Bashkia Shkodër - Profil i përgjithshëm

Page 1


Bashkia Shkodër Informacione te pergjithshme per Kandidatet per Keshillin Bashkiak A. Te dhena Demografike (Burimi Info PBA) 1. 2. 3. 4.

Popullsia, numri I familjeve, njesite administrative, popullsia sipas njesive administrative, mosha mesatare, siperfaqja e ndare ne rurale dhe urbane dhe sipas njesive administrative.

Bashkia Shkoder tashmë përfshin një territor me një sipërfaqe prej 872.71 km2 , dhe një popullsi prej rreth 204,954 banorë të regjistruar. Bashkia e Shkodrës ka në përbërjen e saj 11 njësi administrative: Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Pult, Rrethinat, Shalë, Shosh, Velipojë. Ajo ka nën administrimin e saj një qytet dhe 93 fshatra. 11 njësi administrative, 1 qytet dhe 93 fshatra Popullsia 204,954 (56% në qytet), (140,000 Cencus 2011), Familje 62,671 (59% në qytet), 873 km2 (50 herë më të madh se ish Bashkia Shkodër). 135 banorë/km². Qyteti ka 1,150 ha shtrirje fushore, 350 ha e zënë kodrat. Nga këndvështrimi strukturor demografik në Bashkinë Shkodër banojnë rreth 63 përqind e popullatës së qarkut Shkodër. Aktualisht kjo bashki ka një popullsi prej 204,954 banore. Perqëndrimi më i madh i popullsisë është në qytetin e Shkodrës me 56% të popullsisë (114,085 banorë), ndërsa për sa i përket njësive administrative, njësia me popullsinë më të madhe është ajo e Rrethinave me 23,923 banore. Njesitë e tjera më të mëdha nisur nga numri i popullsisë janë: Guri i Zi me 11,838 banore, Postriba me 11,730 banore, Berdica me 9,655 banore, Velipoja me 9,574 banore dhe Dajci me 8,998 banore. Tre njësitë e tjera më të vogla për nga numri i popullsisë janë Ana e Malit me 5,968 banore, Pulti me 3,249 banore, si dhe Shale e Shosh me 5,934 banore. Dendësia mesatare e popullsisë arrin 135 banore/km².Parë nga këndvështrimi i raportit gjinor, popullsia e Bashkisë Shkodër ruan një diferencë të lehtë përsa i përket ndarjes gjinore të popullsisë, në meshkuj e femra duke shprehur një situatë gjinore pothuaj të balancuar.

1


B. Infrastrukture (burimi PBA) 1. Rruge Rurale dhe Urbane ne total dhe sipas njesive administrative Bashkia e Shkodrës ka një rrjet rrugor prej 441 km. Situata e vleresuar në fund te vitit 2017: Siperfaqe totale e rruge-trotuare-sheshe urbane: • 200 506 m 2 , rrugë urbane • 37 420 m2 , sheshe urbane • 27 000 m2 , trotuare urbane 2. Linjat e transporti ne total dhe sipas njesive administrative a) Linja Bahçallek-Fermentim-Bahçallek b) Linja Qendër-Shirokë-Zogaj-Qendër 3. Siperfaqet e gjelbra ne qytet  Shërbimi realizohet për mirëmbajtjen e 72 600 m2 sipërfaqe të gjelbër, ku përfshihen 54 lulishte. Shërbimet për mirëmbajtjen e siperfaqes së barit, drurëve dekorativ, shkurreve, sipërfaqeve ujore, stolave, pastrim i rrugë të brendshme etj  Sipërfaqja e gjelber në Nj.A Velipojë është rikualifikuar duke realizuar mbjelljen e 124 pemëve dekorative.  Mirëmbahen në mënyrë të vazhdueshme gjithë drunjtë dekorativë të gjelbërimit rrugor.  Në Bashkinë Shkodër ka nevojë për shtimin e hapësirave të gjelbra dhe shlodhëse.  Shërbimi i gjelbrimit aktualisht realizohet në qytet dhe Nj.A Velipojë me sipërmarrje private; 4. Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale. Mirëmbajtja e gjithë rrjeti i ndriçimit publik në rrugë kryesore, dytësore në të gjithë Bashkinë:  1,210,000 m2 sipërfaqe e ndriçuar e mirëmbajtur;  38,000 m2 sipërfaqe e gjelbëruar e ndriçuar e mirëmbajtur  Mirëmbajtje e 4,640 ndriçuesve të zakonshëm;  Mirëmbajtje e 118 ndriçueve dekorativ; - Rritje e sipërfaqes së ndriçuar në qytet nga 1,210,000 m2 në në 1,241,200, nga 75 % sipërfaqe rrugësh e ndriçuar në rritjen në 77.7 % sipërfaqe e ndriçuar 5. Sherbimi i uje dhe kanalizime, mbulimi ne % (burimi PBA + raporti ERRU mbi performance 2017)  26,909 familje (76% në Shkodër qytet) furnizohen me ujë të pijshëm;  2,107 biznese furnizohen më ujë nga ujësjellësi;  Gjatë stinës së dimrit, sasia e prodhuar e ujit është 650 litra/ sek kurse gjatë stinës së verës, sasia e prodhuar e ujit është 850 litra/sek;  Rreth 78% e banorëve në NjA Shkodër furnizohen me ujë të pijshëm;  Nga UK Shkodër është marrë në dorëzim në Prill të 2017 Stacioni i pompimit Trush dhe depot që furnizojnë me ujë Njësinë Administrative Velipoje;

2


Ecuria e nivelit 2015(%) te matjes 37.14 Shkodër UK Shkodër Fshat 23.10

2016(%)

2017(%)

39.22 28.98

51.85 33.16

Ndryshimi 2017-2016 (%) 12.63 4.18

Rreth 22,176 familje janë të lidhur me rrjetin KUZ në Bashkinë Shkodër; - 2,156 biznese janë të lidhura në sistemin e KUZ; Rrjeti i kanalizimeve të ujerave të zeza në qytet është rreth 150 km; - Rreth 70 % e numrit të përgjithshëm të banorëve të qytetit Shkodër janë të lidhur me rrjetin KUZ. Kryesisht janë të pa lidhur me rrjetin KUZ zonat periferike të qytetit, të cilat funksionojnë me gropa septike; - Në Bashkinë Shkodër ka 2 impiante të pastrimit të ujërat të zeza në Velipojë, dhe në Shirokë; - Në Maj të vitit 2017, është bërë e mundur të fillohet procesi i inventarizimit të ITUP në Velipojë me shumë vështirësi dhe mungesë të një inventari përfundimtar mbi punimet e fazës së parë, të dytë dhe te trete. Në bazë të dokumentacionit që disponohet dhe sipas situacionit të datës 29.07.2015 (i dorëzuar në CD), janë konstatuar disa mangësi në zërat makineri dhe pjesë rezervë. Nuk kemi asnje informacion zyrtar apo dokumentacion të dorëzuar për orientimin drejt lidhjeve me kanalizimet e ujerave të ndotura, sipas fazave të projektit. Nisur nga këto problematika Ujësjellës Fshat nuk ka pranuar të bëhet pjesë e procesit të transferimit. Aktualisht këto dy sisteme me të gjitha mangësitë dhe vështirësitë e konstatuara, po punohet intensivisht për një operim dhe funksionim normal nga UK Shkodër. - Stacioni i Shirokës i cili bën të mundur trajtimin e ujërave të përdorura që grumbullohen nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza të zonës turistike të Shirokës dhe i shkarkon në liqen është në efiçencë të plotë dhe mirëmbahet në mënyrë të vazhdueshme nga UK Shkodër sh.a

Mbulimi kanalizime Shkodër UK

2015(%)

2016(%)

2017(%)

65.98

42.51

40.95

Ndryshimi 2017-2016 (%) 1.56

Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të bardha i qytetit të Shkodrës (për mbledhjen dhe largimin e ujërave të shiut) funksionon i ndarë nga rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza; - Gjatësia e përgjithshme e sistemit të kanalizimeve të KUB për qytetin është rreth 54 km. Rreth 37 km përbëhen nga tubacione të mbyllura dhe pjesa tjetër janë kanale të hapura; - Sistemi kryesor i drenazhimit mbulon rreth 70% të zonave formale të qytetit, ndërsa në zonat informale zë një mbulim shumë më të ulët. - Gjatë vitit 2017 është kryer mirëmbajtje e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e rrjetit KUB qytet:  Mirëmbajtje dhe pastrim i 3,800 ml kanale të mëdha kulluese në segmentet:  Mirëmbajtje KUB Tepe-Kir  Mirëmbajtje KUB Bahçallek-Bërdicë  Mirëmbajtje KUB Bahçallëk Bërdicë sekondari I i anës së rrugës,  Mirëmbajtje KUB Bahçallëk Bërdicë sekondari II;  Mirëmbajtje KUB Telekom-Kinema Millenium,  Mirëmbajtje KUB Ura Dervishbeg-Sheshi Isa Boletini,  Mirëmbajtje KUB Fusha e Druve-Bonifikime.  Pastrim i 15,000 ml kuneta dhe kanale që përbëjnë ngarkesën tipike gjatë një muaji në rrugët: Fahri Ramadani, Rr. Ura (kanal i hapur), Tepe (kanal i hapur). 3


6. Mbulim me sherbim pastrimi ne % (burimi diagnostifikimi per SWM BtF)

Nr. i popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave

143 194

% e popullsisë që shërbehet me grumbullimin e mbeturinave

93

% e Territorit që mbulohet me shërbim me grumbullimin e 85 mbeturinave

C.

Edukimi (burimi dok arsimi parashkollor + web bashkia + PBA)

1. Shkolla te mesme, 2. 9 vjecare dhe Numri i shkollave në Bashkinë Shkodër është 90.  Numri i nxënësve është 17 200, 7830 vajza  Janë kryer të gjitha pagesat për shërbimin e 181 personel ndihmës në shkollat e Bashkisë së Shkodrës.  Numri i konvikteve në Bashkinë Shkodër është 2 me 120 nxënës, 5 vajza  Janë kryer të gjitha pagesat për shërbimin e 41 personel edukator dhe ndihmës në konviktet e Bashkisë së Shkodrës.  Bashkia Shkodër mbështet funsionimin e plotë të shkollës speciale me 81 nxënës, 31 vajza  Gjatë vitit 2017 janë ngrohur objektet shkollore  58 objekte të arsimit në janë furnizuar me dru zjarri, 5 shkolla në qytet dhe 53 shkolla në Njesitë Administrative  48 objekte të arsimit janë furnizuar me gaz, 22 shkolla në qytet dhe 26 shkolla në Njesitë Administrative  4 objekte të arsimit ngrohen me kaldajë me naftë 3. Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative 1. Numri i kopshteve ne qytet 2. Numri I kopshteve ne fshat

23 36

23 kopshte ne qytet frekuentohen nga 726 fëmijë,t ë ndarë në 436 fëmijë me drekë dhe 290 fëmijë pa drekë, si dhe personeli i kopshteve gjithesejt 172 persona, e përbërë nga 130 edukatore dhe 42 personel sherbimi. 4. Cerdhe 4 cerdhe ne qytet – frekuentohen nga 181 foshnje (0 – 3vjeç), personel gjithesejt 58 veta,e ndarë administrata 6 vete ,1 drejtore , 38 kujdestarë dhe shërbime mbështetëse 14veta dhe 4 punonjës zëvendësues

4


D. Bujqesia (burimi web bashkia+ PBA) 3. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative, 4. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total. 5. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative, 6. Mbulimi me kullim dhe vaditje. Aktualisht brenda territorit administrativ të Bashkisë Shkodër gjendet një nga pellgjet ujëmbledhës më të mëdhenj në vend me një sipërfaqe prej rreth 19340 km² (Shala, Kiri, Buna e Drini) ku impakti i tij në territor është shume i madh. Vetëm brenda territorit administrativ të Bashkisë Shkodër kemi një gjatësi vije lumore ( Drin, Bunë, Kir) rreth 168.7 km. Vetëm vija liqenore është 24.3 km ndërsa ajo bregdetare 14 km. Pyjet e Bashkisë Shkodër zenë rreth 50% te territorit administrativ të saj me një siperfaqe prej rreth 43807.4 ha. Ku rreth 30992 ha jane pyje, rreth 5377.6 ha jane kullotë dhe sipërfaqja tjetër është bimësi pyjore, inproduktive etj. Pyjet kontribuojnë në mënyrë efektive në zhvillimin e qëndrueshëm, nëpërmjet sigurimit të mirëqenies njerëzore, sigurojnë një mjedis të shëndetshëm dhe mbështesin zhvillimin ekonomik të zonës në tërësi. Potenciali unik i pyjeve mbështet një ekonomi të gjelbër, cilësinë e jetës dhe ndikon në zbutjen e ndryshimeve klimatike. Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm ekonomik të Bashkisë Shkodër. Numri i fermave bujqësore është rreth 11200 dhe me drejtim kryesisht blegtoral, perime dhe fruti kulturë (për tregun lokal), me një madhësi mesatare prej 1.1 Ha/fermë e ndarë kjo në 2-3 parcela. 48% e popullsisë së Bashkisë Shkodër banon në zonat Rurale. Sipërfaqja e tokës bujqësore është 16054 Ha ose 22.4% e territorit të Bashkisë, tokë subargjilore e mesme (SAM) dhe me bonitet mesatar III-IV. Me delegimin e funksioneve të reja Bashkia Shkodër ka trashëguar kanale ujitëse 213 km,nga këta funksional 37 km dhe jo funksional 176 km,ndërsa kanale kulluese gjithsej 729.8 km nga këto 106.5 km kanale të dyta dhe 506.4 km kanale të treta kullues në pjesën më të madhe të tyre të papastruar prej vitesh Sipërfaqet pyjore dhe kullosore të Bashkisë Shkodër Kategoritë e pyllit në administrim të Bashkisë Shkodër janë pyll i rallë, pyll i dendur, shkurre të rrallë, shkurre të dendur, livadhe e kullota. Pyjet janë të larta dhe përbëhen kryesisht nga Ahu, Dushku (Lis), Gështenja, Frashëri. Pyjet shfrytëzohen dhe për prodhime të dyta pyjore dhe bimë medicinale. E gjithë zona është e pa sur me bimë medicinale si sherebela, trumza, dëllinja e kuqe dhe prodhime të dyta pyjore si gështenja, lëndë lisi, bohçe pishe etj. Asete Pyje Kullota Sipërfaqe inproduktive Tokë djerr Bimësi pyjore Sipërfaqe gjithsej

Sipërfaqe ha 30992 5377 5556 1029 851.5 4305.5 5


E. 1. 2. 3. 4.

Industria

Rezerva natyrore: Plazhe, vende turistike minerale, hidrokarbure, rezerva ujore/hidropowers etj,

Sistemi hidrografik “Liqeni i Shkodrës - Lumi Drin – Lumi Buna”, grumbullon ujërat e një pellgu me sipërfaqe të përgjithshme prej 19.582 km2.Kjo sipërfaqe e konsiderueshme ujëmbledhëse, me reliev të lartë dhe të thyer malor e me reshje të bollshme intensive, me një ndërtim të posaçëm litologjik të terrenit, në praninë e formacioneve të përshkueshme gëlqerore bën të mundur që rrjeti hidrografik i këtij pellgu të shquhet për një potencial të lartë dhe mjaft të larmishëm hidrik. Në këtë rrjet përfshihen: Liqeni i Shkodrës, lumenjtë Drin, Bunë, Kir e Gjadër. Veçanti në këtë aspekt përbën delta e lumit Bunë me ishujt e saj karakteristikë aluvionalë. Të para në aspektin e biodiversitetit e produktivitetit natyror, rrjeti hidrik, e sidomos ai hidrografik i Shkodrës, ka vlera të veçanta e pothuajse unikale. Nga pikëpamja shkencore dhe njohuritë mbi liqenin, informacioni mbi biodiversitetin e tij është i pasur. Larmia biologjike e liqenit të Shkodrës është shtuar nën kushtet e jashtëzakonshme gjeomorfologjike, gjeografike, klimatike dhe ekologjike. Larmia biologjike është e lartë dhe e gjithë zona konsiderohet një rezervë biogjenetike me rëndësi europiane. Liqeni i Shkodrës ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë dhe në kufi me Malin e Zi. Ai ka një lartësi mesatare prej 5 m mbi nivelin e detit dhe është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik, me një sipërfaqe prej 368 km² nga të cilat 149 km² shtrihet në territorin Shqiptar dhe pjesa tjetër në Malin e Zi. Thellësia mesatare është 10 m, temperatura mesatare e ujit është 16.5 ˚C dhe mbizotëron klima mesdhetare. Liqeni i Shkodrës përfaqëson rrjetin më të madh të ujërave të ëmbla në Mesdhe. Biodiversiteti i liqenit të Shkodrës u zhvillua në kushte unike gjeomorfologjike, gjeografike, klimatike, hidrologjike dhe ekologjike. Ai karakterizohet nga një zhvillim i madh i bimësisë ujore makrofite, rreth 164 lloje që i përkasin 66 gjinive dhe 43 familjeve. Sipërfaqe të tëra të bregut lindor janë të mbuluara nga bimë të ndryshme ujore e në këtë mënyrë bregu ka tipare eutrofike. Në ujërat e liqenit jetojnë 54 lloje peshqish të tilla si: krapi, ngjala, kubla, qefulli, levreku etj. Numri relativisht i lartë i llojeve endemike i jep liqenit një rëndësi të veçantë në nivelin rajonal. Liqeni i Shkodrës është një zonë mjaft tërheqëse për shpendët, dhe avifauna e tyre karakterizohet nga një diversitet i lartë me 271 lloje që i përkasin 18 vendeve. Gjithashtu njihen rreth 152 lloje insektesh të zoobentosit, kryesisht në fazën larvare. Kjo pasuri e madhe i dedikohet kushteve të përshtatshme që liqeni ka. Pozita e favorshme gjeografike ku ndërthuren deti dhe lumi, laguna dhe rezervati natyror, fushat pjellore, kënetat dhe pyjet, kodrat dhe malet i japin vendit një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit detar, lumor dhe malor, të peshkimit dhe të gjuetisë, të zhvillimit të kulturave të ndryshme bujqësore dhe të blegtorisë. Përmendim këtu plazhin me gjatësi 14 km dhe gjërësi rreth 300 m, rëra e pashfrytëzuar dhe me cilësi kuruese si dhe uji i pastër, bën që Velipoja të frekuentohet çdo vit e më tepër nga pushues vendas dhe të huaj. Vendimi nr.682, datë 2.11.2005 që shpall lumin Buna dhe territoret ligatinore rreth tij “Peisazh ujor/tokësor i mbrojtur” ku hynë dhe ishulli i Franc 6


Jozefit, rezervati i Velipojës, laguna e Vilunit, plazhi i Baks – Rrjollit dhe këneta e Domnit është një tjetër avantazh për zhvillimin e turizmit në Velipojë. Velipoja është e pasur në burime natyrore. Sipërfaqet pyjore dhe shkurrore, sipërfaqet lagunore, dunat ranore dhe bregdetare, kënetat, rezervati natyror janë një pjesë e burimeve natyrore të njësisë. Velipoja është e pasur dhe me rezerva peshku, kafshë dhe shpend të egër që janë gjithashtu dhe specie te mbrojtura si derri i egër, dhelpra, çakalli, lepuri, rosa, fazani, shpendët shtegtarë: rosa, pata, shapka, pulëbardha dhe çafka, si dhe në bimë medicinale. Parku Kombëtar i Thethit ka një sipërfaqe prej 2.630 ha, nga të cilat 1.680 hektarë janë pyje dhe pjesa tjetër janë kullota dhe sipërfaqe shkëmbore. Ai është shpallur tashmë “Park Kombëtar” dhe mbikqyret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Thethi është i vetmi park kombëtar në Qarkun e Shkodrës dhe i dyti për nga madhësia e parqeve kom bëtare në Shqipëri pas Dajtit. Thethi ka një distancë rreth 70 km larg qytetit të Shkodrës, në pjesën veriore të Njësisë Administrative Shalë. Ai ndodhet 740-950 metra mbi nivelin e detit dhe rrethohet nga Alpet Shqiptare, me një lartësi deri në 2.694 metra të malit Jezercë. Thethi ka rreth 70 burime ujore, me cilësi të lartë të ujit dhe të pastërtisë. Flora dhe fauna e zonës janë mjaft të pasura, me 1.100 lloje bimësh, që përbëjnë gati 1/3 e specieve bimore në vend. Gjithashtu, Thethi është interesant për atraksionet e tij kulturore, siç janë ndër timet e veçanta të quajtura “Kulla”, karakteristike për zonat malore të Shqipërisë Veriore. Parku Kombëtar i Thethit ka një sipërfaqe prej 2.630 ha, nga të cilat 1.680 hektarë janë pyje dhe pjesa tjetër janë kullota dhe sipërfaqe shkëmbore. Ai është shpallur tashmë “Park Kombëtar” dhe mbikqyret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura. Thethi është i vetmi park kombëtar në Qarkun e Shkodrës dhe i dyti për nga madhësia e parqeve kombëtare në Shqipëri pas Dajtit. Thethi ka një distancë rreth 70 km larg qytetit të Shkodrës, në pjesën veri- ore të Njësisë Administra- tive Shalë. Bujqësi dhe blegtori Bashkia Shkodër ka një sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore me një cilësi boniteti të lartë. Tokat bujqësore të kategorisë I-IV janë të shtrira në njësitë administrative Shkodër, Velipojë, Dajç, Bërdicë, Ana e Malit dhe Gur i Zi. Njësitë e tjera administrative kanë një bonitet më të ulët si rrjedhojë e relievit të thyer dhe përbërjes gjeologjike të tokës. Pyjet Bashkia Shkodër është e pasur në burime natyrore. Kjo është evidente veçanërisht në zonat e mbrojtura (Liqeni Shkodrës, Parku kombëtar i Thethit, peizazhi mbrojtur Bunë-Velipojë). Ekzistojnë lloje bimësh, të cilat kanë një mbulesë të konsiderueshme, në përqindje të lartë në raport me sipërfaqen e ekosistemit. Flora e zonës është e pasur me pyje bredhi, ahu, pisha, si dhe pemë frutore, bimë dekorative. Zona e Pultit, Shalës dhe Shoshit mbartin një biodiversitet të pasur me lloje drurësh si pisha, ahu dhe bredhi që krijojnë pyje të lartë, si dhe shkurre të shumëllojshme.

7


Burimet minerale kryesore Shkodra ka një numër të konsiderueshëm burimesh minerale në minierën e bakrit në PalajKarmë, 45 km larg qytetit. Burime të tjera të bakrit të papërpunuara gjenden në Turec, 40 km larg nga Shkodra. Për më tepër, ekzistojnë boksite (xeheror alumini) të ndodhura në Villgar, 13 km larg nga Shkodra. Mineralet jometalore gjenden në vendet e mëposhtme: • Kaolin (argjilë e bardhe e përdorur për të prodhuar porcelanin dhe disa barna mjekësore) në Domen-Postribë (13 km); • Burime dolomiti (gur gëlqeror) në Rrasek (11 km); • Burime rrioliti në Gur të Zi (6 km). Në periferi të qytetit të Shkodrës ka rezerva të mëdha lënde të papërpunuar për prodhimin e materialeve të ndërtimit, si çimento, gëlqere, tulla, tjegulla, qeramikë, mermer, gurë dekorativë, etj.

F. Sipermarrja private: 1. Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, Instat Sektori

2015

2016

2017

Bujqësia pyjet dhe peshkimi Industria Ndërtimi Tregtia Tranporti e Magazinimi

929 519 166 2,796 188

1,251 504 145 2,769 197

1,428 503 143 2,656 178

Akomodimi dhe shërbimi ushqimor

1,304

1,455

1,374

Informacioni e Komunikacioni Shërbime të tjera

81 1,216

94 1,260

130 1,280

2. Lista e nderrmarjeve me te rendesishme ne total dhe vendodhja ne njesi. Ndërmarrjet e prodhimit dhe përpunimit të tekstileve, këpucëve apo industrisë së lehtë kanë zhvilluar bizneset e tyre falë mbështetjes së dhënë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të tjera publike. Që nga fillimi i viteve ‘90 në zonën industriale Shkoder janë vendosur biznese me kapitale vendase dhe të huaja, ku nga më kryesoret mund të përmendim:

8


1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9.

FG SHOES BERTTON MADISH ALB-KONF MODA-TELI FELIX.M LAURUS SHQIPERIA TRIKOT SILVANA SH

G. Administrata e bashkise: (burimi PBA) 1. Nr i punonjesve.  Numri i punonjësve me kohë të plotë (2019) 988  Numri i punonjësve me kohë të pjesshme (2019) 65

2. Buxheti i tre viteve te fundit dhe projektet me te rendesihme te realizuar ne mandatin e fundit, volume i te ardhurave, 2016 2,638,028

Buxheti 3 vitet e fundit

2017 3,048,413

2018 2,906,349

2016 507,662

2017 624,684

2018 728,263

2019 697,981

2020 697,791

2021 704,376

1.Të Ardhura Nga Taksat Lokale

195,810

278,096

279,916

313,463

316,734

320,052

2. Të Ardhura Nga Taksat E Ndara

54,447

57,207

74,261

74,560

75,994

77,456

3. Të Ardhura Nga Tarifa Vendore

239,278

241,838

293,312

287,428

289,065

290,714

4.Të Ardhurat E Tjera

18,127

47,543

80,774

22,530

15,998

16,154

A.Të Ardhura Nga Burimet E Veta

B.Të Ardhura Nga Buxheti Qendror Transferta e pakushtëzuar Transferta e kushtëzuar Trasferta specifike D. Fonde te trasheguara

1,872,040 1,946,673 1,814,905 2,054,125 2,075,170 2,294,395 490,679

555,124

606,231

1,101,920 1,077,963 279,441 259,835

313,586 489,707

857,197 351,477 720,084

9

630,668

664,918

729,743

1,069,689 1,056,484 1,210,884 353,768 242,042

353,768

353,768


Totali i Burimeve Buxhetore

2,639,537 3,061,064 3,263,252 2,994,148 2,772,961 2,998,771

H. Taksat dhe Tarifat Vendore (lek/vit): (Burimi Info PBA) 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

Taksa e Pasurise, Taksa e Truallit dhe e tokes bujqesore, Taksa tabeles, Tarifa e Pastrimit, Gjelberimi, Ndricimi, Ujesjelles/kanalizimin ne leke ne vit, Tarifa e zenies se hapsires publike

1. Taksa e Pasurise, 2. Taksa e Truallit 3. Taksa e tokes bujqesore, 4. taksa tabeles, 5. Tarifa e Pastrimit, 6. Gjelberimi, 7. ndricimi, 8. ujsjelles/kanalizimin ne leke ne vit,

I.

2016 103,605 8,917 3,312

2017 112,894 11,541 4,478

2018 158,836 14,100 21,736

2019 153,912 12,500 21,736

2020 155,451 12,625 21,953

2021 157,006 12,752 22,173

16,594 123,412 20,442 28,092 NA

16,934 133,038 21,627 29,755 NA

15,650 166,879 21,509 34,267 NA

15,700 166,891 21,510 34,270 NA

15,857 167,726 21,618 34,442 NA

16,016 168,564 21,727 34,615 NA

Profili i Forces se Punes (Burimi Info PBA + web bashkia)

1. Te punesuar 2. Te papune 3. Te papune punekerkues Punësimi: Struktura e punësimit sipas sektorëve i referohet periudhës së nëntë mujorit të vitit 2018: • 25 % janë të punësuar në sektorin publik. • 75 % janë të punësuar në sektorin privat. Për 9 mujorin e vitit 2018 rezulton se numri i të punësuarve në Bashkinë Shkodër është 27,753 persona, nga të cilat 7044 punonjës janë të punësuar në sektorin publik dhe 20,709 punonjës në sektorin privat. Numri më i madh i të punësuarve është në qytetin Shkodër, ndjekur nga Njësia Administrative Rrethina. Ndërsa njësitë administrative me numrin më të ulët të punësimit janë Postriba, Pulti, Shalë dhe Shosh. Megjithatë vlerësimi real i numrit të punësuarve në vend vështirësohet për shkak të mosdeklarimit nga personat që ushtrojnë veprimtari ekonomike jobujqësore/bujqësore, por që nuk figurojnë të regjistruar. Prandaj mendohet se ky numër punësimi është edhe më i lartë. Një dukuri e tillë është e lidhur me lëvizjet migruese e cila ka sjellë një ulje të numrit të popullsisë në zonat rurale krahasuar me 10


periudhën e fillim viteve ‟90, duke çuar në krijimin e qendrave urbane me dendësi popullsie deri në 230.18 banorë/km² (Bashkia Shkodër) dhe zona më pak tërheqëse për banim me dendësi prej 4.4 banorë/ km² (Shalë, Shosh, Pult). Kjo reflekton edhe përqendrimin ekonomik drejt qytetit Shkodër. Ndërveprim të dendur me qytetin e Shkodrës rezultojnë të kenë njësitë Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi etj. Papunësia: Niveli i lartë i informalitetit, emigracioni, përsonat në moshë pune të cilët nuk figurojnë të regjistruar, vështirësojnë vlerësimin real të papunësisë në vend.Bazuar në të dhënat paraprake të marra nga Drejtoria Rajonale e Punësimit për nëntë mujorin e vitit 2018 rezulton se numri i të papunëve 19-64 vjeç është 5794 persona. Nga analiza e strukturës së papunësisë sipas grupmoshave, shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë punë 19-39 vjeç është 36%, ndërsa përqindja e të papunëve të regjistruar të grupmoshës mbi 40 vjeç është më e lartë. Kjo ka lidhje me kërkesat në rritje të tregut të punës për mosha relativisht të reja. Për periudhën e nëntë mujorit të vitit 2018 rezultojnë të regjistruara si punë kërkuese të papuna 2850 femra ose 49% e totalit të të papunëve të regjistruara.

11



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.