Revista Korça Pranverë 2017

Page 1

KORÇA /bashkiakorce

FALAS

Pranverë 2017

/BashkiKorce

FAL

AS

o Fot

i

Bill


TEATRI “ANDON ZAKO ÇAJUPI” KORÇA, QYTETI ME TEATRIN MË MODERN NË SHQIPËRI

Tempulli i Artit në Korçë pas rikonstruksionit, u shndërrua në një teatër modern, i cili i përgjigjet kërkesave dhe standarteve të kohës. Projekti bëri të mundur edhe rikthimin e “Teatrit të Kukullave”, i cili ka hapur dyert për të pritur vogëlushët.

2


KOMPLEKSI MULTIFUNKSIONAL PËR FËMIJË NË KORÇË NJË PARK OLIMPIK, I PARI NË BALLKAN, PO MERR JETË DUKE BASHKUAR NË NJË HAPËSIRË ZONËN SPORTIVE DHE QYTEZËN E RE TË FËMIJËVE

Vazhdon puna për ndërtimin e Kompleksit Multifunksional Sportiv dhe Kulturor të qytetit. Modeli i parë në Shqipëri i një projekti që garanton përmirësimin dhe gjallërimin e jetës së fëmijëve. Zona Sportive përreth qytezës së fëmijëve, pas përfundimit do të shënojë nisjen e një cikli të ri për të ardhmen e sportit. Realizimi i këtij projekti do t’i japë një hov të ri aktiviteteve sportive të qytetit të Korçës, duke siguruar hapësirat e duhura për të gjitha grupmoshat dhe për të gjitha disiplinat sportive.

3


SHËTITORE "FAN NOLI" Infrastrukturë bashkëkohore, e përshtatshme për mjetet dhe këmbësorët, 1000 m2 sipërfaqe e gjelbër që i shtohet qytetit, korsi biçikletash dhe ndriçim LED, në këtë segment të rëndësishëm të qytetit.

NJË BËRTHAMË E ARTIT, KULTURES E KREATIVITETIT NË QENDËR TË QYTETIT TË KORÇËS

Vazhdon puna për ndërtimin e Kompleksit Artistik, Kulturor dhe Kreativ, i cili plotëson kërkesat për kulturë të një qyteti me vlera si Korça. Pjesë e këtij kompleksi është edhe Biblioteka e re , e cila jo vetëm do të përmirësojë kushtet e arkivimit por do u japë akses lexuesve, në mënyrë më të plotë, më moderne dhe më intensive.

MUZEU ORIENTAL "BRATKO" NË KORÇË

BASHKIA E RE E KORÇËS

PAS RIKONSTRUKSIONIT HAP DYERT PËR VIZITORËT

NJË IMPULS TJETËR PËR JETËN SOCIALE NË KORÇË

Shija e perfeksionuar e artit oriental shprehet në koleksionin e rrallë që prezantohet në këtë muzeum.

4

BIBLIOTEKA E RE DHE GALERIA E ARTEVE

Projekti ambicioz do të rinovojë standartet sociale për qytetarët në dhënien e shërbimeve bashkiake. Përmes konceptit të “bashkisë së hapur” do të sjellim shërbime të përmirësuara, më të shpejta dhe më shumë efikasitet për çdo banor të Korçës.


PROJEKTET TONA NË VAZHDIM MARKATA E RE E KORÇËS

Një projekt madhor, ku do të pozicionohen 170 njësi shitje me produkte autentike të rajonit juglindor

Një pikë që forcon ekonominë lokale por edhe një atraksion turistik, do të ndërtohet në një nga godinat e braktisura të ish-UMB. Projekti vjen si një bashkëpunim ambicioz i Bashkisë së Korçës, programit italian IADSA dhe Agjencisë së Zhvillimit Rajonal – 3.

MUZEU "GJON MILI" Një tjetër vlerë e shtuar për qytetin e Korçës

Prezantuam projektin për ndërtimin e Muzeut "Gjon Mili". 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, do të ekspozohen pas rikonstruksionit të "Shtëpisë Rumune", që do të kthehet në muze për pasurinë e lënë nga fotografi i shquar. Mbrëmja solli edhe premierën e dokumentarit "Light", kushtuar veprimtarisë së mjeshtrit të madh të fotografisë, Gjon Mili.

5


NDËRHYRJE DHE INVESTIME

LEHTËSOJMË PUNËN, ULIM

370

milion lek është vlera e investimit nga Qeveria Shiptare përmes FZHR-së në Voskopojë. Ky projekt përfshin rikonstruksionin e plotë të rrugëve, qendrës, sistemit të ndriçimit dhe restaurimin e plotë të 4 kishave Monument Kulture. Inspektuam ecurinë e punimeve në këte fshat turistik, i cili shumë shpejt do t’i japë nje dimension më të gjerë zhvillimit ekonomik dhe turistik zonës. •

Falë punës gjatë këtyre 3 muajve në rrjetin ujitës të fshatit Polenë u rikthye në funksion rrjeti dhe filloi shpërndarja e ujit për fermerët e fshatrave Pulahë dhe Kamenicë

• Punuam për pastrimin e përroit të Boboshticës, një vepër kullimi thuajse jashtë funksionit. •

Rehabilituam 12 km kanale të dyta dhe të treta në fshatin Ravonik.

• Punë intensive për pastrimin e kanaleve kulluese dhe vaditëse në fshatin Kuç i Zi •

Ndërhymë në kanalet kullues dhe ujitës në fshatin Dërsnik

Në fshatin Shamoll, pastruam 3.5 km kanale ujitës dhe kullues

Në fshatin Çiflig, pastruam kanalet kullues dhe zgjidhëm problematikën e përmbytjeve

Në fshatin Vinçan, i paraprimë vërshimit të përrenjve, ndërhymë dhe sistemuam kanalet kulluese

6

VAZHDOJMË PUNËN TONË PËR TË GARANTUAR UJITJEN E TOKAVE TË FERMEREVË NË BASHKINË E KORÇËS


NË ÇDO FSHAT TË KORÇËS

SHPENZIMET, RRITIM MIRËQËNIEN

ÇDO DITË I JAPIM ZGJIDHJE KONKRETE PROBLEMATIKËS INFRASTRUKTURORE NË FSHATRAT E BASHKISË KORÇË

KUSHTE TË PËRMIRËSUARA PËR INFRASTRUKTURËN BUJQËSORE TË BASHKISË KORÇË

Të angazhuar në çdo kohë për të bërë investime dhe për të unifikuar standartin e rrjetit rrugor në gjithë bashkinë Ndërhymë për sistemimin e rrugëve mes parcelave në fshatrat e Njësive Administrative, për t’ua bërë më të lehtë punën fermerëve si edhe me qëllim për të rritur prodhimin bujqësor dhe për të ulur kostot e prodhimit. • Nisëm ndërhyrjen në rrugët e fshatit Mborje dhe Drenovë • Asfaltuam rrugën hyrëse në fshatin Bulgarec, rikonstruktuam unazën dhe vendosëm ndriçues të rinj •

Urë e re dhe rikonstruksion i rrugës që lidh fshatrat Dërsnik dhe Pulahë

Në Malavec dhe Shamoll, ndërhymë për ndriçimin dhe rehabilitimin e rrugëve në fshat

Në fshatin Çiflig vendosëm ndriçimin dhe bëmë të mundur asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit

Nisëm punimet për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Barç

• Në fshatin Vinçan, nisëm punën për rehabilitimin e rrugës

7


UJËSJELLËS I RI NË FSHATIN DVORAN DHE KAMENICË 1.2 mln euro investim për furnizimin me ujë të pi-

jshëm të 2 fshatrave Zhvilluam konsultimin e parë publik për prezantimin e projektit të ujësjellësit të ri në fshatin Dvoran dhe Kamenicë. Investimi me vlerën 1.2 mln euro do të bëjë të mundur zgjidhjen përfundimtare dhe furnizimin me ujë të pijshëm për 1000 familje.

KOPËSHT I RIKONSTRUKTUAR PËR 100 FËMIJË Kopshti 11 i qytetit, pas rikonstruksionit me kushte dhe standarte bashkëkohore për një institucion arsimor Investuam për rinovimin e këtij ambjenti, ku ndjekin arsimin parashkollor 100 vogëlushë. Rikonstruktuam plotësisht godinën ekzistuese, duke krijuar kushte më komode për fëmijët që do t’a frekuentojnë atë edhe në të ardhmen.

IDENTIFIKOHU DHE NËNSHKRUAJ ELEKTRONIKISHT

Gjatë takimit prezantues për identifikimin dhe nënshkrimin elektronik në Korçë. Bashkia e Korçës, një prej institucioneve ku shërbimet publike që kërkojnë qytetarët përfitohen më lehtë, falë sistemit elektronik.

8


KORÇA E GJELBËR

Transformuam kurorën e gjelbër të qytetit. 6000 fidanë të rinj u mbollën në Kurorën e Gjelbër të qytetit. Më tepër gjelbërim edhe në rrugët e qytetit, ku u shtuan pemë dhe shkurre dekorative.

I DASHUR QYTETAR, JEP KONTRIBUTIN TËND PËR NJË MJEDIS MË TË PASTËR!

18 DITË PËR 18 LAGJE Vazhdon tradita e pastrimit të qytetit. Për 18 ditë rradhazi, sipas një grafiku të përcaktuar, firma e pastrimit të qytetit dhe NSHP ndërhynë për pastrimin e zonave problematike në lagjet e Korçës.

Rigjeneruam dhe rehabilituam lulishtet në qytetin e Korçës. Gjelbërim, ndriçim dhe stola të rinj, tek lulishtja “Vangjush Mio”, në qendër të Korçës. Kushte të përmirësuara dhe më moderne, do të bëhen realitet edhe për lulishtet e tjera të qytetit.

9


PANAIRI I PRANVERËS Korça, destinacion turistik Panairi i Pranverës edhe këtë vit ka sjellë një atmosferë të veçantë në gjithë qytetin. Një dekor i veçantë dhe atmosferë festive, një kalendar i gjatë aktivitetesh dhe shumë surpriza, erdhën këtë vit me Panairin e Pranverës në Pazarin e Vjetër të Korçës dhe Zonën Këmbësore • • • • • • •

10

“Ditët e Verës" në Korçë nga data 1-14 mars. Mbrëmje të veçanta me dekorin, muzikën, zjarret, gatimet tradicionale dhe shumë atmosferë. Këndi i fëmijëve në Pazarin e Vjetër të Korçës e bëri më argëtuese fundjavën për vogëlushët “Panairi i Artizanatit” në Pazarin e Vjetër të Korçës, produkte të realizuara në teknika të ndryshme artizanale, në tekstil, dru, qendistari,qeramikë, dhe produkte ushqimore “Panairi i Poçerisë” tek Sheshi i Katedrales, një traditë e përvitshme e qytetit nuk mungoi edhe këtë herë Iljard Shaba, solli një atmosferë dhe performancë të shkëlqyer në Pazarin e Vjetër të Korçës "Panairi i Luleve"- pranverë, lule të ndryshme, ngjyra, traditë, për herë të parë këtë vit tek Pazari i Vjetër i Korçës "Panairi i Zejtarisë" në Pazarin e Vjetër të Korçës, një destinacion ku ushtrojnë profesionin e tyre 12 zejtarë


SKI EDHE NË PRANVERË Gara Ndërkombëtare e skive

“Marrëveshja e Miqësisë”, në fshatin turistik të Dardhës Skijatorë profesionistë nga Franca, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria sollën performanca spektakolare falë këtij aktiviteti, i cili u zhvillua në skipistën e Dardhës.

I LOVE KORÇA Drejt një rekordi guinnes për Shqipërinë

900 nxënës nga shkolla të ndryshme të qytetit, sollën mesazhin më të ngrohtë, përmes kësaj performance masive. Të ulur në formë shkronjash,për të sjellë sloganin “I Love Korça”, të rinjtë u ndoqën nga qytetarë të shumtë që përjetuan direkt emocionet e kësaj performance, e cila në thelb kishte një slogan të njohur prej vitesh për qytetin.

SINJALISTIKË TURISTIKE E PËRMIRËSUAR Në disa prej pikave më të rëndësishme të qytetit të Korçës ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi ka inspektuar nga afër sinjalistikën turistike. Korça ofron sot mundësi më të mira për pushuesit, të cilëve u ofrohet edhe udhëtimi me biçikleta. 11


KORÇA RICIKLON Projekti ynë më i ri për mbledhjen e mbetjeve shtëpi më shtëpi, një hap para që e bën Korçën qytet më të pastër. Nisëm promovimin dhe ndërgjegjësimin e banorëve për projektin e ndarjes së mbetjeve të riciklueshme që në burim, fillimisht në lagjet karakteristike të Korçës, për t’u shtrirë më tej në gjithë qytetin.

LANDFILLI I MALIQIT Modeli i parë i menaxhimit të përbashkët të mbetjeve në rajon së shpejti nis funksionimin e tij të plotë

Një investim madhor, i cili zgjidh përfundimisht problemin e grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane për Korçën. I shtrirë në një sipërfaqe 19 hektare dhe vlerë investimi 5 milionë euro, vend depozitimi i ri, sjell mbylljen e më shumë se 100 fushave të grumbullimit të mbetjeve në qarkun e Korçës, duke ulur ndjeshëm ndotjen e mjedisit. 12


SOCIALE KORÇA QYTET SOCIAL NDËRTIMI I BANESAVE SOCIALE ME KOSTO TË ULËT

75 apartamente të reja për familjet me nevojë strehimin Dy pallate me 75 apartamente, po ndërtohen për familjet me nevojë strehimin në lagjen 10 të qytetit të Korçës. Projekti më i ri si rezultat i bëshkëpunimit mes Entit të Banesave dhe Bashkisë Korçë, po avancon me ritme të shpejta për të minimizuar këtë problematikë. Me mbështetjen e qeverisë edhe për projektet e tjera të strehimit, brenda 5 vitesh do ti japim zgjidhje kësaj problematike sociale për të gjitha familjet.

BASHKIA PËR QYTETARËT Bashkia e Korçës, model i administratës së hapur për publikun Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, me mbështetjen e USAID, ka hartuar një broshurë, e cila informon banorët me saktësi, për detyrimet tatimore vendore. Ky shërbim, do të jetë lehtësisht i aksesueshëm nga qytetaret përveç zyrave të "One Stop Shop" edhe në trajtë elektronike, vetëm me një klikim në linkun përkatës në faqen e web- it, bashkiakorce.gov.al.

13


PROGRAMI I VETËPUNËSIMIT PËR KORÇËN Mbështesim të rinjtë për të transformuar idetë e tyre në biznese të qëndrueshme

Dhjetra të rinj përfituan nga kjo mundësi për të nisur biznesin e tyre falë ideve të veçanta që sollën. Pas përmbylljes së fazës për përzgjedhjen e ideve më të mira, dhjetra të rinj do të marrin asistencën e nevojshme për hapjen e biznesit të tyre por edhe për vazhdimësinë e tij.

Mbështetje për të rinjtë që kthehen nga emigracioni Prezantuam projektin për integrimin e të rinjve që vijnë nga emigracioni dhe u njohëm me kërkesat e tyre për t'i mbështetur hap pas hapi.

SHKOLLA QENDËR KOMUNITARE

Shkolla “Raqi Qirinxhi” në Korçë, një model i suksesshëm

Standart në mësimdhënie, ambiente në dispozicion edhe të komunitetit për aktivitete kulturore, artistike, sportive e rekreative. Ky projekt, përveç institucione të formimit dhe dijes, i kthen shkollat në pika të rëndësishme reference për komunitetin dhe zonat ku ato ndodhen.

14


DITA NDËRKOMBËTARE E LIBRIT PËR FËMIJË Dhuruam 230 libra artistikë për bibliotekën e shkollës 9-vjeçare “Nuçi Naçi” në qytetin e Korçës, një investim për edukimin e fëmijëve dhe zhvillimin e tyre.

NE JEMI PJESË E TOKËS Qyteti i ëndrrave tona, është ai që të gjithë bashkë, kujdesemi për t’a mbajtur pastër dhe për ta gjelbëruar. Me Iniciativën e Bashkisë Korçë u mbollën fidanë të rinj, me nxënës dhe mësues të shkollave 9- vjeçare dhe të mesme te qytetit, në Ditën e Tokës.

DITA NDËRKOMBËTARE E JETIMËVE Në Shtëpinë e Foshnjës "Lulet e vogla", mbështetje dhe përkujdesje çdo ditë për vogëlushët.

DITA BOTËRORE E AUTIZMIT Më shumë ndërgjegjësim, më shumë mbështetje për fëmijët dhe familjet e tyre! Zhvilluam një aktivitet sensibilizues me qëllim kthimin e vëmendjes së shoqërisë ndaj nevojës së përditshme për trajtim që kanë këta persona. 15


KORÇA ART 10 VJET "RIN SHOW”

"KORÇA VRAPON, KORÇA BIO, KORÇA SHËNDET, BËHU SI KORÇA!"

"Rin Show 2017"- konkursi mes të rinjve të shkollave të mesme të Korçës, evidenton vlerat artistike dhe zbulon talentet e reja. Një spektakël i vërtetë, ku të rinjtë e shkollave të mesme të qytetit sollën performanca të shumta, në zhanre të ndryshme të artit. Në kompeticionin e zhvilluar për të 10-tin vit rradhazi, triumfoi shkolla e mesme "Themistokli Gërmenji" si dhe u vlerësuan me çmime të rinj të talentuar nga shkollat e tjera.

Një aktivitet i veçantë, me vogëlushët e QKF “Mihal Grameno” dhe nxënësit e shkollave 9-vjeçare të qytetit. Në parkun e qytetit, me zumba, ushtrime dhe një menu të pasur, përcollëm mesazhin për një shëndet më të mirë për vogëlushët.

JUNIOR SHOW Një garë mes shkollave 9-vjeçare të qytetit të Korçës erdhi për herë të parë këtë vit. Një aktivitet, i cili promovon talentet e reja dhe i parapriu “Rin Show-t”, solli performanca të veçanta nga fëmijët e talentuar korçarë. Faleminderit fondacionit “Kenedi” për bashkëpunimin!

16


NETËT KORÇARE TË POEZISË Një aktivitet tradicional, i cili solli për dy netë rradhazi freskinë e poezisë dhe krijime të veçanta në qytetin e Korçës. Petrit Ruka u vlerësua me çmimin “Kurora e Poezisë”, ndërsa dy netët e këtij aktiviteti iu kushtuan poeteshës korçare, Natasha Lako dhe krijimtarisë së saj. Këtë vit në mënyrë simbolike, artistët pjesëmarrës mbollën 5 pemë, tek ajo pjesë e parkut “Vangjush Mio”, e cila do të emërtohet “Lëndina e Poetëve”.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë Kandidat per Best Building of the Year / cultural architecture

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë është renditur në listën e ndërtimeve më të mira në gjithë botën. Ky projekt është përzgjedhur si kandidat për çmimin “Ndërtesa më e mirë e vitit 2017/ Arkitektura kulturore” nga platforma më e njohur ndërkombëtare e arkitektëve, ArchDaily mes 350 ndërtesave të tjera. Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, falë ndërtimit bashkëkohor dhe vlerave që bart, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

"Shakespeare in Love"- intepretime virtuoze, emocion dhe atmosferë, falë artit.

Dy mbrëmje të veçanta tek ''Dyqani i Rakos'', të cilat morën duartrokitjet dhe vlerësimin e publikut korçar.

"Rrugicat me Kalldrëm" -një ekspozitë me punime të realizuara nga studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë Korçë. Ndërtesat karakteristike të Korçës, u sollën përmes ideve interesante dhe kreative të të rinjve, të cilët e zbuluan Korçën në një këndvështrim mjaft frymëzues.

Një mbrëmje e papërsëritshme nën tingujt magjikë të kitarës, luajtur me mjeshtëri nga artisti italian Pierluigi Clemente. I riu i talentuar solli një atmosferë të veçantë tek "Dyqani i Rakos", me repertorin e zgjedhur dhe performancën e tij të shkëlqyer.

17


FESTA DATORE Gëzuar 7 Marsin! Si çdo vit, festuam së bashku me mësuesit pensionistë, në këtë ditë simbolike kushtuar punës së tyre të palodhshme. Mirënjohje për këtë plejadë, e cila me misionin fisnik dhe human, ka lënë gjurmë në edukimin dhe formimin e brezave.

Tituj Nderi Vlerësuam me titullin "Qytetar Nderi" dhe "Emblema e Artë" 35 personalitete, të cilët me punën e tyre patriotike,dhanë një kontribut të madh në mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe

Gëzuar 8 Marsin! Dhuruam lule për gratë, nënat dhe vajzat në qytetin e Korçës. Një gjest simbolik në shenjë falenderimi për dashurinë dhe përkushtimin që falin çdo ditë.

Dita Ndërkombëtare e Romëve 10 - vjetori i “Qendrës Edukative për Fëmijët Romë dhe Egjiptianë” në Korçë. Një aktivitet i konceptuar në formën e një koncerti artistik me recitime, këngë e kërcime tradicionale rome nga vetë vogëlushët, i cili solli momente të bukura dhe emocionuese.

5 MAJI - Dita e Dëshmorëve Respekt dhe vlerësim për sakrificën e tyre sublime!

Në ceremoninë përkujtimore në nderim të martirëve të rënë për atdheun, personalitete të qytetit dhe familjarë të dëshmorëve, vendosën kurora dhe buqeta me lule para Monumentit të Partizanit. 18


DIPLOMATËT QË VIZITUAN BASHKINË KORÇË Gjate vizitës së zhvilluar në Bashkinë Korçë, Ambasadorja Hollandeze znj. Dewi van de Weerd vlerësoi bashkëpunimin dhe shprehu konsideratën e saj për projektin e Muzeut të Artit Mesjetar dhe Pazarit të Vjetër të Korçës. Pjesë e takimit kanë qenë edhe diskutimet rreth përfshirjes së Korçës në paketat turistike si një qytet interesant për të krijuar impaktin e parë shqiptar tek turistët e huaj. Një lajm i mirë për Bashkinë e Korçës, e cila është përzgjedhur për të qenë pjesë e projektit pilot të BE, mes 4 bashkive në vend me qëllim stimulimin e turizmit. Ambasadorja Romana Vlahutin, gjatë një vizite në Bashkinë e Korçës, vlerësoi modelin e qytetit dhe potencialin kulturor, duke vendosur theksin tek zhvillimi i turizmit në standartet më të larta.

Ambasadori i Austrisë z. Johann Sattler, ka vizituar Bashkinë e Korçës me qëllim rritjen e bashkëpunimit për projekte të ndryshme. Diplomati austriak, ka vlerësuar Korçën si një model të zhvillimit të turizmit dhe ka vendosur theksin tek promovimi i mëtejshëm i vlerave turistike, si edhe implementimi i projekteve të reja për zhvillimin e këtij sektori.

Përfaqësuesja e USAID/Shqipëri, Cate Johnson, vizitoi Bashkinë e Korçës duke vlerësuar bashkëpunimin e suksesshëm në realizimin e disa projekteve, të cilat kanë sjellë një impakt pozitiv. Pasi është ndalur në zyrën e "One Stop Shop" për të parë nga afër punën, znj. Johnson gjatë takimit me Kryetarin e Bashkisë Sotiraq Filo, premtoi bashkëpunimin dhe asistencën për realizimin e projekteve të tjera. Gjatë takimit me Ambasadorin Bullgar z.Dimitar Arnaudov, ish-presidentin Bullgar Rosen Plevneliev dhe eurodeputetin Andrej Kovacev. Diskutuam rreth dinamikës që ky qytet ofron për turizmin dhe hapësirat për investitorët e huaj në fusha të ndryshme. 19


Përgatitën: Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit Qytetar

Fotot nga: Olger Zaçe, Katt Photography, Weddpro Sudio

Ndihmuan: Stafi i Bashkisë Korçë Qendra e Artit dhe Kulturës Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Design: Shtypshkronja Adel Co sh.p.k

Ky botim mundësohet falas nga Bashkia Korçë. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre.

"KORÇA"

Për më tepër informacion: Tel: 082 245755 e-mail: bashkiakorce@gmail.com www.bashkiakorce.gov.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.