"Bashki të Forta" aims to fulfill its objec ves by serving at Albanian ci zens in the country, working with municipal councils, municipal administra on, local leaders throughout the country and in partnership with various ministries and the Albanian School of Public Administra on.
PROJEKTI “BASHKI TË FORTA” PREZANTOHET TË PARTNERËT E TIJ Rreth 500 vetë ndoqën në dhjetor të vitit 2018 dymbëdhjetë sesione informuese mbi projektin “Bashki të Forta”, të organizuara në secilin prej Qarqeve të Shqipërisë. Projekti mundi të prezantojë 4 fushat e tij të punës (menaxhimi i mbetjeve, arsimi parashkollor, monitorimi i performancës së bashkive dhe këshillat përfaqësuese
BULETIN INFORMATIV Bule ni Nr. 1 Prill 2019
bashkiake) si dhe anëtarët e stafit të tij. Theksi u vu në rolin e bashkërendimit vendor të 12 pikave fokale rajonale të projektit (1 në çdo Qark). Pikat fokale rajonale u zgjodhën si anëtarë të tjerë të stafit përmes një procesi të hapur dhe
PËRMBAJTJA Bashkitë do të matin performancën e tyre me ndihmën e projektit “Bashki të Forta”. Qytetarët dhe mediat shfaqin interes të madh. Projekti “Bashki të Forta” do të trajtojë sfidën e demokracisë vendore me këshillat bashkiake Fuqizimi i këshilltareve në zgjedhjet e ardhshme vendore Qeveria qendrore dhe bashkitë do të shkëmbejnë mendimet në lidhje me transferimin e përgjegjësive për arsimin parashkollor
konkurrues. Ndër kërkesat ishin njohuritë e tyre për institucionet vendore
Sesioni informues në Tiranë (fotoja: Projekti “Bashki të Forta”)
dhe vendndodhjes afër Qarkut si edhe vendbanimi i tyre në Qark.
Pjesëmarrësit në sesionet informuese Bashkitë dhe qarqet Drejtoritë Rajonale për Arsimin Institucioni i Prefekturës Zyrat Rajonale të INSTAT Drejtoritë Rajonale Mjedisore
Ky projekt është inisia vë dhe mbështetur nga Agjencia Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC
27 bashki me një diagnozë të qartë për menaxhimin e mbetjeve urbane
monitorimi i performancës së bashkive
BASHKITË DO TË MATIN PERFORMANCËN E TYRE ME NDIHMËN E PROJEKTIT “BASHKI TË FORTA”. QYTETARËT DHE MEDIAT SHFAQIN INTERES TË MADH Reformat në menaxhimin e financave publike i ftojnë bashkitë shqiptare që të ndryshojnë mënyrën e përgatitjes së buxhetit të tyre. Ato tani do të planifikojnë për tri vitet e ardhshme dhe do të përfshijnë në buxhetin e tyre objektivat dhe treguesit e performancës. Ato gjithashtu përdorin një klasifikim të ri të unifikuar për shpenzimet, i cili përkon me funksionet dhe shërbimet publike që ato kanë përgjegjësinë për të ofruar. Në vitin 2019, projekti “Bashki të Forta” do të fillojë të ndihmojë të gjitha bashkitë për të matur performancën e tyre dhe për të komunikuar në lidhje me të me këshillat bashkiake dhe qytetarët.
Në dhjetor të vitit të kaluar,
Njëkohësisht, projekti “Bashki të Forta” kërkoi informacione në
projekti “Bashki të Forta”
lidhje me interesimin e këshillave bashkiake dhe të shoqërisë civile
zhvilloi një anketim me 24
për raportet e bashkive për performancën. 81 persona nga qarqet e
bashki në 12 qarqet e
Korçës, Fierit dhe Vlorës, duke përfshirë mediat vendore dhe OJF-të
Shqipërisë për disponueshmërinë aktuale të të dhënave për matjen e performancës në fushat e shumta të shërbimeve
vendore shprehin interesim të madh, por këmbëngulin në nevojën për formate dhe platforma të përshtatshme për përdoruesit. Projekti “Bashki të Forta” pret me padurim të kontribuojë në shpenzime publike më të shënjestruara dhe më transparente. Partnerët kryesorë përveç bashkive janë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Brendshme dhe Instituti i Statistikave.
publike nën përgjegjësinë e tyre (deri në 36). Lajmi i mirë është se gjysma e bashkive deklarojnë se kanë të gjitha ose pothuajse të gjitha të dhënat e nevojshme, ndërsa vetëm 2 bashki deklarojnë se nuk e posedojnë gjysmën e të dhënave. Fotoja: Projekti “Bashki të Forta”
këshillat përfaqësuese bashkiake
PROJEKTI “BASHKI TË FORTA” DO TË TRAJTOJË SFIDËN E DEMOKRACISË VENDORE ME KËSHILLAT BASHKIAKE Këshilltarët bashkiakë janë zëri dhe sytë e qytetarëve në administratat bashkiake. Një demokraci e gjallë vendore kërkon këshilltarë përfaqësues dhe aktivë. Projekti “Bashki të Forta” zhvilloi diskutime të thelluara në 6 bashki me grupe të ndryshme qytetarësh. Përfundimet janë mjaft zhgënjyese: qytetarët nuk i shohin këshilltarët e zgjedhur si të dobishëm për të përcjellë zërin dhe nevojat e tyre tek administratat bashkiake. Dhe mungojnë njohuritë e mjaftueshme për rolin dhe kompetencat e tyre. Projekti “Bashki të Forta” po kryen diagnostikime të mëtejshme për të përftuar qasjen e duhur në mbështetjen e këshillave bashkiake. Përveç nevojës për përmirësimin e njohurive të këshilltarëve në lidhje me aspektet kyçe të menaxhimit bashkiak si: cilat janë funksionet e bashkive, cili është roli i këshilltarëve, përse shërbejnë planet strategjike dhe buxhetet e bashkive, ekzistojnë një sërë çështjesh statutore dhe organizative të cilave u duhet kushtuar vëmendje: Këshilltarët duhet të mbështeten nga sekretariate të forta, të cilat janë të pavarura nga administratat bashkiake. Këshillat gjithashtu duhet të kenë buxhetin e tyre. Puna e sekretarit të këshillit duhet të ketë një përshkrim të qartë dhe kërkesa të rrepta. Buxhetet e këshillave bashkiake duhet t'u japin sekretarëve burime për të organizuar arkivat dhe konsultime publike dhe për të siguruar një sportel të përhershëm për të marrë kërkesat, ankesat dhe nismat e qytetarëve. Ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të bashkëveprojnë vazhdimisht me departamentet e ndryshme të administratave bashkiake me nivelin e mjaftueshëm të ekspertizës. Këshilltarët janë të mbingarkuar nga numri i vendimeve që administrata bashkiake u kërkon të marrin. Mënyra për të shmangur që këshillat të jenë thjesht një organ "noterial" është menaxhimi i rrjedhës së punës përmes diskutimit dhe përgatitjes së vendimeve në komisionet tematike. Kjo kërkon që edhe administratat bashkiake të jenë në gjendje të përgatitin paraprakisht vendimet që do të diskutohen dhe votohen nga këshillat.
Këshilli Bashkiak (fotoja: Projekti “Bashki të Forta”)
fuqizimi i këshilltareve
FUQIZIMI I KËSHILLTAREVE NË ZGJEDHJET E ARDHSHME VENDORE Projekti “Bashki të Forta” e konsideron pjesëmarrjen e grave në politikë si çelës për demokratizimin. Në mars të vitit 2018, shumë këshilltare nga partitë e ndryshme politike krijuan Aleancën Kombëtare të Këshilltareve me dy qëllime: të avokojnë për çështje të rëndësishme për gratë dhe për të forcuar rolin e këshillave bashkiake. Në 3 tubime kombëtare të aleancës në Durrës, Shkodër dhe Korçë, të organizuara në mars të vitit 2019, këshilltaret vendosën t'u drejtohen me një letër partive të tyre politike duke u kërkuar të respektojnë kuotën e grave dhe të mbajnë në listat e tyre gratë që kanë qenë këshilltare aktive. Një katalog ku shpërfaqen arritjet e këshilltareve me mbështetjen e aleancës së tyre është përgatitur me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”. Aleanca Kombëtare e Këshilltareve është po ashtu aktive në kuadër të Komitetit Konsultativ, një platformë zyrtare ku qeveria qendrore dhe ajo vendore mund të diskutojnë politikat. Në mars të
ALEANCA KOMBËTARE E KËSHILLTAREVE
këtij viti, me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta”, Aleanca propozoi ndryshime në Ligjin për Ndihmën Ekonomike, Ligjin për të Miturit në Konflikt me Ligjin dhe Ligjin për Ndihmën Shoqërore.
Udhëheqëset e aleancave vendore të këshilltareve në një konferencë për shtyp të mbështetur nga projekti “Bashki të Forta” (fotoja: projekti “Bashki të Forta”)
arsimi parashkollor
QEVERIA QENDRORE DHE BASHKITË DO TË SHKËMBEJNË MENDIMET NË LIDHJE ME TRANSFERIMIN E PËRGJEGJËSIVE PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR Në vitin 2016 bashkitë morën nga qeveria qendrore përgjegjësi shtesë për arsimin parashkollor. Projekti “Bashki të Forta” është i përkushtuar të mbështesë bashkitë për menaxhim adekuat në këtë fushë. Më 21 mars 2019, projekti “Bashki të Forta” mblodhi së bashku në Tiranë përfaqësues të Ministrive të Financave dhe Ekonomisë, Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe PLGP /USAID-it si dhe 12 Autoriteteve Rajonale Arsimore dhe 61 bashkive. Sqarime të rëndësishme iu dhanë bashkive nga Ministria e Financave në lidhje me autonominë më të madhe dhënë atyre kohët e fundit për shpërndarjen e burimeve të transferuara për kopshtet. Bashkitë dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shqyrtuan së bashku çështjet e shumta që kanë nevojë për sqarime për një bashkëpunim të vazhdueshëm të frytshëm.
Harta: nga projekti “Bashki të Forta” me të dhëna nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
Fakte kryesore për arsimin parashkollor në Shqipëri Numri i kopshteve gjithsej: Nxënës: Edukatore:
2'063 (2019) 78'942 (2019) 4'820 (2019)
Publike më vete (me ngjyrë të gjelbër) 612 (2017) Publike në institucione të tjera arsimore (me ngjyra të tjera) 1'279 (2017) Private (nuk janë paraqitur në hartë) 172 (2017)
I ftuar nga Bashki te Forta, Drejtori i Departamentit për Qeverisje Vendore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë u shpjegoi bashkive dhe autoriteteve rajonale arsimore financimin e arsimit parashkollor (fotoja: projekti “Bashki të Forta”)
Tabela: të dhëna nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
menaxhimi i mbetjeve
27 BASHKI ME NJË DIAGNOZË TË QARTË PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE URBANE Me mbështetjen e projektit “Bashki të Forta” 27 bashki të Qarqeve të Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Elbasanit krijuan diagnostikimin e performancës së tyre në menaxhimin e mbetjeve. Duke shpenzuar së bashku më shumë se 30 milionë euro çdo vit në mbledhjen e mbetjeve urbane, ata arrijnë të mbulojnë 72% të territorit Kontakto me ne: BASHKI TË FORTA Adresa: Rr. Ismail Qemali, nd. 18, ka 4, ap. 20, Tiranë, Shqipëri Web: www.bashkiteforta.al E-mail: bashkiteforta@helvetas.org Facebook: BashkiTeForta
me një shërbim të rregullt. Mesatarisht, por me dallime të mëdha ndërmjet bashkive, 78% e kostove mbulohen nga përdoruesit e shërbimit. Një nga çështjet më urgjente është përdorimi i vazhdueshëm i 101 venddepozitimeve të paligjshme. Menaxhimi i duhur i mbetjeve urbane, përfshirë edhe depozitimin e tyre në vende të kontrolluara, do të kërkojë shpërndarjen e burimeve shtesë. Projekti “Bashki të Forta” do të mbështesë 22 nga 27 bashki për të hartuar planin e tyre vendor për menaxhimin e mbetjeve. Një detyrim ligjor, plane të tilla janë të nevojshme për të organizuar shërbimet e grumbullimit të mbetjeve në mënyrë efikase dhe për të monitoruar ofruesit e shërbimeve. Të gjitha 27 bashkitë do të mbështeten në formulimin ose përditësimin e rregulloreve vendore që trajtojnë tema të tilla si detyrimi për të përdorur kazanët e bashkisë, gjobat për mospagesën e tarifave të mbetjeve ose trajtimin e ankesave.
Controlled landfill in Bushat, Shkodra County (photo: Bashki të Forta)