Hyrje Ne fillim te muajit Tetor 2018, është bërë aktiv Projekti BASHKI TË FORTA (BtF), i Kooperacionit Zviceran, objektivi i të cilit është mbështetja e Bashkive në gjithë territorin e vendit. Ky projekt, faza e parë e të cilit do të zgjasë deri në vitin 2022, aktualisht shpreh angazhimin kryesor të Kooperacionit Zviceran në Shqipëri. Projekti BASHKI TË FORTA, mbështet bashkitë në katër tematika/sektor kryesorë: • • • •
Arsimin Parashkollor; Fuqizimin e Këshillave Bashkiak. Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve; Buxhetimin bazuar në modelet e Performancës;
Duke u fokusuar tek fuqizimi i Këshillave Bashkiak, Projekti Bashki te Forta ka parashikuar të organizojë trajnime për disa Këshilltarë të përzgjedhur nga forcat kryesore politike ne gjithë bashkitë e vendit. Ky Raport është hartuar nga Projekti Bashki të Forta me qëllim informimin e kandidatëve për këshilltar bashkiak në zgjedhjet vendore të ardhshme. Informacioni i dhënë në këtë Raport përmbledh tematika territoriale, demografike, zhvillimore dhe të infrastrukturave kryesore të bashkisë Tuaj. Në kapitujt e fundit trajtohen edhe disa aspekte të organizimit administrativ, financiar dhe fiskal aktualisht në fuqi. Instrumentet bazë që janë përdorur gjatë hartimit janë: • • • • •
Faqja zyrtare e bashkisë; Plani i Përgjithshëm Vendor; Buxheti Afat-mesëm 2018-2020; Paketa Fiskale 2018, 2019; Dokumente të tjerë strategjik zhvillimor të publikuar rishtazi.
Sa më sipër, për çdo kapitull apo paragraf është shënuar burimi nga është marrë informacioni që referohet. Shumica e të dhënave janë konsultuar edhe me ekspert zyrtarë të bashkisë Tuaj. Rikard Luka Bashki të Forta Koordinator Rajonal, Prefektura Tiranë
AKRONIME AKBN AKM AKPT ASIG AZHT BE FSHZH GIZ IGJEUM INSTAT KKT KLSH KQZ MIE MTM NJA NJQV PPV RAT UPT VKB VKM
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore Agjencia Kombëtare e Mjedisit Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Autoriteti Shtetëror për të Dhënat Gjeohapsinore Agjencia e Zhvillimit të Territorit Bashkimi Evropian Fondi Shqiptar i Zhvillimit Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Instituti i Statistikave Këshilli Kombëtar i Territorit Kontrolli i Lartë i Shtetit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Njësi Administrative Njësi e Qeverisjes Vendore Plan i Përgjithshëm Vendor Reforma Administrative Territoriale (Miratuar në 2014) Universiteti Politeknik i Tiranës Vendim i Këshillit Bashkiak Vendim i Këshillit të Ministrave
TABELA E PËRMBAJTJES 1.
2.
Bashkia Kamzë
1
1.1.
Profil i bashkisë
1
1.2.
Të dhëna të përgjithshme
2
Infrastruktura
4
2.1.
Infrastruktura rrugore
4
2.2.
Furnizimi me ujë
5
2.3.
Kanalizimet
6
2.4.
Menaxhimi i Mbetjeve
6
2.4.1.
Menaxhimi i Mbetjeve
6
2.4.2.
Nisma për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime
7
3.
Edukimi
8
4.
Bujqësia
9
5.
Sipërmarrja private
11
6.
Administrata e bashkisë
12
6.1. 7.
Buxheti i 3 viteve të fundit
Taksat dhe tarifat vendore 7.1.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme
13 14 14
7.1.1.
Taksa mbi ndërtesën
14
7.1.2.
Taksa e tokës bujqësore
15
7.1.3.
Taksa mbi truallin
15
7.2.
Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit
16
7.3.
Tarifa për zënien e hapësirave publike
17
7.4.
Tarifa e furnizimit me ujë
18
LISTA E FIGURAVE Fig. 1.1 Stema zyrtare e Bashkisë Kamzë........................................................................................... 1 Fig. 1.2 Faqja zyrtare e Bashkisë Kamzë ............................................................................................ 2 Fig. 1.3 Harta e bashkisë Kamzë ........................................................................................................ 3 Fig. 2.1 Harta e sistemit rrugor në Nj.A. Paskuqan ............................................................................ 4 Fig. 2.2 Vend depozitime të evidentuara .......................................................................................... 7 Fig. 4.1 Hartë topografike 1:10000 e Nj.A. Kamëz (përpara vitit ‘90) ................................................ 9 Fig. 4.2 Boniteti i tokave bujqësore në Nj.A. Paskuqan ................................................................... 10 Fig. 6.1 Organigrama e bashkisë Kamzë .......................................................................................... 12 LISTA E TABELAVE Tabela 1.1 Organizimi territorial-administrativ dhe popullsia ........................................................... 2 Tabela 1.3 Popullsia dhe sipërfaqja sipas Njësive Administrative ..................................................... 3 Tabela 2.1 Sasia e mbetjeve të gjeneruara në bashkinë Kamzë ........................................................ 7 Tabela 5.1 Biznesi në bashkinë Kamzë ............................................................................................ 11 Tabela 6.1 Buxheti i bashkisë Kamzë .............................................................................................. 13 Tabela 7.1 Niveli i taksës mbi ndërtesat e banimit .......................................................................... 14 Tabela 7.2 Niveli i taksës mbi ndërtesat e tjera në pronësi apo përdorim ...................................... 15 Tabela 8.3 Taksa e tokës bujqësore ................................................................................................ 15 Tabela 7.4 Taksa e mbi truallin........................................................................................................ 15 Tabela 7.5 Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit për familjarët............................................ 16 Tabela 7.6 Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit për bizneset .............................................. 16 Tabela 7.7 Tarifa për zënien e hapësirave publike .......................................................................... 17 Tabela 7.8 Tarifa e furnizimit me ujë në bashkinë Kamëz ............................................................... 18
1. Bashkia Kamzë 1.1.
Profil i bashkisë
Bashkia Kamzë është bashkia me sipërfaqen më të vogël dhe me densitetin më të lartë në Shqipëri, duke e bërë atë praktikisht bashkinë më urbane të Shqipërisë. Bashkia e re është ndërtuar gjatë 20 viteve të fundit ku rritja e popullsisë ka qenë në përmasa të jashtëzakonshme. Kamza si qendër e banuar numëronte më pak se 5 mijë banorë të përqendruar rreth ndërmarrjes bujqësore, instituteve të teknologjisë bujqësore si dhe rreth minierës së qymyrit të Valiasit ndërsa popullsia u shtua me shpejtësi nga migrimi i brendshëm i popullsisë përgjatë 25 viteve të fundit. Kamza mori titullin e qytetit në vitin 1996 ndërsa Paskuqani, megjithëse zyrtarisht vijoi të klasifikohej si zonë rurale, u bë efektivisht zonë urbane me një densitet të lartë të ndërtesave dhe popullsisë. Stema e Bashkisë Kamëz
Fig. 1.1 Stema zyrtare e Bashkisë Kamzë
Kamza ka një sipërfaqe të punueshme prej 2,364 hektarë, shifër kjo e papërfillshme në krahasim me popullsinë, ndërkohë që pjesa më e madhe e tokës bujqësore është zënë nga banesat për shkak të ndërtimeve informale. Popullsia e zbritur më së shumti nga zonat veriore dhe verilindore e vendit dhe ndërtimi i banesave të nevojshme për të strehuar këtë popullsi solli zhvillimin e industrisë së ndërtimit ndërsa një numër fabrikash të manifakturës u hapën në zonë ose në periferi të saj për të përdorur krahun e lirë të punës, veçanërisht të grave dhe vajzave. Pjesa më e madhe e punëtorëve të Kamzës udhëtojnë çdo ditë për të punuar për arsim apo për qëllime të tjera në qytetin e Tiranës, tendencë kjo që është më e theksuar për zonën e Paskuqanit. Si një zonë e ndërtuar rishtas, Kamza dhe Paskuqani kanë probleme të shumta me ndërtimin e infrastrukturës publike urbane, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizime, e rrugë ndërsa popullimi i shpejtë ka krijuar nevojën për ndërtimin e më shumë shkollave dhe qendrave shëndetësore.
-1-
Faqja zyrtare e bashkisë Kamzë: http://www.kamza.gov.al/
Fig. 1.2 Faqja zyrtare e Bashkisë Kamzë
1.2.
Të dhëna të përgjithshme
Bashkia Kamëz kufizohet në veri, lindje dhe jug me bashkinë Tiranë, në veri-perëndim me bashkinë Krujë dhe në perëndim me bashkinë Vorë. Kamza përbëhet nga dy njësi administrative, Kamza dhe Paskuqani. Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Bashkia Kamëz ka një popullsi prej 104,190 banorësh, ndërsa sipas regjistrit civil numëron 125,632 banorë. Ajo ka një sipërfaqe prej 37.18 km2. Në bazë të censusit, densiteti i popullsisë është 2802 banorë për km2 ndërsa sipas regjistrit civil, densiteti është 3379.02 banorë/km2. Kryeqendra e bashkisë së re është Kamza ndërsa ajo ka edhe 14 fshatra. Të dyja njësitë administrative janë pjesë e rrethit Tiranë, qarkut Tiranë. Tabela 1.1 Organizimi territorial-administrativ dhe popullsia 1
Qendra e Bashkisë Qyteti i Kamzës
Njësitë Administrative Kamzë Paskuqan
Qytetet dhe fshatrat Qyteti i Kamzës Fshatrat (6): Bathore, Laknas, Valias, Frutikulturë, Bulçesh, Zall-Mner Fshatrat (8): Paskuqan, Babrru Qëndër, Kodër e Kuqe, Shpat, Fushë e Kërçikëve, Kodër Babrru, Paskuqan Fushë, Paskuqan Kodër
1
Popullsia Census 2011
Popullsia RegjCivil 2017
104 190
133 737
Ligj Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”
-2-
Fig. 1.3 Harta e bashkisë Kamzë
Aktualisht, Kamza është e vetmja bashki që nuk është mbështetur as nga Qeveria Shqiptare as nga donatorë të huaj për hartimin e PPV. Instrumenti i fundit planifikues 2 territorial është miratuar në vitin 2012 për Njësinë Administrative Kamëz (atëherë Bashkia Kamëz). Ndërsa për Paskuqanin 3 është miratuar më vitin 2013
Tabela 1.2 Popullsia dhe sipërfaqja sipas Njësive Administrative
Popullsia 2017 88 910
Njësia Administrative Nj.A. Kamzë Nj. A. Paskuqan TOTAL
2 3
Sip. (ha) 2 470
44 827
1 248
133 737
3 718
Vendim KKT Nr.8, dt.20.12.2012 “Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Kamëz” Vendim KKT Nr.23, dt.10.05.2013 “Për miratimin e Planit të Përgjithshëm Vendor, Bashkia Paskuqan”
-3-
2. Infrastruktura 2.1.
Infrastruktura rrugore 4
Infrastruktura rrugore e Bashkisë se Kamzës ka ardhur duke u përmirësuar vit pas viti dhe aktualisht janë të asfaltuara rreth 140 km nga 221 km rrugë në total (pa përfshirë njësinë administrative të Paskuqanit). Aksi më problematik për momentin mbetet rruga “Liria” me një gjatësi totale pak më shumë se 2 km. Bashkia e Kamzës është e lidhur me linja të transportit publik me kryeqytetin dhe qytetet e afërta. Këto linja funksionojnë rregullisht, por banorët ngrenë shqetësimin e mosnjohjes së biletave dhe aboneve nga linjat e transportit publik në Tiranë, ku është fluksi më i madh i udhëtarëve, gjë që rrit kostot e tyre të transportit për qëllime pune, arsimimi, apo argëtimi. Një problem konstant infrastrukturor mbetet lidhja me ura, si brenda territorit të Bashkisë Kamëz, ashtu edhe me kryeqytetin. Nj.A. Paskuqan Në fushën e infrastrukturës rrugore, Nj.A. Paskuqan nuk është pranë dhe as nuk përshkohet nga asnjë aks automobilistik i nivelit nacional
Fig. 2.1 Harta e sistemit rrugor në Nj.A. Paskuqan
4
Burimi: PPV Bashkia Kamzë dhe PPV Paskuqan
-4-
Territori i Paskuqanit përshkohet nga rruge automobilistike te kriterit rural me një gjatësi lineare prej 94,51 km prej te cilave janë te 15,63 km janë te shtruara dhe 78,88 km janë te pa shtruara Ne kufirin ndarës te territorit administrative të Paskuqanit me Bashkinë e Tiranës kalon Lumi i Tiranës (kufi i përbashkët 6.8 km) dhe mbi te janë te pozicionuara 3 ura ne cilësinë e akseve lidhëse: 1. Ura e “Fushe Kercikut” me kapacitet mbajtës 24 ton dhe me gjatësi lineare prej 40m; 2. Ura e “Alliasit” me kapacitet mbajtës 20 ton dhe me gjatësi lineare prej 140m 3. Ura e “Paskuqanit” me kapacitet mbajtës prej 3 ton dhe me gjatësi lineare prej 40m.
2.2.
Furnizimi me ujë 5
Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon të mbetet një nga problemet më të mprehta infrastrukturore, pasi jo më shumë se 38-40% e banorëve në Kamëz dhe rreth 50% e atyre në Paskuqan, kanë akses në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve. Kjo rezulton në një mesatare prej 45% për të gjithë Bashkinë e Kamzës. Aktualisht, është duke u realizuar një projekt me financim të KfW, në përfundim të të cilit aksesi në ujësjellës dhe kanalizime synon të rritet, duke arritur rreth 60% të totalit të banorëve. Por edhe kjo shifër mbetet larg nivelit që do të mundësonte jetesën me standarde higjeno-sanitare. Në veçanti e rënduar është situata e grave dhe vajzave në këtë bashki, të cilat përballojnë më së shumti sjelljen e ujit në shtëpi (me kova, bidona, shishe), apo merren me pastrimin, larjen e rrobave etj. Nj.A. Paskuqan Nga konstatimet e vetmja mundësi e furnizimit me ujë te zonës është Impianti i Bovilles qe ndodhet brenda territorit te Nj. A . Paskuqan dhe që është ne administrim të plotë te Sh. A. Ujësjellës Kanalizime Tirane. Në zonat e projektuara per furnizim me ujë janë ndërtuar rishtazi depo uji si me poshtë: •
• •
Ne Fshatin Vreshtas ka përfunduar procesin ndërtimor dhe është ne eficience te plotë pune 1 depo uji me kapacitet volumor mbajtjeje 1400 m3 ujë. Sa i përket shtrirjes se rrjetit inxhinjerik në terren ka një gjatësi lineare prej 17813 ml; Ne Fshatin Paskuqan kane përfunduar procesin ndërtimor dhe janë ne eficence te plote pune 2 depo uji me kapacitet volumor mbajtjeje 2000 m3 ujë; Ne Fshatin Babrru janë 2 depo uji me kapacitet volumor mbajtjeje 1500 m3 ujë secila qe mbulojnë nevojat për ujë te komunitetit.
Për gjendjen ekzistuese te rrjetit inxhinjerik te infrastrukturës ujësjellësit rreth 50% e popullsisë te vendosur ne fshatin Paskuqan dhe Vreshtas kane marre ujë me linja private direkt nga ujësjellësi i Bovilles. Rreth 30% e popullatës ne fshatin Babrru kane marre ujë nga linja e Premier Urgjencës që është pjese e rrjetit inxhinjerik te Ujësjellësit te Bovillës, ndërsa pjesa tjetër e Nj.A. në pamundësi për lidhje kane gjetur një zgjidhje te përkohshme me puse individuale deri mbulimin e nevojave nga rrjeti i ujësjellësit.
5
Burimi: PPV Bashkia Kamzë dhe PPV Paskuqan
-5-
2.3.
Kanalizimet 6
Nj.A. Kamzë Ne vitin 1996 ne Kamzë pothuajse nuk ekzistonte kanalizimi i ujërave te zeza. Nder vite prej 1998 deri ne 2011 janë bere investime ne sistemin e kanalizimeve te ujërave te zeza, duke ndërtuar kolektor kryesor, investime këto qe vazhdojnë te realizohen. Megjithatë vlerësohet se vetëm 20 % e popullsisë është e lidhur me kanalizimet. Mënyra e vetme e largimit te ujërave te zeza sidomos ne zonat informale janë gropat. Për te zgjidhur këto probleme po përpunohen një sere projektesh. Kamza është përfshire ne fazën e dyte te impiantit të përpunimit te ujërave te zeza për Tiranën. Ndërtimi i kolektorëve te tjerë te cilët do te derdhen ne lumen e Tiranës. Megjithate ky lum kalon prane puseve te Valiasit (nje nga burimet e ujit te pijshem) dhe ato mund te rrezikohen nga ndotja ne te ardhmen. Sidoqoftë kontribuesi kryesor ne krijimin e ujërave te zeza, zonat informale, te cilat përbejnë 80 % te popullsisë se Kamzës ende nuk janë te lidhur me kanalizimet. Derdhja ne hendeqet e tokës bujqësore do te krijojnë rrezik ndotjeje për qytetin ne te ardhmen. Nj.A. Paskuqan Gjendja aktuale e rrjetit inxhinerik te KUB dhe KUZ : Nga konstatimet për gjendjen ekzistuese te infrastrukturës, rreth 70% e popullsisë bëjnë shkarkimet në gropa septike dhe me rrjete shume primitive (me tuba plastike te dimensioneve te vogla) duke shfrytëzuar pjerrësinë te terrenit drejt përrenjve dhe kufizimit jugor te Nj.A. lumin e Tiranës. Rreth 30% kane kanalizime pjese e një rrjeti inxhinjerik te mirëfilltë në strukturën e tij. Ky rrjet është siguruar kryesisht nga investimet e rrugëve te reja. Këto kanalizime te kryera ne baze nevojave te marra ne studim janë te dimensioneve te ndryshme (ø200-ø1000) dhe ka një gjatësi lineare prej 21,3 km me 489 puseta shërbimi.
2.4. 2.4.1.
Menaxhimi i Mbetjeve Menaxhimi i Mbetjeve
Bashkia e Kamzës nuk ka një Plan Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve për territorin gjeografik pas Reformës Territoriale Administrative. Për këtë arsye, një nga prioritetet kryesore në fushën e menaxhimit të mbetjeve është hartimi i politikës lokale (plani) si një prioritet themelor që do të rregullojë të gjithë kuadrin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në bashki, si dhe rregulloren e shërbimeve, të cilat do ta bëjë planin lokal të zbatueshëm. Shërbimi i menaxhimit të mbeturinave në Bashkinë Kamzë ofrohet nga një kompani private me një kontratë 10-vjeçare (e nënshkruar në 2018) për gjithë territorin administrativ. Kompania ofron shërbimin në territorin e komunës 7 ditë në javë në zonat urbane dhe dy herë në javë në zonat rurale. Në Nj.A. të Paskuqanit, 30% e familjeve hedhin mbeturina jashtë dyerve të tyre dy herë në
6
Burimi: PPV Bashkia Kamzë dhe PPV Bashkia Paskuqan
-6-
javë dhe zhvillohet një praktikë e mbledhjes derë më derë (për shkak të mungesës së kontejnerëve në zonë). Bashkia Kamzë ka përcaktuar një normë gjenerimi prej 0.8 kg / banorë / ditë. Bazuar në këtë tregues, bashkia ka vlerësuar se në baza ditore gjenerohen 80-108 ton / ditë ose 39,438 ton / vit të mbeturinave urbane. Klientët kryesorë të identifikuar nga bashkia që sigurohen me shërbimin e menaxhimit të mbetjeve janë familjet, bizneset dhe institucionet, të cilat gjithashtu paguajnë një tarifë të caktuar të pastrimit, të përcaktuar me vendim të këshillit bashkiak 7. Nga të dhënat e bashkisë, vetëm 60% e familjeve kanë paguar tarifën e pastrimit gjatë vitit 2018. Ndërkohë, nga 3,000 bizneset e faturuara, 85% e tyre kanë paguar atë. Çuditërisht nga 66 institucionet publike të faturuara me tarifën e pastrimit, vetëm Departamentet e Policisë paguajnë tarifën.
Tabela 2.1 Sasia e mbetjeve të gjeneruara në bashkinë Kamzë
Kategoritë
2.4.2.
Nr.
Mbledhja e tarifës
1 Familjarë
36,000
60%
2 Biznes i Vogël
2,741
3 Biznes i Madh
450
4 Biznes VIP
30
5 Institucione
66
85% 1%
Nisma për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime
Në Raportin e Zbutjes së Rrezikut në Vend Depozitime, për bashkinë e Kamzës është referuar vetëm një vend depozitim ilegal, pranë kufirit administrativ me Krujën. Për këtë, ekspertët nga Bashkia e Kamzës referojnë se tashmë është e mbyllur (kapsuluar).
Fig. 2.2 Vend depozitime të evidentuara
7
Shiko Paragraf 7.2 në Raport (Paketa Fiskale 2018)
-7-
3. Edukimi Në Bashkinë e Kamzës ndodhen 48 institucione arsimore shtetërore, nga këto 20 kopshte, 20 shkolla 9-vjeçare dhe 6 shkolla të mesme. Në përgjigje të kërkesës në rritje për objekte arsimore, vitet e fundit janë ndërtuar 5 shkolla të reja, 4 me financim të Bankës Botërore (3 shkolla 9-vjeçare dhe 1 e mesme e përgjithshme) dhe 1 e mesme me mbështetjen e GIZ. Kjo e fundit vlen të përmendet, pasi ka drejtim profesional dhe synon të jetë një shkollë rajonale, që do të përgatisë teknikë në profesione të ndryshme të kërkuara nga tregu i punës. Për shkak të varfërisë dhe problemeve infrastrukturore konstatohet frekuentim jo i rregullt i mësimit dhe në disa raste braktisja e shkollës. Në vijim, në formë tabelare jepet një informacion përmbledhës për arsimin në bashkinë Kamzë.
-8-
4. Bujqësia8 Përpara viteve ’90, Kamza ishte një qendër e vogël me profil bujqësor me 7.000 banorë. Rreth qendrës kryesore urbane, popullsia ishte e vendosur në fshatra të vogla, që kontrollojnë një territor të specializuar në produkte të ndryshme bujqësore. Statusi i këtij rajoni periferik bujqësor të Tiranës, i ndarë administrativisht por i lidhur fort nga ana funksionale me Tiranën, është konfirmuar nga vendndodhja e Universitetit Bujqësor.
Fig. 4.1 Hartë topografike 1:10000 e Nj.A. Kamëz (përpara vitit ‘90)
Kamza njohu përshpejtim të paparashikuar dhe të jashtëzakonshëm në vitet e para të tranzicionit dhe të ekonomisë së tregut. Për shkak të afërsisë së saj me kryeqytetin, shumica e territorit të saj është zënë nga dukuria e migrimit të brendshëm që karakterizoi periudhën e regjimit post komunist. Si rrjedhim, shumica e tokës bujqësore tashmë është konvertuar në urbane. Nga sipërfaqja totale e Nj.A. Kamëz, rreth 2470 ha, sipërfaqe e miratuar zonash informale është 1984,4 ha fakt ky që tregon nivelin e lartë të urbanizimit gjatë 20 vjeçarit të fundit. Edhe në Nj.A. Paskuqan konstatohet e njëjta situatë sa i takon urbanizimit të lartë në vitet e fundit. Toke bujqësore në Nj.A. Paskuqan Fshati Paskuqan 2 Kodër Fshati Paskuqan 1 Fshati Paskuqan 1 Kodër 8
139,3 Ha 37 Ha 29,2 Ha
Të dhënat për sektorin e bujqësisë janë referuar PPV të bashkisë Kamzë dhe Paskuqan
-9-
Fshati Kodër e Kuqe 23,5 Ha Fshati Babrru Kodër 30 Ha Fshati Fushe Kercik 139,3 Ha TOTAL tokë bujqësore 294 Ha
Fig. 4.2 Boniteti i tokave bujqësore në Nj.A. Paskuqan 9
9
Burimi: PPV Paskuqan
- 10 -
5. Sipërmarrja private Bazuar në rregjistrat aktual, Bashkia e Kamzës numëron rreth 2841 biznese në territorin e saj të cilët janë të specializuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Rreth 86% e bizneseve që gjenden në territorin e Bashkisë Kamzë janë biznese të vogla, kryesisht të përqendruara në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve. Aktivitetet bujqësore, nga ana tjetër janë te drejtuara drejt përmbushjes se nevojave familjare dhe te kufizuara ne përdorimin e ngastrave te vogla mesatarisht me sipërfaqe 2 ha. Më poshtë paraqitet tabela përmbledhëse për bizneset sipas Njësive Administrative: Tabela 5.1 Biznesi në bashkinë Kamzë
Njësitë Administrative Kamëz Paskuqan TOTAL
Subjekte biznes i vogël Subjekte biznes i madh 1779 668 2447
324 70 394
Total 2103 738 2841
Sektori i shërbimeve është më i zhvilluari, ai është përgjegjës për gati gjysmën e outputit dhe punësimit. Ritmi i rritjes së këtij sektori ka qenë konstant edhe gjatë 4-5 viteve të fundit me një normë mesatare prej 2-3% në vit. Megjithatë vërehet njëfarë stanjacioni në këtë sektor dhe vështirë të pritet që të luajë rolin e motorrit të rritjes ekonomike në vitet në vazhdim. Krahas sektorit të shërbimeve, po fuqizohet gradualisht aktiviteti me natyrë industriale, që konsiston në bizneset ndërtuese, ato të industrisë së lehtë dhe ushqimore. Vlen të theksohet shtimi sistematik i aktiviteteve me natyrë fasonerie, që shpërngulen nga zona të tjera, kryesisht Tirana dhe vendosen në territorin e Bashkisë së Kamzës, me qëllim shfrytëzimin e disa lehtësirave në taksa dhe krahut të lirë të punës. Mund të përmendim kompani të tilla, si Remal, Shpresa, Pirraci, Everesti, Fafa etj. Shtimi i numrit të këtyre aktiviteteve, nëse vazhdon me këtë ritëm, brenda disa viteve mund të rezultojë burimi kryesor i punësimit, në veçanti për gratë dhe vajzat. Bashkia e Kamzës ka mundësi të kapitalizojë më tej dukurinë e fluksit të pandërprerë, ardhës të banorëve, qëllimi i të cilëve është që të vendosen në afërsi të drejtpërdrejtë me kryeqytetin, duke stimuluar kështu rritjen e nivelit të shërbimeve. Zona karakterizohet nga një zhvillim intensiv urban, i shpejtë dhe transformim i gradual i destinacionit të tokës. Banorët kanë tendencë për të investuar shumë në strehim, i cili financohet kryesisht nga transformimi i destinacionit dhe shitja e ish-tokës bujqësore. Rënia e interesit ndaj zhvillimi të aktiviteteve tradicionale të bujqësisë dhe prodhimit blegtoral është mjaft e dukshme. Aktualisht, në Bashkinë e Kamzës operojnë 25 biznese VIP, rritja është e ndjeshme, nëse i referohemi numrit të tyre 8 vjet më parë, ishin vetëm 3 tilla. Ndërkohë numërohen rreth 394 subjekte që operojnë si biznese të mëdha, 42% që veprojnë në sektorin e tregtisë, 29% në shërbime, 17% në fushën e prodhimit, 6% në transport dhe 6% në ndërtim.
- 11 -
6. Administrata e bashkisë Bazuar në Vendim të Këshill Bashkiak Nr. 61, dt. 21.12.2015 “Për miratimin e strukturës organizative të bashkisë Kamzë”, numri i punonjësve në strukturën e bashkisë, ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi dhe Njësive Administrative është rreth 400 punonjës, nga të cilët 187 janë në aparatin qendror të bashkisë.
Fig. 6.1 Organigrama e bashkisë Kamzë
- 12 -
6.1.
Buxheti i 3 viteve të fundit
Të ardhurat për buxhetin e 3 viteve të fundit (2017-2019), për bashkinë Kamzë jepet në tabelën në vijim. Tabela 6.1 Buxheti i bashkisë Kamzë 10
Emërtimi
A.
Të ardhurat e veta
A.1 A.2 A.3
Të ardhura tatimore/taksat lokale Të ardhura nga taksat e ndara (Grante) Të ardhura nga tarifat vendore
A.4 B B.1 B.2 B.3 C. D. D.1 D.2
Të ardhura të tjera Të ardhura nga burimet qendrore Transferta e pakushtezuar Transferta e kushtëzuar Transferta specifike Huamarrja Trashëgimi nga viti i kaluar Trashëgimi me destinacion Trashëgimi pa destinacion
2017 578 065 000 164 983 000 8 119 000 380 284 000 3 237 000 1 195 233 000 452 568 000 608 963 000 133 702 000 212 694 000 000 000
SHUMA A+B+C+D
10
1 995 235 000
Burimi PBA 2019-2021
- 13 -
2018
1 613 943 000 473 749 000 41 730 000 1 091 064 000 7 400 000 831 387 000 478 714 000 212 544 000 140 129 000 247 286 000 2 445 330 000
2019
1 720 960 000 487 961 000 42 982 000 1 106 591 000 83 425 000 955 414 000 283 361 000 421 720 000 955 414 000 71 222 000 2 676 374 000
7. Taksat dhe tarifat vendore 11 7.1.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përbëhet nga: • • • 7.1.1.
Taksa mbi ndërtesat; Taksa mbi tokën bujqësore; Taksa mbi truallin; Taksa mbi ndërtesën
Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. sipërfaqja në pronësi apo në përdorim të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Nëse ndërtesa nuk ka dokumentacionin e pronësisë, për efekt të përllogaritjes së detyrimit njihen të vlefshme: • • • • •
Vendimet e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Vendimet e privatizimit. Kontratat e lidhura midis paleve sipas Dispozitave të Kodit civil në R.SH janë të vlefshme për përllogaritjen e detyrimit të pronarit për Taksën e Ndërtesës. Dokumente të tjera të lëshuara nga organet Përkatëse shtetërore në përputhje me legjislacionin përkatës. Vetëdeklarimi i pronarit ose përdoruesit të ndërtesës për sipërfaqen e saj duke iu nënshtruar një verifikimi në terren bazuar në nenin 24 të ligjit 9632 datë 30.10.2006, i ndryshuar.
Në rastin e mungesës së dokumentacionit të pronësisë, sipërfaqja llogaritet sipas Vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Pasurive të Paluajtshme(KVPP). KVPP dhe detyrat e funksionet e tij përcaktohen me vendim të Këshillit Bashkiak si dhe ngrihet me urdhër të Kryetarit Bashkisë në zbatim të Ligjit 9632/20006,i ndryshuar. Detyrimi për taksën e ndërtesës është vjetor. Nëse pasuria e taksueshme krijohet, tjetërsohet ose zhduket brenda kësaj periudhe, detyrimi i taksapaguesit llogaritet proporcionalisht vetëm për periudhën e së drejtës së pronësisë apo përdorimit. Taksa e ndërtesës për kategorinë biznes do vazhdoj të paguhet sipas tabelës së më sipërme deri kur të krijohet regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)” siç e parashikon ligji. Pastaj do bëhet rakordomi i pagesave +/- për diferencën.
Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori minimale të bazës për taksën mbi ndërtesën janë si më poshtë vijon: : Tabela 7.1 Niveli i taksës mbi ndërtesat e banimit
Ndërtesa banimi sipas Nj.A. a) Ndërtesa banimi
Njësia
Taksa
Lek / m / vit
7.5
2
Të gjitha të dhënat për taksat dhe tarifat vendore bazohen Paketën Fiskale 2019 miratuar me VKB Nr.119 dt. 22.11.2018.
11
- 14 -
b) Ndërtesë e dytë banimi
Lek / m2 / vit
15
Tabela 7.2 Niveli i taksës mbi ndërtesat e tjera në pronësi apo përdorim
Ndërtesa të tjera në pronësi apo përdorim
Njësia
Taksa
a) Për çdo njësi tregtare, shërbimi, etj.
Lek / m2 / vit
260
b) Për çdo institucion arsimor jopublik, konvikt, etj.
Lek / m / vit
100
c) Ndërtesat OJF,fondacioneve
Lek / m2 / vit
100
d) Ndërtesa prodhimi
Lek / m / vit
130
e) Ndërtesa të tjera
Lek / m / vit
50
7.1.2.
2
2 2
Taksa e tokës bujqësore
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi te taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë pronësinë. Niveli i taksës caktohet ne lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës më bazën e tatueshme. Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, njihen dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas regjistrit të zyrave të regjistrimit të pasurive te paluajtshme. Në rast mungese të dokumentacionit ligjor verifikimi bëhet nga komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme i ngritur për ketë qëllim. Niveli i taksës është si vijon:: Tabela 7.3 Taksa e tokës bujqësore
Taksat mbi tokën bujqësore Taksa mbi tokën bujqësore për territorin e Bashkisë Kamëz, ku sipas klasifikimit të Ministrisë Bujqësisë është kategori e III-të
7.1.3.
Lekë / ha / vit 4 500
Taksa mbi truallin
Baza e taksës mbi truallin, është sipërfaqja e truallit në m², në pronësi apo përdorim të taksapaguesit për qëllime banimi dhe për qëllime biznesi. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës të dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi truallit bën një vetë deklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli. Kategoritë minimale të truallit për Bashkinë Kamëz jepen në tabelën e mëposhtme;: Tabela 7.4 Taksa e mbi truallin
Bashkia e Kamzës
Vlera e taksës në lekë / m2 / vit për qytetarët
Vlera e taksës në lekë / m2 / vit, për qëllime biznesi
0.18
15.6
- 15 -
7.2.
Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit
I nënshtrohen këtyre tarifave të gjitha familjet e regjistruara në regjistrin e gjendjes civile të Bashkisë Kamëz. Detyrimi i tarifave është vjetor dhe paguhet për çdo vit kalendarik brenda vitit: Tabela 7.5 Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit për familjarët
Kategoritë 1
Familjarë
Tarifa e pastrimit (Lek/ familje/ vit) 3 000
Tarifa e gjelbërimit (Lek/ familje/ vit) 400
Tarifa e ndriçimit (Lek/ familje/ vit) 100
Lehtësira dhe përjashtime: 1. Invalidët e punës, të verbrit, të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik (kryefamiljarë) pa persona madhorë në ngarkim (përveç bashkëshortit/bashkëshortes) 30% te nivelit te tarifës për familjet; 2. Kryefamiljarë pensionistë pa persona madhorë në ngarkim (përveç bashkëshortit/ bashkëshortes); Kryefamiljarët gra me mbi dy fëmijë në ngarkim (nën 22 vjeç) 0% te nivelit te tarifës për familjet 30% te nivelit te tarifës për familjet. Nënkategoritë 1-2 do paguajnë 30% te vlerës së pagesave të tarifave familjare. Për rastet kur janë familjarë pensionistë pa persona madhorë në ngarkim mbi moshën 22 vjeç. Këto grupe duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë TTV dëshminë e gjendjes së tyre dhe më konkretisht: Certifikatën familjare, statusin e invalidit të punës, statusin e të verbrit, librezën për paraplegjik e tetraplegjik, librezën e pensionit. Tabela 7.6 Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit për bizneset
Tarifa e gjelbërimit (Lek/
Biznes i vogël
Tarifa e pastrimit (Lek / vit) 5 000 – 30 000
2 500 – 10 000
Tarifa e ndriçimit (Lek / vit) 2 000
Biznes i madh
10 000 – 100 000
5 000 – 50 000
5 000
Biznes VIP
15 000 – 200 000
5 000 – 70 000
10 000
Kategoritë
Për të gjithë subjektet “Kategoria biznes”, detyrimi paguhet brenda datës 20 Prill të vitit aktual. Afati i pagesës për detyrimet e lindura pas datës 20 Prill është 30 ditë pas lindjes së detyrimit. Për subjekt et e regjistruara rishtaz detyrimi tatimor do të llogaritet për çdo njësi ku subjekti kryen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranë QKB-së. Për subjektet e transportit detyrimi për tarifën e ndriçimit paguhet vetëm për selinë. Për “Subjekte ndërtimi” llogaritja e tarifës së pastrimit të filloj me zbardhjen e lejes deri në momentin e dorëzimit nga subjekti pranë strukturave të Bashkisë Kamzës të kërkesës për leje shfrytëzim. Të gjitha subjektet ndërtuese do të tërheqin lejen e ndërtimit pranë Bashkisë Kamëz vetëm pasi të kenë paguar detyrimet përkatëse për selinë administrative dhe për çdo “kantier ndërtimi”, para zbardhjes së lejes së ndërtimit si dhe pasi të kenë paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë. - 16 -
Struktura për vjeljen e kësaj tarife do të jetë Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Kamëz.
7.3.
Tarifa për zënien e hapësirave publike
Kjo tarifë aplikohet mbi të gjithë subjektet, të cilët shfrytëzojnë hapësirat publike për të kryer aktivitete të ndryshme. Baza e tarifës për zënien e hapësirës publike për qëllime veprimtarie ekonomike fitimprurëse është sipërfaqja në m² (metër katëror), që vihet në shfrytëzim nga subjekti për ushtrim aktiviteti dhe llogaritet me bazë mujore. 1. Zënia e hapësirës publike për qëllime biznesi si vendosje mallrash jashtë vendit të tregtimit, vendosje tavolinash jashtë lokalit, sipërfaqet e zëna me platforma, sipërfaqe të rrethuara me vazo me lule, bime dekorativ, me kangjella, drurë dekorativ, kufizime me plastmasë e sende të tjera, dhe çdo lloj tjetër aktiviteti i ngjashme me to’ në hapësirat publike në inventar të Bashkisë Kamzë; 2. Për aktivitetet bar-kafe, restorant, fast-food etj. çdo tavolinë të vendosur në ambiente të jashtë ne hapësirat publike. Niveli i tarifave janë si vijon: Tabela 7.7 Tarifa për zënien e hapësirave publike
Bashkia Kamëz
Niveli i tarifës
1. Zënia e hapësirës publike
70 / (lek/m2/muaj)
2. Tavolina jashtë lokaleve
2 500 lekë/vit/tavolinë
Detyrimi i taksës: Përllogaritet si shumëzim i bazës(sipërfaqes) me nivelet treguese të saj. Subjekti nënshkruan pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore kontratën ku përshkruhet vend-ndodhja, sipërfaqja e zënë e hapësirës publike dhe periudha për shfrytëzim.
- 17 -
7.4.
Tarifa e furnizimit me ujë 12
Ndërmarrja e Ujësjellës – Kanalizimeve është një institucion varësie juridike nga Bashkia Kamëz, dhe si i tillë ai funksionon brenda rregullores dhe urdhrave të Titullarit të Bashkisë. Tarifat e pagesës së ujit për personat fizikë, familjaret, entet shtetërore dhe personat juridike në Bashkinë Kamzë janë si në tabelën e mëposhtme:
Tabela 7.8 Tarifa e furnizimit me ujë në bashkinë Kamëz
PËRSHKRIMI
Njësia
1 Lidhje kontratë uji për biznese dhe K.U.N.
Lekë/copë
12,000
2 Lidhje kontratë uji për familje dhe K.U.N.
Lekë/copë
5,000
3 Gen – Planë dhe azhurnime.
Lekë/copë
15,000
4 Ndryshim kontrate.
Lekë/copë
1,000
5 Libreza uji.
Lekë/copë
100
6 Pagese e ujit për entet shtetërore me matës 7 Pagese e ujit për subjektet privatë me matës, të ndara sipas b Pagesa e ujit afrofe për aktivitete privatë të kësaj kategorie (Banka,
Lekë /m³
200
Lekë /m³
200
8 shkolla privatë, konvikte, bar kafe, restorante, furra buke), përfshirë Biznesin e vogël në mungesë matësi. Pagesa e ujit afrofe për aktivitete private të kësaj kategorie (Fabrika, 9 Fasoneri, Thertore, Hotele), Përfshirë Biznes i madh në mungesë matësi. Pagesa e ujit afrofe për aktivitetet privatë të kësaj kategorie 10 (dyqane, parukeri, butik dhe farmaci), në mungesë matësi. Pagesa e ujit afrofe për abonentët familjare për zonat: Kamëz, 11 Bathore dhe Paskuqan (në mungese matësi dhe kur është jashtë kushteve teknike. 12 Pagesa e ujit për familjarët me matës
Lekë/muaj
4,000
Lekë/muaj
10,000
Lekë/muaj
2,000
Lekë/muaj
1,000
Lekë /m³
65
13 Pagese për pike lidhje uji për firmat e ndërtimit, fabrika, etj. 14 Pagese për pike lidhje K.U.N për firmat e ndërtimit, fabrika, pallate
Lekë/lidhje
100,000
Lekë/lidhje
50,000
Lekë/muaj
200
Lekë/muaj
500 B.V, 1000 B.M
Lekë/muaj
200
Lekë/PrerjeRilidhje
1000
Tarifë fikse për të gjithë kategoritë e abonentëve pa konsum ose 15 ato abonentë të cilët janë emigrantë. (Mirëmbajtje Kontrate, matësi, rrjeti etj.). Tarifë fikse për abonentët biznes që nuk furnizohen me uji. 16 (KUN+KUB). Tarife mujore fikse për KUN+KUB për çdo Kryefamiljar brenda 17 territorit Bashkisë Kamëz. Tarife fikse për abonentët debitorë Prerje-Rilidhje ku e cila I sjell 18 kosto Ndërmarrjes Ujësjellësit. 19 Tarifë për matës për çdo lloj kategorie klientësh
12
Çmimi
Paketa fiskale 2018 Bashkia Kamëz
- 18 -
2500