BASHKIA KAVAJË Përmbledhje informacioni
Hyrje Ne fillim te muajit Tetor 2018, është bërë aktiv Projekti BASHKI TË FORTA (BtF), i Kooperacionit Zviceran, objektivi i të cilit është mbështetja e Bashkive në gjithë territorin e vendit. Ky projekt, faza e parë e të cilit do të zgjasë deri në vitin 2022, aktualisht shpreh angazhimin kryesor të Kooperacionit Zviceran në Shqipëri. Projekti BASHKI TË FORTA, mbështet bashkitë në katër tematika/sektor kryesorë: • • • •
Arsimin Parashkollor; Fuqizimin e Këshillave Bashkiak. Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve; Buxhetimin bazuar në modelet e Performancës;
Duke u fokusuar tek fuqizimi i Këshillave Bashkiak, Projekti Bashki te Forta ka parashikuar të organizojë trajnime për disa Këshilltarë të përzgjedhur nga forcat kryesore politike ne gjithë bashkitë e vendit. Ky Raport është hartuar nga Projekti Bashki të Forta me qëllim informimin e kandidatëve për këshilltar bashkiak në zgjedhjet vendore të ardhshme. Informacioni i dhënë përmbledh tematika territoriale, demografike, zhvillimore dhe të infrastrukturave kryesore të sektorëve të ndryshëm të bashkisë Tuaj. Në kapitujt e fundit trajtohen edhe disa aspekte të organizimit administrativ, financiar dhe fiskal aktualisht në fuqi. Instrumentet bazë që janë përdorur gjatë hartimit janë: • • • • •
Faqja zyrtare e bashkisë; Plani i Përgjithshëm Vendor; Buxheti Afat-mesëm 2018-2020; Paketa Fiskale 2018, 2019; Dokumente të tjerë strategjik zhvillimor të publikuar rishtazi.
Sa më sipër, për çdo kapitull apo paragraf është shënuar burimi nga është marrë informacioni që referohet. Shumica e të dhënave janë konsultuar edhe me ekspert zyrtarë të bashkisë Tuaj. Rikard Luka Bashki të Forta Koordinator Rajonal, Prefektura Tiranë
AKRONIME AKBN AKM AKPT ASIG AZHT BE FSHZH GIZ IGJEUM INSTAT KKT KLSH KQZ MIE MTM NJA NJQV PPV RAT UPT VKB VKM
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore Agjencia Kombëtare e Mjedisit Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit Autoriteti Shtetëror për të Dhënat Gjeohapsinore Agjencia e Zhvillimit të Territorit Bashkimi Evropian Fondi Shqiptar i Zhvillimit Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit Instituti i Statistikave Këshilli Kombëtar i Territorit Kontrolli i Lartë i Shtetit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Njësi Administrative Njësi e Qeverisjes Vendore Plan i Përgjithshëm Vendor Reforma Administrative Territoriale (Miratuar në 2014) Universiteti Politeknik i Tiranës Vendim i Këshillit Bashkiak Vendim i Këshillit të Ministrave
TABELA E PËRMBAJTJES 1.
2.
Bashkia Kavajë
1
1.1.
Profil i bashkisë
1
1.2.
Të dhëna të përgjithshme
1
Infrastruktura
4
2.1.
Infrastruktura rrugore
4
2.2.
Furnizimi me ujë
6
2.3.
Kanalizimet
8
2.4.
Menaxhimi i Mbetjeve
10
2.4.1.
Struktura organizative
10
2.4.2.
Menaxhimi i Mbetjeve
10
2.4.3.
Nisma për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime
11
3.
Edukimi
11
4.
Bujqësia
13
5.
Industria
15
6.
Sipërmarrja private
15
7.
Administrata e bashkisë
17
7.1. 8.
Buxheti i 3 viteve të fundit
Taksat dhe tarifat vendore 8.1.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme
18 19 19
8.1.1.
Taksa mbi ndërtesën
19
8.1.2.
Taksa e tokës bujqësore
21
8.1.3.
Taksa mbi truallin
21
8.2.
Tarifa e pastrimit, largimit të mbeturinave si dhe e shërbimeve publike
22
8.3.
Tarifa për zënien e hapësirave publike për zonën e plazhit
23
8.4.
Tarifa e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
24
LISTA E FIGURAVE Fig. 1.1 Stema zyrtare e Bashkisë Kavajë ....................................................................................... 1 Fig. 1.2 Harta e bashkisë Kavajë...................................................................................................... 2 Fig. 1.3 Faqja zyrtare e Bashkisë Kavajë......................................................................................... 3 Fig. 2.1 Harta e sistemit rrugor në bashkinë Kavajë .................................................................... 4 Fig. 2.2 Rrjeti i furnizimit me ujë..................................................................................................... 6 Fig. 2.3 Rrjeti i kanalizimeve............................................................................................................ 9 Fig. 2.4 Struktura të angazhuara me menaxhimin e mbetjeve ................................................. 10 Fig. 2.5 Vend depozitime të evidentuara ..................................................................................... 11 Fig. 3.1 Shpërndarja e institucioneve arsimore në bashkinë Kavajë ........................................ 11 Fig. 4.1 Boniteti i tokave bujqësore në bashkinë Kavajë ............................................................ 13 Fig. 7.1 Organigrama e bashkisë Kavajë ...................................................................................... 17 LISTA E TABELAVE Tabela 1.1 Organizimi territorial-administrativ dhe popullsia .................................................. 2 Tabela 1.2 Përdorimi i tokës në bashkinë Kavajë ......................................................................... 3 Tabela 1.3 Popullsia dhe sipërfaqja sipas Njësive Administrative ............................................ 3 Tabela 2.1 Sasia e mbetjeve të gjeneruara në bashkinë Kavajë ................................................. 10 Tabela 3.1 Shkollat e mesme në bashkinë Kavajë ....................................................................... 12 Tabela 3.2 Institucione arsimore në bashkinë Kavajë ................................................................ 12 Tabela 4.1 Toka bujqësore dhe struktura e prodhimit në bashkinë Kavajë............................ 13 Tabela 6.1 Biznesi në bashkinë Kavajë ......................................................................................... 15 Tabela 7.1 Buxheti i bashkisë Kavajë ........................................................................................... 18 Tabela 8.1 Niveli i taksës mbi ndërtesat e banimit ..................................................................... 20 Tabela 8.2 Niveli i taksës mbi ndërtesat e tjera në pronësi apo përdorim .............................. 20 Tabela 8.3 Taksa e tokës bujqësore ............................................................................................... 21 Tabela 8.4 Taksa e mbi truallin...................................................................................................... 22 Tabela 8.5 Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave ..................................................... 23 Tabela 8.6 Tarifa për zënien e hapësirave publike për zonën e plazhit .................................. 23 Tabela 8.7 Tarifa e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura ............................... 24
1. Bashkia Kavajë 1.1.
Profil i bashkisë
Bashkia e Kavajës shtrihet në një zonë kodrash të buta dhe fushash pjellore përreth qytetit të Kavajës deri në detin Adriatik, ku gjenden plazhe pjesërisht ranore dhe pjesërisht shkëmbore. Stema e Bashkisë Kavajë
Fig. 1.1 Stema zyrtare e Bashkisë Kavajë
Qyteti i Kavajës është një qendër historike zejtare. Popullsia e tij u shtua gjatë kohës së komunizmit në përgjithësi e përqendruar rreth traditës zejtare të qytetit, përfshirë prodhimin e enëve të baltës, prodhimit të qilimave si dhe industrive të reja si fabrika e qelqit apo Uzina e Gozhdëve dhe Bulonave. Aktiviteti industrial i qytetit është reduktuar ndjeshëm pas rënies së komunizmit duke sjellë edhe emigrim të konsiderueshëm. Kavaja kufizohet në veri nga bashkia Durrës, në lindje nga bashkia Tiranë, në jug nga bashkia Rrogozhinë dhe në perëndim nga deti Adriatik. Qendra e kësaj bashkie është qyteti i Kavajës. Kavaja ka një vijë bregdetare tepër të frekuentuar nga turistët, që janë gjithnjë në rritje. Me plazhe të pastër, klimë të ngrohtë dhe njerëz mikpritës, Kavaja pret mijëra turist çdo vit. Plazhi i Malit të Robit, Golemit, Plazhi i Gjeneralit, i Qerretit, Plazhi i Karpenit, gjiri i Forsilukut dhe plazhet e Carinës, e bëjnë Kavajën një destinacion të lakmuar turistik.
1.2.
Të dhëna të përgjithshme
Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 Kavaja numëron një popullsi prej 40,094 banorësh, ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki numëron 79,445 banorë. Me sipërfaqe prej 198.81 km2, ajo ka densitet prej 201 banorë/km2 sipas Censusit dhe 400 banorë/km2 sipas regjistrit civil. Qyteti i Kavajës zë gjysmën e popullsisë së njësisë së re të krijuar pas miratimi të RAT. Bashkia e re përbëhet nga pesë njësi administrative të cilat janë: Kavaja, Synej, Luz i Vogël Golem dhe Helmas. Të gjitha janë pjesë e Rrethit Kavajë të Qarkut Tiranë. Bashkia ka një qytet dhe 32 fshatra. Në vijim lista e plotë të qyteteve dhe fshatrave të kësaj bashkie: 1
Tabela 1.1 Organizimi territorial-administrativ dhe popullsia 1
Qendra e Bashkisë
Qyteti i Kavajës
Njësitë Administrative
Qytetet dhe fshatrat
Kavajë
Qyteti i Kavajës
Synej
Fshatrat (7): Synej, Butaq, Rrikaj, Hajdaraj, Peqinaj, Rrakull, Bago
Luz i Vogël
Fshatrat (4): Luz i Vogël, Vorrozen, Beden, Blerimaj
Golem Helmas
Fshatrat (11): Golem, Kryemëdhej, Tilaj, Seferaj, Golemas, Qeret, Karpen, Zik-Xhafaj, Kanaparaj, Agonas, Karpen i ri Fshatrat (10): Helmas, Zikular, Lis-Patros, Shtodhër, Çetë, Momël, Habilaj, Çollakaj, Kryezi, Cikallesh
Popullsia Census 2011
Popullsia RegjCivil 2017
40 094
82 766
Fig. 1.2 Harta e bashkisë Kavajë
1
Ligj Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”
2
Faqja zyrtare e bashkisë Kavajë: http://www.bashkiakavaje.gov.al/
Fig. 1.3 Faqja zyrtare e Bashkisë Kavajë
Përdorimi i tokës në bashkinë Kavajë: Tabela 1.2 Përdorimi i tokës në bashkinë Kavajë 2
Përdorimi i tokës
Ha
Përqindje
Sistemi Urban
2342.2
11.7%
Sistemi Natyror
5298.0
26.6%
Sistemi Bujqësor
11539.0
58.1%
63.7
0.3%
638.1
3.3%
19881.0
100%
Sistemi Ujor Sistemi infrastrukturor TOTAL
Tabela 1.3 Popullsia dhe sipërfaqja sipas Njësive Administrative 3
Qyteti Kavajë
Popullsia 2017 41568
Nj. A. Golem
13 118
5 477
Nj. A. Helmes
5 261
7 007
Nj. A. Luz i Vogël
10 982
2 535
Nj. A. Synej
11 837
4 069
82 766
19 881
Njësia Administrative
TOTAL
Sip. (ha)
Bashkia Kavajë ka miratuar PPV, me Vendim të KKT Nr. 02, datë 27.04.2018..
2 3
PPV i bashkisë Kavajë PPV i bashkisë Kavajë
3
798
2. Infrastruktura 2.1.
Infrastruktura rrugore 4
Bashkia Kavajë përshkohet nga rruga interurbane kryesore Durrës Rrogozhinë e cila është në fazën e saj përfundimtare. Ky aks kryesor rrugor shërben dhe si bosht i rrjetit rrugor për zonën, si dhe ka kryqëzime me rrugët e tjera si në nivel ashtu dhe me disnivel, të cilat shërbejnë si rrugë furnizuese të aksit kryesor.
Fig. 2.1 Harta e sistemit rrugor në bashkinë Kavajë
Përgjithësisht gjendja e rrugëve në të gjithë territorin e Bashkisë së Kavajës nuk është aspak e përshtatshme dhe në përputhje me standardet, për arsye të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve duke krijuar bllokimin e kanaleve kulluese, krijimin e gropave dhe pellgjeve ujore në karexhatën kryesore, amortizimi i urave dhe tombinove, erozion dhe gërryerje të bankinave etj. Një tjetër problematikë nisur nga materialet e mbledhura dallohet që në Bashkinë e Kavajës mungon klasifikimi i rrjetit rrugor, kjo mbështetur në Kodin Rrugor të Republikës së 4
Burimi: PPV Bashkia Kavajë
4
Shqipërisë, e për rrjedhojë nuk kemi një hierarki te rrjetit rrugor. Për këtë qëllim është i domosdoshëm klasifikimi që do të përcaktohet nga konsulenti për Bashkinë e Kavajës, në bazë të dimensioneve dhe karakteristikave të tanishme të rrjetit rrugor dhe sidomos funksioneve të së ardhmes. Këto rrugë do të klasifikohen si më poshtë: • • • • •
Rrugë InterUrbane Kryesore Rrugë InterUrbane Dytësore Rrugë Urbane Kryesore Rrugë Urbane Dytësore Rrugë Lokale
5
2.2.
Furnizimi me ujë 5
Sistemi aktuali furnizimit të Bashkisë Kavajë administrohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Kavajë sh.a. Tubacioni, në mënyrë të veçantë ai i qytetit, është ndërtuar në vitet `70-`80 dhe është prej çeliku por i amortizuar. Në zonën e Golemit dhe të fshatrave të tjerë tubacioni është i ndërtuar mbas viteve `90. Furnizimi me ujë dhe kanalizimet janë të ndërtuara në qytetin e Kavajës por problem i vazhdueshëm mbetet Njësia Administrative e Golemit, ku uji i pijshëm është i pamjaftueshëm dhe ujërat e zeza derdhen në det duke dëmtuar potencialin turistik të zonës.
Fig. 2.2 Rrjeti i furnizimit me ujë
Burimet e Ujit Në total Ujësjellësi Kavajë furnizohet me 13-15 puse shpimi, të projektuar për një periudhë 20 vjeçare. Tashmë jemi në vitin e 16 të funksionimit të tyre. Pra shumë shpejt do të duhet gjetja e burimeve të reja të ujit.
5
Burimi: PPV Bashkia Kavajë
6
Qyteti i Kavajës furnizohet me ujë nga pus shpimet e mëposhtme: • • • • • •
Pusi Harizaj Pusi Harizaj Pusi Harizaj Popojt Thesari Medreseja
15 litra/sek 15 litra/sek 10 litra/sek 8 litra/sek 4 litra/sek 4 litra/sek
Pra me një total prej rreth 50 – 55 litra/s. Kjo prurje furnizon një depo prej 2000 m3. Qyteti furnizohet me ujë për rreth 4 orë në ditë. Për furnizimin e Kavajës dhe plazhit të Golemit po investohet ndërtimi i një ujësjellësi nga Çerma e Lushnjës, me rreth 160 litra/sek. Kjo do të bëjë të mundur furnizimin me ujë 24 orë për qytetin e Kavajës dhe plazhit të Golemit. Zona rurale furnizohet nëpërmjet puseve të shpimit si më poshtë: Zona Synej furnizohet me 4 puse shpimi me kapacitet 8-10 litra/sek që depozitohet në depot 80 m3,50 m3, 100 m3 dhe 200 m3.Zonat rurale furnizohen 2orë në ditë. Zona e Golemit furnizohet rreth 10-15 orë në ditë nga Impianti i Trajtimit të Ujit të Pijshëm në Maskuri, me kapacitet rreth 6700 m3/24 orë. Uji i prodhuar depozitohet në një depo 200 m3 dhe një tjetër 800 m3. Depot e Ujit Në zonën rurale depot janë si më poshtë: • • • • • •
1 në Synej; 3 në Bago; 3 në Hajdaraj; 1 në Bardhor; 1 në Maskuri; 1 në Golem qendër.
7
2.3.
Kanalizimet 6
Qyteti i Kavajës. Rrjeti i kanalizimeve të ujërave të ndotura të qytetit të Kavajës është ndërtuar në vitin 2005 së bashku me impiantin e përpunimit të ujerave të ndotura që shërben për rreth 25000 banorë. Zona jugore, ajo lindore dhe një lagje në zonën perëndimore të qytetit, me rreth 20000, nuk është përfshirë në projektin e mësipërm. Është e nevojshme të bëhet lidhja e kësaj zone me rrjetin magjistral në mënyrë që të bëhet lidhja me impiantin e trajtimit. Golemi dhe plazhi janë të mbuluar tërësisht me rrjetin e kanalizimeve, ndërkohë që pjesa tjetër për ndërtimin e rrjetit sekondar pritet të fillojë së shpejti. Gjithashtu për zonën e Golemit dhe plazhit ka përfunduar shtesa e impianti të trajtimit të ujërave të ndotura për rreth 75 000 banorë që do të thotë mbulim shërbimi me 100 % për këtë zonë. Zona Rurale. Sistemi aktual i rrjetit të kanalizimeve në zonat e tjera rurale të Bashkisë është bazuar në gropat septike dhe në kanalet e kullimit. Largimi i ujërave të bardha, ose të shiut, bëhet nëpërmjet përdorimit të kanaleve kulluese. Sikurse shumë Komuna dhe Bashki të tjera të Shqipërisë së mesme edhe zona rurale e Bashkisë Kavajë, në vitet e fundit, ka pësuar ndryshime të dukshme në drejtim të shtrirjes së ndërtimeve të reja, fakt i cili nuk është shoqëruar me ndërhyrjet në ndërtimin e një sistemi kanalizimesh. Përveç intensifikimit të ndërtimeve në zonat ekzistuese, ndërtime të reja janë realizuar edhe në zona të pazhvilluara më parë. Në të dyja rastet sasitë e ujërave të zeza janë rritur si pasojë e rritjes së konsumit të ujit dhe sasitë e ujërave të bardha si pasojë e rritjes së koeficientit të rrjedhës. Banorët kanë zgjidhur individualisht problemin largimit të ujërave të zeza nëpërmjet ndërtimit të gropave septike individuale të cilat përgjithësisht janë ndërtuar jashtë kushteve teknike dhe nuk mirëmbahen rregullisht. Një vlerësimi i përafërt paraprak na thotë se sasia e ujërave të zeza është rreth 14000 m3/ditë. Mungesa e një impianti të trajtimit të ujerave të zeza ka bërë që situata higjeno - sanitare në dukje e qetë te përbëje një rrezik të vazhdueshëm dhe të fshehur për banorët e kësaj Bashkie.
6
Burimi: PPV Bashkia Kavajë
8
Fig. 2.3 Rrjeti i kanalizimeve
9
2.4. 2.4.1.
Menaxhimi i Mbetjeve Struktura organizative
Bazuar në organigramën e Bashkisë Kavajë, struktura përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve është Drejtoria e Shërbimeve Publike:
Fig. 2.4 Struktura të angazhuara me menaxhimin e mbetjeve
2.4.2.
Menaxhimi i Mbetjeve
Bashkia Kavajë nuk ka një Plan Lokal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve që mbulon territorin gjeografik dhe që u përgjigjet politikave kombëtare në fuqi. Për këtë arsye, një nga prioritetet kryesore në fushën e menaxhimit të mbeturinave është hartimi i planit lokale (plani) si një prioritet themelor që do të rregullojë të gjithë kuadrin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave, si dhe rregulloren e shërbimit , të cilat do ta bëjë planin lokal të zbatueshëm. Shërbimet e menaxhimit të mbeturinave në Bashkinë Kavajë ofrohen nga 3 kompani private që mbulojnë tre zona të ndryshme të bashkisë, siç tregohet në skemën në vijim:
Zona 1
•Qyteti i Kavajës
Zona 2
• Nj. A. Golem
Zona 3
• Nj.A. Synej, Helmas, Luz i Vogël
Kompanitë private ofrojnë shërbimin në të gjithë territorin e bashkisë 7 ditë në javë. Gjatë sezonit turistik në Nj.A. të Golemit, shërbimi mund të ofrohet 2 - 3 herë/ditë çdo ditë të javës. Norma e gjenerimit të mbetjeve për banorë, në bazë të të cilave bëhen dhe llogaritjet për volumit total dhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbetjeve, janë: Tabela 2.1 Sasia e mbetjeve të gjeneruara në bashkinë Kavajë
Nr. popullsisë
Norma e gjenerimit
Nj. A. Kavaja
Nr. 41,584
kg/banorë/ditë 0.8
Sasia e mbetjeve të gjeneruara ton/vit 12,143
Nj. A. Golem
11,856
0.8
3,462
Nj. A. Synej, Helmas, Luz i Vogël
29,350
0.4
4,285
Total
82,790
Zona
7
19,890 7
Afërsisht 33 ton/ditë
10
2.4.3.
Nisma për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime
Nga grupi i punës i Prefekturës Tiranë është referuar vetëm një pikë grumbullimi (e vogël – fly-tip), ndërsa nga ekspertiza e dldp që mbështet MTM janë shtuar 2 vend-depozitime nga platforma e ish-MZHU. Nga këto dy vend depozitime referohet që ai i Synejt është aktualisht i mbyllur (i kapsuluar).
Fig. 2.5 Vend depozitime të evidentuara
3. Edukimi Në Bashkinë Kavajë struktura përgjegjëse për Arsimin parashkollor është Agjencia e Shërbimeve Mbështetëse te Arsimit Parashkollor dhe Qendra Kulturore me 1 Drejtor të Përgjithshëm dhe 2 Inspektor. Në strukturën me 185 punonjës të kësaj njësie janë përfshirë dhe personeli që mbulon kopshtet 8.
Fig. 3.1 Shpërndarja e institucioneve arsimore në bashkinë Kavajë 9
8 9
Kjo strukturë është miratuar ne Vendim të Kryetarit Nr.01, dt.03.01.2019 Burimi: PPV Bashkia Kavajë
11
Nga 185 punonjës, 51 prej tyre paguhen me buxhetin e bashkisë, kryesisht roje dhe sanitare që në disa raste janë me kohë të pjesshme. Pjesa tjetër paguhen nga transferta e kushtëzuar që vjen nga Ministria Arsimit. Sa i takon arsimit parashkollor, në bashkinë Kavajë kemi 27 kopshte të shpërndara në të gjitha Njësitë Administrative, të cilët frekuentohen nga 1172 fëmijë. Shumica e këtyre struktura (18 kopshte) ndodhen pranë shkollave 9-vjeçare. Nga të dhënat e bashkisë Kavajë rezulton që numri i shkollave 9-vjeçare është 32, nga të cilat 2 janë private. Tetë shkolla janë në qytetin e Kavajës ndërsa pjesa tjetër të shpërndara në njësitë administrative. Numri i përgjithshëm i nxënësve që frekuentojnë këtë cikël (klasa e I-rë deri IX-të) për vitin akademik 2018-2019 është 4726. Gjithashtu në bashkinë Kavajë kemi 6 gjimnaze, nga të cilët 3 private dhe 2 shkolla të mesme tekniko-profesionale që ndodhen njëra në qytetin e Kavajës ndërsa tjetra në Nj. A. Golem. Në tabelën më poshtë jepet informacion për shkollat e mesme në bashkinë Kavajë. Tabela 3.1 Shkollat e mesme në bashkinë Kavajë
1 2 3 4
5 6 7 8
Shkolla
Publike/ Private
Aleksandër Moisiu Aleksandër Moisiu Luz i Vogël Synej 26 Marsi 26 Marsi 26 Marsi Charles Telford Ericson Charles Telford Ericson Charles Telford Ericson Hafiz Ali Korça Dituria Kërkuesit e Dijes
Publike Publike Publike Publike Publike Publike Publike Publike Publike Publike Private Private Private
Lloji sipas programit
Nga klasa XXIII
Specifikimi ne varësi te llojit
Gjimnaz Klasike Gjimnaz Social-kulturore Gjimnaz Klasike Gjimnaz Klasike Tekniko-prof. 2+1+1 Vjeçare Tekniko-prof. 2+2 Vjeçare Tekniko-prof. 2+1+1 Vjeçare Tekniko-prof. 2+1+1 Vjeçare Tekniko-prof. 2+2 Vjeçare Tekniko-prof. Par-Time Gjimnaz Fetare Gjimnaz Klasike Gjimnaz Klasike Total nr. nxënësish
839 16 207 158 79 13 50 72 90 60 257 38 49 1928
Adresa Kavajë Kavajë Luz i Vogël Synej Kavajë Kavajë Kavajë Golem Golem Golem Kavajë Kavajë Kavajë
Dega Dega Arte
Dega Mekanike Dega TIK Dega Hidro Drejtimi Bujqësi Drejtim Ekonomi Par-time
Në vijim, në formë tabelare jepet një informacion përmbledhës për arsimin në bashkinë Kavajë. Tabela 3.2 Institucione arsimore në bashkinë Kavajë
Institucione Arsimore
1 Kopshte 2 Shkolla 9-vjeçare 3 Shkolla të mesme
Nr.
Nr. Fëmijë / nxënës
Nga të cilat private
27 32 8
1172 4726 1928
1 2 3
12
4. Bujqësia10 Një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik të bashkisë Kavajë, është sektori i bujqësisë. Nisur nga të ardhurat ekonomike, punësimit, numrit të aktiviteteve ekonomike dhe i prodhimtarisë fizike, mund të themi se kjo Bashki ka një drejtim kompleks të strukturës bujqësore si: prodhimin e drithërave, perimeve të fushës, frutikulturës dhe blegtoral. Baza e prodhimit bujqësor në këtë Bashki është prodhimi i drithërave (grurë dhe misër), i perimeve të fushës, blegtoria dhe frutikultura. Njësitë ekonomike të bashkisë Kavajë, furnizojnë me produkte të bujqësore dhe blegtorale tregjet e Kavajës, Durrësit, Tiranës dhe Elbasanit. Të dhënat për tokat bujqësore dhe për strukturën e prodhimit sipas njësive administrative jepen në tabelën në vijim: Tabela 4.1 Toka bujqësore dhe struktura e prodhimit në bashkinë Kavajë
Njësitë Administrative Golem Helmes Synej Luz i Vogël Kavajë TOTAL
Tokë bujqësore (ha) 3451 2930 2755 2313 11 539
Drithëra
Perime
Bimë të arave
Foragjerë
Frutikulturë
Vreshtari
810 334 204 233 1581
265 334 204 233 1036
250 180 170 150 750
1275 742 1296 1244 4557
66 40 45 16 167
60 65 26 15.6 166.6
Fig. 4.1 Boniteti i tokave bujqësore në bashkinë Kavajë
10
Të dhënat për sektorin e bujqësisë janë referuar PPV të bashkisë Kavajë
13
Sa i përket bonitetit të tokave bujqësore në territorin e bashkisë, rezultojnë: • •
Sip. Territor Primar (Boniteti I-IV) Sip. Territor Bujqësor Dytësor (Boniteti V-X)
6704 ha 4791 ha
Njësitë Administrative të Bashkisë Kavajë, janë të specializuara, bazuar në kushtet agropedologjike dhe traditës në drejtim të perimeve të fushës, kryesisht të domates, specit, bastanorëve, si perime verore dhe në drejtim të karotës e lakrës, si perime dimërore. Në territorin e Bashkisë Kavajë ka një sipërfaqe të reduktuar të serrave diellore dhe me ngrohje qendrore. Një degë e rëndësishme e prodhimit bujqësor është edhe prodhimi i bimëve të arave kryesisht drithërat e bukës (grurë e misër), fasule, patate, e të tjera që zënë një vend të rëndësishëm të plotësimit të nevojave të popullatës vendase dhe tregjeve të mësipërm. Prodhimi i drithërave, kryesisht i grurit vjen si rezultat i mungesës së ujit në shumë nga territoret sidomos në Njësitë Administrative Helmes dhe Luz i Vogël. Një situatë problematike paraqitet në humbjen e rreth 7% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës bujqësore, kryesisht në territorin e Njësisë Golem. Prodhimi i fasules është një nga drejtimet e rëndësishme të prodhimit bujqësor pothuaj në gjithë territorin e Bashkisë Kavajë. Mjaft e rëndësishme nga pikëpamja e prodhimit por edhe e të ardhurave është sektori i prodhimit të pemëve frutore, ullirit dhe vreshtarisë. Frutikultura është shumë e zhvilluar kryesisht në Njësitë Administrative Golem, Helmes e Synej, po ashtu edhe zhvillimi i ullishtarisë dhe vreshtave ka një rritje të sipërfaqeve dhe prodhimtarisë. Në bashkinë Kavajë, zhvillimi blegtoral vlerësohet si sektor prioritar, për vetë faktin se prodhimi blegtoral, kundrejt prodhimit bujqësor zë një peshë specifike më të lartë në aktivitetet private të fermave bujqësore. Struktura blegtorale konsiston në mbarështrimin e gjedhëve dhe lopës në zonën fushore dhe të bagëtive të imta në zonën kodrinore, kryesisht në kufi me Bashkinë Tiranë. Ruajtja, përpunimi dhe tregtimi i produkteve bujqësore mbetet një sfidë reale për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor e blegtoral në territorin e bashkisë Kavajë. Aktualisht janë disa pika të organizuara të grumbullimit dhe ruajtjes së produkteve bujqësore, kryesisht në Nj.A. Synej dhe Luz i Vogël. Duhet thënë se ka një mungesë të dukshme të pikave të grumbullimit, seleksionimit dhe paketimit të produkteve bujqësore, që rezulton në çmime jo konkurruese në treg të prodhimeve të kësaj treve. Baza e përpunimit të produkteve bujqësore dhe blegtorale janë dy fabrika të qumështit dhe fabrika e prodhimit të reçelrave dhe perimeve të regjura në Synej. Gjithashtu në territorin e Bashkisë Kavajë gjenden edhe dy fabrika të vogla të prodhimit të verës dhe katër punishte me kapacitet të vogël të prodhimit të vajit te ullirit.
14
5. Industria Bashkia e Kavajës shtrihet në zonën qendrore të vendit, duke u kufizuar në veri me bashkinë e Durrësit, në veri-lindje me bashkinë e Tiranës, në jug me bashkinë e Rrogozhinës dhe në perëndim me detin Adriatik. Ky pozicionim gjeografik në përafërsi imediate me polet më të mëdha ekonomike në vend (Bashkia e Durrësit dhe Bashkia e Tiranës) i japin Kavajës një potencial ndërveprimi dhe zhvillimi të mëtejshëm të industrisë. Përafërsia me detin Adriatik dhe zhvillimi i zonave bregdetare kanë kontribuar ne zhvillimin e sektorit të Turizmit. Klima mesdhetare dhe karakteristikat gjeologjike, ofrojnë mundësi zhvillimi të mëtejshme të bujqësisë dhe blegtorisë.
6. Sipërmarrja private Bashkia e Kavajës numëron rreth 1'631 biznese në territorin e saj të cilët janë të specializuar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Rreth 82% e bizneseve që gjenden në territorin e Bashkisë Kavajë janë biznese të vogla, kryesisht të përqendruara në sektorin e bujqësisë dhe tregtisë. Tabela 6.1 Biznesi në bashkinë Kavajë
Njësitë Administrative Golem Helmes Synej Luz i Vogël Kavajë
TOTAL
Subjekte biznes i vogël
Subjekte biznes i madh
Total
212 43 120 135 832 1342
83 31 24 17 134 289
295 74 144 152 966 1631
Nga pasqyrimi i numrit të bizneseve në funksion të ndarjeve administrative, del në evidence që njësia Kavajë është një pol ekonomik në shkallë bashkie. Kjo njësi që përfaqëson vetëm 4% të sipërfaqes totale të bashkisë, përmban rreth 51% të popullsisë dhe mbledh rreth 59% të bizneseve. Këto të fundit janë të orientuara drejt industrisë dhe sektorit të shërbimeve. Njësia administrative Golem, përfaqëson 18% të numrit total të bizneseve, biznese të cilat janë drejtuar kryesisht drejt sektorit të shërbimeve dhe turizmit. Njësitë Luz i Vogël, Synej dhe Helmas kanë një profil ekonomik të drejtuar kryesisht drejt sektorit Bujqësor dhe blegtoral. Sektori i bujqësisë, blegtorisë dhe i peshkimit dominohet nga bizneset e vogla, të cilat hasin vështirësi në financim, integrim të teknologjive dhe agroteknikave bashkohore. Mungesa e pikave të furnizimit, përpunimit, grumbullimit, tregtimit, kontrollit sanitar dhe cilësor nuk ofron terrenin e përshtatshëm për një eficiencë prodhuese më të lartë dhe një kontakt më të drejtpërdrejtë me tregun. Zhvillimi modest i industrisë agro-ushqimore të përafruar dhe të 15
ndërlidhur me prodhimet vendase, ka për efekt zhvillimin e sektorit të bujqësisë, blegtorisë dhe peshkimit. Megjithëse këto sektorë përballen me problematika të ndryshme, Bashkia e Kavajes ofron një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e biznesit, duke marrë në konsideratë avantazhet klimatike, terrenin, përafërsinë me tregjet vendase si Tirana dhe Durrësi. Sektori i shërbimeve i cili përqendrohet kryesisht në njësinë bashkiake Kavajë dhe në Nj.A. Golem tregon qartë orientimin turistik që mishëron kjo Bashki. Potencialet kulturore, natyrore dhe klimatike sugjerojnë një zhvillim të mëtejshëm kualitativ dhe të ndërthurur të turizmit. Kjo nënkupton zhvillimin e mëtejshëm dhe kualitativ të turizmit bregdetar, promovimin kulturor dhe të produkteve vendase ndërmjet strukturave agroturistike.
16
7. Administrata e bashkisë Bazuar në Vendim të Kryetarit të Bashkisë Nr.01, dt.03.01.2019 “Për miratimin e strukturës organizative të bashkisë Kavajë për vitin 2019”, numri i punonjësve në strukturën e bashkisë, ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi dhe Njësive Administrative është 604.
Fig. 7.1 Organigrama e bashkisë Kavajë
17
7.1.
Buxheti i 3 viteve të fundit
Të ardhurat për buxhetin e 3 viteve të fundit (2017-2019), për bashkinë Kavajë jepet në tabelën në vijim. Tabela 7.1 Buxheti i bashkisë Kavajë
A. A.1 A.2 A.3 A.4 B B.1 B.2 B.3 C. D. D.1 D.2
Emërtimi
2017
Të ardhurat e veta Të ardhura tatimore/taksat lokale Të ardhura nga taksat e ndara (Grante) Të ardhura nga tarifat vendore Të ardhura të tjera Të ardhura nga burimet qendrore Transferta e pakushtezuar Transferta e kushtëzuar Transferta specifike Huamarrja Trashëgimi nga viti i kaluar Trashëgimi me destinacion Trashëgimi pa destinacion
339 712 000 253 456 000 15 623 000 59 166 000 11 467 000 353 476 000 218 616 000 134 860 000 212 694 000 99 440 000 113 254 000
SHUMA A+B+C+D
11
905 882 000
Burimi PBA 2019-2021
18
2018
466 547 000 317 680 000 17 462 000 118 060 000 13 345 000 348 031 000 206 634 000 141 397 000 247 286 000 159 378 000 87 908 000 1 061 864 000
2019
477 133 000 327 513 000 21 250 000 115 669 000 12 701 000 350 973 000 209 214 000 141 759 000 71 222 000 40 000 000 31 222 000 899 328 000
11
8. Taksat dhe tarifat vendore 12 8.1.
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme
Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përbëhet nga: • • • 8.1.1.
Taksa mbi ndërtesat; Taksa mbi tokën bujqësore; Taksa mbi truallin; Taksa mbi ndërtesën
Baza e taksës mbi ndërtesat është vlera e ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Baza e llogaritjes së taksës së ndërtesës është vlera e ndërtesës/njësisë pronësore, përcaktuar me një nga metodat e parashikuara në këtë metodologji. Për efekt të llogaritjes së taksës për ndërtesën/ njësi pronësore, baza e taksës shumëzohet me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj. Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen individët, personat fizikë ose juridikë, vendës apo të huaj, pronarë ose përdorues të pasurive të paluajtshme në territorin e Bashkisë Kavaje, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të këtyre ndërtesave, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohen ndryshe. Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen personat që kanë aplikuar për legalizim të ndërtesës, sipas ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”. Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen zhvilluesit, të cilët nuk arrijnë të mbyllin ndërtimin sipas lejes përkatëse, të lëshuar nga autoriteti i planifikimit. Afati i përllogaritjes së taksës fillon nga momenti i mbarimit të afatit kohor të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi. Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës se taksës, është si me poshtë: • • •
0,05 % për ndërtesën qe përdoret, shfrytëzohet për banim; 0,2 % per ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30 % e shkalles se taksës përkatëse për te gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit te përcaktuar ne aktin e miratimit te kërkesës pre leje ndërtimi.
Në kategorinë “Ndërtesa banimi” •
Të gjitha hapësirat që përdoren për qëllim jo fitimprurës nga qytetarët vetëm për qëllim banimi.
Të gjitha të dhënat për taksat dhe tarifat vendore bazohen Paketën Fiskale 2019 miratuar me VKB Nr.119 dt. 22.11.2018. 12
19
•
Ndërtesa në pronësi të shoqërive të ndërtimit të pashitura, por të hipotekuara si ndërtesa banimi.
Niveli i taksës mbi ndërtesat e banimit është si vijon: Tabela 8.1 Niveli i taksës mbi ndërtesat e banimit
Ndërtesa banimi sipas Nj.A. a) Ndërtesa banimi Nj.A. Kavajë b) Ndërtesa banimi Nj.A. te tjera c) Ndërtesa të privatizuara me ligjin nr 7652 date 23.12.1992 ne rastin e shitjes se pare. d) Ndërtesa ne pronësi apo përdorim ne territore te miratuara si fshatra turistike (Golem dhe Synej) e) Ndërtesa banimi pushimi, pranë vijës bregdetare Golem
Shkalla e taksës
Çmimi referues
0.035% (-30%) 0.035% (-30%)
51 000 Lek/m2 33 150 Lek/m2
0.05%
35 700 Lek/m2
0.065% (+30%)
51 000 Lek/m2
0.05%
51 000 Lek/m2
Tabela 8.2 Niveli i taksës mbi ndërtesat e tjera në pronësi apo përdorim
Ndërtesa të tjera në pronësi apo përdorim a) Njësi tregtimi dhe shërbimi në Nj.A. Kavajë dhe Golem nën hekurudhë b) Njësi tregtimi dhe shërbimi në Nj.A.të tjera dhe Golem mbi hekurudhe c) Për parkime te mbuluara dhe bodrume (70% e çmimit te banesës) d) Për parkime të hapura (30% e çmimit te banesës) e) Për veprimtari industriale (50% e çmimit te banesës) f) Për veprimtari bujqësore dhe blegtorale (30% e çmimit te banesës) g) Ndërtesa te pajisura me leje për banim, te papërfunduara ne shkelje te afatit te lejes se ndërtimit h) Ndërtesa te pajisura me leje për shërbim, te papërfunduara ne shkelje te afatit te lejes se ndërtimit
Shkalla e taksës
Çmimi referues
0.26% (+30%)
76 500 Lek/m2
0.2%
76 500 Lek/m2
0.2%
35 700 Lek/m2
0.2% 0.2%
15 300 Lek/m2 25 500 Lek/m2
0.2%
15 300 Lek/m2
0.05 x 30%
Kosto e ndërtimit
0.2 x 30%
Kosto e ndërtimit
Llogaritja dhe arkëtimi Detyrimi për ndërtesat e banimit te ndodhura ne Bashkinë Kavaje do të shlyhet në bazë mujore si pjesë përbërëse e faturës së shërbimit të furnizimit me ujë nga Ujësjellës Kanalizime Kavajë, në cilësinë e agjentit tatimor. Për shërbimin, agjenti përfiton përkatësisht 5 % të shumës së arkëtuar. Ngarkohet për përpilimin dhe nënshkrimin e kontratës Drejtoria Ligjore dhe Burimeve Mbështetëse, ndërsa për rakordim me agjentin ngarkohet Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore. Taksa për ndërtesat arkëtohet jo më vonë se data 20 Qershor i vitit kalendarik. Shënim: Taksa e ndërtesës për kategorinë Familjare nëse nuk arrihet të përcaktohet sipërfaqja e ndërtesës/njësisë pronësore, përdoren vlerat referuese për sipërfaqe, si më poshtë vijojnë: a) 100 (njëqind) metër katror sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim;
20
b) 70 (shtatëdhjetë) m2 sipërfaqe për njësi pronësore, për ndërtesat për banim, të privatizuara me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore”, të ndryshuar, derisa të merren informacionet mbi ndërtesën për qëllime fiskale dhe të krijohet regjistri qendror për bazën e të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale) sic e përcakton ligji. 8.1.2.
Taksa e tokës bujqësore
Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Afati për shlyerjen e kësaj takse është brenda datës 20 Qershor të vitit kalendarik. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori janë si vijon : Tabela 8.3 Taksa e tokës bujqësore
Kategoria e tokës
Lekë / ha / vit
Kategoria e I Kategoria e II Kategoria e III Kategoria e IV Kategoria e V Kategoria e VI Kategoria e VII-X
5 600 4 900 4 200 3 600 3 000 2 400 1 800
Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i tokës bujqësore bën një vetë deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë bashkisë ku ndodhet toka. •
Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.
Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës mbi tokën bujqësore është Drejtoria e Kadastrës Urbane, Menaxhimit të Aseteve Publike; Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Kavajë si dhe zyrat e taksave pranë Njësive Administrative. 8.1.3.
Taksa mbi truallin
“Truall” është një sipërfaqe toke, jobujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të. 1. Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë,
21
përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli. 2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Afati i pagesës së taksës së truallit për qëllime biznesi është data 20 Qershor e vitit kalendarik. Nivelet e taksës mbi truallin: Tabela 8.4 Taksa e mbi truallin
Bashkia e Kavajës
Vlera e taksës në lekë / m2 / vit për qëllime banimi nga individët
Vlera e taksës në lekë / m2 / vit, për qëllime biznesi
0.56 lekë / m2
20 lekë / m2
Deri në paraqitjen e dokumentacionit të pronësisë ose vetë deklarimit të sipërfaqes së ndërtesës, detyrimi vjetor referues i taksës së truallit për familjet, llogaritet për një vlerë fikse 200 lekë/familje/vit.
8.2.
Tarifa e pastrimit, largimit të mbeturinave si dhe e shërbimeve publike
Tarifës së pastrimit i nënshtrohen të gjithë subjektet taksapagues, persona juridikë ose fizikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë Kavajë dhe njësive të saj administrative. Tarifa për shërbime publike është detyrim i çdo subjekti taksapagues i cili përfiton shërbime të tilla si ndriçim, gjelbërim, mirëmbajtje të rrugëve, etj., përveç pastrimit. Tarifa e pastrimit, largimit të mbeturinave dhe tarifa e shërbimeve për kategorinë “familje” ne Bashkinë Kavaje do te shlyhen në bazë mujore si pjesë përbërëse e faturës të furnizimit me ujë nga Ujësjellës Kanalizime Kavajë, në cilësinë e agjentit tatimor. Për shërbimin, agjenti përfiton përkatësisht 5% të shumës së arkëtuar. Ngarkohet për përpilimin dhe nënshkrimin e kontratës Drejtoria Ligjore dhe Burimeve Mbështetëse, ndërsa për rakordim me agjentin ngarkohet Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore. Në rastin kur subjekti krijohet(regjistrohet) apo mbyllet gjatë vitit kalendarik, detyrimi për tarifat e pastrimit dhe shërbimeve llogaritet dhe arkëtohet proporcionalisht me kohën aktive të ushtrimit të aktivitetit. Afati i pagesës së këtyre detyrimeve është data 20 qershor e vitit aktual kalendarik. Struktura e ngarkuar për tarifën e pastrimit, largimit të mbeturinave dhe tarifën e shërbimeve është Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore
22
Nivelet e tarifës së pastrimit dhe tarifës së shërbimeve për kategoritë dhe nënkategoritë familje, biznes i vogël dhe i madh, person juridik apo fizik si dhe institucione janë të paraqitura në tabelat si më poshtë: Tabela 8.5 Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave
Tarifa e pastrimit (Lek/vit)
Kategoritë 1.a
Familjarë (Nj.A. Kavaja dhe Golem)
1.b Familjarë (Nj.A, Helmas, Synej, Luz i Vogël)
Tarifa e shërbimit (Lek/vit)
700
600
300
300
1.c
Familjarë të fshatrave turistik
2,000
1,000
2
Tregje industriale
3,000
4,000
3
Tregje ushqimore
4,000
4,000
4
Biznes i vogël Nj.A. Kavaja
6,000
6,000
5
Biznes i vogël Nj.A. Golem
3,000-25,000
6,000
6
Biznes i vogël Nj.A. Helmas, Synej, Luz i Vogël)
3,000-6,000
6,000
7
Biznes i madh Nj.A. Kavaja
20,000 – 100,000
10,000
8
Biznes i madh Nj.A. Golem
20,000 – 100,000
6,000-10,000
9
Biznes i madh Nj.A. Synej
25,000-40,000
6,000
10
Biznes i madh Nj.A. Helmas
20,000-30,000
6,000
11
Biznes i madh Nj.A. Luz i Vogël
20,000-30,000
6,000
12
Institucione
30,000-100,000 13
5,000
8.3.
Tarifa për zënien e hapësirave publike për zonën e plazhit
Baza e taksës për zënie të hapësirës publike për zonën e plazhit është sipërfaqja në m2 e vijës bregdetare, e cila shfrytëzohet nga individë apo subjekte për qëllime biznesi. Taksa llogaritet si detyrim mujor i taksapaguesit. Për shfrytëzimin e vijës bregdetare leja merret nga Drejtoria e Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik e Pronave kundrejt pagesës së menjëhershme të sipërfaqes së zënë . Niveli i tarifës është si vijon: Tabela 8.6 Tarifa për zënien e hapësirave publike për zonën e plazhit
Zona
Niveli i taksës
A. Vija bregdetare
13
300 / (lek/m2/ tre muaj)
Në varësi të numrit të punonjësve
23
8.4.
Tarifa e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve
Bazuar në vendimin e ERRU Nr. 29, dt.30.06.2010 “Për miratimin e tarifave të ujit për konsum publik për SHA UK Kavajë”, tarifat volumetrike për këtë shërbim janë: Tabela 8.7 Tarifa e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura
Kategoria e klientit
Furnizimi me ujë
Largimi i ujërave të ndotura
Klient familjar
38 lek/m3
15 lek/m3
Institucione buxhetore
80lek/m3
20 lek/m3
Ente private
100 lek/m3
20 lek/m3
Shitje uji me shumicë (SHA UK Durrës)
29.8 lek/m3
-
Tarifa fikse shërbimi 100 lek/muaj/klient
24