Kuq e Zi : Revistë Kulturore Euro- Shqiptare Nr - 162

Page 1


Editorial 162 Me thanë të drejtën viti 2020 ishte shumë i mbrapsht për njerëzimin. Pandemia virusale ose Covid-19, shpërthej shumë e rrezikshme, duke bllokue jetën normale të njerëzve, të detyruem të mbyllen në shtëpitë e tyne e të maskohen si majmunë. Lene që kjo murtajë e zezë mbolli viktima të shumta, deri tani rreth 2 milionë në gjithë globin tokësor. E kushedi sa do të zgjatet, po qe se nuk arrihet t’i bahet ballë nga ana shkencore me daljen e vaksinës shpëtimtare. Tashti vitin e vjetër 2020 e lamë mbrapa dhe kemi hy në vitin e ri 2021, që urojmë të sjellë normalizimin e gjendjes alarmante në të cilën po jetojmë. Por në gjithë këtë zymtësi kemi edhe për të qeshur. Disa prej nesh, ish-të përdjekun, të burgosun apo të internuem, qe kaluem jetën të mbyllun në burgje e kampe internimi, shprehen: “Edhe kjo na duhej: te vazhdojmë gjendjen e mbylljes brenda mureve të shtëpisë, pa guxue me dalë jashtë.” Covid-19 na doli një diktaturë e tmerrshme, aq ma tepër se është e padukshme, që qarkullon sipas qejfit e godet pandërpremje, duke mbjellë vdekje ku s’e pret. Por se njeriu do të arrijë të luftojë e ta mundë e të zhdukë këtë pandemi brutale e kriminale. Vaksina shpëtimtare po zbatohet në shkallë botnore dhe shpresat themi janë që të arrihet në zdukjen e saj. Kjo gjendje e rrezikshme i ka ra në kurriz edhe Shqipërisë dhe shqiptarëve, që ndonëse vend e popull i vogël, edhe aty pandemia virusale ka mbjellë viktima, sikur nuk mjaftonin ato mija që kositi diktatura komuniste. Siç duket edhe komunizmi që mbolli mbi 100 millionë viktima, paska qene një lloj virusi, jo si ky i padukshëm, por fort i dukshëm në formë njerëzore të tipit të katilëve, xhelatëve, kriminelëve, që ndjenin kënaqësi demoniake në vrasjen e viktimave të pafajshme. Ky virusi siç duket asht nje derivat i tyne ose pasardhës i kamufluem në virus të padukshëm, që mbjell terror e kasapane njerëzore me viktima krejtësisht të pafajshme e të pambrojtura. Një gjenocid universal e një holokaust i përbindshëm, flijue idhujve gjakatarë të dukshëm e të padukshëm. Historia e njerëzimit, për të cilën mburremi, pavaresisht nga perparimi i madh i arritun, faktikisht asht karakterizue edhe nga shfaqje negative e të tmerrshme, të papranueshme teorikisht. E themi; duke kujtue se si kjo histori përmban një përçudnim, kur mendon kasapanet e përgjakuna të luftave e betejave, ku miliona qenie njerezore kanë humbun jetën në ato lufta vllavrasëse. Pra ne aspektin thelbësor të çështjes, në disa kushte specifike, njerëzimi kalon në një gjendje anormale të pakontrollueme. Nuk asht qe të mbjellim pesimizëm, por që të themi të vërtetën që nuk thuhet, por që qendron e ngulitun mire në trunin e çdo njeriu. Supozojmë plasjen e një lufte planetare të qytetnimeve për supremaci. Me armët nukleare që disponohen, popuj të tanë do të zhdukeshin nga

Lek Pervizi faqja e dheut, sikur të mos kishin ekzistue kurrë. A do të arrihet deri aty? Urojmë që jo, sepse kjo asht e papranueshme. Por jo e paparashikueme ne incidentin ma të parë të rrezikshëm. S’ka dyshim që do të ketë përlasje qytetnimesh, ku dallohet mirë edhe sot, se ka mospërputhje midis tyne. Këto mospërputhje ne rastin e shkakun ma të parë që bien në kundërshtim të papërmbajtun, patjetër mund të shkaktojnë shpërthimin e nje konflikti të shkallës bonore, ku armët ma të sofistikueme mund të bajnë kërdinë e zhdukin popuj e qytetnime vetëm me shtypjen e disa butonave, siç thuhet, me një klik të vetëm. S’asht fort prrallë ajo e folun e miut. Po sikur një mi të kalojë mbi pullën e kuqe? Katastrofë universale! Po sikur kjo katastrofë të na vijë nga një armik tepër i rrezikshëm e i padukshëm nga universi mikrokozmik virusal? Po pse ç’kujtojmë ne, se ata s’kanë një inteligjencë të tyre tepër të përsosun, të fuqishme e të organizueme mirë? Kjo që ndodhi me këtë koronavirusin asht një demonstrim i qartë. Një sulm virusal për të zhdukë racën njerëzore. Kjo të merret si një orvatje e tyne për të pa se ç’kundërshtim do të gjejnë. Shkenca njerëzore duhet të impenjohet me përkushtim të madh të gjejë armët kundërvenëse, për të përballue rrezikun e padukshëm që i vjen njerëzimit nga një botë e padukshme, shumë ma e rrezikshme se ajo e dukshme. Këto ishin disa mendime që na ngjalli kjo gjendje e jashtëzakonshme që ka mbërthye botën. Të lusim zotin që të shtrijë dorën e tij për ta shpëtue njerëzimin, se besa punën e kemi shumë keq! Po e përfundojmë shkrimin me thanien latine: “Mors tua, vita mea”, që i përgjigjet ma se miri kontekstit historik te njerëzimit, që pikërisht mbi këtë thanie asht mbeshtet e do të mbështetet. Por mjerisht këtë thanie, siç duket e kanë përvetësue edhe armiqtë e botës së padukshme, virusët, që vazhdimisht e kanë sulmue dhe e sulmojnë botën tonë njerëzore. A thue të jenë të organizuem edhe në një nivel intelektual e kulturor të tyne, të pakapshëm prej njeriut, por që ekzistoin tek ata. Kjo asht pikëpyetja që nuk gjen zgjidhje, se njeriu nuk deperton dot në botën e tyne, ndërsa ata depertojnë shumë mire në botën tonë. E pabesueshme? Jo, jo, fort mirë e besueshme. Pushtimi nga koronavirusi e tregon ashiqare, nga përhapja në gjithë planetin tonë, se ata janë të organizuem dhe të drejtuem shumë mirë.


Muaji janar i kushtohet Gjergj Kastriotit Skanderbeut në përkujtim të vdekjes më 17 janar 1468

Japim pershkrimin i vdekjes së Skandebeut nga

Dhimitër Frangu,

biografi e historiani i parë i tij, Venezia, 2 prill 1480 KAPITULLI XL Ndërsa qëndronte i semunë në Lezhë, Princi, jo vetëm që nuk shihte në vetvete asnjë përmirësim, por çdo ditë e matepër shkonte drejt u keqësimit e humbjes së shpresës se mund të shërohej, punë që ai kishte parashikue, prandaj u përgatit dhe u forcu shpirtërisht, dhe mori sakramentët e shenjtë të Kishës katolike, u rrëfye e u kungue, tue i kërkue mëshirë Zotit tonë Jesuz Krishtit e tue iu kushtue plot devocion nanës tij të dashtun Shën Mrisë. Mandej bani testamentin e fundit, tue lanë si trashigimtar universal e të krejt shtetit, Gjon Kastriotin, birin e tij të vetëm, e tue i caktue si tutorë, Imzot Pal Engjëllin, peshkopin e Durrëst dhe t’amën Donikën, së cilës i la aq sa të jetonte gjatë gjithë jetës, me nder dhe si një Zojë e naltë e rangut të saj. Mbas pak, kur filloi me e ndie veten shumë ma keq, kërkoi me gojën e vet që t’i jepnin sakramentin e bekimin e fundit, e kështu mbasi e rëhatoi shpirtin me punët e Zotit dhe me ato të botës, ia dha shpirtin Krijuesit tij, dhe kaloi në atë jetë në vitin e Shpëtimtarit 146761, në moshën 63 vjeç. Kufoma e tij, u varros në katedralen e Shënkollit të Lezhës, me nderime të mëdha dhe cerimoni mortore madhështore, mes dhimbjes universale e lotëve të papërmbajtun. Në vdekjen e tij, në veçanti e sipas traditës, u banë shumë vajtime, dhe u treguen shenja të mëdha trishtimi në gjithë shtetin dhe nga të gjithë shtetasit, sa nuk ishin ba kurrë në Shqipni. Mbi të gjitha ishte e pamasë dhimbja e bashkëshortes, në shikimi e së cilës nuk ndriste ma asnjë xixë kënaqësie, e sytë e saj nuk qëndronit të thatë as ditë as natë, sa që u desh të vinte vetë pëshkopi, Pal Engjëlli, për ta qetësue. Dhimbja kishte pushtue gjithë Princat e tjerë shqiptarë, që të përlotun e të trishtuem, shkonin tue thanë :«Princ Gjergji, Zotnia, Mbreti e Princi ynë i drejtë, at’ i ynë, mbrojtësi ynë, pse na ke lanë aq të mërzitun e të dëshpëruem, porsi grigja pa bari, ku do të përplasemi ne tashti për nevojat tona ? Kush do të na mbrojë nga duert e anmiqve tonë ? Dhe kryesisht nga tërbimi dhe urrejtja e Turqëve, aq të këqij dhe të fuqishëm? Mjerë ti Shqipni, mjerë ne popuj të mjerë, mjer të mëdhejt e mjerë të vegjëlit, mjerë gjithë krahinat e Krishtena, të braktisuna nga një i tillë mbrojtës Po ashtu për vdekjen e Skanderbeut, ankohëshin gjithë princat e shtetëve fqinje, bashkë me shtetasit e tyre, sepse ai kishte qenë kalaja e shpëtimi edhe për vendet e tjera kojshije. Vdekja e tij përfshiu jo vetëm të gjithë Princat e Krishtenë,

Papën dhe Kolezhin e Kardinalëve, të gjithë Oborrin dhe të popullin e Romës, dhe jo më pak Republikën e Venedikut,63 e krejt Krishtërimin, por u përhap edhe në vende e shtete të tjera të largëta, sepse fama e mirësisë dhe e trimnisë së madhe të tij, ishte përhapë në gjithë botën, sa që u vinte keq edhe anmiqve të tij. Kur mori vesht për atë vdekje, Mbreti Ferdinand i Napolit dhe i Sicilisë, me gjithë mbretninë e tij, treguen një qëndrim të tillë sa që e gjithë bota e kuptoi se sa e madhe ishte dhimbja e keqardhja e tij, mbasi i bani nderime të mëdha e vajtime në gjithë shtetin. Cilësitë shpirtnore e trupore të këtij Princi, ishin aq të spikatuna e të vleresueme, sa që, në kohën e tij, nuk mund të krahasohej kush me të. Veçanërisht ishte një i Krishtenë shumë i mirë, i devotshëm, i thjesht, e ndershëm, mik i madh i virtyteve dhe anmik për vdekje i vesëve të keqija. Ishte shumë i zhdërvjelltë dhe nuk u pa kurrë që të rrinte në plogshti. Ishte zbatues i ligjëve të Krishtena dhe kujdesej për vendet e shenjta et për gjithë fetarët e Krishtenë, e mbi të gjitha ishte shumë i mëshirshëm ndaj gjithë të krishtenëve. Ndërtoi shumë monastire dhe vende të shenjta për meshkuj e femra, tue u sigurue t’ardhuna të mira, sa që ne një prej tyre hyni dhe e shoqja, Donika, ku ajo kaloi një jetë fetare te shenjtë e të devotshme e aty i mbylli vitet e jetës saj. I biri, Gjoni, shkoi në Pulje, sipas porosisë së prindit Kryepëshkopit Pal Engjëlli, u

Vdekja e Gjergj Kastriotit Skёnderbeut, Lezhё, 17 janar 1468 (Nga piktori gjerman, Jost Amman) Se kush ishte Dhimitër Frangu na e tregon hitoriani i njohur italian Imzot Paolo Jovio ne përkthimin e dorëshkrimit të Fragut botuaar italisht me titullin ‘Komentar i Zotit Skanderbeg...” ...”Skënderbeu, me thanë të drejtën, nuk u përkrah nga xhelozia dhe nuk mund të përfitojë nga ky udhëtim, veçse 3000 dukatë, që iu dhanë arkëtarit Dhimitër Frangut, i Këshillit të Drishtit, kushëri i kryepeshkopit Pal Engjëlli, këshilltar i Skënderbeut, i cili për atë punë nuk u shqetsue fare...” (Rome 1466) Në një dokument tjetër mbi Gjon Kastriotin thuhet se Gjoni nis priftin Dhimitër te sulltan Murati. Ky prift ishte Dhimitër Frangu që do të vazhdonte në shërbim të Skënderbeut.


Të kujtojmë figurat e mëdha të historisë sonë

ndryshme. Ëvetori i Veqilharxhit u përhap fillimisht në Korçë e më pas deri në Përmet dhe Berat, ku gëzoi përdorim të madh.[9][10][11]

NAUM VEQILHARXHI Rilindas i madh

Më 22 prill 1845, Athanas Paskali në një letër i kërkoi Veqilharxhit që të niste sa më shumë kopje që ta kishte të mundur. Sipas historianëve, botimi i këtij vëllimi shënjon fillimin e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Më 1845 Veqilharxhi i dërgoi një letër polemizuese të nipit në gjuhën greke, që ia kish quajtur idetë e tij kimerike: letra çmohet ndër dokumentet e para që radhit në vija të përgjithshme idetë e Rilindjes Kombëtare.[12] Mendohet se Veqilharxhi vdiq prej një helmimi nga Patriarku Ekumenik i Kostantinopojës.[13]

Naum Veqilharxhi (1797-1846) U lind në fshatin e Vithkuqit, pranë Korçës, më datën 6 dhjetor 1797. I ati, Panajot Bredhi qe njeri i oborrit të Ali pashë Tepelenës në Janinë, tregtar që furnizonte me ushqime ushtrinë angleze kur kjo kishte pushtuar ishujt jonianë më 1811. Ka të ngjarë që Naumi mësimet e para t'i ketë marrë në shkollat angleze ndër ishujt jonianë. Pas shkatërrimit të Vithkuqit më 1819, u shpërngulën si familje në Rumani.[5][6] Naumi student mori pjesë në revoltat e 1821 të Vllahisë e Moldavisë. Pak vite më pas nisi të punonte avokat, vuri prokopi dhe kontribuoi në jehimin e ideve të Rilindjes Kombëtare. Në Brăila u bashkua me një shoqëri intelektualësh shqiptarë, që çmonin të domosdoshëm kultivimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare për Rilindjen Kombëtare Shqiptare.[7] Veprimtaria dhe puna Më 1824 ose 1825, nisi të krijonte alfabetin e tij për gjuhën shqipe. Varianti përfundimtar i alfabetit të tij me tridhjetetre shkronja sajuar prej tij, u botua për të parën herë më 1844-5 titulluar Evëtori Shqip Fort i Shkurtër.[8] Veqilharxhi shmangu përdorimin e shkronjave greke, latine dhe arabe për shkak të bashkëshoqërimit fetar dhe prej rrezikut se mund të ndillnin përçarje mes shqiptarëve me fe të

Abetarja e Naum Veqilharxhit Në vitin 1800, familja Veqilharxhi braktisi Vithkuqin, për shkak të dyndjeve të turqve dhe ashpërsimit të procesit të myslimanizmit (1800-1823). Duke qenë ortodoks dhe me lidhje patriotike, babai i Naumit, Panajot Veqilharxhi, zgjodhi si destinacion njërën prej principatave rumune. Por që në rini, Naumi, duke qenë dhe tip jokonformist dhe i influencuar nga idetë atdhetare arriti të bëhej një nga liderët e shqiptarëve të Rumanisë, duke bashkëpunuar dhe me figurën e njohur Ipsilantin. Naumi atëherë luftonte për emancipimin e popullit të tij dhe për krijimin e një shteti kombëtar shqiptar. Pas vitit 1829, familja Veqilharxhi ishte një nga më të pasurat dhe më të respektuarat në qytetin e Brailes. Naumi zotëronte disa prona të patundura dhe ndërkohë ushtronte dhe profesionin e avokatit. Më 1838, vit në të cilin të gjithë Veqilharxhët e deklaruan veten si grekë, Naumi nuk ngurroi të pranonte origjinën e tij e të regjistrohej si shqiptar. (Wikipedia)


Lek Pervizi

70 vjet ma parë në kampin e Tepelenës (1951-2021)

Përvjetorët vijnë për të na kthyer mbrapa në kohë, në situata e ngjarje me vlerë historike, kulturore e njerëzore: përkujtme që shoqërojnë jetën tonë të përbashkët ose personale. Me këtë përvjetor të 70-të lidhen ngjarje historike, personale e shoqnore. Ishte pikërisht viti 1951 që me gjeti në kampin e Tepelenës, me vellain tim Valentinin, ku u bashkuem edhe me nanën tonë. Sigurisht, edhe me farefisin dhe kushërij, që aty ishin mbyllun qysh nga ardhja nga Berati, më 1948. Dihet se Berati ishte qendra e parë e internimeve qysh më 1945 bashkë me qytetin e Krujës. Edhe familja jonë e kishte fillue atë kalvar me nanën e gjyshen e Valentinin, si dhe me familje të tjera të fisit dhe me familjet ma të përmenduna e të randësishme të Shqipnisë, duke fillue me të Gjomarkajve me të cilën kishim lidhje gjaku, sepse grueja e Kapidan Gjonit, Nanë Mrika, ishte hallë e jonë e femijet e saj binin nipa e kushërij me ne. Por me 1948 të internuemit e Beratit u mbyllën në kampin e Tepelenës, ku unë i gjeta. Siç dihet, ai kamp ishte i mbushun kryesisht me familje, pleq, gra e nana me fëmij dhe të rij adoleshentë. Kishte pak burra. Në tanësi aty dominonin familjet katolike nga Mirdita, Kurbini, Lezha, e Malësia e Madhe. Vetëm në gusht 1949 aty u internuen njeherësh 2500 mirditore, siç e thame, pleq gra e fëmijë. Kështu nisi aventura e Tepelenës për mue para 70 vjetësh. Kur mendon për kaq vite që kanë kalue, të vjen çudi që jeton akoma. Ato kushte duhet të ndikonin për ta shkurtue jetën, ndërsa në rastin tim, doli si zgjatje. Tani në moshën 92 vjeç them me vedi: Si u ba kjo punë? Apo zoti deshi të lajë një dëshmitar për me tregue. Jo kot ia vuni titullin librit të tij Patër Zef Pllumi "Rrno për me tregue“. Sigurisht, nuk jam vetëm unë që i mbijetuem kaq gjatë, por marr pjesë në atë radhë, ku në krye kemi zotin Sami Repishti, tashma mbi 96 vjeç. Kishim dhe mikun tonë të shtrenjtë e patriotin, Myrteza Bajraktari, 88 vjeç, e kemi dhe nja dy a tre po në atë moshë. Pra i vetëm fare nuk jam. Por për rastin e Tepelenës, mbushen 70 vjet kur u gjeta aty. Kjo s’ka ndonjë randësi të madhe, se aty isha bashke me mija të tjerë të internuem të shkretë, që vuenin në atë kamp mizor. Për t’u përmendë fëmijët e vegjël. C’hynin aty fëmijët? Kështu e tregonte kriminalitetin e saj diktatura komunsite qe merrej edhe me femijët e djepit për t’i keqtrajtue, mundue e vdekë në kushte burgosje ne nje kamp rrethue me tela me gjëmba. Pra, pse unë isha i internuem aty, s’ishte diçka e jashtëzakonshme. Isha si të tjerët, kap e mbyll në vath si berre në pritje të kasapit. E kasapi s’ishte pak, ishte

Nana, Prena (Ana) Pervizi Vizatimi i parë, mars 1951 një regjim, një shtet e një sistem diktatorial totalitar i pamëshirshëm, që edhe femijët i kishte damkosun si anmiq. Aty le të ngordhin këlyshët e armiqve, t’i lanin gjynahet e baballarëve të tyne ! C’të shtojsh ma gjatë ? Kaq mjafton për denoncimin e një sistemi të udhëhequn nga njerëz të paprincipe njerëzore e të pashpirt, antinjerëzor e konkretisht antishqiptar. Pa çka që ishin motrat e vllaznit e tyne që ata masakronin. Në rastin tim ndodhi diçka e papritun dhe e pa mendueme. Nisa të baj disa vizatime ne copa letre, me nje bisht lapsi. Fillimisht portretin e nanës e vellait, pastaj të njerëzve të tjerë të mi, por dhe të tjerë. Po si kjo punë ? Eh, asht fati që sajon çdo gja. Unë rashë i sëmurë, aq sa me përjashtuem nga çdo punë fizike e me cilëseuem « kufomë e gjallë » nga mjekët. Kështu vizatova dhe ambientin me kushtet e këqija. Unë nuk u vija randësi, dhe me kohë nga lëvizje, transferime poshtë e nalt, nje pjesë më humbën. Por disa shpëtuen, ruejtë në një zarf, ashtu kot, si kujtim i atyne rrethanave dhe i shokëve me të cilët ndaja vuejtjet. Por këto vizatime morën randësi të madhe kur u banë të njohun. Kampi mizor i Tepenenës doli papritun ne shesh mrekullisht prej atyne vizatimëve. E si ? U ba shkak nje shok i imi, Reshit Mulleti, që i kishte thanë kushrinit të tij, Tanushit, që Leka në Tepelene kishte ba vizatimme te kampit. Vizatimet ranë në dorë të ISKK dhe të Fondacionit Konrad Adenauer, kurse une nuk dija asgja se ç‘bahej. Doli Albumi me vizatimet Në rrathet e Ferrit. Tronditje! Si ore paska qene një kamp i tillë i tmerrshem? Ambasada gjermane me Fondacionin organizojnë mbledhje e konferencë në kampin e shkaterruem, dhe paraqesin vizatimet të zmadhueme në gërmadhat e kazermave. Une i ftuem posaçerisht nje jave për këtë ngjarje nga Fondacioni gjerman. Kështu kampi i Tepelenës u ba i njohun, e aty vazhduen mbledhje e aktivitete. Vetë Presidenti Iilir Meta i kushtoi nje ditë atij kampi, dhe u njoh me gjendjen mizerabel të trajtimit të të internuemve, e kryesisht të fëmijëve, ku dilte se aty kishin vdekur 300 fëmijë. Tmerr! U vends


mbjellja e 300 qiparisave në kujtim të tyre. Ndër të tjera aty kisht vdeke gjyshja 90 vjeçe, një kushri e tri gra të kushrijve me fëmijët e tyne. Ky haraçi i fisit tonë të Pervizit në atë kamp, ishte prej 10 viktimash të pafajshme, ndër ta katër fëmijë. Holokausti i 300 fëmijëve të flijuem idhullit të komunizmit

Në këtë kazermë isha i ndrymë para 70 vjetësh me nanën, vellanë e qindra të tjerë të internuem, siç dallohet, familje me pleq, gra e fëmijë. Vizatimi im origjinali Sigurisht se koha ban te veten dhe ato rrethana tashti pas treçerek shekulli të duken si të çuditëshme. A thue une isha vërtet aty mes atyne krijesave njerëzore të pafashme të hedhuna si t’ishin thasë me lecka. Po aty isha duke percjellë njeni pas tjetrit, bashkëvujtësit që vdisnin në atë rrethana të frikshme, ku asnjeni s’e kishte të sigurt a dilte prej aty i gjallë. Lene pastaj që femijët vdisnin pa e marrë vesh kush, sepse komanda i lejonte nanat me ndonje grue qe t’i varrosnin, e ku ? Në bregun mbi urën e lumit të Bençës nja dy kilometra larg. Vorret humbisnin se i merrte lumi në vërshimet e tij. Kështu që të vdekmit e kampit të Tepelenës mbeten pa varre. Vitin perparan ishte dhanë urdhin të hiqen vorret në fushën para kampit, por vetem pak u hoqën nga njerezit e tynne. Shumica e vorrëve që mbeten u kaluen me bulldozer dhe traktor e u zhduken pa lanë gjurmë. Fusha u mboll me terfil. Nuk do të rrime duke tregue historitë e Tepelenës, që tashma janë marrë vesh, por deshëm vetem ta përkujtojmë atë kamp në 70vjetorin e pranisë sime aty. Kjo liddhet edhe me nisjen e vizatimëve. Sigurisht isha në moshë të rritun 22 vjeç dhe përjetimi im lidhet me njohjen mire të situates së t’internuemve. E themi se ka nga ata që për t’u duk si burra të mire, kanë sajue e trillue gjana e ngjarje të paqena, për turpin e tyne. Të na fali lexuesi, që këtu përsëriten disa vizatime, por e kerkonte ky rast i 70- vjetorit të njohjës dhe të jetuemit i mbyllun në atë kamp, me mija të internuem të tjerë të pafajshem. Prandaj ajo diktaturë komuniste e merr vulën e një tiranie gjkatare, që që nuk kurseu as pafajsinë ma të madhe, siç ishin femijët, që humbën jetën në atë kamp mizor.

Pamje komplet e kampit ku ishte vendosë e si ishte ndërtue, me kazermat, fushën, zyrat, e tjera objekte, i rrethuem me gardh me tela me gjëmba dhe vorret para se të zhdukeshin

Gjyshja, Mrika Pervizi, internue më 1945 në Berat, vdiq në kampin e Tepelenës më 1950, 90 vjeçe, pa varr. Vizatim në mungesë të fotos

Gjin Pali, kushri, nip i patriotit Gjin Pjetër Pervizi, internue më 1945, vdiq në kampin e Tepelenës më 1951, pa varr

Mrika e Gjela Gjikolaj, kunata. Gjela ishte kushrinë e nanës sime. Fëmijët, dy vajza, u vdesin në Turan, ku pas 55 vjetesh arrijnë të gjejnë varret dhe i varrosin në Selitë të Mirditës


Thanas Gjika Shënim Lexova sot ne fb 'Miq me Visarin' se shkrimtarit Visar Zhiti iu dha titulli "Qytetar Nderi i Lushshnjes". Ky vleresim gezon jo vetem Visarin e familjen e tij, por dhe miljona lexues shqiptare e te huaj. Prekese ishte dhe falenderimi i Z. Zhiti ndaj Kreytarit e zyrtareve te Bashkise se Lushnjes e qytetareve te atij qyteti per kete vleresim. Mirepo mua me la nje ndjenje jo te kendshme fakti qe ky titull nderi iu dha shkrimtarir Visar Zhiti me kaq vonese dhe se pse nuk ka qene kujtuar deri sot Presidenca ose Kryeministria e R.Sh. ta shpalle "Neri i Kombit" kete talent te shquar, veprat e te cilit nderojne mbare kombin tone kudo ku jeton ne Ballkanin Perendimor dhe ne diaspore. Fatkeqesisht pushteti qendror te perndjekurit e talentuar si Arshi Pipa, Sami Repishti, Martin Camaj, Visar Zhiti, Lazer e Jozef Radi, Lek e Leonard Pervizi, Agron Tufa, etj, lejon te vleresohen vetem neper qytete e fshatra, thjesht si vlera lokale e jo si vlera mbarekombetare si jane vlerat e tyre ne te vertete. Vleresime mbarekombetare marrin vetem ata qe kane pasur teserat e PKSh/PPSh/PS-se, ose qe i kane sherbyer enverizmit....

*** Bashkohemi me Thanas Gjiken, duke shprehur kenaqësinë tonë dhe duke i uruar Visar Zhitit, bashkëvuejtës e mik për këtë nderim që iu bë me dhenien e titulli „Qytetar Nderi“ të Lushnjës, në atë qytet ku u rrit e u formua, e kishte familjën, me nje prind shembullor për talent dhe vendosmëri kundër sistemit që mbante popullin shqiptar nën një zgjedhë aq të rendë. Nga ana tjetër, është një dekoratë që i përket të gjithë të përndjekurve, ku Visari mbetët si një simbol i tyre. Ne personalisht e pritëm me kënaqësi këtë nderim që iu bë, sepse kemi pasur lidhje miqësore .

Kur Lazër Radi mbushi 105 vjeç…* nga Jozef Radi

Prof. Dr. Lazër Radi Kur Lazer Radi do te ishte 105 vjeç… Nji fundjanar te dimnit te ashper prizrenas, bash n’zemer te Luftes se Pare Botnore, kur Shqipnise po shtyheshin me ia hanger edhe ato pjese te mbetuna nga Kasaphana e Londres, lindi ma i mbrami pese femijeve te familjes Radi… Lazri! Fati, qe e ndoqi jeten e tij i ka pase tana llojet e ngjyrave, po une mendoj se e zeza ka dominue, po natyra e tij pozitive dhe optimiste ma s’shumti ka pranue grine… Ai, si njeri i fatit u ngjit e i preku me dore t’vet si naltesite e admirueshme edhe humnerat e frikshme te jetes se vet… Ne fund te fundit, te tane i nenshtrohemi fatit… e ai s’mund te bante perjashtim… Kush e ka njofte, sigurisht vazhdon me e ruejte n’kujtese pamjen e tij; kush s’e ka njofte s’ka humbe ndonji gja te madhe… pse mrekullia e se thjeshtes ishte pjese thelbsore e filozofise se tij; ata qe e kane dashte, e qe sigurisht s’jane te pakte, e ndjejne mungesen e tij, edhe pse asht nji mungese per te cilen ai na ka lane çilsin, ndaj kthehet e vjen shpesh nder ne, na fshik me at magjine e fjales se tij dhe… vazhdon mbi germuqshem tue nga n’at biçikleten rreshkele, çuditnisht ngjyre bari, n’nji udhetim qe s’ka te mbaruem; ata qe s’e kan dashte, kane qene te shumte, po s’e kane dashte per nji arsye krejt te thjeshte, sepse kane qene e kane mbete t’urdhnuem prej shtetit, mos me e dashte… e ketu besoj se ia vlen me kujtue, bash sot, ne te 105 vjet te tij fjalen e nji qerrexhiu te zakonte, kur u ba demaskimi i tij publik, ne tetor te vjetit 1982-in, ku ai me nji kurajo te pazakonte, bani apologjine ma t’lavdishme te jetes se vet. Mbas dy oresh te tejet ashpra me akuza barbare e mbrojtjesh dinjitoze… befas e merr fjalen qerrxhiu Sefedin Balla e me at pafajsine e tij prej katundari myzeqar tha ne mes te salles: “Ore po qy, qenka burre i mençem, shume i meçem, s’e paskam ditur… E dini ça e dinjam une ket babam ketu… E dinjam te terrnur…! Po qy na qenka aq burre i mençem, sa s’paska faj as Partia qe e ka sjellur ketu…!” Sekretari i partise, Petraq Nushi, i cili qe edhe organizatori i


kesaj maskarde, e urdhnoi me ton qerrexhiun te ulet ne vend dhe i bani thirrje salles qe kush ka ndonji gja konkrete le ta thote, perndryshe: “ky njeri na jep uje me bisht te luges, edhe neven ketu lart…!” S’e di nese qerrexhiu i shkrete kishte ndermend me e sha a me e levdue tim ate, po di me thane se s’ka fjale ma percaktuese per At Njeri se sa shprehja: “Po qy qeka kaq burre i mençem, sa s’paska faj Partia…” Jeta e Lazer Radit, i perket pese qyteteve: ma s’pari Prizrenit te tij, se dyti Shkodres, se treti Romes, se katerti Tiranes e se fundi Lushnjes… Çdonjeni prej ketyne qyteteve ka shkrue e shenjue n’jeten e ketij njeriu, diçka shume t’randsishme… Prizreni, asht qyteti lindjes, qyteti i dashnise se tij te amshueme… Prej moshes 14 vjeçare kur e braktisi, Ai s’mujti me u kthye kurre ma n’qytetin e vet te zemres, prej t’cilit e shkulen perdhunshem… Ai s’mbrriti me dashte kurre nji tjeter qytet aq sa e desh Prizrenin e tij, andrren e tij ma t’madhe, me e pa pjese te Shqipnise, ai i kushtoi nji liber dashnie e dhimbjeje qytetit te vet… Shkodra asht qyteti i rinise se tij, asht qyteti qe i dha hovetet e marra po edhe formatin intelektual, i dha iluzionet po edhe seriozitetin e se nesermes, i dha nji rreth te gjane shokesh e miqsh qe do te banin histori secili ne t’mire e t’keq, Shkodra i dha kulturen, humorin dhe shpirtin e saj, i dha gjithçka mundet me i dhane nji qytet, n’udhkryq t’ujnave te medha… Roma u shfaq para tij me magjine e Perendimit. Ishte qyteti ne t’cilin u fut si nji djalosh me ide pak utopike, me u largue prej saj si nji intelektual i formuem e i spikatun. Roma ia mbushi perplot drite e andrra shpirtin e tij. Edhe pse ndodh, qe çka te jep nji qytet si Roma, s’asht fort e shijshme per vendin tand… Prej Rome ai zbriti ne Tirane, me shenimin mbi deren e zyres se tij avokat Dr. Lazer Radi… te cilin shume shpejt iu desh me e harrue thuej per 50 vjet …. Tirana e priti n’nji kohe te veshtire. Ndoshta n’nji prej kohnave ma te vshtira te historise shqiptare… Aty ku kishte nise shpresa e tij ma e madhe, do te zente fill kalvari ma i gjate i jetes se tij… E megjithate, Ai u mbeti besnik idealeve te lirise dhe emancipimit te shoqnise shqiptare… Mbeti kundershtar i asaj utopie qe do ta pllakoste rruzullin per nji gjyse shekulli, dhe pranoi me u pague takse si askush ideve t’veta… 46 vite burg dhe internim!! E megjithate, Tirana u ba edhe vendi mikprites, mbas kthimit nga sketerra. Ditet e sprasme te Lazer Radit do te mbesin deshmia ma e gjalle e nji njeriu te paepun, i cili edhe pse n’kufijte e pertejme, kur shoket e tij parapelqenin tespihet, ai zgjodhi deshiren me jetue “alla grande”… Ne Tirane ai do te shkruente, do t’botonte, do t’polemizonte, ne mbrojtje çeshtjesh te randsishme kombtare, do te fliste e do te priste miq e shoke naga e gjithe bota… Tirana u ba per te: Feniks i ngjallun prej hinit…! Veçse Tirana, ven n’paranteza nji qytet tjeter fort te randsishem te jetes se Lazer Radit: Lushnjen, e per me qene ma specifike, kampin e interrnimit Saver, ne te cilin ai kishte me kalue gati tridhjete vite te jetes se vet… Lushnja si qyteti i ndeshkimit intelektual, asht qyteti i stocizmit e harreses, qyteti i familjes dhe perkushtimit qe u bane objekti ma i randsishem i jetes se tij. Lushnja asht qyteti, ne te cilin ai asnjihere s’mujti m’e shfaqe vedin n’permasat se kush ishte e sa vlente… N’at qytet, njashtu si Sokrati u

thoshte dishepujve te vet, qe kerkojeni te bukuren edhe te ma e shemtuemja pjese e jetes, te Lushnja e ndeshkimeve te veta, Lazer Radi kerkoi dhe e gjeti te bukuren. Aty nisen mjaft pre shkrimeve e perkthimet e tij qe kishte me u botue ma vone, aty ai krijoi at veper modeste, aty pati mjaft miq e shoke qe edhe sot e kujtojne me respekt e dhimbje, po edhe mjaft hije te zeza qe ia nxine edhe ma teper te zezen e jetes… Lushnja, ka mbete deshmia ma sublime e mosepjes se Njerit perballe se Keqes… Keto pese qytete, jane Ferri, Parajsa dhe Purgatori i Njeriut Lazer Radi… Ne ket rrugtimin 82 vjeçar jete, Lazer Radi do t’i takonte me qene nxanes i Shtjefen Gjeçovit, i Shtjefen Kurtit, i Lazer Lumezit, i Eqerem Çabejt, i Simon Rrotes, i Ernest Koliqit, i Skender Luarasit, i Selman Rizes; shok klase i Pashko Gjeçit, i Arshi Pipes, i Qemal Stafes, i Xhemal Brojes, i Kol Ashtes, i Haki Tahes, i Qamil Grezdes, i Spasse Trimçevit, i Elez Brahes, i Androkli Kostallarit, i Gjovalin Lukes; mik i Vangjel Koçes, Kol Bib Mirakes, i Migjenit, i Musine Kokalarit, Qemal Draçinit, Andrea Varfit, i Beqir Valterit, i Tahir Kolgjinit, i Hasan Dostit, Ali Ypit; do te ndante ditet si bashkvuajtes me Mirash Ivanajn, Mit’hat Aranitin, Jakov Milajn, Mihal Zallarin, Nedin Kokonen, Guljelm Deden, Mikel Koliqin, Hekuran Zhitin, Lek Pervizin, Spiro Gjoken, Tahsin Spahiun, Ibrahim Sokolin, Mark Temalin; mbas 90-s do te takonte e do te lidhte miqesi me Robert Elsiene, Taf Pervizin, Petro Vuçanin, Dilaver Dinen, Nermin Vloren, Marash Merrnaçaj, Drita Ivanajn, Gjon Sinishten, po edhe me Pjeter Arbnorin, Visar Zhitin, Liza Vorfin, Agim Shehun, Vehbi Skenderin, Kozeta Mamaqin, Rudolf Markun, Gezim Hajdarin, Leka Ndojen, Agim Musten, Kozeta Zylon, Hazir Shalen e mjaft e mjaft te tjere… deshmi e rruges neper te cile n kishte ece e vazhdonte me rrjedhe jeta e ketij Njeriu… Sot Lazer Radi asht 105 vjeç… 105 vjeç asht ne çdo dite te ktij viti… Gjithkush ka te drejte me e kujtue njashtu si e mban , gjithkush mundet me e takue ne kujtese te vet, e me e ftue per nji kafe, me e ndigjue me vemendje n’at rrefimin e tij t’rrjedhshem e patekeq, me e falenderue thjesht per kenaqsine e atij takimi… tashma te kapluem prej kohnave qe nguten me hike… Lazer Radi na pershendet te tanve ne qe e njoftem dhe e deshtem, dhe vazhdon mbi at biçikleten e vjeter rreshkele qe shpesh e linte rruges… N’se e sheh ndokush, pershendeteni, n’se mundeni – ndihmojeni, pse ai vazhdon me e pase krejt te lehte me ba miqsi, me e rrefue bukur jeten e vet, aq sa me u mahite cilindo prej nesh… Sepse ai dinte me qeshe me gjithçka, edhe me veten e tij, pse ai dinte me e lane harene e vet lehtesisht nder shpirtnat e te tjerve… Ket gja, pakkush si Ai mundtte!! *Ky shkrim asht botue dhjetë vite të shkueme (2011), tue e lexue për të satën herë, s’mujta mos me ia ndryshue ndonji fjalë, qoftë edhe për faktin se tashma kanë kalue 10 vjet. Kët shkrim e kam aq të dashtun, sa s’mundem mos me e përcjellë pa ia luejtë ndonji fjalë, qoftë edhe përvjetorin… j.r.

Koment: Te shperndame neper bote kemi humbe kontaktet me njerezit tane dhe miq e dashamire, aq ma teper me bashkevujtesit, me te cilet kaluem nje jete te humbun, por sidoqofte te bukur, sepse jeta asht vertet e bukur, siç ia vuni titullin filmit te tij Roberto Beninji “La vita e bella”, ku paraqiste jeten e nje femije ne nje kamp nazist. Me kete shkrim te Jozef Radit, rikthehemi ne ate kohe mizore, ku me


Lazrin kaluem 20 vjet bashke ne denime, nga kampet e Shtyllasit, Radostines, Kuçit te Kurvekeshit e ne Gradishte, Cerme, Saver e Pluk te Lushnjes. Une isha thuej 15 vjet ma i ri, por ne rastin konkret silleshim si bashkemoshatare, se Lazri asnjehere nuk evidenconte kete kontrast, ku une figuroja si nje nxanes i tij. Ne fakt, jo vetem Lazri, por te gjithe intektualet e tjere me diference vjetesh, silleshin me ne te rijte si t’ishim te nje moshe. Por me Lazrin ndryshonte puna, sepse ne qendruem te pandame gjithe kohen, pothuej 20 vjet, ne punet qe na kishin caktue. Kjo si jete e perbashket, e imponueme, nga fakti se ishim te detyruem te punonim ku te na caktonin, ne çdo lloj pune. Kryesisht ne njiheshim se piktore e dizenjatore, por na ngarkonin dhe me pune te tjera, si: marangoza e mekanike, sigurisht edhe ne bujqesi. Ne ishim lidhe edhe familjarisht e shkonim e vinim edhe per hir te shoqnise. Çeshtja qendron se gjate kesaj jete te perbashket, fatmiresisht ne te dy vetem, bisedat tona ishin te lira, ku trajtonim probleme kulturore e letrare, po se po, por ne driten tone, per te ardhmen, kur te shpetonim nga kthetrat e diktatures. Vertet se dukeshin si andrra ne diell, por ne thelb pasqyronin deshirat dhe idealet tona. Liria ishte ideali e deshira ma e nalte ku ne do te mund te shpreheshnim lirshem pa asnje pengese. E gjitha kjo ishte ne kundeshtim me pjesen tjeter te shoqnise qe e quente veten te lire, qe s’guxonin te thonin nje fjale sipas mendjes se tyne, por ashtu siç i mesonte e urdhnonte partia. Pra nje jete falso. Lazri me thoshte ndojnje here, kur binte fjala.

Lazri jo vetem qe e kishte njohe Migjenin, por kishte edhe miqesi te ngushte me te. Keshtu i kishte kushtue kete shkrim. Iu mbush mendja e ia nisi Enver Hoxhes. Keshtu e pregatitem si broshure me nje si kopertine boje roze, ku ishte shkrue bukur “Migjeni”. Aq. Te dale ku te dale. Fakti ishte se ma mire se Lazri s’e njihte tjeter kush Migjenin. E nisi broshuren me poste. A don ti e s’kaluen dy jave dhe broshura iu kthye prape me poste nga zyra e Enverit, pa asnje shenim. Veç kur e hapi broshuren ne nje faqe nga mesi, Enveri kishte vene fund e maje faqes nje vije me laps te kuq. Pse? Ne ate faqe Lazri kishte paraqite Migjenin si nje intelektual e poet te shquem, perparimtar e demokrat, si nje patriot i vertete etj. pa permend kund nje simpati te tij per levizjen komuniste. E dija, tha Lazri se aty do te ngecte puna. Por nuk pati ndonje trazim per kete nderhyemje te Enveri.

Andej nga viti 1976 Lazrin e hoqen nga kjo pune, se me kishin sjelle nje djale te ri i lirue nga ushtria si ndihmes. Pastaj edhe na izoluen, keshtu nuk u takuem ma. Une me familje u largova ne Belgjike Si u permbys komunizmi, Lazri iu vu punes se shkrimeve me vullnet dhe botoi disa libra. Me 1997 m’i çon librat me nje njeri e nje shenim. “Po t’i çoj keto libra qe t’i ruejsh e te shpetojne, se ne Shqipni po vendoset prape diktatura komuniste. Kur kujtoi Lazrin, kujtoj gjithe ate jete qe na shkoi kot, te mbyllun si ne kafaz. Por edhe ne ate kafaz ne kendonim si bilbili.

Tjetra për t’u thane asht se në gjithë atë kohë së bashku, ku shkonim për punë edhe ne Lushnje, ne nuk dolëm në fotografi bashkë. Por një vizatim te tij në profil e pata ba, duke e paraqitë në forme medalioni. Por si duket ka humbë, se Nini do ta kishte paraqitë ne sitin e tij. Kjo më mbetet merak nga ajo kohë.

Baraka me llamarina, qe na kishin caktue si sektor pikture e pune te tjera. Ndertue nga inxhenjeri i fermes qe na njihte mire , qe te mos binim ne sy. Pra, qe te punonim ne keto kushte primitive. Çudia asht se si nuk na kishte shkue ndermend te banim ndonje fotografi tonen e te barakes, e cila mbetet vetem ne kete vizatim.

“Shiko Lek! Kur jam ne shpi, me njerezit e mij, çfare nuk flasim pa ndroje, ne liri te plote. Kur nisem per ne pune i them vetes: Lazer, dole nga shpia, je tjeter Lazer, nje aktor , e ta luejsh pjesen mire.” Gjate asaj periudhe, sigurisht se askush prej nesh nuk ia mbante te merrej me shkrime. Keshtu Lazri ishte i bllokuem si gjithe ne te tjeret. Ja u ba nje kontroll e t’i gjenin ato shkrime?! Pasojat ishin te randa. Kjo e mundonte. Bile diku kishin shpetue disa doreshkrime te tij, ne nje thes. Po ku guxonte me i marre . E vetmja pune qe bani, ishte nje broshure 30 faqe per Migjenin ne format A4, shtypun nme makine, qe kishte shpetuue. Shkrimi ishte i para vitit 1944, kur ai punonte per nje gazete.

Me librat më dërgoi disa fotografi, si kjo në shtëpinë e vajzës Adriana, në New York, 5 dhjetor 1996


Vepra

New York duke pritur ambasadorin shqiptar të OKB. Dhjetor 1996

Në Rjeka, duke u nisë për në Tiranë, 1996

Këto fotograf si për me më thanë, ku ishim e ku dolëm, nga skëterra në parajsë. Por që parashikimet ne bisedat tona u realizuen, shumë vonë, por më mirës se kurrë. Se paku, dissa vepra arritëm t’i bejmë.

Patjetër do t’i kushtonte një vepër Migjenit


PRESIDENTI DR. IBRAHIM RUGOVA, UDHËRRËFYESI I KOMBIT ME RASTIN E 15-VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM Nga Frank Shkreli Sot në 15-vjetorin e shkruarjes në amshim të Presidentit të parë historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, Kombi shqiptar e kujton atë si një udhëheqës ndryshe, si një udhëheqës i cili nuk humbi asnjëherë rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe realizimit të objektivave kombëtare. E kujton atë sot si udhërrëfyesin e Kombit. E kujtojmë si diellin që gjatë viteve të kalvarit të Kosovës – kur për të dhe për bashkpuntorët e tij të ngushtë, ishte shumë lehtë që ai humbte shpresat dhe guximin nga vranësitë ndër më të errëta që kishin mbuluar ndonjëherë jetën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheshin, të cilët ndjeknin me mërzi tepër të madhe kalvarin neper të cilin po kalonte Kosova. Fatkeqësisht, Presidenti Rugova iku nga kjo botë tepër heret, atëherë kur Kosova dhe Kombi kishin më së shumti nevojë për një njeri si ai dhe për një hov të pashterrshëm të ndjenjave për atdhedashuri të sinqert, për një zëdhënës dhe për një përfaqsues autentik të vlerave stërgjyshore kombëtare, properendimore të shqiptarëve– pas një periudhe të zezë sllavo-komuniste prej gjysëm shekulli, të bazuar në një ideologji sllavo-aziatike e cila zbatonte brutalisht, si parim kryesor, shlyerjen – pikërisht -- të këtyre vlerave kombëtare dhe të identitetit autentik kombëtar të shqiptarëve. 15-vitet e fundit të jetës së Dr. Ibrahim Rugovës ishin vendimtare në historinë e Kosovës dhe të Kombit shqiptar. Ishte një periudhë historike që kërkonte guxim e vendosmëri – bërtiste për një udhëheqës ndryshe për shqiptarët. Presidenti Rugova shpesh thonte se gjatë historisë, Kombi ka patur shumë dështime megjithë përpjekjet e mëdha dhe flijimet e patriotëve shqiptarë që nga periudha e Gjergj Kastriotit-Skendërbeut e deri tek rilindasit, në fillim të shekullit të kaluar. Megjithë këtë histori kombëtare vuajtjesh dhe deshtimesh për liri, përfshir vuajtjet e tija personale dhe familjare, Dr. Ibrahim Rugova asnjëherë nuk u dmeoralizua, nuk humbi shpresë as nuk ndërpreu përpjekjet e tija për lirinë e popullit të vet, por përdori çdo rast që i paraqitej, sidomos me të

huajt, që të shpjegonte vuajtjet dhe padrejtësitë ndaj Kombit shqiptar gjatë shekujve, por njëkohësisht edhe të lartësonte emrin dhe vlerat e Kombit shqiptar dhe të Dardanisë së tij të dashur, duke ndërkombëtarizuar, përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi si dhe vuajtjet shekullore të shqiptarëve nga shtet terrorist serb. Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë që ai e artikulonte edhe me miqët perendimorë, sidomos me përfaqsues amerikanë -- për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar, në liri dhe demokraci. Si asnjë udhëheqës tjetër i këtyre 30-viteve të fundit, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar, nëqoftse dëshironte të hynte, ndërshmërisht, në radhën e kombeve të përparuara të përendimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit drejt kësaj rruge për shqipztarët e sidomos në mbështetjen e të Shteteve të Bashkuara të Amerikes — drejt bashkimit dhe integrimit të Kombit shqiptar në aleancat me vendet perëndimore, sipas tij, aty ku e kishin vendin e vet shqiptarët. Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuar nga traditat dhe vlerat më të mira të Kombit shqiptar. Ai ishte i vetdijshëm se, natyrisht, që trimëria dhe pushka e kanë vendin dhe kohën e vet për tu përdour në mbrojtje të interesave të Kombit, por me shembullin e tij, ai gjithashtu tregoi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare, dëshmohet gjithashtu duke i ruajtur -- mbi të gjitha -edhe nderin due respektin emrit shqiptar -- një


mesazh ky shumë i përshtatëshëm dhe tepër i nevojshëm edhe për sot në këtë 15-vjetor të vdekjes së tij— sidomos për politikanët e sotëm anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Kjo është dhe mbetet edhe njëra nga trashëgimitë e Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me rastin e këtij 15-vjetori të vdekjes së tij – përfaqësimi me nder, burrëni dhe respekt i të drejtave dhe pëgjegjësive kombëtare, duke qenë i bindur në drejtësinë e kërkesave të shqiptarëve, përball shtypjeve dhe terrorizmit shekullor sllavo-serb ndaj shqiptarëve autoktonë. Ç’prej se e kam njohur Ibrahim Rugovën – nga fundi të viteve 80-ta të shekullit të kaluar -- ai asnjëherë nuk u lëkund nga vija e drejtë e shqiptarizmit dhe as nga idealet e tija. Megjithë sfidat e mëdha me të cilat përballej ai dhe populli i tij, Dr. Ibrahim Rugova nuk hoqi dorë kurrë nga përpjekjet e tija dhe as nga bindja e tij se me ndihmën e miqëve historikë perëndimorë të shqiptarëve, Kosova, do të çlirohej nga zgjedha serbe dhe se më në fund do të fitonte lirinë dhe do të siguronte edhe pavarësinë e saj. Ç’prej fillimit, ai e kishte shumë të qartë objektivin përfundimtar për Kosovën si dhe mënyrat për realizimin e këtij objektivi. Fatkeqësisht, ai vdiq pa qenë dëshmitar i shpalljes dhe i njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës nga shumë vende

lulëzuar e duke dhënë fryte agimesh të reja e fatlume për Kosovën dhe për mbarë Kombin shqiptar – ashtu siç i ka hije një udhërrëfyesi historik të një Kombi edhe pas shkuarjes së tij në amshim. Një udhërrëfyes, ose një, “Hero kombëtar, madhështor e mendjemprehtë”, siç e ka cilësuar Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, Ish-Zëvendës Presidenti i Amerikës, gjatë një vizite në Kosovë në gusht të vitit 2016 – Z. Joe Biden, sot Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lufta italo-greke, 1940-1941 në 80-vjetorin e saj, dhe roli i ushtrisë shqiptare sipas vështrimit dhe dëshmisë së të huajve Arben Sebastaj Duke qenë se asht folë shumë për qendrimin e ushtrisë shqiptare ne këtë luftë, ku rezulton se ajo e braktisi frontin, duke i shkaktue nje disfatë të madhe ushtrisë italiane, disfatë që Komanda e Lartë Italiane e justifikoi me tradhtinë e ushtrisë shqiptare.

Autori duke bërë nderimet e fundit si përfaqësues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, para arkivolit të Presidentit Ibrahim Rugova, të mbuluar me lule e flamur -Prishtinë, Janar 21,

të botës e sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat kurdoherë që fliste për Amerikën e përfundote me fjalët, “Zoti e bekoftë Amerikën” dhe në “Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara”. Por epopeja e Rugovës nuk ka vdekur me të. Edhe në këtë 15-vjetor të kalimit të tij në amshim --ai është duke lëshuar dritë përherë e më tepër për brezat, duke

Njëkohësisht duke mos e permendur saktë në historinë e tyre të kësaj lufte, për të mos ulur prestigjin e tyre. Por pati ushtarake, oficerë, historianë e gazetare italianë në atë luftë, që treguen të vërtetën, e mbajtur në hije, me përsonazhet që moren pjesë në të. Në këtë mes edhe pala shqiptare, me historianë komunistë, e paraqisnin atë ngjarje në anën e tyre, duke ia veshur dikujt oficer, që u bashkua me to, pasi ka qënë në front vartës i një komandanti me grada e pozita ma të nalta dhe përfaqësues e komandant i trupave shqiptare ne atë front. Që duke qenë kundërshtar i regjimit komunist, i cilësuem armik u hoq nga historiku i asaj ngjarje. Tërheqja e ushtrisë shqiptaren, pra, u ba me urdhnin e tij, sigurisht në marrëveshje me komandantët e tjerë, vartës të tij. Në këtë aspekt ne nuk do të tregojmë si shkuen punët në atë front, që i dimë mirë me fakte konkrete, por do t’ua lemë të huejvve, dhe vetë italianëve se si e kanë paraqitë atë ngjarje.


Pietro Sebastiano Monari «Italia në Luftën e Dytë Botërore: Lufta e Greqisë” - Romë, 2004. Pietro Sebastiano Monari « L'Italia nella Seconda guerra mondiale : La Guerra di Greqia » - Roma, 2004.

Roli shqiptar

se trupat shqiptare u hoqën menjëherë nga fronti. Komanda italiane donte ta sillte major Moisiun në gjykatën ushtarake. Kolonel Pervizi, i cili gëzonte ndikim dhe reputacion të madh si në ushtri ashtu edhe në popull, kundërshtoi: "Ajo gjykatë duhej të përfshinte të gjithë komandën shqiptare, edhe veten e tij". Italianët nuk bënë asgjë, nga frika e trazirave. Koloneli me stafin e tij të oficerëve dhe një pjesë të trupave u izolua në malet e Pukës (Shqipëria e Veriut). Majori Moisiu me batalionin e tij u transferua në Laç (Shqipëria e Mesme).

Ruolo albanese

Në fushatën greke shmanget të flasim për forcat shqiptare që ishin përfshirë në konflikt: Disa batalione u futën në divizionet "Venezia dhe Giulia". Një batalion i milicisë mercenare shqiptare u flijua dhe u shfaros nga grekët që përparonin, caktuar nga komanda italiane për të mbrojtur tërheqjen italiane. Megjithëse nuk i përkiste ushtrisë efektive shqiptare, komanda shqiptare e përfaqësuar nga koloneli Prenk Pervizi protestoi fuqimisht për këtë përdorim të shqiptarëve si "mish për top". për top", duke kujtuar gjithashtu se komanda e ushtrisë shqiptarë ishte përgjegjësia e tij vetme. Duke pasur parasysh trendin negativ të operacioneve, Shtabi i Përgjithshëm Italian urdhëroi tërheqjen e përgjithshme dhe për pasojë Pervizi bëri të njëjtën gjë, ai urdhëroi ushtrinë shqiptare të braktiste frontin, duke e lënë qytetin e Korçës të ruajtur vetëm nga një kompani nën komandën e majorit Spiro Moisiu . Italianët, të zemëruar me këtë akt, kërkuan të sillnin përgjegjësit përpara një gjykate ushtarake, por në fund, duke pasur frikë nga pasojat më të këqija, procedimi i vetëm ishte transferimi i ushtrisë shqiptarë në malet e veriut ndërsa Pervizi u zhvendos dhe u izolua në zonn e Pukës. Në ndërkohë, megjithatë, ai u gradua Gjeneral, për të qetësuar situatën dhe njerëzit. Pervizi ai ishte i pranishëm në Konferencën e Mukjes, në gusht 1943, ku u propozua si komandant i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare (duke vepruar si Ministër i Mbrojtjes), pas dorëzimit të Italisë më 8 shtator 1943. Komanda italiane vendosi që batalioni efektiv shqiptar "Tomorri" do të mbronte tërheqjen e tyre, si në rastin e parë. Kolonel Pervizi së bashku me major Spiro Moisiun dhe oficerët e tjerë ranë dakord të tërhiqeshin nga fronti posa të fillonte ofensiva greke dhe tërheqja e trupave italiane, me urdhër për të mos rrezikuar jetën e një ushtari të vetëm duke u vendosur në pozicione i sigurt Në fakt batalioni u tërhoq pa asnjë humbje (vetëm një i plagosur). Ushtria italiane pësoi një humbje të paharrueshme që Marshalli Badoglio do të justifikonte me "tradhëtinë e ushtrisë shqiptare". Në të vërtetë, katastrofa ishte rezultat i një prapambetje politike pasi disa ditë para sulmit italian, Kryeministri grek Metaksas zbuloi se disa oficerë të lartë të ushtrisë, si dhe zyrtarë të qeverisë, ishin korruptuar nga ministri i jashtëm italian, Count Ciano, kështu që ushtria helene nuk bëri një rezistencë serioze ndaj përparimit italian. Kështu që personalitetet e korruptuara u zëvendësuan me kohë dhe u arrestuan. Ky fakt shpjegon gjithashtu pse sulmi u iniciua me një numër të vogël njësish nga ana italiane. Fakti është, megjithatë,

Kjo është një dëshmi e gjallë se si u zhvilluen ngjarjet, ku del ne pah roli dhe autoriteti i kolonel Prenk Pervizit, përfaqsues e komandant i ushtrisë shqiptare në atë front, ku njëkohësisht vrehet bashkëpunimi me major Moisiun, vartës i tij.

Robert Elsie – The Tribes of Albania (Kurbini) Prenk Pervizi Në luftën italo-greke të viteve 1940-1941, duke punuar me italianët, ai komandoi forcat shqiptare në rajonin e Korçës. Në fund, ai dhe njerëzit e tij u tërhoqën nga vija e parë e frontit dhe Mussolini më pas i përdori atë si shkak për të shpjeguar humbjen italiane në Greqi.

Prenk Pervizi Kolonel, komandant i trupave shqiptare në frontin grek


Wikipedia frengjisht Lufta e dytë botërore Kur shpërtheu lufta italo-greke më 28 tetor 1940, disa trupa shqiptare u integruan në divizionet Venezia dhe Julia. Pervizi përfaqëson ushtrinë shqiptare në stafin e operacioneve. Një njësi shqiptare e masakruar nga grekët bëhet arsye për kundërshtim; Pervizi proteston drejt shtabit të përgjithshëm italian, duke refuzuar që shqiptarët të shërbejnë si ushqim për top. Gjatë kundërsulmit grek (14 nëntor 1940 - mars 1941), Pervizi madje urdhëroi trupat e tij të tërhiqeshin. Ushtria Italiane pëson disfatë dhe trupat shqiptare u transferuan dhe u izoluan në malet veriore. Koloneli dhe oficerët e tij u izoluan në zonën malore të Pukës.

Version tjeter Disa njësi shqiptare në divizionet "Venecia" dhe "Julie" u likuiduan nga Grekët që ishin përdorur si mburojë për të mbrojtur tërheqjen italiane. Kolonel Pervizi (përfaqësues i komandës shqiptare) vendosi më pas të tërhiqte batalionin “Tomorri” nga rreziku i një masakre të dytë, duke lënë fushën e betejës në befasi. Kjo i kushtoi italianëve një humbje të madhe. Marshalli Badoglio foli për "tradhti ndaj shqiptarëve" dhe vendosi të tërhiqte ushtrinë e tyre, e cila ishte e katërt në malet e veriut të Shqipërisë1

Po i njejti version ne hollandisht: Prenk Pervizi -gaz.wiki –OWERTY. WIKI

Përfundimi ynë Nga këto shembuj kuptohet e del fare e qartë, se në luftën Italo-greke, ishte Prenk Pervizi që i doli zot asaj situate të përfshirjës së trupazva shqiptare ne atë konflikt, duke mos pranuar t që të luftojnë përkrah ushtrisë italiane, në një luftë që s’ishte e tyre. Ky asht veprimi kundërshtues i parë, ndaj pushtimit fashist italian, që ushtrinë shqiptare donte ta përdorte si jestek dhe pikërist siç ishte shprehur Prenk Pervizi gjeneralëve italianë, si mish për top. Në atë kohë, Prenk Pervizi, kishte ndikim të madh në ushtri po se

po, por edhe në popull, që konsiderohej si prsnalite i dyt pas Mbretit Zog, që njhej si mik e krah i djathtë i tij. Kështu që intalianët, rueshin të mos e provokonin. Dhe e ùmbanin si figurë që në një far mënyre qetësonte popuillin. Nga sa thamë del ne pah, gabimi i madh i Zogut që nuk e majti pranë në kohën ma kritike, tte pridshjes se maredhanjëve me Italinë. Ku, është katëcipërisht e veërtetë, se sulmi italiaan i 7 p)rillit, do te kishte gjetur nje qendrese t fortë, klu paskjat do të reflektonin në botë. Dhe në Shqipërinë, ndosne të pushtuar me forcën e aramëve moderne, italianët s’do të mund të përballonin qendresën herokke të shqiptarve, të ngujuar ne malet e tyne të paarritshme. Por kjo nuk ndohi, dhe Prenk pervizi, u gjetn i zgënjyem, për të mos thanë i tradhëtuem. Megjithjatë ishte po ai që në çastin e fundit, e priti, e mbrojti dhe e përcolli Mbretin Zog në Greqi, pa i hy ferrë në kambë. Kështu që nuk i mbetej tjetër, veç se në ratsin e luftës italo-greke, të mos e lejonte Kopmandën e naltë Italian, të sakrifikonte ushtrinë shqiptare, për mbrojtjën e ushtrisë iitaliane. Kur shqiptarët, ‘ s’ishin fare përgjegjës dhe deklarues lufte me shtetin Grek. Mussolini e përdorë qeverinë shqiptare të asaj khë, t’i deklarojë luftë Greqisë, për vrasjën e nje bariu shqiptar çam. Deklaratë lufte fallso, që mjerisht grekët e mbajnë si shkak anmiqsor, ndaj Shqipnisë, kot, si për inat. Ai ishte nje “Casus belli”, shkak lufte i krijuem nga Mussolini, në planin e tij megaloman, të pushtimit të ballkanit duke fillue nga Shqipnia e Greqia, siç vepruen romakët. U shtymë në këtë bisedë, ku shkaku ba, 80--vjetori i luftës italo-greke, që historianë shqiptarë e paraqesin krej ndryshe, dhe mebështetën mbi të dhena mashtrtyese të formulueme nga njerë që s’kanë pasë asnjë lidhje me atë ngjarje, po që i kanë dal zot pas të vlelave. Mjerish historia shqipraree asht ndertue e po ndërtoehet me thashetheme e dokrra të shpifuna e të shpikuna.

E bamë këtë përkujtim të luftës italo-greke, për të paraqitur fakte konkrete si përgjigja të interbvistave dhe deklratave, krejt të paqena deri dhe fallsifijkuese të faktëve. Ne e u mjaftuem me keto shembuj, por per nje historian të vërtet e te ndërgjegjshëm, ka plot fakte e dokumente që rrijnë të mbyllme në arshiva sekrete të Italisë, dhe s’asht çudi, edhe të Shqipnisë. Themi se sa u shkrue dhe botue ne kete revsiten Kuq e Zi, mbetën si dokumentë për ata që duen të njohin historinë e vërtetë të Shqipnisë e shqiptarve. E përfunduem kështu këtë çeshtje, për të vetmlen arësye, se para disa vjet, për 70-vjetorin, u dhanë intertvista televizive, me ushtarke shqiptarë e intaliane, dhe historianë e gazetarë,krej rrena e kaqarrena neveritëse, për turp të pjesmarrësve, që mbanin tituj e grada të nalta ushtarke dhe shkencore. Turp, për një shte që kërtkon të përparojë në emën të demolracisë, duke rtuejtë sifate e nje diktature , saktuese njerëzoren por dhe historike e kulturore. Kjo asht çorodia ma e madhe që ndodh vetëm në Shqipëri, ku historia zhkruet sipa qejfit të sundimtarëve dhe partive ne fuqi, pa çka se fallsifikohet, sepse me kohe ai fallsifikim do të marrë përmasë të vërtetë. Këtë fenomen ne po e dalllojmë qyshë tani, të trashëguem nga diktatura komuniste, mjeshtre e mashtrimëve dhe fallsifikimëve. Historianët e formuem e të dalun prej saj, atë metodë pune ndjekin të gënjeshtrave e rrenave të thata, pa pikë turpi,


bile me lavdërime dhe nderime e ba paçavure dekorata të nalta. Ah, moj e mjera Shqipëri si ta kanë ba paçavure të lavdishmën histori!

Oppen Acces Pervizi.

Articles

-

Prenk

Lufa Italo-Greke Informacione të mëtejshme:

Sulmi fillestar itlian në Greqi, ku kalojnë pa gjetë një qendresë të fortë. Por Grekët menjëherë u organizuen e kaluen në një kundërofensive tëmadhe.

Më 28 tetor 1940 filloi fushata italiane në Greqi. Disa njësi të ushtrisë shqiptare u vendosën në divizionet "Venezia" dhe "Julia" me kolonel Pervizin që përfaqësonte ushtrinë shqiptare në komandën e lartë të operacioneve. Kthimi në front pasi u tërhoq menjëherë nga Tirana, ai do të vinte në një konflikt me gjeneralët italianë të cilët talleshin me "cilësinë e dobët të ushtarëve shqiptarë", bazuar në faktin se një njësi shqiptare ishte dëmtuar nga grekët. Pervizi menjëherë u kthye në shtab dhe protestoi te Gjenerali Ubaldo Soddu dhe komanda italiane për faktin se njerëzit e tij ishin përdorur si "mish për top", duke kujtuar gjithashtu se komanda e ushtrisë shqiptarë ishte përgjegjësia e tij vetme. Duke pasur parasysh trendin negativ të operacioneve, Shtabi i Përgjithshëm Italian urdhëroi tërheqjen e përgjithshme dhe për pasojë Pervizi bëri të njëjtën gjë, ai urdhëroi ushtrinë shqiptare të braktiste frontin, duke e lënë qytetin e Korçës të ruajtur vetëm nga një kompani nën komandën e majorit Spiro Moisiu . Italianët, të zemëruar me këtë akt, kërkuan të sillnin përgjegjësit përpara një gjykate ushtarake, por në fund, duke pasur frikë nga pasojat më të këqija, procedimi i vetëm ishte transferimi i ushtrisë shqiptarë në malet e veriut ndërsa Pervizi u zhvendos dhe u izolua në zonn e Pukës. Në ndërkohë, megjithatë, ai u gradua Gjeneral, për të qetësuar situatën dhe njerëzit. Pervizi ishte i pranishëm në Konferencën e Mukjes, në gusht 1943, ku u propozua si komandant i përgjithshëm i ushtrisë shqiptare (duke vepruar si Ministër i Mbrojtjes), pas dorëzimit të Italisë më 8 shtator 1943.

Kundërofensiva greke që çoi në pushtimin e Korçës, që trupat shqiptare e kishin braktisë vijën e parë te frontit me urdhën të kolonel Prenk Pervizit, siç tregojnë shënimet e e vetë italianëve dhe të huajve kushtue kesaj lufte

Dhamë disa pjesë nga botime të hueja, lidhur me qendrimin e ushtrisë shqiptare ne luftën italo-greke dhe roli i saj nën udhëheqjen e Prenk Pervizit që iu kundervue komandës së lartë italiane, dhe nuk lejoi që ushtria shqiptare të përdorej si ‘mish për top”, dhe urdhëroi braktisjen e frontit nga trupat shqiptare. Kjo ngjarje eshte reflektuar nga të huajt.


HISTORIA E PANJOHUR E SHERIF MERDANIT Ish-i burgosuri politik, Sherif Merdani, ka treguar për më shumë se 90 minuta, të gjithë historinë e panjohur të jetës së tij, që nga origjina e familjes nga babai dhe nëna, e deri kur u lirua nga burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku vuajti plot 16 vite, pa bërë asnjë faj dhe për të vetmin shkak, që ishte origjina e familjes, si tregtarë të pasur nga qyteti i Korçës.

I ftuar në emisionin ‘Memorie’ në TV Scan të dy gazetarëve të njohur, Dashnor Kaloçi dhe Artjan Tepelena, Sherif Merdani tregoi se pasionin për muzikën, në një farë mënyre e kishte të trashëguar edhe nga gjyshi i tij nga nëna, Sait Hoxha, nga qyteti i Shkodrës, autor teksti dhe muzike i një prej këngëve hite më të dashura të atij qyteti, “Kur më del në derë…”, i cili ka qenë shumë i njohur për këngët e tij dhe brezi i shkodranëve mbi 50 vjeç, e kujtojnë shumë mirë, si në dasmat e gëzimet familjare, ashtu dhe skenat e atij qyteti. Përvec gjyshit nga nëna, Sait Hoxha, të cilin Merdani tha që e kishte rritur në fëmijrinë e tij, ai u shpreh se një lidhje tjetër me muzikën dhe këngën, ishte dhe familja e tij qytetare korçare, pasi gjyshi i tij nga babai, sjellë nga Franca, mbi 300 pllaka gramafoni me këngë të muzikës së lehtë dhe klasike, si dhe me arie nga tregtar i pasur, që në vitet te Monarkisë së Zogut, kishte kryeveprat e muzikës operistike botërore, me të cilat ai tha se ishte rritur. Edhe pse me biografi të keqe, si rezultat i një zbutje të luftës së klasave në fillimin e viteve ’60-të, Merdani tha se ai kishte mundur të regjistrohej dhe të mbaronte me rezultate të larta Shkollën e Mesme Pedagogjike, pas së cilës u emërua mësues në fshatin e thellë Backë të rrethit të Skraparit, ku shërbeu për tre vjet me rradhë, së bashku me shokun e tij, Hektor Bregasi, me origjinë nga Pogradeci. Edhe pse në atë fshat ata të dy i trajtuan shumë mirë, Merdani tregoi se ai e braktisi punën e mesuesit dhe

Sherif Merdani iku në këmbë në shtëpinë e tij në qytetin e Korçës, për të mos u kthyer më aty! Edhe pse aty ndihej mirë, pasi gjatë atyre tre viteve ai mësoi dhe perfeksionoi shumë mirë instrumentin e fizarmonikës, shkak për largimin e tij, u bë një ngjarje, ku në prani të tij dhe të Hektor Bregasit, nje Zhgabë (siç e quanin skraparllinjtë shpendin grabtiqar, Shqiponjën) u ul në oborrin e banesës së tyre dhe pasi u nxorri sytë dy pëllumbave që i mbante dhe i rriste Hektori, i rrëmbyen ata duke i ngritur lart në fluturim nën sqepin e tyre. “Ja kështu, do të na shqyejnë dhe ne të dy….”, kujtonte Merdani, t’i kishte thënë shokut të tij, Hektorit, duke profetizuar me një parandjenjë të çuditëshme, fatin e tyre në vitet që do pasonin…?! Pasi ai do të arrestohej dhe do vunate 16 vite në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, kurse Hektori do të pëfundonte në internim së bashku me familjen e tij deri në vitin 1990-të, në një fshat të Lushnjes. Merdani kujtoj më pas fillimin e viteve ’60-të, kur ai filloi të njihej si kengëtar edhe falë ndihmës që i kishte dhënë ish-miku i tij, kompozitori dhe instrumentisti i famshëm, Agim Krajka, i cili kur shkonte në Korçë me Estradën e Ushtarit, e aktivizonte atë, duke e ftuar të këndonte në shfaqjet që jepte në atë qytet. Po kështu, Merdani kujtoi me nostalgji edhe këngëtaren e famëshme Vaçe Zela, e cila e ndihmoi për t’u afirmuar si këngëtar i ri në mesin e viteve ’60të, kur ai ishte në Tiranë dhe ndiqte studimet e larta në Universitetin e Shtetëror, dega Histori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate të larta. Por ajo që ndikoi më shumë në afirmimin e tij si këngëtar dhe që e lejoi të vazhdonte rrugën e këngës, do të ishte Nefo Myftiu, (bashkëshortja e Manysh Myftiut, anëtarit të Byrosë Politike të PPSH-së), ish-drejtoresha e Radio Tiranës, për të cilën Sherifi u shpreh se i detyrohej shumë dhe i ishte mirënjohës për tërë jetën. Kjo gjë, sepse kur shkoi Sherifi për ta takuar, pasi e kishin pezulluar që të këndonte më nëpër festivale, (si rezultat i një letre që dikush kishte në instancat e larta të Komitetit Qëndror të PPSH-së, ku tregonte biografinë “sterrë” të familjes Merdani), Nefo Myftiu, i tha djaloshit të ri Merdani: “Shko vazhdo punën, e këndo si gjithmonë, se sa të jem unë këtu, ty s’të ndalon dot askush”.


Në vijim të rrëfimit të tij perballe dy gazetarëvë të emisionit Memorie, Merdani tregoi se, para se të vinte Festivali i 11 i Kengës në Radio-Televizion, (që ishte dhe tema kryesore e emisionit), ai kishte deputuar me sukses në katër festivale para tij, duke qenë pjesmarrës që në Festivalin e 8-të të Këngës dhe kishte marrë vazhdimisht çmime, të cilat do të kulminin me vëndin e parë në Festivalin e 10-të të Këngës në Radio-Televizion, me këngën “Duart e nënës”. Më pas ai u ndal gjatë në historinë e Festivalin e 11-të, për të cilin tha se ishte një event i rrallë dhe me një nivel të tillë artistik, saqë pa e tepruar aspak, nuk i linte gjë mangut as Festivalit të Sanrremos në Itali, që atë vit u organizua jo në sallën ku bëhej vazhdimisht, por për arsye financiare, u mbajt në nje kazino. Më pas, duke sjellë dëshmi të ndryshme nga ishbashkëvuajtës të tij në burgun e Burrelit, Spaçit, QafeBarit etj., si Spartak Ngjela, Fatos Lubonja, Vladimir Balluku, apo ish-funksionarë të lartë të asaj kohe që vuanin dënimin në ato kampe e burgje, Merdani tha se shumica e tyre, ishin të mendimit dhe dilnin në konkluzionin se: Festivali i 11-të i këngës në RadioTelevizion dhe atmosfera disi liberale në Art Kulturë dhe gjithë jetën e vëndit në fundin e viteve ’60-të dhe fillimin e viteve ’70-të, në një farë mënyre ishte dhe një “grackë” e atij regjimi dictatorial, për të testuar e parë situatën dhe për të goditur siç goditi më pas në nëyrën më diabolike shumë këngëtarë, kompozitorë, artistë, poetë etj., kryesisht pjesmarrës të Festivalit të 11-të. Lidhur me arsyet e goditjes së Festivalit të 11-të, Merdani tregoi se sipas disa dëshmive të ishbashkëvujatëseve të tij në kampe dhe burgje, pjese e familjeve të nomenklaturës së lartë në ish-‘Bllok’-un e udhëheqjes, Enveri u nxit dhe morri shkak nga e bija e tij, Pranvera, e cila i tha: “Babi, festivali nuk kishte asnjë këngë për ty dhe as për Partinë…”! Sipas tyre, po gjatë asaj bisede, Enveri kishte thënë, se: “Më shumë po del në telvizor, ky biri i Merdanëve, tregtarëve të pasur të Korçës, se sa unë…”! Më pas Merdani tregoi se si rrodhi jeta e tij ne qytetin e Librazhdit, ku ai ishte me punë, ku edhe pse bëri një punë kolosale, duke ngritur grupet artistike amatore të Shtëpisë së Kulturës në atë qytet të vogël, duke gjallëruar jetën artistike me shfaqje e koncerte, ku falë tij, i vinin emra të njohur artistësh nga Tirana, Pogradeci etj., si Vaçe Zela, Guljem Radoja, etj. Gjë e cila beri që, Sekretari i Parë i atij rrethi në atë kohë, Hekuran Isai, t’i premtonte, se do ta lejonte të shkonte me transferim me punë në Tiranë. Kjo gjë ndodhi, kur vetë e madhja Vaçe Zela, shkoi vetë në Librazhd në zyrën e Isait, duke i thënë se: “Sherif Merdani ishte një artist me vlera kombëtare dhe i duhej Tiranës”. Pas kësaj, Hekuran Isai, dikur nje artist amator që kishte kënduar edhe vetë me aktivitetet e klasës punëtore të Cërrikut, i premtoi se

Sherif Merdanii në moshën e rinisë e të suksesit. do ta lejonte Sherifin të shkonte në Tiranë, pasi sipas tij, nga Tirana atë çdo ditë e pyesin vetëm për realizimin e planit në minieren e Hekur-Nikelit dhe transferimin e Merdanit në kryeqytet. Por sipas dëshimve të Merdanit, ajo gjë fatëkeqësisht nuk u realizua, pasi pak ditë më pas, Hekuran Isai u transferua me të njëjten detyrë në rrethin e Dibrës, e në vëndin e tij, erdhi Marko Xega nga Korça, i cili e njihte fisin e Merdanëve dhe vetë Sherifin, me “dhëmbë e dhëmballë”. Ai, jo vetëm që nuk e zbatoi porosinë e paraardhësit të tij, Isait, por urdhëroi arrestimin e Merdanit, për “agjitacion e propagandë”. Pas kësaj, drejtuesi emisionit, Kaloçi, nxorri një dokument arkivor (që ja dhuroi Merdanit para kamerave), ku ndodhej një raport-informacion i ishsekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit, Marko Xega, i cili me datën 22 qershor të vitit 1973, njoftonte Komitetin Qëndror të PPSH-së, mbi goditjet dhe arrestimet e grupeve armiqesore në atë rreth, ku midis të tjerash, shkruhej: “…Në Byronë Politike ka grindje dhe nuk ka unitet. Kështu ka kundërshtuar Fadil Paçrami, pra ka debate, grindje, përçarje. Fadil Paçrami e Todi Lubonja kanë qenë njerëz me pozita, por u shkarkuan se ishin bërë të pakënaqur dhe nuk e duan këtë parti, ashtu siç nuk e do dhe populli. Masa e marrë për ta nuk është e drejtë se ata janë koka të mëdha, se vendi ynë duhet të eci me kohën dhe vendet e tjera të Europës dhe nuk duhet të rrinë mbrapa dhe masat që janë marrë dhe po merr Partia, janë shumë të rrepta dhe këto janë kufizime lirie që i bëhet popullit. Punojmë gjithë ditën, por nuk marrim gjë dhe tani jemi bërë si bagëtitë, porse kjo nuk do të zgjasë shumë etj. Revolucioni Kultural në Kinë ka qenë një blof, se Kina e ndryshoi qëndrimin e saj. Ajo u lidh me Amerikën. Mao Ce Duni nuk ekziston dhe vendin e tij e luan një aktor. Shtetet e tjera janë shumë të forta, kanë armatime që nuk i kemi etj. Ka pasur edhe raste që kanë thënë se: na u qelb vetja duke dalë në skenë me këtë muzikë dhe tani ndihet vetëm daullja, etj. Këto janë shprehur nga Sherif Merdani, i cili për krimet kundër shtetit në formën e agjitacionit e propagandës ditët e fundit është arrestuar”. Pas kësaj, Merdani falenderoi gazetarin Kaloçi për gjetjen dhe publikimin e atij dokumenti arkivor me mjaft vlera, jo vetëm për të si person, por edhe si një dëshmi autentike, e cila tregon se si dënoheshin artistët shqiptarë në atë kohë. Në fund të emisionit, pasi falenderoi dy drejtuesit e atij formati televiziv për punën e tyre dhe temën që ata kishin


përzgjedhur në atë emision, ku si asnjëherë tjetër më parë nuk i ishte dhënë aq hapësirë televizive historisë së Festivalit të 11 të Këngës në Radio-Televizion, (gjatë emisionit u dhanë edhe kater intervista nga ish-pjesmarrës të atij festivali, si: Maestro Zhani Ciko, kompozitori dhe instrumentisti i njohur, Osman Mula, kompozitori i njohur Enver Shengjergji dhe këngëtari po ashtu i njohur, Bashkim Alibali), Merdani tregoi se si ishte përballur në vitin 1991 me Marko Xegën, (ish-sekretarin e Parë të Komitetit të Partisë së Librazhdit), njeriun që kishte firmosur arrestimin e tij, që do ta mbante atë 16 vjet pas hekurave të burgjeve, duke dhënë me detaje bisedën me atë ishfunksionarë të lartë partiak, që vdiq pak ditë pas atij takimi me një nga viktimat e tij…!

Një kujtesë për Lasgush Poradecin Letër e Lasgush Poradecit drejtuar drejtorit të zyrës së shtypit Mihal Sherko, në vitin 1931

artit të vërtetë, është 1 MUNDIM i MATH PËR MË MIRË. – Pritni, Ju lutem nderimet e mija nga zemra. Lasgush Poradeci Graz, 11 tetor 1931 SHënim Unë kam pas fatin ta njoh Lasgush Poradecin më maj 1946, kur punoja në librarinë e korçarëve Kote-Pepo, me të cilët ai kishte miqësi. Aty u njoh me mua dhe mbeti i kënaqun sepse e kishte njohun babain, për të cilin kishte respekt, sepse nga ana tjetrë i përkisnin të dy kulturës gjermane. E mëqe bie fjalla, kur unë e pyeta nëse do të kishim prej tij poezi të tjera, ai ma preu shkurt, pikërisht me këto fjalë: -Djalë i mbarë, Lasgushi tashmë ka vdekur! Ishte një përgjigje kuptimplote, se ai ishte antikomunist, dhe e kishin kursyer, veç nga që ishte afirmuar si poet lirik i shquar. Ai u kthye në përkthyes, për të nxjerrë kafshatën e bukës. E nuk shkruejti ma asnjë rresht, aq ishte i dishpruem, që kolegët, miqt e shokët e tij ia kishin pushkatue ose burgosë. Admirues i Gjergj Fishtës, ai e përjetoi ndalimin e veprave të tij, dhe të denigrimit që i bahej. Këto i merrja vesh, se ai vinte në librari, ku disa vepra kushtue Fishtës, si biografi etj., pronari i hoqi nga vetrinat dhe raftet, me urdhnin që ishte dhanë për ndalimin e zhdukjen e çdo libri e vepre që fliste për të. Pastaj si kaloi viti 1946 nuk pata rast ta takoja ma. Mall! o mall! qe vjen e shkon!

Vjen e shkon e prape vjen, Mall qe len nga perendon: Len e vjen e zjen e bren: Malli mallin me s'e gjen... Të Nd. Zotit Prof M. Sherko Drejtor i “Zyrës së Shtypit” Tiranë (Albania) Graz, 11.10.1931

Shënime biografike

I nderuar Zoti Sherko, Nuk munda t’Ju dërgoj nga Bàri poezinë e premtuar, me qënë që pó ditën e daljes nga vapori hymë në tren për këtej. Poezia është një variantë e fundit e “Valles së Luleve”, së shtypur për herën e parë në “Shqipëria e re” sot e nj’a tetë vjet përpara. Arti, ay i VËRTETI, është i RËNDË; sepse art i VËRTETË domethënë ay që del nga fundi i shpirtit t’onë me një sulm të FUQISHMË, – për t’u mveshur me roben e bukur artistike, po plot FUQI dhe kjo, të krijonjësit, domethënë me formën e VETËME të tij, e cila as ka qënë, as do të jetë, po vetëm NJË herë: vetëm NË MOMENTIN e krijimit të VËRTETË artistik realizohet, – dhe për t’u lënë trashëgim kultural, ashtu i, FUQISHMË, – i BUKUR dhe i VETËM siç është brezave të arthme të kombësisë dhe të njerëzimit. Për KËTË art, i dashur mik Zoti Sherko, mundohem unë t’i drejtoj sa më afër hapat e mija: është 1 ideal, i vlefshëm për çdo mundim. Prandaj s’turpërohem dyke shkruar “varianta”. Varianta, në kuptimin banal të saj, është – ç’më shumë se sa 1 banalitet? Varianta në kuptimin e rëndë të

Lasgushi në moshë të re


Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit në familjen e Sotir Gushos. I ati si arsimdashës që ishte e dërgoi pas mësimeve fillore që i kreu në vendlindje, në një shkollë të gjuhës rumune në Manastir nga 1909 deri më 1916.

Vallja e Yjeve (1933) ka këtë strukturë ciklore: I. (Në vend parafjale) Zog i Qiejve, II. Vallja e Qiellit, III. Vallja e Dherit, IV. Vallja e Yjeve, V.Vallja e Përjetësisë, VI. Vallja e Vdekjes, VII. Kur nuk ndjehesh fare mirë.[6]

I ati më pas e nisi në Athinë, ku u regjistrua në liceun e Etërve Maristë në kryeqytetin grek - ku qëndroi deri më 1920. Pasi sëmuret, e shtrojnë në sanatorium dy vitet e fundit të qëndrimit të tij në Greqi. Pa u mbyllur viti 1920, e dëbuan nga sanatoriumi sepse e zunë me një infermiere.[1]

Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike : Mbi ta, Kamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit.[7]

Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli; mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe Shqipëri’ e re, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit "Karol Francik" në fakultetin e filologjisë romanogjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie (I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij populloreatdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme.

Vlerësimet 

  

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republiës Rexhep Mejdani i jep titullin "Nderi i Kombit" dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin "Qytetar nderi". Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla "9-vjeçare Lasgush Poradeci". Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

Lasgushi pensionist

Pas pushtimit italian, qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Vitet 1944-'47, ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen.[2] Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore "Naim Frashëri" deri kur doli në pension më 1974. Vdes në kryeqytet më 12 nëntor 1987.[Varroset në Pogradec. Vepra Shkroi herët por poezitë i botoi nga fillimi i viteve '20. Lasgushi nuk duronte ti thonin as simbolist, as modernist me arsyetimin që poezia shpreh shpirtin e njeriut dhe është humaniste. [5]

Statuja kushtuar Lasgush Poradecit në qytetin e lindjes


Poezi nga Lasgush Poradeci MALLI Syri i bukur qe t'u mvrenjt Syri yt qe me lendon Do me lere a von a shpejt, Do me lere a shpejt a von.

Kush më shpejt, kush më ngadalë; Kush i lum e kush i gjorë Kanë zbritur mun në Vlorë, Mun në Vlorën e lirisë, N’atë thelb të Shqipërisë.

ZEMRA E SHOKUT

Sapo shpirti m'u delir Shpirti im i nxire krejt Do me lere me pahir Syri i bukur qe t'u mvrenjt

Te kam shok nga koh’ e vjeter shok prej zemre edhe prej gjaku shok te ri eme bese plaku nuku kam, nuku ke tjeter.

E do mbetem pernjemend Varfanjak si mbret pa fron: Mbreteresha qe me cmend Do me lere a shpejt a von

Se cdogas e mall te shkrete m’i ke thene emer me emer une i mbylla mun ne zemer gjer sa zemra te mos jete.

Do me lere a von a shpejt, Do me lere a shpejt a von, Syri i bukur qe t'u mvrenjt Syri yt qe me lendon.

Se ti mban ne kraharuar shenterine e nje dhurate mban ne fund te zemres sate c’te kam thene i llaftaruar.

Do me lere...A! por si Qofte ahere ose tani Do te qaj aq dashuri Qe do humb me mall te ti?

Ish e bardhe e nuku ishte dredheri zemra bujare bente boten zilitare

Mua mendja s'm'a kupton, Mua syri s'ma veshtron, Po fillon edhe vajton, E kullon, kullon, kullon: Mall! o mall! qe vjen e shkon! Vjen e shkon e prape vjen, Mall qe len nga perendon: Len e vjen e zjen e bren: Malli mallin me s'e GJE

U MBUSH MALI Shqipëri! moj nëna ime, Më ke rritur me thërrime! Shqipëri! të qofsha falë, Të kam nënë e më ke djalë ******** Ç’u mbush mali me dëborë, Ç’u mbush deti me pamporë, Seç u mbush e shkreta Vlorë Plot me krushq e me dasmorë, S’janë Toskë e Malësorë Me flamur të kuq në dorë Si dhëndurë me kurorë. Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë: Nga çdo anë seç na ardhë Shqipëtarët gunë-bardhë, Seç na ardhë palë-palë Duke rutulluar malë Kush më këmb’e kush më kalë

DËGJIMI I ZEMRËS Kur të më kujtosh, Kur të vish të shkosh, Kur të shkosh këtejza pranë Që të çmallërosh Ç’po dëgjon kur shkon? Kur vjen e përgjon? Ç’përgjon zemra në kët’anë Fund në këtë hon? Zemra jote sot, Zemra jote mot, sot e mot në ç’mallërime Zemra që s’fle dot Seç të ndjen këtaj, Seç të ndjen pastaj, Seç dëgjon ndaj vetes s’ime (Si ndaj vet’e saj): Mall e vrer që mbaj Qaj, moj zemër, qaj. Vrer e mall që flas Plas, moj zemër, plas.


MENGJES Si shpirt` i zi ne kraharuar, U mbyll liqeri nene male. Ndaj fund` i ti e pasqyruar, Po shuhet nata me – nga – dale. E shoh ku vdes e ku po vuan, E syt` e saj dyke pulitur ; E syt` e saj q`u mavijuan, Jan` yjt` e qjellit te venitur.

Tash 10 vjet pa nacionalistin e Shqipërisë Etnike Kapidan Ndue Gjon Marku Tom Mrijaj

Tashi dh` agimi llambarites Po svagullon ne fund liqeri, Po tretet tinez yll` i drites Posi nje sumbull prej sheqeri. Pra , ja! pra , ja ! se dita ndezi, Se fund` i ujit vetetiti , Se posi lajmetar – mengjesi, Del zogu – i bardh` i nje nositi…

Pa m’i prit edhe Mitrush Kutelit …Pa m’i prit edhe këtonë, Iskëra të zemrës s’onë. Prit-m’i shok n’ato mërgime Fjalëzat me regëtime, Nga buçim’i zemrës s’ime. Zemra ime buçim-shkretë Zjen e bren e s’gjen të qetë, Plaset e përplaset vetë, Vdes përkohë-e lind përjetë.

PORADECI

Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije. Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bije, Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir… E kudó krahin’ e gjërë më s’po qit as pipëlim: Në katund kërcet një portë…në Liqer heshtë një lopatë… Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë… Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t’im. Tërë fisi, tërë jeta, ra… u dergj… e zuri gjumi… Zotëroj më katër anë errësira… Po tashi: Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri, Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi

Kapidan Ndue Gjomarkaj Para dhjetë viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u nda nga jeta për të mos vdekur kurrë Kapidan Ndue Gjon Marku udhëheqësi i Blokut Kombëtar Independent dhe nacionalisti atdhetar i cili një jetë të tërë punoj e veproi që Shqipëria të jetë perëndimore e demokratike dhe jo në dorë të klyshave të Rusisë. Kapidan Ndue Gjon Marku ishte një simbol i qëndresës shqiptare, ishtë një uragan i nacionalizmes i cili për rreth shtatë dekada qëndroj i pathyer,në rrugën e shenjët kombëtare,duke vazhduar me devotshmëri rrugën kombëtare të kapidanave të Mirditës për gjashtë shekuj histori.Kapidan Ndue Gjon Marku për asnjë moment nuk u thye,edhe atëherë kur me pushkë në dorë udhëhoqi Mirditën në luftë kundër bolshevizmit pansllavist,edhe atëherë kur më propozimin e vëllait Kapidan Mark Gjon Markut ishte caktuar që ta vazhdoj qëndresën e nacionalizmës shqiptare në mërgim,të cilën qëndresë e vazhdoj me përkushtimin më të madh një herë në Itali duke themeluar Organizatën Politiko-Kombëtare Blokun Kombëtar Independent,dhe duke ndihmuar përmes luftëtarve të ndryshme luftën në malet e Mirditës


të udhëhequr nga dy vëllëzërit e ti kapidan Mark Gjon Marku dhe kapidan Llesh Gjon Marku.Edhe pas rënies heroike të dy vëllezërve Kapidan Ndou vazhdoj ta udhëheq nacionalizmen shqiptare,duke u vendosur në shtetin më mik të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Ai u shqua me pedantëri edhe përpos angazhimit në Blokun Kombëtar Independent bëri edhe shumë shkrime dhe botoj shumë artikuj me vlerë të madhe kombëtare duke e diskredituar haptas komunizmin në Shqipëri dhe duke dhënë fakte të pamohushme për luftën e Nacionalizmes shqiptare në mbarë Shqipërinë Etnike të udhëhequr nga Komandanti i përgjithshëm i kësaj lufte legjendari Kapidan Mark Gjon Marku.Kapidan Ndue Gjon Marku në vitin 2002 në New York e shkroj një libër enciklopedik për Mirditën me titull´´Mirdita Dera e Gjomarkut Kanuni´´, libër që është baza kryesore e shkrimit të Historisë së Mirditës në të ardhmën,apo brumi faktografik për një histori të mirëfilltë të Mirditës, e jo histori të fallsifikuar,siç e kanë bërë dhe po e bëjnë komunistët. Kapidan Ndue Gjon Markula gjurmë të pashlyshme në mbrojtjen e nderit, burrnisë dhe tokës Arbnore e mbeti në historinë shqiptare si njëri ndër burrat më të mëdhenj që dha kombi ynë gjatë historisë shumëshekullore.

Nanë Mrika, e ama e Ndue Gjomarkaj, bijë e Gjok Pjetër Pervizit të Skurajve, nanë e 10 fëmijëve, 5 djem e 5 vajza

Kapidan Gjoni me pesë djemtë Marku, Ndou, Sandri, Deda e Nikolla Me këta shuhet brezi i burrave të Gjomarkajve. Nga e ama, fëmijët binin nipa të fisit të Pervizit të Skurajve

Familja Gjomarkaj e internuar 46 vjet, 1944-1990 Nanë Mrika, Marta e Markut, Marta e bija e Gjonit Lart: Celestina, Gjoni i vogël, Bardha e Kristina. Nga këto vetëm Celestina e Kristina jetojnë

Tre fëmijët e Markut që u vra në Mirditë, Kristina, Gjoni e Celestina, internue në këtë moshë fëminore në Berat më 1945, e pastaj ne Tepelenë e kampe të tjera deri në vitin 1990


Thanas Gjika

MJAFT ME TIFOZERI TE SEMURE ! Tifozëria (tifozllëku), kur përjetohet me tepri e bën njeriun të sëmurë mendërisht, pa e kuptuar ai vetë. Kur një person është tifoz i sëmurë, pra simpatizant i tepruar ndaj një ideje, njeriu, grupi shoqëror, ose partie politike, e bën atë të pakënshëm në shoqëri. Një tifoz i sëmurë është i pakëndshëm në shoqëri sepse ai shpreh simpati të tepruar për një ide, person, grup shoqëror, ose parti politike pa dhënë argumente logjike dhe fakte reale, por vetëm se ashtu i është mbushur mendja atij. Me një fjalë, një tifoz i sëmurë mund të quhet njeri me tru të shpëlarë, që nuk ha logjikë, po shprehet e vepron vetëm sipas disa idesh fikse që i janë ngulur në kokë prej kohësh dhe nuk pranon të ndërrojë mendimin, opinionin e vet, nuk pranon të evoluojë në përputhje me rrethanat shoqërore. Tifozi i sëmurë është i keqi i vetes dhe i familjes së vet, sepse ai zihet dhe me njerëzit e familjes që mendojnë ndryshe, por kur tifozëria bëhet pjesë e mendësisë së një grupi të madh shoqëror, ajo kthehet në një dukuri me pasoja shkatërrimtare për mbarë shoqërinë e një vendi, si ndodhi më 6 janar me sulmin në Capitol, Washington DC. Kur tifozëria merr përmasa globale bëhet rrezik për mbarë njerëzimin, si u bë komunismi me kampin socialist në vitet 1945-1989. Të gjithë ne që u lindëm e u formuam në shkollën socialiste u brumosëm me dashje a padashje me simpati të tepruar ndaj ideologjisë socialistekomuniste. Kur na pyesnin vizitorët e huaj që na takonin: “Si jeni?, ne u përgjigjeshim: “Mirë, shumë mirë”. Këtë përgjigje e jepnim sepse ashtu mendonim, sepse nuk e dinim se sa të varfër ishim, se sa shumë të drejta na mungonin. Ne ishim njerëz me tru të shpëlarë. Ne ishim të tillë sepse ishim bombarduar gjatë gjithë jetës nga propaganda e partisë-shtet e cila e paraqiste jetën e botës kapitaliste si jetë në vuajtje, ku masat e popullit shtypeshin e shfrytëzoheshin nga kapitalistët dhe duke qenë të pakënaqura ngriheshin në greva, etj. Kjo propagandë na i mbushte mendjen se ne që jetonim në sistemin socialist ishim njerëz të kënaqur, sepse edhe pse na mungonin disa gjëra, ne punonim e sakrifikonim për të ardhmen e lumtur komuniste.

Me një fjalë, ne nuk e kuptonim se njeriu në kapitalizëm ngrihej në greva sepse kishte të drejtën e grevës, të cilën e shfrytëzonte për të përmirësuar jetën e vet. Kurse ne votonim për kandidatët që ishin vënë në listë pa na pyetur kush, se nuk e kishim të drejtën e votës së lirë.

Prof. Thanas Gjika

Në vitet 1990-1992 edhe në Shqipëri u pranua se sistemi socialist kapitulloi si sistem politikoshoqëror dhe si ideologji. Pas vitit 1992 edhe në Shqipëri u krijuan kushte që shumë shqiptarë me shkollim mesatar e të lartë të ecnin në rrugën e re të formimit larg programeve të partisë-shtet. Por njerëzit që i kishin shërbyer sistemit të vjetër, duke mos pasur kurajo që të pranonin gabimet e krimet që kishin bërë në kohën kur ishin shërbëtorë të regjimit komunist, filluan të luftonin për ta paraqitur sistemin socialist si sistem më të mirë se sistemi i ri i ekonomisë së tregut të lirë. Këta njerëz mbas vitit 1992 kur u ndërrua regjimi, u bënë edhe më tifozë të sëmurë të socializmit. Duke qenë shumicë, ata e dëmtuan ecurinë e demokracisë së brishtë, mbushën partitë e reja opozitare me ish-komunistë e ishsigurimsa dhe arritën të krijonin një klasë politike që i shërben enverizmit, mban gjallë nostalgjinë komuniste dhe i mban masat popullore të trembura, trushpëlara, që nuk e njohin forcën e votës së lirë. Kam frikë se në Shqipëri ka shumë pak njerëz që punojnë për të kthjelluar popullin, kështu që më 25 prill votuesit shqiptarë mund t'ua japin votën po shërbëtorëve të enverizmit, prej të cilëve kanë vuajtur 75 vjet, që sot quhen socialistë pa qenë eurosocialistë, ose demokratë pa qenë demokratë të vertetë...


KUJTIMET E QAZIM MULLETIT PËR GJUHËN SHQIPE, NGRITJEN E FLAMURIT DHE AKTIVITETIN NACIONALIST DERI NË VITIN 1920 (Vazhdon nga nr .161) Në kohën e okupacionit serb që zgjati 6 muaj, nacionalistat shqiptare u ndoqën nga autoritet serbe, një pjesë e madhe u burgosën si Shefik Kondi dhe vëllëzërit e tij, Xhemali e Rexhepi u arratisën. Më 29 Dhjetor, në një natë të ftohtë rreth ores 12.30 të natës, një detashment ushtarësh serb prej 200 vetësh bllokuan dhe rrethuan shtëpinë tonë, ku atë natë ishin mysafir tek ne Zyber Këlliçi, Ali Mulleti, Rexhep Nizami, Luman Vora dhe 2 katundarë të tjerë që nuk i mbaj mend emrat. Shkaku dhe rezultati i bllokimit të shpisë ishte: unë atë natë kisha ardhur prej Durrësit, ku kisha shkuar vetëm me qëllimin me marr vesh ndonjë lajm për fatin e Shqipërisë së mjerë. Në Durrës shkova në Kishën Katolike, e cila ishte çerdhja e nacionalistave ku takova Don Frano Gjinin *shënim në vitin 1946 u pushkatua nga komunistat (të cilin e kisha njohur në Orosh në pranverë të vitin 1911 ku ishte në krah të kryengritësve). Ky më priti me një gëzim të madh dhe më lajmëroi se është vendosur nga ndërkombëtarët vetëqeverimi i Shqipërisë. Duhet ditur se Kisha Katolike e Durrësit ishte nën survejimin e serbëve. Aty takova dhe dy italo-shqiptarë prej të cilëve njërin e quanin Belucci, gazetar dhe këto vërtetojshin vendosjen e indipendencës kombëtare. Bile, z. Belucci më dha një letër për Refik Toptanin. Në Durrës takova dhe Mahmut Bashirin i cili ishte dragoman (përkthyes) i Konsullatës Autriake në Durrës dhe ky më dha sihariq se independeca e Shqipërisë u njoh nga ndërkombëtarët dhe duhet të lajmëroja të gjithë shokët në Tiranë se për pak ditë serbët do largoheshin prej tokës arbnore. Gazetari italian z. Belucci më dha dhe disa gazeta italisht që shkruanin mbi indipendecën e Shqipërisë dhe sidomos gazetën Papagalli Ilustrate, e cila paraqiste Shqipërinë si vajzë të re dhe të bukur e cili dilte nga zinxhirët e e robnisë. Unë të gjitha këto, natyrisht të ndalume prej autoriteteve serbe dhe prej gëzimit të madh, pa marrë parasysh rrezikun që mund të më gjente, i prura me vete dhe ja dëfteva të gjithve që ndodheshin në shtëpinë tonë. Pas mesit të natës, kur u ndanë me shku në shtëpitë e tyre, Rexhep Nizamit, një zë shqip thotë shko lajmëro Reshit Beun dhe Qazimin se janë të rrethuar dhe çdo letër dhe çdo gjë të kompromentume që të kenë ti fshehin. Keto fjalë ja kishte then Ismail Grepsa, i cili për nevojë jetesë kishte mbetur nën shërbimin e xhandarmërisë serbe, por zemra i digjte dhe na ndihmonte ne.

QAZIM MULLETI Atëherë une grisa dhe zhduka të gjitha letrat dhe gazetat që kisha sjellë prej Durrësit. Pas pak minutash komandanti i qendrës i cili ishte dhe nënprefekt i Tiranës, me 50 ushtarë hyn brenda në shtëpinë tonë dhe thot kush është Reshit Mulleti dhe djali i djali i tij Qazim. Baba im i shkretë i përgjigjet unë jam dhe prapa tij isha dhe unë. Komandanti jep urdhër ushtarëve me çu bajonetat, prej të cilëve rreshti me revolver në dorë na kërcënonte, sidomos babën duke i thën këto fjalë: “Nemseli shqiptarë (mbështetësi e Austrisë), a e dini ç’ju bëj. Ju jeni agjenta të Austrisë, etj, etj. Pjesa tjetër e ushtarëve u futën brenda nëpër dhoma duke kontrolluar shpinë. Si mbaroi kontrolli, mua dhe babën na morën dha na çuan në Prefekturë, ku vetë prefekti na mori në pyetje. Pyetjet ju drejtonin më tepër babës, ku sipas mendimin tem spiuni në Durrës ishte podgorican prej Durrësi kishte gabuar emrin tem me atë të babës dhe ju drejtonin babës që ke qenë në Durrës, në Konsullatën e Autrisë, në Kishën Katolike dhe je takuar me dy italian. Baba me të drejtë mohonte të qenurit në Durrës dhe gjithë të tjerat, se në të vërtetë kisha qenë unë, jo ai. Me ndërmjetësinë e z. Nikoll Nishku edhe Man Lasku, etj, ortodoks të Tiranës, që ishin të besueshëm prej komandantit të serbëve, u liruam nga burgu me konditë mos me prit mysafir në shtëpi dhe me u paraqit çdo ditë në komandë. Pas disa kohësh ikën serbët dhe filluan rebelimi, Lëvizja e Haxhi Qamilit, Ngjarjet me Esat Pashën, etj. Një natë aty nga fundi i muajitt Mars 1913, komanda e ushtrisë serbe, thërret parinë e qytetit, dhe ato që ndodheshin në burg dhe i jep një zijafet (lajm të mirë); në mes-natë me nji fjalë se ushtrija Serbe liron tokën Shqiptare dhe Shqipnija mbas sodmes ka me qenë indipendente edhe se neve dëshirojmë të jemi me Shtetin e ri fqinj të mirë e miq, kështu i dorëzon Qeverinë e vendit Refik Toptanit dhe ushtrija e


Serbisë merr rrugën për Durrës, prej ku barkohen për në vendin e tyne. Aty kah ora 2 mbas mes-nate Cen Kukaleshi, duke rrok nji Flamur të madh në dorë, vjen me gëzim të madh tue thirr në çdo portë të Shqiptarëve: hiku Serbija, Rroft Shqipnija, Rroft Flamuri; në jetën t’eme s’kam ndie gëzim ma të madh se atë natë, ku të gëzueshëm të gjithë nacionalistët e Tiranës shëtitën rrugët e qytetit duke brohorit: rroft Flamuri e Shqipnija. Pas pak kohësh Esad Toptani shpalli Qeverinë e Shqipnisë së Mesme, vepër e cila dëshpërojë të gjithë nacionalistat e Shqipnisë së Mesme; kështu Urdhri i Qeverisë së Vlorës për emërimin tim si nënkomisar nuk u zbatue nga shkaku se bejlerët e Toptanit nuk e kanë dasht të mirën e shtëpisë tonë, por në anë tjetër edhe unë nuk shkova asnjëherë për me kërku përfundimin, mbasi akti që bani Esad Pasha u denoncu nga une dhe gjithë nacionalistat e Shqipnisë së Mesme, vepër e cila e ndante Shqipërinë në kantone në nji kohë kur u lypte bashkimi ma i fortë se kurdoherë i gjithë shqiptarëve. Në vitin ’14, kur transferua Qeveria e Shqipërisë nga Vlora në Durrës, u paraqita në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Nga rebelizma e Haxhi Qamilit, qëndrova me pushkë në dorë për 4 muaj nën mbrojtje të Princ Vidit, mbasi isha një ndër katër adjutantat e tij dhe ndërlidhës ndërmjet Princi dhe dajës tim që ishte Kryemyftiu i Durrësit, Myhtesim Këlliçi. Pas ikjes së Princ Vidit, bashkë me dajën tim dhe Myslym Beshirin, Izedin Bëshiri dhe Tahir Beshirin shkuam në Itali (Brindisi) e prapa në Bari ku qëndrume tri javë dhe prej aty kjem të shtrëngumë nga autoritet italiane me lënë Barin e me u largu nga Italia. Atëherë, bashkë me dajën, shkumë në Shkodër. Shqipëria ishte rrëmujë, në rebelizëm, nga njëra anë Haxhi Qamili (halldupët myslimanë) e nga ana tjetër Esad Pasha, na përndjekshin ngado. Bashkë me dajën, shkumë mysafit tek Preng Pasha, në çifligun e tij në Lezhë. Preng Pasha me Imzot Bumçin e fshehën dajën në Kuvendin e Murgeshava në Kallmet, aty ka ndejt derisa ka mbaru rebelizma. I mora leje dajës dhe u nisa për në Mat, me qëllim që prej andej me hy në Tiranë ku prap kisha qëllim me vra Musa Efendi Beqarin, që kishte torturu familjen tonë, babën dhe nacionalistat tiranas. Me ndihmën e Ndue Gjonit, kjeshë përcjellë dhe mbërrita në Burgajet, në shtëpinë e Ahmet Bej Zagollit, ku kjeshë pritë bujarisht e qëndrova ditë ku gjeta Abdurraman Salcenin, Sali Vuçiternin të cilën i kisha njohë më parë. Më përcollën me djemtë e tij dhe shkova te bejlerët e Has beg Allamanit e të Çelës. Pas një jave me një qiraxhi të quajtur Aziz Darzi, dhe erdha në Malsinë e Tiranës, në katundin Selitë te Haxhi Ali Sallaku, mik i babës tim. Në Tiranë, rebelët kishin burgosë babën tem katër muaj, duke thenë se duhet të dorëzohet Qazim, ashtu dhe shpia jonë ishtë bastisë prej tyne. Prej Selite hyna tinëzisht në Tiranë, ku qëndrova 10 ditë i mëçefët në Tiranë dhe mbasi u diktova prej rebelve të Qeverisë së Esad Pashës u rrethova në shtëpinë teme prej 400 vetëshm por me ndihmën e miqve tonë mujta me

shpëtu dhe u largova në rrethet e Tiranës, ku qëndrova më shumë se një muaj në miqtë tonë, ku bëja propagandë kundër Esadit dhe rebelëve të cilët nuk hiqnin dorë prej marrive të tyre dhe donin me luftu e ma vazhdu me flamurin turk, vendosa të shkoja në Mat, në shtëpinë e Has beg Allamanit, ku qëndrova nji vit. Gjithë kohën zhvilloja aktivitet e propagandë kundër Esad Pashës, në favor të Ahmet bej Zogut, i cili në atë kohë i bënte një opozitë politikës së Esadit. Në Mat u bashkova me shokët e mi që kishin hik prej Tirane, zotërinjtë: Shefik Kondi, Xhemal Kondi e Rexhep Kondin ashtu dhe me plakun Dalip Bej Shijakun, Musafet Toptanin, Ali Fortuzin, Jusuf Elezin e tjerë ... Mbas shpartallimit të rebelizmit, Esad Pasha morri krejt sundimin e Shqipërisë së Mesme me dorë të fortë, edhe unë u ktheva në Tiranë nëpërmjet ndërmjetësimit të Hysen bej Çelës (i cili ishte komandant i fuqive matiane të Esad Pashës në Lesh), ashtu dhe shokë të tjerë u kthyen në Tiranë. Pas pak ditëve, vëllezërit Kondi e Ali Fortuzi kjenë burgosë prej Esadit e më vonë u intenun në Itali. Edhe unë kjeshë thirrë prej Nënprefektit të Tiranës të asaj kohe, Murat Podgoricës, i cili më komunikojë urdhrin me shku në Durrës, se u kërkojshe prej Esad Pashës. Mbasi shkova në Durrës, babai jem i telegrafoi Hysen Bej Çelës, dhe ky i telegrafoi Esad Pashës duke i thënë se Qazim Mulleti ka ardh në besë teme. Të nesërmen u thirra në pallatin e Esad Pashës, në audjencë prej tij ku më shtrëngojë duke më porosit, mos me nxanë në gojë emrin e Princ Vidit dhe të Austrisë. Mbasi u ktheva në Tiranë, e pleqnova me miqtë e mi të iki në Austri dhe ika si emigrant politik në Vjenë, tek vëllai im Haki Mulleti, që ishte student në Vjenë dhe banonte në rrugën Nussdorfstrasse, afër shtëpisë muze së kompozitorit të madhe Schubert. Si azilant politik, përfitova një bursë specializimi për Guvernator Ushtarak, me ndihmën e Gjeneral Marshallit Fabian Trollman, që mbulonte Ballkanin. Mbas ardhjes së ushtrive Austro-Hungareze në Shqipëri, u ktheva në Tiranë, tinëzisht formume një shoqëri politike Djemënija e Tiranës, ku z. Osman Myderizi u zgjodh kryetar, unë Nënkryetar e ZZ: Xhaferr Zelka e Beqir Tafani antarë. Kjo shoqni kishte për qëllim mbajtjen gjallë në shpirtin e Djelmënisë të ndjenjat atdhetare dhe aktiviteti më i parë i ksaj kje të thyemit e tablos së shkollës fillore, ke Kisha Orthodokse (shkolla e vjetër greke), e cila, me gjithqi ishte kenë hek kur u shpall Indipendenca e Shqipnisë, me intrigat e disa greka manve, kje vu


Skenë nga komedia Prefekti. Me ketë komedi regjimi komunist duke dashur ta tallte e ta denigronte, në të kundërtën, ai u ba një figurë e njohun popullore dhe simpatike

T Tanush Mulleti me zonjën Safete, që ka nxjerrë keto dokumenta me vlerë historike të Qazim Mulletit

prap; kjo tablo ishte gurit e shkrume greqisht (Shkolla Greke e Tiranës) dhe u thye prej z. Beqir Tafanit dhe nji tjetri që sja mbaj mend emnin. Unë bashkëpunova me Autoritetet Austriake kundër interesave serbe dhe të esadistëve që punonin kundër interesave të Shqipërisë (kur studiova në Austri u qartësova për ndihmën e madhe që kishte dhanë Asutria për Shqipërinë, kisha subvencionuar gazetat e kohës, Gazetën Albania të Konicës, Kongresin e Manastirit, për shkrimin e gjuhës shqipe) Në vitin 1920, bashkë me dy dajat e mi, Myhtesim Këlliçin (kryemyftiu i Durrësit dhe Tiranës) dhe Masar Këlliçin, morëm pjesën në Kongresin e Lushnjes, të cilin e hapi Myhtesim Këlliçi, si më i vjetri dhe si klerik, i cili u zgjodh Senator dhe Masari deputet. Kongresi i Lushnjes caktoi kryeqytet Durrësin. Qeveria u blloku në Kavajë, forcat Italiane nuk e lanë me hy në Durrës. Dy dajat, unë dhe Abdi Toptani kemi ndejt 5 ditë te Hazhialusht në Kavajë. Atëherë në lidni ideja të vimë në Tiranë dhe Myhtesim Këllicci e priti qeverinë në Tiranë. Shtëpitë e tiransve u kthynë në godina e qeveritarëve, psh një shtëpi e Mulletësve u bë Ministria e Bujqësisë, një shtëpi e Toptanasve u bë Kryeministria (*shënim deri në vitin 1925 ishte de facto kryeqytet Tirana, në 1925 u bë de jure). Në shtator të vitit 1920, kur Kryengritja e Halid Lleshit me ushtritë e Serbosë shkatërrune forcat e Qeverisë në Dibër e Martanesh dhe erdhën deri në Priskën e Madhe, në këtë ditë të kritikshme, Sulejman Bej Delvina, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Mbrendshme i asaj kohe Ahmet Zogu, erdhën në shtëpinë t’eme dhe më diftojnë situatën kritike dhe më kërkojnë ndihmën t’eme; dhe unë iu përgjegja se jam gadi me shku e me luftu. U ba një

nji mbledhje në Ministrinë e Mbrendshme, ku morën pjesë disa prej parisë së vendit dhe unë atë ditë mbajta nji bisedë të nxehtë, prej ku bashke me ZZ: Xhemal Kondi, Sulejman Kërçiku, Musa Maçi, Reshid Petrela e tjerë... dulëm dhe dhamë alarmin në Pazar dhe mbrenda nji kohe të shkurtën u mbyll tregu si dhe nji pjesë e madhe prej popullit të Tiranës shkumë në Depojë e u armatosëm. Mandaj unë me nji pjesë prej 500 vetësh vullnetarësh si komandant rreth 28 vjec me gradën major, u nisa e shkova në ballin e luftës në Grykën e Priskës, ku u përpoqëm dhe mbas nji lufte të shkurtën mujtëm me i vue përpara në të hik fuqitë e Halid Lleshit e të Serbisë; mandej u nisëm për në Shingjergj ku u bashkumë me Ministrin e Mbrendshëm t’asaj kohe Ahmet Bej Zogun, prej këndej bashkë me forcat tjera marshumë për në Martanesh e në Kaptinë të Martaneshit, ku ishin forcat komite; mbas 12 orë luftimi i shpartallum dhe vendosëm autoritetin e qeverisë në Shqipërinë e sipërme, nuk guxonte më njeri me grabit. Shënim: Në kohën e ngritjes së Flamurit isha rreth 20 vjeç. Gjithë shkollat i kisha kryer me rezultate të shkëlqyera si në Manastir, si në Zosimea dhe Kolegjin Elitar të Perandorisë Turke Gallatasaraj, i kam kryer me rezultate të larta dhe kam qenë i pari në shkollë, shumë herë kam kapërcyer vitet, e prandaj unë isha shoku më i ri. Shënim: Këto kujtime ishin ruajtur nga i ndjeri Zija Muka, në një valixhe të murrosur në mur. U hap në prezencë të specialistëve të Arkivit Qëndror të Shtetit, me autorizim të drejtoreshën N. Nika.


Lisandri Kola Sonete

Reshiti me nënën, zonjën Hajrije Mulleti. Nënë e bir pesuan internimin ne Tepelene me 1950 dhe pastaj në Savër, ku Hairija vdiq, kurse Reshiti vazhdoi aty deri më 1990

Lisandri Kola, i lindur në 1986 në Shkodër, studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në vendlindjen e tij dhe në vitin 2010 mori një Master në Kritikë dhe Teori të Letërsisë nga Universiteti i Tiranës. Në vitin 2014 ai fitoi një doktoraturë në Shkencat Letrare nga i njëjti Universitet. Që nga janari 2016 ai është një profesor me kohë të plotë i Letërsisë Moderne Shqiptare dhe Historisë së Sonetit Shqiptar në Departamentin e Letërsisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe gjithashtu jep mësim Teoria e Përkthimit në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit. Ai ka botuar një numër librash me poezi, përkthime, kërkime dhe një roman. Me përmbledhjen e tij me poezi Fluturat vdesin në maj (2014), ai fitoi Çmimin Kombëtar Zef Pllumi. Poezia e Kolës është botuar në anglisht dhe në Mal të Zi. Ai është gjithashtu dramaturg.

Reshiti i skicuar dy herë dhe Ernest Dosti, 1964. Siç kemi tregue, Reshiti u ba shkak qe te njiheshin vizatimet e mia të kampit të Tepelenës, duke i tregue kushrinit të tij Tanushit, i cili i përhapi e i bani të njohu, saqë u botue edhe një Album me ato vizatime dhe u organizuen mbledhje e konferenca për to.

Me Lisandrin ishim lidhur, pikërisht për çeshtjen e sonetëve, që ai më kërkonte, i dergova disa të miat me librin Tingëllime të vona. Ai me dërgoi të tijin Sonete. Por per disa probleme te kompjuterit tim, poezitë m’u zhdukën. Por papritun më dalin në një çelës ku i kisha pasë regjistrue e harrue. Me rastin e gjetjes së tyne, po i botojmë disa nga ato sonete të botueme më 2016 në Shkodër.


I

(Soneti i sosjes) Mbi bar kur të më mbyllen këta sy dhe i lagshti ka me prekë faqet e mia mendjen kam m’e pasë si gjithmonë në ty e te koha që e pat përshkue dashnia. Në thellësinë time kam me ndry − si atëherë kur më zinte errësia − gjithë ata ftyra që më kanë pështy, kur faqesh u dilte dëlirësia. Bebëzave ka me iu ngjeshë ’i flakë që gjatë jetës më ka shoqënue, kin’ me përcëllue trupin tim të ngratë . Atëbotë zani lypë me u pakë porsi qiri në fund t’vjamit mbarue, para ’tjerëve që më shohin ratë. [18. 09

.VIII (Elegji për Martin Camajn) Fijet e bardha të mëndafshit ndahen prej zemrës ’krymbit vdekë n’pallat mbas malit. Janë pleqnime që gjithmonë bahen: edhe nusja zhvishet para djali të ri e jo ma ara para dimnit plak, e cila i jepet me çdo farë të sajë cik më cik e pa i caktue cak deri që ato veç morti t’i ndajë. N’vjeshtë kundrova besëlidhjen me natyrën prej të parëve të mi: « Hi dhe pluhun! » Askush nuk ia pau magut ftyrën kur sajoi me fjalë shortin e duhun. Këto pleqnime gjithnji bluhen në shpirta që lakut t’fatit s’i druhen. [18. 10. 2014] X

II Vëreni qysh kështu m’u rrënue fati si çdo gja për s’mbrapshti m’u pështjellue e çka mbrrita me zero u shumëzue e qysh jeta aspak mëshirë nuk pati. Gjithherë n’mendjen time pata mendue se i përultë duhet me qenë unë i ngrati dhe jo ndryshe me tue rritë shtati, por koha më tregoi se isha gabue. Prandej, në ditët e mia erdh nji shtjellë me ’j murrla që ma s’miri zuni vend me bulshij që fryjnë pa ia dá i cili i muer punët ashtu me rend tue i dhanë kohës mundësi tashma që vetëm të liga ajo me mbjellë. [01. 10. 2014]

III Fytyra e jote në plasë të ujit shihet, e lanun si nji rruzare e harrueme a si qeshje që asht përherë e trishtueme që kur ka me pushue nuk i dihet. E s’e di tashma nse kohët e kalueme, në këtë shteg që veç përpara shtrihet, si fantomë që të tjerëve u shtihet, kanë me shndritë prore të rrezatueme. Kështu pra më duhet të jem ndërdyshas – e me u sjellë na në Limb pa dashtë me pá gjithfarë shpirtënsh rreth e rreth – sepse me mendue ndryshe nuk gjej shkas: na duhet, vashë, hijet prandej me drashtë rrazë kësaj peme që s’lshon as’i gjeth. [01. 10. 2014]

Arshi Pipës, të vetmit Cili vallë me mend ka mujtë me marrë lagshtinë që trupit tand iu vesh apo si krymbat t’u rrasën në varrë me lëngatën që ngadalë t’u përvesh? Kush asht ai që dorëshkrimet tesh përtej hekrash ka ditë me i zvarrë apo qepë i ka ndër rroba, kesh thue janë nji nuse që s’ven kurrë barrë. Askush, miku im i shtrejtë der n’dekë, nuk ka qenë aq stoik sa ti e as në andërr aq ankth s’e hekë sado që të dalin televizoreve tashti me spaleta përsipri supeve vue për vuejtjet që dikur patën kalue. [ 16. 11. 2014]

XXIII

(Sonet për nji njeri të mirë, I) Sa herë kthehem n’qytetin tim të ngratë, pres mos po të shoh me atë biçikletë, por s’ndodh që me ta ndie kollën e thatë ngaqë shkove si i ftuem në ’j tjetër jetë. Këtej nga ne s’kanë ndryshue shumë gjana. Janë të njejtit si gjithmonë në krye. Sigurisht, shok’t e dashtun kah Tirana që n’gurore me t’çue kishin arsye. Teatri asht po ’j varrë që s’i gjehet bari. Dhe njerzit drejt me t’thanë, kanë hupë besimin qyshse kaherë punët s’kanë ecë përsmbari. Aktor’t e kafeneve gjejnë ngushllimin në do kartona që ua jep bashkia: përherë me miratimin nga partia! [08. 02. 2015] XXIX


Tim eti Duert tueja nuk janë kurrë të bardha, por të nxime e të plasuna përanë. Ata përditë i ka prishun mardha në të ftohtin e madh që i ka zanë. Duert tueja ngjajnë me lëvozhgën e lisit, e cila i qëndron çdo bore dimnore kur ajo mendon me u ça përmidisit dhe palcën me ia kalbë përore. Der edhe hija e duerve tueja n’terr asht e trishtë. Asht njimend diç e prishtë që varrët rend me rend ashtu i merr tue i zatetë mektas në nji ahishtë. Edhe pse duert tueja nuk janë të lmueta, ata gjithherë dinë me qenë të buta. [06. 03. 2015]

XXX Shtëpia jonë asht shumë e vogël, lule. Në të der hana me shtri rrezet s’ka se si, dhe nji gozhdë në mur që ti sapo e ngule ia ngushtoi sa mujti të vetën hapsi. Shtëpia jonë asht e pamjaftueshme edhe për librat tonë të shtrejtë, të cilët kanë marrë trajta të trishtueshme tue ndejtë shtremba-shtremba e jo drejtë. Shtëpia jonë, lule, ka veç nji shtrat që lodhëshëm bien ditë për ditë e natë për natë kurmat tonë ngat e ngat – por dashninë dinë qysh me e pritë. Shtëpia jonë, lule, nuk ka ballkonë po vetëm aq vend sa për frymën tonë. [07. 03. 2015] XXXVII

(Sonet për nji njeri të mirë, II) Këtu prehen njerëzitë e thjeshtë, që në jetën e tyne banë veç mirë. Këtu prehen fëmijët e dëlirë që u ranë gjethet sikur në vjeshtë. Këtu prehen ata që i patëm deshtë, e gji tyne gjithë këta martirë që jetën e kishin aq të vështirë. Këtu prehen dhe ata që patëm dreshtë të cilët sot janë vetëm hi dhe pluhun. Në Rmaj prehen poetët e ndieshëm që shkruen vargje t’ambla në kohën e duhun. Në skaj asht dhe ’j vorr pa fotografi, – i lanë ashtu si i parandësishëm, – ku sipër tij do ferra kanë mbí. [03. 04. 2015]

BOTOHET KALVARI I VUAJTJEVE TË FAMILJES SË MONS. DR. ZEF OROSHIT NËN KOMUNIZËM Derguar nga Nora Laçi Botohet libri “Një jetë i përgjuar” Dosja e Sigurimit të mons. dr. Zef Oroshit nga Shtëpia Botuese Volaj, Shkodër. Në “Dy fjalë për lexuesin”, përgatitësi dhe botuesi i këtij botimi, biografi i monsinjor Oroshit, publicisti Tomë Mrijaj shkruan mes të tjerash:-“ Sa më e madhe lufta kundër tij, shpifjet kundër tij, aq më shumë i shtohej zelli monsinjorit, që në predikim t’i hapte sytë komunitetit shqiptar, se çfarë po ndodhte në Shqipërinë bunkier dhe t’i tregonte botës dhe amerikanëve për gënjeshtrat komuniste. Me interes janë edhe letërkëmbimet me familjen e tij, letrat që censuroheshin, studioheshin e kontrolloheshin imtësisht nga Sigurimi i shtetit komunist në Shqipëri. Janë botuar disa libra, për veprimtarinë e monsinjor Oroshit, por botimi i Dosjes së tij, me titullin: “Një jetë i përgjuar”, është si qershia mbi tortë dhe vetëm sa e lartëson atë dhe aktivitetin e tij të gjërë. Çdo gur, që është hedhur mbi personalitetin e tij, ka formuar një kështjellë monumentale, që nuk mund të rrëzohet dot. Monsinjor Zef Oroshi, është bërë i pavdekshëm në zemrat e besimtarëve, në historinë kombëtare, në historinë e mërgatës shqiptare të mes shekullit XX, ku, fillesat e katoliçizmit mes shqiptarëve në SHBA mbajnë emrin e tij.” Pjesë e librit është dhe ky artikull i imi të cilin po e botoj të plotë për të njohur më mirë kalvarin e vuajtjes së familjes së mons.dr. Zef Oroshit (Çokut) përgjatë periudhës së komunizmit. Historia e popullit shqiptar sikurse na mëson nëna histori, vazhdimisht është e mbushur më shumë ngjarje dhe episode të rëndsishme historike, të cilat dora dorës po zbardhen, nën dritën e rishkrimit të historisë, e cila fatkeqsisht deri tani ka qenë e mbushur me shumë doza të mëdha propagande fallco ideologjike komuniste, sesa me fakte origjinale dhe argumente reale historike. Si shumë familje të tjera shqiptare në shtetin burg të regjimit bolshevik komunist, në Shqipërinë e diktatorit Enver Hoxha edhe rrethi i afërt familjar i prelatit shqiptaro amerikan mons. dr. Zef Oroshit, nuk i shpëtoi morsës shtrydhëse të regjimit të egër socialkomunist, duke filluar fillimisht me përhapjen e lajmeve të rreme, presione psikologjike, qysh kur ai ishte famullitar i kishës katolike në Ungrej (Mirditë), survejimin e organizuar sistematik ndaj tyre, pastaj


Dy vëllezërit e dom Zefit të quajturit Pren Gjok Prendi dhe Ndue Gjok Prendi (ky i fundit i vdekur), janë internuar qysh në vitin 1953, sebashku me nanën Dilën dhe motrën e tyre Luken, në qytetin e Lushnjës, ku vazhdojnë të qendrojnë edhe sot. Një pjesë e familjes tyre ka banuar në lagjen Varosh të këtij rrethi deri në vitin 1957-1958, kohë në të cilën babai i tyre Preni i ka tërhequr në Lushnje, ku mesa dimë neve ata vazhdojnë të punojnë në fermë. Përsa i përket qendimit politik të familjes së dom Zefit si dhe korrespondencës, që mund të jetë zhvilluar në mes tyre, të kërkohet hollësira rrethit të Lushnjës dhe atij të Pukës, mbasi ashtu siç theksuam më sipër ata banojnë në këto dy rrethe.

Mons. Zef Oroshi internime të njëpasnjëshme në kohë të ndryshme, ku shumë prej tyre më vonë provuan heqjen e lirisë dhe burgun e tmerrshëm komunist. Sipas burimeve arkivore të shtetit komunist, të cilat i kemi shfletuar dhe lexuar me shumë kujdes kohët e fundit në AQSH në Tiranë, shohim nga tekstet e hartuara me paramendim nga punonjësit e Sigurimit të Shtetit, që projektonin dosjet, për të gjithë kundërshtarët politikë të regjimit, shohim se: “Nga koha e arratisjes e deri aty nga fundi i vitit 1953 dom Zef Oroshi, ka treguar aktivitet të madh kundër R.P. të Shqipërisë, duke ardhur shumë herë si diversant. Ky nuk ka njëri, sepse nuk ka pasur grua. Dy vëllezërit e tij, që janë këtu kanë qenë të ndarë me te dhe nuk kanë banuar së bashku, nuk është marrë asnjë masë karshi tyre Kushdo sot, mbas shumë dekadave, që rilexon me kujdes dhe qetësi, këto fraza të sipërcituara, sheh sesa me kujdes i kanë hartuar manipulimet e tyre punonjësit e lartë të Sigurimit të Shtetit komunist, fletët e dosjes së madhe të klerikut shqiptaro amerikan. Këtu ne dhe ju, kuptoni shumë qartë sesa të djallzuar ishin ata në hartimin e Dosjes së prelatit të shquar shqiptar mons. dr. Zef Oroshit, të cilën fatmirësisht e ka sjellur para jush biografi dhe studiuesi i kujdesshëm i tij shqiptaro amerikan Tomë Mrijaj. Ja një shembull tjetër konkret, sesi hartoheshin faqet e dosjes së Sigurimit të Shtetit në periudha të ndryshme të historisë. Kështu me datën 18/X/1960, me titull: “Mbi vëllezërit e kriminelit dom Zef Çokut (Oroshit)”, shkruhet: ”Me të sipermen kerkohen hollësira rreth familjes dom Zef Çokut (Oroshit).

Në një tjetër dokument, me datim 19/5/1961 dhe titull: “Mbi pjestarët e e familjes së të arratisurit dom Zef Çokut” shkruhet: “Në katundin Kaftallë (Kërthpulë) të këtij rrethi, nga ku është dhe dom Zefi ka patur dhe ka aktualisht këta pjestarë të familjes: 1) Prend Gjok Prendin (Çoku), vëllai i Zefit, vjeç 50. Në vitin 1953, është internuar në Lushnje, mbas arratisjes së dom Zefit, ku ndodhet dhe sot. Me vete Prendi qysh në fillim ka marrë gruan e tij dhe dy fëmijë të vegjël, ku i ka dhe tani. Mbi qendrimin e Prendit atje nuk dijmë gjë. 2) Ndue Gjok Prendi (Çoku) vëllai i dom Zefit është arrestuar më 1953 dhe në vitin 1954 ka vdekur në burg. 3) Drande Ndue Gjoka, gruaja e Ndue Gjokës dhe kunata e dom Zefit, burri i ka vdekur në burg. Kjo vet banon në katundin Kaftall (Kërthpulë), me qendrim politik indiferent. Ka me vete edhe një vajzë të vogël, vjeç 12. 4) Gjok Prend Gjoka, djali i vëllait të dom Zefit (i Prendit), që është në internim, vjeç 25, me banim në katundin Kaftallë, punon puntorë në ndërmarrjen rruga Fushë-Arrësit. Me qendrim politik indiferent. 5) Pjeter Prend Gjoka (Çoku) djali i vëllait të dom Zefit, vëllai i Gjokës, vjeç 23, banon në katundin Kaftallë, punon punëtor krahu në ndërmarrjen Rruga Puke. Me qendrim politik indiferent. Lidhur me këtë familje nuk kemi asgjë për të shënuar, mbasi nuk kanë ndonji aktivitet armiqesor, ndërsa për vëllain e dom Zefit që është i internuar në Lushnje, nuk dijmë ndonjë gjë. Gruaja dhe dy fëmijët që Prendi i ka me vete, nuk janë të internuar.” Këto të dhëna janë nxjerrë nga Sigurimi i Shtetit, por kemi mbledhur të dhëna dhe nga familjarët e mons. Oroshit. Ku dëshmojnë se:


Këtu do të flasim shkurtimisht, për antikomunistin Ndue Gjok Prendi, që ishte vëllai i vogël i mons. dr. Zef Oroshit, i cili, arrestohet në vitin 1952, ku qendron 1 vit në hetuesi në Degën e Punëve të Brendshme të qytetit të Shkodrës. Këtu fatkeqsisht ai vdes në moshën 32 vjeçare, duke mos pasur mundësi fizike që t’i mbijetoj turturave shtazarake...

In memoriam, në 30-vjetorin e vdekjes

Gjok Prendi Baba i mons. dr. Zef Oroshit vdiq në vitin 1919 në moshë të re. Dila Gjokë Prendi, e ema e monsinjorit, internohet në vitin 1952 në Tepelenë, Tiranë, Lushnje, ku dhe vdes në internim. Prend Gjok Prendi, vëllai i madh i mons. Oroshit, arrestohet në vitin 1952, dënohet me 5 vite burg pastaj në internim. Ky quhet dënim i përjetshëm, duke mos pasur të drejtë civile, që të kthehet në shtëpinë e tij në Mirditë. Ndue Gjok Prendi vellai i vogë mons. Oroshit (për të cilin mund të lexoni më poshtë), arrestohet në vitin 1952, ku qendron 1 vit në hetuesi në Degën e Punëve të Brendshme të qytetit të Shkodrës dhe vdes në moshën 32 vjeçare. Pjetër Prendi, djali i vëllaut të monsinjorit. Internohet në vitin 1952. Tepelenë, Lushnje. Gjon Prendi, djali vëllait të mons. Oroshit. Internohet në vitin 1952. Arrestohet me 12 maj 1966, për tentativë arratisje. Dënohet me 11 vjet burg politik. Kryen dënimin në burgun famkeq të Spaçit. Ai edhe sot vuan pasojat fizike të shkaktuar në burgun e tmerrshëm në fjalë, ndryshe Mat’hauzen dhe Aushvici shqiptar. Vdekja në torturat më çnjerëzore të Ndue Gjok Prendit Për brezin e sotshëm dhe ato që do të vjnë në tokën e Arbërit, është mirë që të zbardhim apo lemë deshmi historike origjinale mbi vdekjet çnjerëzore, në sallat dhe qelitë e ftohta të hetuesisë së Sigurimit të Shtetit, të kohës së errët të diktatorit komunist Enver Hoxha.

Me fitoren e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri në vitin 1991, njerëzit që kanë qenë në qelinë e burgut me të riun Ndue Gjok Prendi, tregojnë për torturat më ç’njerëzore, që kishin bërë ndaj tij kuadrot kryesorë të Ministrisë së Brendshme, Hetuesisë së Përgjithshme dhe Sigurimi i Shtetit në qytetin e Shkodrës (sot ky burg famkeq, sot ndodhet si pjesë e Kuvedit të Motrave Katolike, të cilat e kanë kthyer në shtepi muze, si dëshmi e historisë plot vuajtje dhe sakrifica sublime, ku kanë mbyllur sytë dhe kaluar në amshim shumë prelate dhe klerikë të tjerë, të Kishës Katolike në Shkodër dhe Shqipëri). Ndoi vdes nën tortura, duke mos mundur t’ju mbijetojë atyre. Tortura të tjera të egra, janë përdorur vazhdimisht ndaj Ndue Gjokë Prendi. Ai është rrahur me dru, deri në shkaktimin e plagëve dhe humbjen e ndjenjave. Më vonë ndaj tij janë përdorur tortura klasike psikologjike të përgjithshme, të bëra vazhdimisht gjatë gjithë ditës në hetuesi nga oficerët e lartë të Sigurimit dhe ndihmësit e tyre xhelatë. Bashkëvuajtësit e tij u kanë treguar me hollësi pjesëtarëve të familjes, disa nga torturat çnjerëzore, që iu bënë të riut 32 vjeçar Ndue Gjok Prendit, vëllait të vogël të mons. dr. Zef Oroshit. Ata ishin : Rrahje me dru, shpim i mishit me tel të djegur, futja e kripës në mish, lënia në ujë të ftohtë, lënia pa bukë deri në vdekje, varje me kokëposhtë, shtrëngimi i gjinjve me pinca, maçoku në tumane (bernavekve), mbushja e gojës me kripë, futja e jashtëqitjes në gojë etj. Qëllimi i këtyre torturave ndaj pjesëtarëve të familjes së meshtarit në Shqipëri, ishte për të frikësuar prelatin e shquar mons. dr. Zef Oroshin, që të ndal hovin e tij kundër Qeverisë dhe diktaturës komuniste në Shqipëri. Dihet, se prelati shqiptar dr. Oroshi, ishte bërë një ndër liderët e rëndsishëm të komunitetit shqiptaro amerikan në SHBA dhe Europë. Ai kishte një aktivitet shumë të madh antikomunist në SHBA dhe në veçanti prelati bashkëpunonte ngushtë në Ëashington D.C, me disa senatorë dhe kongresmenë me peshë në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Duke mbetur brenda temës sonë theksojmë, se sipas dëshmive gojore nga ish të persekutuar, tregohet me hollësi llojet e torturave të përdorura


gjatë regjimit komunist. Ajo ishte njësoj kudo nëpër qelitë e hetuesive, që ushtrohej sistematikisht nga Sigurimi Shtetit komunist në rrethana të ndryshme, dhunë dhe represioni fizik ndaj të denuarve politikë, gjatë viteve 1945-1991 në Shqipëri

nuk e lëshoi nga duart dhe e fshihte që të mos e shihnin rojet, ky libër shpëtoi bashkë me Luken. Ajo ka treguar dhe një ngjarje kur Bardhok Biba vinte tek qela e dom Zefit në Ungrej dhe në biseda e sipër dom Zefi i ka thënë disa herë që të ndërronte drejtim e të mos merrej me komunizmin e Bardhok Biba thoshte: “Ne do hamë me lugë floriri, komunizmi nuk është diçka e keqe.” Me rënien e komunizmit, Lukja kthehet nga internimi dhe strehë e vetme e saj ishin nipat të cilët e mbajtën derisa mbylli sytë në mars të 2007.

Busti ne bronz i Mons. Zef Oroshit nga shqiptarët e Amerikës FATI I LUKES, MOTRES SË MONSINJOR ZEF OROSHIT Luke Gjokë Prendi, lindi më 19 shkurt 1919 Kaftallë Mirditë. Ajo ishte motra e mons. dr Zef Oroshit, Prendit dhe Ndout. Me shugurimin e dom Zef Oroshit si meshtar, Lukja, edhe pse nuk ishte motër kishe, i shërbeu të vëllait në Ungrej ku ai shërbente. Arratisja e tij do të kishte pasoja për familjen dhe të afërm të tjerë. Familja e dom Zefit u internua. Ndoi, i vëllai i dom Zefit, arrestohet e dërgohet në burgun e Shkodrës dhe vdes pas 11 muajve hetuesi. Burgut nuk do i shpëtonte as vëllai tjetër Prendi. Anëtarët e tjerë të familjes, motra Luke dhe gruaja e Prendit me fëmijët, internohen fillimisht në Tiranë, Berat e Tepelenë, e në fund e mbyllin kalvarin e tyre në Plug të Lushnjes. Lukja, teksa i shërbente dom Zefit, arriti të përvetësonte italishten dhe gjermanishten, njohuritë e gjuhës gjermane i hynë në punë në Tepelenë, ku aty u shoqërua dhe me dy motra nderi gjermane, duke qenë se njihte gjuhën, por Sigurimi i pikasi dhe i largoi dy motrat për në një tjetër kamp. Lukja mbajti kontakte me të vëllain nëpërmjet letrave që ai i dërgonte me emrin e Ana Hajdarit, letërkëmbimi ishte i thjeshtë dhe vetëm për të ditur gjendjen shëndetësore. Në kampin e Tepelenës, sipas tregimeve të Lukes, vdisnin çdo ditë njerëz. E vetmja gjë që e mbante gjallë shpresën ishte libri i vogël i uratës që

Një nga ngjarjet e dhimbshme ishte dhe vdekja e vëllait të madh Prendit në mes të viteve ‘80, ku dom Zef Oroshi hapi të pame (bëri pritje për ngushëllime) për të në SHBA, dhe ishte hera e parë që ai po u tregonte miqve se ndjehej borxhli ndaj të vëllait të madh pasi përpara arratisjes e kishte pyetur vëllanë a të ikte apo të rrinte, duke e ditur që do të ishte familja ajo që do vuante pasojat e arratisjes. I vëllai kishte këmbëngulur që ai të ikte dhe të mos merzitej për ta e që veç ai të shpëtonte dhe ka marrë bekimin e tij. Dom Zefi e vuajti së tepërmi largësinë nga vendlindja, por dhe faktin se ata ishin të internuar. Ky ishte kalvari i një familje të tërë që humbën pothuajse gjithçka përveç se dinjitetit, e çdo hap i tyre fals ishte garanci për burgosje apo internime. Familje me njollë në biografi që nuk iu hoq asnjëherë për aq kohë sa zgjati komunizmi në Shqipëri. Njollosja e djeshme nga diktatura ishte damka që i shoqëroi në sytë e sistemit komunist, por ata sërisht e mbajtën kokën lartë pasi nga djepi i asaj familje kishte dal një meshtar që la gjurmët e tij në historiografinë shqiptare e kryesisht në atë të diasporës shqiptare në Amerikë. Vuajtjet e familjes së tij i jepnin forcë mons. Oroshit për të mos u ndalur përballë armiqve apo pengesave që shfaqeshin, e për të punuar më fuqishëm me komunitetin shqiptar në SHBA, për të lënë shenjen e tij në historinë e Katolicizmit shqiptar. Ai nuk reshti së ngrituri zërin kundër padrejtësive që bëheshin në Shqipëri në emër të komunizmit. Nuk reshti së demonstruari kapacitetin intelektual të tij, nuk reshti së shkruajturi, së botuari, së predikuari. Meshët e tij kishin kryefjalë dhe kallzues vuajtjet e Shqipërisë dhe mënxyrën që kishte sjellë ai regjim famëkeq.


Dosja e Monsinjorit, është dëshmija e gjallë e frikës së një sistemi të tërë ndaj atij si individ, forcës së fjalës së tij si meshtar, aftësive të tij si intelektual, peshës së fjalës si mirditor, vendndodhjes së tij në tokën e demokracisë, ku kritikonte hapur çdo ndërmarrje antishqiptare të regjimit komunist, çdo vllavrasje, çdo vetvrasje, kritikonte hapur çdo akt mbytës së lirisë së shprehjes dhe lirisë së predikimit fetar që i bëhej ndaj feve në Shqipëri.

Duke qenë se botuem nga Dhimiter Frangu kapitullin 40(XL) kushtue vdekjes së Skënderbeut, e pamë të arsyeshme të japim një vështrim biografik mbi të

Vepra kushtue Mons. Zef Orishit

biograf e historian i parë

DHIMITËR FRANGU i Skënderbeut

Nga Tom Mrijaj Dhimitër Frangu është me origjine nga qyteti i Drishtit, por nuk dihet datëlindja e tij, as e vdekjes. Dikush nga Akademia e Shkencave komuniste, i ka veshur datëlindja me 1443; ashtu edhe te vdekjës më 1535, krejtësishttë paqena e të paekzistueshme gjëkunjdi Kjo për të mos dalë se Frangu ishtte i pari shqiptar që shkruejti e botoi për Skënderbeun. Që të mos cenohet Barleti, 30 vjet pas Frangut. Me 28 nëntor 1443 Dhimitër Frangu ishte ne Kruje me Skënderbeun kur u ngrit flamuri, dhe është i pari shkrimtar qe na tregon se si ishte ai flamur : ...me sfond te kuq e shqipe te zeze dykrenar..". Fisnik nga Drishti me origjinë nga Tivari, (kushëri i Peshkopit Pal Engjellin), shkolluar si klerik katolik, i urdhrin françeskan, profesion që e ushtroi gjatë gjithë jetës së tij. Me 1443 Frangu ishte prift i formuar në shërbim të Gjon Kastriotit, prift, këshilltar e dhe luftëtar si fisnik qe ishte, siç e tregon fakti qe ishte i pranishëm ne Kruje përkrah Skënderbeue në të tjera ngjarje.. Frângu u lidh ngushtë me heroin shqiptar Skënderbeun dhe e shoqëroi atë gjate gjithë jetës. Përmendet si shoqërues, në udhëtimin që Skënderbeu bëri gjatë vitit 1466-1467 në Romë e në Napoli..

Në përmbyllje, ne kemi ndejtë në kampet e internimit nga Tepelena deri në Pluk të Lushnës me familjarët e Mons. Zef Oroshit. Vëllaj Pren Gjok Prendi me fëmijët e motrën e tij Luke; gjithe kohën 1950-1990 nga Tepelena i deri në Pluk të Lushnjës, 40 vjet. Pra i njohim mirë gjithë pjestarët e asaj familje, me te cilën kishim miqësi, e ndame të njejtin fat.

Me Vdekjen e Skënderbeut me 1468 Frangu largohet për ne Tivar (origjina dhe qendra e tij kishtare) dhe pastaj ne Venedik, ku shkruan e boton latinisht librin mbi jetën e veprat e Skënderbeut me 2 prill 1480 ne shtypshkronjën e gjermanit Erhard Ratholt, qe botonte vetëm libra latinisht. Ky libër u botua 12 vjet pas vdekjes se Skënderbeut dheb rreth 30 vjet para veprës se Marin Barletit. Frangu e Barleti nuk janë njohur as takuar kurrë. Nuk dihet asgjë për jetën e tij ne Itali, as nuk ka asnjë te dhëne ne atë drejtim, E vetmja e vërtete është se ai është i pari shqiptar qe shkruajti librin e pare mbi jetën e Skënderbeut, qe çmohet si vepra me besnike, sepse e shkruar nga një person qe i ndejti pranë gjithë jetën, siç e dëshmon kalorësi venedikas Giovanmaria Bonardo ne botimin italisht te vitit 1584 (me i sakti) ku shprehimisht thuhet se libri ishte përkthyer italisht nga vepra latinisht e shkruar me dore te tij nga At Dhimitër Frangu, qe ishte shoqërues e i pranishëm dhe i mire informuar për gjithë veprat e luftat e Skënderbeut.


Rangu ishte një personalitet i kulturës humaniste shqiptare të shek. XV. Ndër të gjithë biografët e Skënderbeut, Dhimitër Frangu është i vetmi që njohu nga afër Heroin tonë kombëtar, jetoi me të, mori pjesë ndër beteja si luftëtar krah tij dhe e shoqëroi Kryetrimin shqiptar si pjesëtar i suitës së tij në udhëtimin që bëri në Rome me 1566, ne takimin me Papen Pali II. Pra në suitën e Princit bënte pjesë me cilësinë e "ruajtësit të thesarit" ("tresoriere dell'Eroe", (shiko Commentarii te Paolo Jovio),

Per te qene te qarte, vepra " Commentarii delle cose de Turchi e di Scanderbeg principe d'Epiro ishte botuar nga Peshkopi i Noçeras dhe historian, Paolo Jovio, qe nuk ishte tjetër veçse vepra e Frangut, qe Paolo Jovio e paraqet si vepër te veten. Pse ? Paolo Jovio patjetër kishte gjetur pas 50 vjet botimin latinisht (1480) te Dh. Frangut duke e përvetësuar e përkthyer italisht, e kushtuar Pernadorit Karlit te Peste me 1531., i cili s’kishte haber nga latinishtja. Prandaj gjithë botimet me titullin "Commentarii...", qe quhen anonime, janë te përkthimit te Paolo Jovios, por sigurisht se i përgjigjen veprës se Dh. Frangut, me një vrejtje, se Paolo Jovio, aty, n fund te librit, ka shtuar disa përralla fantastike te marruara nga Barleti, qe ne veprën e Frangut nuk gjenden. Nga ana tjetër, te njëjtën gjë ka bere Barleti, qe duke pasur ne dore librin latinisht te Frangur e ka përvetësuara për te ndërtuar librin e tij. Pra është e kundërta : nuk është Frangu qe ka marre nga Barleti, por është Barleti qe ka kopjuar Frangun, pa i thëne as faleminderit. Sepse me Skënderbeun ishte Frangu qe kishte jetuar gjithë kohen 1443-1468, nga lirimi i Krujës deri ne vdekjen e Kryetrimit. Jo vetëm kaq, por gjithë shkrimtaret e tjerë pasardhës, me tepër te huaj, qe kane shkruar për Skënderbeun, janë mbështetur kryesisht mbi dëshminë me se te vërtete te Ate Dhimitër Frangut, bashkëjetues e bashkëshoqërues i Skënderbeut. Kjo kuptohet fare qarte. Prandaj e përserisim, të vetmen vepër që shkroi Dh. Frangu, ai ia kushtoi figurës së Skënderbeut,"Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d' Epiro". Dëshmitar i ngjarjeve të mëdha që përjetoi populli shqiptar në luftat kundër pushtuesve osmanë në shek. XV, njeri i mbruajtur me kulturën humaniste, Dhimitër Frangu na paraqitet me veprën e tij si një historian i aftë, me origjinalitetin e tij, i saktë në datime e vende ngjarjesh, me një stil të pëlqyeshëm, me mendime e shprehje të qarta dhe tërheqëse për lexuesin shqiptar dhe të huaj. Vepra e tij u përkthye shqip me rastn e 600 vjetorit te lindjes se Skënderbeut, nga studiuesi dhe eruditi Lek Pervizi, botuar ne Tirane nga "Arberia", me 2005 dhe 2007, qe pati jehone. Gjithashtu Z. Lek Pervizi përktheu shqip e botoi edhe veprën e Paolo Jovios "Commentarii..." për te cilën folëm, për t'i shërbyer historisë se Skënderbeut. Ky botim u be me titullin "Skënderbeu dhe Sulltanët e Turqisë", Botues "Lulu" USA, me 2011. Pra vepra e Dhimitër Frangut iu be e njohur publikut e studiuesve shqiptare ne dy versione ekzistuese, me te njëjtën përmbajtje. Tani së fundi rezulton se Gjon Kastrioti, për t’u marrë vesh me sulltan Muratin nis priftin Dhimitër në Stamboll. E kush na ishte ky prift ? At Dhimitër Frangu, këshilltar e sekretar itij, siç vazhdoi me Gjerj Kastriotin Skënderbeun. Kjo hedh dritë mbi Dhimitër Frangun si njeri i besueshëm dhe me kulturë e njohës i gjuhëve që përdorëshin aso kohë, në rrethin ose oborrin e Gjon kastriotit. Kësdhtu që Skënderbeu vazhdoi ta mbajnte pranë Dhimitrin gjithë kohën, e me detyra të rabndësishme.

Dhimitër Frangu vizatim nga Lek Pervizi Vepra e Frangut në gjuhën italiane për një kohë të gjatë, sipas vitëve 1531, 1539, 1540, 1541, 1545, 1560, 1561, 1564, 1568, 1573, 1577, 1582, 1584, 1591, 1610, 1664, 1679, 1682 etj. Pati përkthimin me te mire italisht më 1584, nga studiuesifti italian Giovanni Maria Bonardo. Ky përkthim dhe botim në Venezia ka këtë titull : Gli illustri e gloriosi gesti e vittoriose imprese fatte contro i Turchi dal Signor Don Georgio Castriotto detto Scanderbeg, principe d'Epiro. Siç shihet titulli i veprës nuk ka ndryshuar, po ashtu teksti mbetet gjithmonë i njëjte. Ky version i ri i 1584, përkthim e botim i Bonardos është vlerësuar nga të gjithë studiuesit si më i miri, më autentiku i gjithë botimeve. Në "Hyrje" të veprësredaktuesi Bonardo, na thotë se Dhimitër Frangu "...ha partecipato in molte imprese e valorosi gesti dell'Eroe, " dhe duke e konsideruar rangun si bashkëjetues e bashkëpunëtor, në shërbim të Skënderbeut. Në mesin e shekullit XVI, vepra e Frangut, u përkthye e u botua edhe në frëngjisht (Paris, 1544) dhe në anglisht (Londër, 1562). Është një vepër me theks të fortë patriotik, që njohu me se 17 ribotime vetëm në Venezia, pra një sukses të ndjeshëm, duke u përkthyer e botuar ne disa gjuhe te huaja.. Është jashtë logjikes dhe fakteve historike qe Dhimitër Frangut t'i vishet puna se gjoja paskej marre nga vepra e Barletit, ku Frangu kishte 26 vjet ma përpara qe e kishte shkruar latinisht biografinë e Skënderbeut (1480), dhe nuk e kishte jetuar botimin e veprës se Barletit, ndërsa, siç e kemi thëne, ishte Barleti qe kishte përvetësuar veprën e Frangut pas vdekjes se këtij ma të hershme. Në krahasim me historinë e Skënderbeut të M. Barlecit, vepra e Dh. Frëngut u përhap shumë në Itali (sidomos në Venedik ku u shtypën të gjitha ribotimet e saj), sepse ato ishin më të shkurta e te sakta, pa asnjë shteë me pralla e tregime fantastike si Barletit. Vepra e Dhimitër Frangut kishte 180 faqe, të ndara në 41 kapituj. I pari që njohu pa asnjë mëdyshje autorësinë e Dhimitër


Frangut dhe autenticitetin e veprës ishte Ch. Hoph, dhe në shekullin tonë këtë e provuan me argumente, studiuesi rumun i mesjetës shqiptare Francisk Pall dhe i mirënjohuri Fan Noli. E rëndësishme është se në veprën e Dh. Frangut mbi Skënderbeun, shohim të gjallë realitetin historik shqiptar të kohës, procesin e konsolidimit të kombësisë shqiptare si njësi më vete, me territore, gjuhë, zakone, me karakteristika dalluese e të veçanta me popujt e tjerë të Ballkanit. Të gjitha këto Dh. Frangu, i ka dhenë me bindje humaniste dhe frymëzim religjioz e atdhetar. Me shumë interes në këtë vepër janë të dhënat mbi etnogjenezën e popullit shqiptar, për vazhdimësinë e tij në trojet e sotme, për kombësinë shqiptare të konsoliduar. Interesante është se në këtë vepër gjejmë një fjalë shqip të shkruar, është një urdhër luftarak : "Emb'ta!" (në kuptimin : sulm mbi ata!); thenë nga Lek Dukagjini, ne një mbledhje të mabjtur në Krujë. Pasardhësit e familjes Engjëlli që ishin vendosur në Itali, ashtu si te shumë shqiptarë të emigruar, ruajtën ndër breza vetëdijen kombëtare, ndjenjat e atdhedashurisë dhe dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Ishin këto motive që nxitën pjesëtarët e kësaj familjeje që kishte një pozitë të rëndësishme në rrethet intelektuale kishtare të Venedikut, të interesoheshin gjatë shek. XVI e XVII për botimin e ribotimin e veprave kushtuar epopesë shqiptarë të shek. XV, si dhe vepra të hartuara prej tyre në formën e gjenealogjive familjare mbi të drejtën e trashëgimisë. Familja princore e Engjëlloreve sponsorizoi vazhdimisht botimet e veprës se Dhimitër Frangut, si e vetmja me autentike qe i përgjigjej jetës e veprimtarisë luftarake te Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Siç e përmendem, vepra e Dhimitër Frangut është përkthyer e botuar shqip me 2005 dhe 2007 nga z. Lek Pervizi, ne Tirane, nga Sht. Botuese "Arberia me titull "Veprat e Lavdishme te Skënderbeut" si dhe me libri tjetër me titull "Skënderbeu e Sulltanët e Turqisë" te Paolo Jovios (teksti i Frangut) n USA nga "Lulu", 2011. Themi se kemi dhëne një version te sakte mbi Ate Dhimiter Frangun si i pari shqiptar qe na dha biografinë e parë e të vërtete te Skënderbeut

Botuesi i librit të Frangut:

Erhard Ratdolt (i lindur 1442 në Augsburg; 28 1528) është një pionier i shtypjes bavareze. Ai punoi së pari në Venecia (1476–1485), në kohën e botimit të librit latinisht të Dhimitër Frangut më 2 prill 1480, siç na tregon Biemmi, që e ka gjet atë liber latinisht, por me faqet e para mangut ku patjeter do të ishte emni i autorit, Dhimitër Frangut, që dëshmohet në botimet e mavoinshme të përkthyeme italisht nga dorëshkrimi I Frangut. Kryesisht dëshmia e Eruditit e inteklektualit V venecia, Giovan Maria Bonardo, redkatues i përktjiit italisht dhe botues I veprës së Frangut në BVenecia, me nidhmen e Princave Engjëllorë (Angelo);nipa të Skënderbeut. Pastaj Erhzrd kalon në Augsburg (1486–1522). Nuk asht çudi që ndër matreialet e shumta që ruhen të tij, të gjendët diku dhe dorëshkrimi original i Dhimpitër Frangut. Gjë që nuk është e kollajshme të arrihet, a janë ruejt apo jo dorëshkrimet ose pllakat e stampimit të shtypshkronjës.

FAMILJA MUZAKA Nga Wikipedia anglisht për të pasë një ide ma të qartë mbi këtë familje të randësishme të historisë sonë. Muzaka ishin një familje fisnike shqiptare që sundonte rajonin e Myzeqesë (Shqipëria e mesme) në Mesjetën e Vonë. Muzakët gjithashtu përmenden nga disa autorë si një fis ose një klan. [4] [1] Dokumenti më i hershëm historik që përmend familjen Muzaka është shkruar në 1090 nga historiania bizantine Anna Komnene. Në fund të shekullit të 13-të dhe fillimit të shekullit të 14-të anëtarët e familjes Muzaka kontrolluan një rajon midis lumenjve Devoll dhe Vjosë. Disa prej tyre ishin besnikë ndaj Perandorisë Bizantine, ndërsa disa prej tyre aleatët me Charles of Anjou i cili u dha atyre (dhe disa anëtarëve të tjerë të fisnikërisë shqiptare) tituj mbresëlënës të ngjashme me Bizantin (të tilla si sebastokrator) në mënyrë që t'i nënshtrojnë ata më lehtë. Gjatë një periudhe të shkurtër, Perandori Serb Stefan Dushan (r. 13311355) pushtoi Shqipërinë duke përfshirë domenet e familjes Muzaka, por pas vdekjes së Dushanit ata rifituan zotërimet e tyre të mëparshme. Pas betejës së Savrës në 1385 territori i Shqipërisë u vu nën Perandorinë Osmane; ata u shërbyen osmanëve deri në 1444 kur Theodor Corona Musachi u bashkua me rebelimin e Skënderbeut. Kur Osmanët shtypën rebelimin e Skënderbeut dhe pushtuan territorin e Shqipërisë Venedikase në shekullin XV, shumë anëtarë të familjes Muzaka u tërhoqën në Itali. Ata që qëndruan në Shqipërinë Osmane humbën të drejtat e tyre feudale, disa u konvertuan në Islam dhe arritën grada të larta në hierarkinë ushtarake dhe administrative Osmane. Anëtarët e shquar të familjes përfshijnë Gjon Muzaka, Theodor Corona Musachi, Jakub Bej Musachi i cili ishte sanxhakbej i shekullit të 15-të të Sanxhakut Osman të Shqipërisë dhe Ahmet Pasha Kurt i cili ishte sanxhakbeu i shekullit të 18-të të Sanxhakut të Avlonës. Anëtari i fundit i shquar i familjes Muzaka që gjeti refugjat në Itali vdiq në Napoli në 1600.

Origjina Muzaka ishin një nga familjet më të rëndësishme me origjinë shqiptare. [5] Sipas historianit shqiptar S. Anamali, familja e kishte origjinën nga Opar në rajonin e Korçës, [6] një fshat i cili u tha nga Gjon Muzaka (i cili konsiderohet i pabesueshëm [7]) të ketë qenë i banuar nga sllavë. [8] Më tej Gjon Muzaka pohoi se familja e mori emrin e saj nga rajoni Muzakija, i quajtur pas popullsisë së saj, Molossians, përmes korrupsionit të emrit Molossi (në Molosachi dhe në fund Musachi). [9] Stema e familjes Muzaka ishte një shqiponjë me dy koka. [10]


Princ Teodor Muzaka, që ra në Betejën e Kosovës, 1389

Stema e Muzakajve Mesjeta e vonë Në 1090, përmendja më e hershme e familjes Muzaka, si një komandant besnik i Aleksios I Komnenos (r. 1081-1118), ishte në veprën e historianes bizantine Anna Komnene. [11] Një nga anëtarët e parë të shquar të familjes ishte Andrea I Muzaki i cili, si disa anëtarë të tjerë të fisnikërisë shqiptare, iu dha një titull mbresëlënës i ngjashëm me Bizantin si sebastokrator nga Charles of Anjou në mënyrë që t'i nënshtronte ato më lehtë. [12] [2] ] Në vitin 1279, Gjon I Muzaka, i cili qëndroi besnik ndaj Bizantinëve dhe i rezistoi pushtimit të Angevinit të Shqipërisë, u kap nga forcat e Charles of Anjou, por nën presionin e fisnikëve shqiptarë vendas ai u la më vonë i lirë. Familja Muzaka vazhdoi t'i qëndronte besnike Perandorisë Bizantine dhe i rezistoi zgjerimit të Mbretërisë Serbe. Në fund të shekullit të 13-të dhe fillimit të shekullit të 14-të anëtarët e familjes Muzaka kontrolluan një rajon midis lumenjve Devoll dhe Vjosë. Andrea I sundoi në periudhën 1280—1313; Andrea II qeverisi, me disa ndërprerje, në periudhën midis 1319 dhe 1372. [13] Në vitin 1319 tre anëtarë të familjes Muzaka madje u përpoqën të merrnin ndihmë nga Papa. Për besnikërinë e tyre ndaj Bizantit, kryefamiljari Andrea II Muzaka fitoi titullin Despot në

1335, ndërsa Muzakas të tjerë vazhduan të ndjekin karriera në qeverinë Bizantine në Kostandinopojë. [14] Sapo Andrea II Muzaka kishte marrë titullin e despotit, ai miratoi një revoltë anti-Bizantine (1335-1341) në fushat e tij, dhe gjithashtu krijoi një aleancë me Anjou nga Napoli më 30 Dhjetor 1336, ndërsa ai u njoh si një vasal i Robertit, Princit të Tarantos. Si provë e besnikërisë së tij ndaj Shtëpisë Capetiane të Anjou, Andrea II Muzaka u desh të linte një nga djemtë e tij si peng në Durazzo. [14] Në 1336, Perandoria Serbe nën Stefan Dušan kapi Durazzo të kontrolluar nga Angevin, duke përfshirë territorin nën kontrollin e familjes Muzaka. Megjithëse Angevins arriti të rimarrë Durazzo, Dušan vazhdoi zgjerimin e tij dhe në periudhën 1337—45 ai kishte kapur Kaninën dhe Valonën (në Shqipërinë e sotme të Jugut). [15] Fisnikëria Muzaka e zhvilluar kundër forcave serbe ishte rreth vitit 1340 kur forcat e Andrew II Muzaka mundën ushtrinë serbe në malin Pelister. [15] Pas vdekjes së Stefan Dushanit në 1355 dhe shembjes së Perandorisë Serbe, familja Muzaka e Beratit rimori kontrollin mbi pjesë të Jug-Lindjes së sotme të Shqipërisë dhe gjithashtu mbi Greqinë Veriore me Kastoria [14] [16] që Andrew II Musachi kapur nga Princi Marko pas Betejës së Maricës në 1371. [17] Pas vdekjes së Andrew II Muzaka në 1372 pasardhësit e tij trashëguan kontrollin mbi fushat e tij të mëparshme. Theodor II Muzaka trashëgoi kontrollin mbi Muzaqeya dhe Berat ndërsa Kastoria u trashëgua nga djali i tij Gjin (1337—1389). [18] Sipas kronikës së Gjon Muzaka (përsëritur në disa vepra historike) Comita, një nga vajzat e Andrew II Muzaka, u martua me Balša II. Autorë të tjerë konfirmojnë se Balša II u martua në 1372 dhe fitoi kontrollin mbi territorin në jug të Durazzo, duke përfshirë Valona dhe Kanine, si pajë. Akoma, shumë studiues besojnë se Balša II nuk u martua me Comita Muzaka por Komnena, vajza e John Komnenos Asen i cili arriti kontrollin mbi Valona dhe Kanine pas vdekjes së vëllait të saj Aleksandrit në fillim të vitit 1372. E njëjta kronikë përmend Theodor II Muzaka si një nga pjesëmarrësit të Betejës së Kosovës në 1389, së bashku me Princin Marko [9] i cili diskutohet gjerësisht nga shumë historianë. Familja Muzaka ishte në konflikt me Princin Marko para vdekjes së tij në 1396, e cila është ndoshta arsyeja pse Theodor Corona Musachi përkujtohet në poezinë epike sllave dhe serbe si Korun Aramija, armiku i Marko. [19]


Një kishë Ortodokse Greke (Kisha e Shën Athanasit të Mouzaki) e vendosur në Kastoria, Greqi u ndërtua në 1383–84 nga Teodor II Muzaka [20] dhe kushtuar Shën Athanasit. Beteja e Kosovës dhe zhvillohet në rrethinën e Prishtinës, Kosova në vitin 1389 ndërmjet një koalicioni ballkanik, dhe Perandorisë Osmane A .Aty u vra Princ Teodor Muzaka me 4000 luftëtarë shqiptarë.

Perandoria Osmane Pas Betejës së Savrës në 1385 rajoni i Myzeqesë dhe pjesa më e madhe e fisnikërisë shqiptare, u vu nën kontrollin e Perandorisë Osmane. Shenjat e para të rivalitetit midis Venedikut dhe Osmanëve në Shqipëri u shfaqën së pari në 1387 dhe pas vdekjes së Gjergj Thopia në 1391, kur shumë fisnikë shqiptarë, përfshirë Andrea III Muzaka, u vunë nën ndikimin e fortë të Venedikut. Për të shpërthyer ndikimin e Venecias Bayezid I filloi një fushatë në 1394 dhe rivendos kontrollin osman në pjesën më të madhe të Shqipërisë. [21][21] Në periudhën 1415—17 Perandoria Osmane aneksoi Vlorën dhe Beratin dhe i dha fund sundimit të familjes Muzaka, megjithëse disa nga anëtarët e saj u konvertuan në Islam dhe u bënë zyrtarë Osmanë, si Jakub Beu, djali i Theodor Corona Musachi, i cili ishte sanxhakbej i Sanxhakut Osman të Shqipërisë gjatë Revoltës Shqiptare të vitit 1432–36. [22] Ka pretendime se babai i Jakub, Theodor Corona Musachi ka marrë pjesë në revoltë ndërsa disa burime theksojnë se asnjë dokument bashkëkohor nuk mbështet pretendime të tilla. [23] Jakub Bej Muzaka ishte në pozicionin e sanxhakbeut të sanxhakut të Shqipërisë deri në shtator 1442 [24] kur ai ishte një nga 16 sanxhakbejt osmanë nën komandën e Sihàb ed-Dîn Pasa të cilët u vranë të gjithë nga forcat e krishtera të komanduara nga Janos Hunyadi në një betejë afër lumit Ialomița. [25] Më 1444 Theodor Corona Musachi u bashkua me rebelimin e Skënderbeut. Në 1455 Skënderbeu u përpoq të rimarrë qytetin por nuk ia doli. Pas vdekjes së tij, shumë anëtarë të familjeve fisnike nga Shqipëria të cilët ishin më parë kundër osmanëve, si Arianiti, Zenebishi dhe Muzaka, u kthyen në Islam dhe arritën nivele të larta në hierarkinë ushtarake dhe administrative në Shqipërinë Osmane. [26] Megjithëse ata shpesh liheshin të sundonin tokat që trashëguan nga paraardhësit e tyre, regjimi i ri Osman i detyroi

ata të braktisnin një pjesë të territoreve të tyre dhe të drejtat e tyre feudale. [27] Sipas disa burimeve, anëtari i fundit i familjes Muzaka vdiq në Napoli në 1600. [28] Akoma, ka njerëz të tjerë të shquar të regjistruar si anëtarë të familjes Muzaka pas vitit 1600. Në mes të shekullit të 18-të, një sanxhakbej i Sanxhakut të Avlonës ishte Ahmet Pasha Kurt nga familja Muzaka, i cili më vonë u emërua në pozicionin e derbendci aga ( kujdestar i qafave të malit) që i mbajti derisa sulltani në vend të tij caktoi nipin e Ahmetit, Ali Pasha Tepelenën. [29] Anëtarët e shquar të familjes Muzaka përfshijnë: • Andrea I Muzaka (fl. 1280—1313) • Teodor I Muzaka (fl. 1319—1331) • Andrea II Muzaka (fl. 1331-1372) • Mentula Muzaka (fl. 1319), zot i Këlcyrës [30] • Teodor II Muzaka (fl. 1372—1389) • Teodor III Muzaka (fl. 1389—1412) • Teodor III Muzaka (v. 1449), Zoti i Beratit (r.? —1417) • Maria Muzaka, [31] gruaja e parë e Gjergj Arianiti [32] dhe nëna e Donika Kastrioti, gruaja e Skënderbeut. • Jakub beu, sanxhakbej i sanxhakut të Shqipërisë (fl. 1432—1442). • Gjin III Muzaka, despot titullar i Epirit. [33] • Gjon Muzaka (fl. 1510) • Kostandin Muzaka, i përmendur si një nga udhëheqësit e kryengritjes në Shqipërinë Osmane në 1481. [4] [34] • Ahmet Pasha Kurt, sanxhakbej i shekullit të 18të në Sanxhakun e Avlonës • Gjergji Muzaka, futbollist • Mateo Musacchio, futbollist [35]

Princ Teodor Muzaka Stampë e vjetër, sh. XVI


Një artist i madh CARAVAGGIO (Karavaxho) 450 –vjetori i vdekjes

Sheshi Teodor Muzaka, Berat

Autoportret Caravaggio (i Michelangelo Merisi) lindi më 29 shtator 1571 në Milano. Ai ishte një mjeshtër i hershëm barok italian. Edhe si adoleshent, ai tregoi një interes të madh për pikturën. Në 1584, Michelangelo filloi trajnimin e tij artistik me piktorin e famshëm Simone Peterzano në Milano. Në 1592, piktori i ri shkoi në Romë, ku së pari iu desh të luftonte kundër varfërisë dhe mosnjohjes. Pika e kthesës në karrierën e tij erdhi kur ai më në fund tërhoqi vëmendjen e një mbrojtësi të rangut të lartë. Promovimi i Kardinalit Francesco del Monte solli Caravaggio në nivelet e sipërme të shoqërisë, duke rezultuar në një rritje të mprehtë të numrit të imazheve të porositura. Nga Gjon MLuzaka kemi atë që quhet Testamenti i tij, shkrue e botue në Itali më 1515, ku kishte emigrue pas vdekjës së Skënderbeut. Një dokument i randësishëm që sqaron shumë gjana e ngjarje të asaj kohë, ku dokumentët janë fare te paktë: libri i Dhimitër Frangut, 1480, botuar para testamentit të Gjonit, 1515, dhe vepra e Barletit, botue 30 vjet pas Frangut. Këto të tre shqiptarë janë të vetmit që kanë lane shkrimet e tyne për Skënderbeun. Ma vonë kanë dale dhe të tjerë, ku ma i randësishmi asht Frang Bardhi, 1650. E pamë të arsyesjme t’i kushtojmë këto shkrime në revistën Kuq e Zi, kësaj familje të madhe e të nderueme të historisë shqiptare.

Caravaggio më vonë fitoi kontratën e tij të parë të madhe publike për tre piktura historike nga Capella Contarelli në "San Luigi dei Francesi". Pikturat u bënë përshtypje njerëzve dhe e bënë atë të njohur për një audiencë më të gjerë. Subjektet e krishtera dhe djemtë e rinj të pashëm ishin motivet e tij të preferuara. Skenat biblike që ai paraqet me një realizëm të caktuar dhe një farë natyralizmi, Caravaggio luan me provokimin e kishës dhe publikut, të cilat shpesh ngjallin kritika armiqësore. Personazhet u treguan në dritë të ashpër, të drejtuar kundër një sfondi të errët, të dy paksa të errët dhe të lë pa frymë. Caravaggio përdori një teknikë të veçantë pikture tenebrist (itinezisht tenebroso: "ndriçim dramatik" ose "chiaroscuro"). Kjo teknikë ishte veçanërisht e popullarizuar në fund të periudhës së Rilindjes Barok dhe Barok. Kontrastet e dritës dhe errësirës, si dhe efekti i dritës dhe hijes, shërbyen për të shprehur personazhet. Një


theks i tillë përforcon efektin hapësinor dhe jep një dimension tjetër. Veprat më të famshme dhe më të njohura janë: "Narcisse" (1596/97), "Cupid si Victor" (1602), "Infidèles Thomas" (1603), "Saint-Jérôme" (1606). Caravaggio ishte një figurë shumë e diskutueshme. Të suksesshëm, të famshëm dhe njëkohësisht të dhunshëm dhe me ndryshime serioze të humorit. Jeta e tij u shënua nga një dashuri ndaj alkoolit dhe bixhozit.Ai shpesh ishte në arrati për sjelljen e tij kriminale: në Napoli, Malta,

Ka shumë legjenda, mite dhe histori në lidhje me jetën e Caravaggio. Por ndoshta është më e qartë se artisti ishte një personalitet shumë ekstravagant. Ai bëri një jetë shumë të trazuar, ndonjëherë kriminale dhe vdiq në Porto Ercole në moshën vetëm 38 vjeç, më 18 korrik 1610.

Vajzë me mandolinë

Caravaggio il pittore mamledetto (Film) (Karavaxho piktori i mallkuar) Ky ishte titulli i një filmi gjirua para aluftës dytë, në Itali, që unë arrita ta shoh, dhe u njoha kështu me këtë piktor, që përmlendej, po që akoma s’ishte i vjerësuem siç e meritointe. Në film tregohej jeta e tij aventureske se sa ajo e artit. Por njihej si piktor i mirë. Pse titulli piktori i mallkuar ? Për faktin se ishte pak i çthurur, pijanec e bixhisxhi, sa që u ngatërrua me dike e një duel, e plago si kundërshtarin, por ai vdiq, e Karavaggio u detyrua të largohet në Napoli e pastaj në Maltë. Në Maltë u vlerësue shumë dhe punoi si piktor, suipa porosive që i jepëshin e krijoi vepra ma vlerë, por që faktikisht mbetën pak të njohuna. Ne atë film jepej mirë se si ai punonte, veprat me dritë-hije stili karakteristik i tij. Ai kishte njerë që rrinin me nje kapak dhe pishtar, jo qirij, per te rregulle dritat mbi personazhet qe pikturonte. Kështu ai njohet si piktori i konterstëve të theksueme dritë hije. Ne film kapercehen ngfjaje, dhe vdekja e tij paraqite tragjikke. Siku ai u kthye në Itali fshehurazi në një zonë kënetore dhe ato vdiq. Kjo mbeti si diçka misterioze. Vetgm pas Luftë dytë, vepra e ti nisi te njihet dhe te zbulohen vepra të tija të panjohuna. Veçanërish pas vitit 1990, me përhapjen e internetit, puna e tij doli ne pah, dhe veprat e tij u njohen, dhe ai fitoi famën e merituar si një piktor i madh, i radhitun me Leonardon, Miklelanxhelon Rafelin Tizianin Botticellin e të tjerë. Koheë e funbdit edhe ma tepër asht rrit fama e tij, ku përcaktohet si mjetër në stilin e ti drit-hije, i paarritshëm. DE E dham këtë përshkrime duke u nisur dhe nga fakti, që unë, qyshën nëa atë moshë të re, 12 vjeç, isha njohun me të nëpërtmejt atij filmi. E me që, i binte ku 450-vjetor, thashë ta paraqes para leqxuesve, jo që ata nuk e njohin po aq mire, por sa për të kukjtuar një artist me famë botërore, ku edhe ne shqiptarët marrim pjesë.

Krishti në darkën e Emauis, pelegrinët befasohen se kanë përpara Krishtin e ringjallun

Zbritja e Krishtit nga kryqi Karavaxho punoi shumë në vepra fetare nga librat e shenjtë, Ungjijt dhe Bibla, por dhe nga jeta shoqnore


Karavaxhos i pëlqenin natyrat e qeta

Autoportret me pastel në letër

Djalë me shportë me pemë

Muzikantë


Veshje e grave dardhare, Korçë,

Veshje e grave te Dukagjinit, një nga kostumet

veshje shumë e bukur dhe elegante

ma të vjetra shqiptare


Leonard


Kitarë e vazo me lule, pikturë e punuar në Pluk, më 1966, dhurue një miku. Për fat u ruejt në këtë fotografi. Format 100 x80 cm. vaj mbi fibër


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.