Revista Albanezul
Nr.1
1
BucureĹ&#x;ti 2018
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Në Prizren me dashamirët e poetit
2
Revista Albanezul
Nr.1
3
BucureĹ&#x;ti 2018
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Poet dhe prozator. U lind në Sarandë në vitin 1937. Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes. Mbaroi Liceun Artistik të Tiranës për pikturë dhe studimet e larta në Fakultetit HistoriFilologji të Universitetit të Tiranës në degën gjuhë-letërsi shqipe. Filloi te shkruaj ne vitin 1965. U pranua anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë në vitin 1970. Botoi publicistikë dhe letërsi artistike në disa organe të shtypit. Bëri disa skenarë filmash dokumentarë dhe kronika të TVSH. Mori pjesë në festivalet kombëtare të Radiotelevizionit shqiptar, ku fitoi disa çmime për tekstet. Dy tregime të tij u botuan në frëngjisht. Disa cikle me poezi u inskenuan, të recituara nga aktorë të Tetarit Kombëtar. Romani i tij “Lakmia” U nderua me çmim në konkursin e Ndërmarrjes Botuese “Gjon Buzuku” të Kosovës. I janë përkthyer jashtë shtetit tregime dhe poezi të ndryshme. Disa nga romanet e tij janë tërhequr nga bibliotekat e mëdha të shteteve të huaj. Ka punuar mësues letërsie në Gjimnaz, redaktor në ish revistën “Ylli”, dhe shef në drejtori arsimore. Disa kohë ishte kryeredaktor i gazetës periodike “Domosdova” dhe më pas kryeredaktor i revistës “Obelisk”. Aktualisht redakton libra të autoreve shqiptarë nga vende të ndryshme të botës, duke arritur të t’u botojë atyre deri tani mbi 345 tituj, në disa shtypshkronja të Tiranës. Është autor i vëllimeve poetike: “Tinguj malesh” (1969), “Krahët e erës” (1972), “Ninullat e hekurit” (1984), “Dritaret e prillit” (1994), vëllimit me poema “Katër plagë të Shqipërisë” (1999) poemës “Nënëmadhe Fterra” (2007), vëllimit me “Poezi të zgjedhura” (2010). Ka botuar vëllimet me tregime “E fshehta tronditëse”(1999) “Klithmat e mishit 4
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 të bardhë” (2006). “Herbare njerezore” (2013), Romanet: “Ujësinor” (1976), “Era e kësaj kohe” (1984), “Lakmia” (2000), “Maturantët” (2002), “Damkosja e engjëjve” (2004),”Vajza e Kyçur”(2007) “Marrëzia e madhe” (2008), “Matura e paharruar”(2009). Me rastin e 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, iu dha titulli: “PERSONALITET I SHQUAR NË FUSHËN E LETËRSISË” dhe më pas Shoqata “Labëria” e nderoi me tutullin “NDERI I LABRISË”. Bashkësia e shqiptarëve të Rumanisë, e nderoi me “DIPLOMË EKSELENCE” (shkëlqesie) me motivacionin: “Poetit të famshëm shqiptar Vullnet Mato, për merita letrare dhe respekt ndaj Bashkësisë kulturore të Rumanisë. Konkursi i bordit drejtues të “Galaktikës poetike “Atunis” në Bruksel, i dha çmimin e parë, me medaljen “FRANG BARDHI” për vitin 2017.
5
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Kujtime nga Prizreni historik me miq e dashamirĂŤ
Kujtime nga Suhareka 6
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
I dashur Vullnet! Poezia jote “Luga ime legjendare” me pëlqeu për disa arsye. Po e nis nga e para e te parave, mjeshtëria artistike. Këtë e ke arritur nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë të figurshme. Nuk e kam fjalën vetëm ne epitetet e goditura dhe me ngjyrim kohor. Nuk e kam fjalën vetëm për rrjedhshmërinë dhe ritmikën harmonike të vargjeve dhe të strofave. As vetëm në ngjeshjen e mendimeve dhe skicimin e një periudhe historike vetëm në një strofë katërvargëshe. Te gjitha janë të vërteta. E kam fjalën për atë figurë aq të gjetur dhe funksionale që ka në thelb kombinimin e së madhërishmes me më të thjeshtën, të "gjeneralit" me "ushtarin", të këtij kontrasti artistik jashtëzakonisht shprehës, që të befason me "guximin" meditativ dhe qe, në thelb, shpreh thelbin e raportit të pushtetit me njeriun. Figura artistike,në këtë mënyrë, është bërë përgjithësuese idesh dhe raportesh, krijon ndjenjën e vërtetësisë historike dhe njerëzore, transmeton këtë dramë të përjetshme, kur me te butë dhe kur tejet të ashpër. Një gjetje vërtetë e goditur është "luga" dhe "barku", ku përmblidhet artistikisht filozofia njerëzore e ekzistencës dhe e mbijetesës. Përsa i përket anës lirike, poezia të bën për vete me "naivitetin", bindjen e "ushtarit" ndaj "eprorit" dhe shpirtit të tij të sakrificës në emër të asaj periudhe apo atyre udhëheqësve që janë të pranuar prej tij, me dashje apo pa dashje. Naivitet i cili, nuk ka fund deri në prag të vdekjes. Trishtimi plekset me ironinë. Larmia e situatave dhe e raporteve me kohën dhe me historinë i ka dhënë larmi edhe orkestrimit të ndjenjave, nga bindja, nga adhurimi e gjer te përbuzja dhe nëmja e heshtur. Poezia ka ngjyrimin e një balade, e cila i shkon për shtat edhe brendisë historike. Pra, poezia, duke trajtuar një temë kaq të përgjithshme dhe kaq të shtrirë në kohe, kaq "politike" ne planin etnik, duke përdorur mjeshtërisht arsenalin artistik dhe jo atë të ballëpërballëshmin pamfletik, komunikon dhe na emocionon.
7
Revista Shqiptari
Nr.1
8
Bukuresht 2018
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
Prindërit e shkrimtarit dhe Vullneti me gruan e tij në vitin 1960
9
Revista Shqiptari
Nr.1
10
Bukuresht 2018
Revista Albanezul
Nr.1
Mentor Thaqi
(Kushtuar poetit Vullnet Mato) E kam parë me sytë e mi, atë Nderim-Monument, në Fterrën Nënë Emrin e TIJ, skalitur-gdhendur gjallë në Shkëmb! Dhe vërtetë u ndjeva bukur, kur isha bashkë me Agimin, ajo dorë e lehtë krahëflutur, TY Poet t´kanë dhënë Bekimin! Të shikonin drejt në sy, bashkëfshatarët tuaj të ndershëm, donin t´thonin: Të duam TY, dashurinë e kem përhershëm! Ai shkëmb mali, shkëmb i gjallë, ballë për ballë me Nënën Fterrë, të mbanë n´zemër, PLIS në ballë, pikon jetë dhe kurrë s´do shterrë! Je i madh, vëlla i dashur, Vullnet, Madhështia të vjen nga rrënjët, rrënjë t´ngulitura në Fterrë përjetë, Fterriotët të nderojnë me Emër! T´fala zemre nga Gjermania, gjithëmot Ty Vullnet, xha Agronit, Feksorit, Bardhylit, Rexhos, Profitit, ..., secilit vëlla fterriot, dashurisë sonë vëllazërore, vulë prej dyllit! Urim dhe bekim, nga shpirti im bashk me Agimin, vëllaun tuaj-tim!
11
Bucureşti 2018
Revista Shqiptari
Nr.1
12
Bukuresht 2018
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
Botime dhe takime të ëmbla letrare 13
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Shkruan PAJTIM ÇAUSHI (Shkrimtar, mësues i letërsisë) POETI VULLNET MATO GDHEND VARGJE NË GUR
Poeti Vullnet Mato, me vëllimin e tij përmbledhës “Poezi të zgjedhura” paraqitet para lexuesve dhe ekspertëve të kësaj fushe me një portret poetik të lakmuar. Ai bën pjesë në elitën artistike të vëndit që i gdhend vargjet në gurë, duke lënë pas sinjale e shenja të pashlyeshme. Në këtë aspekt është simbolik dhe i veçantë veprimi i të rinjve lexues të vendorigjinës së poetit, Fterrës të cilët skalitën në faqen e malit e mrin e tij, duke u bërë kështu të vetmit në vend e ndoshta nga të rrallët në botë që në gur nuk gdhendin emra diktatorësh, por emra poetësh. Me dhjetëra e qindra janë vlerësimet pozitive të bëra në shtyp e internet nga lexues dhe krijues nga cepa të ndryshëm të botës për poezinë e poetit Vullnet Mato. Më kanë bërë përshtypje disa nga cilësimet më pikante të cilat i qëmtova dhe i rendita më poshtë: “Jam mrekulluar nga kjo poezi…një poezi e mrekullueshme… gjërat e trishta thuhen me një gaz të brendshëm që të bën të mendosh… ju rrëfeni me fjalën tuaj të artë… thesari yt poetik është i mbushur me diamante e xhevahire… urime për vargëzimin tuaj meditues e sugjerues… më emocionon poezia juaj… e tjera. Ai që e lexon me kujdes dhe dashamirësi vëllimin “Poezi të zgjedhura” bindet se vlerësimet janë reale dhe të sinqerta, ndërsa shton me bindje se Vullnet Mato është poet me kuptimin e plotë të fjalës, sepse shfaqet si mjeshtër i saj në tematikë, në figuracion, në metrikë, e në mesazhet që transmeton. Poetin e shqetësojnë ato që ndodhin brenda vetes, rreth vetes e tej vetes, ato të shteteve e kontinenteve, ato të 14
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 Tokës dhe të yjeve. Pra, gjerësia tematike e poezisë së tij është shumëformëshe, e pasur, e larmishme, vetiake dhe universale. Si në një kredo të vërtetë atdhetarie e krenarie ai i drejtohet popullit të tij: “Populli im është si malet që nuk sheshohen kurrë!” Mandej shton tiparet e bashkeatdhetarëve heroikë e autoktonë duke përdorur fjalë të mirëfillta kompozita: ”milionadallgësh – zakonebukur – shkëmbngulur.” Poezia e Vullnet Matos flet për fëmijën e yjet, për lulen e plugun, për lumin e kirurgun, për Krishtin e Muhametin, për mollën e pulëbardhat, për pafundësinë dhe zhgënjimet e kështu me radhë deri në pafundësi detajesh. Unë do të doja të theksoja se tek vellimi poetik: “Poezi të zgjedhura” spikat dukshëm simbolika e tri “F”- ve, të cilat me çiltërsi, por dhe me nëntekst, japin të gjallë e të plotë FËMIJËRINË, FEMRËN, FTERRËN. Për fëmijërinë shprehet malli pakufi i poetit si i çdo qenie njerëzore, për atë stad të jetës si dhe dëshira utopike për rikthimin e ëndërruar të saj: “Atëherë dëshiroja të vetmen lumturi,/ të bëhesha i madh sa më shpejt./ Tani thërres me nostalgji:/ Eja dhe një herë o fëmijëri e shtrenjtë !” Kujtimet për shtëpinë e prindërve janë të gjalla e nostalgjike. Ato shprehen me detaje mbreslënëse tek vetëdija dhe nënvetëdija e poetit: shkallët e vjetra, fiku si gjysh, ulliri me rrudha të hirta, nëna e babai që s’janë më, vëllezërit me nuset e fëmijët si drita etj. E ndërtuar në formën e enumeracionit poetik, poezia të mbetet në kujtesë se të zakonshmen, njerëzoren, të malluarën, ai e shpreh me art të goditur, me figura të qëmtuara mirë. Atë e ka përherë me vete, se s’mund të rrijë dot pa ata elemente me të cilët është mësuar qysh në fëmijëri: “pa thithur aromën e cfakës së çelur… pa zërin e mëllenjës… pa fikdetin e pjekur…pa 15
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 dafinën erëmirë… “ Femra është brinja e dytë e trekëndëshit të simbolikës së “F”-ve. Ajo jepet shumëformëshe, por në të gjitha pamjet që shfaqet pozitiviteti i saj: herë si mike e motër, herë si e dashur e grua, herë si motër e shoqe. Femra jepet si jë qenie sublime e adhuruar, e lakmuar, e respektuar: “Dhe të shtatë ditët e javës /më kujtojnë ty që të dua…/ Pa ty jeta më kalon në akullnajën e ftohtë…/thonë se dashuria e parë rizgjohet/ ndaj ika me kujdes si nga nje vend iI minuar”. Sipas poetit Vullnet Mato, femra të transformon, të zbut, e të lumturon: “Unë isha Saturni i nënzeros së ftohtë/ Ardhja jote ishte afrimi i diellit rrezeshkrirës… Autori përsërit, por shpe dhe më tej konceptin gjithëkohor të bukurisë femërore si objekt frymëzimi për artistët e të gjitha arteve, për poezinë e pikturën, për muzikën e skulpturën: “Beatriçja, Dea, Kleopatra apo Helena/ vunë në punë penat e daltat skalitëse/ të bukurisë mahnitëse… Trekëndëshi simbolik mbyllet me ‘F”-në e tretë, atë të vendorigjinës së fisit, Fterrës, së dëshiruar e të adhuruar si një nënëmadhe, kompozitë e cila zë fill që në titull të poemës për këtë fshat. Poeti e personifikon këtë vendbanim në trajtën e një gjallese të veçantë e të adhuruar, krijon raportin e njohur bir-nënë duke e njësuar në një qenie: “ I puth dorën e shkëmbtë, /duke mbështetur kokën te prehri i saj i ngrohtë/…” Biri i malluar kujton nënës së adhuruar malin, bregun, shkëmbin, lëndinën, zogjtë e gjithçka që e ka skalitur brenda vetëdijes që nga koha e fëmijërisë. Janë vargje të rrallë që një bir i talentuar ia kushton nënë së malluar. Në përfundim të këtij vështrimi të shkurtër për portretin poetik të Vullnet Matos, me lejoni të them në emrin e të gjithë dashamirësve të vargjeve të tij: “Shendet të bardhë e penë të mbarë POET !” Vazhdo të gdhendësh vargje në gur shumë e më shumë! Urime të sinqerta! 16
Revista Albanezul
Nr.1
Në ditët e martesës 17
Bucureşti 2018
Revista Shqiptari
Nr.1
Në vitet e rinisë
18
Bukuresht 2018
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
H. Haskaj MESAZHET E NJË PROFILI POETIK BEFASUES (Rreth librit voluminoz “Poezi të zgjedhura” të poetit Vullnet Mato) Emri i njeriut të njohur të letrave shqipe, Vullnet Mato ka rreth pesëdhjetë vjet që udhëton në shpirtin e disa breza lexuesish, qoftë si romancier, qoftë si poet apo kritik arti dhe eseist, duke na përcjellë një lëndë të pasur jetësore dhe një filozofi po aq të pasur, të përpunuar me shije të hollë artistike, mbresëlënëse në kuptimin e risive që sjell në kohën dhe hapësirën e botës shqiptare dhe më gjerë. Përmbledhja e fundit voluminoze “Poezi të zgjedhura”, ku janë përfshirë poezitë e tij më të mira, të shkruara e të botuara, që nga vëllimi i tij i parë “Tinguj malesh”, botuar më 1969 e deri tek poezitë e shkruara gjatë këtyre kohëve të fundit, ku shtrihet një distancë kohore që përmbledh kurbat në ngjitje të poetit, deri tek lartësitë e një poeti, pse jo, të shquar, emrin e të cilit, të rinjtë dhe dashamirësit e Fterrës, vendlindjes së Vullnetit, e kanë gdhendur në faqet e malit të origjinës së tij, në shenjë krenarie e mirënjohje, për artin poetik dhe artin e letrave në përgjithësi të birit dhe bashkëqytetarit të tyre. Ky libër hapet me poezinë domethënëse “Letër nënës” (mbetur pa botuar për shkak të censurës qysh para dyzet vjetësh), ku poeti derdh një ujëvarë shpirti të përmalluar, me një dashuri gati hyjnore për atë që i ka bërë kokën dhe nga e cila e kanë ndarë me përdhunë (“tok me një gotë me lot të mbushur për ty”) vrasësit e gjithçkaje, artikuluesit e ndarjeve dhe mallkimeve të një kohe të pa kohë. Është një poezi e përmasave antologjike botërore, me një pasuri të jashtëzakonshme ndjenjash dhe përjetimesh, me një spontanitet dhe denduri mesazhi jetësor, ndërtuar mbi një figuracion të pasur dhe stilistikë poetike brilante. Kjo poezi ka spiritualitet, transhendencë, jetë të gjallë, ndjesi të thella dhe të përjetshme, që asnjë lloj kohe, sado globale dhe integruese, veshur me petka moderniteti etj., nuk mund t’i zëvendësojë dhe t’i kalkulojë…
19
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Nga vëllim në vëllim, ndihet rritja e poetit, zgjerimi i konfigurimeve të tij poetike, pasurimi i figurës dhe zhdërvjelltësimi i mesazhit, kodifikimi i tekstit dhe përparësia ndaj nëntekstit, si një çelës për shpalimet e unit dhe të raporteve të tij me kohën dhe bashkëkohësit. Strukturimi konceptual, brendësor, përmbajtësor dhe formal i aktit poetik të Vullnet Matos përmbledh vizatime me dorë të lirë të një peizazhi me ngjyra dhe spektre të larmishme jetësore, si gjendje, kujtesa, impresione, përqasje në kohë dhe hapësirë, abstragime metafizike dhe trandenshale etj. Mato nuk sajon, por shpreh lirshëm dhe me kurba të përndezura poetike realitete nën ujë, të tipit të ajsbergut, duke lënë shumë gjëra të nënkuptuara, çfarë e rrit në mënyrë befasuese peshën specifike të aktit të tij poetik. Mato i kundron thellë dhe jo në mënyrë të sipërfaqshme objektet e pasqyrimit poetik, zhytet në aventurën shkrimore me shpirt dhe pasion, duke u identifikuar vetë uni i tij me gjithë jashtësinë e elementëve që e përbëjnë dhe me të cilat ai hyn në marrëdhënie dhe korrelacion reciprok. Ai nuk resht së gjurmuari lëndën poetike, pikat kulmore të saj, përkimet me botën etike, filozofike, humane, me mesazhet dhe kredot që ai përcjell, duke shkrirë në një realitetin jetësor dhe filozofiko-etik me atë estetik. Mato operon me gjendje të dalldisura poetike, pra duket se ulet të shkruajë jo duke “shtërzuar”, siç bëjnë shumë poetë, që shkruajnë se duhet shkruar dhe jo kur nuk munden dot të mbajnë në shpirt vullkanin që iu vlon, siç bën dhe Mato, i cili duket se shkruan poezi kur nuk mundet më që të mbajë brenda tij shqetësimet, kujtesat, përjetimet, botën emocionale, që e shpie në kërkime strukturash, ritmesh dhe trajtash poetike të gjetura, të freskëta e gjithë sharm e lëng jete, duke na dehur me ankthin, dyzimin, romantikën, kumtet dhe mesazhet që mbartin dhe përcjellin vargjet e tij. Në këtë udhëtim të gjatë poetik, na ndjek bashkë me vargjet e goditura të poetit, “Saranda… e bukura e dheut të artë”, “pyjet e Sopotit”,” vajtimi i ciganes”, “Egnatia”, “Zef Serembes” etj, një parakalim trajtash, gjendjesh, figurash, imazhezh,
20
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
strukturash poetike, të ndërtuara me elegancë dhe në mënyrë të natyrshme. Nga pesë vëllime poetike dhe nga një sërë poezish të përmbledhura nga krijimtaria e viteve të fundit të Matos, duket se lëvrin një gjeografi e thyer me relieve dhimbjesh e plagësh, një botë e përndezur, sa romantike e idilike, aq dhe dramatike e tragjike, siç është jeta e një brezi të keqkuptuar, të ndaluar e të persekutuar siç ishte brezi i Matos, ata që, në një mënyrë apo një tjetër, dolën nga sinoret e soc-realizmit dhe shkruan sipas mënyrës së tyre, siç iu thoshte shpirti dhe zemra. Qashtërsia dhe sponataniteti, të shoqëruar me një lirizëm të hollë dhe me një figuracion të ngjeshur, plot befasime, janë tiparet më të qenësishme të artit poetik të Matos. Antiteza, kontrapunti, metaforat e goditura mbajnë gjallë një arkitekturë poetike rrezatuese dhe përcjellëse të një dendurie mesazhezh dhe emocioni njerëzor. “Nuk e kuptova pse u magjeps ajo vajzë prej meje, Dhe ndoshta nuk kam për ta kuptuar asnjëherë. Ç’priste nga një fytyrë dimri me flokë reje, Ajo fytyrë engjëlli me trupin lastar në pranverë? “ Vizatime të tilla, si ky, që shkëputëm nga njëra nga poezitë më të bukura të kësaj përmbledhje “Vajza engjëllore e unazës” janë të shumta dhe përbëjnë vetë profilin poetik të poetit, një profil i gdhendur me daltën e detajeve të holla e fine dhe guximit poetic, për t’iu shkuar deri në fund të vërtetave jetësore, duke ngritur ato në majat e artit poetik. Atmosfera në poezitë e Matos duket e përndezur dhe sharmante, jo vetëm për shkak të tematikës që merr shkas nga gjërat jetësore që e rrethojnë, jo vetëm për shkak të emocioneve të përbashkëta që autori përçon midis tij dhe lexuesit, por dhe për shkak të temporitmit, të shkrirjes në një të elementëve të formës dhe përmbajtjes, si dhe të motivimeve më të thella psikoanalitike të aktit poetik. Niçja thotë: “Njerëzit e vërtetë lidhen midis tyre me anë të ëndrrave të përbashkëta”. Vullnet Mato lidhet me të tjerët, me lexuesit dhe kritikën, me anë të sinqeritetit poetik, fuqisë së fjalës dhe mendimit, freskisë së figurës, dendurisë së mesazheve,
21
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
kalkulimeve gati logaritmike që ai i bën botës së njeriut, raporteve me unin dhe tej-unin, raporteve mes poetit si qenie humane me pjesën tjetër të shoqërisë, e cila sipas tij, ka nevojë të poetizohet më shumë dhe të bëhet më e ndjeshme ndaj botës së njeriut, ndaj ndjenjave dhe kujtesave të tij. Mund të flisnim gjatë për modernitetin, fleksibilitetin, figuracionin e pasur, ndjeshmërinë e hollë, sensin vetëkritik të dukurive dhe fenomeneve poetike që merr në shqyrtim Mato, por të gjitha këto janë vetëm një pjesë e ajsbergut të tij poetik. Poezi të tilla si “Mikeshat e mia nëpër botë”, “Të pres në të gjitha ditënetët”, “Bukuroshja ime”, “Kur zemra krijon zemrën”, “Siamezja shpirtërore”, “Përjetësia e bukurisë”, “Fluturimi me kalë të bardhë”, “Përjetësia femërore”, “Loti i gruas trishton jetën”, etj. janë poezi që, edhe pasi ka kaluar shumë kohë që i ke lexuar, ke dëshirë t’iu rikthehesh, t’i rilexosh, për të gjetur emocione të reja dhe për të kuptuar, se poezia e vërtetë, sa herë që e lexon, ndihet, përjetohet dhe zbulohet në një kënd të ri, në një optikë të re. Udhëtimi i Matos është një rrugëtim i bukur dhe i vështirë, një udhëtim ku ai nxjerr në pah dhe evidenton një sistem vlerash, që përbëjnë jo vetëm individualitetin e tij si poet dhe si krijues, por dhe tipraret më esenciale të poezisë së re, të poezisë moderne shqipe. Libri voluminoz “Poezi të zgjedhura” i poetit Vullnet Mato e prezanton të plotë profilin krijues të poetit dhe është një nga librat më të mirë me poezi të botuar këto kohët e fundit në Shqipëri, në këtë kohë prurjesh të shumta, po, ku herë - herë, duket se ka dhe perla, si poezitë e kësaj përmbledhje, që të ftojnë të shijosh magjinë e artit poetik, magjinë e një bote, oferta e të cilës është dashuria, dashuria pa asnjë kusht dhe kushtëzim, me të cilën identifikohet çdo poet i vërtetë dhe çdo poezi e vërtetë.
22
Revista Albanezul
Nr.1
Poeti me vajzën e tij piktore 23
Bucureşti 2018
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 NËPËR DIMENSIONET E NJË SHPIRTI TË MADH POETIK Nga Vjollca Tiku – Gjermani Duke shfletuar krijimtarinë e njeriut të njohur të letrave shqipe, Vullnet Mato, i cili ka rreth pesëdhjetë vjet që udhëton në venat, arteriet dhe ndjenjat e lexuesve, qoftë si romancier, si poet, apo redaktor letrar dhe eseist, shohim prej tij një lëndë me vizion të gjerë, plot nuanca ngjyrash, me impulse të pasura të një ndjeshmërie të hollë artistike e mbresëlënëse. Në kuptimin figurativ, lotët e kyçur të yjeve brenda amforave të shpirtit të tij, ruajnë një prush dashurie të dëlirtë, cila në kontakt me dritën shpërthen zjarre të reja ...Të kësaj natyre janë poezitë e përmbledhjes së fundit voluminoze “Poezi të zgjedhura”, të këtij poeti të mirënjohur. Në këtë botim janë përfshirë krijimet më të mira, të shkruara e të botuara, në pesë libra, që nga vëllimi i tij i parë “Tinguj malesh”, më 1969, deri tek poezitë e shkruara gjatë këtyre viteve të fundit. Ku shtrihet një distancë kohore, e cila përmbledh kurbat në ngjitje të tij, deri te lartësitë e një poeti të shpallur personalitet i shquar, emrin e të cilit, të rinjtë dhe dashamirësit e vendlindjes së tij Fterrës, e kanë gdhendur në faqen e malit, si shenjë krenarie e mirënjohje, për artin poetik dhe librat në përgjithësi të birit dhe bashkëqytetarit të tyre. Poezia “Letër nënës” që çel faqet e këtij libri, është shkruar me vibrimet e zemrës së tij, të cilat i ndjen deri në largësitë e hapësirave të pamata. Ato janë dridhërima zemre të atilla, që lagin çdo gur toke, që ngrenë peshë çdo kokrrizë rëre, që lindin dashuri edhe në gjembat e anktheve të jetës. Ku edhe lotët e përmallimit për nënën, bien në tokë dhe shndërrohen shami, për të lagur sytë me lëng dashurie, sa herë heroi lirik, bie i këputur nga jeta. Kjo është një poezi e denjë për në antologjinë e poezisë botërore, me një pasuri të 24
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 jashtëzakonshme ndjenjash dhe përjetimesh, me një spontanitet dhe dendësi mesazhesh jetësore, ndërtuar mbi një figuracion të pasur dhe stilistikë poetike brilante. Kjo poezi ka spiritualitet, gjallëri jete, ndjesi të thella dhe të përjetshme, të cilat, nuk mund t’i zëvendësojë e t’i kalkulojë, asnjë lloj kohe, sado globale dhe integruese, e me petka moderniteti të jetë veshur ajo… Poeti Mato ka tiparin dallues, se i kundron thellë dhe jo në mënyrë të sipërfaqshme objektet e pasqyrimit poetik, zhytet në aventurën shkrimore me shpirt dhe pasion, duke u identifikuar uni i tij, me gjithë tërësinë e elementëve që e përbëjnë dhe me të cilat ai hyn në marrëdhënie dhe korrelacion reciprok. Ai nuk resht së gjurmuari lëndën poetike, pikat kulmore të saj, përkimet me botën etike, filozofike, humane, me mesazhet dhe kredot që përcjell te lexuesi, duke i shkrirë në një realitetin jetësor dhe filozofikoetik me atë estetik. Strukturimi konceptual, brendësor, përmbajtësor dhe formal i aktit poetik të Vullnet Matos, përmbledh vizatime me dorë të lirë të një peizazhi me ngjyra dhe spektre të larmishme jetësore, si gjendje, kujtesa, impresione, përqasje në kohë dhe hapësirë, abstragime metafizike dhe trandenshente. Mato nuk sajon, por shpreh lirshëm dhe me kurba të përndezura poetike realitete, të tipit të ajsbergut, duke lënë shumë gjëra të nënkuptuara, çfarë e rrit në mënyrë befasuese peshën specifike të aktit të tij Poetik. Në këtë udhëtim të gjatë poetik, na ndjek bashkë me vargjet e goditura të poetit, “Saranda, e bukura e dheut të artë”, “pyjet e Sopotit”, ”vajtimi i cigankës”, “Egnatia”, “Zef Serembes” etj, një parakalim trajtash, gjendjesh, figurash, imazhesh, strukturash poetike, të ndërtuara me elegancë dhe në mënyrë të natyrshme. Nga pesë vëllime poetike dhe nga një sërë poezish të përmbledhura nga krijimtaria e viteve të fundit të 25
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 Matos, duket se lëvrin një gjeografi e thyer me relieve dhimbjesh e plagësh, një botë e përndezur, sa romantike e idilike, aq dhe dramatike e tragjike. Siç është dhe jeta e një brezi, të keqkuptuar, të ndaluar e të persekutuar, siç ishte brezi i Matos. Ata që, në një mënyrë apo një tjetër, dolën nga sinorët e soc-realizmit dhe shkruan sipas mënyrës së tyre, siç iu thoshte shpirti dhe zemra. Qashtërsia dhe spontaniteti, të shoqëruar me një lirizëm të hollë dhe me një figuracion të ngjeshur, plot befasime, janë tiparet më të qenësishme të artit poetik të Matos. Antiteza, kontrapunti, dhe metaforat e goditura, mbajnë gjallë një arkitekturë poetike rrezatuese dhe përcjellës,e të një dendurie mesazhesh dhe emocionesh njerëzore të rralla, me ngjarje në mjedise po aq të rralla. “Nuk e kuptova pse u magjeps ajo vajzë prej meje, dhe ndoshta nuk kam për ta kuptuar asnjëherë. ç’priste nga një fytyrë dimri me flokë reje, ajo fytyrë engjëlli me trupin lastar në pranverë? Shkruan ai një vizatim çasti, ku rezonanca e moshës dimërore ndjen tingujt e pranverës rinore, ku në sytë e jetës mbeten shumë pikëpyetje. Një e vërtetë Jetësore, ku çelësi i shpirtit, ka hapur portën dhe rrëfen ato emocione që depërtojnë direkt te lexuesi dhe e joshin për të vazhduar në skedat e fantazisë. Frymëzimi prej çasteve reale, është veprorja e poetit, që zbrazet rrjedhshëm në mendjen e lexuesit, nëpërmjet veprës së tij, me gurgullimin e një gurre të freskët. Ai të hipnotizon nëpërmjet çastit, sepse të tërheq në atë fragment ku e përjeton më gjithë forcën e shpirtit dhe të çon në fund në kumbimin e një gongu ideor. Për vlerat e spikatura artistike te këtij poeti, me përmasa kombëtare, mund te flitet gjatë, por mendoj se edhe kënaqësia e lexuesit është të joshet, për ta shfletuar vetë këtë vepër voluminoze me disa qindra faqe. 26
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
Libri i babait të poetit
Kujtime nga Prizreni me dashamirë dhe lexues 27
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 Fatmir Terziu – Akademik Revista “Fjala e Lirë “ Londër UK “BOREDOMI” SI ASPEKT I RËNDËSISHËM NË PROZËN BASHKËKOHORE TË VULLNET MATOS
T
re rryma historike kryqëzohen teksa mban frymën në afërsi të fushës së Domosdovës. Tre fryma ndihen ende aty ndanë udhës kryesore që mbahet rëndë nga endjet dihatëse shekullore që mbijetojnë si balada në anën e këtyre viseve të fshehura në kapakë librash e historish të shkruara e të pashkruara. E në të tria këto është edhe kryqëzimi që të shpie tutje në Rrajcë Skënderbej, Qafën e Thanës dhe më tej ai që të drejton andej nga Goliku e Stravaj. Në të tria këto ardhje nga kohërat për kohërat ndjehet trokthi i Gjergj Kastriotit, shfaqet si në mjegull tymi i Minierës së Hekur- Nikelit në hyrje të Prrenjasit, ende alarmon zhurma e prapshtë e sharrave të Stravajt… E gjitha nga kohërat. Pjesa tjetër e ngecur në kohë. Në një kohë gati gjysëmshekullore. Në një kohë kur edhe shkrimtari shqiptar, Vullnet Mato, do të linte trokamat e penës së tij atyre ahishteve shekullore. Dhe mes kësaj anarkie të ngecjes kohore vjen edhe postulati i George Bernard Show tek “Cezari dhe Kleopatra”: “Kur njeriu është duke bërë diçka është gjithmonë i turpëruar, ai gjithmonë deklaron atë se ajo është detyra e tij”. Pastaj për të ardhur tek ajo që Virgjili theksoi hershëm tek “Aeneid”: “Nga një krim, njihi të gjithë ata si fajtorë”. Por, ndërsa P.B. Shelley tek “Prometeu i Palidhur” thekson se “Varri mbulon të gjitha gjërat bukur dhe 28
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 mirë” është mjeshtëria e Matos që depërton deri thellë ngulmave vjetroshe të shkulë çibanë dhe mërzitma. Ai me “Damkosje e ëngjëjve” sjell diçka të duhur dhe të munguar në të njëjtën kohë. Po të huazonim një fjalë nga frëngjishtja ennui, do të shihnim qartë se si kjo penë kalibron boredomin, ndjenjën e mërzitjes dhe disadisfaksionit nëpër kuadrate të munguar letrare që frymëzimin e kanë nga jetikja. Alteracioni dhe variacioni artistik që vijnë në formën e një riorganizmi të ngjarjeve e bëjnë këtë vepër të mbetet jo thjesht një dëshmi e vetes dhe rrethnajës, por një diktim arbitrar i eufemizmit, që ai në mënyrën më të plotë e përdor njësoj si kuptimi i parë i saj që vjen nga greqishtja (që të flasësh në mënyrë të favorshme për realitetin). Në këtë eufemizëm është tërësisht pjesa që i bashkohet fatit të njeriut tek “Damkosje e ëngjëjve”. E veçantë në llojin e saj “Damkosje e ëngjëjve” merr frymë lirisht dhe në mënyrë tipike tejkalon normën e mbingarkesës duke transformuar fjalën, rendin dhe duke promovuar stilin letrar në një kënd të veçantë. Është në fakt një prozë më e organizuar dhe në mënyrë më të çlirët gjuhësore se poezia. Fjalia e Matos nuk fillon me rend të ri, kështu nuk bëhet e mërzitshme. Ajo vazhdon aty ku ka përfunduar fjalia e mëparshme, pasi vetë jetë e tij është e tillë. Ajo nisi në Sarandë ku vetë autori në kapitullin e parë thekson: “Deti në ngjyrë gushë rosaku, kodra ballkon e Sarandës dhe ishulli i Korfuzit. Këto duhet të kenë qenë tri figurat e para që u pasqyruan te retina e syve të mi, ditën kur hapa qepallat dhe me mahnitje foshnjore fillova të dalloj botën e madhe që gjallonte rretheqark. Besoj, këto tri pamje do të mbeten edhe figurat e fundit në çastin, kur t’i mbyll 29
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 sytë përgjithmonë. Për arsyen e thjeshtë, se vegimi i tyre, nëpër ëndrra dhe kujtime, më është rishfaqur si refren figurativ i çuditshëm, gjatë dekadave të viteve. Kohë kjo, gjatë së cilës, jam endur fillikat, i shkëputur nga vendlindja dhe trungu familjar. Si një shpirt i ndarë nga dashuria e ngrohtë e shpirtrave të afërt. Dhe të gjitha erdhën pas një largimi të dhimbshëm. Për t’u shpëtuar pasojave të damkës së zezë, që më vunë në lulen e ballit të njomë dhe në bardhësinë e shpirtit të panjollosur. Kur isha vetëm dymbëdhjetë vjeç. Babai im pa një ëndërr të habitshme. Kishte hipur mbi një kalë të bardhë fluturues, që endej nëpër lartësitë e krifave të reve. Nën jelet mjegullore të atij kali fantastik, kishte soditur disa qytete të madhërishëm, me shtëpi të bardha, farfuritëse. Një zë i mistershëm, që sillej nëpër qiell, i tha se ishin Korfuzi, Janina, Athina. Vende këto, që ua kishte mësuar emrin vetëm nga historia. Sepse nuk i kishte parë kurrë, veçse në atë ëndërr të mallkuar…(Mato, kapitulli i parë), për të vazhduar më tej me Librazhdin e skutat e tij mes Hotolishtit e Stravaj. Në këtë prozë të Matos shpesh kuptimi shprehet me shumë fjali, fraza të tëra për të përcaktuar elementët e domosdoshëm filozofik të perceptimi në kohë, vend dhe hapësirë. Në tërë këndvështrimin e saj shihet mbështetja në zgjedhjen dhe përdorimin e figurshëm të fjalëve, në shumëllojshmërinë e tyre, në seleksionimin e mrekullueshëm të frazeologjisë dhe krahinarizmave. Por, autori përdor bukur edhe spektrin e gjerë të karakterizmit të gjuhës dhe personazheve. Autori është ndërhyrës, por edhe i matur në rolin e tregimtarit. Diku ai gjen edhe modelin e tillë për të përcjellë humorin, realitetin dhe pasqyrën e atijt të cilit i sfidohej koha, jeta e njeriut, atij pra delirit që në sfilitën letrare të Bernard Showt dhe të 30
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 Matos gatuhet i tillë: “Pas dialogut të shkurtër me të sapoardhurin, mësuesja, e skuqur pakëz nga emocioni, iu drejtua klasës: “- Shoku Ziso, është instruktor në komitetin e partisë dhe ka ardhur të bisedoj pak me ju... Nuk mund ta përcaktoj saktë, pse prania e tij më shkaktoi aq bezdi. Ndoshta nga çorapet e kuqe të grisura. Ndoshta se ndërpreu vlerësimet e tjera të mësueses dhe të shokëve për hartimin tim. Ndoshta se çorapekuqë të tjerë si ky, më kishin burgosur babanë. Po e vërteta është se e kundrova sikur të më dhembnin sytë. - Hë, mo kalamaqër, si jini, si ja shpini? - e çoi buzën vesh më vesh ai, duke u shtirë tepër i dashur me ne. - Miiirë! - thamë të gjithë në një gojë. - Miri e ma miri qofshi, se keshtu u do juve mema jona Partia, te beheni bijë e bija te ditura e te mesuara te Shkiperias. - Qënka vurgar! - nxitova t’i pëshpëris Afesasë te veshi, duke dalluar tek ai aksentin shqip të minoritarëve. Dhe padashur më shkuan sytë te gjunjët e saj të zbuluar deri lart. - Uh, - ia bëri ajo, duke ndjerë vapën e ditëve të para të qershorit. - Unë e kam mendjen te deti, sa të mbarojë ora, do shkojmë me shoqet të lahemi te pllakat… Instruktori vijoi të na fliste për sukseset e fshatarësisë së Vurgut dhe për dërrmën që po u jepte Partia me Enverin armiqve e tradhtarëve të vendit.” (Kap. 8). “Damkosje e ëngjëjve” e kapërcen “sagën’. Saga e njohur si një tregim i vecantë i popujve nordikë për jetën familjare në tërë strukturën e kësaj proze mbetet një synim më i gjerë. Ajo kalon hapësirën familjare dhe krijon kompleksin filozofik të së tërës. E përshkruara në kapitullin e tetë e qartëson këtë. Tjetra që është domethënëse për t’a 31
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 kapërcyer atë si një sagë, është se ajo nuk vjen në formën gojore edhe pse vjen si një ‘model’ përvuajtës. Ajo që autori kapërcen është fakti i boredomit, asaj gjendjeje që ka krijuar dhe ka lënë fatin e tij në situatën që shkruan për të. Autori nuk shkruan nga indinjimi, as nga pozita e mërzitjes letrare (boredromit), se ajo e kupton rrjedhën e saj dhe nëpërmjet qetësisë arrin të konfigurojë kalavarin e persekutimit, por nga dukuria e veçorisë tipike që vjen nga stili i tij dhe nga ushqimi shpirtëror i ndikuar nga filozofia kohë, vend dhe hapësirë. Në këtë pikë kemi ardhur në një moment të rrëndësishëm ku duhet të shpjegojmë se c’është në fakt ‘boredromi’ në letërsi. Boredromi nuk është thjesht ‘mërzitja’ në kuptimin e tij të parë të përkthimit drejtpërdrejt në shqip. Boredromi është një ‘Mërzitje’ më saktë është një gjendje emocionale e përjetuar gjatë periudhave kur mungon veprimi apo kur individët janë të interesuar në mundësitë që i rrethojnë. Rekordimi i parë i fjalës ‘mërzitje’ në formën e ‘boredromit letrar’ është shfaqur për herë të parë në romanin “Shtëpia e zymtë” të shkruar nga Charles Dickens në vitin 1852, në të cilën ajo si fjalë shfaqet gati gjashtë herë, ndonëse shprehja dhe përdorimi direkt i saj është dhe ka qenë përdorur në kuptimin tjetër "të jetë i lodhshëm apo i shurdhër " që nga viti 1768. Fjala në këtë kuptim, ‘Mërzitje’ ka qenë përcaktuar nga C.D. Fisher në drejtim psikologjik që sipas tij nënkupton: "një gjendje të pakëndshme, emocionale e rastit, në të cilën tek individi ndihet një mungesë e përhapur e interesit në vështirësi dhe duket i përqëndruar në aktivitetin aktual." Z. Leary dhe të tjerët e përshkruajnë mërzitjen e këtij kuptimi si "një përvojë emocionale e lidhur me procese njohëse jashtë vëmendjes dhe interesit." Në psikologjinë 32
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 pozitive, ankthi është përshkruar si një përgjigje për një sfidë të moderuar për të cilën subjekti ka aftësi më shumë se sa duhet. Këto definicione e bëjnë të qartë se mërzinz nuk lind nga mungesa e gjërave për të bërë, por nga pamundësia për të lëvruar lirisht mbi ndonjë aktivitet specifik, siç është në këtë rast krijimtaria letrare e Vullnet Matos. Mjeshtria e renditjes estetike të fjalëve ‘kuptimdyfyshe’ Është jo shpesh e lakmueshme të gjykohen autorët e tregimeve. Por ja që ndodh. Dhe ata gjykohen nga fjalët e tyre, që formojnë krijimtarinë. Kështu ndodh me poetin, tregimtarin, novelistin apo edhe me romancierin. Kur lexon tregimin e Vullnet Matos “Ndarja” gjen pikërisht këtë ‘gjykim’ që vjen përpos fjalëve të ‘ndyra’ të përditshmërisë, por që në krijimtari përbëjnë ‘lezetin’ dhe arsyen e përdorimit të tyre profesional, mjeshtrinë e përdorimit estetik të tyre në kuptimin dysh që ata mbartin. Tek ky tregim si shembull autori përdor: “-Ti je kurvë, kurvë e paliçensuar! shpërtheu Tori eksplozivin e vet. -Ndërsa ti je psikopat me liçencë, që the të parën, fjalën e fundit, -ia përplasi Frida me acarim nga poltroni përballë. -Dhe mua, s'më mbetet tjetër, veçse të bëj të parin, veprimin e fundit...”. Fjalët ‘kurvë’ dhe ‘psikopat’ natyrshëm janë këto fjalë vulgare të fjalorit të përditshëm, por janë këto fjalë që i japin emocion tjetër tregimit. Një emocion që ka lidhjen e tij që nga koha e Greqisë Antike. Nga ajo kohë ku fjalët e ndyra bënë që letrsia dhe filozofia greke të quhej ‘mjeshtre e vërtetë’ dhe krijuesit e asaj kohe të këtij vendi të quheshin ‘mjeshtër të vërtetë të fjalëve të ndyra në poezi dhe krijimtari letrare’ (Robson, James 2009:15). James shkon më tej duke sqaruar se “Për grekët, sharjet nuk ishin "të pista", ata janë thjesht fjalë që ju mund të përdorni për të përshkruar një situatë. Me ato fjalë që ju përshkruani se çfarë ishte duke 33
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 ndodhur kur ai kishte fjetur me të dashurën tuaj ju gjeni tek këto fjalë atë që duhet pra opozitarin në dashuri, pra si rivalin tuaj.” (ibid). Kështu edhe dy fjalët e përdorura nga Mato mjaftojnë për të kuptuar aspektin që lidh përdorimin e tyre dhe ‘boredromin’ në krijimtarinë letrare, edhe për vetë faktin që në planin e parë duken disi të mërzitshme e tejkaluese në normën e komunikimit, por që janë të domosdoshme në leximin e një vepre letrare. Në një mënyrë më të thjeshtë, por më përshkruese shihet kjo tek tregimi “Haka e grave” ku fjalët janë disi një lidhje me aspektin dyfish të kuptimit të tyre, si ‘pela e bardhë’ apo edhe më tej duke lexuar këtë fragment: “Plasa me punët e shtëpisë, laj, shpëlaj, gatuaj e ushqej fëmijët, vjen edhe ti e më thua mbaji këmbët ngritur të bëj qejf unë, më ler rehat sot, të të bëj një lakror që të pëlqen!" Ja kështu më thoshte gruaja. Kurse kjo tjetra, mëzja pe Kolonje:"Ilkë, o shpirt, do vdes po s'të kam pranë!" dhe më rrufiste e më lëshonte avullin e ngrohtë në gojë. E si të mos më prishej mendja të harxhoja për të bërë qejf me të, bre! …Mëndja e burrit me vidha është, gratë kanë kaçavidhën në dorë, të zhvidhosin kur të duash, shpëton vetëm po i pate vidhat të ndryshkura. E, nejse, ajo pela e bardhë e Tomit, Florenca, ishte aq e lojtur pas tij, sa do e linte edhe mamanë duke vdekur, për të bërë gjysmë ore dashuri me Tomin...” Dhe më tej me këtë fragment, ku fjala ‘si koqe’ dominon: “Eh, ç'grua e rrallë ishte ajo imja, bre byrazer! Me një fisnikëri të madhe karakteri. Po unë jam sjellur si koqe me të. Rastis që ne, intelektualët, ngaqë na pëlqen mëndja shumë, veprojmë me gratë fare pa mënd…”
34
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
Gazeta e parë e Shqiptarëve të Rumanisë (Braila 1887) 35
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
KAMBANA E ARTË E SHQPTARËVE TË RUMANISË, NË LISIN E FJALËS POETIKE (Baki Ymeri, Mbretëria e fjalëve, Amanda Edit, Bukuresht 2018) Vullnet Mato
N
ë Mesjetën e vonë, bijtë e mëmëdheut, të përhapur në trojet e mërgimit, bashkuan tingujt e florinjtë të zërave të tyre patriotik dhe derdhën kambanën e artë shqiptare të Bukureshtit. Kjo kambanë e fuqishme jehoi gjatë, për pavarësinë e kombit arbëror, e tundur fort nga kambanari i shquar Nikolla Naço, Pandeli Sotiri etj. Tingujt e saj nuk heshtën për asnjë çast, deri në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, kur shkuan në të tjera duar patriotike të zjarrta. Së fundi, jehonat e saj i mori në dorë, kambanari më i ri shqiptar, Baki Ymeri. Ky shkrimtar, poet, publicist, përkthyes, eseist, me zë bubullimash nga bjeshkët e origjinës veriore të malësisë, i vendosur në familjen e kolonisë shqiptare të Bukureshtit, veprimtar i shquar, i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, njohës i disa gjuhëve të huaja, dëgjohet sot me tonalitet të lartë, në Rumani, Evropë e kudo më tej. Me frymën e tij të traditës patriotike të Rilindësve tanë, Baki Ymeri ka disa dekada që ndez pasionet e atdhedashurisë të shqiptarëve të Rumanisë, Kosovës, Maqedonisë e të diasporës shqiptare kudo në botë. Duke lexuar “Mbretërinë e fjalëve”, të mbretit të fjalës shqipe në Rumani, s’ka se si të mos ngazëllehesh e të ndjehesh krenar, që brezi patrioteve shqiptarë përtej atdheut, ka lindur një bir të tillë, që mban ndezur, flakadanin e fjalës 36
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 lirike të gjuhës shqipe. Ai të drithëron qysh në fillimin e librit, me këto fjalë të derdhura në vargje mbretërore: “Me muzat tona ndjehemi krenarë/ Porsi mali përballë detit/ Digjemi etapë pas etape/ Për t’u shembur një ditë/ Në kraharorin e dheut/ Që na pret me padurim/ Duke mbetur për kujtim/ Një mbishkrim me titullin/ Këtu prehet Bubullima e Bukureshtit” Baki Ymeri parashtron në këtë libër të ri edhe misionin e tij, qëllimin fisnik dhe kredon e poetit, duke iu drejtuar mbarë lexuesve: “Ju ftoj ta nderojmë njëri-tjetrin/ Në kështjellën e magjepsur të fjalëve/ Të shtrojmë kafenë e mëngjesit/ Me filxhanët e jetës së përjetshme.” Në librin “Mbretëria e fjalëve”, numrin më të madh të poezive e përbëjnë lirikat e ngrohta për dashurinë dhe fuqinë e saj shndërruese, të thurrura me ndjesi të holla dhe përfytyrime të qarta metaforike: “Dashuria është fuqia e parë/ Shëmbëlltyra e saj është drita/ Që e shemb errësirën/ Duke i shndërruar bjeshkët/ Në anije fluturuese.” Figurën e femrës së dashur, ai e skalit me pak daltime të shpejta, për të na dhënë një portret fluid, por të kapshëm të atmosferës, me të cilën ajo na rrethon. “Ti je energjia ime e gjallë/ Perëndesha e dashurisë/ Shenja e fshehur në dritë/ Kur je afër diellit digjesh/ Kur je larg meje ngrin/.../ Kur i prek, kallen e dridhen/ Të rrëmbejnë e të ngashënjejnë/ Nga jeleku gjinjtë u shpërthejnë/ Dhe ngadalë e dalëngadalë/ Me puthje t’ëmbla e pa fjalë/ Të përplasin n’shtrat të butë/ E ndjen veten si me qenë mbret/ Të ngrenë në qiell e të bëjnë poet...”. Dhe më tej: “Bukuroshet e Bukureshtit/ Dhe zanat e Dardanisë/ Janë ato që na bëjnë burra..” Nderimi dhe respekti i tij prej artisti, për gratë dhe femrat në përgjithësi, shprehet me një varg krahasimesh metaforike të gjetura mirë, për stolisjen e botës prej tyre dhe 37
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 dëbimin e maskarenjve deri në harresë, nga bukuria e tyre: “Bota është e stolisur me gra/ Biblioteka e mbushur me rafte librash/ Deri në tavan, madje dhe në tra.../ Bari dridhet si shtati i femrës/ Që i dëbon maskarenjtë/ Në trojet e harresës...” Poeti abstragon mjeshtërisht bukur, duke portretizuar vetveten me elementë të natyrës, me të cilat ai krijon ngjasimin: “Dikur pemët kishin sy/ E di me siguri, sepse shikoja/ Kur isha pemë/ Më kujtohet kur më çukisnin/ Flatrat e çuditshme të zogjve/ Që kalonin para meje”. Në vazhdim ai ndërton paralelizmin figurativ, mes poeteve dhe pemëve të mëdha, që lëkund era e kohës: “Sa herë që plepat/ Dridheshin/ E përdridheshin/ Për ta parë hijen/ E përkundur nga era/ Krijohej një këngë/ Që e dëbonte vjeshtën/ Dhe e sillte pranverën/.../Sa herë që poeti/ Ngjitej në qiell/ Për ta prekur hënën/ Netët perëndonin/ Me qepallat e lodhura” Si mund të shprehet më bukur e më natyrshëm, jeta e thjeshtë e shqiptarit të thjeshtë, por me botë shumë të pasur shpirtërore, me traditën e mikpritjes dhe ritet zakonore: “Nëna e piqte bukën në çerep/ Baballarët tanë kuvendonin/ Për besë mikpritje e trimëri/ Me pjatën e fjalëve/ Në Sheshin e Drithit”. “Nga Maja e Zezë e Vardisha/ Vjen flladi mbi arat me grurë/ Për bukën e ngrohtë/ Që të pret në tryezë/ Për mikpritjen e zgjuar”. Nostalgjia për dashurinë e viteve të fëmijërisë, jo vetëm nuk mbetet në harresën e poetit, por ndërkohë merr edhe ngjyrime të larmishme e ndjenja të përmallshme: “Sa herë shijoja buzët tua moj biondinë/ Më përkujtohej mosha e fëmijërisë/ Dhe vinte dimri me varkat e erës/ Vera gërshetohej me vjeshtën…/ Ti ishe si një sorkadhe që çapëlonte/ Nëpër lagjen e ëndrrave tona.” Në katër vargje, të rreshtuara me esencën e kursyer të fjalëve, autori i talentuar 38
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 shpreh mendime me dimensione të mëdha dhe nënkuptime të habitshme, për të djeshmen tonë karakteristike:“Kush janë ata që s’janë/ Dhe kush ishin ata që e s’ishin…/ Pyetje e koklavitur kjo/ Për ata që kishin e s’kishin” Pothuajse në të gjitha krijime e tij, autori, i shkrirë shpirtërisht me mjediset dhe njerëzit e Shqipërisë, i ndërton poezitë nga pozicioni i hapësirës dhe kohës shqiptare: “Vetëm përpara teje moj zanë Dardanie/ E ndjej veten të qetë, të lirë e të shenjtë/ Zëri yt porsi një tringëllimë violine/ Dridhet duke shpërndarë dritë dashurie”. Lidhjen e pazgjidhshme ndër vite, mes Kosovës së ndarë nga Shqipëria nënë, autori e formulon me pak fjalë bindëse, që dëshmojnë shumë për njohjen historike dhe talentin e tij: “Nga vinin anijet/ E mbushura me fjalë/ Nga deti nga qielli/ Apo nga shpellat e hënës/ Fjala me fjalën nuk kruhet/ Sepse historia e Shqipërisë/ Pa Kosovën nuk mund të shkruhet”. “Kush do t’i paguajë gabimet/ E Konferencës Ambasadorëve/ Duke kërkuar falje moj zanë/ Në emër të stërgjyshërve tanë...” Dhe më poshtë, ai plotëson mendimin poetik, se bashkë me popullin e trojeve tona, poetët me armët e tyre të fjalës, shkrehën shumë krisma për lirinë e Kosovës:“Krejt jeta na shkoi me fjalë/ Duke i mbledhur me kujdes/ Siç i mblidhnim dredhëzat/ Manat qershitë e qershizat/ Nëpër lëndinat e Sharrit/ Për lumturimin/ E buzëve të shqiptarit/.../ Edhe kësaj bote t’ja lamë nji namë/ Bini more trima bini.../ Kosovën serbit mos me ja lanë!” Si shumë shqiptarë jashtë kufijve shtetëror, Bakiu i ka jetuar vite të gjata të ndarjes, me sytë dhe veshët nga Shqipëria:“Sa herë që e dëgjonim/Radio Kukësin e Tiranën/Shungullonin gurrat e Dardanisë/ Dhe flatronin fjalët tona/Majave të Arbërisë/Që e ëndërron kaherë/Bashkimin e Madh Kombëtar”. Ky poet, filiz i 39
Revista Shqiptari Nr.1 Bukuresht 2018 shqiptarit, e ka vuajtur mbi shpinën e tij diktaturën komuniste, si Lorka spanjoll diktaturën Frankiste: “Telefoni i zi/ Me të cilin na përgjonin/ Kameleonët e sistemit të stigmatizuar/ Dremit në muzeun/ E fjalëve pa fjalë”.***”Frika trembej nga guximi i bujkut/ Që në vend të fjalëve e hidhte grurin në arë/ Dhe mugullonin të lashtat gjatë verës/ Kur bujku me kosën e Dikës/ I shkurtonte këmbët e frikës./ Mugullonte përsëri frika në vjeshtë/ Dhe fshihej si breshka në vreshtë/ Herë pas gurit e herë pas murit/ Krimbat e turbullonin/ Epideminë e përjetësisë/ Ndërmjet dyshimit e marrëzisë”. Ky poet, militant i kombit të vet, jeton me kohën, hap pa hapi dhe rënkon për hallet e popullit të tij të rraskapitur: “Mbi flatrat e kohës flatron trishtimi/ Pushtetarëve u mungon guximi/ Për të zbritur në gjirin e popullit/ Që merr rrugët e mërgimit...” Poet i shquar, Baki Ymeri, me horizontin e tij të gjerë jetësor, nuk qëndron mbyllur në sferën prej qelqi, me ngjyrat larushitëse të artit poetik, por jeton situata bashkëkohore me lupën e tij të kthjellët, duke bërë edhe përcaktimin e mëkateve që i vijnë njerëzimit, sipas përvojës së mendjeve të ndritura, që i përshtaten edhe vendit tonë: “Ja 7 mëkatet e kësaj bote/ Sipas Mahatma Gandit:/ Pasuria pa punë/ Kënaqësia pa ndërgjegje/ Dija pa karakter/ Tregtia pa moral/ Shkenca pa humanizëm/ Adhurimi pa sakrificë/ Dhe politika pa parime” Duke bashkëjetuar me përvojën letrare të autorëve të shquar shqiptar, ai vijon të zbrazi breshërimën e vargjeve kundër së keqes sonë kombëtare: “Maskarain e tremb tërmeti i fjalëve/......./ Dhe del Lasgushi e ia pret troç:/ Ti demon i shkretëtirës/ Që kalon me vaj në duar/ Flet e ç’flet, dhe vret e pret/ Për një virgjinitet…” Për të mos e zgjatur shumë mendimin tim analitik, po e mbyll me këto tre vargje 40
Revista Albanezul Nr.1 Bucureşti 2018 kuptimplotë të mikut tim poet shqiptaro-rumun: Si Ju duket fshati ku Zoti flet shqip/ Magjia e fjalëve dhe ishulli i pavdekësisë/ Shija e nostalgjisë/ Dhe shpirti i dashurisë...” Përfundimisht, më duhet të theksoj e të sjell në dukje, se duke e lexuar me një frymë, nga fillimi në fund këtë krijim madhor, krejt origjinal të autorit të nderuar Baki Ymeri, kam konstatuar me kënaqësi, se struktura kompozicionale e tij, i ngjan një lisi vigan. Në të cilin, trungu është nocioni kryesor i zanafillës së njerëzimit “Në fillim ishte fjala” dhe prej këtij trungu dalin të gjitha degët e poezive, të lidhura organikisht me këtë pemë poetike, nga rrënjët deri te maja. Kjo gjetje artistike e mahnitshme për nga bukuria, shënon edhe vlerën më të madhe të këtij botimi dinjitoz, që e ka bërë me mjaft fantazi, ky mbret i fjalës, i cili i shushurit degët e lisit të tij, me një fllad ndjesie tepër të këndshme për lexuesit. Shpirti i tij këngëtar, ka mbledhur nëpër degët dhe gjethishtet e blerta të kësaj peme nga lisnaja shqiptare, të gjithë zogjtë e hapësirës ballkanike, që të jehojnë në një simfoni liriko-epike, me ëmbëlsinë e cicërimave të tyre të hareshme. Për mendimin tim, kush merr në dorë këtë botim, ka marrë një thesar në bibliotekën e vet, për të pasur në raftet e saj, tingujt e kambanës së artë, të këtij kambanari shqiptar, që shpërndan tinguj atdhedashurie, nga brigjet e largët të Rumanisë. (Autori i këtij shkrimi është laureat i titullit “Personalitet i shquar”)
41
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Zoti Vullnet Mato me nipin e tij
42
Revista Albanezul
Nr.1
Me poeteshën Mimoza Çobo
43
Bucureşti 2018
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Me këngëtarin e famshëm kosovar Agim Gashi
44
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
Me Kryetarin e Akademisë së Shkencave Muzafer Korkurti
45
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Me dy poetesha tĂŤ shquara shqiptare
46
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
ZOTI NUK I FAL TË GJITHA Zoti fal yjet që gabojnë udhët qiellore të rrotullimit, dhe përplasen, duke kapërdirë yje të tjerët në bark. Fal vullkanet që vjellin zjarr e ngrenë re gjigante të hirit. Fal tërmetet që krejt papritur rrafshojnë qytetet varg. Zoti fal lumenjtë e dehur, që shtrihen e flenë sipër grurit. Fal detet që lëpijnë brigjet, me gjuhët ujore të cunamit dhe lënë miliona njerëz në erë e shi, lakuriq sipër murit. Fal zjarret shkrumbues, që blerimit malor i bëjnë namin. Zoti fal hajdutët, siç i lëshon dhe ligji vet, pas dënimit. Fal përdhunimet, që shkelin rëndë njërën dëshirë. Por nuk fal vrasësit e grave, që sjellin në jetë fëmijët. pa të cilët Toka, do kish mbetur si Hëna, shkretëtirë!… Zoti fal me zemër të gjerë gabimet më serioze të njerëzve. Fal të betuarit mbi kryq, që fill pas dasmës shkelin besën. Fal me keqardhje incestet, e ndodhura mes vëllezërve. Fal mëkatarët e çdo feje, pasi ndjejnë thellë pendesën. Por për këtë arsyetim, pyetja mund të kërcejë përpjetë: Pa burrat, a nuk pengohet njësoj shumëzimi në Tokë?… Po, veçse me një mashkull, mbretëresha bën mijëra bletë, dhe me një dash përçor, tufa e deleve bën qingja plot!… Prandaj vrasjen e grave, Zoti e çmon si të vetmin kryekrim dhe nuk e fal kurrë, por shpesh e dënon me vetasgjësim… LAURESHA E ËNDRRAVE Kur djalosh më gjeti vjeshta, këndoi pa gdhirë lauresha, dëgjova me shpresë e qesha, shpejt u ngrita, rrobat vesha; Dola ta kërkoj ndër vreshta, mbajta frymën dhe heshta,
47
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
po s’dëgjohej aty lauresha, qava dhe me shpresë qesha. Pastaj doli dielli në kreshta, këmborët e tufave të leshta ma mbuluan këngën që desha, qava dhe me shpresë qesha. Ngjita tri kodra të sheshta, këndonin kanarina në mezhda, as aty nuk gjendej lauresha, qava dhe me shpresë qesha. Ferrave me gjëmba si heshta, këndonin grifsha e turtullesha, po as aty s’këndonte lauresha, qava dhe me shpresë qesha. Hyra mes pyllit me gjineshtra, nëpër degë të dendura ndesha, bilbila këngëtar, jo lauresha, qava dhe me shpresë qesha… O vajzë e ëndrrave, Lauresha, ah, sikur ta dije sa të desha, kur për ty, tri pëllumbesha, lashë të presin disa vjeshtra…
LIRIKA POETIKE E VULLNET MATOS, SI PËRJETIM I EMOCIONEVE TË FORTA ME NDJESI TE THELLË NJERËZORE. Nga Agron Shele
V
ullnet Mato është nga ata autorë i cili i ka thurur himn jetës, e ka shfaqur atë përmes prozës dhe poezisë katërcipërisht në të gjitha stinët, në pranverën e lulëzuar lirike, në verën e zjarrtë, në vjeshtën e dhimbshme e të zhveshur, por dhe në dimrin e ftohtë e të akullt dhe përmes gjithë gjendjeve të natyralizuara ai ka ndërtuar atë lloj arti që e identifikon dhe e bën përherë e më grishës me kohën. Duke u ndalur tek poezia e tij,
48
Revista Albanezul
Nr.1
Bucureşti 2018
poezi që tashmë ka një kreaturë dhe harmoni ngjyrash e fjalësh do ndeshësh një proçesion të tërë jetësor, të unifikuar dhe universalizuar për atë dritë të hedhur mbi përmasat e saj, si formë dhe strukturë kryesisht të kuadratuar dhe rimash të puthitura, si mesazh dhe filozofi, por dhe si kohezion shoqëror e përditësi që shkel zhurmshëm memories arsye. Si poet i ndjesive të larta artistike e estetike, por dhe si njeri i mediativitetit me mendësi të re, Vullneti di të kapë detajet më të imta, të prekë me frymën qiellore dhe mes përzgjedhjes fjalë të ndërtojë atë aurolë, e cila të befason dhe të mrekullon përherë. Temat e trajtuara, të cilat kapin gjithë rrafshet e jetës, kanë atë larmi dhe lakonizëm, i cili përmes syrit të tij shumëdimesional, di të ndalet e të gjunjëzohet para një shtatoreje dhimbje të endur e ngelur rrugëve, apo të rrebelojë përpara reminishencës kohë, por di dhe të rishfaqë të bukurën dhe magjinë e jetës, që ngrihet nëpër olimpet e larta të muzës, si përthyerje e shtigjeve poetike që perëndon në honet e muzgjeve të ardhura dhe zgjimit të mijëra agimeve të një të nesërmeje më të madhe. Të shkruash për mirëfillësinë e artit të këtij autori është si të depërtosh në një bibliotekë të hapur, ku të duhet të rrëmosh pafundësinë e imazheve dhe ideve të sjellura, të cilat ardhur kaq çiltërsisht por dhe kaq mjeshtërisht, të mbajnë aty, por dhe të zhytin në atë qerthull vizionesh e kuptimesh, që si në jehonën e largët ndjekin gjurmë fjalë, të cilat kumbojnë të sotmen dhe të nesërmen e tij poetike. Lirika e tij vjen si prelud i një ndjesie të thellë që himnizon dashurinë, e pikturon portretin e vashës me penelata shpirti duke e ngritur në frone perëndish e zbritur më pas në tokë me format më të përkryera krahasuese, gati të vetë perrisë.
49
Revista Shqiptari
Nr.1
Bukuresht 2018
Moment nga promovimi i poeteshĂŤs Fatjona Geci 50
Revista Albanezul
Nr.1
51
BucureĹ&#x;ti 2018
Revista Shqiptari
Nr.1
C
Bukuresht 2018
olegiul de redacţie: Acad. Grigore Brâncuş, Dr. Gelcu Maksutovici (Preşedinte de Onoare e UCAR), Tiberius Puiu, Adriana Tabacu, Përparim Demi, Costin Cristescu, Costel Polena, Alexandru Nica, Mihaela Buican. Colaboratori: Vullnet Mato, Rovena Vata, Afërdita Xheladini, Gëzim Marku, Ramiz Dërmaku, Vlash Fili, Faridin Tafallari, Xhever Ymeri, Eduard Dilo, Ilir Kosova, Neki Lualaj, Ylli Dilo, Xhevat Muqaku. Tehnoredactare: Alban Voka. Pentru corespeondenţa: Bul. 1 Mai 18, Bl. 17-S-14, Ap. 128, Cod. 160631, Bucuresti, Of.66. Telefon: 0729698600 E-mail: alban.voka@gmail.com ISSN 1221-6925. Responsabilitatea juridică pentru conţinutul articolelor aparţine autorilor (art.206 C.P.)
52