BASHKIA DROPULL Te dhena te pergjithshme Bashkia e re e Dropullit ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës dhe shtrihet në pjesën juglindore të vendit tonë. Kjo bashki përbëhet nga 3 njësi administrative, të cilat janë: Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm dhe Pogoni. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit Gjirokastër dhe e qarkut Gjirokastër. Bashkia e re ka nën administrimin e saj 41 fshatra. Njësitë Dropull i Poshtëm me 16 fshatra dhe 9.246 banorë,Dropull i Sipërm me 19 fshatra dhe 9,559 banorëdhe Pogoni me 7 fshatra dhe 3,473 banorë. Bashkia e Dropullit përbëhet nga pjesëtarë të pakicës etnike greke në Shqipëri. Derviciani, për shkak të rolit që luan në zhvillimin e aktiviteteve të rëndësishme politike, kulturore dhe fetare të minoritetit, njihet nga vendasit si qendra e zonës. Njëkohësisht, duke marrë parasysh dhe parametra të tjerë në konsideratë, për qendër bashkie u zgjodh njësia e dytë më e madhe e saj, Jergucati. Ai gjendet në pozicion gjeografik më të përshtatshëm duke qënë në qendër të Dropullit dhe duke qënë në degëzimin e rrugës nacionale Gjirokastër – Kakavi dhe Gjirokastër – Sarandë. Ka luajtur rol si qendër administrative si gjatë periudhës së mbretërisë shqiptare ashtu edhe në vitet e para të pas luftës.
A. Te dhena Demografike Bazuar në të dhënat e Censusit 2001 dhe 2011, popullsia e Dropullit paraqet një dinamikë të fortë, e karakterizuar nga një trend negativ. Gjatë periudhës 10 vjecare 2001-2011, popullsia totale e Dropullit është reduktuar me 13,487 banorë, që do të thotë se ajo është zvogëluar në masën 79%. Kjo përqindje ndryshimi e popullatës është e lartë sidomos në Dropullin e Sipërm që arrin në masën 89% Popullsia, numri I familjeve, njesite administrative, 1
Dropull i Poshtem 2793 familje, 9333 banore Dropull i Siperm 3159 familje, 10305 banore Pogon 957 Familje, 3047 Banore
Mosha mesatare, 40-50 vjeç
Siperfaqja e ndare ne rurale dhe urbane dhe sipas njesive administrative.
DROPULL I SIPERM 167 KM 2 DROPULL I POSHTEM 120 KM2 POGON 177 KM2
B.
Infrastrukture
Rruge Rurale dhe Urbane ne total dhe sipas njesive administrative
TOTALE 118 km DROPULL I SIPERM 56.5 km DROPULL I POSHTEM 22.2 km OGON 39.3 km
Linjat e transporti ne total dhe sipas njesive administratve
80% GJITHSEJ LINJA NE 1 - 12 ORARE NDERQYTETESE DROPULL – GJIROKASTER-DROPULL L.INJA 2 - 5 ORARE SOFRATIKE-GJIROKASTER-SOFRATIKE – NJESIA ADMINISTRATIVE DROPULL I POSHTEM GJIROKASTER LINJA 3 – 5 ORARE VRISERA – JERGUCAT – DERVICIAN NDERMEJT NJESISEE ADMINISTRATIVE DROPULL I SIPERM DHE DROPULL TE POSHTEM
Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale.
100%
Sherbimi me uje dhe kanalizime, mbulimi ne % Me uje 100 % Kanalizime ska % 2
Mbulim me sherbim pastrimi ne % 70%
C. Edukimi Shkolla te mesme, 2 Shkolla 9 vjecare 2
Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative 3 kopshte ne total 1 NE QENDER TE BASHKISE NE JERGUCAT 2 NE NJESINE ADMINISTRATIVE DROPULLI P OSHTEM Cerdhe 0
D. Bujqesia Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative,
SIPERFAQE TOTALE PYJE 10.058.77 HA DROPULL I SIPERM 3237.37 HA DROPULL I POSHTEM 597 HA POGON 6223.9 HA
SIPERFAQE TOTALE KULLOTA 12.894.4 HA DROPULL I SIPERM 3673.4 HA DROPULLI POSHTEM 3.257.8 HA POGON 5.963.5 HA Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, SIPERFAQE BUJQESORE TOTAL 6411 HA DROPULL I SIPERM 2800 HA DROPULL I POSHTEM 3210 HA POGON 400 HA 3
Prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total.
Drithera 2800 ton Jonxhe 10000 ton Rrush 700 ton
Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative,
KANALET KULLUESE TOTAL 200 KM DROPULL I SIPERM 87 KM DROPULL I POSHTEM 95 KM POGON 18 KM
Mbulimi me kullim dhe vaditje.
SIPERFAQE QE KULLOHET NE TOTAL 5934 HA SIPERFAQE QE VADITET NE TOTAL PER 2018 403.14 HA
E. Industria Atraksione turistike e rezerva natyrore: zonës për zhvillimin e turizmit. Turizmi me gjasa përbën në të ardhmen edhe një mundësi për diversifikimin e aktivitetit ekonomik. Krahina e Dropullit përfaqëson një trevë shumë të pasur etno-kulturore. Zona ka ruajtur dhe transmetuar vallen e bukur të krahinës, kostumet e pasura dhe motivet epirote të klarinetës. Traditat kulturore dhe fetare janë të ruajtuara me fanatizëm nga popullata lokale. Në territor gjenden kisha e manastire të bukura e shumë të vjetra të tilla si: kisha e Panajasë në Peshkopi që daton prej 1100 vjetësh, manastiri i Goranxisë, amfiteatri i Sofratikës e shumë monumente të tjera kulturore dhe historike jo më pak të rëndësishme, të cilat për shkak të infrastrukturës së dobët lidhëse mbeten të vështira për t’u aksesuar. Zona e Sotirës ofron burime dhe atraksione natyrore që favorizojnë zhvillimin e turizmit familjar dhe të aktiviteteve të ndryshme turistike në natyrë. Edhe këtu problem mbetet aksesi i vështirë për shkak të infrastrukturës rrugore të dobët. Zona e Dropullit shquhet për traditë të pasur në prodhimin e produkteve blegtorale si djathi etj. Gjithashtu, kuzhina lokale karakterizohet nga një menu e pasur dhe e shijshme. Prodhimet e certifikuara bio lokale të ndërthurura me një etnografi të pasur të komuniteteve lokale ofrojnë kushte ideale për zhvillimin e agro-turizmit. Pozicioni i afërt gjeografik me zonën urbane të Gjirokastrës mund të luajë një rol të madh në zhvillimin e agro turizimit, si një mënyrë e popullatës urbane për të qenë më afër natyrës, qetësisë, kulturës dhe traditave lokale. Turizmi në Dropull favorizohet edhe nga afërsia fizike me rajonet kufitare të Janinës, Gjirokastrësdhe Sarandës, të cilat përfaqësojnë destinacione 4
turistike kryesore në atë hapësirë gjeografike. Të dyja këto të fundit orientojnë rryma të lëvizjeve të turistëve vendas dhe të huaj. Ndaj, nëpërmjet bashkëpunimit ndërvendor, turizmi mund të nxitet edhe më shumë si një drejtim për diversifikimin e ekonomise lokale. Territori i bashkisë ka burime natyrore të shumta të cilat përbëjnë një vlerë të shtuar për ekonominë lokale, që ofrojnë mundësira për diversifikimin e aktivitetit ekonomik nëpërmjet formave të ndryshme të turizmit. Burimet natyrore kushtëzojnë zhvillimin e ekoturizmit dhe agro turizmit. Zona është e pasur me vlera natyrore, tradicionale, kulturore e historike. Zona është e pasur me burime hidrike sic janë burimet natyrore: Manxifa, Selo, Gryka dhe burimet e vogla vendore, të cilat janë potenciale që duhen të shfrytëzohen për të përmirësuar shërbimin e furnizimit më ujë të pijshëm të popullatës lokale. Bimët eterovajore dhe medicinale përfaqësojnë një tjetër pasuri natyrore të zonës. Ka një shumëllojshmëri të tyre në këtë zonë. Grumbullimi i këtyre bimëve mund të përfaqësojë një aktivitet ekonomik të popullatës lokale që jetojnë në pjesën kodrinore malore. Rivitalizimi i një aktiviteti të tillë do të kërkojë edhe aftësimin e popullatës lokale për vjeljen e tyre në mënyrat e duhura, me qëllim të ruajtjes së qëndrueshmërisë mjedisore.
Monumente te trashegimise kulturore NR.
EMËRTIMI I MONUMENTIT
FSHATI
ADRESA NJ. BASHKIA ADMINISTRATIVE
QARKU
1
KALAJA SELOS
Selo
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokastër
2
KALAJA E PEPELIT
Pepel
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokastër
3
RRËNOJAT E TEATRIT ANTIK
Sofratikë
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokastër
4
VARRI MONUMENTAL DHE UJËMBJELLËSI NË JORGUCAT
Jorgucat
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokastër
5
VARREZA ANTIKE NË V.L.TË FSHATIT SOFRATIKË
Sofratikë
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
6
URA NË FSHATIN HASKOVË
Haskovë
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
5
7
URA NË FSHATIN GRAPSH
8
URA E MADHE E GURIT E KAÇARELLOS, MBI LUMIN KAÇARREL
9
URA E GURIT E ÇIMINXHIT, MBI LUMIN E SOPIKUT
10
PUSI KARAKTERISTIK PRAPA GJELLTORES SË FSHATIT SOFRATIKË
11
12
Grapsh
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
Dropull
Gjirokastër
Pogon
Dropull
Gjirokastër
Sofratikë
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokastër
STERA E UJIT NË FSHATIN VANISTËR
Vanistër
Dropull I Poshtëm
Dropull
Gjirokastër
Goranxi
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokastër
13
ÇEZMA NË GUVËN SHKËMBORE PRANË MANASTIRIT TË SHËN MËRISË ÇEZMA ME KUPOLË
Selckë
Pogon
Dropull
Gjirokastër
14
ÇEZMA E HLLOMOS
Hollmo pogon
Pogon
Dropull
Gjirokastër
15
MANASTIRI I SHËN QIRJAKUT DHE JULITËS
Dhuvjan
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokastër
16
MANASTIRII I SHËN MËRISË
Goranxi
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokastër
17
MANASTIRI I UNGJËLLIZIMIT
Vanishtë
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokastër
18
KISHA E MANASTIRIT TË SHPËRFYTYRIMIT
Catiste
Pogon
Dropull
Gjirokaster
19
KISHA E MANASTIRIT TË SHËN TRIADHËS
Pepel
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokaster
20
KISHA E MANASTIRIT TË PROFET ILISË
Jorgucat
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokaster
21
KISHA E MANASTIRIT TË SHËN MËRISË
Koshovice
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokaster
22
KISHA E SHËN MËRISË SË DRIANOS
Zervat
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokaster
23
KISHA E SHËN MËRISË
Sopik
Pogon
Dropull
Gjirokaster
6
24
KISHA E SHËN MËRISË
Zervat
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokaster
25
KISHA E SHËN MËRISË
Peshkëpi e Sipërme
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokaster
26
KISHA E SHËN MËRISË
Vllahogora nxi
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokaster
27
KISHA E SHËN MËRISË
Derviçan
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokaster
28
KISHA E SHËN KOLLIT
Dhuvjan
Dropull I Poshtem
Dropull
Gjirokaster
29
KISHA E SHËN THANASIT
Polican
Pogon
Dropull
Gjirokaster
30
IKONOSTASI I KISHËS SË SHEN THANASIT
Selo
Dropull I Siperm
Dropull
Gjirokaster
31
KISHA E SHËN E PREMTES
Hllomo
Pogon
Dropull
Gjirokaster
32
KISHA E SHËN E PREMTES
Selckë
Pogon
Dropull
Gjirokaster
33
KISHA E MEZHARIT
Polican
Pogon
Dropull
Gjirokaster
34
RRËNOJAT E BAZILIKËS PALEOKRISTIANE, PRANË FSHATIT GORICË
Goricë
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
35
RRËNOJAT E KISHËS SË SHËN ANËS (PANAJOTOPULLA)
Derviçan
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
36
BANESA E ZAHARI STERIES
Derviçan
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
37
BANESA E VASIL DRAZHES
Hllomo
Pogon
Dropull
Gjirokastër
38
KULLA E VANGO DULES
Derviçan
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
39
KULLA E MIHO NGJELËS
Goranxi
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
40
KULLA E NIKO NGJELËS
Goranxi
Dropull I poshtem
Dropull
Gjirokastër
7
F. Administrata e bashkise: Nr i punonjesve. Bashkia Dropull ka ne perberje te administratese se saj 114 punonjes Buxheti i tre viteve te fundit 2017- 179,832 leke 2018 - 192,777 leke 2019- 186,015 leke Projektet me te rendesihme te realizuar ne mandatin e fundit
‘’UNAZA POGON ‘’ UJESJELLESI I MANXIFES
G.
Taksat dhe Tarifat Vendore (lek/vit):
TAKSA E PASURISE Per banim 9.1 lek/m2 BIZNESI Per veprimtari tregtimi dhe sherbimi 79 l/m2 Per veprimtare industrial (prodhim) 26.3l/m2 Per veprimtari bujqesore-blektorale 15.8 l/m2
Taksa per Token bujqesore Niveli I takses mbi token bujqesoreparaqitet si me poshte; a) Kategoria e b) Kategoria e c) Kategoria e d) Kategoria e dh)Kategoria e e) Kategoria e f) Kategoria e
I II III IV V VI VII
2800leke /ha ne vit 2100 leke /ha ne vit 1400 leke/ha ne vit 1350 leke/ha ne vit 1250 leke/ha ne vit 1200 leke/ha ne vit 1100 leke/ha ne vit
Klasifikimi sipas kategorive te tokes bujqesore behet nga strukturat e Ministrise se Bujqesise. Taksa e Truallit 0,14lek/m2/vit per qellime banimi nga individet 12leke/m2/vit per qellime biznesi. 8
Taksa e Tabeles Per qellime identifikimi brenda territorit ku zhvillohet veprimtaria Mbi 2m2 deri ne 10m2 E thjeshte(pa ndricim) 5600 l/m2 Me ndricim te thjeshte 9200l/m2 Mbi 10m2 deri 20m2 E thjeshte(pa ndricim) Me ndricim te thjeshte
4760 l/m2 7820l/m2
Per qellime reklamimi table e thjeshte 10800 l/m2
TARIFA E PASTRIMIT Per familjaret 100lek cdo muaj BIZNESI Prodhim me karakter ushqimor si prodhim buke, embelsirash, pijesh, peshku, bulmeti, e artikuj te ndryshem te ngjashem me to, 7.000 leke ne vit NJESI SHERBIMI Veprimtari te tilla si: Riparime elektroshtepiake, radio, frigorifer, lavatriçe, etj Fotokopjimi, salon bukurie, e floktore, autoservis, lavazho, saldime, agjensi transporti, kurse kompjuteri, agjensi doganore, kembim valute , bilardo, lojra per femije e zyra te ndryshme,hotele. 5.000 lek ne vit
PROFESIONE TE LIRA Perfshihen si :avokate,mjeke,stomatolog, farmacist, ekonomiste, ekspert kontabel,mesues veteriner, ixhinjer te cilet ushtrojne aktivitet ne njesi fikse,10.000 leke ne vit TRASPORT MALLRASH E PASAGJERESH Perfshihen trasporti I mallrave ,pasagjereve me autobuze dhe taksi, 5.000 leke ne vit AMBULANTE Perfshihen subjektet qe nuk kane nje vendodhje fikse Makina vetem ne fshatra qe nuk funksionojne dyqanet e fshatit, 5.000leke ne vit TARIFE PASTRIMI PER SUBJEKTIN JURIDIK a. 40.000 leke ne vit per ente shteterore b. 40.000per çdo shoqeri tregtare b. 50.000 leke ne vit per çdo shoqeri prodhuese dhe ndertuese. 9
VIPAT ALFA-SHA 400.000leke/vit ELKA-SHA 300.000leke/vit Agjensi doganore 5.000lek/vit Tarifa e ndriçimit Kjo tarife do te aplikohet 200lek ne vit per çdo familje
Tarife per zenien e hapesires publike Niveli I tarifes 60leke/m2 ne muaj
H. Profili i Forces se Punes Bashkia Dropull karakterizohet nga tregues të ulët të forcës aktive tëpunës dhe të moshës së re. Ndërsa, treguesi i moshës së tretë është i lartë, më i larti në nivel kombëtar. Këta tregues flasin për plakje të popullsisë, dhe shpjegohet me fenomenin e emigrimit të popullisë në drejtim të Greqisë. Ky fenomen ka prekur shumë rininë dhe forcën më aktive të punësimit. Këto tregues të ulët të forcës aktive ndikojnë negativisht në zhvillimin ekonomik, sidomos të sektorit të bujqësisë. Megjithatë, ndryshe nga shumica e njësive vendore, shkalla e papunësisë për bashkinë mund të themi se paraqitet e ulët, 21.7% është indeksi i papunësisë për bashkinë, kur mesatarja për vendin e këtij treguesi ësht 29.3%. Indeksi i papunësisë për të rinjtë (mosha 1524 vjeç) paraqitet i lartë , 51.1% ndërsa papunësi te femrat 20% . Për shkak të natyrës mikse të ekonomisë lokale, banorët janë të punësuar në sektorë të ndryshëm si bujqësi, industri dhe shërbime. Ka rreth 122 biznese të vogla dhe 54 biznese të mëdha dhe vetëm një përqindje e vogël e tyre drejtohen nga gratë, ndërkohë që ka një numër të konsiderueshëm të grave që janë të punesuara në pozicione të ndryshme drejtimi në sektorët e brendshëm të subjekteve apo edhe si punëtore. Struktura e punësimit në këto sektorë paraqitet si më poshtë: në bujqësi janë të punësuar 10.2% e forcës aktive të punës, në industri rreth 32.4%, dhe në shërbime 57.3 Vihet në dukje se në Dropull funksionon një numër i konsiderueshëm biznesesh, disa prej të cilave me rëndësi jo vetëm rajonale. Kjo ka sjellë që në këtë zonë të ketë një numër të konsiderueshëm fuqie punëtore të angazhuar prej bashkive fqinje. Te papune punekerkues 37
10