Korça me Biçikletë

Page 1




©DANIEL DERVISHI



Nëse doni ta lini prapa rrëmujën e qyteteve kaotike, lodhjen e vapës mbytëse në verë dhe tkurrjen e një dimri monoton, nëse jeni të apasionuar pas natyrës, pyjeve, maleve, liqeneve, nëse jeni të dhënë pas historive të vjetra e të reja, nëse kërkoni të provoni shije të veçanta urbane, kulinarie dhe kulturore, atëherë nuk duhet të lini pa vizituar këtë zonë me histori të lashtë, klimë të begatë dhe natyrë të mrekullueshme, me njerëz sqimatarë, të mençur dhe punëtorë, një zonë ku përzierja e erërave të Ballkanit dhe Perëndimit kanë krijuar më të hijshmen e Shqipërisë, Korçën. Qyteti shtrihet në pjesën Juglindore të vendit, në rrëzë të malit të Moravës dhe në krye të fushës me të njëjtin emër, në lartësinë 825 metra mbi nivelin e detit. Atje ku mesdhetarja bën paqe me kontinentalen, të gjitha llojet e relieveve i gjen atje; male, kodra dhe fushën e rrethuar prej tyre. Dielli lind mbi vargmalin e Moravës pas të cilit rri Devolli, në jug shtrihet Gramozi e Kolonja, mëtej drejt perëndimit vjen Vithkuqi, Voskopoja, Opari dhe Gora, veriu të sjell freskinë e liqeneve te Ohrit e Prespës. E të gjitha këto sot përbëjnë destinacionin më të frekuentuar turistik në Shqipëri, ndër të paktët të tillë të orientuar drejt rekreacionit aktiv dhe të larmishëm. Pedalimi është një prej alternativave më joshëse që të ofron Korca. Është koha ta zbuloni magjinë e saj nëpërmjet 19 itineraresh, 864 kilometrash pedalim në qytet e përmes fushash pjellore bujqësore, breg liqenesh mahnitës, majash që të ndalin frymën dhe peisazhe piktoreske që të ngelen në kujtesë. Do të kaloni nëpër kreshta malesh, lugina, pyje, lumenj dhe përrenj të fshehur që vlen të zbulohen dhe vizitohen. Do të ndaloni nëpër fshatra turistike ku nuk është gabim t’i dorëzoheni tundimit për të provuar edhe pak verë ose raki ndërsa shuani urinë me shijet më të mira të kuzhinës vendase. Mezi do prisni pastaj, t’jua tregoni këtë aventurë fantastike edhe shokëve e kolegëve, fundja edhe ata e meritojnë të mos e humbin. Në faqet e këtij pedaluesi do të gjeni hartën e përgjithshme të të gjitha itinerareve si dhe hartat e vecanta për secilin pedalim. Do të gjeni përshkrime dhe informacion për pikat e interesit të të gjitha zonave ku kalon rrugëtimi që do të zgjidhni. Do të gjeni profilet vertikale dhe gjatësore të secilit itinerar. Nëpërmjët skanimit të QRCode të cdo itinerari do të mund të hapni hartën në smartphone-in tuaj, të informoheni gjerësisht dhe të orientoheni lehtësisht gjatë rrugëtimit, nëpërmjet opsionit GPS. Ndoshta aventura më e bukur pret për ju atje! Ende s’jeni nisur? 6 ::


19 ITINERARE 864 Km

Rrethi Çiklistik i Shqipërisë për nga vjetërsia e tij renditet i treti në Europë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë. Ai është zhvilluar për herë të parë zyrtarisht në shtatorin e vitit 1925 dhe ka pasur një gjatësi prej 1300 km.

Harta përmbledhëse

::

8-9

Itineraret

: : 10-47

Rregullat e qarkullimit me biçikletë

::

50

Sinjalistika

::

51

Tipet e biçikletave

: : 52-54

Si të mbërrish në Korçë

: : 56-57 :: 7


Tiranë

M Pogradec

Gramsh

Sovjan Maliq Brozdovec Voskopojë

Çorovodë

Korç

Vithkuq

Ersekë


Maqedonia

Pustec

n Pojan

Greqi Bilisht

çë Boboshticë Dardhë Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj


©foto xhimi

01

Pedalimi Rreth Moravës “Pedalimi Rreth Moravës” është një rrugëtim i vështirësisë së lartë në pjesën e parë të tij, në segmentin nga Boboshtica në Dardhë. Më pas vazhdon në zbritje të vazhdueshme drejt Sinicës dhe Fushës së Devollit më tej. Përgjatë këtij itinerari që zgjat 69 km gjenden fshatrat turistikë Boboshticë, Dardhë, Sinicë të cilët ofrojnë peisazhe natyrore të rralla si dhe mjedise e sherbime turistike. Dardha është fshati turistik i traditës dhe kulturës. Fshati ndodhet 16 km nga qyteti i Korçës dhe gjithë rruga për atje është një gjarpërim kodrinash të buta, që ashpërsohen gradualisht deri sa arrijnë në male, gjithnjë të mbushur me bimësi dhe gjelbërim. Duhet shijuar ansambli i luleve, ngjyrat mbresëlënëse të vjeshtës, sidomos mbi Gurin e Vjeshtës. Nga Dardha zbritet në Sinicë në një rrugë të pa asfaltuar e cila vazhdon deri në Miras. Më pas pedalojmë përmes fushës së Devollit në një rrugë të asfaltuar me panorama shumë të bukura që na shoqërojnë në Bilisht e më tej deri në kthimin në qytetin e Korçës. Në afërsi të këtij itinerari gjenden një numër restorantesh, hotelesh dhe bujtinash që promovojnë traditat e zonave te cilat përshkon. 80% e rrugës eshte e asfaltuar.Lartësia e këtij itinerari varion nga 832m deri në 1595.2m mbi nivelin e detit. Keshillohet që ky itinerar të përshkohet me biçikleta të tipit Rrugor Udhëtues ose Malor. 10 : :


Pedalimi Rreth Moravës - Distance 69 km

(Korçë - Boboshticë - Dardhë - Sinicë - Bilisht - Cangonj - Korçë)

1595.2 m 1500 m

DARDHË

1400 m 1300 m 1200 m

SINICË

1100 m

BOBOSHTICË BOBOSHTICË

BILISHT

1000 m

KORÇË 60 km

40 km

30 km

20 km

50 km

CANGONJ

KORÇË 10 km

832 m

0 km

900 m

69 km

Pedalimi Rreth Moravës Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj

: : 11


©DANIEL DERVISHI

02

Pedalimi i Voskopojës Pedalimi i Voskopojës ka gjatësi 18 km. Niveli i vështirësisë është mesatar dhe i lartë, lartësitë variojnë nga 832.1 m në 1253.5 m mbi nivelin e detit. Rruga është e asfaltuar. Përgjatë segmentit Korçë – Voskop do të pedaloni ne një terren fushor ku pjesën më të madhe e zënë parcelat e kultivuara me pemëtarinë e larmishme të kësaj zone. Nga Voskopi fillon ngjitja drejt Voskopojes. Në fund të rafshnaltës ku te sjell ngjitja, rrethuar mes malesh, strukur mes kurbave të buta të kodrave, bri pyjeve të dendur e të përjetshëm do të gjeni Voskopojën. Vendbanimi mesjetar i famshëm për akademinë, biblotekën dhe shtypshkronjën, që datojnë që nga vitet 1700. Në këtë fshat do të keni mundësi të vizitoni edhe numrin e madh të kishave dhe manastirëve si dhe natyrën çlodhëse dhe shërbimet turistike.Voskopoja ka shërbyer si muzë për shkrimtarët, studiuesit, historianët dhe vazhdon të jetë djepi i kulturës dhe nxitjes së turistëve. Një ndalesë që mbetet në kujtesë. Rruga e kthimit është një zbritje e qetë në sfond të së cilës qëndron vazhdimisht Morava dhe poshtë saj, Fusha dhe qyteti i Korçës. Itinerari është i përshkueshëm nga çdo lloj biciklete. 12 : :


Pedalimi i Voskopojës - Distance 18 km (Korçë - Turan - Voskop - Voskopojë) 1253.m 1200 m

VOSKOPOJË

1100 m

1000 m

VOSKOP

900 m

KORÇË

TURAN 16 km

14 km

12 km

10 km

8 km

6 km

4 km

2 km

0 km

832.1 m

18 km

Pedalimi i Voskopojës

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 13


©DANIEL DERVISHI

03

Pedalimi i Prespës Pedalimi i Prespës ka gjatësi 72 km. Diferencat e lartësive variojnë nga 825 m deri në 1142.3 m mbi nivelin e detit. Rrugëtimi kalon nëpër pjesën verilindore të Fushës së Korçës, për të filluar ngjitjen relativisht të vështirë drejt Parkut Kombëtar të Prespës. Pamjet e Liqenit të Prespës së Madhe që të shoqërojnë gjatë kësaj rruge, janë të mahniteshme. Rruga e asfaltuar vazhdon deri në Zaroshkë në breg liqeni, për tu zëvendësuar më pas nga rruga e ashpër malore që ngjitet në rafshnalten e Cerjes për të arritur Rakickën nga ana tjetër dhe filluar më pas zbritjen drejt Liqenit te Prespës së Vogël, zbritje e cila përfundon pikërisht bri hyrjes së Shpellës së mirënjohur të Trenit, e njohur për historinë e antikitetit që mbart brenda vetes. Kjo është një nga zonat më tërheqëse turistike të Ballkanit, që përveç bukurive të jashtëzakonshme natyrore, shquhet për florën dhe faunën mja të pasur. Përmendim 1500 lloje bimësh dhe 40 lloje gjitarësh ndër të cilët shquhen ariu i murrmë, ujku, pelikani dalmat, pelikani kaçurrel etj. Eshtë liqeni më i lartë në trojet shqiptare, 853 metra lartësi mbidetare.Eshtë një nga sistemet natyrore ujore me interesante në botë ku mund të gjeni shumë elementë tërheqës të cilët garantojnë se ky ka për të qënë një pedalim unik. Për shkak të rrugës së vështire në 20% te gjatësisë totale, këshillohet biçikletë e llojit Malor dhe organizim në grup pedalimi. 14 : :


Pedalimi i Prespës - Distance 72 km (Korçë - Plasë - Zvezdë - Pustec - Zaroshkë - Rakicë - Tren - Cangonj - Korçë) 1142 m RAKICKË

1100 m

1050 m

950 m

900 m

850 m

KORÇË PLASË

PUSTEC ZVEZDË

KORÇË

TREN CANGONJ

ZAROSHKË

60 km

50 km

40 km

30 km

20 km

0 km

825.6 m

72 km

Pedalimi i Prespës Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 15


©DANIEL DERVISHI

04

Pedalimi i Muzakës Pedalimi i Muzakës është një nga rrugëtimet më të vështira, për shkak të relievit malor dhe luhatjeve të konsiderueshme të pjerrësisë përgjatë tij. Gjatësia e këtij itinerari është 100 km dhe lartësitë variojnë nga 545.8 m deri në 1733.1 m mbi nivelin e detit. Natyra e gjelbër dhe piktoreske do t’iu shoqërojë përgjatë gjithë këtij itinerari. Terreni malor të surprizon me ndërthurjen e kodrinave, burimeve natyrore, përrenjve, pyjeve të dendur, kreshtave dhe majave të maleve, qe të japin mundësinë të eksploroni një zonë që rrallëkush ka mundësine ta njohë. Pedalohet fillimisht nëpër rrugën nacionale që shkon drejt Ersekës dhe pasi kalon Mollaj, Kamenicën dhe Floqin, fillon ngjitjen djathtas drejt Ujëbardheës. Gjatë ngjitjes të vështirësisë mesatare do të kaloni përgjatë Liqenit piktoresk të Gjançit, fshatit të Leshnjës, do të kaloni mbi Urën e Madhe mbi Osum, perpara se të arrini Vithkuqin e bukur që veç natyrës magjepsëse, ka edhe një numër të madh kishash dhe manastiresh shumë interesante të Periudhës Bizantine. Pasi kaloni edhe Kishen e Sh’Millit ku gjendet Varri i Pagëzimit, filloni ngjitjen nëpër Rripën e Keqe drejt Shtyllës dhe më pas Çemericës për të pedaluar përgjatë shpateve alpine të Ostrovicës në drejtim të Oparit dhe më pas të zbrisni drejt luginës së lumit Devoll në zonën e Gorës. Rruga është pjesërisht e asfaltuar nderkohë që segmenti kryesor Vithkuq- Lozhan përbehet nga rrugë malore një pjesë e të cilave funksionojnë vetem në periudhën e thatë të pranverës dhe verës. Itinerari nuk mund të përshkohet brenda një dite prandaj këshillohet organizimi në grup pedalimi, përgatitja për kamping ose përgatitja e akomodimit nëpër fshatra dhe pajisja me biçikleta të llojit Malor. 16 : :


Pedalimi i Muzakës - Distance 100 km (Korçë - Bellovodë - Gjanç - Vithkuq - Shtyllë - Lekas - Karbanjoz- Lozhan Maliq - Korçë)

1733 m

1600 m

SHTYLLË

1400 m

GJANÇ VITHKUQ

1200 m

1000 m

KORÇË

LEKAS

BELLOVODË

KORÇË

KARBANJOZ LOZHAN

MALIQ

800 m 600 m 80 km

60 km

40 km

20 km

0 km

545.8 m

100 km

Pedalimi i Muzakës

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 17


©DANIEL DERVISHI

05

Pedalimi i Vjeshtës Pedalimi i Vjeshtës është një unazë që fillon e mbaron në qytetin e Korçës e kalon përmes fushës me të njëjtin emër. Përgjatë këtij rrugëtimi do të shikoni toka bujqësore pjellore me larmi agrokulture dhe frutikulture. Rrugët gjarpërojnë në mes të plantacioneve të mbjella që freskohen me rrjedhën e lumit të Devollit, si dhe mes fshatrash dhe nën hijen e plepave që të shoqërojnë shumicën e kohës. Ky rrugëtim ka gjatësi 34 km dhe kalon mes për mes Fushës së Korçës në një terren të rafshët me lartësi që variojnë nga 810.9 m deri në 872.1 m mbi nivelin e detit. Segmenti Korçë –Plasë ka gjatësi 8 km dhe është pjesë e aksit rrugor Kombëtar Korçë – Bilisht në të cilin hasim një fluks të lartë lëvizjeje. Segmenti që vijon kalon përmes një zonë fushore me aktivitet të zhvilluar bujqësor dhe blegtoral. Rrugëtimi përgjatë këtij itinerari të krijon ndjesi çlodhëse nëpërmjet qetësisë që ju rrethon dhe pedalimit të lehtë që ju shtyn përpara nëpër rrugën e asfaltuar. Gjatë rrugës kalohet afër Pyllit të Fazanëve, i cili gjendet në afërsi të fshatit Drithas. Dëshmitari i vetëm natyror i realitetit përpara tharjes së Liqenit të Maliqit, ky pyll i përzier gjysëm natyror i përbërë nga 8 lloje kryesore drurësh midis te cilesh plepi, shelgu, bliri, pisha dhe bredhi, përbën një detaj shumë interesant që ngjall kureshti, përveçse mbart edhe vlera shkencore dhe natyrore. Itinerari kategorizohet i vështirësise se ulët dhe është i pershkueshëm nga çdo lloj biçiklete 18 : :


Pedalimi i Vjeshtës - Distance 34 km (Korçë - Plasë - Pendavinj - Rëmbec - Maliq - Lumalas - Korçë) 872 m 870 m

KORÇË

860 m

850 m

KORÇË PLASË

840 m

LUMALAS 830 m

PENDAVINJ

MALIQ

RËMBEC

820 m

30 km

25 km

20 km

15 km

10 km

5 km

0 km

810.9 m

34 km

Pedalimi i Vjeshtës

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 19


©DANIEL DERVISHI

06

Pedalimi i Fushë-Korçës Pedalimi i Fushë-Korçës kategorizohet si pedalim fushor i vështirësisë së ulët por i një gjatësie të konsiderueshme e cila arrin 58 km. Rruga fushore është e asfaltuar dhe lartësia varion nga 810.3 m deri në 895.4 m mbi nivelin e detit. Ky rrugëtim ndjek kufijtë gjeografikë të Fushës së Korçës duke e rrethuar atë plotësisht dhe duke të dhënë mundësinë ta shikosh fushën nga çdo kënd. Përgjatë këtij rrugëtimi do t'iu jepet mundësia të admironi pamjet dhe madhështinë e Malit të Thatë, në këmbët e të cilit kalon një pjesë e këtij itinerari. Njëkohësisht nga kjo pjesë ofrohet edhe pamja më e mirë e asaj pjese të fushës e cila dikur mbulohej nga Liqeni i Maliqit i cili u thả artificialisht në fund të viteve ’40 të shekullit të kaluar. Duke qene se rruga është plotësisht e asfaltuar dhe fushore, çdo lloj biciklete është e pershtatëshme për ta përshkuar. Itinerari i këtij pedalimi takohet me shumë rrugë të tjera të fushës ose të fshatrave rrethues dhe kjo të jep mundesinë e përzgjedhjes së itinerareve alternative për të interesuarit. Meqënese në pjesën më të madhe të tij, itinerari i ndjekur përkon me akset nacionale të qarkullimit rrugor, këshillohet të bëhet kujdes i veçantë nga mjetet motorike që qarkullojnë atje. 20 : :


Pedalimi i Fushës së Korçës - Distance 58 km (Korçë - Plasë - Zvezdë - Podgorie - Sovjan - Libonik - Korçë) 895 m PODGORIE

890 m

880 m

870 m

KORÇË

860 m

850 m

KORÇË

840 m

SOVJAN

ZVEZDË PLASË

830 m

LIBONIK 820 m

50 km

40 km

30 km

20 km

10 km

0 km

810.3 m

58 km

Pedalimi i Fushë-Korçës Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj

: : 21


©DANIEL DERVISHI

07

Pedalimi i Mollëve Pedalimi i mollëve ka gjatësi prej 22 km dhe lartësi që varion nga 832 m deri në 903 m. Relievi është fushor dhe i pasur me toka bujqësore ku spikat pemëtaria dhe në veçanti molla nga e cila ky pedalim ka marrë edhe emrin. Nisja fillon nga qyteti i Korçës, ndjek për pak kilometra askin nacional që lidh me Ersekën, pastaj devijon djathtas dhe kalon përmes tokave bujqësore në perëndim të qytetit. Rrugëtimi vijon përmes fshatrave Qatrom, Polenë, Voskop, Goskovë, Turan dhe Ravonik. Ky pedalim ka vështirësi të ulët referuar relievit përgjithësisht fushor, dhe rrugës së asfaltuar. Kjo e fundit bëhet gjithmonë e me piktoreske ndërsa i afrohesh Polenës të cilën e dallon nga larg. Është një itinerar i cili i përshtatet grupmoshave të ndryshme pa ndonjë përgatitje specifike atletike aq sa mund ta quajmë një rrugëtim për gjithë familjen. Gjatë rrugës, në pranvere mund të shijosh lulëzimin e mollëve dhe qershive, në verë freskinë e hijeve dhe të mëngjeseve, ndërsa në vjeshtë vjeljen e frutave dhe ngjyrat e pragdimrit. Gjithashtu mund të ndalosh në Polenë ose në ndonjë nga lokalet e Voskopit për të shijuar pushimin e pedalimit, këmbyer ndonjë alë me vendasit dhe vazhduar më pas drejt Korçës. 22 : :


Pedalimi i Mollëve - Distance 22 km (Korçë - Qatrom - Polenë - Voskop - Turan - Ravonik - Korçë) 903 m 900 m

VOSKOP

890 m

880 m

KORÇË KORÇË

QATROM

870 m

POLENË

860 m

RAVONIK 850 m

TURAN

840 m

20 km

15 km

10 km

5 km

0 km

832.8 m

22 km

Pedalimi i Mollëve

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj

: : 23


©DANIEL DERVISHI

08

Pedalimi i Kolonjës Pedalimi i Kolonjës ka gjatësi 43 km dhe lartësi që variojnë nga 876.4 m deri në 1174 m mbi nivelin e detit. Gjatë këtij rrugëtimi ju jepet mundësia të vizitoni muzeun arkeologjik “ Tuma e Kamenicës”, i cili është një nga sitet arkeologjike më të mëdha të njohura deri më tani, në të cilën janë evidentuar 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhë më shumë se 3500 objekte. Pjesa më e vështirë e këtij itinerari është ngjitja e dy lartësive dominuese të Qafës së Qarrit përmes një panorame mbresëlënëse, ku rruga gjarpëron mes pyjesh e livadhesh. Shpatet e Malit të Gramozit të imponohen me gjithë paraqitjen e tyre ndërsa i afrohesh rafshnaltës së Kolonjës. Është mali më i lartë i Shqipërisë së Jugut dhe arrin deri 2523m. Pas mbëritjes në qytetin e Ersekës nuk duhet të merrni rrugën e kthimit pa vizituar fshatin e Rehovës, një nga fshatrat më të bukur të rajonit të Korçës, i cili gjendet vetëm një vrap mbi Ersekë dhe është ilustrimi ende më këmbë i të shkuarës dhe historisë me të cilën me të drejtë duhet të mburret ky vend. Gjithë pedalimi ka nivel të lartë vështirësie i cili vjen si rrjedhoje e kombinimit të distancës së konsiderueshme me pjerrësitë e ngjitjes së Qafës së Qarrit nga të dyja drejtimet. Meqënëse kalon në rrugë automobilistike të asfaltuar, cdo lloj biçiklete konsiderohet e përshtatshme. Rruga nuk ka fluks të lartë trafiku por duke qënë relativisht e ngushtë (6.5m), frekuentuesit këshillohen të bëjnë kujdes nga mjetet motorike. 24 : :


Pedalimi i Kolonjës - Distance 43 km (Korçë - Mollaj - Kamenicë - Qarr - Mollas - Selenicë - Ersekë) 1174 m 1150 m

1100 m

SELENICË

1050 m

ERSEKË

1000 m

QARR MOLLAS

950 m

900 m

KORÇË

MOLLAJ

KAMENICË 40 km

30 km

20 km

10 km

0 km

876.4 m

43 km

Pedalimi i Kolonjës

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj

: : 25


©DANIEL DERVISHI

09

Pedalimi i Osumit Pedalimi i Osumit i cili ka gjatësinë 54 km konsiderohet i vështirësisë mesatare/të lartë. Ka ndryshime të ndjeshme të lartësisë gjatë këtij pedalimi, kryesisht në itinerarin e kthimit i cili kalon nga Qafa e Qarrit. Lartësite variojne nga 834.4 m deri në 1174.3m. Pasi merr të përpjetën drejt Vithkuqit, rruga kthen majtas drejt Liqenit të Gjançit. Pas 3 kilometrash, e lë edhe këtë të fundit pas, për të hyrë në një zonë të pyllëzuar me pishë të zezë. E tillë vazhdon deri sa arrin fushën e Lubonjës e cila të hapet përpara atje ku nuk e pret. Rruga përgjatë të cilës kalon ky rrugëtim është pjesërisht e asfaltuar. Në një pjesë të mirë të saj, ajo ndjek rrjedhën e degës kryesore të Lumit Osum, i cili zë fill në këto troje dhe vazhdon drejt Kanioneve e më pas drejt Beratit. Segmenti Rehovë - Boshanj nuk është i asfaltuar.Terreni është kodrinor – malor dhe ofron mundësi për pushime të shkurtra, çlodhje dhe peisazhe që ndryshojnë kilometër pas kilometri. Përgjatë rrugës ju ofrohet mundësia për të vizituar Tumën e Kamenicës, fshatra, objekte kulti si dhe Liqenin e Gjançit. Këshillohet të përdoret biçikletë e tipit malor ose hibrid meqënëse në një pjesë të tij, shtrati i rrugës është i pa asfaltuar dhe i dëmtuar. 26 : :


Pedalimi i Osumit - Distance 54 km (Korçë - Bellovodë - Gjanç - Lubonjë - Mollas - Qarr - Bellovodë)

1174 m

REZ. I GJANCIT

1150 m

QARR

1100 m

BELOVODË

1050 m

BELLOVODË

1000 m 950 m

LUBONJË

KORÇË

900 m

50 km

40 km

30 km

20 km

DVORAN 10 km

0 km

876.4 m

54 km

Pedalimi i Osumit

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 27


©DANIEL DERVISHI

10

Pedalimi përtej Malit të Kuq Ky rrugëtim është i vështirësisë të lartë për shkak të relievit malor që përshkon, lartësia maksimale e të cilit arrin 1801 m mbi nivelin e detit. Eshte pedalim i cili për ata që nuk kërkojnë aventurën ekstreme rekomandohet vetëm për periudhën Maj – Shtator ndonëse me thënë të vërtetën, edhe mpirja dhe mjegullat që pushtojnë majat dhe kreshtat në vjeshtën e vonë dhe pranverën e hershme, janë të magjishme. Gjatësia e tij arrin 31 km. Pedalimi mund të fillojë nga Korça për më sfiduesit, ose nga Biglla për kë dëshiron të kurseje energjinë e pedalimit në rrugën automobilistike dhe të hidhet drejt e në aksionin offroad. Itinerari ndjek rrugën e vjetër ushtarake të Detashmentit Kufitar të Malit të Kuq ku ende mund të dallohen rrënojat e ndërtesës. Djathtas ke pamje të pandërprerë të pjesës fundore jugperëndimore të Fushës së Korçës dhe të fshatrave të rrëzes ndërsa majtas sheh Gramozin dhe territoret përtej kufirit shtetëror me Greqinë. Rruga ndjek kreshtën e malit dhe vazhdon në Kozel për të filluar më pas një zbritje të lehtë drejt luadheve alpine që të çojnë drejt Qafës së Kazanit dhe Çezmës me Gozhdë. Keni shkelur në Gramoz. Ata që e kanë provuar tashmë, thonë se këtu duhet të ndalosh për pak përpara se të zbresesh drejt Nikolicës nëpër shtigje që kërkojnë a ësi dhe eksperiencë. Për shkak të vështirësisë së rrugës dhe terrenit të thyer malor ky pedalim kërkon përgatitje të mirë fizike dhe rekomandohet të përshkohet në grup. Bicikleta duhet të jetë detyrimisht e llojit malor. Një alternativë e këtij pedalimi degëzon drejt fshatit Pepellash dhe zgjaton 13.8 km me lartësi variojnë nga 1162.9 m deri në 1836.1 m mbi nivelin e detit. Kjo alternativë përbën një nga itineraret më të vështira pasi relievi është malor dhe rruga e pa asfaltuar. Vështirësia e lartë zbehet nga pamja piktoreske që kjo rrugë ofron. Prej Qafës së Qarit mund të sodisësh pamjen e hatashme të pllajës së Kolonjës, Gramozin madhështor nga njëra anë dhe peisazhin e errët të kreshtave të Malit të Zi në anën tjetër..Këshillohet biçikletë e tipit malor. 28 : :


Pedalimi Përtej Malit të Kuq - Distance 31 km (Skipista Dardhë - Llofkat - Mali i Kuq - Qafa e Kozelit - Nikolicë - Dardhë) MAL I KUQ

1805.1 m 1800 m

SKI-PISTA DARDHË

QAFA E KOZELIT

1700 m

1600 m

LLOFKAT

1500 m

1400 m

DARDHË

1300 m

NIKOLICË 30 km

25 km

20 km

15 km

10 km

5 km

0 km

1210.4 m

31 km

Pedalimi Përtej Malit të Kuq

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 29


©DANIEL DERVISHI

11

Pedalimi i Çardhakut Pedalimi i Çardhakut është një rrugëtim i vështirësisë së lartë, profili vertikal i të cilit varion nga 847.3 m deri në 1797.8 m mbi nivelin e detit. Udha përgjatë këtij itinerari gjarpëron nëpër pyllin e bredhit, ahut dhe të pishës së zezë të Parkut Kombetar të Bredhit të Drenovës. Rruga është plot kureshti dhe të papritura pasi kalon Fushën e Dytë ku ende gjenden rrënojat e një miniere të vjetër. Arrin Bozdovecin ku duhet patjeter të provosh ujin e burimit të famshëm me të njejtin emër dhe pastaj fillon ngjitjen drejt Gurit të Capit. Është i jashtëzakonshem, do të ndalosh edhe atje. Pastaj kalon Kroin e Plakës dhe Izvorin dhe Cardhakun nga ku mund të shohësh fushën e Korçës nga perëndimi dhe të Devollit nga lindja. Zbret nga Sopoti për të kaluar në krah te Shën Marenës, pastaj ngjitur me kataraktin mbi fshat dhe drejt e në Dishnicë nga ku merr rrugën nacionale për në Korçën që të pret disa minuta larg. Është një itinerar i përbërë nga shumë pika të rëndësishme referencë të së shkuarës, së sotmes dhe jetës sociale të Korçës Plakë dhe kush është rritur me historitë dhe ka dëgjuar serenatat e saj do të rigjejë dhe përjetojë episode të tyre në të gjitha 31 km që do përshkojë. Vetëm mbani parasysh, kërkohet përgatitje e mirë fizike dhe biçikletë e tipit Malor. 30 : :


Pedalimi i Çardhakut - Distance 31 km (Korçë - Drenovë - Bozdovec - Guri i Capit - Çardhak - Dishnicë - Korçë)

1797.8 m

ÇARDHAK

1700 m 1600 m

GURI I CAPIT

1500 m 1400 m

BOZDOVEC

1300 m 1200 m 1100 m 1000 m

KORÇË

900 m

DRENOVË

DISHNICË

KORÇË 30 km

25 km

20 km

15 km

10 km

5 km

0 km

874.3 m

31 km

Pedalimi i Çardhakut

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 31


©FOTO XHIMI

12

Pedalimi i Pasdites Pedalimi i Pasdites përbën një itinerar të vështirësisë së mesme gjatësia e të cilit është 15 km, i gjithi i shtrirë në rrugë të asfaltuara. Nisja fillon nga qyteti i Korçës dhe arrin lartësinë maksimale 1305 m gjatë ngjitjes së Malit të Moravës. Nisesh drejt Ersekës dhe pas 3 kilometrash kthehesh majtas në rrugën e Drenovës. Rruga të merr mes për mes Drenovës simpatike dhe të ngjit më pas drejt lagjeve fundore të Mborjes, për të dalë tek Kisha e Ristozit, monumenti më i vjeter i kultit në Qarkun e Korçës, dhe për të vazhduar më pas me një ngjitje jo dhe aq të lehtë drejt Kodrave të Kenedit. Në atë nivel pedaluesi ka dy alternativa: të ngjisë djathtas deri në majë të Moravës në Shën’Dëllinë e Mborjes apo të zbresë drejt Korçës. E para është shumë interesante sepse të ofron ndoshta pamjen më të mirë të qytetit dhe Fushës së Korçës. Do gjunjë të fortë gjithsesi. E dyta, të jep mundësinë të shijosh perëndimin me puls të qetësuar e më pas të zbret brenda 5 minutash në shtëpi. 32 : :


Pedalimi i Pasdites - Distance 15 km (Korçë - Drenovë - Mborje - Shën Todër - Moravë - Korçë)

1300.5 m

MORAVË

1300 m

1200 m

SHËN TODËR

SHËN TODËR

1100 m

MBORJE

DRENOVË 1000 m 900 m

KORÇË

KORÇË

14 km

12 km

10 km

8 km

6 km

4 km

2 km

0 km

876.2 m

15 km

Pedalimi i Pasdites

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 33


©DANIEL DERVISHI

13

Pedalimi i Trashëgimisë Pedalimi i Trashëgimisë do t'ju japë mundësinë të vizitoni Vithkuqin dhe Voskopojën dy nga fshatrat më të vjetër e më të rëndësishëm të krahinës së Korçës. Vështirë se mund të gjesh në Shqipëri një vendbanim tjetër malor me resurset natyrore e kulturore që ka Vithkuqi. Aty mund të gjesh 100 kroje, 3 kala të lashta, 24 kisha dhe 3 manastire, mund të takohesh me kaq shumë pyje, livadhe, kodra e kodrina të gjelbëruara, kroje e burime me ujë të kristaltë. E njëjta gjë mund të thuhet për Voskopojën, qyteza ndoshta me historinë më të njohur në Shqipëri e Ballkan. Qyteti që pati akademi e shtypshkronjë kur Ballkani ishte ende i zhytur në erresirë është sot një destinacion turistik me ofertë gjithmonë e më në pasurim dhe kërkesë gjithmonë e më në rritje nga vendas e të huaj. Rruga që lidh Vithkuqin me Voskopojën është veçanërisht interesante, që sapo lë Vithkuqin në Borisht e merr Grykën e Ujkut, e derisa arrin në Kulat e Gjergjevicës prej nga duket për herë të parë Voskopoja dhe rafshnalta e saj. Natyra piktoreske do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë këtij itinerari që ka distancën 60 km. Kategorizohet si itinerar i vështirësisë së mesme/lartë. Lartësia varion nga 832.1m deri në 1497.5 m mbi nivelin e detit. Për shkak të segmenteve të vështira në një pjesë të rrugës, këshillohet biçikletë e llojit Malor. Kujdesuni gjithashtu të jetë e lehtë sepse në disa vende mund t’ju duhet ta mbani në sup. Një alternativë e këtij pedalimi ndjek rrugën e vjetër drejt Shtyllës pasi kemi lënë pas Vithkuqin. Mbas fshatit Shtyllë rrugëtimi vijon drejt Voskopojës, me ngjitje dhe zbritje mes kreshtave e luginave malore të kësaj zone, për të mbërritur pas 30.1 km në fshatin Voskopojë. Ky pedalim i cili përshkon përgjithësisht rrugë jo të asfaltuar, me lartësi që variojnë nga 1091.7 m deri në 1723 m mbi nivelin e detit karakterizohet si pedalim i vështirësisë së lartë. Këshillohet biçikletë e tipit malor. 34 : :


Pedalimi i Trashëgimisë - Distance 60 km (Korçë - Mollaj - Bellovodë - Vithkuq - Voskopojë - Voskop - Korçë) 1497.5 m

1400 m

1300 m

VOSKOPOJË 1200 m

VITHKUQ 1100 m

BELLOVODË KORÇË

900 m

VOSKOP 50 km

40 km

30 km

0 km

832.1 m

20 km

MOLLAJ 10 km

1000 m

KORÇË

60 km

Pedalimi i Trashëgimisë Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj

: : 35


©DANIEL DERVISHI

14

Pedalimi i Mushkës Pedalimi i Mushkës kategorizohet si rrugëtim i vështirësisë së lartë. Gjurma nëpër të cilën kalon është pjesërisht e rrugë e asfaltuar dhe ka gjatësi 65 km. Relievi është kodrinor-malor dhe lartësitë variojnë nga 726.2 m deri në 1553.4 m mbi nivelin e detit. Nga Korça në Voskop e deri në Voskopojë, pedalohet nëpër rrugën automobilistike të asfaltuar. Më pas pedalimi vazhdon drejt Krushovës ku pak nga pak profili i rrugës automobilistike zëvendesohët nga shtigje këmbësorësh. Pasi kalon Krushovën, pedalon për një kohë të konsiderueshme në krah të Bakullit të Osojës, masivit pyjor më të madh të Shqipërisë Juglindore. Kalon lëndina, kodrina malore e kroje për të dalë në kufi të Gorës nga ku fillon zbritjen drejt Lozhanit të vjetër e më pas luginës së lumit Devoll e cila të ngjit në Maliq në të kundërt të rrjedhës. Në pjesën më të mirë të këtij rrugëtimi, kalohet nëpër shtigje malore prandaj është e domosdoshme bicikleta e llojit malor. Njëkohësisht, duke qënë se rruga ka shumë degëzime me shtigje të tjera, kërkohet njohuri e mirë e hartës ose e programeve elektronike te navigimit të cilat mundësohen nga interpretimi i QR Code. Eshtë rrugë e vështirë për t’u kaluar brenda ditës dhe për këtë arsye alternativa më e mirë e sugjeruar është kalimi i natës në kamping, prandaj pajisuni mirë dhe përgatituni për të etur nën qiellin më të ndriçuar që keni parë ndonjëherë. 36 : :


Pedalimi i Mushkës - Distance 65 km (Korçë - Voskop - Voskopojë - Shipskë - Lozhan - Maliq - Korçë)

1553.4 m 1500 m

1400 m

SHIPSKË 1300 m

VOSKOPOJË

1200 m 1100 m

LOZHAN

1000 m

900 m

KORÇË

VOSKOP

MALIQ

KORÇË

800 m

60 km

50 km

40 km

30 km

20 km

10 km

0 km

726.2 m

65 km

Pedalimi i Mushkës

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 37


©ALBERT CMETA

15

Pedalimi i Ohrit Pedalimi i Ohrit ka gjatësi prej 38 km dhe kalon në rrugë automobilistike të asfaltuar e cila ka fluks të lartë lëvizjeje. Pedalimi nis nga Korca në drejtim të Pogradecit i cili është një qytet i cili mund të vizitohet shumë mirë me biçikletë në çdo stinë. I vendosur përgjatë kodrave në formën e një teatri, shkallaret e të cilit zbresin drejt liqenit, Pogradeci ka shumë ç’të ofrojë, edhe në verë edhe në dimër. Përgjatë këtij pedalimi mund të vizitohet Driloni ku buron prej Prespës uji i kulluar , Tushemishti piktoresk dhe në krahun tjetër, Lini. Përgjatë bregut perëndimor të liqenit, kalon rruga e re automobilistike që lidh Pogradecin me Linin e cila vazhdon më pas drejt Qafë-Thanës e më tej drejt Elbasanit e Tiranës. Shëtitorja dhe rruga e biçikletave përgjatë saj, ende në ndërtim e sipër, pas pak muajsh do të jenë pjesa më e rëndesishme e bregliqenit më të bukur në botë. Pedalimi ka nivel vështirësie mesatar. Diferencat e lartësive të itinerarit variojnë nga 696.1 m deri në 888.2 m mbi nivelin e detit. Ky rrugëtim kërkon përgatitje të mirë fizike. Të gjitha bicikletat e llojit rrugor, janë të përshtatëshme. 38 : :


Pedalimi i Ohrit - Distance 38 km (Korçë - Lumalas - Sovjan - Çërravë - Pogradec) 888.2 m 880 m 860 m

QAF PLLOÇË

KORÇË

840 m

SOVJAN

LUMALAS

820 m

ÇËRAVË

800 m 780 m 760 m 740 m

POGRADEC

720 m

30 km

20 km

10 km

0 km

700 m 696.1m

38 km

Pedalimi i Ohrit

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 39


©DANIEL DERVISHI

16

Pedalimi i Rrungajës Pedalimi I Rrungajës është një unazë malore që fillon prej Vithkuqit dhe ngjitet drejt Shtyllës nëpër Rripën e Keqe. Pasi kalon fshatin Shtyllë merr rrugën e Vakëfeve dhe kthehesh majtas në Tolabe. Freskohesh njëherë me ujin brisk të Kroit të Hasan Shtyllës dhe bën përpjetë drejt livadheve të Malit të Rrungajës duke lënë në krah të djathtë Mashkullorën. Vetëm pas pak kilometrash mund të shohësh bukurinë e rrallë dhe të vecantë të kësaj zone, natyrën e tipit alpin që përzjehet me shkëmbinjtë granitore, livadhet dhe kullotat piktoreske të cilat kanë bërë që Vithkuqi dhe Rrungaja të jenë gjithmonë dashuria e parë e piktorëve. Rruga vijon nëpër një masiv të vogël ahu për të filluar zbritjen drejt Stratobërdhës ku rrënojat e shtëpive I ka mbuluar bimësia. Katundi dhe Treska duken poshtë në të djathtë ndërsa varen tatëpjetë në Osum. Pedalimi vazhdon drejt Ballabanovës nëpër skajin e pyllit të saj të famshëm, afër Kroit Mbret dhe del në luadhet që të zbresin drejt Sh’Mtirit, atje ku I rikthehesh rrugës së asfaltuar e cila lakohet teposhte drejt Psarit dhe Boshanjit. Në këtë pikë, pedaluesi mund të zgjedhë të ndjekë luginën e Lubonjës, drejt Gjancit ose të vazhdojë drejt Qafzezit për të dalë në Mollas ku takohet me rrugën nacionale Korcë-Ersekë. Të dyja alternativat janë interesante, por nëse do të mbash të njëjtin profil udhëtimi, rrugëtimi drejt Lubonjës, Rehovës e më pas Gjancit e Bellovodës, është ai që rekomandohet. Eshtë një itinerar shumë piktoresk dhe rekomandohet të shijohet në grup. Rruga është e përshtatëshme vetëm për bicikletë të llojit malor. 40 : :


Pedalimi i Rungajës - Distance 52 km (Gjanç - Vithkuq - Shtyllë - Selenicë e Pishës - Lubonjë - Gjanç) 1624.4 m 1600 m

1500 m

SHTYLLË SELENICA E PISHËS

1400 m

1300 m

VITHKUQ 1200 m

GJANÇ

GJANÇ

1100 m

LUBONJË 1000 m

900 m 52 km

40 km

30 km

20 km

10 km

0 km

855.6 m

52 km

Pedalimi i Rungajës

Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 41


©DANIEL DERVISHI

17

Pedalimi i Shën Kostandinit Kisha e Shën Kostandinit të Bradvicës gjendet mbi fshatin me të njëjtin emër të vendosur në këmbë të Vargmalit të Moravës nga ana e Devollit. Kisha qëndron në shpatin e malit, në një vend me lëndina e pemë shekullore ku organizohet çdo vit, në fillim të Qershorit, një festë e bukur ku është bërë zakon që njerëzit të organizojnë kamping dhe ta kalojnë natën nën qiellin e hapur. Është një destinacion që s’duhet t’iu shpëtojë pedaluesve të malit. Të shijon më shumë kur kalon nga Biglla, zbret për disa qindra metra e pastaj lë rrugën e Dardhës për të marrë majtas nëpër një rrugë mali drejt kreshtës së Bigllës. Ndjek gjurmën e rrugës së vjeter ushtarake e cila të zbret nëpër ahishte të vjetra e të reja, drejt destinacionit ku ja vlen të planifikosh një qëndrim që në rastin më të mirë përfshin kampingun nëse është pranverë ose verë. Kthimi bëhet nga Guri i Capit që pritet të të lodhë në ngjitje por edhe të të ofrojë përjetime që rrallë janë pjesë e të përditëshmes. Zbritja drejt Bozdovecit e më pas Drenovës është e lehtë dhe të jep mundësinë për të shijuar esencën e Parkut Kombëtar të Bredhit të Drenovës. Itinerari prej 31 km i cili varion nga lartësia 876.4 m deri në 1692.6 m mbi nivelin e detit, ndjek rrugë të vjetra ushtarake dhe shtigje këmbësoresh prandaj është e domosdoshme një biçikletë e llojit malor. 42 : :


Pedalimi Shën Kostandinit - Distance 31 km 1692.6 m

(Dardhë - Bradvicë - Guri i Cjapit - Bozdovec - Korçë)

1600 m

GURI I CJAPIT

DARDHË

1500 m 1400 m

BOZDOVEC

1300 m

BRADVICË

1200 m

1100 m 1000 m

25 km

20 km

15 km

10 km

5 km

0 km

30 km

KORÇË

900 m 876.4 m

31 km

Pedalimi i Shën Kostandinit Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 43


©DANIEL DERVISHI

18

Pedalimi Bujqësor Pedalimi Bujqësor kalon në një pjesë të pa rrahur të Fushës së Korcës, larg trafikut të përditshëm në një mjedis jo të zakonshëm, ku vëmendja tërhiqet nga natyra rurale bujqësore. Rrugëtimi fillon nga Korca, kthehet drejt Çifligut, atje ku lë rrugën për t’u hedhur nëpër korridoret e parcelave të mbjella kryesisht me bimë toke. Nëpër rrugica shërbimi të ngastrave, përgjatë vijash ujitëse dhe kulluese, shoqëruar gjithë kohën me panoramen bujqësore që ndryshon nga stina në stinë, në pranverë në çelje e lulëzim, në verë mes drithërash të larta, bostanesh kundërmuese apo domatesh të vargëzuara, në vjeshtë mes senishtash të sapokorrura dhe jonxhash që gëlojnë nga laureshat. I afrohet Bulgarecit, prek Shamollin dhe i vjen Korcës nga veriu. Këtë prisni të përjetoni përgjatë këtij itinerari që edhe mund t’ju pluhurosë në stinën e thatë, që edhe mund t’ju baltosë pas shirave, por që do falë disa orë të lehta, si për atë që do të pedalojë, ashtu edhe për atë që do të meditojë, ashtu edhe kujt kërkon pak kohë për vete, po ashtu si edhe grupit të shokëve që pret të niset dhe atij më të vonuarit që i duhet të nxitojë për t’i arritur. Zgjidhni një bicikletë me goma të plota, me amortizim të butë, merrni edhe ujë me vete dhe ec! Do kënaqeni! 44 : :


Pedalimi Bujqësor - Distance 16 km (Korçë - Çiflig - Bulgarec - Shamoll - Malavec - Dishnicë - Korçë) 864.7 m KORÇË

860 m

850 m

KORÇË

840 m

MALAVEC ÇIFLIG

830 m

BULGAREC

830 m

SHAMOLL

820 m 14 km

12 km

10 km

8 km

6 km

4 km

2 km

0 km

816.7 m

16 km

Pedalimi Bujqësor Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 45


19

Pedalimi i Qytetit Prej ku të nisesh për të shijuar Korçën mbi një biciklete? Më mirë nga qëndra. Jo jo, më mirë nga periferia. Më mirë nga fusha dhe të ngjitesh lart,...në fakt më mirë nga kodrat dhe të zbresësh poshtë. Më mirë të mendohem pak. Më mirë nisu që atje ku je, hap hartën dhe vendos, fundja, ngado të nisesh, itinerarin më të lodhshëm të bësh, çlodhje do të gjesh. Ka shumë për të parë Korça; rrugë, rrugica, shtëpi, dritare, pragje, njerëz, kisha, birrë, parqe, xhami, muze, histori, oborre, gjeografi, heronj, diell, borë, dashuri. Eshtë e paparë Korça, është unike. Ka edhe këngë, ka edhe himne, nuk i shikon dot të gjitha nga bicikleta, ama bicikleta të çon tek të gjitha ato. Të çon tek Birra, të çon tek Panda, të çon tek Kulla, pastaj nëpër Park, pastaj nga Kampi, pastaj nga Shetro, i bie nga bulevardi, kthehesh në një rrugicë, arrin në Pedonale, zbret nga Pazari e ngjitesh e pastaj zbret prapë, andej e këtej. Viziton një muze, takon një mik, dëgjon një këmbanë, bën një thashethem, pi birra, këndon serenata, fle afër hënes, zgjohesh nën diell, shtriqesh, nisesh, lodhesh, çlodhesh. Eshtë e paparë Korça…dhe duket bukur me biçikletë! 46 : :


©KATERINA DELI

Pedalimi i Qytetit Skano QR Code për të parë hartën e itinerarit në smartphon-in tuaj : : 47


©DANIEL DERVISHI



Katër këshilla themelore të pedalimit: • Ruani kontrollin e biçikletës tuaj dhe jini te vëmendeshëm. Për të mbajtur në kontroll biçikletën tuaj duhet të siguroheni që biçikleta juaj është e madhësisë të duhur, në të kundërt duhet ta rregulloni për tu përshtatur me gjatësinë e trupit tuaj. Një biçikletë e pajisur me mjetet e duhura është më e lehtë për ta kontrolluar, më e rehatshme edhe shkakton më pak lodhje.

• Mbroni veten duke zvogëluar rrezikun e lëndimit të kokës, duke vendosur kaskën mbrojtëse.

Vendosja e duhur

Vendosja e gabuar

• Jini vigjilent dhe të dukshëm gjatë pedalimit. Përdorni sinjale me dorë para se të ktheheni ose për të ndryshuar korsi dhe për të paralajmëruar trafikun rreth jush.

Kthehu Majtas

Kthehu Djathtas

Ndalo ose Ngadalëso

• Pedaloni në kahun e trafikut. Pedaloni në të njëjtin drejtim me trafikun, kjo do t’iu bëjë më të dukshëm dhe do të pakësojë rrezikun gjatë rrugës. Në një rrugë me një kalim ju mund të pedaloni në krah të majtë përsa kohë ju jeni në të njëjtin drejtim me trafikun. Qëndroni larg nga makinat e parkuara pasi mund të goditeni gjatë hapjes së derës së tyre. 50 : :


Sinjalistika Rrugët automobilistike

KORSI BIÇIKLETE

Rrugët dytësore dhe shtigjet VOSKOPOJA

ASISTENCË TEKNIKE

STREHIM MALOR

USHQIM DHE PIJE

10km 300m

2km

1km

: : 51


Llojet e Biçikletave Biçikletat rrugore janë të dizenjuara për të udhëtuar shpejt. Kanë goma të holla dhe mund të përdoren edhe për garim sportiv. Këto lloj biçikletash zakonisht janë më të lehta se sa llojet e tjera të biçikletave. Përdoren për të udhëtuar në rrugë të asfaltuara dhe shihet si e papërshtatëshme për rrugët e pa asfaltuar. Shumica e biçikletave rrugore nuk janë në gjendje të mbajnë ngarkesa të rënda, me mjetet e duhura është më e lehtë për ta kontrolluar, më e rehatshme edhe shkakton më pak lodhje.

Biçikletat e ciklokrosit Këto janë një lloj i veçantë i biçikletave rrugore të projektuara për të udhëtuar në sipërfaqe të përziera (kombinim i rrugëve të asfaltuara, shtigje të pa asfaltuara, zhavorr, bar). Timoni i tyre është pak i ulët dhe gomat kanë një trashësi më të madhe se biçikletat rrugore. Janë biçikleta që përdoren nga një numër i madh qytetarësh kjo për shkak se janë të shpejta, kanë një stil të ndryshëm të frenave i cili të ndihmon gjatë udhëtimit si dhe mund të mbartin ngarkesa të lehta.

52 : :


Llojet e Biçikletave Biçikletat e udhëtimit Janë një lloj i veçantë i biçikletave të rrugës. Ato janë të dizenjuara për të udhëtuar në rrugë të shtruar, por janë më të qëndrueshme për përdorim në distanca të gjata. Janë biçikleta mja­ të përdorura dhe kjo për shkak të qëndrueshmërisë së tyre dhe a­ësisë që kanë për të mbajtur pesha të rënda.

Biçikletat rrugore me timon të drejtë Kanë shumicën e avantazheve të biçikletave rrugore, kanë goma relativisht të ngushta të cilat ofrojnë efikasitet në rrugë të asfaltuara. Zakonisht kanë timon të drejtë dhe shumica e tyre pranon edhe goma më të gjera të cilat i bëjnë këto lloj biçikletash të përshtatëshme edhe në shtigje të pa asfaltuara.

: : 53


Llojet e Biçikletave Biçikletat Malore Keto janë biçikleta të projektuara për tu përdorur në shtigje jashte rrugës. Këto lloj biçikletash kanë një gamë shumë të ulët të shpejtësisë për pedalim dhe janë të përshtatura për shtigjet me pjerrësi të madhe. Këto lloj biçikletash janë të pajisura me amortizim të parë dhe në versionet më malore, edhe me amortizim te prapëm.

Bicikletat hibride Janë konceptuar fillimisht për të kombinuar avantazhet e biçikletave rrugore dhe të biçikletave malore. Janë biçikleta të përshtatshme për të pedaluar në rrugë të asfaltuara, në shtigje të shtruara ose të pa asfaltuara por nuk janë ideale për shtigje malore.

54 : :


: : 55


Šdaniel dervishi

56 : :


Si të mbërrish në Korçë Korça ndodhet ne Jug-Lindje të Shqiperisë, me koordinata gjeografike 40°37’N - 20°46’E dhe nje lartësi mesatare prej 850m mbi nivelin e detit. Në Korçë mund të mbërrihet nga të gjitha drejtimet me rruge automobilistike si dhe nëpërmjet aeroporteve ndërkombëtare dhe porteve detarë më të afërt në Shqipëri dhe në vendet fqinje sipas listimit që vijon: Aeroporti Int. i Tiranës “Nënë Tereza” – 185km larg, afërsisht 3 orë e 20 min. me makinë

Aeroporti Int. i Ohrid “St Paul the Apostle” – 108km larg, afërsisht 2 orë me makinë Aeroporti Int. i Shkupit “Aleksander The Great” – 236km larg, afërsisht 3 orë e 25 min. me makinë Aeroporti Int. i Selanikut “Airport Makedonia” – 290km larg, afërsisht 3 orë e 5 min. me makinë

Porti i Durrësit – 204km larg, afërsisht 3 orë e 30 min. me makinë

Porti i Vlorës – 254km larg, afërsisht 4 orë e 15 min. me makinë : : 57





Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.