Revista Korça Verë 2017

Page 1

Verë 2017

KORÇA


PARKU JAPONEZ

INVESTIME

Një eksperiencë e re e projektimit të parqeve që përmirëson standartet sociale

15000m2 rrëzë kodrave të qyte-

tit do të kthehen në një hapësirë dekorative dhe të dashur për qytetarët e Korçës dhe jo vetëm. Parku sjell një frymë të arkitekturës tradicionale Japoneze, e cila ndërthuret me atë ekzistuese në mënyre harmonike, duke sjellë estetikisht një konglomerat unik ngjyrash. Parku, i cili pozicionohet në krah të Muzeut të Artit Mesjetar, një objekt përfaqësues dhe historik, tregon mbi rëndësinë dhe impaktin pozitiv që do të sjellë kjo hapësirë, në jetën sociale të qytetit. Fryma e lindjes së largët dhe bukuria e tij i shtojnë Korçës një atraksion të ri. 2


MUZEU GJON MILI

Një tjetër vlerë kulturore i shtohet qytetit të Korçës

240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, do të ekspozohen pas rikonstruksionit të "Shtëpisë Rumune", që do të kthehet në muze për pasurinë e lënë nga 3 fotografi i shquar.


FUSHA E RE SPORTIVE DHE KOMPLEKSI INVESTIME MULTIFUNKSIONAL ARTISTIK DHE KULTUROR Investimi model, i pari i këtij lloji në Shqipëri “Qyteti i fëmijëve” e bën Korçën një qytet më të mirë për rritjen dhe edukimin e vogëlushëve por edhe të rinjve. Hapësira e re e dedikuar për ta, do të ofrojë mundësi të shumta për argëtimin, edukimin, zhvillimin e tyre dhe menaxhimin e kohës së lirë. Terrene të shkëlqyera sportive janë pozicionuar tashmë në krah të stadiumit “Skënderbeu”. Lojtarët e “Skënderbeut” shkelën të parët mbi këtë investim gjigant,në prag të ndeshjes “Skënderbeu- Kairat Almaty”.

4


NDËRTUAM SHKOLLËN E RE NË FSHATIN KAMENICË

Ky vit i ri shkollor nis ndryshe për vogëlushët e fshatit Kamenicë. Shkolla e tyre u rindërtua duke ofruar standarte dhe hapësira të përshtatshme për edukimin e tyre. Infrastrukturë e përmirësuar për zhvillimin e procesit mësimor në këtë vit të ri shkollor në të gjitha shkollat dhe kopshtet e Bashkisë Korçë. Ndërhymë për rehabilitimin e ambjenteve në 74 institucione të sistemit parauniversitar, për të krijuar kushte më të mira për fëmijët dhe të rinjtë e Bashkisë Korçë.

5


NDËRHYRJE NË NJËSITË ADMINISTRATIVE Voskopoja, së shpejti do të kthehet në fshatin turistik me infrastrukturën më të kompletuar në Shqipëri. Një investim që evidenton resurset natyrore, ruan vlerat historike dhe kulturore, por edhe rrit potencialin ekonomik.

√√ Vazhduam punën për asfaltimin e “Unazës së Vogël” në fshatin Çiflig √√ Sistemuam dhe rehabilituam mbi 15 km rrugë mes parcelave në fshatrat e Korçës √√ Investuam 8.5 mln lekë për të bërë të mundur përmirësimin e infrastrukturës rrugore në fshatin Kamenicë √√ Pjesë e projektit edhe 7 rrugë në fshatrat e tjerë të Bashkisë Korçë √√ Vazhdon puna për ndërtimin e rrugës në fshatin Belorta √√ Vazhdojnë punimet për ndërtimin e unazës Korçë-Polenë-VoskopKorçë √√ Mbi 1000 hektarë sipërfaqe toke të fshatit Dvoran dhe Qatrom do të mund të përdoret plotësisht nga fermerët, pas ndërhyrjes për pastrimin e kanalit kryesor kullues të Dvoranit √√ 80% e kanaleve kullues në gjithë Bashkinë e Korçës brenda këtij viti i rikthehen funksionit të tyre të plotë

6


PANAIRI I PUNËS 2017

SOCIALE

Qyteti mbeshtet të rinjtë

PANAIRI I PUNËS

Bashkia Korçë në kuadrin e programit ”Qyteti mbështet të Rinjtë” organizoi Panairin e Punës 2017. 30 biznese dhe institucione publike të qytetit, ofruan hapësira punësimi dhe programe praktikash profesionale për të gjithë pjesëmarrësit. Organizuam për të disatin vit rradhazi Panairin e Punës, një nismë e cila shërben si urë komunikimi për punëdhënësit dhe punëkërkuesit . 30 biznese dhe institucione publike të qytetit, ofruan hapësira punësimi dhe programe praktikash profesionale për të gjithë pjesëmarrësit. Ky panair nga viti në vit sjell edhe më shumë rezultate duke identifikuar dhe ofruar mundësi orientimi dhe punësimi të reja.

SHKOLLA VERORE "MIQËSIA" Çelet për të 10-tin vit rradhazi 100 vogëlushë të qytetit u bënë pjesë e aktiviteteve dhe programeve edukative sipas grupmoshave këtë fillim vere. E kthyer tashmë në një traditë, shkolla verore “Miqësia”, e cila mundësohet për vogëlushët e moshës 6–12 vjeç bëri të mundur angazhimin e tyre gjatë sezonit veror duke u ofruar mundësinë që nën kujdesin e stafit të kualifikuar të argëtohen dhe mësojnë së bashku. Fëmijët patën mundësinë që përveç orëve mësimore dhe lojrave të konsumojnë edhe një vakt ushqimor falas.

7


ÇELËM SEZONIN TURISTIK

KORÇA Qyteti i Festave

"Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve" solli në qytetin e Korçës mijëra njerëz. Performanca unike në paradën tradicionale dhe një superfestë, në dy zonat më te frekuentuara të qytetit, i paraprinë një sezoni turistik surprizues këtë verë.

Ë ITOR Z I V 0 20.00 RÇË NË KO AJVE U M GJATË RËS E V Ë T

8


ME KARNAVALET E KORÇËS Parada u zhvillua tek Sheshi para Katedrales duke sjellë grupe jo vetëm nga Shqipëria por edhe vende të ndryshme të Ballkanit, ndërsa mbrëmja u shoqërua me festë dhe maska në Zonën Këmbësore dhe Pazarin e Vjetër të Korçës.

9


FESTA E LAKRORIT Festa e Lakrorit, tashmë një traditë e përvitshme, që ka për qëllim gjallërimin e jetës turistike, por edhe ruajtjen e traditës së gatimit tradicional, lakrorit në saç u rikthye në fshatin Polenë. Jo vetëm shije, por edhe argëtim për të gjithë qytetarët dhe vizitorët vendas e të huaj ishte motoja e kësaj feste, e cila mblodhi qindra pjesmarrës.

10


PAZARI I VJETËR I KORÇËS PAZARI I VJETËR I KORÇËS- KËTË VERË QENDRA E FESTAVE

Këtë verë qendra e festave

"Jazz in Albania 2017", solli një mbrëmje plot klas në Pazarin e Vjetër të Korçës. Dy artistët Austriakë Michaela Rabitch, Robert Paëlik dhe Bledi Polena & Band sollën një performancë të shkëlqyer duke ndërthurur vlerat e muzikës jazz me resurset dhe potencialin turistik të qytetit të Korçës. Grupi boshnjak "Sunday Stories" i njohur për repertorin e tij të veçantë, solli një prej mbrëmjeve më të bukura në Pazarin e Vjetër të Korçës. Tinguj Dashurie mes Korçës dhe Shkodrës, një mbrëmje dedikuar serenatave. Një prej vlerave muzikore që bashkojnë denjësisht këto dy qytete me këngëtarët e njohur Frederik Ndoçi, Mihallaq Andrea dhe Bledi Polena & Band.

11


5 NET, 2 SKENA,1 RITËM

11 VJET

Eventi më i madh veror në Shqipëri, këtë vit e ktheu qytetin e Korçës në një hapësirë gjigande festive. Për 5 net me rradhë, në datat 9-13 gusht, Bashkia e Korçës organizoi FESTËN E BIRRËS, e cila shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin. Pas suksesit të 10 viteve më parë, kjo festë erdhi këtë vit me një organizim ndryshe. Eventi, i cili arrin të tërheqë një numër të madh turistësh dhe vizitorësh, ndryshe nga çdo herë tjetër, nuk u pozicionua vetëm pranë stadiumit “Skënderbeu” por edhe tek Pazari i Vjetër. Me një dekor të veçantë dhe të kuruar deri në detaj, ky atraksion turistik u ndërthur harmonishëm me muzikën, birrën dhe gatimet tradicionale çka konfirmon suksesin e kësaj feste që vazhdon të rritet.

12


FESTA E BIRRËS

13


14


15


Festuam ditën e fëmijëve në Parkun "Rinia", mes aktivitetesh të shumta. Po ndërtojmë "Qytetin e fëmijëve", një investim për të ardhmen e tyre 16


EDICIONI I 8-TË I SIMPOZIUMIT SKULPTURA E PARKUT 2017 Pavilionet - për herë të parë vepra arti bashkëkohor në gur dhe dru Simpoziumi, ndryshe nga çdo vit tjetër, mundësoi krijimin e skulpturës dhe objekteve të arkitekturës. 5 Pavilione të reja u pozicionuan në Parkun “Rinia” të qytetit, përbri ekspozitorit të skulpturës duke pasuruar këtë hapësirë jo vetëm me elemente dekorativë por edhe

funksionalë sa i takon çlodhjes dhe argëtimit të çdo grupmoshe. Ky edicion i “Simpoziumit të Arkitekturës dhe Skulpturës” ka sjellë një ndërthurje unike të artit duke i dhënë Korçës një vlerë të shtuar.

17


NGJARJE TË VEÇANTA Zhvillimi i konferencës përkujtimore shkencore "1917-2017, 100 Vjetori i Themelimit të Shkollës së Parë në gjuhën shqipe në Dardhë - Korçë"

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri Sussane Schutz ka zhvilluar një takim në Bashkinë e Korçës. Duke vlerësuar punën e deritanishme në realizimin e projekteve madhore që e kanë transformuar Korçën, u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit për zhvillimin ekonomik dhe turistik mes dy vendeve.

Ambasadorja e BE Romana Vlahutin, vizitoi Teatrin e ri dhe Pazarin e Vjetër të Korçës, dy prej investimeve model të qytetit. E shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe stafi i tij, diplomatja garantoi mbështetjen e BE për projekte të tjera në këtë qytet. Gjatë vizitës së saj në Korçë, znj. Vlahutin, u ndal edhe tek Muzeu i Artit Mesjetar, Muzeu Oriental “Bratko”, shëtitore “Fan Noli”, tre investime të rëndësishme që i shtojnë vlerat këtij qyteti. 18


DHE TAKIME ME DIPLOMATË Gjatë vizitës së tyre në Bashkinë e Korçës, përfaqësues nga Shoqata “Shqiptarët e Rumanisë”, vlerësuan dinamikën me të cilën qyteti i Korçës ka ndryshuar përgjatë viteve të fundit. Në një pritje të rezervuar nga kryetari i Bashkisë Z. Sotiraq Filo u diskutua për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh duke drejtuar vëmendjen kryesisht në fushën e kulturës.

Gjatë takimit me Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Bashkinë e Korçës. Z.Bai Yunbin dhe Kryetari i Bashkisë z. Sotiraq Filo, të shoqëruar nga stafi i tyre, diskutuan rreth bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë. Në mbrëmje këshilltari dhe stafi që e shoqëronte morrën pjesë në Festën e Birrës.

Gjatë takimit me Këshilltarin e Ambasadës së Kinës në Bashkinë e Korçës. Z.Bai Yunbin dhe Kryetari i Bashkisë z. Sotiraq Filo, të shoqëruar nga stafi i tyre, diskutuan rreth bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjelltë.

Ambasadori i Republikës Çeke në Tiranë, Jaroslav Ludva zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Korçës ku u prit nga Kryetari i Bashkisë Sotiraq Filo. Gjatë takimit, diplomati çek vlerësoi potencialin turistik dhe kulturor të Korçës si dhe garantoi bashkëpunimin në disa projekte. 19


Përgatitën: Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit Qytetar

Fotot nga: Olger Zaçe, Katt Photography, Daniel Dervishi

Ndihmuan: Stafi i Bashkisë Korçë Qendra e Artit dhe Kulturës Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Design: Shtypshkronja Adel Co sh.p.k

Ky botim mundësohet falas nga Bashkia Korçë. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre. /BashkiKorce

"KORÇA"

/bashkiakorce

Për më tepër informacion: Tel: 082 245755 e-mail: bashkiakorce@gmail.com www.bashkiakorce.gov.al


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.