Revista: Dielli Demokristian - Nr 43

Page 7

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN

Nr. 43: Vjenë, dhjetor 2020

Ekskluzive

Shqiptarët bënë homazhe për viktimat e 2 nëntorit në Vjenë U ndezën qirinj dhe u vendosën lule edhe për të riun shqiptar nga Veleshta e Strugës Vjenë, 5 nëntor 2020: Me lule dhe qirinj në duar, një grup shqiptarësh prej afro 50 vetash kanë zhvilluar homazhe tek vendet ku gjetën vdekjen katër persona të pafajshëm nga sulmi terrorist i ndodhur në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë. Në mesin e viktimave ishte edhe djaloshi 21 vjeçar nga Veleshta e Strugës.

Klerikët: Prifti Don Nikson Shabani dhe hoxhë Atemsafi Bajrami

U ndezën qirinj dhe u vendosën lule edhe për të riun shqiptar nga Veleshta e Strugës. Të bashkuar, ata dënuan këtë akt makabër duke konsideruar se sulmet e tilla nuk përfaqësojnë asnjë etni, fe dhe as komb.

Kryetarja e KKShShA-së, Kaltrina Durmishi

Me iniciativën e Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri, si pjesë e këtij homazhi iu bashkuan edhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, klerikët: Imami Ademsafi Bajrami, prifti katolik Don Nikson Shabani, përfaqësues të shoqatave shqiptare, intelektualë të shquar dhe veprimtarë të njohur në Austri.

Homazhi i shqiptarëve nxiti kureshtjen e shumë mediave austriake dhe ndërkombëtare të cilat ndoqën çdo hap të kësaj iniciative. (Burimi: https://www.albinfo.at/shqiptaret-ben-homazhe-per-viktimate-2-nentorit-ne-vjene/)

Ambasadori i Shqipërisë në Austri Roland Bimo

Të gjithë së bashku vendosën kurora, lule dhe ndezën qirinj në katër vendet e ndryshme ku atentatorët vranë dhe plagosën persona të pafajshëm në rrugë.

7


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.