Revista Kulturore Euro- Shqiptare: Kuq e Zi, Nr - 161

Page 1


Editorial 161 Pas festave të fundvitit, hyrja në vitin e ri 2021, siç ndodh gjithmonë, pritet me shpresa të reja, të një përmirësimi të gjendjes së keqe të krijueme nga Covid-19 ne shkallë botnore. Kjo shpresë mbështetet ne vaksinimim global te popullsisë. A do te jetë i efektshëm ky vaksinim ? Kjo pyetje bëhet per gjithë popullatën e kësaj toke. Që ky virus asht ma i rrezikshmi qe te kete njohur njerezimi, kuptohet ashiqare, perderisa në Amerikë brenda një vitii kane vdekur deri tani 360.000 vetë e ne bote rreth 2 milionë. Kjo eshte një gjendje katastrofale ose diluviale, ne kuptimin biblik. Ai i biblës ishte një diluv shiu prej 40 ditesh, ndersa ky asht një diluv virusal që përfshin gjithë rruzullin toksor e po vazhdon prej me shume se nje viti pa nderprerje. Si i thonë kësaj pune? A do të arrije njeriu te mposhte këtë ushtri me armata të padukshme virusësh ?! Që asht gjendje lufte, kjo s’ka dyshim. E pashpallur me ultimatume, por praktikisht si nje luftë e tretë botnore e profetizuar ; e tmerrshme dhe shfarosëse, prej armëve moderne nukleare. Kjo nuk ndodhi e zor të ndodhte. Por ja që na doli një fuqi e panjohur dhe e padukshme, që s’ban ultimatume, por sulmon me nje ushtri prej miliardash e miliardash ushtarë virusale të padukshëm, që nuk shkatërrojne e përmbysin qytete, por që mbjellin vdekje kudo që kalojnë e përhapen në mbarë rruzulin toksor. Në këto kushte, na bie ndërmend diçka edhe për të qeshur. Siç dihet, ne Amerikë, po qe se ajo përfshihet në një lufte, siç ndodhi ne Luftën e Dytë Botnore, presidenti në fuqi mbetet ne postin e tij per gjithe kohen e luftes, siç ndodhi me Roosveltin. Nga kjo vjen pyetja : pse Donald Trump nuk shpalli gjendjen e luftës, që të mbetej në fuqi pa kaluar në zgjedhje ? Si duket nuk i ka shkue ndermend, as nuk ia ka shti ne vesh dikush tjeter nga rrethi i tij. Sigurisht se e kemi për të qeshur. Tashti kujt i bie barra që t’’i kundërvihet këtij armiku të padukshëm që po ban kërdinë në viktima njerëzore? Patjetër janë shkencëtarët që mund të arrijnë të krijojnë mbrojtjen dhe asgjësimin e këtij armiku të rrezikshëm virusal. Arma e tyre është vaksina, shpresa e shpëtimit të njerëzimit. Çeshtja mbetet se a do të jetë vaksina në gjendje që të asgjësoje këtë lloj virusi vdekjembjellës? Themi e shpresojme se po. Çeshtja mbetet vetem ne faktin se ky vaksinim, po te jete efikas, te perfshije popullatën botnore

LEK PERVIZI pa përjashtim që të mos mbetet asnjë çerdhe e këtij virusi asgjëkundi. Ky editorial ishte i domosdoshem për gjendjen alarmuese e kërcënuese që mbretëron kudo ne planetin tone. Shpresa e shpëtimit pra varet te vaksina dhe tek efekti i saj per eliminimin e Covid-19. Konkretisht dhe me trishtim të madh, ky virus i mallkuar ia mori jetën edhe një miku tonë të shtrenjtë e patriot i nderuar dhe i respektuar, Myrteza Bajraktarit, i cili, pavarësisht se në moshë të thyer, mund të shtynte dhe disa vjet jetë ne familje e shoqni. Ne e kemi zakon t’ia ngjeshim si te mirat ashtu edhe të këqijat fatit, e kështu po e lajmë. Sigurisht, se kush asht e ç’asht fati, s’jemi në gjendje ta përcaktojmë, por e pranojmë si bestytni, për të justifikuar veprimet e ngjarjet që na shoqnojnë. Që një mister qëndron e që përciell jetën e njeriut, kjo asht e pranueme, por e pashpjegueme. Tashti që dhamë një ide se si jemi katandisë, të përfshimë në vorbullën e kësaj pandemie virusale, nuk na mbetet tjeter veç të kalojmë në çeshtje konkrete lidhur me procesin jetesor tonin, me aktivitete të ndryshme kulturore që na dalin përpara me hyrjen ne këtë vit të ri 2021. Patjeter se kjo hyrje për ne shqiptarët nis me përvjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, dita e 17 janarit. Kësaj radhe i përket të jetë 553-vjetori. Nuk ka dyshim se figura e Skënderbeut asht ma e madhja dhe me e lavdishmja e historisë sonë. Jo vetëm në kuptimin e qendresës heroike ndaj pushtimit osman, por për faktin se prej tij ne u bame te njohun si komb, popull e shtet shqiptar. Kjo çeshtja asht themelore në një kohë që s’dihej asgja për ne, përveç disa principatave të vogla e pa ndonjë rol në rajon, e që nuk përfaqësonin asgja, veç princat e tyne. Ishe Skënderbeu që i lidhi dhe i bashkoi nën udhëheqjën e tij duke


krijue një shtet me emrin Albania. Kjo asht vlera e madhe historike e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ; e bashkuar me cilësimin dhe njohjën e tij si mbrojtës i lirisë dhe sovranitetit të vendit e popullit të tij, mbret e strateg i madh, gjithmonë fitimtar mbi ushtritë armike osmane. Por edhe i njohur si mbrojtës i Europës dhe kampion i krishtënimit, ne nje kohë kur gjithë Europa me Ballkanin ishin popuj të krishtenë. Kështu hyrja ne vitin e ri themi se për ne shqiptarët i kushtohet heroit të madh kombëtar. Ne aspektin formal, rezulton se fundi i vitit të vjetër, më 30 dhjetor i përket 80-vjetorit të vdekjes së Gjergj Fishtës, ndersa fillimi i vitit të ri, Gjergj Kastriotit. Dy Gjergja të mëdhej të kombit shqiptar, njeni i shpatës e tjetri i penës. Një përputhje që vlen të kujtohet e të nderohet, sepse janë dy emra e dy figura të larta, jo vetëm të popullit e kombit shqiptar, por që na nderojnë e përfaqsojne denjësisht para botës. Me një shtesë të domosdoshme, se atyne u bashkohet edhe një figurë tjetër shqiptare, e përmasave botnore, Nanë Tereza, që kështu formohet, trinia e lartë, Skënderbeu, Fishta e Nanë Tereza. Një mburrje legjitime për çdo shqiptar. Ky editorial u shkrue para se te jepej lajmi i dekorimit të Gjergj Fishtes nga Presidenti Ilir Meta në 80-vjetorin e vdekjës. Patjetër një ngjarje e rendësishme, sepse Gjergj Fishta pati disa përvjetorë që duhej te shoqeroheshin me dekorata të larta : si 50, 60, 70-vjetori, por asnjë presidenti nuk i shkoi ndërmend ta dekorojë. Ky lajm na erdhi dje nga miku dhe bashkëpuntori ynë i nderuar Frank Shkreli, shkrimin e të cilit e paraqesim në krye të revistës, si një ngjarje madhore. Ku ishin presidentet e tjerë paraardhës që s’i përfillën përvjetorët e poetit të madh kombëtar ?!

TRESHJA E PAVDEKSHME, NDERI, LAVDIA DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR


PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, Z. ILIR META VLERËSOI ME DEKORATËN MË TË LARTË ATË GJERGJ FISHTËN NË 80-VJETORIN E VDEKJES Nga Frank Shkreli

Sot, vërtetë, e ndjejë veten krenar që jam shqiptar! Presidenti Ilir Meta nderon me Dekoratën më të lartë të Republikës së Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, me rastin e 80vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Kjo është dhurata më e bukur që Z. Meta mund t’i jepte Kombit në prak të Vitit të Ri. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta thekson se nëpërmjet veprave të tij të çmuara artistike, Gjergj Fishta ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit, njofton gazeta e Tiranës, Telegraf. “Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese”, thekëson i pari i shtetit shqiptar, “kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste”, shkruan në postin e tij Presidenti Ilir Meta.

Duke shtuar se, “Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit. Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe të ardhmes europiane”, nënvijon Z. Meta.

Postimi i Presidentit Meta “Me rastin e 80-Vjetorit të ndarjes nga jeta, në vlerësim të veprës atdhetare dhe të rolit të jashtëzakonshëm në fushat e gjuhës dhe të letërsisë shqipe, arsimit e kulturës, diplomacisë, politikës e teologjisë, si dhe për meritat e Tij historike në krijimin e alfabetit shqip dhe në proceset shtetformuese, kam sot nderin e veçantë të çmoj me Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, At Gjergj Fishtën, atdhetarin, historianin, gjuhëtarin e madh, diplomatin dhe iluministin e shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste. Nëpërmjet veprave të Tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit. Vepra e Tij e vyer do ta ndriçojë përherë kombin tonë për të tejkaluar çdo sprovë në mbrojtje të Pavarësisë, Lirisë, Demokracisë dhe së ardhmen europiane.”


vlerësimet e Çabejt për Gjergj Fishtën — si “Poet Kombëtar i Shqipërisë”, si “Përfaqësues më i pari i leteraturës së sotme shqiptare” dhe sidomos si poet më i avancuar epik ballkanik i shekullit, (Çabej) i mbështet kryesisht në Lahutën e Malcis”, veprën kryesore të At Gjergj Fishtës.

Domosdoshmërisht, se është një vlerësim shumë me vend dhe tepër i merituar. Uroj që ky vendim i Presidentit të Republikës së Shqipërisë të hapë rrugën dhe dyertë e institucioneve akademike të Kombit shqiptar dhe të ndriçojë, njëkohësisht, edhe mendjet e disa përfaqësuesëve të mbetur të “realizmit socialist”, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, për një vlerësim mbarë kombëtar akademik, ashtu siç meriton, vërtetë, Poeti i Kombit, siç thotë edhe Presidenti Meta në vlerësimin e tij për Fishtën – për skalitjen në përjetësi të vlerave dhe virtyteve të veçanta autoktone. Uroj që ky akt patriotik i Presidentit të Republikës të zgjojë nga letargjia 80-vjeçare, akademikët e sotëm shqiptarë në Tiranë dhe në Prishtinë dhe le të marrin shembëll nga i madhi Dr. Eqerem Çabej dhe vlerësimin që ai i ka bërë dikur Fishtës. Dy tre vite më parë kisha shkruar se ndoshta pak njerëz e dinë, por Dr. Eqerem Çabej ka pasur konsideratë të lartë për At Gjergj Fishtën – i cili për arsye që dihen ai nuk mund të shprehte admirimin e tij për Fishtën gjatë regjimit komunist, pasi Fishta ishte shpallur “armik i popullit dhe tradhëtar i Kombit”, nga regjimi enverist. Si i tillë, Fishta dhe vepra e tij ishin të ndaluara rreptësisht nga komunistët shqiptarë, me porosi të komunistëve jugosllavë. Por, Çabej ka vlerësuar lartë At Gjergj Fishtën — para sundimit komunist, kur ai mund të shprehej lirisht– duke e cilësuar Fishtën, ndër të tjera, edhe si “Poeti kombëtar i Shqiptarëve”. Duke shkruar për vlerësimet edhe konsideratat e E. Çabej për Fishtën, akademiku nga Kosova, i ndjeri Prof. Dr. Engjëll Sedaj është shprehur se –

Në një prej vlerësimeve të tija për Lahutën e Malcis dhe për Fishtën, Dr. Eqerem Çabej është shprehur: “…Fishta zë fill me njësinë e vogël të fisit për të mbaruar te njësia më e madhe e kombit, ia fillon me bariun e moçëm Marash Ucin dhe mbërrin te Abdyl Frashëri në Lidhjen e Prizrenit. Duket qartas përpjekja e tij të zgjerojë dalëngadalë botën në një brendi më fort nacionale, të ngrejë kështu veprën në sferën kombëtare. Kështu vepra e tij ka marrë karakterin e një eposi kombëtar…duke qenë, njëkohësisht, në një farë kuptimi edhe një epos ballkanik. Një dritë jete homerike shkëlqen mbi veprën e tij: si në dukje të zanave që u përngjajnë Dianës e Atenës…”, ka shkruar Çabej. Ndërsa katër vjet para se të vdiste Fishta, Prof. Çabej jep këtë gjykim për At Gjergj Fishtën: “Gjergj Fishta është bërë, sidomos në Lahutën e Malcis, përfaqësuesi më i parë i literaturës së sotme shqiptare”. Dhe më tej Çabej është shprehur se, “Në fakt, në poezinë epike të Fishtës është kënduar thelbi i shpirtit të shqiptarëve, elementi i konservuar i popullit që njëherit më së mirë dëshmon njësinë e kombit”. Ndërkaq, për kontributin e Fishtës në zhvillimin e gjuhës shqipe në përgjithësi, albanologu austriak, i ndjeri Prof. Dr. Norbert Jokl ka shkruar se, “Me At Gjergj Fishtën gjuha shqipe u rrit, u madhnue, u ba zojë. Me At Gjergjin, kryetar në Kongresin e Manastirit, u caktue njëherë e përgjithmonë një alfabet i vetëm për mbarë Shqipninë, vendim ky me dobi që nuk numrohen. Me At Gjergjin zuni fill shkolla, me shqipen gjuhë mësimi…” është shprehur albanologu i njohur austriak. Nëqoftse dikush i ka ndjekur shkrimet e mia modeste për Fishtën gjatë viteve, unë kam qenë kritik ndaj mënyrës së si -- politika shqiptare si dhe entet akademike të Shqipërisë dhe të Kosovës -- e kanë trajtuar ose keq-trajtuar dhe harruar dhe përjashtuar Gjergj Fishtën, këto 30vjet post-komunizëm, por pa humbur shpresën se Një bashkohas i Fishtës, At Benedikt Dema është shprehur – në librin përkujtimor “At Gjergj Fishta 1871 – 1940”, botuar pas vdekjes se “Shqypnia


do të nisë me e çmue ma tepër At Fishtën, kur në raste në të cilat Kombi kërkon e lyp ndërmjetësimin e nevojshëm të autoritetit e të veprimtarisë së tij”. Ndër kritikat e mia kisha shënuar se, fatkeqsisht, Atdheu i At Gjergj Fishtës nuk vepron më me entuziazmin e idealeve që ishte program i jetës së tij, “Për të vendosur themelet e patundura të idealizmit kombëtar, për të prirë në luftime në mbrojtje të Kombit, për t’i gërshetue kunora lumnije racës mijëvjeçare shqiptare, gjakut të derdhun e flijeve të vuajtuna të Kreshnikëve të Kombit”, siç ka shkruar dikur bashkoasi i Fishtës, At Benedikt Dema, duke shpresuar, njëkohësisht, se shqiptarët, si Komb i qytetëruar, do të dijnë t’i çmojnë njerzit e mëdhej të tij, duke i ndërtuar atij gjeniu, atij Ati të Atdheut, një përmendore të pashlyeshme, “një shenjë të përherëshëme e të denjë, për një komb të përparuem”. Vlerësimi dhe nderimi që Presidenti i Shqipërisë, Z. Ilir Meta i akordoi sot Poetit të Madh Kombëtar At Gjergj Fishtës me rastin e 80-vjetorit të shkuarjes së tij në amshim, erdhi pikërisht në një moment të historisë së shqiptarëve, kur “Kombi kërkon e lyp ndërmjetësimin e nevojshëm të autoritetit e të veprimtarisë së tij”. Urojmë që kjo njohje due nderim nga zyra më e lartë e shtetit shqiptar – një njohje e denjë për një Komb të përparuar ndaj jetës dhe veprimtarisë së At Gjergj Fishtës, të bejë që, më në fund, At Gjergj Fishta të zejë vendin që ai meriton dhe që i takon atij në historinë e vërtetë dhe në kulturën dhe letërsinë mbarëkombëtare të fisit shqiptar. Kjo është Shqipëria që duam – me At Gjergj Fishtën. “Merre Kacel edhe njëherë Lahutën e na këndo nji kangë shqiptare….”, ndërkohë që “Arbnori i Fushës e i Malit njomë syshë me lotët e përmallit të Malcisë, këndon lahutën i lum ti, sod e për amshim…” Falënderime Presidentit Ilir Meta për nderimin dhe vlerësimin e jetës dhe të veprës së madhe të Atë Gjegj Fishtës! Gëzuar Vitin e Ri! Frank Shkreli

Atë Gjergj Fishta meritonte të ishte dekoruar qysh në kalimin nga diktatura në demokraci, nga presidenti i pare i dalur nga Partia Demokratike, si përfaqësues i të përndjekurve politikë që votuan për të. Por s’ vuri kush ujin në zjarr për këtë punë, në një kohë që Atë Gjergj Fishta duhej të ishte ngritur në podiumin e nderit, me dekoratat me te larta që meritonte. Gjithë kjo periudhe prej 31 vjetësh kaloi në heshtje në këtë drejtim. Bile ngrihëshin zera denigrues ndaj tij, nga individë të ndryshem që mjerisht mbajne emrin shqiptar. Esht meritë e padiskutueshme e Presidentit Meta, që e theu akullin e heshtjes me këtë vlerësim të denjë ndaj kësaj figure monumentaale të botës shqiptare. Jo me kot i vleresuar në botë, dhe i cilësuar si Homeri shqiptar apo Homeri i fundit i qytetërimit njerëzor. Të merret shembull nga ky gjest fisnik i Presidentit Meta, qe edhe shtëpia e poetit kombëtar të kthehet në një muze te denjë, jo vetëm të ruajtjes së asaj shtëpie të vjetër, por ndërtimin e një qendre muzeale, ku vizitorët shqiptarë e të huaj, të njihen me veprimtarinë e tij të madhe e te gjithanëshme. Sepse figura e Atë Gjergj Fishës i kalon caqet e zakonshme, jo vetëm si një poet i madh, vërtet Homer shqiptar, por edhe si figure patriotike e lartë, që jetën e veprimtarinë e tij e vuri në shërbim të atdheut e të kombit shqiptar. Lek Pervizi, Bruksel, më 1 janar 2021.


Thanas L. Gjika URIME PËR VITIN E RI 2021! Viti 2020 ishte nje vit i covidit-19 me plot veshtiresi dhe me akrobaci te Kryeministrit Z. Edi Rama, i cili nga nje ane mbodhi dy qeverite (te Shqiperise e te Kosoves) ne nje mbledhje e shpalli se punon per planin strategjik KUQ E ZI, pra per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet kombetar, nga ana tjeter vendosi trarin te kufiri Shqiperi-Kosove dhe nuk shkoi per te degjuar e pershendetur fjalimin historik te Znjes V. Osmani qe mbajti ne parlamentin e RSH dhe i kritikoi idete e saj atdhetare te nje politike te re...Por une nuk behem pesimist sepse vetem duke lexuar ne gazeta e fb gjate ketij viti vura re se ne shqiptaret jemi nje popull vital. Me gjithe kete gjendje te veshtire shume prej nesh kete vit hartuan disa krijime shume te goditura, ndoshta me te mira se te viteve te tjere qe kane qene me te mbare. Nuk po permend shume emra, por sa per ilustrim po permend poetet e talentuar Shinasi Rama, Xhevdet Bajraj, Agron Tufa, Petraq Risto me vellimet e tyre te rinj poetike me figuracione origjinale, Luan Ramen me krijimet poetike e tregime te ndjera; kampionin e te perndjekurve Lek Pervizin; analistet Jozef Radi, Adriatik R. Dostin me artikujt e kthjellet, gazetaret Frank G. Shkreli, Beqir Sina, Dalip Greca, Ruben Avxhiu, Edlira e Skender Bucpapaj, kampionin e te perndjekurve Lek Pervizi; Visar Zhitin me shkrime brilante ne proze e poezi, romancieret Thanas Medi, Thanas Jorgji, Kristaq Turtulli, Agim Bacelli me romanet e tyre terheqes; Grigor Jovani me poezite e tij plot ndjenja te ngrohta; Kostandin Koliqi me analizen e mbrekullueshme te vitit te mbrapshte 1997, Akri Cipa me analizat e shkurta plot mendime te thella, Baki Ymeri qe ka vijuar te botoje ne Bukuresht revisten "Albanezul", Sami Milloshi me vellimin me tregime perkthyer anglisht nga zonjusha Carrie Hooper e shume tregime e piktura, piktore te shumte si Haxhiraj, Rizaj, Karanxha , Xega, etj; agronomin Koco Mosko me studimet per drure frutore e dekorative; komentatore te shumte ne fb midis te cileve shquhen Z. Klodi Stralla, George Fefa (Gjergji Pano), Anthony Perdoda, Arben Kallamata dhe i ndjeri Kliti Kallamata, etj; fotografi i talentuar Eliano Kalemi qe po e afron fotografine me pikturen; shkrimtarin memuarist e fotograf artistik Ylli Demneri e nje mori shqiptaresh te tjere ne diaspore e brenda ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni te Veriut qe kane botuar vepra te shumta cilesore. Si dhe shume femra intelektuale si qe kane botuar poezi, tregime, skica, romane, studime midis tjerash popermend Meri Lalaj, Eglantina Mandia, Julia Gjika, Emrie Krosi, Merita Shkupi, Klara Celo, etj... Pra ky vitalitet krijues me jep kuraje te mendoj se Viti i Ri 2021 do te jete edhe me i mbare, madje shpresoj e uroj qe ne zgjedhjet e 25 prillit votuesit shqiptare te fshijne nga lista emrat e kandidateve qe kane vene partite politike dhe te vendosin emra njerezish te ndershem qe nuk kane qene me pare pjese e klases se korruptuar politike...

PROF. DR. VEBI XHEMAILI : JETA DHE VEPRIMTARIA KOMBËTARE E MYRTEZA BAJRAKTARIT – (KRESHNIK POLLLOGU)

Dr. Myrteza Bajraktari Tetovë, 22. 03. 2015 - (Veprimtaria atdhetare e Murteza Bajraktarit për Shqipërinë Etnike) Myrteza Bajraktari lindi me 15. 04. 1933 në një familje me tradita atdhetare në Gostivar. Shkollën fillore e 7-vjeçare i kreu në vendlindje, gjimnazin në Tetovë dhe Shkup. Në vitin 1952, regjistrohet në Universitetin e Shkupit në Degën e Filozofisë, paralelisht, punësohet në gazetën “Flaka e Vëllazërimit “që dilte në Shkup. Shkruan një artikull kundër shpërnguljes së Shqiptareve në Turqi dhe hapjes së Shkollave turke në territoret e banuara nga shqiptarët. E largojnë nga gazeta si i pa përshtatshëm. Për nevoja ekonomike nis punën si mësues në fshatin Kumanovë. Në Shkup me disa shok kishin formuar grupin ilegal “Shkëndija ”, programi final i të cilit ishte ideja e “Shqipërisë Etnike ” dhe kundërshtim ndaj hapjes së shkollave turke e dëbim me dhunë të shqiptarëve në Turqi. Në këtë grup ilegal bënin pjesë rreth 20 studentë dhe mësues të shpërndarë në 7-treshe. Treshja ishte e mbyllur, nuk kishin asnjë njohje me grupet e tjera. Kryetar për të gjitha grupet ishte Kreshnik-Pollogu (Myrteza Bajraktari). Ai mbante lidhje me secilin grup e drejtonte veprimtarinë e tyre. Këto grupe vepronin në Gostivar, Prizren, Tetovë, Shkup etj. Pas disa vitesh këto grupe u zbërthyen, njëra pas tjetrës nga sigurimi, shumë prej anëtarëve të tyre vuajtën burgjeve, ose u detyruan të largoheshin nga Jugosllavia. Fatkeqësisht midis tyre u gjenden edhe të tillë si Xhemal Pozhorani, ish anëtar i treshes me Myrtezain, Xhemal Pozhorani i cili ose ish përgatitur dhe infiltruar në grup si informator ose person, i cili


nuk i përballoi presionet, torturat e përndjekjen e të afërmëve dhe pranoi bashkëpunim me sigurimin serbo-maqedonas. Xhemal Porozhani, në vitin 1952 ka rënë në burg, ku ka qëndruar gjashtë muaj dhe është liruar. Është ky person i cili ka asistuar në gjyqin e me uniformë ushtarake në qytetin e Shkupit.(1) Dihet se veprimtaria e nacionalisteve shqiptar në Kosovë e Maqedoni ka qenë e gjerë dhe e pa ndërprerë. Krahas grupit ilegal “Shkëndija” vepronin edhe “Shkëndija” të tjera “bashkësi ilegale” e deri tek grupimi më i madh, organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, me kryetar Azem Moranen i cili, pas zbulimit të këtij grupimi është pushkatuar, së bashku me drejtues të tjerë. Pjesa më e madhe prej tyre kanë vuajtur në burgun e Idrizovës. Sidoqoftë, për këto grupe nacionaliste: pëshpëritej, bënin bujë qëndrimet burrërore të anëtarëve të tyre dhe guximi në gjyqet që zhvilloheshin kundër tyre, shkruhej për to në shtyp, angazhonin forca të shumta qeveritare për ti zbuluar e dënuar, bënin jehonë etj. E tërë kjo ishte investim për çështjen kombëtare, efektet e së cilës dhanë frute më vonë. Prenk Gruda në librin “Ditari i një zemrës së lëndueme” kujton: “Serbët nuk lanë gjë pa bë kundër shqiptarëve për me ua mërzitë jetën, për me i detyrua me i lëshua vatrat e të parëve ...”Në këto vjetët e fundit kanë hapë shkolla turqisht dhe përdhunisht i detyrojnë shqiptarët me i çu fëmijët, ashtu sikurse me detyrim po i dëbojnë me mija familje nga vatrat e veta dhe i përcjellin për në Turqi, ku i presin mjerimet e fushave të shkreta të Anadollit. Populli e arsimtarët kundërshtuan dhe demonstruan për mos me i hekë fëmijët prej shkollave.(2) Të parët mësues të burgosur në Tetovë e në Gostivar kundër shkollave turqisht qenë: Myrteza Bajraktari, Murat Isaku, Myzafer Tufa etj. Ata para gjyqit, kanë qëndrua burrërisht për ta mbrojt çështjen kombëtare. Prokurori pati kërkua dënim me vdekje ...Ata nuk janë tundë aspak dhe me guxim janë përgjigj: ”Na jemi të lumtur që vdesim për atdheun tonë! ”Serbët tronditen nga qëndrimi heroik i këtyre arsimtareve gjatë torturave e para gjyqit. Gjykimi bëri bujë të madhe në Jugosllavi, e sidomos, kudo në rrethe e shqiptarëve, e kështu dënimi me vdekje qe pezullua. Në vitin 1953, nga një ish anëtarë i grupit “Shkëndija ”Naxhi Purde krijohet në Zagreb një grup tjetër ilegal, po me idenë e Shqipërisë Etnike dhe properëndimore. Ai vazhdoi veprimtarinë ilegale deri në vitin 1956 në Kosovë e Maqedoni ... Medi Bajraktari vëllai i vogël i Myrtezait ka qenë anëtar i këtij grupi ilegal. Për rrjedhoje pat përfunduar në burgun e Idrizovës. Me

rastin e pranimit në këtë grup ilegal, anëtari i ri, me dorën vendosur mbi një revole e pranë flamurit shqiptar betohej :”Unë si shqiptar do të jem gati kurdoherë të luftojë për bashkimin e gjithë shqiptarëve, në veçanti të atyre që janë nën robëri të sllaveve, në një Shqipëri të vërtetë, do ti mbroj interesat e popullit shqiptar dhe do të kem parasysh luftën e përhershme kundër tradhtarëve të kombit”.(3) Zbulohet “Shkëndija” dhe iniciatori e kryetari i saj Myrteza Bajraktari, arrestohet me 12 Janar 1953, përpara dyerve të shkollës së Kumanovës, ku për tre muaj kryente detyrën e mësuesit. Mësuesi i ri ende nuk i kishte mbushur të 20-at. Nga muaj janar-tetor 1953, për 9 muaj radhazi, në hetuesin serbo-maqedonase në Kalanë e Shkupit iu nënshtrua torturave çnjerëzore (tortura brutale deri në thyerje kockash, pagjumësi deri në humbje të vetëdijes, qëndrime në birucat pa dritë e pa ngrohje, vendosje të shufrës së hekurt nën këmbë nga sadistët serbo-maqedonas etj. Presionet dhe terrori psikologjik, cinizmi i egër, sharjet e ndyra etj, përmbajnë kapitull në vete). Mendja ta do, së këtë kala simbol të qendrës maqedonasit e kishin zgjedhur jo pa qëllim. Synimi i tyre ish të përdhosnin krenarinë shqiptare dhe të thyenin qëndresën e tyre. E gjymtuan fizikisht Myrtezain, duke i thyer para krahun, e lanë katër muaj pa mjekuar me qëllim që ti gangrenizohej krahu. Por organizmi i ri bëri punën e vet: kocka vetë ngjitet, veçse shtrembër për ta lanë nacionalistin shqiptar invalid për gjithë jetën. Torturat fizike, nga më çnjerëzoret që kryenin sadistet serbo maqedonas, presionet dhe terrori psikologjik nuk arritën ta thyen moralisht kreshnikun e ri të Gostivarit.

BURG NË SHKUP BURG NË SHQIPËRI Nga 1953-1958, vuan 5 vjet heqje lirie në burgun famëkeq të Idrizovës. Më 1960-1962 dënohet përsëri edhe 2 vjet të tjera, të cilat i vuan, po në Idrizovë burg i destinuar për nacionalistët shqiptar. Për qëndresën burrërore të tij në këtë burg dëshmon në gjyq bashkëvuajtësi Abdurahman Haxhialili; ”Në burgun jugosllav të Idrizovës, me mbi 3000 të burgosur, deklaron ai, Myrtezai ka qenë simboli i qendrës që ka mbajtur moralisht të gjithë të burgosurit shqiptar ”! Bashkëvuajtësit pohojnë; se Myrtezai ka qenë iniciator i bojkotimit nga të burgosurit dhe demaskimin e disa të burgosurve të cilët nuk përballuan dot vuajtjet e presionet e administratës së burgut dhe shndërroheshin në bashkëpunëtor të sigurimit. Në burgun e Idrizovës u bë legjendë grupi prej 40 të burgosurve “të rrezikshëm” të cilët i kishin izoluar në


katin e pestë të njërës prej godinave të burgut. Në këtë grup, përveç shqiptarëve bënin pjesë edhe anëtarë të organizatës ilegale maqedonase “VMRO” të cilët ishin kundër regjimit në fuqi. Këtij grupi i ndalohej çdo takim me të burgosurit e tjerë. Ata kishin të drejtë, vetëm një herë në javë të bënin shëtitje në oborr të burgut shëtitjen që quhej “merta shetmja ”,alias “shëtitje e vdekur ”me duar prapa dhe kokën ulur .Në rast se dikush nga të burgosurit e tjerë ,gjatë hyrje daljeve në oborr drejtonte vështrimin ,ose i përshëndeste të “rrezikshmit” denjohej me “14 ditë biruce ”.Këtij grupi i lejohej vetëm një takim me të afërmit prej 5 minutash ,një herë në muaj. Në këtë grup të të “rrezikshmeve ”bënte pjesë edhe i riu gostivaras Myrteza Bajraktari. Nga burgu i Idrizovës Myrtezai ruan një kujtim Kthesë shënues në botë kuptimin e tij kishte ndikuar besimi fetar i prindërve, por edhe ateizmi i vëllait të madh. Por jeta e vështirë e hetuesive dhe burgjeve, për vite me radhe shoqërohej edhe me ndryshimet botëkuptimore, madje edhe bindjet e njeriut. Për rrjedhojë –kujton Myrtezai, pa gjetur rrugëdalje tjetër nisa ti lutesha Zotit që të më jepte forcë dhe kthjelltësi mendimi, vetëm që të mos tradhtoja shokët që ishin në 7 grupe, të mos tradhtoja idealin kombëtar dhe betimin e dhënë. Kështu dalëngadalë mu kthye besimi tek zoti. Ky besim më mbante gjallë, më jepte forcë, më frymëzonte për të përballuar në hetuesi torturat nga më çnjerëzoret, për 9 muaj pa ndërprerë. Kjo ka qenë dhe mbetet një nga kënaqësitë më të madha dhe krenaria e jetës sime. Nuk është pak që në kushte të rënda të natyrës sadiste të mos nxjerrësh asnjë nga grupet tua. Grupet dolën më vonë, pas tre vjetësh nga burime të tjera. Në fillim u zbulua një treshe e pastaj njëra pas tjetrës.(4)

Në vitin 1962, pas daljes nga burgu, me guxim kalon kufirin dhe hidhet në Shqipëri. Nga 1962 -1966, pas 5 muajve hetuesie komuniste në Shijak e bashkojnë me 230 djem kosovar që vuanin në Kampin e Internimit të Semanit në Fier. Aty e mbajtën 4 vite dhe 4 muaj. Ky kamp ishte më i keq se burgu, përveç të tjerash aty nuk kishte afat të përcaktuar lirimi. Në këtë kamp, shoku im ...kalon në depresion dhe prej andej në çmendim.(5) Ndërhyrja e miqve: Abduraman Haxhihalili dhe Idris Lleshi, me të cilët kishte vuajtur në burgun e Idrizovës bën të mundur nxjerrjen e tij nga kampi i Semanit. Shtator 1966-1970, regjistrohet në fakultet dhe mbaron shkëlqyeshëm degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës, në moshën 33 vjeçare. Ky qe një nga rastet e pakta fatlume në jetën e Myrtezait. Edhe kjo u bë e mundur në saje të asaj të ndërhyrjes këmbëngulëse të dy shokëve të tij të përmendur më lartë.

Arrestimi i dytë Më datën 12 nëntor 1970, arrestohet dhe nis hetuesia. Më datën 12-04-1971, pason akt-akuza: I pandehuri Myrteza Bajraktari, si element me pikëpamje nacionaliste dhe kundërshtare i sistemit socialist ...shprehet se gjoja partia dhe pushteti popullor jo vetëm që emigracionin kosovar në Shqipëri e trajtojnë keq, por edhe nuk interesohen për të drejtat e popullit kosovar”, tërë kjo do të thotë se ai ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. “Fatura” tjetër e komunistëve shqiptar plotësin të parën dhe 3 vjet të tjera burg duke provuar Spaçin, Vlorën dhe Ballshin. Përfundimi:14 vjet burg, prej të cilave 7 nga ishJugosllavia titiste dhe 7 të tjera në Shqipërinë Enveriste. Pasi lirohet nga burgu i mohohet e drejta e ushtrimit të profesionit të mësuesit për të cilën ishte diplomuar shkëlqyeshëm. E lanë 5 vjet pa punë, detyrohet të kryej punë të rënda.

Shqiponja Duro e Myrteza Bajraktari në promovimin e librit të tij “Një vështrim tjetër i historisë”

Korrik 1990, Myrtezai bëhet protagonist i një iniciative evropiane. Nga Zvicra vjen Hasan Kadriu, me babain e të cilit Skender Kadri Presheva, Myrtezai kishte qenë bashkëvuajtës në burgun e Idrizovës. Formojnë grupin ilegal “Fronti Antikomunist Tanshqiptar” prej 20 anëtarësh, grupi i cili formulon dhe shpërndan një trak në Tiranë Qytetin Studenti, Shkodër, Lushnjë, Kavaje etj. Trakti u bënte thirrje tanë shqiptarëve për “Bashkim Antikomunist, për pluralizëm Politik e Demokraci ”. Një kopje i dërgohet për “dijeni ”edhe Ramiz Alisë, kalon në gjendje gjysmë Ilegale. Nuk është vështirë të vërehet se kemi të bëjmë me vazhdimësi të mëtejshme të veprimtarisë së grupit të dikurshëm ilegal “Shkëndija ” të Shkupit.


Në tetor të vitit 1990 Myrtezai arrin të largohet, së bashku me familjen për në Zvicër në rolin e emigrantit politik. Në vitin 1992 nuk pranon azilin politik sepse e thërrasin në Tiranë. Në janar të vitit 1993 Qeveria Demokratike e emëron Konsull të Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane. Angazhimi i këtij atdhetari në Zvicër përbën një kapitull të veçantë të veprimtarisë së tij prej nacionalisti demokrat, me disa shokë besnik nxjerrin revistën “Mërgimi” ku boton artikuj të ndryshëm për gjendjen në Shqipëri pas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike. Pas 8 muajsh punë si konsull, me urdhër të presidentit Sali Berisha thirret në Tiranë dhe padrejtësisht e nxjerrin në asistencë, të cilën e kundërshton me neveri. Kam një jetë të tërë-deklaron Myrtezai, që e kam formuar idealin tim. Nuk pranova të bëj kompromis sot me diktaturën në Maqedoni e në Shqipëri me Enverin s’kam si të bëj kompromis sot me demokracinë e Serreqit apo të Berishës. Në shtator të vitit 1993, pikërisht, kur Myrtezai pushohet nga puna, vëllai i tij Xhemal Bajraktari gjendet i vrarë në apartamentin e tij në Beograd me plumb në ballë. Vallë të jetë rastësi e rëndomtë kjo koincidencë. Zbardhja e kësaj enigme mbetet në ndërgjegjen e administratës të asaj kohe të qeverisë Berisha dhe asaj të Beogradit. Në kundërshtim me këtë e zgjedhim “Anëtar Nderi” Të Shoqatës Kombëtare të ish të dënuarve dhe të persekutuarëve politikë të Shqipërisë. Aty përcaktohej se “Zotin Myrteza Bajraktarin e vlerësojmë si një figurë të ndritur e misionarit të lartë human dhe patriotik dhe për këtë meriton plotësisht të jetë vëllai i ynë i nderuar duke na përfaqësuar kurdoherë denjësisht në tërë botën (Kryetari Osman Kazazi, Tiranë 1992). Njëkosisht zgjidhet në kryesinë e Partisë “Rimëkëmbja Shqiptare ”dhe propozohet kandidat për deputet i kësaj partie. Në atë kohë, ngrihet një Komision i posaçëm i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë për të verifikuar pastërtinë e figurave të propozuara nga partitë politike për kandidatë për deputet në organin më të lartë të shtetit shqiptar. Kërkohej të sqarohej se kandidatet kanë qenë të implikuar në shërbimet sekrete të shtetit komunist, apo të shteteve të tjera. Nga verifikimi i kryer prej këtij komisioni presticioz rezulton se Myrteza Bajraktari kishte figurë të pastër moralo politike, të denjë për deputet të Kuvendit të Shqipërisë. Rast i dytë fatlum për Myrteza Bajraktari, sepse lidhet me nderin e dinjitetin e tij personal të nëpërkëmbur nga sigurimi shqiptar i cili e kishte etiketuar “spiun serb” nga që pikëpamjet e tij nacionaliste binin ndesh me internacionalizmin proletar. Kjo shpifje e ndyrë përhapej, nga njerëz të caktuar që nga viti 1962 ku kishte ardhur në Shqipëri. Ajo e ka ndjekur atë si hije e zezë gjatë tërë kohës dhe kudo që ka vajtur.

Çifti i lumtur, Myrtezai dhe Kimetja

Me dhimbje të thellë pohon Myrtezai kjo ,... ka qenë gjëja më tragjike e jetës time dhe pjesës më të shëndoshë të bashkëpatriotëve kosovar të ardhur në Shqipëri ”Dhe me zemër të lënduar pohon :”Ajo që më prek thellë e mi shton brengat është dinakëria e trashëguar staliniste. Në qoftë se SHIK-u apo dikush tjetër ka diçka kundër meje le ti bëjë ato dokumente publike, le ti botojë. Unë skam frikë nga e vërteta dhe jetën time nuk kam asnjë minutë që të kem turp ta kujtoj përkundrazi”. Cili do të ishte vallë ai që do të vinte në dyshim sinqeritetin e këtij burri shqiptar përpara shpifjeve të ulëta të sigurimit enverist, kësaj “vrime të zezë”, të universit shqiptar? E si mund të akuzohej një njeri i cili në adoleshencën dhe rinin e vet kishte parë së bashku me bashkëmoshatarët trupat e shqiptareve të masakruar nga serbet që mbushnin sipërfaqen e Vardarit?. Kufomat dalloheshin nga kostumet e tyre kombëtare shqiptare. A mund të harroheshin prej tij masakrat e brigadave maqedonase ndaj shqiptareve mbas Luftës së Dytë Botërore, prej të cilat kanë qenë në dijeni, fort mirë shtabet e brigadave partizane shqiptare?. Si ka mundësi që bashkëpunëtorët e tyre, siç shpifte sigurimi shqiptar, serbet ti masakronin të vëllain në mes të Beogradit. Ja këto janë ato paradokset që prodhonte diktatura enveriste. Dhe dyshimi të ndiqte pas si hije e zezë. , në fillim Partia e Rimëkëmbjes Shqiptare nuk aprovohet nga Ministria e Drejtësisë, sepse kishte në Program “Bashkimin e Trojeve Shqiptare”. Kjoshkruan Myrtezai, është e vetmja parti që mashtron me vërtetësi çështjen e shenjtë mbarëkombëtare. Myrtezai ka qenë zgjedhur me kryesinë e kësaj partie, por më vonë u largua për shkaqe shëndetësore Në vitin 1998, emigron në Belgjik, ku vazhdon veprimtarinë kombëtare. Myrteza Bajraktari, që në moshë të re, i brumosur me idealin e Rilindësve, i futet rrugës së vështirë të militantit anti serbo-sllavë. Për këtë ideal kombëtar ai la pengë vitet më të mira burgjeve dhe kampeve shfarosëse të punës sllavo-komuniste. Hetuesitë çnjerëzore serbo-maqedonase, burgjet e rënda


,”guhaket -ferr”sllavo -komuniste nuk arritën ti thyenin nacionalistët e vendosur. Përkundrazi vuajtjet çimentuan tek ata karakteret dhe brumosen kundërshtar të paepur ndaj diktaturës komuniste. Një ndër këta të pamposhtur ka qenë edhe Myrtezai. Ai, edhe në kushtet e burgut mbahej i paepur, dinjitoz, i matur, gojëmbël e optimist me secilin prej të dënuarve. Bashkëvuajtësit atij nuk i drejtoheshin me emër por me respekt “profesori”, Gardianët e burgut i trembeshin autoritetit që gëzonte ai midis të burgosurve. Në Spaç të Mirëditës erdhi një kohë kur shpirti njerëzor nuk mbante më. Njerëzit e sfilitur nga vuajtjet, puna prej skllavi në minierë dhe torturat për çdo “dyshim” kishin humbur, gjënë më të çmueshme për të burgosurin shpresën. Midis të rinjve filloi të përhapej epidemia e depresionit, nisi vargu e vetëvrasjeve. Personelit të burgut kjo nuk i bënte as më të voglën përshtypje. Çfarë të bënim? Mundësitë tona ishin në kufirin e minimales. Për të ndikuar sado pak, këtë detyrë të rëndë ia besuan profesorit, të cilit i zinte fjala vend tek të rinjtë. Me individë e grupe të vogla profesori përcillte “Lajmin e mirë ” nisen pëshpëritjet se “diçka po lëviz ”, se Evropa ka kthye vështrimin o prej nesh ” se komunizmi po lëkundet ”, ”se nuk do të jetë e largët dita e lirisë etj. E këto lajme nuk i përhap kushdo, i thoshte profesori i ditur i cili kishte lidhje të fshehta. Ky lajm “tepër sekret” duke kaluar gojë më gojë pasurohej, zbukurohej e bëhej shpresë ndjellës. Si një rrjedhë e nëndheshme nisi të ndjehej kjo në fytyrat, lëvizjet, qëndrimet dhe veprimet e të burgosurve. Filloi, dalëngadalë të rikthehej shpresa. Gradualisht po binte numri i vetëvrasjeve dera sa u pakësua ndjeshëm. Për çudinë dhe fatin tonë epidemia u zmbraps. Shqiponja edhe në kafaz i ngul kthetrat diku mbi një shkëmb ose mbi degët e ndonjë trungu, nuk zvarritet në baltë. Ajo mund të vështrojë vetëm nga lart dhe si gjithnjë krenare. Forcat e errëta i pamundësuan ushtrimin e profesionit të mësuesit të gjuhës shqipe për të cilin ishte përgatitur me kujdes e përkushtim. Në kundërshtim më këtë i dhanë “privilegjin “që të bëhej profesor i qindra mijëra të burgosurve politik shqiptarë në burgjet e Maqedonisë dhe ato të Shqipërisë. Në Idrizovë, në Seman, në Spaç dhe në Ballsh. Ata me respekt dhe konsideratë e thërrisnin “profesori ”dhe fjala e tij e matur zinte vend tek bashkë vuajtësit për meritat e tij intelektuale dhe qëndresën e kurajën civile në jetën e burgjeve. Intelektualët e shumtë me të cilët është takuar dhe ka vuajtur burgjeve e donin dhe respektonin mendimin e tij, për problemet e mëdha të kombit. Jeta e solli që kandidati për mësues të nxënësve në shkollë të shendohej në mësues për të burgosur bashkëvuajtës me ta, të kthehej në mësues të njerëzve të vuajtur duke u ngjallur shpresa për të ardhmen e tyre dhe të vendit. Kemi të bëjmë këtu me një rast që ndeshet rrallë në jetë. Për dënim politik e largojnë

padrejtësisht nga nxënësit, nga mësimi nga shkolla dhe pa ditur e kthejnë në mësues të masave, mësues të popullit të vet. Me përmbysjen e diktaturës komuniste në Shqipëri ,Myrtezai rreshtohet midis luftëtarëve të paepur për liri e demokraci. Përveç veprimtarisë aktive militante i përkushtohet edhe gazetarisë si armë kundër diktaturës komuniste. Pamfletet e revistat: “Urtia”, “Republika”, “Liria”, “Mërgimi”, “Rilindja”, “E Djathta Kombëtare”, “Balli Kombëtar ”, “Kosova”, “Rimëkëmba” , “Bota Sot”, që botoheshin në Tiranë, Zvicër, Bruksel etj. Sjellim diçka nga tematika politike, thellësisht kombëtare: Grupi ilegal “Shkëndija ”nga Gostivari (1950-1952), Ramiz Alia, fytyra e tradhtisë dhe hipokrizisë, “Demokracia dhe shteti Juridik shqiptar ”,”Kushtetuta ,çështja shqiptare dhe Evropa ”,”Shqiptarovrasësitë e Beogradit ”, ”Përballë tradhtisë së pushtetarëve –zgjimi kombëtar ”,me nën çështje të tilla :Kreta greminë për Shqipërinë humnerë për Kosovën, kuislingët ,protektorati dhe kolonizimi ,Kosovës i propaganduan paqen dhe i përgatiten luftën ,Kosova pjesë jetike e Shqipërisë ,Pansllavizmi armiku shekullor i shqiptarëve dhe Perse duhet të luftojnë shqiptaret? :Partia e Rimëkëmbjes Kombëtare ,Dy fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët ,si dhe intervista në organe të ndryshme shtypi në Shqipëri ,Zagreb ,Zvicër etj .,biseda në radion e Zagrebit dhe së fundi peticioni i tij etj. Në kujtimet e veta për kohën e diktaturës në të dy anët e kufirit Myrtezai shkruan: ”Andej kufirit vazhdonte robëria e egër dhe barbare sllave, me vrasje, burgosje e shpërngulje në masë për në Turqi. Këndej kufirit brezi im ka bërë një jetë tepër të vështirë, jo vetëm i zhytur në një varfëri të skajshme, por edhe në kontekst shoqëror dhe politik, moral dhe kulturor, që ia kalonte madje edhe obskurantizmi mesjetar. Ai ishte i kuq, gjakësor, ku sundonte vetëm urdhri i “Zeusit” e jo ligjet e njerëzimit. Si mund të quhet romantik nacionalizmi një komb i copëtuar në katër shtete? Përderisa objektivat e Lidhjes së Prizrenit nuk janë arritur si mund të quhet romantike ideja për tu bashkuar në një shtet të vetëm ? Në këtë rast mendja ta do të mendosh se çështja shqiptare është shitur nga vetë shqipëfolsit”. Bashkimi i kombit është domosdoshmëri historike dhe njerëzore .Ai i shërben rajonit të Mesdheut ,Ballkanit dhe Evropës ..Rajoni i Ballkanit nuk mund të jetë i qetë pa u bërë shqiptarët të barabartë si komb me kombet e tjera ,pa u bashkuar me shtetin e tyre amë. Atdheu do bashkohet duan apo s’duan qeveritarët kudo qofshin ata. Shqipëria etnike do të krijohet si


baraspeshë dhe si ekuilibër natyror në gadishullin Ballkanik kundër barbarisë agresive sllavo- Bizantine. Mjerë ata që janë në rrugën e tradhtisë: ”Janë, injorantë politikë të gjithë ata që ëndërrojnë akoma për aleancën sllavo-komuniste në Shqipëri, Bullgari e Maqedoni dhe që kanë nostalgji për politikën bizantine ortodokse, sepse këta popuj e shtete përfundimisht janë përfshirë në hemisferën perëndimore dhe ky është një fat i madh për ne. Uran Kalakula, ish i burgosur politik e quan Myrtezain “Kalorësi i nacionalizmit mbarëkombëtar ” dhe pohon ...unë për vete ndjehem krenarë që kam një mik të tillë ,patriot ,idealist ,të mençur e të urtë ,të ditur e të vendosur, me shpirt të pastër si burimet e maleve tona, gjithnjë i madh në punë të mëdha, por gjithnjë i thjeshtë dhe modest, pa kërkuar asgjë për vete, por veç për popullin, për kombin.(6) Myrteza Bajraktari një jetë të gjatë e të dhimbshme e kalon përmes një kaluari torturash e vuajtjesh fizike e shpirtërore në hetuesit dhe në burgjet serbomaqedonase e ato sllavo-komuniste shqiptare. Rrugë vuajtjesh, ndalimesh e privacionësh, vetë sakrificash, por rrugë e lavdishme, jetë e denjë prej heroi. Ndërmarrja nga Myrtezai e aksioneve politike të guximshme ende pa i mbushur të 20-tat, përballimi i torturave dhe qëndresa burrërore në burgje dhe internime, përpjekjet e suksesshme atdhetare tërë jeta e vendosur në altarin e bashkimit kombëtar nuk kanë vajtur kot. Shumëçka nga ideali i tij është arritur dhe të tjerat janë futur në rrugën e zgjidhjes së pashmangshme, në favor të ështjes së madhe etnike mbarëkombëtare. Rëndësi ka që ideali kombëtar të realizohet. Historia nuk ngutet Ajo i bën llogaritë me shekuj duke i kthyer idealet njerëzore në realitet në intervalet e veta, por edhe pa i harruar ata që bënë sakrifica të mëdha. Ideali kombëtar edhe referenca morale më e sigurt dhe udhërrëfyesi i pa gabueshëm në jetën e çdo njeriu. Lum ai që i përkushtohet në kohën e duhur idealit kombëtar! Për një pjesë të madhe të heronjve, mbase më të shquar vlerësimi nis nga fundi, për tu dhënë atyre vendin e merituar në histori. Ata ruajnë vlera dhe mbeten krenari e kombit. Atdheu nuk i harron, pavarësisht nga stuhitë që kalojnë. Individë të tillë përbëjnë një qelizë të shëndetshme të kombit që përfaqësojnë. Për të gjitha këto meriton ,të shkruhet ,një monografi solide ,si homazh për meritat e tij të veçanta. Pa dyshim midis atyre idealisteve të përkushtuar të çështjes së bashkimit të trojeve Etnike në një shtet të vetëm shqiptar radhitet, me dinjitet edhe nacionalizmi i “pandreqshëm”, i Myrteza Bajraktarit nga Shqipëria Lindore.

Ne 80-vjetorin e lindjes: Bekimi, Beba, Kimetja, Myrteza Bajraktari e Lek Pervizi

Miti i Skënderbeut në universin kulturor të kombit të tij Albert Frashëri Përkthim i yni nga origjinali italisht

Më 7 gusht 2016 shkrimtari Pierfranco Bruni botoi një artikull shumë interesant mbi figurën mitike të Giorgio Castriota Scanderbeg, heroit kombëtar të shqiptarëve. Në artikullin e tij, studiuesi interpreton rëndësinë e mesazheve që puna e princit shqiptar transmeton në realitetin e sotëm evropian. Artikulli është më shumë sesa një reflektim. Vepra e Skënderbeut vlerësohet nga këndvështrimi i trashëgimisë së tij më të rëndësishme kulturore. «Por vetëm historia nuk është e mjaftueshme për të rilexuar një karakter dhe një kontekst të civilizimit. Një interpretim real i proceseve historike është domosdoshmërisht i nevojshëm "(Bruni, 2016). Interpretimi, në fakt, i faktit historik nuk mund t'i shmanget realitetit kulturor, pasi, duke cituar gjithmonë Brunin: “Skënderbeu është një karakter kompleks. Sigurisht që lufta e tij ishte, siç është thënë tashmë, një luftë për pavarësinë e një populli, por nuk ishte vetëm kjo. Ishte mbi të gjitha një luftë për mbrojtjen e atyre rrënjëve të lashta që populli shqiptar ende pretendon, por nuk ishte as kjo. Ishte në veçanti një luftë e një bote kundër një tjetre dhe për këtë arsye ishte përplasja midis dy kulturave, dy


civilizimeve, dy feve " Ndoshta për herë të parë në historinë evropiane një udhëheqës politik dhe ushtarak kishte idenë për të bashkuar të gjithë kombet e krishtera për t'u përballur me një rrezik që vinte nga larg, nga një botë kulturore shumë e ndryshme. Për herë të parë arsyeja e veprimit të përbashkët ishte ndërgjegjësimi për të mbrojtur pellgun kulturor të vet, të kërcënuar nga zgjerimi i dhunshëm i një kulture tjetër. Ky vizion i heroit shqiptar parashikon mendimin perëndimor për një identitet kulturor evropian, krishterimi është një nga aspektet themelore. Pa shtuar asgjë në mendimin e kthjellët të Brunit, unë do të doja ta kontekstualizoja veprën e Skënderbeut dhe kuptimin e saj në realitetin kulturor të kombit të tij për ta kuptuar më mirë shëmbëlltyrën e tij. Miti i këtij heroi të jashtëzakonshëm nuk është një rrufe në qiell, por një shprehje e historisë dhe universit kulturor filozofik të kombit të tij. Skënderbeu dhe betejat e tij, nga njëra anë, dhe fati tragjik i shqiptarëve para dhe pas tij nga ana tjetër, një popull me tradita antike. Krishterimi në Shqipëri është po aq i vjetër sa njoftimi i parë i Apostujve. Ishte vetë Shën Pali që shpalli Ungjillin gjatë ndalesave të udhëtimeve të tij në rajone të ndryshme të vendit: "Kështu nga Jeruzalemi dhe rrethinat e tij deri në Iliri, unë kam përfunduar predikimin e Ungjillit të Krishtit" (Letra për romakët: 15, 19) Tashmë 58 vjet pas lindjes së Krishtit qyteti i Durrësit kishte komunitetin e tij të krishterë dhe një peshkop, San Cesare, një vendas i të njëjtit qytet. Pas San Cesare, ishte një tjetër bashkëqytetar, Astio, i cili u bë peshkop i Durazzo dhe një shenjtor pas vdekjes së tij. Astio u arrestua dhe u kryqëzua me urdhër të prefektit romak të Ilirisë, Agricolao. Në shekullin e katërt, pothuajse i gjithë vendi u ungjillizua, me 50 peshkopë të shpërndarë në të gjithë territorin. Giorgio Otranto, historian i krishterimit antik, shkruan: "I shquar ishte kontributi që ilirët i dhanë ekipit perandorak gjatë krizës serioze politiko-institucionale të shekullit të tretë: disa gjeneralë të denjë ilirë u bënë perandorë, nga Claudius i quajtur Gotik (268-270) tek Aureliano, i quajtur orbis restitutor, në Probus ( 276-282), te Caro, Carino, Numeriano (282-285), te Diokleciani (285-304), reformatori i madh që ndau territorin ilir në dy provinca. Në shekujt vijues, krishterimi përjetoi një lulëzim të veçantë në Iliri, ku u krijuan dioqeza të shumta dhe u zhvillua një debat i gjallë teologjik, i cili kontribuoi shumë në zhvillimin e krishterimit "(Otrant, 1992: 38). Indro Montanelli, në librin e tij "Historia e Romës", i magjepsur nga figura e Teutës së Skutarit, e përshkruan atë si mbretëreshën më të madhe të historisë antike (Montanelli, 1958: 47). Johann von Hahn (1811-1869), një filolog dhe specialist i madh në historinë e Shqipërisë, gjuhës dhe kulturës së saj, pas studimeve të thelluara shkruan: «Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të pellazgëve, paraardhës të grekëve dhe romakëve.

Gjuha e tyre, e cila është ruajtur pothuajse e paprekur, është gjuha shqipe e ditëve të sotme” (nga vepra e Jacque E., 1995: 35-36). Gjetjet e Hahn janë shpërndarë gjerësisht nga shkollat anglo-saksone, gjermane, austriake, suedeze dhe të tjera. Pas një qëndrimi të gjatë në Shqipëri (1938-1939) Montanelli shkruan: "Shqiptarët janë vëllezër të veçantë, janë njerëz me pak fjalë, bujarë, të ndershëm, me fjalë dhe shumë mikpritës" (Shqipëria, një e një mijë, Torino, Paravia, 1939). Perandorët e linjës ilire dhe nga rajonet e Ilirisë ishin udhëheqës dhe reformatorë me personalitet të madh. Njëri prej tyre ishte Konstandini i Madh me prejardhje nga Dardança (Iliri). Me Ediktin e Milanos (313 pas Krishtit) Konstandini njohu krishterimin ndërsa liria e adhurimit dhe paganizmi bëheshin të tolerueshme. Që nga ajo kohë, krishterimi filloi të pohohej si një fe shtetërore. Me reformën e Dioklecianit, Iliria u bë një vend kufitar midis perandorive bizantine dhe romake. Nuk kishte asnjë gjurmë të sllavëve në Ballkan deri në shekullin VII. Iliria Veriore iu referua Kishës së Romës, ndërsa rajonet jugore iu referuan Kishës Bizantine. Skizma e vitit 1054 i gjeti shqiptarët të gjithë të krishterë, pra katolikë ose ortodoksë. Gjuha ishte faktori që mbajti gjallë vetëdijen e një kombi me tradita kulturore që karakterizonte identitetin e një populli të vetëm antik. Iliria dhe më pas rajonet e Shqipërisë shënuan kufirin midis Perëndimit dhe Lindjes, midis katolicizmit dhe kishës bizantine. Fillimi i pushtimit turk gjeti në Shqipëri një popullsi katolike dhe ortodokse pa konflikte fetare. Në vendet e tjera të Ballkanit, feja u identifikua me kombin dhe kjo ishte shkaku i konflikteve me pakicat. Shqiptarët gjithnjë kishin parë në gjuhë arsyen e të qenurit së bashku, si një komb i vetëm, pavarësisht nga besimi fetar. Kjo rrethanë përcaktoi nevojën për tolerancë fetare, si kusht thelbësor për ekzistencën e kombit. Gjuha dhe jo feja, si një diskriminuese midis kombeve të ndryshme, e bën shpirtin dhe mendimin e qytetarit më të emancipuar. Maria Venturi, një italiane që qëndroi në Shqipëri për dekada pas Luftës së Dytë Botërore dhe më pas u kthye dhe vdiq në vendin e saj të lindjes, tha : "Në Shqipëri kuptova që nëse njerezi besojnë vërtet në zot, ata nuk shikojnë nëse je katolik, ortodoks, hebre apo mysliman. Gjithkush lutet në mënyrën e tij dhe secili respekton njëri-tjetrin ». Katolikët e Shkodrës gjatë muajit të ramazanit, në prani të bashkëqytetarëve të tyre myslimanë, nuk pinë dhe nuk hanë duke respektuar agjërimin e tyre, që është ndalimi total i ushqimit dhe ujit gjatë ditës. Toleranca reciproke, e konsoliduar gjatë shekujve, e ka bërë diversitetin një pasuri dhe ka shpëtuar ekzistencën e kombit. Ata i jetojnë dallimet e fesë pa paragjykime apo fanatizëm. Vetëm gjatë shekullit XX, Vatikani shpalli më shumë se 40 shqiptarë dëshmorë të besimit dhe lirisë.


Misionari italian At Severino Consolaro, shkroi në 2005 pas viteve të qëndrimit në Shqipëri: "Në Shqipërinë e sotme, varfëria e vërtetë nuk është uria; unë shoh një komb paqësor, as të pasur dhe as veçanërisht të varfër, por me shumë dinjitet. Ndonjëherë krijohet përshtypja se ata kanë humbur kujtesën historike të potencialeve të jashtëzakonshme njerëzore që kanë, edhe pse me shekuj kjo tokë ka qenë një shembull i guximit, heroizmit dhe shenjtorëve. Në këtë vend të mrekullueshëm nuk ka dallime. Shën Antoni i bashkuar në një bashkësi të vetme: katolikë, ortodoksë, myslimanë dhe bektashinj: të gjithë së bashku "(Consolaro, 2005: 4). Dëshmia e tij është e jashtëzakonshme!

Gjergj Kastrioti Skënderbeu Skënderbeu ishte një nga djemtë e princit Gion Castriota të Emathia, një rajon i rëndësishëm për pozicionin e tij strategjik, kulturën dhe historinë e Shqipërisë. Gion u mund nga turqit dhe djemtë e tij u morën në shkolla ushtarake në Turqi dhe u kthyen në islam. Me një karrierë të jashtëzakonshme Giorgio u gradua në gjeneral dhe me nofkën Skënderbe. Me gjithë betejat e tij brilante dhe fitimtare, ai kurrë nuk e ndjeu veten rehat. Një fe e imponuar nga ata që e kishin mundur babanë e tij dhe i kishin vënë vendin zjarrit dhe shpatës dhe një mjedis kulturor dëshpërues bëri që nostalgjia për identitetin e tij origjinal të mbizotërojë. Gjatë betejës kundër mbretit hungarez Huniadi (1443), ai dezertoi, i mbështetur nga 300 ushtarë shqiptarë nga ushtria e tij. Ky ishte kthimi i Gjergj Kastriotit në vendin e tij të lindjes, ku ai përqafoi krishterimin, fenë e adoleshencës dhe paraardhësve të tij. Islami nuk ishte feja e tij, por pasojë e pranisë së detyruar në oborrin e sulltanit. Skënderbeu, duke u kthyer në vendin e tij, gjeti një komb pjesërisht katolik dhe pjesërisht ortodoks që ai tashmë e njihte dhe pa konflikt mes tyre. Heroi shqiptar ndërmori seriozisht që të zmbrapsë ofensivën e Perandorisë Osmane në zgjerim, e cila kërcënonte të gjithë Evropën e krishterë. Ai identifikoi në krishterim shtyllën e identitetit të përbashkët për kombin e tij dhe për të gjithë Evropën, e cila, e bashkuar, duhej t'i kundërvihej ofensivës turke. Nga 1443 deri më 1468 Skënderbeu u shkaktoi humbje të pallogaritshme ushtrive osmane pa mbështetjen më të vogël nga shtetet evropiane. Papa Callixtus III e pagëzoi Atlet të Krishtit dhe Mbrojtës të Besimit. Akoma i gjallë, Skënderbeu u glorifikua si një mit nga e gjithë Evropa e krishterë që e konsideronte atë "një figurë heroike më të madhe se jeta". Gjashtë shekuj pas lindjes së tij, vlerësimi i veprës së Skënderbeut nuk është i mundur, pavarësisht nga

konteksti filozofik dhe kulturor i kombit dhe kohës së tij. Giorgio Otranto shkruan: "Me atë rast tragjik, Evropa nuk dinte si të jetonte në përputhje me traditat e saj më të mira dhe, me gjithë ndihmën e premtuar, mbi të gjitha nga Alfonsi i Aragonit dhe Piut II, Gjergj Kastrioti Scanderbeu u la të luftonte i vetëm kundër fuqisë së ushtrive osmane. Ndërmarrja e dyfishtë e unifikimit të vendit politikisht dhe lidhja e tij në një mënyrë të qëndrueshme me sistemin e shteteve perëndimore ishte një dizajn i kthjellët dhe modern, do të thosha në mënyrë dramatike moderne, një lloj intuite e guximshme, për të cilën Evropa ende i detyrohet sot Skënderbeut dhe Shqipërisë ”(Otranto, 1992: 44). Në të gjitha gjuhët ka pasur vepra kushtuar heroit shqiptar: poezi nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, libra historie, piktura që kanë përjetësuar betejat e tij dhe rreth 300 portrete në kështjella të ndryshme nga

Mesdheu në Evropën Veriore. Arsyen e lavdisë së tij e gjejmë në mendimin e D. Barginit, të cilin bashkëkohësit e Skënderbeut e kishin kuptuar mirë: "Nëse Skënderbeu nuk do të kishte ndaluar hordhitë e vrullshme dhe barbare aziatike të fanatizuara te pushtuesit te zymtë me ushtritë heroike shqiptare, Evropa do të ishte pre e tartarëve, Spanjës së Maurit, Qendrës së Evropës së Hunëve dhe Visigotëve" (Bargini, 1913. Dizajni i kthjellët dhe modern, për të cilin flet G. Otranto, ajo lloj intuite e guximshme e heroit duhet të kuptohet në kompleksitetin e tyre. Ishte një ide e pjekur nga një përvojë e gjatë e luftërave midis dy kulturave, midis dy mënyrave të ndryshme të konceptimit të lirisë së kombeve dhe midis ndjenjave fetare kulturore shumë të largëta. Ideja që identitetet e këtyre popujve mund të kenë aspekte themelore të përbashkëta është shumë origjinale. Skënderbeu arriti të unifikonte principatat shqiptare, katolike dhe ortodokse, në rezistencën kundër atyre që donin të impononin me forcë të armëve një fe tjetër dhe një kulturë tjetër larg atyre


evropiane. Në thelb, intuita e tij, plani i tij burojnë nga përvoja e kombit të tij: katolikë dhe ortodoksë së bashku në një univers kulturor që mblodhi të gjithë në një familje. Karl Popper në shekullin e njëzetë e konsideroi një identitet kulturor evropian si logjik dhe real, ndërsa njohu identitetet e veçanta të kombeve. Ai vendosi katër shtylla në bazën e identitetit kulturor evropian: racionalizmin grek, fenë e krishterë, një frymë kritike dhe bashkëjetesën e ideve më të ndryshme (Pera, 2002: 100-104). Do të ishte interesante të pyesnim se si është e mundur bashkëjetesa e racionalizmit dhe teologjisë greke. Mendoj se kjo mrekulli ishte në gjendje të nderonte historinë evropiane falë frymës kritike dhe bashkëjetesës së ideve më të ndryshme. Racionalizmi grek ishte një shtizë në natyrën e popujve mesdhetarë. Ishte ndoshta kjo karakteristikë që krijoi një mendjehapje të vërtetë te ne evropianët. Padyshim që në historinë e krishtërimit nuk ka qenë e lehtë të bësh paqe midis racionalizmit dhe teologjisë greke. Problemi i njohurive midis teologjisë dhe shkencës gjithashtu ka pësuar një evolucion konfliktual, por për fat të mirë marrëdhënia midis dy këndvështrimeve ka gjetur gradualisht një ekuilibër relativ. Ideja e Skënderbeut për të besuar në një veprim të përbashkët të popujve evropianë në mbrojtje të identitetit të tyre kulturor, për të cilin krishterimi ishte shpirti dhe flamuri, ishte më se i pajtueshëm me realitetin kulturor të Shqipërisë dhe u realizua , siç e ka konfirmuar tashmë historia ndër shekuj.

Skënderbeu në një shënim te shtypit spanjoll, vleresimi i i veprimtarisë së tij edhe ne kontributin aktiv ne dobi të Europës, përveç qendresës heroike kundër fuqisë osmane. Figura e fisnikut shqiptar Giorgio Castriota (1405-1468) shpesh ka qenë me interes të madh për historianët. Osmanët i vunë nofkën "Skënderbeu" - "Princi Aleksandër" - duke krahasuar talentin e tij ushtarak me atë të Aleksandrit të Madh. Si mbrojtësi kryesor i Shqipërisë nga sulmet turke, historiografia shqiptare tradicionalisht e ka konsideruar atë heroin e saj të madh kombëtar.

Sidoqoftë, figura e Skënderbeut dhe aleancat e tij me Republikën e Venedikut dhe mbretërinë e Napolit, që synonin të ndalonin zgjerimin osman të Mesdheut, e bënë atë të famshëm përtej kufijve të tij, duke shndërruar në të njëjtën kohë atë zonë të Ballkanit në një enklavë strategjike për Evropën për më shumë se një shekull. Në 550-vjetorin e vdekjes së tij, duket e drejtë të reflektojmë mbi trashëgiminë e Skënderbeut përtej ngjarjeve të luftës, gjatë të cilave ai u bë protagonist. Vlerat që synojnë nxitjen e bashkëjetesës midis popujve të ndryshëm, shkëmbimin kulturor dhe bashkëpunimin nxjerrin në pah një pamje shumë më komplekse që duhet të shqyrtohet me vëmendje më të madhe.

NJË MUZE I RI NË WASHINGTON KUSHTUAR 100-MILIONË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT NË BOTË Nga Frank Shkreli

Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit është një organizatë antikomuniste jo-fitimprurëse këtu në Shtetet e Bashkuara, me qëndër të Washington, e themeluar me një akt të Kongresit, votuar unanimisht, në vitin 1993, “Me qëllim për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit”. Ky është misioni i këtij fondacioni me moton e veprimit, “Për të mësuar të Vërtetën - Për të kërkuar Drejtësinë – Për të ruajtur Kujtesën”. Për pothuaj tre dekada ky fondacion ka zhvilluar një veprimtari të dendur për të edukuar dhe për t’i kujtuar– rinisë dhe publikut amerikan në veçanti, por edhe vizitorëve ndërkombëtarë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara -- krimet barbare të komunizmit gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, krime të bëra në më shumë se 40vende të botës të sunduara dikur nga komunizmi. “Nëqoftëse ne nuk u mësojmë brezave të rinjë të vërtetën historike të 100-milionë viktimave të vrara nga regjimet komuniste gjatë shekullit të


kaluar, atëherë ne nuk duhet të habitemi ndaj gatishmërisë së tyre për të përqafuar idetë marksiste”, pasi nuk e njohin, shprehet Marion Smith, Drejtori i Përgjithëshëm i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në Washington. Në vitin 2007, Fondacioni ngriti statujën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit në cep të rrugëve të New Jersey dhe Massachusetts Avenues, pranë selisë së Fondacionit Përkujtimor në Washington, jo larg nga ndërtesa e Kongresit amerikan dhe afër stacionit kryesor të trenave në kryeqytetin amerikan, si një kujtesë e përhershme për viktimat e komunizmit botëror, për të gjithë vizitorët dhe ata që kalojnë asajt çdo ditë. M irëpo, Fondacioni i Kujtesës së Viktimave të Komunizmit, në frymën e misionit që i ka caktuar vetes ç’prej themelimit të tij

Memoriali në Washington, kushtuar Viktimave të Komunizmit botëror -- “Për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit”, por edhe për të promovuar lirinë për ata popuj që ende jetojnë nën regjime komuniste -- ka vendosur që në vitin 2021 të hedhë një hap tjetër edhe më të rëndësishëm, për të hapë Muzeun e Viktimave të Komunizmit mu në qendër të Washingtonit, në rrugën 15-të në veri-perendim të Sheshit të njohur McPherson. “Washington Business Journal” njofton në një artikull të gjatë botuar javën që kaloi -- hapjen e muzeut më të ri privat në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, atë kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë, dhe botoi edhe fotografinë e ndërtesës (më poshtë ku do të vendoset muzeu.

Muzeu i ardhshëm në Washington kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë do të hapet vitin që vjen në këtë adresë: 900 15th St. NW, karshi Sheshit të njohur McPherson. Z. Marion Smith, Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit, u shpreh për “Washington Business Journal” se hapja e një Muzeu në Kujtim të Viktimave të Komunizmit botëror në Washington DC ka qenë një objektiv për një kohë të gjatë i fondacionit që ai drejton. Muzeu, sipas tij, do jetë i pasuruar me ekspozita të përhershme dhe të përkohëshme dhe do të tregojë shumë histori tragjike nga nja 40-vende që janë sunduar nga diktatura komuniste njëpartiake, gjatë 100-viteve të kaluar. Ndërkaq, Fondacioni i Kujtesës organizon programe, takime eduktaive dhe fushata mediatike që kanë të bëjnë me pasojat e komunizmit në botë dhe çdo vit shpërndanë çmime dhe dekoratën e prestigjoze të “Lirisë Truman-Reagan”, atyre që, “kanë vu në dukje due që kanë punuar dhe që kanë treguar një angazhim të gjatë në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë duke kundërshtuar ideolgjinë komuniste”, ndërkohë që fondacioni gjithnjë mbështet aktivitetet anti-komuniste në Kinë dhe në Amerikën Latine. Siç thashë edhe më lartë, misioni i Fondacionit të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit në botë është themeluar për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit dhe për të promovuar lirinë për ata popuj të cilët ende jetojnë nën regjime komuniste. Fondacioni i Kujtesës së Viktimave të komunizmit shprehet se këtë detyrë e konsideron si një detyrim solemn të vetin për t’i ekspozuar gënjeshtrat e komunizmit, të gjithë atyre që thonë se janë të gatëshëm që, pse jo, kolektivizimit dhe komunizmit si ideologji, t’i jepet edhe një mundësi tjetër veprimi, që të provohet edhe njëherë.


Brezat e rinj, sipas Fondacionit amerikan të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit duhet të ballafaqohen me realitetin e marksizmit, në praktikë. Thekësohet se socializmi nuk është një filozofi e mirë njerëzore due se socializmi marksist është ideologjia më vdekjeprurëse në histori. Në shekullin e 21-të, ne kemi një mundësi të mësojmë nga krimet e komunizmit gjatë shekullit 20-të dhe të ri-dedikojmë shoqërinë tonë të lirë, të bazuar në lirinë individuale, në tregëtinë e lirë, në shtetin e së drejtës, në vetëqeverisjen demokratike dhe në mbrojtje dhe respektin e të drejtave të njeriut. Në çfarë lloj bote duam të jetojmë, në shekullin 21 -- një botë e përcaktuar nga kolektivizmi e komunizmi, apo nga liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut?

të kujtohen përgjithmonë. Ne e përkushtojmë këtë memorial sepse kemi një detyrim ndaj atyre që vdiqën -- të kujtojmë jetën e tyre dhe të nderojmë kujtesën e tyre”.

Siç duket, me ndërtimin e një muzeu të ri -- në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe të botës së lirë në përgjithësi, në kujtesë të përherëshme të viktimave të komunizmit në botë -- Fondacioni (Amerikan) i Kujtesës së Viktimave të Komunizmit, po përpiqet që të pakën, pjesërisht, t’i përgjigjet pyetjes se në çfarë bote duam të jetojmë në këtë shekull – nën komunizëm apo në liri.

Libri i zi i komunizmit: krime, terror, represion

Presidenti George W. Bush duke folur me rastin e dedikimit të Memorialit të Viktimave të Komunizmit me 12 Qershor, 2007, në Washington Me atë rast, Presidenti Bush ka thenë se viktimat e komunizmit do t’i kujtojmë përgjithmonë në histori: "Ne kurrë nuk do t'i dimë emrat e të gjithë atyre që u vranë nga (komunizmi), por në këtë vend të shenjtë, viktimat e panjohura të komunizmit do të shenjtërohen në histori dhe do

Rrezikun nga komunizmi, ish-presidenti George W. Bush e ka krahasuar me kërcënimin e terrorizmit në fillim të këtij shekulli, ndërsa është shprehur se: "Ashtu si komunistët, edhe terroristët dhe radikalët që kanë sulmuar kombin tonë janë pasues të një ideologjie vrasëse që përçmon lirinë, shtyp të gjitha disidencat, ka ambicie ekspansioniste dhe ndjek qëllime totalitare".

Kjo është një vepër e shkruar nga një kolektiv akademikësh, botuar në vitin 1997 nga Éditions Robert Laffont. Shkruar për të shënuar përvjetorin e tetëdhjetë të Revolucionit Rus në 1917, ai synon të bëjë një vlerësim të viktimave të regjimeve komuniste. Sukses komercial me më shumë se një milion kopje të shitura në të gjithë botën2 (përfshirë dy botime me kapak dhe dy botime me format xhepi në Francë) dhe më shumë se 26 përkthime në verën e vitit 2011. Autorët janë Stéphane Courtois, Nicolas Werth, Jean-Louis Panné, Karel Bartošek, Jean-Louis Margolin dhe Andrzej Paczkowski. Rémi Kauffer, Pierre Rigoulot, Pascal Fontaine, Yves Santamaria dhe Sylvain Boulouque gjithashtu bashkëpunuan. Libri përshkruan mbi 840 faqe krimet e kryera nga shtetet, sundimtarët e të cilëve pretenduan të ishin komunistë: shtetet leniniste ose "marksisteleniniste". Pjesët kryesore kanë të bëjnë me BRSS nën Leninin, më pas me Stalinin dhe Kinën nën Mao Ce Dun. Konkretisht, faktet e përshkruara në libër përfshijnë: Bashkimi Sovjetik, URSS :: gulag, një sistem i kampeve të punës së detyruar, kryesisht nga viti 1930 deri më 1953;


• uria e madhe e viteve 1921-1922, 1932-1933 dhe 1946-1947; • arrestimi i komunistëve anti-stalinistë (përfshirë jo-rusët), vrasja e mijëra prej tyre nga viti 1934 (kryesisht në BRSS, por edhe jashtë tij); • "Pastrimet e Mëdha" të viteve 1936-1938; • pushtimi i Polonisë gjatë zbatimit të Paktit Gjermano-Sovjetik (1939-1941); • zhvendosja e detyruar e popullatave. Në veçanti, studimi i sistemit sovjetik kërkon të tregojë ekzistencën e një vazhdimësie në politikat shtypëse të qeverive që rezultojnë nga Revolucioni i Tetorit 1917 gjatë gjithë historisë së BRSS, duke konfirmuar se procesi e terrorit u shtri në Rusi menjëherë pas marrjes së pushtetit nga bolshevikët, me krijimin e Cheka-s, ndalimin progresiv të gazetave të opozitës, arrestimi dhe ekzekutimi i fisnikëve, borgjezëve, menshevikëve, PS të majtë, anarkistë dhe fshatarë, shtypja brutale e grevave të punëtorëve ose revoltave (Kronstadt). Autori i kësaj pjese të Librit të Zi, Nicolas Werth, specifikon se ai "nuk pretendon të paraqesë zbulime mbi ushtrimin e dhunës shtetërore në BRSS" e cila "ka qenë tashmë, për një kohë të gjatë, të hulumtuara nga historianët ”. Faktet ishin studiuar tashmë, në veçanti nga Jacques Baynac. Sidoqoftë, çështja e vazhdimësisë midis leninizmit dhe stalinizmit, përfshirë përsa i përket dhunës shtetërore, vazhdon të debatohet (shih artikullin Revolucioni Rus). Në Evropën Lindore: gjyqe politike (për shembull gjyqi i Slansky), kampe të punës së detyruar (kryesisht nga 1948 deri në 1956), shtypje e demonstratave popullore: në RDGJ në qershor 1953, në Hungari në 1956, në Çekosllovakia në 1968; në Kinë : uria e paparë e viteve 1959-1961, një pasojë e dështimit të "Hapit të Madh përpara"; Laogais, kampe të punës së detyruar, kryesisht nga 1954 deri në 1978;"revolucioni kulturor", i përshkruar si një "luftë civile, e hapur ose zvarritëse"; pushtimi i Tibetit. Në veçanti, autorët konkludojnë se komunistët kinezë kryen gjenocid kulturor kundër tibetianëve. Jean-Louis Margolin deklaron se vrasjet ishin proporcionalisht më të rëndësishme në Tibet sesa në Kinën e brendshme dhe se "dikush mund të flasë me ligj për masakra gjenocidale për shkak të numrave të përfshirë"; • në Korenë e Veriut: shtypja e ushtruar nga regjimi diktatorial i "Republikës Popullore Demokratike të Koresë" që nga themelimi i saj në 1948; • në Kamboxhia: dëbimi, pastaj eliminimi i një pjese të madhe të pullsisë urbane nga regjimi i

Khmeres Rouges, në pushtet nga 1975 deri në 1979; në Kubë: burgimet dhe dënimet me vdekje që nga marrja e pushtetit nga Fidel Castro në 1959. Puna paraqet njësitë e ndihmës së prodhimit ushtarak si kampe përqendrimi: këto kampe pune janë prezantuar prej kohësh nga qeveria kubane si pjesë e shërbimit civil. Stéphane Courtois u mor me një llogari të numrit të vdekjeve. Ai pohon se "[ai] po i afrohet shifres njëqind milionë". Shifrat e përdorura dhe vetë parimi i shtimit të vdekjeve nga shkaqe nganjëherë shumë të ndryshme kanë qenë objekt polemikash. Krahasimi midis nazizmit dhe komunizmit. Në hyrjen e tij në Librin e Zi, Stéphane Courtois bën një krahasim midis nazizmit dhe komunizmit, pjesë e krimeve të këtij të fundit, sipas tij, e asimiluar në një "gjenocid klasor" të barasvlefshëm me "gjenocid racor". Sipas Stéphane Courtois, "uria e një fëmije kulak ukrainas të shtyrë me dashje nga uria nga regjimi stalinist" është e barabartë me "urinë e një fëmije hebre në geton e Varshavës". Edhe nëse ky nuk ishte qëllimi i Stéphane Courtois, kjo çon në minimizimin e fenomenit nazist, sepse, me të mbërritur, "shfarosja e gjashtë milionë hebrenjve zbehet në krahasim me" njëqind milionë viktimat " e komunizmit " Stéphane Courtois kundërshton me forcë idenë se ai e barazon nazizmin me komunizmin, një akuzë e bërë sipas tij për të diskredituar çdo qasje krahasuese. Ai iu përgjigj keqdashësve të tij se "Të gjendur para Librit të Zi, shumë komunistë tani pranojnë se komunizmi i vërtetë ka qenë" monstruoz ", madje edhe vrasës masiv, por ata pohojnë se ideali do të ishte i sigurt dhe i përjashtuar nga çdo përgjegjësi në tragjedi. "Ai citon Jacques Julliard:" Të shohësh marksistët e fundit në këtë vend të strehohen në një moral të qëllimit do të mbetet, për ata që duan të qeshin, një nga shakatë e fundit të shekullit. " Vlerësimi i numrit të viktimave[ Në seksionin hyrës, redaktori Stéphane Courtois pohon se "...regjimet komuniste... i kthyen krimet masive në një sistem qeverisje të plotë". Ai tregon se totali i vdekjeve në shtetet komuniste arrin në një total prej 94 milionë individësh. Numri i viktimave sipas shteteve është ky:


        

65 milionë në Republikën Popullore të Kinës 20 milionë në Bashkimin Sovjetik 2 milionë në Kamboxhia 2 milionë në Korenë e Veriut 1.7 milion në Etiopi 1.5 milion në Afganistan 1 milion në shtetet komuniste të Europës Lindore, perfshirë Shqipërine. 1 milion në Vietnam 150,000 në Amerikën Latine, kryesisht në Kubë

Flama e shekullit na rrëmbeu edhe një atdhetar ndër të rrallët si ai Nga Eden Babani

Krahasimi mes komunizmit dhe nacionalsocializmit gjerman (nazizmit)

Courtois i konsideron komunizmin dhe nazizmin si dy sisteme totalitare vetëm lehtësisht të ndryshme, duke dalluar mes tyre analogji të shumta. Ai pohon se regjimet komuniste kanë vrarës "rreth 100 milionë njerëz në kontrast me rreth 15 milionë viktimat e nazistëve". Courtois pohon se metodat e shfarosjes në masë që u përdorën nga Gjermania naziste u adoptuan nga metodat sovjetike komuniste. Si shembull ai citon zyrtarin nazist Rudolf Höss që organizoi kampin e vdekjes në Auschwitz. Si sistemi komunist, ashtu edhe sistemi nacional-socialist (nazist) e konsideronin "një pjesë të njerëzimit të padenjë për të ekzistuar. Diferenca është se modeli komunist bazohet në një sistem klasash, mbi popullin rus, modeli nazist nuk prek popullin e vet gjerman, por zbaton terror mbi raca jogjermane, siç ndodhi me hebrenjtë të kosid’eruar racë semite, me parullën: “Gjermania e gjermanëve dhe Gjermania mbi të gjitha”.

Eden Babani, Bruksel

Mëngjesi i së premtes 11 dhjetor më erdhi tepër i trishtuar. Pafundësisht i trishtuar. I zi sterrë. Ndërroi jetë Myrteza Bajraktari, një nga miqtë e mi më të mirë, padyshim më i miri këtu, në emigracion. E rrëmbeu flama e shekullit. Kur një njeri shkon në amshim, thonë se i perëndoi dielli. Por jo. Dielli nuk perëndon për ata që dinë ta jetojnë jetën, sado e shkurtër a e gjatë qoftë. Gostivarasi Myrteza është njëri ndër ta. Ai pati fatkeqësinë ta pësonte dy herë për Çështjen Kombëtare, pa u penduar asnjëherë. Nuk u pendua në rininë e hershme, më 1953, kur e arrestoi UDB-a jugosllave, në Shkup, si një nga themeluesit dhe drejtuesit e organizatës “Bashkimi”, që kishte në program Shqipërinë në kufijtë e saj etnikë dhe rezistencën kundër spastrimit etnik të trojeve tona. Nuk u pendua as në moshë të pjekur, më 1970, kur e arrestoi Sigurimi i Enver Hoxhës. Ishte diplomuar asohere për shkencat historike në Universitetin e Tiranës, kishte krijuar familje dhe ishte bërë me fëmijë. Por e atillë ishte koha. Myrtezai e kishte në ADN xanxën e atdhetarisë, teksa shqiptarët këtej e andej kufijve shqiptaro-shqiptarë përjetonin absurdin komunist, përjetonin pabesinë, kur vëllai, duke iu dorëzuar vëllait, binte nga shiu në breshër. Për ironi të fatit, të dyja burgimet, – në


Idrizovë të Shkupit dhe në Spaç, Ballsh e Skrofotinë të Vlorës, – i vuajti si shqiptar, si nacionalist e antikomunist, si pinjoll i një familjeje atdhetare nga trojet e Shqipërisë Lindore. I vuajti sepse e donte Atdheun të lirë dhe sepse, si shqiptar, iu dorëzua besës shqiptare. Prof. Dr. Kolë Tahiri, teksa përvijon momente kyçe të biografisë së Myrtezait nën titullin “Vështrim etno-psikologjiik i një karakteri shqiptar”, citon Faik Konicën: “Shqipërinë e krijuan idealistët e mëdhenj” dhe, nëse do të prishet, “këtë do ta bëjnë politikanët e këqij”. Padyshim, – vëren Kolë Tahiri, – midis atyre idealistëve të çështjes së bashkimit të trojeve etnike në një shtet të vetëm shqiptar, radhitet edhe gostivarasi, Myrteza Bajraktari.* Shtatë vjet më parë, Myrtezai mbushi të tetëdhjetat. Ishte gëzim i madh për të, për familjen, por edhe për ne, miqtë e tij. S’është e pakët të kesh përjetuar burgjet komuniste në Jugosllavi e në Shqipëri, të kesh marrë gjymtime fizike, t’u kesh mbijetuar dy infarkteve të zemrës së lodhur, duke bartur edhe një koleksion sëmundjesh, por t’i sfidosh ato, të kapërcesh përtej “moshës së tretë”. Na mblodhi në një nga sallat e restoranteve “Kolmar”. Nuk ishin vetëm gëzimi e hareja lumë, as haja e pija ato çka nuk më shqiten nga mendja. Të tilla njeriu mund të kujtojë me qindra. E rrallë, ndoshta e papërsëritshme, ishte prania në atë gëzim e bashkatdhetarëve nga të gjitha trojet tona etnike. Jo më shumë se 30 – 40 vetë, por çuditërisht sikur i kishte qëmtuar njeri një e nga një. Që nga Gostivari, deri në, Suharekë, Gjilan e Pejë. Që nga Tropoja, Kukësi, Shkodra, Mirdita, Kurbini, Tirana, Elbasani, Devolli, Vlora, Gjirokastra, deri në Margëlliçin e Çamërisë Shqiptare… Ç’ fat e bashkoi Ollgën, devolliten nga Hoçishti, me tiranasen Fatbardhë dhe me vlonjaten Tatianë ta dridhnin vallen popullore aq bukur, thua se ishin të një krahine, të një fisi? Ritmi i valles apo kënga e elbasanasit Lavdërim? Po Ninën e vogël, mbesën e gjyshit që festonte tetëdhjetëvjetorin e lindjes, ç’e bënte të luante si shtojzovalle në krahët e mama Elirës, të baba Durimit, të teze Arbanës a të dajë Bekimit? Fatet tona të përbashkëta, gjaku ynë shqiptar. Po. Ato

na kanë afruar me njëri-tjetrin dhe na kanë mbajtur gjallë. Ato na kanë mbledhur e do ta na mbledhin gjithherë këtu, në emigracion, e kudo tjetër qofshim. Edhe dhuratat e rastit bartnin simbolikën e tyre atdhetare. S’ më rrihet pa përmendur vetëm dy. Kuksiani Ramiz kishte prurë nga Namyri një gravurë të vitit 1878, kushtuar Lidhjes së Prizrenit. Kurbinasi Gjon, një shishe raki, zier bash në vendlindjen e tij, në Kurbin. Gravura i takonte atij që u bë sebep të mblidheshim. As që behej fjalë se mund të ndahej. Përkundrazi, rakia na takonte të gjithëve. Kristal e pastër dhe me aromën e mrekullueshme të vreshtave tona, ajo nuk ishte pije alkoolike, por nepënthë perëndish, për njerëz që i mbledh e mira. Gjë e rrallë në mjediset e “Kolmar-it”, ku birra, vera e kuqe, rozë ose e bardhë, si edhe pijet e tjera freskuese, derdhen me rubinet dhe përfshihen në çmimin e ushqimit. Mirëpo aroma e vreshtave shqiptare e mbushi mjedisin plot e përplot, aq sa tërhoqi nuhatjen e të gjithëve, edhe të fotografit gjilanas, Asllanit, që i druhet rakisë për shkak të aparaturave dhe të timonit. Dhe çudi… Sërish çudi. Një shishe, vërtet, ama doli e teproi për të gjithë terjaqinjtë. Duhet të gjesh 32 fjalë për rakinë, siç thonë në Mirditë, – ma mblodhi Gjoni, – pa ta administrosh shishen e të fitosh të drejtën që ta shtrydhësh deri në pikën e fundit. I gjeta. Më ndihmoi vetë Myrtezai. Më ndihmoi kurbinasi tjetër, bashkëvuajtësi i Myrtezait, Lek Pervizi. Më ndihmoi tropojani Kolë Tahiri. Më ndihmoi kush mundi, kuksiani Duraku Duraku, vlonjati Ismet Selimaj e tjetri, e tjetri. Megjithatë, s’ e shtrydha dot deri në fund rakinë Kurbinit, sado që gëzimi rridhte lumë e vallja sillej e përdridhej në atë goxha sallë. Ma rrëmbyen shishen nga dora. * * Prej më shumë se dhjetë vjetësh, me Myrtezanë kemi jetuar në të njëjtin bllok pallatesh të komunës Ganshoren të Brukselit, as 200 letra


larg njëri-tjetrit. Shiheshim shpesh. Më shpesh dëgjoheshim në telefon. “Myrteza, mirë?” “Mirë duhet me thanë”. Gjatë javës, i kalonim disa orë të paradites së bashku duke pirë nga një kafe në qendrën tregtare Baziliks. Veç kur binte zilja e telefonit. “Eden, te stacioni i autobusit në orën…” Ishte ndër të paktët miq e shokë që e thoshte emrin tim me theks parafundor, te e-ja e parë, ashtu si im atë që ma pati ngjitur. Me kë do të rri tashti që Myrtezai s’është më? A do të kem shansin ndonjëherë ta dëgjoj emrin tim siç thuhet? Më ke krijuar një zbrazësi në shpirt, i dashur Myrteza, që s’do të mbushet sa të kem jetë. Tashti e tutje, do të jetoj me ty vetëm përmes kujtimeve që nuk do të shuhen kurrë. Do të jetoj duke lexuar shkrimet e tua në shtypin shqiptar, veprën tënde pro e kundra rrymës, “Një vështrim tjetër i historisë”. Dhe të premtoj: Do të kaloj shpesh e më shpesh nga varreza e Ganshores, andej nga shëtisnim së bashku në pyllin e paanë Laerbeekut. Të qoftë dheu i lehtë, i dashur Myrteza! Qofsh i Parajsës!

BERATI Një vështrim historik i shkurtër sipas një botimi anglez Banorët më të hershëm të regjistruar të qytetit (shek. 6 para Krishtit) ishin fisi antik ilir i Dassaretae ose Dexarioi, nëngrupi më verior i Chaonians, dhe rajoni ishte i njohur si Dessaretis pas tyre. Berati modern zë vendin e Antipatreia (nga greqishtja e lashtë: Ἀντιπάτρεια), e cila fillimisht ishte një vendbanim i Dexarioi dhe më vonë një bastion i Maqedonisë në Ilirinë e Jugut. Data e themelimit është e panjohur, megjithëse nëse Kasandri është themelues është sugjeruar që Antipatreia u themelua pasi ai mori kontrollin e rajonit rreth vitit 314 para Krishtit. Në 200 p.e.s ai u kap nga legatusi romak Lucius Apustius, i cili rrafshoi muret dhe masakroi popullsinë mashkullore të qytetit. Qyteti u bë pjesë e kufirit të paqëndrueshëm të Perandorisë Bizantine pas rënies së Perandorisë Romake

Berati me kohë u shtri poshtë kalasë gjatë lumit Osum, me një paraqiqtje të bukur të qytetit. perëndimore dhe, së bashku me pjesën tjetër të gadishullit Ballkanik, ai vuajti nga pushtimet e përsëritura nga sllavët. Gjatë periudhës romake dhe të hershme bizantine, qyteti ishte i njohur si Pulcheriopolis. Perandoria e Parë Bullgare nën Presian I pushtoi qytetin në shekullin e 9-të dhe qyteti mori emrin sllav Bel [i] grad ("Qyteti i Bardhë"), Belegrada (Βελέγραδα) në greqisht, i cili vazhdoi gjatë gjithë periudhës mesjetare, duke ndryshuar në Berati nën sundimin osman. Qyteti u bë një nga qytetet më të rëndësishëm në rajonin bullgar Kutmichevitsa. Guvernatori bullgar Elemag ia dorëzoi qytetin perandorit Basil II në 1018 dhe qyteti mbeti në duart e Bizantit derisa Perandoria e Dytë Bullgare ia rimori qytetin në vitin 1203 gjatë sundimit të Kaloyanit. Gjatë shekullit të 13-të, ajo ra në duart e Michael I Ducas, sundimtari i Despotatit të Epirit. Periudha bizantine Perandori Michael VIII Palaiologos u dërgoi letra udhëheqësve shqiptarë të Beratit dhe Durrësit në vitin 1272 duke u kërkuar atyre të braktisnin aleancën e tyre me Charles I të Napolit, udhëheqës i Mbretërisë së Shqipërisë, i cili e kishte kapur dhe përfshirë atë në të njëjtën periudhë në Mbretërinë e Shqipërisë. Sidoqoftë, ata i dërguan letrat Charles si shenjë e besnikërisë së tyre. Në 1274 Michael VIII rimori Beratin dhe pasi u bashkua me shqiptarët që mbështetën Perandorinë Bizantine, marshoi pa sukses kundër kryeqytetit të Angevin-it në Durrës. Në 1280-1281 forcat siciliane nën drejtimin e Hugh Kuq i Sully rrethuan Beratin. Në mars të vitit 1281 një forcë mbështetese nga Konstandinopoja nën komandën e Michael Tarchaneiotes largoi ushtrinë siciliane të rrethuar. Më vonë në shekullin e 13-të Berati përsëri ra nën kontrollin e Perandorisë Bizantine. Kalaja e Tomorrit në fillim të shekullit të 14 dëshmohet si Timoro (n) nën kontrollin e Bizantit. Në vitin 1337, fiset shqiptare që jetonin në zonat e Belegrita (rajoni i Malit Tomorr afër Beratit) dhe Kanina u ngritën në rebelim dhe pushtuan fortesën e Tomorr. Ka pak detaje rreth rebelimit në burimet kryesore. Gjoni VI Kantakouzenos përmend se shqiptarët në ato zona u


rebeluan pavarësisht nga privilegjet që Andronikos III

Palaiologos u kishte dhënë atyre disa vjet më pa

Këto ngjarje shënuan lëvizjen e këtyre fiseve shqiptare në Epir për herë të parë. Andronikos udhëhoqi një ushtri të përbërë kryesisht nga mercenarë turq dhe mundi shqiptarët, duke vrarë shumë dhe duke zënë robër. Në 1345 (ose ndoshta 1343) qyteti i kaloi Perandorisë Serbe. Pas shpërbërjes së tij në 1355, Berati u bind nën ish-guvernatorin e tij, John Komnenos Asen (1345-1363), Alexander Komnenos Asen (13631372) dhe Zeta të Balša II (1372-1385). Në vitin 1385 Berati u kap nga osmanët, para betejës së Savrës. Sipas disa burimeve, osmanët ndoshta qëndruan në Berat për ca kohë me synimin për ta përdorur atë si këmbë për të kapur Valonën. Deri në vitin 1396, familja shqiptare Muzaka mori kontrollin e Beratit, i cili u bë kryeqyteti i Principatës së Beratit. Në 1417 Berati u bë pjesë e Perandorisë Osmane. Në 1455 Skënderbeu, një komandant me një forcë shqiptare prej 14,000 dhe një numër të vogël të ushtarëve katalanas u përpoq pa sukses të kapte Beratin nga një forcë osmane prej 40,000 vetësh. Periudha moderne Gjatë periudhës së hershme të sundimit osman, Berati ra në gjendje të rëndë. Deri në fund të shekullit të 16-të ai kishte vetëm 710 shtëpi. Sidoqoftë, ai filloi të rimëkëmbet nga shekulli i 17-të dhe u bë një qendër e madhe artizanale e specializuar në gdhendje druri. Gjatë pjesës së parë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, Berati ishte një qytet i krishterë dhe nuk kishte asnjë shtëpi myslimane. Popullsia urbane e kësaj periudhe (1506-1583) u rrit pak me shtimin e 17 shtëpive. Pas dëbimit dhe mbërritjes së tyre nga Spanja, ekzistonte një komunitet hebre në Berat që përbëhej nga 25 familje midis 1519 dhe 1520. Drejt pjesës së fundit të shekullit XVI, Berati kishte 461 shtëpi myslimane dhe 187 të tjera u përkisnin të ardhurve nga fshatrat përreth: Gjeqar, Gjerbës, Tozhar, Fratar dhe Dobronik. Konvertimi në islam i popullatës urbane lokale në Berat ishte rritur gjatë kësaj kohe dhe një pjesë e popullsisë së porsaardhur ishin gjithashtu myslimanë të konvertuar që kishin emra islamikë dhe mbiemra të krishterë. Faktorë të tillë si përjashtimet e taksave për zejtarët urbanë myslimanë në këmbim të shërbimit ushtarak çuan shumë nga popullsia myslimane e brezit të parë rurale në hyrje në Berat. Pasuesit e Sabbatai Zevi ekzistuan në Berat midis hebrenjve gjatë

mesit të shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Komuniteti hebre i Beratit mori një rol aktiv në mirëqenien e hebrenjve të tjerë, të tillë si arritja e lirimit të robërve të lidhur me luftën, të pranishëm në Durrës në 1596. Nga 1670 e tutje, Berati u bë një qytet me shumicë myslimane dhe nga 30 lagjet e tij, 19 ishin të populluara nga myslimanë. Faktorët që i atribuohen ndryshimit të përbërjes fetare në

Berati i pikturuar nga Edward Lear, 15 tetor 1848

Berat ishte presioni për t’u fshehur në disa lagje, mungesa e priftërinjve të krishterë që ishin në gjendje të siguronin shërbime fetare. Nga fillimi i shekullit XVII, jeta urbane në Berat filloi të ngjante me modelet osmane dhe myslimane. Në shekullin e 18-të, Berati ishte një nga qytetet më të rëndësishme shqiptare gjatë periudhës osmane. Në epokën e hershme moderne qyteti ishte kryeqyteti i Pashalikut të Beratit i themeluar nga Ahmet Kurt Pasha. Berati u përfshi në Pashalikun e Yaninës pasi Ibrahim Pasha i Beratit u mund nga Ali Pasha në 1809. Në 1867, Berati u bë sanxhak në vilajetin Yannina (Yanya). Berati kishte zëvendësuar një Vlorë në rënie si qendër e sanxhakut (provincës) në shekullin XIX. Sanxhaku i Beratit dhe vetë qyteti ishin nën dominimin e familjes shqiptare Vrioni. Komuniteti hebre i Yanina rinovoi komunitetin hebre të Beratit në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Një shkollë greke po funksiononte në qytet tashmë nga viti 1835. Në periudhën e vonë osmane, popullsia e Beratit ishte 10-15,000 banorë me të krishterë ortodoksë që numëronin rreth 5,000 frymë, nga të cilët 3000 flisnin gjuhën arumune dhe pjesa tjetër gjuhën shqipe. Gjatë shekullit të 19-të, Berati luajti një rol të rëndësishem në ringjalljen kombëtare shqiptare. Tregtarët e krishterë në Berat mbështetën lëvizjen shqiptare.


Berati u bë një bazë kryesore e mbështetjes për Lidhjen e Prizrenit, aleanca nacionaliste shqiptare e fundit të shekullit të 19-të, ndërsa qyteti u përfaqësua gjithashtu në formimin e degës jugore të ligës në Gjirokastër. Në Luftën e Parë Botërore, një regjistrim nga forcat okupuese Austro-Hungareze numëroi 6745 të krishterë ortodoksë dhe 20,919 myslimanë në rajonin e Beratit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë ishin fshehur në shtëpitë dhe bodrumet e 60 familjeve nga komunitetet myslimane dhe të krishtera në Berat. Nga 23 deri më 30 Tetor 1944, seanca e dytë e Këshillit të Çlirimit Kombëtar të Shqipërisë u mbajt në Berat, ku Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar i kontrolluar nga Lëvizja Nacionalçlirimtare u bë

700-vjetori i vdekjes së Dantes 1321-2021

Luca Signorelli, portret i Dantes. Fresco (1500-1504) Kisha Madonna di S. Brizio, Duomo i Orvieto

E thirrën edhe qytet me njëmijë dritarë. Qeveria e Përkohshme Demokratike e Shqipërisë, me Enver Hoxhën si kryeministrin dhe ministër i Mbrojtjes. Me diktaturën Komuniste, Berati bëhet një qendër dëbimi për familjet më të mira patriotike të veriut të vendit, burrat e stërvitur shumë dhe zyrtaret e lartë shtetërore të të cilave kaluan jashtë vendit dhe konsiderohen armiq të popullit dhe partisë. Këtu sollën familje të tjera, të konsideruara si armike ndaj regjimit komunist dhe me burrat e tyre që ikën jashtë vendit, ose u lanë të fshehur. Të gjitha këto familje përbëheshin nga burra të moshuar, gra dhe fëmijë dhe djem adoleshentë. Kjo situatë zgjati tre vjet, nga 1945 në 1948. Përçarja me Jugosllavinë çoi në dyfishimin e të dëbuarve, kështu që të gjithë u transportuan nga Berati në Tepelenë, një qytet brenda maleve.

Dante Alighieri, i attribuar i Giottos në kishën e pallatit Bargello në Firence

Afresk i Dantes në Firence, 1450


Dante Alighieri (Durante degli Alighieri i njohur si "Dante") është një poet, shkrimtar, mendimtar dhe politikan fiorentin i lindur në vitin 1265 në Firence dhe që vdiq më 14 shtator 1321 në Ravenna. I konsideruar si "babai i gjuhës italiane", ai është, se bashku me Petrarkën dhe Boccaccion, një nga "tre kurorat" që imponuan toskanishten si gjuhë letrare ne Itali. Një poet i madh ("Il sommo poeta" ose thjesht "Il poeta") i Mesjetës, ai është autori i Komedisë Hyjnore, shpesh konsiderohet vepra më e madhe e shkruar në këtë gjuhë dhe një nga kryeveprat e letërsisë botërore.

Rinia Durante (sinkopuar në "Dante") degli Alighieri lindi në familjen fiorentine të Alighierit (emri i të cilit, në formën e saj origjinale, është Alaghieri), e favorshme për fraksionin e Guelphs (e favorshme për Papën) dhe që do të kishte luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e qytetit. Babai i tij, Alighiero di Bellincione, ishte një Guelph i Bardhë, por ai nuk pësoi hakmarrjen e Ghibellines, të favorshme për Perandorin, pas fitores së tyre në Betejën e Montaperti, dhe kjo përshëndetje i dha njëfarë prestigji familjes. Nëna e Dantes, Bella degli Abati, (Bella është një zvogëluese e Gabriella, por gjithashtu do të thotë "e bukur fizikisht"), vdiq në vitin 1278, kur Dante ishte trembëdhjetë vjeç (babai vdiq katër vjet më vonë, në 1282). Shpejt Alighiero u transferua me një partnere të re, Lapa di Chiarissimo Cialuffi, dhe pati dy fëmijë me të, gjysmë-vëllain e Dantes, Francesco, dhe gjysmë motrën e tij, Tana (Gaetana). Kur Dante ishte 12 vjeç, në 1277, martesa e tij u negocua me Gemma, vajza e Messer Manetto Donati, me të cilën ai u martua më vonë. Dihet pak për arsimimin e Dantes; me sa duket ai studion në shtëpi. Ai ndoshta kaloi ca kohë në Bolonjë dhe mori në Firence mësimet e shkollave françeskane të Santa Croce dhe Rémi në Firence dhe të shkollave Dominikane të Santa Maria Novella dhe Brunetto Latini. Ai takon poetë dhe krijon një miqësi të fortë me Guido Cavalcantin. Eshtë pothuajse e sigurt se ai ishte duke studiuar poezi toskane, kur Shkolla Sicilike e Poezisë, një grup kulturor me origjinë nga Siçilia, filloi të njihej në Toscana. Interesat e tij e çojnë atë të zbulojë minstrel, poetë provansalë dhe kulturën latine. Eshtë i dukshëm përkushtimi i tij ndaj Virgjilit “Tu se 'lo mio maestro e' l mio autore; tu se 'solo colui da cu' io tolsi lo bello stilo che m'ha fatto onore. », shkruan ai në Komedinë Hyjnore. Gjatë Mesjetës, rajonet e Italisë të bashkuara nën Perandorinë Romake gradualisht u ndanë, duke lënë një duzinë shtetesh të vogla, kështu që Sicilia ishte aq e largët (kulturore dhe politike) nga Toskana sa ishte e Provences: rajonet nuk kanë të

njëjtën gjuhë ose të njëjtën kulturë dhe komunikimet janë të vështira. Dante ka shumë fëmijë me Gemma, ka të ngjarë që vetëm Jacopo, Pietro dhe Antonia të ishin fëmijët e tij të ligjshëm. Antonia merr porosi nën emrin e Motrës Beatrice. Një burrë tjetër, Giovanni, pretendon prindërimin e tij dhe e shoqëron atë gjatë internimit, por nuk ekziston asnjë provë që pretendimet e tij janë të justifikuara.

Beatrice dhe Vita nuova Ishte në vitin 1274 që Dante do të kishte takuar Beatricen për herë të parë. Emri i saj i vërtetë Beatrice (i njohur si "Bice") di Folco Portinari, ajo u martua me njëfarë Simon de Bardi dhe vdiq më 1290. Pak dihet për një dashuri historia e së cilës lartësohet në Vita nuova, (e kompozuar midis 1292 dhe 1294) në të cilën përshkruan takimin e tij të parë me Béatricen, i cili ishte vetëm nëntë vjeç, pastaj i dyti, i cili ndodhi nëntë vjet më vonë (ai do të shpjegojë më vonë kuptimin simbolik të nëntë, numrin e Beatrice). Në Vita Nuova, Dante përshkruan pasionin dhe dëshpërimin e tij për vdekjen e Beatrices. Ai rrëfen krizën e thellë që pasoi, endjen dhe aventurën e tij me një "zonjë fisnike" (pa dyshim një alegori për të caktuar filozofinë), dhe më në fund pendimin e tij. Megjithëse Vita Nuova është frymëzuar ndoshta nga jeta personale e Dantes, shumë kritikë vënë në dyshim ekzistencën e vërtetë të Beatrices, duke preferuar ta shohin atë si një figurë alegorike (disa ende konsiderojnë se në Komedinë Hyjnore, Virgjili përfaqëson arsye natyrore, dhe teologjia e Beatrices). Një ëndërr e bërë nga Dante, dhe që shoqëron poezinë e parë të futur në libër, na ndriçon: Dante sheh zotin dashuri të shfaqet në një re zjarri, duke mbajtur Beatriçen lakuriq në një fletë me ngjyrën e gjakut. Amour mban zemrën e ndezur të Dantes në dorë dhe e ushqen atë me Beatricen, dhe pastaj ngrihet në parajsë me të. Kjo ëndërr tregon pasurinë dhe fuqinë ndjellëse të poetit në Vita Nuova, një vepër e vështirë për t’u interpretuar: tradita mistike (reja e zjarrit për shembull) kalon traditën e sjelljes (historia e zemrës së ngrënë), thirrjet për "Besnikun" d'Amour ”dhe mbledhjet e zonjave ftojnë lexime ezoterike, ndërsa vizionet dhe ëndrrat enigmatike e vendosin veprën në një dimension që është edhe eskatologjik (vdekja e Beatrices si horizont) dhe misterioze. Në të vërtetë, nëse Beatrice shpesh është krahasuar me një shenjtore (duke iu referuar haxhiografisë françeskane në veçanti) dhe nëse një nga mënyrat më të mira për t'iu afruar kësaj figure të një gruaje sovrane është të studiojmë analogjitë e shënuara me Krishtin, Vita Nuova, përtej përshkrimit të thjeshtë të virtyteve ose rrëfimit të mrekullive që i bëjnë shenja jetës së shenjtorëve, duket se mbështjell misteret e Beatriçes. Dimensioni ritual i pranishëm sidomos në pjesën e parë të librit sigurisht që merr kuptimin e tij të plotë këtu. Eshtë e vështirë të kuptohet nëse Dante me të


vërtetë parashikoi një kult të Beatriçes që do të orientonte kështu gjithë punën e tij, por është e sigurt që konceptimi i tij për qytetin varet nga jeta dhe vdekja e Beatrices: në të vërtetë, pas vdekjes së gentilissimas (shumë fisnike, shumë e sjellshme), Firence është një e ve dhe Beatrice bëhet një emër i zakonshëm ("Firenze ka humbur Beatrice-n e saj", shkruan poeti). Vita Nuova, e cila tashmë dallohet nga rryma stilnoviste, përbëhet nga rreth tridhjetë poezi, shumica prej tyre sonete, të cilat digjen me një zjarr të dashuruar dhe mistik në të njëjtën kohë. Dyzet e dy kapituj në prozë komentojnë vargjet ndërsa ato shkojnë. Dante e përfundon punën e tij me një njoftim të prezantuar pas sonetit të fundit si një vizion qiellor. Ai do të shkruajë diçka që askush nuk e ka shkruar kurrë për të kënduar lavdinë e të dashurit. Ndoshta ai tashmë po mendonte për Komedinë Hyjnore.

Florentini u zotua Dante luan një rol shumë aktiv në jetën politike të Firences. Në telashet që trazuan më pas gadishullin italian, Dante ishte një Guelph i zjarrtë: ai u dallua në disa ekspedita kundër Ghibellines të Arezzo, Bolonjës dhe Pizës dhe kontribuoi shumë me trimërinë e tij në fitoren e Campaldino (1289), fitoi mbi ato të Arezos, si dhe në kapjen e kështjellës së Caprona, marrë nga Pisans (1290). Ai kreu me sukses një numër të madh misionesh politike dhe u emërua përpara Firences për periudhën kohore prej 15 qershor deri më 14 gusht 1300, domethënë ai u bë një nga magjistratët supremë të ekzekutivit. Por Guelphs, të cilët dominojnë në Firence, janë të ndarë në dy fraksione: Zezakët, të favorshëm për politikën papnore të Boniface VIII dhe Bardhët, partizanë të një autonomie më të madhe të qytetit. Në 1300, Papa Boniface VIII pretendoi vikariate perandorake mbi bashkitë toskane. Nga ai moment, Dante u angazhua gjithnjë e më fort në anën e Guelphs të Bardhë, që do të thotë kundër politikës së ndërhyrjes së Papës. Në tetor 1301, anëtar i Këshillit të Cent, ai shkoi në Romë për të provuar një proces përfundimtar të pajtimit. Gjatë kësaj kohe, Charles de Valois, përfaqësues i Papës, shkon në Firenze dhe pushton qytetin me ndihmën e Guelphs te Zinj triumfues. Gjyqet fillojnë. Dante mëson gjatë kthimit se ai është i dënuar për fitim të paligjshëm dhe mosnënshtrim ndaj Papës dhe Charles de Valois. Ai nuk pranon të paraqitet si i akuzuar. Një gjyq i dytë, i iniciuar më 10 Mars, 1302 nga Podestate

Koment Dante për ne shqiptaret konsiderohet jo vetem si një poet i madh, por dhe si nje poet që ua ka parandier

Cante de 'Gabrielli da Gubbio, e dënon atë. E gjithë pasuria e tij konfiskohet, kurse ai internohet me Guelphs të tjerë të Bardhë dhe nuk do të kthehet më në Firence. Për më tepër, dekreti i dëbimit të Dantes nga qyteti i Firences nuk u revokua deri në vitin 1310.

Takim i Dantes me Beatriçen, veper e piktorit anglez, Henry Holiday, 1883. Dallohet pamja e Ponte Vecchio në Firence

Mërgimi Në ditët e para të mërgimit, Dante ëndërron të rrethojë qytetin, së bashku me Guelphs e Bardhe ose Ghibellines të mërguar. Por ai shpejt e la atë dhe filloi të endet nga një qytet në tjetrin, duke luftuar kundër varfërisë, duke kërkuar mbrojtje nga gjykatat e Italisë veriore: Forlì, Verona, Siena, Mulazzo apo edhe Arezzo. Në korrik 1306, ai ishte në Padova dhe në tetor të të njëjtit vit në Sarzana për nënshkrimin e Traktatit të Paqes të Castelnuovo. Ai vjen për të kaluar ca kohë në Paris, ku ndjek universitetin dhe më në fund ndalet në Ravenna në podesta Guido Novello da Polenta. Ai vdiq atje nga malaria natën e 13-14 shtatorit 1321, pasi kishte bërë përpjekje të kota për t'u kthyer në atdheun e tij. Varri i tij, i cili daton nga viti 1780, i porositur nga Kardinali Legat Luigi Valenti Gonzaga, ndodhet në Ravenna, përmes Dante Alighieri në buzë të manastirit Françeskan, në qendrën historike të qytetit. Edhe sot, fiorentinët do të dëshironin të merrnin eshtrat e tij për ta vendosur atë në një sarkofag të planifikuar në cenotafin e tij që mund të shihet, ndërtuar nga Luigi de Cambray Digny me statujat e Stefano Ricci, në anijen e bazilikës së Santa Croce de Firence, por Ravenna ende nuk pranon të kthejë në këtë qytet eshtrat e një personazhi që ajo dëboi. vuajtjet e tyre. Ne kuptimin e gjendjes nën diktaturën komuniste, që vendin e ktheu në një ferr te vertetë toksor, me burgje, kampe internimi e kampe pune te detyruar. Në fakt, puna e detyruar ishte ne shkallë kombetare. Fshataresia e kthyer ne kopperativa bujqësore për kotherën e bukës së misrit. Qe një poet


popullor e kishte percaktuar mirë, edhe për mungesat e tjera. ...Kafen shohim ne mikroskop, Buka e misrit me i ra n’top... Pra pergjithësimi i gjendjës së mjerueshme nën terrorin komunist. Por më teper kjo simpati për Danten si poet i tyre, ishin te perdjekurit, të burgosur e të internuar që vuenin ne ferrin e burgjve e kampeve, krejt të pafajshem. Ndersa Dante ne Ferrin e tij fantastik, kishte hedhur mekatarë, kriminelë, tradhtare, te degjeneruar, mashtrues të mëdhej, duke mos kursyer mbreter, princa, sundues, as hierarkinë fetare: papë e kardinale e prifta etj. Ndërsa ne ferrin komunist ishin mbyllur të pafajshmit, deri pleq, gra e femij, e patjetër të burgosurit politikë që mbushnin burgjet mizore... Por e bukura vjen nga fakti se Ferrin e Dantes e përktheu një i burgosur politik në Burrel, prof. Pashk Gjeçi, edhe ai i shtyrë dhe i frymëzuar të japë Ferrin e Dantes, i cili i përgjigjej simbolikisht ferrit të burgjëve e kampëve. Kur u lirua nga burgu, ai e përkthej gjithë Komedinë Hyjnore. Sistemi sikur e lejoi, sepse Dante ishte i zyrtarizuar të mësohej në shkollat e vendit. Tashti vijmë të ky përkthim. Eshtë e qartë se ishte një përkthim në nivelin e lartë edhe në gjuhën shqipe, aq më tepër që kjo veper e Dantes, nuk ishte perkthyer në metrikën e tij, në vargje sipas tercinave te Dantes të rimuara, por vetëm ne prozë. Ndërsa Pashk Gjeçi e kishte respektuar metrikën e stilin poetik, me vargjet e rimuara edhe shqip. Një meritë e jashtëzakonshme, sa vetë italianët janë çuditur. Kjo në meritë te prof. Pashk Gjeçit, që ka treguar se gjuha shqipe e ka aftësine të shprehë vepra të larta poetike të përkthyera nga gjuhet e tjera, duke ruajtur, siç thamë, jo vetëm tekstin, por dhe metrikën e rimën. Kjo e simpatisë ndaj Dantes per ata që vuenin nën terrorin e diktaturës, të mbyllur në burgje e kampe internimi, me shtyri dhe mua, që në Teplene, të përkthej tri kangët e para të Ferrit, me metrikë origjinale e me rimë. Librin ma kishte dhenë nje oficer italian, kolonel, i internuar me ne. Nuk e vazhdova atë punë, se një i burgosur që sollën nga Burreli, me tregoi se si Pashk Gjeçi e kishte përkthyer Ferrin e Dantes ne burg. Pra dilte si e natyrshme, që në ato kushte mizore, që Dante te quhej poeti që alegorikisht u perkiste shpirtërisht të dënuarve, sikur Ferrin e kishte shkruar për ata. Unë e kam njohur Pashkun para se të binte në burg. Ai sapo ishte diplomuar ne gjuhë-letersi në Itali, dhe vlerësohej nga shoqëria si një intelektau i ri i talentuar, që do të afirmohej. Çudia është se ai u afirmua (u imponua) nen diktaurën komunisteqë e kishte dënuar e burgosur, e ku? 10 vjet në Burrel, kot së koti, pa pasë asnjë faj. Këtu lot rol dhe fati, që sikur e kishte kuptuar se ai intelektual i ri aq i talentuar, i duhej hapur dera per mirë. Por s’ka dyshim se ai është një përfaqësues i denjë i gjithe të përndjekurve të Shqipërisë, të burgosur apo të internuar, ose qe e pesuan nga zbatimi i “luftës së klasës). E meqe eshte 700-vjetori i

vdekjes së Dantes që përkujtojmë, unë i kam kushtuar një montazh me një takim virtual me të, para vizatimeve te kampit të Tepelenës. që ai të njihej me ferrin tokësor të komunizmit.

Takim virtual me Danten, sikur ai i drejtohet piktorit: Or siete voi dei disegni il pittore, che turbano l’anima sol a guardare? Questo torna a voi in grande onore!

Të famshme janë vargjet e Dantes në fillim të kangës së III të Ferrit: Per me si va nella città dolente, pêr me si va nell’eterno dolore, per me si tra la perduta gente. Giustizia mosse il mio alto fattore; fecemi la divina potestate, la suprema sapienza e il primoamore. Dinnanzi a me non fur cose create, se non eterne, ed io eterna duro. Lasciate ogni speranza voi che entrate! ( Liniçdo shpres ju që këtu hyni) Ata të komandës së burgut të Burrelit kishin shkruar me shkronja te zeza sipër derës së burgut:

Këtu i thonë Burrel, kush hyn më nuk del! që i përgjigjej vargut të Dantes, shkruar sipër derës së Ferrit. Por këtë shkrim e kanë fshirë që të mos u mbetët si dokument. Përfytyrimi i Dantes i mundimeve të Ferrit virtual të tij, i adaptohej alegorikisht vuajtjeve te te perndjekurve politike, të burgosurve e te internuarve, me ndryshimln qe ato të Dantes ishin mekatarë e kriminele të mëdhej, kurse ato të ferrit shqipar ishin te pafajshmit. Ndërsa

kriminelet e diktatures palloseshin ne parajsën e tyre ‘të Shqipërisë së lulëzuar socialiste”.


Disa vizatime nga Gustav Dore nga Ferri i Dantes. Piktori i shquar francez që e ilustroi gjithë “Komedinë Hyjnore”, ku kryesisht me Ferrin dha pamje rrëqethëse.

Ata që nuk e kishin njohur zotin para krishtërimit

Falsifikuesit

Dantes i shfaqet Beatrice aty ne ferr dhe i tregon se ajo e prêt në parajsë ku Dante do të shkojë gjatë udhëtimi të tij

Mundimet e Sizifit,- rrethi i mashtruesve e gënjeshtarëve,sipas mitologjisë i denuar te mbajë vazhdimisht një gur të madh duke iu ngjitur malit perpjetë

Dante e Beatriçe nga piktori Agricola Filippo, historia e nje dashurie platonike që Dante ruejti gjithë jetën, dhe i kushtoi një tingëllimë, kryevepër poezie, unike në vetvete


Dërguar nga miku e bashkëpunëtori ynë Jorgji Kote Vëllimi me tregime i Teodor KEKOS “PROSTITUTA” botohet në Nju Jork në anglisht Më 15 Dhjetor 2020 u botua në Nju Jork dhe u hodh në shitje në “Amazon” vëllimi me tregime të shkurtëra “ Prostituta” në gjuhën angleze të shkrimtarit tonë të mirënjohur Teodor KEKO. Sipas botuesit, “Prostituta” është një koleksion i mrekullueshëm tregimesh me 252 faqe të shkrimtarit të shquar shqiptar, Teodor Keko. I shkruar gjatë fundviteve 80-të mesi i viteve 90-të, të 17 tregimet, të gjitha të mbeten aktuale dhe në ditët e sotme. Ato shfaqin botën komplekse të Kekos dhe aftësinë e tij të pashembullt në kërkim të vërtetës, me qëllim që të ndihmojë njerëzimin për të mësuar nga gabimet e të kaluarës. Tregimet e Kekos kapin një diapazon të gjerë - udhëtime humoristike në ekzistenca të çuditshme, ndodhi tragji-komike të humbjes, përvoja shtypëse në dëshpërim të pashpresë me njëpërzgjedhje bujare të çmendurisë njerëzore e deri te aspekte me humor gri. Në tërësinë e vet, Prostituta ofron një copëz jete në mendjen e bukur të një shkrimtari mjeshtër, aftësia e të cilit në interpretimin e luftrave njerëzore dhe momenteve të dritës tërheq vëmendjen e çdo lexuesi. I ndjeri Teodor Keko lindi në Tiranë; Shqipëri, më 2 Shtator 1958. Ai përfundoi studimet për gjuhë e letërsi dhe filloi karrierën letrare më 1979. Vazhdoi të punonte me zell deri më 2002 kur humbi betejën me tumorin në pankreas. Teodor Keko ndërtoi një profil të mirënjohur dhe gjerësisht të vlerësuar, si figurë publike me shkrime, krijime dhe përfshirjen aktive në lëvizjet përparimtare për një shoqëri demokratikee në Shqipëri. Ai ishte

deputet në Parlamentin shqiptar në legjislaturën 1992 1996. Gjatë gjithë periudhës së përfshirjes në veprimtarinë e shumicës qeveritare, Teodor Keko u afirmua si intelektual i drejtpërdrejtë, që nuk humbi asnjëherëë kontaktet me problemet e vërteta. Atë e dallonte shqetësimi për njeriun e zakonshëm. Në fakt, Keko i parapriu kohës. Emri i Teodor Kekos është tejet i njohur dhe i vlerësuar lart dhe në ditët tona, shumë vite pasi është ndarë nga jeta. Krijimet e botuara të tij - 6 vëllime poetike dhe një duzinë librash në prozë janë lauruar me një listë të gjatë çmimesh, qoftë kur autori ishte gjallë, ashtu edhe pas vdekjes së tij. Përkthyesja Doriana S. Molla ka mbi një dekadë që punon si përgjegjëse e librarisë ” Hire” për botuesin e shquar muzikor, Schott NY & EAMDC. Ajo bashkëpunon me shoqata artistike dhe kulturore në SHBA dhe në botë; ka dy mastera: një nga “Hunter College” dhe një tjetër për marrëdhënie ndërkombëtare nga “The New School” in New York. Eshtë e apasionuar pas letërsisë, arteve pamore, muzikës, filmit, teatrit, vallzimit - gjithçka që pasqyron fuqinë krijuese të njerëzimit, në përpjekje për t’i dhënë kuptim jetës. Dashurinë për letërsinë Doriana e ka trashëguar nga nëna e saj e ndjerë, ish-mësuese e dashur e gjuhës dhe letërsisë. Gjithashtu, Doriana është një nga themelueset e VSW Arthouse Corp - organizatë jo-qeveritare që promovon artistë nga të gjitha origjinat dhe në fazat e ndryshme të karrierës krijuese. Doriana ndihet tejet e emocionuar për projektin e saj më të ri: përkthimin nga shqipja në anglisht të vëllimit të tregimeve të shkurtëra nga Teodor Keko të titulluar “Prostituta”. Me këtë rast, ajo vlerëson shumë mbështetjen dhe inkurajimin e zonjës Xhuljeta Keko. Ky është përkthimi i parë në anglisht i veprës së shkrimtarit të shquar shqiptar; një projekt i gjatë, por që të mbush me kënaqësi tek sheh se libri është i disponueshëm tashmë në “Amazon”.

Keko’s short stories “ Prostituta” published in English in New York Sent by our friend and collaborator Jorgji Kote Its publisher “VSW Arthouse Corp” has announced that the collection of short stories “Prostituta” by the wellknown Albanian writer, the late Teodor KEKO was published on 15


December 2020 in New York. It is his first book translated in English. “Prostituta” is a magnificent collection of stories in 252 pages by celebrated Albanian writer, Teodor Keko. Written between the late '80s to mid '90s, these seventeen tales – all of which have been translated into English for the first time – continue to remain relevant to this day. They display Keko’s complex world and unrivaled ability to see and seek the truth to help mankind learn from past mistakes. Keko’s stories range from humorous trips into strange existences to bittersweet tales of loss, from oppressive drills in utter despair to a lavish selection of human madness with a side of dark humor. Prostituta in its entirety offers a glimpse into the beautiful mind of a masterful writer whose ability to interpret the human struggles and moments of light will get any reader’s attention. The late Teodor Keko was born in Tirana, Albania on September 2, 1958. He completed his studies in Language & Literature and began his literary career in 1979. He continued working fervently until 2002 when sadly he lost his fight against pancreatic cancer. Teodor Keko built a well-known and widely respected profile as a public figure writing, creating, and being actively involved in progressive movements for a democratic society in Albania. He served in the Albanian Parliament from 19921996. Throughout his involvement in government-related work, Teodor Keko was known as a straight forward intellectual who never lost touch with real problems. What distinguished him was his concern for the common man. He was ahead of his time. Teodor Keko’s name is well recognized and highly respected to this day, years after his passing. His published works, six books of poetry,

and a dozen fiction books have earned a long list of awards while the author was alive and posthumously The translator, Mrs. Doriana S. Molla has been working for over a decade as Head of Hire Library for esteemed music publisher, Schott NY & EAMDC. She earned a Bachelor’s Degree from “Hunter College” and a Master’s Degree in International Affairs from “The New School” in New York. She is passionate about arts in general: literature, visual arts, music, film, theater, dance anything and everything reflecting the creative powers of mankind trying to make sense of and give meaning to life. She inherited her love of literature from her mom, a beloved Albanian language & literature educator. Doriana is very excited about her most recent project: translating from Albanian into English Teodor Keko’s collection of short stories tilted Prostituta. She does not fail to show her deep appreciation for the support and encouragement of the author’s widow, Mrs. Xhuljeta KEKO. It was a long project but it is satisfying to see the book now available on Amazon.

KUJTIMET E QAZIM MULLETIT PËR GJUHËN SHQIPE, NGRITJEN E FLAMURIT DHE AKTIVITETIN NACIONALIST DERI NË VITIN 1920 Gjuhën shqipe (pas 1900-s) e kemi mësuar tinëzisht për arsye se xhonturqit nuk e mbajtën premtimin për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe, dhe u informova se në Tiranë gjendej një shkollë që mësonte në gjuhën shqipe me pretendimin se mësohej gjuhë e huaj. Me anë të Hasan Beshirit hyra në këtë shkollë, dhe kjo ishte shkolla e Filip Ashikut (Locant Cang) ku për tre muaj rresht mësova alfabetin e gjuhës shqipe duke


morëm me vete dhe një fshatar, Dem Farka, e shkuam në malin e Krujës. Kur mbërritëm në katundin Bilanja (çiflig i Masar Toptanit) marr vesh se kryengritësit kishin shkuar në Skure (Kurbin). Me ndihmën e qajajit të Masar Toptanit, Z. Ndrei që më shoqëroi me dy njerëz, mora rrugën për Skure ku mbërrita në shtëpinë e Gjin Pjetrit (axha i Preng Previzit). Këtu njoha djalë të vogël, Preng Prevezin, ku kishte

ardh nga Shkodra ku bënte shkollën e bashkë kënduam “Lahutën”.

Qazim Mulleti bërë italisht, frëngjisht e gjermanisht, me fjalorin e Atë Jak Jungut të 1885-s dhe veprave të Gjergj Fishtës. Po kështu në 1907-n, në gjimnazin e Durrësit u lejua mësimi i gjuhës shqipe. Klubi jonë “Bashkimi” i përbërë nga Shefik Kondi, Zyber Bakiu, Xhemal Kondi, Mahmut Fortuzi, Mustafa Mara, Zelka, më vonë Qazim Nekiu, Ferit Dervishi, etj, patën përballë reaksionet e fanatikëve. Filloi një luftë e fortë ndërmjet shqiptarëve nacionalista dhe halldukëve (itihatxhit). Grupi jonë, sado i vogël në numër, por moralisht i fortë në çdo vend a mbledhje zhvillonte propagandë të fortë për hapjen e alfabetit të gjuhës kombëtare me germa latine dhe u quajtëm latinxhinjtë. Me komshinjtë, pothuaj në çdo natë u mblidhnim në shtëpinë tonë pas darke, ishim gjithmonë për përhapjen e shkrimit të gjuhës shqipe me alfabetin latin dhe në çdo katund e qytet që shkonim këtë propagandë bënim. Entuziazmi dhe dashnija për kombin m’u forcua në 1909-n kur këndova “Lahutën e Malcis”. Pas mbylljes së Klubit “Bashkimi” nga xhonturqit, vendin e tij pothuaj e zuri një odë e Hysen Kukaleshit. Kjo odë historike për nacionalistat e Tiranës, ishte bërë çerdhja jonë, ku pothuaj çdo natë u mblidhnim dhe këndonim gazeta ose këngë kombëtarë me këto shokë: Xhaferr Stërmasi, Mahmut Fortuzi, Beqir Luga, Ethem Luga, Zyhdi Këlliçi, Sait Kavaja, Qazim Mulleti, Shefik, Xhemal e Rexhep Kondi, Mustafa Mara, Hafiz Ibrahimi, Shim Ndroqi, Zelka, etj. Duhet kujtuar se shumë herë fanatizma ishte kaq e forte, saqë halldupët i rrahnin njerëzit me dajak. Në odën e Hysen Kukaleshit, për herë të parë kam parë Flamurin Kombëtar të kuq me shkabën e zezë dykrenare në mes, të cilën e kishte pru me vedi Mahmut Fortuzi (të cilin ia kishte dhanë Mahmut Beshiri që ishte përkthyes në Konsullatën Austro-Hungareze në Durrës), me këtë rast prej entuziazmit mbeta shumë i prekur dhe me lot në sy e putha. Atë natë nuk fjeta prej gëzimit që ndjeja. Në vitin 1910-11, kur u bë operacioni i Turgut Pashës kundër nacionalistave shqiptare, në Tiranë u burgosen më shumë së 60 nacionalista, ku prej të cilëve u rrahën në rrugët e Tiranës shokët tanë Hafiz Ibrahim Dalliu, Ali Efendi Kukaleshi, etj. Unë më i riu ndër ta, porsa pashë që u rrethua shtëpia ime nga një patrullë ushtarësh, arrita të ikja e të largohesha. U arratisa dhe shkova në katund, ku qëndrova 3-4 ditë. Pas despotizmit të Turgut Pashës, ishim të mërzitur shumë dhe pritnim rastin me iu kundervënë atyre. Në pranverë të vitit 1912, krisi Revolucioni i Kosovës me në krye Hasan Bej Prishtinën dhe Kryengritja e Shqipërisë së Mesme në malin e Sari Salltikut të Krujës, nën kryesinë e Abdi Bej Toptanit, Refik e Masar Toptanit. Unë, megjithëse i ri në moshë, u bashkova me kryengritësit,

Nga aty Gjin Pjetri na përcolli dhe arrita në Orosh të Mirditës, në shtëpinë e Preng Pashës. Atje së bashku me Idriz Vlorën marr vesh se Shefik Kondi ishte plagosur aksidentalisht, së bashku dolëm në Mal të Bardhë në Milot. Pasi qëndruam 5-6 ditë, u bashkova me çetën e Refik Toptanit, i cili ishte i përmendur për aktivitet patriotik. U ngarkuam dhe shkuam në bregun e Matit për me i ba ballë një ushtrie që po vinte prej Shkodre kundër kryengritasve. Mbas disa ditëve erdhëm bashkë me Refik Begun dhe u takuam me Shefik Kondin, Maliq Meren (Myrtën) burrë trim prej katundit Priskë e Madhe Tiranë. Maliqi bashkë me Haxhi Ferren ishin çu prej Jusuf Elezit me prit në rrugën e Durrësit për me vra prokurorin e Tiranës, Sali Beun, i cili ishte një xhonturk i tërbuar kundër shqiptarëve në kohën kur erdhi ushtria e Turgut Pashës në Tiranë veproi shume keq kundër nesh, por fatkeqësisht ky kishte kalu përpara se me mbërrit Maliqi dhe Haxhiu. Unë fola me Maliqin (i cili ishte mik i ngushtë i babës tem) vendosëm me hy në Tiranë për më mujt me vra Musa Beqarin, i cili ishte kryetar i halldupëve. Qëndruam në Tiranë 5 ditë fshehtas, por nuk mujtëm me bë gjë. Musa Beqari ato ditë nuk dilte në shesh dhe nuk flinte në shtëpinë e tij prej frikës. Manej dola prap dhe u bashkova me çetën e Masar Toptanit në Bulaj. Pas 1 muaji u bë Marrëveshja e kryetarëve të kryengritasve të Kosovës me Qeverinë e Stambollit dhe Kryengritja Nacionaliste mori fund duke fitu 14 pikat e çështjes shqiptare si delegatë të Shqipërisë së Mesme patëm marr pjesë dhe shku në Shkup Abdi Toptani, Mustafa Kruja dhe unë (bisedat për marrëveshjen i drejtonte Hasan Prishtina). U kthyem në Tiranë, por duhet të përmend se të gjithë fanatikët, halldupët na shikonin me sy të keq pasi kishim luftuar kundër ushtrisë së Babës.

Hajria dhe Qazim Mulleti në moshën e rinisë. Hajria vuajti internimin ne kampin e Tepelenës dhe vdiq në kampin e Savrës në Lushnjë. Ata patën vetem një djalë, Reshitin. Pas pak ditëve u shpall Lufta Ballkanike dhe pjesa më e madhe e Shqipërisë u zaptua prej Serbisë. Me 23 nëntor 1912 ushtria serbe kaloi bregun e Matës dhe me 24 u fut në Krujë dhe kështu u dha alarmi në Tiranë. Në fillim u mendua me dalë me luftu dhe Refik Toptani mori


iniciativën me iu pri popullit në këtë luftë, më thirri dhe mua dhe unë bashkë me të dhe disa miq të mi u përgjigjëm jemi gati. Një komision prej parisë së qytetit shkuam u takuam me komandantin e një regjimenti turk që kishte ardh një ditë më parë prej Elbasanit. Ishte komplet i armatosur me mjete moderne. Komandanti në fillim u përgjegj se ishte gati me luftu bashkë më popullin dhe u nis e zuri kodrat e Prezës dhe të Vorës. Populli shkoi me luftu, kur më vonë mori vesh se ushtria turke nuk kishte ndaluar aspak në vendet strategjike dhe kishte marrë rrugën për Kavajë. Atëherë u kuptua se qëndrimi ishte i pamundur kundër ushtrisë serbe, pasi ishte e pajisur me topa e mitraloza e mjete moderne. Pasi u la luftimi, atëherë ne nacionalistat e Tiranës u mblodhëm në shtëpinë e Refik Toptanit me shpall Lirinë e Shqipërisë, me ngritë Flamurin Kombëtar, manej u bë një mbledhje e madhe në Beledije ku morrën pjesë dhe halldupët (itihatxhit), të cilët prej zorit e frikës me lot ndër faqe pranuan propozimet tona e kështu me 26 nëntor, pasdite u ndriçua me Flamurin Kombëtar ndërtesa e Bashkisë dhe e Nënprefekturës së Tiranës. Gëzimi jonë ishte i pashembullt. Të gjithë ne, nacionalistët shqiptarë, filluam këndonim këngë patriotike, por fatkeqësisht Flamuri s’pat jetëgjatësi, se më 27 hyri ushtria serbe dhe e dogji. Unë, Cen Kukaleshi, Mahmut Fortuzi, Rexhep Kondi, së bashku me shoqëruesit tanë, shkuam në Vlorë me flamurin tonë kombëtar. Të nesërmen u pritëm në audiencë prej plakut të madh Ismail Qemalit, e aty m’u propozu me marr një shërbim dhe kështu me urdhrin që më dhanë në dorë qesh emnu si Nënkomisar i prefekturës së Durrësit. Me këtë urdhër iu paraqita prefektit Hamdi Toptani, i cili m’u përgjegj se duhet me prit pak ditë. Prefekti nuk kishte dëshirë me bashkëpunu me mu, edhe unë kështu vazhdova rrugën time.

Faksimile nga dorëshkrimi i Qazim Mulletit, gjetur rastësisht nga i nipi Tanush Mulleti

I biri Reshit Mulleti e kaloi jetën ne kampet e internimit, në Tepelenë dhe Savër nga viti 1950 deri më 1990. Shok shkolle me mua deri më1950, jemi përjashtuar disa here.

(Vazhdon në numrin e ardhshëm)

Tregimi i hollësishëm i Qazim Mulletit per ngjarjet nga viti 1909 deri më 1920 është me vlerë historike, sepse ai i ka treguar ngjarjet siç i ka parë e jetuar vetë. E falënderojmë nipin e tij, Tanush Mulletin, për këtë dokument të vlefshëm, që u zbulua rastësisht prej tij.


Agostino Giordano Drejtor i “Jetës Arbreshe”

BASHKËPUNËTORËVET, MIQVET SHQIPTARË TË ‘JETËS ARBËRESHE’ Mike e Miq të dashur Shqiptarë, numrin 90 ju e dërgova në Pdf, e besoj se e kini shfletuar e lexuar me haré e kureshtje. Doj’ t’zgjoja nga gjumi – me këtë rast - gjithë ata/ato, ndër ju, çë bashkëpunuat mirë me ‘Jetën Arbëreshe’ këta vjet prapë, e doj t’ju thoja se e nderuat shumë, me shkrimet tuaj, këtë rivistë arbëreshe: e vetmja ku Arbreshi është ‘i dëtyruar’ të shkruanjë arbrisht, e tek e folmja e katundit tij; e vetmja çë duall pas Ligjit 482/1999 e ç’ecën tek brazda e Ligjit. Një rivistë për Arbëreshët, e hapur edhe Shqiptarëvet ç’ka i pari numër; e mbi ku, vitet e fundit, ju lypa t’shkruani ‘vet’ mbi ...Çështje (gjuhësore, letrare, etnografike...) Arbëreshe. Një revistë ‘e pashoqe’. Po, këto vitet e fundit, daledalë bashkëpunimi juaj vete ture u rralluar. Pse? Jam unë shkaku i kësaj ‘vakëtësije/ftohtësije’? O mënjarí? Jam kureshtar ...

Sidoqoftë, ky është moti i Zgjimit, të dashur Shqiptarë: bashkëpunimi kulturor – ndë mes t’vëllezërvet, edhe t’largët – ësht i mundshëm e i frutshëm. E mos harroni: ‘Nji udhje të hapur, i lypsen udhëtarë!’. Anasjelltas. Te Viti ç’ësht po t’zërë fill, - 2021 Jeta Arbëreshe feston Njëzetvjetorin e saj (2002-2021). E mbi këtë argoment mund t’shkruani studime, ese, poezi, komente, kritika, kujtime, etj... Po bien, ndër të tjerët, edhe këta Qindvjetorë Arbëreshë: Camarda Demetrio (ka Hora e Arbëreshëvet/Pa, 1821-1882), Dyqindvjetori i lindjes; Marchianò Michele (ka Maqi/Cs,1860-1921), Qindvjetori i vdekjes; Masci Angelo (ka Shën Sofia/Cs, 1858-1921), Qindvjetori i vdekjes; Del Gaudio Zef (ka Shën Kolli/Kr, 1921- 2011), Qindvjetori i t’lerit; Nëse i njohtit këta Autorë, nëpërmjet studimit të vepravet të tyre, shkrùanie nj’artikull ! Për ‘Jeta Arbëreshe 91’, mund të dërgoni: a) artikuj/vrojtime/studime mbi Arbërinë, dmth. mbi Çështje Kulturore 100% Arbëreshe (gjuhësore, letrare, historike, etnografike, folklorike, muzikore, artistike etj…); b) artikuj/vrojtime/studime mbi Çështje Kulturore Shqiptare (gjuhësore, letrare, historike, etnografike, folklorike, muzikore, etj…), çë kanë elemente ‘krejt të njëjtë’, o ‘shumë të ngjashëm’, me ato Arbëreshe.


c) poezi të pabotuara (jo të gjata). Materialet, si afat i fundit, pranohen mbrënda 31 Majit 2021. Numri 91 i J.A. (gjashtëmujore-online/format B5=cm.17x24) del mbrenda qershorit 2021 Respektoni këto masa (tue përdorur karakterin Times New Roman 12 e Tabulacionë cm.15): - Reçensionat: jo më të gjata se 55 rreshta teksti+10 rreshta Përmbledhjeje (= 1 faqe të J.A.); - Artikujt-Vrojtimet: jo më të gjetë se 110 rreshta teksti+20 rreshta Përmbledhjeje (= 2 faqe të J.A.); - Studimet: jo më të gjetë se 220 rreshta teksti+40 rreshta Përmbledhjeje (= 4 faqe të J.A.); Pa Përmbledhje, Teksti nuk botohet ! (Ç’ka nr.91, kjo do t’jetë rregull ‘conditio sine qua non’). Ju, bashëpunëtorë shqiptarë, jini të nivelit universitar: për këtë, shkrimet tuaj ‘mbi Botën Arbëreshe’ kanë t’jenë ‘origjinalë, shkencorë, të pabotuar, jo të gjetë’. E në Vrojtimet-Studimet tuaj - gjuhësorë, ose kritikë/filologjikë mbi Autorë Arbëreshë (të djeshëm e të sotëm) - mbështèteni ‘vet’ mbi tekste origjinalë, jo të përshtatur, o ndryshe. Mos harroni, pra, të hyni te Siti-Web jetarbreshe.it ! Atjè gjëni një seri Bibliografísh interesante: dy ju interesojën prësàfri, sepse përmbajën gjithë shkrimet tuaj - me Libret shqiptarë të sinjalizuar/recensuar - çë nga nr.1/2002 njera sot. Çdo tjetër material, online o prej letre, mund t’shkarkohet me Kartë PayPal o me tjetër Kartë. www.jetarbreshe.it

Ndë fund, një t’mirë ju lypënj: studiònie ‘Gjuhën Arbëreshe’! Një kë(r)thizë e njëshme lidhën fort të Folmet Arbëreshe të katundevet tanë me t’Folmet Shqiptare të katundevet tuaj. Katundet rrë ejën hist rinë

juhës re të rbrit,

jo qytetet! Shumë Urime për Vitin e Ri! E të fala. Drejtori, Agostino prof. Giordano jetarbreshe@libero.it / buzedhelpri@gmail.com / agostino.giordano@outlook. com Ejani në/Eianina (Cs-Itali), 30 dhjetor 2020


Botime anglisht

was destined to fix on paper the impressions which I had been able to keep in mind,” Lek Pervizi states. “Great Lament: Poems of a prisoner” (published by AuthorHouse UK) is a collection of poems that expresses the sufferings of an entire people forced to endure the misdeeds and abuses of a savage dictatorship. Through these poems, he describes all the horrors of persecutions and incessant tortures, which cast a dark shadow on the communist system, which for Pervizi, the most inhuman and cruel that history ever knew which the Albanians had to endure for half a century. For that, he resorts to free verses, more capable of expressing the climate of terror prevailing throughout the country. “This poetry book reflects an era that has left tragic traces some people don't know anything about. Readers of western countries that are free and democratic will find themselves in front of a different world, which does not recognize freedom, democracy, or fundamental human rights. And this is very important, because a free and democratic society must know the evils and injustices of a robotic society and suppressed in the state of slavery. You have to know evil to build good,” Pervizi says.

Vëllim me poezi nga burgjet dhe kampet e internimit në Shqipërinë komuniste botuar nga AuthourHouse UK

Koment nga Shtëpia Botuese AuthourHouse UK, për librin me poezi “Great lament” Collection of poems expresses the sufferings of an entire people forced to endure the misdeeds and abuses of a savage dictatorship Lek Pervizi announces the release of ‘Great Lament: Poems of a prisoner’ BRUSSELS – “I wanted to do justice to those who endured the oppression of the communist dictatorship in Albania, one of the most harmful in the history of humanity. Resulting from a harsh and inhuman regime. One of the few survivors among thousands of political prisoners who perished in the red terror lasting half a century. I

When asked what he wants readers to take away from the book, Pervizi answers,” To know the truths they never could have known and a style completely original, uniquely poetic. Moreover, in another philosophical sense expressed by those who have lived a good part of life under duress, and to whom one had to adapt in order not to succumb.” Available at Amazon and Barnes & Noble

Komenti në përkthimin shqip Përmbledhja me poezi shpreh vuajtjet e një populli të tërë të detyruar të durojë persekutimin dhe abuzimet e një diktature të egër


Lek Pervizi njofton publikimin e librit “ Ankimi i madh: Poezitë e një të burgosuri” BRUKSEL - “Doja të bëja drejtësi për ata që duruan shtypjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, një nga më të dëmshmet në historinë e njerëzimit. Ajo ka qene një regjim i ashpër dhe çnjerëzor. Një nga të mbijetuarit e paktë midis mijëra të burgosurve politikë që u zhdukën në terrorin e kuq që zgjati gjysmë shekulli. Isha i destinuar të fiksoja në letër përshtypjet që kisha qenë në gjendje të mbaja në mendje, "shprehet Lek Pervizi. "Great lament: Poezi të një të burgosuri" (botuar nga AuthorHouse UK) është një përmbledhje poezish që shprehin vuajtjet e një populli të tërë të detyruar të durojnë keqbërjet dhe abuzimet e një diktature të egër. Përmes këtyre poezive, ai përshkruan të gjitha tmerret e persekutimeve dhe torturave të pandërprera, të cilat hedhin një hije të errët mbi sistemin komunist, i cili për Pervizin, ishte më çnjerëzorja dhe mizorja që dinte historia ndonjëherë, të cilën shqiptarët duhet të duronin për gjysmë shekulli. Për këtë, ai u drejtohet vargjeve falas, më të aftë për të shprehur klimën e terrorit që mbizotëron në të gjithë vendin. “Ky libër me poezi pasqyron një epokë që ka lënë gjurmë tragjike për të cilën disa njerëz nuk dinë asgjë. Lexuesit e vendeve perëndimore që janë të lirë dhe demokratikë do ta gjejnë veten përpara një bote tjetër, e cila nuk njeh lirinë, demokracinë ose të drejtat themelore të njeriut. Dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse një shoqëri e lirë dhe demokratike duhet të njohë të ligat dhe padrejtësitë e një shoqërie robotike dhe të shtypur në shtetin e skllavërisë. Duhet të njohësh të keqen për të ndërtuar të mirën ”, thotë Pervizi.

Disa botime të reja e të vjetra

2020

2014

Kur u pyet se çfarë dëshiron që lexuesit të heqin nga libri, Pervizi përgjigjet, ”Të njohësh të vërtetat që ata kurrë nuk mund të kishin njohur dhe një stil krejt origjinal, unik poetik. Për më tepër, në një kuptim tjetër filozofik të shprehur nga ata që kanë jetuar një pjesë të mirë të jetës nën detyrim, dhe të cilëve u është dashur të përshtaten që të mos nënshtrohen ". Në dispozicion në Amazon dhe Barnes & Noble

2012


Koment për librin “Odyssey of innocence.”

Përkthimi shqip

Autori tregon historinë e pabesueshme dhe të pakonceptueshme të vëllait dhe të gruas së tij gjatë diktaturës komuniste shqiptare Lek Pervizi njofton daljen e Odyssey of Innocence. Romani i jetuar Bruksel - Në Odyssey of Innocence,. Roman i jetuar. (Botuar nga AuthourHouse UK), Lek Pervizi tregon historinë e pabesueshme dhe të pakonceptueshme të vëllai Valentinit dhe gruas së tij, Gory. Valentini ishte lindur e rritur në në një rreth shoqqëror patriotik. Ai u shkollua dhe formua në shkollat me te mira të Europës. U diplomua oficer ne akademi ushtarake për t’i shërbyer atdheut të tij me dinjitet. Pas 15 vjetësh shkollim dhe një oficer me eksperiencë luftarake, ai vendos të kthehet në


vendlindjen e tij. Në tetor 1944 ai gjendet në Shqiperi ne Shkodër, me gjithe gruan e tij italiane. Në dhjetor të po atij viti arrestohet, burgoset e internohet përjetësisht. Valentini i provoi të gjitha keqtrajtimet, torturat, denimet e mundimet që diktatura komuniste i bente atij për ta përulur. Ai u bëri ballë trajtimëve atinjerëzore dhe antishqiptare me nje qenndresë të madhe shpirtërore, të përforcuar me kulturën dhe traditat më të mira shqiptare, që nga ai ishin kthyer në virtyte, si : burrëria, besa, trimëria, shpirti i sakrificës dhe i vendosmëërisë. Këto virtyte e vishnin atë me tiparët e një heroi para syve të përndjekurve, veçanërisht të të rijve, qe e shikonin si një shembëll për t’u n djekur, në ato kushte shumë të vështira. Këtu lipsej force e madhe karakteri për t’i përballuar, pa u mposhtur e pa u dorëzuar. Historia e Valetinit është një Odise në vetvete, kur mendon se iu deshën 47 vjet që të bashkohet me gruan e tij që e priste përtej Adriatikut. Odiseu i saj ishte përfshirë në stuhitë e dallgëve të terrorit dhe të mundimeve, i mbyllur 47 vjet në një radhë burgjesh e kampesh internimi, nga ku mendonte të shpëtonte e të arrinte në Itakën e tij, ku një ditë të bashkohej me gruan e tij pas një pritje aq të gjatë për lirimin e tij. “Nuk është aq e lehtë të shkruash për një njeri tendin, sepse mendohet se tregimi kushtezohet nga ndjenja të thella dashurie dhe mund të quhen të njëanshme, duke paraqitur vetëm anën e mirë, në shkallë vlerësimi dhe ekzaltimi te njeriut për të cilin flitet. Kështu janë lexuesit ata që mund të gjykojnë, dhe unë nuk mundem të ndryshoj mendimin e tyre, duke qene se personi të cilit i kam kushtuar këtë libër është vellai im”, thotë Pervizi.

About the author Lek Pervizi, was born in Albania to a noble family in 1929. He followed his studies in Italy, Rome, until 1944, when he and his family suffered under the communist dictatorship for 46 years. He is a painter, poet and writer who was forbidden to any free creativity in prisons and deportation camps of the dictatorship together with his older brother, Valentine. He regained his freedom in Belgium, devoted himself to literature and wrote several works. He is also known as the painter of the death camps, for his drawings made in prison. Drawings that made known the tragic situation of the extermination loggers of the dictatorship. Even today, at the age of 91, he continues to write his memories of a life broken by the ferocity of a totalitarian system.


Sixhade e bukur punuar nga grate shqiptare


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.