Lutfi ALIA | Atlas Morfologjia Patologjike 2

Page 1

LUTFI ALIA

2

2015

215


.

Mbesёs Emma ALIA

216


Mjekёsia ёshtё shkenca dhe arti, nё misione pёr tё shёruar jetёn.

217


Prof. Dr. LUTFI ALIA

ATLAS MORFOLOGJIA PATOLOGJIKE

2

Siena 2015

218


Autori Prof. Dr. Lutfi ALIA (MD, PhD) Titulli origjinal:

ATLAS MORFOLOGJIA PATOLOGJIKE

2

BOTIMI I PARË 2015

Redaktore: Prof. Clelia MIRACCO (MD, PhD) Università Degli Studi di Siena – Italia Konsulenta: Prof. Sokrat MEKSI (MD, PhD) Universiteti Mjekёsor i Tiranёs – Shqipёri Prof Suzana MANXHUKA KERLIU (MD, PhD) Universiteti i Prishtinёs – Kosova Reçensenta: Prof Giuseppe MARCIANÒ (MD, PhD) Università Degli Studi di Siena – Italia Dr. Teona BUSHATI (MD, PhD) Universiteti Mjekёsor i Tiranёs – Shqipёri Kopertina: Riccardo PALLECCHI Realizimi grafik: Genci ALIA, Christina KRUUSE CHRISTENSEN

Siena 2015

219


TRYEZA E LËNDËS

Parathёnia. Prof. Dr. Sokrat P. MEKSI (MD, PhD)

8

Hyrje

9

Vёllimi I Kapitulli 1: Sëmundjet e vazave të gjakut dhe të vazave të limfës.

11

Kapitulli 2: Sëmundjet e zemrës.

31

Kapitulli 3: Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes.

64

Kapitulli 4: Sëmundjet e kokës dhe të qafës.

115

Kapitulli 5: Sëmundjet e aparatit të tretjes.

138

Kapitulli 6: Sëmundjet e mëlçisë, të fshikzës së tëmthit dhe të rrugëve të jashtëme të tëmthit.

178

Kapitulli 7: Sëmundjet e pankreasit ekzokrin.

205

Vellimi II Kapitulli 8: Sëmundjet e veshkave dhe të vijave urinare.

222

Kapitulli 9: Sëmundjet e aparatit genital mashkullor dhe të prostatës.

271

Kapitulli 10: Sëmundjet e aparatit genital femëror.

289

Kapitulli 11: Sëmundjet e gjëndërrave të gjirit.

310

Kapitulli 12: Sëmundjet e sistemit endokrin.

327

Vellimi III Kapitulli 13: Sëmundjet e gjakut Kapitulli 14: Sëmundjet e indeve limfatike. Kapitulli 15: Sëmundjet e sistemit nervor qendrorë. Kapitulli 16: Sëmundjet e sistemit nervor periferik. Kapitulli 17: Sëmundjet e skeletit dhe të indeve të buta. Kapitulli 18: Sëmundjet e lëkurës. Kapitulli 19. Sëmundjet e syrit.

ATLAS

MORFOLOGJIA PATOLOGJIKE

2 220


Vёllimi II

“Kush dashuron mjekёsinё, ёshtё i dashuruar me njeriun”. HIPOKRATI 221


PARATHËNIA Prof Dr. Sokrat P. MEKSI Çdo libёr paraprihet gjithnjё nga njё qellim i caktuar, qё diktohet nga natyra, profili e nё mёnyrё tё veçantё, nga bashkёsia e lexuesve kujt i drejtohet. Nё kёtё kёnd vёshtrimi, “Atlasi Morfologjia Patologjike” me autor Prof. Lutfi Alia, ёshtё ideuar dhe hartuar sё pari pёr studentёt e mjekёsisё, por pёrbёn njё material te vlefshem dhe pёr specialistёt e shkencave morfologjike, pra per anatomopatologёt, histiologёt, citologёt dhe patologёt ligjorё. Qellimi parёsor i kёtij atlasi, ёshtё pa dyshim didaktik, pёr tё dhёnё njё informacion bazё ikonografik tё dёmtimeve morfologjike, qё pёrbёjnё substratin e sёmundjeve. Materiali mikroskopik i substratit patmorfologjik të shumё sёmundjeve, ёshtё prezantuar me tё dhёnat e reja, qё kanё ofruar studimet bashkёkohore me teknikat ekzaminuese imunohistokimike, me mikroskop elektronik, me mikroskop me dritё tё polarizuar dhe kontrast-fazë, me imunogeneetike, me analizen semikuantitative te imazheve, me citometrinё me fluks etj, tё cilat janё themelet shkencore tё vendosjes sё njё diagnoze tё shpejtё dhe tё saktё. Fotografitё mikroskopike dhe ato makroskopike, që shprehin substratet patmorfologjike tё sёmundjeve me kryesore tё organizmit tё njeriut , janё zgjedhur me kujdes, tё shoqёruara dhe me shёnime spieguese pёr demtimet e mirёfillta mё tipike dhe me diagnozën morfologjike. Prezantimi nё kёtё formё tё kombinuar, ёshtё realizuar nga autori me vemendje dhe me qellime didaktike. Prof Lutfi Alia, morfolog me pervojё tё gjatё shkencore dhe profesionale, pёrmes kёtij atlasi, bёn kodimin e substratit morfologjik, duke i dhёnё vlerat diagnostike kompleksit tё dёmtimeve indore, qё shumё semundje “gjurmёzojnё” nё qelizat dhe stromёn e indeve tё organeve tё brendёshme të lënduara nga proçeset patologjike. Pikёrisht, kёtu qёndron thelbi i artit dhe i shkencёs sё Anatomise Patologjike, tё kёsaj disipline tё madhe, e cila priret tё deshifroi kodin e “rrëfimit memec” tё indit tё lёnduar dhe tё dёmtuar nga shkaktarёt e shumtё, duke treguar pse dhe si shkaktohen sёmundjet, cili ёshtё substrati morfologjik pёrgjegjёs pёr shprehjen e shenjave klinike, pёr ndryshimet biokimike, pёr fazat e zhvillimit tё sёmundjes, per pasojat nё organe dhe rrugёt me efektive tё mjekimit tё sëmundjeve. Kёto objektiva, Prof. Lutfi Alia, nё saje tё profesionalizmit dhe eksperiencёs didaktike dhe shkencore nё fushёn e Anatomisё Patologjike, i ka realizuar me suksese. Kёto janё dhe arsyet, qё na shtyjnё tё besojmё se ky libёr, pёr nga vlerat shkencore dhe ato praktike qё ai mbart, ёshtё nё ndihmё tё bashkёsisё studentore, por do tё ndihmoi dhe komunitetin mjekёsor paraklinik e klinik, pёr krijimin e njё shёrbimi sa mё cilёsor, pёr parandalimin e sëmundjeve dhe nё dobi tё shёndetit tё sёmurёve.

222


HYRJE Mjekesia ёshtё shkenca dhe arti ne misione pёr tё mbrojtur e forcuar shёndetin e pёr tё zgjatur jetёn e njeriut. Formimi profesional dhe shkencor i mjekut, bazohet në tekstet bazë dhe ndihmës, që ofrojnë njohuritë profesionale mjekёsore për ushtrimin e profesionit të mjekut. Njё ndёr disiplinat baze nё formimin e mjekut ёshtё edhe anatomia patologjike, shkenca qё studion bazat patologjike tё semundjeve, pra substratin e demtimeve indore dhe organore. Nga njё disipline fondamentale morfologjike nё kuptimin klasik, anatomia patologjike ёshtё bёrё shkenca, qё i dedikohet studimit tё modifikimeve dhe tё demtimeve indore deri nё nivel molekular, duke e bёrё realitet postulatin Morganian: “identifikimin me metoda ‘anatomike’ jo vetёm i indit tё dёmtuar, por dhe tё shkaqeve tё sёmundjeve”. Progresi i shkencave mjekёsore nё dy dekadat e fundit, e ka shndёrruar anatominё patologjike nё shkencё tё aplikuar pranё shtratit tё semurit, ku kontribuon nё zbulimin e natyrёs tё dёmtimeve qelizore dhe indore, nё diagnozёn e herёshme, kontrollon e fazat zhvillimit të dёmtimeve nё organe, ndjek ecurinё klinike, verifikon efektet e mjekimit dhe ndihmon nё parandalimin e sёmundjeve. Arritjet shkencore nё anatominё patologjike, e kanё modernizuar dhe proçesin didaktik, qё zhvillohet nё nivel tё lartё teorik dhe praktik, duke ndikuar ne zgjerimin dhe thellimin e vizionit tё pёrgatitjes profesionale dhe shkencore tё studentёve, me synim, qё tё paisen me aftёsi dhe kompetenca mjekёsore, kësisoj formohen pёr tё ushtruar nё praktikё profesionin e mjekut. Didaktika bashkёkohore shpreh nivelin e lartё shkencor tё anatomisё patologjike, nё aspektet si dhe sa reflektohen nё proçesin mёsimor njohuritё e reja shkencore dhe zbulimet e reja bioteknologjike, qё janё nё dispozicion tё formimit profesional dhe shkencor tё mjekёve. Tё bёhesh mjek i mirё nё ditёt e sotme, kёrkohet formim kompleks dhe me nivel shkencor, të shoqëruara me informim tё vazhdueshёm me njohuritё bashkёkohore dhe me domozdoshmёrinё e zbatimit tё tyre nё praktikёn mjekёsore. Dihet se arti i praktikës ёshtё konkretizimi i teorisё, pra i parimeve shkencore tё mjekёsisё, andaj studenti sa mё i formuar teorikisht, aq me i aftё do te jete profesionalisht. Gjate praktikes mesimore, studenti sheh në mikroskop atë që di, atëqë ka studiuar. Praktika ёshtё art dhe shkencë, qё dinё ta realizojnё me mjeshtri vetёm mjekët, qё kanё formim teorik cilёsor bashkёkohor dhe qё pёrditёsohen rregullisht me njohuri tё reja shkencore. Megjithё volumin masiv tё informacionit shkencor, sidomos me spaciumin e gjёrё, qё ka krijuar universi i internetit, tekstet univeristare bazё dhe ato ndihmёse nuk e kanё humbur aktualitetin, pёrkundrazi, pёr t’iu pёrgjigjur nivelit dhe ritmeve tё kohёs, ёshtё pёrshpejtuar ripunimi dhe ribotimi i tyre, kёsisoj i japin studentёve tё mjekёsisё informacion bashkёkohor, me rol themelor nё formimin e tyre profesional dhe shkencor. Ne tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve”, të botuar on-line, trajtimin teorik tё dёmtimeve nё inde dhe nё organe, e kam ilustruar me një numër të konsiderueshëm fotografishë, qё shprehin shёmbelltyrat mё tipike tё dёmtimeve tё mirёfillta indore dhe kompleksin e dëmtimeve nё organe, por vendosja e ikonografive në një tekst mёsimor ka njё kufi, andaj për t’i dhene studentit një informacion më të gjërë shkencor dhe praktik, mendova t’i bashkangjis këtij libri njё CD, ku do të vendosja atlasin e morfologjisë patologjike, të pёrgatitur me shumë shëmbëlltyra mikroskopike dhe me fotografi, që shprehin modifikimet makroskopike në organet e lënduara nga semundjet. Tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve” nuk munda ta shtyp, kuptohet nuk munda ta shoqёroj me CD e atlasit tё morfologjisё patologjike, sepse kёto dy punime, nuk u financuan nga asnjё prej universiteteve shqiptare. Nё kёto rretha, fillimisht tekstin dhe tani atlasin, i botova on-line, në portalin issuu.com, kёsisoj mund tё shfrytëzohen masivisht nga studentёt dhe nga mjekёt.

223


Me Atlasin Morfologjia Patologjike, jam pёrpjekur t’i ofroj studentit, shёmbёlltyrat mikroskopike më tipike tё dёmtimeve tё mirfillta nё inde e organe, të shoqëruara me diagnozat anatomo patologjike. Disa autorё, praktikojnё spjegimin e zgjeruar tё imazheve, ndёrsa unё preferova pёrshkrimin sintetik, pasi atlasi ёshtё libёr ndihmёs, jo kopje e teksteve, kёsisoj studenti dhe mjeku, duke shikuar imazhet ne atlas, mund tё ballafaqojnё shenjat e shprehjes klinike dhe biokimike tё sёmundjes, me kompleksin e dёmtimeve morfologjike nё organe, ashtu qё janё tё pёrshkruara gjeresisht dhe me hollёsi nё tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve”. Kur mjeku dhe studenti ekzaminon njё agobiopsi tё mёlçisё, mikroskopikisht shikojnë dёmtimet nekrotike tё hepatociteve dhe kompleksin e reaksioneve inflalamatore, pёrshtatёse dhe rigjenerative, tё shprehura me prishje tё strukturёs trabekulare tё lobulit, pra vleresojnë diagnozёn dhe kuptojnё pse rriten transaminazat, qё verifikohen nё laboratorin biokimik me analizёn e gjakut tё pacientit. Njёslloj gjykohet pёr njё tё sёmurё me insuficiencё renale akute, kur nё indin veshkor tё marrё me agiobiopsi, identifikohet nekroza akute e epitelit tё tubujve veshkorë, në kёtё kontekst kёshtu gjykohet dhe për sëmundje të tjera, si për infarktin akut të miokardit, për pankretatin akut nekrotiko-hemoragjik. Pёr ta bёrё mё tё lehtё dhe më praktik pёrdorimin e atlasit, e kam prezantuar të ndarë nё tre vёllime, duke respektuar besnikerisht strukturën e kapitujve sipas sistemit tё organeve, tё trajtuar ne tekstin “Bazat patologjike tё sёmundjeve”, tё botuar on-line nё vitin 2014. Në pёrgatitjen e kёtij atlasi, mё kanё mbёshtetur dhe inkurajuar shumё miq dhe shumë kolegë, qё për mua ishin me tё vertetё bashkpuntorë në realizimin me suksese tё kёsaj vepre komplekse. Në mënyrë të veçantë i shpreh falenderime dhe mirënjohjen Prof Clelia Miracco (Klelia Mirako), pedagoge e anatomisë patologjike në Universitetin e Sienës – Itali. Prof K. Mirako është redaktore shkencore e atlasit dhe krahas këshillave të vlefshme në hartimin e kësaj vepre, më ka dhuruar shëmbëlltyra mikroskopike të sëmundjeve të lëkurës dhe të disa neoplazive të organeve, që më ndihmuan ta zgjeroj e ta pasuroj këtë punim me patologji të shumta. Një ndihmë të madhe më kanë dhënë dy miqt e mi tё mirë, Prof Sokrat P. Meksi pedagog i Universitetit Mjekësor të Tiranës dhe Prof Suzana Manxhuka Kerliu, pedagoge e anatomisë patologjike në Universitetin e Prishtinës, të cilët ishin dy konsulenta profesional të zellshëm dhe dy inkurajuesit, qё mё nxiten ta perfundoj me suksese këtë punimi voluminoz. Falenderoj reçenstentët, Prof Giuseppe Marcianò, drejtori i Qendrёs tё Bronkologjisё Diagnostike nё Spitalin Universitar tё Sienës – Itali dhe Dr Teona Bushati, pedagoge nё Universitetin Mjekёsor të Tiranës, për analizën e kujdesëshme dhe vlerёsimet për atlasin morfologjia patologjike. Nё vёllimin e dytё janё trajtuar: Sëmundjet e veshkave dhe të vijave urinare. Sëmundjet e aparatit genital mashkullor dhe të prostatës. Sëmundjet e aparatit genital femëror. Sëmundjet e gjëndërrave të qumështit. Sëmundjet e sistemit endokrin.

.

224


8

SËMUNDJET E VESHKAVE DHE TË VIJAVE URINARE

Për mua, themelore janë ato që nuk i shoh... Antoine De Saint - Exupery Veshkat (viscera elegantissima), janë organe çifte, retroperitoneale, të ndertuara me struktura komplekse tubulo-vaskulare multifunksionale. Njësia morfofunksionale e veshkave është nefroni. Sejcila veshkё ka mbi 1 miljon nefrone, e sijcili prej tyre formohet nga glomeruli dhe sistemi i tubujve urinarë, tё shoqёruar me rrjetin vaskular dhe stromёn peritubulare. Çdo ditё, nёpёr veshkat kalojnё 1700 litёr gjak, qё pasi filtrohet, prodhojnё nё ditё mbi 1 litёr likuid tё koncentruar (urina) e kёsisoj, veshkat eleminojnё prodhimet pёrfundimtare tё metabolizmit, rregullojnё me preçizion sasinё tёrёsore tё ujit tё organizmit, si dhe shperndarjen e ujit e te kriprave minerale nё organizёm, kёsisoj ruajnё ekuilibrin acido-bazik tё plazmёs dhe homeostazёn e organizmit. Veshkat kryejnё edhe funksione endokrine, me sekretimin e hormonit eritropoetina, qё merr pjesё nё hemopoiezё; sekreton reninёn (sistem renina-angiotenzina-aldosteroni); prodhojnё prostaglandinat dhe kontrollojnё metabolizmin e vitaminёs D. Ky potencial jetёsor, ёshtё shprehje e unitetit strukturë-funksion i elementeve ndёrtimore tё veshkave, tё cilat kanё rol themelor nё ruajtjen e ekuilibrit humoral tё mjedisit tё brendshёm tё organizmit. Sёmundjet e lindura dhe tё fituara, qё lёndojnё kёto struktura, shprehen me shenja kliniko-biologjike specifike, por dhe me shenja tё pergjithёshme. Sёmundjet e veshkave dhe tё rrugeve urinare, provokojnё invaliditet tё lartё dhe janё pёrgjegjёse pёr vdekjen e mbi 70 000 tё semurёve nё vit nё USA. Sёmundjet mё tё shpeshta janё pielonefritete dhe glomerulonefritet. Veshkat preken dhe nga semundje jo letale, madje me miljona persona çdo vit, vuajnё nga infeksione kalimtare tё veshkave e tё rrugeve urinare, tё cilat kurohen me sukses pa lёnё pasoja. Rreth 20 % e grave vuajnё nga infeksione te traktit urinar (ndodh njё herё gjatё jetёs), ndёrsa rrreth 5 % e popullatёs vuan nga prania e gurёve nё veshka dhe nё vijat urinare, duke u ndёrlikuar me bllokime tё fluksit urinar, qё rikthehet nё normalitet pas heqies kirurgjikale tё gurit. Nё dekadat e fundit, patologjia e veshkave, ёshtё pasuruar me sёmundje tё reja, te lidhura me dializёn e me transplantin e veshkave, dy ndёrhyrje tё rёndёsishme, qё aplikohen nё subjekte me sёmundje progresive dhe pa terapi zёvёndёsuese, kёsisoj si dializa dhe transplanti ndihmojnё nё pёrmirёsimin e cilёsisё sё jetёs dhe zgjatjen e mbijetesёs tё ketyre subjekteve, por bёhen shkak dhe pёr shfaqien e disa nderlikimeve serioze. Nё kёtё grup pёrfshihen dhe demtimet imunitare tё veshkave tё krijuara nga transplanti heterolog dhe nga veprimi i medikamenteve imunodepresore, qё perdoren nё trajtimin e ketij kontigjenti tё sёmurёsh. Semundjet e veshkave janё tepёr komplekse, me shenja klinike, qё jane shprehje e demtimit tё njёsive strukturale, prandaj studimi i tyre bazohet nё analizёn sipas komponenteve morfologjik tё prekur, pёr çka janё kategorizuar nё semundje tё glomerulit (glomerulonefritet), sёmundje tё tubujve (nefritet), sёmundje tё intersticit (pielonefritet) dhe sёmundje tё vazave te gjakut (vaskulitet). Disa struktura veshkore kanё lёndushmёri tё lartё dhe demtohen nё mёnyrё specifike, si ndodh me glomerulin kur goditet nga agjenta imunitar, qё provokojnё kapilaritin jopurulent, ndёrsa tubujt dhe interstici dёmtohen me shpesh nga agjenta toksike dhe infektive. Disa agjenta patogenё, kryesisht bakterie prekin e lendojnё dy e me shumё struktura (tubujt, intersticin, vazat etj), pёr pasojё demtimet janё mё tё gjera e me komplekse shpesh dhe me ndёrlikime, qё cёnojnё shёndetin, madje rrezikojnё dhe jetёn e tё sёmurit. Uniteti anatomo-funksional i strukturave tё veshkave ndikon, qё demtimi i njё strukture, tё ndёrlikohet me dёmtimet dytёsore tё tjera; kёsisoj njё sёmundje primitive e vazave tё gjakut i dёmton glomerulat, ndёrsa dёmtimi i glomerulit prish fluksin e gjakut peritubular, duke çrregulluar riabsorbimin hidroelektrolitik, si dhe prish transportin e lengjeve dhe eleminimin e lёndeve toksike nё tubuj dhe e kundёrta, njё dizfunksion tubular e rrit presionin intraglomerular, qё çon ne zhvillimin e atrofisё tё glomerulit.

225


Nё nefropatitё kronike, pavarёsisht nga origjina, lёndohen të katër strukturat e veshkave (tubujt, interstici, vazat, glomeruli), duke u shprehur me rrёnime të gjëra strukturale, që krijojnë pamjen e veshkës së rrudhur), që përfundon me insuficiencë renale kronike. Keqformimet e lindura të veshkave dhe të vijave urinare janë të shpeshta, prekin 2 – 4 % te popullatës, madje përfaqësojnë 1/3 e të gjitha keqformimeve në tërësi, me incidencë 1 rast në 70 të porsalindur Veshkat janё organe me rezerva tё mёdha funksionale, çka sugjeron se duhet njё demtim i gjёrё e mesiv i strukturave parenkimale, qё tё çojë nё alteracione funksionale tё pakthyeshme, por kanё dhe njё rezervё kohe, deri sa tё perfundojnё ne insuficiencё renale kronike terminale, prandaj njohja sa mё e herёshme e substratit morfologjik tё ketyre sёmundjeve, ka rёndёsi nё klinikёn nefrologjike, pёr tё ndёrhyrё nё kohё, qё mjeku tё ndёrpresi, apo tё ngadalёsoi progresimin e demtimeve dhe pёrkeqёsimin e sёmundjes.

Prof Dr Luigj BENUSSI

Rritja ne organizem e nivelit te azotemisё dhe e lёndeve tё tjera tё azotuara, vlerësohet nё laboratoret biokimike me metodёn e gazometrisё, e cila u zbulua nё vitin 1940 nga shkencёtari i shquar shqiptar Prof Luigj Benussi. Metoda laboratorike e azotemisë, nё vitin 1950 mori miratimin ndёrkombetar, duke e pagёzuar metoda Benussi, e njohur dhe e pёrdorur dhe nё ditёt e sotme, nё tё gjithё laboratoret kliniko-biokimike tё botёs.

226


KEQFORMIMET E BASHKËLINDURA DHE TË FITUARA TË VESHKAVE

Veshka si patkua. Veshkat e bashkuara në polin e poshtëm.

Displazia multikistike e veshkave. Struktura tubulare të padiferencuara, të rrethuara nga mezenkima primitive, me përmbajtje indesh të padiferencuara, si kartilago, muskulaturë e lemuar, ind dhjamor dhe vaza gjaku.

Sëmundja polikistike e adultit. Kiste të shumta me përmasa e mosha të ndryshme.

Sëmundja polikistike e adultit. Kistet përmbajne lemshe të vegjel glomerulash rudimentar, të tjerët formojnë kavitete të veshura me epitel cilindrik, ose me qeliza epiteliale te sheshta.

227


Sёmundja polikistike infantile. Kortikalja pёrmban kiste tё shumta, me formё tё stёrzgjatur, me shtrirje rrezore dhe perpendikular me kapsulёn. Medularia permban formacione kistike me tё mёdha dhe me forma ta rrumbullakёta.

Sёmundja polikistike infantile. Kistet pushtojnё tёrё parenkimёn. Tubujt kolektore, ansa Henle dhe disa tubuj tё perdredhur distale, janё tё zgjeruar nё formё thesi, ose si cilindra. Kistat vishen me epitel kubik, qё mund tё jetё dhe hiperplazik.

Veshka sfungjeroze. Kiste tё shumta medulare, me mbizotёrim nё majёn e papillёs. Kistet janё zgjerime tё dukteve kolektore tё medulares

.

228


Veshka polikistike e fituar nga dializa. Kiste të shumta e me përmasa të ndryshme në kortikale dhe neë medularen veshore. Kistet përmbajnë likuid seroz, ose seromukoid.

Kistat e thjeshtë të veshkës. Kiste voluminoze dhe të vegjël, me përmbajte lituidi seroz, transparent.

229


NDËRTIMI GLOMERULIT a

b Struktura e sistemit vaskular te glomerulit. Pamja ne scaneed microscopy. a. arteriola afferente me degezimet, qё formojnё lobulet glomerulare; b. arteriola efferente që del nga glomeruli.

a

b Skema e lobulit glomerular. a. arteriola afferente; b. arteriola efferente.

d

b

Ndёrtimi qelizor i lobulit glomerular. a. qeliza endoteliale; b. podocitet; c. qelizat dhe matriksi mesangial; d. eritrociti nё kapilarin lobular.

a c

c

Skema e glomerulit. Formimi i lobuleve glomerulare, nga pёrdredhja e ansave kapilare tё arterioles afferente dhe konfluimi i ansёs ngjitёsenё arteriolen efferente.

230


Qelizat podocitare. Podocitet me zgjatimet e kembёzave mbi kapilarёt glommerular. (Mikroskopia elektronike me skanerizim).

Depot lineare. Depozita lineare e antitrupave IgG pёr gjatё membranёs bazale glomerulare. an tiM B G

.

Depot granulare. Depozita granulare e komplekseve imune, ne strukturat e ndryshme te glomerulit si ne MBG, ne mesangium dhe sub endoteliale dhe ne brendesi te MBG.

231


GLOMERULONEFRITET AKUTE DHE KRONIKE Glomerulonefriti akut. - Hipercelularizimi: infiltrimi leukocitar (PMN neutrofile) dhe monocite; - Proliferimi dhe edema e qelizave endoteliale, - Zgjerim i mesangiumit nga proliferimi i qelizave mesangiale; - Edema lobulare; lumenet kaapilare tё ngushtuara.

Glomerulonefriti akut. Depo elektrondense, me forme koni, me vendosje ekstramembranore (Hump - gunga e GNA).

GNA (imunofluoereshenca). Depozitat granulare tё komplekseve imune, tё shpёrndara nёn MBG, nё mesangium dhe sub epiteliale. Formacionet e mёdha fluorescente, janё depot nё formё gunge.

GNA (imunofluoereshenca) Depozita granulare tё faktorit C3 tё komplementit serik nё strukturat glomerulare (MBG, mesangium, dhe subendoteliale)

232


Glomerulonefriti me proliferim ekstrakapilar GNPEK me ecuri te shpejtё dhe progressive. Gjysёmhёnёza me strukturё fibroepiteliale, qё e mbyll hapsirёn urinare dhe e shtyp lemshin kapilar, Imprenjimi argjentik i kombinuar me PAS.

Glomerulonefriti me proliferim ekstrakapilar GNPEK me ecuri të shpejtё dhe progressive. Gjysёmhёnёza me strukturё fibroepiteliale, qё e mbyll hapsirёn urinare dhe e shtyp lemshin kapilar, ku shihet dhe proliferim i moderuar i qelizave endoteliale dhe mesengiale. Ngjyrimi me teknikёn eozina - hematoksilina.

GNPEK. Imprenjimi argjentik. Shihet kolapsi i lemshit të kapilarëve glomerular.

GNPEK i tipit I Imunofluoreshenca: Depozitimi linear i IgG nё membranёn bazale tё kapilarëve glomerular.

233


GNPEK i tipit II Imunofluoreshenca: Depozitimi granular i komplekseve imune nё strukturat glomerulare.

GNPEK i tipit III Imunofluoreshenca: Depozitimi i komplementit serik nё strukturat glomerulare.

.

GNPEK Imunofluoreshenca. Pozitivitet i antitrupave antifibrinogen nё strukturat fibrilare, qё formojnё gjysёmhёnёza fibroepiteliale.

GNPEK Mikroskopia elektronike: Shigjetat tregojnё putjet segmentare të MBG të kapilarëve glomerularё. glomerular.

234


Sindroma Goodpasture. Vatra nekrotike fokale të ansave kapilare lobulare dhe proliferimi ekstrakapilar, me formim gjysëmhënëzash fibroepiteliale, që kanë pushtuar hapsirën kapsulare. Ngjyrimi me PAS.

Sindroma Goodpasture. Imunofluoreshenca. Depo tё IgG nё trajtё lineare gjatё MBG dhe nё MB tё kapsules Bowman dhe nё MB Tubulare.

Sindroma Goodpasture. Imunofluoreshenca. Antikorpet antifibrinogen nё gjysëmhënëzat fibroepiteliale qe pushton hapsirën glomerulare.

235


GN membranoproliferativ tipi I. Kapilaret glomerular me paretet te trashura. Proliferim i qelizave dhe i shtrojёs mesangiale.

GN membranoproliferativ tipi I. Kapilaret glomerular me paretet tё dyfishuara. Ngjyrimi me PAS evidencon MBG dhe depozitimet e materialeve membranoze tё vendosura ndёrmjet qelizave mesangiale tё interpozicionuara.

GN membranoproliferativ tipi I. Impenjimi argjentik sipas Meadows. Kriprat e argjendit, i japin ngjyrёn e zezё MBG dhe materialeve membranore shoqёruese, duke krijuar pamjen e paretit tё dyfishuar (si binarёt e trenit).

GNMP tipi I (mikroskopia elektronike). Shihet depёrtmi i qelizave mezangiale ndёrmjet qelizёs endoteliale dhe MBG tё paretit tё kapilarёve glomerular, tё shoqeruara me matriksin mesangial, qё ka pamje fibrilare membraniforme.

236


GN membranoproliferativ tipi I. Imunofluoreshenca. Pozitivitet difuz i faktorit C3 te komplementit serik, i IgG dhe i komplekseve imune Ag-Anti IgG

GN membranoproliferativ tipi I. Pozitivitet difuz i komplekseve imune Ag-Anti IgG (imunofluoereshenca).

GNMP tipi II. Seksione semifine nё zmadhim 2000 x. Shihen trashje tё çrregullta tё MBG tё kapilareve. Mesangiumi i zgjeruar nga proliferimi i qelizave mesangiale, tё shoqeruar me shtim tё matriksit. Imprennjini argjentik i kombinuar me PAS.

GNMP tipi II. Depo elektrodense nё brendёsi tё lamina dense tё membranёs bazale glomerulare (asterix).

237


GNMP tipi II Mikroskopia elektronike: depozitime elektrondense në brendësi të MBG dhe subendoteliale. mezangium.

GNMP tipi II (imunofluoereshenca). Depozita granulare tё C3 nё MBG dhe nё mezangium.

238


Glomerulonefriti me depo IgA mesangiale. (Sёmundja e Berger) Depozitime PAS pozitive nё mesangium, tё shoqёruara me prolifrim tё qelizave mesangiale.

Glomerulonefriti me depo IgA mesangiale. Depozita tё IgA nё mesangium (Imunofluoreshenca)

Glomerulonefriti me depo IgA mesangiale. Imunfluoreshenca. Depozitimi i IgA, i C3 dhe i Properdinёs nё mesangium.

Glomerulonefriti me depo IgA mesangiale (Pamja nё mikroskop elektronik). Depo elektrondense nё mesangium. (M – masat e depove mesangiale). (E – qeliza endoteliale).

239


Pamja normale e kёmbёzave tё podociteve, tё mbeshtetura mbi MBG. Ndёrmjet kёmbёzave tё qelizёs podocitare, janё membranёzat e poreve tё filtrimit. E – qeliza endoteliale, CL – lumeni i kapilarit glomerular.

Glomerulonefriti me demtime minimale. Shihet kёputja e kembёzave tё qelizave podocitare, qё janё shnderruar nё pllaka epiteliale (Mikroskopia elektronike).

Glomerulonefriti me dёmtime minimale. Vakuola lipidike nё citoplamёn e qelizёs endoteliale tё kapilarit glomerular, nё tё semurin, qё shpreh klinikisht sindromen nefrozike.

Glomerulonefriti me dёmtime minimale. Qeliza podocitare me podocitet me pamje mikrovilesh dhe me formim kistesh citoplazmike.

240


Glomeruloskleroza fokale segmentare. Demtimet sklerotike janё fokale, pёrqёndrohen nё disa glomerula dhe nё njё lob glomerular (shtrirja segmentare).

. .

Glomeruloskleroza fokale segmentare. Demtimet sklerotike pёrqёndrohen nё njё lob glomerular (shtrirja segmentare).

.

Glomeruloskleroza fokale segmentare. Mikroskopia elektronike dep: depozita e shumta elektrondense nё kapilarёt glomerular.

Glomeruloskleroza fokale segmentare. Imunofuoreshenca. Depozita te IgM nё mezangiumin e kapilarёve glomerular.

241


a

b

c

d

Glomerulonefriti ekstramembranor. Paraqitja skematike e fazave tё modifikimeve tё MBG, nga depozitimet ekstramembranore. a. depozitimet granulare ekstramembranoze b. zgjatimet argirofile tё MBG, qё i izolojnё depot c. gllabrimi i depove dhe formimi i pamjes tё dyfishuar tё membranes (si binarёt e trenit) d. trashja sklerotike me deformimin e membranёs.

GNEM faza e I. Seksioni glomerular me imprenjim argjentik, prezanton trashje difuze e tё çrregullta tё MBG.

GNEM faza e II. Imprenjimi argjentik sipas Meadows + PAS Trashje difuze e MBG, nga prania e dopeve ngjyrё rozё ekstramembranore, tё ndara nga struktura fibrilare argirofile tё MBG, qё krijojnё pamjen si dhёmbёt e krёhёrit.

GNEM faza e II. Depozitat e çrregullta elektrondense subepiteliale, tё ndara njera nga tjetra me material membranor. (Pamja nё mikroskop elektronik).

242


GNEM faza e III. Depot ekstramembranore janё tё shumta e nё pёrmasa tё ndryshme, çka ndikojnё ne modifikim, trashjen dhe deformimin e MBG (Pamja nё mikroskop elektronik).

GNEM faza e III. Depozitime granulare tё IgG dhe tё fraksionit C3 tё komplementit serik pergjatё MBG. (Imunofluoereshenca).

243


GLOMERULONEFRITET KRONIKE DYTËSORE

Glomerulopatia lupike. Shihet vatёr nekroze lobulare, me prani trupa tё vegjёl hematoksilinike. Ngjyrimi me eozina – hematoksilina.

Glomerulopatia lupike. Forma me dёmtime ekstramembranoze. Trashje e paretit kapilar nё trajtё Wir loop.

Glomerulopatia lupike. Forma me formim gjysёmhёneze fibroepiteliale, me trashje e paretit kapilar nё trajtё Wir loop dhe me prani trombesh hialine nё kapilarёt glomerular

Glomerulopatia lupike. Forma me proliferim mesangial. Depozita imunoglobulin IgG dhe tё faktorit C3 tё komplimentit serik nё MBG, nё mesangium, nё MB tubulare dhe ne intersticin veshkor. (Imunofluoreshenca)

244


NEFROPATITE HEREDITARE Sindroma Alport. Nё mikroskop elektronik verifikohet hollimi difuz dhe deformim i membranёs bazale glomerulare dhe i membranёs bazale tubulare.

Semundja e Fabry. Qelizat podocitare nё citoplazёm kanё vakuola tё shumta glikolipide, qё krijojnё pamje shkumoze. (Ngjyrimi me teknikёn e PAS)

Semundja e Fabry. Qelizat podocitare me citoplazёm tё mbusshur me glikolipide. (Ngjyrimi me Toluidina Blu)

Semundja e Fabry. Trupa tё shumtë lamelar nё citoplazmёn e qelizёs podocitare. (Mikroskopia elektronike)

245


GLOMERULOPATIA DIABETIKE

Glomeruloskleroza diabetike, forma nodulare. Ngjyrimi me eozina – hematoksina evidencon mbushjen dhe zgjerimin e lobulit glomerular me material eozinofilik homogjen.

Glomeruloskleroza diabetike, forma nodulare. Ngjyrimi me PAS evidencon mbushjen e lobulit glomerular me materiale hialine.

Glomeruloskleroza diabetike, forma difuze. Zgjerim elegant i mjedisit mesangial, nga prania e materialeve homogjene eozinofilike.

Djersitja e plazmёs nё kapsulёn e glomerulit, Bula e depozituar mbi kapsul pёrbёhet nga plazma - proteina, lipide dhe mukopolisaharide. Ngjyrimi me teknikёn e trikromit.

246


Glomeruloskleroza nodulare, shoqёrohet me depozitimin e materialit hialin nё ansat e kapilarёve glomerularё (shigjetat).

Trashja difuze e moderuar e membranёs bazale glomerulare nё tё sёmurёt me diabet sheqeri. (Mikroskopia elektronike)

Glomerulopatia diabetike Imunofluoreshenca. Depozitimi linear i IgG nё membranёn bazale glomerulare dhe nё kapsulёn e Bowman.

247


AMILOIDOZA E VESHKAVE (β – FIBRILOZA)

Amiloidoza e veshkave. Ngjyrimi me eozinё – hematoksilina. Depozitimet amorfe eozinofile nё mesangiumin glomerular, nё intimёn e vazave tё gjakut.

Amiloidoza e veshkave. Depozitimet amorfe β fibrilare nё mesangiumin glomerular, nё membranёn bazale tё tubujve, nё intimёn e vazave tё gjakut dhe nё intersticin e veshkёs (ngjyrimi me Kongo Red).

.

Amiloidoza e veshkave. Depozita amiloidi nё mesangiumin glomerular. (Ngjyrimi me Kongo Red).

Amiloidoza e veshkave. Seksioni i ngjyrosur me Kongo Red, i ekzaminuar nё mikroskop me dritё te polarizuar, shpreh birefringjence dhe dikroizёm tё depove amiloide ne mezangiumin glomerular, ne kapsul, ne intime te arterieve intersticiale dhe ne stromen intersticiale.

248


Amiloidoza e veshkave. Fluoreshenca me Tioflavin S. Depozita amiloidike fluoreshente nё mesangium glomerular, nё membranёn bazale tё tubujve, nё intimёn e vazave tё gjakut dhe nё intersticin e veshkёs (ngjyrimi me Kongo Red).

Amiloidoza e veshkave. Mikroskopia elektronike. Depozita fibrileve amiloidike ne trajte te nje rrjete te çrregullt e tё dendur nё mesangium glomerular.

Amiloidoza e veshkave. Imunofluoereshenca Anti-imunoglobulin anti varg i lehtё kappa (κ), depozitohen nё mёnyrё jospecifike nё mesangium e nё membranёn bazale tё kapilarёve glomerular, nё amiloidozёn e tipit AL.

Amiloidoza e veshkave. Imunofluoereshenca. Anti-imunoglobulina anti-varg i lehtё lambda (λ), depozitohen nё mёnyrё jospecifike nё mesangium e nё membranёn bazale tё kapilarёve glomerular, nё amiloidozёn e tipit AL.

249


Glomerulopatia ne purpuren Schönlein – Henoch Proliferim fokal i mdoeruar i mesangiumit

Glomerulopatia nё purpurёn Schönlein – Henoch Imunofluoreshenca : Depozitime homogjene dhe granulare te IgA nё mesangium (nё ndonjё rast edhe IgG e C3).

Glomerulopatia nё kryoglobulinemine mikste Demtimet te tipit glomerulonefrit membrano – proliferativ, me depozita globulinash me pamje trombi dhe me pamje wire loop

Glomerulopatia nё kryoglobulinemine mikste Imunofluoereshenca. Pozitivitet pёr imunoglobulinat ne krioglobulinat ne mezangium e ne paretin e kapilarit glomerular dhee ne vazat intersticiale tё veshkёs.

250


Glomerulonefriti fibrilar. Mikroskopia elektronike. Shihen depozita tё çrregullta mikrofibrillare nё mezangium (mikrofibrile me pёrmasa 18 - 23 ήm)

Glomerulopatia imunotaktoide. Mikroskopia elektronike. Shihen depozita intramembranore mikrofibrillesh me pёrmasa 45ήm

Glomerulopatia nё sindromёn Nail – Patella. Mikroskopia elektronike. Membrana bazale glomerulare trashet nga prania e depozitave fibrile tё ngjashme me kolagenin

251


Glomerulopatia nё sёmundjen e vargjeve te lehta imunoglobulinike Depozitime PAS pozitive, qe kane trashur paretet e kapilareve dhe kane zgjeruar mesangiumin.

Glomerulopatia nё sёmundjen e vargjeve te lehta Imunofluoreshenca Depozitime lineare te antitrupave anti-vargje te lehta ne membranen bazale glomerulare dhe ne MB tubulare.

Glomerulopatia nё sёmundjen e vargjeve te lehta Imunofluoreshenca Mbizoteron depozitimi granular ne mezangium.

Glomerulopatia nё sёmundjen e vargjeve tё renda Imunofluoreshenca Mezangiumi glomerular i zgjeruar, me pamjen e glomerulosklerozes nodulare.

252


NEFREFOPATITË TUBULOINTERSTICIALE Depozitimi i acidit urik nё tubujt kolektore tё papillave renale. Depot e acidit urik prezantohen nё trajtё shiritash ngjyrё portokalli. (C: kortikalia; M: medullaria).

Tubulopatia obstruktive nё mielloma multiplex.

Nefrit tubulo-intersticial akut. Edema, vakuolizimi i epitelit tubular, nekroza e disa qelizave tё epitelit proksimal, si dhe dilatimi tubular nga efekti toksik i etilen glikolit.

Nekroza akute tubulare. Nekroza akute e qelizave tё epitelit tё tubujve proksimal, me grumbullimin endoluminal tё detriteve qelizore, qё perfundojnё me formimin e cilindrave urinar.

253


Nekroza akute tubulare nga iskemia. Nekroza akute e qelizave tё epitelit tё tubujve proksimale.

Nekroza akute tubulare. Depozitimi i komplekseve imune nё MB tubulare Imunofluoereshenca.

Edema e qelizave tё epitelit tё tubujve proksimale, nё tё sёmurё me hipokalemi.

Veshka e transplantuar. Mikorvakuola tё qelizave epiteliale tё tubujve proksimale, tё shkaktuara nga ciklosporina.

254


PIELONEFRITET AKUTE DHE KRONIKE

Demtimet e veshkave ne pielonefritin akut purulent.

Pielonefriti akut. Infliltrate PMN neutrofile nё intersticin dhe grumbullimi nё lumenin e tubujve nё trajtё cilindrash leukocitar.

Pielonefriti akut. Hiperemia, edema dhe infliltrate PMN neutrofile nё interstic dhe periglomerulare.

Pielonefriti akut. Edema dhe infliltrate PMN neutrofile nё interstic dhe periglomerulare.

255


Pielonefriti akut. I ndёrlikuar me nekroza tё papillave renale.

Pielonefriti kronik. Infiltrate tё dendur limfocitesh, plazmocitesh, monocitesh dhe proliferimi fibrokonjuktival nё interstic, qe i shtyp tubujt. Infiltrate mononukleare perivaskulare e periglomerulare, skleroze periglomerulare dhe glomerula tё shndёrruar nё lemshe sklerohialine.

Pielonefriti kronik. Infiltrate tё dendur limfocitesh, plazmocitesh, monocitesh. Infiltrate mononukleare perivaskulare e periglomerulare, skleroza periglomerulare dhe glomerula tё shndёrruar nё lemshe sklerohialine.

Pielonefriti kronik ksantogranulomatoz.

256


Nefriti intersticial eozinofilik.

Nefroskleroza. Nё tё sёmurё me hipertension arterial.

Endoarteriti hiperplazik i arterieve renale nё tё sёmurin me HTA.

Panarteriti nodoz Nekroza fibrinoide e arteries renale.

257


Sindroma hemolitiko-uremike. Prania e trombeve endokapilare nё glomerul.

Infarkti renal.

Embola me kristale tё kolesterolit, qё ka bllokuar lumenin e njё vaze arteriale tё veshkave dhe i ndёrlikuar me infarkt.

Veshka End Stage. Skleroza tёrёsore e glomerulit. (ngjyrimi me PAS).

258


Veshka End Stage. Glomeruloskleroza difuze dhe fibroskleroza intersticiale e infiltruar me elemente tё shumtё mononukleare.

Transplanti i veshkave. Nekroza kortikale nё veshkën e transplantuar nё flakjen akute.

Transplanti i veshkave. Infeksioni nga adenovirusi i epitelit tё tubujve proksimale nё veshken e transplantuar. Shihen inkluzionet virale nё nukleuset e qelizave tё epitelit tё tubujve proksimale.

Hemosideroza kronike e veshkave, e ndёrlikuar me proteinuri. Depozitimet e hekurit nё qelizat e epitelit tё tubujve proksimale. Ngjyrimi me tekniken histokimike tё Perls.

259


NEOPLAZITITË E VESHKAVE

Nefroblastoma – tumori i Wilms.

Nefroblastoma – tumori i Wilms.

Nefroblastoma – tumori i Wilms. Tre komponentet strukturale: blastemale, qelizat epteliale dhe stromale. Ndёrmjet grumbujve tё qelizave blastemale shihen tubuj primitiv. Seksioni pёrmbanё mitoza tё shumta.

Pamja e qelizave tё tumorit Wilms nё mikroskopinё elektronike me scansione. Ne kuadrat: struktura e proteinёs WT1.

260


Tumori i Wilms. Imunohistokimia: qelizat anaplazike shprehin pozitivitet difuz per p53.

Vatёr mbeturinash nefrogenike nё veshkÍ.

Nefroma multikistike.

Adenoma metanefrike.

261


Adenokarcinoma veshkore (Hipernefroma). Tumori Grawitz

Karcinoma veshkore me qeliza tё qarta. Tumori Grawitz

Karcinoma kromofile e veshkes. e ngjashme me onkocitomёn.

Karcinoma kromofobe e veshkёs.

262


Onkocitoma e veshkёs.

Karcinoma nga qelizat e dukteve kolektore.

Karcinoma papillare e veshkёs. Rritja si formacion nodular dhe i inkapsuluar i karcinomёs papillare.

Karcinoma papillare e veshkёs. Rritjet papillare pёrmbajnё nё stromё makrofage shkumoze.

263


Tumori i qelizave tё aparatit jukstaglomerulare. Qelizat neoplazike, me pёrmbajtje granulash tё shumta reninё, me pamje elektrondense. (Mikroskopia elektronike).

Angiomiolipoma e veshkёs.

Tumori rhabdoid i veshkёs.

264


SËMUNDJET E VIJAVE URINARE DHE TË VESHIKËS URINARE.

Dopio ureteret Veshkat me dy uretere.

.

Çerdhet e Von Brunn nё paretin e veshikёs.

Cistiti gjendёrror.

Cistiti cistik.

265


Cistiti cistik. Pamje e zmadhuar, shihen infiltrate inflmatore mononukleare ne interstic dhe modifikime te epiteli gjenderror.

Metaplazia intestinale e mukozёs tё veshikёs urinare.

Metaplazia nefrogenike e mukozёs veshikale.

Metaplazia osseoze e mukozёs veshikale. .

266


Kalkuloza renale. Guri i vendosur ne brendesi te kalices renale.

Kalkuloza renale. Guri i quajtur “koraliform”, i vendosur ne pielon me degezime ne kalicet renale dhe i ndёrlikuar me hidronefrozё.

a

b Kalkulat renale. a. Guri oksalokalcik. b. Guri kalcik me trajtё “koraliform”.

Hidronefroza. Zgjerim i kaliceve dhe atrofia e parenkimёs veshkore.

267


Megauretere bilateral me hidronefrozё kongenitale bilaterale.

Ureteriti cistik.

Cistiti akut, shkaktuar nga Escherichia coli.

Cistiti papillar.

268


Cistiti kronik polipoid.

Cistiti kronik i shkaktuar nga schistosomiaza.

Malakoplakia e veshikёs urinare.

Malakoplakia e veshikёs urinare. Histiociti me megalisosome dhe trupin e Michaelis - Gutmann tё kalcifikuar nё brendёsi tё citoplazmes. (Mikroskopia elektronike).

269


NEOPLAZITË E VESHIKËS URINARE DHE TË URETEREVE

Papilloma uroteliale e veshikёs. Nё sipёrfaqe te rritjes papillare shihen qelizat ombrellё.

Papilloma e invertuar e veshikёs urinare. (Papilloma me zhvillim pёr sё prapi)

Karcinoma in situ e veshikёs urinare.

Karcinoma in situ e veshikёs urinare, me eriozion sipёrfaqesor dhe me detrite qelizore.

270


Neoplazia uroteliale papillare me potencial te ulet malinjiteti.

Karcinoma me qeliza tranzicionale - grada I (pTG1). Imunoreaktiviteti i antitrupave anti CD44, shpreh pozitivitet intensiv dhe difuz nё qelizat e tё gjitha shtresave epiteliale, perfshi qelizat sipёrfaqёsore. Kuadrati i vogel: ne mukozen normale antitrupat anti-CD44 shprehin pozitivitet vetem ne qelizat e shtreses bazale te mukozes se veshikes urinare.

Karcinoma uroteliale papillare jo invazive, me gradё tё ulёt malinjiteti.

Karcinoma me qeliza tranzicionale gr. IIb (pTG2b). Antitrupat anti CD44 shprehen me pozitivitet tё moderuar vetёm nё shtresat suprabazale, ndёrsa shtresat e sipёrme janё me imunoreaktivitet negativ.

271


Karcinoma uroteliale papillare me gradё tё lartё malinjiteti (me vatra nekroze - shigjeta).

Karcinoma uroteliale papillare me gradё tё lartё malinjiteti (me metastaza).

Karcinoma me qeliza tranzicionale grada III (pTG3), shprehet me humbje tё imunongjyrimit nё zona te gjera ndersa ne brendesi te neoplazise ruhen ishuj qelizor rezidual, me imunoreaktivitet pozitiv ndaj anti-trupave anti CD44.

Karcinoma mikropapillar forma e perzier me karcinomen uroteliale.

272


Komponenti mikropapillar i karcinomёs sё pёrzier.

Pamje e zmadhuar e pattern mikropapillare e karcinomёs sё pёrzier me karcinomёn uroteliale.

Karcinoma me qeliza kalimtare, me pattern mikrocistike.

Pamje e zmadhuar e strukturave mikrocistike e karcinomes me qeliza kalimtare.

273


Metastaza nё limfonodulet rajonale e karcinomes uroteliale mikropapillare e veshikes urinare.

Karcinoma uroteliale, varjanti me çerdhe (nests variant).

Pamje e zmadhuar e karcinomes uroteliale, e varjantit me çerdhe (nests variant).

Karcinoma uroteliale nests variant. Imunohistokimia: Qelizat neoplazike shprehin imunoreaktivitet me antitrupat anti p63.

274


Karcinoma uroteliale, varjanti me çerdhe. Pozitivitet i p53 ne qelizat neoplazike

Pozitivitet CK20 nё qelizat sipёrfaqesore tё mukozes veshikale ndersa nё qelizat e çerdheve neoplazike rezultojne negative.

Karcinoma uroteliale e veshikёs urinare. Varianti me pattern gjendёrror.

Karcinoma uroteliale e veshikёs urinare. Varianti me qeliza te qarta, te pasura me glikogjen. Ne kuadratin e vogёl: qelizat neoplazike pozitive pёr glikogjenin (teknika PAS).

275


Karcinoma uroteliale e veshikёs urinare. Varianti me pattern plazmocitoid.

Karcinoma uroteliale e veshikёs urinare. Varianti me pattern plazmocitoid. Imunohistokimia: pozitivitet difuz i pankreatines.

Karcinoma uroteliale e pelvisit renal, variantt me nested pattern.

Karcinoma uroteliale e pelvisit renal, varianti me nested pattern. Shihen grupe çerdhesh me qeliza neoplazike uroteliale, qё kanё infiltruar lamina propria tё pelvisit renal.

276


Karcinoma uroteliale e pelvisit renal, varianti me nested pattern. Shihet bashkim çerdhesh qelizore, tё tjerat kanё pamje tё ngjashme me cistitin cistik, ose kanё patter tubulare.

Karcinoma uroteliale e pelvisit renal, varianti me nested pattern. Imunohistokimia: pozitivitet i p63 nё qelizat neoplazike nё çerdhet, qё infiltrojnё lamina propria, rreth lumenit tё pielonit.

Karcinoma uroteliale e pelvisit renal. Imunohistokimia: pozitivitet i p53 nё qelizat e çerdheve neoplazike ne lamina propria, tё shtrira rreth lumenit tё pielonit.

Karcinoma uroteliale e pelvisit renal. Ҫerdhet me qeliza neoplazik, kanё infiltruar nervin.

277


Adenokarcinoma e veshikes urinare me qeliza mukoprodhuese, me pamjen si unaza me gure.

Karcinoma me qeliza te gjera e padiferencuar

Rabdomiosarkoma embrionale e paretit tё veshikёs urinare.

Paraganglioma e paretit tё veshikёs urinare.

278


Lymfoeptelioma – like variant (LELC)

Karcinoma e diferencuar me qeliza skuamoze e veshikёs urinare.

Karcinoma e diferencuar me qeliza skuamoze e veshikёs urinare.

Limfoma e veshikёs urinare.

279


Adenokarcinoma me qeliza tё qarta e veshikёs urinare.

Adenokarcinoma me qeliza tё qarta e veshikёs urinare – pamje e zmadhuar.

Karcinoma me qeliza te vogla e e veshikёs urinare

.

Karcinoma uroteliale e veshikes urinare me strukturё qё imiton karcinomёn tubulare tё gjendёrrёs sё gjirit.

280


Karcinoma uroteliale e veshikёs urinare, varianti me qeliza lipoide, qё duhet tё diferencohet nga karcinosarkoma me komponente liposarkomatoz.

Karcinoma uroteliale e veshikёs urinare, me qeliza gjigande tё tipit sinciciotrofobllastik.

Karcinoma e veshikёs urinare, me qeliza gjigande tё ngjashme me osteoklastet

Metastaza tё korionkarciomёs uterine nё veshikёn urinare.

281


Karcinoma sarkomatoide e veshikёs urinare.

Stroma pseudosarkomatoze e paretit te veshikёs urinare.

Leimiosarkomatoze e paretit tё veshikёs urinare.

282


9

SËMUNDJET E ORGANEVE GENITALE MASHKULLORE DHE TË PROSTATËS

Trupi i njeriut është si instrumentat, që sa më shumë t’i përdorish aq më shumë jetojnë. C. Montesquieu. Sёmundjet e aparatit genital mashkullor pёrfshijnё njё kompleks patologjishë kongenitale dhe tё fituara, disa tё rralla, tё tjera tё shpeshta, sidomos ato inflamatore; disa me ecuri tё lehte e pa pasoja funksionale, tё tjerat me probleme preokupante funksionale dhe jetёsore. Sёmundjet kongenitale tё aparatit mashkullor varen dhe nga disfunksionet e hormoneve androgene, qё krijojnё situata me ndikime kalimtare, ose tё pёrherёshme nё zhvillimin e karaktereve seksuale dytёsore, qё mund të pёrfundojnё dhe me prishje tё fertilitetit dhe me ulje tё potencёs seksuale. Studimi i sёmundjeve të traktit genital mashkullor, ёshtё me rëndësi mediko-sociale, pasi kёto organe janё vendimtare nё riprodhimin dhe vazhdimёsinё e individeve, familjeve dhe tё shoqёrisё njerёzore. Patologjitё më tё shpeshta tё organeve mashkullor nё femijet janё varikocele, hypospadite; nё moshat e reja janё sёmundjet inflamatore me transmetim me aktin seksual; ndёr adultёt janё çrregullimet seksuale, qё shpesh fshehin njё sëmundje tjetёr, ndёrsa nё subjektet e moshuar problematike janё patologjitё e prostatёs dhe çrregullimet e ereksionit. Gjatё zhvillimit fetal, strukturat anatomike tё origjinёs tё aparatit gental mahkullor, fillimisht kryejnё funksione emuntoriale (filtrojnё gjakun dhe prodhojnё urinёn),por me pas kolonizohen nga qelizat germinale tё cilat nёn efektin e hormoneve androgene, zhvillojnё strukturat specifike, individualizuese mashkullore. Ndikimi androgeneve ёshtё themelor, sepse strukturat bazё tё origjinёs janё tё njёjta me tё seksit femёror e nё se hormonet androgene mungojnё nё fillimet e zhvillimit fetal, do tё formohen struktura tё perziera dhe tё kundёrta me ato te seksit genetik. Uretra, eshte struktura anatomike e përbashkët urogenitale, qё përbën pjesën finale të sistemit emuntorial (veshkat, ureteret, veshika, uretra), që kryejnë zbrazjen e urinёs nga veshika dhe tё spermёs nga testikujt. Aparati genital mashkullor punon nёn kontrollin kompleks tё sistemit endokrin specifik, i kontrolluar nga testikujt (prodhojnё hormone androgene), por dhe nga pjesa diencefalike e trurit (hipofiza), nga rrjeti nervorë adrenergjik (noradrenalina dhe molekulat e tjera aktive), nga rrjeti nervorё kolinergjik (acetilkolina etj.) dhe natyrisht nga korja e trurit (aktivitet i ndёrgjegjshёm). Bashkёveprimi dhe dizkuilibri midis stimuluesve dhe frenuesve tё sistemeve endokrine dhe cerebrale, ёshtё fondamental pёr tё garantuar funksionin e sistemit genital mashkullor dhe tё aktit seksual, i cili ёshtё akivitet psiko-somatik dhe jo thjeshtё instikti i riprodhimit. Ekuilibri ndermjet sistemeve endokrine dhe cerebrale ёshtё tepёr i ndjeshёm, relativisht i lёndueshёm dhe i influencuar nga ngjarje tё tjera, qё mund tё krijojnё demtime strukturale dhe çrregullime tё funksioneve seksuale dhe riprodhuese. Pjesё e traktit mashkullor ёshtё dhe prostata, organi i vendosur ekstraperitoneal, pa kapsul, me topografi ndёrmjet qafёs sё veshikёs urinare dhe pjesёs fillestare tё uretrёs. Nё tё rriturit, parenkima prostatike ndahet nё katёr rajone anatomo-biologjike: a. pjesa periferike, b. pjesa qendrore, c. pjesa kalimtare dhe d. pjesa e pёrparёshme e stromёs fibromuskulare. Dёmtimet proliferative shprehen me veçori pёr sejcilёn pjesё anatomike, kёsisoj hiperplazia zhvillohet nё zonёn kalimtare, ndёrsa karcinomat nё zonёn periferike. Prostata ёshtё organ gjendёrror, me struktura tubuloalveolare, që vishen me dy shtresa qelizash epiteliale, njera bazale me qeliza kubike dhe sipër saj shtresa e qelizave cilindrike sekretore. Nё shumicёn e gjёndёrrave të prostatёs, epiteli bën rritje papillare, ndёrsa nё lumen përmbajnё corpus amylacea. Strukturat gjёnderrore, janё tё mbeshtjella me membranë bazale dhe ndahen mes tyre me stromë të bollëshme fibro-muskulare. Hormonet androgene testikulare kanё rol nё rritjen e prostatёs, çka konfirmohet me faktin se kastrimi i njё subjekti, nderlikohet me atrofi tё prostatёs.

283


Prostata eshte laboratori biokimik, ku enzima 5-alfa-reduktaza, ndermjeteson trasformimin e testosteronit ne produktin tepër aktiv dhe të domozdoshëm DHT (di-hidro-testosterone). Gjёnderrat e prostatёs prodhojnё lёngun prostatik, qё perzihet me spermatozoidet e prodhuara nё testikuj, me sekrecionet e vescicole seminali dhe tё gjenderrave bulbo-uretrali, qё formojnë likuidin seminal. Prostata lëndohet nga proçese tё ndryshme patologjike, qё interesojnё nё veçanti strukturat gjenderrore. Semundjet mё tё shpeshta jane inflamcionet, hiperplazia gjenderrore dhe neoplazitë. Hiperplazia e gjenderrave dhe e strukturave stromale, çojnë në zmadhimin e prostatёs, duke u shprehur klinikisht me ulje tё intensitetit dhe tё forcës urinuese, me vёshtirësi në urinim e shoqëruar me nikturi, me ndjenjёn e moszbrazjes tё plotё tё urinës nga veshika, deri nё bllokim tё plotё tё defluksit urinar nga veshika. Territoret hiperplazike organizohen nё nodule, për çka kjo sёmundje emertohet dhe hiperplazia nodulare e prostates, e cila është semundje e shpeshte dhe problematike, e konsideruar “ankthi” i burrave. HBP mund të fillojë në moshën 20 vjeç dhe rastiset me ritme tё larta me rritjen e moshës: - pas moshës 40 vjeç, prek 35 % tё meshkujve. - HBP zhvillohet ne 70 % te burrave te grup moshave 50 – 69 vjeç. - Mbi moshën 70 vjeç prek 90 % të burrave. - Mbi 45 % e meshkujve te moshave 40 – 80 vjeç, detyrohen tё kryejnё prostatektomi, për hiperplazi nodulare beninje te prostates. Neoplazitё e prostatёs janё mё tё rralla sa mendohet. Shpeshtёsia shprehet me diferenca nё vende tё ndryshme. Rastiset mё rrallё nё popullatёn e vendeve nё Lindjen e Mesme dhe nё Azi, me shpesh nё USA (160 raste ndёr 100 000 banore) dhe Europё (40 – 50 raste ndёr 100 000 banorё). Zhvillohen kryesisht nё moshat > 50 vjeç, çka sugjeron se screening-u pёr kёto sёmundje, duhet tё fillojё nё moshёn 40 vjeç. Mbijetesa mbi 5 vjet e tё sëmurёve me neoplazi malinje ёshtё 70 %. Nё kategorine e neoplazive janё perfshirё dhe disa forma proliferimi anormale, por me ecuri beninje. Zmadhimi i prostatёs nuk ёshtё tregues absolut i ekzistencёs tё neoplazisё malinje, sepse dhe kur janё malinje, masa neoplazike rritet ngadalё dhe nuk përbën rrezik pёr jetёn, në se diagnostikohet herët dhe hiqet me ndërhyrje kirurgjikale, madje shumica e tё sëmureve me neoplazi malinje tё prostatёs, vdesin nga ndërlikimet e sёmundjeve tё tjera. Neoplazia mё e shpeshtё dhe mё problematike e prostatёs ёshtё adenokarcinoma (AKP).

Aesculapius (Asklepi): “Kur sëmundja hynë nga njera portë, mjeku duhet ta paraprij, duke hyrë nga porta tjetër”.

284


Hidrocele.

Hematocele

Condiloma acuminata e penisit.

Karcinoma skuamoqelizore e keratinizuar e penisit.

285


Demtimi i tubujve spermatik nё kriptorkidizёm.

Aplazia e qelizave germinale. Aspermia. .

Atrofia testikulare. Tubujt pёrmbajnё vetёm qelizat Sertoli. .

Kristalet e Charcot Bottecher ne qelizat Sertoli .

.

286


Orkiti akut nekrotiko-purulent. .

Absces i epididimit nga Escherichia coli. .

Epididimiti me prirje formim abscesi, i shkaktuar nga Chlamydia trachomatis.

Sklerohialinizimi i tubujve spermatik.

287


Orkiti granulomatoz spermatik.

Gonorrea. Diplokoket Gram-negative.

Orkiti si nderlikim i parotitit endemik.

Epidimidimiti tuberkular. Granuloma me nekrozё kazeoze).

288


Infarkti hemoragjik nga torsioni i testikulit.

289


NEOPLAZITĂ‹ E TESTIKUJVE

Neoplazia intratubulare e testikujve (NIT).

Qelizat e seminomes dhe iniltrimi limfocitar.

Seminoma spermatocitike.

Seminoma spermatocitike, qeliza gjigande.

290


Metastaza e seminomёs spermatocitike. Imunongjyrimi per citokeratinat pozitive ne qeliza metastatike te seminomes spermatocitike ne timus.

Karcinoma embrionale e testikulit.

Trupat e Schiller-Duval me vendosje perivaskulare.

Inkluzionet hialine intra e extracitoplazmike.

291


Sinciciotrofoblastet ne koriokarcinoma.

Teratoma kistike e testikulit.

Tumor mikst i testikulit: Teratoma dhe karcinoma embrionale.

Tumor mikst i testikulit: Struktura e teratomes e kombinuar me karcinomen embrionale.

292


Neoplazia malinje e qelizave Leydig.

Kristalet e Reinken nё qelizat e Leydig.

Tumori me qeliza Sertoli.

Neoplazia me qeliza granuloze e testikujve.

293


Ndёrtimi normal i gjendrrave tё prostates. Epiteli dyshtresor gjendёrror. Brenda lumenit tё gjёnderres shihet corpus amylacea.

Struktura normale e gjendrrave tё prostatёs. (Imunohistokimia). Epiteli dyshtresor gjendёrror: qelizat mioepiteliale shprehin imunopozitivitet per CK903.

Prostatiti akut. Infiltrimi me elemente inflamatore PMN neutrofile i stromёs dhe gjendёrrave tё prostatёs.

Prostatiti kronik.

294


Granuloma histiocitare nga aplikimi i BCG.

Granuloma pas-biopsise, me nekroze qendrore

Hiperplazia beninje e prostates.

Hiperplazia beninje e prostates. Imunohistokimia: pozitivite difuz i shprehjes citoplazmike te antitrupave anti-receptori CB1

295


Hiperplazia beninje e prostates. Imunohistokimia: pozitivitet difuz i shprehjes tĂŤ E-Cadherina.

Hiperplazi e lobit te mesem te prostates, e nderlikuar me hipertrofi trabekulare te veshikes dhe prania e nje guri kalcik ne veshiken urinare.

Metaplazia mucinoze e prostates.

Gjenderrat mucinoze negative per PSA.

296


Neoplazia intraepiteliale e prostatёs: PIN Proliferim i qelizave tё epitelit gjendёrror në formë jastiku endoluminal.

PIN e formes me strukturё kribriforme.

Imunohistokimia e PIN Shprehja e receptoreve ER-β ne qelizat e epitelit me gradё tё lartё (HGPIN)

Imunohistokimia e PIN Shprehja e caspasa 14 nё qelizat e epitelit tё gjendёrrave tё prostatёs.

297


MARKATORET SHOQERUES TE PROLIFERIMIT DHE TE ANGIOGENEZES, FAKTORET E RRITJES, AKTIVITETI TELOMERAZIK

KRCINOMA E PROSTATES

EPITELI NORMAL bcl-2 dhe faktoret e detoksikimit

Aktiviteti telomerazik

Neoplazia intraepiteliale PIN

Neoplazia lokalisht e avancuar

Aktiviteti telomerazik

Neoplazia klinikisht e avancuar bcl-2, bcl-xl, mdm2, NFκB, AKT, IAP, IGFBP-2, e-5,catepsina, B,D e H, c-mvc, c-fos, p53, IGFBP-3,mn23, pTEN, pRB

Marker-et tipike te qelizave prostatike jane: - PSA (Prostatic Specific Antigen) - PSMA (Prostatic Specific Membrane Antigen) - PSAP (Prostatic Specific Acid Phosphatase) IGFBP-2 IGFBP-3 IGFBP-5 NFκB IAP AKT

Insulin-like Growth Fctor Binding Protein-2 Insulin-like Growth Fctor Binding Protein-3 Insulin-like Growth Fctor Binding Protein-5 Nuklear Faactor κB Inhibitoret e proteinave te apoptozes Protein kinase B

Fazat e evolucionit progresiv te karcinomes te prostates, vleresohen me keto marker: - proliferim i larte qelizor MIB1, me reduktim te shprehjes te inibitoreve chinasi ciclino-dipendenti dhe prania e aktivitetit telomerasik - aneuploidia - permbajtja e shtuar te DNA nukleare - aktivizim i onkogenit HER2-neu - alterazionet e genevei oncosuppressore p53, pRB, pTEN - shprehje e faktorit angiogenik VEGF - pakesimi i shprehjes te molekulave te adezionit E-caderina, CD44 - shprehje e larte e faktoreve anti-apoptozike bcl-2, survivina - pakesimi i shprehjes te receptoreve per hormonet androgene - diferencim neuroendokrin (ne veçanti mbishprehja ee kromogranina A Keto marker shprehen me ecuri klinike te pafavoreshme.

298


Sistemi gradeve sipas WHO/ISUP i modifikuar. (2005)

Sistemi i gradeve sipas Gleason

299


Nyje e kufizuar. Shkalla Gleason 1

AKP shkalla Gleason 2

AKP shkalla Gleason 2 Pamja e seksionit te zmadhuar.

AKP shkalla Gleason 3

300


AKP shkalla Gleason 3 + 4 Antitrupat anti PSA shprehin pozitivitet difuz.

AKP shkalla Gleason 3 + 4 Imunopozitivitet difuz per F0xO3A.

AKP shkalla e Gleason 4

a

b

AKP shkalla e Gleason 4 + 4 a. Adenokarcinoma e prostates shkalla 4 + 4 b. Imunoreaktiviteti negativ per p53.

301


AKP e shkalles Gleason 5. Çerdhe qelizash me vater komedonekroze.

Adenocarcinoma e prostates. Shkalla Gleason 3 + 5 = 8

Adenocarcinoma e prostates shkalla Gleason 5 Imunoreaktiviteti difuz per E-Cadherina.

Adenocarcinoma e prostates shkalla Gleason 5 Imunoreaktiviteti difuz antitrupa anti MTA1.

302


10

SËMUNDJET E ORGANEVE GENITALE FEMËRORE

Në natyrë, gjithëçka që jeton, kërkon të shmangi dhimbjen. Kropotkin Sёmundjet e aparatit genital femёror janё tё shpeshta dhe me problematikë komplekse mediko-sociale, pasi shprehen me lёndim te shendetit, me invaliditet dhe steriltet tё grave, me lendim tё embrionit, tё fetusit dhe tё foshnjёs tё lindura nga nёna, qё vuajnё me kёto semundje. Shkaktarёt e kёtyre sёmundjeve janё tё shumtё e tё ndryshёm. Sёmundjet e aparatit genital mund tё jenё nderlikime tё shtatzanise, shumica janё sёmundje inflamatore, tё tjerat janё keqformime tё bashkёlindura, disa jane shprehje e dizekulibrave hormonale, disa neoplazi beninje e malinje, te tjerat janё çrregullime tё sferёs seksuale, tё tipit somatik dhe psiko-somatike. Gjinekologjia klinike studion sёmundjet e aparatit genital femeror, shumica kanё substrat morfologjik tipik, ndёrsa tё tjerat shprehen me karakteristika tё pёrgjithёshme, tё ngjashme me ato nё organet e tjera. Per qellime didaktike, keto semundje do trajtohen sipas segmenteve anatomike tё aparatit genital femeror. Sёmundjet e vulvës, pёrfaqesojnё njё pjesё tё vogёl tё praktikёs gjinekologjike, kryesisht janё ndёrlikime tё sёmundjeve tё lekurёs, ose tё semundjeve sistemike. Nё vulvë zhvillohen dhe neoplazi beninje e malinje. Vagina ёshtё pjesa e organit genital femёror, qё shёrben pёr evakuimin e mentruacioneve dhe pёr kryerjen e kontaktit seksual. Vagina lёndohet nga pak sёmundje primitive, por preket nga shume infeksione bakteriale, virale e mykotike, qё prekin vulvёn dhe strukturat perivulvare. Mё shpesh preket nga sёmundjet e transmetuara me rrugё seksuale, madje shkaktarёt kalojnё nёpёr vaginё, ngjiten nё qafёn dhe kavitetin e mitres, arrijnё ne tubat uterine, por pa implikim sinjifikativ te vagines. Inflamacioni i izoluar i vaginёs ёshtё dukuri e rrallё. Neoplazitё malinje perfaqesojne 1 % te neoplazive te genitalit femeror dhe 95 % jane karcinoma skuamoze, kryesisht nё tё moshuara, tё tjerat janё adenokarcinoma dhe rabdomiosarkoma embrionale. Neoplazia intraepiteliale e vaginës (VAIN) diagnostikohen 0, 3 raste ndёr 100 000 gra mbi 40 vjeç, por statistikat sugjerojne shtim te rasteve ne e grave me te reja, pasi i janё i nenshtruar screening me PAP-test. VAIN eshte asintomatike. Diagnostikohet me kolposkopi dhe me citologji. Qafa e mitrёs lejon zbrazjen e menstruacioneve, por ёshtё dhe barriera, pёr tё ndaluar hyrjen ne kavitetin e mitrёs tё florёs bakteriale, viruseve, lёndёve toksike e kanceogene, por ekspozohet dhe ndaj mikrotraumave gjatё aktit seksual dhe sidomos tё traumёs gjatё aktit tё lindjes. Mukoza e qafёs sё mitrёs ёshtё terren i infeksioneve bakteriale dhe virale potencialisht tё rёnda tё traktit genital tё sipёrm, si dhe e ndjeshme ndaj veprimit tё onkogeneve, qё shpesh zhvillojnё karcinoma invazive. Potenciali i malinjitetit tё dёmtimeve tё epitelit cervikal, verifikohet me testin Papanicolau (PAP-Test), qё kryhet nё kuadrin e programeve tё screening citologjik, si dhe me ekzaminim histopatologjik tё biopsive. Neoplazitё e qafёns sё mitrёs, nё Itali rastisen 3.500 raste tё reja nё vit, me media 1 rast nder 10 000 gra. Tre dekada mё parё, kёto neoplazi ishin nё vendin e parё pёr incidencёn dhe si shkak i vdekjeve nё gratё, por aplikmi i screening onkologjik me Pap-test, ndihmoi tё zbulohen dёmtimet prekancerogene dhe demtimet e herёshme neoplazike tё qafёs sё mitrёs, çka favorizoi ndёrhyrje tё shpejta nё trajtimin e kёtyre sёmundjeve, duke ndikuar ndjeshёm nё uljen e vdekshmёrise. Mitra, e ndёrtuar nga dy komponente madhor, endometri dhe miometri, ёshtё organi, qё nxitet nё vazhdimesi nga hormonet, duke u shprehur me shpetёzimin e mukozes çdo muaj lunar (menstruacionet) si dhe kryen funksionet e formimit dhe zhvillimit tё fetusit, qё e mbanё, e ushqen, e rrit dhe e nxjerrё pas 9 muaj shtatzanie. Mitra lendohet nga infeksionet (bakteriale, virale, mikotike), nga çrregullimet endokrine, nga lende toksike, nga nderlikimet e shtatzanise dhe nga proliferimet neoplazike, nga tё cilёt mё tё shpeshtёt janё leimiomat. Vezoret dhe tubat uterine, lёndohen nga sёmundje inflamatore, autoimune, degjenerative dhe neoplazitё. Dёmtimet me te shpeshta janё kistet. Inflamacionet intrinseke tё vezoreve (ooforitis) janё tё rralla, ndersa inlamacionet dytesore jane nderlikime te inflamacioneve te tubujve uterine. Rrallё, mund tё verifikohet prania e njё inflamacioni primitiv, qё intereson folikujt e vezoreve (ooforiti autoimun) dhe qё perfundon me sterilitet. Kёto dy struktura anekse tё genitalit te brendshem, preken dhe nga proçese patologjike uterine, tё lidhura me shtatzaninё, por dhe me endometriozёn.

303


Salpinget (Oviductus), tё quajtura dhe tubat e Falloppi, apo trombat uterine, sё bashku me vezoret, formojnё kompleksin e anekseve tё genitalit te brendshem. Tubat uterine shёrbejnё pёr tranzitin e ovocitit, pёr kalimin e spermatozoideve dhe kur ovula fekondohet, e transportojnё zigotёn nё kavitetin e mitrёs. Patologjite e tubave uterine jane te pakta, por me pasoja tё renda, pasi shpesh nderlikohen me sterilitet dhe infertilitet. Shtatzania (proçesi fiziologjik i riprodhimit tё species), krijon modifikime morfologjike ne organet genitale femёrore dhe devijime tё ekuilibrave endokrine, qё mund tё ndikojne direkt, ose indirekt nё zhvillmin e patologjive nё grupin e organeve qё impenjohen nё shtatzani. Produkti i konceptimit, nё fazёn embrionale, nё fazёn fetale e deri nё lindje, mund tё lendohet nga sёmundje tё placentёs dhe tё anekseve tё saj, duke u shprehur me ndёrlikime nё zhvillimin e embrionit dhe tё fetusit, por shprehet me ndikime dhe nё organizmin e nёnёs. Uniteti feto-placentar, pёrbёn njё sistem biologjik tё unifikuar dhe tё pandashёm me nёnёn, pёr gjatё gjithё periudhёs tё shtatzanisё, madje janё tё lidhura e tё ndervarura, aq sa nuk lejon tё veçohet patologjia fetale nga ajo placentare. Pёr shumё kohё mendohej se placenta, si organ i perkohshem, margjinal dhe jo autonom, vuan vetёm nga sёmundjet qё merr nga nёna. Nё fakt, megjithё influencat nga organizmi i nёnёs dhe pse kushtёzohet nga aparati hematik i nёnёs, placenta zhvillon disa patologji tё vetat, ashtu si vuan dhe nga patologji te fetusit. Sëmundjet e shtatzënisë dhe të palcentës, janë problematike, pasi jo rralle shkaktojne vdekjen intrauterine te fetusit (MEF), ose vdekje perinatale tё foshnjёs, ashtu si ndikojnё nё zhvillimin e keqformime kongjenitale tё fetusit, disa tё papajtueshme me jetёn; ngadalesojnё ritmet e rritjes tё fetusit nё periudhёn intrauterine; mund tё krijojnё ndёrlikime tё renda, qe ndikojne ne shendetin e nenes, madje mund tё çojnё dhe nё vdekjen e nënës. Patologjia e placentёs pёrshkruhet sipas fazave tё zhvillimit tё shtatzanise, kёsisoj ndahet nё patologji tё tremujorit tё I, tё II, tё III, si dhe janё nё varёsi tё pёrfundimit tё lindjes: - patologji tё placentёs nё femijё tё lindur gjallё (prematurё, lindje nё kohё dhe post termine); - patologji tё placentёs tё femijёs tё lindur vdekur: * gjatё abortit spontan tё hershёm brenda 90 ditёve tё shtatzanisë, * gjatё abortit tё vonёshme, në periudhёn e shtatzanisё 90 – 180 ditё, * nё rastet me vdekje fetale endouterine (MEF), ne gjashtmujorin e shtatzanisё (pas ditёs 180° tё barrёs)

Gustav Klimt “Maternità”

304


a. Strishio (Papanicolau). Qelizat me inkluzione intranucleare. b. Imunohistokimia me antritrupa anti-HSV (trupat Cowdry-tipi A).

a

b

Vulviti dhe vaginiti akut. Infeksioni me Klamidia (citologjia).

Vulviti kronik plazmoqelizor.

Vulviti kronik. Infiltrimi intensiv plamocitar.

305


Molluscum contagiosum i vulvёs. .

Semundja e Bowen, e ngjashme me papulën.

Neoplazia intraepiteliale e vulvës. VIN III.

Sëmundja Paget e vulvës (ekstramamare).

306


Vaginiti kronik – malakoplakia.

Vaginiti kronik Malakoplakia, trupat e Michaelis-Gutmann, me pamje sferash nё citoplazmёn e disa histiociteve.

Citologjia e nja rasti me malakoplakia. Trupat e Michaelis-Gutmann.

Rabdomyoma Ne kuadrat: qelizat muskulare neoplazike).

307


Karcinoma skuamoqelizore e keratinizuar e vaginës.

Kisti Naboth

Endocerviksi

Endo dhe ekzocerviksi, zona e transformimit. Ekzocerviksi

Metaplazia Epitel njështresor

Epiteli i qafës të mitrës: zona e transformimit.

Cervicit kronik. Shihen edema, infiltrate të dendur monukleare, me vatra hemoragjie, që në kompleks krijojnë trashje të mukozës.

308


NEOPLAZITE E UTERUSIT

Kondiloma pjatë e cerviksit shkaktuar nga HPV: CIN I Neoplazia intraepiteliale e cerviksit uterin.

-

CIN III Neoplazia intraepiteliale e cerviksit uterin grada III = Carcinoma in situ e cerviksit.

Adenokarcinoma in situ me zhvillim në pjesën e endocerviksit.

Endometri ne fazën proliferative.

309


Endometri atrofik.

Endometriti akut purulent. Infiltrate të dendur PMN në mukozë dhe në gjenderrat e endometrit, që e kanë lumenin të mbushura me tapa purulente.

Endometriti kronik. Infiltrate të dendur elementesh monukleare në mukozë.

Endometriti granulomatoz (tuberkular). Shihen granuloma të shumta tuberkulare me nekrozë kazeoze.

310


Adenomioza e mitrĂŤs.

Endometrioza intestinale.

Polipi i endometrit.

Hiperplazia e thjeshtĂŤ e endometrit.

311


NIE Neoplazia intraepiteliale endometriale.

Adenokarcinoma e endometrit e tipi I.

Adenokarcinoma me qeliza te qarta e endometrit: Tipi II.

Leimioma.

312


Tumor uterin, i ngjashem me kordonat seksual ovarik. Pozitivite difuz per kalretinina.

Leiomioma me tuba të trupit uterin. Pozitivitet difuz per aktinën e muskulatures të lemuar

.

Leimiosarkoma. a.

Korionkarcinoma e mitrës e nderlikuar me hemoragji.

313


SËMUNDJET E VEZOREVE DHE TË TUBAVE UTERINE.

Kista folikulare e veshur me qelizat e tekës. a.

Vezorja me dy trupa luteinike. a.

Vezorja polikistike.

Vezorja polikistike (Stein Leventhal). a.

314


Endometrioza e ovareve. a.

Decidua ektopike, fenomeni Arias-Stella.

315


NEOPLAZITË

Kistadenokarcinoma seroze papillifere. Në kuadrat, pamja e zvogëluar e rritjes papillifere. a.

Kistadenokarcinoma papillifere. Me përmbajtje trupash psamomatoze.

Epiteli hiperplazik i kistadenomës mucinoze. a.

Kistadenoma mucinoze, varianti borderline. . a.

316


Karcinoma me qeliza të qarta e vezores. a.

Qeliza neoplazike te tipit “kokegozhde”, me përmabjtje të shtuar të kromatinës nukleare. a.

Tumori i Brenner, me degjenerim kistik. a.

Dizgerminoma e vezores. a.

317


Teratoma mature e vezores. a.

Tumori me qeliza granuloze.

Salpingiti akut purulent.

Fig. 20. 52.

Gravidanca tubare, shihet prani vilesh koriale.

318


PATOLOGJIA E SHTATZANISË DHE E PLACENTËS.

Fetusi ne tremujorin e 2° të shtatzanisë.

Fetusi i rrethuar me qesen amniotike.

Ngjitja e kordonit në formë vele (shigjeta).

Kalcifikimet e vileve koriale.

319


Tromboza e vazës dhe infarkti i placentës.

Infarkti hemoragjik i placentës.

Infarkti iskemik i placentës.

Përdredhja e kordonit umbilikal.

320


Korionamnioniti.

Inflamacioni akut i vileve.

Intervilitis. Inflamacion akut i zhvilluar ndĂŤrmjet vileve.

Funisiti akut.

321


Shtatzania ektopike, e zhvilluar endotubare.

Mbeturina të deciduas në shtatzaninë tubare.

Shtatzania ekstrauterine.

322


NEOPLAZITE E PLACENTËS

Mola hydatiforme.

Mola hydatiforme parciale.

Korionkarcinoma (metastaza në mushkëri).

Tumori trofoblastik nё situs placentar.

323


11

SËMUNDJET E GJËNDËRRAVE TË QUMËSHTIT

Kush humb një ore kohë, nuk ka kuptuar ende vlerat e jetës. Charles Darwin Gjënderrat e gjirit (Mammella), janё organe çifte, tё cilat pasi nёna lind femijёn, prodhojnё dhe tajisin qumёshtin, ndёrsa nё meshkujt janё rudimentare, jofunksionante. Gjёndërrat e qumёshtit ndёrtohen nga parenkima epiteliale, e strukturuar nё gjёndёrra funksionante acinozotubulare, qё pёrbёjnё 15 % tё vellimit dhe nga stroma mbёshtetese e formuar me ind dhjamor dhe me trinёn fibrokonjuktivale, qё sё bashku perfaqёsojnё 85 % tё vёllimit tё gjirit. Sejcila nga gjёndёrrat e gjirit ka 15 – 20 lobe indipendente, çdonjёri i formuar nga lobulet, qё janё njёsitё mё tё vogla, tё ndёrtuara me acinuse, tё tapetizuara me qeliza epiteliale speciale, qё prodhojne qumeshtin pas lindjes. Acinuset, komunikojnё ndёrmjet tyre me duktet terminale intralobulare (DTI), tё cilёt derdhen nё njё dukt lobular e sё bashku formojnё njёsinё terminale dukto-lobulare (TDLU). Tё gjithё duktet lobulare derdhen nё duktet subsegmentare, qё konfluojnё nё duktet segmentare, grykat e tё cilёve pёrfundojnё me sinusin laktifer, ku grumbullohet qumёshti. Nё vazhdim formohet dukti kolektor, qё hapet ne majen e thithesit te gjirit. Sistemi duktal dhe acinuset pёrkatёse, vendosen njёri mbi tjetrin, duke okupuar pjesёn qendrore tё gjirit, ndёrsa indi dhjamor dhe strukturat fibrokonjuktivale, janё shtroja, mjedise mbёshtetёse e rrethues, qё pёrshtaten gjatё modifikimeve periodike tё pemёs gjёndёrrore, tё karakterizuara me ndryshime dinamike strukturale dhe funksionale, nё varёsi tё moshёs e tё gjendjes fiziologjike tё organizmit tё femres. Indi dhjamor ёshtё pёrgjegjёs dhe i aspektit estetik tё gjirit, pasi pёrcakton formёn elegante dhe pёrmasat e gjenderrave tё qumeshtit. Gjenderrat e gjirit janё organe me veçori anatomike dhe fiziologjike, janё pjese e estetikes, organe gjysёm tё fshehura tё bukurisё natyrale tё femrёs, por shprehin dhe aspekte psikologjike individuale dhe sociale, sepse lidhin ngushtesisht dy aspektet themelore tё jetes: erosi dhe materniteti (amësia). Emёri Mammella ёshtё me origjinё latine: mamma – nëna, pra ky emёrtim tregon, se ёshtё organi i amësisë, i transmetimit tё jetёs fёmijёs. Pёr motive etiko-morale tё shoqёrisё patriarkale, tё imponuar nga ndjenjat e turpit pёr t’u shprehur pёr “bukurinё e ndaluar tё gjirit tё femrёs”, ne jeten publike dhe atё familjare, ishte tabu tё shihej dhe tё flitej pёr gjinjt, prandaj fillimisht nё tё folurёn komune e me pas nё terminologjinё mediko-shkencore, termi mammella u zevendёsua me fjalёn sinus – seno, qё nё gjuhёn shqipe u modifikua nё sisa, cica. Termi latin sinus – seno, nё gjuhёn shqipe ka kuptimin brazdё, hulluk, lugth, saktёsisht i referohet lugthit ndёrmjet dy gjёndёrrave tё gjirit, pra ёshtё termi i referimit indirekt i gjinjëve – mammella. Emeri sinus – seno, u pёrdor pёr emёrtimin e shkencёs qё studjon sёmundjet e gjirit, e cila u quajt senologjia dhe mjeku specialisti i semundjeve te gjirit senolog. Gjendёrrat e gjirit janё organe, qё kur lind vajza, nuk janё plotёsisht tё formuara, por gjatё rritjes zhvillohen e pesojnё ndryshime ciklike, sidomos nё moshёn riprodhuese, gjatё cikleve menstruale, ndersa para dhe gjate menopauzёs fillojnё involucionin. Nё majёn e thithёsit, nё nivelin ku hapen duktet galaktifere, epiteli kubik i duktit ndёrpritet dhe vazhdon nё epidermё, duke realizuar kesisoj njё lidhje epiteliale skuamo-kolonare. Qelizat epiteliale veshёse tё lumenit, shprehin citokeratinat CK19, CK7, CK8, CK18, ndёrsa qelizat bazale (epiteliale dhe mioepiteliale) shprehin CK14, CK1 dhe CK5. Nё ndёrtimin e epitelit kompleks, perfshihen dhe qelizat staminale bivalente tё gjirit, tё cilat vendosen nё tre traktet periferike tё dukteve, ku janё dhe qelizat epiteliale me CK19, karakteristike pёr qelizat luminale dhe CK14, tipike pёr qelizat bazale. Lobuli pёrmban qeliza vetёm luminale, ose vetёm bazale, qё janё labile dhe nё periudhёn e fertilitetit, shfaqen e çduken nё kufijt e muajit lunar. Ashtu si ndodh me endometrin, qё rritet e shqitet nё çdo cikel menstrual dhe gjёndёrrat e gjirit pesojnё tё njejtat modifikime. Nё gjysmen e pare te ciklit menstrual (faza follikulare), lobulet e gjёndёrrёs sё gjirit janё tё qeta, por pas ovulacionit, nёn influencёn e estrogeneve dhe rritjes tё nivelit tё progesteronit, shtohet proliferimi i qelizave dhe numёri i acinuseve pёr çdo lobul, qelizat epiteliale vakuolzohen, ndёrsa stroma intralobulare bёhet edematoze. Efekti nxitёs i kombinuar estrogeno-progesteronik mbi strukturat gjenderrore, spjegon zmadhimin dhe tensionimin e gjinjёve, qё ndjejnё femrat nё fazёn premenstruale tё ciklit.

324


Gjatё menstruacioneve, renia e nivelit tё estrogeneve dhe progesteronit, pasohen me dukurite e apoptozёs tё qelizave epiteliale te lobujve dhe dukteve, çduket edema e stromёs, per rrjedhojё, zvogёlohet vёllimi i gjinjёve, ose me saktё rikthehen nё permasat normale . Gjenderrat e gjirit gjate shtatzanise arrijne maturimin e plote morfologjik dhe funksional. Lobulet shtohen nё numer dhe rrisin pёrmasat, pёr pasojё permbyset raporti normal strome-epitel, kёsisoj nё fund tё shtatzanisё, gjinjtё pothuaj pёrbehen tёresisht nga lobule gjendёrrore, tё ndara nga sasi e pakёta strome (lobuli i tipit 4). Ndryshimet e gjirit gjatё shtatzanisё, shprehen me hipertrofi tё genderrave dermike tё thithesit (tuberkulat Montgomery), te cilat prodhojnё sekrecione, qё ndihmojnё nё lubrifikimin e thithёsit. Nё muajin e 3° tё shtatzanisё, vakuolat lipidike janё tё pranishme nё qelizat epiteliale tё tubujve terminale tё njёsive lobulare, por prodhimi i qumёshtit ende ёshtё i bllokuar nga niveli i larte niveli i progesteronit plazmatik. Menjёherё pas lindjes, me reduktimin e nivelit te progesteronit, gjenderrat e qumeshtit prodhojne kulloshtren (qumёshti me pёrmbajtje tё lartё proteinash), qё brenda 10 ditёve shnderrohet ne qumesht, me permbajtje tё lartё yndyrnash, me vlera tё larta kalorike. Qumёshti i prodhuar dhe i tajisur nga gjenderrat e gjirit tё nёnёs, ёshtё ushqimi i kompletuar pёr femijёn nё dy vitet e para tё jetes dhe burimi i elementeve mbrojtёse, sidomos i antitrupave kundёr infeksioneve dhe kundёr faktorёve alergjikё (IgA sekretore). Me qumёshtin, nёna i jep femijёs dhe ilaçet, qё ajo pёrdor per mjekimin e semundjeve gjate kesaj periudhe, por i jep dhe lende toksike, qe jane te pranishme ne organizmine e nenes. Rёndёsinë e ushqyerjes tё femijes me qumёshtin e gjirit tё nёnёs, populli ynё e ka hyjnizuar nё historinё lapidare tё nënës Rozafa, qё si tregon legjenda, pasi e muruan nё themelet e kështjellës së Shkodrës, Rozafa kёrkoi t’i a linin jasht njёrin gji dhe t’ia sillnin pёr ditё foshnjёn, qё ta ushqente me qumёshtin e gjirit tё saj. Pas moshёs 30 vjeç, mё saktё, para menopauzёs, lobulet dhe stroma e specializuar fillojnё involucionin, lobulet gradualisht pakesohen, aq sa nё gratё e moshuara pothuajse çduken tёrёsisht, por mbeten duktet, qё marrin njё aspekt morfologjik, tё ngjashёm me gjёndёrrat e gjirit tё mashkullit. Nё shumё gra, gjate menopauzes vazhdon stimulimi estrogenik, kryesisht me origjinё nga gjёnderrat suprarenale, si dhe nga depozitat e dhjamit tё trupit. Kjo sasi estrogeni mjafton pёr tё ruajtur strukturёn e disa pjesёve tё lobulit, kesisoj gjiri vazhdon tё ruaj formёn dhe pёrmasat. Stroma fibroze eshte tipike ne strukturen e gjirit te vajzave nen 14 vjeç, por progresivisht plotesohet me ind dhjamor radiotransparent, prandaj ne grate me moshe mbi 40 vjeç keshillohet te kryhet screening onkologjik, per te kontrolluar mundesite e zhvillimit te neoplazive. Gjenderrat e gjirit, jane terren i favorshem per zhvillimin e disa semundjeve inflamatore te kufizuara, qe shkaktohen nha depertimi retrograde i bakterieve, ose nga ragadat (plasaritjet, çarjet) e thithesit. Sherimi i ketyre infeksioneve, shpesh shoqerohet me sekuela fibrosklerotike, qe kompromentojne dhe strukturat gjenderrore. Patologjite me te shepshta te gjirit mbeten patologjite preneoplazike dhe neoplazite beninje e malinje. Ne dekadat e fundit, per merita te screening ekografik, eshte garantuar diagnoza e hereshme dhe ne stadet fillestare te neoplazive, çka ka ndikuar ne trajtimin me sukses me radio e kemioterapi dhe me nderhyrje kirurgjikale vetem me lobektomi, duke shmangur mamektomite e dikurshme.

O trendafil i bardhё … oooo e bukura Rozafa …

325


LOBULI

Lobulet dhe dukti laktifer i gjendërrës së gjirit.

DUKTI LAKTIFER

B A

D

Ndertimi i lobulit: a.acinuse, b.stroma intralobulare, c. limfocite. d. stroma fibrokonjuktivale perilobulare. C

3

2

1

1- qelizat epiteliale, 2- qelizat mioepiteliale, 3- qelizat sekretore.

Imunohistokimia: Pozitiviteti për aktinën në qelizat mioepiteliale.

326


Duktet subsegmentare dhe acinuset me pёrmbajtje qumeshti.

Mastiti akut purulent. Polimorfonuklearet neutrofile kanë fagocituar bakteriet e pranishëm në qumësht.

Mastiti periduktal (mastiti plazmoqelizor).

Ektazia e dukteve të gjëndërrës së gjirit.

327


A B

A – Hiprplazia duktale e thjeshte, me shprehje difuze te CK 5/6 ne qelizat epiteliale. B – Karcinoma duktale In Situ (CDIS), CK 5/6 te shprehura vetem ne qelizat bazale. .

Nekroza e indit dhjamor të gjirit. Në adipocitet janë çdukur bërthamat.

Adenoza e gjirit.

Kistet apokrine të gjendërrës së qumështit.

328


Mastopatia fibrokistike e gjirit.

Hiperplazia e qelizave mioepiteliale.

Adenoza sklerotizante.

Adenoza sklerotizante. Imunohistokimia: shprehje pozitive e p63.

329


Papilloma endoduktale atipike

Papilloma endoduktale atipike Imunohistokimia, pozitivitet me antitrupat anti CK 5/6

Hiperplazia atipike duktale.

Hiperplazia duktale florida. Imunohistokimia: pozitiviteti me antitrupat anti - CK 5/6 pozitive.

330


Hiperplazia atipike lobulare. Pamja e zmadhuar e hiperplazisë qelizore.

Karcinoma duktale In Situ (CDIS).

Karcinoma duktale In Situ. Imunohistokimia, pozitivitet për E-Caderina

Karcinoma duktale In Situ (DCIS) Forma me gradë të ulët. Imunohistokimia: shprehja e dobët e CK 5/6.

331


A – Karcinoma duktale. B – Imunohistokimia: negative per p63

A

B

Karcinoma duktale tubulare-invazive.

Karcinoma duktale tubulare-invazive. Pamje e zmadhuar e seksionit të sipërm.

Karcinoma duktale in Situ - CDIS, Varianti me komedonekroza (shigjeta).

332


Karcinoma duktale infiltrante NAS.

Karcinoma duktale infiltrante. Imunohistokimia: Pozitiviteti i Her-2 me shprehje Score 1 +

Karcinoma duktale infiltrante. Imunohistokimia: Pozitiviteti i Her-2 me shprehje Score 2 +

Karcinoma duktale infiltrante. Imunohistokimia: Pozitiviteti i Her-2 me shprehje Score 3 +

333


Karcinoma duktale infiltrante. Imunoreaktiviteti pozitiv per receptorët etrogenik.

Imunoreaktiviteti pozitiv per receptorët etrogenik.

Karcinoma lobulare In Situ.

A

B Karcinoma lobulare In Situ. Imunohistokimia: A: pozitivitet per citokeratina 34βE12 (CK me PM të madhe molekulare: 1,5,10,14) B: E-caderina negative

334


Karcinoma lobulare invazive.

Karcinoma lobulare: Imonopozitive per Her2/neu: score 3+

Karcinoma lobulare: Imunoreaktiviteti pozitiv per E-Caderina.

Karcinoma lobulare, forma kribriforme.

335


Karcinoma kribriforme. Imunoreaktivitet pozitiv për receptorët estrogenik

Karcinoma medullare e gjendërrës së gjirit.

Karcinoma mucinoze e gjendërrës së gjirit.

Karcinoma papillare intraduktale

336


Karcinoma mikropapillare intraduktale.

Metastaza ne limfonodulet nёn sqetull, e karcinomёs mikropapillare intraduktale.

Karcinoma e gjirit e tipit Basal-like

Karcinoma e gjirit e tipit Basal-like. Imunohistokimia pozitive per CK 5/6

337


Imunohistokimia Her2

A

FISH

FISH A: shprehje difuze dhe intensive të Her2. B: Shembull amplifikimit genik të genit HER2 (pikat e gjelbërta prezantojnë genin 17, njollat e kuqe janë selia e vendosjes të genit.

B

Seksion i indit të gjëndërrë së qumështit. A: ind normal i gjirit, imunohistokimia negative. B: carcinoma infiltrante, imunohistokimia shprehje membranore e Her2.

A

B

Metaplazia apokrine e epitelit te dukteve laktifere.

Semundja e Paget e gjirit. Qelizat Paget intraepiteliale dhe infiltrimi limfocitar i dermes.

338


Semundja e Paget e gjirit. Qelizat Paget me vendosje intraepiteliale (pamje e zmadhuar).

Semundja e Paget e gjirit. Imunohistokimia: Qelizat e Paget janĂŤ pozitive pĂŤr EMA.

Fibroadenoma

Fibroadenoma

339


Tumori filloid

Tumore filloid. Hiperplazia e epitelit duktal dhe hiperplazia stromale.

Cistsarkoma Filloide e mammellĂŤs.

340


12

SËMUNDJET E SISTEMIT ENDOKRIN Në se dëshiron të arrishë agimin, s’ka rrugë tjetër, veç të kapërcesh natën. K. Gibran

Sistemi endokrin përfaqesohet nga një grup organesh të integruara, gjërësisht të shpërndara në organizëm, që funksionojnë të koordinuara mes tyre, duke lëshuar hormonet, këto sinjale kimike në gjakun qarkullues, që pasi lidhen me receptorët specifikë të qelizave target në organet e tjera, ndërmjetësojnë aktivitetet metabolike të organizmit, kësisoj mbajnë ekuilibrin metabolik, pra ruajnë homeostazën. Sistemi endokrin, krahas transmetimit të informacioneve në indet e tjera, kontrollon dhe koordinon funksionet e vetvetes. Krahas organeve “të mëdha” si tiroidia, pankreasi, suprarenet, hipofiza etj, në sistemin endokrin bëjnë pjesë dhe disa qeliza, apo grupe qelizore të shperndara ne organe (sitemi endokrin difuz), që prodhojne: a. mediatorët lokalë (veprojnë me mekanizma autokrine dhe parakrine, duke modifikuar aktivitetet metabolike me fuqizimin, ose frenimin); b. faktorët e rritjes indore, që funksionojnë në menyra indipendente. Qelizat me aktivitet endokrin, sekretojnë ne gjak hormone dhe mediatorë të ndryshëm bioaktive, kësisoj qelizat G të stomakut, prodhojnë gastrinën; aparati jukstaglomerular i veshkave prodhon eritropoetinën, qelizat neuroendokrine të bronkeve dhe të traktit tretës, janë të impenjuara në prodhimin e serotoninës dhe të shumë mediatorëve të tjerë bioaktivë. Aktivitet endokrin kanë dhe inde dhe organe me jetesë të përkohëshme si trupi i verdhë i vezores, placenta në shtatzani (organe të perkoheshem), si dhe timusi dhe epifiza, te cilët atrofizohen në moshat adulte. Aparati endokrin është tepër i sofistikuar, funksionon në sistem bashkëveprimi të koordinuar (integrimi) dhe me ndikim reciprok mes organeve endokrne, por bashkëpunojnë dhe me organe të tjera, sidomos me sistemin nervor e kesisoj, kryejnë funksione të shumta jetësore si: - hormonet marrin pjesë në prodhimin dhe shpenzimin e energjisë; - mbajnë ekuilibrin e brendshëm metabolik në organizëm (ruajnë homeostazën); - kontrollojnë rritjen e trupit; - drejtojnë zhvillimin e pubertetit; - drejtojnë aktivitetin seksual dhe riprodhues etj. Mënyrat e transmetimit të sinjaleve nga hormonet e sekretuara në lengjet ekstraqelizore dhe veprimi në distancë (qelizat target), klasifikohen në tre tipa: autokrine, parakrine, endokrine. Rritja e aktivitetit të indeve target, shprehet me efekte frenuese retroaktive mbi gjëndërrat endokrine prodhuese të hormonit, i njohur si mekanizmi i frenimit feedback. Në bazë të natyrës të receptorëve që i lidhin, hormonet klasifikohen në dy kategori. 1. Hormone ndërveprues me receptorët e sipërfaqes qelizore. Keto hormone aktivizojne sinjalet biokimike dhe ndahen ne dy grupe: a. hormonet peptidike (hormoni i rritjes dhe insulina); b. hormonet me permasa të vogla (adrenalina, serotonina etj). Lidhja e hormoneve me receptorët e siperfaqes qelizore, përcakton disa aktivitete te veçanta funksionale: - shtohen molekulat e tejçimit te sinjaleve (mesazherët dytësor: cAMP); - nxitet sinteza e mediatorëve nga fosfolipidet e membranes qelizore si IP3 (Inositol 1,4,5-trifosfati); - ndryshohet përqëndrimi intraqelizor i kalciumit të jonizuar. Shtimi i njerit, apo i disa mesazhereve, çon në shprehjen e geneve specifike, që kontrollojnë proliferimin, diferencimin, mbijetesën dhe funksione të tjera qelizore. 2. Hormone, qe kalojne membranen qelizore dhe veprojne me receptoret intraqelizore. Shumica e hormoneve liposolubile, pasi e kalojnë membranën plazmatike, ndërveprojnë me receptorët në citoplazëm dhe në bërthame. Kompleksi hormon-receptor, lidhet me sekuencat specifike te DNA, duke influencuar në shprehjen e geneve specifike target. Në këtë grup përfshihen hormonet steroide (estrogenet, progesteroni, glukokortikoidet) dhe tiroksina.

341


Aktiviteti i sistemit endokrin mund te kompromentohet nga disa proçese patologjike, qe krijojne difekte ne sintezen, ose ne çlirimin e hormoneve; ose krijojne anomali ne nderveprimin e hormonit me indet target; prishet ndjeshmeria e qelizave ndaj hormonit etj. Pergjithesisht, semundjet e sistemit endokrin klasifikohen ne dy kategori kryesore: a. Semundjet me mbiprodhim, ose me nenprodhim te hormonit, qe shprehen me pasojat kimike, biokimike dhe morfologjike ne inde. b. Sindromet nga demtimet, që pushtojne hapsirat. Keto demtime mund te jenë jofunksionante, ose funksionante, me mbiprodhim dhe nenprodhim hormonesh. Nga ky veshtrim i pergjithshem, kuptohet se kuadri morfologjik i semundjeve endokrine duhet te ballafaqohet me aspektin funksional, pra me nivelin plazmatik te hormoneve dhe te metaboliteve te tjere. Demtimet morfologjike ne organet endokrine, shprehen me prishjen e funksioneve, por kontribuojne dhe ne krijimin e nje substrati morfologjik ne inde dhe ne organe te tjera. Progresi i studimeve ne endokrinologji, sidomos verifikimi i rolit te faktoreve genetikë dhe ambientalë ne zhvillimin e semundjeve endokrine hereditare dhe njohja e mekanizmave fiziopatologjike, qe ndryshojne funksionet endokrine, kane kontribuar ne diagnozen preçize te semundjeve te organeve endokrine dhe ne aplikimin e terapive rezultative.

CLAUDIO GALENIO NGA PERGAMO

342


Adenohipofiza normale. Perberja qelizore: acidofile, bazofile, kromofobe dhe qeliza aktive kromofile A dhe B.

Adenohipofiza normale 1. Qeliza acidofile, 2. Qeliza kromofobe. 3. Qeliza bazofile.

Qelizat kromofobe prezatohen me permasa te ndryshme, me karakteristikĂŤ arkitekturĂŤ diffuze.

Neurohipofiza normale. MbizotĂŤron struktura fibrilare.

343


Hipofiza posteriore. Aksonet e qelizave neurosekretore janë amielinike. Këto qeliza prodhojnë oksitocinё dhe vazopresinё.

Hipofiza limfocitare (sëmundja e LYH) Infiltrate limfocite, plasmocite dhe histiocite kanë inonduar hipofizën. Imunofluereshenca: pozitivite me antitrupat anti-APA (antitrupat anti-hipofiza)

Adenoma e adenohipofizes.

Adenoma e adenohipofizes. Me qeliza prodhuese te ACTH dhe të prolaktina.

344


Adenoma e qelizave prodhuese tĂŤ ACTH. Imunohistokimia: shprehje intensive dhe difuze me antitrupat anti ACTH. (Teknika imunoperoksidazes).

Adenoma e qelizave me granula dense prodhuese tĂŤ hormonit gonadotropina. Imunohistokimia: shprehje intensive dhe difuze me antitrupat anti GH

Adenoma e qelizave prodhuese te prolaktines. Imunohistokimia: shprehje pozitiviteti citoplazmik me antitrupat anti prolaktina.

Adenoma: proliferim qelizash polimorfe, me mitoza dhe vatra nekroze. Forma invazive.

345


Mikroadenoma e adenohipofizёs.

Kraniofaringeoma.

346


SEMUNDJET E TIROIDES

Tiroidia normale. Folikujt e veshur me epitel kubik dhe me lumenin te mbushur me kolloid homogjen.

Qelizat C. Imunohistokimia: Teknika e imunoperoksidazes. Pozitive me antitrupa anti-kalcitonina.

Hiperplazia difuze papillare e tiroides.

Hiperplazia nodulare e tiroides.

347


Hiperplazia nodulare beninje e formës papillare, me dilatim kistik të folikujve të tiroides.

Tiroiditi subakut granulomatoz Quervain.

Tiroiditi kronik autoimun i Hashimoto.

Tiroiditi kronik autoimun i Hashimoto. Seksioni me pamje të zmadhuar.

348


Antitrupa antimikrosomal. Ekzaminimi me imunofluoereshencë.

Antitrupat anti-tiroeoglobulina në përmbajtjen kolloidale të folikujve të tiroides. Ekzaminim me imunofluoereshencë.

Tiroiditi i Riedel.

Flebiti ne tiroiditin e Riedel. Inflamacioni intersticial dhe i venave të tiroides

349


Tiroiditi granulomatoz, nga derdhja e koloidit nё stromё, si pasojё e palpimeve traumatike e tё shpeshta tё tiroides.

Nyja hiperplazike endofolikulare e SanderssonPolster.

Struma e tiroides.

Pamja mikroskopike e strumёs sё tiroides.

350


Struma diz-homogjene.

Struma diz-homogjene.

Struma multinodulare.

Struma kolloidale.

351


Semundja Graves-Basedow. Hiperplazia e epitelit folikular.

Semundja Graves-Basedow. Infiltrimi limfocitar në intersticin e tiroides dhe kolloidi me pamje flluckash të vendosura në periferi të folikujve.

352


NEOPLAZITE E TIROIDES

Adenoma folikulare e tiroides.

Adenoma folikulare e tiroides Pamja e nukleuseve te perรงudnuar.

Adenoma e qelizave Hurtle.

Karcinoma e tiroides e qelizave Hurtle. Pamje e zmadhuar.

353


Karcinoma e Hurtle me qeliza të qarta.

Karcinoma papillare e tiroides.

Karcinoma papillare e tiroides. Pamja e zmadhuar.

Karcinoma papillare e tiroides. Modifikimet nukleare, që krijojnë pamjen e pseudoinkluzioneve.

354


Karcinoma papillare, varjanti folikular.

Karcinoma papillare Trupa psamomatoze brenda indit karcinomatoz.

Karcinoma papillare e tiroides. Forma me qeliza neoplazike me nukleuse tĂŤ qarta (pamja optikisht boshe).

Mikrokarcinomaa papillare. (Pamja nĂŤ formĂŤ ylli).

355


Karcinoma papillare, varjanti kribriforme.

Karcinoma papillifere.

Karcinoma folikulare e tiroides.

Nyje e karcinomĂŤs folikulare e tiroides.

356


Karcinoma medullare e tiroides.

Karcinoma medullare e tiroides. Imunohistokimia. Pozitive per kalcitoninen .

Karcinoma insulare

Karcinoma insulare. Imunohistokimia: pozitivitet me anti-trupat anti-tireoglobulina.

357


SËMUNDJET E GJËNDËRRËS PARATIROIDE

Gjenderra paratiroide normale. Kufiri ndarës i paratiroides me indin e tiroides.

Gjenderra paratiroide normale.

Vater hiperplazike e paratiroides.

Adenoma e paratiroides.

358


Adenoma e paratiroides.

Karcinoma e paratiroides.

Karcinoma e paratiroides.

Karcinoma e paratiroides (pamje e zmadhuar).

359


SËMUNDJET E GJËNDËRRËS SUPRARENALE.

Pamja makroskopikee e suprarenales normale.

Struktura mikroskopike e kores te suprarenit. Ngjyrimi me eozinë – hematoksilinë.

M

Struktura mikroskopike e kores te suprarenit. M: shtresa medulare. ZR: zona retikulare. ZF: zona fashikulare. Imprenjimi argjentik sipas Meadows. ZR

ZF

Normale

Atrofia

Gjenderra mbiveshkore Reduktim i permasave në gjendje atrofie dhe dhe zmadhimi në gjendje hiperplazie.

Hiperplazia

360


Semundja e Addison Atrofia e gjёndёrrёs mbiveshkore.

Adrenal-adenoma nё sindromёn Conn.

Adrenal-adenoma nё sindromёn Conn.

Adrenal-adenoma nё sindromёn Cushing

361


Adrenal-adenoma ne sindromen Cushing.

Karcinoma e kores suprarenale.

Karcinoma e suprareneve.

Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Hemoragjia e suprareneve.

362


Sindroma Waterhouse-Friderichsen. Permbytja hemoragjike e suprareneve.

Feokromocitoma.

Feokromocitoma. Vatra neoplazike e kufizuar me indin normal tё mbiveshkores.

Feokromocitoma. Atipia nukleare e qelizave neoplazike.

363


Feokromocitoma. Imunohistokimia. Pozitivitet per Chromogranina A.

Feokromocitoma. Imunohistokimia. Pozitivitet periferik i S-100

Feokromocitoma. Mikroskopia elektronike: Granulat elektrondense tё katekolaminave nё citoplazmёn e qelizave neoplazike.

Karcinosarkoma e suprarenales

364


Mielolipoma e gjёndёrrёs mbiveshkore.

Neuroblastoma e gjёndёrrёs mbiveshkore.

Ganglioneurinoma adrenale.

Ganglioneurinoma adrenale. Imunohistokimia. Qelizat neoplazike pozitive per S-100.

365


Anatomia patologjike ёshte “kufiri” pa fund i shkencёs mjekёsore. Detyra e saj imperative mbetet, tё kontribuoi pёr shkencёn mjekёsore.

366


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.