Bashkia Rrogozhinë - Profil i Përgjithshëm

Page 1

This project is ini ated and funded by the Swiss Agency for Development and Coopera on SDC, and implemented by Helvetas Albania

ALBANIA

BASHKIA RROGOZHINË PROFIL I PËRGJITHSHËM


BASHKIA RROGOZHINË Përmbledhje informacioni



Hyrje Ne fillim te muajit Tetor 2018, është bërë aktiv Projekti BASHKI TË FORTA (BtF), i Kooperacionit Zviceran, objektivi i të cilit është mbështetja e Bashkive në gjithë territorin e vendit. Ky projekt, faza e parë e të cilit do të zgjasë deri në vitin 2022, aktualisht shpreh angazhimin kryesor të Kooperacionit Zviceran në Shqipëri. Projekti BASHKI TË FORTA, mbështet bashkitë në katër tematika/sektor kryesorë: • • • •

Arsimin Parashkollor; Fuqizimin e Këshillave Bashkiak. Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve; Buxhetimin bazuar në modelet e Performancës;

Duke u fokusuar tek fuqizimi i Këshillave Bashkiak, Projekti Bashki te Forta ka parashikuar të organizojë trajnime për disa Këshilltarë të përzgjedhur nga forcat kryesore politike ne gjithë bashkitë e vendit. Ky Raport është hartuar nga Projekti Bashki të Forta me qëllim informimin e kandidatëve për këshilltar bashkiak në zgjedhjet vendore të ardhshme. Informacioni i dhënë përmbledh tematika territoriale, demografike, zhvillimore dhe të infrastrukturave kryesore të sektorëve të ndryshëm të bashkisë Tuaj. Në kapitujt e fundit trajtohen edhe disa aspekte të organizimit administrativ, financiar dhe fiskal aktualisht në fuqi. Instrumentet bazë që janë përdorur gjatë hartimit janë: • • • • •

Faqja zyrtare e bashkisë; Plani i Përgjithshëm Vendor; Buxheti Afat-mesëm 2018-2020; Paketa Fiskale 2018, 2019; Dokumente të tjerë strategjik zhvillimor të publikuar rishtazi.

Sa më sipër, për çdo kapitull apo paragraf është shënuar burimi nga është marrë informacioni që referohet. Shumica e të dhënave janë konsultuar edhe me ekspert zyrtarë të bashkisë Tuaj. Rikard Luka Bashki të Forta Koordinator Rajonal, Prefektura Tiranë


AKRONIME AKBN

AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE

AKM

Agjencia Kombëtare e Mjedisit

AKPT

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

ASIG

Autoriteti Shtetëror për të Dhënat Gjeohapsinore

AZHT

Agjencia e Zhvillimit të Territorit

BE

Bashkimi Evropian

FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit

GIZ

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH

IGJEUM

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit

INSTAT

Instituti i Statistikave

KKT

Këshilli Kombëtar i Territorit

KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit

KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

MIE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës

MTM

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

NJA

Njësi Administrative

NJQV

Njësi e Qeverisjes Vendore

PPV

Plan i Përgjithshëm Vendor

RAT

Reforma Administrative Territoriale (Miratuar në 2014)

UPT

Universiteti Politeknik i Tiranës

VKB

Vendim i Këshillit Bashkiak

VKM

Vendim i Këshillit të Ministrave


TABELA E PËRMBAJTJES 1.

2.

Bashkia Rrogozhinë

1

1.1.

Profil i bashkisë

1

1.2.

Të dhëna të përgjithshme

1

Infrastruktura

4

2.1.

Infrastruktura rrugore

4

2.2.

Transporti hekurudhor

5

2.3.

Furnizimi me ujë

6

2.4.

Kanalizimet

7

2.5.

Menaxhimi i Mbetjeve

8

2.5.1.

Menaxhimi i Mbetjeve

8

2.5.2.

Nisma për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime

9

3.

Edukimi

10

4.

Bujqësia

11

5.

Sipërmarrja private

13

6.

Administrata e bashkisë

14

6.1. 7.

Buxheti i 3 viteve të fundit

Taksat dhe tarifat vendore 7.1.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme

15 16 16

7.1.1.

Taksa mbi ndërtesën

16

7.1.2.

Taksa e tokës bujqësore

17

7.1.3.

Taksa mbi truallin

18

7.2.

Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave si dhe tarifa e shërbimeve publike 18

7.3.

Tarifa për zënien e hapësirave publike

19

7.4.

Tarifa e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve

20


LISTA E FIGURAVE Fig. 1.1 Stema zyrtare e Bashkisë Rrogozhinë............................................................................... 1 Fig. 1.2 Harta e bashkisë Rrogozhinë ............................................................................................. 2 Fig. 1.3 Faqja zyrtare e Bashkisë Rrogozhinë ................................................................................ 3 Fig. 2.1 Harta e sistemit rrugor në bashkinë Rrogozhinë ............................................................ 4 Fig. 2.5 Përbërja e mbetjeve urbane, sipas rrymave ..................................................................... 9 Fig. 2.5 Vend depozitime të evidentuara ....................................................................................... 9 Fig. 3.1 Shpërndarja e institucioneve arsimore në bashkinë Rrogozhinë ............................... 10 Fig. 4.1 Boniteti i tokave bujqësore në bashkinë Rrogozhinë ................................................... 12 Fig. 7.1 Organigrama e bashkisë Rrogozhinë ............................................................................. 14 LISTA E TABELAVE Tabela 1.1 Organizimi territorial-administrativ dhe popullsia .................................................. 2 Tabela 1.2 Përdorimi i tokës në bashkinë Rrogozhinë ................................................................. 3 Tabela 1.3 Popullsia dhe sipërfaqja sipas Njësive Administrative ............................................ 3 Tabela 2.1 Sasia e mbetjeve të gjeneruara në bashkinë Rrogozhinë .......................................... 8 Tabela 3.2 Institucione arsimore në bashkinë Rrogozhinë........................................................ 10 Tabela 4.1 Toka bujqësore dhe struktura e prodhimit në bashkinë Rrogozhinë ................... 11 Tabela 7.1 Biznesi në bashkinë Rrogozhinë ................................................................................ 13 Tabela 7.1 Buxheti i bashkisë Rrogozhinë .................................................................................. 15 Tabela 7.1 Taksa e tokës bujqësore ............................................................................................... 17 Tabela 7.2 Taksa e mbi truallin...................................................................................................... 18 Tabela 7.3 Tarifa e pastrimit dhe shërbimit për familjarët ........................................................ 18 Tabela 7.4 Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit për bizneset dhe institucionet ....... 19 Tabela 7.5 Tarifa për zënien e hapësirave publike për zonën e plazhit .................................. 19 Tabela 7.6 Tarifa për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi ................................... 20 Tabela 7.7 Tarifa e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura ............................... 20


1. Bashkia Rrogozhinë 1.1.

Profil i bashkisë

Rrogozhina kufizohet në veri me bashkinë Kavajë, në veri-lindje me bashkinë Tiranë, në jug me bashkinë Lushnjë, në lindje me Bashkinë Peqin dhe në perëndim me detin Adriatik. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Rrogozhinës. Bashkia e Rrogozhinës shtrihet në një terren pjesërisht kodrinor dhe pjesërisht fushor deri në bregun e detit. Qyteti i Rrogozhinës, u krijua në kohën e komunizmit bazuar kryesisht në agro-industri (fabrika e vajit dhe sapunit, e zhveshjes së pambukut, si dhe një linjë për përpunimin dhe konservimin e ushqimeve.) Kjo industri tashmë është mbyllur prej kohësh. Njësitë administrative rurale përbërëse të bashkisë së re kanë lidhje të kufizuara me qendrën e saj. Qyteti i Rrogozhinës zë rreth një të tretën e të gjithë popullsisë banuese të bashkisë së re. Dy Njësitë Administrative bregdetare, Gosa dhe Kryevidhi, kanë potenciale të larta për zhvillimin e turizmit. Stema e Bashkisë Rrogozhinë

Fig. 1.1 Stema zyrtare e Bashkisë Rrogozhinë

1.2.

Të dhëna të përgjithshme

Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011, bashkia e re numëron 22,148 banorë, ndërsa sipas Regjistrit Civil ajo numëron një popullsi prej 40,956 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 223.5 km2. Sipas regjistrit civil, densiteti i popullsisë është 182 banorë/km2, ndërsa sipas censusit, densiteti është 99 banorë/km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative, të cilat janë: Rrogozhinë, Kryevidh, Sineballaj, Lekaj dhe Gosë. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Kavajës dhe qarkut të Tiranës. Bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 35 fshatra:

-1-


Tabela 1.1 Organizimi territorial-administrativ dhe popullsia 1

Qendra e Bashkisë

Njësitë Administrative

Qyteti i Rrogozhinë Rrogozhinës Kryevidh Sineballaj

Qytetet dhe fshatrat Qyteti i Rrogozhinës

Popullsia Census 2011 22 148

Popullsia RegjCivil 2017 40 956

Fshatra (11): Kryevidh, Ballaj, Rreth-Greth, Patkë-Milot, Zhabjak, Spanesh, Spille, Domën, Stërbeg, Shardushk, Kazie Fshatra (9): Sineballaj, Methasanaj, Hazdushk, Hamenraj, Koçaj-Sheshaj, Thartor, Rrostej, Fliballije, Demarkaj

Lekaj

Fshatra (10): Lekaj, Harizaj, German, Zambish, Mushnik, Mlik, Okshtun, Luz i madh, Shkozet , Kryeluzaj

Gosë

Fshatra (5); Gosë e Madhe, Gosë e Vogël, Kalush, Kërçukaj, Vilë-Ballaj

Fig. 1.2 Harta e bashkisë Rrogozhinë

Faqja zyrtare e bashkisë Rrogozhinë: http://bashkiarrogozhine.gov.al/

1

Ligj Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”

-2-


Fig. 1.3 Faqja zyrtare e Bashkisë Rrogozhinë

Përdorimi i tokës në bashkinë Rrogozhinë: Tabela 1.2 Përdorimi i tokës në bashkinë Rrogozhinë 2

Përdorimi i tokës

Ha

Përqindje

Sistemi Urban

1586

7.2%

Sistemi Natyror

7308

32.5%

12819

56.9%

Sistemi Ujor

445

2.1%

Sistemi infrastrukturor

278

1.3%

22 353

100%

Sistemi Bujqësor

TOTAL

Tabela 1.3 Popullsia dhe sipërfaqja sipas Njësive Administrative 3

NJËSIA ADMINISTRATIVE

POPULLSIA 2015

QYTETI RROGOZHINË

SIP. (HA)

11 790

1258

NJ. A. KRYEVIDH

9 205

6483

NJ. A. SINEBALLAJ

1 924

4030

NJ. A. LEKAJ

9 427

5764

NJ. A. GOSË

8 610

4818

40 956

22 353

TOTAL

Bashkia Rrogozhinë ka miratuar PPV, me Vendim të KKT Nr. 07, datë 16.10.2017.

2 3

PPV i bashkisë Rrogozhinë PPV i bashkisë Rrogozhinë

-3-


2. Infrastruktura 2.1.

Infrastruktura rrugore 4

Territori i bashkisë lidhet nëpërmjet një rrjeti infrastrukturor me një total afërsisht 331.24km rrugë (interurbane kryesore, urbane, rajonale, rurale dhe lokale) nga të cilat 119.52 km (36%) janë rrugë të asfaltuara, 207.04 km (64%) janë rrugë të pa asfaltuara dhe 4.3 km të cilat përbëjnë gjatësinë e By-Pass të Rrogozhinës.

Fig. 2.1 Harta e sistemit rrugor në bashkinë Rrogozhinë

Autostrada SH7 e ndërtuar gjatë 10 vjeçarit të fundi ka standarde dhe kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar suksesshëm peshën më të madhe të trafikut drejt jugut te Shqipërisë. E pajisur me sinjalistikën dhe elemente të tjerë të sigurisë rrugore dhe duke minimizuar hyrjet dhe daljet në aksin qendror, autostrada rrit kufirin e shpejtësisë duke reduktuar kohën dhe kostot e udhëtimit. Si rezultat i përqendrimit të trafikut në këtë aks, kjo rrugë redukton trafikun në qendrat e banuara dhe minimizon nevojën për disa rrugë të tjera të cilat dikur shërbenin si akse kryesore lidhëse. Por pavarësisht investimit që është bërë në këtë rrugë nga ana infrastrukturës dhe sinjalistikës, nuk mungojnë njollat e zeza përsa i përket aksidenteve rrugore. Disa pika të evidentuara si ndër më problematiket janë; përballë karburantit Bolv-Oil Autostradë, dhe tek rreth-rrotullimi i quajtur Bishti i Zhurit i cili është në kryqëzimin e rrugës dytësore që lidh qytetin e Rrogozhinës me autostradën. Shkaku kryesor që shërben si burim kryesor për aksidentet janë mungesa e mbikalimeve.

4

Burimi: PPV Bashkia Rrogozhinë

-4-


Rruga Kavajë-Peqin e ndërtuar fillimisht gjatë periudhës së komunizmit shërben si arterie lidhëse kryesore ndërmjet perëndimit dhe lindjes së Shqipërisë e cila përshkon qendrat e qyteteve. Kjo rrugë, gjatë gjithë gjatësisë së saj pritet nga kryqëzime të shumta me rrugë dytësore duke bërë të mundur lidhjen e qendrave të ndryshme të banuara (fshatra dhe qytete) në fushën e Myzeqese. Segmenti Kavajë - Rrogozhinë - Peqin është në gjendje relativisht të mirë infrastrukturore falë rikonstruksioneve të kryera gjatë viteve të fundit. Kjo rrugë ka një volum të lartë trafiku pasi shërben si lidhëse ndërmjet Portit të Durrësit, Elbasanit, Pogradecit, dhe Maqedonisë. Segmenti tjetër kryesor është aksi i vjetër që lidh Rrogozhinën me Divjakën i cili është në gjendje të degraduar me një volum trafiku të ulët. Dikur ky aks përballonte nivele të larta trafiku të cilat sot janë eliminuar si rezultat i Autostradës Durrës - Vlorë. Gjendja e rënduar rrugës është si rezultat i mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve infrastrukturore. By-Pass i Rrogozhinës është një rrugë e re e cila është në përfundim që lidh autostradën me rrugën Rrogozhinë-Peqin (ose Sh7 me Sh4) duke anashkaluar qendrën e qytetit të Rrogozhinës. Kjo rrugë është një investim prej 7.5 milion eurosh dhe klasifikohet si rrugë e kategorisë së parë (C1). Ndërtimi i kësaj rruge lehtëson qarkullimin e mjeteve të rënda të transportit të cilat udhëtojnë nga Durrësi drejt Elbasanit dhe Maqedonisë, gjithashtu minimizon mundësinë e aksidenteve në një nga njollat e zeza aktuale, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Rrogozhinës, si rezultat i uljes së fluksit te trafikut në këtë pikë. Përgjithësisht gjendja e rrugëve në të gjithë territorin e Bashkisë së Rrogozhinës nuk është në përputhje me standardet, për arsye të mungesës së mirëmbajtjes dhe investimeve duke krijuar bllokimin e kanaleve kulluese, krijimin e gropave dhe pellgjeve ujore në karexhaten kryesore, amortizimi i urave dhe tombinove, erozion dhe gërryerje te bankinave, etj. Ne zonat kodrinore te Bashkisë së Rrogozhinës (në perëndim të Sinanballajt dhe Lekaj) ka disa rrugë rurale të cilat janë shkatërruar plotësisht si rezultat i rrëshqitjeve duke u kthyer në akse të pakalueshme për automjetet. E vetmja mënyre komunikimi për banorët e këtyre zonave me Rrogozhinën është duke ecur në këmbë ose duke përdorur kafshët.

2.2.

Transporti hekurudhor

Rrogozhina dikur ka qenë stacioni kryesor i mjeteve dhe materialeve ku mallrat që transportoheshin nëpërmjet hekurudhës shpërndaheshin nëpërmjet transportit rrugor duke krijuar një ndërthurje të sistemeve të transportit. Në kuadër të zhvillimit të mëvonshëm të korridoreve hekurudhorë si dhe të studimeve që janë kryer, ende nuk ka një plan të qarte se si do te zhvillohet hekurudha në vazhdim. Gjithsesi mundësia që jepet për kalimin e hekurudhës në territorin e bashkisë dhe integrimi me sistemet e tjera të transportit është një pikë e fortë e që favorizon territorin e bashkisë. Kjo do te mundësonte një ri-dimensionim të situatës dhe sidomos përcaktimin e vend-ndodhjes së stacion-terminalit të bashkisë.

-5-


2.3.

Furnizimi me ujë 5

Sistemi aktuali furnizimit të Bashkisë Rrogozhinë administrohet nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Rrogozhinë Sh.A. Qyteti i Rrogozhinës furnizohet me ujë nga dy depo përkatësisht 90 m3 dhe 300 m3. Depoja prej 90 m3 e vendosur në kuotën 120 m, shërben për furnizimin me ujë të pijshëm të zonave periferike të qytetit të lokalizuara kryesisht përgjatë linjës hekurudhore, ndërsa depo 300 m3 e vendosur në kuotën 75 m shërben për furnizimin e zonës urbane. Burimet e furnizimit me ujë janë tre puse shpimi që ndodhen në zonën zhavorrore të lumit Shkumbin nga të cilët merret 12-15 l/s. Thellësia e puseve është 17-18 m ndërsa pompat zhytëse, instaluar në vitin 1994, janë 12-15 m nën nivelin e tokës. Instalimi i rrjetit kryesor dërgues dhe atij të shpërndarjes në qytetin e Rrogozhinës ka filluar në vitin 1967 dhe më tej është zgjeruar dhe rikonstruktuar në vitin 1988 dhe në vitin 1994. Nga hartat dhe projektet që disponon Bashkia Rrogozhinë shohim skemën kryesore të sistemit të furnizimit me ujë të zonës urbane dhe periferike si dhe lidhjen e stacioneve të pompimit me depon dhe rrjetin shpërndarës. Po nga këto skica kuptojmë që kemi të bëjmë me një rrjet të degëzuar. Skemat e furnizimit me ujë të fshatrave të përfshira në ndarjen e re administrative Zona e Kryevidhit furnizohet me ujë nga 2 puse shpimi me nga 15 litra/sek, dhe me një depo 500 m3 gjithashtu në zonën rurale ka edhe 5 depo të tjera me volum secila prej 40 m3. Në të gjithë territorin e kësaj Bashkie burimet e vetme të furnizimit me ujë janë puset e shpimit. Administrimi i tyre në vite ka qenë i paqëndrueshëm dhe me ndërhyrje të rralla, pothuajse inekzistente, për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e puseve dhe stacioneve të pompimit. Kjo ka çuar në furnizimin me kufizime të theksuara në orare dhe në sasinë litra/frymë. Kësaj vështirësie i duhet shtuar edhe fakti që një pjesë e skemave mbulojnë ose ushqehen nga burime të fshatrave që tashmë nuk i takojnë ndarjeve të reja administrative ose anasjelltas.

5

Burimi: PPV Bashkia Rrogozhinë

-6-


2.4.

Kanalizimet 6

Sistemi aktual i rrjetit të kanalizimeve në të gjithë territorin e Bashkisë është bazuar në gropat septike dhe në kanalet e kullimit. Largimi i ujërave të bardha, ose të shiut, bëhet nëpërmjet përdorimit të kanaleve kulluese. Bashkia e Rrogozhinë, sikurse shumë Bashki të tjera të Shqipërisë së mesme, në vitet e fundit, ka pësuar ndryshime të dukshme në drejtim të shtrirjes së ndërtimeve të reja, fakt i cili nuk është shoqëruar me ndërhyrjet në ndërtimin e një sistemi kanalizimesh. Përveç intensifikimit të ndërtimeve në zonat ekzistuese, ndërtime të reja janë realizuar edhe në zona të pazhvilluara më parë. Në të dyja rastet sasitë e ujerave të zeza janë rritur si pasojë e rritjes së konsumit të ujit dhe sasitë e ujërave të bardha si pasojë e rritjes së koeficientit të rrjedhes. Banorët kanë zgjidhur individualisht problemin largimit të ujrave të zeza nëpërmjet ndërtimit të gropave septike individuale të cilat përgjithësisht janë ndërtuar jashtë kushteve teknike dhe nuk mirëmbahen rregullisht. Një vlerësimi i përafërt paraprak,sasia e ujërave të zeza është rreth 14000 m3/ditë. Mungesa e një impianti të trajtimit të ujerave të zeza ka bërë që situata higjeno - sanitare në dukje e qetë te përbëje një rrezik të vazhdueshëm dhe të fshehur për banorët e kësaj Bashkie. Pranë Bashkisë Rrogozhinë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës - Kanalizimeve Rrogozhinë sh.a. nuk ekzistojnë harta të rrjetit të kanalizimeve dhe mungesa e informacionit është pothuajse totale.

6

Burimi: PPV Bashkia Rrogozhinë

-7-


2.5.

Menaxhimi i Mbetjeve

2.5.1.

Menaxhimi i Mbetjeve

Në tetor të vitit 2016, Bashkia Rrogozhinë, është bërë pjesë e projektit gjerman “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve të Ngurta dhe Ekonomia Ricikluese në respekt të Mjedisit”. Ky projekt financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatohet në Shqipëri nga GIZ GmbH 7. Ky projekt mbështetet në nivel qendror nga Ministria e Mjedisit dhe lehtësohet në nivel vendor nga Bashkitë partnere. Projekti ka për qëllim: • • •

Hartimin e planit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta; Riciklimin e materialeve të thata dhe përmirësimin e riciklimit me 15-20 %; Edukim mjedisor dhe rritje njohurish teknike për menaxhimin e mbetjeve, nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese/edukuese të organizuara në bashkëpunim më Këshillin Bashkiak

Aktualisht Plani Bashkiak i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për Bashkinë Rrogozhinë është hartuar dhe miratuar në Këshillin Bashkiak. Sipas të dhënave të Planit, norma e gjenerimit të mbetjeve për secilën Nj.A., në bazë të të cilave bëhen dhe llogaritjet për volumit total dhe ofrimin e shërbimit të grumbullimit të mbetjeve, janë: Tabela 2.1 Sasia e mbetjeve të gjeneruara në bashkinë Rrogozhinë

Norma ditore kg/ditë

Sasia ditore kg/ditë

Sasia e gjeneruar ton/vit

Popullata

0,4

6.143

2.242

Bizneset

8 – 15

2.139

801

Popullata

0,4

2.610

953

Bizneset

8 – 15

1.140

414

Popullata

0,6

2.817

1.028

Bizneset

8 – 20

1.531

556

Popullata

0,4

2.858

1.043

Bizneset

8 – 15

890

323

Popull. + Biznes

-

20.128

7.360

Njësitë Administrative Rrogozhinë + Sineballaj Gosë Kryevidh Lekaj BASHKIA Gjithsej

Bazuar në Draft Master Planin Kombëtar të menaxhimit të mbetjeve , Bashkia Rrogozhinë është e vetmja bashki e Qarkut Tiranë që është përfshirë në Zonën e Mbetjeve të Elbasanit. Në vijim jepet përbërja e mbetjeve urbane, sipas rrymave në bashkinë Rrogozhinë

7

Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit

-8-


60 50

52.5

40 30 20 10

0

10.2

11.8

5

1.5

4.8

7

2.5

4.7

Fig. 2.2 Përbërja e mbetjeve urbane, sipas rrymave

2.5.2.

Nisma për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime

Bazuar në Raportin për Zbutjen e Riskut në Vend depozitime, Bashkia Rrogozhinë rezulton me 6 vend-depozitime, nga të cilët 2 referohen nga platforma e ish-MZHU. Rezulton një nga bashkitë më problematike pasi vend depozitimet janë të pozicionuara kryesisht pranë lumit Shkumbin. Shpesh herë gjatë stinës së dimrit, kur lumi bëhet i rrëmbyeshëm si rrjedhim i shtimit të prurjeve, dëmtohen shpatet e vend-depozitimit dhe merr mbetje me vete duke i zhvendosur ato drejt detit Adriatik. Duke qenë një nga bashkitë që asistohen nga GIZ, për sektorin e menaxhimit të mbetjeve, të gjitha masat e propozuara dhe kostimet janë rakorduar me ekspertizën e donatorit. Nga kontaktet me ekspertët e bashkisë, rezulton që janë vetëm 2 vend depozitime të mirëfillta nga të cilat njëri vazhdon të përdoret për mbetjet inerte. Katër vend depozitimet e tjera kanë qenë pika të vogla hedhjesh sporadike të cilat janë hequr.

Fig. 2.3 Vend depozitime të evidentuara

-9-


3. Edukimi Bashkia e Rrogozhinës përmban në territorin e saj 34 institucione arsimore të cilat janë të shpërndara në të pesta njësitë administrative. Në këto 34 objekte ofrohen shërbime të ndryshme si çerdhe, kopshte, shkollave 9-vjecare si dhe shkolla të mesme. Në 21 objekte ofrohen shërbime parashkollore, të cilat zakonisht janë brenda shkollave 9-vjeçare. Në 20 ofrohen shërbime të ciklit 9-vjecar dhe 2 objekte ofrojne shërbime të ciklit të mesëm..

Fig. 3.1 Shpërndarja e institucioneve arsimore në bashkinë Rrogozhinë 8

Në vijim, në formë tabelare jepet një informacion përmbledhës për objektet arsimore sipas Njësive Administrative në bashkinë Rrogozhinë. Tabela 3.1 Institucione arsimore në bashkinë Rrogozhinë 9

NJËSITË ADMINISTRATIVE 1 2 3 4 5

8 9

Rrogozhinë Gosë Kryevidh Lekaj Sineballaj TOTAL

KOPSHTE/ ÇERDHE

SHKOLLA 9VJEÇARE

SHKOLLA TË MESME

2 4 8 6 1 21

2 5 8 8 4 27

1 1 2

Burimi: PPV Bashkia Rrogozhinë Burimi: Faqja zyrtare e bashkisë Rrogozhinë

- 10 -


4. Bujqësia10 Brenda këtij territori administrative, një nga degët më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik është sektori i bujqësisë. Nisur nga te ardhurat ekonomike, zënies në punë, numri i aktiviteteve ekonomike dhe i prodhimtarisë fizike, mund te themi se kjo Bashki ka një drejtim të theksuar ekonomik bujqësor e blegtoral. Baza e prodhimit bujqësor në këtë Bashki është prodhimi i drithërave, bimëve të arave, si fasule dhe patate, perimeve te fushës, frutikultura dhe blegtoria. Njësite ekonomike të territorit të Bashkisë Rrogozhinë, janë prodhuesit e drithërave, bimëve të arave dhe perimeve dhe me intensive janë prodhues të blegtorisë së trashë. Njësite ekonomike bujqësore të territorit të Bashkisë Rrogozhinë furnizojnë tregjet e afërta si Elbasan, Lushnje, Kavajë e Durrës. Tabela 4.1 Toka bujqësore dhe struktura e prodhimit në bashkinë Rrogozhinë

NJËSITË ADMINISTRATIVE

RROGOZHINË GOSË LEKAJ SINEBALLAJ KRYEVIDH TOTAL

TOKË BUJQËSORE (HA)

934 3306 3268 1079 4427 12819

DRITHËRA & BIMË TË ARAVE

311 1760 1600 619 2301 6591

PERIME (SERA)

FORAGJERË

FRUTIKULTU RË

VRESHTARI

TOKË PYJORE

77 424 502 103 395 1501

276 1000 995 335 1420 4026

199 81 92 17 224 613

71 41 79 5 87 283

45 198.8 683.4 1035 764 2726.2

* Ne tabele sipërfaqja e pyjeve = sipërfaqja e pyjeve + sipërfaqja e kullotave

Një degë e rëndësishme e prodhimit bujqësor është edhe prodhimi i bimëve të arave kryesisht drithërat e bukës (grurë e misër), fasule, patate, e tjera që zënë një vend të rëndësishëm të plotësimit të nevojave të popullatës vendase dhe tregjeve të mësipërm. Bazuar edhe në mungesën e ujitjes së rregullt të kulturave bujqësore, struktura e mbjelljeve dominon në zënien e tokave bujqësore me drithëra, kryesisht grurë dhe foragjere shume vjeçare. Mjaft e rëndësishme nga pikëpamja e prodhimit por edhe e të ardhurave është sektori i prodhimit te pemëve frutore, ullirit dhe vreshtarisë. Frutikultura është shume e zhvilluar kryesisht në njësitë administrative Lekaj e Rrogozhinë, po ashtu edhe zhvillimi i ullishtarisë dhe vreshtave ka një rritje të sipërfaqeve dhe prodhimtarisë së tyre në vitet e fundit e shoqëruar edhe me njësite e përpunimit brenda territorit të Njësive Administrative Rrogozhinë.

10

Të dhënat për sektorin e bujqësisë janë referuar PPV të bashkisë Rrogozhinë

- 11 -


Fig. 4.1 Boniteti i tokave bujqësore në bashkinë Rrogozhinë

Prodhimi blegtoral përben bazën e prodhimit të njësive ekonomike (fermave) dhe përfaqësohet nga mbarështimi i bagëtive të trasha, kryesisht lopë për prodhim qumështi. Në këtë kontekst baza e prodhimit janë foragjeret. Si foragjere të dyta kultivohet misri kalli për sillazh. Në territorin e Bashkisë ka një prodhim gjithëvjetor të perimeve të fushës, bazuar edhe në traditën e njësive Administrative për prodhimin e Domates, specit dhe sidomos të karotës, ku Njësitë Administrative Gose dhe Kryevidh janë të shquara si prodhues specifike dhe te specializuar të saj. Prodhimi i perimeve nga tre njësite Administrative Lekaj, Kryevidh dhe Gosë, përbëjnë një zë të fuqishme për zhvillimin në të ardhmen të kulturave perimore dhe përmbush skemën e ruajtjes, përpunimit të tyre në territorin e Bashkisë Rrogozhinë, ku nuk mungojnë pikat e përpunimit. Në territorin e Bashkisë Rrogozhinë nuk janë te zhvilluara prodhimi i perimeve në ambiente te mbrojtura (serra). Ruajtja, përpunimi dhe tregtimi i produkteve bujqësore mbetet një sfide reale për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor e blegtoral në njësitë Administrative të territorit të Bashkisë Rrogozhinë. Në territorin e Bashkisë Rrogozhinë, funksionojnë dy njësi te përpunimit të qumështit, dy njësi të përpunimit të perimeve dhe frutave si dhe dy punishte të prodhimit të verës dhe vajit të ullirit.

- 12 -


5. Sipërmarrja private Bashkia Rrogozhinë karakterizohet nga një aktivitet ekonomik i përqendruar drejt sektorit bujqësor dhe blegtoral. Sektori bujqësor dhe blegtoral dominohet nga bizneset e vogla kryesisht te drejtuara nga bujqësia. Avantazhi klimatik jo vetëm që garanton një vlerë të shtuar më të rëndësishme për kultivuesit, por i ndërthurur dhe me cilësinë e tokës dhe me traditën bujqësore ofron dhe një rendiment të lartë. Zonat kodrinore të Rrogozhinës ofrojnë gjithashtu një potencial të lartë për zhvillimin e pemëve frutore. Për më tepër Bashkia e Rrogozhinës gëzon një peisazh piktoresk dhe një vijë bregdetare, që ofrojnë një potencial të lartë të zhvillimit të turizmit veror dhe të agroturizmit. Tabela 5.1 Biznesi në bashkinë Rrogozhinë

NJËSITË ADMINISTRATIVE

RROGOZHINË KRYEVIDH LEKAJ GOSË SINEBALLAJ TOTAL

SUBJEKTE BIZNES I VOGËL

SUBJEKTE BIZNES I MADH

TOTAL

190 115 81 102 12 500

37 1 12 9 0 59

227 116 93 111 12 559

Bizneset kryesore përqendrohen kryesisht në njësitë administrative Rrogozhinë, Kryevidh dhe Lekaj. Duke e ndarë numrin e bizneseve sipas njësive administrative, vihet re që bashkia Rrogozhinë që përfaqëson vetëm 5.6% të sipërfaqes përmbledh mbi 40% të bizneseve. Njësia administrative Sineballaj që përfaqëson 18% të sipërfaqes, përmbledh vetëm 12 biznese. Nëse marrim në konsideratë që njësia administrative Sineballaj ka një popullsi prej 1,924 banorësh dhe 79 familje që marrin përkrahjen sociale të ofruar nga bashkia, mund të konfirmojmë që kjo njësi njeh vështirësi ekonomike. Fakti që kjo bashki përmban një numër të lartë biznesesh të vogla në krahasim me numrin e vogël të bizneseve të medha, nënkupton që të ardhurat e bashkisë nga taksat vendore të bizneseve janë modeste. Bizneset që veprojnë në këtë zonë, janë kryesisht të orientuara drejt sektorit bujqësor dhe blegtoral, ku nga të dhënat e Census 2011 vërehet që rreth 60% e popullsisë aktive është e punësuar në sektorin bujqësor dhe 29% është e punësuar në sektorin e shërbimeve dhe vetem 11% në sektorin i industrisë (INSTAT). Për më tepër vërehet dhe prezenca e 31 bizneseve sezonale që operojnë në zonën e plazhit, çka nënkupton dhe rëndësinë potenciale të sektorit të turizmit. - 13 -


6. Administrata e bashkisë Bazuar në VKB Nr.09, dt.19.01.2019 “Për miratimin e buxhetit të bashkisë Rrogozhinë për vitin 2019”, numri i punonjësve në strukturën e bashkisë, ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi dhe Njësive Administrative është: • • • • • • • • • • • • •

Administrata qendrore (bashkia) Punonjës me kontratë Punonjës me kontratë sezonale Nj.A. Lekaj Nj.A. Kryevidh Nj.A. Gosë Nj.A. Sineballaj Arsimi parashkollor Arsimi para-universitar Administrimi i pyjeve Ujitja dhe Kullimi Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi Administratorë

100 110 20 10 11 11 5 47 4 2 2 14 39

Fig. 6.1 Organigrama e bashkisë Rrogozhinë

- 14 -


6.1.

Buxheti i 3 viteve të fundit

Të ardhurat për buxhetin e 3 viteve të fundit (2017-2019), për bashkinë Rrogozhinë jepet në tabelën në vijim. Tabela 6.1 Buxheti i bashkisë Rrogozhinë

EMËRTIMI

11

11

2017

2018

2019

66 284 393

34 247 000

22 296 000

7 187 796

8 887 000

11 245 000

188 284 155

134 879 000

153 129 000

20 000 000

53 843 000

59 529 000

A

Të ardhura nga granti i vitit para ardhës

B

Të ardhura të trashëguara nga viti i kaluar

C

Të ardhura nga Granti i Pakushtëzuar

D

Të ardhura nga Granti i Pakushtëzuar Funksione shtesë

E

Të ardhura Planifikuar viti korent

139 516 244

218 765 000

189 616 000

SHUMA A+B+C+D+E

421 272 244

449 621 000

435 815 000

Burimi: Buxhetet vjetore 2017, 2018 dhe 2019

- 15 -


7. Taksat dhe tarifat vendore 12 7.1.

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme

Taksa mbi pasurinë e paluajtshme përbëhet nga: • • • 7.1.1.

Taksa mbi ndërtesat; Taksa mbi tokën bujqësore; Taksa mbi truallin; Taksa mbi ndërtesën

Taksës mbi ndërtesat i nënshtrohen personat fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, të cilët janë pronarë apo përdorues ndërtesash në territorin e Republikës se Shqipërisë pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit te këtyre ndërtesa, përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe. Shkalla e taksës mbi ndërtesat, e cila aplikohet si përqindje e bazës se taksës, është si me poshtë: • • •

0,05 % për ndërtesën qe përdoret, shfrytëzohet për banim; 0,2 % per ndërtesën që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike; 30 % e shkalles se taksës përkatëse për te gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit te përcaktuar ne aktin e miratimit te kërkesës pre leje ndërtimi.

Çmimi mesatar referues i shitblerjes se ndërtesave qe përdoren për qellim banimi në Rrogozhinë është 41 000 Lekë Çmimet mesatare për metër katrore sipërfaqe ndërtimi për ndërtesat qe nuk shërbejnë për banim: •

• • •

Çmimi për m2 sipërfaqe ndërtimi për veprimtari tregtimi dhe shërbimi është 1.5 here me i larte se çmimi i sipërfaqeve te banimit. Ne këtë kategori përfshihen edhe ndërtesat tregtare, ku njëkohësisht realizohet edhe procese te përziera prodhim, tregtim ose edhe shërbime me pakicë. Çmimi për m2 sipërfaqe ndërtimi për parkim te mbuluar dhe bodrume është 70 % e çmimit te sipërfaqeve te apartamenteve te banimit. Çmimi për m2 sipërfaqe ndërtimi për parkim i hapur është 30 % e çmimit te sipërfaqeve te apartamenteve te banimit. Çmimi për m2 sipërfaqe ndërtimi të destinuara për veprimtari industriale si: prodhim, përpunim ose magazinim te mallrave industrial, duke përfshirë fabrika , depo, magazinat dhe objektet e tjera te ngjashme, eshte 50 % e çmimit te sipërfaqeve te banesave te zonës përkatëse.

Të gjitha të dhënat për taksat dhe tarifat vendore bazohen Paketën Fiskale 2019 miratuar me VKB Nr.119 dt. 22.11.2018.

12

- 16 -


7.1.2.

Çmimi për m2 sipërfaqe ndërtimi qe përdoren për bujqësi dhe blegtori, apo veprimtari mbështetëse, si grumbullim, magazinim dhe ruajtje te produkteve bujqësore dhe blegtorale, është 30 % e çmimit te sipërfaqeve te banesave te zonës përkatëse, me përjashtim te përpunimit ushqimor. Çmimi për m2 sipërfaqe ndërtimi te destinuara për banim ne njësite administrative jashtë qytetit përkatës, te cilat ju bashkuan njësive te qeverisjes vendore pas hyrjes ne fuqi te ligjit Nr.115/2014 reduktohet deri me 35 %, krahasuar me çmimet e zonës me te afërt, përjashtuar zonat rezidenciale. Për ndërtesat e privatizuara me ligjin nr. 7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore” i ndryshuar, çmimi për m2 është 70 % e çmimit sipas zonave vetëm ne rastin e shitje se pare. Taksa e tokës bujqësore

Baza e taksës mbi tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësi të taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Afati për shlyerjen e kësaj takse është brenda datës 30 Qershor të vitit kalendarik. Kategoritë minimale të bazës së taksës dhe nivelet treguese të taksës për çdo kategori janë si vijon : Tabela 7.1 Taksa e tokës bujqësore

Kategoria e tokës

Lekë / ha / vit

Kategoria e I Kategoria e II Kategoria e III Kategoria e IV Kategoria e V Kategoria e VI Kategoria e VII-X

5 600 4 900 4 200 3 600 3 000 2 400 1 800

Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i tokës bujqësore bën një vetë deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë bashkisë ku ndodhet toka. Pagesat e taksës së tokës bujqësore do të kryhen dhe përllogariten në masën 70 % të vlerës sipas kategorisë së tokës bujqësore kur paguhen brenda dt.30 Mars te vitit pasardhës. Përjashtohen nga taksa tokat bujqësore, që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes - 17 -


7.1.3.

Taksa mbi truallin

“Truall” është një sipërfaqe toke, jobujqësore, që ndodhet brenda vijës kufizuese të ndërtimit, e përcaktuar nëpërmjet dokumenteve ligjore të planifikimit, e miratuar për të ndërtuar mbi të. 1. Baza e taksës mbi truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi apo përdorim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë atë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të pronësisë, përdoruesi i truallit bën një vetëdeklarim të sipërfaqes së truallit në përdorim, pranë bashkisë ku ndodhet trualli. 2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tatueshme. Afati i pagesës së taksës së truallit për qëllime biznesi është data 20 Qershor e vitit kalendarik. Nivelet e taksës mbi truallin: Tabela 7.2 Taksa e mbi truallin

Bashkia e Rrogozhine

7.2.

Vlera e taksës në lekë / m2 / vit për qëllime banimi nga individët

Vlera e taksës në lekë / m2 / vit, për qëllime biznesi

0.14 lekë / m2

12 lekë / m2

Tarifa e pastrimit dhe e largimit të mbeturinave si dhe tarifa e shërbimeve publike

Tarifa e pastrimit i nënshtrohen të gjithë subjektet taksapagues, persona juridikë ose fizikë, vendas ose të huaj, që ushtrojnë veprimtari ekonomike brenda territorit të Bashkisë Rrogozhinë. Tarifa për shërbime publike është detyrim i çdo subjekti taksapagues i cili përfiton shërbime të tilla si ndriçim, gjelbërim, mirëmbajtje të rrugëve, etj., përveç pastrimit. Në rastin kur subjekti krijohet(regjistrohet) apo mbyllet gjatë vitit kalendarik, detyrimi për tarifat e pastrimit dhe shërbimeve llogaritet dhe arkëtohet proporcionalisht me kohën aktive të ushtrimit të aktivitetit me përjashtim te Zonës Turistike e cila e ka detyrimin vjetor. Afati i pagesës së këtyre detyrimeve është data 30 qershor e vitit aktual kalendarik dhe pas kësaj date për çdo dite vonese aplikohet gjobe ne masën 0.06% për çdo dite por jo me shumë se 365 ditë. Nivelet e tarifës së pastrimit dhe tarifës së shërbimeve për kategoritë dhe nënkategoritë familjarë, biznes i vogël dhe i madh, person juridik apo fizik si dhe institucione janë të paraqitura në tabelat si më poshtë: Tabela 7.3 Tarifa e pastrimit dhe shërbimit për familjarët

- 18 -


KATEGORITË 1

Familjarë (Nj.A. Rrogozhinë)

2

Familjarë (Nj.A, Gosë) Zona A Zona B Familjarë (Nj.A, Lekaj) Zona A Zona B Zona C Familjarë (Nj.A, Kryevidh) Zona A Zona B Zona C Familjarë (Nj.A, Sineballaj) Zona A Zona B

3

4

5

TARIFA E PASTRIMIT (LEK/VIT)

TARIFA E SHËRBIMIT (LEK/VIT)

1200

800

1200 600

800 800

1200 600 0

800 800 300

1200 600 0

800 800 300

600 0

800 300

Tabela 7.4 Tarifa e pastrimit, gjelbërimit dhe ndriçimit për bizneset dhe institucionet

KATEGORITË

1

Biznes i vogël a) Shitje me pakicë (përfshi bar e restorant) b) Prodhim / grumbullim c) Profesione të lira Biznes i madh a) Shitje me pakicë e me shumicë b) Prodhime

2 3

Shërbime (banka, media, postë, Nd. UK etj)

4

Institucione

7.3.

TARIFA E PASTRIMIT (LEK/VIT)

TARIFA E GJELBËRIMIT (LEK/VIT)

TARIFA E NDRIÇIMIT (LEK/VIT)

10 000 – 30 000 15 000 – 20 000 10 000 – 30 000 40 000 – 60 000

1 000 1 000 1 000

1 000 1 000 1 000

2 500 -5 000 2 500

5 000 5 000

40 000 – 60 000

2 500

5 000

50 000

2 500

5 000

Tarifa për zënien e hapësirave publike

Tarifë e zënies së hapësirës publike për zonën e plazhit Baza e taksës për zënie të hapësirës publike për zonën e plazhit është sipërfaqja në m2 e vijës bregdetare, e cila shfrytëzohet nga individë apo subjekte për qëllime biznesi. Taksa llogaritet si detyrim sezonal i taksapaguesit. a) Për kontratat ekzistuese afati i pagesës është data 15 maj 2019. b) Për lidhjen e kontratave te reja pagesa e tarifës duhet te kryhet në të njëjtën kohe me nënshkrimin e kontratës nga Bashkia. Tabela 7.5 Tarifa për zënien e hapësirave publike për zonën e plazhit

ZONA

NIVELI I TARIFËS

A. VIJA BREGDETARE

300 / (lek/m2/ në sezon)

- 19 -


Tarifë “Tregu i lirë” Kjo tarifë aplikohet në zonat e konsideruara Markatë.Tarifa është detyrim ditor i çdo individi që tregton mallra për konsumatorët finalë. Individët përkundrejt tarifës pajisen me biletë nga agjenti mbledhës. Niveli i aplikuar i tarifës për Tregun e Lirë është 50 lekë/m. Tarifa e parkimit të automjeteve Tarifa e parkimit të automjeteve është detyrim i çdo individi i cili parkon në vendet e miratuara si “Parkim publik me Pagesë”. Kjo tarifë arkëtohet në momentin e parkimit dhe është 100 lekë/automjet/ditë. Tabela 7.6 Tarifa për zënien e hapësirave publike për qëllime biznesi

ZONA

NIVELI I TARIFËS

A. NJ. A. RROGOZHINË 1. VENDOSJE TAVOLINASH JASHTË OBJEKTIT TË AKTIVITETIT 2. MALLRA TË VENDOSURA JASHTË OBJEKTIT TË AKTIVITETIT, RRETHIME ME VAZO, LULISHTE ETJ. 3. AKTIVITETET NË QENDËR TË QYTETIT, VEPRIMTARI PROMOCIONALE, TË NDRYSHME ETJ. B. NJ. A. TË TJERA 1. VENDOSJE TAVOLINASH JASHTË OBJEKTIT TË AKTIVITETIT 2. MALLRA TË VENDOSURA JASHTË OBJEKTIT TË AKTIVITETIT, RRETHIME ME VAZO, LULISHTE ETJ. 3. AKTIVITETET NË QENDËR TË QYTETIT, VEPRIMTARI PROMOCIONALE, TË NDRYSHME ETJ.

7.4.

60/ (lek/m2/muaj) 60/ (lek/m2/muaj) 1000 (lek/m2/ditë) 60/ (lek/m2/muaj) 60/ (lek/m2/muaj) 1000 (lek/m2/ditë)

Tarifa e furnizimit me ujë dhe kanalizimeve

Shoqëria UK Rrogozhinë është licencuar së fundmi (rinovuar licencën) me vendimin e ERRU Nr. 22, dt.30.03.2018 “Për Licencimin e Sh. A. Ujësjellës Kanalizime Rrogozhinë” Bazuar në Vendim të ERRU Nr. 39, Date 27/12/2012 “Per miratimin e tarifave te ujit për konsum publik për Sha UK Rrogozhine” tarifat për këtë shërbim janë: Tabela 7.7 Tarifa e furnizimit me ujë dhe largimit të ujërave të ndotura

KATEGORIA E KLIENTIT

FURNIZIMI ME UJË

LARGIMI I UJËRAVE TË NDOTURA Tarifë fikse Tarifë volum Lek/muaj/klient Lek/m3

Tarifë fikse Lek/muaj/klient

Tarifë volum Lek/m3

KLIENT FAMILJAR

50

48

-

10

INSTITUCIONE BUXHETORE

100

90

-

12

ENTE PRIVATE

100

100

-

12

- 20 -



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.