WONDERS Showbiz and Lifestyle
HD Revista e 4-të
byisat
Si te organizoni nje ditelindje Princeshe? 10 menyra per te pikturuar fytyren
Arttina H. Saliu “PASIONI IM ESHTE KERCIMI
k+
Krijojme forma qesharake sebashku
Vjeshta stina e dremitjes all rights reserved by Blingee
1
+75 AKTIVITETE TE LEHTA DHE ARGËTUESE all rights reserved by Blingee @ isatk+
www.isaal.tk
Në këtë revistë do të gjeni: Si të organizoni një ditëlindje princeshe. -A jeni gati për përgatitjet e festës? -Organizimi sipas grupmoshave. -Rrobat qe duhet të vishni.
-Torta, dy, tre apo katër kate?
+ 75 aktivitete të lehta - Gjashtë ide gazmore për një ditë me shi. - Gjashtë lojëra që mund të luash me top. - Le të luajmë me ngjyrat. - Dekorojmë tollumbacet. ( Dhe shumë lojra të tjera)
10 mënyra për të pikturuar fytyrën. -Kllounit. -Flutura -Mamuth -Superhero -Zanë
-Vija -Dhelpër -Hulk -Princeshë -Peshk
ShowBiz & Lifestyle
Vjeshta -Stina që vjen me dremitjen.
Pasioni im është Kërcimi - Pasioni im është kërcimi” nga Artina.
-Apple sjell në treg produket më të reja (Të detajuara) -Pse dija jonë për Universin është e gabuar? -Tani tableta komandohet me sy. -Kali i mërzitur hipën mbi çati -
2
www.isaal.tk
Kjo revistë i oftohet vetëm fansave të Isa tk+ falas, pa asnjë llojë pagese! Bashkpunoi:You Live Once © Isa tk+ 2013 E drejta e botimit: blingeeal@yahoo.com Bashkpunoni dhe ju me revistën tonë duke na kontaktuar me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff Doni edhe ju te bëheni pjesë e kopertinës sonë? Si fillim gjeni një foto që të plotësoj kushtet më poshtë: 1. Fotoja të jetë e qartë, e pastër dhe pa efekte shtesë. 2. Duhet që një pjesë të krahut të djathtë të jetë e lirë dhe ju të qëndroni më shumë nga e djathta e fotos 3. Fotoja duhet të jetë drejtë dhe e gjatë horizontalisht, jo e gjërë vertikalisht. Nëse përmbushni këto kushte atëherë na kontaktoni me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff.
WONDERS Çudituni me ne!
by isa tk+
all rights reserved by Blingee
3
VENDOS REKLAM
WWW.IS
REKLAMONI FAQET TUAJA duke na kontaktuar me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff REKLAMA JUAJ do të vendoset në katrorin e kuq sipër. 4
www.isaal.tk
SNI KËTU MEN TUAJ
SAAL.TK
REKLAMONI FAQET TUAJA duke na kontaktuar me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff REKLAMA JUAJ do të vendoset në katrorin e kuq sipër. all rights reserved by Blingee
5
1
Si
6
www.isaal.tk
-A -O -R -To
i të organizoni një ditëlindje princeshe.
A jeni gati për përgatitjet e festës? Organizimi sipas grupmoshave. Rrobat qe duhet të vishni. Torta, dy, tre apo katër kate?
all rights reserved by Blingee
7
A jeni gati për përgatitjet e festës? Të gjithë e presim me padurim festën e ditëlindjes tonë. Le të themi ajo është dita që ne përkushtohemi më shumë. Marrim dhurata nga miqtë tanë, festojmë , kërcejmë dhe ndihemi në gjendje të bëjmë gjithçka. Cilat janë hapat për përgatitjen e kësaj feste madhështre, mjetet që duhet të blemë, në çfarë vendi duhet ta festojmë, çdarë duhet të veshim. Këto dhe shumë të tjera do ti gjeni të shvilluar në këtë kapitull të revistës sonë.
I
8
I
Si të organizoni një ditëlindje princeshe.
www.isaal.tk
9
I
10
I
Si të organizoni një ditëlindje princeshe.
Organizimi sipas grupmoshave. Ditëlindja është një festë e cila duhet festuar dhe organizuar në mënyrë të përkryer. Shumica prej jush mezi presin ta festojnë dhe të marrin dhurata, të tjerët duan të jenë afër të afërme të tyre dhe ka shumë të tjerë që nuk duan ta festojnë fare. Kjo varet nga grupmosha. Fëmijët e grupmoshave 6 - 10 vjeç duhet të festojnë një ditëlindje të përsosur. Plot alegri. Sidomos vajzat. Organizmi për grupmoshat 6-10 / vajza Së pari, për ju vajza, për të organizuar një datëlindje princeshe, duhet të keni një organizim perfekt. Ne ju sugjerojmë që ta fesotni në vend të hapur, si p.sh në kopshtin e shtëpisë tuaj. Së pari sigurohuni që në festën tuaj do të keni të ftuar shumë miq. Së dyti bëni të sigurt që në mes të kopshtit të ketë tavolina të vogla rozë ku të ftuarit mund të rehtohen. Së treti vendosni shirita dhe drita nëpër kopsht. Festën fillojeni nga ora 6:30 deri në orën 8, kështu keni mundësi të shihni dhe dritat që keni varur në pemë apo kudo. Të gjithë nga miqtë tuaj të ftuar duhet të jenë të paisur me flluska bërëse, që kur të jetë momenti i tortës të gjithë të këndojnë këngën e ditëlindjes dhe më pas të krijojnë flluska gjithandej.Në fund të festës, nëse keni vendosur ta dekoroni atë me tollumbace, cajini të gjitha dhe argëtohuni me njëri - tjetrin.
www.isaal.tk
11
Rrobat qe duhet të vishni Me siguri që kjo ditë e veçantë kërkon një stil dhe një look të veçantë, por cilat janë robat që ju duhet të vishni? Siç e përmendëm dhe më lartë, ky artikull flet në tërësi për vajzat e moshës 6-10/11 vjeç. Vajzat nga mosha 6-8 duhet të vishen sa më thjeshtë që të pasqyrojnë “fëmijën” e vërtëtë brenda vehtes. Mjafotn një fustan poshtë gjurit me ngjyrë të çelët që të kombinuar me sandale të tilla. Vajzat nga mosha 9-11 duhet të vishen më serioze dhe festa e tyre për 10 vjetorin të jetë me e madhe se te tjerat, sepse vetëm një herë mush 10 vjeçë. Një fustan që të vijë pas trupit, dhe jo shumë tualet do të ishte mënyra përfekte për të dalë më shokët-shoqet ose të hani një drekë sepashku.
I
12
I
Si të organizoni një ditëlindje princeshe.
www.isaal.tk
13
14
www.isaal.tk
all rights reserved by Blingee
15
Torta,dy,tre apo katër kate?
Hmmm...erdhi radha tek ëmbëlsira jonë e shijshme, torta. Ky është vërtet një problem. Ka kaq shumë shije, stile, madhësi. Vërtet që nuk dimë se si dhe kë të zgjedhim. Bazohuni vetëm në një fakt .Vehten tuaj. Lidheni tortën me pasjonin dhe karaktein tuaj, që çdokush të provojë nga një copëz të vogël të vehtes tuaj. Mendohuni në qoftëse e doni me krem apo çokollatë. Mos e merrni shumë të madhe.Në qoftë se e doni të veçantë porositeni me dy kate dhe jo shumë të kushtueshme. Po ngjyrat?? Nuk ka fare problem. Hidhni një sy në dhomën tuaj të fjetjes dhe dalloni ngjyat që keni përdorur për ta lyer. Ky shpjegim mendoj se do t’iu “shpëtoj” nga zgjedhjet e vështira.
16
www.isaal.tk
all rights reserved by Blingee
17
2
18
www.isaal.tk
10 mënyra për të pikturuar fytyrën -Klloun. -Pirate -Flutura -Dhelpër -Mumje
-Hulk -Superhero -Princeshë -Zanë all rights reserved by Blingee -Peshk
19
I
20
II
10 mënyra për të pikturuar fytyrën.
Pikturojmë fytyrën si klloun
Ja ku jemi sërisht sëbashku me një temë krejtësisht tjetër. Një temë mjaft gazmore, tepër krijuese dhe argëtuese kryesisht për fëmijët. Sot do t’iu japim disa hapa se si ju mund të pikturoni fytyrën si klloun. Hapi i parë: Përdorni ngjyrat portokalli, të bardhë , të zezë dhe të kuqe. Hapi i dytë: Rreth syve , vetullave dhe gojës vendosini dhe pikturoni pak me ngjyrë të zezë. Hapi i tretë: Pikturoni faqet me të kuqe dhe hundën me portokalli. Hapi i katërt: Vishni roba që ju shkojnë me këtë pamje të fytyrës tuaj.
www.isaal.tk
21
Pikturojmë fytyrën si Pirate
4 hapa për të pikturuar fytyrën si klloun: Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyra e zezë duhet të jetë ajo dominuesja. Nëse dëshironi mund të përdorni dhe pak të kuqe nëse doni të pikturoni një sy të vrarë. Hapi i katërt: Vetullat duhen të pikturuara të trasha, duhet të jeni krijues në fushën e mjekrës dhe mustaqeve. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur. Një kapel pak të madhe dhe një bluze të zezë. Mbani në dorë një shpatë lodre dhe mundohuni të jeni sa më krijues.
Pikturojmë fytyrën si Flutur
Ky “perzonazh” ose model është një nga më të përdorurit për vajzat ose më sakt një nga të pëlyerit. Le të mësojmë disa hapa se si mund ta aplikojmë në fytyrë.
Hapi i parë: IPërdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyrat për këtë model janë të pafundme. Frumëzohuni tek ngjyrat rozë apo portokalli, të verdhë ose të kuqe. Hapi i tretë: Në fillim krijoni imazhin e fluturës duke e pikturuar atë në fytyrë. Flatrat bëjani të mëdha dhe të gjata pothuajse sa sipërfaqa e fytyrës tuaj. Ngjyrosenu dhe jepni idera krijuese. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur duke veshur rroba që të kombinojnë me ngjyrat e aplikuara më lartë.
Pikturojmë fytyrën si Dhelpër
Ky “perzonazh” ose model është një nga më dinakët dhe fytyra juaj duhet të jetë e tillë nëse dëshironi të krijoni shfaqe teatrale. Një fytyrë e zgjatur, intrigante, me sy bojëqielli dhe animatoreske do të funksiononte për mrekulli. Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyra portokalli duhet të jetë ajo dominuesja. Nëse dëshironi mund të përdorni dhe pak të kuqe për të bërë hundën dhe ti jepni reflekse reale apo të rrethoni hundën nga jasht duke e lyer këtë të fundit me një ngjyrë portokalli të mbyllur nga brenda. Hapi i katërt: Frymëzohuni nga piktura reale e dhelprës sepse është mjaft e vështirë. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur duke iu përshtatur karakterut tuaj “intrigant”
22
II
10 mënyra për të pikturuar fytyrën.
www.isaal.tk
23
I
24
II
10 mënyra për të pikturuar fytyrën.
Pikturojmë fytyrën si Mumje
4 hapa për të pikturuar fytyrën si mumje: Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyra e zezë dhe e verdha duhet të jetë ajo dominuesja. Nëse dëshironi mund të përdorni dhe pak të kuqe për reflekse tek fytyra. Hapi i katërt:Perdorini rrobat tuaja te vjetra për ti “veshur” si shirita rreth trupit tuaj. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur. Një kapel pak të madhe dhe një bluze të zezë. Mbani në dorë një shpatë lodre dhe mundohuni të jeni sa më krijues.
Pikturojmë fytyrën si Hulk
Ky “perzonazh” ose model është një nga më të përdorurit për vajzat ose më sakt një nga të pëlyerit. Le të mësojmë disa hapa se si mund ta aplikojmë në fytyrë. Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyrat për këtë model janë të pafundme. Frumëzohuni tek ngjyrat rozë apo portokalli, të verdhë ose të kuqe. Hapi i tretë: Në fillim krijoni imazhin e fluturës duke e pikturuar atë në fytyrë. Flatrat bëjani të mëdha dhe të gjata pothuajse sa sipërfaqa e fytyrës tuaj. Ngjyrosenu dhe jepni idera krijuese. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur duke veshur rroba që të kombinojnë me ngjyrat e aplikuara më lartë.
Pikturojmë fytyrën si Superhero
Ky “perzonazh” ose model është një nga më dinakët dhe fytyra juaj duhet të jetë e tillë nëse dëshironi të krijoni shfaqe teatrale. Një fytyrë e zgjatur, intrigante, me sy bojëqielli dhe animatoreske do të funksiononte për mrekulli. Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyra portokalli duhet të jetë ajo dominuesja. Nëse dëshironi mund të përdorni dhe pak të kuqe për të bërë hundën dhe ti jepni reflekse reale apo të rrethoni hundën nga jasht duke e lyer këtë të fundit me një ngjyrë portokalli të mbyllur nga brenda. Hapi i katërt: Frymëzohuni nga piktura reale e dhelprës sepse është mjaft e vështirë. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur duke iu përshtatur karakterut tuaj “intrigant” www.isaal.tk
25
Pikturojmë fytyrën si Princeshë
4 hapa për të pikturuar fytyrën si princeshë: Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyra rozë dhe e kuqe duhet të jetë ajo dominuesja. Nëse dëshironi mund të përdorni dhe pak të bojëqelli për të mos qënë shumë rutine. Hapi i katërt: Bëni make up ose për tu dukur e thjeshtë mos u lyeni. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur.Një kurorë dhe fusan i gjatë ngjyrë rozë nuk do të dukej keq nëse dhe ju jeni të atijë tipi.
Pikturojmë fytyrën si Zanë
Ky “perzonazh” ose model është një nga më të përdorurit për vajzat ose më sakt një nga të pëlyerit. Le të mësojmë disa hapa se si mund ta aplikojmë në fytyrë. Hapi i parë: IPërdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyrat për këtë model janë të pafundme. Frumëzohuni tek ngjyrat rozë apo portokalli, të verdhë ose të kuqe. Hapi i tretë: Në fillim krijoni imazhin e imagjinuar nga vetë ju duke e pikturuar atë në fytyrë.Ngjyrosuni dhe jepni idera krijuese. Hapi i pestë: Zgjidhni veshjen e duhur duke veshur rroba që të kombinojnë me ngjyrat e aplikuara më lartë dhe përdorni ose krijoni krahë fluturues.
Pikturojmë fytyrën si Peshk
Ky “perzonazh” ose model është një nga më frymëzues. Hapi i parë: Përdorni disa lloje penelash që t’iu përmbushi kushteeve tuaja. Hapi i dytë: Ngjyra portokalli duhet të jetë ajo dominuesja. Nëse dëshironi mund të përdorni dhe pak të kuqe për të bërë hundën dhe ti jepni reflekse reale apo të bëni vija si të peshkut në fytyrë. Hapi i katërt: Frymëzohuni nga piktura reale e peshkut sepse është mjaft e vështirë.
26
II
10 mënyra për të pikturuar fytyrën.
www.isaal.tk
27
ShowBiz 28
III
& Lifestyle
ShowBiz & Lifestyle
3
www.isaal.tk
29
Apple sjell në treg produket më të reja. • Apple prezanton iPhone 5s: video në Slo-Mo, sensor për
shenjat e gishtërinjve dhe i disponueshëm në tre ngjyra!
iPhone 5S është telefoni i së ardhmes. Do të jetë i disponueshëm në tre ngjyra: të zezë, ngjyrë ari dhe gri, me një dizajn të ngjashëm me atë të iPhone 5. Flash Led do të jetë ndryshe nga ai i iPhone 5. Do të ketë një proçesor të ri A7 64-bit, motivi për të cilin iOS 7 është realizuar pikërisht në 64.bit në mënyrë që të japë me të vërtetë maksimumin në këtë pajisje.
Në këtë mënyrë sistemi operativ, dmth pjesa software, integrohet në mënyrë perfekte me pjesën hardware. Diçka që nuk do shihni në asnjë pajisje tjetër! iPhone është dy herë më i shpejtë. Performancat e CPU janë 40 herë më të larta dhe grafika është 56 herë më e shpejtë.
30
III
ShowBiz & Lifestyle
Bateria - Bateria ka ndryshuar relativisht pak: do të sigurojë 10 orë bisedë në rrjetin 3G, 8 orë lundrim në Safari me rrjetin 3G dhe 10 orë në WiFi, 40 orë muzikë dhe 250 në standby. Fotokamera - iPhone 5S integron një sistem me 5 lente të realizuara nga Apple me një hapje 2.2f, me një sensor 15% zonë aktive më tepër. Por Apple nuk ka vendosur të shtojë numrin e pixel-ave, por ka i ka zmadhuar ato, sepse pixela më të mëdhenj do të thonë foto më të mira! Fotokamera e re ka një barazpeshim të ngjyrës së badhë dhe krijon një hartë dinamike të ngjyrave. Edhe autofokusi rregullohet me një matricë metrike në 15 zona, çdo gjë në mënyrë automatike. Çdo ngjyrë që kapim do të krahasohet me ato të ambientit ku ndodhemi. Programi do të barazpeshojë ngjyrat deri sa të gjejë ato të duhurat. Video - Dy mënyra të reja: Burst mode dhe Slo-Mo. E para i kap të gjitha fotot me shpejtësi duke na lejuar që të zgjedhim më të mirën, ndërsa e dyta do na lejojë të regjistrojmë video HD me 720P dhe 120 frame për sekond. Për sa i përket fotove panoramike, nëpërmjet funksionit Panorama do të arrijmë të kemi foto me një rezolucion deri në 28 Megapixel. www.isaal.tk
31
Sensori i shenjave të gishtërinjëve - Unaza që rrethon butonin Home është thjeshtë zbukuruese. Sensori ndodhet brenda butonit Home, poshtë një shtrese tjetër mbrojtëse. Mjafton të prekim butonin Home për të zhbllokuar telefonin duke bërë një skanim të epidermës së gishtit tonë. Dalja në treg - iPhone 5S doli në treg më 20 shtator në 10 shtete. Nuk ka akoma asnjë datë të sigurtë për vendin tonë, por që ne mund të supozojmë muajin dhjetor. Gjithsesi, iPhone 5 nuk do të dalë më në treg, por do të ketë vetëm tre pajisje iPhone 5S, 5C dhe 4S.
32
III
ShowBiz & Lifestyle
• Apple prezanton iPhone 5c. Fotokamera 8Mpx, Proçesor A6,
Ekran Retina 4’ dhe i disponueshëm në 5 ngjyra!
Apple ka prezantuar zyrtarisht iPhone 5C, me një dizajn të ri dhe i disponueshëm në disa ngjyra. Ngjyrat do të jenë: jeshile, i bardhë, blu, i kuq dhe i verdhë. Pjesa e pasme dhe ajo e përparma janë të përbëra nga një pjesë e vetme, me atë frontale prej xhami dhe me një ekran multi-touch. Edhe butonat anash do të jenë të ngjyrosur. Në prekje pajisja është e butë falë përdorimit të polikarbonatit me një veshje hard-coated. Ekrani është Retina 4 polësh, me standart full sRGB, ndërsa proçesori është ai i iPhone 5, chip A6, me të njëjtat performanca grafike. Fotokamera është 8mpx, me ndriçim backside dhe pesë lente.
www.iphonealbania.net I vetmi blog mbi Apple në Shqipëri.
www.isaal.tk
33
34
III
ShowBiz & Lifestyle
Fotokamera e përparme është krejtësisht e re, 1,9upixel me një ndiçim të përmirësuar. Kemi pastaj edhe lidhjet LTE, Wi-Fi dhe Bluetooth. Normalisht, iPhone 5C do të ketë të instaluar iOS 7. Në Amerikë do të kushtojë 99$ modeli 16GB dhe 199$ ai 32GB. Sëbashku me iPhone 5C do të shiten edhe këllefët origjinal Apple
www.isaal.tk
35
• Apple prezanton iPhone 5c. Fotokamera 8Mpx, Proçesor A6,
Ekran Retina 4’ dhe i disponueshëm në 5 ngjyra!
Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 7 për iPhone, iPad dhe iPod touch. Sistemi i ri mobile Apple, që sjellë një grafikë krejtësisht të rinovuar dhe shumë funksione të tjera interesante, është tashmë realitet. Dhe tani, një përmbledhje e të gjitha funksioneve kryesore që sjell iOS 7, për të gjithë ju që nuk jeni një lexues i zakonshëm i faqes tonë, por edhe për ju që na lexoni çdo ditë dhe dëshironi të informoheni më mirë se cilat janë të rejat që sjell ky sistem i ri operativ.
Grafika
Tani me iOS 7, për sa i përket kujdesit që i është kushtuar detajeve grafike, është rikthyer më në fund Apple i vërtetë, ajo që njohim të gjithë. Apple na ka habitur me të vërtetë të gjithëve me grafikën e re të iOS 7, dhe për këtë ka merita të mëdha Jony Ive, dizajner historik i Apple që për herë të parë është kujdesur për grafikën e iOS 7. iOS është fantastik, i pastër dhe i modës. Ikonat janë ridizinjeuar, po ashtu edhe aplikacionet dhe Multitasking, 36
III
ShowBiz & Lifestyle
edhe Qendra e njoftimeve ka pësuar ndryshime... dhe mund të vazhdojmë me orë të tëra duke folur.Në nivelin estetik, është më e thjeshtë të flasim për ato pak gjëra që nuk janë ndryshuar se sa për ndryshimet. Por le të shohim me rradhë se çfarë ka ndryshuar. E fillojmë me Lockscreen. Duket e habitshme por me iOS 7 Apple i jep lamtumirën “slide to unlock“, i pranishëm që në vitin 2007, tani mund të zhbllokojmë pajisjen thjeshtë me një swipe nga poshtë lart.
Multitasking
Në iOS 7 është ridizenjuar edhe Multitasking në iPhone. Tani të gjithë përdoruesit do të kenë në kenë në dispozicion një grafikë krejtësisht ndryshe. Multitasking bëhet akoma më inteligjent me iOS 7. Tani iOS do të jetë në gjëndje të kuptojë se cilat janë aplikacionet që përdorni më shumë dhe do të përditësojë automatikisht përmbajtjen e tyre, përpara se ju t’i hapni ato. Për shembull, sapo zgjoheni hapni menjëherë aplikacionin Facebook për të të parë nëse keni marrë ndonjë njoftim, ajo do të jetë menjëherë gati me të gjitha të rejat sapo ta hapni. Është ky funksioni i ri i Multitasking të iOS. www.isaal.tk
37
Safari
Apple ka përditësuar edhe Safari në iOS 7, i cili ka ndryshuar fytyrë dhe është pasuruar me disa funksione të reja, ndër të cilat edhe suportimi i iCloud Keychain. Një grafikë e re në linjë me sistemin. E reja e parë që të bije në sy është dritarja e navigimit që do të jetë e ngjashme me atë të OS X. Ndërfaqja full-screen aktivizohet automatikisht dhe butona dhe elementët e tjerë do të shfaqen vetë kur ju bëni një scrolling. Shumë e bukur edhe grafika e skedave të hapura, siç mund ta shihni edhe nga imazhi lart djathtas, që do na lejojë të shohim me një preview të gjitha faqet e hapura. Do të gjejmë edhe një pamje të re për shpërndarjen e link-eve në Twitter që do na lejojë të shohim çfatë kanë publikuar miqtë tanë.Por e reja më interesante është: iCloud Keychain. Falë këtij funksioni, kur lidheni në një faqe që kërkon username dhe password, të dhënat e login do të transferohen automatikisht nga njëra pajisje në tjetrën, kështu që nuk ka nevojë të përsërisni të njëjtin veprim disa herë. Të dhënat janë të sigurta dhe nuk do të keni probleme sigurie me transferimin e informacioneve.
38
III
ShowBiz & Lifestyle
iTunes Radio
Bëhet fjalë për një shërbim të integruar në aplikacionin Music të iPhone, që na lejon të dëgjojmë muzikë në streaming duke u lidhur me disa stacione radio virtuale. iTunes Radio është përgjigja e Apple ndjaj rivalëve Spotify dhe Pandora. Ky shërbim vë në dispozicion të përdoruesit disa stacione radio virtuale dhe normalisht ofron edhe mundësinë për të shtuar të tjera duke zgjedhur zhanrin muzikorë që dëshirojmë. Pasi të keni filluar të dëgjoni një këngë, në çdo moment mund të kaloni tek kënga tjetër, por nuk mund të ktheheni mbrapa, dhe nëpërmjet simbolit të yllit mund të vendosni të dëgjoni këngë të ngjashme dhe shumë funksione të tjera. Siç e thamë dhe më lart, çdo përdorues mund të zgjedhë muzikën që i pëlqen. Disa kategori, janë të ndara edhe në nënkategori, për t’ju ndihmuar që t’i afroheni sa më shumë tipit të muzikës që ju pëlqen të dëgjoni. www.isaal.tk
39
Control Center
Një funksion ku mund të menaxhojmë me thjeshtësi funksionet kryesore të iPhone. Duke rrëshkitur nga poshtë lart në ekran, do të hapet menjëherë Control Center, një menu me anë të të cilit mund të kontrollojmë funksione si WiFi, Bluetooth, Do not disturb, të kontrollojmë ndriçimin, të përdorim AirPlay, dhe të shkëmbejmë file me anë të AirDrop (vetëm në iPhone 5, iPad 4, iPad mini dhe iPod touch 5) ose të lidhemi direkt me aplikacione të caktuara. Grafika e Control Center është në linjë me atë të iOS: e thjeshtë, plot ngjyra dhe e realizuar mirë. Më në fund një nga funksionet më të kërkuara nga përdoruesit, vjen dhe në pajijsjet iOS. Diçka e ngjashme me SBSettings e integruar në sitemin e ri operativ në stilin Apple.
Fotokamera dhe Imazhet
Aplikacionet e Fotokamerës dhe Imazheve janë ridizinjeuar krejtësisht në iOS 7. Aplikacioni i Fotokamerës duket shumë më i bukur. Kemi imazhe në të gjithë ekranin me elementë të tejdukshëm në faqen e përdoruesit. Është shtuar një opsion me një efekt katror, ku mund të ndrushojmë me shpejtësi midis katër opsioneve (video, foto, katror dhe panorama) thjeshtë duke prekur ekranin. Funksionin “katror” ofron disa efekte në stil Instagram. Aplikacioni i Imazheve shton funksionin “Moment”, një mënyrë e re për të organizuar në mënyrë autonome të fotove dhe videove në bazë të datës dhe vendit ku janë bërë. Çdo përdorues mund të zvogëlojë imazhin në ekran për të parë të gjitha foto e organizuara për momente. iOS 7 përfshin edhe iCloud Photo Sharing, mënyrë më e thjeshtë për të ndarë fotot vetë me ato që dëshironi.
Airdrop
Të dërgosh një foto apo një dokument me anë të email-it, është diçka që të gjithë e praktikojmë çdo ditë, por nuk është edhe aq praktike, sidomos kur personi që duam t’i dërgojmë këto materiale ndodhet pranë nesh. AirDrop është një fuksion i iOS për të shkëmbyer materiale të ndryshme me pajisjet e tjera iOS. Funksionon me anë të Wi-Fi ose Bluetooth. Por si funksionon? Mjafton të klikoni tek materiali që dëshironi të dërgoni dhe t’i bëni share, pasi të hapni menunë share, klikoni sipër ikonës së kon40
III
ShowBiz & Lifestyle
taktit që dëshironi. Transferimet me anë të AirDrop janë të sigurta, kështu që nuk do të ketë asnjë rrezik për dokumentet tuaja
Aplikacioni i Mesazheve ndryshon grafikë
Ajo që kemi cilësuar gjithmonë si një aplikacion i thjeshtë, është thjetësuar akoma më shumë me anë të një grafike të re dhe të pastër. Gjëja e parë që vëmë re është tastiera gjysëm-transparente që do të jetë gri kur shkruajmë një mesazh. Përdorim i aplikacionit nuk ka pësuar shumë ndryshime. Mesazhet normale dhe ato iMessage nuk do të kenë më ngjyra të ndryshme. Retë e chat-it janë gri për mesazhet e marra dhe blu për ato të dërguara. Pak më komplekse fshirja e mesazheve, nuk është më butoni “Modify”, por duhet të klikojmë një re deri sa të na hapet një pop-up, ku duhet të zgjedhim “Other” dhe në këtë mënyrë mund të zgjedhim një ose më shumë mesazhe për të fshirë, nëpërmjet ikonës majtas poshtë.
Funksione te tjera Mund të bllokojmë mesazhet dhe telefonatat nga një numër i caktuar Me jailbreak, një nga programet më të instaluar është iBlacklist, që siç e dimë ofron mundësinë e bllokimit të mesazheve dhe telefonatave në hyrje në iPhone. Me iOS 7, ky funksion interesant dhe i domosdoshëm gjithashtu do të integrohet në të gjitha pajisjet që do të instalojnë sistemin e fundit mobile. Aplikacioni i Orës në iOS 7 është i animuar dhe tregon orën e saktë Aplikacioni i Orës që është e animuar dhe tregon orën e saktë nëpërmjet lëvizjes së vazhdueshme të akrepave. iOS 7 sjell edhe telefonatat VOIP me anë të FaceTime Audio Përveç video-thirrjeve klasike, tani mund të bëjmë edhe një telefonatë normale, nëpërmjet lidhjes së internetit. Me iOS 7 vjen edhe përditësimi automatik i aplikacioneve në App Store Apple ka njoftuar se përditësimet tani do të jenë krejtësisht automatike. www.isaal.tk
41
Në iOS 7 mund të vendosim një numër të palimituar aplikacionesh në një folder! Me sistemin e ri operativ për iPhone dhe iPad, mund të shtojmë një numër pa limit aplikacionesh brenda një kartele, pasi iOS 7 do të krijojë automatikish një faqe të re çdo 9 aplikacione të shtuara. Diçka shumë e nevojshme. Me iOS 7, aplikacionet iWork, Numbers, Keynote, iPhoto dhe iMovie do të jenë falas! Aplikacionet e Apple për iOS: iPhoto, iMovie, Numbers, Keynote dhe Pages do të jetë falas për të gjithë përdoruesit iOS. Gjatë eventit është lajmëruar se me lëshimin e versionit përfundimtar të iOS 7 të gjitha këto aplikacione do të jenë falas për të gjitha pajisjet e aktivizuar pas shtatorit. Siri në iOS 7 mëson shqiptimin e saktë të emrave Siri do të jetë në gjëndje të mësojë shqiptimin e saktë të emrave. Sidomos për emrat shqiptarë, për të cilët shqiptimi i Siri nuk është edhe aq perfekt, duke qenë se shqipja nuk është një nga gjuhet e suportuara nga Apple. iOS 7 sjell një menaxhim më të mirë të konsumit të internetit në iPhone Më në fund në iOS 7 mund të kontollojmë megabytet që konsumojmë direkt nga Settings, duke mbajtur gjithmonë nën kontroll lidhjen tonë të internetit.
42
III
ShowBiz & Lifestyle
Pse dija jonë për Universin është e gabuar? Mendonim se dinim mjaftueshëm për rrugën e formimit të planeteve, por zbulimi i qindra planeteve jashtë sistemit tonë diellor, ndryshoi gjithcka dhe ka vënë në një pikëpyetje të madhe të gjitha teoritë e kultivuara deri më tani për hapësirën. Pak dekada më parë perceptimi ynë për Sistemin tonë diellor ishte i thjeshtë; cdo planet është unik, Saturni ka unazat e tij spektakolare, Aferdita ka atmosferë toksike, Urani dhe Neptuni janë gjigantë prej akulli. Me pak fjalë, një panoramë e thjeshtë, nga shkëmbinj të vegjël e të nxehtë që vërtiten më pranë Diellit, e deri tek planetet e mëdha prej gazi dhe akulli në skajet më të largëta të sistemit.Në bazë të karakteristikave të sistemit tonë diellor u përfityruan edhe sistemet e tjera diellor. Por jo. Këtu gabuam. Astronomët vitet e fundit, falë edhe përmirësimit të teknologjisë kanë vëzhguar si asnjëherë tjetër më parë dhjetra planete jashtë sistemit tonë diellor. Çfarë u zbulua? Disa planete mendohet se janë të përbërë tërësisht nga uji, të tjerë orbitojnë rreth një seti binar yjesh. Nuk mungojnë rastet kur ekzoplanetet rrotullohen në drejtim të kundërt me yllin e tyre, ndërsa disa të tjerë rrotullohen rreth yllit të tyre për vetëm 4 ditë. Më i cuditëshmi është rasti i ngjeshjes së planeteve, apo sistemet multi-planetare, ku të paktën 5 planetë ngjeshen në një hapësirë sa ajo mes Tokës dhe Afërditës dhe kryejnë rrotullimin rreth Diellit të tyre.Cfarë po ndryshon mbi perceptimin tonë për universin? Përgjigjja duhet të jetë pa frikë gjithcka. Kur kanë kaluar mbi 450 vjet që nga kohë kur Koperniku ndryshoi radikalisht kënvështrimin tonë duke thënë se Toka nuk ishte qendra e Universit, sot po mësojmë se sistemi ynë nuk është dramatikisht i vecantë, ose e thënë me fjalët e biologut JBS Haldane, “Universi nuk është i cuditshëm sepse e imagjinojmë ne, është më i cuditshëm nga ç’mund ta imagjinojmë ne”. www.isaal.tk
43
Tani tableta komandohet me sy. Një tjetër hap është hedhur në rrugën e ndërthurjes së teknologjisë me njeriun në ditët e fundit. Një sistem i ri për kontrollin e kompjuterit me lëvizjen e syve është nxjerrë në treg nga kompania suedeze “Tobii”. Quhet Eye Mobile dhe parashikon një përbërje hardware dhe software që përshtaten për një tabletë, që përputhet me atë të Windows, Surface Pro dhe me Dell Latitude 10. Eye Mobile paraqitet në një formë mbështetëse mbi të cilën mund të vendoset tableta dhe mjeti përmban teknologjinë e gjurmimit të syrit. Një software merret me aktivizimin e pjesës periferike me sistemin operativ. Me t’u instaluar hardware-i dhe software-i ekuilibrohet ndjeshmëria e sensorit të gjurmimit të syrit, operacion që kërkon më pak se një minutë, dhe mund të fillojë përdorimi i ekranit njësoj si me një mouse. Kontrollet kryesore shfaqen në një rrjet anësor të ngjashëm me “Charm bar” të Windows 8 dhe personalizohen në bazë të kërkesave të përdoruesit. Për të zgjedhur një tast të menusë, si dhe për të lokalizuar ikonat në ekran është e mjaftueshme ta fiksosh atë në ekran derisa ajo të ndizet.
44
III
ShowBiz & Lifestyle
Emërtoni këtë mal dhe fitoni para. A ju ngjason me ndonjërin që njihni ky shkëmb? Autoritetet kineze në provincën Jiujiang hapën një konkurs për përzgjedhjen e emrit më goditës për këtë pjesë të malit Lushan që është një destinacion turistik në Kinë.
Fituesi i konkursit do të shpërblehet me 1 mijë dollarë, një shumë goxha e konsiderueshme po të kihet parasysh që paga mesatare vjetore në Kinë për vitin 2012 ishte 4500 dollarë. Në konkurs janë paraqitur qindra propozime. Autoritetet thonë se mes tyre ka emra të frymëzuar nga historia, kinematografia dhe fusha të tjera të artit si dhe emra të rëndomtë. Ky nuk është rasti i parë që në Kinë ndërmerret një nismë e tillë.
www.isaal.tk
45
Drejtuesit vendorë e shohin si një mjet të mirë për promovimin e turizmit. Në 2010 një majë mali në parkun natyror të Zhiangjiajie në jug të vendit u ndryshua u quajt “Avatar Hallelulaj Mountain” për shkak të ngjashmërisë me “Pandorën”, planetin ku zhvillohen skenat e filmit 3D të James Cameron.
Kali i mërzitur hipën mbi çati. Mendoni sikur të zgjoheni dhe të gjeni një kal në çatinë e shtëpisë tuaj. Kjo i ka ndodhur të martën e kaluar një familjeje kanadeze në Brunsuik dhe në këtë rast photoshop-i nuk ka asnjë lidhje. Pat dhe Stephen Downey, që rrisin kuaj garash në fermën e tyre, kanë zbuluar se një prej kafshëve ishte ngjitur mbi garazh.
Në disa metra lartësi por aspak i trembur, kali ka shijuar panoramën që ofronte çatia. Fotoja është bërë nga vëllai i pronarit të fermës, Archie, që jeton po ashtu në një fermë ngjitur dhe që e ka shpërndarë me celular. Natyrisht, fotoja ka nisur të qarkullojë në web. “Nuk arrinim ta besonim. Mendonim se ishte një fotomontazh”, kanë 46
III
ShowBiz & Lifestyle
treguar Pat dhe Stephen për televizionin kanadez CTV. U desh pak kohë për ta zbritur, por në fund kafsha është kthyer në sallë shëndosh e mirë. Me siguri, thonë dy pronarët, kali është ngjitur duke kaluar nga njëra çati në tjetrën mbrapa garazhit. “Mendoj se ishte mërzitur sepse shpesh herë rrit vetëm dhe, njësoj si një fëmijë 2 apo 3 vjeç ka hyrë në telashe në kërkim të emocioneve të reja”, ka thënë Stephen Downey. Për të shmangur që ngjarja të përsëritet dhe që kuaj të tjerë të ndjekin shembullin, çifti ka vendosur një gardh përreth garazhit.
www.isaal.tk
47
48
III
ShowBiz & Lifestyle
www.isaal.tk
49