1 minute read

EKSKLUZIVE Homazh pë viktimat në Vjenë

Ekskluzive

Shqiptarët bënë homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë

Advertisement

U ndezën qirinj dhe u vendosën lule edhe për të riun shqiptar nga Veleshta e Strugës

Vjenë, 5 nëntor 2020: Me lule dhe qirinj në duar, një grup shqiptarësh prej afro 50 vetash kanë zhvilluar homazhe tek vendet ku gjetën vdekjen katër persona të pafajshëm nga sulmi terrorist i ndodhur në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë. Në mesin e viktimave ishte edhe djaloshi 21 vjeçar nga Veleshta e Strugës.

Kryetarja e KKShShA-së, Kaltrina Durmishi

Me iniciativën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, si pjesë e këtij homazhi iu bashkuan edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, klerikët: Imami Ademsafi Bajrami, prifti katolik Don Nikson Shabani, përfaqësues të shoqatave shqiptare, intelektualë të shquar dhe veprimtarë të njohur në Austri. Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo Të gjithë së bashku vendosën kurora, lule dhe ndezën qirinj në katër vendet e ndryshme ku atentatorët vranë dhe plagosën persona të pafajshëm në rrugë.

Klerikët: Prifti Don Nikson Shabani dhe hoxhë Atemsafi Bajrami

U ndezën qirinj dhe u vendosën lule edhe për të riun shqiptar nga Veleshta e Strugës.

Të bashkuar, ata dënuan këtë akt makabër duke konsideruar se sulmet e tilla nuk përfaqësojnë asnjë etni, fe dhe as komb.

Homazhi i shqiptarëve nxiti kureshtjen e shumë mediave austriake dhe ndërkombëtare të cilat ndoqën çdo hap të

(Burimi: https://www.albinfo.at/shqiptaret-ben-homazhe-per-viktimate-2-nentorit-ne-vjene/)

kësaj iniciative.

This article is from: