Bashkia Fier Informacione te pergjithshme per Kandidatet per Keshilla Bashkiak
A. Te dhena Demografike (Burimi: Plani I Pergjithshem Vendor 2016) 1. 2. 3. 4.
Popullsia, numri I familjeve, njesite administrative, popullsia sipas njesive administrative, mosha mesatare, siperfaqja e ndare ne rurale dhe urbane dhe sipas njesive administrative.
POPULLSIA RRETHI FIER QARKU FIER
BASHKIA Bashkia Fier
NJESIA ADMINISTRATIVE Bashkia Fier R1
FIER FIER FIER
POPULLSIA 19,428
Bashkia Fier Bashkia Fier R2 25,675 Bashkia Fier Bashkia Fier R3 23,913 Bashkia Fier Bashkia Fier R4 21,755 Totali QYTETI FIER 90,771 FIER Bashkia Fier Komuna Cakran 16,751 FIER Bashkia Fier Komuna Dermenas 12,668 FIER Bashkia Fier Komuna Frakull 10,760 FIER Bashkia Fier Komuna Libofshë 10,373 FIER Bashkia Fier Komuna Levan 17,873 FIER Bashkia Fier Komuna Mbrostar 10,731 FIER Bashkia Fier Komuna Portëz 11,730 FIER Bashkia Fier Komuna Qendër _ FIER 12,706 FIER Bashkia Fier Komuna Topojë 7,461 Totali BASHKIA FIER 201,824 Burimi: ama.gov.al/wpMINISTRIA E PUNEVE TE BRENDSHME (Shkresa me nr. 3556/1 prot., datë 30.11.2017)
1
DERMENAS
FRAKULL
LEVAN
LIBOFSH
MBROSTAR
PORTES
QENDER
TOTAL
41,234 ha
CAKRAN
FIER
Siperfaqja e ndare ne rurale dhe urbane dhe sipas njesive administrative
5,1 09 ha
5,7 85 ha
2,7 35 ha
5,8 70 ha
6,5 31 ha
3,4 91 ha
2,5 02 ha
3,6 75 ha
3,6 75 ha
Bashkia Fier, është qëndra me e rëndësishme, demografike, administrative dhe ekonomike e qarkut me te njëjtin emer. Me ndarjen e re administrative, kjo bashki përfshin brenda juridiksionit të saj administrativ, qytetin e Fierit, dhe nëntë komunat: Qender Fier, Libofshë, Topojë, Dermenas, Mbrostar, Levan, Frakull, Portëz dhe Cakran. Nga këndvështrimi strukturor demografik, në bashkinë Fier banojnë rreth 39% përqind e popullatës së qarkut Fier, ndërkohë që pjesa tjetër e popullatës rreth 61% është e shpërndarë në bashkitë e tjera: Lushnjë, Divjakë, Roskovec, Patos, Mallakastër, respektivisht me rreth 27%, 11%, 7%, 7% dhe 9% e popullatës gjithsej te qarkut. Popullata rezidente e bashkisë Fier, si rrjedhojë e ndarjes së re administrative është më shumë se dyfishuar duke shënuar një numër popullsie stok në fillim te vitit 2015, në 122 mijë banorë. Popullsia rezidente e kësaj bashkie është e përqendruar kryesisht në qytetin e Fierit me rreth 46%, ndërkohë që pjesa tjetër e popullsisë është e shpërndarë në nëntë Njwsitw Administrative tw saj. Nga keto, veçohet Njwsia Administrative Cakran me rreth 10% të popullatës së bashkisë ndërkohë që shpërndarja e popullsisë në pjesën e mbetur te Njwsive Administrative është afërsisht e njëjtë rreth (5-6%) Një tjetër tregues i rëndësishëm demografik është struktura moshore e popullatës. Analiza e strukturës moshore të popullatës si dhe mosha mesatare e re e saj, ( 38 vjeç ndërsa mesatarja në nivel kombëtar është 37 vjeç ) tregojnë se aktualisht popullata e bashkisë Fier vazhdon të jetë akoma një popullsi e re, sikundër edhe popullata shqiptare në tërësi. Për vitin 2015, struktura moshore e popullatës së bashkisë Fier, tregon së 68% e saj i takon grup-moshës 15-64 vjeç, dhe 20% grup-mosha 0-14 vjeç, të dhëna këto shumë optimiste dhe që evidentojnë se bashkia/qarku ka një potencial të lartë të popullsisë në moshë pune ekonomikisht aktive, por se sa e angazhuar është ajo realisht në performancen ekonomike te zonës, kjo duhet analizuar së bashku me të dhënat për punësimin
2
B. Infrastrukture (burimi: Plani I Pergjithshem Vendor 2016) 1. Rruge Rurale dhe Urbane ne total dhe sipas njesive administrative 2. Linjat e transporti ne total dhe sipas njesive administrative 3. Siperfaqet e gjelbra ne qytet 4. Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale. 5. Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % 6. Mbulim me sherbim pastrimi ne % Rruget Përsa i përket infrastrukturës kombëtare, në Bashkinë Fier kalon Rruga Shtetërore 4 (SH4) e cila është pjesë e Korridorit VIII dhe Korridorit të Kaltër. SH4 fillon në Durrës dhe përfundon në Kakavijë, duke kaluar në Lushnjë, Fier dhe Gjirokastër. Në këtë itinerar nis Route 853 e cila përfundon në Janinë. Një tjetër aks i rëndësishëm është rruga shtetërore SH8 e cila nis në qytetin e Fierit dhe përfundon në Sarandë. 368 Nga informacionet e marra nga ARRSH (Autoriteti Rrugor Shqipetar) për investimet rajonale për Bashkine Fier në vitin 2015 është bërë një studim për rehabilitim e aksit Fier-Patos e cila do të sjellë një lidhje më të mirë bashkinë e Patosit Nga analiza e kryer nga grupi i punës mund të thuhet se në Bashkinë Fier shtrihen 3,622.1 km rrugë. Sipas planit rregullues të Bashkisë Fier (2006) rezulton se vetëm në qytetin e Fierit ka pasur 49,730 km rrugë. Kjo tregon se infrastruktura rrugore është rritur me dhjetra herë në krahasim me Bashkinë e vjetër të Fierit. Arsyeja kryesore e këtij ndryshimi të madh ka të bëjë me ndarjen e re territoriale, pasi tashmë në llogaritjen e sipërfaqeve të rrugëve përfshihen edhe rrugët e gjendura në njësitë e reja administrative të bashkisë. Infrastruktura rrugore e bashkisë së re zë një sipërfaqe prej 1,178.4 ha, ndërsa referuar Planit Rregullues të Bashkisë Fier, në vitin 2012, në bashkinë e vjetër të Fierit shtriheshin rreth 59.2 ha369 . Për sa i përket aksesit, kjo bashki ka lidhje optimale me bashkitë e Vlorës, Patosit, Gjirokastrës dhe Lushnjës, ku mund të përmendim Autostradën “100-Vjetori i Pavarësisë” (Levan-Vlorë), lidhjen LevanTepelenë, e cila është pjesë e Korridorit të Kaltër (Autostrada Adriatiko-Joniane) si dhe Autostradën Mbrostar-Levan. Këto kanë qenë investimet më të rëndësishme infrastrukturore që janë bërë vitet e fundit në Bashkinë Fier. Në veri Bashkia e Fierit ka një lidhje të rëndësishme me Bashkinë e Lushnjës (pjesë e Korridorit VIII) ku në këtë bashki ka një degëzim që të çon në Bashkinë e Divjakës. Krahas llojit dhe funksionit të akseve rrugore, kjo analizë merr në konsideratë edhe gjendjen fizike të infrastrukturës, në aspekt të cilësisë së shtrimit, pranisë së trotuareve, sinjalistikës etj. Nga ky evidentim371 rezulton se në Bashkinë e Fierit vetëm 320 kilometra rrugorë janë të shtruar dhe 3,302.1 janë të pashtruar. Rrugët me cilësi të mirë shtrihen kryesisht në qytetin e Fierit, në një pjesë të qendrave të njësive rurale, si dhe në segmentet interurbane kryesore e dytësore. Referuar të dhënave të FShZh-së, në Bashkinë e Fierit, gjatë periudhës 2005-2013 janë financuar një tërësi projektesh infrastrukturore me qëllim rikonstruksionin e tyre. Gjithsej janë shtruar dhe rikonstruktuar 28.44 km rrugë përkatësisht: Libofshë – 0.22 km, Cakran – 2.1km, Portëz – 2.2 km, Levan – 12.73km, Frakull – 10.6 dhe Dërmenas – 0.83372 .
3
Transporti Publik Referuar Drejtorisë së Transportit dhe e Licencave Profesionale (Bashkia Fier), rezultojnë 23 linja ndërqytetëse që lidhin qytetin e Fierit me qytetet kryesore te vendit. Linja më e rëndësishme për udhëtimin e qytetareve është ajo Fier-Patos, linjë të cilën e përdorin 65,200 udhëtarë në vit. Një linjë tjetër e rëndësishme është linja FierTiranë, të cilën e përdorin 135,000 udhëtarë. Sipas këtyre të dhënave, rezulton se udhëtojnë rreth 370 udhëtarë në ditë. Rrethi i Fierit ka rreth 14,540 automjete në qarkullim. Nga këto 23% janë kamionë dhe 77% autovetura. Pjesa dominuese e autoveturave (rreth 95% e tyre) përdorin si lëndë djegëse gazoil (naftë) dhe vetëm 5% e tyre përdorin benzinë. Duke pasur parasysh se një automjet harxhon mesatarisht 5 litra karburant në ditë, rezulton se për rrethin e Fierit duhet të harxhohen rreth 69,000 litra/ditë. 376 Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës mbi treguesin e lëvizshmërisë, lëvizshmërinë më të shpeshtë Bashkia e Fierit e ka me qytetin e Tiranës dhe Mallakastrës. Nga skema e paraqitur shihet se Bashkia Fier ka 8 orare që shkojnë drejt Mallakastrës në ditë dhe kjo tregon lidhjet e shpeshta që kanë këto bashki me njëra tjetrën. Treguesi i kësaj analize është numri i orareve që nisen nga Fieri drejt qyteteve të tjera të vendit. Për t’u theksuar është dhe lidhja që ka Bashkia Fier me bashkitë Kuçovë dhe Vlorë, për të cilat konkretisht ekzistojnë 6 orare në ditë. Intensifikimi i lëvizjeve tregon marrëdhëniet që kanë këto bashki me njëratjetrën për sa i përket punësimit dhe shërbimit tregtar. Autobusët ndërqytetës nisen nga sheshi që ndodhet pranë stacionit hekurudhor. Sipas informacioneve të Bashkisë së Fierit, theksohet që në këtë shesh pritet të ndërtohet një terminal nga i cili do të nisen autobusët ndërqytetës. Në qytetin e Fierit është ndërtuar një terminal i ri në bazë të marrëveshjes ndërmjet Bashkisë Fier dhe investitorëve privatë. Ky terminal është vendosur në unazën e qytetit, në itinerarin që lidh qytetin e Fierit me qytetin e Patosit dhe do të jetë në 258 funksion të linjave ndërkombëtare e ndërqytetëse. Nga ky terminal mund të nisen 12 autobusë në minutë. Transporti i udhëtareve për linjat “Rrethqytetese” është: Fier-Levan-Fier; FierFrakull-Fier; Fier-Seman-Fier; Fier-Pojan-Fier; Fier-Povelçë-Fier; Fier-Topoje-Fier; Fier-Ferme-Fier; FierLibofshe-Fier; Fier- Roskovec-Fier; Fier-Cakran-Fier; FierPeshtan-Fier; Fier-Bishan-Fier; FierLuar-Kuman-Fier; Fier-Patos-Fier.380 Duke u bazuar në informacionet dhe statistikat e marra nga bashkia e Fier shihet që linja që ka fluksin më të madh është ajo me Libofshën në të cilën qarkullojnë 72,000 udhëtarë në vit. Stacionet në të cilat nisen autobuzët e transportit rrethqytetas janë: - Stacioni i trenit - Vendqëndrimi tek Rruga “ Brigada XI Sulmuese” 261 Vendqëndrimi tek rruga “Leon Rei” Këto stacione shërbejnë edhe për transportin ndërqytetas. Kategoria e rrugëve ekzistuese sipas Kodit Rrugor Autostradë Rruge ndërqytetëse kryesore Rruge ndërqytetëse dytësore Rruge urbane kryesore Rruge urbane dytësore Rruge lokale Gjithsej
Gjatësia e rrugës (km) 47.9 29.3 18.9 11 551 2964 3622
4
Sherbimi I pastrimit te mbetjeve urbane Bashkia Fier ofron shërbimin e manaxhimit të mbetjeve të ngurta për 72%395 të popullsisë së Bashkisë Fier, ku respektivisht Nj.A-të Mbrostar dhe Qendër e ofrojnë këtë shërbim për 100% të popullësisë së tyre, pjesërisht Nj.A-të Protëz, Levan, Libofshë dhe Topojë, ndërsa Nj.A-ja Dermenas mbeten jashtë skemës së shërbimit të manaxhimit të mbetjeve duke gjetur zgjidhje alternative aspak miqësore me mjedisin. 280 Me manaxhim të mbetjeve nënkuptohet grumbullimi i mbetjeve të ngurta nga pikat e grumbullimit të mbetjeve të shpërndara në funksion të dendësisë së popullatës dhe aktiviteteve private e shtetërore dhe transportimi i tyre drejt vend-depozitimit si edhe stokimit të tyre përfundimtar. Manaxhimi i mbetjeve të ngurta kryhej rregullisht nëpërmjet Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike nën administrim e vetë Bashkisë ndërsa Nj.A-ja Levan deklaron se këtë shërbim e ka patur të kontraktuar. Në lidhje me sasinë e mbetjeve të gjeneruara, sipas të dhënave të deklaruara nga të gjitha njësitë administrative, Bashkia e re Fier gjeneron rreth 131 ton/ mbetje në ditë ose 919 ton/javë. Sipas këtyre të dhënave, norma mesatare e gjenerimit të mbetjeve në ditë llogaritet të jetë 1.1 kg/banorë/ditë mbetje në nivel territori të ri të Bashkisë. Ndërkohë vetë qyteti i Fierit e ka normën e gjenerimit të mbetjeve 1 kg/banorë/ditë mbetje deri në 1.4 kg/banorë/ditë mbetje, ndërkohë zonat tjera rurale kanë një normë gjenerimi prej 0.6 kg/banorë/ditë mbetje. Duhet theksuar se mbetjet nuk grumbullohen në të gjithë territorin e Bashkisë Fier. Vetëm qyteti i Fierit, NjA-të Mbrostar dhe Qendër mbulojnë 100% popullsinë me shërbimin e mbetjeve (Tabela x). Në njësitë e tjera, përqindja e popullsisë e cila mbulohet me shërbim varion nga 5% (Cakran) – 74% (Topojë. Njësia Dërmenas deklaron se nuk e ofron këtë shërbim në territorin e saj). Gjatë vitit 2015, Bashkia Fier ka prodhuar rreth 45,000 ton mbetje397, me një sasi prodhimi prej 0.4 ton/banor/vit398. Sasia e mbetjeve të prodhuara ka ardhur duke u rritur nga viti në vit (Tabela 57). Nga një krahasim i bërë për periudhën kohore 2003- 2015 rezulton se sasia e mbetjeve të prodhuara nga viti 2003 në vitin 2015 është thuajse pesëfishuar (0.08 ton/banor/vit në vitin 2003, kundrejt 0.4/ton/banor/vit në vitin 2015). Për më tepër, në vitin 2014, sasia e mbetjeve të prodhuara për banor në vit në Bashkinë Fier ka tejkaluar paksa mesataren e sasisë së podhuar në rang vendi. Megjithatë, duhet theksuar se prej vitit 2014 e në vazhdim tendenca rritëse e gjenerimit të mbetjeve ka mbetur konstante, projeksion i cili vazhdon edhe në pasqyrimin e të dhënave për vitin 2015 si edhe në parashikimet për vitet që do të pasojnë.
5
Dermenas
Frakull
Levan
Libofsh
Mbrostar
Portes
Qender
Topoje
1 Siperfaqet e gjelbra ne qytet
Cakran
Fier
Siperfaqet e Gjelbra dhe Ndricimi
100%
67,4%
100%
100%
100%
100%
54.3%
100%
100%
60%
60%
60%
60%
60%
100%
60%
100%
60%
28,10 0 m2
48% 2 Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale 3 Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % 4 Mbulim me sherbim 72% pastrimi ne %
Nriçimi Objekt i ndriçimit publik mund të jenë akset rrugore për makinë, rrugët e këmbësorëve, sheshet urbane, lulishtet sidhe ndërtesat e institucioneve të ndryshme publike (ndriçimi i jashtëm i tyre). Për momentin Bashkia Fier ofron shërbimin e ndriçimit publik në Qytetin e Fierit si dhe në NjA-të Libofshë, Topojë, Qendër-Fier, Dërmenas, Levan, Frakull, Portëz dhe Cakran, ndërsa në NjA-në Mbrostar ky shërbim nuk ofrohet. Kjo sepse ish-Komuna Mbrostar nuk ka patur investime në këtë fushë dhe nuk ka patur mundësi financiare për ofrimin e këtij shërbimi tek banorët e saj. Në Bashkinë e Fierit në total ka rreth 75 km rrjet rrugor të ndriçuar, në rreth 175 akse rrugore, gjithashtu ka 6 sheshe dhe 3 lulishte të ndriçuara nga shërbimi i ndriçimit publik. Në total janë 2,471 shtylla të ndriçimit publik ku 515 prej tyre janë shtylla betoni, ndërsa 277 prej tyre janë shtylla dekorative. 392 Në seksionin e mëposhtëm do të analizohet sistemi i ndriçimit sipas njësive administrative përbërëse të Bashkisë Fier. Do të evidentohet mbulimi i territorit në përqindje të këtij shërbimi, cilat akse mbulohen në detaj, cilësia e elementëve të sistemit si dhe probleme të tjera lidhur me sistemin. Në Fier ka në total rreth 35.22 km rrjet rrugor të ndriçuar në rreth 79 akse rrugore. Gjithashtu ekzistojnë rreth 6 sheshe dhe 3 lulishte të ndriçuara nga shërbimi i ndriçimit publik. Në total janë 1,595 shtylla të ndriçimit, ku 337 prej tyre janë shtylla betoni që janë në administrim të OSHE, 277 prej tyre janë shtylla të ndriçimit dekorativ si dhe 9 prej tyre janë shtylla me ndriçim LED. Numri i kokave të ndriçimit ose i llambave është 2,108 ku 16 prej tyre janë llamba të ndriçimit LED. Në Qytetin e Fierit kemi rreth 33.6 % të rrjetit rrugor të ndriçuar çka është një tregues i ulët përsa i përket raportit ndërmjet rrugëve të ndriçuara dhe të pa ndriçuara. Vlen të përmendet se akset kryesore të qytetit janë të ndriçuara ndërsa akset të cilat janë të pa ndriçuara janë
6
akset sekondare dhe terciare. Ky sistem punon rreth 4,000-4,200 orë në vit që do të thotë rreth 11-11.5 orë në ditë. NjA Libofshë: Në njësinë administrative Libofshë, ndriçimi publik ofrohet vetëm në dy fshatrat kryesorë. Në total kemi një numër prej 27 shtyllash të cilat janë shtylla betoni të administruara nga OSHE-ja. Duhet të përmendet se këto shtylla janë të gjitha jashtë funksionit si pasojë e dëmtimit të tyre dhe të kabllove të cilat lidhen me sistemin elektrik. NjA Topojë: Në këtë njësi administrative, të gjithë fshatrat kanë ndriçim publik. Në total ka një numër prej 234 shtyllash. Këto shtylla janë shtylla metalike me gjatësi të ndryshme dhe kryesisht kanë nga një kokë ndriçimi. Vlen të theksohet se rreth 133 shtylla të sistemit të ndriçimit janë në funksion, pjesa tjetër është jashtë funksionit si pasojë e mungesës së kabllos lidhëse me kabinat elekrike. Raportohet se ka një mungesë prej 1,550 m kabllo që lidh shtyllat me kabinat elektrike. NjA Qender Fier: Në këtë njësi, shërbimi i ofrimit të ndriçimi publik ofrohet në të gjithë fshatrat. Në total ka një numër prej 258 ndriçuesish, ku rreth 45% e tyre nuk janë në funksion. Arsyet e mos unksionimit janë mungesa e kabllos, dëmtimi i kokave të ndriçuesve si dhe të shtyllave. NjA Levan: Në Njësinë Administrative Levan shërbimi i ndriçimit publik ofrohet në 7 nga 13 fshatrat e njësisë. Në total ka 147 ndriçuesa nga të cilët 23 nuk janë në gjendje pune për arsye të mungesës së kabllove lidhëse si dhe dëmtimit të shtyllave. NjA Dërmenas: Në Njësinë Administrative Dërmenas shërbimi i ndriçimit publik ofrohet vetëm në 3 fshatra: Dërmenas, Darzezë dhe Pojan. Në total kemi rreth 102 shtylla nga të cilat 27 janë në gjendje pune. Duhet theksuar se ne fshatin Pojan ofrohet shërbimi i ndriçimit publik por sistemi nuk funksionon si pasojë e problemeve me kontratat e energjisë elektrike. 278 NjA Frakull: Në këtë njësi shërbimi i ndriçimit publik ofrohet vetëm në fshatin Frakull. Në këtë fshat ka në total rreth 25 shtylla. Këto shtylla ofrojnë shërbimin në një gjatësi prej 1 km dhe janë të gjitha në funksionim. NjA Portez: Në këtë njësi administrative ndriçimi publik ofrohet vetëm në fshatin Portëz, në një gjatësi prej 750m, ku ka 21 shtylla. NjA Cakran: Në këtë njësi administrative ndriçimi publik ofrohet vetëm në fshatin Cakran në një gjatësi prej 200 m dhe ka rreth 10 shtylla të cilat nuk janë në funksionim si pasojë e dëmtimit të kabllit dhe dëmtimit të shtyllave dhe kokave të ndriçuesve.
7
C. Edukimi 1. 2. 3. 4.
Shkolla te Mesme Shkolla 9-vjecare Kopshte ne total dhe sipas njesive administrative Cerdhe
TOTAL
TOPOJE
QENDER
PORTES
MBROSTAR
LIBOFSH
LEVAN
FRAKULL
DERMENAS
CAKRAN
FIER
Numri I shkollave te Mesme eshte 26 Numri I shkollave 9 vjecare eshte 63. Kopshtet jane te shpwrndarw nw tw gjitha njwsitw administrative, gjithsej janw 58 kopshte me njw numwr fwmijwsh prej 1,831 pwrfshire edhe kopshtet private. Çerdhet janë shumë të rëndësishme për qytetin e Fierit, por për momentin qyteti ka vetëm 2 çerdhe, me rreth 240 fëmijë që i frekuentojnë ato.Çerdhe e lagjes “29 Nentori” dhe Çerdhe e lagjes “11 Janari”.
1 Shkolla te Mesme 2 Shkolla 9-vjecare
18
7
6
5
6
5
6
4
4
2
63
3 Kopshte
18
8
6
7
8
5
6
4
4
2
68
26
4 Cerdhe
2
Në Bashkinë e Fierit mësojnë dhe edukohen rreth 25,000 nxënës e fëmijë të të gjitha niveleve të arsimit dhe edukimit. Të gjithë jeni dëshmimtarë të asaj që ka bërë e vazhdon të bëjë Bashkia e Fierit për mirëmbajtjen e të gjithë institucioneve të arsimit parashkollor dhe parauniversitar. Gjatë vitit të kaluar rikonstruktuam me burimet njerëzore të Bashkisë Fier 17 shkolla dhe ndërhymë me punime të pjes’shme në 16 të tjera. Gjithashtu është drejt përfundimit rikonstruksioni i plotë i shkollës “Jakov Xoxa” dhe shumë shpejt do të nisin punimet për rikonstruksion të plotë të shkollës “Anastas Laska” Libofshë. Nuk do të ndalemi derisa të rikonstruktojmë edhe shkollën e fundit në Bashkinë tonë, pasi ne besojmë se përmirësimi i standarteve dhe kushteve në ambientet shkollore, kopshte e cerdhe, ndihmon për të krijuar një shoqëri më të shëndetshme.
8
D.
Bujqesia (burimi web bashkia+ PBA)
1. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative, 2. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total. 3. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative, 4. Mbulimi me kullim dhe vaditje. Bujqësia mbetet sektor shumë i rëndësishëm në ekonominë e gjithë Qarkut të Fierit e në ekonominë kombëtare, e matur me kontributin e saj në Produktin e Brendshëm Bruto, punësimin dhe stabilitetin makroekonomik. Qarku i Fierit rezulton të ketë rritjen më të madhe në vend përsa i përket sektorit të bujqësisë, me 19.9 % të nivelit të vlerës së shtuar bruto (VSHB) nga viti në vit323. Në përgjithësi, sektori i bujqësisë në Shqipëri ka treguar një kapacitet të lartë të përshtatjes dhe të rezistencës ndaj krizave të ndryshme, si tranzicionit të tejzgjatur nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut, si dhe ndaj krizës më të fundit ekonomike globale. Megjithatë, performanca ekonomike e sektorit bujqësor në vend është ende e pamjaftueshme për shkak të fermave të vogla dhe të fragmentuara, nivelit të ulët të teknologjisë dhe produktivitetit total të faktorëve të prodhimit krahasuar me mesataret e BEsë. Edhe në Bashkinë e Fierit, ashtu si në të gjithë vendin, sektori bujqësor është përqëndruar fuqishëm rreth bujqësinë familjare. Në rang kombëtar, më shumë se 90 përqind e 380,000 fermave janë nën 2 hektarë dhe llogariten rreth 95 për qind të tokës së përdorur, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Evropë që mbështetet kryesisht në një shkallë të vogël, jointensive të prodhimit të brendshëm . Në bashkinë e Fierit veprojnë 374 ferma blegtorale dhe 24,667 ferma bujqësore ( nga 52,169 ferma bujqësore totale që veprojnë në qarkun e Fierit), me një sipërfaqe totale prej 108.3 ha. Fermat familjare janë kontribuesi më i rëndësishëm për sigurinë e ushqimit, duke prodhuar ushqimin për vetë-konsum si dhe pjesërisht për treg. Kontributi i tyre në punësim është i rëndësishm duke qënë se shumica e fermave individuale shërbejnë si burimi kryesor i të ardhurave për të vetëpunësuarit në këtë sector. Në ndryshim nga prirjet e përgjithshme kombëtare, numri i banorëve në zonat rurale të Bashkisë Fier e tejkalon numrin e banorëve në zonat urbane, përkatësisht me 53% popullsi rurale dhe 46% popullsi urbane. Kjo dëshmon se bashkia Fier ka një karakter të rëndësishëm bujqësor, edhe pse niveli i të punësuarave në sektorin bujqësor është vetëm 24,1%, krahasuar me 25.4 % në sektorët e industrisë dhe 50.5 % në sektorin e shërbimeve. Madhësia mesatare e fermës brenda bashkisë konsiderohet të jetë 1.42 ha, (1.52 ha në qarkun Fier) krahasuar me 1.2 ha në rang kombëtar, ndërkohë që madhësia e parcelës është 0.27 ha në rang kombëtar dhe 0.43 në Bashkinë Fier. Këto të dhëna dëshmojnë se fermat në bashki janë më të mëdha se mesatarja kombëtare, megjithatë sektori bujqësor vazhdon të ngelet mjaft i fragmentarizuar. Në fermat e vogla dhe të fragmentuara rritet kostoja e prodhimit, ujitjes, karburantit, transportit në masën 20-35 %. Nga ana tjetër 1-3 % e tokës bujqësore humbet nga perdorimi vjetor.
9
Rajonalizimi i kulturave bujqësore dhe blegtorale PERPARESI KRYESORE PERPARESI MESATARE JO PERPARESI
KULTURAT
BIMET E ARAVE Grurë, misër, fasule, perime e bostan, perime në sera, foragjere Patate, bimë medicinale Duhan
VITI 2013 Sipërfaqe Sasia (dynymë) (kuintalë)
AGRUME FASULE FRUTA TË TOKËS PERIME PEMTARI VRESHTA AKTIVITETI PËRPUNIM ULLIRI PRODHIM BUKE BAXHO PRODHIM ËMBËLSIRASH PRODHIM VAJI PRODHIM VERE PRODHIM MISHI PRODUKTI QUMËSHT MJALTË MISH
1,851 1,241
7,254 7,830
629 6,363 3,087
39,665 24,788 23,210
PEMET FRUTORE Ullishtaria Pjeshkë, vreshtari, agrume Mollë, arrorë, kumbulla, qershi
VITI 2014 Sipërfaqe Sasia (dynymë) (kuintalë) 13 130 750 1,200 1,594 90,585 526 10,423 3,389
34,847 23,805 37,140
1,013 12,696 3,675
VITI 2014 19 45 17 15
VITI 2015 21 66 16 15
1 5 5
1 3 5
1 7 5
VITI 2014 49086 414 34112
10
Bageti te imta
VITI 2015 Sipërfaqe Sasia (dynymë) (kuintalë) 13 130 1,370 2,344 1,720 108,505
VITI 2013 20 39 16 17
VITI 2013 53906 331 39050
BLEGTORIA Gjedhe/ Lope, Derra Bletaria
VITI 2015 24169 210 32134
76,670 28,340 47,051
Sherbimet sipas kategorive BASHKIA FIER/ KATEGORIA BUJQESIA DHE PESHKIMI INDUSTRIA INDUSTRIA TREGTIA HOTELE, KAFE, RESTORANTE TRANSPORTI DHE TELEKOMUNIKACIONI SHERBIME TE TJERA SHERBIME TOTAL
NR 59 530 252 2,504 638 553 644 1,835 5,180
11
SHENIME
E. Industria 1. 2. 3. 4.
Rezerva natyrore: Plazhe, vende turistike minerale, hidrokarbure, rezerva ujore/hidropowers etj,
Në bashkinë Fier ka sasi të konsiderueshme mineralesh jometalore, si: - shkrifërime - gjenden në zonën pranë bregdetit; - gurë dekorativë - gjenden në zonën e Peshtan - Zhupanit; - argjilë - gjenden në zonën e Krapsit, Mbrostarit, dhe në afërsi të bregdetit; - inerte - gjenden në zonën e Mbrostarit, përgjatë rrjedhjes së lumit Seman; - rëra kuarcore - gjenden në afërsi të zonës kodrinore Bashkia Fier gjithashtu ka edhe pasuri në lëndët e para energjetike si gaz, naftë dhe ranor bituminoz. Këto të fundit gjenden në zonën e Kreshpanit. Nafta gjendet në Cakran dhe në Kallmin e Madh, ndërsa rezervat e gazit natyror gjenden në afersi të Levanit dhe në Povelçë. Gjithashtu në këtë bashki ka edhe zona jo akuifere të cilat nuk kanë porozitet të mjaftueshëm ndërkokrrizor ose çarjesh. Jo akuiferët ndodhen në përgjithësi në zonën veriore dhe pjesërisht qendrore të bashkisë, duke përfshirë vendbanimet e njësive administrative Topojë, Dërmenas, Libofshë, Fier, Qendër dhe Mbostar. Shkëmbinjtë në këtë zonë variojnë nga të shkrifët argjila, avrolite, rëra, në shkëmbinj kompaktë avrolite dhe argjilë të rrallë ranore, si dhe flish. Këto dy të fundit gjenden në përgjithësi në pjesën lindore të Bashkisë Fier. Në zonën bregdetare dhe jugperëndimore si dhe përgjatë rrjedhjes së lumit Vjosa kemi akuiferë me porozitet ndërkokrrizor me ujë-përcjellshmëri shumë të lartë. Litologjia në këtë zonë përbëhet nga shkëmbinj të shkrifët të llojit sediment – rëra, zhavorre dhe argjila. Në afërsi të zonës së ushqimit akuiferët janë me sipërfaqe të lirë, ndërsa në drejtim të rrjedhës ato kalojnë me presion. Akuiferët janë të pasur me burime ujore nëntokësore dhe shërbejnë për furnizimin me ujë të pijshëm. Ujërat nëntokësore shfrytëzohen për shpime dhe prurjet e tyre variojnë nga 5 në 50 l/s. Vetitë fiziko-kimike të ujërave nëntokësore në përgjithësi janë të mira. Ato janë të ëmbla e me fortësi të ulët në zonat ku shfrytëzohen. Shpimet në këtë zonë janë të shumta dhe janë në përgjithësi në akuiferë me presion. Përgjatë rrjedhjes së Semanit hasim edhe akuiferë me porozitet ndërkokrrizor me ujëpërcjellshmëri mesatare – të ulët dhe shkëmbinjtë përbëhen nga argjila, avrolite dhe rëra. Të tillë akuiferë hasim edhe në zonën e Cakranit, Frakullit, e Portëzës, por në trajtë argjile rëre dhe zhavorresh. Këto zona janë edhe të pasura me burime ujore. Në zonën kodrinore të Bashkisë Fier hasim në përgjithësi akuiferë me porozitet poro- çarje dhe ujëpërcjellshmëri mesatare të ulët që ka shkëmbinj kompakt sedimentarë ranorë dhe konglomerate. Resurset ujore shfrytëzohen kryesisht nëpërmjet shpimeve. Akuiferët janë me presion dhe në disa zona kanë karakter artezian. Përdoren për furnizimin me ujë të pijshëm të komuniteteve të vogla. Shfrytëzimi i rezervave të këtij akuiferi është në masën 60 %. Deri në thellësi 300 m, ujërat nëntokësore janë të ëmbla e kanë fortësi mesatare deri të madhe. Më në thellësi ato kalojnë në të kripura.
12
Rezervat Ujore Bashkia Fier ka pasuri të shumta ujore13 pasi në territorin e saj kalojnë dy lumenj kryesorë, Semani e Vjosa, me basenet e tyre respektive. Përveç tyre, territorin e përshkon edhe lumi Gjanica, i cili kalon përgjatë qytetit të Fierit. Monumentet dhe zonat e mbrojtura Monumentet natyrore (Zonë e Mbrojtur, kategoria III) janë: - Dunat e Semanit; - Pishat e zeza në bregdetin e Poros; - Kurora e lumit të vjetër të Semanit (Libofshë Adriatik); - Rrapet e rrugës Fier-Vlorë dhe rrapi i pazarit të Cakranit (Çaireve). Monumentet kulturore janë: - Kisha e Shën Kollit, Vanaj - Kisha e Shën Gjergjit, Libofshë Kisha e Shën Kozmait, Kolkondas - Kisha e Shën Premtes, Hoxharë - Vila Romake, Plyk Manastiri i Shën Mërisë, Pojan - Qyteti antik Apolonia, Pojan - Tempulli antik, Shtyllas Zonat kryesore me vlerë historike janë: - Apolonia - Manastiri i Shën Mërisë - Manastiri i Ardenicës (nuk është në bashkinë e sotme, por është në afërsi)
13
F. Sipermarrja private: 1. Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, 2. Lista e nderrmarjeve me te rendesishme ne total dhe vendodhja ne njesi. 1. Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, Instat 2. 2015
2016
2017
PRODHUESIT E TË MIRAVE / PRODUCERS OF GOODS
2,873
BUJQËSIA PYJET DHE PESHKIMI / AGRICULTURE, FORESTRY AND FISHING
2,207
INDUSTRIA / INDUSTRY NDËRTIMI / CONSTRUCTION PRODHUESIT E TË MIRAVE / PRODUCERS OF SERVICES TREGTIA / TRADE TRANPORTI E MAGAZINIMI / TRANSPORT AND STORAGE AKOMODIMI DHE SHËRBIMI USHQIMOR / ACCOMMODATION AND FOOD SERVICE ACTIVITIES INFORMACIONI E KOMUNIKACIONI / INFORMATION AND COMMUNICATION SHËRBIME TË TJERA / OTHER SERVICES
929 166 2,796 188 1,304 81 1,216
1,251
483
145
183
2,769
4,637
197
2,547
1,455
263
94
839
1,260
51
937
TOTAL
15,020
14
G.
Administrata e bashkise: (burimi PBA)
1. Nr i punonjesve. 2. Buxheti i tre viteve te fundit dhe projektet me te rendesishme te realizuar ne mandatin e fundit, volume i te ardhurave,
Te ardhurat e vitit 2017 TE ARDHURA GJITHSEJ TE ARDHURA NGA TAKSA DHE TARIFA VENDORE TRANSFERTE E PAKUSHTEZUAR TRANSFERTE SPECIFIKE PER FUNKSIONET E REJA TE ARDHURA TE TRASHEGUARA NGA VITI 2016 SHPENZIME GJITHSEJ
1,432,167,000 LEKE 600,000,000 leke 510,546,000 leke 296,621,000 leke 25,000.000 leke 1,432,167,000 leke
Te ardhurat e vitit 2016 TE ARDHURA GJITHSEJ TE ARDHURA NGA TAKSA DHE TARIFA VENDORE TRANSFERTE E PAKUSHTEZUAR TE ARDHURA TE TRASHEGUARA NGA VITI 2015 SHPENZIME GJITHSEJ
1,181,190,134 LEKE 627,560,000 leke 467,459,000 87,451,000 1,181,190,134 leke
15
H. 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.
Taksat dhe Tarifat Vendore (lek/vit):(Burimi Info PBA)
Taksa e Pasurise, Taksa e Truallit dhe e tokes bujqesore, taksa tabeles, Tarifa e Pastrimit, Gjelberimi, ndricimi, ujsjelles/kanalizimin ne leke ne vit, tarifa e zenies se hapesires publike
NR 1 2 3 4 5 6 7 8 9
10
SHUMA TAKSA Emertimi tarife pastrimi tarife gjelberimi tarife ndricimi tarife rregjistrimi tarife transporti Tarife cerdhe Konvikte Kopshte qera objekti Tarifa per ujsjelles/kanalizimin Tarife per zenien e hapesirave publike Rente minerare
288,200 Fakti 2016 107,578 4,361 497 291 3,045 1,579 127 14,546 4,485
427,800 I pritshmi 2017 114,000 14,000
502,288 Parashikim 2018 117,638 30,273 15,000
3,500 2,000 1,000 14,000 10,000
2,000 1,000 14,000 10,000
512,334 Parashikim 2019 116,991 30,878 15,300 2,040 1,020 14,280 10,200
17,839 25,044
16
25,000
25,000
25,500
I.
Profili i Forces se Punes (Burimi Info PBA + web bashkia)
1. TE PUNESUAR 2. TE PAPUNE 3. TE PAPUNE PUNEKERKUES Në Qarkun e Fierit në total janë numëruar 95,044 persona të punësuar në sektorin privat nga të cilët 77,373 janë punësuar në bujqësi. Ky nivel punësimi në bujqësi në masën 81.5% të të punësuarve në sektorin privat është në tregues për natyrën bujqësore të ekonomisë që zhvillohet në këtë qark dhe natyrisht në një masë të ngjashme në bashkitë dhe njësitë administrative përbërëse të tij (edhe në Bashkinë Lushnje). Kjo shifër tregon se 81.4% e të punësuarve të sektorit privat në rajon punojnë në sektorin privat bujqësor nga 53.5% që është mesatarja në rang vendi. Kjo natyrisht që reflekton natyrën thellësisht bujqësore të zhvillimit ekonomik të zonës bazuar dhe në burimet e bollshme që zotëron ky rajon për këtë sektor. Rreth 2,552 persona jane rregjistruar si pune-kerkues prane Drejtorise Rajonale te Sherbimit Kombetar te Punesimit (Fier), nga te cilet 32% jane femra dhe 68% meshkuj. Kjo shifër i përket të dhënave të tremujorit të parë të viti 2016 (INSTAT)
17
Për të realizuar pergatitje e ketij materiali, janë përdorur statistika zyrtare të Census-it të fundit të zhvilluar nga INSTAT në vitin 2011; të dhëna statistikore nga INSTAT dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; përcaktime të siguruara nga Ligji nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo territoriale të njësive të Qeverisjes vendore në republikën e Shqipërisë” si dhe të dhëna të siguruara nga Bashkitë Fier, Lushnjë, Divjakë, Mallakastër, Roskovec dhe Patos. Për të pasur një vlerësim sa më aktual për ato fusha ku nuk mund të gjendeshin të dhëna zyrtare aktuale janë përdorur vlerësime të studiuesve të njohur botuar në publikimet e institucioneve publike si INSTAT, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore si dhe publikime në faqen e Reformës Administrativo Territoriale.
18