Bashkia Fushë-Arrëz - Profil i përgjithshëm

Page 1


Bashkia Fushe Arrez Informacione te pergjitheshme per Kandidatet per Keshilla Bashkiak A. Te dhena Demografike (Burimi Bashkia, MoI) 1. 2. 3. 4.

Popullsia, numri I familjeve, njesite administrative, popullsia sipas njesive administrative, mosha mesatare, siperfaqja e ndare ne rurale dhe urbane dhe sipas njesive administrative.

Bashkia Fushë Arrëz shtrihet përgjatë ish rrugës kombëtare Shkodër – Kukës – Prishtinë dhe gjendet në pjesën verilindore të Shqipërisë. Aktualisht Fushë - Arrëzi përbëhet nga kater Njesi administrative dhe Bashkia qënder dhe numëron 11 498 banorë, ose 3 791 familje, ku rreth 908 familje (ose 24%) trajtohen me ndihmë ekonomike në Bashki. Rreth 35% e popullsisë jeton në qytet ndërkohë që 65% e tyre jetojnë në zonat rurale. Në kontekstin gjeografik, Bashkia Fushë – Arrëz shtrihet në një zonë malore me një sipërfaqr prej 540 km², ku 927 ha e zënë toka bujqësore. Siperfaqe totale 540.2 km2, urbane 50.19 km2 dhe rurale 490.01 km2. NJËSIA ADMINISTRATIVE FUSHE ARREZ QENDER (FUSHË ARRËZ,QAFË MALI, BLERIM GJENDJA CIVILI) IBALLE QAFE-MALI FIERZE BLERIM TOTAL

GJENDJA CIVILE (2017) 7,670

CENSUS 2011

SIPERFAQE NE HA

2513

50,19

1,768

1129 1548 1302 913 7405

131,76 131,09 117,71 109,49 540,2

2,004 11,442

1


B.

Infrastrukture (Burimi Bashkia - Undp Plani operacional i zhvillimit FA)

1. Rruge Rurale dhe Urbane ne total dhe sipas njesive administrative Rruge rurale gjatesi e rrjetit ne administrim 102 km2 , ne perdorim mbi 250 km2 , urbane rreth 5km2. Bashkinë e Fushë Arrëzit e përshkon rrjeti rrugor kombëtar që në total arrin në 116km. Ndërsa qyteti i Fushë Arrëzit ka 2 km rrugë të brendshme. 2. Linjat e transporti ne total dhe sipas njesive administratve Qyteti i Fushë Arrëzit lidhet në mënyrë të rregullt me Tiranën, Durrësi, Shkodrën, Lezhën dhe Pukën. Kryesisht mjetet e transportit të licencuara janë të tipit minibus dhe përballojnë mirë nevojat e qytetarëve. Gjithashtu, qyteti ka edhe linja brenda bashkisë duke e lidhur atë me njësitë administrative dhe fshatrat. 3. Siperfaqet e gjelbra ne qytet Rreth 0.5 ha 4. Mbulime me ndricim ne zonat urbane dhe rurale. 100% ne zonat urbane, 0% ne zonat rurale Ai ekziston dhe është në gjendje pune përgjatë aksit kryesor të qytetit, por që ndizet me hope për shkak të pamundësisë së bashkisë për të mbuluar kostot e energjisë elektrike. Ndërsa në pjesët e tjera të qytetit apo të njësive administrative/fshatrave ky shërbim nuk ekziston. 5. Sherbimi I uje dhe kanalizime, mbulimi ne % 100 % ne zonat urbane dhe 15% ne zonat rurale. Qyteti i Fushë Arrëzit furnizohet nga dy burime, ai i Krrabit dhe ai i Micojt, me gjatësi linje, përkatësisht, 7km dhe 3.5km, që shkarkohen në të njëjtin rezervuar. Në fakt, ujësjellësi i Krrabës ka nevojë të rikonstruktohet në 50% të tij. Kanalizimet. Në fshatrat e bashkisë përdoren gjërësisht gropat septike. Ndërsa, vetëm në qytetin e Fushë Arrëzit funksionon rrjeti i kanalizimeve. Por ky rrjet është tejet i amortizuar (për vite të tërë nuk ka patur ndërhyrje) në, pothuajse, 80% të tij, si tek tubacionet ashtu edhe tek pusetat. Gjithashtu, duhet patur parasysh që edhe sasia e këtyre ujrave është rritur si rezultat i ndryshimit të mënyrës së jetesës së popullatës. Një aspekt problematik, nga pikpamja mjedisore, është këtu edhe shkarkimi i ujrave të zeza në lumë, të papërpunuara. 6. Mbulim me sherbim pastrimi ne % (Burimi pyetsor BtF diagnostifikimi 2019) NR. I POPULLSISË QË SHËRBEHET ME GRUMBULLIMIN E MBETURINAVE % E POPULLSISË QË SHËRBEHET ME GRUMBULLIMIN E MBETURINAVE % E TERRITORIT QË MBULOHET ME SHËRBIM ME GRUMBULLIMIN E MBETURINAVE

2

5.751 50.2% 37%


C. 1. 2. 3. 4.

Edukimi (Burimi - Bashkia)

Shkolla te mesme, 9 vjecare dhe kopshte ne total dhe sipas njesive administrative Cerdhe

Institucionet arsimore Shkolla te mesme 9 vjecare kopshte Cerdhe

D.

2 2 6 (+12 anekse) 5 (1 per cdo njesi administrative) 1

Bujqesia

(Burimi Bashkia - Undp Plani operacional i zhvillimit FA Agrobiodiversiteti ne Fushe Arrez, 2016)

1. Siperfaqe pyje dhe kullota ne total dhe sipas njesise administrative, 95% e Siperfaqes totale jane pyje dhe kullota 2. Siperfaqja bujqesore ne total dhe sipas njesive, prodhimet bujqesore me te rendesishme ne total. Tokat bujqësore: Territori i Bashkisë Fushë-Arrëzit shtrihet nga 250 m lartësi mbi nibvelin e detit deri në 1950 m. Kjo shtrirje vertikale e zonës shoqërohet me larmi të lartë klimatike, tokësore dhe biodiversiteti bimor. Vetë qyteza e Fushë-Arrëzit është i vendosur në një gropë në lartësinë rreth 550m mbi nivelin e detit, por tokat më të rëndësishme bujqësore të nënnjësive të saj shtrihen nga 500m deri mbi 850 m mbi nivelin e detit. Megjithëse bashkia e Fushë-Arrëzit bashkë me nënnjësitë e saj administrative shtrihet në një territor të gjerë, toka bujqësore është e kufizuar. Sipërfaqja mesatare e tokës bujqësore llogaritet në më pak se dy mijë metra katrorë për person. Para vitit 1990 zona kishtë rreth 2305 ha toka bujqësore (100%). Pas 1990 një pjesë e sipërfaqes së tokës bujqësore të kultivuar (966 ha = 42%) u nda dhe është marrë në pronësi nga fermeret e zonës. Në zbatim të Ligjit Nr.7501, dt. 19. 7. 1991, familjet e zonës morën në pronësi një sipërfaqe prej 966 ha të tokave bujqësore (Fushë-Arrëz 68 ha, Qafë Mali 218 ha, Blerim 207 ha, Fierzë 197 ha dhe Iballë 276 ha). U morën në pronësi kryesisht tokat që ishin afër zonave të banuara me mundësi mekanizimi, 28 ujitje, transporti, etj. Pjesa tjetër prej 1339 ha ose 58% e sipërfaqes së dikurshme mbeti e pandarë (Fushë-Arrëz 69 ha, Qafë Mali 185 ha, Blerim 352 ha, Fierzë 318 ha dhe Iballë 415 ha), pasi janë toka të degraduara, joprodhuese, me diversitet bimor të dëmtuar, janë toka larg qendrave të banimit dhe pamundësi transporti, pa mundësi mekanizimi, pa ujitje, etj. 3. Kanale kulluese dhe ujitese km ne total dhe sipas njesive administrative, 3


4. Mbulimi me kullim dhe vaditje. 5km ne administrim te bashkise dhe mbi 40 km ne administrim te komuniteteve lokale.

E. 1. 2. 3. 4.

Industria

(burimi Bashkia - Undp Plani operacional i zhvillimit FA Agrobiodiversiteti ne Fushe Arrez, 2016)

Rezerva natyrore: Plazhe, vende turistike minerale, hidrokarbure, rezerva ujore/hidropowers etj,

Pasuritë natyrore të Fushë-Arrëzit, kryesisht ato nëntokësore të shprehura në rezervat e mëdha minerale janë të shumta, ndërsa minierat janë dhënë me koncesion tek firma të ndryshme turke për shfrytëzimin e mineraleve, çka nuk i ka sjellë ndonjë zhvillim kësaj zone. Nga mesi i viteve 2000, Qeveria shqiptare i ka dhënë me koncesion kompanisë turke “Beralb” liçensën e prodhimit për minierat e Munellës, Lak Roshit dhe Karmës. Gjithashtu, ajo zotëron edhe fabrikën e pasurimit të mineralit të bakrit në Fushë Arrëz. Beralb ështe e vetmja shoqëri industriale në nxjerrjen e bakrit që operon aktualisht. Në ambjentin inxhinierik ka diskutime lidhur me shfrytëzimin rentabël, apo jo të mineralit të bakrit, që është polivant (shoqërohet nga zinku ari, argjendi, kadmiumi, indiumi, seleni, teluri etj, elementë këta me vlera të larta). Sipas të dhënave gjatë nëntë vjeteve (2005 – 2013) rezulton se në minierën e Munellës janë shfrytëzuar rreth 1.8 milion/ton (afërsisht 200 mijë tonë/ vit) xeheror dhe se janë prodhuar afërsisht 187.800 ton koncentrat bakri për eksport. Të ardhurat nga shitja e koncentratit janë 205 milion dollarë përkundrejt 900 milion dollarëve, që duhet të ishin, nëse do të bëhej shfrytëzimi i plotë, integral i mineralit të bakrit, sipas ekspertëve vendas. Kjo diferencë sigurisht që ka patur një ndikin edhe në të ardhurat e vendit, në përgjithësi, por edhe të pushtetit 12 Bashkia Fushë Arrëz Plani Operacional i Zhvillimit Vendor 13 vendor, në vecanti. Bashkia e re e Fushë Arrëzit ka pretendime konkrete lidhur me të ardhurat nga renta minerare që është paguar deri tani dhe do ta ndjekë këtë çështje në vazhdimësi. (Burimi - Agrobiodiversiteti ne Fushe Arrez, 2016) Shtrirja gjeografike e zonës së Fushë-Arrëzit dhe kryesisht të krahinave Qafë Mali, Iballë, Blerim, etj., janë mjaft të favorshme për zhvillimin e shumllojshëm të turizmit si psh: turizmi malor, turizmi alpin, 45 turizmi kurativ, turizmi i gjelbër, guidave të ndryshme turistike në të gjitha stinët e vitit, turizëm kulinar, etj. Turizmi malor dhe alpin. Zona është e pasur me kodra, male të përshtatshëm për ngjitje në qafa malore, për ngjitje alpinistike dhe për ski. Ngjitje Alpinistike mund të organizohen në koder të Madhe, Qafa e Arres, Kodra e Nushajt etj. Sporti i skive në dimer kur bie borë mund të zhvillohet në Podin e Shmrisë, në Hurdha, Kalipjetër etj. Turizmi i gjelbër. 4


Zona ka vende e peizazhe shumë të bukura për të shëtitur në pyjet plot gjelberim e freski, plot burime me ujë të freskët e të ftohtë, ku veçojmë Laver-Dardhën, një pikë shumë e bukur turistike, lëndinë e madhe, pyje ahu, ujë të ftohtë dhe stanet me bagëti dhen, dhi etj. Këtu mund të bëhen kampingje me shtëpi druri për familje apo edhe të rinjë që duan të shijojnë natyrën. Diversiteti bimor i kultivuar, i egër, pyjor, diversiteti i peizazheve, relievit, burimeve ujore, mbulesave pyjore, trashëgimisë ndërtimore, kulturore, prania e bio-monumenteve të shumtë, etj., janë premisa dhe burime natyrore që mund të shfrytëzohen për eko-turizëm. Turizmi aventurë. Lëvizje në rrugë të vështira e me pengesa me makina të forta foristrada, motora garash, pasi zona ka në territorin e saj shumë kilometra rrugë me pyje, me kthesa, me ngjitje, zbritje dhe pengesa që shfrytëzohen për këtë qellim. Turistë të tillë realizojnë hobitë e tyre. Shëtitjet me kalë. Shëtitjet me kalë janë një preferencë e një kategorie të caktuar turistësh. Gjuetia sportive. Zona është e pasur me kafshë të egra si lepuri, dhelpra, ujku, ariu, kaprolli etj. Turizmi kulturor. Zona ofron mundësi për turizëm kulturor, historik, për studiuesit e florës e faunës (biomonumentëve), pasurive nëntokësore, shpellave, kulteve, historisë, etj. Zona ka gjithashtu shumë objekteve të kultit: tre kisha shumë të vjetra e një xhami. Kisha e Shna 46 Prendes, Kisha e Shënkollit në Koder të Gegës, Kisha e Shmrisë dhe xhamia në lagjen Arifaj. Turizëm kulinar për të testuar dhe shijuar produktet e guzhinës tradicionale. Gjithmonë ka grupe turistësh të apasionuar për testimin e guzhinës tradicionale të zonës. Zona është mjaft e pasur me burime autoktone të bimëve të kultivuara, pemëve frutore dhe frutave të pyllit, etj. Është pikërisht përdorimi i këtyre burimeve autoktone që e përhap turizmin e guzhinës tradicionale. Përmendëm se zona dallohet për burime blegtorale, bimore lokale dhe nënprodukte të tyre, si: kosi, djathi dhe mishi i të imtave të pjekur në hell ose saç, perimet dhe frutat të prodhuara në kopështin e shtëpisë (qepa, hudhra, domatja, trangulli, speci, lakra, patatja, fasule, qershi, kumbulla, mollë, dardha, ftojt, arra, gështenja, thanat, etj. Shumë turistë pëlqejnë misrat dhe gështenjat e pjekura në prush. Ka gjithmonë grupe vizitorësh e turistësh që duan të provojnë pijet tradicionale të zonës. Burime të tilla si verë e kuqe dhe e bardhë nga rrushi që prodhohet në hardhi apo në vreshtat në fshatrat e zonës, raki rrushi, raki mani, raki qershie, raki thane, raki kumbulle pa lëndë të huaj, mjaltë i një cilësie të lartë, etj., janë produkte bio të zonës mjaft të pëlqyeshme dhe me vlera të përdorimi për zhvillimin e eko-turizmit. F.

Sipermarrja private: (burimi INSTAT)

1. Nderrmarrjet sipas aktivitetit ekonomik, SEKTORI 2015 BUJQËSIA PYJET DHE PESHKIMI c INDUSTRIA 13 NDËRTIMI c TREGTIA 45 TRANSPORTI E MAGAZINIMI 32 AKOMODIMI DHE SHËRBIMI USHQIMOR

c

5

2016 9 12 5 41 28

2017 16 9 5 35 18

18

13


INFORMACIONI E KOMUNIKACIONI c SHËRBIME TË TJERA 27 Aktivitetet kryesore ekonomike • Nxjerrje dhe përpunim i mineralit të bakrit • Prerje, përpunim dhe mbarështrim pyjesh • Shërbime të ndryshme • Njësi tregëtare

19

25

2. lista e nderrmarjeve me te rendesishme ne total dhe vendodhja ne njesi. Beralb-i është punëdhënësi më i madh privat për banorët e bashkisë, me rreth 600 vetë. Por, aktualisht, situata jo e mirë në tregun ndërkombëtar të bakrit e ka detyruar kompaninë të pezullojë punën, qoftë në minierë, ashtu edhe në fabrikën e pasurimit duke lënë të papunë (përkohësisht, siç pretendohet nga kompania) rreth 500 persona. G. Administrata e bashkise: (Burimi PBA+FPT) 1. Nr i punonjesve. • Numri i punonjësve me kohë të plotë (2019) 196 • Numri i punonjësve me kohë të pjesshme (2019) 0 2. Buxheti i tre viteve te fundit dhe projektet me te rendesihme te realizuar ne mandatin e fundit, volume i te ardhurave, 2016 249,668

Buxheti 3 vitet e fundit A.Të Ardhura Nga Burimet E Veta 1.Të Ardhura Nga Taksat Lokale 2. Të Ardhura Nga Taksat E Ndara 3. Të Ardhura Nga Tarifa Vendore 4.Të Ardhurat E Tjera B.Të Ardhura Nga Buxheti Qendror Transferta e pakushtëzuar Transferta e kushtëzuar Trasferta specifike

2017 296,968

2018 458,313

2016 20,371

2017 20,992

2018 26,000

2019 26,000

2020 27,579

2021 26,539

8,907

8,187

9,808

9,808

10,200

10,200

2,888

1,541

2,650

2,650

2,756

2,756

6,080

7,764

7,463

7,463

7,544

7,544

2,496

3,500

6,079

6,079

7,079

6,039

232,782

256,622

243,822

245,456

250,887

258,690

66,272

82,904

74,411

76,045

81,476

89,279

120,645

111,231

95,781

95,781

95,781

95,781

45,865

62,487

73,630

73,630

73,630

73,630

6


D. Fonde te trasheguara Totali i Burimeve Buxhetore H. 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8.

19,145

82,511

188,491

272,298

360,125

458,313

271,456

278,466

285,229

Taksat dhe Tarifat Vendore (lek/vit): (Burimi PBA)

Taksa e Pasurise, Taksa e Truallit dhe e tokes bujqesore, taksa tabeles, Tarifa e Pastrimit, Gjelberimi, ndricimi, ujsjelles/kanalizimin ne leke ne vit, tarifa e zenies se hapsires publike

1. TAKSA E PASURISE, 2. TAKSA E TOKES BUJQESORE, 3. TAKSA E TRUALLIT 4. RENTA MINERARE 5. TARIFA E PASTRIMIT, 6. GJELBERIMI, 7. NDRICIMI, 8. UJSJELLES/KANALIZIMIN NE LEKE NE VIT, 9. TARIFA E ZENIES SE HAPSIRES PUBLIKE

2016 7,648 602

2017 6,985 602

2018 8,406 602

2019 8,406 602

2020 8,742 626

2021 8,742 626

349 1,704 360 -

400 2,000 1,754 360 -

400 1,754 360 -

400 1,850 1,754 360 -

416 1,850 1,826 368 -

416 1,924 1,826 368 -

504

180

250

250

250

250

7


I.

Profili i Forces se Punes (burimi Bashkia - Undp Plani operacional i zhvillimit FA)

1. Te punesuar 2. Te papune 3. Te papune punekerkues Në Fushë Arrëz operojnë 10 institucione publike dhe 2 ndermarrje publike. Ndërsa sektori privat përfaqësohet nga 17 subjekte juridike dhe 103 subjekte fizike. Por raporti i numrit të të punësuarve është i përmbysur, d.m.th. sektori publik punëson pothuaj se trefishin e atij privat, respektivisht 660 vetë ndaj 276. Punësimi është një nga plagët e mëdha që ka goditur Fushë Arrëzin gjatë këtyre viteve të shndrimeve demokratike në vend. Kjo për faktin se dy sektorët jetsorë për banorët, shfrytëzimi minerar dhe ai i pyjeve, që ofronin punësim janë goditur rëndë nga krizat. Afërsisht, vetëm 50% e forcës aktive është e punësuar në Fushë Arrëz. Kjo shifër është më e madhe tek gratë dhe vajzat e bashkisësë Fushë Arrëzit. Papunësia Nga të dhënat e zyrës së punësimit, aktualisht në bashkinë e Fushë Arrëzit, janë regjistruar (në zyrën e punësimit në Pukë) 2540 punkërkues të papunë, ose rreth 50% e numrit të forcës aktive, nga të cilët 1190 femra dhe 1350 meshkuj. Nga ky numër, 60.4 % janë kryefamiljarë dhe 1230 persona janë të papunë afat-gjatë (mbi 3 vjet).

8



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.