ne emertimet e njohura boterisht: "Codex Purpureus Beratinus" – Beratinus 1 dhe "Codex Aureus Beratinus” – Beratinus 2. Disa vite me pas, francezi Pierre Batiffol, botoj monografine "Codex Purpureus Beratinus et les manuscrits grecs en Albanie“, duke i bere te njohur botes, se ky eshte nder tre kodiket me te vjeter ne bote. Nder etnografet e pare shqiptarё, qe studjoj kodiket ishte Ilo Mitkë Qafëzezi, i cili i u perkushtua me pasion dhe pas nje analize sistemati-
33
ke e te kujdeseshme, ne vitin 1930 i regjistroj ne rubriken bibliografike te Buletinit te Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Per afro 40 vjet, kodiket u harruan dhe asnje nuk u kujtua per keto kryevepra te kultures ilire. Ne 1969, shkencetari Theofan Popa me impenjim te admirueshem studjoj me kembengulje Codex Purpureus Beratinus dhe theksoj se kjo veper eshte nder doreshkrimet me te vjetra te botes se krishtere. Ne vitin 2001, Prof Shaban Sinani, i u rikthye studimit te kodikeve dhe pas nje verifikimi sistematik arkivor, realizoj nje studim metodik shkencor te rreth 100 kodikeve biblikë dhe liturgjikë iliro-albaneze, me shtrirje kohore nga shekulli VI, deri ne fund te shekullit XVIII. Per here te pare Prof. Shaban Sinani i prezantoj 100 kodiket iliro – albaneze ne librin me titull kuptimplote “Keshtjella e virtytit”, duke dhene nje kontribut te lavderueshem, per njohjen publike te ketyre vlerave kombetare, qe per vite rrinin te mbyllur ne arkivat e shtetit. Nder kuriozitetet rreth Kodikut te Purpurt dhe Kodikut te Arte jane percaktimi i vendit, i kohes kur u shkrua dhe autori i mundshem. Nuk ka dyshime, se keto dy kodike, ashtu si dhe 100 te tjeret, jane autoktone dhe prodhime te shkollave iliro-albaneze te shkrimeve te shenjta, nje tradite shume shekullore, e shkollave te doreshkrimeve ne qendrat e kultures Berati, Elbasani, Kunavia, Vlora, Korça, Ohëri, Voskopoja, Gjirokastra, Shkodra, Durresi, Janina, Tirana etj. Studiuesi R. Mullen thote: “Shkolla albaneze e shkrimeve kishtare, ka identitetin e saj, me mjeshtërinë e larte të shkruarit”. Ne se do te arrihet te identifikohet kisha, apo manastiri ku u shkruan keto kodike, nje objektiv ky shume ambicioz, pa dyshim do vertetohet teza se "Codex Purpureus Beratinus”, per 15 shekuj, nuk ka nderruar vend dhe se ky doreshkrim eshte ruajtur aty ku u shkrua, ne qytetin e Beratit, pra qendroj ne atdheun e vet, ne Albania, i ruajtur ne kishen e Shen Gjergjit, nga kleriket dhe besimtaret besnike. Per sa i perket kohes dhe autorit te shkrimit, keto dy faktore lidhen ngushtesisht njeri me tjetrin. Ne antikitet, ne trojet illiro-albaneze, kane jetuar shume shenjetore, disa prej tyre jane autoktone, pra jane iliro-albaneze e nuk perjashtohet mundesia, te jene impenjuar e te kene shkruar keto vepra. Disa studiues insistojne se Kodiku i Purpurt asht veper e Shen Gjon Gojarti, i njohur si autor i shume shkrimeve te shenjta, por te dhenat jane kontradiktore, çka ka ndikuar, qe dhe shkencetaret te ndahen ne perkrahes dhe ne kundershtare te kesaj teze. Ne vitin 2000, gjate festimit te Jubileut, ne Romë u hap ekspozita “I Vangeli dei Popoli“. Ky aktivitet i nxiti studiuesit t’i perkushtohen
34
"Codex Purpureus Beratinus”, te kesaj vepre monumentale te njerezimit, qe i sfidoj shekujt me modesti dhe ne heshtje solemne. Kodiku i Purpurt Beratinus-1, per vlerat ne permbajtje dhe lashtesine kur u shkrua, u rendit i dyti krah “Codice Vaticana“ dhe "Codex Sinopensis“ (prone e Bibliotekes Kombetare te Frances) dhe krahasohet me kodiket “Sinaiticus“ te Izraelit, me “Petropolitanus“ te Greqise, me “Genesi” te Vienes dhe me kodiket Petersburgut dhe te Londres. Kodiku Beratinus-1, terhoqi vemendjen e studiuesve te shumte, qe e konsideruan privilegj te madh njohjen me kete veper, andaj perfituan dhe i u dedikuan nje analize te kujdeseshme te shkrimeve dhe te gjithe arrijten ne te njejtin perfundim, njelloj si i studiuesit te apasionuar shqiptar Theofan Popa, se "Codex Purpureus Beratinus”, eshte varjanti me i vjeter i Ungjillit te Ri. Dr Francesco D’Aiuto, nen-prefekti i Bibliotekes Apostolike te Vatikanit, paleograf dhe specialist i shkrimeve te shenjta, njohes i gjuheve te vjetra dhe i shkrimeve biblike, kur percaktoj rradhen e doreshkrimeve ne ekspoziten e Romes, e vendosi "Codex Purpureus Beratinus”, per krah tre kodikeve me te vjeter te botes. Ne parathenien e librit “Codices antiquissimi“, autoret F. D’Aiuto, G. Morelli dhe A. Piazzoni shkruajne: “Ne ekspoziten e Romes, krahas fragmentit te “Codice N” i Vatikanit (Vat. gr. 2305), jane prezantuar dhe libra te rralle si “Codex Sinopensis“ i Frances (Supl. gr. 1286), ku pershkruhen skena nga jeta e Jezu Krishtit, ne veçanti u shqua doreshkrimi Codex Purpureus Beratinus, pronë e Arkivit te Shtetit Shqiptar, qe per shume kohe konsiderohej i humbur, por tani u be i njohur per publikun nderkombetar”. Nje pjese e studiuesve mendojne se Kodiku i Purpurtë i Beratit asht shkruar ne fillim te shekullit VI pas Krishtit, por te tjeret insistojne, se eshte me i hershem. Opinionet rreth kohes te shkrimit te kodikut dhe autorit te mundshem perqendrohen ne keto argumenta: 1. Shkrimi ne pergamen te purpurt, deshmon per lashtesine e kodikut, qe mund te jete shkruar ne shekujt V-VI. Pergamena e purpurt, fillimisht perdorej vetem per te shkruar hymne perandorake dhe ishte simbol i respektit hyjnor, por ne shekullin IV pas Krishtit, u perdor ne vepren e Optaziano Porfirio, i cili shkroj me germa argjendi dhe ari, nje rapsodi dedikuar perandorit Kostantin e po ne kete kohe filloj te perdorej dhe ne shkrimet e shenjta, si te ungjilleve apostolike. Ne shekullin IV, iliri Shen Jeronimi, perktheu ungjillin ne latinisht, i njohur me emerin “Vulgata” (E. Crisci, “I Vangeli dei Popoli“), qe u bё vepra kryesore e liturgjise se krishtere. Ne shekujt ne vazhdim, shume shenjetore te tjere, i u dedikuan shkrimeve te shenjta, qe me pas u riprodhuan nga murgjit shkruesa.
35
Nga shekulli VI, pergamena e purpurt nuk perdorej nё doreshkrimet ungjillore, çka sugjeron e Kodiku i Purpurt mund te jete shkruar ne shekujt e meparshem, ndofta qe ne shekullin e V. 2. Kodiku i purpurt eshte shkruar ne formen scripta-continuae, pra pa ndarjen e fjaleve e kjo teknike perdorej shume kohe me pare dhe u braktis ne shekullin e VI. Keto fakte na bejne te mendojme se Kodiku i Purpurt, se paku eshte shkruar ne shekullin e V, pra eshte me i vjeter. 3. Doreshkrimi i Kodikut te Purpurt, asht i karakterit parastandart i ngjashem me tekstet e ungjilleve sipas Matteo dhe sipas Marko. 4. Sipas Aleks Buda, doreshkrimi i Beratit, eshte hartuar ne periudhen kur arsyeja humane, kishte kompetenca ne shkrimet e shenjta. 5. Francezi Pierre Batiffol, gjate studimit te shkrimit te Kodikut te Purpurt te Beratit dhe nga analiza krahasuese paleografike me vepren "Liturgjia” te Shen Gjon Gojartit, konkludoj, se te dy shkrimet jane te ngjashme dhe te realizuara nga e njejta dore, pra e konsideroj veper e shenjetorit.
Codex Purpureus Beratinus "Beratinus 1" Kete mendim e mbeshteti dhe At Zef Valentini, Rektori i Kolegjit Saverian i Shkodres, i cili shkruan: “... ne vitin 405 pas Krishtit, Shen Gjon Gojartin e internuan ne Epir, ku jetoj i izoluar e ne vetmi, madje gjate kesaj kohe Ai i u dedikua shkrimeve te shenjta” (Ordine Gesuita del Collegio Saveriana di Scutari, Dossiè nr. 73, l’anno 1929). Nje rrethane, qe ndikoj ne mendimin se eshte veper e shenjetorit, lidhet me faktin, se ne praktiken liturgjike, zbatuar per shume shekuj nga kisha e Shen Gjergjit ne Berat, Kodiku i Purpurt i tregohej besimtareve vetem nje here ne vit, pikerisht diten e Shen Gjon Gojartit.
36
6. Studiuesi belg Ludovic Duschesne, u shpreh kunder ketyre opinioneve, duke theksuar preras, se nuk eshte shkrim i shenjetorit: “non è proprio la mano di Saint Jean Chrysostome - nuk eshte vete dora e Shen Gjon Gojartit“. Kete konkluzion Duschens e bazoj ne faktet se Kodiku i Purpurt u shkrua ne gjysmen e pare te shekullit VI, ndersa Shen Gjon Gojarti ka jetuar mbi 150 vjet para dhe shumica e veprave te tij njihen dhe ne kete inventar nuk perfshihet ky tip kodiku. Te ketij mendimi jane dhe studiuesit shqiptarë Theofan Popa dhe Shaban Sinani, te cilet mbeshtesin mendimin, se eshte veper vendase, e shkruesve ilire dhe se i perket nje periudhe me te hereshme, ndofta eshte veper e shekullit te V. Megjithe keto kundershti opinionesh, rendesi ka fakti se Kodiku i Purpurt i Beratit i shekujve V – VI pas Krishtit, i pasuar nga dy kodike te tjere te shekullit IX (Codex Aureus Anthimus - Beratinus 2 dhe nga Codex Beratinus 3 - perikopea e ungjillit), me Kodikun e shekullit X (Beratinus 4), me 4 kodiket Vlores e te Beratit te shekullit te XI, si dhe me shume kodikё te tjere biblikё, liturgjikё dhe agiorafikё tё shkruar ne shekujt XII – XIX, jane deshmi e qarte se, ne trojet tona kane ekzistuar ne vazhdimesi shkollat e shkrimeve te shenjta. Pa dyshim, shkolla me e shquar e shkrimeve te shenjta ka qene ne treven e Beratit, pasi mbi 74 kodike jane ruajtur ne kishat dhe manastiret e Beratit, shumica te realizuara me cilesi te larta grafike dhe me kapak argjendi, te zbukuruara me imazhe shenjetroresh dhe motive floreale, te punuara me shume mjeshtri nga artizanё vendas. Kodiku i Pupruprt i Beratit, i shekullit V-VI, eshte veper madhore me vlera boterore si per lashtesine kur u shkrua dhe per kaligrafine me bukuri te rralle. Kodiku i Beratit asht permendore e trashegimise se dijes dhe objekt i studimeve shkencore te paleografise, gjuhesise, historise se krishterimit dhe i kultures ne trojet arberore. Permbajtja e ketij kodiku si dhe e kodikeve te tjere, eshte studiuar shume pak, por ne se do te kerkohet me kujdes ne brendesi te ketyre doreshkrimeve te lashta, me siguri nuk do te mungojne dhe elemente te gjuhes e te kultures albaneze. Keto dy kodik jane deshmi e qarte se ne trojet arberore ekzistonin shkrues me aftesi te larta profesionale, si deshmone teknika e larte e shkrimit ne Codex Purpurus Beratinus-1. Ndonese doreshkrimet, librat dhe kodiket e zbuluar deri tani, jane shkruar ne latinisht, ne greqisht dhe serbisht dhe pse ne permbajtjen e tyre mbizoteron teologjia, ato kane dhe shume elemente laike dhe etnografike, sociale dhe morale, ne disa prej tyre shkruhet per martesat, per rregullat shoqerore, per adminsitrimin e pronave etj. Arsenali i kodikeve iliro-albaneze, asht deshmi e zhvillimeve social-kulturore
37
dhe shpirterore te popullit tone, ne ato vite te largeta te antikitetit dhe te mesjetes. Shumica e kodikeve jane hartuar nga autorë albanezё dhe jane shkruar nga murgj dhe nga prifterinj vendas, andaj keto vepra i perkasin historise dhe kultures albaneze. Shkrimet dhe shkollat e gjuhёs albaneze nё shekujt XII – XVIII. Kur flitet për traditën e shkrimeve të gjuhes albaneze - shqipe dhe thellësinë historike të burimit të saj, eshte e arsyeshme, që ky fakt të vlerësohet. Në një hapësirë, ku vërtetohet se kane ekzistuar shkollat e shkruesve vendas, si ne gjuhet greke, latine, sllave, por dhe te tradites ilire – albaneze dhe pse kane një të shkuar të largët, kuptohet qarte se konteksti historik dhe kulturor i shkrimeve në gjuhë amtare, jo vetëm ka ekzistuar, por duhet studiuar dhe inkurajuar deri ne bindje. Perderisa në mjedisin shqiptar, të periudhës prej paleokrishterimit deri në Rilindjen Evropiane, ishte tradita e shkrimit në përgjithësi, si provohet prej tipologjisë së dorëshkrimeve kishtare, të ruajtura në arkivat e vendit tone dhe te huaja, ky fakt, favorizon besueshmërinë, se tradita e shkrimeve në gjuhë amtare, ka ekzistuar para Mesharit te Gjon Buzukut. Autoret e shkrimeve ne greqishte, latinisht, serbisht dhe ne gjuhen albaneze, i kishin mesuar keto gjuhe ne shkolla. Bazuar ne keto rrethana e ne kete kontekst historik, mendoj se viti i hapjes te shkolles ne gjuhen shqipe duhet te korigjohet, sepse shkolla ne gjuhen albaneze - shqipe, kane funksionuar shume shekuj me parë, fakt ky, qe nuk mund te lihet ne heshtje, si e ka lene politika e jone. Kur flitet per shkollat e para albaneze - shqipe, natyrisht do te marrim ne konsiderate faktin se udhetojme ne ato shekuj te larget te mesjetes, kur nuk ekzistonte nje ndarje ne shkolla fetare dhe shkolla laike dhe kur gjuha albaneze flitej ne nje territor te gjere, te shtrire nga Dioklea, Tivari, Pulti, Mitrovica ne veri, deri ne Shkup, Manastir, Kostur, Janina dhe Arta ne jug. Si ne te gjitha vendet e tjera europiane dhe ne trojet tona, shkollat ne gjuhen albaneze funksionin prane kishave, pasi dihet se prifterinjt ishin te aresimuar. Gjuha shqipe eshte vazhdim i gjuhes pellasgo – ilire – albaneze dhe megjithe presionet e gjuheve te huaja, te imponuara si gjuhe zyrtare nga pushtuesit e shumte qe invaduan trojet tona, gjuha e jone iliroalbaneze mbijetoj, duke e ruajtur origjinalitetin e saj. Romaket imponuan si gjuhe zyrtare latinishten, bizanti greqishten, sllavet serbishten, pushtuesit osmane me fermane sulltanesh, ndaluan te folurin dhe shkrimin ne gjuhen albaneze dhe urdheruan perdorimin e turqishtes si gjuhe zyrtare, por keto masa te egra proibitizmi, nuk
38
e shuan gjuhen albaneze, perkundrazi ajo mbijetoj, mbeti vitale, e paster, gjuha e popullit, qe e ruajti dhe e kultivoj me dashuri. Te gjithe shqiptaret shtrojne pyetjen e llogjikeshme: a esht shkruar gjuha albaneze ne mote te shkuara? Ne se shkruhej, atehere kuptohet se ekzistonin dhe shkolla per mesimin e gjuhes dhe ne kete plan lind natyrshem pyetja: kur u hapen shkollat e para ne gjuhe albaneze? Filologu yne i njohur dhe eruditi Faik Konica, është më i avancuar kur thotë: "Gjuha albaneze duhet të jetë shkruar në shekullin XIII, kur në 1272-në, Karli I Anzhu, u zgjodh mbret i albanezëve me kryeqytet Durrësin. Ai dërgoi në Durrës mëkëmbësin G. d'Eshinar, për të organizuar Mbretërinë e Albanisë dhe kuptohet, se Ai duhet të ketë organizuar edhe gjuhën administrative në arberisht”. Por, fillimet e gjuhes albaneze të shkruar duhet të jenë me te hereshme, që në kohën e normandëve, pra qe në shekullin XI”. Unë besoj se konkluzionet e Konices jane bindese, pasi Ai nuk ka qënë aspak një person entuziast euforik. Ndonjë ditë, mund të gjendet një përgjigje përfundimtare si në arkivat e Vatikanit, te Venecias, ose në arkivat e urdhrave Benediktin, Domenikane dhe ato Françeskane. Konica mendonte se gjate mesjetes ka ekzistuar dhe nje lloj letërsie e hereshme albaneze, e cila duhet të ketë qenë laike, e formes rrëfime kalorësiake, apo përmbledhje rrefenjash popullore, sipas modelit të botimit italian "Cento novelle antiche". Ne keto perfundime, na çojne dhe rrefenjat e lashta dhe eposi i kreshnikeve, ku ngjarjet e pershkruara ne kenget epike dhe gjuha e perdorur, jane argumenta qe sugjerojne, se i perkasin viteve te mesjetes, para pushtimit turk. Shume gjuhetare dhe historiane mendojne, se gjuha albaneze eshte shkruar ne shekujt X – XIV, pra ne periudhen historike, qe perkon me kosnolidimin e kombit albanez. Ne shekullin X, Kostantini VII Porfirogenito (perandori i Bizantit ne vitet 905–959), i cili ishte dhe historian, ne veprat “Administrando Imperio” e vitit 913 dhe “Thematibus” i vitit 943 shkruan: “albanezet jane konsoliduar ne disa bashkesi te fuqishme, duke filluar ne veri nga Dioklea, te shtrire deri ne Themen e Artes ne jug”. Princesha Anna Komnena (1083–1153), historiane dhe poete, duke pershkruar shtrirjen e Albanise nga viset mbi lumin Drin dhe deri ne Arta, tregon se nё keto troje, banon kombi i albanezeve, i cili ne shekullin XI u konsolidua ne forma te reja politiko-administrative. Sipas Kristo Frasherit, ne shekullin XI, apelativi Albania– Arberia, filloj te perhapet në te gjitha viset ku banonin fiset albaneze. Faktori që përcaktoj shtrirjen e emerit Albania - Arberia ne shekullin XI, filli-
39
misht lidhej me shfaqien si bashkësi politiko-fetare, e cila më vonë u zgjerua si bashkësi politiko-gjuhësore. Sipas ketij koncepti, nder rrethanat, qe ndikoj dukshem ne formimin e kombit albanez, ishte faktori gjuhë, gjuha albaneze, qe flitej nga banoret e ketyre trojeve. Ne shekullin XII, me Shtetin e parë të Albanise (1190-1255), kombi albanez u konsolidua dhe u organizua administrativisht, çka sugjeron se kjo periudhe mund të jete koha dhe e perdorimit të shkrimeve në gjuhen albaneze. Princat Progoni te shtetit te Albanise, u lidhen me Seline e Shenjte dhe perqafuan katolicizmin, çka u shoqerua me hapje te shume kishave dhe manastireve katolike. Papa Celestino III, me bulen e 18 prillit 1192, shpalli themelimin e manastirit cisterscien te Shen Trifoni ne Kunavia, i pari dhe i vetmi i ketij lloji, ne trojet e tona. Krahas predikimit te ungjillit dhe asistences spirituale te popullit, murgjerit e manastirit te Shen Trifonit zbatuan teknologjine e doreshkrimeve (scriptorium monasticum), shkruanin, kopjonin, shumefishonin, faqosnin dhe i lidhnin doreshkrimet ne libra. Keta murgjer kane shkruar dhe kopjuar ungjille, kodikë, mesharë, inkubula, letra, lutje, tekste katekizme, formula pagezimi, kenge fetare si dhe rrefenja popullore. Murgjerit cistercien shkruanin ne latinisht, ne greqishte antike, ne serbishte, ne bullgarisht, por pa dyshim, kane shkruar dhe ne gjuhe albaneze, perderisa ishte gjuha e popullit, gjuha e liturgjise dhe e riteve kishtare. Femijet ndiqnin katekizmen ne gjuhen ametare; besimtaret luteshin dhe rrefeheshin ne gjuhen albaneze, sepse vetem kesisoj arrinin te kuptonin dhe te çliroheshin nga mekatet. Me konceptin aktual, Manastiri i Shen Trifonit te Kunavise, nga viti 1192 e ne vazhdim, ishte “tipografia” e kishes katolike albaneze, por dhe shkolla ku mesohej e shkruhej ne gjuhen albaneze. Deri tani ende nuk jane gjetur dokumenta, qe te vertetojne kete tezë, por kam bindje, se nje dite, nga arkivat dhe bibliotekat e vendeve fqinje, do te dalin dhe shkrime ne gjuhen albaneze te kesaj periudhe. Rol te rendesishem ne hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze, kane dhene kleriket e urdherave benedektine, domenikane e ne veçanti ata te urdherit françeskan, te pranishem ne trojet tona, qe nga viti 1240 e ne vazhdim, madje dhe pas pushtimit turk, kur domenikanet e benedektinet e braktisen popullin tone, françeskanet qendruan prane besimtareve dhe krahas misioneve apostolike, moren pjese ne kryengritjet popullore kunder pushtuesve turq. Nga viti 1248, prane kishave dhe manastireve franceskane, se pari ne kongregacionin e Lezhes, e me pas ne kisha dhe manastire te tjera, kane funksionuar shkolla katekizme ne gjuhe albaneze, te cilat frenkuentoheshin nga femijet dhe rinia, qe mesonin shkrim - kendim.
40
Dokumenti me i hershem, qe deshmon gjuhën albaneze, ruhet ne Arkivin e Raguzes dhe eshte nje relacion i shkruar nga nje murg me datё 14 korrik 1284, i cili tregon: "Dëgjova një zë, që thërriste në mal në gjuhën albaneze - Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca”. Dëshminë e dytë e kemi nga O. Gorka, prift i urdhërit domenikan, i cili në vitin 1308, ne nje relacion te derguar Selise se Shenjte, pas vizitave ne dioqezat e Cunaviam, Polatum, Stephanatum, Debre, nder te tjera shkruan: “...albanezët, kanë një gjuhë të ndryshme prej latinëve, grekëve dhe sllavëve, kësisoj nuk meren vesh fare me popujt e tjerë (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis, ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus”. (O Gorka, Anonymi descriptio Europae Orientalis, Cracoviae, 1916, f. 28). Sipas historianit italian Paolo Petta: “... gjuha albaneze e cilesuar nga kronistet e mesjetes, si nje gjuhe e pakapeshme, ne shekullin e XIII ishte tipari dallues i albanezeve, elementi shprehes i identitetit te tyre kombetar” (Paolo Petta: Despoti d’Epiro e principi di Macedonia. Esuli albanesi nell’Italia del Rinascimento. Botim Argo. 2000). Sipas opinioneve te latinistëve tane te shquar Prof. Sotir Papakristo dhe Prof. Stefan Prifti dhe sidomos nga konkluzionet e Prof Eqerem Çabej, sugjerohet se gjuha albaneze, shkruhej ne shekujt XII - XIII. Ne vazhdimesi historike me Shtetin e Albanise (1190 - 1255), u krijua Mbreteria e Albanise (1272 – 1390), me mbret Karli I Anzhù, ndersa Shkodra, Lezha, Ulqini, Tivari, Drishti, Dania, ishin ne varesi te Republikes Albania Veneta, e cila pas vitit 1391 mori dhe Durresin. Keto dy formacione politike paralele, ndikuan ne zhvillimet sociale, aresimore, kulturore, ekonomike dhe ushtarake te popullit albanez e njekohesisht ishin si referenca juridike, politike dhe kultturore per ndertimin e mardhenieve me principatat vendase dhe me shtetet europiane, si me Venedikun, Raguzen, Vatikanin, Ankonen, Napolin, Hungarine, Polonine etj. Karli I Anzhù, organizoj nje mbreteri moderne per kohen, ku çdo njesi administrative drejtohej me statute - “statuta civitas”, qe filluan se pari me Consuetudines Barenses (Statuti Barit 1282) dhe vazhduan ne Mbreterine e Albanise, me Statutet e Krujes te vitit 1288, te Ulqinit me 1290, te Durrësit në vitin 1297 (rishkruar me 1392), te Danjes ne 1319, te Shkodrës te shkruara para vitit 1346 dhe te rishikuara ne vitin 1468, te Vlores ne vitin 1357, te Tivarit ne 1369 dhe sidomos Statutet e Drishtit te vitit 1397, te rishkruara ne vitin 1464, te cilet jane hartuar nga kanonikët albaneze te Drishtit dhe nen kontroll te kryeipeshkevit te Durresit Imzot Pal Engjelli. Statute qytetare albaneze, jane shkruar ne latinisht, shume prej tyre mbajne firma noteresh dhe emerat e
41
hartuesve albaneze, por rendesi ka fakti se, ato permbajne elemente te kultures dhe te historise albaneze te kohes se mesjetes, çka reflekton nivelin e organizimit administrativ te popullit albanez. Shkencetari Pellumb Xhufi, gjate studimit te Statutit te Shkodres, midis frazave latine identifikoj pranine e fjales shqipe BESA, e dokumentuar per here te pare ne formen e shkruar ne vitin 1346, çka tregon se ne shekullin XIV, ne trojet albaneze ekzistonte instituti i BESES.
Nje deshmi bindese per ekzistencen e shkrimeve ne gjuhe albaneze, eshte dhene nga Imzot Guljelm Adae, kryeipeshkevi i Tivarit, i njohur si murgu Brocardus, i cili në vitin 1332, me porosi të papës Gjon XXII, shkroj traktatin "Directorium ad passagium faciendum". Si ne kete traktat dhe ne relacionin, qe i a dergoj mbretit te Frances Filipit VI ne Avinjon, Imzot Adae jep të dhëna për Albaninë dhe albanezët, qe i bazon ne vizitat, qe Ai kishte kryer ne Pultin e Madh, Pultin e Vogel, ne Sapa dhe ne Albania. Imzot Adae shkruan: “Albanezet jane komb i madh-Albanense autem qui major nation est... ”. Imzot Adae, nder te tjera shkruan dhe fjalinë e famëshme, që e bëri të njohur në historine tone: "albanezët kanë tjetër gjuhë, krejt të ndryshme nga latinishtja, megjithatë ata përdorin shkronjat latine në të gjithë librat e tyre - Et licet Albanenses aliam omnino linguam a latina habeant et diversam, tamen litteram latinam habent in usu et in omnibus suis libris". Ne kete relacioni, imzot Gulielm Adae, tregon se ne shekullin XIV, ekzistonin libra te shkruar ne gjuhen albaneze, çka na sugjeron te
42
mendojme se autoret qe kishin shkruar keto libra, e kishin mesuar shkrim-kendimin ne shkollat e gjuhes albaneze, pasi vetem kesisoj mund te shkruhej ne gjuhen tone. Kryeipeshkevi i dioqezes te Kunavise Imzot Thommas (1334-1347), ne biografine e tij, tregon se ka shkruar 6 vepra teologjie ne gjuhen latine. Sipas historianit Thomas Villiers, keto libra nodhen ne Biblioteken Karmelitane te dioqezes te Llandaff– Canterbury (Angli), por ajo qe ka me shume rendesi eshte fakti se Imzot Thommas tregon se librat e tij ishin ne biblioteken e Katedrales te Shen Gjon Pagezorit ne Kunavia. Sigurisht disa nga veprat, jane kopjuar ne manastirin e Shen Trifonit te Kunavise, qe ishte qender e kualifikuar e doreshkrimeve. Rreth 7 shekuj te shkuara, katedralia e Kunavise kishte biblioteke me libra ne gjuhet latine dhe greke ndofta dhe ne gjuhen albaneze, libra, qe lexoheshin nga kleriket dhe nga banoret e kesaj treve malore. Sipas rrefimeve te Imzot Tommas, ne vitin 1334, ne katedralen e Shen Gjon Pagezorit te Kunavise, funksiononte shkolla e katekizmes, ku natyrisht, mesimet zhvilloheshin dhe ne gjuhen albaneze. Ne shekujt XI – XIV, ne trojet arberore kishte libra fetare dhe laike e nuk perjashtohet mundesia te kene ekzistuar dhe ne gjuhe albaneze. Ne nje flete te kodikut 57 te Beratit, prifti albanez Pal Skurapeki, ne vitin 1356 ka lene nje shenim, ku tregon se arriti te shpetonte shume libra te bibliotekave te Manastirit te Theollogut dhe te kishes se Shen Gjergjit, madje shpetoj dhe nje konteshe beratase, qe te mos binte ne duart e sllaveve. Nder veprat qe arrijti te marri, ishin dhe Kodiku i Purpurt dhe Kodiku i Arte, kesisoj i shpetoj, te mos i vidhnin barbaret sllavë te Car Uroshit, kur pushtuan Beratin. Gjate gjithe mesjetes, ndikimi i kishes mbi jeten shoqerore dhe politike ishte i fuqishem si ne vendet e tjera europiane, ashtu dhe ne trojet arberore. Shkeputja nga ndikimi i kishes ne jeten shoqerore erdhi me vone nga humanistet albanezë te shekullin XVI – XVII dhe u forcua ne shekujt ne vazhdim deri sa kulmoj ne rilindjen shqiptare. Kuptohet, se nen ndikimin e te dy kishave, gjuha e liturgjise ishte latinishtja dhe greqishtja, te cilat ishin edhe gjuhet e komunikimit e te shkrimit per administraten shteterore te kohes, si rezulton ne dokumentat, qe i perkasin fisnikeve albaneze te shekujve XVI - XVIII. Kesisoj Muzakajt perdornin gjuhen greke, Balshajt perdorinin latinishten dhe sllavishten. Karl Topia perdorte tre gjuhe latinisht greqisht dhe serbisht, si deshmohet ne mbishkrimin tre gjuhesh te vitit 1383, i cili ruhet ne manastirin e Shen Gjonit ne Elbasan. Princat Kastriotë krahas latinishtes, italishtes e greqishtes, perdornin serbishten dhe me pas turqishten, si rezulton ne shume letra te shkruara e te firmosura nga prinici yne i shquar Gjergj Kastrioti - Skenderbeu.
43
Keto gjuhe, mesoheshin ne shkollat e mbikqyrura nga kishat, çka nuk perjashton dhe mundesine e mesimit dhe te shkrimit ne gjuhen albaneze, si dokumentohet ne shkollat e shkrim-kendimit te shekujve XVII – XVIII, ku ne veçanti do te veçoja shkollat ne gjuhe albaneze, te drejtuara nga At Françesko da Leçe OFM, autori i fjalorit latinisht – albaneze (1702) dhe i gramatikes te gjuhes albaneze, te shtypur ne Rome ne vitin 1716. Ne shkollat prane kishave dhe manastireve, mesimet jipeshin ne forma individuale, ku mesohej shkrimi, leximi dhe mesoheshin kenge kishtare, me vone u riorganizua me cikel lendesh. Shkollat hapeshin prane famullive albaneze dhe mesimi zhvillohej njelloj si ne shkollat perendimore, pra te ndara ne ciklin e ulet, ku mesoheshin lendet letrare (ortografia, gramatika, retorik) dhe ne cikel me lende shkencore (aritmetika, gjeometria, historia, astronomia, muzika etj), qe kuptohet jane te nivelit te shkollave te mesme. Mesuesit e shkollave ishin klerike albaneze, madje disa prej tyre ishin shquar per aftesi didaktike, per çka dhe i kishin ftuar ne qytetet dalmatine, per hapjen e shkollave, si rezulton ne kronikat e Raguzes, ku permendet At Nikolla nga Drishti, i cili ne vitin 1388 hapi shkollë fillore në Stanjo afër Raguzës: “domini Nicole de Drivasto proaffictu domus, in qua debet tenere scolares in Stagno pro docendo eos legere et scribere (..... t’i mesonte atyre lexim dhe shkrim...)”. Per deri sa kleriket albanez ftoheshin te hapnin shkolla ne trojet e tjera, sigurisht ne vendlindjet dhe ne famullite e trevave albaneze ku sherbenin, ata i kishin hapur me kohё shkollat. Themelimi i shkollave ne trojet albaneze, u be me nismen e urdherave kishtare domenikane, benedektine e sidomos nga françeskanet, por dhe u mbeshteten nga administrata dhe nga fisniket vendas. Fisniket albaneze (kontet, duket, markezet, mareshallet, strateget etj), ishin te aresimuar dhe pa dyshim mesimet e para te shkrim kendimit i kishin kryer ne vendlindje, me pas ishin shkolluar ne vende te tjera, si ne Raguze, Roma, Venecia, Kostantinopoja, Athina, Napoli Bolonja, Mali Atos etj, andaj njihnin gjuhe te huaja dhe kishin formim kulturor te nivelit te kohes, duke u prezantuar me dinjitet ne raportet politike dhe diplomatike me mbreterite dhe republikat e asaj kohe. Ne shkollat albaneze mesohej shkrim e kendim, mesohej liturgjia, kenge fetare dhe materje te tjera te kultures se pergjitheshme. Ne baze te dokumentave, qe ndodhen ne arkivin e Raguzes, shkollat e para te shkrim-kendimit ne trojet e banuara nga albanezet, u hapen ne Ulqin ne vitin 1258 dhe ne Kotorr ne vitin 1266. Ne periudhen e Mbreterise se Albanise, kryeqytet ishte Durresi dhe si kuptohet ishte qendra kryesore administrative, por dhe kulturore e
44
aresimore. Ne kronikat anzhuine rezulton se ne vitin 1278, ne Durres kishte shkolla, nder te cilet ne veçanti shquhej kolegji, i cilesuar “un fiorente Collegio – kolegj i lulezuar”, i cili per kohen ishte i nivelit te universitetit, prandaj ne dokumenta veneciane permendet Universitatum Durrahiense, madje profesoret e kolegjit te Durresit, jepnin mesime ne Universitetet e Padoves dhe te Bolonjes. Ne shekullin e XIV, Albania kishte nje zhvillim politik dhe kulturor te nivelit Europian, i shprehur ne te gjitha aspektet e jetes shoqerore, politike, ekonomike, kulturore dhe aresimore, si na e deshmon Imzot Gulielm Adae, i cili tregon, se albanezet kishin libra te shkruara ne gjuhen e tyre, çka sugjeron te mendojme, se ne trojet tona ekzistonin shkolla ku mesohej gjuha albaneze. Ne vitin 1345, Shkodra kishte shkollat e shkrim-kendimit. Ne vitin 1349, Tivari kishte shkollen e vet te shkrim - kendimit. Gjuha albaneze e shkruar ne ato kohe, nuk ishte ne gjendje t’i bente balle shkrimeve ne latinisht, ne greqisht dhe ne sllavisht, pra ishte e ndrydhur nga gjuhet e fuqishme te dy kishave dhe te administrates se kohes, por te mos harrojme se gjuha albaneze flitej masivisht, ishte gjuha e perditshem ne familje e ne komunitet, ishte gjuha e shtresave popullore, por dhe per fisniket, per klerin vendas dhe per kishen, pasi liturgjia zhvillohej ne te dy gjuhet, ne latinisht dhe ne gjuhen albaneze per kishen katolike dhe ne greqisht dhe shqip per kishen ortodokse. Ne kete aspekt, duhet kuptuar, se ne ato vite mesjete, shkollat laike dhe fetare ishin te unifikuara, pra nuk ishin te ndara dhe kete fakt na e konfirmon qartesisht kleriku françeskan italo-albanez Leonardo de Martino OFM, mesues i gjuhes albaneze dhe poet i shquar, i cili lidhur me hapjen shkollave prane kishave ne trojet e banuara nga albanezet, ka thene: “Ne jemi më shumë misionarë të qytetërimit, se sa të fesë”. Eshte e dokumentuar, se ne shekullin e XIV, administrata e bashkesise qytetare te Ulqinit, perdorte gjuhen albaneze, kesisoj ne mbledhjet e Keshillit te Madh te Ulqinit, gjuha zyrtare ishte arberishtja, gjuha e folur nga banoret, gjuha e dokumentave, pasi ne ate kohe, Ulqini banohej masivisht me albaneze, si vertetohet dhe ne relacionet e konteshes Mariana Bolice Kotoranina, gjate vizitave qe kreu ne vitin 1614 ne Sanxhakun (Dukatin) e Shkodres, ku perfshihej dhe Ulqini. Nje ndryshim me rendesi te madhe per historine e aresimit dhe te kultures albaneze, shfaqet ne gjysmen e dyte te shekullit te XIV, kur flitet per perdorimin e gjuhes albaneze te shkruar dhe kur u hapen shume shkolla ne gjuhen albaneze, si deshmohet ne disa dokumenta Raguziane dhe te arkivit te Vatikanit. Shkollat ne gjuhe albaneze, perbenin bazat per zhvillimin me tejë te gjuhes, te kultures dhe te
45
letersise albaneze, si u konkretizua ne shume vepra te shkruara nga kleriket albaneze ne shekujt e me pasem. Ne vitin 1367, me kerkesen e Ipeshkevit te Pultit, Imzot Nikolla, nje grup misionaresh françeskane te famullise Shen Palit, hapen shkollen ne gjuhen albaneze, ku mësohej ortografia (drejteshkrimi) dhe gramatika (docere scientiam gramatikae), çka kuptohet se krahas shkolles te shkrim-kendimit, funksiononte dhe shkolla e mesme. Ne vitin 1395, ne Kuvendin Shen Maria te Shkodres, murgu albanez Shtjefeni OFM, lektor i teologjise, hapi shkolla fillore ne gjuhen latine dhe albaneze, qe frekuentohesh nga te rinjte shkodrane, te urdherit te trete françeskan. Nje dokument i rendesishem i njohur me emerin “Perikopeja e ungjillit te pashkeve”, veper e shkruar ne greqisht ne shekullin XIV, e gjetur ne Biblioteken Ambroziane te Milanos, permban disa fraza te shkruara dhe ne gjuhen albaneze, por me germa te alfabetit grek, qe nuk kane lidhje me doreshkrimin origjinal ne greqisht. Nje pjese studiuesish mendojne se, shkrimi ne gjuhen albaneze me germa greke dhe ne dialektin jugor, mund te jete shtuar ne shekullin e XV - XVI, por murgu arberesh Nilo Borgia (Borshi), ne nje studim te botuar ne vitin 1930, dedikuar “Pericopea Evangelica”, shkruan se pas nje analize te kujdeseshme dhe krahasuese te grafemave, shkrimi ne gjuhen albaneze eshte i shekullit XIV, i njekoheshem me Perikopen dhe jo i shekullit XV – XVI, si thone studiuesit e tjere. Ky shkrim ka rendesi, pasi verteton se gjuha albaneze ne shekullin e XIV, shkruhej ne dy dialektet kryesore dhe me dy alfabete, ate latin dhe ate grek, me sakte deshmohet se kultura albaneze dhe jeta shpirterore konfensionale e popullit tone, ne trojet veriore ishte nen ndikimin e kultures latine-katolike ndersa ne trojet jugore nen ndikimin e kultures bizantine-ortodokse. Ne vitin 1416, ne Shkoder funksiononin disa shkolla, se paku tre jane te dokumentuara si: Shkolla e murgjerve te Shen Barbara; Shkolla e murgjerve te Shen Merkurit; Shkolla e murgjerve te Kryqit te Shenjte. Krahas liturgjise dhe shkrim-kendimit, ne keta shkolla mesonin te perkthenin ne gjuhen albaneze, pasi liturgjia zhvillohej ne gjuhen e popullit, pasi vetem kesisoj kuptohej nga masa e gjere e popullit. Nga keto te dhena kuptohet, se prifterinjt dhe murgjerit, para se te perkthenin nga latinishtja, duhej te mesonin te shkruanin e te lexonin ne gjuhen e popullit, kesisoj detyrimisht mesimet ne keta shkolla zhvilloheshin dhe ne gjuhen albaneze.
46
Ne vitin 1397, ne Drisht ishte hapur shkolla e shkrim-kendimit, e cila pasi u mbyll nga pushtuesit sllave dhe u rihap ne vitin 1442. Ne kete shkolle mësohej gramatika (docere scientiam gramatike) dhe studjoheshin autorë si Donati e Katoni (docere Donatum et Catonem ut sciat interpretari), pra si shihet ishte shkolle e mesme. Ne Drishtin mesjetar, e drejta per aresimim e femijeve, ishte ligjeruar ne statutin ekleziazik te katedrales: “Statuta et ordinationes capituli eçlesiae Cathedralis Drivastensis” i hartuar ne vitin 1397 dhe i ripunuar ne vitin 1442. Ne kapitullin XLI te statutit thuhet qarte: “... te ndihmohen dhe te mbështeten studiuesit dhe ata që shkojnë per studime”. Ky nen i statutit deshmon rendesine, qe i jipej aso kohe shkollimit te femijeve, si element i rendesishem i aresimimit dhe formimit kulturor te rinise. Statuti i Drishtit eshte veper origjinale dhe me vlera kombetare, i hartuar nga kanoniket albaneze dhe nen mbikqyrjen e ipeshkevit te Durresit Imzot Pal Engjelli. Ne parathenie, kanoniket albaneze tregojne, se ne hartimin e statutit ishin mbeshtetur ne disa dokumenta: 1. "antiquissimam consutuetudinem imminantes" - ne zakonet e lashta te ruajtura (Kap. XXXIX); 2. “secundum antiquissima et observata consuetudine" (Kap. XLIV) - u shkrua sipas zakoneve te lashta dhe te rishikuara; 3. "secundum moremet consuetudinem antiquorum” (Kap XLVI) - sipas zakoneve dhe te drejtave te lashta. Nuk i njohim cilet ishin keto zakone te vjetra e te lashta, a ishin te shkruara, apo te transmetuar gojarisht, por pavaresisht nga keto paqartesi, rendesi ka, se ky statut perfaqeson nje vazhdimesi te tradites tone juridike, te drejtes qytetare dhe te drejtes kishtare. Milan Šufflai dhe Novak, ne studimet e kryer per mesjeten arberore kane vertetuar se në vitin 1442, ne Drisht funksiononin tre shkolla: ”tres scuole maiores videlicet S. Crucis, S. Giorgio, S. Maria, sint exempt ab onere decimarun prout fuerunt – funksiononin tre shkolla te mesme te quajtura e Kryqit te Shenjte, e Shen Gjergjit dhe e Shen Marisë, ku nxenesit ishin perjashtuar nga pagesat...”. Sipas ketyre dy historianeve, prinderit e femijeve qe frekuentonin keto shkolla, nuk paguanin taksa per aresimimin. Ky informacion i dokumentuar, eshte deshmi, qe tregon per nivelin e aresimimit dhe te kultures arberore ne shekullin e XV. Ne kodin kishtar te statutit te Drishtit theksohet, se pranoheshin te shugroheshin prifterinje, vetem ata, qe dinin shkrim-kendim dhe qe dinin te interpretonin Donaton dhe Katonin, pra detyrimisht duhej te ishin te aresimuar. Ky specifikim deshmon se ne kishat tona, duhej te sherbenin prifterinj me kulture dhe jo te padijtur.
47
Dokumenti me i njohur i shkruar ne gjuhen albaneze, asht formula e pagezimit, e integruar ne nje relacion te vitit 1462, nga Imzot Pal Engjelli, kryeipeshkev i Durresit, i cili shkruan se pagezimi i femijeve kryhej “in lingua vulgari Albanico” (gjuha popullore albaneze) dhe ne vazhdim e prezanton te shkruar kete formule te fameshme: “Unte’ paghesont premenit Atit et birit et spertit senit – Une te pagezoj ne emer te Atit, te Birit dhe te shiprtit te shenjte”. Ne ato vite mesjete, pagezimi kryhej ne gjuhen albaneze, ne gjuhen qe fliste dhe qe kuptonte populli, çka na sugjeron se dhe ritet kishtare, lutjet, mesha, katekizma, krezma, ne ato vite te largeta zhvilloheshin ne gjuhen qe fliste populli albanez.
Ne pranveren e vitit 1496, gjatë rruges për në Jeruzalem, udhëtari gjerman nga Këlni, Arnold Ritter von Harff, bëri një ndalesë disa oreshe në portin e Durrësit. Ne shenimet e ketij udhetimi dhe per viziten ne Durres, Von Harff shkruan: “Albanezët kanë gjuhën e tyre, e cila eshte e veshtire te shkruhet, pasi ata perdorin germat e tyre” (Pelegrinage of Arnold Ritter von Harf, 1496). Von Harf, gjate bashkebisedimit me banoret e Durresit, degjoj dhe transkriptoj disa fjale albaneze dhe perkrah, shkruajti perkthimin ne gjermanisht, pra krijoj nje mini-fjalor albanezo - gjermanisht. Ky dokument i von Harff permban gjithesej 26 fjale, 8 shprehje dhe 12 numera (nga 1 deri ne 10 dhe numerat 100, 1000). Udhetari von Harff, krejt rastesisht na ka lënë nje deshmi te forte, se populli yne kishte gjuhen e vet, madje ai cileson, se gjuha albaneze shkruhej me germat e veta, pra gjuha e jone shkruhej me alfabetin e vet, por per fat te keq, ky njoftim i rendesishem nderpritet ne kete pike dhe ne ende nuk dime si ishte ky alfabet albanez.
48
Nje nder studiuesit e apasionuar te historise sone, murgu arberesh Nilo Borgia (Nili Borshi), i cili ka punuar per kohe te gjate si inspektor bibliografik i Bibliotekes te Manastirit te Grottaferrata ne Rome, ne nentor te vitit 1940, ne nje takim me Prof Eqerem Çabej, i konfidoj se “gjate kerkimeve ne Arkivin e Vatikanit, kishte zbuluar nje dokument te shkruar ne gjuhe albaneze, me i vjeter se Meshari i Buzukut”. Nilo Borgia (Nili Borshi) ka shkruar libra e ka botuar shume studime, per historine e vendit tone, prandaj deshmia e tij nuk mund te vihet ne dyshim, per me teper se deshmitari i kesaj te vertete eshte nje burre i shquar si Prof Eqerem Çabej. Per fatin e mbrapshte, murgu Nili Borshi vdiq ne vitin 1942, kesioj e mori me vehte dhe sekretin e zbulimit te tij. Ne anen e djathte te faqes 39 shkrimi eshte ne gjuhen albaneze: SCALA -ILigierata -VIsi e crijoj Zotine Adamne et Evene. Te parete tane Print. SHKALLA I Ligjerata VI Si e krijoj Zoti Adamin dhe Even. Prinderit tane te pare. Prof Stefan Schumacher dhe Prof Joachim Matzinger te Akademise se Shkencave Austriake, deklarojne se kanë zbuluar një bibel te shkruar ne gjuhen albaneze me germa latine, që mendohet se eshte e shekullit XIV. Keto dy profesorët kanë paraqitur nje fletë te Biblës, me shkrim dy gjuhëshe, ne italisht dhe ne gjuhen albaneze. Ne faqen 39, ne krye te librit, perkrah shkrimit italisht, eshte dhe varianti ne gjuhen albaneze: “Scala I. Ligierata VI. Si e crijoj Zotene Adamne et Evene. Te paret tane print- shkalla I. Ligjerata VI. Si e krijoj Zoti Adamin dhe Even. Prindët tanë të parë”. Në se ky dokument eshte shkruar si thone keta dy studiues, atëherë kemi të bëjmë me një veper ne gjuhe albaneze, më të hershëm se "Meshari" i dom Gjon Buzukut. Ne shekullin e XVI, kemi disa deshmi dokumentare, qe vertetojne ekzistencen e shkrimeve ne gjuhen albaneze, para vepres te Buzukut.
49
Humanisti i shquar Marin Barleci ne parathenien e librit “Rrethimi i Shkodres”, i botuar ne vitin 1504 shkruan: “kam shfrytezuar veprat e shkruara in lingua vernacola”, pra tregon se ekzistonin libra te shkruar ne gjuhen popullore albaneze, ne gjuhen qe fliste populli yne, por nuk na tregon çfare librash ishin dhe kush ishin autoret. Ketyre fakteve i u shtoj dhe nje te dhene interesante, nje dokument i botuar ne “Supplementi al Saggio bibliografico della Dalmazia e del Montenegro”, mbledhur nga At Giuseppe Valentini (Zef Valentini), ku flitet per nje autor anonim, qe kishte shkruar nje liber ne gjuhen ilire. Kete liber e kishin perkthyer nga ilirishtja ne gjuhen latine, dy prifta njeri tivaras dhe tjetri nga Spalmino: “Cronaca scritta da anonimo in illirico e voltata in latino da Diocleale Prete d'Antivari e il Marco Mando Spalmino, con notevoli differenze. I due editori pubblicarono Y una e P in altra versione. Quella del Mando, latta nel 1510 sopra un esemplare trovato in Craina da Domenico Papale, è preferita dal Lucio a quel altra del Diocleale" (De Regn. Daini, et Croat. lib U.c. 14 Bel op. cit. Tom III, p. 31). “Kronika asht shkruar ne gjuhen ilire nga nje anonim dhe eshte perkthyer ne latinisht nga Diokleale, prift ne Tivar dhe nga Marko Mando Spalmino. Te dy varjantet e perkthimit kane diferenca te dukeshme. Te dy botuesit shtypin ndryshe, njeri Y dhe tjetri P. Perkthimi i Mando, eshte i shtypur ne vitin 1510 dhe eshte i vetmi ekzemplar i mbetur, qe u gjet ne Kraina nga Domeniko Papale dhe preferohet me shume nga Luçio, nga ai i Diokleale”. Kraina asht Kraja e sotme, treva albaneze, qe shtrihet ne perendim te liqenit te Shkodres, andaj ekzistenca e ketij libri te shkruar ne gjuhe ilire, sugjeron se i referohet gjuhes albaneze. Nje dokument me vlera te veçanta per historine tone, qe deshmon per nivelin e zhvillimit kulturor te albanezeve, eshte dhe Antifonari i vitit 1532, i durrsakut Gjergj Danish Lapacaj, nje veper unikale e ketij lloji, qe ruhet ne biblioteken e komunes Monopoli te Italise. Antifonari, veper me permbledhje kengesh kishtare, eshte dokument me rëndësi historike dhe filologjike per historine e popullit tone, se asht përmendore e muzikës arbërore e shekullit XVI, si e vlereson muzikologu i njohur Prof Ramadan Sokoli. Gazetarja Flora Gjondedaj Dervishi, ne nje shkrim per Antifonarin dhe autorin, durresakun Gjergj Danish Lapacaj thekson me te drejte: “.... mua me ka ngjare, t’i prek e të krenohem me këto dokumenta të çmuara për kulturën kombëtare dhe më gjerë”. Tre veprat me te shquara te mesjetes: ikona “Zonja e Keshilles se Mire” e Shkodres, veper e shekullit XIV - XV me autore albanez ende anonim; “Antifonari” i vitit 1510 i durresakut Gjergj Danish Lapacaj; “Meshari” i Dom Gjon Buzukut i vitit 1555, jane tre shtyllat e historise
50
te kultures sone mesjetare, te cilat na bejne te ndjehemi krenar, kur i shohim, kur i degjojme dhe ku i lexojme. Vepra madhore ne gjuhe albaneze e mesjetes asht “Meshari” i Dom Gjon Buzukut, i botuar ne vitin 1555, si e dëshmon vetë autori, në pasthënien e librit ku shkruan: "Ëndë vietët M.D.L.IV., njëzet ditë ndë mars zuna ënfill, e ënbarova nëndë vietët M.D.L.V, ëndë kallënduor V. Dit”(...e fillova me 20 mars 1554 dhe e mbarova me 5 janar 1555). Sudiuesit e "Meshari", si Petrotta, Resuli, Çabej, Sinani etj, kanë vënë re, se zgjidhjet grafematike të autorit, janë aq konsekuente, sa të lënë shteg të mendohet, se jane vazhdimesi e traditës të shkrimit të gjuhes albaneze, per deri sa u konkretizua me nje veper madhore si Meshari. Gjithashtu, filologë të tjerë, vërejne se trajtimi grafematik i tingujve të gjuhes albaneze, ne tekstet e autorëve katolikë të veriut ngjane me grafemat e autorëve të hershëm arbëreshë.
Albanologët në përgjithësi, nuk e kanë përjashtuar mundësinë, që jane shkruar dhe libra te tjere ne gjuha albaneze para Buzukut, në kohën e përvijimit sado jetëshkurtër, të një vetëdije unitare të albanezëve, në periudhën para, pas pushtimit dhe gjatë qëndresës kundër Perandorise Osmane. Si pohon arbereshi At G. Schirò, per kohen kur u shkrua Meshari, duhej të përmbushte tri kërkesa: 1. nevojën e përditshme për shërbime fetare; 2. përgatitje dhe thellim ne njohurite liturgjike të prelatëve albanezë; 3. edukimin fetar të masës së besimtarëve, që ndodheshin te pushtuar nga Perandoria Osmane.
51
"Meshari" i Dom Gjon Buzukut nuk asht vepër e vonuar, as jashtë kontekstit historik dhe kulturor te vendit tone, kur dihet mire se gjuha albaneze flitej e shkruhej pikërisht në ato treva, ku lufta për dominim midis kishës së Perëndimit dhe kishës së Lindjes, nuk kishte reshtur. Nga ana tjeter, koha e shkrimit dhe e botimit te kesaj vepre, duhet të krahasohet me çka dihet për historinë e shkrimit të gjuhëve të tjera ballkanike dhe europiane, me histori të përafërta me te gjuhes tone. Ne shekujt e pare te mesjetes, gjuha zyrtare ishte latinishtja, gjuha e perdorur nga administrata, nga historianet dhe shkrimtaret, ndersa masa e popullates e injoronte gjuhen latine dhe e perdorte vetem per raste te domozdoshme. Te njejtin qendrim mbajti populli yne dhe ndaj gjuhes te pushtuesve sllavë dhe ndaj gjuhes te pushtuesve turqë. Duke e krahasuar kohen e shkrimit ne gjuhen albaneze te Mesharit, me shkrimet e gjuheve te vendeve te tjera europiane, gjejme perafersi kohore te shkrimeve. Deshmia e pare e shkrimit ne gjuhen vulgare italiane eshte e vitit 960, me veçori se vetem pas vitit 1200, filluan shkrimet artistike ne italishte vulgare. Kjo dukuri konstatohet dhe me gjuhet e tjera, kesisoj rumanishtja eshte dokumentuar e shkruar ne vitin 1521; shembujt e parë të shkrimit ne letonishte gjenden në një katekizëm të vitit 1585; lituanishtja dëshmohet ne vitin 1545 në përkthimin nga latinishtja të një himni; finlandishtja rezulton e shkruar për herë të parë në shekullin XVI; sllovakishtja ne vitin 1636, ndersa për një varg gjuhësh të tjera, shkrimet jane me te hershëm: si p.sh gjuhet kroate dhe polake dokumentohen në shekullin XIV, gjuha portogeze ne shekullin e XII, gjuha magjare në shekullin XI, sllovenishtja në fund te shekullit X etj. Analizat ne kete kontekst historik, perforcojne mendimin se gjuha albaneze eshte shkruar, së paku nga shekulli i XI dhe ne vazhdim. Pavaresisht se, ende nuk eshte zbuluar nje dokument autentik, qe ta provoje kete teze, por nuk ekzistojne dhe argumenta te kunderta, qe ta perjashtojne kete rrethane. Duke i renditur dokumentat dhe pse fragmentare, si dhe rrethanat e me siperme historike, krijohet nje vazhdimesi kronologjike e shkrimeve ne gjuhen albaneze. Dokument tjeter i shjruar ne gjuhen albaneze i perket shekullit XVI dhe eshte nje udhezues katekizme i vitit 1584. Historiani dhe teologu kroat Miroslav Vaninon, në një studim per Aleksandar Komulovič (1548 - 1608) (latinisht shkruhet Comuleo), jep një informacion te rëndësishem për shkencën e albanologjisë, ku tregon: “Në vitin 1584, Aleksandar Comuleo, bashkë me rektorin e Kolegjit Ilirik të Loretos, At Tomë Ragia, urdhëruan shtypjen e 500 (peseqind) katekizmave në gjuhën albaneze, të cilat i mori me vete dhe i shpërndau gjatë udhëtimit apostolik në Albania ne vitin 1584.
52
Ne kete udhetim apostolik ne trojet albaneze, Komulovičin e shoqëroj prifti albanez Amano Duka, nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretos”. Ne regjistrin e Kolegjit te Loretos, rezulton se nga viti 1578 deri ne 1593, kane studiuar 27 albaneze, qe jane shugruar prifterinj dhe jane rikthyer ne trojet tona, si rasti i priftit albanez Armano Duka, i cili e shoqeroj Komuloviçin gjate udhetimit neper Albania. Ne Kolegjin e Loretos ne Ankona, kane studiuar figura te shquara te historise e te kultures tone kombetare si kleriket Pieter Budi, Frang Bardhi, Pieter Bogdani etj. Ne kete periudhe kohe, kemi riaktivizim te patrioteve albaneze, te cilet krahas organizimit te kryengritjeve popullore kunder pushtuesit otoman, nuk reshten te hapin shkollat ne gjuhen albaneze dhe te shkruajne libra ne gjuhen tone. Ne vitin 1584, hapet shkolla e gjuhes albaneze ne Stubell - Kosove. Ne vitin 1592, At Lek Matranga, shkrimtari me i hershem i arberesheve te Italise, botoj ne gjuhen albaneze doktrinen “Te mesuarit e krishterimit”. Kete liber ne gjuhen albaneze (arbereshe), e sollen ne vendin tone murgjit basilianë dhe françeskane, si dhe studentet albaneze te Kolegjit te Loretos, qe e shpernadane ne ipeshkevite e vendit tone. Ky liber sherbeu per ungjillizimin e popullates ne gjuhen albaneze, ne gjuhen qe e kuptonte dhe e fliste populli. At Lek Matrenga, ne vitin 1592 shkroj dhe nje ketekizem ne gjuhen albaneze, qe ruhet ne biblioteken e Manastirit te Grottaferrata - Roma (Il Catechismo albanese di Luca Matranga 1592: estratto “Roma e l'Oriente” dì Grottaferrata Anno II aprile-sett. 1912). Ekzistencen e kesaj katekizme e shkruar ne gjuhe albaneze e beri te njohur arbereshi Prof Papas Gaetano Petrotta ne vepren “Saggio di bibliografia albanese 1500 – 1930”; bottuar ne Palermo ne vitin 1931. Perpjekjet per te ruajtur dhe mesuar gjuhen albaneze u intensifikuan ne shekujt XVI – XVIII, çka u konkretizua me hapjen e shkollave te reja ne gjuhen ametare, por pas disa vitesh, shume prej tyre u mbyllen, ndersa kleriket-mesues u persekutuan dhe u masakruan nga pushtuesit turq. Selia e Shenjte, per te zgjidhur kete situate te veshtire dhe per t’i ardhur ne ndihme kishes dhe popullates albaneze, hapi ne Itali disa kolegje, ku seminariste, prifterinj dhe murgjё italianё mesuan gjuhen albaneze, kesisoj kur shkonin te sherbenin ne kishat dhe manastiret tona, zoteronin aftesi te larta komunikuese me popullin, madje shume prej tyre hapen shkolla ne gjuhen albaneze, botuan tekste mesimore, gramatika te gjuhes albaneze dhe fjalore te shumte latino - albaneze. Perderisa ne keto kolegje mesohej gjuha albaneze, kuptohet se krahas mesuesve italiane, me siguri kane qene dhe klerike albaneze, qe u mesonin seminaristeve gjuhen albaneze.
53
Nder kolegjet kryesore te shekullit XVI, ku kane studiuar, jane diplomuar dhe jane shugruar shume prifterinj albaneze po rikujtoj: Kolegji Ilirik te Loretos – Ankona (1578), Kolegji i Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri i Montorio - Roma, Kolegji për arbereshet ne Shen Miter Korone (1702), Kolegji Ilirik i Fermo etj. Kleriket italiane dhe ata albaneze, qe studiuan ne keto kolegje, kur erdhen ne vendin ton hapen shkolla katekizme ne gjuhen shqipe, ku nxenesit mesonin dhe shkrim-kendim, nder te cilat permenden: Ne vitin 1625, Imzot Gjon Kolësi, ipeshkvi i Arbënisë, i kerkoi me insistim Propagandës Fide të ndihmoj ne ngritjen e një ose dy shkollave me 10-12 nxenes sejcila. Ne letren qe i dergoj Propogandes Fide Ai shkruan: "Këtu çunat të mësojne shkrim-këndim dhe themelet e besimit, pastaj të dergohen me u persosë në Kolegjin e Loretos, sepse duhet të bahen mësues per të tjerët". Ne vitin 1633, Imzot Gjon Kolësi i kerkoj Propogandes Fide, te hapi nje seminar te veçante per formimin e klerikeve albaneze. Ne 1632 - ne Skuraj te Kurbinit, u hap shkolla ne gjuhen albaneze me 12 nxenes, e cila mbahej me shpenzimet e Imzot Mark Skuraj, ipshkev i Durresit deri ne vitin 1669. Ne vitin 1632 - hapet shkolla ne gjuhe albaneze ne Velë te Mirdites. Pas disa vitesh u mbyll nga admministrata turke, por gjate kohes kur ishte ipeshkev Imzot Gjergj Vladanji (1656 – 1692) e rihapi shkollen dhe tere pasurine e tij, e la me testament, per pagesen e dy mesuesve, njeri per te mesuar gramatikën e tjetri per mesimin e liturgjise. Ne vitin 1633 - ne Himare, murgu arberesh Neofit Rodinò (missionarius in Chimarram Albaniae), i cili i shqua dhe si shkrimtar, hapi shkollen ne gjuhen albaneze. Kjo shkolle ishte rezultat i perpjekjeve te popullit te Himares, per t’u dhene dituri dhe kulture femijeve. Ne kujtimet e tij, murgu Rodinò tregon se, gjate misionit ne fshatra te Provinces se Himares, u shoqerua nga prifti albanez Demetrio, te cilin Ai e vlereson per intiligjencen dhe e quan “nder te shkolluarit, qe i besoj”. At Demetrio kishte perkthyer ne gjuhen albaneze udhezuesin e katekizmes, qe sipas murgut Rodinò: “e kishte realizuar me nivel te larte e ne menyre elegante”. At Demetrio kishte perkthyer disa kenge fetare, si dhe perkthente meshen, qe zhvillonin prifterinjt italiane. Ne vitin 1635, At Frang Bardhi, ipeshkev i Sapes, shkrimtar, leksikograf, folklorist dhe etnograf albanez nga Kallmeti i Zadrimës, botoj fjalorin latino – albanez me 4500 fjale, nga te cilat 2500 fjale jane ne gjuhen albaneze. Ky fjalor i sherbeu klerikeve te huaj te mesonin gjuhen albaneze, per te sherbyer liturgjine ne gjuhen vendase, por u
54
perdor dhe nga nxenesit, qe ndiqnin shkollat e shkrim-kendimit, qe i hapi me nismen e tij ne Kallmet. Ne vitin 1636, Imzot Bardhi botoj "Apologjia e Skënderbeut". Kjo veper dhe fjalori i gjuhes albaneze, e lidhin Frang Bardhin më tepër me humanizmin albanez, se sa me traditën e letërsisë fetare të shekujve XVI – XVII. Ne vitin 1636, Imzot Pieter Budi botoj ne Romë “Doktrina e Krishtene”. Kjo veper, me teper se fetare, ka vlera letrare, si nje perkthim i arrire ne gjuhen albaneze i doktrines kristiane, ku u perfshine 53 faqe me poema fetare, qe jane poezite e para, qe njohim ne dialektin gegë. Nje pjese e ketyre vjershave jane perkthime nga gjuha latine, por disa prej poezive jane krijime origjinale te At Pieter Budit. Doktrina e Budit u shpernda nga veriu ne jug te trojeve tona, ku perdorej si liber ne te gjitha shkollat e gjuhes albaneze. Suksesi ne perdorimin masiv te kesaj vepre, si shkruan murgu basilian Rodinò, diktoj domozdoshmerine te ribotohej ne vitin 1664. Imzot Pieter Budi ka perkthyer ne gjuhen albaneze dhe dy vepra te tjera “Rituale Romanum” me 319 faqe, qe eshte nje koleksion me lutje dhe sakramente ne latinisht, te shoqeruara nga Budi me komente ne gjuhen albaneze dhe “Speculum Confessionis Pasqyra e t’rrëfyemit”, 400 faqe, e cila ne fakt eshte pershtatje ne gjuhen albaneze nga Budi, te vepres ne italisht te Emerio de Bonis “Specchio di Confessione. Ne vitin 1638, ne Perdhane (Pllana) te Lezhes, misionaret françeskanë hapen shkollën, ku femijet ndiqnin kurset e katekizmes dhe ku mesonin shkrim e kendim ne gjuhen albaneze. 1638 - ne Dajç te Zadrimes u hap shkolla fillore ne gjuhen albaneze 1639 - në Blinisht të Zadrimës u hap shkolla fillore e pak muaj me pas u hap Gymnasium, ku mesimet zhvilloheshin ne gjuhen albaneze. Në vitin 1639 - ne Troshan, hapet shkolla e shkrim-kendimit, qe ne vitet e me pasme u fuqizua dhe u shnderrua ne seminar, ku u pergatit nje numer i madh prifterij vendas. Nga bangat e ketij seminari kane dale figura te shquara te krishterimit, te historise, te aresimit dhe te kultures albaneze, si At Shtjefen Gjeçovi, At Gjergj Fishta etj. Këto vatra diturie te Lezhes, ne vitin 1648, u mbyllën perdhunisht nga turqit. Keshtu vazhdoj gjate kjo histori e dhimbeshme e shkollave ne gjuhe albaneze, hapeshin e me pas mbylleshin me dhune nga pushtuesit turq dhe perseri rihapeshin nga patriotet albaneze. 1642 - Imzot Pjeter Mazreku, autori i fjalorit etimiologjik te gjuhes albaneze, i vitit 1632, i shkruan Propogandes Fide: "Kombi albanez ka nevojë të madhe per nje kolegj, aq sa ka nevojë per shelbimin e vet". Ne vitin 1642, kur sherbente Ipeshkev ne Prizren, Imzot Mazreku hapi shkollen e gjuhes albaneze.
55
1651 -Pjeter Bogdani, gjate sherbimit ne famulline e Pultit, rihapi shkollen e shkrim –kendimit. 1651 -Pieter Bogdani hapi shkollen e gjuhes albaneze ne Prizren. Ne letren derguar sekretarit te Propogandes Fide, me 4 janar1660, Guvernatoret e Provinces se Himares (Gjikondi, Strangjoka, Duna, Zahna, Strangjoka Plaku, Barfi, Dimastiri, Kili, Dema) shkruanin: “... ne keto ane eshte e nevojshme te vijne mjeshtrat e shkences, sidomos ne Provincen e Himares, t’i mesojne femijeve Doktrinen e Krishtene, e t’i u ndriçojne te verteten. Mbi te gjitha ata kerkojne te pranoni ne ndonje kolegj kater djema, qe te edukohen e te mesojne shkencen...”. (Archiv. Prop. Vol 28; Ad Congregationem del 30 giugno, 1660. Num. 30, Fol. 108). Keto kerkesa gjeten mbeshtetjen e Selise se Shenjte, qe filloj te dergoj misionar arbereshe, qe e njihnin gjuhen albaneze. 1662 - Ipeshkevi i Muzakise, Hspathise dhe Himares, Imzot Andrea Arkadio Stanila dhe arbereshi Dom Onofrio Kostantini dhane kontribut te madh per hapjen e shkollave ne gjuhen albaneze ne Provincen e Himares. Don Kostantini ne Dhermi, hapi dhe seminarin e pergatitjes te prifterinjeve albaneze. Brenda pak vitesh, nga kjo shkolle dolen shume prifterinj, te cilet dinin te shkruanin e te lexonin dhe te zhvillonin sherbimet fetare ne gjuhen albaneze. Ne vitet e me pasme, si rezulton ne relacionet e Propogandes Fide “kjo shkolle shugroj 9 prifterinj, qe ishin nxenesit me te dalluar, qe u bashkuan me misionaret basiliane, duke e zgjeruar e forcuar aktivitetin me popullaten katolike te Provinces se Himares. Prifterinjte albanezë celebronin pagezimet, drejtonin mesimet e katekizmave, kryenin kungimet, sakramentet e martesave, etj”. 1663 – arberesshi At Gjon Krizafida, i diplomuar doktor ne teologji, hapi shkollen ne Palasa, ne shtepine e albanezit kapidan Leka, si dhe hapi shkollat ne Vuno, Dukat dhe ne Tragjas. 1668 - Don Gjon Kamilli, arbëresh, me titullin doktor ne teologji dhe filozofi, sherbeu 2 vjet ne Dhermi dhe 1 vit ne Himare. Ne relacionet e ipeshkevit, qe informon Propogandes Fide per aktivitetin e Don Kamilli shkruan: “Aktiviteti me i rendesishem i Don Gjon Kamilli eshte hapja e shkollave, te cilat frekuentohen nga numer i madh nxenesish. Emëri dhe fama e tij si mesues asht perhapur ne te gjitha kontradat e Provinces, por ne veçanti ne Sarande, Nivica, Bikerni, Shen Vasili, Lukova, Kuçi, Kudhesi etj, qe jane fshatrat me te preferuara te veprimtarise edukuese. Ai i u meson nxenesve shkrim dhe kendimin dhe ungjillin” (Archiv. Prop. Fide. Atti del 13 giugno 1673). Armiku i shkollave ne gjuhen albaneze ishin jo vetem pushtuesit turq, por edhe kisha ortodokse greke.
56
Gjate viteve 1660 - 1680, kisha ortodokse e Janines dhe e Himares, i shtoj sulmet kunder shkollave, madje urdheruan te mos studjohej ne gjuhen albaneze. Me keto veprimtari armiqesore kunder shkollave kunder gjuhes, kunder kultures albaneze dhe kunder fese katolike, kisha ortodokse, u rendit krah pushtuesve turq, si nje aleate besnike e servile ne politiken anti-albaneze. Per kete aktivitet antialbanez te kishes ortodokse, na informon Don Gjon Kamili, ne letren derguar Propogandes Fide, ku shkruan: “keto presione nuk kane natyre ekleziazike, por jane te karakterit civil, sepse ata urdherojne, qe femijet te mos ndjekin shkollat dhe te mos mesojne ne gjuhen albaneze”. (Archivio Propag. Atti. del 1670, Congregazione del 7 luglio). 1664 - At Pieter Bogdani hapi shkolla gjuhe albaneze ne Barbullush dhe Rjoll te Shkodres. Ne hapjen e shkollave ne gjuhe albaneze, kanë ndihmuar kleriket italiane te Urdherit Françeskan, të cilët jetuan dhe vepruan në këto troje, duke ndarë të mirën e të keqen me popullin, duke u gjendur prane besimtarëve te devotshëm. Ne shekujt XVI – XVIII, gjuha albaneze mesohej me kurse te rregullta, te zhvilluara nga klerikё albanezё dhe klerikё italianё, sidomos nga ata me origjine arbereshe, te cilet gjate sherbimit ne kishat tona, e zhvillonin liturgjine dhe e perhapnin ungjillin ne gjuhen albaneze. Nje kontribut te veçante ne kete drejtim ka dhene Kolegji Ilirik i Loretos ne Ankona. Shume klerike italiane, qe e mesuan gjuhen albaneze ne kete kolegj, gjate kohes qe sherbenin ne vendin tone, botuan tekste per shkollat e gjuhes albaneze, duke ndihmuar ne mesimin e gjuhes tone. Ndermjet tyre po rendis disa me kryesoret: - Leo da Citadella. Ne vitin 1671 botoi “Dictionarium epiroticum” (fjalori ne gjuhen albaneze). - Bernardino Quintano. Ne vitin 1675 botoi “Dottrina cristiana epirotica - doktrina e krishtere epirote” (Epir dhe epiriot perdoreshin ne kete kohe per te cilesuar Albanine dhe albanezet). Ne vitin 1675, Imzot Andrea Bogdani, ipeshkevi i Shkupit, shkroj “Gramatika latinisht – albaneze”, liber qe e humbi nipi i tij At Pieter Bogdani, gjate levizjeve per t’i shpetuar perndjekjeve te turqeve. Nje nder figurat e shquara ne levrimin e gjuhes dhe ne hapjen e shkollave te gjuhes albaneze ne shekullin XVII, ishte Ipeshkevi Imzot Pieter Bogdani, teolog, poet i barokut europian, filozof, historian, atdhedashes i shquar ne organizimin e kryengritjeve kunder turqeve. Në vitet 1656-1658 At Pieter Bogdani vazhdoj studimet e larta per teologji dhe filozofi në Kolegjin e Propagandës Fide dhe ne perfundim mori titullin doktor ne filozofi.
57
Me 1663 emërohet ipeshkv i Shkodrës dhe administrator i Tivarit. Në vitin 1677 emërohet arqipeshkv i Shkupit në vend të të ungjit te tij, Imzot Andrea Bogdanit. Ne vitin 1685, Pjetër Bogdani botoj ne Padova vepren ne gjuhen albaneze"Çeta e profetëve" (Cuneus prophetarum). Kjo veper ishte shume e kerkuar ne te gjitha trevat albaneze, andaj u rishtyp më 1691 dhe me 1702 në Venedik, por me titull tjeter. Imzot Bogdani asht i pari autor albanez me vepra orgjinale dhe me tema kryesisht teologjike-filozofike, qe permbanin dhe histori, gjeografi, astronomi, moral etj. Autori gjeti mundësi të trajtoj elemente të jetës shqiptare të kohës, si rastin e qëndresës burrërore të kelmendasve, kundër ekspeditës turke më 1639. Kjo veper, ishte shume e kerkuar jo vetem nga kleriket, por dhe nga populli, madje perdorej si tekst ne shkollat e gjuhes albaneze. Ne vitin 1689, Imzot Bogdani u impenjua aktivisht ne organizimin e rezistencës antiturke, andaj vizitoj të gjitha vendet e arqipeshkvisë së vet, duke nxitur popullin ne kryengritje kunder pushtuit turk. Ne kete vit, u sëmurё nga murtaja dhe megjithe perpjekjet intensive te mjekëve austriakë per ta kuruar, Imzot Bogdani vdiq ne fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku e varrosen. Si njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, forcat tartaro-turke pasi thyen ushtrinë austriake, e nxorren nga varri trupin e Imzot Pieter Bogdanit, duke kryer nje masaker barbare si hakmarrje per veprimtarine e tij antiturke. Imzot Pieter Bogdani, nuk ishte as i pari as i fundit, qe dhe i vdekur u masakrua nga turqit, pasi shume mesues te tjere te gjuhes albaneze, mё parё mё pas, u persekutuan dhe u vrane mizorisht nga turqit dhe nga shovinistet greke, madje edhe nga kisha ortodokse greke. Në vitin 1698, në Shkodër, At Filipi, françeskan shkodrane, hapi një shkollë tjetër, ku krahas italishtes, mesohej edhe shkrim-kendim ne gjuhen albaneze, si dhe katekizma ne gjuhen albaneze. Historiani P. Kleinhans, shkruan se ne shekullin XVII e deri ne gjysmen e pare te shekullit te XIX, me qindra murgjer françeskane frekuentuan Kolegjin e Misionareve ne Manastirin e Shen Pietri te Montorio te Italise, ku shume prej tyre studiuan gjuhen albaneze, çka deshmon se kleriket e kishes katolike, u pershtaten kushteve dhe i u pergjigjen kerkesave te famullive ku sherbyen, duke e percjelle fene katolike dhe perhapjen e ungjillit me gjuhen albaneze te popullit. Ne vitin 1702, me vendim te Papa Klementit XI, u themelua kolegji Shen Miter Korone, ku studiuan shumë arbereshe te Italise, ku u pergatiten shume klerike, qe me pas shkuan me misione apostolike ne trojet arberore. Kleriket e shkolluar ne kete kolegj, sherbyen dhe ne kishat arbereshe, ku mesha, ritet dhe ceremonite fetare, katekizma e
58
krezma, zhvillohen ne dialektin arberesh, pra ne gjuhen albaneze, qe flitej ne trojet tona ne shekullin e XV. Ne kete kolegj, kane studiuar shume albaneze, qe pasi u shugruan prifterinj, u kthyen ne atdhe, ku sherbyen me devotshmeri ne ruajtjen e besimit katolik dhe njekohesisht sherbyen si mesues ne shkollat e famullive dhe shkruan libra ne gjuhen albaneze. Keta klerike luftuan per te vene ne jete udhezimet e Papa Klementit XI, i cili shkruante: “Rimekembja e Albanise dhe ringritja e ndergjegjes kombetare, do te vijine duke e ruajtur gjuhen, fene dhe historine e te pareve, qe perfaqesojne simbole te unitetit kombetar”. Ne 1702, Francesco Maria da Leçe, pergatiti “Dizionario italianoalbanese” (fjalori italisht-albaneze). Ne 1716, Francesco Maria da Leçe, botoj: “Osservazioni gramaticali nella lingua albanese”. Ky liber ka sherbyer per kohe te gjate si tekst per mesimin e gramatikes te gjuhe albaneze, si per kleriket qe sherbenin ne kishat tona, por dhe per femijet, qe frekuentonin shkollat e katekizmes e te shkrim – kendimit. Nje veçori e tekstit te gramatikes eshte se Imzot Françesku da Leçe, e ka shkruar gjuhen albaneze me alfabet me germa latine, me veòori se per bashtingelloret dyshe dh, th, ll, xh, sh, zh, nj, ka perdorur germat e huazuara nga alfabeti i Imzot Pietro Bogdani, pra perdori te njetin alfabet te vepres “Çeta e profeteve”, madje dhe per germen L perdori germen greke λ, njelloj si Bogdani. Ky fakt ka rendesi, pasi shpreh vazhdimesi te shkrimeve ne gjuhen albaneze me alfabet origjinal albanez, qe me pas sherbeu per shkrimin e librave ne gjuhen tone.
Qellimin e botimit te gramatikes albaneze, autori e ka shprehur ne parathenien, ku thekson se kete liber i a dedikonte klerikeve italiane, qe duke mesuar gjuhen albaneze, te kryenin sherbimet fetare ne gjuhen e popullit. Ne hyrjen te gramatikes Françesko da Leçe shkruan: “Arbenuer i dashtun-ket’ Gramatiken e shkrova jo per zotnine tande, qe din ma fort dhe me kthjellet se une. Dhe pse, keta njerez te Romes
59
s’kane haber te gjuhes sate: pune e mire asht, qe ma parë te merren vesh ketu. Ne te pelqeft hesapi i kesaj letre (te lutem), me fal Ti o Zot, se me dhè mua shendetin me e mbarue kete pune. Ne mos i paça rrjeshtuem mire fjalet, ndjemë, sepse luftova, sa mujta, me i vum pa hile, sikunder m’i fali Zoti, me cilen paç jeten e gjate e te puth doren”. Akademia e Re e Voskopojes. Ne fillimet e shkullit XVIII, ne historine e kultures dhe te aresimit albanez u shqua qyteti i Voskopojes. Si shkruan studiuesi Miokom Zeqo, Voskopoja ishte nje Kostantinopoje e vogel ne mes te Ballkanit, nje “kryeqytet” i vogel me zhvillim ekonomik, kulturor, aresimor dhe fetar, pa nje te dyte ne ato kohe. Voskopoja ishte nje mrekulli albaneze me permasa origjinale dhe multikulturore per Ballkanin dhe Europen, ku u gershetuan kulturat e kohes, por thelbi i shtrirjes dhe i mejdisit etnik ishte Albania. Voskopja u zhvillua ne mjedisin albanez dhe eshte pjese integrale e historise sone kombetare. Nё se i referohemi nje percaktimi te filozofit Karl Poper, Voskopja ishte “shoqeria e hapur” e shekullit XVIII. Tezat ekstremiste, qe tentojne t’i mohojne shqiptarine Voskopojes, duke mbliveresuar pranine e komponenteve greke dhe vllahe, jane te papranueshme, ashtu si eshte e tepruar te mohojme ndikimet greke dhe vllahe ne historine kulturore te ketij qyteti. Vleresimi pa pasione, analiza e fakteve historike, ndihmojne te zgjidhen enigmat e Voskopjes si qytet dhe si qender shumekulturore. Pyetjes, pse u shqua Voskopja e jone dhe pse nuk u krijua nje “Voskopoje” tjeter ne Greqi, ne Serbi, apo ne Bullgari, nuk mund t’i jipet nje pergjigjie e thjeshte dhe as me pasione politike. Albania e asaj kohe nuk ishte Greqi dhe as Vllahi, per me teper se vllahet nuk arijten kurre te krijojne nje shtet. Ne ato vite, luftat e panderprera te popullit albanez per t’u çliruar nga pushtimi shume shekullor otoman, u parapri nga levizje te fuqishme kulturore e aresimore, qe u drejtuan nga albaneze te shquar, qe mbollen ngado faren e atdhedashurise dhe perhapen kulturen kombetare. Voskopja ishte sinteze e kulturave te kohes, ku parapriu iluminizmi europian, sidomos ai francez dhe italian, ku ndikoj dhe protestantizmi gjerman dhe anglosakson, por dhe humanizmi i krishtere, i cili duhet kuptuar jo si dogme, por si metafore e ringjalljes te levizjeve kunder pushtimit shumeshekullor islamik otoman. Mjedisi me i pershtatshem per krijimin e nje qyteti te tille, ishte pa dyshime Albania, ne veçanti kjo zone e thelle malore, ku Vooskopja u rrit e u forcua si qytet i klasit te pare, si nje thesar i historise tone.
60
Zhvillimet ekonomike dhe kulturore e favorizuan zhvillimin urban e ne kohe te shkurter, Voskopja u shnderrua ne nje qytet te madh, i banuar nga shumica albanezё, si dhe me grekë e vllehё. Ne vitin 1720, me kontributin e fisnikeve voskopojar, filloj punen shtypshkronja e Voskopojes, ne ate kohe e vetmja ne tere Perandorine Osmane. Ne kulmin e presionit dhe te politikes antialbaneze, patriotet voskopojar me kurajo hapen tipografine, ku u shtypen libra dhe tekste mesimore, qe u perdoren nga studentet e Akademise te Voskopojes. Librat shtypeshin ne gjuhe albaneze, ne gjuhet greke dhe arumune. Nga viti 1721 e ne vazhdim, ne jeten e Voskopjes hyri gjeniu David Selenicasi, piktori i shquar nga Vlora, autori i mbi 1000 ikonave, nder te cilat shquhen dhe ato te kishes te Shen Kollit, ku punoj per 5 vjet, se bashku me dy piktoret Kostantini dhe Kristo. Davidi krijoj nje pikture, qe ngjason me stilin rilindas europian, por pa i hequr veskun e artit bizantin lindor, çka perben nje krijimtari origjinale, nje ekzotike te posaçme, nje sinkretizem kulturor albanezoballkanik. Arti i Davidit, ishte kenga e fundit e mjellmes te ikonografise albaneze shume shekullore. Viti 1744, shenoj nje sukses te madh ne historine e kultures dhe te aresimit tone, u hap Akademia e Voskopojes, e njohur si Akademia e Re, ose Hellênikon Frontistêrion, e cila ishte nje qendër e fuqishme e dijes dhe e kultures, e ngjashme me akademitë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, Mali Atos dhe Patmos. Prane kesaj akademie ishte ngritur dhe nje biblioteke e pasur me libra te kohes, nder te cilat dhe shume libra ne gjuhen albaneze. Studiuesit e shquar Aleks Buda, Aurel Plasari, Robert Elsie etj, nuk ngurrojne ta quajne këtë epokë dhe këtë lëvizje te Voskopojes në fund të shekullit XVIII, si iluminizëm i hershëm dhe stadi nismetarë dhe pse nuk ishte ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj, por ne fakt përgatiti dhe pershpejtoj fillimin e saj me siguri. Rektori i parë i Akademisë së Re të Voskopojës ishte dijetari Sevast Leontiadhi nga Kosturi, i diplomuar ne Universitetin e Padoves, pra ishte i formuar dhe inspirues i kultures iluministe europiane. Ne Akademine e Voskopojes jipnin mesim pedagoge te shquar si kavajsi Theodhor Kavaljoti, filozof dhe mendimtar i madh albanez, i cili u be rektor pas Sevast Leontiadhit. Figure tjeter e shquar ishte beratasi Grigor Voskopojari, zevendes rektor, autor dhe redaktor i shume librave, të botuara ne shtypshkronjen e qytetit, si dhe dijetari korçarë Mihal Gorari etj. Akademia, biblioteka dhe shtypshkronja e Voskopjes, perbenin një trekëndësh kulturor dhe aresimor unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII.
61
Për aq kohë sa Akademia e Voskopojes lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh albaneze, grekë dhe vlleh u shkolluan dhe u formuan me kulture dhe me identitet europian, të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve pozitiviste. Studiuesi Edwin Jacques, duke u shprehur per nivelin mesimor te Akademise te Voskopojes thekson: “Diplomantët e atyshëm, e siguronin me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht shkuan te studojne si mësues, doktorë, filozofë, juristë dhe ekonomistë”. Opinioni i E. Jacque eshte i vertete, pasi ne vitet e me pasem, disa nga nxenesit e diplomuar ne Voskopoje, shkuan per studime ne universitet e Italise, Austrise, Frances, Gjermanise, Stambollit, Athines, Kajros etj dhe pasi u diplomuan, u kthyen te sherbejne popullit tone si mjeke, mesues, inxhinjere, agronome, ekonomista, farmacista, veteriner etj, madje shume prej tyre u shquan dhe ne levizjet kombetare per çlirimin nga pushtuesit osmane. Arti dhe kultura e perhapur nga Akademia e Voskopojes, e bene vendin tone shembull frymezues per të gjithë Ballkanin otoman. Nje nder pikat më te forta te Voskopojës ishte shtypshkronja e saj, ku u shtypen libra dhe ne gjuhen albaneze. Po ti referohemi studiuesit Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”, f.49), rezulton se shtypshronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Osmane, sepse ne Stamboll shtypshkronja e pare u hap në 1727 dhe u mbyll në 1740, ndersa shtypshkronja e Voskopojes mbijetoj shume dekada dhe ishte objekt i vazhdueshem i sulmeve antialbaneze te Perandorise Osmane. Ne Akademine e Voskopojes u praktikua shkrimi i gjuhes albaneze me alfabet te veçante, apo me sakte me alfabete origjinale. Teodor Kavaljoti (1710-1789), përgatiti alfabetin origjinal ne gjuhe albaneze dhe shkroj disa traktate, si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika”, vepra keto, që per fat te keq janë zhdukur. Sipas filologut gjerman Von Hahn, Kavaljoti kishte shpikur një tip alfabeti, me gërma, të cilit mund të identifikoheshin si “analoge me ato të glagolitishtes ilire” (Albanezet– Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f. 315). Sipas Dhimitër Shuteriqit dhe Aurel Plasarit, “Kavaljoti u shqua si perkrahes i ideve iluministe dhe shkroi vepra, ku shpreh pikpamjet e veta filozofike, por per fat te keq ato vepra jane zhdukur,”. I paisur me kulture te gjere Teodor Kavaljoti u be udheheqesi i levizjes aresimore dhe kulturore jo vetem ne Voskopoje, por dhe ne trevat e tjera te Albanise. Ai asht nje nga dijetaret albaneze te kohes, qe beri perpjekje per t’i dhene kishes ortodokse karakter kombetar e per kete qellim, perktheu ne gjuhe albaneze “Dhjaten e re”.
62
Ne vitin 1762, zv-rektori i Akademisë, Grigor Voskopojari perktheu ne gjuhen albaneze të dy Dhiatat, të Vjetrën dhe të Renë, nje iniciative e rendesishme ne përkthimin në gjuhën tone të librave bazë të kishës. Liturgjia në kishat ortodokse, prej kohësh thuhej dhe në gjuhe albaneze, kesisoj kontributi i tij ndikoj dukshem, qe popullata albaneze te merrte nje formim fetar ne gjuhen e vet. Në procesin mësimor të shkollave të drejtuara nga kleri ishte dhe gjuha albaneze, së pari me tekstet fetare, të përfshira në programet, por edhe përmes lëndëve të tjera te kultures se pergjitheshme. Tekstet fetare ne gjuhe albaneze ishin dhe me te hereshme. Kesisoj ne shekullin XVII, në tekstin e Theodhor Bogomilit - Anonimi i Elbasanit, eshte dhe një predikim i lirë fetar ne gjuhen albaneze. Dhaskal Todri ka perkthyer ne gjuhen albaneze një fabul të Ezopit, kurse Kostë Ikonomi hartoi tekste tri gjuhësh (në greqishte të vjetër, në greqishten e re dhe në gjuhen albaneze). Këto tekste i ka përdorur edhe mësuesi vithkuqar Kostë Cepi (shek. XVIII - XIX), prej të cilit i njohim të kopjuara. Ai ka dhënë mësim në vendlindje, në Elbasan e gjetiu, pra ne treven e Elbasanit funksiononin disa shkolla te gjuhes albaneze dhe jo vetem ne qyetet, por dhe ne fshatrat per rreth. Grigor Voskopojari shkruante me alfabet albanez origjinal, ashtu si Bogomili, kishte shpikur me alfabetin e vet për gjuhen albaneze e me te cilin shkroj librat per shkollat e asaj kohe. Të njëjtën gjë bëri Dhaskal Todri, i cili nën ndikimin e Bogomilit dhe të Grigorit, të cilin e kishte pasur mësues në Voskopojë, perdori alfabet origjinal te gjuhes albaneze, që me pas u përhap dhe u perdor nga mesuesit e tjerë në shkollat e Elbasanit dhe ne trevat per rreth. Ne shekujt XVIII - XIX, u intensifikua mesimi ne gjuhen albaneze, ne menyre te veçante nga kleriket françeskane, te cilet e vazhduan traditen e shkrimit e te botimit te librave te gramatikes, te fjaloreve te gjuhes albaneze dhe te librave fetare ne gjuhe albaneze, qe u perdoren ne shkollat e shkrim-kendimit dhe ne shkollat e katekizmes. Ne vazhdim po rendis disa nga kleriket, qe jane autoret e veprave kryesore te shkruara ne gjuhen albaneze: - 1739, At Onofrio OFM shkruajti “Akte pagëzimi”, qe ishte udhezues praktik, per ritin e pagezimit te femijeve ne gjuhen albaneze. - 1752, At Bonaventura Prucher, botoj “Manuale catechistico italianoepirotico” (doracak i katekizmes ne gjuhet italishte dhe albaneze). - 1760, Arbereshi Gaetano Petrotta botoj “Ujin catechismo albanese – nje katekizem albaneze”, me 35 faqe. Kete liber e zbuloj dhe e beri publik ne vitin 1912 Prof. M. Marçianò, ne rubriken “Saggio critico” te revistes “Roma e l'Oriente”, botim i vitit 1912.
63
Aktiviteti i Akademise se Re te Voskopojes, nxiti xhelozin e eger te Perandorise Turke dhe te shovinisteve greke. Qyteti i Voskopojes, ndertesa e Akademise, biblioteka e saj e fameshme, kishat e pasura me vepra ikonografike, dyqanet e artizaneve, dhe shtepite e banoreve albaneze, u dogjen dhe u shkaterruan ne vitin 1769, se dyti me 1789 dhe heren e trete me 1916. Voskopja u shkaterruan u dogj nga turqit, nga greket dhe se fundi nga vete shqiptaret. Si tregon studiuesi Moikom Zeqo, shkaterrimi i Voskopjes u vajtua sipas nje kenge psalmike, njelloj si vajtimi per shkaterrimin e Jerusalemit dhe Kostantinopojes. Keto jane shkaqet perse nuk gjenden librat dhe shkrimet ne gjuhe albaneze te pedagogeve te Akademise te Voskopojes e shekullit XVIII. Armiqte e Shqiperise dhe te kultures se lashte shqiptare, armiqtë e gjuhes se bukur albaneze-shqipe dhe te aresimit shqiptare, vepruan me egersi dhe urrejtje, duke shkaterruar e çdukur gjitheçka qe ishte shqiptare, vrane patriotet e shquar te kombit tone, vrane mesuesit me te mire, ata qe punuan dhe luftuan me heroizem per te mbajtur lart ndjenjat kombetare dhe gjuhen tone, por kurre nuk arrijten te çdukin gjuhen tone dhe as ndjenjat kombetare dhe as kombin tone heroik. Kjo histori perpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik, per te ruajtur gjuhen tone te bukur, duhet te frymezoj brezat e rinj, sidomos ato ne emigrim, qe t’i u mesojne femijeve te flasin dhe te shkruajne ne gjuhen e bukur shqipe, pra te hapen shkolla shqipe kudo ku banojne shqiptaret ne emigracion, sidomos ne Greqi dhe ne Itali. E theksoj kete keshille, pasi po ndodh nje dukuri e pakendeshme, sepse disa femije shqiptare, te lindur ne dekadat e fundit ne vendet e tjera ku kane emigruar familjet shqiptare, nuk e flasin mire gjuhen shqipe, madje disa as nuk dine te flasin ne gjuhen tone. Ne vitin 1997, ne Certaldo te Italise, shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare, kur konstatoj se disa femije shqiptare, nuk dinin te flisnin shqip, u revoltua dhe i u drejtua me kritika te rrepta prinderve te tyre te cileve u tha: “Femijet tuaj mund te mesojne disa gjuhe te huaja, por kurre nuk do te jene shqiptare te mire, ne se nuk dine gjuhen ametare. Mesojuni femijeve gjuhen e bukur shqipe, gjuhen tone te pasur e te mrekullueshme”. Nje ngjarje e njejte i kishte ndodhur mendjendriturit Faik Konica ne vitin 1900 e per kete Ai shkruajti: "Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar gjuhë të huaja, a s'mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim dhe te përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre?"
64
NË VITIN 1993 ... “Zot më ruaj nga miqt, se ruhem vetë nga armiqtë”. Volteri Viti 1993 po mbyllej me situata te ngopura me tensione politike dhe sociale, qe e kishin turbulluar jeten shqiptare. Demokracia ende e brishte, ne perpjekjet per t’u konsoliduar dhe per te kompensuar kohen e humbur, po kalonte nje periudhe nervozizmi. Perballja me konservatorizmin kokëforte dhe inatçor, prodhonte probleme te nderlikuara, qe e veshtiresuan rrjedhen e tranzicionit. Ne kete kohe, brezat ende nuk po çliroheshin nga dilemat dhe nga kontradiktat. Brezi i vjeter, brezi i luftes antifashiste, qe kishte jetuar gjysem shekulli me lavdine e fitores, befas u gjend ne pozite absurde, u friksua se po humbte meritat. Brezi i mesem, e dinte se ç’vlera kishte, por ishte ende konfuz, nuk dinte çfare kerkonte. Brezi i ri, masa e madhe e rinise, qe zhvilloj levizjen demokratike, dinte se çfare kerkonte, por nuk dinte se çfare force e çfare vlera kishte per demokracine. Masa e te perndjekureve politike dhe te persekutuarve nga regjimi komunist, me te drejte kerkonin rinjohjen e te drejtave qytetare dhe te lirive te mohuara, por partite politke, u qendruan larg e nuk i mbeshteten e nuk i u dhane ato, qe me te drejte meritonin. Zgjidhja me e mire do te ishte “Consensus sapientum”, si keshillonte Sokrati i lashte, por disa nga ata, qe moren karriken ne pushtet, filluan te shfryjne mllefet dhe te prirë nga instinkti tragjik i ndeshkimit te kundershtarit, perdoren hakmarrjen si mjet per konsolidimin e vetvehtes, por jo te demokracise, qe shpesh e lenduan dhe e vonuan te rritej e shendeteshme. Ne kete kohe, isha i pa pune, saktesisht ne asistence. Do te rifilloja ne katedren ku kisha punuar para se te kaloja ne administrate, por nje bande mediokrish te Fakultetit te Mjekesise dhe ishsigurimsa, e kundershtuan rikthimin tim, duke me shpallur person i padeshiruar. Kete qendrim e mesova nga dekani i Fakultetit te Mjekesise, i cili me preokupacioni me tregoj, se pasi u kishte komunikuar riemerimin tim pedagog, shefi i katedres i kishte mbledhur koleget ne oren 21.00 dhe pa pranine time, kishin diskutuar politikisht per rikthimin tim, ku vendosen te mos me pranonin, nje vendim i tipit “zeri i mases”, nje reminishence e fresket e regjimit, te cilit i kishin sherbyer. Te nesermen e mbledhjes konspirative, kur po shkoja ne takim me dekanin, rastesisht takova shefin dhe disa ishkolege, te cilet me pershendeten me perzemersi jo te zakonshme, ç’ka me beri te dyshoj se
65
diçka nuk shkonte, diçka fshihej me kete shtirje, pas perqafimeve te “perzemerta” e pas buzeqeshjeve artificiale. Kete hipokrizi servilash, ma konfirmoj pikerisht dekani. Si te mos mjaftonte kundervenia e ketyre “minikomplotistave” dhe vete SHIK-u u ndersye egersisht kunder meje, me survejonte, me perndiqte dhe me kercenonte vazhdimisht. Ate kohe ndodhen shume paradokse, nje nder keta ishte qendrimi i ish-sigurimsave, te cilet per te fshehur te kaluaren e tyre te erret, kishin aderuar me partite Demokratike, me Partine Republikane dhe Socialdemokrate, ku u dalluan si kritizer e bashkepuntorë aktiva te SHIK-ut. Disa nga ata pseudodemokrate, ne regjimin komunist kishin qene me poste drejtuese, por kur e kuptuan se po permbysej sistemi i tyre, papritur “ndryshuan” dhe u veteshpallen demokrate. Militantizmi i shtirë dhe ekstremizmi i atyre kriptokomunistave nuk zgjati shume, pasi demokracia i njohu dhe i flaku jashte rradheve te saj. Uroj, qe nje dite te kemi nje qeveri demokratike dhe t’i bej publike listat e ish-spiuneve te sigurimit komunist, jo per t’i ndeshkuar, se njolla qe ata kane ne ndergjegjie eshte denimi me i rende, por per t’i njohur populli, pasi vetem keshtu shoqeria shqiptare, do te bente nje katarsis te vertete. Ne periudhen qe isha pa pune, me braktisen dhe disa “miqtë” e mi. Nuk ka gje me te keqe kur te mohojne ata, qe i ke konsideruar miq, ata me te cilet ke ndare te mirat dhe te keqiat dhe per me teper kur i ke ndihmuar me dashamiresi. Kalonin rruges e shtireshin sikur nuk me shihnin, dikur me ftonin me insistim te pinim nje kafè, ndersa pas kesaj situate u çduken, ose me sakte fshiheshin. Keta pseudomiq me tradhetuan per interesa meskine dhe egoiste, per karriere e servilizem ndaj partive ne pushtet. Kete eksperience e perjetova me kurajo dhe kryelarte. Qendrimi i pabese i ishkolegeve dhe i ish-miqeve ishte nje mesim per mua dhe per te ngushulluar vehten, kujtoja thenien e Volterit:“Zot më ruaj nga miqtë, se ruhem vetë nga armiqtë”. Gjate vitit 1993, situatat politike i perjetova si spektator i vemendshem, por dhe si aktor i demokracise europiane. Ne vitin e asistences, ose gjate “lejes shteterore nje vjeçare” si e quaja me miqt e mi, isha i lire dhe tere kohen e shfrytezova me udhetime e vizita nder te afermit, qe nuk kisha takuar prej shume vitesh. Ne veçanti kisha nje peng, nuk njihja djemt e xhaxhajt, qe jetonin ne Tetove te Maqedonise, andaj programova t’i u beja nje vizite. Lexuesi mund te çuditet e te thote: si nuk i ka njohur kusherinjt, per me teper djemt e xhaxhait? Paska rrjedhur doktori !
66
Kjo eshte nje histori e dhimbeshme e familjes time dhe sinqerisht ju them se nuk e dinim se kishim kusherinj ne Maqedoni. Ne vitin 1952, xhaxhai im Abdyl Alia, i perndjekur nga sigurimi per pikpamjet e tij antikomuniste, iku ne Jugosllavi. E thirren tim Ate e i thane se Abdyli ka tradhetuar, eshte arratisur dhe se gjate kalimit te kufirit e kane qelluar rojet tona dhe ka mbetur i vrare. Nuk na dhane asnje informacion tjeter per kete fatkeqesi. Familja shpalli morten. Ne realitet xhaxhai nuk kish vdekur, por e kishin plagosur rende rojet tona, pasi e kishte kaluar kufirin, kur ndodhej ne token tjeter. Rojet jugosllave e kishin marre dhe e kishin derguan ne spitalin e Dibres, ku i u nenshtrua nderhyrjeve kirurgjikale dhe nje mjekimi te gjate. Pasi kishte dale nga spitali, ishte sistemuar ne Tetove, ku ishte rimartuar dhe kishte dy djem Skenderin dhe Gajurin. Arratisjen e xhaxhait, regjimi komunist na e vuri njollë ne biografine e familjes dhe kjo ngjarje na rrinte perhere mbi koke si shpata e Damokleut dhe jo rralle me pasoja per familjen time. Per shume vite kjo histori mbeti ne heshtje, deri sa nje dite tetori te vitit 1992, miku im Prof Fejzi Keraj, gjate nje vizite ne Kosove, rastesisht kishte takuar Gajurin, djalin e xhaxhait tim dhe i tregoj se njihte nje person me te njejtin mbiemer dhe i kishte premtuar se do te ndihmonte te na lidhte. Fejziu sapo u kthye erdhi me takoj ne shtepi, me tregoj kete histori dhe me dha numurin e telefonit. U lidhem menjehere dhe, qe ne fjalet e para u qartesova se flisja me djalin e xhaxhait tim, por per fat te keq, xhaxhai nuk jetonte, kish vdekur disa vite me parë. Ishte nje prezantim me emocione te forta, plot gezime se mundem te kontaktojme mes nesh, por dhe me pikellim te madh per lajmin e vdekjes te xhaxhait. Folem gjate e hoqem nje pjese te atij malli dhe te asaj dhimbje, qe rrinte pezull mes nesh prej 40 vite ndarje. Nga ky lajm befasues, me shume u gezua Pashia, vajza e xhaxhait, e rritur me dhimbjen e mungeses te babait dhe larg vellezerve, per te cilet dhe ajo nuk dinte se ekzistonin. Im Ate dhe dy xhaxhallaret e tjere kishin vdekur me dhimbjen per humbejn e vellait te vogel. Telefonata e pare dhe te tjerat me pas, nuk mjaftuan te çmalleshim e te njiheshim, kesisoj vendosa te shkoj ne Tetove t’i takoj te gjithe. Ne ditet e para te nentorit 1993, vendosa te shkoja ne Tetove. Ne stacionin e autobuzave, dolen te me percillnin Sokrat Meksi, Bardhyl Bejo dhe Bujar Krasniqi. Mora autobuzin e linjes Tirane –Shkup, qe nisej nga sheshi pas Muzeut Kombetare. Ne piken e kufirit ne Qafe Thane kishte dale te me priste Gajuri, kesisoj e lashe autobuzin dhe udhetuam se bashku me makinen e tij,
67
duke ndaluar ne te gjitha qytetet dhe qendrat e banuara te rruges deri ne Tetove. Me dukej vehtja sikur po beja nje udhetim turistik. Gajuri ishte muhabetçi dhe gjate tere rruges fliste e me tregonte per jeten e tij e te familjes, por ishte kurjoz e me mbyti me pyetje per motren Pashen dhe kusherinjt e tij ne Shqiperi. Ai kishte deshire te papermbajtur t’i njihte te gjithe. Kur arritem ne Tetove, i takova te dy familjet dhe si kuptohet me emocione, me perzemersi dhe me gezime te perbashketa. Fillimisht ndejta ne shtepine e Gajurit dhe me pas shkova te Skenderi, i cili banonte ne Reçica, ne periferi te Tetoves. Gjate atyre diteve, te dy kusherinjt me rradhe dhe ne gare mes tyre, me shoqeronin ngadò, me çuan per vizita, me njohen me farefisin nga ana e nenes se tyre, me prezantuan me kolege, me shoke dhe miq te shumte dhe keshtu krijova njohje te gjere dhe miqesi te reja. Ne bisedat me tetovaret, kuptova se ata ishin te mire informuar per Shqiperine, flisnin me pasion patriotik e me kompetenca admiruese per historine tone, sidomos flisnin per proçeset demokratike, çka nuk ndodhte me ne të Tiranës, si na quanin ata. Ne i kemi njohur shume pak shqiptaret e Maqedonise. Tetova nё mbrёmje
Ne bisedat me kusherinjt dhe me miqtë tetovarë, diskutimet vlonin plot entusiazem, madje shpesh dhe me ze te larte, sidomos kur kishim kundershti opinionesh. Ne veçanti, preferoja te takoja e te diskutoja me Zeqir Kadriun, mesues i gjuhes shqipe dhe drejtori i shkolles ne Gropçinë. Zeqiri ishte djali i tezes i Skenderit dhe i Gajurit e kjo rrethane ndikoj, qe mes nesh te krijohej nje lidhje konfidenciale, por mbi
68
te gjitha ishte intelektual i formuar e dinjitoz, patriot e person me autoritet, i impenjuar ne proçeset e demokratizimit dhe te mbrojtjes te drejtave te shqiptareve ne Maqedoni. Per meritat dhe aftesite ne politike, Zeqirin e kishin zgjedhur nenkryetari i Partise Demokratike Popullore te Maqedonise. Zeqiri me ftoj disa here ne shtepi. Kemi kaluar darka miqesore, me biseda familjare, ku flisnim per gjitheçka, per probleme shendeti, per shkollat dhe aresimimin e femijeve, per punesimin, nuk mungonte humori, si dhe diskutimet delikate rreth emancipimit te grave dhe te vajzave tetovare, qe ne ato vite ishte problematik, ishte nje difekt i rende kulturor i popullates shqiptare. Ne shume familje shqiptare ne Tetove dhe ne rrethinat, dominonte kultura patriarkale, ajo qe ne e kishim perjetuar ne vitet ’50. Ne darkat ku isha i ftuar, si ndodh kudo me shqiptaret, epilogu ishin debatet e zjarrta per politiken. Shqiptaret e Tetoves nuk i perdornin pijet alkoolike, natyrisht dhe Zeqiri dhe kusherinjt e mi, por ata e dinin se ne të Tiranes i pelqejme shume gjate gostive, andaj per te me nderuar, nxirrnin nga nje gote te vogel me venë, dikush raki, pra u bera preteksti, qe ata te perqafonin vesin e keq te pijetareve. Kete zakon te ri, qe e moren prej meje, e trajtoja me humor duke u thene: “dhe pijet alkoolike jane komponent i emancipimit te shoqerise, por me masë, mos e kaloni masën”. Ne kete atmosfere miqesore e respekti, kaloj java e pare e vizites ne Tetove e ne ato dite perjetova mikepritjen dhe afektin e kusherinjeve, sidomos te Skenderit e te familjes se tij, qe me mbushen ate boshllek shpirterorë, qe me kishin krijuar ngjarjet e rremujshme ne Shqiperi. Tetova ne muajin nentor ishte e mbuluar me bore dhe bente ftohet, megjithate vazhdoja te dilja per dite. Ne mengjezin e 14 nentorit, nje dite e djele, bashke me Skenderin, shkuam te takojme Zeqirin, per nje kafe se bashku. U takuam ne barin e zakonshem e ndersa bisedonim per gjera te rendomta, i pyeta ku ndodhej zyra e postes, pasi do t’i dergoja nje telegram djalit tim Gencit, qe ishte student ne Itali. Genci me 14 nentor kishte ditelindjen dhe doja t’i beja urimet. Si ndodh gjithmone ne kesi rastesh, sapo u tregova per kete feste familjare, te dy me uruan, por Skenderi me befasoj me nje propozim te çuditshem: “Pse i dergon telegram, beji nje syrprize, shko ne Itali e festoje se bashku me Gencin?” Sinqerisht mendova se Skenderi bente shaka, por vura re se fliste serjozisht, madje insistoj te shkojme ne agjensine “Sharr Turist”, qe ndodhej aty prane e te pyesnim kur kalonte autobuzi i linjes Gostivar – Tetove – Shkup – Kumanova – Nish – Linz – Trieste – Firence. Kjo zgjidhje qe me propozoj Skenderi per mua ishte utopike. I veshtroja i hutuar e nuk po reagoja, por nderkohe nderhyri Zeqiri, i cili e miratoj
69
dhe keshtu une me dyshime dhe ata te dy me entusiazem, shkuam ne agjensine e udhetimeve. Punonjesi i agjensise ne informoj se autobuzi ishte nisur nga Gostivari dhe pas nje ore do te arrinte ne Tetove, ku do te ndalonte per te marre disa pasagjere. Ne keto rrethana nuk e zgjata e menjehere pagova bileten, ndersa Skenderi shkoj ne shtepi te merrte çanten me rrobat e mia. Shkuam ne stacionin ku duhej te ndalonte autobuzi, por me qe kaloj pak kohe me shume sa pritej, Skenderi pyeti ne agjensi e ata i thane, me qe kishte shume bore, autobuzi kishte ndaluar ne nje vend tjeter e per fat te keq ishte nisur per Shkup. U deshperova per humbjen e ketij rasti, por Zeqiri i dha zgjidhje situates te nderlikuar. Hypem ne makinen e tij e u nisem ne ndekje te autobuzit. E ngiste makinen me shpejt sa duhej, madje u preukopova shume, por ishte e vetmja menyre per ta kapur ne kohe autobuzin. Pas 8 km udhetimi me shpejtesi mbi limitet, e arrijtem dhe shoferi ndaloj, sapo pa shenjat me drita. E pershendeta Zeqirin dhe hypa ne autobuz. Nuk kishte shume pasagjere, mbi gjysma e vendeve ishin te lira. Ndersa po veshtroja ku te ulesha, nje burre i moshuar rreth te gjashtedhjetave, qe kish zënë vend ne sedilet e rradhes se trete me ftoj te ulesha prane. E pershendeta dhe u ula krah tij. - Ti je nga Tirana? – me pyeti. - Po, i thashe, po shkoj ne Itali, per te takuar djalin, qe eshte student. Ishte nje zoteri i vertete, fliste qete e me miresjellje çka e tregoj dhe me korrektese duke u prezantuar. - Me quajne Mehmet, me therrasin shkurt Meti. Jam nga Manastiri, jetoj ne Linz te Austrise. Kishte emigruar qe prej 20 vitesh. Punonte murator dhe mbante familjen e tij dhe te dy vellezereve ne Manastir. Ne Linz ishte sistemuar mire, por mendjen dhe zemren e kishte ne vendlindje. Me tregoj se kishte peng, se nuk e kishte parë Nenen Shqiperi, keshtu e quanin vendin tone te gjithe shqiptaret e Maqedonise. Meti kish vendosur ta vizitonte Shqiperine ne pranvere, madje per kete qellim kish planifikuar dhe lejen e zakoneshme. - Mire se te vini, i thashe, jeni te mirepritur. Biseda mes nesh vazhdonte rrjedhshem e miqesore e nuk e ndjeva udhetimin deri ne Shkup, ku pas nje ndalese te shkurter ne stacionin e autobuzave, morem rrugen per ne Kumanove. Ne posten e kufirit ne Kumanove, shoqeruesi i autobuzit, nje djale i shkathet e gazmor, na mblodhi pasaportat e shkoj te marri vizat e kalimit. Ndersa prisnim, hypen ne autobuz dy polica maqedonas e
70
pasi pershendeten, takuan shoferin, i cili u dha dy steka me paketa Malboro dhe dy shishe raki. - Mos u çudit - tha zoteria prane meje, - tani vizat e kalimit jane gati. Pas dhjete minuta, djaloshi u kthye i shoqeruar nga nje polic, i cili therriste emerin e çdo udhetari dhe i dorezonte pasaporten. Autobuzi u nis dhe pasi kaperceu territorin Maqedon, u ndal para postes kufitare te Serbise. Pas nje pritje te shkurter, ne autobuz hypen nje oficer dhe kater polica. Njeri prej tyre shkoj te shoferi dhe mori kater steka me paketa Malboro dhe 4 shishe whisky.Te tjeret rrinin perballe nesh e na veshtronin. Pas nje pauze hetimore, oficeri urdheroj njerin prej tyre te mblidhte pasaportat e me pas zbriten. - U krye dhe kjo pune, i a paguam haraçin policise serbe, - tha me ironi zoti Meti e nderkohe nxorri nga çanta dy molle te medha. Njeren ma dha mua, te mbeshtjelle me nje picete. Kaloj rreth 20 minuta, por ende nuk po dukesh askush. Pasaportat me vizen e hyrjes ne Serbi, po vonoheshin. Shoqeruesi i autobuzit e humbi ate gjallerine e me pareshme, u bё nervoz dhe shihte me preokupacion nga ana e zyrave te policise kufitare serbe. - Nuk me pelqen kjo vonese, - tha zoti Meti, - nuk ka ndodh here te tjera. Serbet jane te pabese e prej tyre pritet çdo lloj marrezie. Pas pak ne sheshin para zyrave ndaloj nje veture “Zastava”, prej nga zbriti nje oficer madhor. - Ky eshte komandanti i kufirit, major Milutiniç, - tha zoti Meti dhe pas nje pauze shtoj,– perderisa erdhi ketu, ka diçka qe nuk shkon. Ishte ora 13. 00 dhe sa me shume zgjaste kjo pritje, aq me shume shqetesohej shoqeruesi dhe shoferi i autobuzit, por dhe pasagjeret shprehnin nje preokupim te dukshem. Une rrija i qete, i mbeshtetur ne sedilen komode dhe pasi hengra mollen, nxorra nje liber e fillova te lexoja ne rehatine time. Keshtu ne pritje kaluan 40 minuta, kur me se fundi degjova nje mermerim te pergjitheshme, qe u shumua ne ate fjalen e shumpritur, erdhen. Ngrita syte e pashe se po vinin tre ushtarake. Hypen ne autobuz e njeri prej tyre filloj t’i shperndaj pasaportat, duke i thirrur me emer pasagjeret. Te fundit me thirri mua e ndersa u afrova, polici me ton te ashper me urdheroj te zbrisja e ta shoqeroja ne zyren e komandantit. - Perse me kerkon komandanti? - pyeta qetesisht. Nuk u pergjigj, ndersa nje rreshter barkalec, me fytyre sarahoshi e mustaqe te verdhosura nga nikotina, me pyeti ne shqipe: - A di me fol serbisht? - Jo i thashe, por ne se preferoni mund te flasim frengjisht, anglisht, ose italisht.
71
Ne fakt kisha mesuar disa shprehje komunikimi dhe pershendetjet e zakoneshme ne gjuhen serbo-kroate dhe maqedonase, por me dukej pa vend t’i perdorja, pasi nuk mjaftonin per te komunikuar. - Jo, jo, jo vetem serbishte, - ma preu me arrogance dhe u kthye e thirri shoqeruesin tone, te cilin e urdheroj te na shoqeronte e te bente interpretin me komandantin. Vazhduam rrugen. Nje polic ecte para meje, dy te tjeret me rrinin anash dhe shoqeruesi i zbehur dhe fytyre prishur, çapiste pas nesh. Hyme ne nje zyre te vogel, ku po me priste komandanti i kufirit. E pershendeta ne gjuhen e tij. Ai ngriti koken, me veshtroj me vemendje e pas nje pauze te shkurter me ktheu pershendetjen e me ftoj te ulem. Polici barkmadh dhe shoqeruesi i autobuzit, qe do te kryente rolin e perkthyesit, qendronin ne kembe pas meje. - Per ku udhetoni zoteri, - me pyeti komandanti e nderkohe shihte e shfletonte pasaporten time. - Zoti major, po shkoj ne Itali, te takoj djalin. Studjon ne Universitetin e Sienes. Po shkoj te festojme se bashku ditlindjen e tij - u pergjigja qete e qarte dhe nderkohe ndiqja perkthimin e shoqeruesit. - Çfare pune beni ne Shqiperi, - vazhdoj Ai me pyetjen e dyte, por pa e ngritur koken. - Jam mjek, doktor - u pergjigja shkurt e nderkohe nxorra kuleten dhe i dhashe karteviziten time. E mori dhe e shikoj me vemendje. Komandanti vazhdonte te rrinte kokeulur e nuk fliste. Ne ate dhome te vogel ra nje heshtja misterioze. Me qe askush nuk po reagonte, perfitova dhe e pyeta: - Çfare pretendoni nga une zoti komandant? - Une personalisht asgje zoti doktor, u pergjigj kokeulur dhe pasi beri nje pauz shtoj, - por kemi nje problem. Ju nuk mund te kaloni kufirin, duhet te ktheheni mbrapsht. U ktheva nga perkthyesi dhe e pyeta: -Perserite çfare tha se nuk e kuptova, - reagova une me nervozizem. Ai djal i shkrete, i zbehur e me ze te dridhur, u detyrua ta perserisi, ate qe tha komandanti i kufirit te Serbise. - A mund te di motivet? - pyeta me insistim kete oficer sypermbysur. Komandanti nuk fliste, por ne fytyre kishte shprehjen e nje personi nervoz, si te nje nxenesi te zene ne faj, qe nuk di si te pergjigjet. Ma dha pasaporten, me qendrim kokeulur dhe ne heshtje. Me kete komunikim kuptova, se nuk mund mund te vazhdoja me tej udhetimin, por vendosa te reagoj. - Zoti komandant, me kete vendim arbitrar, ju po shkelni te gjitha ligjet nderkombetare. Kjo qe po ndodh ketu, eshte e pa pranueshme dhe pa preçedenta. Ju e kontrolluat pasaporten time dhe konstatuat,
72
se deri tani kam udhetuar ne te gjitha vendet e Europes dhe nuk kam pasur as me te voglin problem, ndersa veprimi i juaj eshte antidemokratik dhe antiligjor. Te ndalosh nje mjek te udhetoj neper Serbi, vetem per mllefe ideologjike shteterore, kjo eshte anti-humane. Te jeni i bindur se vendimin tuaj te padrejte, do ta denoncoj ne te gjitha instancat nderkombetare. I thashe shoqeruesit t’i perkthente saktesisht, por vura re se atij po i dridhej zeri dhe po i binte shkurt frazave te mia. Atehere i fola me ton te ashper, qe te respektonte fjalet e mia dhe te bente detyren e perkthyesit, andaj i a perserita me fjali te shkurtera, qe te mos ngaterrohej dhe ta transmetonte saktesisht mesazhin tim. Komandanti serb ngriti koken, me veshtroj nje çast dhe u pergjigj: - Zoti doktor, me vjen shume keq, por nuk vendos une. Kthimi i juaj eshte me urdher nga Ministria e Brendeshme dhe Ministria e Jashtme ne Bograd, qe ju kane shpallur person i padeshiruar per Serbine. - Si ka mundesi qe nje mjek, qe sheron e shpeton jete njerezish, te jete i rrezikshem per Serbine, sa te me shpalli person i padeshiruar, - i u pergjigja dhe u ngrita ne kembe. Para se te dilja, i u drejtova perseri e me nje ton te qete e provokues: - Zoti komandant, si do te reagonin femijet tuaj, ne se dikush do t’i u ndalonte te shkoni t’i takoni e te festoni ditlindjen se bashku? Komandanti i kufirit, i zene ngushte nga ato qe i thashe, i skuqur deri te majat e vesheve, u ngrit ne kembe, me zgjati doren perseri dhe me ze fajtori me tha: - Sinqerisht me vjen shume keq, por une nuk mund te shkel urdherin. Kur po dilja nga dhoma, polici barkmadh me kapi per krahu, por une reagova, e shtyva me force dhe i u ktheva me ashpersi: - Mos me prek,- i thashe, - hiqi duart. Komandanti, kur pa kete skene, i uleriu policit barkmadh, i cili shtangu, u largua dhe me hapi rrugen te kaloja. Dola bashke me shoqeruesin e nga pas vinte polici barkalec. Hypa ne autobuz dhe mora çanten. Te gjithe me shikonin me keqardhje e zoti Met, qe e kish kuptuar situaten, u ngrit ne kembe, me pershendeti me perzemersi e pasi me perqafoj me tha: - E provove dhe ti armiqesine serbe e po me pikellon ne zemer, qe te kthyen e nuk mund te takosh djalin. I pershendeta te gjithe bashkudhetaret dhe zbrita. Ndersa po ecja drejt postes kufitare te Maqedonise e hapa pasaporten dhe e pashe se serbet kishin vene vulen “Person non gratta” - person i padeshiruar e kjo vule ishte stamposur mbi vizen e daljes, qe kishin vene ne posten e Maqedonise, pra nje sfide per mua, por dhe per fqinjin e tyre sllav.
73
Kur arrijta ne pjesen Maqedone, polici qe na kish dorezuar pasaportat ne autobuz, me pa i çuditur dhe me pyeti: - Nuk te lejuan te kalosh, te kthyen? - e pa pritur pergjigjien time vazhdoj, - serbet jane te pabese dhe arroganta. Pyeta ne se kishte autobuz per t’u kthyer ne Shkup e me tha se ai i drekes kish ikur dhe duhej te prisja autobuzin e fundit ne oren 16.30. Situata u nderlikua dhe me shume, rrezikohej te mbetesha ne Shkup. Dola ne oborrin e postes, ku ishte nje grumbull njerezish, qe dhe ata prisnin te udhetonin per ne Shkup, ndersa nga ana tjeter, nje grup i vogel priste te udhetonte per ne Serbi. Ne piken kufitare te Kumanoves kishte shume trafik, makina te shumta, sidomos me targa serbe, qe hynin ne Maqedoni dhe te tjerat qe ktheheshin. Ate vit ishte shpallur embargo ndaj Serbise dhe shume serbë, vinin ne Maqedoni per t’u furnizuar me karburant. Pa pushim kalonin vetura dhe kamiona, por nuk ndalonin dhe vazhdonin rrugen drejt Kumanoves dhe Shkupit. Maqedonia nuk e respektoj embargon dhe ishte shnderruar ne furnizuese me karburant per Serbine. Me duhej te prisja dhe dy ore, deri sa te vinte autobuzi interurban. Klubi i postes ishte plot me njerez, andaj dola dhe u ula ne nje stol, ne trotuarin ndermjet dy rrugeve, asaj te hyrjes dhe te daljes nga Maqedonia. Isha i humbur ne mendime dhe ne merzine time, kur pa pritur para meje u ndal nej veture “Zastava”, me ngjyre oker (e kuqe e erret), u hap dera dhe drejtuesi me thirri: - Zoteri, hyp shpejt, se kam bllokuar rrugen. Nderkohe vershuan disa persona te tjere, qe i kerkuan me insistim t’i merrte dhe ata, por ai i refuzoj. Ne menyre instinktive, hypa dhe mbylla deren dhe ai e nisi makinen menjehere. - Tungjatjeta zoteri, je nga Tirana? – me pershendeti dhe njekohesisht me pyeti miqesisht. - Tungjatjeta – e pershendeta dhe i konfirmova se isha nga Tirana. - Degjova se te kthyen serbet, – vazhdojai biseden, – ne klub flisnin çka te ndodhi ty e kjo na pezmatoj te gjitheve. E kemi provuar shpesh refuzimin dhe armiqesine e serbeve ndaj shqiptareve. Bashkebisedimi u perqendrua rreth kesaj ngjarje te papelqyeshme dhe Ai vazhdoj me pyetje te tjera nga isha, a isha i martuar, sa femije kisha, ku punoja, per ku isha nisur dhe une i u pergjigja saktesisht. Me pyeti ku do te shkoja dhe i tregova se do te kthehesha ne Tetove, tek djali i axhes, apo mixhes si thonin tetovaret. Biseda e tij ishte aq miqesore, sa me vinte keq ta nderprisja. Fliste me entusiazem e pa pushim dhe nuk po me linte kohe ta pyesja. Me se fundi, pas nje pauze e pyeta. - Si te quajne dhe nga te kemi?
74
- Emeri im eshte Fadil dhe banoj ne Orizaj. Kur te kesh rast te vish ndonjehere ne Orizaj, mjafton te pyesish ku banon Fadili dhe te gjithe do te shoqerojne tek une. Do te ndihemi shume te nderuar, ne se nje dite do te bujtish ne shtepine time. Keshtu duke biseduar arritem ne Shkup. E ndaloj makinen prane agjensise te autobuzave e me ftoj te pime nje kafe ne barin e stacionit. Debatuam per pagesen e kafeve, por ai ne menyre te prere nuk me lejoj te paguaja. Pas pak me kerkoj leje te dilte, pasi te takuar nje mikun e tij. U kthye shpejt. Pasi u ul, vuri mbi tavoline nje bilete dhe nje qese me dy kile banane. - Kjo eshte bileta e autobuzit per ne Tetove dhe keto bananet te engledisesh rruges. E falenderova per ndihmesen dhe nxorra paratë t’i paguaja shpenzimet, qe kish bere per mua, por ai kundershtoj ne menyre kategorike. Ky respekt, me beri te ndjehesha debitor ndaj ketij zoterie, qe sapo e kisha njohur e po shprehte miqesi, nderim e respekt te rralle, qe me emocionoj. Shqiptaret e kane ne tradite respektin dhe miresjelljen, por kjo e Fadilit i kapercente te gjitha parametrat e miqesise. Keshtu pra, rastesisht u njoha e u bera mik me Fadilin nga Orizaj, nje zoteri me virtyte te çmuara burrerie. Dolem nga bari. Fadili me shoqeroj deri te dera e autobuzitdhe i tha shoferit: - Ky zoteria eshte miku im, ule ne vendin e pare e do ta zbresish ne Reçic te Vogel, afer pazarit. Qesha me gjithe shpirt per perkujdesjen e tij, u pershendetem e u perqafuam si dy miq te vjeter. - Ika, se u bana vone – me tha – po me presin ne Kumanove. Shtanga dhe nuk gjeja fjale t’i flisja. I mallengjyer e me ze qe me dridhej, i thashe vetem faleminderit. Pra, Fadili nuk e kishte rrugen per ne Shkup, por pasi kishte degjuar per ndodhin time, nuk me la te prisja i deshpruar dhe i braktisur ne mes te rruges, por u ngrit, mori makinen dhe me shoqeroj deri ne Shkup. Ndonje lexues mund te thote, se kjo ngjarje eshte fantazi shkrimtari, por sinqerisht ju them se, gjitheçka eshte e vertete. Keshtu, gjate rruges te kthimit per ne Tetove, mendoja per Fadili, ate burre fisnik, qe me ndihmoj vellazerisht, ne nje situate teper te veshtire. Në të ngrysur arrijtem ne Tetove. Shoferi, ne zbatim te porosise te Fadilit, me zbriti pikerisht prane shtepise te Skenderit. Pasi trokita, deren e hapi Skenderi. Kur me pa, mbeti ishtangur, ferkoj syte si te mos besonte qe isha une para tij dhe me shume prokupacion me mbyti me nje varg pyetjesh:
75
- Çfare ndodhi, pse u ktheve, a ndjehesh mire, hyre brenda, – me ftoj me nje preokupim te dukshem. I tregova hollesisht aventuren time te asaj dite dimri te ftohte nentori Tetove. Skenderi i telefonoj Zeqirit, i cili erdhi menjehere. Dhe ai u pikellua per çka me ndodhi. Vendosem, qe te nesermen te shkonim ne agjensi, qe te me rimborsonin bileten. E humba shansin te shkoja ne Siena. Ne mengjez shkuam dhe e takuam pergjegjesin e “Sharr Turist”, i cili u prek shume nga trajtimi i keq, qe me kishin bere serbet. Gjate bisedes me drejtoj nje pyetje, qe mua m’u duk sikur e beri me teper per te kerkuar aprovimin tim, se sa per t’u informuar. - Doktor, me 18 nentor, perurojme linjen ajrore Shkup – Milano, a deshiron te rezervoj nje vend? - Nuk me paska braktisur fati, – i u pergjigja me entusiazem, – sigurisht qe pranoj. - Shume mire, atehere shkojme e bejme bileten. - Dakort – aprovova une - dhe me shaka shtova, – se paku ne Shkup nuk ka polici serbe. Keshtu filloj seria e trete e aventures time ne Tetove. Diten e enjte me 18 tetor, Zeqiri dhe Skenderi me shoqeruan ne aeroportin e Shkupit. Ne dreke hypa ne avionin e linjes Alitalia e ne pasdite zbrita ne Milano, ku gjitheçka rrodhi ne normalitet, me rregull admirues, me stuardesa dhe policine kufitare respektuese, me kulture tipike per popujt e qyteteruar. Kur po dilja nga aeroporti i Milanos, pyeta nje punonjes te policise tributare, se ku mund te merrja nje taksi. Ai u ngrit e me shoqeroj deri ne sheshin e taksive. Prtja ne Milano nuk mund te krahasohet me pritjen e eger serbe. Dy bote – dy kultura te ndryshme. Kane kaluar 21 vite nga keto ngjarje dhe vazhdoj t’i kujtoj me te gjitha hollesite. Ruaj nderim dhe respekt per Zeqirin, per Skenderin e ne veçanti per Fadilin nga Orizaj, ate shqiptar me virtyte te rralla bese e burrenie. Asgje s’kam harruar e mund te shkruaj me gjate dhe me me shume hollesi, por kaq mjafton. Si deshmi te kesaj ngjarje, ruaj bileten e verdhe te autobuzit, qe Fadili e bleu ne agjensine e Shkupit. Mbi te gjitha ruaj ende mirenjohjen per te gjithe keta miq te rralle.
76
DITA E VERËS SHQIPTARE. Kur arrinё festa e Ditёs sё Verёs, pranverёn e kemi brenda nё zemёr.
Me 14 mars, kremtohet Dita e Veres, dita hiroshe dhe gazmore, qe ka qene e mbetet festa me e bukur popullore mbare shqiptare. Dita e Veres e ka origjinen ne antikitetin pellazgo-iliro-albanez, e kesisoj eshte ruajtur dhe e transmetuar me tere bukurine e saje deri ne ditet tona, madje eshte proklamuar dhe feste kombetare. Dita e Veres eshte feste e kahereshme pagane, e cila ne antikitet kremtohej me 1 mars, dita qe perkonte me fillimin e muajit te pare te vitit, me pranveren sipas kalendarit te asaj kohe. Ne kohet e lashta, njerezit gezoheshin se po dilnin nga stina e dimrit, perjetonin shkrirjen e bores, ndiçimin e kaltersise qiellore, diellin e ngrohte, gjelberimin e natyres, çeljen e luleve, daljen e bagetise ne kullota. Me shume gezoheshin femijet, qe fillonin te luanin ne mjediset e hapura, si dhe te rriturit qe fillonin pergatitjet per mbjelljet e pranveres. Keto ndryshime te natyres, iliro-albanezet i festonin me 1 mars, dita qe shenonte fillimin e muajit te pranveres. Ne lashtesi viti kishte 10 muaj dhe fillonte me marsin pranveror, çka spjegon pse muaji i 7° eshte shtatori, i 8° tetori, i 9° - nentori dhe i 10° - dhjetori, madje kjo rradhitje e muajve mbeti e pa ndryshuar dhe pasi romaket i shtuan vitit dy muajt dimeror, janarin dhe shkurtin. Muajit janar, emerin i a kane dhene romaket per nder te Ianuarius, Hyut Romak ruajtesi i portave dhe i urave, i perdorur ne kuptimin, se muaji janar hapte portat per vitin e ri. Kalendari romak ishte më i shkurter se aktuali dhe kishte vetem 304 dite. Ky kalendar ndryshoj me mbretin e Romes Numa Pompilio (754 – 673 para Krishtit), i cili i shtoj vitit dy muajt e dimrit, janarin dhe shkurtin dhe e beri vitin kalendarik, te barabarte me vitin djellor. Muajin e fundit te dimerit, iliro-albanezet e quajten shkurti, si perkufizim i muajit me te shkurter te vitit me 28 dite (29 dite per vitin e brishtë), ndersa emeri e ka origjinen nga latinishtia - februare (shqip - fruri), emer, qe i u dha per nder te hyut etrusk Februus dhe hyjneshes romake Febris, qe e kishin kulmin e lidhjes se tyre dashurore me 14 shkurt, qe me pas do te behet festa e Shen Valentinit. Muaji shkurt fillimisht kishte 29 dite dhe 30 dite ne vitin e brishtë, por Perandori August i a hoqi shkurtit nje dite dhe i a shtoj muajit gusht (august), qe u be jashte rradhe me 31 dite, ne menyre, qe muaji i dedikuar atij vete (August), te mos ishte me i shkurter se muaj korrik, qe kishte emerin e Çesarit (Julius). Sipas kalendarit te vjeter Julian, i shpallur nga Jul Çesari ne vitin 46 para Krishtit dhe qe ka funksionuar deri ne shekullin e XVI, dita e
77
veres vazhdonte te festohej me 1 mars, ndersa pas 15 tetorit 1582, me aplikimin e kalendarit Gregorian, fillimisht viti u spostua me 10 dite ne vitn 1600, me 11 dite ne vitin 1700, me 12 dite ne vitin 1800 dhe me 13 dite ne vitin 1900. Keto shtesa u diktuan nga numeri i viteve te brishtë (me 29 dite), per sejcilin shekull ne vazhdim. Nga shekujt e me pasem, festa e fillimit te veres, u festua me 14 mars, si resultat i spostimit 13 dite te vitit sipas kalendarit Gregorian. Festa e dites se veres me 14 marsi, perkon dhe me festen e Perendise Mars, qe i dha emerin muajt III te vitit - muajit te pare te pranveres. Dita e Veres – Dita e Luleve, festohet ne alegri kolektive, me bukurine e thjeshtesise se saj, organizohet me kulture shqiptare duke respektur ritet e rregullat e saj te origjines pagane, kremtohet me madheshti, me kenge e valle, me argetime, me lojra dhe gara, duke perfshire ne gezim te gjithe popullin. Dita e Veres, ka qene, mbetet dhe do te jete perhere mbi te gjitha festat e tjera politike e fetare te popullit tone. Eshte folur shpesh, duke e cilesuar si festa e Elbasanit, ndersa ne fakt nuk eshte festë lokale, sepse ka qene, eshte e do te mbetet feste mbare shqiptare, e kremtuar nga Vermoshi, Doklea dhe Mitrovica, deri ne Follorina, Janina, Preveza e Arta; nga Durresi e Elbasani - deri ne Shkup, Manastir e Kostur. Festohet ne male e ne fusha, ne fshat e ne qytet, ne atdhe dhe ne mergim, madje e festojne bukur arbereshet e Italise, te cilet e moren me vehte dhe e vazhduan kete feste tradicionale edhe ne dhè te huaj. Ndonese diku festohet me pak e diku me shume, rendesi ka se kjo tradite e lashte pagane vazhdon dhe Dita e Verese mbetet festa me e bukur shqiptare, festa qe shënon fundin e dimrit te acarte, dhe rizgjimin, riperteritjen e plazmimin e natyres, hyrjen e pranverës, çeljen e luleve, eshte festa e dashurise per njeriun, per jeten dhe per natyren. Populli i Elbasanit, ka merita te pakontestueshme, se e ruajti kete tradite shume shekullore, e mbajti te paster, e festoj me gjithe bukurine e saj, me gjithe pasurine e madhe me rite te lashta, i dha shpirtin e vet, duke shmangur çdo lloj tentative per t’i bashkangjitur elemente fetare dhe sidomos pa e ngaterruar me aspekte politike. Ndersa ne shume treva te tjera kjo feste u zbeh dhe u “harrua”, populli i Elbasanit vazhdoj ta festoje rregullisht, sepse e ndjenin ne shpirt, e ruajten ne kulturen e tyre qytetare, e perjetonin dhe e kremtonin me te gjithe bukurine e saj dhe kesisoj Elbasani prej shume dekadash, ose me sakte prej shume shekuj, eshte bere zemra, eshte bere Tempulli i Dites se Veres. Per festen Dita e Veres, kemi dhe deshmi te hereshme, qe hedhin drite se festohej ne te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret, si dhe per
78
origjinen e lashte, me zanafillen ne vitet e largeta te paganizmit. Per origjinen e lashte te kesaj feste kane shkruar shume mentora shqiptare dhe ndermjet ketyre shkrimeve do te veçoj dy me tipiket. Eruditi Faik Konica, 103 vjet me pare, duke i u drejtuar “miqeve dhe shokeve te Lidhjes Shqiptare Vatra”, me nje leter te shkruar me stilin e tij elegant, plot art e kulture, rrefente si e festonin Diten e Veres, shqiptaret e trojeve jugore: “Eshte dita ne te cilen gjysherit tane, kur s’kish lindur krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe greket e vjeter, festen e perendive te luleve e te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikturat e Botticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndjenin detyrë t’i u faleshin perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajmë Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për t’u dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”. Nje përshkrim tjeter i dedikuar festes te Ditës së Verës nga malësorët katolikë të veriut, e ka dhene At Bernardin Palaj, me nje shkrim te bukur te vitit 1920, pra 94 vjet me parё, ku i pershkruan me art teresine e riteve, qe zhvilloheshin ne festen e Dites se Veres, pa asnje medyshje, rite me origjine ne lashtesine ilire: "Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë laknat e bathën, shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë, që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të marsit. Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë:‘Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shumë! Po lidhim shtringat’ etj. etj. Kështu përsërit këtë veprim për sejcilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë". I prezantova keto pershkrime plot ndjenja dhe art, pasi ne menyre
79
sintetike si Faik Konica dhe At Bernardin Palaj, kane shprehur thelbin e Dites se Veres, si festohej nje shekull me pare, duke i renditur ato rite, qe zhvillohen ne kete feste dhe ne veçanti kane evokuar origjinen e lashte te kesaj feste pagane iliro – albanezo – shqiptare. Origjina e festes “Dita e Veres”. Festa e Dites se Veres sone, e ka origjinen ne agimet e hereshme te pagane. Auoret antike permendin hyjni dhe ritet, qe zhvilloheshin per festimin e pranveres, te ringjalljes te natyres. Homeri ne Iliada dhe ne Odisea, tregon per ritet dhe sakrifikimet ne tempujt, per te kremtuar fillimin e pranveres, ne ato kohe te largeta parahelene. Kulti i Dites se Veres pelasge u ruajt nga iliret, madje shume nga ritet e lashta ruhen ende dhe ne ditet tona.
Stella me statujen e Artemise ne Apolloni, ku ndodhej dhe Tempulli i Artemise
Ne periudhen helene, Dita e Veres festohej me 11 mars ne nderim te Artemise (Αρτεμις, Aρτέμιδος - e bija e Zeusit me Leto - Latona), hyjnesha e pyjeve, e gjuetise me hark, e virgjinitetit te perhershem, e lindjes dhe e fertilitetit, e rinise se perjeteshme, e henes qe rritet, perçuese e drites se henes ne erresire, personifikim i shpirtit te pavarur femeror, mbrojtese e kafsheve te egra, pra hyjnesha ripertritjes te natyres, hyjnesha e pranveres.
80
Ne 11 mars, ne nderim te hyjneshes qe lajmeronte pranveren, banoret bёnin peligrinazhe ne tempullin e Artemise, fillimisht hynin vajzat e vogla qe vallezonin te kapura per dore ne rreth, me pas hynin te rriturit, qe linin dhurata te shumta dhe benin kurban nje cjap, Artemise, ishte Zonja e Efes-it me shume gjij, simboli gjysemnjerezor i pjellshmerise, i mireqenies dhe mbrojtese e amazonave. Artemise ishte shembelltyra e gruas, qe gjate jetes, kryente shume role, dhunti keto qe shprehnin potencialin krijues femeror. Festimet e Dites se Veres, fillonin me 11 mars ne Tempullin e Artemise dhe vazhdonin deri me 15 mars, kur hena behej e plote.
Hyjnesha Diana Muzeu Luver - Paris
Sipas shkrimtareve antike, tempulli i Artemise ne Efes, u dogj diten e lindjes te Aleksandrit te Madh, ne vitin 356 para Krishtit. Aleksandri i Madh, e adhuronte kete hyjneshe dhe ne nderim te saj, ne vitet e me voneshme e rindertoj tempullin e Artemise. Ne periudhen helene, ne trojet ilire ishin ngritur disa tempuj ne nderim te hyjneshes se pyjeve e nder ato me i fameshmi ishte tempulli i Artemise ne Apollonia. Ne periudhen romake, hyjnesha Artemise u identifikua me Dianen dhe kudo ku kishte tempuj te Artemise, romaket nuk i shkaterruan, por i ruajten dhe i pershtaten panteizmit romak, duke i dhĂŤnĂŤ emerin e hyjneshes Diana, per nder te ciles beheshin kremtimet e fillimit te stines se pranveres.
81
Emeri Diana eshte me rrenje latine dius, qe do te thote dritë, me origjine nga fjala dies – drita e dites, e cila ne formen latine arkaike eshte divios, çka sugjeron se emeri i sakte duhet te jete Diviana. Diana ishte hyjneshe romake, por edhe ilire, qe e nderonin si zonja e pyjeve dhe e lendinave, mbrojtese e kafsheve te egra, mbrojtesja e burimeve, lumenjeve, pyjeve, mbrojtese e grave, hyjnesha e drites, mbrojtese e fertilitetit te natyres. Diana nderohej si hyjnesha e fekondimit dhe e lindjes, si e pershkruan Ovidio ne Fasti, III, faqe 397. Shume historiane, qe i jane dedikuar studimeve rreth kesaj hyjnie, thone se kulti i Dianes eshte me antik, eshte parahelen me origjine nga kultura pelasga. Hyjnesha Diana, ne kohen e Republikes Romake, njihej dhe me emerin Lucina, me origjine nga emeri Lucinus – bartese e drites. Shkrimtaret dhe historianet romake, e kane pershkruar festen per nder te hyjneshes Diana, ku gjejme ngjashmeri impresionuese, me ritet qe kryhen ne festen te dites se veres ne ditet e sotme. Nje nga keto pershkrime po e prezantoj ne vazhdim: “Ne feste marrin pjese edhe sklleverit. Ne mengjez, pronaret dhe sklleverit zgjohen heret, lahen dhe fillojne pergatitjet per festimet. Grate falen ne tempullin e hyjneshes, ku shenjteronin veshjet e tyre te reja. Ne kete dite, grate i luteshin dhe i kerkonin ndihme Dianes ne cilesine e Luçina, mbrojtsja e lindjeve; gjuetaret i dedikonin armet, dhembet e derrave dhe brinjet e drerave. Pas ketij rituali, turma e popullit dilte nga tempulli e shkonte ne pyllë, te gjithe mbanin ne duar pishtare.” Kulti i Dianes nderohej nga te gjitha fiset ilire, te cilet per kete hyjneshe, kishin ngritur tempujt e Dea Diana – Hyjnesha Diana. Nder tempujt ilir te dedikuar kesaj hyjneshe, do te permend dy me te fameshmit, ekzistenca e te cileve eshte dokumentuar, si tempullin e Diana ne Doklea dhe tempullin e Diana ne Kandavia. Doklea (ndodhet ne Mal te Zi), ishte qendra e fisit ilir te dokleateve (Pietro Sticotti – 2006). Pas pushtimit romak u fuqizua, madje romaket ngriten shume vepra publike dhe kulti, nder te cilat dhe tempullin Diana. Ne Enciklopedine Italiane te vitit 1933, duke i u referuar historise romake shkruhet: ”... Da una stazione militare ossia castello, sorto nel territorio della tribù illirica dei Doclati o Docleati, si sviluppò dapprima una comunità di diritto latino attribuita alla colonia di Scodra (Albania) e affidata a un principe indigeno, poi da Vespasiano fu fatta municipio regolare. Aaveva foro, basilica, templi, di cui uno dedicato a Diana ….. Fu distrutta dagli Avaro-Sloveni all'inizio del sec. VII”. “... Mbi nje stacion militar, apo nje keshtjelle, Dioklea u ngrit ne territorin e fisit ilir te Doklateve ose Dokleateve, u zhvillua fillimisht
82
si komunitet i te drejtes latine dhe si pjese e kolonise te Shkodres (Albania). Qyteti i ishte besuar nje princi vendas, por me pas perandori Vespasiano e beri municipio te rregullt. Kishte gjykate, bazilike, tempuj, nga te cilet njeri i dedikuar Dianes, qe u shkaterrua nga Avaro-Sllovenet ne fillim te shekullit VII” (shekulli VII pas Krishtit). Krijimi i kultit dhe rritja e hegjemonise te hyjneshës së re Diana ne fiset ilire, vertetohet me tempullin kushtuar Dianae Candaviensis, qe sipas disa autoreve, ishte ndertuar në Çermenike, ne verilindje të qytetit Skampa, pranë udhës Egnacia, që përshkonte malet Kandave në territorin tonë. Shume studiues te tjere sugjerojne se, ishte ndertuar thelle ne male dhe festimet per nder te kesaj hyjneshe u perhapen dhe ne trevat e tjera fqinje, sidomos ne Skampa - Elbasan.
Emeri i Hyjneshes Diana, i gdhendur ne bazamentin e nje kolone mermeri ne tempullin Diana ne Doklea. Njoftimin e pare per keta tempuj e dha studiuesi austriak dr. Camillo Praschniker, i cili gjate kerkimeve arkeologjike, zbuloj emerin Diana te gdhendur ne bazementet e kolonave te tempullit te Doklea, por surpriza me e kendeshme, si thote ai, ishte se zbuloj mbishkrimin Add Diana Candaviensis, qe do te thote tempulli “i dedikuar Dianes te Kandavias”. Sipas Praschniker, ky tempull ka qenë ngritur ne thellesi dhe ne lartesite te vendit, çka nenkupton ne malet e larta te treves se Kandavia - Kunavia. Ne tempullin e Diana te Kandavia, kryheshin ritet festive te Dites se Veres, qe fillonin me pelegrinazhet e banoreve, me lutje dhe sakrifi-
83
kimet. Ne tempullin e Dianes, njelloj si ne tempujt e Artemise, sakrifikohej nje cjap, ose nje dash dhe me pas festa vazhdonte me argetime, valle, kenge e lojra popullore. Ashtu si objektete tjera te kultit iliro-albanez dhe tempulli i Diana i Kandavia – Kunavia, ka lene vulen e vet ne toponomine e treves ku ishte ngritur, ashtu si dhe ne kulturen e banoreve, qe ruajne shume doke te lashta, qe shprehin nderimin per kultin e hyjneshes Diana. Pas dyndjeve barbare (shek IV – VII pas Krishtit), tempulli Diana i Kandavia, u rrenua plotesisht. Me gjithe pluhurin e pameshirshem te harreses shume shekullore, malesoret i kane ruajtur toponomet e vjetra, qe na orientojne te supozojme se ky tempull ka qene i ngritur ne malet e larta, si shkruan eruditi Eqerem Bej Vlora: “tempulli ishte ngritur ne mes bukurise mahnitese te pyjeve te Kunavise”.
Fragment bazorilievi me motive zoomorfe, me prani elementesh antropomorfe. (zbuluar ne treven e Martaneshit).
Ne treven e Martaneshit gjejme shume toponime, qe i referohen tempullit te Dianes, si Lugu i Deas, Luciana, Lugu i Divave (Diva emer latin, qe do te thote Dea - Hyjnesha), Lugi i Shtylles, Koliba, Shpati i Dianes, qe shtrihet nen majen e malit te Kaptines, çka sugjerojne se ky tempull ka qene i ngritur mes ketyre maleve. Keto toponime, i ka verifikuar me shume impenjim Arben Dervishi, nje djale martaneshas, i perkushtuar me pasion per historine e vendlindjes e ne veçanti ne identifikimin e toponimeve me origjine latine. Keto toponime, si dhe ritet e kremtimit te Dites se Veres, festes se luleve, festes te ripertritjes te natyres, festes se plazmimit pranveror, qe festohet nga malesoret e Kunavise, eshte nje tregues, qe shtohet ne
84
vargun e argumentave, qe sugjerojne te kerkohen gjurmet e tempullit te Dianes ne kete treve. Tempujt e Dianes, ashtu si te Artemise, ishin zbukuruar me motive floreale dhe zoomorfe, qe evokonin fuqine e ketyre dy hyjneshave mbrojtese te natyres e te kafsheve. Kesisoj ishte zbukuruar tempulli i Artemise ne Apolloni, ku eshte zbuluar kapitel me dy zogj. I njejti zbukurim ka qene dhe ne tempullin e Dianes ne Kandavia – Kunavia, si deshmon nje fragment guri ku jane gdhendur dy shpendë, ne brendesi te cilit jane te pranishem dy miniatura antropomorfe e nuk eshte çudi, qe pasqyrojne Dianen, hyjneshen mbrojtese e kafsheve. Qe ky bazoriliev eshte parakristian, nuk ka asnje dyshim, pasi keto lloje veprash nuk viheshin neper kisha, as ne ndertesat e banimit. Fotografine e fragmentit te bazorelievit me dy zogj, ma ka dhuruar Cati Kotja, i apasionuar ne kerimet per historine e vendlindjes, cili e ka gjetur ne shtratin e lumit Mat, ne pjesen e Grykes se Blishtes. Ky bazoriliev eshte nje tregues se tempulli i Diana Candaviensis, ishte i ngritur ne kete treve me bukuri natyrore mahnitese. Natyrisht iliret, qe ne periudhen e hereshme pararomake, kishin dhe nderonin perendite e veta, hyjnite pellasgo - ilire, qe me pas ose u perzien me ato helene dhe romake, ose u zevendesuan me ato te kulturave te tjera, sidomos me te panteizmit romak, por edhe romaket moren nga kultura ilire. Ashtu si helenet nderonin Artemise dhe romaket Dianen, sipas shkencetarit tone te shquar Eqerem Çabej, iliro-albanezet nderonin hyjneshen Zana, e cila ishte mbrojtesja e pyjeve, e livadheve, e korijeve, e burimeve te ujit dhe e lumenjeve, ishte zonja e gjuetise, e drites se henes, e kafsheve te egra e natyres, ishte hyjnesha e pranveres. Kulti pararomak i Zanes ka mbijetuar dhe eshte i pranishem kudo ne trojet tona. Sipas rrefenjave te shumta dhe te bukura popullore, hyjnesha Zana, shetiste neper pyje e male, lahej ne burimet e fresketa, pushonte neper livadhet e gjelberuara e plot lule e me fillimin e veres, shkonte ne faltoren e vet, ku merrte dhuratat, qe i blatonin banoret. Artemisa – Diana – Zana (Thana). Lexuesi mund te pyesi: A ka lidhje teonimike ndermjet Artemisit helene, Dianës romake e Zanës iliro - albaneze? Lidhjet dhe ngjashmerit ndermjet kultures helene, romake dhe ilire, ndeshen kur analizojme përafrimet bindese mes emrit të hyjneshës pagane dhe rrefenjave mistike që lidhen me ato. Kjo ngjashmeri prej kohësh ka terhequr vëmendjen e studiuesve etnoliguistë, etimiologë, historianë, mitologë, teologë, pikerisht kjo
85
afëri mes emrave Diana e Zana, e nxiti te madhin Eqerem Çabej, të vihet në kërkim të perputhmerise të mitieve me shkencën. Si u tha me siper, romaket e zevendesuan Artemise me Diana, pasi te dyja keto hyjnesha ishin te ngjashme mes tyre, ndersa per lidhjen me Zanen pelasgo-iliro-albaneze, i madhi Eqerem Çabej ka dhene pergjigjie bindese: "Diana romake u shtri në Iliri përmbi perëndeshën e vendit, e cila i përgjante asaj dhe i dha emrin e vet". Pra, Diana e Romës, jo vetëm shkrihet me hyjneshen ilire pararomake, por gjatë procesit të romanizimit të ilirëve, ajo merr emerin e saj dhe nga nga Zana behet Diana, duke u mpiksur në shpirtin romak, qe e nderonin si hyjneshen e natyres, si hyjnesha e pranveres. Iliret kane huazuar shume elemente nga kultura romake, por dhe romaket moren nga iliret, kesisoj moren hyjnite dhe shume rite te tjera panteiste ilire e ky shkembim i ndersjellte kulturoro-shpirteror, vazhdoj dhe ne periudhen e krishterimit, kur si dihet, romaket moren dhe pervehtesuan shume shenjetore te kishes Ilire. Zana ilire, u bë Diana romake dhe ne vazhdim, kjo hyjneshe e re, u ngjiz ne shpirtin e popullitt vendas dhe kjo fryme u ruajt integrale, ose u ndryshua shume pak nga me e pareshmja ilire, qe ruhet ne traditen tone me mitet e Zanave, Orëve dhe Shtojzovalleve. Ekzistencen e Zanes hyjnesha ilire, na e deshmojne rrefenjat tona popullore, qe tregojne per Zanen e Malit, çka nenkuptonte vendqendrimin e kesaj hyjnie ne malet e larta, kesisoj, si shkruan i madhi At Gjergj Fishta, per Zana e Malit, Zana e Veleçikut, Zana e Miliskaut etj. Zana është një qenie mitologjike, ndërsa Ora eshtë shoqeruese me “detyra” të caktuara, ashtu si amazonat shoqerojne Artemisen dhe si nimfat shoqerojne Dianen. Sipas studiuesit Tonin Çobani, në rrefenjat popullore, kur përmenden Zanat dhe Orët, thuhet Shtojzovallet, ku Zanat dhe Orët janë mitologjike, ndërsa emertimi “Shtojzovallet” vjen si eufemizëm për Zanat e Orët, ose për të dyja së bashku. Zana përshkruhet shumë e bukur, si te gjitha hyjneshat, prandaj thuhet: E bukur si Zanë, ndersa Orët mund të jenë ose jo të bukura e ketu del miti i shtriges (Diana shtriga), si e gjejme ne fshatin tim Vali, ne toponimin “Perroji i Shtriges”, ashtu si eshte toponim i perhapur dhe ne sshume treva te tjera. Zana hyjneshe, ashtu dhe Orët, pra Shtojzovallet, zotërojnë edhe një fuqi të mistereshme: aftësinë për të shitùar njerëzit, njelloj si vepronte Artemise dhe Diana, per burrat qe guxonin t’i veshtronin kur laheshin se bashku me amazonat dhe nimfat. Zana shiton burrat, që guxojnë t’i shohin shtojzovallet tek lahen lakuriqe e duke vallezuar nën dritën e hënës, pra i shitojne burrat, që guxojne t’i trazojne gjatë ekstazës së tyre të vallëzimit.
86
Ne kete kendveshtrim, hyjnesha Zana iliro-albaneze, ngjanë me Artemise helene, e cila i vriste me shigjete te harkut te saj, burrat qe e veshtronin. Kete fuqi e kishte dhe Diana, e cila i ndeshkonte burrat, qe guxonin ta shihnin Ate me nimfat, duke u lare dhe duke vallezuar nen driten e henes. Bazuar ne fuqine e Zanes per te shituar burrat, ne traditen tone popullore, perdoret mallkimi “te shitofshin Zanat”, ose “te vrafshin Zanat”, njelloj si mallkimi shume i perdorur “te vrafte Zoti”. Sipas rrefenjave popullore, folja “me shitue” shpreh një veprim të mistershëm, që e zotëronte vetëm Zana Hyjnesha, e cila kur zemërohej me burrat, i shitonte, i linte pa mend në kokë tërë jetën, i bente të paaftë për t’i dalë zot vetes; i marroste, ose e keqia me e madhe, i ngrinte në vend, i bënte kallkan.
Rembrand Van Rijn (1606 – 1669) Diana duke u lare me nimfat. Nje tjeter ngjashmeri e Zanes me mitin e Artemises dhe Dianes, eshte vallja e Oreve, e Shtojzovalleve (shtoj-o-zot vallet), qe kercehet ne rreth, te kapura per dore njelloj si amazonat e Artemises, qe vallezonin ne driten e henes dhe si vallezonin nimfat e Dianes romake. Festa e Dites se Veres shqiptare, ashtu si ne lashtesi dhe ne ditet e sotme kremtohet ne natyren e ndriçuar nga bukuria e gjelberimit te njome dhe e lulezimit masiv, mbeshtjelle me te ngrohtin perkedheles te diellit pranveror, qe shkelqen ne qiell te kalter; organizohet ne mjedise te hapura, qe lejojne pjesemarrje masive.
87
Festa e pranveres kremtohet ne vende te shenjta, tradicionalisht te koheve pagane, qe nuk kane lidhje me festat fetare aktuale. Vallet mitologjike te amazonave, nimfave dhe shtojzovalleve, jane pjese integrle e piknikut te Dites se Veres, ne paraditen e 14 marsit, ku vajzat kercejne si shtojzovalle dhe djemt me valle “luftarake”. Ne festen Dita e Veres, ishin e jane aktive lojrat e garat popullore, si ato qe zhvilloheshin ne tempujt e Artemise e te Dianes. Lojrat argetuese dhe garat gjate kesaj feste, imitojne situata me elemente te luftes si p.sh loja e Kalase Dibrançe, garat me kuaj, mundja e lire etj, te cilat evokojne hyjnine e luftes Marsin, qe festohet me 14 mars, ne te njejten dite me festen e pranveres. Prof Eqerem Çabej, duke e lidhur origjinën e emerit Zana ilire, me Dianen e romakëve, thekson se “kulti i fortë i Dianës në Shqipëri dhe përveç vendit tone, në mbarë Gadishullin e Ballkanit të kohës antike, sikundër shihet nga dëshmia e mbishkrimeve, na shtyne të pranojmë se me Diana kemi të bëjmë me një ‘interpretatio latina’ të hyjnise epike vendase pararomake, pra te Zanes.” Ekziston dhe një shpjegim i A.Meyerit, i cili thote se “Tek emeri ilir Thana, mundtë ruhet një shkallë e vjetër e shqipes e emerit Zana”, të cilën Çabej e quan si variant i pranueshem. Ky version eshte bindes, si sugjerohet nga disa zbulime arkeologjike ne trevat e banuara nga iliret ne Kroacine e sotme dhe ne Doklea, ku jane gjetur shume mbishkrime me emrin e hyjneshes Thana, qe jane mbeshtetje e opinionit te Mayer, se emeri Thana eshte forma arkaike e emerit Zana. Këtu na vjen në ndihmë arkeologjia, e cila dëshmon se në Bosnje dhe ne Kroaci janë gjetur altarë votivë (blatues) me figura hyjneshash te shoqeruara me mbishkrime në trajtën "Thanae patrono - Thana padrone" apo "Thanae et Vidaso". Sipas ilirologut A. Stipçeviç, nga figurat e këtyre altarëve rezulton se Thana ilire përkon krejt me profilin e Dianës romake. Kulti Thana - Zana i përhapur ngado në Iliri, i mbijetoi pushtimit romak, si dëshmon nje gur altari, i kushtuar dy hyjnive ilirë Vidaso e Thanae, i zbuluar në Topusko të Kroacisë. çka tregon se pas pushtimit romak, fiset ilire Oseriate e nderonin hyjneshen Thana. Kulti i hyjneshes Thana ndeshet dhe tej detit, si rezulton ne gjetjet arkeologjike në Scala di Furno (Lecce - Itali), ku ne nje fragment vazo blatimi e shekullit VI para Krishtit, shihet një mbishkrim i kushtuar hyjneshës Thana, e cila nderohej prej fiseve mesape dhe ilire dhe që i ka shtyrë studiuesit të mendojne se kjo zone i ishte perkushtuar dhe nderonte hyjneshën tonë Thana – Zana. Nga keto qe parashtrova me siper, shihet ngjashmeria ndermjet tre hyjneshave, Artemisa e ndjekur nga amazonat, Diana e shoqeruar nga
88
nimfat dhe Zana me Orët (Shtojzovallet). Me kete aspekt te veçante spjegohet perse Zana, në gjuhen shqipe shpesh del në numer shumës si "Zanat", “Oret”, “Shtojzovallet”, madje dhe ne shume toponime si: "Logu i Zanave", "Shpella e Zanave", "Pylli i Zanave", “Perroji i Zanave”, “Oret e Shales”, “Oret e Dukagjinit”, “Oret e Valit”. Ne keto toponime, emertimi Zana, perdoret ne kuptimin hyjnesha mbrojtese e Dukagjinit, e Shales, e Valit etj etj, ashtu si dhe Artemise ishte mbrojtese e Efesit dhe e Apollonise. Te tria hyjneshat, Artemisa helene, Diana romake dhe Zana iliroalbaneze, nga pikëpamja e rendit hyjnor, janë të njëjtës shkallë, pasi cilësohen hënore, pra ne rendin tone përkojnë me Hanën. Duke vijuar kerkimet mbi paralelet mitologjike, rezulton se dhe ne popujt e tjere ekzistojne mitet e shoqerueseve te hyjneshave, si p.sh sardet kane janas, keltët kane anwan-at, sllavet kane vila-t, italiket kane janara-t, të quajturat "ushtaret e Hanës", të cilat kane të njëtat atribute si të Oret tona (Shtjzovallet), si amazonat dhe si nimfat. Në mitologjitë e vendeve te tjera, kur flitet per janas apo janara-t, tregohet se, ato dalin natën dhe rrezatojnë dritë të bardhë. Veçori e rrezatimit te drites se bardhe e ndeshim dhe në folklorin shqiptarë, ku per te pershkruar bukurine e rralle te vajzes malesore ne shume kenge thuhet “e bardhё si Zana”, ashtu si perdoret si urim “ardhesh e bardhe si Zana”, pra te sjellish miresi si hyjnesha Zana. Keto hyjni sarde, kelte, italike dheciliro–albaneze, flaterojne neper shpatet e maleve, neper pyje, livadhe, korije etj. Zanat iliro –albaneze, shkruan i madhi Çabej:"flaterojnë sikurse Hermes me flatrat e tyre të arta prej majavet të malit teposhtë për të pare dyndjet e luftës ose mundjen e dragonjve, te kulçedrave, a për t'i u shtruar trimave bukën në bjeshkë". Po keshtu Zanat jane mbrojtese dhe te njerezve qe kane nevoje, si e ndeshim ne rastin e Gjeto Mujit ne eposin e Kreshnikeve, ku Zanat e ushqejne me tamel gjiri dhe i japin forcen Mujit, per te luftuar kunder armiqeve te vendlindjes. Kjo ngjashmeri mitologjike me kulturat e popujve te tjere, shprehet ne toponime, madje ashtu si iliro-albaneze kane toponime te lidhura me Zanat dhe popujt e tjere, kane njesi gjeografike me emrat e miteve te veta, kesisoj ne Itali kemi: Grotta de Janare, Domusde Janas, Laguna de China, Monte des Genes; ne Spanje Las Cueva les Xanes dhe ne France Fleuve Sianna etj. Ne periudhen e krishterimit, ndodhen ndryshime ne kulturen e nderimit te hyjnive pagane. Per te shembur mitet e vjetra, kristianizmi i shenderroj ne shtriga Zanat, Oret, Janas, Anwan-at, Vila-t dhe
89
Janara-t. Ne trojet arberore ka shume toponime me emer “shtriga”, te cilat i perkasin pikerisht periudhes te perhapjes te krishterimit. Populli yne e ka ruajtur mitin e Zanave, madje ata zene vendin me te madh te lendes mitologjike ne “Lahuta e Malecise”, kryevepres te At Gjergj Fishta, si e ka treguar studiuesi kompetent Tonin Çobani ne disertacionin “Ngjizja mitologjike ne Lahuta e Malecise”. At Gjergj Fishta i ka dhene hapsire te gjere Zanave dhe Orëve, sidomos Zanes te Frymëzimit, që na e shfaq te identifikuar si Zana e Maleve, Zana e Veleçikut, pra e prezanton si një alter autor, duke e bërë kështu një element funksional të strukturës përmbajtjesore dhe narrative të veprës. Vlen te theksohet se, Zanat dhe Orët dhe figurat e tjera mitologjike, në veprën e Fishtës nuk vijne si mite të gateshme, si mund të mendohet sot kur etnologët studiojnë mitologjinë shqiptare dhe kur e krahasojnë atë me mitologjinë ballkanike e më gjerë. Në veprën e Fishtës, mitet nuk janë ndikim i modeleve të njohura letrare të penave të shquara, si janë shprehur me tendenciozitet disa autore, kur kanë krahasuar poetin e Lahutës së Malcise me Homerin, Virgjilin, Miltonin etj. Zanat dhe Orët e Lahutës së Malcise, nuk kane shëmbëllim me Vilat e mitologjisë të sllavëve të Ballkanit, për të cilat, ka pasur studiues, që pa u thelluar sa duhet, kane tentuar te gjejne ngjasi, qe nuk ekzistojne. Në kohën kur jetonte At Fishta, Zanat dhe Orët ishin një realitet, ta quajmë, fantastik shqiptar. Ditën, malësorët gjallonin me pushkë në krah, natën mbylleshin në kullat e tyre për t’ua lëshuar trojet për rreth ne mbrojtje te qenieve mitike, të cilat kishin në dorë fatin e njerëzve, mbarëvajtjen e gjësë së gjallë, shtimin e bereqetit, mbrojtjen e natyres. Secili person, ose çdo gjë e gjallë kishte Orën e vet të bardhë ose të ligë, ashtu si çdo fis dhe trevë kishte Zanën e vet, që ishte e bukur “me të verbue”, trime “me të çartë” dhe kur gaboje behej e rrepte me “te shitue”. Edhe në qytete, sidomos ne Shkoder, fantazia mitologjike ishte e gjallë, ku netëve me hënë të plotë, Zanat dhe Orët këndonin dhe hidhnin valle lendinave dhe zabeleve buzë ujërave (kulti i Artemise dhe i Dianes), ashtu si ditën malësorët rrinin në log duke u argëtuar me këngë e valle. Ne festen e Dites se Veres, Zanat dhe Oret, ishin prane banoreve dhe se bashku festonin riperteritjen e natyres, gezonin ardhjen e pranveres. Kete force hyjnore te Zanave, At Fishta e bene realitet, kesisoj e thërret Zanën e Veleçikut për të kënduar së bashku në Lahutën e Malcise, duke evokuar bëmat dhe shpirtin e ndjeshem te malesoreve.
90
Po të mos kishte vepruar ne kete menyre, pra po të mos e thërriste një Zanë Mali për të kënduar së bashku per jetën e malësorëve, zor se malësorët do ta pranonin këngën e tij, si u pranuan realisht vargjet e Lahutës së Malcise, qe u mësuan përmendsh nga shume njerëz, të cilet nuk dinin shkrim e këndim. Një merite e Fishtës, në trajtimin e Zanave dhe Orëve në Lahutën e Malcisë, asht fakti se, ai ishte murg i shkolluar, që e njihte shume mirë mitologjinë greko-romake dhe biblike, ashtu si njihte mirë dhe letërsinë e shkruar te mbështetur në mitologji. Thirrja e Zanave dhe Orëve në Lahutën e Malcise nuk ishte aplikim i atyre modeleve, qofshin dhe të mjeshtërve klasikë si Homeri e Virgjili, as të mendohet se Zanat dhe Orët e Fishtes janë muzat dhe nimfat e Olimpit, apo Zana e Fishtës është muza Kaliopi, qe në mitologjinë greke, paraqitet me lirën në dorë per te simbolizuar epikën. Gjergj Fishta e tregoj figurën mitologjike të Zanës sipas lëndës mitologjike albaneze, me ate që gjallonte në popullin tone. Zana e Fishtes nuk është Diana e romakëve e identifikuar me Artemisen e grekëve, sa do që në thelb kane përbashkësi, sepse dhe Zana simbolizon mbrojtjen e natyrës së virgjër. Fishta këndon Zanat, Dragonjtë... si një pasuri të rrallë të kulturës shqiptare, pasi kishte bërë të vetin parimin e Niçes se “pa mitin, çdo kulturë e humbet karakterin e saj të gjallë krijues, humbet forcën e vet të natyrshme, sepse horizonti i artit hapet vetëm përmes mitit, është ai që e bën të jetë nje i vetem, te jete unik”. Nga ana tjetër, At Fishta nuk kërkoj mite të njohura si Sibilat, qe i kishte marre dikur Pieter Bogdanit, i cili i albanizoj per t’i bere sa me shqiptare e as nuk i shartoj mitet tona me te te tjereve, por i nisur nga një parimi i Niçes që thoshte:”Nuk është e lehtë të shartosh një mit të huaj me tëndin, pa dëmtuar bimën amë ...”, kesisoj Fishta e mbrujti Lahuten e Malcise me lende mitologjike shqiptare, krejtesisht pagane, me ate mitologji, qe ka ekzistuar paralel me mitologjine helene, me mitologjine romake dhe atë biblike, ashtu si gjuha shqipe ka ekzistuar paralel me gjuhen greke, me gjuhen latine, me gjuhet sllave. Mitologjia shqiptare ka mbijetuar përgjithësisht e pandikuar nga mitologjia greko-romake dhe biblike, ose ka marre elemente, qe i ka pershtatur aq natyrshem, sa dalin si origjinale, autoktone si eposi i kreshnikeve, kenga e Gjergj Elez Alia, kenget e shumta epike etj . Karakteri autokton i miteve iliro-albaneze lidhet dhe me veçorine se malesoret mbijetuan ne thellësitë maleve, te organizuar e te veteqeverisur me kodin e vet te drejtes shqiptare – Kanunin e Maleve. Në se do të përdorim formulimin e Krist Maloki, që përfaqëson këndvështrimin psikanalist në kritikën letrare shqiptare, atehere do te
91
konstatojme se poeti i madh At Gjergj Fishta, “ka hulumtue e gërmue ner minierat e shpirtit të kombit Shqiptar... ka zdypë fellë e ma fellë kah gurrat e fshehta të shpirtsisë natyrore arbërore kah shpella e magjishme e Orëve, Zanave e Shtojzovalleve, të një mistike të bukur te përvëlueshme”. Kremtimi mbareshqiptar i festes Dita e Veres. Brenda realitetit dhe mitit, nga e mori zanafillen festa e Dites se Veres, festa e luleve, festa e pranveres, ka arrijt deri ne ditet tona ne formen e saj te zanafilles pagane ilire, e paster e gezueshme e mbare shqiptare, nder te rrallat, ndofta e vetmja festë pagane popullore nder popujt europiane. Dita e Veres, apo ekuinoksi pagan, shenon mbylljen e dimrit dhe fillimin e stines se bukur te pranverës dhe ky kapercim, kremtohet me rite pagane te “kodifikuara”, me ceremoni gazmore disa ditore, me manifestime familjare dhe kolektive, me lojra argetuese, te cilat kulmohen ne piknikun masiv ne diten e 14 marsit. Ritet, ceremonite dhe manifestimet per kete feste, jane me origjine ne antikitetin e larget pagan, te transmetuara brez pas brezi, per 25 shekuj me rradhe deri ne ditet tona. Megjithe modifikimet e pjeseshme, qe ka pesuar ne rrjedhen e viteve dhe me modernizimin e jetes, Dita e Veres mbetet ende e paster, festa mbareshqiptare, dita hiroshe e kremtimit te fillimit te pranveres dhe gjallerimit te jetes. Dita e Veres qe festojme ne shqiptaret, eshte e lidhur me mite te lashta, me festat e hyjneshave Artemise, Diana dhe Zana (Thana), qe na e perkedhelin embel fantazine tone, deri ne ate pike, sa na hutojne me bukurine dhe magjite e tyre. Festimet per keto hyjnesha jane pjese integrale e Dites se Veres tone, qe ne teresine shprehin rigjenrimin, ripertritjen, kalimin nga bota e “nenedheshme”, kalimin nga dimri i ftohte dhe izolues, qe ne koshiencen tone eshte i lidhur me letargjine e flores dhe te faunes, ne rizgjimine natyres, te jetes e te spiritualitetit. Me ekuinokset pagane dhe solsticet, sipas kultures iliro – arberore, vihen ne levizje ritmet e natyres, ndahet viti djellor ne stinet, pra ne kater pjese te barabarta, qe jane pauzat dhe kercimet e valles se madhe kozmike, pjese e te ciles eshte dhe jeta e jone, jemi dhe ne. Eshte me interes te rikujtoj se ekuinoksi pagan festohej dhe nga popuj te tjere. Kesisoj latinet organizonin pelegrinazhe ne tempujt e hyjneshes Diana; ne traditen neo-druide, ekuinoksi pranverore quhej Alban Eiler (drita e tokes) dhe i referohej diellit dhe dites qe barazohej me naten. Po keshtu popujt nordike, kete dite organizonin festa
92
per nder te Ostara, hyjnesha antike e agut (alba), por dhe hyjnesha e praneveres dhe e dashurise, e cila eshte ekuivalente me hyjneshen Freya te popujve skandinave (vikinget). Te gjitha keto festime te shenjta, kane si teme qendrore ripertritjen e natyres, kalimin nga dimeri letargjik, ne rizgjimin e natyres dhe ne gjallerimin shpirteror. Ne veçanti dhe me shume perkushtime, Dita e Veres festohet nga e gjithe fshataresia malesore dhe fusharake, sepse festa lidhet ngushte me bujqesine dhe blegtorine çka na sugjeron origjinen e lashte, qe humbet ne shekujt e antikitetit, si shprehje e festes te Hyjneshes Diana, mbrojtese e pyjeve, korijeve, arave, e kafsheve dhe shpendeve, andaj historianet romake shkruajne: "In deae Dianae ara agricolarum columbae erant - ne altarin e Dianes jane pellumbat e bujqeve". Me siper, permenda zbulimin e nje pllake guri, ku jane gdhendur dy zogj, pra kuptohet, se ato jane “pellumbat e bujqeve - agricolarum columbae”, qe ne ato vite te shkuara zbukuronin tempullin e Dianes ne Kandavia-Kunavia. Me festen Dita e Veres, celebrohet dhe fertiliteti i tokes, qe fillon me mbjelljet e pranveres, andaj popullsia fshatare, kryen disa rite dhe lutje pagane, duke kerkuar, qe mbjelljet te jene te mbara e te begata. Ne paganizmin e territoreve mesdhetare, ekuinoksi pagan shenon rikthimin e stines se bukur te pranveres, ripertritjen dhe plazmimin e natyres, rikthimin e dallandysheve, fillimin e mbjelljeve te reja etj etj. Simbologjia e hyjneshes Diana lidhet me boten e kafsheve te egra, andaj gjithmone prezantohet e shoqeruar nga dreri i shenjte e kesisoj statujat dhe pikturat me Dianen zbukuronin tempujt, qe iliret i kishin dedikuar Asaj. Kesisoj e imagjinojme ne sot, por ne antikitet Diana prezantohej dhe me simbole te tjera. Kesisoj ne nje qirimbajtes, qe ndodhet ne muzeun e Vatikanit, hyjnesha Diana nuk ka forme njerezore, por prezantohet me disa simbole, si pemë dafine ku jane varur armet e gjuetise, si shtylle konike ku vendosen brinjet e drenit dhe te dashit dhe si flake zjarri, sepse sipas mitologjise, zjarri konsiderohet origjina e perendeshes te drites, etj. Keto simbole te hyjneshes Diana, i ndeshim kudo ne familjet fshatare shqiptare, ku pasqyrohen ne forma te thjeshta simbolike, si p.sh ne guret e latuar te portave te shtepive gdhendet motivi i diellit, ose ne porten e shtepise vendosen brinjet e cjapit, ose te dashit, apo te kaut, ndersa ndonje gjuetar me fat, vendos brinjet e drerit. Brinjet e kafsheve vendosen edhe ne dhomat e shtepise, si ka qene e praktikuar masivisht nga fshataresia malesore dhe fusharake. Vendosja e brinjeve te kafsheve ne mjediset e brendeshme te shtepive fshatare, nuk eshte ekspozim trofeshë gjuetie, as forme zbukuri-
93
mi, por respektimi i nje riti te lashte pagan, qe simbolizon nderimin dhe devocionin ndaj hyjneshes Diana, te cilen e kerkojne te jete e pranishme dhe ne mbrojtje te jetes e te pronave. Riti i sakrifikimit per nder te Hyjnive, eshte ruajtur ne popullin tone, me profecine e mbrojtjes, andaj kur ndertojne shtepine e re, i zoti i shtepise, ne themele therte nje dash ose cjap dhe koka e bagetise murosej nen guret e mureve qe ngriheshin. Ky rit i lashte evokon ritin e murosjes se Rozafes ne muret e Keshtjelles se Shkodres, murosjen e vashes ne kembet e urave, si rrefejne legjendat e urave ne Tepelene, Korçe, Librazhd, Diber, Mat etj, E konsideroj me rendesi te theksoj, se kjo feste eshte me origjine e me permbajtje pagane e nuk ka elemente fetare as katolike, as ortodokse, as islame dhe as bektashiane, madje ka deshtuar çdo tentative e shume klerikeve per t’i bashkangjitur elemente fetare. Dita e Veres shqiptare, nuk ashte nje argetim i thjeshte popullor, por eshte feste teper komplekse me shume komponente, eshte festa mbareshqiptare, qe zhvillohet me ritualet e veta ne nje spacium disa ditorë, e shtrire ne pese faza, qe do t’i trajtoj ne vazhdim, ashtu si i kam perjetuar ne vendlindjen time ne bjeshket e larta te Martaneshit e ne veçanti gjate viteve, qe kam jetuar ne Elbasan, ne kete qytet gazmor e fatdhenes, qe per shekuj mbeti zemra dhe tempulli i kesaj feste te bukur dhe vitale popullore. Faza e pare: Perfshine 3 ditet pergatitore per festen. Impenjimet parapergatitore jane te shumta dhe me angazhime te gjithe pjestareve te familjes, por ne vijen e pare, jane “specialistet” e festes, gjyshet dhe nenat, te cilat drejtojne te gjitha aktivitet pergatitore, duke respektuar nje rradhe te mirepercaktuar. Pergatitjet e festes fillojne 3 dite para, me 11 mars dhe konsistojne ne grumbullimin e harxheve per gatimet, me lyerjen e shtepise me gelqere, me pastrimin e mjediseve, me larjen dhe sistemimin e veshjeve, sidomos te atyre qe do te vishen diten e festes. Dikur, ne vite te shkuara, pergatiteshin kemisha lini e triko leshi dhe shume me vone filloj te perdorej bezja e bardhe e pambukut. Ne disa treva jugore te vendit, si ne Korçe, Kostur, Kolonje etj, Dita e Veres festohet me 1 mars, sipas kalendarit te vjeter Julian, qe ende respektohet nga kisha ortodokse. Dihet se festat fetare ortodokse dhe ditet e shenjtoreve, nuk perkojne me te kishes katolike, sepse ortodokset i festojne sipas kalendarit Julian, per pasoje dhe festa e dites se veres, ne traditen e tyre ka mbetur me 1 mars. Ne pjesen me te madhe te trojeve tone, populli shqiptar e feston Diten e Veres me 14 mars e nuk duhet te çuditemi, qe faza pergatitore fillon me 11 Mars, pra perkon me festat e Hyjneshave Artemise dhe
94
Diana (per iliro-albanezet Zana-Thana), nje reminishence e lashtesise me rituale, qe na kujtojne pikerisht pelegrinazhet, dhuratat e shumta, tufat e luleve, qe viheshin ne altaret e tempuje dhe me sakrifikimet, qe beheshin ne nderim te ketyre hyjneshave. Ne disa enciklopedi italiane theksohet se per te festuar diten e veres ne tempullin e Dianes: “Iliret, nga te gjitha anet e Ilirise, udhetonin me muaj per te nderuar dhe per te shprehur devocionin ndaj Hyjneshes Diana, perendesha e Universit dhe e Riprodhimit”. Ne perandorine romake, Diana nderohej si mbreteresha e maleve, e pyjeve (Montium nemorumque regina erat Diana), mbrojtese e natyres, e ripertritjes, e sythimit dhe lulezimit te pemeve, mbrojtese e kafsheve, hyjnesha e pranveres e drites, prandaj per ta nderuar dhe ne perkushtim te saj, ne tempullin e Dianes çoheshin lule, shporta me fruta, ushqime, ndizeshin pishtaret me urna pishe dhe per nder te hyjneshes behshin sakrifikime, zakonisht cjap, ose dash. Si kuptohet, grumbullimi i harxheve ne fazen pergatitore te festes, evokon pergatitjen e dhuratave, qe banoret i çonin dikur ne tempullin e Diana Kandavia dhe te Doklea, ku nderonin hyjneshen e tyre me lule, ushqime, emebelsira, sakrifikime dhe ku luteshin per jete me te mire, te shendeteshme e te begate, nen mbrojtjen e kesaj hyjneshe. Ne lashtesi, malesoret gatuanin grure te zier me arra e me rrush te thate. Pasi barbaret e Teodrikut (shekulli V pas Krishtit), i shkaterruan tempujt e Dianes ne Doklea dhe te Dianes ne Kandavia, iliret vazhduan te nderonin hyjneshen Diana, por duke e zevendesuar me ritualet imitatore, me vendosje te tufave te luleve ne porten e shtepise, mbledhjen e ushqimeve me kriter dhe me rregull preçiz, duke grumbulluar miellin, mishin e thate, grurin, arrat, frutat ne shporta, vezet, perimet, ndersa ne darken para festes thernin nje dash, ose nje cjap. Ky arsenal “dhuratash”, ruhej ne vende te caktuara te shtepise dhe ishin te paprekeshme, deri ne diten e festes te Dites se Veres. Ne ditet para festes te Dites se Veres mblidhen lulet e thanes, qe shenojne jo vetem ardhjen e pranveres, por simbolizojne dhe forcen (i forte si thana). Thana eshte peme e eger e rritur ne malesi, qe sython e lulezon me heret se te gjitha pemet e tjera dhe leshon lule te verdha te bukura e nuk do te jete çudi, qe nje dite te vertetohet se emeri i saj eshte i lidhur me emrin e Hyjneshes Thana – Zana ilire. Kesisoj lulet e thanes, deget e luleve te qershise, te kumbulllave, tufat e vjollcave (manushaqet), karakaftet etj, i vendosin mbi porten kryesore dhe brenda ne mjediset e shtepise me urimin: “te lulezoj e begate dhe e forte jeta ne shtepine tone”. Keto rituale pagane, zakonisht kryhen nga gjyshet, te cilat shqiptojne me ze te larte disa formula urimesh, duke u lutur te vijne e mira,
95
miresia, bukuria, begatia, shendeti ne familje, por dhe me rite magjie, per te larguar te keqen, tersellekun, varferine, semundjet, pra per t’u mbrojtur nga syri i keq etj. At Bernardin Palaj, ne pershkrimin e festes te Dites se Veres ne Malesine e Shkodres dhe te trevave te tjera veriore, tregon se familjet malesore i grumbullonin me nje anë harxhet, qe do te gatuheshin ne festen e Veres dhe njekohesisht kryenin disa rite magjike te veçanta: “Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë, mos me i pamë këto sende asnjë prej robeve te shtëpisë, pse për ndryshej nuk lidhet gja “. Keto rituale pagane jane ruajtur deri ne ditet tona e kush ka pasur fatin te asistoje ne festimin e Dites se Veres, me banoret e malesise dhe sidomos ne Elbasan, ka ndjekur me shume kurjozitet, me emocione dhe me kenaqesi keto rite te lashta magjie. Per te krijuar atmosferen festive, gjyshet dhe nenat pergatisin veshjet e reja per te gjithe pjestaret e familjes, sidomos kemishat e bardha, si per meshkujt dhe per femrat, sidomos per vajzat. Nje zbukurim tipik dhe me perdorim masiv per kete feste jane veroret, te bera me penjë leshi te kuq e te bardhe, te gershetuara ne menyre elegante, qe i u lidheshin femijeve ne qafe dhe ne kyçet e duarve. Veroret e pergatitur me penjë me ngjyra, e kane marre kete emer sepse perdoren vetem ne festen e Dites se Veres. Per djemte dhe vajzat e rritura, pergatiten unaza dhe rrathe (byzylyke), me dege te holla kulpre. Keto “gjerdana” dhe “byzylyke” kulpre, mbaheshin fshehur ne vende te caktuara dhe i u viheshin femijeve dhe te rinjeve, vetem ne mengjezin e 14 marsit. Ne fazen pergatitore gatuheshin kuleçet e veres, qe i embelsonin me mjalte ose me musht, si dhe pergatitej grure i zier me arra te grira. Kulaçet e veres, fillimisht pergatiteshin me miell gruri, ndersa nga fundi i shekullit XVII dhe ne vazhdim, kur ne trojet tona filloj te kultivohej masivisht misri, qe sollen turqit, banoret e Elbasanit i zevendesuan me kulaça mielli misri, nje embelsire e veçante dhe shume e shijeshme, e njohur masivisht me emerin ballokume Elbasani. Miku im i femijerise Kadri Çopja dhe bashkeshortja e tij Gjyljana, me treguan se, per te bere ballokumet per nje familje me 5 persona, duhet 1 kg majë mielli, qe perfitohet pasi jane situr 8 kg miell misri. Fillimisht tretet gjalpi dhe pasi lihet te pushoj 1 0re, i shtohet sheqeri duke i perzier me dore dhe ne vazhdim duke i rrahur me luge druri, derisa të formohet një mase e bardhë dhe homogjene. Në një ene tjetër përzihen vezët me ujë finje, qe se bashku hidhen ngadalë ne masen e parapergatitur me gjalp e sheqer dhe vazhdohet te perzihen duke i shtuar nga pak majen e miellit te misrit e se bashku
96
rrihen me luge druri, deri sa te formohet nje brume i lidhur. Masa e brumit e formuar nga kjo perzjierje, lihet te pushojë 15-20 minuta dhe me pas merret me dore dhe fromohen kulaçet e vegjel, qe vendosen ne tepsi bakri. Kulaçet e veres, piqen ne furre te parangrohur. Ne perfundim te ketij gatimi “mundues”, dalin ballokumet e buta, te shkrifta, te embela me shije te rralle dhe arome te kendeshme. Emeri origjinal i kesaj emeblesire eshte kulaçi i veres, ndersa emeri ballokume eshte shume i vonshem, rreth fundit te shekullit te XVIII dhe kete emer i a dha Sanxhakbeu i Elbasanit, i cili pasi provoj shijen e embel dhe butesine e kulaçit te vogel te gatuar me miell misri, gjithe kenaqesi thirri: “eshte ba si llokume”. Kesisoj, ballokume u ba emeri “zyrtar” i kesaj embelsire tradicionale elbasanase.
Ballokume Elbasani.
Per Diten e Veres, elbasaneset gatuajne dhe nje embelsire tjeter te rralle: revanine me miell misri, madje kush e ka provuar, e preferon kete emeblsire para ballokumeve, prandaj miku im Kadri Çopja krenohet duke ma perseritur: “Gjylka gatuan me mirë revanine”, madje me ka premtuar disa here: “do ta dergoj nje tepsi me revani, se eshte mbreteresha e embelsirave”, por deri tani, ketu ne Siena ende nuk ka arrijt, nderkohe Ai e ka derguar ne Londer, Paris, Rome, Berlin, San Françisko, New York, Stamboll, etj. Ne trevat e Pukes, Dibres, Kukesit, Tetoves, Prizrenit dhe gjeresisht ne Kosove etj, gatimi tipik per diten e veres eshte flija, e cila gatuhet me miell te perzier me qumesht, duke formuar nje mase qulli, qe shtrihet ne forme shiritash rrezor ne tepsi dhe e piqet me saç. Ne 3 ditet para festimit te Dites se Veres, ne malesi praktikohej nje ritual i lashte, magjia per te larguar tersellekun dhe “syrin e keq”,
97
andaj i fshihnin dhe nuk i preknin veglat e punes, burrat nuk perdornin armet e gjuetise, grate fshinin shoshat, furkat dhe kreherat e tjerrjes se leshit. Ne veçanti, burrat, gjate tre diteve para festes te dites se veres, nuk duhet te preknin vegla pune, veshje dhe instrumentat qe i perdornin grate ne aktivitetet shtepiake, pasi sillte tersellek.
Viola albanica: vjollca, viola, manushaqia.
Faza e dyte - 13 marsi. Eshte dita e vigjiljes te festes. Paradite perfundohen sistemimi e pastrimi i mjediseve te shtepise. Ne vazhdim grate gatuajne ushqimet, qe do te konsumohen ne dreke dhe ne darken e vigjiljes, si dhe ne pergatitjen e hiseve (rracionet e ushqimeve), per piknikun e Dites se Veres me 14 mars, qe kremtohet masivisht ne natyre te hapur ne vende me bukuri te rralle. Te paret tane ilirë, per te zbutur zemerimin dhe per te kerkuar mbrojtjen e hyjneshes Artemise dhe me pas te Dianes, sakrifikonin nje cjap ne tempull. Ky ritual praktikohet masivisht ne festen e Dites se Veres, kesisoj ashtu si veprohej dikur per hyjneshat Artemise dhe Diana (Zana – Thana), shumica e familjeve sakrifikonte nje cjap, ose dash. Ne vitet e me pasme, me renien e nivelit ekonomik, kjo tradite filloj te kufizohej e kesisoj nje dite para festes therej nje qingj, ose nje kec, ndersa familjet e varfera sakrifikonin nje pule (shpesh gjela), por ishte e ndaluar te gatuhej mishi i kafsheve te egra te vrara ne gjueti, çka behej per te mos fyer hyjneshen Diana. Kjo atmosfere prefestive, perjetohet me gezim ne familje, sidomos nga femijet, qe ne ditet e ardheshme do te mblidhen per te festuar se bashku. Si shkruan Konica “keto pergatitje sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Djelmuria dhe vajzat kanë një rasë të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë”.
98
Me 13 mars femijet dalin neper korije dhe mbledhin lulet, fillimisht lulet e thanes e me pas dege me lule qershie, kumbullash, bajamesh, sidomos luledhenshё dhe vjollcat (manushaqet), qe jane lulet e para, qe çelin me nje bukuri delikate dhe rriten gradualisht me ngrohtesine e rrezeve te diellit pranveror. Ne Elbasan, djemt ngjiten ne Ullishte, ku vrapojne te mbledhin sa me shume vjollca, per te pergatitur buqeta te vogla me kete lule, qe te joshin me bukurine e petaleve ngjyre te ndezur violet.
Viola epirota - albanica: vjollca, viola, manushaqia.
Tufat me vjollca, te lidhura me delikatese, i sistemojne me kujdes, ne nje shport te vogel te thurur me kercellet e gjata dhe te buta te nje bime (nuk e di emerin), qe çel ne kete kohe. Buketat me vjollca, djemt e rritur u a dhurojne prinderve, ndersa te rinnjte, u a dhurojne me shume kenaqesi vajzave, qe admirojne. Viollcat jane lule te gjinise viola te familjes Violacea, ku perfshihen rreth 600 specie. Ne trojet shqiptare lulezojne dy tipe te veçanta viole, qe mblidhen me preference ne diten e veres dhe kane emera shkencor te bukur si pamja e tyre. Ne trojet shqiptare rriten dy tipa: Viola albanica dhe Viola epirota – albanica. Keto dy specie viole, jane studiuar nga botanisti italian A. Baldacci ne vitin 1896, i cili i studjoj dhe i klasifikoj keto lule si specie tipike dhe autoktone albaneze. Emeri vjollca eshte shqiperim e emerit latin - Viola, i kesaj lule, por ka dhe nje sinonim, njihet masivisht me emerin Manushaqia – lulja mavi, pra i kane dhene kete epitet, per ngjyren violet te ndezur. Vjollca – Manushqia, eshte lule e bukur, qe simbolizone pranveren, andaj rapsodet tane i kane dedikuar kenge, ashtu si shume poetё i kane thurur poezi te bukura, duke e bashkuar gezimin e dites se veres,
99
me idilin e dashurise per vajzen e bukur si manushaqe. Nder kenget popullore te treves se Kolonjes, po shkepus disa vargje, qe i kendohen kesaj lule, duke e perdorur si metafore per vashen qe do te martohet. Manushaqe lule, lule qe keputen, do t’i bej varse per gushen, diten qe do behesh nuse. Ne Elbasan dhe ne trevat malore per rreth, mblidhet dhe nje lule tjeter me bukuri te rralle, e njohur gjeresisht me emerin Karakaftja.
Karakaftja – Hermadoctylus tuberus. Djemt elbasanas rendin ne ullishta, ku e kerkojne me kujdes kete lule, qe rritet e fshehur nen hijen e ullinjeve. Karakaftja eshte lule e rralle dhe jane fatluma ata djem, qe arrijne te bejne nje bukete. Ashtu si eshte e rralle, kjo lule dhe emerin e ka te veçante, madje ndryshon sipas trevave. Ne Elbasan quhet Karakafte, ne Martanesh, Çermenike dhe ne Xibrrake quhet lule “sy zeza”. Gjithmone me ka terhequr kjo lule me bukuri te rralle, me petale ngjyre kafe te erret, gati ne te zezë e me butesi te kadiftë, andaj kerkoja te dija me shume rreth mitit te karakaftes. Duke kerkuar ne internet gjeta dy materiale informative, nje poezi te bukur per karakaften, te shkruar nga miku im Fatmir Terziu, nder poezite e rralla te dedikuara ne veçanti kesaj lule dhe njekohesisht gjeta te dhena te shumta shken-core per natyren e kesaj lule misterioze. Lulja karakafte, bene pjese në familjen Iridiacea, nje specie e rralle tuberose e gjinise risomatosae, qe çel vetem nje lule. Emeri latin asht
100
Hermodactylus tuberus. Fruti i lules eshte bishtaje, me shume fara. Forma e bishtajes eshte krahasuar me gishtat e Hermesit, per çka dhe eshte perdorur ne emertimin latin - Hermodactylus. Njihet me emra te ndryshem, kesisoj romaket e quanin “vejusha e bukur”, italianet e quajne “gojë ujku”, bullgaret e njohin si “irisi i zi”, ne fshatin tim e quajne lulja “sy zeza”, madje dhe banoret e Xibrrakes, si tregon poeti Fatmir Musaj e quajne lulja “sy zeza” etj. Banoret e Elbasanit vazhdojne ta quajne me emerin e mbetur nga turqisht “karakafte”, qe si thote Fatmir Terziu, ngjizi mire dhe mbeti kesisoj deri ne ditet tona. Fjala Kara, si pjesa e pare përbërëse e fjalës Kaftja, është siglim honorifik nga titulli, që u jepej ushtarakëve në kohën e Turqisë, atyre që plotësonin 12 kushtet për t’u berë lider ushtrie (Kara Mahmud Pasha, Karapici, Karamuça etj), ndersa Kaftja ishte shtysa e ngjyrës, qe i u bashkua pamjes te kadiftë te petaleve e kesisoj se bashku saktesuan në elbasançen tipike emerin karakafte, lulja me bukuri te rralle, qe lajmeron ardhjen e pranveres. Sipas mitologjise greke Hermesi ishte lajmetari i hyjnive, prandaj besohej se lulja “sy zeza”, që rritej poshtë hijes së ullinjve dhe në ballë të diellit, ishte lajmëtarja e hyjnive te pranveres. Shqiperia, ashtu si vendet e tjera te Mesdheut, janë kopshtet e lules karakafte, e cila lulezon me fillimin te marsit dhe lajmeron ardhjen e prenveres. Pra, çdo emër tjetër është larg elbasançes karakafte, që e bën atë të veçantë, tipike, te bukur si kryelule dhe tejet natyrale për traditën e Dites se Veres, që e mban gjallë. Autorë të shumtë elbasanas piktorë, poetë, shkrimtarë, etnologë, gazetarë, dashamirës dhe autor tektesh këngesh, e kanë karakaften si frymëzim ne krijimtarine tyre e kjo lule, “përditë ndjehet” e pangopur në mjedisin e artit, andaj “kerkon” të mbahet si nusja e bukur, që ka vendin e saj ne atmosferen e festes hiroshe Dita e Veres. Ne vazhdim po citoj pjese nga poezia “Karakaftja”, qe e frymezoj poetin Fatmir Terziu, t’i thuri keto vargje te bukura, plot art e ndjenja: Bukuria jote bojalleshë në petalet e buta. Drita amshuar ngjiz përmallimin hyjnor tek bruca, buzët e mia ngjiten mes flatërzëve të tua si fruta. Mos ik kaq shpejt lule ‘nostradamus’ ta them hapur të nëntën profeci, ç’është e vërteta, nën ullinj paqen vajzat ende mbledhin, mbi nurin, që trupi yt lë duke u kallur nga jeta, edhe pse sakrifica të tilla vërtetë dhembin, ti paqshëm na mjalton si bleta. Mos u tret duke kujtuar, se do të ikësh, stinët vijnë shpejt sall e shtojnë dashurinë,
101
ti je vetë një risk zbritës, për vetë jetën, paqen, rininë dhe mitin tënd të pavdekshëm. Dita e 13 marsit, eshte e mbushur me plot impenjime, sidomos per dreken dhe darken e vigjiljes, qe i paraprijne festimet dhe dreken e Dites se Veres. Ne keto dy dite gatuhen ushqime te rralla, si qepet me mish – çomleku, qe eshte nje gjelle tipike dhe shume e lashte. Sipas mitologjise greke, qepa personifikon perjetesine. Gatimi i ushqimeve me qepё aplikohej ne Egjyptin e lashte, si shihet ne zbulimet arkeologjike, ku qepët jane te pikturuara ne afresket e varreve te faraoneve. Ne disa fshatra, kryesisht te Shqiperise se mesme dhe jugore, ende ruhet tradita e grurit te zjier me thelbe arre dhe me rrush te thate. Ne pasditen e 13 marsit, ne te gjitha trojet shqiptare, nga veriu ne jug, gjyshet dhe nenat zjiejne vezet, te fresketa e me ngjyre bardhe. Ne Elbasan ne trevat Martanesh, Çermenike, Shkup, Polis, Shpat, Prizren, Kukes, Tropoje, Gjakove, Çameri, Laberi etj, vezet jane te bardha dhe uji ku vlojne, ruhet per mengjezin e 14 marsit, pasi te gjithe pjestaret e familjes, do te lajne fytyren me kete uje, me urimin “te jete e bardhe jeta e familjes”, ndersa per te tjere me urimin “qoftё viti faqebardhe”. Ne trevat e Dibres, Pogradecit, Korçes, Kosturit, Kolonjes, Skraparit, Gjirokastres, Lushnjes etj, vezet e ziera ngjyrosen, por ky zakon u praktikua vone dhe eshte nje imitm i vezeve te pashkeve ortodokse. Veza e zjere eshte simbol universal i rilindjes dhe i kozmosit. Ne antikitet ky rit lidhej me mitin e zogut Feniçe, qe sipas mitologjise, para se te vdiste, pergatiste folènë ne forme veze, qe ngrohej nga rrezet e diellit dhe me hirin e kurmit te tij formoheshin vezet, qe pasi çelnin, lindete zogu Feniçe, prandaj antiket e quajten “zogu i zjarrit”. Vezet e zjera i u jipeshin femijeve ne mengjezin e 14 marsit dhe kur mblidheshin, praktikonin lojen e thyerjes se vezes me perplasje. Pasdite vone, amvisat e shtepise fillonin pergatjen e hiseve (rracionet e ushqimit), per secilin pjestar familje, duke i vendosur pjeset ne frutjera, apo ne nje pjate veçmas, ose ne nje pecete, qe do t’i marrin diten e neserme, kur te shkojne ne piknik per ta festuar Diten e Veres, bashkerisht me te gjithe banoret. Gjithashtu me 13 mars amvisat pergatisin hiset, qe do t’i u çohen “dhurata” familjeve te tjera gjate vizitave per te uruar festen Dita e Veres me 14 mars. Ne traditen elbasanase, dergimi i hiseve ne familjet e tjera thuhet se do bejme “kembë”, pra do te shkohet ne vizite per urime, te shoqeruara me dhuratat (me hisen e gjelleve, embelsirave dhe frutave), qe kane pergatitur se pari per fisin, pra bejne “kembe” te
102
gjyshi, gjyshja, dajat e xhajat, tek hallat tezet dhe ne veçante shkojne per vizite tek motra e martuar, kur eshte me vjerrë dhe vjerr. Vizitat kryhen dhe nder kusherinj, nder komshijt dhe miqt. Dita e Veres asht e vetmja feste shqiptare, ku vizitat e urimit shoqe-rohen me dhurata, duke evokuar kesisoj nje ritual te lashte, ate te depozitimit te dhuratave ne tempullin e Dianes. Darka e 13 marsit mbushet me aktivitete dhe argetime kolektive. Pasdite vone, djemt shkojne ne mal, ku mbledhin shkarpa dhe dru, me te cilat formojne turra, qe do t’i vejne zjarrin ne darke. Zjarri eshte ritual qe praktikohet ne te gjitha trojet shqiptare dhe zjarret ndizen sapo perendon dielli, kur mbremja fillon te ndiçohet nga drita e henes. Ne trevat Malesi e Madhe, Tropoje, Puke, Opojë, Prizren, Gjakove, Diber, Martanesh, Golloborde, Çermenike, Shengjergj, Mollagjesh, Polis, Shpat, Gramsh, Gore-Opar, Kurvelesh etj, djemt shkojne ne mal te mbledhin dellenja e pasi krijojne nje pirg me keto pemë e ne darke ndezin zjarre. Zjarret krijojne atmosfere magjike, ku flaket dhe xixat e zjarrit e grisin erresiren e ndriçojne fytyrat e pjesmarresve. Kur zjarri fillon te pakesohet e te shuhet, sejcili nga pjesmarresit pergatit nje pishtar, me drute, qe ende nuk jane djegur teresisht dhe duke i tundur, bejne te shperthejne xixa te shumta, si fishekzjarre. Ne malesi, pishtari pergatitet me dru pishe, apo si i thone ne Martanesh me dhena pishe. Ne Gostivar, Karshiakë, Kerçovë, Fier, Lushnje, organizohen zjarre me pirg kashte, si dhe behen pishtar, me kashten te lidhur ne majen e nje shkopi, ose perdoret nje litar, duke i lidhur ne skaj nje tufe kashte e pasi u vihet flaka, rrotullohen, duke krijuar tym dhe xixa te shumta. Ne Diber dhe ne Martanesh, sapo ndizet zjarri, djemt gjuajne gure me bahe (nje mjet i lashte, qe perdoret per te hedhur guret sa me larg, i njejte si fjonda e Davidit te Izraelit). Ky rit kryhet me synim, qe guret e hedhur te vrasin te keqen, per te mbajtur larg djajt dhe shtrigat, qe sipas bestytnive dalin naten. Te gjithe, djem e vajza mblidhen rreth zjarreve duke kenduar kenge te tradites vendase dhe hidhen valle ne rreth perqark zjarrit, njelloj si vallja e amazonave te Artemises, si vallja e nimfave te Dianes dhe si vallja e shtojzovalleve te Zanes ilire. Pas argetimit me kenge e valle, kryhet nje rit tjeter i lashte, kapercehet zjarri e kesisoj realizohet profecia e magjise per t’i djegur ne flaket e zjarrit te keqiat, shtrigat, semundjet, syrin e keq etj. Sipas bestytnive ne malesite, kur zjarri i dellenjave dhe pishtaret çlirojne shume xixa, parathone se pranvera do te jete me reshje, me
103
begati dhe vera me te korra te bolleshme, qe do t’i ndihmojne familjet te perballojne periudhen e gjate te izolimit nga dimeri i eger. Keto bestytni kane ushqyer zakonet, qe ne diten e veres, malesoret te pyesnin njeri tjetrin: “Si dole kete vere?”, “Sa nxorre kete vere?” (sa bageti i shpetoj dimrit), pyetje me kuptimin si e mbijetove dimerin e eger dhe izloues, si e kalove te “keqen”, si e prite veren e ne kete plan, Dita e Veres simbolizon rikthimin e te mires, te mbaresise, te drites, te gezimit dhe te begatise. Zjarret ndizen nga grupe familjesh, zakonisht ne pjese kodrinore, qe i behen me te dukeshme ne fshat dhe ne nje fare menyre, behet nje gare, kush familje, apo grup te rinjsh, ka ndezur zjarrin me te madh. Flaket e zjarreve ne darken para dites se veres, sipas mitologjise simbolizojne Dianen, flaken dhe origjinen e saj nga flakerimi i drites, Dianen perendesha e drites. Sipas mitologjise, Diana ishte krijesa e pare, qe ne zanafillen, kur u shfaq Kaosi, qe u nda ne drite dhe ne terr. Hisja e drites i ra Luçiferrit, ndersa Diana mori urinë per driten, andaj e gelltiti te vellane dhe ndjeu ne trupin e saj flakerimin e pasionit. Flakerimi ne trupin e Dianes ishte agu (agimi). Pas kesaj, kur do te fillonte agu, Luçiferri i shpetoj motres serish dhe zbriti nga qielli ne thellesi te tokes, ku u fsheh, por Diana e ndoqi pas, me shitime e shajni, prej nga linden Nimfat (Zanat) dhe krijesa te tjera, qe ngjanin me njerezit, por qe ishin te pavdeksheme. Rikthimi i Dianes mbitoke me driten, simbolizon fillimin e pranveres, ripertritjen e jetes, qe nis diten e daljes te hyjneshes nga thellesite e sketerres dhe rikthimin e saj triumfuese ne siperfaqen e tokes, duke marre me vete dhuntite e drites, ngohtesine dhe te fertilitetin human. Rikthimi i Dianes me driten, celebrohet diten e ekuinoksit pagan, qe banoret antike e nderonin duke ndezur zjarre, ne menyre qe te gjithe pjesmarresit te shihnin flaket e zjarrit te Dianes. Diten e veres, latinet ndiznin zjarre neper kodra dhe sipas tradites, sa me gjate te rrinin ndezur, aq me prodhimtare do te ishte toka. Kete dite, latinet ujisnin livadhet, per te rritur prodhimin e barit. Ne traditen druide, riti zjarrit kryhej pikerisht ne perkimin perfekt te barazise te dites me naten, pra ne diten e ekuinoksit pagan te pranveres, kur dita zgjatej e ndriçuar nga dielli pranveror. Pasi kane perfunduar aktivitetet e shumta ditore, ne darke zhvillohen disa rituale te veçanta e shume interesante dhe kryhen nje varg ritesh magji. Pergjithesisht, proçedurat e magjise jane uniforme, ose me ndonje varjacion dhe praktikohen ne te gjitha trojet e banuara nga shqiptaret, si brenda dhe jasht kufijeve shteteror. Ne darke vone, familja mblidhej rreth zjarrit e pasi hane darken me çomlek, tave pestili, tave kosi etj, gjyshet, apo nenat fillojne te kryejne
104
ritet e magjise te dites se veres, qe evokojne lashtesine e tyre ne kohet ilir, çka shihet ne simboliken tipike qe shprehin. Keto rite, vazhdojne te zbatohen aktualisht nga malesoret, pavaresisht se jane modifikuar dhe ne nje fare menyre jane “modernizuar”. At Bernardin Palaj ka lene nje pershkrim te bukur, se si kryheshin keto rite ne malesite e veriut, ku tregon ritualin e zjarrit dhe lutjet, profecite pagane dhe magjite, per te larguar shpirtin e keq, te ligen, tersellekun, semundjen, djajt e shtrigat. Ritet magjike kryhen duke i lidhur me nje fije peri te zi, te gjitha te keqiat, qe te mos demtojne, te mos lendojne, te mos shkaterrojne, te mos bejne keq. Lidhja nyje e perit te zi, behet per sejcilen te keqe dhe per sejcilin demtues ne veçanti. Ne pershkrimin e tij te kahershem At Bernardini tregon me art teresine e riteve, qe zhvilloheshin ne festen e Dites se Veres, pa asnje medyshje, me origjine te larget, ne lashtesine iliro – albaneze, rite qe praktikohshin nje shekull me parë nga malesoret e mbi Shkodres. At Bernardin Palaj tregon: "Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat dhe të gjitha shtazët dëmtuese: gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë laknat e bathën, shpendin emën për emën dhe krimbat e tokës mos t’u bajnë dam ndër ara. Mbas darke, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarrit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë:”Lidhe Zot, nata e mojt e dita e verave! Unë pak e Zoti shumë! Po lidhim shtrigat etj. Kështu përsërisin këtë veprim për sejcilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë". Pra si shihet, magjia kryhej nga kryefamiljari, i cili duke lidhur nyje nje pe te zi, lidhte te keqiat e te ligat, per t’i larguar nga shtepia e tij, per te mos i prekur pjestaret e familjes dhe pronat. Ky rit kryhej sipas nje proçedure dhe me rregulla strikte, duke i permendur me rradhe e duke i shituar nje e nga nje te gjitha shtrigat, djajt e te keqiat, qe mund te preknin shendetin e pjestareve. Ne keto rite, krahas mallkimimeve e shitimeve te keqia, pjestari i familjes qe bente magji, kerkonte dhe mbrojtjen e objekteve te sferes materiale, prandaj me perin e zi lidhte te gjitha dukurite qe demtonin te mbjellat, lidhte shiun, bresherin, termetin, qe mund te demtonte shtepine, pronat, pjestaret e familjes; lidhte mjetet e punes, por “lidhte” dhe te keqiat dhe semundjet; lidhte lepurin te mos haj laknat, lidhte krimbat e tokes te mos i bajne dam bimeve ne arë etj. Ne Elbasan, Martanesh, Çermenike, Polis, Diber etj, ne pasditen e 13 marsit, femijet merrnin nje shat e shkonin neper korije dhe ne pyll, ku mblidhnin nje lloj tuberi - nje zhardhok, qe rritet ne pyje dhe nder
105
livadhe. Banoret e Elbasanit e quajne “buka e derrit”, martaneshasit e quajne “burkthi”. Banoret e Martaneshit, pasi i hiqnin gjethet burkthave, i pastronin dhe nje pjese i hidhnin ne tavan e ne çatine e banesave, me profecine per te larguar xhindet dhe shtrigat nga shtepia, ndersa pjesen tjeter te burkthave e ndanin pergjysem, i u hiqnin pjesen e brendeshme dhe benin kupa, per t’u perdorur diten e veres me 14 mars, per te pire tre here ujin ne mengjez heret. Kusherinjt e mi Shqiponja Haslika dhe Sami Alhasa, me treguan se me burkthat, femijet kryenin dhe nje rit tjeter magjie. Kupa e burkthit i vihej mbi kokё femijeve, te cilet me nje levizje te trupit e hidhnin ne toke. Ne se burkthi binte permbys, parathonte se personi do te kete nje shendet te dobet gjate vitit, por per te rregulluar shendetin ne te ardhmmen, i keshillonin te persersnin kete veprim, deri sa te binte per se mbari. Kur burkthi bie me pjesen e kupes lart, pra i hapur, atehere do te gezonin shendet te mire. Martaneshasit mblidhnin dhe caronkthat, nje bime me zhardhok me pamjen e karrotes, qe rritet nentoke e pasi e shkulnin e pastronin nga gjethet dhe nga dheu, e rrihnin me nje dru, deri sa e shkriftonin, duke e bere fije – fije dhe me pas i lidhnin nyje, ose i gershetonin ne qark, me profecine, se me kete veprim po lidhnin te ligat e gjithe pjestareve te familjes. Proçedura e lidhjes te fijeve te caronkthit shoqerohet me kenge, qe kendohet ne veçanti per sejcilin femije. Gjate femmijerise time, i kam perjetuar keto proçedura magjie, fillimisht i kryente gjyshja ime Aishja e me pas vajza e dajes Sybe Kurti, e shquar per intiligjence dhe kujtese te rralle, e cila i ka rujtur dhe praktikuar vazhdimisht ne ditet e sotme me 40 nipat dhe mbesat e saj, duke i perseritur formulat e magjise te shoqeruar me kenge, per sejcilin me rradhe dhe duke lidhur caronktha, deri sa femijet t’i zinte gjumi. Kete formule magjike, po e prezantoj ne vazhdim, ashtu si e kendon kusherira ime Sybe Kurti: Ne kete dite te veres, Jam tuj lidh dhesin dhe perdhesin e Rosselles Jam tuj lidh dhesin dhe perdhesin e Emmes, Jam tuj lidh buburrecin Ate qe rri neper malet, Ate qe rri neper livadhet, Ate qe rri neper trapet, Ate qe rri neper gardhet, Ate qe rri neper ferrat, Ate qe rri neper vijat, Ate qe rri neper pyjet,
106
Ate qe rri neper shtigjet, Ate qe rri nen urat ... Do ta mbledh Ta gjymtoj, ta bej trung si caronkthi, Kur te baj me krujt kryet, I dalshin syte, Kur te baj me krujt faqet, I dalshin zorret dhe zberrnaqet ... Perpos ketyre ritualeve, bashkfshataret e mi, me rrenjet e shkriftuara te caronkthave, pergatisnin nje gjerdan, ku i shtonin penjё leshi me ngjyra dhe u a lidhnin ne qafe femijeve ne mengjezin e 14 marsit, qe sipas bestytnive i garantonin mbrojtjen nga syri i keq, nga shtrigat dhe xhindet deri ne veren e ardheshme. Femijet martaneshas, kete gjerdan e mbanin deri me 6 maj, diten e festes te Shen Gjergjit, kur mblidheshin te gjithe femijet dhe i hidhnin gjerdanet ne lumin e fshatit, kesisoj uji i merrte dhe i çonte larg te gjitha te keqiat, terselliqet, prapsite dhe semundjet. Faza e trete: Eshte mëngjesi festiv i Dites se Veres me 14 mars. Çdo shtepi e Elbasanit kete dite mbushet me gëzim te veçante dhe me ndjesi shpirterore festive, qe i pushton njerëzit ne menyre spontane, gjtheçka e lidhur me ardhjen e pranveres, me shperthimin e gjelbërimit, me ripertritjen dhe plazmimin e natyres, qe inspirojne begati dhe vazhdimësinë e jetes. Shtëpite mbushen plot me ushqime e me gatime te veçanta. Portat zbukurohen me lule dhe lastarë te lulezuar, te cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe ripertritjen e natyrës. Ritualet e mengjezit te dites se veres jane te njejta ne te gjitha trevat shqiptare, diku me shume, diku me pak, diku te plota, diku te pjeseshme, por te gjitha plot me elemente antike iliro - arberore, qe jane ruajtur e transmetuar brez pas brezi, deri ne ditet e sotme. Per te evokuar lashtesine e ketyre riteve, por sjell nje pershkrim te historianeve romake, dedikuar festimit te pranveres per nder te hyjneshes Diana, ku gjejme plot ngjashmeri, me ritet qe kryhen ne festen tone te Dites se Veres. “… Ne feste merrnin pjese dhe sklleverit. Ne mengjez, pronaret dhe sklleverit zgjohen heret, lahen e fillojne pergatitjet per festimet. Grate falen ne tempullin e hyjneshes, ku shenjteronin veshjet e reja. Ne kete dite, grate i luteshin e i kerkonin ndihme Dianes ne cilesine e Luçina, mbrojetsja e lindjeve; gjuetaret i dedikonin armet, dhembet e derrave dhe brinjet e drerave. Pas ketij rituali, nga tempulli, turma e popullit shkonte te festonte ne pyllë, te gjithe mbanin ne duar pishtare ...”
107
Si rezulton nga ky fakt historik, keto rituale jane te njejta me ato, qe praktikohen ne ditet e sotme nga banoret e Elbasanit e te trevave malore te Shqiperise se mesme. Elbasanasit zgjohen herët me 14 mars dhe me një përkushtim te veçante hapin dyert, qe te hyje drita, te futet e mira, te dali e liga dhe te hapet bujaria e respekti per vizitoret. Ne mote te shkuara, elbasanasit zgjoheshin ne agim dhe deren e hapte me i moshuari. Djemt dhe vajzat merrnin shtamen dhe shkonin ne krua, per t’i mbushur me uje te fresket dhe gjate kthimit shkulnin nje plis bari te gjelberuar, qe e vinin ne pragun e deres. Djemt e rinj shkonin te pleheronin dhe te ujisnin portokallat, ullinjt dhe pemet e tjera frutore ne kopeshtin e shtepise, qe te prodhonin sa me shume. Ne Martanesh, zgjimi behet ne 5. 30 te mengjezit dhe pasi lajne fytyren me ujin e vezeve te zjera, dalin jasht per te degjuar kenget e zogjeve, qe gjallerohen duke shoqeruar lindjen e diellit, ndersa djali me çapken ngarkohej me detyren te kepuste tufa me bare te gjelber, qe i ndaheshin te gjithe pjestareve te familjes. Ne Elbasan, ne mengjez heret, nje pjese e banoreve i lajne sytë me lulet e verës, me vjollcat - manushaqet dhe me karakaftet dhe me pas pihet ujë me kupen e "bukës te derrit". Martaneshasit e pijne ujin me kupen e burkthit. Pirja e ujit me "bukën e derrit" dhe me burkthin, simbolizon një vit te shëndetshëm dhe te begate. Para ngrenies te mengjezi, gjyshet dhe nenat, i u lidhin femijeve veroret ne qafe dhe ne kyçet e duarve, femijeve te rritur u vene unazat dhe gjerdanet e kulpres, ndersa ne Martanesh u lidhin ne qafe dhe gjerdanet e pergatitura me fijet e caronkthit, te zbukuruara me penjё leshi me ngjyra. Ne Elbasan dhe ne Martanesh, keto rite kryhen ne intimitet familjar dhe ne rast se aty prane kalon dikush dhe i therret, nuk duhet t’i kthejne pergjigje atij, por te gjithe shqiptojne formulen mbrojtese: “Ty te lensha gjumin e sabahut, ethet e veres dhe morrat e pleshtat”. Pasi vishen te gjithe me rrobat e reja (ose me rrobet me te mira), organizohet ceremonia e urimeve dhe e shperndarjes te dhuratave ne farefisni dhe nder miqt me te afert. Hiset e ushqimeve, qe kishin pergatitur ne darke, vihen ne shporta, ose ne shamia-peceta, shkulet nje tufe bari dhe u jipen ne dore djalit me te vogel, i cili duhet te jete me prinder gjalle. Ky djale ngarkohet me detyren te beje “kembe”, pra te kryej vizitat per te uruar Diten e Veres dhe per te derguar hiset – dhuratat te fisit dhe komeshijeve. Misioni i vizitave u ngarkohet vetem djemeve dhe jo vajzave. Vizitat fillojne ne shtepite e gjyshave, te xhajave e dajave, te tezeve e hallave dhe motrave te martuara e me pas ne kusherinj e miq. Kur
108
arrijne ne shtepite e te afermeve dhe te miqeve, djali e le tufen e barit ne pragun e deres dhe me urimin “gezuar diten e veres, ju sjellte shendet e begati” hyne brenda me kemben e djathte dhe i a dorezon hisen – dhurate me te vjterit te familjes. Familja, qe ka pritur djalin per vizite-urimin, e percjellin deri jasht oborrit dhe i japin pjesen e vet te hises-dhurate, pra eshte ne tradite qe te shkembehen dhuratat ndermjet familjeve. Dita e Veres permbanё dhe pjesen spiritual te festes, qe asht burimi i gezimit dhe i lumturise per individet, familjen dhe kolektivin. Aspekti spiritual shprehet ne forma te ndryshme: - Perfitimi personal dhe kolektiv i kenaqesise dhe gezimeve, qe sjell festa e dites se veres, festa e ripertritjes te natyres dhe e jetes. - Perfitime nga profecite e shumta, qe shprehen me ritualet e magjive, qe krijojne sugjestionim personal dhe kolektiv per shendet e begati. - Krijimi i harmonise, unitetit dhe festimit kolektiv, me vizitat, urimet, shkembimin e dhuratave dhe me aktivitetet argetuese, qe zhvillohen gjate diteve te festes dhe ne veçanti ne piknikun e 14 marsit. Sa me shume te kthehemi prapa ne kohe, aq me shpesh i ndeshim keto aspekte spirituale pagane, ndersa sipas koncepteve moderne, akt-vitet qe zhvillohen gjate kremtimit te dites se veres, sidomos me 14 mars, kane karakterin e nje festivali popullor. Faza e katert. Eshte pikniku i Ditës së Verës ne paraditen e 14 marsit, qe vazhdon deri ne pasdite vone kur fillon te erret. Pikniku nis ne orën 10:00 dhe organizohet ne menyre krejt te spontane, pa njoftime (pa tellall, pa shpallje, pa korjera etj). Festa Dita e Veres, si ne kohe te shkuara dhe aktualisht vazhdon te kremtohet ne natyren e ndriçuar nga bukuria dhe gjelberimi i njome, ne mjedise me lulezim masiv, mbeshtjelle me te ngrohtin perkedheles te diellit pranveror; organizohet ne mjedise te hapura, qe lejojne pjemarrje masive. Vendet e piknikut jane zona te shenjta, tradicionalisht te koheve pagane, por te pa lidhura me ato fetare. Ne piknikun e ditës së verës banoret e elbasanasit lëne qytetin dhe u drejtohen vendeve me te aferta me bukuri te rralle natyrore, kryesisht shkojne tek Rrapi i Mansit, Kroji i Kalit, Ulliri i Qejfit, por dhe te Çezmja e Lepurit, Çezmja e Kasines, Byshek, Gjinar, Gurra e Labinotit, Llixhat etj. Banoret e Lures mblidheshin ne bjeshke, ne livadhet e lulezuara rreth liqejve te Lures. Ne Martanesh pikniku organizohej sipas fshatrave, kesisoj banoret e Lenes shkonin ne livadhet e Vaut te Deas, rreth gurres me uje te bollshem e te fresket, qe buron ne qender te livadhit.
109
Banoret e fshatit Gjon shkonin ne livadhet e Luçanes, banoret e Peshkut ne Ballenje e Vogel, ndersa valatoset ne sheshin e keshtjelles te Qytezes, pra ne vende te shenjta te lashtesise pagane. Shqiptaret e Shkupit e organizonin piknikun ne Kalane e Shkupit, ashtu si dhe lezhjanet, mblidhen ne sheshin e Keshtjelles se Lezhes. Malesoret e Malesise se Madhe mblidheshin ne livadhet e bukura te Vermoshit, ne Theth e ne Razem etj, etj. Nenat dibrane i percjellin femijet ne piknik me nje shprehje urimi “ferci, ferci nona, u befsh me i forte se thona”. Te gjitha familjet marrin ushqimet e gatuara nje natё me pare dhe i gezohen festes ne qetesine dhe bukurine e natyres te lulezuar, me bollekun e gatimeve, duke u argetuar me kenge, valle, humor e lojra te shumta popullore. Nje aktivitet terheqes eshte thyerja e vezeve, pra djemt e vajzat i perplasnin vezet dhe ai apo ajo, qe ka vezen me te forte, i fitonte dhe grumbullonte vezet, qe u thyente te tjereve. Ne treven e Skraparit, mengjezin e 14 marsit, femijet shkojne dere me dere, duke kenduar kengen e Dites se Veres dhe pasi shkembenin urimet, i u japin veze, qe femijet i thyenin ne kokë. Ne diten e veres, krahas embelsires, amvisat skraparllije gatuajne dhe anak (laknur) me hithra. Ne disa fshatra te Lushnjes, me banore te besimit ortodoks, dita e veres festohet me 1 mars, ndersa ne fshatra te tjera me 14 mars dhe krahas vezeve, zjejne kallinj misri dhe grure, qe grate e shtepise u a dhurojne femijeve, qe vijne duke kenduar kengen e veres dhe duke perplasur dy gure ne menyre ritmike. Pasi urojne diten e veres, femijet kerkojne misra dhe veze te zjera. Gjate piknikut kendohen kenge dhe hidhen valle, ne grupe dhe me pjesmarrje masive. Vallet e vajzave, te kapura per dore ne rreth, jane jo vetem nje aktivitet argetues, por shprehin nje simbolike te lashte, jane si vallet e amazonave te Artemises, te nimfave te Dianes dhe te shtojzovalleve te Zanes iliro-arberore. Vallet e djemeve, jane me dinamike dhe shprehin jo vetem karakterin burrenore, por permbajne dhe elemente luftarake. Ne festen Dita e Veres, jane aktive lojrat dhe garat popullore. Dita e Veres e festuar me 14 mars perkon me diten e perendise te luftes - Marsit, andaj lojrat dhe garat, evokojne nderimin dhe devocionin per Hyjninё Mars, per çka me keto lojra imitohen situata me elemente te luftes si loja Kalaja Dibrançe, garat me kuaj ne Diber dhe Shishtavec, sporti i mundjes ne Golloborde, prova e forces se krahut, terheqie litari, loja “e luftes” etj, qe zhvillohen ne te gjitha trevat nga
110
veriu ne jug te vendit. Gjate kesaj feste, ne mjedise te hapura, femijet luajne cingel, dokerr, loja me zare, me arra etj. Ne mjediset e piknikut, te rinjt mbledhin dhe luleshqerra (latinisht: Bellis perennis – e bukura e perhereshme). Kjo lule çel ne ditet e para te pranveres dhe njihet me emera te ndryshme sipas trevave si: lule shqerre, lule dele, lule bukurishte, lule dashurie, lule kacidhe, lule buke etj. Lule shqerrat, me petaleet me bardhesi diellore, jane simbol i pastertise trupor dhe shpirterore. Kete dite, vajzat mbledhin tufa me lule shqerre, si dhe pergatisin kurora, me te madhen dhe me te bukuren e vejne ne koke gjate dites te 14 marsit, te tjerat u a dhurojne shoqeve dhe vajzave te vogla. Per djemte, lule shqerra eshte dhe simbol i dashurise se fshehte, pasi nepermjet kesaj lule, hetojne ne se dhe vajza ka te njejtat ndjenja dashuri per ate. Ky sekret zbulohet, duke hequr nje e nga nje petalet e bardha, duke pyetur ne menyre alternative, per çdo petal qe shkeput: “me don?”, “nuk me don?” Ne se keputja e petalit te fundit perkon me fjalen “me don”, gezohet se ka marre konferme profetike, se dhe vajza e “dashuron” e ne se rastis me fjalen “nuk me don” e perserit deri sa te plotesoje kete deshire te fshehte. Keto veprime zakonisht kryhen ne intimitet, pasi asnje nga djemt nuk do ta bej publik emerin e vajzes, qe ka ne zemer dhe te fshehur ne mendje (dashuri Platonike). Kur kjo prove rezulton pozitive, djali i dhuron vashes se tij nje tufe me luleshqerra, por kujdes se duhet t’i a dorezoje me shume fshehtesi, te mos e shohin te tjeret, pasi atehere prishet “magjia e dashurise”. Pra kjo lule e thjeshte, ka forcen te dhuroje buzeqeshje dhe gezim te dashuruarve, andaj e quajne dhe lulja e dashurise. Ne treva te ndryshme zhvillohen dhe rituale te veçanta me origjine pagane, sidomos nga grate dhe vajzat. Ggrate frekuentojne vende te shenjta pagane, vizitojne shpella heremitesh, rrenoja tempujsh kishash, xhamishe, teqesh, tyrbesh, lajne duart dhe fytyren me uje burimesh te veçanta, ulen nen hijen e lisave te lashte, qendrojne te veçuara ne lendina te shenjta, me sugjestionin, se keto vende kane efekte sheruese, fatsjellese dhe mbrojtese te shendetit etj. Etnologu Afet Jashari, tregon se grate e treves se Dibres, ne diten e veres frekuentojne shpellen e Vertekices, te tjera shkojne ne burimin e Ujit te Kuq, te nxitura nga bestytnite se keto vende sjellin pjellshmeri te mbare, fatin e mire dhe shendet per femijet e te familjes. Grate e Martaneshit, sidomos ata qe nuk kishin ende femije, ata qe vuanin nga semundje dhe vajza qe deshironin te fejoheshin, kerkonin
111
te lanin fytyren me uji nga burimi i shenjte, qe rridhte ne thellesi te shpelles karstike te Ballenjes se Madhe. Faza e peste. Eshte vazhdimi i jehones te Dites se Veres. Zgjatja e kesaj faze, ndyshon sipas trevave dhe mbyllet me disa rituale karakteristike. Elbasanasit i heqin veroret, kur shohin dallendyshen e pare, dhe i hedhin ne ferra, kesioj dallendyshja t’i marre per te bere folene. Vajzat dhe djemt e Malesise se Shkodres, i heqin veroret me 20 mars, diten e ekuinoksit pranveror dhe i vejne neper deget e pemeve te kopshteve te shtepive dhe presin te vijne t’i marrin zogjte. Ne Martanesh, veroret dhe gjerdani i caronkthit mbahet deri me 6 maj, diten e festes te Shen Gjergjit, kur mblidheshin te gjithe femijet dhe i hidhnin ne lumin e fshatit, kesisoj uji i merrte dhe i çonte larg te gjitha te keqiat, terselliqet dhe semundjet. Djemt dhe vajzat e Skraparit, Beratit, Lushnjes dhe Çamerise, i mbajne veroret deri me 2o mars, diten e ekuinoksit pranveror e kete dite i heqin dhe i hedhin mbi ferra ose mbi trendafilat dhe presin te vijne t’i marrin dallandyshet, qe t’i perdorin per te ndertuar folene. Vajzat dhe djemte e Korçes, Kolonjes dhe Kosturit, veroret i heqin pas nje jave dhe i vendosin mbi shkurret e rruges te fshatit, apo ne deget e pemeve te oborrit dhe prisnin te vinin t’i merrnin zogjte. Kur zogu i merrte veroren e vajzave te rritura, do te thoshte se vajza do te martohej brenda vitit. Jehona e festes te Dites se Veres vazhdon gjate, duke lene pas gezim dhe entusiazem e gradualisht pasohej me shume festa te tjera, te bukura e gazmore, por jo me intensitetin dhe masivitetin si festohet Dita e Veres Shqiptare.
112
DRITA ... E NJË INTERVISTE, OSE NJË REÇENSION PER DY PERSONAZHE. Pranvera nuk ёshtё stinё, Ështё frymё dhe shpirt, Ështё dashuri dhe drithёrimё, Mirupafshim nё pranverё. Drita Lushi. Lexuesit e shumtë të portalit Zemrashqiptare, tashmë e njohin dhe vazhdimisht e vleresojne nivelin e shkrimeve të larmishme te shkrimtarit dhe gazetarit Zeqir Lushaj, por vlen te theksoj, se si gazetar, po shquhet si intervistues me individualitet dhe profesionalitet të lartë. Ndokush mendon se intervista eshte puna me e thjeshte, bej disa pyetje dhe shkruaj pergjigjiet. Pikerisht ne kete “thjeshtesi”, fshihen shume mistere dhe vlera profesionale, qe e dallojne gazetarin e afte. Sipas gazetarit italian Leo Longanesi: “Intervista eshte një artikull i vjedhur”, në kuptimin se eshte pjese e jetes të një personi tjeter, e prezantuar me deklarime, pa komente, me pergjigjie të pyetjeve që i ben gazetari. Per keto motive, shpesh ne menyre ironike, thuhet se intervista eshte gjini gazetareske e thjeshte, ndersa gazetari Longanesi thote: “Intervista eshte forme komunikimi gazetareske me veshtiresi te larta teknike, eshte rasti ku lajmi ben gazetari”. Pikerisht, kesisoj jane intervistat e Zeqirit me nivel te larte, sa bejne gazetari. Kur lexon intervistat e Zeqirit, kuptohet lehte se Ai nuk ndjek, por e kapercen stilin tradicional me pyetje skematike dhe kesisoj realizon intervista te lira, bashkebisedon rrjedheshem e natyrshem, prandaj dhe i intervestari nuk jep pergjigjie te thata e shabllone. Kur lexojme bashkebisedimin e tij me te intervistuarit, konstatojme mjeshtrine e gazetarit, guximin dhe artin, me te cilat Ai e kapercen kodin e intervistes. Zeqiri eshte i hapur, i sinqerte, ben pyetje hulumtuese, por jo invadente, kerkon te zbuloje boten e brendeshme dhe psikologjine e bashkebiseduesit, nuk eshte emocional, as shtjerrakeqas, perkundrazi eshte teper leal, kesisoj Ai behet konfidencial në komunikim, krijon intimitet, zhbiron, “provokon”, madje perdor dhe ironine e holle të malesorit, me mendimin e mire të zbuloje dhe të tipizoje vlerat etikomorale e profesionale, qe e kompletojne dhe individualizojne figuren e personazhit me te cilin bashkebisedon. Nuk mund te harrohen lehtë intervistat e brenda ketij viti me Kadri (Os)Manin, Fritz Radovanin, Kolë Tahirin, Lulzim Logun, familjen
113
Nela, Aurel Dasaretin e te tjera, deri te kjo, që e kemi në ekranin e ZSh-së, pra me poeten e talentuar Drita Lushi. Në çdo interviste, Zeqiri sjell risi, si në stilin e intervistave te lira, ashtu dhe ne kerkimet psiko-sociale, ne evidencimin e personazhit me te cilet bashkebisedon ne distance, andaj shkrimet e tij lexohen me shume interes, si deshmon dhe intervista e fundit me poeten Drita.
Poetja Drita Lushi
Gazetari Zeqir Lushaj
Largesia e madhe, nga lumi Hudson, qe rrjedh i gjere dhe i qete neper New York, deri ne lumin shtratngushte dhe te vrullshem te Shkumbinit, qe kalon ne skaj te Librazhdit, ç’duket gjate ketij bashkebisedimi miqesor, te sinqerte, me shume kulture e me respekt reciprok, qe u zhvillua ndermjet Zeqir Lushaj, gazetarit – poet dhe Drita Lushi, farmacistes – poete, dy personazhe qe nuk jane takuar kurre, por njihen, por qe i bashkon krijimtaria artistike në Zemrashqiptare. Me stilin dhe strukturen e intervistes, Zeqiri ka arrijt artistikisht te portretizoj figuren komplekse te Drites, si grua, si bashkeshorte, si nёnё, si farmaciste, si intelektuale, si poete dhe si protagoniste shoqerore. Me kete menyre prezantimi, lexuesit e Zemrashqiptare tashme e njohim Drita Lushin, madje deri ne hollesira dhe jam i bindur, se as bashkqytetaret e saj nuk e njohin me kaq detaje. Nje bukuri tjeter e veçante e kesaj interviste eshte dhe fakti se Zeqiri shfrytezoj rastin, ta botoje ne pervjetorin e ditlindjes te Drites, çka na implikoj dhe ne si lexues, qe krahas kenaqesise, qe njohem poeten nga Librazhdi, u bashkuam të gjithe me urimet e perzemerta: “Gëzuar ditlindjen Drita”.
114
Prej kohesh kam lexuar poezi të Drita Lushit, të botuara ne faqet e Zemrashqiptare dhe ne gazeta te tjera on-line. Kohet e fundit, mbesa ime Dorjana me dergoj dhe librin “Ëndërr ...”, të Drita Lushi, qe me ndihmoj ta njoh mire krijimtarine e saj poetike. Mbesa ime Doriana lexon shume poezi dhe here pas here me dergon vellime me poezi ne shqip të botuara ne Memedhe, natyrisht jo të gjitha, por më të mirat dhe nder ato, ajo pelqeu librin “Ëndërr ...” të Drita Lushi. Do te doja te shkruaja komente rreth poezive te Drites, ashtu si me ka mesuar shume vite me pare, pedagogia ime e talentuar e letersise, “zysha” Nexhmie Bordi, por preferova te bej nje reçension per intervisten (eshte hera e pare), pasi e vleresova interesante dhe me vlera te veçanta pergjithesuese. Si rregull, gazetaret e fillojne intervisten, me pyetje te thjeshta, per ta joshur bashkebiseduesin ne kornizen e intervistes, qe te pergjigjet me lehtesi e kesisoj ta implikoje te “zberthehet” e t’i nxjerri “sekretet” dhe ne vazhdim e rrisin “intensitetin” dhe “agresivitetin” duke perfunduar me pyetje provokuese. Zeqiri beri te kunderten. Pyetja e pare ishte me e veshtira. Intervista fillon me pyetje “provokuese”, ne dukje si kritike ndaj Drites, te “gozhduar” por jo te ngujuar ne Librazhdin e vogel, gjeografikisht “larg” nga bashkeshorti, qe punon ne Tirane. Pergjigjia e Drita Lushit mund te ishte e thjeshte dhe justifikuese, ndersa Ajo, me sinqeritet te madh, me çiltersi e me kulture intelektuale, e shembi vete murin e privacy dhe konfidohet pa rezerva per jeten e saj, tregon ne menyre te natyreshme, si te ishin duke biseduar shoqerisht, te ulur ne nje bar para filxhaneve të kafes. Pergjigjia e pyetjes se pare e Drites, ne fakt eshte nje skice letrare, nje autoportret teper elegant, me komponente te jetes bashkeshortore me aspekte psikologjike, filozofike dhe profesionale, eshte sinteze e personalitetit te forte te gruas, qe jeton aty ku ndihet e lirë e jo aty ku flitet për liri dhe ku ne fakt behesh rob i hapsires te konceptuar me “liri” të tejskajshme, andaj me te drejte ajo pergjigjiet: “Por, në qytetin tim ndihem Unë, ndihem vetja”. Zgjedhja per te jetuar ne Librazhdin e vogel e te thjeshte, nuk eshte frike per qytetet e medha e te rremujeshme, nuk eshte egocentrizem, as mentaliteti i nje gruaje “provinciale”, por eshte e drejta e ligjeshme, eshte liria, eshte sfida per ta jetuar realitetin e sotem ne mireqenie psikologjike dhe shpirterore se bashku me familjen, qe per Driten eshte e shenjte, per te jetuar me njerezit më të dashur ne province, por dhe per te dhene kontributin intelektual, profesional e humanitar bashkeqytetareve te vendlindjes.
115
Gjate intervistes, Zeqiri e pyet shpesh here per bashkeshortin dhe Drita i pergjigjet sinqerisht e natyrshem, duke shprehur respekt, nderim e dashuri per burrin kolonjar, me te cilin ka lidhur jeten se bashku dhe qe jane trasheguar me nje vajze te bukur e te dashur. Sinqerisht ju them, mua nuk me pelqeu, qe gjate gjithe intervistes flitet shpesh per bashkeshortin por pa dhene emerin. Nje gabim i dyfishte, Zeqiri nuk e pyet si quhet dhe Drita, me qe nuk e pyeti, nuk del jasht skemes te intervistes e nuk e thote emerin e bashkeshortit, i cili mbeti anonim gjate gjithe kesaj interviste te gjate e te bukur. Natyrisht, kjo pakujdesi ka ndodhur padashje, nuk ka asgje te qellimte dhe as nuk i a ul vlerat intervistes, por me qe une jam burre plak dhe tradicional, po ju kritikoj te dyve, per kete mangesi, qe sigurisht do ta miratoje dhe vete bashkshorti i Drita Lushit. Eshte shume e veshtire te flasish publikisht per vehten, sidomos te “hapesh” ne nje interviste te tille me shume pyetje, qe insistojne te çbirojne te gjitha aspektet e jetes, por Drita, me shume modesti na prezantohet dinjitoze. Ajo nuk flet ne veten e pare, “une...une Beluli”, por shprehet nepermjet fjaleve te embela te nenes, nepermjet vleresimeve te mençura te gjyshes, nepermjet raporteve dhe respektit me vellezerit e motren, nepermjet afektit per vajzen dhe bashkeshortin e ne veçanti duke folur me dashuri te madhe, me nderim e dhimbje per te atin, i cili i la nje pasuri te çmuar: “vlerat më të mira, që çdo fëmije dëshiron t’i trashëgoj nga prindi i vet”. Nje intelektuale me dimensionet dhe me nivelin kulturor e profesional te Drita Lushi, nuk ka nevoje te shprehet me autolevdata, me automerita, me autoidolatri, ato jane te huaja per ate. Kjo lloj kulture mburrje i perket politikaneve te sotem, qe flasin shume e nuk bejne asgje, andaj Drita e perbuz rolin e ketyre lloje politikanesh, por kjo nuk do te thote aspak se eshte kunder politikes. Figura e Drita Lushi nuk ka nevoje per zbukurime, per epitete dhe per etiketa ne superlativa, pasi ne kete interviste, Zeqiri e pershkruan ne thjeshtesine e saj, ashtu si e ka treguar ajo vete dhe ne kete menyre e lartesoj vehten me shume, se sa do te bente pena e gazetarit, apo shkrimi im. Nje vend te posaçem ne interviste i eshte kushtuar punes ne fushen e shendetesise, ku punon si farmaciste, tregon thjeshte kontaktet e perditshem me njerezit, sidomos me ata qe vuajne dhe qe kane nevoje per ndihmen e saj. Profesioni i farmacistes e ka vene Driten ne raporte pune dhe komunikimi shoqerore me banoret e Qytetit, raporte keto, qe e kane bere te shprehi ndjesite e saj humane, sepse ajo per dite ndodhet ne mes te shendetit dhe semundjes, mes jetes dhe vdekjes, mes te mires
116
e te keqes, mes dhimbjes e qetesise, ndermjet vuajtjes e lumturise dhe per hir te misionit humanitar, Ajo impenjohet ne sherbim te jetes, ne mbrojtjen e shendetit e te mires, per te mundur semundjen, te keqen, të largoj vuajtjen dhe dhimbjen. Profesioni i farmacistes dhe komunikimi me njerezit nevojtar, janë elemente shtese, qe e kane forcuar shpirtin e saj te ndjeshem e krijues si poete, ashtu si ka thene shkrimtari izraelian Grossman: “... keto raporte ndermjetese i japin vitalitet poezive”. Nuk eshte e lehte te shkruash poezi, perkundrazi eshte shume me e veshtire se te shkruash proze, ku fjalet vershojne si lum e mbushen faqe te shumta, ndersa poezia ndertohet me pak fjale, te cilat poeti i perdor me kursim, i zgjedh me kujdes dhe i rendit ne vargje te lira. Poezite jane sinteze e mendimeve dhe e sentimenteve. Poezite per dashurine, pergjithesisht vleresohen te thjeshta, madje kur kane ne brendi shume ndjenja dhe ku aludohet seksi, i quajne erotiko-lirike. Une mendoj, se me mire asht te quhen poezi dashurie, pasi dhe vete seksi eshte komponent i dashurise dhe kjo i shpreh te gjitha, çfare fshihet ne misteret dhe sentimentet e dashurise. Dante Alighieri ka thene “ne vend te pare ne intelektin e njerezve eshte dashuria, te gjitha te tjeret vijne pas”, pra dashuria asht ndjenja themelore, qe duhet te dominoje boten. Nuk ka poet, qe nuk ka thurur vargje per dashurine dhe Drita Lushi ecen ne kete shteg, e sigurte e sinqerte, pa rezerva, plot talent per te shprehur ndjenjat, per te shpalosur dashurinë. Poezitë e dashurisë të Drita Lushit, duken te thjeshta, por ne fakt jane komplekse e te nderlikuara, sepse ne pak vargje, autorja sintetizon te pleksura ndjenja te thella, te sinqerta, delikate e spontane, pa lene menjane dhe raporte intime dashurie. Keto vjersha lexohen me shume endje e kjo eshte nje nder sodisfaksionet e autores, por ne veçanti kenaqesia me e madhe per Driten mbetet kur ato i lexon bashkeshorti, personazhi qendror dhe inspiruesi i kesaj krijimtarie, andaj me te drejte, ne intervisten e saj Ajo konfirmon: “Por, kur e kam gjetur me librin tim në dorë, jam ndier e lumtur”. Intervista vazhdon ne rrjedhen e saj me pyetje ngacmuese dhe me kunderpergjigjie te sakta e te sinqerta, ne dukje nje duel mendimesh e argumentash, ndersa ne realitet nje bashkebisedim shume miqesor, mes dy kolegesh, qe shkembejne mendime e pervojen e jetes. Zeqiri e nguc Driten dhe ne rolin e saj si shtepiake dhe i ben nje pyetje provokuese: “A të ngelen shpesh enët pa larë në darkë, nga nxitimi per te kompjuteri?”. Natyrisht priste t’i pergjigjej, se ne keto raste i lane burri e kesisoj Zeqiri do te justifikonte publikisht vehten, kur Sabria e “detyron” te
117
laje pjatat, por Drita i thote te verteten, se dhe kete pune e ben vetë, madje “...kush thotë që s’më ngelen enët pa larë, droj se ju gënjen”. Kjo interviste ka nje mbyllje jasht standarteve, pasi perfundon pa urime e komplimente reciproke, pa falenderime e mirenjohje te dyaneshme, por me vizionin optimist per te ardhmen, sepse Drita Lushi nuk do t’a braktisi Shkumbinin, lumin e femijerise dhe muzen e saj, nuk do te braktisi punen ne vendlindje, sepse largesia vetem 1 ore nga Tirana në Librazhd, qe realizohet nepermjet rruges se re dhe tunelit te Krrabes, tani u garanton jetesen e perbashket familjare. Kesisoj, argumentat per diskutim dhe analize te kesaj interviste jane te shumta, perfshijne te gjitha aspektet e jetes individuale, familjare, profesionale, shoqerore dhe krijimtarine artistike te poetes se talentuar Drita Lushi, por une u ndala vetem ne disa nga aspektet themelore, qe me nxiten interesin t’i komentoj e te shpreh opinionet e mia, i bindur se do te mirepriten si nga Zeqiri dhe nga Drita.
118
MEDITIM RRETH NJE ARTIKULLI, BOTUAR NE REVISTEN ZEMRASHQIPTARE. Mёnyra mё e mire pёr t’i ruajt miqtё, ёshtё tё mbetesh miku i tyre. Ralph Waldo Emerson Pas debutimit ne internet te shume gazetave on-line, u krijua pershtypja se trualli i kesaj fushe u konsumua, me ato qe filluan te parët e se nuk do te kishte vend per te tjera, ndersa ne realitet, faktet treguan, se social-network u popullua dhe po mbushet gjithnje e me shume me portale te reja dhe ne kete atmosfere informacioni ofensiv, nje vend dinjitoz ka marre dhe Zemrashqiptare. Çdo dite qe kalon, Zemrashqiptare e jonë, po behet revistë më e pasur me shkrime, me pjesmarrje te më shume autoreve dhe te gjitha gjeneracioneve, eshte zgjeruar ne informacione, me shkrime më interesante ne argumentat që trajtohen, më cilesore nga krijuesit, më e lexueshme nga publiku. ZSH ka nje tematike te larmisheme, jo vetem gazetareske, por pasqyron dhe krijimtari letrare, art, histori, etnografi, politike, kesisoj pothuajse eshte shnderruar ne nje enciklopedi on-line, aq sa nje dite Gezim Marku do te detyrohet te hapi portal te ri, per t’i ofruar lexuesve materiale me te specializuara, sidomos ne fushen e letersise dhe te artit, pasi ne keto vite krijimtaria letrare-artistike nder shqiptaret, po lulezon fuqishem si brenda trojeve shqiptare dhe neper bote, ku po konkurojne shume krijues si ne proze, poezi, pikture, skulpture, ne muziken e lehte e klasike, ne baletin klasik dhe ne dancen moderne, ne artin aktorial etj, pra ne te gjitha gjinite e letersise dhe te artit e kesisoj bota po njeh shpirtin artist te shqiptareve, qe per shume vite ndejti i ndryme brenda kornizes shteteror. Natyrisht, shqiptaret jane shquar dhe ne fusha te tjera te jetes dhe keto kane gjetur pasqyrim ne faqet e ZSH, ku kemi njohur shume bashkatdhetar te shquar me punen cilesore, me kompetenca e aftesi te larte profesionale, qe zhvillojne ne te pese kontinentet. ZSH i ofron lexuesit kronika lajmesh, aktualitet, krijimtari letrare me tregime e poezi, reportazhe, skica, portete personash te thjeshte, qe dikur ishin anonima, por ekspozon dhe portrete personalitetesh te kultures, artit, aresimit, shkences, boton histori te vjetra e te reja, studime albanologjike dhe etnografike, shkruan per politiken dhe politikanet, per sportin, per ekonomine, per urbanistiken, per transportin, tregon per bujq dhe blegtore, ne veçanti dallohen shkrimet shume prekëse per luften Çlirimtare te Kosoves e per deshmoret e kesaj lufte, ndaj te cileve ndjejme nderim e dhimbje, per vetmohimin e sakrificen
119
e tyre sublime, qe dhane jeten per lirinë e Kosoves. Shkrimet prekëse per djemt e vajzat kosovare, qe rane ne lufte per çlirimin nga zgjedha e gjate serbe, nuk jane nekrologji, por faqe te historise se lavdishme te Kosoves, jane portete trimash e trimereshash, qe na emocionojne e na bejne te ndiehemi krenar per heroizmin e tyre. Ne faqet e ZSH takohemi me miq te vjeter dhe te rinj, me shoke e shoqe, “mblidhemi” ne oden e miqeve e bashkebisedojme e debatojme mes nesh dhe s’ka si te ndodhi ndryshe, pasi shqiptaret e kane ne gjak kuvendimin, por dhe debatin, ballafaqimin e mendimeve, pavaresisht se na mungon filxhani i kafes dhe gota e ujit e tradites shqiptare, qe se kane popujt e tjere europiane. Ne faqet e ZSH kemi njohur autore te afirmuar e shume te njohur, autore te tjere me shkrime debutuese, por dhe te rinj e te reja ne moshe, qe me guxim kane derguar shkrime dhe ne i kemi inkurajuar ne veprimtarine krijuese. Kesisoj ZSH eshte shnderruar ne ambasade e artit, kultures, shkences dhe e vlerave shoqerore e shpirterore te popullit shqiptare. Ne faqet elegante te ZSH kemi lexuar shkrime plot kuriozitete, shkrime me arte e kulture dhe me lajme emocionuese. Pikerisht sot, ne faqet e ZSH, lexova nje njoftim te gazetarit Kujtim RUDINA e diçka me ngacmoi ne kujtese ky emer. Ndersa rremoja ne labirintet e memorjes, u shfaq nje vegim i larget, i koheve te rinise time te shkuar dhe zbulova nje “sekret” te bukur: Kujtim Rudina dikur ishte gazetari i “Zeri i Rinise”, pra eshte pikerisht Ai te cilit i kisha dorezuar te me botonte poezite e mia modeste. Atehere ishte nje djalosh buzagaz, i sjellshem e mikprites, qe ende perdorte fjale nga dialekti i malesise veriore, por detyra e bente dhe pse me pak ndrojtje, te manifestohej pamjen autoritare te redaktorit, i jepte rendesi vendit te punes, por edhe vehtes. Gjate kohes qe Ai punonte ne gazete u takuam pak here. Natyrisht nuk m’i botonte te gjitha poezite, se atehere nuk do te ishte redaktor, por per ato qe m’i kthente me shume kujdes, me jepte dhe ndonje sugjerim, qe ne fakt i a merrja ne konsiderate. Ne vitet e me voneshme u transferova ne Tirane e kesisoj takoheshim shpesh me Kujtimin, sidomos gjate kohes qe nipi i tij studionte ne Fakultetin e Mjekesise. Ne ato vite, hapsira nga vertiteshim ishte e ngushte e kudo qe kalonim ne Tirane, nuk mungonte rasti te takoja dhe Kujtim Rudinen, te pinim nje kafe se bashku e te kuvendonim gjate per hallet dhe per poezine. Ndodhite e me voneshme, ndryshimet e sistemit dhe hapja e Shqiperise, bene qe te dy te “humbim” ne hapsirat e gjera te botes, te dy morem rrugen e syrgjynit une ne Itali e Ai ne USA.
120
U rigjetem dhe u takuam serish pas 21 vitesh ne faqet e ZSH. Kur lexova kete shkrim, thashe me vehte: sa rendesi ka ZSH, mua me mundesoj ta “takoj” Kujtim Rudinen, mikun e vjeter, por dhe Ai u takua me miqt e vjeter, bashkoj kater nxenesit e nje klase, ata ish djelmoshat me pantallona doku, shoket e tij nguhte te rinise se bukur dhe te sinqerte, tani kater burra flokebardhe dhe kater shkrimtare: Kolec Traboini, Frrok Vukaj, Bajram Gashi dhe Zeqir Lushaj. Eshte ZSH ajo, qe e organizoj ketë takim te munguar nga viti 1967, nga koha kur ishin ne shkollen e Mesme Pedagogjike “Shejnaze Juka” në Shkoder, u takuan me njeri tjetrin pas studimeve universitare dhe pasi kishin punuar per 46 vjet ne aresim dhe ne gazetari. Ky shkrim evokon dhe nje kuriozitet te bukur: kater shoket gjimnazista, jane kater shkrimtarё te afirmuar. Prej 46 vitesh keta kater “djelmosha” nuk ishin ulur se bashku per te pire nga nje aranxhate me shirup trendafili si dikur ne Shkoder, per te treguar çapkanlleqet e viteve te rinise, apo per te rikujtuar bisedat e gjata e plot humor ne mbremjet buze Bunes, te gjitha keto bukuri rinore, qe i kishin lidhur ne nje miqesi solide e te ndereshme, kishin munguar per shume vite, por ja papritur i bashkoje Zemrashqiptare. Puna i “shperndau” larg njeri tjetrit. Vitet e me voneshme Koleci dhe Zeqiri u “çliruan nga komplekset politike” dhe zgjodhen rrugen e kurbetit, iken larg, ne vendin e Demokracise se vertete dhe atje gjeten qetesi dhe mireqenie ekonomike dhe megjithe keto miresi, qe i u ofroj kurbeti, ata nuk u shkeputen nga vednlindja, nuk i harruan shoket e rinise Frrokun dhe Bajramin, te cilet qendruan ne Memedhe. Ne takimin ne Zemrenshqiptare, te kater “djem” tashme te burreruar, i bashkoj atdhedashuria, i bashkoj krijimtaria letrare, librat e shumta te botuara ne gjuhen shqipe, i bashkoj miqesia e vjeter. Botimi i fotografive te kopertinave te kater librave te ketyre kater shkrimtareve miq, eshte takimi me i bukur ne faqen e pare te “ceremonialit” te ZSH. Krahas prezantimit si nje reviste moderne bashkekohore, portali ZSH ruan dhe aspektin tradicional, ka shprehjen shqiptare, asht trime e çartun, flet hapur dhe me guxim, kritikon, nuk pyet cilin kritikon, eshte e lire ne opinione e ne kritike, por asht dhe e dashur, korteze, e ёmbёl dhe delikate, eshte konfidenciale dhe shoqerore, jep keshilla te vlefeshme, me sakte eshte familjare ne komunikim me lexuesin, te cilit i ka krijuar hapsire te gjere ne shprehjen e mendimit dhe te krijimtarise, pra eshte gazete moderne – gazete me kulture. Une personalisht mendoj se disa autore te shkrimeve, nuk duhet te abuzojne me kete hapsire e me keto mundesi per te botuar ne faqet e Zemrashqiptare.
121
Ne kohet e shkuara dhe te veshtira, mua personalisht nuk me ka munguar guximi te kritikoj gabimet e te tjereve e sidomos te denoncoj padrejtesite, korrupsionin, mashtruesit, te pabeset, mendjet shtjerrakeqese etj dhe per ato qendrime dhe jam ndeshkuar. Ne vitet e demokracise, kritika u çlirua nga kornizat e frikes politike, madje ne ditete e sotme eshte e drejte, eshte detyre. Askush nuk ka te drejte te na pengoj te shprehemi hapur dhe ne kuadrin e lirise se fjales kemi plotesisht te drejte te kritikojme. Shume bashkpuntore ne shkrimet e tyre, kane krtikuar me kurajo te metat e dobesite e politikes ne Shqiperi e ne Kosove, por nuk kane kaluar ne ekstremin e demshem, nuk kane perdorur fjale te renda e fyese si p.sh tradhetar, kriminel, qelbesire etj, pasi para se te shprehin keto akuza ndaj ndonje politikani, do te duhej t’i denonconin ne gjykate per keto krime te renda. Ne shkrime kritike, te botuara ne Zemrashqiptare, shume autore serjoze nuk perdorin fyerje me fjale te renda e banale, te cilat nuk dua t’i permend, per te mos krijuar keqkuptime. Kritikat dhe denoncimet per politikanet aktuale, apo per nepunes, drejtues dhe administrator te papergjegjshem, mund te behen dhe ne menyre te thjeshte, me fjale te matura dhe serjoze, madje vlejne me shume e kane efekt me te forte, se sa te shprehen me fyerje banale dhe me akuza te pabazuara. Po perfitoj nga rasti, t’i u bej nje thirrje shoqeror e vetem shoqerore te gjithe bashkepuntoreve tane, te vazhdojne te dergojne shkrime dhe te shprehin lirisht mendimet dhe te pasqyrojne krijimtarine, por njekohesisht te respektojne kriteret dhe dimensionet e kultures demokratike, qe ofron portali yne Zemrashqiptare.
122
LETËR Prof. Dr. DORIAN J. WILSON. Shumё persona do tё hyjnё e do te dalin nё jetёn tonё, por vetёm miqt e vёrtetё, do tё lenё gjurmё nё zemrat tona. Eleanor Roosevelt Një ditë, në faqet e portalit “Zemrashqiptare”, lexova artikullin “Njeriu … dhe njerezorja”, i shkruar nga miku im Zeqir Lushaj. Nga artikulli u informova per semundjen e rende, qe kish kaluar Sabria, bashkeshortja e Zeqirit, per shqetesimet dhe vuajtjen familjare dhe u preka dhe pse e pazakonte per nje mjek, por njekohesisht u gezova, kur mesova se nderhyrja kirurgjikale ishte kryer nga Prof. Dr. Dorian J. Wilson, kirurg i madh, burre i madh dhe poet i madh. Kjo ishte nje surprize e kendeshme per mua, pasi ju Prof Dorian J. Willson, i u kam njohur nepermjet librit tuaj te bukur “Observations about life”, qe kam lexuar kohe me pare, çka me shtyu te informohem me gjere per jeten dhe aktivitetin tuaj profesional dhe shkencor ne fushen e mjekesise.
Prof Dr Dorian J. Wilson
Sa e vogel eshte bota! Ne nje faqe artikulli u perfshime shume personazhe Sabria, Lulzimi, Hamiti, Zeqiri – bashkeshorti e gazetari, ju Prof. Dr. Donald Wilson – personazhi dhe heroi i ngjarjes dhe une si lexues i larget dhe të gjithe se bashku, per të bashkёndarё dhe per te bashkejetuar, bukurine e “mrekullise” te mjekesise moderne. I dashur Prof Dorian J Wilson. Ju punoni ne nje klinike te fameshme, por eshte i pa mohueshem dhe fakti, se kjo klinike eshte bere e fameshme, me profesionalitetin dhe nivelin e tuaj te larte shkencor,
123
me humanizmin tuaj shembullor, me punen e kolegeve e te bashkepunetoreve te tuaj, qe ne kooperim te perkryer, kryeni nje sherbim te shkelqyer ndaj te semureve. Ne kete artikull, miku yne i perbashket Zeqiri, ka pershkruar me hollesi kete ngjarje te pazakonte familjare, çastet e veshtira, dhimbjet e shqetesimet per bashkeshorten, konfuzionin, friken dhe vuajtjen te shprehura nepermjet loteve te hidhura dhe te pshertimave. Artikulli i Zeqirit nuk do te kishte kuptim pa pjesen e bukur, pa epilogun e lumtur te kesaj historie, prandaj Ai me shume thjeshtesi ka treguar dhe mrekulline tuaj, si e perballuat kete situate te veshtire, komfortin qe i krijuat Zeqirit, djalit dhe nipit te tij, sjelljen tuaj fisnike e shume te ngrohte me Sabrien, nje sjellje humane ne perfeksion. Ju i nderuar profesor, kryet nje nderhyrje kirurgjikale shume te rralle e te nderlikuar dhe e konkretizuat me sukses, shpetuat jeten e nje gruaje, te nje nene, te nje gjyshe dhe rikthyet gezimin ne familje. I dashur Prof Wilson, - Ju jeni ekspert ne njohen e gjendjes shpirterore te semurit, e dini mire se nje fjale e ngrohte, sheron mё shume se ilaçet. - Ju e perjetoni vuajtjen e te semurit, qe kalon nete te gjata pa gjume. - Ju e ndjeni dhimbja e padukeshme te semurit, qe i “ulerine” brenda trupit, ku ngjizet si nje muzike e trishte. - Ju e dini shume mire si grindet semundja, si “bertet” nen çerçafet e bardhe, si e brenё trupin e drobitur. - Ju dini ta sifdoni semundjen, ta luftoni e ta kuroni te keqen, ju jeni “mjeshtri”, qe e shuan dhimbjen e trupit dhe qe e heq dhimbjen fizike dhe shpirterore e kesisoj i rikthyet buzeqeshjen e jetes Sabries dhe qetesine e gezimin familjes se saj. Keto jane rezultatet, qe arrihen vetem nga nje kirurg si JU, i paisur me kompetence profesionale, me eksperience dhe me shpirt human, te shprehura me qendrimin e ngrohte miqesor, me fjlalet e thjeshta por bindese e konfortuese dhe me kulture te admirueshme. Kush njeh profesionalitetin dhe humanizmin tuaj Prof Dorian J. Wilson, e kupton se mjekesia eshte shkenca, arti dhe misioni ne sherbim te mbrojtjes te shendetit te njeriut, eshte nje impenjim fisnik, per te larguar dhimbjen dhe per shpetuar jeten e atij qe vuan, per te luftuar me vendosmeri kunder te keqes, per t’i rikthyer shendetin dhe jeten te semurit, familjes, komunitetit dhe tere shoqerise. Faleminderit Prof Dorian J. Willson. Perzemersisht Prof Dr Lutfi Alia Centro Prevenzione Oncologica, Siena - Italia, 15 janar 2013.
124
Letter to Prof. Dr. Dorian J. Wilson MD “Many people will walk in and out of your life, but only true friends will leave footprints in your heart�. Eleanor Roosevelt One day, on the webpage "ZemraShqiptare.com", I read an article entitled "The human... and the humanitarianism", written by my friend Zeqir Lushaj. Through this article I was informed of the terrible disease that Zeqir's spouse, Sabria, had been through; the anxiety and the suffering of the family. I was touched, even though unusual for a doctor, but at the same time I was happy when I learned that the surgical intervention was performed by Prof. Dorian J. Wilson, a great surgeon, a great man and a great poet. This was a pleasant surprise for me, being that I got acquainted with you Prof. Wilson through your book "Observations about Life", which I had read a while ago. This book pushed me to get informed more about your life, professional and scientific activities in the field of medicine. The world is small indeed! In one article many characters were involved: Sabria, Lulzimi, Hamiti, Zeqiri - Sabria's husband and the article's author, you Prof. Wilson - the main character and hero of this story, and I the distant reader. And all of us together sharing and living in the beauty of modern medical miracles. Dear Prof. Wilson, you work in a prestigious clinic. But it's an undeniable fact that this clinic became well known due to your professionalism and high scientific level, your exemplary humanitarianism and your colleagues' work. And all of you, in perfect collaboration, provide an excellent service for the patients. In the aforementioned article, our mutual friend Zeqiri, describes in detail this unusual family event, the difficult moments, the pain and suffering for his spouse, the confusion, the fear and the worrying expressed through bitter tears and sighs. Zeqir's article would not be complete without the beautiful and happy epilogue of this story. Thus, he very simply told of your miracle, how you faced this difficult situation, the comfort that you provided for Zeqir, his son and grandson, your warm and noble demeanor toward Sabrie, a humane behavior to perfection. It was you, esteemed professor, who performed a very rare and complicated surgical intervention which materialized into a great
125
success. You saved a woman's, a mother's, a sister's, a grandmother's life and returned joy to this family. Dear Prof. Wilson, - You are an expert in knowing the spiritual state of the ill, you know well that a warm word heals more than medication. - You live together with patient's suffering, that spends long sleepless nights. - You feel a patients suffering from the invisible pain, that "roars" from within the body, where it engenders like sorrowful music. - You know very well how a disease fights, how it "howls" under the white sheets, how it fatigued the body. - You know how to challenge a disease, how to fight and cure evil, you are the master that extinguishes the body's pain. - You remove physical and spiritual pain, and as such returned to Sabria her life's laughter and the peace and happiness of her family. These are results that are achievable only by a surgeon such as yourself, equipped with professional competence, experience and a human soul, expressed through a warm and amicable stance, with simple words but convincing and comforting and with an admirable culture. Whomever is aware of your professionalism and humanism Dr. Wilson, understands that medicine is the science, the art and the mission at the service and defense of the human body.It is a noble undertaking to remove pain and to save the lives of those who suffer, to fight with determination against evil, to return back the health and life to the ill, to families, to the community and to all of society. Thank you Prof. Dorian J. Wilson. Sincerely Prof. Dr. Lutfi Alia Centro Prevenzione Oncologica. Siena - Italy, January 15th 2013.
Letren e perktheu ne anglisht Masar BUSHATI.
126
Permbajtja Entela Binjaku: Kushtuar DIXIT ..................................................
4
Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza …………………………………….. 6 Shkrimet dhe shkollat ne gjuhen shqipe ........................................ 21 Ne vitin 1993 … ……………………………………………………………………... 65 Dita e verës shqiptare ....................................................................... 77 Drita ... e një interviste, ose një reçension per dy personazhe ……...113 Meditim rreth nje artikulli botuar ne revisten zemrashqiptare …… 119 Letër Prof. Dr. DORIAN J. WILSON ………………………………………… 123
127